Berati qytet

Klodjan Hoxha
Klodjan HoxhaAdm. at klodjan hoxha em Klodi gym
Berati qytet
 Berati është qytet me rreth 65.000
banorë dhe njëra nga dy bashkitë
e Rrethit te Beratit që bën pjesë
në Qarkut te Beratit. Trojet e Beratit,
sipas arkeologëve kanë qenë të banuara
nga njerëz të civilizuar që nga shekulli VII
para erës sonë.
Berati
 Qyteti i Beratit është ngritur fillimisht si kështjellë, mbi kodrën shkëmbore me lartësi 187 m mbi nivelin e detit, në
krahun e djathtë të lumit Osum, para se ky të dalë në fushën e Myzeqesë, më e madhja e Shqipërisë. Rrethi i Beratit
shtrihet në Krahinën Malore Qendrore e pjesërisht në Ultësirën Jugperëndimore të Shqipërisë, në koordinatat: gjerësi
gjeografike: Veri 40 gradë 52'24”; Jug 40 gradë 29'30” (qyteti 40 gradë 41'06”); gjatësi gjeografike: Lindje 20 gradë
10'51”; Perëndim 19 gradë 44'30” (qyteti 19 gradë 56'40”). Rrethi mbulon një sipërfaqe prej 953,6 km katror (qyteti
1,6 km katror).
Rrethi i Beratit shtrihet kryesisht në një territor me reliev malor e kodrinor, me lartësi mesatare mbi nivelin e detit 455 m (qyteti 58 m).
Fushat shtrihen në krahun veri-perëndimor të rrethit, në luginën e Osumit, derisa ajo bashkohet me fushën e Myzeqesë. Në mjedisin
natyror të Beratit dallohen: zona fushore e kodrinore e Beratit dhe e Kuçovës, mali i Tomorit (Lindje, 2417 m) dhe ai I
Shpiragut (Perëndim, 1218 m) si edhe lugina e Osumit dhe e Tomoricës. Zona fushore dhe ajo kodrinore janë baza e zhvillimit të
prodhimit bujqësor, ndërsa malet dhe luginat përfaqësojnë burime të mëdha pyjore, kullosore dhe hidrike, ende të pashfrytëzuara si
potenciale të rëndësishme të zhvillimit ekonomik e mjedisor.
Klima e rrethit është tipike mesdhetare, me temperaturë mesatare vjetore 15,9 gradë C. Temperatura mesatare e muajve më
të ftohtë është 7,2 gradë C dhe ajo e muajve më të nxehtë 28,2 gradë C. Temperatura absolute më e ulët ka qenë –12,2
gradë C dhe ajo maksimale 47,1 gradë C. Sasia mesatare vjetore e rreshjeve është 928 mm, kryesisht në muajt e dimrit.
Qyteti i Beratit është i ventiluar mirë dhe ajri është i pastër falë edhe gjelbërimit brenda qytetit dhe në kodrat që e
rrethojnë. Tokat bujqësore janë kryesisht të hinjta-kafe, me shpërndarje: 36% në fushë, 38% në zonë kodrinore dhe 26%
në zonë malore.
 Mijëra e mijëra vjet më parë jetonte një Zanë shumë e bukur.
Një ditë ajo u takua me dy vëllezër viganë, Tomorin dhe
Shpiragun. Sikurse ndodh shumë herë ndër legjenda dhe shpesh
në të vërtetë, të dy vëllezërit ranë në dashuri me Zanën e
bukur. Kaq fort ua trazoi zemrat të dy vëllezërve dhe kaq
thellë u hyri grindja për të, sa që shpërtheu lufta vëllavrasëse.
Tomorri, duke patur një shpatë të shkëlqyeshme, i ra vëllait të
vet më të vogël brinjëve, ndërsa ky i fundit, i armatosur me
një topuz shumë të rëndë, iu turr me furi duke e goditur sa
mundëte më fort.
 Zoti, që shihte çdo gjë, u trishtua dhe u zëmërua prej pamjes
aq të dhimbshme, grindjes aq të përgjakshme midis vëllezërve.
Ata duheshin ndëshkuar për këtë mënxyrë që shkaktuan.
Prandaj, Ai i ktheu fajtorët në gur dhe i dënoi të mbajnë ndër
shekuj në trup gjurmët e këtij luftimi të tmerrshëm.
 Që nga ajo kohë e lashtë e deri sot vëllai i madh, Tomori, i
tregon diellit hapësirat e veta gropa - gropa dhe plasa të
panumërta. Ndërsa, vëllait të vogël, Shpiragut, kushdo që
kalon në këto treva, i sheh brinjët e coptuara e të thelluara
vija-vija. Shkaktarja e kësaj mënxyre, Zana e bukur hirëplotë,
nuk duhej t'i shpëtonte zëmërimit të Zotit, ndaj Ai e ktheu në
një kodrinëzë shkëmbore, mbi të cilën një ditë filluan të
vendosen gurë mbi gurë dhe u ndërtua një kështjellë e madhe,
