SlideShare a Scribd company logo
1 of 49
te
1
E Drejta e Pronësisë Intelektuale
MARKAT TREGTARE-
Prof.Dr.Abdulla Aliu Prezantuar nga: Kristijan RAMAJ
. Prishtinë 2017
1
E Drejta e Pronësisë Intelektuale - ndarja:
2
Pronësia Intelektuale Pronësia Industriale
Të Drejatat e Autorit dhe të
Drejtat tjera të Përafërta
Markat Tregtare
Dizajni Industrial
Patentat, etj.
Nuk ka nevojë për regjistrim formal,
ato mbrohen në mënyrë automatike
pasi që të publikohen, (me përjashtim
të disa shteteve).
Kërkohet regjistrimi formal për të
gëzuar mbrojtje juridike.
Në Kosovë regjistrohen në zyrën e
veqant për markat tregtare, tek
Ministria e Tregtisë dhe Industris
Kërkohet OREGJINALITETI I
VEPRËS
Shpikje - Kemi Diqka Të Re Që
Nuk Ka Qenë Në Treg !
Identifikimi i Markat Tregtare:
1. Si shënohen markat tregtare?
Shkurtesa ndërkombëtare e markave trekgare është «TM».
(foto ilustrim)
2. Përveq me <TM> (trademark) shpesh na shprehet
edhe me shkrunjën R të futur në rreth, që simbolizon
markë tregtare e regjistruar.
3
Një tiketë e zakonshme e Coca Cola në shishe të qelqit
4
I. Pjesa e Parë - Funksioni i Markave Tregtare dhe Ndikimi i tyre
në Zhvillimin e Ekonomisë
Funksioni identifikues:Funksioni i identifikimit të produktit apo shërbimit, si dhe
identifikimit të origjinës është funksioni kryesor apo esencial i markës tregtare.
Të identifikoni një markë të një produkti apo shërbimi të cilin si konsumatorë doni ta
blini i kursen konsumatorit kohë dhe para.
Funksioni i kontrollit të kualitetit: ekziston mendimi se markat tergtare duhet të
gëzojnë mbrojtje meqë ato shfaqin kualitete të caktuara tek konsumatorët. Nëse mallrat
apo shërbimet e shitura nën një markë të caktuar tregtare tregojnë cilësi të lartë, shumë
njerëz do të fillojnë t’i blejnë ato pa marrë parasysh çmimin.
5
Funksionet - vazhdon
Funksioni i investimit, komunikimit dhe reklamimit:
Këto funksione të markës tregtare janë funksione tipike të një marke me reputacion.
Për rrjedhoje, për të gëzuar “shtresën e dytë” të mbrojtjes së markës, prodhuesit dhe
ndërmarrjet investojnë shuma të konsiderueshme mjetesh në krijimin e reputacionit dhe
imazhit të mirë qoftë përmes ofrimit të mallrave/shërbimeve kualitative qoftë përmes
marketingut dhe reklamimit të vazhdueshëm të markës
Funksioni i të drejtës së pronës private dhe funksioni ekonomik:
E drejta në markën tregtare është e drejtë pronësore. Si e tillë, bartësi i të drejtës së
markës tregtare gëzon të gjitha të drejtat që i gëzon edhe bartësi i pronës së paluajtshme
apo asaj të luajtshme, të drejta këto që konsiderohen të drejta absolute subjektive
6
II. Pjesa e Dytë
Aktet Juridike me të cilat rregullohen Markat Tregtare në
Kosovë
- LIGJI PËR MARKAT TREGTARE I KOSOVËS - është burim kryesorë për
markat tregtare.
- Ligjet tjera:
1. Ligji Për Tregtinë e Brendshme Nr. 2004/18 sikurse është ndryshuar me Ligjin 04/L-005 (dispozitat në lidhje
me mbrojtjen nga konkurenca e pandershme);
2. Ligji për Masat Doganore për Mbrojtjen e të Drejtave të Pronës Intelektuale Nr. 03/L-170 (Janar 2010);
3. Ligji Për Mbrojtjen e Konsumatorit 04/L-121 (2012) (p.sh. dispozitat për reklamimin krahasues),
7
Aktet Juridike me të cilat rregullohen Markat Tregtare
(vazhdim)
Aktet Nënligjore:
1. Udhëzimi Administrativ nr. 2007/06 Për Krijimin e Zyrës së Pronësisë Industriale
(2007);
2. Udhëzimi Administrativ Nr. 07/2010 Për Implementimin e Ligjit Nr. 03/L-170 për
Masat doganore (2010);
3. Udhëzimi Administrativ 01/2012 Për Procedurën e Përshpejtuar të Ekzaminimit
të Aplikimeve për Marka Tregtare (Janar 2012);
8
Aktet nënligjore ( Vazhdim)
4. Udhëzimi Administrativ 09/2012 Për Përgjegjësinë, Mandatin dhe
Fushveprimtarinë e Komisionit për Ankesa Kundër Vendimeve të ZPI-së (2012);
5. Udhëzimi Administrativ Nr. 13/2012 Për Procedurën e Regjistrimit të Markave
Tregtare (Gusht 2012);
6. Udhëzimi Administrativ Nr. 12/2012 Për Tarifat e Regjistrimit (Gusht 2012);
7. Udhëzimi Administrativ Nr. 08/2013 Për Përfaqësues të Autorizuar në Fushën e
Pronësisë Industriale (2013).
9
Parimet e Përgjithshme
Parimi i trajtimit kombëtar: Konventa e Parisit ka qenë marrëveshja e parë
ndërkombëtare e cila ka përmbajtuar parimin e trajtimit kombëtar.
I njejti parim është përfshirë edhe në Marrëveshjen TRIPS.
Është me rëndësi të theksohet se ky parim është interpretuar ashtu që të përfshijë
edhe diskriminimin de jure edhe atë de facto.
Parimi i trajtimit më të favorshëm - Ndryshe nga parimi i trajtimit kombëtar, parimi i
trajtimit më të favorshëm nuk ka qenë pjesë e Konventës së Parisit. Ky parim për herë të parë u
parapa në Marrëveshjen e TRIPS.
Në përputhje me këtë parim, avantazhet, privilegjet ose imunitetet e dhëna nga një Shtet Anëtar për
shtetasit e ndonjë vendi tjetër në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale duhet të
shtrihen pa kushte edhe te shtetasit e të gjithë anëtarëve të tjerë
10
Instrumentet Kryesore Ndërkombëtare dhe ato të
Acquis Communautaire të BE-së
❖Konventa e Parisit për Mbrojtjen e Pronësisë Industriale1 (20 Mars 1883)
❖Marrëveshja e Madridit për Regjistrimin Ndërkombëtar të Markave
Tregtare (1891), si dhe Protokolli që i përket Marrëveshjes së Madridit2
(1989)
❖Marrëveshja TRIPS
(marrveshja e Parisit për tregti të lirë {7 Sesione, 72 Nene})
❖Direktiva e Parë e Këshillit 89/104/EEC (1988)
❖Rregullorja e Këshillit (EC) Nr. 40/94 për Markën Tregtare të Komunitetit
11
Ligji për Markat Tregtare i Kosovës dhe Përputhshmëria e tij
me Instrumentet Ndërkombëtare dhe të BE-së për Markat
Tregtare
Procedura e fitimit dhe zbatimit të markave tregtare në Kosovë rregullohet me
Ligjin për Markat Tregtare të Kosovës , i cili ka hyrë në fuqi në Shtator të vitit 2011.
Për rrjedhojë, miratimi i një ligji të ri i cili ka pasur për qëllim, ndër të tjera, edhe
përafërimin e kësaj lëmie me Direktiven e Parë të BE-së ka qenë mëse e
domosdoshme.
Vlen të përmendet se LMT bazën e tij ligjore e nxjerr nga Kushtetuta e Republikës
së Kosovës si akt më i lart juridik i një shteti, përkatësisht neni 46 i cili parasheh se
mbrotja e pronës intelektuale rregullohet me ligj.
12
Vazhdon...
• Për dallim nga ligji paraprak, LMT aktual shumë qartë e thekson se e drejta në
markë tregtare fitohet përmes regjistrimit të markës në Zyrën për Pronësi
Industriale (ZPI).
• Përputhshmëria e LMT me instrumentet ndërkombëtare, përkatësisht
Konventën e Parisit dhe Marrëveshjen e TRIPS, si dhe me Direktivën e Parë të BE-
së, është cështje mjaft e komplikuar. Kjo për arsye se kjo përputhshmëri duhet të
shikohet dhe analizohet nga shumë dimensione.
• Kjo për arsye se shqyrtimi i Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe
legjislacion komercial 15 përputhshmërisë së ligjit të aplikueshëm në Kosovë me
këto dispozita, përveq analizimit të LMT, kërkon edhe analizim të dispozitave të
Ligjit të Procedurës Kontestimore, Ligjit të Procedurës Administrative, si dhe Kodit
Penal dhe Kodit Penal Procedural të Kosovës.
13
Përdorimi i Markave Tregtare
Te dy instrumentet ndërkombëtare, edhe Konventa e Parisit edhe
Marrëveshja TRIPS vëjnë theksin tek disa elemente të nocionit të “përdorimit
të markës”.
Për më tepër, për dallim nga e drejta mbi pronën e prekshme, në rast se
bartësi i markës tregtare nuk bën shfrytëzimin e rregullt dhe të afatshëm të
markës së tij, mund të vie deri tek revokimi i regjistrimit të markës tregtare.
14
1. Elementi i parë i përket afatit kohor brenda të cilit bartësi i markës ka
“imunitet” nga revokimi i regjistrimit për shkak të mos përdorimit të markës.
Është Marrëveshja TRIPS e cila përcakton afatin minimal kohor që duhet të i’i
jepet bartësve të markave tregtare për të vën markën e tyre në treg dhe ky afat
nuk mund të jetë më i shkurtër se (3) tre vjet që nga regjistrimi i markës.
Ligji për Markat Tregtare sikurse edhe shumica e ligjeve të shteteve të tjera,
shkojnë tutje dhe parashohin një afat prej 5 vjetësh që nga regjistrimi i markës
tregtare brenda së cilës marka e caktuar nuk do të mund të revokohej për shkak
të mos përdorimit.
15
Vazhdon...
2. Elementi i dytë - Ka të bëjë me të ashtquajturat shfajsimet e mos
përdorimit të markës. Ngjashëm sikurse në Konventën e Parisit dhe TRIPS,
edhe LMT parasheh që një markë nuk do të revokohet nëse “ekzistojnë
shkaqe të arsyeshme për mos përdorimin e saj”.
Mirëpo, vlen të përmendet rasti Armin Häupl vs Lidl Stiftung & Co. KG, me c’rast
Gjykata Evropiane e Drejtësisë (GJED) duke interpretuar nenin 12(2) të Direktivës së
BE-së, vlerson se shkaqe të arsyeshme për mos përdorim nënkupton “pengesat që
kanë lidhje direkte me markën tregtare, duke bërë përdorimin të pamundur ose të
