O slideshow foi denunciado.
Utilizamos seu perfil e dados de atividades no LinkedIn para personalizar e exibir anúncios mais relevantes. Altere suas preferências de anúncios quando desejar.

Projekt Gjeografi - Turizmi ne Jug te Shqiperis

17.376 visualizações

Publicada em

Turizmi ne Rajonin Jugor te Shqiperis

Publicada em: Turismo
  • Seja o primeiro a comentar

Projekt Gjeografi - Turizmi ne Jug te Shqiperis

  1. 1. Tema: Vlerat turistike te nje rajoni te trevave Shqiptare Punoi: Marinela Abedini
  2. 2. Rajoni Jugor i Shqiperis
  3. 3. Objektivat • Te njihemi me turizmin e trevave te rajonit jugor. • Llojet e turizmit qe zhvillohen ne kete rajon • Te njihemi me te ardhurat qe ofron turizmi I ketij rajoni
  4. 4. Pozita gjeografike Rajoni Jugor gjendet ne jug te vendit dhe ka dalje te gjere ne detin e ngrohte te Jonit. Kjo pozite gjeografike kushtezon tiparet me te shprehura mesdhetare te klimes, te hidrografise dhe te bimesise se rajonit. Ne te njejten kohe kjo pozite gjeografike eshte shume e pershtatshme per zhvillimin ekonomik, sepse lidhet me rruge automobilistike me rajonet e tjera te vendit dhe me Greqine, kurse nepermjet detit ai lidhet Iehtesisht me shtetet e tjera te botes. Saranda
  5. 5. Rajoni Jugor Rajoni jugor eshte nje nga rajonet me te zhvilluar ne Shqiperi persa i perket turizmit. Ai eshte nje rajon i cili mbart vlera te medha turistike per faktin se na ofron dhe turizem malor dhe detar. Vlora
  6. 6. Rajoni Jugor • Turizmi ne Shqiperin jugore Disa nga vendet me te spikatura ne kete rajon jane: Saranda,Vlora, Himara etj, qe I perkasin turizmit detar , malor neTomorr dhe Nëmërçkë dhe kulturor ne Gjirokaster , Butrint , etj Butrint
  7. 7. Bregdeti Jon Fillon nga Uji i Ftohtë neVlore dhe vazhdon me disa ndërprerje të vogla te kepi i Stillos. Dallohet për intensitetin e madh abraziv, për shkak se deti është i thellë e derdhjet e lumenjve mungojnë. Si pasojë, dallgët mund të arrijnë një lartësi me shume se 4 m. duke u përplasur fort me brigjet shkëmbore. Në këtë mënyrë ato thyhen e formojnë thyerje të ndryshme (Uji I Ftohte etj) dhe të çara zakonisht vertikale, që arrijnë deri në lartësinë 100 m. Në bregun Jonian ju do të zbuloni disa gjire të vogla dhe plazhe mjaft te rehatshëm për banje dielli dhe shpesh here edhe intim.
  8. 8. Bregdeti Jon Përgjatë tij mund te gjesh gjire të mëdhenj tektonik siç janë GjiriVlorës, Gjiri Sarandës etj. Plazhet dhe gjiret ofrojnë mundësi me te mëdha për zhytje, vozitje, peshkim etj. Bregu i Rivierës Shqiptare karakterizohet nga temperature te larta. Rrjedhimisht kulturat dhe pemët subtropikale gjejnë kushtet te favorshme për t’u rritur. Riviera është një nga bukuritë e rralla të natyrës Shqiptare dhe një nga vendet më piktoreske të Mesdheut, me një potencial turistik të lartë, i cili ne vitet e fundit ka filluar te përdoret dhe zhvillohet gjerësisht.
  9. 9. Bregdeti Jon Prezenca ne Shqipëri e deteve, liqeneve, lagunave, lumenjve, deltave etj. tregon zhvillimin e llojeve të ndryshme të turizmit ujor. Klima tipike mesdhetare krijon kushte ideale për pushime në deltat e lumenjve dhe brigjet shqiptare ne përgjithësi. Në pjesën më të madhe të bregdetit, kryesisht në jug, pushuesit mund ti fillojnë pushimet e tyre duke filluar qe nga fundi i Prillit, deri neTetor.
  10. 10. Rajoni Jugor Interesi për antikitetin dhe burimet kulturore të Shqipërisë lidhen kryesisht me dy aspekte, vetë lashtësinë dhe historinë e kulturën e saj, si një nga vendet më të vjetra të Evropës, gjithashtu dhe fale zhvillimit te saj mes kufijve të lindjes dhe perëndimit. Bukuria dhe pozicioni i saj gjeografik, bëjnë që Shqipëria të ofroje shume më tepër, për t’u pare e treguar gjithë vizitoreve dhe turisteve qe vijnë dhe vizitojnë ketë zone, duke mos ofruar vetëm pushim për det dhe diell por gjithashtu një trashëgimi te tere historike, kulturore, natyrore etj.
