SlideShare uma empresa Scribd logo
1 de 5
Baixar para ler offline
Politikanët tanë, duhet të studiojnë historinë e Mesjetës



   “REPUBLIKA” E SHATËRVANIT
    ( Për besë, ne jemi kombi më joparashikues në botë! )




                        Shkruan: Gjokë Dabaj
    Kam jetuar në Prizren dhe, kur shkoj në të, ndjehem si në vendrrënjën time,
në Shestan. Le që, edhe po të mos kem jetuar aty, Prizreni është qytet i shenjtë
për të gjithë shqiptarët. Si Kruja e si Vlora. Edhe si Tirana e Prishtina, që janë sot
2 kryeqytetet tanë, prej të cilëvet shpresojmë shumë.

   Bogosllovcat, në ata vite, i kishim në shpinë e nëpër këmbë. Na shihnin me sy e
fytyrë prej bishe dhe ndiqnin çdo lëvizje tonën. Donin edhe prej mimikës sonë të
zbulonin diçka. Tash na erdhi prapë rasti t’i kujtojmë bogosllovcat e Prizrenit.

   Në një kohë kur politikanët tanë po pranojnë që Kosova të mos quhet
republikë në forumet ndërkombëtarë (kështu po thuhet), po këta politikanë po
duan t’ia japin Qendrës së Prizrenit statusin sërb të “Republikës”. Ia kemi dhënë
tashmë atë status Graçanicës, ia kemi dhënë Deçanit, Patrikanës Pravosllave në
                                         1/5
Pejë. (Lexoni në fund shtojcën e pashtriku.org) Në Mitrovicën Veriore po e marrin
vetë, pa miratimin tonë dhe, kur ta bëjnë përfundimisht fakt të kryer, do të na
thonë: “Firmosni!” Dhëntë Zoti të mos u mbushet mendja ndërkombëtarëvet, se
për ne…i kanë marrë me kohë edhe Mitrovicën, edhe Shalën e Bajgorës.




                       Qendra Historike e Prizrenit

                                      2/5
Në krejt këtë paradë dështimesh, paradë absurde dhe e turpshme për të gjithë ne,
politikanët tanë, me ngiasë, mendojnë kështu: “Po ua hedhim sërbëvet duke
pranuar kësi gjërash të vogla. Sapo të njihemi prej të gjithë shtetevet të Evropës
dhe sapo të pranohemi në OKB, është në dorën tonë dhe bëjmë ç’të duam edhe
me Shatërvanin, edhe me Zveçanin. Na doli mirë në Rambuje, mirë do të na
dalë edhe këtë herë.”

    Mirëpo, kjo dëshmon që ne nuk i njohim, as diplomacinë, as historinë.
Faktikisht, ne po shtiem në punë këtu një lloj dinakërie, që është cilësi e çdo
diletanti inferior, dhe po zbatojmë vetëm atë çfarë po na këshillon burokracia
ndërkombëtare. (Po e theksoj fjalën burokracia. Gj.D.) Ne nuk e dimë, ose nuk
duam ta dimë që, si për çdo burokraci tjetër, edhe për burokracinë
ndërkombëtare, nuk ka fare rëndësi se çfarë do të ndodhë nesër. Për burokracinë
ndërkombëtare ka rëndësi si t’i kapërcejë sa më lehtë problemet që i dalin dhe me
kaq ajo e quan të mbaruar punën e vet. “Mbas meje”, thotë burokrati, “tymi t’i
dalë. Tymi edhe flaka.” Nuk duhet të na gënjejë mendja që ai, sado skrupulent të
jetë, do të shqetësohet për çfarë mund të ndodhë në Kosovë mbas 50 vjetësh.

   Politikanët tanë, sidomos ata të Kosovës, duhet të studiojnë me vëmendje të
posaçme historinë e Mesjetës. Unë nuk e di sa lexojnë politikanët e veçanërisht
diplomatët tanë, por nga veprimet e tyre duket sikur ata as që e kanë në “menynë”
e jetës së tyre të përditshme të ushqyerit e trurit me sa më shumë dituri. Do
studiuar e njohur mirë politika e Nemanjiqëvet, sepse pikërisht me vazhdimin e
po asaj politike kemi të bëjmë edhe sot. Do studiuar periudha e Brankoviqëvet
në Kosovë. Ashtu si arritën ta kthejnë në fitore betejën e humbur të 1389-s në
Fushë-Kosovë, sërbët po përpiqen e do të përpiqen ta kthejnë në fitore edhe
bombardimin që u bëri NATO-ja më 1999-n. Sërbët, kur janë në ofensivë, vrasin
foshnja dhe fëmijë. Kur janë në tërheqje, ata luajnë viktimën e “keqtrajtuar”
“padrejtësisht”.




