O slideshow foi denunciado.
Utilizamos seu perfil e dados de atividades no LinkedIn para personalizar e exibir anúncios mais relevantes. Altere suas preferências de anúncios quando desejar.

Projekt Kimi - Karbohidratet

Karbohidratet dhe klasifikimi

  • Entre para ver os comentários

Projekt Kimi - Karbohidratet

  1. 1. KARBOHIDRATET ERVIS BALLA
  2. 2. Cfare jane karbohidratet? • Karbohidratet janë komponime organike që gjenden në të gjitha gjallesat por më së shumti tek bimët. Me analizë kimike është vërtetuar se karbohidratet janë komponime të përbëra nga karboni, hidrogjeni dhe oksigjeni, ku raporti mes oksigjenit dhe hidrogjenit është si te uji (2:1).
  3. 3. Karbohidratet kanë formulë të përgjithshme Cx(H2O)y prandaj mund të duken si hidrate të karbonit. Por ky emër është në kundërshtim me molekulat e karbohidrateve të cilat nuk përmbajnë ujë. Nga përbërja kimike ato ndahen në aldoze dhe ketoze. Karbohidratet me shije të ëmbël quhen sheqerna. Për nga struktura dhe hidroliza ndahen në monosakaridet, disakaridet dhe polisakaridet.
  4. 4. Karbohidratet krijohen në bimët e gjelbra nga komponimet e thjeshta inorganike si CO2 dhe H2O, gjatë procesit të fotosintezës , duke e shfrytëzuar direkt energjin e dritës së diellit dhe klorofilin në bimë , sipas reaksionit. 6CO2 + 6H20 + energjia diellore + në klorofil = C6 H12 O6 + 6 O2
  5. 5. Monosakaridet (sheqeri i thjeshtë) (greqisht mono=nje, lat. s charum-sheqer), janë komponime të cilat përbëhen vetëm prej një molekule të sheqerit dhe 5-6 atome të karbonit, dhe të tjerat të oksigjenit dhe hidrogjenit. Monosakaridet me hidrolizë nuk mund të ndahen në njësi më të vogla d.m.th. nuk hidrolizohen. Kanë dy grupe funksionore: grupin hidroksi -OH dhe grupin (aldehid CHO, keton >C=O)
  6. 6. Disakaridet janë komponime që përbëhen nga dy molekulave të monosakardieve. Ato janë me origjinë bimore(sakarozi dhe maltoza) dhe shtazore(laktozi)
  7. 7. Polisakaridet përbëhen nga më shumë se 10 molekula të monosakarideve. Mehidrolizë shpërbashkohe n në shumë molekula monosakaridesh. Kanë formulë Cn(H2O). Polisakaridet më të rëndësishme janë: amidoni, celuloza dhe glikogjeni. Me origjinë bimore janë amidoni dhe celuloza ndërsa me origjinë shtazore është glikogjeni.
  8. 8. Polisakaridet formohen me procesin e polikondensimit. Polikondensimi është proces i bashkimit të molekulave të vogla për të formuar formula të mëdha me eliminimin e molekulave të vogla, siç është zakonisht molekulat e ujit. Kur në polisakaride të gjitha tipat e monosakarideve janë të njëta, ato komponime quhen homopolisakaride, ndërsa kur monosakaridet janë të ndryshme quhen heteropolisakaride.

×