  11. 11. Rajoni Jugor Ka shume fakte historike,objekte kulturore dhe arkeologjike me mjaft vlera për t’u vizituar,te cilat janë gjurme dhe dëshmi e gjalle e një popullimi që në erën Paleolitike. Në lashtësi shumë qytete të rëndësishme ilire lulëzuan pikërisht përgjatë bregdetit. Edhe gjatë mesjetës disa nga qytetet bregdetare janë dalluar për zhvillimin e tyre duke ofruar një trashëgimi të pasur kulturore, e cila është materializuar në monumentet e shumta kulturore, të cilat mund t’i ndeshim në gjithë bregdetit shqiptar.
  12. 12. Gjirokastra Ka marrë zhvillim të madh pas viteve 90. Shumë te huaj vizitojnë Gjirokastrën për vlerat arkitekturale te ndërtimit të shtëpive me gur e çative me dërrasa. Ka shumë hotele private si te ndërtuara në shtëpi te vjetëra karakteristike. Turisti ne Gjirokastër mund te vizitoje Qendrën Historike me Pazarin dhe objektet e tij karakteristike si dhe Kështjellën ku përvec Muzeut te Armeve te ofron pamje shume te bukura te qytetit nga lart. Ne Gjirokastër vizitori mund te vizitoje edhe Muzeun Etnografik, Shtepite karakteristike te Zekateve, Skendulateve, Babametos, Kadarese, Hani i Zagorise, Dulajve, etj.
  13. 13. Gjirokastra Ne Luginën e Drinos gjenden disa site arkeologjike ku me te rëndësishmit janë "Antigonea", rreth 14 km nga Gjirokastra dhe siti romak i Hadrianopolit shek.II ps.k. ne afërsi te fshatit Sofratike. Mbresëlënëse dhe me vlera historike e arkitektonike janë edhe Kishat paleokristiane te Shën Marise Labove dhe Peshkepi. Antigonea
  14. 14. Rajoni Jugor Për te apasionuarit e natyrës me shume vlera jane Parqet natyrore siViroit, Sotires, Ujit te Ftohte Tepelenë, Hotova, Pllaja e Cajupit (1200 m), Ujrat Ternale te Benjes (Permet) si dhe kanionet e Lumit te Suhes Zagorise dheVjoses. Uji I Ftohte ,TepeleneBenje, Permet
  15. 15. Gjirokastra Ne Luginën e Drinos gjenden disa site arkeologjike ku me te rëndësishmit janë "Antigonea", rreth 14 km nga Gjirokastra dhe siti romak i Hadrianopolit shek.II ps.k. ne afërsi te fshatit Sofratike. Mbresëlënëse dhe me vlera historike e arkitektonike janë edhe Kishat paleokristiane te Shën Marise Labove dhe Peshkepi. Antigonea
  16. 16. • Ali Pasha, e meremetoi në kohë rekord dhe solli atje Petron, një nga mjeshtrit më të mëdhenj shqiptarë të kohës. Kurse në kohët tona, Kalaja kujtohet për Festivalin e Gjirokastrës, që këto ditë zhvilloi edicionin e tij tradicional. Kalaja Gjirokastres
  17. 17. • Kalaja e Gjirokastrës si histori e lidhur me qytetin eGjirokastrës, përmendet për herë të parë si qytet dhe kështjellë në vitin 1336. Në këto vite, ajo ishte qendra e feudalëve shqiptarë Zenevisë. Më vonë, gjatë sundimit të Gjin Bue Shpatës, ajo u përfshi në Despotatin e Epirit. Kalaja Gjirokastres
  18. 18. • Kalaja përmbante përveç barakave për vendosjen e një garnizoni prej 5 mijë ushtarësh, magazina të shumta nëntokësore që ishin llogaritur mirë për sigurimin e municioneve dhe ushqimeve të nevojshme. Kronikat e kohës përmendin se vetëm për ndërtimin e vendqëndrimit të Ali Pashës, një kullë pranë këndit juglindor, punuan 1500 vetë. Kalaja Gjirokastres
  19. 19. • Në vitet e luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, ajo do të shërbente si vendstrehim për banorët e qytetit për tu mbrojtur nga bombardimet e ajrore. Kalaja Gjirokastres