                                       3/5
Zemra e Qendrës Historike të Prizrenit

    Do studiuar mënyra se si Patrikana Pravosllave arriti të mbijetojë në kohën e
Perandorisë Osmane, mu midis shqiptarëvet. Në kohën kur ne (Jo turqit, por
ne!), ia digjnim shtëpinë Imzot Pjetër Bogdanit, e rrihnim për vdekje Imzot Pjetër
Bogdanin dhe e “shëtisnim” nëpër Prizren lakuriq e të lidhur, murgjit sërbë bënin
jetë të “përvuajturish” dhe prisnin ditën. Arsen Çarnojeviqi iku bashkë me
austriakët, por murgjit mbetën këtu, duke u bërë karshillëk pashallarëvet tanë,
ashtu siç po u bën edhe sot po ai lloj murgjësh karshillëk pushtetarëvet tanë.
Kështu, ndërsa pashallarët tanë i shërbyen Turkut sa qe Turku dhe pas Turkut u
shuan, murgjit sërbë mbijetuan dhe, kur u erdhi dita, i dinin një për një: Cilët
shqiptarë duhen vrarë, cilat shtëpi shqiptarësh duhen djegur dhe cilët shqiptarë do
të mund të përdoreshin si spiunë.

  Ndërsa ne, duke mos e njohur historinë, ose duke mos ia vënë veshin asaj, po
ua plotësojmë tekat, edhe peshkopëvet sërbë, edhe atyre që, në ditën e
                                         4/5
Krishtlindjevet, vijnë e bëjnë sikur luten në manastiret, që në fakt nuk janë të
tyret. Nuk janë të tyret, aq sa nuk janë të arabëvet as xhamitë tona, sado që
shkronjat në to i kemi arabisht.

   Detyra kryesore e Akademisë së Shkencavet e Artevet të Kosovës, në këtë
periudhë decizive të historisë sonë, do të ishte: Të ndriçojë me sa më shumë fakte
e dokumente marrëdhëniet tona me sllavët nga shekulli VII e këndej.
Akademikët tanë duhet të dalin ditë për ditë me shkrimet e tyre, të shkurtër e
koncizë, mbi veprimet e sërbëvet në Kosovë në të gjithë shekujt.

    E, nëse do të veprohej kështu, nuk do të ish aspak e vështirë të gjendej e të
publikohej germë për germë, psh. letra që kryepeshkopi i Ohrit i dërgon
kryepeshkopit sërb, Sava Nemanjiqit. Në atë letër kryepeshkopi i Ohrit e akuzon
rëndë e ashpër Sava Nemanjiqin për faktin që i kish uzurpuar, midis tjerash, edhe
kishat e manastiret e Prizrenit. Pra, kishat e manastiret e Prizrenit nuk kanë qenë
në duart e sërbëvet deri në gjysmën e parë të shekullit XIII. Këtë letër do të duhej
ta lexonin e ta studionin parlamentarët tanë, para se të merrnin vendimin për t’u
dhënë statusin e “republikës” manastirit, të quajtur sërb, dhe bogosllovisë
pravosllave, mu në qendër të Prizrenit.

   Sërbët do të thonë: “Rroftë Republika e Shatërvanit!” Dhe nuk do të kënaqen
me aq. Po ne, çfarë duhet të themi, mbasi ta kemi konstituuar?! Ata do ta
rindërtojnë monumentin e Car Dushanit mu aty ku e kanë pasur, kur ishin
pushtues. Po ne çfarë do të duhet të bëjmë? Çfarë do të na mbetet të bëjmë?! Edhe
Hitleri e pat pushtuar Poloninë. A do të lejonin polakët që të ngrihet një bust i
Hitlerit në Varshavë ose në cilindo prej qyteteve të Polonisë, madje mbasi është
thyer e larguar ushtria hitleriane!? Për besë, ne jemi kombi më joparashikues në
botë!