e bukur, që qendron edhe sot madhështore mbi qytetin e
Beratit. Zana e bukur, që i donte vëllezërit, po jo zëmërimin e
tyre të derdhur mbi njeri-tjetrin, qau e qau pa masë.  Ai lumë,
që tani mban emrin Osum, sipas legjendës, nuk është gjë tjetër
veçse rrëkeja e lotëve, që lagu gurë e shkëmb dhe u derdh mes
dy vëllezërve prej Zanës hyjneshë, për t'u treguar se dhimbja
për këtë fatkeqësi asnjëherë nuk do t'i shterë lotët.
Berati qytet
 Berati u përket qyteteve të rrallë ku jeta fillon qysh në
lashtësinë e thellë dhe vazhdon pa u ndërprerë deri më
sot. Dy çekanë guri e datojnë fillimin e jetës në të para
Periudhës së Bronzit (2600-1800 P.Kr.). Dëshmitë
arkeologjike tregojnë se në shek. VII-VI P.Kr. Këtu është
zhvilluar një vendbanim paraqytetar, me punishtet e tij të
qeramikës dhe me një jetë shoqërore të diferencuar. Në
kufijtë e legjendës dhe të historisë, ky vendbanim thuhet
të ketë qenë Orestiada e lashtë, i quajtur kështu ngaqë
aty banonin një fis i pellazgëve, orestët, i pari i të cilëve
ishte Oresti, i biri i Agamemnonit. Qyteti i mirëfilltë u
themelua më 313-310 P.Kr. si qytet-kështjellë i
Dasaretisë, i quajtur Antipatrea nga mbreti Kasandër në
kujtim të gjeneralit mëkëmbës të Lekës së Madh. Ky
është emri i parë i qytetit. Pas pushtimit romak në shek.
II P.Kr. ai u quajt prej tyre Albanorum Oppidum (Fortesa
e Arbërve). Në shek. V, nën perandorinë Bizantine, u
përforcua dhe e ndryshoi emrin në Pulheriopolis (Qytet i
bukur). I pushtuar nga bullgarët në shek. IX, u quajt
Belgrad (Qytet i bardhë) – Berati i sotëm.
Berati qytet
Ky qytet, rezultat i fantazisë së rafinuar, tërhoqi poetët të
shkruajnë dhe piktorët të pikturojnë.
“Jam Onufri qe vij nga qyteti i shumëndritur i
Beratit”- Onufri
“Berati është i bukur , për të qenë përjetësisht i
bukur”- Shtraus
“Këto vlera, ky muze dhe qyteti i Beratit nuk ju përket
vetëm juve por i perket gjithë njerëzimit” - Perez de
Kuelar
“Kështjellë e bukur si kopshtet paraizorë– qytet i
qeshur dhe i çiltër i Beratit”.- Evlia Çelebiu
 S'ka qeder shqiponja, nga mushkonjat.
BERAT 
 Bijë vendi pikë argjendi. BERAT 
 Një nënë nuk na ka bërë, po një vend kemi të
tërë. BERAT 
 Kur fjala del nga zemra, godet në zemër.
BERAT 
 Hekuri rrihet sa është i nxehtë. BERAT
 Kam inat po nuk kam takat. BERAT 
 Dhi e krimbur, bishtin përpjetë. BERAT 
 Mos i zbulo petët byrekut, se i dalin lakrat.
BERAT 
 Kur s'më bën nder, mos më bëj qeder. BERAT
 Ç'bluan mendja, zbulon pija. BERAT
 Nën zotërimin e Muzakajve, në shek. XIII-XIV, qyteti filloi të shtrihej jashtë
mureve të kështjellës. Në këtë kohë Berati arrin shtrirjen më të madhe
territoriale, zhvillohet dhe bëhet një qendër e rëndësishme ekonomike, tregtare,
administrative e kulturore. Në 1417 qyteti pushtohet nga turqit dhe zhvillimi i tij
u ul ndjeshëm, por nga fillimi i shek. XVI ai e mori veten, për tu bërë përsëri një
nga qytetet më të mëdhenj të Shqipërisë. Në shek. XVII ai vazhdonte të ishte
qyteti më i madh i Shqipërisë, me 500 shtëpi të shpërndara në 30 lagje dhe me 5
medrese. Berati në këtë kohë bëhet qendra kryesore ekonomike e vendit, me
zhvillim të madh të zejtarisë e të tregtisë. Tani Berati ishte kryeqendra e
sanxhakut të Vlorës të përbërë nga kazatë e: Myzeqesë, Tomoricës, Skraparit,
Përmetit, Pogonit, Tepelenës e Vlorës. Në Berat tregtonin mallrat e tyre tregtarë
të huaj. Në shek. XVIII Berati bëhet qendër e pashallëkut të madh të Ahmet Kurt
Pashës. Ali Pashë Tepelena e bashkoi atë me pashallëkun e tij të Janinës dhe
përforcoi muret e kështjellës. Në këtë periudhë tregtarët e mëdhenj beratas kishin
marrëdhënie me Venetikun, Triesten, Raguzën, Ankonën, Korfuzin, Maltën,