pa arsyeshëm dhe mbi të cilat bartësi I markës nuk ka kontroll”.
16
Vazhdon..
3. Se në cfarë mase përdorimi i markës nga i lincensuari dhe
bashkëpronari konsiderohen të mjaftueshme që nje markë tregtare të mos
mund të revokohet për shkak të mospërdorimit është elementi i fundit me
rëndësi i paraqitur nga këto instrumente.
Konventa e Parisit parasheh që përdorimi i markës nga bashkëpronari të
konsiderohet përdorim i mjaftueshëm i markës. Tek dispozitat për
“përdorimin e markës”,
17
III.PJESA E TRETË
KUSHTET PËR REGJISTRIMIN E MARKAVE TREGTARE
Kushtet për ekzistimin apo regjistrimin e një marke tregtare sipas LMT janë të
përcaktuara në tri nene kryesore, dhe atë në nenin 5, 6 dhe 7. Për regjistrimin
e një marke me Zyrën për Pronësi Industriale, që të gjitha këto kushte duhet
të plotësohen në mënyrë kumulative. Kushtet e parapara me këto nene mund
të jenë kushte “pozitive” dhe kushte “negative”.
Kushte pozitive janë ato të cilat shenja e caktuar duhet të i përmbaj në mënyrë
që të mund të regjistrohet si markë tregtare. Ndërsa, kushtet negative janë
ato të cilat nuk duhet të ekzistojnë në mënyrë që të mund të regjistrohet si
markë tregtare.
18
vazhdon...
Për rrjedhojë, si kushte të cilat duhet të i përmbush një shenjë në mënyrë që
të mund të regjistrohet si markë tregtare janë dy:
1. Shenja duhet të mund të paraqitet grafikisht, dhe
2. Shenja duhet të ketë karakter dallues – dallueshmëria
Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 27
Ndërsa, të ashtëquajturat pengesa për regjistrimin e markave tregtare janë të
parapara në nenet 6 dhe 7 të LMT-së, të cilat parashohin:
1. Pengesat absolute për regjistrimin e markave tregtare, dhe
2. Pengesat relative për regjistrimin e markave tregtare.
19
Paraqitja grafike e shenjave
Paraqitja grafike nënkupton që shenja të mund të paraqitet vizualisht, përmes
fotografive, linjave apo shkronjave ashtu që ato do të mund të
identifikoheshin në mënyrë të qartë.
Qëllimi se pse disa shtete (jo të gjitha) kushtëzojnë regjistrimin e shenjës si
markë tregtare me paraqitjen grafike janë të shumta. Në rradhë të parë, me
anë të paraqitjes grafike definohet saktësisht se cili është objekti i mbrojtjes.
Një objekt mbrojtës i definuar qartë do të mund të regjistrohej në regjistrin
për marka tregtare të cilat janë publike dhe me këtë rast do të shmangej
subjektiviteti me rastin e përceptimit të markës.
20
Vazhdon...
Në parim, paraqitja grafike nuk është cështje problematike nëse kemi të
bëjmë me të ashtëquajturat marka tradicionale sikurse janë markat fjalë,
markat figurative apo markat e përziera.
Problemi i paraqitjes grafike ngritet vetëm në rastin e markave jo-tradicionale,
niveli i mbrojtjes së të cilave akoma dallon jashtëzakonisht shumë në vende të
ndryshme.
Si marka jo-tradicionale konsiderohen ngjyrat, markat me zë, markat erë,
markat lëvizëse (motion marks) dhe hologramet.
21
Dallueshmëria
Funksioni kryesor i një marke tregtare është të shërbejë si identifikues i
burimit. Në mënyrë që ta kryen këtë qëllim, marka duhet të ketë veçori
dalluese.
Për këtë arsye, dallueshmëria është kushti themelor për mbrojtjen e markës
tregtare. Jo të gjitha marka tregtare kanë veti të njëjta dalluese, dhe si
rrjedhojë, gjykatat zakonisht e masin nivelin e dallueshmërisë përmes të
ashtuquajturit “spektrit të dallueshmërisë”. Sipas këtij spektri, ekzistojnë
pesë nivele të fuqishmërisë së markave
*do ti trajtojm në slidet në vazhdim...
22
Markat e sajuara apo imagjinare
Janë markat më të fuqishme. Shembuj të këtyre janë markat KODAK dhe
XEROX. Këto dy shembuj janë marka të shpikura dhe qëllimi i tyre i vetëm
është ta identifikojnë një mall ose shërbim të caktuar (të dy markat e
përmendura merren me prodhuimin e aparateve fotografike).
Pse janë emërtuar marka imagjinare?
Sepse në jetën e përditshme ato nuk kanë ndonjë kuptim dhe as nuk gjenden
në fjalorin gjuhësor, thjesht kur përmendim ato na kujtove automatikisht
marka tregtere.
23
Markat sugjeruese
Janë marka që sugjerojnë një cilësi ose veçori të mallit apo shërbimit.
Çfarë i dallon markat sugjeruese prej atyre përshkruese?
Gjë që i bën markat sugjeruese më të forta, është fakti se këto të fundit
kërkojnë më shumë imagjinatë nga ana e konsumatorit, për të ardhur deri te
përfundimi se për çfarë mallra dhe shërbime bëhet fjalë.
Disa shembuj të markave sugjeruese janë: MICROSOFT ose COMTRADE me
ç’rast, konsumatorit do t’i nevojitej një lloj imagjinate dhe të mendohet për ta
kuptuar se bëhet fjalë për marka që përdoren për kompjuter dhe programe
kompjuterike (softuer).
24
Markat arbitrare
Janë marka të cilat përbëhen nga një fjalë që ka kuptim të zakonshëm, si për shembull
APPLE, në përkthim MOLLA (për kompjuter), RINGS, në përkthim UNAZË (restaurant)
dhe MANGO (për rroba), por që nuk kanë lidhje me mallrat dhe shërbimet të cilat shiten
nën atë emër të markës tregtare.
Për shembull, nëse marka RINGS përdoret për unaza, atëherë do të konsiderohej si
markë përshkruese që nuk meriton mbrojtjen. Mirëpo, nëse e njëjta përdoret në lidhje
me një restorant, atëherë konsiderohet si markë e fuqishme e cila meriton mbrojtjen.
Kemi gjithashtu:
Markat përshkruese (vetë emërdmi e përshkruan edhe produktin) dhe
marka të përgjithshme bien në kategorinë më të ulët të spektrit të dallueshmërisë
pasi që përbëhen prej fjalëve që janë të rëndomta në gjuhën e përditshme
25
Kushtet Negative Për Regjistrimin e Markave Tregtare
Pengesat absolute për regjistrimin e markave tregtare
Sikurse është theksuar edhe më lartë, sipas neni 6 të LMT, ZPI si organ
kompetent për regjistrimin e markave tregtare, ka për obligim që sipas
detyrës zyrtare të ekzaminojë dhe vendos nëse ekzistojnë pengesat absolute
për regjistrimin e shenjës së caktuar.
Në rast të konstatimit të ekzistimit të pengesave absolute, ZPI në përputhje
me nenin 31 të LMT, lëshon një vendim refuzues preliminar, me c’rast
aplikuesi brenda një afati të caktuar kohor, mund të paraqesë vëretjet e tij dhe
të kërkojë plotësimin e aplikimit. Pas procedurës së aplikimit, ZPI varësisht
prej bindjes së lirë, mund të lëshoj vendimin përfundimtar refuzues apo të
vendos të regjistrojë markën tregtare.
26
Pengesat relative
Për dallim prej pengesave absolute, në rastin e pengesave relative apo si
quhen ndryshe pengesa për shkak të drejtave të mëhershme, ZPI nuk ka për
obligim që të shqyrtojë regjistrueshmërinë e një marke mbi këtë bazë.
Sipas Nenit 7, i cili parasheh pengesat relative për regjistrimin e markës
tregtare, janë personat e tretë ata të cilët mund të inicojnë procedurën e
kundërshtimit të regjistrimit për shkak të të drejtave të mëhershme.
Procedura e kundërshtimit të regjistrimit të aplikimit është procedura më e
shpeshtë administrative, mirëpo që në fakt ngrit cështje shumë të
komplikuara ligjore.
27
Diskutim i përbashkët
Çka ju bënë juve që të përcaktoheni në një markë tregtare?
Emri...Cilësia...Dizajni...Qmimi...Ju lidhet me një ngjarje...Përshtypja që
e krijoni tek dikush që ju sheh...Dëshironi të tregoni jetën luksoze?
Cila është marka tregtare vendore më e pëlqyera për juve?
28
Regjistrimi i Markave Tregtare
• Ku bëhet regjistrimi i Markave tregtare?
• Si bëhet regjistrimi (procedurat, parashtrimi i kërkesës, shqyrtimi etj.)
• Publikimi dhe kundërshtimi
• Marrëveshja e Klasifikimit NICE
29
Regjistrimi Ndërkombëtarë i MT: Sistemi i Madridit
• Historiku dhe Kushtet Përmbajtjesore Historiku dhe Kushtet
Përmbajtjesore
• Hapat për të Aplikuar për Regjistrim
• Regjistrimi, Lajmërimi, dhe Publikimi
• Shqyrtimi i Aplikacionit nga Zyrat Kombëtare të Shteteve të
Emërtuara Kontraktuese
• Periudha e vlefshmërisë së markës tregtare të regjistruar
ndërkombëtarisht (20 vite)
30
Regjistrimi i Markave Tregtare të Komunitetit (CTM)
Paraqitja e aplikacionit- Aplikimi për CTM mund të kryhet përmes faksit,
kopjes së shtypur, ose përmes kopjes elektronike me disk.
Shqyrtimi- Me pranimin e aplikacionit për CTM, OHIM e shqyrton atë vetëm
për baza absolute të refuzimit. Pas përfundimit të këtij shqyrtimi, OHIM e
dërgon markën e paraqitur për regjistrim në vende të ndryshme për
hulumtim.
Publikimi dhe Kundërshtimi- pasi të është paguar taksa për parashtrim,
marka do të publikohet në Gazetën e OHIM. Çdo palë e cila thirret në të
drejtën e përparësisë ose vjetërsisë për atë markë, mund të paraqet
kundërshtim.
31
(vazhdim)
Regjistrimi – nëse nuk paraqitet asnjë kundërshtim, ose nëse kundërshtimi i
paraqitur nuk ka pasur sukses, OHIM ia lëshon aplikuesit Markën Tregtare të
Komunitetit, e cila do të jetë e vlefshme për 10 vjet, me mundësi përtëritjeje
edhe për 10 vjet tjera.
CTM është një ndër Shtetet e Emërtuara në bazë të Protokollit të Madridit. Si