                                                                     Durrës, 31 janar 2012

                              © Pashtriku.org, Janar'2011
                  http://www.beepworld.de/members/pashtriku/gjoke-dabaj.htm




                                            5/5

Mais conteúdo relacionado

Semelhante a “REPUBLIKA” E SHATËRVANIT - nga Gjoke Dabaj

Nga Fritz RADOVANI: O QOSE, JE INJORANT, APO TË KRUHET...MJEKRRA?! (Pjesa e d...
Nga Fritz RADOVANI: O QOSE, JE INJORANT, APO TË KRUHET...MJEKRRA?! (Pjesa e d...Nga Fritz RADOVANI: O QOSE, JE INJORANT, APO TË KRUHET...MJEKRRA?! (Pjesa e d...
Nga Fritz RADOVANI: O QOSE, JE INJORANT, APO TË KRUHET...MJEKRRA?! (Pjesa e d...Marjan DODAJ
 
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLI
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLIFeja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLI
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLIMarjan DODAJ
 
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANIMarjan DODAJ
 
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurtiMarjan DODAJ
 
ARISTIDH KOLA - SHQIPJA, NËNA E GJUHËS GREKE
ARISTIDH KOLA - SHQIPJA, NËNA E GJUHËS GREKEARISTIDH KOLA - SHQIPJA, NËNA E GJUHËS GREKE
ARISTIDH KOLA - SHQIPJA, NËNA E GJUHËS GREKEMarjan DODAJ
 
Lahuta e Malësisë - nga At Gjergj Fishta
Lahuta e Malësisë - nga At Gjergj FishtaLahuta e Malësisë - nga At Gjergj Fishta
Lahuta e Malësisë - nga At Gjergj FishtaMarjan DODAJ
 
LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTA
LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTALAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTA
LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTAMarjan DODAJ
 
Lahuta e Malcis - At Gjergj FISHTA
Lahuta e Malcis   - At Gjergj FISHTALahuta e Malcis   - At Gjergj FISHTA
Lahuta e Malcis - At Gjergj FISHTAMarjan DODAJ
 
Daniel Gazulli KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre Zadeja
Daniel Gazulli  KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre ZadejaDaniel Gazulli  KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre Zadeja
Daniel Gazulli KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre ZadejaMarjan DODAJ
 
Daniel azulli kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
Daniel azulli   kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadejaDaniel azulli   kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
Daniel azulli kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadejaMarjan DODAJ
 
Bashkerendimi dhe bashkepunimi i ngushte sllavo-ortodokso-islamiste per asimi...
Bashkerendimi dhe bashkepunimi i ngushte sllavo-ortodokso-islamiste per asimi...Bashkerendimi dhe bashkepunimi i ngushte sllavo-ortodokso-islamiste per asimi...
Bashkerendimi dhe bashkepunimi i ngushte sllavo-ortodokso-islamiste per asimi...Marjan DODAJ
 
Nostradamusi
NostradamusiNostradamusi
Nostradamusitancela
 
Aurel plasari - ORIENTI APO HIJA NGA OKSIDENTI?
Aurel plasari - ORIENTI APO HIJA NGA OKSIDENTI?Aurel plasari - ORIENTI APO HIJA NGA OKSIDENTI?
Aurel plasari - ORIENTI APO HIJA NGA OKSIDENTI?Albania Energy Association
 
Krenaria jone kombetare gjergj kastrioti
Krenaria jone kombetare gjergj kastriotiKrenaria jone kombetare gjergj kastrioti
Krenaria jone kombetare gjergj kastriotiInternet VloraAlb
 
Fritz Radovani 1941 - 2011 Nje Rrëfé mbi Shqipni
Fritz Radovani 1941 - 2011 Nje Rrëfé mbi ShqipniFritz Radovani 1941 - 2011 Nje Rrëfé mbi Shqipni
Fritz Radovani 1941 - 2011 Nje Rrëfé mbi ShqipniMarjan DODAJ
 

Semelhante a “REPUBLIKA” E SHATËRVANIT - nga Gjoke Dabaj (20)

Nga Fritz RADOVANI: O QOSE, JE INJORANT, APO TË KRUHET...MJEKRRA?! (Pjesa e d...
Nga Fritz RADOVANI: O QOSE, JE INJORANT, APO TË KRUHET...MJEKRRA?! (Pjesa e d...Nga Fritz RADOVANI: O QOSE, JE INJORANT, APO TË KRUHET...MJEKRRA?! (Pjesa e d...
Nga Fritz RADOVANI: O QOSE, JE INJORANT, APO TË KRUHET...MJEKRRA?! (Pjesa e d...
 