Aleksandrinë, Izmirin, Selanikun, Stambollin, Sofien, Nishin, Belgradin, etj.
Berati përdorte dy skela: Vlorën dhe Durrësin. Ai ishte bërë kështu kryeqendër e
një sistemi të madh ndërkrahinor. Tregtarët beratas kishin agjencitë e tyre në
Durrës, Vlorë, Elbasan, Korçë. Tregtarët e mëdhenj shkodranë kishin në Berat
agjencinë e tyre tregtare.berati vjen nga iliret bir ate qe simbas legjendave filluan
ndertimin e kalase per tu mbrojtur nga sulmusit.
Eshtë monumenti më antik, me një sipërfaqe 9.6 ha, i cili ngrihet në një kodër prej 187 m, e ribërë nga Mëhilli I Engjëll
Komneno e pastaj, në vitin 400 , nga venecianët, ndodhet në pjesën e sipërme të qytetit dhe ka mure të larta rrethues
të ndara nga 24 kulla të formave dhe dimensioneve të ndryshme, të ndërtuara në periudha të ndryshme. Eshtë
ndërtuar me gurë gjigandë në formë katrori. Në periudhën bizantine kështjella ndodhej në listën e fortifikimeve të
Justinianit., muri rrethues rrethon kodrën, e cila dominon qytetin aktual të Beratit dhe ka formën e një shigjete
drejtuar nga veriu, në fakt, më parë formonte një zinxhir me kodrën përballë Goricës, e cila është 6 m më e lartë.
Lumi që kish formuar, në këtë pikë, një liqen dhe shumë larg një kaskatë gërrehu pak nga pak shkëmbin duke formuar
një grykë të ngushtë. Për këtë motiv shpati i kësaj ane është shumë i pjerrët e shkëmbor, dhe plot shkëmbenj, që
vështrojnë drejt qiellit.
Në pjesën e veriore në të cilën ndodhet porta kryesore, ka qënë ndërtuar një oborr i fortifikuar mirë, që është një nga
ndërtimet e para të këtij lloji të realizuar në mesjetë me qëllim devijimin e sulmeve direkte.
Në pjesën jug-lindore gjendet një çisternë uji e ndërtuar mjeshtërisht, që ishte në gjendje të mbante ujë të freskët. Për të
siguruar ujin në mesjetën e vonë, në pjesën jugore u ndërtua një tynel guri nëpërmjet të cilit bëhej transportimi i ujit
nga lumi në kështjellë..
Në pjesën më të lartë të kështjellës ndodhet gjithashtu një akropol i rrethuar nga mure, brënda së cilës gjënden mbetjet e
një garnizoni ushtarak, mbetjet e sarajeve të pashait dhe të Xhamisë së Bardhë në periudhën otomane.
Kështjella i ka qëndruar besnike planimetrisë së saj të shekullit IV para Krishtit. Hera – herës , sipas teknikave të
përdorura, kështjella u përshtat, e kjo mund të vihet re në kullat e predispozuara për topa dhe në frengjitë për
pushkët, që shfaqen në periudhën e pashallëqëve të mëdha shqiptare, të shekullit XVIII-XIX.Topat gjenden akoma
edhe sot përgjatë mureve të kështjellës.
Berati qytet
 Ura prej druri, e cila më vonë në shekullin XVIII u
zëvendësua nga ajo prej guri, u ndërtua më 1780 nga Ahmet
Kurt Pashai dhe u rindërtua më vonë në vitet 1920-1930.
Eshtë e gjatë 129.3 m, e gjerë 5.3 m dhe me largësi harqesh
prej 9 deri më 16.7 m. Ngrihet 10 m mbi nivelin e lumit dhe
është një urë e bukur e përbërë nga shtatë harqe. Në
brendësi të shtyllës së parë, deri në kohën e
rikonstruksionit, ekzistonte një zgavër, një kamare e madhe
e mbyllur me zgarrë hekuri, në të cilën, sipas legjendës,
duhej që një vajzë të qendronte e mbyllur, e destinuar me
vdekje nga uria si sakrificë për të qetësuar shpirtrat, të cilët
kundërshtonin ndërtimin e urës. Në një tjetër shtyllë, gjatë
restaurimit, u gjend një skulpturë prej druri, e cila
përfaqësonte kokën e një gruaje.
 E ndërtuar mbi një bazament të fortë, e gjithë ura është e
veshur plotësisht me gurë të gdhendur, të cilat mbahen mes
tyre nga ganxha metalike. Ura është një ndër mirësitë e
qytetit, e karakterizuar nga eleganca e gurit të bardhë e
përdorur për ndërtim
Berati qytet
Berati qytet
1 de 15

