SlideShare a Scribd company logo
1 of 31
Universiteti i Prishtinës
Tema: ROLI I KËRKIM TREGU NË SUKSESIN AFARIST TË NDËRMARRJEVE,
RASTI I NDËRMARRJES PUBLIKE “PASTRIMI” PRISHTINË.
Lënda: Metodologjia e Hulumtimeve
Mentor: Punoi:
Dr.Valentin Toci Fitore Zeqiri
Janar, 2015
PËRMBAJTJA
- HYRJE................................................................................................... 3
- Qëllimi i punimit.................................................................................... 4
- Metodologjia e hulumtimit..................................................................... 5
Historiku i Ndërmarrjes................................................................................... 6
Gjeneza dhe zhvillimi i kërkim tregut.............................................................. 7
Dallimi në mesë KT dhe KM.......................................................................….. 10
Qëllimi i ndërmarrjes ........................................................................................ 13
Swot Analiza ……..…………………………………………………………… 15
Misioni
Vizioni
Procesi i menaxhimit të mbeturinave………………………………………. 16
PYTSORI
Mostra e anketimit ........................................................................................... 17
Rezultati nga pytësori anketues në amvisëri................................................... 18
PËRFUNDIMI.................................................................................................. 25
POROSIA........................................................................................................... 27
LITERATURA
HYRJE
Objekti i punimit
Me këtë punim synojë të analizoj ndikimin e marketingut në ndermarrjet publike “Pastrimi” e
cila bënë bartjen e mbeturinave, përkatësisht mirëmban mjedisin jetësor në kryeqytet.
Matjen e ndikimit të marketingut në ofrimin e shërbimeve për bartjen e mbeturinave, duke i
njohur kërkesat dhe nevojat e konsumatorve. Njëkohësisht do të shqyrtohet orentimi afarist dhe
ndërmarrja si rezultat i mjedisit në të cilin vepron.
Në shqyrtimin do të trajtohet koncepti i marketingut dhe marktingu si filozofi bashkëohore e
biznesit. Vështrimi i rëndësishum në këtë punim do t’i kushtohet ofrimi i shërbimeve nga
ndërmarrjet publike në Republiken e Kosovës afarizmit të kësaj industrie, lloj i shërbimeve të
cilat i ofronë kjo industri dhe analizen e ciklit jetësor të produketeve të saj në treg.
QËLLIMI I HULUMTIMIT
Qellimet e hulumtimit kanë për synim ta ngrenë vedijen dhe sigurojnë teknika e ndryshme për
kërkim tregu dhe përfermancen me të mirë në ndërmarrjet publike, identifikimin e mangësive
dhe pikave të dobëta, eliminimin e dobësive dhe fokusimin për arritjen e rezultateve të larta
konkuruse.
Në këtë kontekst, si qëllim parësor kemi ruajtjen e nivelit të lartë të kërkim tregu dhe fokusimin e
tyre në zgjidhjen e probleve ne ndërmarrje. Për më shumë, kërkim tregu si një veçori dalluese, në
treg është njëkosishtë edhe marketing.
Studiues të ndryshem janë përpjekur të zbulojnë arsyen pse disa ndërmarrje kanë fokusim më të
madhë drejt konsumatorit e disa jo pse disa ndërmarrje janë më të mira se sa të tjerat dhe kanë
sukse të lartë në treg.
Pra gjatë hulumtimit do të marrim përgjigje :
- Njohja me tregun e shërbimeve të ndërmarrjeve publike (sa e mbulojnë tregun e vete,
cilat janë gjasat për zgjerim të aktivitetit me depërtim në tregjet e tjera).
- Ndikimi i konceptit të marketingut në industri dhe
- Ndikimi i marketingut në ndërmarrjet Publike
METODOLOGJIA E HULUMTIMIT
Punimi i këtij studimi do të bazohet në hulumtimin e literaturës nga autor dhe njohës vendor dhe
të huaj, mbledhja dhe analiza e të dhënave lidhur me rolin e kërkim tregu në suksesin afarist të
ndërmarrjeve me theks të veçant te ndërmarrjet publike. Po ashtu do të analizojm në mënyr
kritike vërejtjet dhe sugjerimet e dhena nga autor dhe organizata të ndryshëm vendore dhe
ndërkombëtare, literatura dhe raporte relevante, artikuj të ndryshëm studimor dhe të dhëna të
tjera. Në mënyr të veçant do të hulumtojmë dhe analizojmë raportet e marra në lidhje me rolin e
kërkim tregut në suksesin afarist në Ndërmarrjet Publike në shtetin e Kosovës. Duke u bazuar në
shënimet që i kemi siguruar nga metoda analitike, do të bëjmë futjen dhe sistemimin e të
dhënave në formë e përshtatshme, në të cilen do të pasqyrojmë krahasimet e shenimeve nga një
periudhë në periudhën tjetër. Informata e nxjerra nga këto krahasime do të na shërbejn për
evidentimin e devijimeve të konstatuara nga ky veprim. Sa i përket pjesës praktike studimore
mënyra apo qasja e përfitimit të të dhënave do të bëjmë përmes metodave të njohura siç janë:
metodat hulumtuese apo e vështrimit dhe metoda deskriptive. Pra mbledhja e informatave
përmes dokumentave të ndryshme të industris , ndërmarrjes dhe intervistave me udhëheqësit e
kësaj industrie dhe ndërmarrje. Po ashtu do të mbledhi informata të rëndësishme lidhur me
afarizmin e ndërmarrjes dhe tregun edhe përmes pytësorit anketues lidhur me kënaqësin
konsumatore nga shërbimet e ofruara. Pra mostra do të jetë qëllimore dhe rastësishme propabile
dhe do të përfshihen amëvisërit. Pra informata që kanë të bëjnë me këtë hulumtim për pjesen
praktike do të jenë nga burimet primare.
• HISTORIKU I NDËRMARRJES
• Ndërmarrja Rajonale për Grumbullimin e Mbeturinave ,,Pastrimi’’sh.a-Prishtinë, është
Ndërmarrje Publike e cila në cilësinë e shoqërisë aksionare operon prej dt. 01.01.2008.
“Pastrimi” është Ndërmarrje e specializuar dhe e licencuar me traditë pune 50 vjeçare në
kryerjen e shërbimeve me rendësi të vaçantë shoqërore për jetën e qytetarëve – bartjen e
mbeturinave dhe mirëmbajtjen e pastërtisë dhe higjienës publike. Zona e shërbimit të saj
është e përcaktuar me Licencën e shërbimit të lëshuar nga Zyra Rregullative për Ujë dhe
Mbeturina .
Ndërmarrja “Pastrimi” është e vetmja ndërmarrje e licencuar për menaxhimin e
mbeturinave dhe është ndërmarrje regjionale ku vepron në disa komuna. Kjo Kompani ofron
këto shërbime primare, grumbullimin, largimin dhe trajtimin e hedhurinave, shërbimet
sekondare, pastrimin dhe larjen e rrugëve, largimin e borës dhe akullit duke përfshir hudhjen e
kripes po ashtu bënë edhe riciklimin e mbeturinave.
Komunat e regjionit të Prishtinës, janë pronar të shoqërisë me kapital publik, sipas
përqindjes së aksioneve që posedojnë dhe përfaqësohen nga Komisionet Komunale të
Aksionarëve. Aksionet e Shoqërisë, zotërohen në masën përqindjes nga Komunat e Regjionit të
Prishtinës dhe ate: Komuna e Prishtinës (përfshirë Gracanicën) 77.4%, Komuna e Podujevës me
7.1%, Komuna e F. Kosovës me 5.6%, dhe Komuna e Drenasit me 3.1% të aksioneve. Kapitali
themeltar i Shoqërisë është 25.000.00 € dhe është i ndarë në 25000 aksione me vler nominale
1.00 € për aksion.
KËRKIM TREGU NË TEORIN MARKETING
GJENEZA DHE ZHVILLIMI I KËRKIM TREGUT
Kërkimet janë aktivitet krijues dhe bëhen me qëllim të zgjidhjes së ndonjë problemi konkret
në jetë dhe në biznese. Zgjedhja e problemeve në biznes bëhet me nxerrjen e vendimeve
menaxheriale, të cilat bëhen në bazë të informacioneve të besushme dhe të vleshme nga
kërkimet e bëra. Kërkimet e bëra paraqesin aktivitet e mbështetura në procedura e caktura
dhe me qëllim të sigurimit të informacioneve për të zgjidhur problemet e tanishme ekzistuse
apo të ardhshëm.
Është me rëndësi të theksohet se deri te kërkimet e para është arritur spontanisht, meqë
menaxherët thjeshtë kanë ndier nevojën ndonjë aksion ta vërtetojnë me anë të më shumë
informacioneve nga tregu para se të nxirren vendimi i menaxhmentit të margetingut. Pra
njohja me tregun është bërë intutitë, ndjenj apo parandjenjë, që është pasuri e pavlerësushme
për individët që i parashohin ngjarjet në kohë të vërtet. Mirëpo mund të ndodhë që intutita të
na çojë në drejtim të gabuar, prandaj mbledhen informacione me anë të kërkimeve.
Paraqitja dhe zhvllimi i kërkim tregut është ngusht e lidhur me zhvillimin e filozofis së
bizensit, si dhe paraqitjen dhe zhvillimin e marketingut. Zhvillimi ekonomik i vendeve të
ndryshëm, pra edhe fazat e zhvillimit të filozofisë së biznesit dhe koncepti i biznesit të
ndërmarrjeve është paraqitur dhe zhvilluar në periudha të ndryshme kohe. Po të merret kriteri
i kohës, mund t’i dallojmë dy periudha të zhvillimit të kërkim marketingut.
Periudha e parë fillet i ka në shekullin e XIX dhe zgjat deri në vitin 1930, ku menaxhmenti ishte i
përqëndruar në problemet dhe mundësitë për të prodhuar dhe
Periudha e dytë fillon prej 1930 e deri më sot, ku në fokus janë nevojat dhe dëshirat e