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLI
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLIFeja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLI
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLI
 
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
 
ARISTIDH KOLA - SHQIPJA, NËNA E GJUHËS GREKE
ARISTIDH KOLA - SHQIPJA, NËNA E GJUHËS GREKEARISTIDH KOLA - SHQIPJA, NËNA E GJUHËS GREKE
ARISTIDH KOLA - SHQIPJA, NËNA E GJUHËS GREKE
 
Golgota Shqiptare
Golgota ShqiptareGolgota Shqiptare
Golgota Shqiptare
 
Lahuta e Malësisë - nga At Gjergj Fishta
Lahuta e Malësisë - nga At Gjergj FishtaLahuta e Malësisë - nga At Gjergj Fishta
Lahuta e Malësisë - nga At Gjergj Fishta
 
LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTA
LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTALAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTA
LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTA
 
Lahuta e Malcis - At Gjergj FISHTA
Lahuta e Malcis   - At Gjergj FISHTALahuta e Malcis   - At Gjergj FISHTA
Lahuta e Malcis - At Gjergj FISHTA
 
Dy Drinat #14
Dy Drinat #14Dy Drinat #14
Dy Drinat #14
 
Daniel Gazulli KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre Zadeja
Daniel Gazulli  KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre ZadejaDaniel Gazulli  KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre Zadeja
Daniel Gazulli KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre Zadeja
 
Daniel azulli kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
Daniel azulli   kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadejaDaniel azulli   kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
Daniel azulli kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
 
Dy Drinat #15
Dy Drinat #15Dy Drinat #15
Dy Drinat #15
 
Bashkerendimi dhe bashkepunimi i ngushte sllavo-ortodokso-islamiste per asimi...
Bashkerendimi dhe bashkepunimi i ngushte sllavo-ortodokso-islamiste per asimi...Bashkerendimi dhe bashkepunimi i ngushte sllavo-ortodokso-islamiste per asimi...
Bashkerendimi dhe bashkepunimi i ngushte sllavo-ortodokso-islamiste per asimi...
 
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARËBESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
 
Nostradamusi
NostradamusiNostradamusi
Nostradamusi
 
Aurel plasari - ORIENTI APO HIJA NGA OKSIDENTI?
Aurel plasari - ORIENTI APO HIJA NGA OKSIDENTI?Aurel plasari - ORIENTI APO HIJA NGA OKSIDENTI?
Aurel plasari - ORIENTI APO HIJA NGA OKSIDENTI?
 
Krenaria jone kombetare gjergj kastrioti
Krenaria jone kombetare gjergj kastriotiKrenaria jone kombetare gjergj kastrioti
Krenaria jone kombetare gjergj kastrioti
 
Fritz Radovani 1941 - 2011 Nje Rrëfé mbi Shqipni
Fritz Radovani 1941 - 2011 Nje Rrëfé mbi ShqipniFritz Radovani 1941 - 2011 Nje Rrëfé mbi Shqipni
Fritz Radovani 1941 - 2011 Nje Rrëfé mbi Shqipni
 
Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015
 

Mais de Marjan DODAJ

“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI
“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI
“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELIMarjan DODAJ
 
Kodi i procedurës penale i kosoves
Kodi i procedurës penale i kosovesKodi i procedurës penale i kosoves
Kodi i procedurës penale i kosovesMarjan DODAJ
 
Kodi penal i kosoves
Kodi penal i kosovesKodi penal i kosoves
Kodi penal i kosovesMarjan DODAJ
 
FLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTES
FLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTESFLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTES
FLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTESMarjan DODAJ
 
Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter Logoreci
Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter LogoreciPranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter Logoreci
Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter LogoreciMarjan DODAJ
 
Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe ShqiptaretPashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe ShqiptaretMarjan DODAJ
 
GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...
GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...
GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...Marjan DODAJ
 
ROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANIN
ROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANINROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANIN
ROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANINMarjan DODAJ
 
Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poezi
 Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poezi Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poezi
Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poeziMarjan DODAJ
 
Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)
Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)
Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)Marjan DODAJ
 