Recomendados

Berati, AlbaniaBerati, Albania
Berati, AlbaniaLili Liljana
5.9K visualizações15 slides
Berati Berati
Berati Saraseli Resta
866 visualizações3 slides
Kalaja e drishtit dhe ura e mesitKalaja e drishtit dhe ura e mesit
Kalaja e drishtit dhe ura e mesitsamir1993
2.4K visualizações15 slides
Kalaja e KrujesKalaja e Krujes
Kalaja e KrujesKe Keiss
15.1K visualizações11 slides
Shqiperia e mesmeShqiperia e mesme
Shqiperia e mesmeArlinda
38.8K visualizações19 slides

Mais conteúdo relacionado

Mais procurados

Guide turistikeGuide turistike
Guide turistikesara7991
11.6K visualizações16 slides
Shkodra.pptx1234Shkodra.pptx1234
Shkodra.pptx1234Senada Alia
1.8K visualizações15 slides
Guide turistike kukesGuide turistike kukes
Guide turistike kukesGenti Germizi
2.3K visualizações3 slides
Guide turistikeGuide turistike
Guide turistikesara7991
22.5K visualizações30 slides
BeratiBerati
BeratiZamira Hodaj
11.9K visualizações40 slides
DurresiDurresi
DurresiKristina Xani
9K visualizações18 slides

Mais procurados(19)

Guide turistikeGuide turistike
Guide turistike
sara799111.6K visualizações
Shkodra.pptx1234Shkodra.pptx1234
Shkodra.pptx1234
Senada Alia1.8K visualizações
Guide turistike kukesGuide turistike kukes
Guide turistike kukes
Genti Germizi2.3K visualizações
Guide turistikeGuide turistike
Guide turistike
sara799122.5K visualizações
BeratiBerati
Berati
Zamira Hodaj11.9K visualizações
DurresiDurresi
Durresi
Kristina Xani9K visualizações
Vendlindja iimeVendlindja iime
Vendlindja iime
Genti Germizi1.8K visualizações
Ndikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptareNdikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptare
Ndikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptare
Exhitah Vasija94.6K visualizações
Projekt ne guide turistikeProjekt ne guide turistike
Projekt ne guide turistike
Anisa 1947.1K visualizações
Histori Ekonomike Kalaja e PrezesHistori Ekonomike Kalaja e Prezes
Histori Ekonomike Kalaja e Prezes
olalegisi3.8K visualizações
Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!
Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!
Rexhep Smoqi2.7K visualizações
Durrësi.........Nje vend  qe duhet vizituar patjeter ! Durrësi.........Nje vend  qe duhet vizituar patjeter !
Durrësi.........Nje vend qe duhet vizituar patjeter !
#MesueseAurela Elezaj4.2K visualizações
Guida turistike e vlores letersiGuida turistike e vlores letersi
Guida turistike e vlores letersi
Xhesika Merko5.4K visualizações
KRUJAKRUJA
KRUJA
proudtobealbanian111.3K visualizações
KALAJA E ELBASANIT...KALAJA E ELBASANIT...
KALAJA E ELBASANIT...
#MesueseAurela Elezaj8K visualizações
Guida turistike, FierGuida turistike, Fier
Guida turistike, Fier
Lili Liljana7.5K visualizações
ShkodraShkodra
Shkodra
Igli Isufi2.3K visualizações
DurrësiDurrësi
Durrësi
Klarisa Klara3.2K visualizações
Projekt ElbasaniProjekt Elbasani
Projekt Elbasani
Anisa Kreka6.7K visualizações

Destaque

Roli i psikologut shkollorRoli i psikologut shkollor
Roli i psikologut shkollorAnida Ago
10.3K visualizações2 slides
Saranda Saranda
Saranda Georgina Dimova
4.8K visualizações12 slides
SarandaSaranda
SarandaAlejandro Ferit Shehu
8.7K visualizações13 slides
Detyrë kursi sociologjiDetyrë kursi sociologji
Detyrë kursi sociologjirediz
10.1K visualizações11 slides
Projekt.historiProjekt.histori
Projekt.historibaftjar
2.2K visualizações15 slides

Destaque(16)

Roli i psikologut shkollorRoli i psikologut shkollor
Roli i psikologut shkollor
Anida Ago10.3K visualizações
Saranda Saranda
Saranda
Georgina Dimova4.8K visualizações
SarandaSaranda
Saranda
Alejandro Ferit Shehu8.7K visualizações
pershkrimi i vendit te origjines (elbasani)pershkrimi i vendit te origjines (elbasani)
pershkrimi i vendit te origjines (elbasani)
Dajana Gjini11.1K visualizações
Detyrë kursi sociologjiDetyrë kursi sociologji
Detyrë kursi sociologji
rediz10.1K visualizações
Projekt.historiProjekt.histori
Projekt.histori
baftjar2.2K visualizações
Sherbimi psikologjik ne shkolleSherbimi psikologjik ne shkolle
Sherbimi psikologjik ne shkolle
Anida Ago18.5K visualizações
PROJEKT ...Pogradeci, vendlindja imePROJEKT ...Pogradeci, vendlindja ime
PROJEKT ...Pogradeci, vendlindja ime
#MesueseAurela Elezaj7.1K visualizações
Pogradeci Pogradeci
Pogradeci
Ke Keiss3.8K visualizações
6.6.2014                     Projekt:         Hartimi i nje pyetesori 6.6.2014                     Projekt:         Hartimi i nje pyetesori
6.6.2014 Projekt: Hartimi i nje pyetesori
#MesueseAurela Elezaj12.4K visualizações
Turizmi, 10 arsyet per te vizituar shkodrenTurizmi, 10 arsyet per te vizituar shkodren
Turizmi, 10 arsyet per te vizituar shkodren
Albanian Tourism Low-Cost8.3K visualizações
ESSE...QYTETI ANTIK DURRESI ESSE...QYTETI ANTIK DURRESI
ESSE...QYTETI ANTIK DURRESI
#MesueseAurela Elezaj10.2K visualizações
Pyetësor për matjen e BULIZMIT  ne shkolle Pyetësor për matjen e BULIZMIT  ne shkolle
Pyetësor për matjen e BULIZMIT ne shkolle
Anida Ago30K visualizações
Instrumentet e metodes se anketimitInstrumentet e metodes se anketimit
Instrumentet e metodes se anketimit
student17.5K visualizações