konsumatorëve.
Marrë në përgjithësi periudhat e zhvillimit të kërkim tregut dhe të kërkim marketingut, të
gjitha subjektet ekonomike në zhvillimin e tyre kanë kaluar nëpër dy faza të cilat janë:
1. Faza e orientimit prodhues dhe
2. Faza e orientimit marketing.
Faza e orientimit prodhues karakterizohet me zhvillimin e kërkim tregut, ndërsa faza e
orientimit marketing karakterizohet me zhvillimin e kërkim marketingut.
Historikisht po të marrim del se koncepti i marketingut, e me këtë edhe i kërkimeve, së pari
është paraqitur në Japoni në shekullin XVII në sektorin e shërbimeve. “Rreth vitit 1650
antarët e familjes MITSUI është vendosur në Tokio dhe ka hapur diç që mund të quhet sot
shtëpi e mallërave. Ky person ka studiuar nevojat e konsumatorëve dhe ju ka ofurar asortimin
e gjerë mallërash.
Kërkim tregu në SHBA datojnë që nga shekulli XIX. Fillet e para i hasim në vitin 1879, kur
një agjencion propagande ka zbatuar procedurën, e cila është shumë afër projektit kërkimor
formal. Pra, në përpjekjen për të përshtatur programin propagandues për klientët e tij –
prodhuesit e perimeve bujqësore.
Zhvillimi ekonomik deri në fund të shekullit XIX, ka bërë që veprimtaria e cila atëher quhej
shitje dhe konsiderohej veprimtari ndihmëse (sepse në atë kohë problemi kryeso ishte
prodhimi), sot njihet me emrin marketing dhe është veprimtari kryesore apo thelbësore për
prespektiven e biznesit.
Zhvillimet historike në fushen e shkencës dhe teknologjisë kanë bërë që raportet në treg
ndërmjet ofertes dhe kërkesës të ndryshojnë kësisoji nga një treg shitës të kaloj në një treg
blerësish. Kështu pra, sot më pak kohë duhet për të ndërtuar një uzinë se sa për të fituar një
treg.
Tregu dhe zhvillimet në të janë etike për ndërmarrjen dhe rrejdhimisht kësaj kërkim tregut
ka fituar rëndësi për mënaxhimin e ndërmarrjes. Pra, kërkim tregut e furnizon ndërmarrjen
me informacione për mjedisin e përgjithëshum dhe mjedisin veprues mbi bazen e te cilave
informacione ndërmarrja përgatit, përshtat dhe zhvillon programin e marketingut miks, duke
i mbështetur vendimet e menaxhmentit të marketingut.
Zhvillimit e bëra në kërkimet fundametale kanë bërë të mundër që nga këto disiplina të
shkencës të zbatohen metoda dhe teknika kërkimore, të cilat kanë bërë që kërkim tregut si
kërkim bazë dhe ato të aplikuara të zhvillohen dhe të fitojnë rol dhe rëndësi përher e më të
madhe në lamin e marketingut.
Në situatën kur ndërmarrja ka në dispozicion zgjedhjen e dy ose më shumë drejtimeve të
veprimit (ajo është situat e problemit të pazgjidhur) paraqitet dilema: a të bëhen kërkimet e
tregut a jo. Vendimi definitiv varet nga disa faktor, të cilët janë :
 Koha që ekziston në dispozicion për vendosje,
 Përshtatshmëria e të dhënave,
 Natyra e vendimit që do të merret, dhe
 Vlera e informacioneve në krahasim me shpenzimet.
DALLIMI NË MES TË KËRKIM TREGUT DHE KËRKIM MARKETINGUT
Menaxherët kanë nevojë për informacione në mënyrë që të paraqesin produktet dhe
shërbimet për të krijuar vlerë në mendjen e konsumatorëve.
Shperhja kërkim marketingu dhe kërkim tregu shpesh sjellin paqartësi dhe shpesh përdoren
ndërkëmbyeshem, edhe pse teknikisht ekziston dallimi.
Prandaj nocioni kërkim tregu dhe kërkim marketingu janë terma të ndryshme, të cilat shpesh
herë pa të drejtë njëjtësohen. Kërkim tregu është shprehje e cila historikisht është paraqitur
para kërkimeve të marketingut. Pra, kërkimi marketingu është nocion më i ri dhe më i gjerë
se kërkim tregu, megjithatë rëndësia e kërkim tregut në kuadër të kërkim marketingut ështe
madhe.
Kërkim tregu është koncept shumë më i ngushtë, sepse është i drejtuar në kërkim tregu të
caktuar, ndërsa kërkim marketingu përveç që e përfshin kërkim tregun, përfshin edhe fushat
siç janë: produktet e reja, format e shpërndarjes përmes internetit, format e promocionit, etj.
Për përkufizimin e kërkim marketingut dhe kërkim tregu përdoren shumë përkufizime.
Paraqitjen më qartë të dallimit ndërmjet këtyre dy termave e paraqesin përkufizimet e
Shoqatës Amerikane të Marketingut dhe Shoqëris së Kërkim Tregut të Britanisë së Madhe.
Sipas Shoqates Amerikane të Marketingut, kërkim marketingu janë definuar si: funksion i
cili lidh konsumatorët, blerësit dhe publikun me tregun përmes informacioneve –
informacionet shfrytëzohen për idetifikimin dhe përkufizim të përfitimeve marketing dhe të
problemeve të marketingut, gjenerimin dhe rigjetjen dhe vlerësimin e aksioneve të
marketingut, vështrojë rezultatet e marketingut dhe përparon kuptimin e marketingut si
proces.
Kërkim marketingu përcakton informacionet, të cilat janë të nevojshme për qëllimet
evidencuara, disenjon metoda për mbledhje të informacioneve, udhëheq dhe zbaton procesin
e mbledhjes së të dhënave: i analizon rezultatet dhe i komunikon gjetjen dhe implikon ato.
Shoqëria e Kërkimeve të Tregut e Britanisë së Madhe jep këtë dëfinicion: Kërkim tregu është
mbledhje dhe analizim i të dhënave nga mostra për individ ose organizatë që lidhet me
karakteristikat e tyre, sjelljen, qëndrimin, mendimet ose mallrat, ato përfshijnë të gjitha
format e kërkimeve shoqëore dhe marekting, si janë anketa e konsumatorëve dhe të
industrisë, kërkimet psikologjike, kërkimet vrojtuese dhe panelet.
Prej përkufizimeve shihet se këto dy terma janë të ndryshme, por shumë procedura dhe
veprime që përdorin i bëjnë kuptime të ndërkëmbyhsme. Kërkim tregu i përshkruan
konsumatorët, ndërsa kërkim marketingu merren me strategjitë marketing të problemeve dhe
e përfshijnë kërkim tregun si pjesë më e rëndësishme e kërkim marketingut.
Ne ekonomin bashkëkohore theksi me s’është në zvoglimin dhe eliminnimin e rrezikut, por
në rritjen e aftësisë së marrjes së rrezikut më të madh, në këtë punë marrësve të vendimeve të
menaxhmentit të marketingut shumë i ndihmojnë informacionet e tregut.
Kërkim tregu ështe disiplin shkencore, e cila merret me mbledhjen, përpunimin dhe analizën
e problemeve të tregut, gjegjësisht ndryshoreve në bazë të të cilave bëhet përshkrimi i
kërkesës me mundësitë e shitjes në treg ose segmentimin e tregut. Ndryshoret e tregut të cilat
kërkohen janë: konsumatorët, konsumi, produkti, oferta, konkurrenca, çmimi, distribuimi,
importi dhe eksporti. Projeksioni i kërkesës së ardhme dhe mundësitë e shtijes së produkteve
të ndërmarrjes konkrete bëhen në bazë të kërkimit të fenomeneve të tregut, ku përfshihet
oferta dhe kërkesa. Kërkim tregu përfaqëson zërin e konsumatorit në kompani.
Kërkim marketingu si disiplin shkencore merret me mbledhjen, përpunimin, analizën e
ndryshoreve të tregut siç janë: konsumatorët, konsumi, produkti, oferta, konkurrenca, çmimi,
import-eksport, distrbuimi, promocioni, dhe në bazë të tyre parashikon masat të cilat duhet
ndërmarrë për të realizuar taktika adekuate të marketingut përkatësisht kombinimin dhe
dozimin e instrumenteve të marketingut në marketing miksin gjegjës.
Kërkim marketingu përfshinë të gjitha sferat e kërkimeve të cilat direkt ose indirekt lidhen
me planifikimin, organizimin dhe kontroll të aktiviteteve marketing, me ç’ rast kërkim tregu
është i lidhur me tregun dhe përfshinë e shqyrton të gjitha aspektet e mjedisit të biznesit.
“Shtron çështje lidhur me konkurrencën, strukturat e tregut, rregullimin nga qeveria, trendet
ekonomike, përparimet teknologjike dhe të një numri të faktorëve që përbëjnë mjedisin e
biznesit”. Pra, kërkim marketingu është nocion më kompleks dhe më i gjërë se sa kërkim
tregu. Kërkim tregu thejsht merret me parashikimin e kërkesës dhe shitjes së produktit
konkret, ndërsa kërkim marketingu shkojnë një hap më larg, gjegjësisht planifikojnë çka të
ndërmerret në ndonji instrument të marketingut (produkti, çmimi, kanale shitjeje,
promocioni) që të realizohen qëllimet e marketingut të ndërmarrjes.
Si kërkim tregu ashtu edhe kërkim marketingu bëhen që të njihemi me kushtet aktuale dhe të
ardhmen në treg, pra që të kemi dituri për tregun, në mënyrë që vendimet të merren me
rrezikun sa me të vogel të mundshëm.
Prandaj kërkim marketingu është funksion që lidh konsumatorët, blerësit dhe publikun përmes
informacioneve, ndërsa kërkim tregu i shqyrton të gjitha aspektet e mjedisit të bizneseve të
lidhur me konkurrusit, strukurat e tregut, rregullimet qeveritare, tendencat ekonomike,
përparimet teknologjike dhe faktorët e tjerë të shumtë që e përbëjnë mjedisin e biznesit.
Skema. Relacionet kërkim marketingu dhe kërkim tregu
Produkti Çmimi Distribiumi Promocion
i
Kërkime Kërkime Kërkime Kërkime
Kërkim
Marketingu