rrjedhojë, në momentin kur është fituar Marka Tregtare e Komunitetit, pala
mund ta shtrijë mbrojtjen edhe në vende të tjera duke paraqitur një kërkesë
për regjistrim ndërkombëtarë të qeverisur ekskluzivisht nga Protokolli.
32
REALIZIMI I TË DREJTAVE TË MARKAVE TREGTARE
Bartësi i markës së regjistruar tregtare gëzon një numër të drejtash me rastin
e marrjes së vendimit për regjistrim të markës tregtare me ZPI. Kështu, sipas
LMT, bartësi i markës së regjistruar tregtare ka këto të drejta:
1. Ndaloj përdorimin e paautorizuar të markës tregtare të tij përmes mjeteve
juridike në dispozicion (Nenet 8 – 13);
2. Të përdorë markën e regjistruar në tregun e Kosovës (Neni 14), si dhe
3. Të disponojë me markën tregtare të tij (Nenet 15 – 22).
33
Përdorimi i paautorizuar i markës tregtare – shkelja e
markës tregtare
Me regjistrimin e një marke të caktuar me ZPI, bartësi i markës tregtare fiton
të drejtën eksluzive mbi markën tregtare...
Mirëpo, që bartësi i një marke të regjistruar tregtare të mund të inicojë
procedurën e shkeljes së markës tregtare pranë gjykatës kompetente, duhet
të plotësohen disa kushte ligjore të parapara me Nenin 8.
Ndryshe nga ligji i mëparshëm ku në një rast shkelje të markës tregtare, kriteri
i parë më i rëndësishëm që duhej të konstatohej ka qenë ajo se shkelësi është
duke përdorur markën tregtare në rrjedhën e tregtisë, LMT i ri në të vërtetë
nuk paraqet këtë kriter.
34
E drejta e prioritetit
Elementi parësor që paraqitet në rast të shkeljes së markës tregtare, qoftë
identike apo të ngjashme, është ajo se kush ka të drejtën e përparësisë dhe si
do të mund të provohet e njëjta
Data e regjistrimit të markës tregtare nuk përcakton të drejtën e përparësisë.
Meqë sipas LMT aktual, shkelje e markës tregtare konsiderohet vetëm
përdorimi i paautorizuar i markës tregtare të regjistruar, atëherë provimi i të
drejtës së mëhershme mund të bëhet vetëm me vendimin e lëshuar nga ZPI, i
cili përmban edhe datën e paraqitjes së njohur.
35
Identiteti i dyfishtë i markave në diskutim
Një ndër bazat ligjore për inicimin e procedurës së shkeljes së markës tregtare
është i ashtqëuajturi “identiteti i dyfishtë” midis markës së mëhershme të
regjistruar dhe markës së shkelësit.
Markat fjalë janë identike në qoftë se të dy markat në diskutim janë marka
fjalë dhe kanë saktësisht të njëjtën varg të shkronjave apo numrave.
Sa i përket identitetit të mallrave apo shërbimeve, markat në diskutim duhet
të jenë të regjistruara në lidhje me të njejtat produkte apo shërbime. Në këtë
rast, identiteti do të ekzitoj nëse për shembull janë përdorur terme të njejta
(reklamim v. reklamim), nëse janë përdorur sinonime (veturë v. automobil).
36
Mundësia e shkaktimit të konfuzionit
Mundësi për shkaktimin e konfuzioni tek konsumatorët mund të krijohet me
rastin e përdorimit të markës identike ose të ngjashme, dhe me rastin e
prodhimit të mallrave dhe shërbimeve identike ose të ngjashme.
Llojet e konfuzionit:
Vlerësimi i mundësisë për konfuzion:
Sipas GjED-it, gjatë vlerësimit të ngjashmërisë së mallrave dhe shërbimeve, gjykatat
vendore duhet të marrin parasysh faktorët në vijim:
Natyrën e mallrave dhe të shërbimeve;
Perceptimin e konsumatorit mesatarë;
Faktin nëse këto dy ndërmarrje janë në konkurrencë me njëra tjetrën apo janë
ekonomikisht të ndërlidhura.
37
Realizimi i përfitimeve të padrejta dhe dëmtimi i karakterit
dallues
1. marka e mëhershme duhet të jetë e regjistruar dhe me reputacion në
territorin relevant;
2. duhet të ekzistojë njëllojshmëria apo ngjashmëria ndërmjet markave në
diskutim;
3. përdorimi i markës kundërvajtëse do të duhet të jetë në gjendje të realizojë
përfitime të padrejta, ose të jetë e dëmshme për karakterin dallues apo
reputacionin e markës së mëhershme.
38
Vazhdon...
Tabela në vijim paraqet disa nga dallimet të cilat janë theksuar nga praktika
gjyqësore e GjED sa i përket dalllimeve midis markave të mirënjohura dhe
markave me reputacion.
39
Ngjashmëria e shenjave – vendimi GJDBE Adidas/Fitnessworld – vetëm
lidhja e thjeshtë mjafton të përcaktohet shkelja e markës tregtare
Përfitimi i padrejtë dhe dëmtimi i karakterit dallues:
Përfitimi i padrejtë: Koncepti i "përfitimit të padrejtë" ndërlidhet jo me
dëmin e shkaktuar markës së mëhershme por lidhet me përfitimin e bërë nga
pala e tretë si rezultat i përdorimit të shenjës identike apo të ngjashme me
markën me reputacion.
Dëmtimi i karakterit dallues së markës së mëhershme (blurring )
Dëmtimi i reputacionit të markave të mëhershme: degradimi
(tarnishment):
40
Përdorimi i markës së regjistruar tregtare – vendosja në
treg
Sikurse kemi përmendur në Modulin 2 kur është shpjeguar përputhshmëria e
LMT të Kosovës me dispozitat e instrumenteve ndërkombëtare, përdorimi i
markës tregtare apo vendosja e markës tregtare në treg pas fitimit të
regjistrimit është shumë e rëndësishme dhe paraqet një ndër të drejtat e
bartësit të markës tregtare.
Kur markat tregtare regjistrohen pranë ZPI-së, ato regjistrohen në lidhje me
mallrat apo shërbimet për të cilat planifikohet të përdoret në tregun e
Kosovës.
Përdorimi në lidhje me mallrat/shërbimet e regjistruara:
41
vazhdon
Përdorimi në territorin e caktuar: Ky dimension paraqitet problematik
vecanërisht në shtetet federale sikurse ShBA apo në regjionet të cilat aplikojnë
sistem unik të mbrojtjes së markave tregtare sikurse është Bashkimi Europian,
i cili aplikon sistemin e Markave Tregtare Komunitare (CTM) paralelisht me
regjimet nacionale të shteteve anëtare.
Në këtë rastë, vetëm është paraqitur pyetja se bartësi i një Marke Tregtare
Komunitare, e cila është e vlefshme në mbarë BE-në, a ka për obligim që të
vendos produktin e tij në tërë tregun e BE-së apo do të mjaftonte vënja në
treg në shtetin apo disa prej shteteve të BE-së.
42
Disponimi me markën tregtare si objekt i pronësisë
Në bazë të Kreut V të LMT, transferet ose emërimet në vijim mund të
evidentohen në Regjistrin e Markave Tregtare për markat e regjistruara:
• Bartja apo transferi i një marke tregtare;
• Dhënia ose caktimi i licencës në bazë të markës së regjistruar;
• E drejta e pengut mbi një markë tregtare;
• Marka tregtare si objekt përmbarimi;
• Marka tregtare si objekt pronësor në procedurë të falimentimit.
43
vazhdon
Licencimi i Markave Tregtare të Regjistruara
Licenca mund të jetë e përgjithshme ose e kufizuar.
Licenca e kufizuar – mund të lëshohet në lidhje vetëm me disa mallra dhe
shërbime për të cilat është regjistruar marka tregtare; për përdorimin e
markës tregtare vetëm në një mënyrë të caktuar ose në një lokacion të
caktuar.
Licenca e përgjithshme – lëshohet pa asnjë kufizim sa i përket mallrave,
shërbimeve, mënyrës së përdorimit, ose lokacionit.
44
Kufizimet, mbrojtja ndaj pretendimeve për shkelje dhe
humbja e të drejtave
• Mbrojtja e «emrit apo adreses» - ky kufizim ligjor ka për qëllim që të ndaloj
bartësit e markave tregtare që të ndalojnë persona të caktuar që të përdorin
emrin dhe adresën e tyre për të identifikuar vetën e tyre.
• Përdorimi përshkrues (përdorim i lejuar) - Një shembull tjetër i kufizimit ligjor
në të drejtat e markës tregtare është përdorimi i termave përshkruese për të
treguar një karakteristikë të mallrave dhe shërbimeve.
• Përdorimi për të treguar qëllimin e produkteve/shërbimeve – nuk ekziston
shkelje e markës tregtare nëse përdorimi i markës është i nevojshëm për të
treguar qëllimin e përdorimit të mallrave dhe shërbimeve, veçanërisht në rastin
e pajisjeve shtesë apo pjesëve rezervë me kusht që ato përdoren në pajtim me
praktikat e ndershme industriale ose tregtare.
45
Mjetet e Disponueshme Juridike Vendore për Shkeljet e Markës Tregtare Mjetet e
Disponueshme Juridike Vendore për Shkeljet e Markës Tregtare
• Procedura Civile në lëmin e Markave Tregtere
• Masat e përkohshme në rast të shkeljes së markës tregtare:
• Masat e përkohshme për ruajtjen dhe sigurimin e dëshmive:
• Procedura Penale Për të u konsideruar një shkelje e markës tregtare si
vepër penale duhet të plotësohen kriteret e parapra me nenin 298 të Kodit
Penal
• Procedura Administrative Ligji për masat doganore
• VAZHDON: BESNIK SEFERI...
46
MARKAT KOLEKTIVE DHE CERTIFIKUESE
• Markat Kolektive
• Markat Certifikuese
EMRAT E DOMENIT DHE UZURPIMET KIBERNETIKE
• Emrat e Domenit dhe Markat Tregtare - Një pronar i një marke të
regjistruar mund të regjistrojë një emër të domenit
• Uzurpimi Kibernetik dhe Mjetet e Disponueshme Juridike
47
PYETJE???
48
Prezantim: MARKAT TREGTARE
Lënda: E Drejta e Pronësisë Intelektuale
Prishtinë, Prill 2017
Kristijan Ramaj
Fakulteti Juridik
Universiteti i Prishtinës
49