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQIOLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQIMarjan DODAJ
 
libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit”
libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit”libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit”
libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit”Marjan DODAJ
 
Kosova nje veper kapitale historiografike shkruan ramadan musliu
Kosova nje veper kapitale historiografike   shkruan ramadan musliuKosova nje veper kapitale historiografike   shkruan ramadan musliu
Kosova nje veper kapitale historiografike shkruan ramadan musliuMarjan DODAJ
 
Agim Gashi - N`aeroplan Zotin e luta
Agim Gashi - N`aeroplan Zotin e lutaAgim Gashi - N`aeroplan Zotin e luta
Agim Gashi - N`aeroplan Zotin e lutaMarjan DODAJ
 
Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature
Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim matureLetersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature
Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim matureMarjan DODAJ
 
ZBATIM I SAKTE I KANUNIT TE MALEVE TONA ... SOT - nga Fritz Radovani
ZBATIM I SAKTE I KANUNIT TE MALEVE TONA ... SOT - nga Fritz RadovaniZBATIM I SAKTE I KANUNIT TE MALEVE TONA ... SOT - nga Fritz Radovani
ZBATIM I SAKTE I KANUNIT TE MALEVE TONA ... SOT - nga Fritz RadovaniMarjan DODAJ
 
CLIRIMI I SERBISE PREJ KOSOVES - Ismail Kadare
CLIRIMI I SERBISE PREJ KOSOVES - Ismail KadareCLIRIMI I SERBISE PREJ KOSOVES - Ismail Kadare
CLIRIMI I SERBISE PREJ KOSOVES - Ismail KadareMarjan DODAJ
 
Si ndikon Facebook ne lidhjen tuaj
Si ndikon Facebook ne lidhjen tuajSi ndikon Facebook ne lidhjen tuaj
Si ndikon Facebook ne lidhjen tuajMarjan DODAJ
 

Mais de Marjan DODAJ (20)

“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI
“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI
“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI
 
Kalkulator-i
Kalkulator-iKalkulator-i
Kalkulator-i
 
Kodi i procedurës penale i kosoves
Kodi i procedurës penale i kosovesKodi i procedurës penale i kosoves
Kodi i procedurës penale i kosoves
 
Kodi penal i kosoves
Kodi penal i kosovesKodi penal i kosoves
Kodi penal i kosoves
 
FLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTES
FLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTESFLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTES
FLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTES
 
Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter Logoreci
Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter LogoreciPranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter Logoreci
Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter Logoreci
 
Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe ShqiptaretPashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
 
GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...
GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...
GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...
 
ROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANIN
ROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANINROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANIN
ROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANIN
 
Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poezi
 Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poezi Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poezi
Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poezi
 
Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)
Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)
Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)
 
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQIOLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
 
libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit”
libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit”libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit”
libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit”
 
Kosova nje veper kapitale historiografike shkruan ramadan musliu
Kosova nje veper kapitale historiografike   shkruan ramadan musliuKosova nje veper kapitale historiografike   shkruan ramadan musliu
Kosova nje veper kapitale historiografike shkruan ramadan musliu
 
Agim Gashi - N`aeroplan Zotin e luta
Agim Gashi - N`aeroplan Zotin e lutaAgim Gashi - N`aeroplan Zotin e luta
Agim Gashi - N`aeroplan Zotin e luta
 
Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature
Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim matureLetersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature
Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature
 
ZBATIM I SAKTE I KANUNIT TE MALEVE TONA ... SOT - nga Fritz Radovani
ZBATIM I SAKTE I KANUNIT TE MALEVE TONA ... SOT - nga Fritz RadovaniZBATIM I SAKTE I KANUNIT TE MALEVE TONA ... SOT - nga Fritz Radovani
ZBATIM I SAKTE I KANUNIT TE MALEVE TONA ... SOT - nga Fritz Radovani
 
CLIRIMI I SERBISE PREJ KOSOVES - Ismail Kadare
CLIRIMI I SERBISE PREJ KOSOVES - Ismail KadareCLIRIMI I SERBISE PREJ KOSOVES - Ismail Kadare
CLIRIMI I SERBISE PREJ KOSOVES - Ismail Kadare
 
Si ndikon Facebook ne lidhjen tuaj
Si ndikon Facebook ne lidhjen tuajSi ndikon Facebook ne lidhjen tuaj
Si ndikon Facebook ne lidhjen tuaj
 