Similar a Berati qytet

Shqiperia TuristikeShqiperia Turistike
Shqiperia Turistikeolinuhi
3.3K visualizações8 slides
PogradeciPogradeci
PogradeciDarla Evangjeli
5.9K visualizações15 slides
AlgitaAlgita
AlgitaAlgita Mesiti
127 visualizações11 slides

Similar a Berati qytet(20)

Jeta e perditshme ne qytetet arberore ne mesjete.pptxJeta e perditshme ne qytetet arberore ne mesjete.pptx
Jeta e perditshme ne qytetet arberore ne mesjete.pptx
AleksandrosHodo1.5K visualizações
ESE QYTETI ANTIK …Durresi !!ESE QYTETI ANTIK …Durresi !!
ESE QYTETI ANTIK …Durresi !!
#MesueseAurela Elezaj6K visualizações
Shqiperia TuristikeShqiperia Turistike
Shqiperia Turistike
olinuhi3.3K visualizações
PogradeciPogradeci
Pogradeci
Darla Evangjeli5.9K visualizações
Scutari d'Albania - Shkodra e Shqipënisë Scutari d'Albania - Shkodra e Shqipënisë
Scutari d'Albania - Shkodra e Shqipënisë
Lingua culture343 visualizações
AlgitaAlgita
Algita
Algita Mesiti127 visualizações
PogradeciPogradeci
Pogradeci
Mario Peleshka2.2K visualizações
Projekt KrujaProjekt Kruja
Projekt Kruja
proudtobealbanian114.3K visualizações
Projekt avProjekt av
Projekt av
Sara Goxha15.3K visualizações
Historia e vlorësHistoria e vlorës
Historia e vlorës
Internet VloraAlb586 visualizações
ButrintiButrinti
Butrinti
Saimir Dine301 visualizações
vendlindja ne kohet me te hershmevendlindja ne kohet me te hershme
vendlindja ne kohet me te hershme
koralda2.4K visualizações
Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``Kim  Mehmeti   ``Kështu Ecen Njeriu``
Kim Mehmeti ``Kështu Ecen Njeriu``
Adriatik Rexha1.3K visualizações
Miti i romes se treteMiti i romes se trete
Miti i romes se trete
Xhejni Melonashi700 visualizações
ReziRezi
Rezi
Ditiditi629 visualizações
Arti  ne  mesopotami,arteArti  ne  mesopotami,arte
Arti ne mesopotami,arte
Xhuljana Xhuli995 visualizações
Ulqini dhe Kapaciteti TuristikUlqini dhe Kapaciteti Turistik
Ulqini dhe Kapaciteti Turistik
Suzana Muja1.6K visualizações
Saga e Trojanve, novelë nga Dardan LekaSaga e Trojanve, novelë nga Dardan Leka
Saga e Trojanve, novelë nga Dardan Leka
Marjan DODAJ1.2K visualizações
Tirana   copia - copia Tirana   copia - copia
Tirana copia - copia
Georgina Dimova3K visualizações
Iliria dhe organizimi politik i sajIliria dhe organizimi politik i saj
Iliria dhe organizimi politik i saj
Asewqs Kiaq2.5K visualizações

Mais de Klodjan Hoxha

Global warming k hGlobal warming k h
Global warming k hKlodjan Hoxha
235 visualizações7 slides
YlberiYlberi
YlberiKlodjan Hoxha
123 visualizações14 slides
Lodra ime e preferuar 3 mujori 1Lodra ime e preferuar 3 mujori 1
Lodra ime e preferuar 3 mujori 1Klodjan Hoxha
145 visualizações19 slides
Klasa ime 4 -aKlasa ime 4 -a
Klasa ime 4 -aKlodjan Hoxha
570 visualizações12 slides
Në kohën e lirëNë kohën e lirë
Në kohën e lirëKlodjan Hoxha
249 visualizações16 slides
HematomattHematomatt
HematomattKlodjan Hoxha
4.1K visualizações11 slides

Mais de Klodjan Hoxha(20)

