HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar
1.
2.
3.
4.
5. IV-III p.e.s sonë çoi në krijimin e një shoqërie antike të mirëfilltë dhe në
formimin e një vargu shtetesh ilire, të cilat u inkuadruan në qytetërimin
e përparuar të botës mesdhetare.Midis formacioneve shtetërore që u
formuan në trevën e gjerë ilire, ai që arriti një shkallë të lartë të zhvillimit
politik dhe që luajti një rol të shquar në ngjarjet politike të kohës qe
Shteti Ilir apo Mbretëria Ilire. Që nga dukja e këtij shteti emrat ilir dhe Iliri
morën, përveç kuptimit të gjerë etnik, edhe një kuptim të ngushtë
politik, që u lidhën me fatet historike të këtij formacioni shtetëror dhe të
popullsisë së tij, e cila në burimet e shkruara do të njihet me emrin Illyrii
propriedictii (ilirë të mirëfilltë). Në kohë të ndryshme Mbretëria Ilire
ushtroi pushtetin e vet, natyrisht me luhatjet që i imponuan rrethanat
politike, në një territor të gjerë që përfshinte krahinat prej lumit Naretva
(Narona) në veri e deri te lumi Vjosa (Aous), në jug me një shtrirje drejt
lindjes deri te liqenet Lyhnide në kufi me Maqedoninë dhe më në veri me
Mbretërinë Dardane.
Në krahinat më jugore ilire u formua një shtet tjetër i rëndësishëm ilir i
njohur me emrin Shteti i Epirit, i cili shquhet sidomos në ngjarjet
politike të fundit të shek. IV dhe të çerekut të parë të shek. III p.e.s sonë..
Cfare ndodhe ne antikitet???!!!
6. Vazhdimi…
Në këtë hapësirë kanë ekzistuar si formacione shtetërore të pavarura
edhe një varg qytetesh shtete, si Dyrrahu, Apolonia, Ambrakia, historia
politike e të cilave u zhvillua herë në lidhje të ngushtë e herë në
kundërshtim me atë të Shtetit Ilir dhe të atij të Epirit. Në rrethana të
caktuara politike lindin gjithashtu formacione më pak të rëndësishme
në formën e lidhjeve qytetare (Koinon), si ajo e Bylinëve etj., që kanë
një peshë më të vogël në historinë politike të Ilirisë.
Në krahinat e brendshme jugore dhe qendrore ilire u formuan tri
mbretëri të vogla ilire: e paionëve, e dardanëve dhe e athamanëve. E
para shfaqet me një shkëlqim të shkurtër në shek. IV p.e.sonë për të
rënë pastaj shpejt nën goditjet e politikës ekspansioniste të shtetit
maqedon, kurse dy të fundit dalin në arenën politike në shek. III me një
rol të parëndësishëm.
Popullsitë ilire të krahinave të brendshme qendrore e veriore nuk
njohën deri në fillim të erës sonë një organizim politik shtetëror; edhe
në këtë kohë ato arritën të organizohen vetëm në federata fisnore, siç
është rasti i dalmatëve ose i fiseve të tjera..
7.
8.
9.
10.
11.