More Related Content

What's hot

E Drejta Trashëgimore
E Drejta TrashëgimoreE Drejta Trashëgimore
E Drejta TrashëgimoreRefik Mustafa
 
Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)
Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)
Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)fatonbajrami1
 
E drejta e detyrimeve & llojet e kontratave esi hasko
E drejta e detyrimeve & llojet e kontratave esi haskoE drejta e detyrimeve & llojet e kontratave esi hasko
E drejta e detyrimeve & llojet e kontratave esi haskoEsi Hasko
 
E Drejta Ndërkombtare Private
E Drejta Ndërkombtare PrivateE Drejta Ndërkombtare Private
E Drejta Ndërkombtare PrivateRefik Mustafa
 
Tema 1 e drejta e biznesit
Tema 1 e drejta e biznesitTema 1 e drejta e biznesit
Tema 1 e drejta e biznesitBledi Lila
 
E drejta familjare (permbledhje)
E drejta familjare (permbledhje)E drejta familjare (permbledhje)
E drejta familjare (permbledhje)Vehap Hashani
 
Kontrate mbi mbatjen e perjetshme
Kontrate mbi mbatjen e perjetshmeKontrate mbi mbatjen e perjetshme
Kontrate mbi mbatjen e perjetshmeHAMZA SADRIJA
 
Cikli i jetes se produktit ( marketing )
Cikli i jetes se produktit ( marketing )Cikli i jetes se produktit ( marketing )
Cikli i jetes se produktit ( marketing )Sabir Asipi
 
Tema 2 e drejta e biznesit
Tema 2 e drejta e biznesitTema 2 e drejta e biznesit
Tema 2 e drejta e biznesitBledi Lila
 
Metodologjia e Hulumtimeve
Metodologjia e Hulumtimeve Metodologjia e Hulumtimeve
Metodologjia e Hulumtimeve Fitore ZEQIRI
 
Subjektet e se drejtes riza smaka
Subjektet e se drejtes riza smakaSubjektet e se drejtes riza smaka
Subjektet e se drejtes riza smakaKastriot Gashi
 
E drejta sendore provim
E drejta sendore provimE drejta sendore provim
E drejta sendore provimv z
 
Bazat e marketingut - produkti
Bazat e marketingut - produktiBazat e marketingut - produkti
Bazat e marketingut - produktiVeton Sopjani
 
Konkurensa monopolistike
Konkurensa monopolistikeKonkurensa monopolistike
Konkurensa monopolistikeBastri Fetahu
 
Kushtet esenciale per lidhjen e nje kontrate
Kushtet esenciale per lidhjen e nje kontrateKushtet esenciale per lidhjen e nje kontrate
Kushtet esenciale per lidhjen e nje kontrateMenaxherat
 
E Drejta Trashëgimore - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Trashëgimore - Pyetje & PërgjigjeE Drejta Trashëgimore - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Trashëgimore - Pyetje & PërgjigjeRefik Mustafa
 

What's hot (20)

E drejta e procedures civile 1
E drejta e procedures civile 1E drejta e procedures civile 1
E drejta e procedures civile 1
 
E Drejta Trashëgimore
E Drejta TrashëgimoreE Drejta Trashëgimore
E Drejta Trashëgimore
 
Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)
Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)
Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)
 
E drejta e detyrimeve & llojet e kontratave esi hasko
E drejta e detyrimeve & llojet e kontratave esi haskoE drejta e detyrimeve & llojet e kontratave esi hasko
E drejta e detyrimeve & llojet e kontratave esi hasko
 
E drejta Biznesore
E drejta BiznesoreE drejta Biznesore
E drejta Biznesore
 
E DREJTA CIVILE
E DREJTA CIVILEE DREJTA CIVILE
E DREJTA CIVILE
 
E Drejta Ndërkombtare Private
E Drejta Ndërkombtare PrivateE Drejta Ndërkombtare Private
E Drejta Ndërkombtare Private
 
Tema 1 e drejta e biznesit
Tema 1 e drejta e biznesitTema 1 e drejta e biznesit
Tema 1 e drejta e biznesit
 
E drejta familjare (permbledhje)
E drejta familjare (permbledhje)E drejta familjare (permbledhje)
E drejta familjare (permbledhje)
 
E Drejta Tregtare
E Drejta TregtareE Drejta Tregtare
E Drejta Tregtare
 
Kontrate mbi mbatjen e perjetshme
Kontrate mbi mbatjen e perjetshmeKontrate mbi mbatjen e perjetshme
Kontrate mbi mbatjen e perjetshme
 
Cikli i jetes se produktit ( marketing )
Cikli i jetes se produktit ( marketing )Cikli i jetes se produktit ( marketing )
Cikli i jetes se produktit ( marketing )
 
Tema 2 e drejta e biznesit
Tema 2 e drejta e biznesitTema 2 e drejta e biznesit
Tema 2 e drejta e biznesit
 
Metodologjia e Hulumtimeve
Metodologjia e Hulumtimeve Metodologjia e Hulumtimeve
Metodologjia e Hulumtimeve
 
Subjektet e se drejtes riza smaka
Subjektet e se drejtes riza smakaSubjektet e se drejtes riza smaka
Subjektet e se drejtes riza smaka
 
E drejta sendore provim
E drejta sendore provimE drejta sendore provim
E drejta sendore provim
 
Bazat e marketingut - produkti
Bazat e marketingut - produktiBazat e marketingut - produkti
Bazat e marketingut - produkti
 
Konkurensa monopolistike
Konkurensa monopolistikeKonkurensa monopolistike
Konkurensa monopolistike
 
Kushtet esenciale per lidhjen e nje kontrate
Kushtet esenciale per lidhjen e nje kontrateKushtet esenciale per lidhjen e nje kontrate
Kushtet esenciale per lidhjen e nje kontrate
 
E Drejta Trashëgimore - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Trashëgimore - Pyetje & PërgjigjeE Drejta Trashëgimore - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Trashëgimore - Pyetje & Përgjigje
 