Global warming k hGlobal warming k h
Global warming k h
Klodjan Hoxha235 visualizações
YlberiYlberi
Ylberi
Klodjan Hoxha123 visualizações
Lodra ime e preferuar 3 mujori 1Lodra ime e preferuar 3 mujori 1
Lodra ime e preferuar 3 mujori 1
Klodjan Hoxha145 visualizações
Klasa ime 4 -aKlasa ime 4 -a
Klasa ime 4 -a
Klodjan Hoxha570 visualizações
Në kohën e lirëNë kohën e lirë
Në kohën e lirë
Klodjan Hoxha249 visualizações
HematomattHematomatt
Hematomatt
Klodjan Hoxha4.1K visualizações
Uji ne natyrreUji ne natyrre
Uji ne natyrre
Klodjan Hoxha2.4K visualizações
Trazhgimia kulturore e ne trevat shqiptareTrazhgimia kulturore e ne trevat shqiptare
Trazhgimia kulturore e ne trevat shqiptare
Klodjan Hoxha1.7K visualizações
Trashgimia kulturorrreTrashgimia kulturorrre
Trashgimia kulturorrre
Klodjan Hoxha895 visualizações
Transporti Transporti
Transporti
Klodjan Hoxha8.6K visualizações
Traditat dhe zakonetshkodraneeTraditat dhe zakonetshkodranee
Traditat dhe zakonetshkodranee
Klodjan Hoxha822 visualizações
Titaniku shipTitaniku ship
Titaniku ship
Klodjan Hoxha224 visualizações
Think greeennThink greeenn
Think greeenn
Klodjan Hoxha584 visualizações
Teknologjia e fundittTeknologjia e funditt
Teknologjia e funditt
Klodjan Hoxha263 visualizações
Shpallja e pavartesis skenderbeusShpallja e pavartesis skenderbeus
Shpallja e pavartesis skenderbeus
Klodjan Hoxha700 visualizações
Rrufeja Rrufeja
Rrufeja
Klodjan Hoxha700 visualizações
Rrufeja x Rrufeja x
Rrufeja x
Klodjan Hoxha1.5K visualizações
Roli i elementeve ne organizmin tone Roli i elementeve ne organizmin tone
Roli i elementeve ne organizmin tone
Klodjan Hoxha984 visualizações
Reklama Reklama
Reklama
Klodjan Hoxha6.1K visualizações
Projekt matematik derivatet Projekt matematik derivatet
Projekt matematik derivatet
Klodjan Hoxha4.6K visualizações