12. Gjatë kalimit nga antikiteti në mesjetë ndryshimet që prekën Europën patën ndikim dhe në
trevat ilire. Elementët kryesor që ishin pjesë përbërse e këtyre ndryshimeve :përhapja e
krishtërimit, krijimi Perandorisë Bizantine dhe dyndjet sllave. Krishtëerimi sin je lëvizje me
një ndikim të madh ne europëi dha shenjat e veta në territoret ilire që në shekujt e parë. Duke
e shoqëruar me përkrahje dhe ne raste të tjera me persekutime. Përhapjen e krishtërimit në
shqipëri e gjejmë që në shekullin e parë.Kjo tregon dhe rrëndësin e këtyre trevave. Krijimi i
Bizantit pati një ndikim të fuqishëm nëiliri duke ndihmuar në zhvillimin ekonomik dhe
kulturor të vendit. Por me kalimin e kohës rritja e perandorisë Bizantine do bënte që territoret
shqiptare të binin nën sundimin e saj. Por nuk do ta humbisnin rëndësin e madhe që kishin si
urë lidhëse midis lindjes dhe perëndimit. Qytete të tilla si Durrësi Shkodra, Nikopoja dhe
Shkupi do të shëndëroheshin në qëndra të rëndësishme politike, ekonomike dhe fetare. Më
vonë në këto qëndra do të ngriheshin dhe sistemet e themave. Ndyshim tjetër i kësaj periudhe
është dhe dyndja barbare sllave. Ata u vërshuan në Gadishullin Ballkanik duke shkaktuar frik,
plackitje etj. Këto dyndje prekën dhe territoret ilire, duke ndikuar negativisht në zhvillimin e
vendit.Rëndësin që kishin trevat shqipëtare e gjejmë të pasqyruar në burimet historike dhe
arkeologjike.Në shkrimet e Plutarkut, Ana Komnenës, dhe në zbulimet arkeologjike të
kulturës së Komanit.Këto ndryshime të shekujve të parë të mesjetës patën një rëndësi të
madhe për Shqipërinë.Sepse afirmuan edhe njëherë pozitën shqiptare në Ballkanë dhe Europë.
Ngjarjet e tjera që do ndodhin më pas në sferën historike do ndikoheshin nga këta element të
rëndësishëm të mesjetës.
13. Ne mesjete: Arbri u bë bërthama e trojeve shqiptare në të
cilën në mënyrë më konsekuente e intensive u zhvilluan
proceset ekonomike, politike, kulturore e psikologjike, që
plazmuan qenien historike të kombit shqiptar. Me të
drejtë, studiues si M. Shuflai, K. Jireçek, G. Prinzig, M.
Angold, e kanë vlerësuar këtë territor si "bërthamën e
trojeve shqiptare". Peshën kryesore në veprimtarinë
ekonomike e zinte blegtoria, kurse kultivimi i arave
kufizohej në lugina e në ngastra të ngushta të hapura me
mund në sipërfaqet e pjerrëta apo në pyjet.
Karakteristikë e këtyre zonave ishte mobiliteti
(lëvizshmëria) periodike e një pjese të popullsisë të lidhur
kryekëput me ekonominë blegtorale dhe që përcaktohej
nga ndërrimi i kullotave, nga mali në verë, në fushat
bregdetare gjatë stinës së dimrit (tranzumanca).
14. Organizimi shtetëror dhe jeta politike
Ndonëse mbetej gjithnjë provincë bizantine, Shqipëria i humbi lidhjet e drejtpërdrejta
me Perandorinë pas dyndjes e kolonizimi sllav në Ballkan. Strukturat shtetërore-
administrative nuk funksiononin më, ndërkohë që në qytete apo jashtë tyre po
zhvilloheshin struktura autonome të qeverisjes. Në qendrat e mëdha, si p.sh. në
Durrës, fillon e bëhet fjalë për njerëz me ndikim e pushtet, përfaqësues të
aristokracisë vendase (arkondët), të cilët luajnë rol gjithnjë e më të dukshëm në
zhvillimet politike të vendit. Vetë pushteti bizantin, duke mos qenë në gjendje të
vendoste një kontroll të fortë në provincat e tij të skajshme perëndimore, u detyrua të
zbatonte këtu forma specifike organizimi e marrëdhëniesh, forma në të cilat elementët
lokalë ishin shumë të rëndësishëm. Zbehja e rrezikut arab, në lindje, dhe keqësimi i
situatës në zotërimet bizantine në Ballkanin Perëndimor dhe në Italinë e Jugut, si
rezultat i sulmeve të sllavëve e të frankëve, e shtyu Perandorinë Bizantine të kalojë në
një organizim të ri administrativ në këto treva, në atë të temave. Dihet se regjimi i
temave, ose i provincave ushtarake, filloi të zbatohej që nga shek. VII në viset me
emergjencë ushtarake. Ai bazohej në thelb në rekrutimin e një ushtrie vendase në
radhët e fshatarësisë së lirë, e cila në këmbim të tokës, ofronte shërbimin ushtarak. Në
krye të temës qëndronte strategu i emëruar drejtpërdrejt nga perandori bizantin, i cili
përqendronte në duart e tij si pushtetin ushtarak, ashtu edhe atë civil. Pas tij vinin
funksionarë vartës, si pretori, nënstrategët, kartularët, klisarkët etj.