E drejta e pronësisë intelektuale markat tregtare

  • 1. te 1 E Drejta e Pronësisë Intelektuale MARKAT TREGTARE- Prof.Dr.Abdulla Aliu Prezantuar nga: Kristijan RAMAJ . Prishtinë 2017 1
  • 2. E Drejta e Pronësisë Intelektuale - ndarja: 2 Pronësia Intelektuale Pronësia Industriale Të Drejatat e Autorit dhe të Drejtat tjera të Përafërta Markat Tregtare Dizajni Industrial Patentat, etj. Nuk ka nevojë për regjistrim formal, ato mbrohen në mënyrë automatike pasi që të publikohen, (me përjashtim të disa shteteve). Kërkohet regjistrimi formal për të gëzuar mbrojtje juridike. Në Kosovë regjistrohen në zyrën e veqant për markat tregtare, tek Ministria e Tregtisë dhe Industris Kërkohet OREGJINALITETI I VEPRËS Shpikje - Kemi Diqka Të Re Që Nuk Ka Qenë Në Treg !
  • 3. Identifikimi i Markat Tregtare: 1. Si shënohen markat tregtare? Shkurtesa ndërkombëtare e markave trekgare është «TM». (foto ilustrim) 2. Përveq me <TM> (trademark) shpesh na shprehet edhe me shkrunjën R të futur në rreth, që simbolizon markë tregtare e regjistruar. 3
  • 4. Një tiketë e zakonshme e Coca Cola në shishe të qelqit 4
  • 5. I. Pjesa e Parë - Funksioni i Markave Tregtare dhe Ndikimi i tyre në Zhvillimin e Ekonomisë Funksioni identifikues:Funksioni i identifikimit të produktit apo shërbimit, si dhe identifikimit të origjinës është funksioni kryesor apo esencial i markës tregtare. Të identifikoni një markë të një produkti apo shërbimi të cilin si konsumatorë doni ta blini i kursen konsumatorit kohë dhe para. Funksioni i kontrollit të kualitetit: ekziston mendimi se markat tergtare duhet të gëzojnë mbrojtje meqë ato shfaqin kualitete të caktuara tek konsumatorët. Nëse mallrat apo shërbimet e shitura nën një markë të caktuar tregtare tregojnë cilësi të lartë, shumë njerëz do të fillojnë t’i blejnë ato pa marrë parasysh çmimin. 5
  • 6. Funksionet - vazhdon Funksioni i investimit, komunikimit dhe reklamimit: Këto funksione të markës tregtare janë funksione tipike të një marke me reputacion. Për rrjedhoje, për të gëzuar “shtresën e dytë” të mbrojtjes së markës, prodhuesit dhe ndërmarrjet investojnë shuma të konsiderueshme mjetesh në krijimin e reputacionit dhe imazhit të mirë qoftë përmes ofrimit të mallrave/shërbimeve kualitative qoftë përmes marketingut dhe reklamimit të vazhdueshëm të markës Funksioni i të drejtës së pronës private dhe funksioni ekonomik: E drejta në markën tregtare është e drejtë pronësore. Si e tillë, bartësi i të drejtës së markës tregtare gëzon të gjitha të drejtat që i gëzon edhe bartësi i pronës së paluajtshme apo asaj të luajtshme, të drejta këto që konsiderohen të drejta absolute subjektive 6
  • 7. II. Pjesa e Dytë Aktet Juridike me të cilat rregullohen Markat Tregtare në Kosovë - LIGJI PËR MARKAT TREGTARE I KOSOVËS - është burim kryesorë për markat tregtare. - Ligjet tjera: 1. Ligji Për Tregtinë e Brendshme Nr. 2004/18 sikurse është ndryshuar me Ligjin 04/L-005 (dispozitat në lidhje me mbrojtjen nga konkurenca e pandershme); 2. Ligji për Masat Doganore për Mbrojtjen e të Drejtave të Pronës Intelektuale Nr. 03/L-170 (Janar 2010); 3. Ligji Për Mbrojtjen e Konsumatorit 04/L-121 (2012) (p.sh. dispozitat për reklamimin krahasues), 7
  • 8. Aktet Juridike me të cilat rregullohen Markat Tregtare (vazhdim) Aktet Nënligjore: 1. Udhëzimi Administrativ nr. 2007/06 Për Krijimin e Zyrës së Pronësisë Industriale (2007); 2. Udhëzimi Administrativ Nr. 07/2010 Për Implementimin e Ligjit Nr. 03/L-170 për Masat doganore (2010); 3. Udhëzimi Administrativ 01/2012 Për Procedurën e Përshpejtuar të Ekzaminimit të Aplikimeve për Marka Tregtare (Janar 2012); 8
  • 9. Aktet nënligjore ( Vazhdim) 4. Udhëzimi Administrativ 09/2012 Për Përgjegjësinë, Mandatin dhe Fushveprimtarinë e Komisionit për Ankesa Kundër Vendimeve të ZPI-së (2012); 5. Udhëzimi Administrativ Nr. 13/2012 Për Procedurën e Regjistrimit të Markave Tregtare (Gusht 2012); 6. Udhëzimi Administrativ Nr. 12/2012 Për Tarifat e Regjistrimit (Gusht 2012); 7. Udhëzimi Administrativ Nr. 08/2013 Për Përfaqësues të Autorizuar në Fushën e Pronësisë Industriale (2013). 9
  • 10. Parimet e Përgjithshme Parimi i trajtimit kombëtar: Konventa e Parisit ka qenë marrëveshja e parë ndërkombëtare e cila ka përmbajtuar parimin e trajtimit kombëtar. I njejti parim është përfshirë edhe në Marrëveshjen TRIPS. Është me rëndësi të theksohet se ky parim është interpretuar ashtu që të përfshijë edhe diskriminimin de jure edhe atë de facto. Parimi i trajtimit më të favorshëm - Ndryshe nga parimi i trajtimit kombëtar, parimi i trajtimit më të favorshëm nuk ka qenë pjesë e Konventës së Parisit. Ky parim për herë të parë u parapa në Marrëveshjen e TRIPS. Në përputhje me këtë parim, avantazhet, privilegjet ose imunitetet e dhëna nga një Shtet Anëtar për shtetasit e ndonjë vendi tjetër në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale duhet të shtrihen pa kushte edhe te shtetasit e të gjithë anëtarëve të tjerë 10
  • 11. Instrumentet Kryesore Ndërkombëtare dhe ato të Acquis Communautaire të BE-së ❖Konventa e Parisit për Mbrojtjen e Pronësisë Industriale1 (20 Mars 1883) ❖Marrëveshja e Madridit për Regjistrimin Ndërkombëtar të Markave Tregtare (1891), si dhe Protokolli që i përket Marrëveshjes së Madridit2 (1989) ❖Marrëveshja TRIPS (marrveshja e Parisit për tregti të lirë {7 Sesione, 72 Nene}) ❖Direktiva e Parë e Këshillit 89/104/EEC (1988) ❖Rregullorja e Këshillit (EC) Nr. 40/94 për Markën Tregtare të Komunitetit 11
  • 12. Ligji për Markat Tregtare i Kosovës dhe Përputhshmëria e tij me Instrumentet Ndërkombëtare dhe të BE-së për Markat Tregtare Procedura e fitimit dhe zbatimit të markave tregtare në Kosovë rregullohet me Ligjin për Markat Tregtare të Kosovës , i cili ka hyrë në fuqi në Shtator të vitit 2011. Për rrjedhojë, miratimi i një ligji të ri i cili ka pasur për qëllim, ndër të tjera, edhe përafërimin e kësaj lëmie me Direktiven e Parë të BE-së ka qenë mëse e domosdoshme. Vlen të përmendet se LMT bazën e tij ligjore e nxjerr nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës si akt më i lart juridik i një shteti, përkatësisht neni 46 i cili parasheh se mbrotja e pronës intelektuale rregullohet me ligj. 12
  • 13. Vazhdon... • Për dallim nga ligji paraprak, LMT aktual shumë qartë e thekson se e drejta në markë tregtare fitohet përmes regjistrimit të markës në Zyrën për Pronësi Industriale (ZPI). • Përputhshmëria e LMT me instrumentet ndërkombëtare, përkatësisht Konventën e Parisit dhe Marrëveshjen e TRIPS, si dhe me Direktivën e Parë të BE- së, është cështje mjaft e komplikuar. Kjo për arsye se kjo përputhshmëri duhet të shikohet dhe analizohet nga shumë dimensione. • Kjo për arsye se shqyrtimi i Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 15 përputhshmërisë së ligjit të aplikueshëm në Kosovë me këto dispozita, përveq analizimit të LMT, kërkon edhe analizim të dispozitave të Ligjit të Procedurës Kontestimore, Ligjit të Procedurës Administrative, si dhe Kodit Penal dhe Kodit Penal Procedural të Kosovës. 13
  • 14. Përdorimi i Markave Tregtare Te dy instrumentet ndërkombëtare, edhe Konventa e Parisit edhe Marrëveshja TRIPS vëjnë theksin tek disa elemente të nocionit të “përdorimit të markës”. Për më tepër, për dallim nga e drejta mbi pronën e prekshme, në rast se bartësi i markës tregtare nuk bën shfrytëzimin e rregullt dhe të afatshëm të markës së tij, mund të vie deri tek revokimi i regjistrimit të markës tregtare. 14
  • 15. 1. Elementi i parë i përket afatit kohor brenda të cilit bartësi i markës ka “imunitet” nga revokimi i regjistrimit për shkak të mos përdorimit të markës. Është Marrëveshja TRIPS e cila përcakton afatin minimal kohor që duhet të i’i jepet bartësve të markave tregtare për të vën markën e tyre në treg dhe ky afat nuk mund të jetë më i shkurtër se (3) tre vjet që nga regjistrimi i markës. Ligji për Markat Tregtare sikurse edhe shumica e ligjeve të shteteve të tjera, shkojnë tutje dhe parashohin një afat prej 5 vjetësh që nga regjistrimi i markës tregtare brenda së cilës marka e caktuar nuk do të mund të revokohej për shkak të mos përdorimit. 15
  • 16. Vazhdon... 2. Elementi i dytë - Ka të bëjë me të ashtquajturat shfajsimet e mos përdorimit të markës. Ngjashëm sikurse në Konventën e Parisit dhe TRIPS, edhe LMT parasheh që një markë nuk do të revokohet nëse “ekzistojnë shkaqe të arsyeshme për mos përdorimin e saj”. Mirëpo, vlen të përmendet rasti Armin Häupl vs Lidl Stiftung & Co. KG, me c’rast Gjykata Evropiane e Drejtësisë (GJED) duke interpretuar nenin 12(2) të Direktivës së BE-së, vlerson se shkaqe të arsyeshme për mos përdorim nënkupton “pengesat që kanë lidhje direkte me markën tregtare, duke bërë përdorimin të pamundur ose të pa arsyeshëm dhe mbi të cilat bartësi I markës nuk ka kontroll”. 16