Berati qytet

  • 2.  Berati është qytet me rreth 65.000 banorë dhe njëra nga dy bashkitë e Rrethit te Beratit që bën pjesë në Qarkut te Beratit. Trojet e Beratit, sipas arkeologëve kanë qenë të banuara nga njerëz të civilizuar që nga shekulli VII para erës sonë. Berati
  • 3.  Qyteti i Beratit është ngritur fillimisht si kështjellë, mbi kodrën shkëmbore me lartësi 187 m mbi nivelin e detit, në krahun e djathtë të lumit Osum, para se ky të dalë në fushën e Myzeqesë, më e madhja e Shqipërisë. Rrethi i Beratit shtrihet në Krahinën Malore Qendrore e pjesërisht në Ultësirën Jugperëndimore të Shqipërisë, në koordinatat: gjerësi gjeografike: Veri 40 gradë 52'24”; Jug 40 gradë 29'30” (qyteti 40 gradë 41'06”); gjatësi gjeografike: Lindje 20 gradë 10'51”; Perëndim 19 gradë 44'30” (qyteti 19 gradë 56'40”). Rrethi mbulon një sipërfaqe prej 953,6 km katror (qyteti 1,6 km katror). Rrethi i Beratit shtrihet kryesisht në një territor me reliev malor e kodrinor, me lartësi mesatare mbi nivelin e detit 455 m (qyteti 58 m). Fushat shtrihen në krahun veri-perëndimor të rrethit, në luginën e Osumit, derisa ajo bashkohet me fushën e Myzeqesë. Në mjedisin natyror të Beratit dallohen: zona fushore e kodrinore e Beratit dhe e Kuçovës, mali i Tomorit (Lindje, 2417 m) dhe ai I Shpiragut (Perëndim, 1218 m) si edhe lugina e Osumit dhe e Tomoricës. Zona fushore dhe ajo kodrinore janë baza e zhvillimit të prodhimit bujqësor, ndërsa malet dhe luginat përfaqësojnë burime të mëdha pyjore, kullosore dhe hidrike, ende të pashfrytëzuara si potenciale të rëndësishme të zhvillimit ekonomik e mjedisor. Klima e rrethit është tipike mesdhetare, me temperaturë mesatare vjetore 15,9 gradë C. Temperatura mesatare e muajve më të ftohtë është 7,2 gradë C dhe ajo e muajve më të nxehtë 28,2 gradë C. Temperatura absolute më e ulët ka qenë –12,2 gradë C dhe ajo maksimale 47,1 gradë C. Sasia mesatare vjetore e rreshjeve është 928 mm, kryesisht në muajt e dimrit. Qyteti i Beratit është i ventiluar mirë dhe ajri është i pastër falë edhe gjelbërimit brenda qytetit dhe në kodrat që e rrethojnë. Tokat bujqësore janë kryesisht të hinjta-kafe, me shpërndarje: 36% në fushë, 38% në zonë kodrinore dhe 26% në zonë malore.
  • 4.  Mijëra e mijëra vjet më parë jetonte një Zanë shumë e bukur. Një ditë ajo u takua me dy vëllezër viganë, Tomorin dhe Shpiragun. Sikurse ndodh shumë herë ndër legjenda dhe shpesh në të vërtetë, të dy vëllezërit ranë në dashuri me Zanën e bukur. Kaq fort ua trazoi zemrat të dy vëllezërve dhe kaq thellë u hyri grindja për të, sa që shpërtheu lufta vëllavrasëse. Tomorri, duke patur një shpatë të shkëlqyeshme, i ra vëllait të vet më të vogël brinjëve, ndërsa ky i fundit, i armatosur me një topuz shumë të rëndë, iu turr me furi duke e goditur sa mundëte më fort.  Zoti, që shihte çdo gjë, u trishtua dhe u zëmërua prej pamjes aq të dhimbshme, grindjes aq të përgjakshme midis vëllezërve. Ata duheshin ndëshkuar për këtë mënxyrë që shkaktuan. Prandaj, Ai i ktheu fajtorët në gur dhe i dënoi të mbajnë ndër shekuj në trup gjurmët e këtij luftimi të tmerrshëm.  Që nga ajo kohë e lashtë e deri sot vëllai i madh, Tomori, i tregon diellit hapësirat e veta gropa - gropa dhe plasa të panumërta. Ndërsa, vëllait të vogël, Shpiragut, kushdo që kalon në këto treva, i sheh brinjët e coptuara e të thelluara vija-vija. Shkaktarja e kësaj mënxyre, Zana e bukur hirëplotë, nuk duhej t'i shpëtonte zëmërimit të Zotit, ndaj Ai e ktheu në një kodrinëzë shkëmbore, mbi të cilën një ditë filluan të vendosen gurë mbi gurë dhe u ndërtua një kështjellë e madhe, e bukur, që qendron edhe sot madhështore mbi qytetin e Beratit. Zana e bukur, që i donte vëllezërit, po jo zëmërimin e tyre të derdhur mbi njeri-tjetrin, qau e qau pa masë.  Ai lumë, që tani mban emrin Osum, sipas legjendës, nuk është gjë tjetër veçse rrëkeja e lotëve, që lagu gurë e shkëmb dhe u derdh mes dy vëllezërve prej Zanës hyjneshë, për t'u treguar se dhimbja për këtë fatkeqësi asnjëherë nuk do t'i shterë lotët.
  • 6.  Berati u përket qyteteve të rrallë ku jeta fillon qysh në lashtësinë e thellë dhe vazhdon pa u ndërprerë deri më sot. Dy çekanë guri e datojnë fillimin e jetës në të para Periudhës së Bronzit (2600-1800 P.Kr.). Dëshmitë arkeologjike tregojnë se në shek. VII-VI P.Kr. Këtu është zhvilluar një vendbanim paraqytetar, me punishtet e tij të qeramikës dhe me një jetë shoqërore të diferencuar. Në kufijtë e legjendës dhe të historisë, ky vendbanim thuhet të ketë qenë Orestiada e lashtë, i quajtur kështu ngaqë aty banonin një fis i pellazgëve, orestët, i pari i të cilëve ishte Oresti, i biri i Agamemnonit. Qyteti i mirëfilltë u themelua më 313-310 P.Kr. si qytet-kështjellë i Dasaretisë, i quajtur Antipatrea nga mbreti Kasandër në kujtim të gjeneralit mëkëmbës të Lekës së Madh. Ky është emri i parë i qytetit. Pas pushtimit romak në shek. II P.Kr. ai u quajt prej tyre Albanorum Oppidum (Fortesa e Arbërve). Në shek. V, nën perandorinë Bizantine, u përforcua dhe e ndryshoi emrin në Pulheriopolis (Qytet i bukur). I pushtuar nga bullgarët në shek. IX, u quajt Belgrad (Qytet i bardhë) – Berati i sotëm.
  • 8. Ky qytet, rezultat i fantazisë së rafinuar, tërhoqi poetët të shkruajnë dhe piktorët të pikturojnë. “Jam Onufri qe vij nga qyteti i shumëndritur i Beratit”- Onufri “Berati është i bukur , për të qenë përjetësisht i bukur”- Shtraus “Këto vlera, ky muze dhe qyteti i Beratit nuk ju përket vetëm juve por i perket gjithë njerëzimit” - Perez de Kuelar “Kështjellë e bukur si kopshtet paraizorë– qytet i qeshur dhe i çiltër i Beratit”.- Evlia Çelebiu