Vendimetmarketing
Kërkimet e
tregut
QËLLIMET E NDËRMARRJES
Qëllimet e ndërmarrjes Pastrimi janë :
 Ngritja e kualitetit të shërbimeve të grumbullimit të mbeturinave;
 Menaxhimi i ndërmarrjes drejt vetë-qëndrueshmërisë;
 Zvogëlimi i shpenzimeve operative;
 Rritja e shkalles së faturimit dhe inkasimit;
 Zgjerimi i shërbimeve në tërë regjionin – sidomos në zonat rurale;
 Trajnimi i punëtorëve për të përdorur softuerin financiar;
 Përmirësimi i sistemit të regjistrimit të konsumatorëve aktual;
 Organizimi i detyrave dhe orarit të punës për punëtore, e në veçanti zvogëlimi
i numri të orëve jashtë orarit.
Kur diskutohet për qëndrueshmerinë e ndermarrjes në Shërbimet Komunale Publike,
periudha kohore e ekzistencës së kësaj ndermarrje varet nga këta faktorë:
 Kërkesat e tregut;
 Operimi efikas;
 Kualiteti i shërbimeve dhe disiplina në punë;
 Teknologjia moderne;
 Tarifat e pranueshme për shërbimet e ofruara.
SwotAnaliza
Përparësitë e ndërmarrjes janë :
 Licencimi;
 Aftësitë profesionale;
 Përvoja e punës;
 Shërbimet kualitative;
 Imazhi i krijuar gjatë dekadave;
 Lokacioni i përhershëm dhe stabil;
 Rritja e vazhdueshme e numrit të klientëve;
 Infrastruktura e mirë e qytetit.
Dobësitë (pengesat objektive) të ndërmarrjes janë:
 Konkurrenca ilegale;
 Mospagesa rimbursimi i shepzimeve për rastet sociale nga Qeveria,
 Mosazhuriteti i Gjykatave për përmbarimin e lëndëve,
 Mbështetja e pamjaftueshme e Komunave për zbatimin e kushtëzimit për
pagesën e faturave për shërbimet e kryera,
 Automjetet e vjetruara;
 Shkalla e ulët e inkasimit;
 Mungesa e përkrahjes institucionale;
 Mungesa e Bankës Qendrore Autoritative, për dhënien e kredive afat-gjate me
kushte të volitshme (p.sh. shkallë të ulet të interesit)
Mundësitë e ndërmarrjes janë:
 Pagesa e borxheve,
 Pagesa e borxheve institucionale,
 Fitimi i tenderëve për aktivitetet sekondare.
 Riciklimi i beturinave (shitja ne treg).
Kërcënimet e ndërmarrjes janë:
 Mospërkrahja e institucioneve në lidhje me konkurrencën ilegale;
 Mos respektimi i rregullave dhe mungesa e seriozitetit në punë,
 Mosveprimi i Inspekcionit sanitar për zbatimin e gjobave mandatore ndaj
ndotësve të ambientit
Misioni
Misioni i ndërmarrjes është që ti mbuloje të gjithë qytetaret e vete me shërbime pa dallim race,
religjioni apo kombësie në regjionin e kompanisë ku shërben, për të siguruar një kompani
financiarisht të vetë-qëndrueshme dhe afatgjate që të mund të siguroj shërbime në pajtim me
standardet ndërkombëtare.
Ndërmarrjet e mbeturinave si “Pastrimi” duhet të ofrojnë shërbimet me qëllim të mirëmbajtjes së
ambientit ku punojmë dhe jetojmë, sepse pa një ambient të shëndetshëm nuk do të kemi
popullate të shëndetshme, dhe të ardhme të ndritshme.
Vizioni
Vizioni është të zgjerojmë shërbimet për grumbullimin e mbeturinave në zonat urbane dhe rurale
dhe mirëmbajtja e ambientit të pastër për të mire të qytetareve të Kosovës.
PROCESI I MENAXHIMIT TË MBETURINAVE
Llojet dhe sasia e mbeturinave
Pastrimi në fund të vitit 2006 ka filluar ta shfrytëzoj deponin e re regjionale, e cila gjendet në
afërsi të Obiliqit, ku do të zbrazen mbeturinat nga komunat; Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq,
Lipjan dhe Gracanicë,Drenasi e shfrytezon nje transfer bazë për bartje në deponin regjionale,
kurse mbeturinat nga komuna e Podujevës, për shkak të distancës nga deponia regjionale e
Prishtinës (~35 km), do të zbrazen në deponin ekzistuese të Podujevës. .
Momentalisht Pastrimi bënë vetëm grumbullimin e mbeturinave të përziera komunale
nga amvisëria, bizneset dhe institucionet.
Aktualisht, Pastrimi ka (3000) kontejnerë 1.1 m3 dhe 172 kontejnerë 7m3; duke i zgjeruar
shërbimet në zonat rurale do të ketë nevojë për kontejnerë shtesë 1.1 m3, momentalisht
sherbimi në zonant rurale kryhet der me der maksimumi 2 herë në javë.
Mirë po duke pas parasysh kërkesat e klientëve për sherbimi një herë gjatë 24 orëve,
atëher rritet kërkesa për kontejnerë 1.1m3.
Sasia e mbeturinave që do të grumbullohet në të ardhmen do të rritet në mënyrë të
ndjeshme; në vitin 2013 “Pastrimi” planifikon që të zgjeroj shërbimin edhe në zonat
rurale në të cilata për momentin nuk ofron sherbimi të drejtpërdrejt poashtu me zgjerimin
e sherbimit atëher do të rritet edhe sasia e mbeturinave të grumbullur, në vitin 2013
kompania “Pastrimi” Planifikon të grumbullojë rreth 127,844 ton mbeturina (shihe
tabelen e grumbullimit të mbeturinave nga viti 2008 e deri në planifikimin për vitin
2013).
Sasia e mbeturinave (në ton) për tu grumbulluar në 2008-2012
Sasia e mbet, 2008 2009 2010 2011 2012 2013
Ton 83,393 89,754 94,535 101,375 112,844 127,844
Grumbullimi i ndarë i mbeturinave
Për shkak të kostos së lartë të realizimit të këtij aktiviteti, Pastrimi nuk ka planifikuar ta
bëjë grumbullim e ndarë të mbeturinave para vitit 2013. Por, gjatë kësaj periudhe kohore,
ne do ta hulumtojmë rregullisht tregun; nëse tregu do të ofroj mundësi ne do ta realizojmë
këtë aktivitet. (pilot projekti i filluar kete vite nga GIZ në lagjen Dardania Prishtinë) për
reciklimin e mbeturinave.
PYËTSORI
Mostra e anketimit
Mostra e anketimit ka përfshirë 150 anketues , ku përfshihen me klient dhe konsumarot
në Komuna e Prishtinës.
Anketimi ka përfshir konsumatorët nga amvisëria.
 Konsumatoret nga Amvisëria:
1. Konsumator ne banesa,
2. Konsumatore në shtëpia,
3. Konsumator me oblime financiare të paguar dhe
4. Konsumatoret me obligime finaciare të papaguar.
Pyetësori ishte përpiluar në atë mënyrë që të bëhet e mundur nxjerrja e
konkluzioneve :
 Mbi shfrytësimin e shërbimeve publike,
 Nivelin e performancen mbi shërbimet e ofruar publike ,
 Vlersimin e shërbimeve të ofruar nga kompania Pastrimi ,
 Vlerësimin e çmimeve përballë shërbimeve të ofruar,
 Informacionet për detyrimin e fatures,
 Mënyren e pagesës dhe
 Sugjerimet , propozimet për ndërmarrjen.
Rezultate nga pytësori anketues e amvisëris
Cilat Shërbime Publike i Shfrytëzoni
Në pytjen se cilat shërbime publike shfrytëzohen nga qytetaret është : 100 përqind e
shfrytëzojn: Energjin,Shëndetësin, Ujin,Mbeturinat dhe 75 përqind e shfrytëzojnë
telefonin fikse, duke pasur parasqysh se në telefonin fikse është konkurrenca e telefonis
mobile (Vala) dhe operatorët privat, kurse te shërbimet e energjisë elektrike shfrytëzimi
nga qytetarët është qind për qind, për arësye se KEK është i vetmi operator publik i cili
prodhon energjin elektrike. Poashtu shërbimet nga Shëndetësia, janë shërbime të cilat
ballafaqohen me konkurrencen private, mirëpo duke pasur parasysh kushte sociale të
qytetarëve është një numër shumë i vogel i të cilëve i shfrytëzon këto shërbime
100.00
100.00
75.00
100.00
100.00
- 20.00 40.00 60.00 80.00 100.00 120.00
Energjia
Shëndetësia
Telefonia Fikse
Mbeturinat
Uji
shëndetësore private. Uji nga qytetarët shfrytëzohen njëqind për qinë, nuk ka konkurrenc
private. Shërbimi për mbeturina është i shfrytëzuar nga qytetarët njëqin përqind, nuk ka
konkurrenc private të zhvilluar.
Shërbimet e ofruar më së miri për shfrytëzim
Në përgjigjet e qytetarëve nga formulari i pytëosrit se cilat sherbimi më së miri ju
ofrohen për shërbimi është se 33 përqind mendojnë se shërbimet e energjis elektrike
ofrohen më sëmiri për shfrytëzim, një imazh jo i mire nga qytetarët për energjin
elektrike është ngritja e vazhdushme e çmimeve dhe reduktimet. Shërbimet nga
shendetësia janë shërbime të cilat janë të vlerësuar nga qytetarët 14 përqind të
anketuar mendojnë se shërbimet nga shëndetësia janë shërbime të ofruar më sëmiri
për qytetar. 7 përqind nga të anketurit mendojn se shërbimet e telefonis fikse janë
shërbime më të mira për qytetarët për shfrytëzim nuk ka pengesa apo ndërprerje dhe
çmime të favormshe. 34 përqind nga qytetarët mendojnë se sherbimi më
menaxhimin e mbeturinave është shumë i rëndësishmëm po ashtu ate mendojnë së
sherbimi i mbeturinave është mësëmiri për shfrytëzim duke pasur parasysh edhe
33.00
14.00
7.00
34.00
12.00
-
5.00
10.00
15.00
20.00
25.00
30.00
35.00
40.00
Energjia Shëndetësia Telefonia fikse Mbeturinat Uji
çmimet shumë të ulta mujore. Uji 12 përqind e të anketurëve mendojnë se uji
ofronhet mësëmiri për shfrytëzim nga shërbimet publike, mirëpo vrejtjet nga
qytetarët për ujin, reduktime të mdha çmimi i faturave i lartë dhe njësit matëse të ujit
nuk funksionojnë.
Shërbimet e kompanisë së mbeturinave “PASTRIMI”
Rreth performancës së shërbimit nga formulari anketues , 23 përqind
shërbimin e kompanisë i vlerësojnë shkëlqyshëm, 43 përqind mendojn se shërbimet e
ofruar nga kompania me kushtete në të cilat operon janë shumë të mira, 29 përqind