18. Për bashkimin politik të të gjitha forcave shoqërore të kombit, krahas rrezikut të
jashtëm, ndikoi edhe një faktor tjetër, me karakter politik dhe ekonomik, siç ishte
zbatimi i reformave (i Tanzimatit) në vitet 30-40 të shek. XIX
Tanzimati, krahas ndryshimeve në
marrëdhëniet agrare, në administratë
dhe në legjislacionin e Perandorisë
Osmane, solli për shqiptarët dy
rrjedhoja: zëvendësimin e drejtuesve të
administratës lokale (që vinin nga
paria shqiptare) me funksionarë turq,
të cilët u vendosën në krye të
administratës civile e ushtarake të
Shqipërisë, dhe shtimin e shtypjes
ekonomike e kombëtare mbi
popullsinë. Të dy këta faktorë e
zgjeruan bazën shoqërore të lëvizjes
kombëtare
Forcën kryesore njerëzore e luftarake të
lëvizjes kombëtare të periudhës së Rilindjes e
përbënin, si edhe në lëvizjet e mëparshme
çlirimtare, fshatarësia dhe vegjëlia qytetare, të
cilat përfaqësonin shumicën dërrmuese të
popullsisë. Një vend të veçantë zinin në këtë
lëvizje fshatarët pronarë e malësorët, që ishin
edhe forca kryesore më e gjerë e lëvizjes
kombëtare. Fshatarët pronarë, që
përfaqësonin 5/6 e popullsisë agrare, i ndien
më tepër se çdo shtresë tjetër pasojat
rrënimtare të centralizimit të pushtetit
perandorak osman dhe, njëlloj si forcat e tjera
shoqërore, rrezikun e pushtimit të tokave të
tyre nga shtetet fqinje dhe pasojat e politikës
së këtyre shteteve për copëtimin e atdheut.
Prandaj ata morën pjesë aktive në luftën
kundër sundimtarëve të huaj osmanë, si edhe
për mbrojtjen e tërësisë territoriale të vendit.
20. Ideologjia e Rilindjes u
konkretizua në programin
e saj politik e kombëtar, i
cili u përpunua
gradualisht, duke filluar
nga vitet 30-40 të shek.
XIX dhe u pasurua gjatë
zhvillimit të mëtejshëm të
lëvizjes kombëtare.
Thelbin e tij, si të çdo
lëvizjeje tjetër nacionale,
e përbënte formimi i
shtetit kombëtar shqiptar.
Përpjekjet e para (pas atyre të
periudhës së Skënderbeut, në shek.
XV) për shkëputjen e Shqipërisë nga
sundimi osman dhe për formimin e një
shteti shqiptar u bënë në vigjilje të
epokës së Rilindjes, në fundin e shek.
XVIII dhe në fillimin e shek. XIX, kur
u formuan dy pashallëqet shqiptare, ai
i Shkodrës në veri (1771-1831) dhe i
Ali pashë Tepelenës në jug (1787-
1822). Megjithatë, këto dy pashallëqe,
për një varg arsyesh të brendshme e të
jashtme, nuk arritën të bashkoheshin
(siç bënë Principata e Moldavisë dhe
ajo e Vllahisë më 1859-1861) dhe të
themelohej kështu, më herët se në
vendet e tjera të Ballkanit, një shtet
autonom shqiptar. Shqiptarët i shfaqën
përsëri prirjet e tyre për t’u shkëputur
nga Stambolli dhe, kur krerët e Jugut
formuan, më 1828, Lidhjen Shqiptare,
deklaruan se do të luftonin kundër
Greqisë vetëm po të rrezikohej
Shqipëria dhe jo Turqia.