  • 17. Vazhdon.. 3. Se në cfarë mase përdorimi i markës nga i lincensuari dhe bashkëpronari konsiderohen të mjaftueshme që nje markë tregtare të mos mund të revokohet për shkak të mospërdorimit është elementi i fundit me rëndësi i paraqitur nga këto instrumente. Konventa e Parisit parasheh që përdorimi i markës nga bashkëpronari të konsiderohet përdorim i mjaftueshëm i markës. Tek dispozitat për “përdorimin e markës”, 17
  • 18. III.PJESA E TRETË KUSHTET PËR REGJISTRIMIN E MARKAVE TREGTARE Kushtet për ekzistimin apo regjistrimin e një marke tregtare sipas LMT janë të përcaktuara në tri nene kryesore, dhe atë në nenin 5, 6 dhe 7. Për regjistrimin e një marke me Zyrën për Pronësi Industriale, që të gjitha këto kushte duhet të plotësohen në mënyrë kumulative. Kushtet e parapara me këto nene mund të jenë kushte “pozitive” dhe kushte “negative”. Kushte pozitive janë ato të cilat shenja e caktuar duhet të i përmbaj në mënyrë që të mund të regjistrohet si markë tregtare. Ndërsa, kushtet negative janë ato të cilat nuk duhet të ekzistojnë në mënyrë që të mund të regjistrohet si markë tregtare. 18
  • 19. vazhdon... Për rrjedhojë, si kushte të cilat duhet të i përmbush një shenjë në mënyrë që të mund të regjistrohet si markë tregtare janë dy: 1. Shenja duhet të mund të paraqitet grafikisht, dhe 2. Shenja duhet të ketë karakter dallues – dallueshmëria Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 27 Ndërsa, të ashtëquajturat pengesa për regjistrimin e markave tregtare janë të parapara në nenet 6 dhe 7 të LMT-së, të cilat parashohin: 1. Pengesat absolute për regjistrimin e markave tregtare, dhe 2. Pengesat relative për regjistrimin e markave tregtare. 19
  • 20. Paraqitja grafike e shenjave Paraqitja grafike nënkupton që shenja të mund të paraqitet vizualisht, përmes fotografive, linjave apo shkronjave ashtu që ato do të mund të identifikoheshin në mënyrë të qartë. Qëllimi se pse disa shtete (jo të gjitha) kushtëzojnë regjistrimin e shenjës si markë tregtare me paraqitjen grafike janë të shumta. Në rradhë të parë, me anë të paraqitjes grafike definohet saktësisht se cili është objekti i mbrojtjes. Një objekt mbrojtës i definuar qartë do të mund të regjistrohej në regjistrin për marka tregtare të cilat janë publike dhe me këtë rast do të shmangej subjektiviteti me rastin e përceptimit të markës. 20
  • 21. Vazhdon... Në parim, paraqitja grafike nuk është cështje problematike nëse kemi të bëjmë me të ashtëquajturat marka tradicionale sikurse janë markat fjalë, markat figurative apo markat e përziera. Problemi i paraqitjes grafike ngritet vetëm në rastin e markave jo-tradicionale, niveli i mbrojtjes së të cilave akoma dallon jashtëzakonisht shumë në vende të ndryshme. Si marka jo-tradicionale konsiderohen ngjyrat, markat me zë, markat erë, markat lëvizëse (motion marks) dhe hologramet. 21
  • 22. Dallueshmëria Funksioni kryesor i një marke tregtare është të shërbejë si identifikues i burimit. Në mënyrë që ta kryen këtë qëllim, marka duhet të ketë veçori dalluese. Për këtë arsye, dallueshmëria është kushti themelor për mbrojtjen e markës tregtare. Jo të gjitha marka tregtare kanë veti të njëjta dalluese, dhe si rrjedhojë, gjykatat zakonisht e masin nivelin e dallueshmërisë përmes të ashtuquajturit “spektrit të dallueshmërisë”. Sipas këtij spektri, ekzistojnë pesë nivele të fuqishmërisë së markave *do ti trajtojm në slidet në vazhdim... 22
  • 23. Markat e sajuara apo imagjinare Janë markat më të fuqishme. Shembuj të këtyre janë markat KODAK dhe XEROX. Këto dy shembuj janë marka të shpikura dhe qëllimi i tyre i vetëm është ta identifikojnë një mall ose shërbim të caktuar (të dy markat e përmendura merren me prodhuimin e aparateve fotografike). Pse janë emërtuar marka imagjinare? Sepse në jetën e përditshme ato nuk kanë ndonjë kuptim dhe as nuk gjenden në fjalorin gjuhësor, thjesht kur përmendim ato na kujtove automatikisht marka tregtere. 23
  • 24. Markat sugjeruese Janë marka që sugjerojnë një cilësi ose veçori të mallit apo shërbimit. Çfarë i dallon markat sugjeruese prej atyre përshkruese? Gjë që i bën markat sugjeruese më të forta, është fakti se këto të fundit kërkojnë më shumë imagjinatë nga ana e konsumatorit, për të ardhur deri te përfundimi se për çfarë mallra dhe shërbime bëhet fjalë. Disa shembuj të markave sugjeruese janë: MICROSOFT ose COMTRADE me ç’rast, konsumatorit do t’i nevojitej një lloj imagjinate dhe të mendohet për ta kuptuar se bëhet fjalë për marka që përdoren për kompjuter dhe programe kompjuterike (softuer). 24
  • 25. Markat arbitrare Janë marka të cilat përbëhen nga një fjalë që ka kuptim të zakonshëm, si për shembull APPLE, në përkthim MOLLA (për kompjuter), RINGS, në përkthim UNAZË (restaurant) dhe MANGO (për rroba), por që nuk kanë lidhje me mallrat dhe shërbimet të cilat shiten nën atë emër të markës tregtare. Për shembull, nëse marka RINGS përdoret për unaza, atëherë do të konsiderohej si markë përshkruese që nuk meriton mbrojtjen. Mirëpo, nëse e njëjta përdoret në lidhje me një restorant, atëherë konsiderohet si markë e fuqishme e cila meriton mbrojtjen. Kemi gjithashtu: Markat përshkruese (vetë emërdmi e përshkruan edhe produktin) dhe marka të përgjithshme bien në kategorinë më të ulët të spektrit të dallueshmërisë pasi që përbëhen prej fjalëve që janë të rëndomta në gjuhën e përditshme 25
  • 26. Kushtet Negative Për Regjistrimin e Markave Tregtare Pengesat absolute për regjistrimin e markave tregtare Sikurse është theksuar edhe më lartë, sipas neni 6 të LMT, ZPI si organ kompetent për regjistrimin e markave tregtare, ka për obligim që sipas detyrës zyrtare të ekzaminojë dhe vendos nëse ekzistojnë pengesat absolute për regjistrimin e shenjës së caktuar. Në rast të konstatimit të ekzistimit të pengesave absolute, ZPI në përputhje me nenin 31 të LMT, lëshon një vendim refuzues preliminar, me c’rast aplikuesi brenda një afati të caktuar kohor, mund të paraqesë vëretjet e tij dhe të kërkojë plotësimin e aplikimit. Pas procedurës së aplikimit, ZPI varësisht prej bindjes së lirë, mund të lëshoj vendimin përfundimtar refuzues apo të vendos të regjistrojë markën tregtare. 26
  • 27. Pengesat relative Për dallim prej pengesave absolute, në rastin e pengesave relative apo si quhen ndryshe pengesa për shkak të drejtave të mëhershme, ZPI nuk ka për obligim që të shqyrtojë regjistrueshmërinë e një marke mbi këtë bazë. Sipas Nenit 7, i cili parasheh pengesat relative për regjistrimin e markës tregtare, janë personat e tretë ata të cilët mund të inicojnë procedurën e kundërshtimit të regjistrimit për shkak të të drejtave të mëhershme. Procedura e kundërshtimit të regjistrimit të aplikimit është procedura më e shpeshtë administrative, mirëpo që në fakt ngrit cështje shumë të komplikuara ligjore. 27
  • 28. Diskutim i përbashkët Çka ju bënë juve që të përcaktoheni në një markë tregtare? Emri...Cilësia...Dizajni...Qmimi...Ju lidhet me një ngjarje...Përshtypja që e krijoni tek dikush që ju sheh...Dëshironi të tregoni jetën luksoze? Cila është marka tregtare vendore më e pëlqyera për juve? 28
  • 29. Regjistrimi i Markave Tregtare • Ku bëhet regjistrimi i Markave tregtare? • Si bëhet regjistrimi (procedurat, parashtrimi i kërkesës, shqyrtimi etj.) • Publikimi dhe kundërshtimi • Marrëveshja e Klasifikimit NICE 29
  • 30. Regjistrimi Ndërkombëtarë i MT: Sistemi i Madridit • Historiku dhe Kushtet Përmbajtjesore Historiku dhe Kushtet Përmbajtjesore • Hapat për të Aplikuar për Regjistrim • Regjistrimi, Lajmërimi, dhe Publikimi • Shqyrtimi i Aplikacionit nga Zyrat Kombëtare të Shteteve të Emërtuara Kontraktuese • Periudha e vlefshmërisë së markës tregtare të regjistruar ndërkombëtarisht (20 vite) 30
  • 31. Regjistrimi i Markave Tregtare të Komunitetit (CTM) Paraqitja e aplikacionit- Aplikimi për CTM mund të kryhet përmes faksit, kopjes së shtypur, ose përmes kopjes elektronike me disk. Shqyrtimi- Me pranimin e aplikacionit për CTM, OHIM e shqyrton atë vetëm për baza absolute të refuzimit. Pas përfundimit të këtij shqyrtimi, OHIM e dërgon markën e paraqitur për regjistrim në vende të ndryshme për hulumtim. Publikimi dhe Kundërshtimi- pasi të është paguar taksa për parashtrim, marka do të publikohet në Gazetën e OHIM. Çdo palë e cila thirret në të drejtën e përparësisë ose vjetërsisë për atë markë, mund të paraqet kundërshtim. 31
  • 32. (vazhdim) Regjistrimi – nëse nuk paraqitet asnjë kundërshtim, ose nëse kundërshtimi i paraqitur nuk ka pasur sukses, OHIM ia lëshon aplikuesit Markën Tregtare të Komunitetit, e cila do të jetë e vlefshme për 10 vjet, me mundësi përtëritjeje edhe për 10 vjet tjera. CTM është një ndër Shtetet e Emërtuara në bazë të Protokollit të Madridit. Si rrjedhojë, në momentin kur është fituar Marka Tregtare e Komunitetit, pala mund ta shtrijë mbrojtjen edhe në vende të tjera duke paraqitur një kërkesë për regjistrim ndërkombëtarë të qeverisur ekskluzivisht nga Protokolli. 32