mendojn se shërbimet e ofruar janë mire, 3 përqind menojn se shërbimet e ofruar janë të
dobëta dhe 2 përqind e të anketuarëve janë të pa knaqurë me shërbimet e ofruar nga
kompania, mirëpo nga koha e kaluar shumë qytetarë ankohen për shërbime shumë të
dobëta.
-
5.00
10.00
15.00
20.00
25.00
30.00
35.00
40.00
45.00
Shkelqyshëm Sh. Mirë Mirë Dobët Te paknaqur
23.00
43.00
29.00
3.00 2.00
Shërbimi (mbledhje e mbeturinave)
Mbledhja e mbeturinave nga kompania është e organizuar, 73 përqind e qytetarëve
shërbimi ju kryhet çdo ditë, 2 përqind e qytetarëve sherbimi ju kryhet një herë në jave,
10 përqind e qytetarëve sherbimi ju kryhet dy herë në javë, 13 përqind e qytetarëve
shërbimi ju kryhet tri herë në javë dhe 2 përqind e qytetarëve sherbimi nuk ju kryhet.
-
10.00
20.00
30.00
40.00
50.00
60.00
70.00
80.00
Çdo ditë Një herë në
javë
Dy herë në javë Tri herë në javë Nuk kryhet
73.00
2.00
10.00
13.00
2.00
Vlerësimi i çmimeve përballë shërbimit të ofruar
Në pytjen rreth çmive të faturave për obliget mujore të mbeturinave në amvisëri është :
28 përqind e qytetarëve mendojnë se çmimet e faturave janë të ulta, 55 përqind e
qytetarëve mendojnë se çmimet e faturave janë të mesme dhe 17 përqind e qytetarëve
mendojnë se çmimet janë të larta.
-
10.00
20.00
30.00
40.00
50.00
60.00
Te ulta
Te mesme
Te larta
28.00
55.00
17.00
Informacionin për detyrim të fatures
Në pytjen se si merrni informacionin mbi detyrimin (faturen) 100 përqind e qytetareve
informacioni për detyrim të fatures e marrin në derë.
Shpërndarjen e faturave ndërmarrja e ka të organizum me një sistem shumë të kaluar pra
duke angazhuar persona zyrtar (inkasant) për ta dërguar faturen në deren e konsumatorit.
Mungesa e një data baze ka bëre që organizimi i shpërndarjes së faturave të bëhet në këtë
mënyr.
- 20.00 40.00 60.00 80.00 100.00
Me post
Në dere
Në bank
Me internet
-
100.00
-
-
Pagesa e detyrimit
Pagesen e detyrimit qytetarët e bëjn në dorë 55 përqind, në zyret e ndërmarrjes pagesen e
detyrimit e bëjn 20 përqind, në bank pagesën e detyrimit e bëjn 22 përqind dhe në formë
elektrike (debitimi direkt dhe e-benking) e bëjn 3 përqind e qytetarëve.
Propozimet dhe sugjerimet për kompaninë :
 Te bëhet rrethimi i kontinjerëve të mos shpërndahen mbeturinat nga
kafshët,
 Te futen kontinjeret nën tokë ,
 Te kryhet sherbimi çdo ditë,
 Të mirmbahen kontinjërt (disinfektim) nje herë në tre muaj(sidomos
në sezoni e verës),
 Të bëhet reciklimi i mbeturinave,
 Të hapen pika për pages nga kompania ,
 Të vendosen shporta rreth rrugëve.
Në dorë Në zyrën e
ndërmarrjes
Në bank Formë elektrike
55.00
20.00
22.00
3.00
 PËRFUNDIMI
Në vendet e zhvillura përkatësisht ku kemi funksionim të ekonomisë së tregut, kërkimet e tregut
përdoren si mjet i dobishëm për nxerrjen e vendimeve.
Në vendet në transicion situata aktuale karakterizohet me një përpjekje për t’i dhënë hapësirë sa
më shumë funksionit të marketingut në veprimtarinë e ndërmarrjeve, si një kërkes e çdo
ekonomie tregu.
Ndërsa në ndërmarrjet tona deri në fund të viteve të 90-ta nuk mund ta gjenim askund të
organizuar këtë shërbim, sepse trajtimi aktual mendohej se ishte i mjaftueshëm në kuadër të
shërbimit komercile.
Menaxhmenti i marketingut përbëhet nga procesi i përhershumë i marrjes së vendimeve të
marketingut, përkatësisht nga zgjedhja e kombinimit optimal të instrumenteve të marketing
miksit, i cili siguron një kënaqje efikase të nevojave të kosnumatorëve dhe realizimin e
qëllimeve afariste të ndërmarrjes.
Prandaj, është krejtësishtë e qartë se vendimet e marketingut të ndërmarrjesë do të jenë efikase
nëse bazohen në informacione adekuate të tregut, të cilat mund të fitohen nëpërmjet kërkimeve të
tregut.
Problemi i njohjes së tregut shpreht më së shumti te ndërmarrjet e mëdha, të cilat janë
të larguar fiziksht nga konsumatori dhe kështu nuk kanë munësi që nëpërmjet
vëshgimit të drejtëpërdrejt dhe dijes personale të menaxherëve t’i zbulojnë reaksionet
dhe sjellejt e konsumatorëve në treg.
Poashtu kur ndërmarrjet prodhuese ose shërbyese gjenden në treg me ndërmarrjet e tjera të
ngjashme, atëher bëhet shumë vështir që vetëm nëpërmjet vëshgimit të studiohen dhe të përcillen
nevojat dhe kërkesat e konsumatorëve.
Pra, është e nevojshme që disponojmë me të dhëna të caktuara mbi tregun.
Këto të dhëna sigurohen përmes kërkimeve të tregut.
Prandaj kërkimet e tregut janë aktivitete kryesor që i ndihomjnë menaxherit të ndërmarrjes që të
fitojë informacione mbi konsumatorët dhe jo konsumatorët, mbi konkurrencën , kanalet e
distribuimit dhe marrjen e vendimeve të rëndësishme për plotësimin e novajave konsumatore dhe
fuqizimin e qendrushmëris së ndërmarrjes në tregun konkurrus .
Ato shërbejnë si bazë për zbulimin e nevojave dhe kërkesave në treg, për
identifikimin e problemeve afariste, si dhe për kontrollimin e afarizmit.
Kërkimet e tregut jane aktivitete kërkimore të cilat e ndihmojnë dhe u’a letësojnë
menaxherëve marrjen e vendimeve sa më të sakta.
POROSIA
Menaxhimi i mbeturinavë është shumë i rëndësishëm për jetën dhe shëndetin e
qytetarëve, poashtu edhe për pamjen estetike të qytetit, lagjesë, rruges dhe shtëpis etj.
Në ketë punim ndeshemi me medota dhe modele të realizimit të aktivitetit të kërkim
tregut dhe atë qoftë ne nivel të ekonomisë së ndërmarrjes qoftë më gjerë. Kemi cekur
disa sosh që mendojmë se e plotësojnë kriterin e ecjes në harmoni me kohën.
 Kërkimet e tregut,
 Kërkimet e marketingut,
 SIM.
Të gjitha këto modele dhe teknika kanë specifikat e veta dhe kanë ndikim mjaftë të madh
në organizatat dhe marrjen e vendimeve në ndërmarrje.
Në Kosovë kushtet në të cilat operojnë operatorët për menaxhimin e mebturinavë lën
shumë për të dëshiruar.
Kompanit për menaxhimnt e mbeturinave, “Pastrimi”e cila operon në 7 komuna duke
përfshirë edhe kryeqytetin e Kosovës Prishtinën, ka disa probleme:
 Inkasimi i ulët,
 Teknologjia e vjetër,
 Mungesa e ekzekutimit te lëndëve në gjykat,
 Kosotja e lartë e deponimit të mbeturinave,
 Kostoja e mirëmbajtjes teknike e lartë etj.
 Sipas ligjit të ri për mbeturina Nr.04/L-060 neni 14 dhe 15 përgjegjësit dhe
detyrat e Ministris dhe Komunave.
Institucionet qendrore dhe ato lokale janë kompetent për menaxhimin e ndërmarrjeve për
menaxhimin e mbeturinave.
Këto institucione duhet të bëjn hartimin e politikave dhe aplikimin e ligjeve për
mbeturina duke i eliminuar këto problem shumë të mëdha për shërbimin e mbeturinave,
ku këto kompani për në një kohë shumë të shkurt nëse nuk merret ndonjë hap konkret në
përmisimin e këtyre probleme mund të shkojnë edhe deri te mbyllja falimentimi i tyre.
Së fundi duhet theksuar se rritja e konkurrencës në ekonominë bashkëkohore dhe përpjekja e
ndërmarrjeve në zhvillimin e biznesit duke e zvogluar sa më shumë rrezikun e biznesit, bën që
informacionet nga tregu dhe zhvillimet në treg të fitojnë rëdnësi përherë e më të madhe në
procesin e nxerrjes së vendimeve të menaxhmentit të marketingut, duke i bërë ato përherë e më
pak të gabuar
Formulari i pytësorit
Pytësor për matje të knaqësisë konsumatore
1. Cilat shërbime publike i shfrytëzoni?
a) Energjin
b) Shëndetësin
c) Telefonin fikse
d) Mbeturinat
e) Ujin
2. Cilat shërbime ju ofron më së miri për shfrytëzim?
a) Energjin
b) Shëndetësin
c) Telefonia fikse
d) Mbeturinat
e) Uji
3. Si i vlersoni shërbimet e kompanisë së mbeturinave “PASTRIMI”?
a) Shkelqyeshem
b) Sh.mirë
c) Mirë
d) Dobët
e) Të paknaqur
4. Sa here kryhet sherbimi (mbledhja e mbeturinave)?
a) Cdo ditë
b) Njëher në javë
c) Dy herë në javë
d) Tri herë në javë
e) Nuk kryhet
5. Si i vlersoni cmimet përballë shërbimit të ofruar?
a) Të ulta b) Të mesme c) Të larta
6. Si e merrni informacionin për detyrim të fatures?
a) Me postë b) Në derë c) në bakë ç)me internet
7. Si e bëni pagesene detyrimit?
a) në dorë b) Në zyret e Ndërmarrjes c) në bank c) Formë elektronike
LITERATURA
 Prod.Dr Ramiz Livoreka Kërkim Marketingu, 2011, Prishtinë
 Marketing Research, ëikipedia the free encyclopedia.
 AMA- Defenition of Marketing.
 www. flaxstady.com/demo/denopdf/99037.
 www.ama.org. E-marketing 3rd edition, Judy Strauss Adel, El-Ansary, and Raymond
Erost.
 Pilip Kotler, etj Principles of marketing Second Europian Edition, Prentice Hall Europ
1999.
 Ndërmarrja Pastrimi 2014
 Statuti i shoqëris Ndërmarrja Pastrimi 2011
 Stafi i Kompanis (sherbimi me Klient dhe i Financave).
 www.wikipedia ekonomi e Kosovës.
 Ligji për mbeturina shtojca Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës /nr.17/29 Qershor
2012, Prishtinë