Kështu ata nxorën pothuajse krejtësisht
Shqipërinë e Jugut nga kontrolli i Portës
së Lartë. Ata kërkuan të vendosnin në
vilajetin e Janinës një administratë të tillë
civile, e cila t’u njihte të drejta të
barabarta gjithë banorëve të këtij vilajeti,
shqiptarëve e grekëve, myslimanëve e të
krishterëve. Bashkëkohësit shihnin në
këto qëndrime të krerëve shqiptarë të
Jugut prirjet nacionaliste, madje edhe
synimin e tyre për pavarësi dhe për t’u
shkëputur nga Perandoria Osmane, gjë që
mund të arrihej nëse do të ishte vendosur
një lidhje e ngushtë ndërmjet tyre dhe
Pashallëkut të Shkodrës, i cili shtrihej në
atë kohë pothuajse në gjithë Shqipërinë e
Veriut. Për shkak të pavendosmërisë së
vetë krerëve feudalë shqiptarë, që i
trembeshin shkëputjes nga Perandoria
Osmane, ky bashkim nuk u arrit dhe
Shqipëria humbi atëherë mundësinë për
të hedhur poshtë robërinë osmane.
21. Programi kombëtar i Rilindjes Shqiptare nuk lindi menjëherë në
formën e tij të plotë. Fillimet e tij u hodhën nga mendimtarët e
shquar shqiptarë, intelektualët rilindës në vitet 30-40 të shek. XIX.
Ata përpunuan dora-dorës idetë për të drejtat e
Godina e Lidhjes së Prizrenit
kombit shqiptar, i plotësuan me ato iluministe për shkollën e
gjuhën shqipe dhe në përgjithësi për kulturën kombëtare, si edhe
me kërkesat për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.
22. Edhe lëvizjet e para të viteve 30-40 të atij shekulli, që u shtrinë pothuajse në të gjitha trevat
shqiptare, si dhe idetë e tyre për një administrim të veçantë për tokat shqiptare, për drejtimin e
tyre nga vetë shqiptarët, madje, siç u kërkua gjatë kryengritjes së viteve 1843-1844, për një
organizim të tillë të Shqipërisë si ai i shteteve fqinje, kishin karakter çlirimtar, shënuan një hap
përpara drejt programit autonomist. Me rritjen e lëvizjes kombëtare në vitet 70 të shek. XIX dhe
veçanërisht në periudhën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878-1881), u përpunua në mënyrë të
plotë programi kombëtar i Rilindjes Shqiptare për sigurimin e autonomisë territoriale-
administrative dhe të pavarësisë së vendit nga sundimi i Perandorisë Osmane, i cili u pasurua e u
zhvillua më tej në fundin e shek. XIX dhe në fillimin e shek. XX nga organizatat e tjera politike
mbarëshqiptare. Në këtë program, ideologët rilindës, në përputhje me kohën e me rrethanat,
përcaktuan rrugët nëpërmjet të cilave populli shqiptar, ashtu si fqinjët e tij ballkanas, do të arrinte
të formonte shtetin e vet kombëtar e të bashkuar. Organizimin e shtetit shqiptar rilindësit e
mendonin në të dyja format, të autonomisë dhe të pavarësisë. Autonomia dhe pavarësia janë
konceptuar gjithmonë si dy etapa të zgjidhjes së çështjes shqiptare, të lidhura ngushtë me njëra-
tjetrën. Por për një varg arsyesh, që kishin të bënin më shumë me rrethanat e jashtme
ndërkombëtare, por edhe me raportin e forcave shoqërore e politike brenda vendit, platforma e
autonomisë territoriale-administrative të Shqipërisë mbizotëroi gjatë gjithë Rilindjes, deri në
nëntorin e vitit 1912.
24. Rilindja trashëgoi nga shekujt e mëparshëm një pasuri të çmuar
historiko-kulturore, me vlera morale e politike, mbi të cilën ajo u
mbështet dhe të cilën e zhvilloi më tej në një rrafsh të ri, me një
platformë të re ideologjike e politike. Ajo iu drejtua historisë dhe e
përdori këtë trashëgimi për të afirmuar të drejtën e popullit shqiptar për
të jetuar i lirë e i pavarur. Rilindësit i kthyen sytë nga e kaluara
historike, jo vetëm pse kombi shqiptar, ashtu si kombet e tjera, merr prej
andej burimin e tij, por edhe për t’i vënë provat e lashtësisë së tij në
shërbim të detyrave që qëndronin para lëvizjes kombëtare: për të rritur
krenarinë e bashkatdhetarëve në luftën e vështirë për çlirimin kombëtar,
për të ndihmuar në ngritjen e ndërgjegjes së tyre kombëtare, për të
forcuar më tej individualitetin e shqiptarëve si komb dhe bashkimin e
tyre përballë sundimtarëve osmanë, për t’u dhënë një mbështetje
historiko-shoqërore kërkesave kombëtare dhe për të tërhequr
vëmendjen e opinionit publik të huaj ndaj çështjes shqiptare. Rilindësit e
përdorën historinë si një mjet të fuqishëm në shërbim të kësaj çështjeje,
si edhe për të hedhur poshtë pohimet e atyre shteteve, të cilët, për të
arritur më lehtë synimet e tyre ekspansioniste ndaj Shqipërisë, ua
mohuan shqiptarëve historinë.