  • 33. REALIZIMI I TË DREJTAVE TË MARKAVE TREGTARE Bartësi i markës së regjistruar tregtare gëzon një numër të drejtash me rastin e marrjes së vendimit për regjistrim të markës tregtare me ZPI. Kështu, sipas LMT, bartësi i markës së regjistruar tregtare ka këto të drejta: 1. Ndaloj përdorimin e paautorizuar të markës tregtare të tij përmes mjeteve juridike në dispozicion (Nenet 8 – 13); 2. Të përdorë markën e regjistruar në tregun e Kosovës (Neni 14), si dhe 3. Të disponojë me markën tregtare të tij (Nenet 15 – 22). 33
  • 34. Përdorimi i paautorizuar i markës tregtare – shkelja e markës tregtare Me regjistrimin e një marke të caktuar me ZPI, bartësi i markës tregtare fiton të drejtën eksluzive mbi markën tregtare... Mirëpo, që bartësi i një marke të regjistruar tregtare të mund të inicojë procedurën e shkeljes së markës tregtare pranë gjykatës kompetente, duhet të plotësohen disa kushte ligjore të parapara me Nenin 8. Ndryshe nga ligji i mëparshëm ku në një rast shkelje të markës tregtare, kriteri i parë më i rëndësishëm që duhej të konstatohej ka qenë ajo se shkelësi është duke përdorur markën tregtare në rrjedhën e tregtisë, LMT i ri në të vërtetë nuk paraqet këtë kriter. 34
  • 35. E drejta e prioritetit Elementi parësor që paraqitet në rast të shkeljes së markës tregtare, qoftë identike apo të ngjashme, është ajo se kush ka të drejtën e përparësisë dhe si do të mund të provohet e njëjta Data e regjistrimit të markës tregtare nuk përcakton të drejtën e përparësisë. Meqë sipas LMT aktual, shkelje e markës tregtare konsiderohet vetëm përdorimi i paautorizuar i markës tregtare të regjistruar, atëherë provimi i të drejtës së mëhershme mund të bëhet vetëm me vendimin e lëshuar nga ZPI, i cili përmban edhe datën e paraqitjes së njohur. 35
  • 36. Identiteti i dyfishtë i markave në diskutim Një ndër bazat ligjore për inicimin e procedurës së shkeljes së markës tregtare është i ashtqëuajturi “identiteti i dyfishtë” midis markës së mëhershme të regjistruar dhe markës së shkelësit. Markat fjalë janë identike në qoftë se të dy markat në diskutim janë marka fjalë dhe kanë saktësisht të njëjtën varg të shkronjave apo numrave. Sa i përket identitetit të mallrave apo shërbimeve, markat në diskutim duhet të jenë të regjistruara në lidhje me të njejtat produkte apo shërbime. Në këtë rast, identiteti do të ekzitoj nëse për shembull janë përdorur terme të njejta (reklamim v. reklamim), nëse janë përdorur sinonime (veturë v. automobil). 36
  • 37. Mundësia e shkaktimit të konfuzionit Mundësi për shkaktimin e konfuzioni tek konsumatorët mund të krijohet me rastin e përdorimit të markës identike ose të ngjashme, dhe me rastin e prodhimit të mallrave dhe shërbimeve identike ose të ngjashme. Llojet e konfuzionit: Vlerësimi i mundësisë për konfuzion: Sipas GjED-it, gjatë vlerësimit të ngjashmërisë së mallrave dhe shërbimeve, gjykatat vendore duhet të marrin parasysh faktorët në vijim: Natyrën e mallrave dhe të shërbimeve; Perceptimin e konsumatorit mesatarë; Faktin nëse këto dy ndërmarrje janë në konkurrencë me njëra tjetrën apo janë ekonomikisht të ndërlidhura. 37
  • 38. Realizimi i përfitimeve të padrejta dhe dëmtimi i karakterit dallues 1. marka e mëhershme duhet të jetë e regjistruar dhe me reputacion në territorin relevant; 2. duhet të ekzistojë njëllojshmëria apo ngjashmëria ndërmjet markave në diskutim; 3. përdorimi i markës kundërvajtëse do të duhet të jetë në gjendje të realizojë përfitime të padrejta, ose të jetë e dëmshme për karakterin dallues apo reputacionin e markës së mëhershme. 38
  • 39. Vazhdon... Tabela në vijim paraqet disa nga dallimet të cilat janë theksuar nga praktika gjyqësore e GjED sa i përket dalllimeve midis markave të mirënjohura dhe markave me reputacion. 39
  • 40. Ngjashmëria e shenjave – vendimi GJDBE Adidas/Fitnessworld – vetëm lidhja e thjeshtë mjafton të përcaktohet shkelja e markës tregtare Përfitimi i padrejtë dhe dëmtimi i karakterit dallues: Përfitimi i padrejtë: Koncepti i "përfitimit të padrejtë" ndërlidhet jo me dëmin e shkaktuar markës së mëhershme por lidhet me përfitimin e bërë nga pala e tretë si rezultat i përdorimit të shenjës identike apo të ngjashme me markën me reputacion. Dëmtimi i karakterit dallues së markës së mëhershme (blurring ) Dëmtimi i reputacionit të markave të mëhershme: degradimi (tarnishment): 40
  • 41. Përdorimi i markës së regjistruar tregtare – vendosja në treg Sikurse kemi përmendur në Modulin 2 kur është shpjeguar përputhshmëria e LMT të Kosovës me dispozitat e instrumenteve ndërkombëtare, përdorimi i markës tregtare apo vendosja e markës tregtare në treg pas fitimit të regjistrimit është shumë e rëndësishme dhe paraqet një ndër të drejtat e bartësit të markës tregtare. Kur markat tregtare regjistrohen pranë ZPI-së, ato regjistrohen në lidhje me mallrat apo shërbimet për të cilat planifikohet të përdoret në tregun e Kosovës. Përdorimi në lidhje me mallrat/shërbimet e regjistruara: 41
  • 42. vazhdon Përdorimi në territorin e caktuar: Ky dimension paraqitet problematik vecanërisht në shtetet federale sikurse ShBA apo në regjionet të cilat aplikojnë sistem unik të mbrojtjes së markave tregtare sikurse është Bashkimi Europian, i cili aplikon sistemin e Markave Tregtare Komunitare (CTM) paralelisht me regjimet nacionale të shteteve anëtare. Në këtë rastë, vetëm është paraqitur pyetja se bartësi i një Marke Tregtare Komunitare, e cila është e vlefshme në mbarë BE-në, a ka për obligim që të vendos produktin e tij në tërë tregun e BE-së apo do të mjaftonte vënja në treg në shtetin apo disa prej shteteve të BE-së. 42
  • 43. Disponimi me markën tregtare si objekt i pronësisë Në bazë të Kreut V të LMT, transferet ose emërimet në vijim mund të evidentohen në Regjistrin e Markave Tregtare për markat e regjistruara: • Bartja apo transferi i një marke tregtare; • Dhënia ose caktimi i licencës në bazë të markës së regjistruar; • E drejta e pengut mbi një markë tregtare; • Marka tregtare si objekt përmbarimi; • Marka tregtare si objekt pronësor në procedurë të falimentimit. 43
  • 44. vazhdon Licencimi i Markave Tregtare të Regjistruara Licenca mund të jetë e përgjithshme ose e kufizuar. Licenca e kufizuar – mund të lëshohet në lidhje vetëm me disa mallra dhe shërbime për të cilat është regjistruar marka tregtare; për përdorimin e markës tregtare vetëm në një mënyrë të caktuar ose në një lokacion të caktuar. Licenca e përgjithshme – lëshohet pa asnjë kufizim sa i përket mallrave, shërbimeve, mënyrës së përdorimit, ose lokacionit. 44
  • 45. Kufizimet, mbrojtja ndaj pretendimeve për shkelje dhe humbja e të drejtave • Mbrojtja e «emrit apo adreses» - ky kufizim ligjor ka për qëllim që të ndaloj bartësit e markave tregtare që të ndalojnë persona të caktuar që të përdorin emrin dhe adresën e tyre për të identifikuar vetën e tyre. • Përdorimi përshkrues (përdorim i lejuar) - Një shembull tjetër i kufizimit ligjor në të drejtat e markës tregtare është përdorimi i termave përshkruese për të treguar një karakteristikë të mallrave dhe shërbimeve. • Përdorimi për të treguar qëllimin e produkteve/shërbimeve – nuk ekziston shkelje e markës tregtare nëse përdorimi i markës është i nevojshëm për të treguar qëllimin e përdorimit të mallrave dhe shërbimeve, veçanërisht në rastin e pajisjeve shtesë apo pjesëve rezervë me kusht që ato përdoren në pajtim me praktikat e ndershme industriale ose tregtare. 45
  • 46. Mjetet e Disponueshme Juridike Vendore për Shkeljet e Markës Tregtare Mjetet e Disponueshme Juridike Vendore për Shkeljet e Markës Tregtare • Procedura Civile në lëmin e Markave Tregtere • Masat e përkohshme në rast të shkeljes së markës tregtare: • Masat e përkohshme për ruajtjen dhe sigurimin e dëshmive: • Procedura Penale Për të u konsideruar një shkelje e markës tregtare si vepër penale duhet të plotësohen kriteret e parapra me nenin 298 të Kodit Penal • Procedura Administrative Ligji për masat doganore • VAZHDON: BESNIK SEFERI... 46
  • 47. MARKAT KOLEKTIVE DHE CERTIFIKUESE • Markat Kolektive • Markat Certifikuese EMRAT E DOMENIT DHE UZURPIMET KIBERNETIKE • Emrat e Domenit dhe Markat Tregtare - Një pronar i një marke të regjistruar mund të regjistrojë një emër të domenit • Uzurpimi Kibernetik dhe Mjetet e Disponueshme Juridike 47
  • 49. Prezantim: MARKAT TREGTARE Lënda: E Drejta e Pronësisë Intelektuale Prishtinë, Prill 2017 Kristijan Ramaj Fakulteti Juridik Universiteti i Prishtinës 49