More Related Content

What's hot

Bazat e menaxhimit
Bazat e menaxhimitBazat e menaxhimit
Bazat e menaxhimit
Menaxherat
 
1. biznesi dhe format e organizimit të tij
1. biznesi dhe format e organizimit të tij1. biznesi dhe format e organizimit të tij
1. biznesi dhe format e organizimit të tij
Menaxherat
 
Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi
Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali JakupiMetodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi
Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi
Menaxherat
 
Sjellja Organizative - Dr. Berim Ramosaj (Sllajdet e ligjëratave)
Sjellja Organizative - Dr. Berim Ramosaj (Sllajdet e ligjëratave)Sjellja Organizative - Dr. Berim Ramosaj (Sllajdet e ligjëratave)
Sjellja Organizative - Dr. Berim Ramosaj (Sllajdet e ligjëratave)
fatonbajrami1
 
Menaxhmenti strategjik
Menaxhmenti strategjikMenaxhmenti strategjik
Menaxhmenti strategjik
coupletea
 

What's hot (20)

SJELLJA ORGANIZATIVE - Dr. Berim Ramosaj (Pyetjet e provimeve)
SJELLJA ORGANIZATIVE - Dr. Berim Ramosaj (Pyetjet e provimeve)SJELLJA ORGANIZATIVE - Dr. Berim Ramosaj (Pyetjet e provimeve)
SJELLJA ORGANIZATIVE - Dr. Berim Ramosaj (Pyetjet e provimeve)
 
Papunesia 1
Papunesia 1Papunesia 1
Papunesia 1
 
Sjellje organizative
Sjellje organizativeSjellje organizative
Sjellje organizative
 
Bazat e menaxhimit
Bazat e menaxhimitBazat e menaxhimit
Bazat e menaxhimit
 
1. biznesi dhe format e organizimit të tij
1. biznesi dhe format e organizimit të tij1. biznesi dhe format e organizimit të tij
1. biznesi dhe format e organizimit të tij
 
Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi
Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali JakupiMetodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi
Metodologjia kerkimore shkencore, prof. dr. Ali Jakupi
 
Si të hartojmë një punim seminarikë
Si të hartojmë një punim seminarikëSi të hartojmë një punim seminarikë
Si të hartojmë një punim seminarikë
 
Sjellja Organizative - Dr. Berim Ramosaj (Sllajdet e ligjëratave)
Sjellja Organizative - Dr. Berim Ramosaj (Sllajdet e ligjëratave)Sjellja Organizative - Dr. Berim Ramosaj (Sllajdet e ligjëratave)
Sjellja Organizative - Dr. Berim Ramosaj (Sllajdet e ligjëratave)
 
MARKETINGU - Dr. Hykmete Bajrami (Pyetje dhe përgjigje)
MARKETINGU - Dr. Hykmete Bajrami (Pyetje dhe përgjigje)MARKETINGU - Dr. Hykmete Bajrami (Pyetje dhe përgjigje)
MARKETINGU - Dr. Hykmete Bajrami (Pyetje dhe përgjigje)
 
Menaxhimi i Burimeve Njerëzore - Dr. Ymer Havolli (Skriptë)
Menaxhimi i Burimeve Njerëzore - Dr. Ymer Havolli (Skriptë)Menaxhimi i Burimeve Njerëzore - Dr. Ymer Havolli (Skriptë)
Menaxhimi i Burimeve Njerëzore - Dr. Ymer Havolli (Skriptë)
 
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)
 