25. Rilindësit u kapën sidomos pas origjinës së lashtë
të shqiptarëve dhe pas epokës së Skënderbeut. Në
rastin e parë ata u përpoqën të argumentonin e të
përhapnin tezën mbi origjinën pellazgjike ose ilire
të popullit shqiptar dhe të provonin me këtë se
shqiptarët janë ndër banorët më të vjetër të
Ballkanit, autoktonë dhe zotër të ligjshëm të
truallit të vet, të cilin askush nuk kishte të drejtë
ta prekte. Në rastin e dytë, duke evokuar e duke
pasqyruar gjerësisht në letërsi epokën e
Skënderbeut, luftën e tij ngadhënjimtare kundër
ushtrive të Perandorisë së fuqishme Osmane,
rilindësit synonin të afirmonin vitalitetin e
popullit shqiptar, aftësinë e tij për t’u bashkuar
politikisht dhe të drejtën për të formuar shtetin e
vet kombëtar.
26. Historisë i janë drejtuar edhe rrethet politike të vendeve fqinje, sidomos pas formimit të
shteteve kombëtare. Qarqet politike serbe evokuan Perandorinë e Stefan Dushanit të
shek. XIV, ato greke Perandorinë Bizantine dhe ato bullgare Perandorinë Mesjetare të
Borisit e të Simeonit. Sipas tyre, shtetet serb, grek e bullgar ishin trashëgimtarë të
perandorive përkatëse mesjetare dhe rrjedhimisht kishin “të drejtën historike” të
shtriheshin në kufijtë e dikurshëm. Mirëpo asnjë nga këto perandori nuk shtrihej në
gjithë Ballkanin ose në pjesën më të madhe të tij, të banuar si në të kaluarën edhe në
shek. XIX nga popuj të ndryshëm, që ishin zotër të trojeve ku jetonin. Rrjedhimisht
synimi për t’i rikrijuar ato, që ishte shprehje e politikës ekspansioniste të këtyre
shteteve, cenonte rëndë interesat e popujve ballkanikë, ndërsa, në rastin e shqiptarëve,
çonte në pushtimin e territoreve të tyre etnike, amtare, ose në copëtimin e tyre. Orvatjet
për përmbushjen e këtyre synimeve u bënë shkak për luftëra ndërmjet vetë vendeve
ballkanike.
Përdorimi i traditës historike nga Lëvizja Kombëtare Shqiptare nuk kishte prirje të tilla
ekspansioniste. Shqiptarët nuk kishin formuar në të kaluarën ndonjë perandori, së cilës
t’i referoheshin mendimtarët e veprimtarët rilindës. Epoka më e ndritur, të cilën e
evokuan rilindësit, ishte ajo e Skënderbeut. Por kufijtë e shtetit të lirë e të pavarur
shqiptar, të krijuar prej tij në shek. XV shtriheshin në toka shqiptare, madje nuk i
përfshinin të gjitha këto toka; ky shtet lindi dhe qëndroi në truallin shqiptar dhe
zhvilloi, derisa u shtyp, një luftë mbrojtëse kundër agresionit osman.
Ndryshe nga ai i vendeve fqinje ballkanike, historizmi i Rilindjes Shqiptare,
argumentimi i karakterit historik të përkatësisë etnike të trojeve shqiptare, shërbeu si
mbështetje për bashkimin politik të shqiptarëve dhe të territoreve të banuara prej tyre
jo vetëm në të kaluarën, por edhe në periudhën më të re, në shek. XIX.