Globalizimi
GlobalizimiGlobalizimi
Globalizimi
 

“REPUBLIKA” E SHATËRVANIT - nga Gjoke Dabaj

  • 1. Politikanët tanë, duhet të studiojnë historinë e Mesjetës “REPUBLIKA” E SHATËRVANIT ( Për besë, ne jemi kombi më joparashikues në botë! ) Shkruan: Gjokë Dabaj Kam jetuar në Prizren dhe, kur shkoj në të, ndjehem si në vendrrënjën time, në Shestan. Le që, edhe po të mos kem jetuar aty, Prizreni është qytet i shenjtë për të gjithë shqiptarët. Si Kruja e si Vlora. Edhe si Tirana e Prishtina, që janë sot 2 kryeqytetet tanë, prej të cilëvet shpresojmë shumë. Bogosllovcat, në ata vite, i kishim në shpinë e nëpër këmbë. Na shihnin me sy e fytyrë prej bishe dhe ndiqnin çdo lëvizje tonën. Donin edhe prej mimikës sonë të zbulonin diçka. Tash na erdhi prapë rasti t’i kujtojmë bogosllovcat e Prizrenit. Në një kohë kur politikanët tanë po pranojnë që Kosova të mos quhet republikë në forumet ndërkombëtarë (kështu po thuhet), po këta politikanë po duan t’ia japin Qendrës së Prizrenit statusin sërb të “Republikës”. Ia kemi dhënë tashmë atë status Graçanicës, ia kemi dhënë Deçanit, Patrikanës Pravosllave në 1/5
  • 2. Pejë. (Lexoni në fund shtojcën e pashtriku.org) Në Mitrovicën Veriore po e marrin vetë, pa miratimin tonë dhe, kur ta bëjnë përfundimisht fakt të kryer, do të na thonë: “Firmosni!” Dhëntë Zoti të mos u mbushet mendja ndërkombëtarëvet, se për ne…i kanë marrë me kohë edhe Mitrovicën, edhe Shalën e Bajgorës. Qendra Historike e Prizrenit 2/5
  • 3. Në krejt këtë paradë dështimesh, paradë absurde dhe e turpshme për të gjithë ne, politikanët tanë, me ngiasë, mendojnë kështu: “Po ua hedhim sërbëvet duke pranuar kësi gjërash të vogla. Sapo të njihemi prej të gjithë shtetevet të Evropës dhe sapo të pranohemi në OKB, është në dorën tonë dhe bëjmë ç’të duam edhe me Shatërvanin, edhe me Zveçanin. Na doli mirë në Rambuje, mirë do të na dalë edhe këtë herë.” Mirëpo, kjo dëshmon që ne nuk i njohim, as diplomacinë, as historinë. Faktikisht, ne po shtiem në punë këtu një lloj dinakërie, që është cilësi e çdo diletanti inferior, dhe po zbatojmë vetëm atë çfarë po na këshillon burokracia ndërkombëtare. (Po e theksoj fjalën burokracia. Gj.D.) Ne nuk e dimë, ose nuk duam ta dimë që, si për çdo burokraci tjetër, edhe për burokracinë ndërkombëtare, nuk ka fare rëndësi se çfarë do të ndodhë nesër. Për burokracinë ndërkombëtare ka rëndësi si t’i kapërcejë sa më lehtë problemet që i dalin dhe me kaq ajo e quan të mbaruar punën e vet. “Mbas meje”, thotë burokrati, “tymi t’i dalë. Tymi edhe flaka.” Nuk duhet të na gënjejë mendja që ai, sado skrupulent të jetë, do të shqetësohet për çfarë mund të ndodhë në Kosovë mbas 50 vjetësh. Politikanët tanë, sidomos ata të Kosovës, duhet të studiojnë me vëmendje të posaçme historinë e Mesjetës. Unë nuk e di sa lexojnë politikanët e veçanërisht diplomatët tanë, por nga veprimet e tyre duket sikur ata as që e kanë në “menynë” e jetës së tyre të përditshme të ushqyerit e trurit me sa më shumë dituri. Do studiuar e njohur mirë politika e Nemanjiqëvet, sepse pikërisht me vazhdimin e po asaj politike kemi të bëjmë edhe sot. Do studiuar periudha e Brankoviqëvet në Kosovë. Ashtu si arritën ta kthejnë në fitore betejën e humbur të 1389-s në Fushë-Kosovë, sërbët po përpiqen e do të përpiqen ta kthejnë në fitore edhe bombardimin që u bëri NATO-ja më 1999-n. Sërbët, kur janë në ofensivë, vrasin foshnja dhe fëmijë. Kur janë në tërheqje, ata luajnë viktimën e “keqtrajtuar” “padrejtësisht”. 3/5