Menaxhmenti strategjik
Menaxhmenti strategjikMenaxhmenti strategjik
Menaxhmenti strategjik
 
Menaxhim i projekteve pytje dhe pergjigje
Menaxhim i projekteve pytje dhe pergjigje  Menaxhim i projekteve pytje dhe pergjigje
Menaxhim i projekteve pytje dhe pergjigje
 
Mikroekonomi 2
Mikroekonomi 2Mikroekonomi 2
Mikroekonomi 2
 
Produkti ( marketing )
Produkti ( marketing )Produkti ( marketing )
Produkti ( marketing )
 
Menaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFON
Menaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFONMenaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFON
Menaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFON
 
Makro Papunesia
Makro  PapunesiaMakro  Papunesia
Makro Papunesia
 
Menaxhment - Permbledhje
Menaxhment - PermbledhjeMenaxhment - Permbledhje
Menaxhment - Permbledhje
 
MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)
MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)
MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)
 
Dallimi ndermjet kerkimeve kuantitative dhe kualitative
Dallimi ndermjet kerkimeve kuantitative dhe kualitativeDallimi ndermjet kerkimeve kuantitative dhe kualitative
Dallimi ndermjet kerkimeve kuantitative dhe kualitative
 

Viewers also liked (7)

Hulumtimi Shkencor
Hulumtimi ShkencorHulumtimi Shkencor
Hulumtimi Shkencor
 
Punimi Masteri Hamedon Gashi
Punimi Masteri  Hamedon GashiPunimi Masteri  Hamedon Gashi
Punimi Masteri Hamedon Gashi
 
Punim hulumtues
Punim hulumtuesPunim hulumtues
Punim hulumtues
 
Pun kerkimore - Seminar per duhanin
Pun kerkimore - Seminar per duhaninPun kerkimore - Seminar per duhanin
Pun kerkimore - Seminar per duhanin
 
M.H. Psikologji
M.H. PsikologjiM.H. Psikologji
M.H. Psikologji
 
Punim seminarik: Ruajtja e trashegimisë historike
Punim seminarik: Ruajtja e trashegimisë historikePunim seminarik: Ruajtja e trashegimisë historike
Punim seminarik: Ruajtja e trashegimisë historike
 
Projekt seminari metodologjia e hulumtimeve lulzim jaha
Projekt  seminari  metodologjia e hulumtimeve   lulzim jahaProjekt  seminari  metodologjia e hulumtimeve   lulzim jaha
Projekt seminari metodologjia e hulumtimeve lulzim jaha
 

Similar to Metodologjia e Hulumtimeve

Universiteti m ikroekonimi
Universiteti m ikroekonimiUniversiteti m ikroekonimi
Universiteti m ikroekonimi
Duresa M. Bytyqi
 
Tipologjia e marketingut pjesa e ii
Tipologjia e marketingut   pjesa e iiTipologjia e marketingut   pjesa e ii
Tipologjia e marketingut pjesa e ii
ekonomia
 
Sistemi Integral i Komunikimit
Sistemi Integral i KomunikimitSistemi Integral i Komunikimit
Sistemi Integral i Komunikimit
Besart Krasniqi
 
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
ALTAX Consulting
 
Perkufizimi i kerkimeve te tregut
Perkufizimi i kerkimeve te tregutPerkufizimi i kerkimeve te tregut
Perkufizimi i kerkimeve te tregut
student
 
Njohuribazemarketing 100202085715-phpapp01
Njohuribazemarketing 100202085715-phpapp01Njohuribazemarketing 100202085715-phpapp01
Njohuribazemarketing 100202085715-phpapp01
valmirejetishi
 

Similar to Metodologjia e Hulumtimeve (20)

Hulumtimet e marketingut
Hulumtimet  e  marketingutHulumtimet  e  marketingut
Hulumtimet e marketingut
 
Hulumtimet e marketingut
Hulumtimet  e  marketingutHulumtimet  e  marketingut
Hulumtimet e marketingut
 
Detyra 1 [1]..
Detyra 1 [1]..Detyra 1 [1]..
Detyra 1 [1]..
 
Universiteti m ikroekonimi
Universiteti m ikroekonimiUniversiteti m ikroekonimi
Universiteti m ikroekonimi
 
Kerkimet e tregut Ligjerata-3
Kerkimet e tregut Ligjerata-3Kerkimet e tregut Ligjerata-3
Kerkimet e tregut Ligjerata-3
 
Tipologjia e marketingut pjesa e ii
Tipologjia e marketingut   pjesa e iiTipologjia e marketingut   pjesa e ii
Tipologjia e marketingut pjesa e ii
 
Sistemi Integral i Komunikimit
Sistemi Integral i KomunikimitSistemi Integral i Komunikimit
Sistemi Integral i Komunikimit
 
Kapitulli 3
Kapitulli 3Kapitulli 3
Kapitulli 3
 
Kapitulli 1
Kapitulli 1Kapitulli 1
Kapitulli 1
 
Plani i marketingut, mr.sc.bekim përgjegjaj
Plani i marketingut, mr.sc.bekim përgjegjajPlani i marketingut, mr.sc.bekim përgjegjaj
Plani i marketingut, mr.sc.bekim përgjegjaj
 
Marketing2
Marketing2Marketing2
Marketing2
 
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
 
Perkufizimi i kerkimeve te tregut
Perkufizimi i kerkimeve te tregutPerkufizimi i kerkimeve te tregut
Perkufizimi i kerkimeve te tregut
 
Hulumtimi i ndermarrjeve te vogla dhe te mesme
Hulumtimi i ndermarrjeve te vogla dhe te mesmeHulumtimi i ndermarrjeve te vogla dhe te mesme
Hulumtimi i ndermarrjeve te vogla dhe te mesme
 
Kapitulli 2
Kapitulli 2Kapitulli 2
Kapitulli 2
 
Planifikim marketingu mr.sc.bekim përgjegjaj
Planifikim marketingu mr.sc.bekim përgjegjajPlanifikim marketingu mr.sc.bekim përgjegjaj
Planifikim marketingu mr.sc.bekim përgjegjaj
 
Njohuribazemarketing 100202085715-phpapp01
Njohuribazemarketing 100202085715-phpapp01Njohuribazemarketing 100202085715-phpapp01
Njohuribazemarketing 100202085715-phpapp01
 
Kapitulli 4
Kapitulli 4Kapitulli 4
Kapitulli 4
 
Gjetja e përqindjes në një biznes
Gjetja e përqindjes në një biznesGjetja e përqindjes në një biznes
Gjetja e përqindjes në një biznes
 
Projekt teza
Projekt tezaProjekt teza
Projekt teza
 

More from Fitore ZEQIRI

More from Fitore ZEQIRI (7)

Tregu i firmës “mc food”, sfidat dhe mundësit
Tregu i firmës “mc food”, sfidat dhe mundësitTregu i firmës “mc food”, sfidat dhe mundësit
Tregu i firmës “mc food”, sfidat dhe mundësit
 
Rast studimore "ProCreditBank"
Rast studimore "ProCreditBank"Rast studimore "ProCreditBank"
Rast studimore "ProCreditBank"
 
INVESTIMET E JASHTME DHE ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS)
INVESTIMET E JASHTME DHE  ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS)INVESTIMET E JASHTME DHE  ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS)
INVESTIMET E JASHTME DHE ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS)
 
Analiza e investimeve
Analiza e investimeveAnaliza e investimeve
Analiza e investimeve
 
Startegjia e marketingut
Startegjia e marketingutStartegjia e marketingut
Startegjia e marketingut
 
Marketingu i sherbimeve
Marketingu i sherbimeveMarketingu i sherbimeve
Marketingu i sherbimeve
 