  • 9.  S'ka qeder shqiponja, nga mushkonjat. BERAT   Bijë vendi pikë argjendi. BERAT   Një nënë nuk na ka bërë, po një vend kemi të tërë. BERAT   Kur fjala del nga zemra, godet në zemër. BERAT   Hekuri rrihet sa është i nxehtë. BERAT  Kam inat po nuk kam takat. BERAT   Dhi e krimbur, bishtin përpjetë. BERAT   Mos i zbulo petët byrekut, se i dalin lakrat. BERAT   Kur s'më bën nder, mos më bëj qeder. BERAT  Ç'bluan mendja, zbulon pija. BERAT
  • 10.  Nën zotërimin e Muzakajve, në shek. XIII-XIV, qyteti filloi të shtrihej jashtë mureve të kështjellës. Në këtë kohë Berati arrin shtrirjen më të madhe territoriale, zhvillohet dhe bëhet një qendër e rëndësishme ekonomike, tregtare, administrative e kulturore. Në 1417 qyteti pushtohet nga turqit dhe zhvillimi i tij u ul ndjeshëm, por nga fillimi i shek. XVI ai e mori veten, për tu bërë përsëri një nga qytetet më të mëdhenj të Shqipërisë. Në shek. XVII ai vazhdonte të ishte qyteti më i madh i Shqipërisë, me 500 shtëpi të shpërndara në 30 lagje dhe me 5 medrese. Berati në këtë kohë bëhet qendra kryesore ekonomike e vendit, me zhvillim të madh të zejtarisë e të tregtisë. Tani Berati ishte kryeqendra e sanxhakut të Vlorës të përbërë nga kazatë e: Myzeqesë, Tomoricës, Skraparit, Përmetit, Pogonit, Tepelenës e Vlorës. Në Berat tregtonin mallrat e tyre tregtarë të huaj. Në shek. XVIII Berati bëhet qendër e pashallëkut të madh të Ahmet Kurt Pashës. Ali Pashë Tepelena e bashkoi atë me pashallëkun e tij të Janinës dhe përforcoi muret e kështjellës. Në këtë periudhë tregtarët e mëdhenj beratas kishin marrëdhënie me Venetikun, Triesten, Raguzën, Ankonën, Korfuzin, Maltën, Aleksandrinë, Izmirin, Selanikun, Stambollin, Sofien, Nishin, Belgradin, etj. Berati përdorte dy skela: Vlorën dhe Durrësin. Ai ishte bërë kështu kryeqendër e një sistemi të madh ndërkrahinor. Tregtarët beratas kishin agjencitë e tyre në Durrës, Vlorë, Elbasan, Korçë. Tregtarët e mëdhenj shkodranë kishin në Berat agjencinë e tyre tregtare.berati vjen nga iliret bir ate qe simbas legjendave filluan ndertimin e kalase per tu mbrojtur nga sulmusit.
  • 11. Eshtë monumenti më antik, me një sipërfaqe 9.6 ha, i cili ngrihet në një kodër prej 187 m, e ribërë nga Mëhilli I Engjëll Komneno e pastaj, në vitin 400 , nga venecianët, ndodhet në pjesën e sipërme të qytetit dhe ka mure të larta rrethues të ndara nga 24 kulla të formave dhe dimensioneve të ndryshme, të ndërtuara në periudha të ndryshme. Eshtë ndërtuar me gurë gjigandë në formë katrori. Në periudhën bizantine kështjella ndodhej në listën e fortifikimeve të Justinianit., muri rrethues rrethon kodrën, e cila dominon qytetin aktual të Beratit dhe ka formën e një shigjete drejtuar nga veriu, në fakt, më parë formonte një zinxhir me kodrën përballë Goricës, e cila është 6 m më e lartë. Lumi që kish formuar, në këtë pikë, një liqen dhe shumë larg një kaskatë gërrehu pak nga pak shkëmbin duke formuar një grykë të ngushtë. Për këtë motiv shpati i kësaj ane është shumë i pjerrët e shkëmbor, dhe plot shkëmbenj, që vështrojnë drejt qiellit. Në pjesën e veriore në të cilën ndodhet porta kryesore, ka qënë ndërtuar një oborr i fortifikuar mirë, që është një nga ndërtimet e para të këtij lloji të realizuar në mesjetë me qëllim devijimin e sulmeve direkte. Në pjesën jug-lindore gjendet një çisternë uji e ndërtuar mjeshtërisht, që ishte në gjendje të mbante ujë të freskët. Për të siguruar ujin në mesjetën e vonë, në pjesën jugore u ndërtua një tynel guri nëpërmjet të cilit bëhej transportimi i ujit nga lumi në kështjellë.. Në pjesën më të lartë të kështjellës ndodhet gjithashtu një akropol i rrethuar nga mure, brënda së cilës gjënden mbetjet e një garnizoni ushtarak, mbetjet e sarajeve të pashait dhe të Xhamisë së Bardhë në periudhën otomane. Kështjella i ka qëndruar besnike planimetrisë së saj të shekullit IV para Krishtit. Hera – herës , sipas teknikave të përdorura, kështjella u përshtat, e kjo mund të vihet re në kullat e predispozuara për topa dhe në frengjitë për pushkët, që shfaqen në periudhën e pashallëqëve të mëdha shqiptare, të shekullit XVIII-XIX.Topat gjenden akoma edhe sot përgjatë mureve të kështjellës.
  • 13.  Ura prej druri, e cila më vonë në shekullin XVIII u zëvendësua nga ajo prej guri, u ndërtua më 1780 nga Ahmet Kurt Pashai dhe u rindërtua më vonë në vitet 1920-1930. Eshtë e gjatë 129.3 m, e gjerë 5.3 m dhe me largësi harqesh prej 9 deri më 16.7 m. Ngrihet 10 m mbi nivelin e lumit dhe është një urë e bukur e përbërë nga shtatë harqe. Në brendësi të shtyllës së parë, deri në kohën e rikonstruksionit, ekzistonte një zgavër, një kamare e madhe e mbyllur me zgarrë hekuri, në të cilën, sipas legjendës, duhej që një vajzë të qendronte e mbyllur, e destinuar me vdekje nga uria si sakrificë për të qetësuar shpirtrat, të cilët kundërshtonin ndërtimin e urës. Në një tjetër shtyllë, gjatë restaurimit, u gjend një skulpturë prej druri, e cila përfaqësonte kokën e një gruaje.  E ndërtuar mbi një bazament të fortë, e gjithë ura është e veshur plotësisht me gurë të gdhendur, të cilat mbahen mes tyre nga ganxha metalike. Ura është një ndër mirësitë e qytetit, e karakterizuar nga eleganca e gurit të bardhë e përdorur për ndërtim