  • 4. Zemra e Qendrës Historike të Prizrenit Do studiuar mënyra se si Patrikana Pravosllave arriti të mbijetojë në kohën e Perandorisë Osmane, mu midis shqiptarëvet. Në kohën kur ne (Jo turqit, por ne!), ia digjnim shtëpinë Imzot Pjetër Bogdanit, e rrihnim për vdekje Imzot Pjetër Bogdanin dhe e “shëtisnim” nëpër Prizren lakuriq e të lidhur, murgjit sërbë bënin jetë të “përvuajturish” dhe prisnin ditën. Arsen Çarnojeviqi iku bashkë me austriakët, por murgjit mbetën këtu, duke u bërë karshillëk pashallarëvet tanë, ashtu siç po u bën edhe sot po ai lloj murgjësh karshillëk pushtetarëvet tanë. Kështu, ndërsa pashallarët tanë i shërbyen Turkut sa qe Turku dhe pas Turkut u shuan, murgjit sërbë mbijetuan dhe, kur u erdhi dita, i dinin një për një: Cilët shqiptarë duhen vrarë, cilat shtëpi shqiptarësh duhen djegur dhe cilët shqiptarë do të mund të përdoreshin si spiunë. Ndërsa ne, duke mos e njohur historinë, ose duke mos ia vënë veshin asaj, po ua plotësojmë tekat, edhe peshkopëvet sërbë, edhe atyre që, në ditën e 4/5
  • 5. Krishtlindjevet, vijnë e bëjnë sikur luten në manastiret, që në fakt nuk janë të tyret. Nuk janë të tyret, aq sa nuk janë të arabëvet as xhamitë tona, sado që shkronjat në to i kemi arabisht. Detyra kryesore e Akademisë së Shkencavet e Artevet të Kosovës, në këtë periudhë decizive të historisë sonë, do të ishte: Të ndriçojë me sa më shumë fakte e dokumente marrëdhëniet tona me sllavët nga shekulli VII e këndej. Akademikët tanë duhet të dalin ditë për ditë me shkrimet e tyre, të shkurtër e koncizë, mbi veprimet e sërbëvet në Kosovë në të gjithë shekujt. E, nëse do të veprohej kështu, nuk do të ish aspak e vështirë të gjendej e të publikohej germë për germë, psh. letra që kryepeshkopi i Ohrit i dërgon kryepeshkopit sërb, Sava Nemanjiqit. Në atë letër kryepeshkopi i Ohrit e akuzon rëndë e ashpër Sava Nemanjiqin për faktin që i kish uzurpuar, midis tjerash, edhe kishat e manastiret e Prizrenit. Pra, kishat e manastiret e Prizrenit nuk kanë qenë në duart e sërbëvet deri në gjysmën e parë të shekullit XIII. Këtë letër do të duhej ta lexonin e ta studionin parlamentarët tanë, para se të merrnin vendimin për t’u dhënë statusin e “republikës” manastirit, të quajtur sërb, dhe bogosllovisë pravosllave, mu në qendër të Prizrenit. Sërbët do të thonë: “Rroftë Republika e Shatërvanit!” Dhe nuk do të kënaqen me aq. Po ne, çfarë duhet të themi, mbasi ta kemi konstituuar?! Ata do ta rindërtojnë monumentin e Car Dushanit mu aty ku e kanë pasur, kur ishin pushtues. Po ne çfarë do të duhet të bëjmë? Çfarë do të na mbetet të bëjmë?! Edhe Hitleri e pat pushtuar Poloninë. A do të lejonin polakët që të ngrihet një bust i Hitlerit në Varshavë ose në cilindo prej qyteteve të Polonisë, madje mbasi është thyer e larguar ushtria hitleriane!? Për besë, ne jemi kombi më joparashikues në botë! Durrës, 31 janar 2012 © Pashtriku.org, Janar'2011 http://www.beepworld.de/members/pashtriku/gjoke-dabaj.htm 5/5