Marketing
MarketingMarketing
Marketing
 

Metodologjia e Hulumtimeve

  • 1. Universiteti i Prishtinës Tema: ROLI I KËRKIM TREGU NË SUKSESIN AFARIST TË NDËRMARRJEVE, RASTI I NDËRMARRJES PUBLIKE “PASTRIMI” PRISHTINË. Lënda: Metodologjia e Hulumtimeve Mentor: Punoi: Dr.Valentin Toci Fitore Zeqiri Janar, 2015
  • 2. PËRMBAJTJA - HYRJE................................................................................................... 3 - Qëllimi i punimit.................................................................................... 4 - Metodologjia e hulumtimit..................................................................... 5 Historiku i Ndërmarrjes................................................................................... 6 Gjeneza dhe zhvillimi i kërkim tregut.............................................................. 7 Dallimi në mesë KT dhe KM.......................................................................….. 10 Qëllimi i ndërmarrjes ........................................................................................ 13 Swot Analiza ……..…………………………………………………………… 15 Misioni Vizioni Procesi i menaxhimit të mbeturinave………………………………………. 16 PYTSORI Mostra e anketimit ........................................................................................... 17 Rezultati nga pytësori anketues në amvisëri................................................... 18 PËRFUNDIMI.................................................................................................. 25 POROSIA........................................................................................................... 27 LITERATURA
  • 3. HYRJE Objekti i punimit Me këtë punim synojë të analizoj ndikimin e marketingut në ndermarrjet publike “Pastrimi” e cila bënë bartjen e mbeturinave, përkatësisht mirëmban mjedisin jetësor në kryeqytet. Matjen e ndikimit të marketingut në ofrimin e shërbimeve për bartjen e mbeturinave, duke i njohur kërkesat dhe nevojat e konsumatorve. Njëkohësisht do të shqyrtohet orentimi afarist dhe ndërmarrja si rezultat i mjedisit në të cilin vepron. Në shqyrtimin do të trajtohet koncepti i marketingut dhe marktingu si filozofi bashkëohore e biznesit. Vështrimi i rëndësishum në këtë punim do t’i kushtohet ofrimi i shërbimeve nga ndërmarrjet publike në Republiken e Kosovës afarizmit të kësaj industrie, lloj i shërbimeve të cilat i ofronë kjo industri dhe analizen e ciklit jetësor të produketeve të saj në treg.
  • 4. QËLLIMI I HULUMTIMIT Qellimet e hulumtimit kanë për synim ta ngrenë vedijen dhe sigurojnë teknika e ndryshme për kërkim tregu dhe përfermancen me të mirë në ndërmarrjet publike, identifikimin e mangësive dhe pikave të dobëta, eliminimin e dobësive dhe fokusimin për arritjen e rezultateve të larta konkuruse. Në këtë kontekst, si qëllim parësor kemi ruajtjen e nivelit të lartë të kërkim tregu dhe fokusimin e tyre në zgjidhjen e probleve ne ndërmarrje. Për më shumë, kërkim tregu si një veçori dalluese, në treg është njëkosishtë edhe marketing. Studiues të ndryshem janë përpjekur të zbulojnë arsyen pse disa ndërmarrje kanë fokusim më të madhë drejt konsumatorit e disa jo pse disa ndërmarrje janë më të mira se sa të tjerat dhe kanë sukse të lartë në treg. Pra gjatë hulumtimit do të marrim përgjigje : - Njohja me tregun e shërbimeve të ndërmarrjeve publike (sa e mbulojnë tregun e vete, cilat janë gjasat për zgjerim të aktivitetit me depërtim në tregjet e tjera). - Ndikimi i konceptit të marketingut në industri dhe - Ndikimi i marketingut në ndërmarrjet Publike
  • 5. METODOLOGJIA E HULUMTIMIT Punimi i këtij studimi do të bazohet në hulumtimin e literaturës nga autor dhe njohës vendor dhe të huaj, mbledhja dhe analiza e të dhënave lidhur me rolin e kërkim tregu në suksesin afarist të ndërmarrjeve me theks të veçant te ndërmarrjet publike. Po ashtu do të analizojm në mënyr kritike vërejtjet dhe sugjerimet e dhena nga autor dhe organizata të ndryshëm vendore dhe ndërkombëtare, literatura dhe raporte relevante, artikuj të ndryshëm studimor dhe të dhëna të tjera. Në mënyr të veçant do të hulumtojmë dhe analizojmë raportet e marra në lidhje me rolin e kërkim tregut në suksesin afarist në Ndërmarrjet Publike në shtetin e Kosovës. Duke u bazuar në shënimet që i kemi siguruar nga metoda analitike, do të bëjmë futjen dhe sistemimin e të dhënave në formë e përshtatshme, në të cilen do të pasqyrojmë krahasimet e shenimeve nga një periudhë në periudhën tjetër. Informata e nxjerra nga këto krahasime do të na shërbejn për evidentimin e devijimeve të konstatuara nga ky veprim. Sa i përket pjesës praktike studimore mënyra apo qasja e përfitimit të të dhënave do të bëjmë përmes metodave të njohura siç janë: metodat hulumtuese apo e vështrimit dhe metoda deskriptive. Pra mbledhja e informatave përmes dokumentave të ndryshme të industris , ndërmarrjes dhe intervistave me udhëheqësit e kësaj industrie dhe ndërmarrje. Po ashtu do të mbledhi informata të rëndësishme lidhur me afarizmin e ndërmarrjes dhe tregun edhe përmes pytësorit anketues lidhur me kënaqësin konsumatore nga shërbimet e ofruara. Pra mostra do të jetë qëllimore dhe rastësishme propabile dhe do të përfshihen amëvisërit. Pra informata që kanë të bëjnë me këtë hulumtim për pjesen praktike do të jenë nga burimet primare.
  • 6. • HISTORIKU I NDËRMARRJES • Ndërmarrja Rajonale për Grumbullimin e Mbeturinave ,,Pastrimi’’sh.a-Prishtinë, është Ndërmarrje Publike e cila në cilësinë e shoqërisë aksionare operon prej dt. 01.01.2008. “Pastrimi” është Ndërmarrje e specializuar dhe e licencuar me traditë pune 50 vjeçare në kryerjen e shërbimeve me rendësi të vaçantë shoqërore për jetën e qytetarëve – bartjen e mbeturinave dhe mirëmbajtjen e pastërtisë dhe higjienës publike. Zona e shërbimit të saj është e përcaktuar me Licencën e shërbimit të lëshuar nga Zyra Rregullative për Ujë dhe Mbeturina . Ndërmarrja “Pastrimi” është e vetmja ndërmarrje e licencuar për menaxhimin e mbeturinave dhe është ndërmarrje regjionale ku vepron në disa komuna. Kjo Kompani ofron këto shërbime primare, grumbullimin, largimin dhe trajtimin e hedhurinave, shërbimet sekondare, pastrimin dhe larjen e rrugëve, largimin e borës dhe akullit duke përfshir hudhjen e kripes po ashtu bënë edhe riciklimin e mbeturinave. Komunat e regjionit të Prishtinës, janë pronar të shoqërisë me kapital publik, sipas përqindjes së aksioneve që posedojnë dhe përfaqësohen nga Komisionet Komunale të Aksionarëve. Aksionet e Shoqërisë, zotërohen në masën përqindjes nga Komunat e Regjionit të Prishtinës dhe ate: Komuna e Prishtinës (përfshirë Gracanicën) 77.4%, Komuna e Podujevës me 7.1%, Komuna e F. Kosovës me 5.6%, dhe Komuna e Drenasit me 3.1% të aksioneve. Kapitali themeltar i Shoqërisë është 25.000.00 € dhe është i ndarë në 25000 aksione me vler nominale 1.00 € për aksion.
  • 7. KËRKIM TREGU NË TEORIN MARKETING GJENEZA DHE ZHVILLIMI I KËRKIM TREGUT Kërkimet janë aktivitet krijues dhe bëhen me qëllim të zgjidhjes së ndonjë problemi konkret në jetë dhe në biznese. Zgjedhja e problemeve në biznes bëhet me nxerrjen e vendimeve menaxheriale, të cilat bëhen në bazë të informacioneve të besushme dhe të vleshme nga kërkimet e bëra. Kërkimet e bëra paraqesin aktivitet e mbështetura në procedura e caktura dhe me qëllim të sigurimit të informacioneve për të zgjidhur problemet e tanishme ekzistuse apo të ardhshëm. Është me rëndësi të theksohet se deri te kërkimet e para është arritur spontanisht, meqë menaxherët thjeshtë kanë ndier nevojën ndonjë aksion ta vërtetojnë me anë të më shumë informacioneve nga tregu para se të nxirren vendimi i menaxhmentit të margetingut. Pra njohja me tregun është bërë intutitë, ndjenj apo parandjenjë, që është pasuri e pavlerësushme për individët që i parashohin ngjarjet në kohë të vërtet. Mirëpo mund të ndodhë që intutita të na çojë në drejtim të gabuar, prandaj mbledhen informacione me anë të kërkimeve. Paraqitja dhe zhvllimi i kërkim tregut është ngusht e lidhur me zhvillimin e filozofis së bizensit, si dhe paraqitjen dhe zhvillimin e marketingut. Zhvillimi ekonomik i vendeve të ndryshëm, pra edhe fazat e zhvillimit të filozofisë së biznesit dhe koncepti i biznesit të ndërmarrjeve është paraqitur dhe zhvilluar në periudha të ndryshme kohe. Po të merret kriteri i kohës, mund t’i dallojmë dy periudha të zhvillimit të kërkim marketingut. Periudha e parë fillet i ka në shekullin e XIX dhe zgjat deri në vitin 1930, ku menaxhmenti ishte i përqëndruar në problemet dhe mundësitë për të prodhuar dhe Periudha e dytë fillon prej 1930 e deri më sot, ku në fokus janë nevojat dhe dëshirat e konsumatorëve.