Editor's Notes

  1. . Funksioni i të drejtës së pronës private dhe funksioni ekonomik: Përveq funksioneve të lartëpërmendura që një markë tregtare mund të ketë, nuk mund të lihet pa u përmendur edhe fakti që e drejta në markën tregtare është e drejtë pronësore. Si e tillë, bartësi i të drejtës së markës tregtare gëzon të gjitha të drejtat që i gëzon edhe bartësi i pronës së paluajtshme apo asaj të luajtshme, të drejta këto që konsiderohen të drejta absolute subjektive. Kështu, në rradhë të parë, bartësi i markës tregtare ka të drejtën për të ndaluar të tjerët që të përdorin markën e ngjashme që mund të shkaktoj konfuzion në lidhje me origjinën e mallit/shërbimit. Tutje bartësi ka gjithashtu të drejtë që të përdor pronën e tij, të licensojë apo të jap për shfrytëzim, të bartë apo transferojë të drejtën e tij, ta lë peng, të jetë objekt përmbarimi apo falimentimi i ndërmarrjes. Pra, marka tregtare mund të shndërrohen në pasuri të vlefshme për kompaninë/biznesin. Markat tregtare janë pasuri të paprekshme të cilat në shtete të zhvilluara janë bërë pasuri e vlefshme dhe e domosdoshme në zhvillimet afariste. Shembulli më i mirë për të dëshmuar këtë janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërmarrjet dhe kompanitë e mëdha në ShBA shpenzojnë më tepër në pasuri të paprekshme se në pasuri të prekshme. Mesatarisht, kjo pasuri e paprekshme vlerësohet të jetë 40% e vlerës. Emrat më të famshëm tregtarë në botë, siç janë kompania Coca-Cola, korporata Microsoft, dhe IBM janë emra, vlera e tregut e të cilave është prej 50 deri në 70 miliard dollar. Këto përfitime krijohen kryesisht përmes dhënies me licencë të të drejtave të Markës Tregtare. Si përmbledhje e arsyes pse nevojitet ligji për markat tregtare në një ekonomi të tregut, Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara e ka thënë më së miri: "Ligji për markat tregtare, duke parandaluar të tjerët nga kopjimi i një marke që identifikon një burim, zvogëlon shpenzimet e një konsumatori kur del për të blerë dhe kur vendosë çfarë të blejë, sepse e siguron atë që ky mall – me markë të caktuar – prodhohet nga i njëjti prodhues sikurse edhe produktet e tjera me markë të ngjashme të cilat këtij konsumatori i kanë pëlqyer, ose jo, në të kaluarën. Njëkohësisht, ligji ndihmon duke e siguruar prodhuesin se ai (e jo konkurrenti imitues) do të korrë shpërblimet financiare dhe reputacionin e mirë lidhur me një produkt të dëshirueshëm." Qualitex Co. kundër Jacobson Products Co, Gjykata Supreme e ShBA (1995).”
  2. . Në mënyrë të ngjashme me parimin e trajtimit kombëtar, parimi MFN është interpretuar të zbatohet vetëm nëse një vend ka hyrë në një marrëveshje me një vend tjetër, e cila marrëveshje do të krijonte të drejta më të shumta sesa ato të dhëna nga TRIPS
  3. është traktati i parë ndërkombëtar, në fushën e të drejtave për Pronësinë Intelektuale, i cili vendosë rregulla dhe parime të përbashkëta për të gjitha Shtetet Kontraktuese. Ndër parimet kryesore të vendosura nga kjo Konventë janë parimet e trajtimit kombëtar dhe e drejta e përparësisë. Edhe një tjetër parim i rëndësishëm i dalë nga kjo konventë janë rregullat për mbrojtjen e markave të mirë njohura (well known trademarks). Në bazë të Nenit 6bis, një Shtet Kontraktues është i obliguar t’i ofrojë mbrojtje një marke të mirë njohur tregtare edhe nëse ajo markë nuk është e regjistruar në atë shtet. Vlen të theksohet se nëse një ndërmarrje vendos të thirret në mbrojtje për shkak të ekzistimit të markës së mirënjohur tregtare, e njëjta duhet të vërtetohet me dëshmi të ndryshme dhe jo të supozohet. i ashtuquajturi Sistemi i Madridit 1 E administruar nga OBPI, me 172 Shtete Kontraktuese 2 E administruar nga OBPI Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 12 mundëson pronarët e markave tregtare që të aplikojnë për regjistrimin e një marke tregtare në të njëjtën kohë në shumë shtete anëtare, në vend se të aplikojnë veç e veç në secilin shtet. Kusht themelor që një ndërmarrje të mund të shfrytëzojë përparësitë e sistemit ndërkombëtar të Madridit është që e njëjta të ketë një aplikim të vlefshëm për markë tregtare në vendin e origjinës, i cili duhet të jetë shtet nënshkrues i Marrëveshjes apo Protokollit të Madridit. E vecanta e këtij sistemi është se procedura e regjistrimit të aplikimit për markë tregtare zhvillohet vecmas në secilin shtet të shtrire (dezignuar) me aplikacion. Pra, edhe në këtë rast i njëjti aplikim mund të regjistrohet në shtetin A të dezignuar, ndërsa të kundërshtohet në shtetin B të dezignuar. Mirëpo, në përfundim të procedurës, pronarit i jepet një Regjistrim Ndërkombëtar për markën tregtare i cili është njejtë i vleshëm si regjistrimet nacionale në shtetet e dezignuara. Meqë Republika e Kosovës nuk është shtet nënshkrues i Marrëveshjes ose Protokollit të Madridit, personat apo ndërmarrjet kosovare nuk kanë mundësi që të e shfrytëzojnë këtë sistem ndërkombëtar për regjistrimin e markave tregtare në botë. është marrëveshja më gjithëpërfshirëse ndërkombëtare në këtë lëmi, e cila administrohet nga Organizata Botërore e Tregtisë (OBT). Përveq standardeve minimale në lidhje me disponueshmërinë, shtrirjen dhe përdorimin e të drejtave të pronës intelektuale të cilat i vendos kjo marrëveshje për shtetet nënshkruese dhe ato që aspirojnë antarësimin në OBT, marrëveshja TRIPS gjithashtu përmban, apo thënë më mirë, zgjeron parimet bazë të aplikueshme për të gjitha objektet e pronës intelektuale. Në këtë rrjedhë, përveq parimeve të cilat kanë qenë paraparë edhe me marrëveshjet tjera të mëhershme sikurse Konventa e Parisit apo Konventa e Bernës, marrëveshja TRIPS parasheh për herë të parë edhe parimin e “trajtimit më të favorshëm kombëtar’ (most favoured nation treatment). Marrëveshja TRIPS gjithashtu përmban edhe dispozita të cilat rregullojnë procedurën e zbatimit të të drejtave nga prona intelektuale, fitimin dhe mirëmbajtjen e të drejtave të pronës intelektuale, si dhe mekanizmin për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të cilat mund të dalin nga kjo marrëveshje. Sa i përket standardeve minimale, TRIPS përcakton kriteret më të ulëta të pranueshme për mbrojtjen e objekteve të pronës intelektuale. Dispozitat që përfshijnë standardet minimale në Marrëveshjen e TRIPS mund të ndahen në dy pjesë: pjesa e parë përbëhet nga standardet themelore të parashikuara edhe nga Konventa e Parisit, Konventa e Bernës, Konventa e Romës, dhe në Traktatin e Uashingtonit. Neni 2 i Marrëveshjes TRIPS ka inkorporuar disa dispozita të Konventave të lartëpërmendura si pjesë e marrëveshjes. Prandaj, të gjitha shtetet anëtare të OBT-së ose të vendeve që synojnë hyrjen në OBT duhet të sjellin ligjet e tyre në përputhje me këto dispozita të cilat janë inkorporuar në TRIPS. Pjesa tjetër përfshin standardet minimale që marrëveshja TRIPS parasheh dhe që zbatohen pavarësisht nga normat para ekzistuese ndërkombëtare. Disa nga këto standarde minimale kanë të bëjnë me rregullat e paraqitjes dhe të prioritetit, kërkesa për përdorim të markës tregtare, regjistrimin dhe pavarësinë e markave tregtare, mbrojtjen e markave të mirënjohura, shenjat të cilat mund të mbrohen me markë tregtare, të drejtat eksluzive të bartësit të markave tregtare, përjashtimet, kohëzgjatja e mbrojtjes, si dhe dispozita të cilat kanë të bëjnë me licensimin dhe bartjen e të drejtave nga prona intelektuale. është marrëveshja më gjithëpërfshirëse ndërkombëtare në këtë lëmi, e cila administrohet nga Organizata Botërore e Tregtisë (OBT). Përveq standardeve minimale në lidhje me disponueshmërinë, shtrirjen dhe përdorimin e të drejtave të pronës intelektuale të cilat i vendos kjo marrëveshje për shtetet nënshkruese dhe ato që aspirojnë antarësimin në OBT, marrëveshja TRIPS gjithashtu përmban, apo thënë më mirë, zgjeron parimet bazë të aplikueshme për të gjitha objektet e pronës intelektuale. Në këtë rrjedhë, përveq parimeve të cilat kanë qenë paraparë edhe me marrëveshjet tjera të mëhershme sikurse Konventa e Parisit apo Konventa e Bernës, marrëveshja TRIPS parasheh për herë të parë edhe parimin e “trajtimit më të favorshëm kombëtar’ (most favoured nation treatment). Marrëveshja TRIPS gjithashtu përmban edhe dispozita të cilat rregullojnë procedurën e zbatimit të të drejtave nga prona intelektuale, fitimin dhe mirëmbajtjen e të drejtave të pronës intelektuale, si dhe mekanizmin për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të cilat mund të dalin nga kjo marrëveshje. Sa i përket standardeve minimale, TRIPS përcakton kriteret më të ulëta të pranueshme për mbrojtjen e objekteve të pronës intelektuale. Dispozitat që përfshijnë standardet minimale në Marrëveshjen e TRIPS mund të ndahen në dy pjesë: pjesa e parë përbëhet nga standardet themelore të parashikuara edhe nga Konventa e Parisit, Konventa e Bernës, Konventa e Romës, dhe në Traktatin e Uashingtonit. Neni 2 i Marrëveshjes TRIPS ka inkorporuar disa dispozita të Konventave të lartëpërmendura si pjesë e marrëveshjes. Prandaj, të gjitha shtetet anëtare të OBT-së ose të vendeve që synojnë hyrjen në OBT duhet të sjellin ligjet e tyre në përputhje me këto dispozita të cilat janë inkorporuar në TRIPS. Pjesa tjetër përfshin standardet minimale që marrëveshja TRIPS parasheh dhe që zbatohen pavarësisht nga normat para ekzistuese ndërkombëtare. Disa nga këto standarde minimale kanë të bëjnë me rregullat e paraqitjes dhe të prioritetit, kërkesa për përdorim të markës tregtare, regjistrimin dhe pavarësinë e markave tregtare, mbrojtjen e markave të mirënjohura, shenjat të cilat mund të mbrohen me markë tregtare, të drejtat eksluzive të bartësit të markave tregtare, përjashtimet, kohëzgjatja e mbrojtjes, si dhe dispozita të cilat kanë të bëjnë me licensimin dhe bartjen e të drejtave nga prona intelektuale. – i përafron ligjet për markat tregtare të Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian, por njëkohësisht duke mos penguar fushëveprimin territorial të atyre ligjeve kombëtare. Kjo direktivë thjesht përshkruan disa parime të përbashkëta të cilave Shtetet Anëtare duhet t’u përmbahen me qëllim të tejkalimit të dallimeve në mes të ligjeve kombëtare sa i 3 E administruar nga OBT Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 13 përket pjesës materiale të kësaj lëmie. Aktualisht, Bashkimi Evropian është duke punuar në aprovimin e Direktivës së Dytë për marka tregtare, e cila përveq harmonizimit të mëtutjeshëm të pjesës materiale do të bëj edhe harmonizimin e procedurës së regjistrimit dhe mbrojtjes së markave tregtare midis vendeve të BE-së, duke thjeshtësuar kështu edhe me shumë mbrotjen dhe zbatimin ndërkufitar të të drejtave nga markat tregtare. mundëson pronarit që me një aplikacion të vetëm të regjistrojë markën tregtare në shumë shtete anëtare të kësaj Rregullore dhe që përfshinë të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. Pra, mbrojtja në shtetet anëtare të BE-së mund të bëhet ose drejtëpërdrejtë përmes zyreve nacionale të cilat janë kompetente për regjistrimin dhe administrimin e markave tregtare në shtetin e caktuar, mirëpo mund të bëhet edhe përmes Zyrës Për Harmonizimin e Tregut të Brendshëm (OHIM) e cila fushëveprimtarinë e saj e nxjerrë pikërisht prej kësaj Rregullore. Për dallim nga Sistemi i Madridit, me c’rast aplikuesi mund të fitojë regjistrimin në një vend, mirëpo jo në tjetrin, sipas Rregullorës për Marka Komunitare, aplikuesi e fiton regjistrimin ose për të gjitha ose për asnjërën. Pra, nëse e fiton regjistrimin, atëherë ai regjistrim shtrihet në 28 shtetet anëtare. NJë karakteristikë tjetër e saj është se është një prej “shteteve të destinuara” në Protokollin e Madridit. Kjo do të thotë që nëse dikush posedon një Markë Tregtare të Komunitetit (CTM), i njëjti mund të aplikojë për Regjistrim Ndërkombëtarë në bazë të Protokollit të Madridit, dhe të regjistrohet jo vetëm në 28 Shtetet Anëtare të Rregullores në fjalë, por edhe në të gjitha Shtetet Kontraktuese të Protokollit të Madridit. Vlen të theksohet se edhe Rregullorja CTM është në proces të ndryshimit nga institucionet e Bashkimit Evropian. mundëson pronarit që me një aplikacion të vetëm të regjistrojë markën tregtare në shumë shtete anëtare të kësaj Rregullore dhe që përfshinë të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. Pra, mbrojtja në shtetet anëtare të BE-së mund të bëhet ose drejtëpërdrejtë përmes zyreve nacionale të cilat janë kompetente për regjistrimin dhe administrimin e markave tregtare në shtetin e caktuar, mirëpo mund të bëhet edhe përmes Zyrës Për Harmonizimin e Tregut të Brendshëm (OHIM) e cila fushëveprimtarinë e saj e nxjerrë pikërisht prej kësaj Rregullore. Për dallim nga Sistemi i Madridit, me c’rast aplikuesi mund të fitojë regjistrimin në një vend, mirëpo jo në tjetrin, sipas Rregullorës për Marka Komunitare, aplikuesi e fiton regjistrimin ose për të gjitha ose për asnjërën. Pra, nëse e fiton regjistrimin, atëherë ai regjistrim shtrihet në 28 shtetet anëtare. NJë karakteristikë tjetër e saj është se është një prej “shteteve të destinuara” në Protokollin e Madridit. Kjo do të thotë që nëse dikush posedon një Markë Tregtare të Komunitetit (CTM), i njëjti mund të aplikojë për Regjistrim Ndërkombëtarë në bazë të Protokollit të Madridit, dhe të regjistrohet jo vetëm në 28 Shtetet Anëtare të Rregullores në fjalë, por edhe në të gjitha Shtetet Kontraktuese të Protokollit të Madridit. Vlen të theksohet se edhe Rregullorja CTM është në proces të ndryshimit nga institucionet e Bashkimit Evropian.