  20. 20. • Keshtjella e Gjirokastres nuk eshte emertuar prej nji poemthi ne kohe te monizmit pas nje mbretereshe te quajtur "Argjiro" qe u hodh nga shkembi per te mos rene ne duar te turqve. Ky eshte nje mutacion, nje hibrid mes legjendave per grate suliote e fantazive gjeopolitike. Kalaja Gjirokastres
  21. 21. • Emertimi i sakte eshte Gjinokaster . Sundimtari i saj ka qene Gjin Bue Shpata dhe keshtjella eshte emertuar sipas te zotit! Gjinokaster do te thote keshtjella e Gjinit dhe prej andej vjen dhe emertimi Gjirokaster. Kalaja Gjirokastres
  22. 22. • Aty mund të vizitoni Muzeun e Armëve, i cili gjendet Brenda në kala. Kalaja Gjirokastres
  23. 23. Saranda Qyteti bregdetar ka një përbërje të larmishme etnike dhe krahinore. Saranda ka një klimë tipike mesdhetare. Saranda ka numrin më të lartë të ditëve me diell edhe në Evropë, mbi 270 ditë.
  24. 24. Saranda Zona e Sarandës karakterizohet nga një numër i madh habitatesh natyrore, gjysmënatyrore dhe artificiale. Ka një bimësi të larmishme tipike mesdhetare. Zona njihet për prodhimin e agrumeve dhe ullirit, ndërkohë që pemët frutore zënë rreth 30 për qind të sipërfaqes. Pasurisë bimore të Sarandës i shtohet edhe bimësia ujore e detit Jon. Në thellësitë e Jonit nuk mungojnë edhe koralet. Zona u afron vizitorëve vendas dhe të huaj pamje spektakolare të ujërave blu.
  25. 25. Saranda Zona e Sarandës ka një botë shtazore të pasur, si derri i egër, lepuri, çakalli, dhelpra, ujku, sorkadhja, thëllëza, rosa etj. Disa rezervate, si ai i pyllit të Butrintit, Stillos,Corrajt, Muzinës, janë një vend gjuetie mjaft i përshtatshëm për amatorët e këtij sporti. Edhe pasuria ujore dhe shtazore e detit Jon është e shumëllojshme. Delfinët janë miq të qytetit, duke u afruar brigjeve të Sarandës. Një breshkë e llojit Careta- Careta është parë së fundmi në Butrint.
  26. 26. Butrinti Me emrin e lashtë Buthrotum shtrihet rreth 18 km në jug të Sarandës. Pranë tij ndodhet edhe liqeni me ujë të kripur me të njëjtin emër. Është një nga sitet më interesante arkeologjike në Shqipëri, ku vlera të veçanta ka teatri me forme gjysme-rrethi.Aty gjithashtu gjendet nje muze historik I pasur ne objekte arkeologjike qe datojne te periudhave te ndryshme. Nje vecanti per kete vend eshte perputhja e historis me natyren. Nese vizitoni kete vend , pervec se kultures se pasur qe do te fitoni , pa dyshim do te ngeleni te magjepsur dhe nga gjelberimi I pyllit te vyer te Butrintit.
  27. 27. Vlora Ne antikitetVlora njihej me emrin Aulona. Ne shekullin eV para.K. u ndertua nje mur perreth qytetit.Atehere vlora ishte e njohur per prodhimet e saj: vera, ullinjt, kripe dhe behet porti me i rendesishem i Ilirise pas rrenimit te Apollonise dhe Orikumit.Vlora u be kryeqyteti i pare i Shqiperise se pavarur. me 28/11/1912 Kuvendi Kombetar Shqiptar deklaroi zyrtarisht pavaresine e Shqiperise, pikerisht neVlore.
  28. 28. Vende per t’u vizituar • Bregdeti I mrekullueshem • Muzeu Kombetar i Pavaresise: Ndodhet ne ndertesen ku ka qendruar qeveria e pare shqiptare. • Xhamia kuqe e shekullit te XV ne lagjen Muradije, eshte projektuar nga arkitekti i famshem Sinani, arkitekt me origjine shqiptare • Monumenti i Pavaresise
  29. 29. Muzeu I Pavaresis
  30. 30. Muzeu I Pavaresis
  31. 31. Xhamia
  32. 32. Monumenti Pavaresis
  33. 33. Bregdeti i vlores
  34. 34. Ne gezojme nje diamant te rralle qe quhet Shqiperi , dhe si e tille , duhet pasur kujdes per te , perpara se ky diamant te zhduket prej duarve te te huajve. Apo dhe me keq , ne vete , t’a shkaterrojme ate ! Cit. Bedri Dedja
  35. 35. Punoi: Marinela Abedini

×