  • 8. Marrë në përgjithësi periudhat e zhvillimit të kërkim tregut dhe të kërkim marketingut, të gjitha subjektet ekonomike në zhvillimin e tyre kanë kaluar nëpër dy faza të cilat janë: 1. Faza e orientimit prodhues dhe 2. Faza e orientimit marketing. Faza e orientimit prodhues karakterizohet me zhvillimin e kërkim tregut, ndërsa faza e orientimit marketing karakterizohet me zhvillimin e kërkim marketingut. Historikisht po të marrim del se koncepti i marketingut, e me këtë edhe i kërkimeve, së pari është paraqitur në Japoni në shekullin XVII në sektorin e shërbimeve. “Rreth vitit 1650 antarët e familjes MITSUI është vendosur në Tokio dhe ka hapur diç që mund të quhet sot shtëpi e mallërave. Ky person ka studiuar nevojat e konsumatorëve dhe ju ka ofurar asortimin e gjerë mallërash. Kërkim tregu në SHBA datojnë që nga shekulli XIX. Fillet e para i hasim në vitin 1879, kur një agjencion propagande ka zbatuar procedurën, e cila është shumë afër projektit kërkimor formal. Pra, në përpjekjen për të përshtatur programin propagandues për klientët e tij – prodhuesit e perimeve bujqësore. Zhvillimi ekonomik deri në fund të shekullit XIX, ka bërë që veprimtaria e cila atëher quhej shitje dhe konsiderohej veprimtari ndihmëse (sepse në atë kohë problemi kryeso ishte prodhimi), sot njihet me emrin marketing dhe është veprimtari kryesore apo thelbësore për prespektiven e biznesit. Zhvillimet historike në fushen e shkencës dhe teknologjisë kanë bërë që raportet në treg ndërmjet ofertes dhe kërkesës të ndryshojnë kësisoji nga një treg shitës të kaloj në një treg blerësish. Kështu pra, sot më pak kohë duhet për të ndërtuar një uzinë se sa për të fituar një treg. Tregu dhe zhvillimet në të janë etike për ndërmarrjen dhe rrejdhimisht kësaj kërkim tregut ka fituar rëndësi për mënaxhimin e ndërmarrjes. Pra, kërkim tregut e furnizon ndërmarrjen me informacione për mjedisin e përgjithëshum dhe mjedisin veprues mbi bazen e te cilave
  • 9. informacione ndërmarrja përgatit, përshtat dhe zhvillon programin e marketingut miks, duke i mbështetur vendimet e menaxhmentit të marketingut. Zhvillimit e bëra në kërkimet fundametale kanë bërë të mundër që nga këto disiplina të shkencës të zbatohen metoda dhe teknika kërkimore, të cilat kanë bërë që kërkim tregut si kërkim bazë dhe ato të aplikuara të zhvillohen dhe të fitojnë rol dhe rëndësi përher e më të madhe në lamin e marketingut. Në situatën kur ndërmarrja ka në dispozicion zgjedhjen e dy ose më shumë drejtimeve të veprimit (ajo është situat e problemit të pazgjidhur) paraqitet dilema: a të bëhen kërkimet e tregut a jo. Vendimi definitiv varet nga disa faktor, të cilët janë :  Koha që ekziston në dispozicion për vendosje,  Përshtatshmëria e të dhënave,  Natyra e vendimit që do të merret, dhe  Vlera e informacioneve në krahasim me shpenzimet.
  • 10. DALLIMI NË MES TË KËRKIM TREGUT DHE KËRKIM MARKETINGUT Menaxherët kanë nevojë për informacione në mënyrë që të paraqesin produktet dhe shërbimet për të krijuar vlerë në mendjen e konsumatorëve. Shperhja kërkim marketingu dhe kërkim tregu shpesh sjellin paqartësi dhe shpesh përdoren ndërkëmbyeshem, edhe pse teknikisht ekziston dallimi. Prandaj nocioni kërkim tregu dhe kërkim marketingu janë terma të ndryshme, të cilat shpesh herë pa të drejtë njëjtësohen. Kërkim tregu është shprehje e cila historikisht është paraqitur para kërkimeve të marketingut. Pra, kërkimi marketingu është nocion më i ri dhe më i gjerë se kërkim tregu, megjithatë rëndësia e kërkim tregut në kuadër të kërkim marketingut ështe madhe. Kërkim tregu është koncept shumë më i ngushtë, sepse është i drejtuar në kërkim tregu të caktuar, ndërsa kërkim marketingu përveç që e përfshin kërkim tregun, përfshin edhe fushat siç janë: produktet e reja, format e shpërndarjes përmes internetit, format e promocionit, etj. Për përkufizimin e kërkim marketingut dhe kërkim tregu përdoren shumë përkufizime. Paraqitjen më qartë të dallimit ndërmjet këtyre dy termave e paraqesin përkufizimet e Shoqatës Amerikane të Marketingut dhe Shoqëris së Kërkim Tregut të Britanisë së Madhe. Sipas Shoqates Amerikane të Marketingut, kërkim marketingu janë definuar si: funksion i cili lidh konsumatorët, blerësit dhe publikun me tregun përmes informacioneve – informacionet shfrytëzohen për idetifikimin dhe përkufizim të përfitimeve marketing dhe të problemeve të marketingut, gjenerimin dhe rigjetjen dhe vlerësimin e aksioneve të marketingut, vështrojë rezultatet e marketingut dhe përparon kuptimin e marketingut si proces. Kërkim marketingu përcakton informacionet, të cilat janë të nevojshme për qëllimet evidencuara, disenjon metoda për mbledhje të informacioneve, udhëheq dhe zbaton procesin e mbledhjes së të dhënave: i analizon rezultatet dhe i komunikon gjetjen dhe implikon ato.
  • 11. Shoqëria e Kërkimeve të Tregut e Britanisë së Madhe jep këtë dëfinicion: Kërkim tregu është mbledhje dhe analizim i të dhënave nga mostra për individ ose organizatë që lidhet me karakteristikat e tyre, sjelljen, qëndrimin, mendimet ose mallrat, ato përfshijnë të gjitha format e kërkimeve shoqëore dhe marekting, si janë anketa e konsumatorëve dhe të industrisë, kërkimet psikologjike, kërkimet vrojtuese dhe panelet. Prej përkufizimeve shihet se këto dy terma janë të ndryshme, por shumë procedura dhe veprime që përdorin i bëjnë kuptime të ndërkëmbyhsme. Kërkim tregu i përshkruan konsumatorët, ndërsa kërkim marketingu merren me strategjitë marketing të problemeve dhe e përfshijnë kërkim tregun si pjesë më e rëndësishme e kërkim marketingut. Ne ekonomin bashkëkohore theksi me s’është në zvoglimin dhe eliminnimin e rrezikut, por në rritjen e aftësisë së marrjes së rrezikut më të madh, në këtë punë marrësve të vendimeve të menaxhmentit të marketingut shumë i ndihmojnë informacionet e tregut. Kërkim tregu ështe disiplin shkencore, e cila merret me mbledhjen, përpunimin dhe analizën e problemeve të tregut, gjegjësisht ndryshoreve në bazë të të cilave bëhet përshkrimi i kërkesës me mundësitë e shitjes në treg ose segmentimin e tregut. Ndryshoret e tregut të cilat kërkohen janë: konsumatorët, konsumi, produkti, oferta, konkurrenca, çmimi, distribuimi, importi dhe eksporti. Projeksioni i kërkesës së ardhme dhe mundësitë e shtijes së produkteve të ndërmarrjes konkrete bëhen në bazë të kërkimit të fenomeneve të tregut, ku përfshihet oferta dhe kërkesa. Kërkim tregu përfaqëson zërin e konsumatorit në kompani. Kërkim marketingu si disiplin shkencore merret me mbledhjen, përpunimin, analizën e ndryshoreve të tregut siç janë: konsumatorët, konsumi, produkti, oferta, konkurrenca, çmimi, import-eksport, distrbuimi, promocioni, dhe në bazë të tyre parashikon masat të cilat duhet ndërmarrë për të realizuar taktika adekuate të marketingut përkatësisht kombinimin dhe dozimin e instrumenteve të marketingut në marketing miksin gjegjës. Kërkim marketingu përfshinë të gjitha sferat e kërkimeve të cilat direkt ose indirekt lidhen me planifikimin, organizimin dhe kontroll të aktiviteteve marketing, me ç’ rast kërkim tregu është i lidhur me tregun dhe përfshinë e shqyrton të gjitha aspektet e mjedisit të biznesit. “Shtron çështje lidhur me konkurrencën, strukturat e tregut, rregullimin nga qeveria, trendet ekonomike, përparimet teknologjike dhe të një numri të faktorëve që përbëjnë mjedisin e
  • 12. biznesit”. Pra, kërkim marketingu është nocion më kompleks dhe më i gjërë se sa kërkim tregu. Kërkim tregu thejsht merret me parashikimin e kërkesës dhe shitjes së produktit konkret, ndërsa kërkim marketingu shkojnë një hap më larg, gjegjësisht planifikojnë çka të ndërmerret në ndonji instrument të marketingut (produkti, çmimi, kanale shitjeje, promocioni) që të realizohen qëllimet e marketingut të ndërmarrjes. Si kërkim tregu ashtu edhe kërkim marketingu bëhen që të njihemi me kushtet aktuale dhe të ardhmen në treg, pra që të kemi dituri për tregun, në mënyrë që vendimet të merren me rrezikun sa me të vogel të mundshëm. Prandaj kërkim marketingu është funksion që lidh konsumatorët, blerësit dhe publikun përmes informacioneve, ndërsa kërkim tregu i shqyrton të gjitha aspektet e mjedisit të bizneseve të lidhur me konkurrusit, strukurat e tregut, rregullimet qeveritare, tendencat ekonomike, përparimet teknologjike dhe faktorët e tjerë të shumtë që e përbëjnë mjedisin e biznesit. Skema. Relacionet kërkim marketingu dhe kërkim tregu Produkti Çmimi Distribiumi Promocion i Kërkime Kërkime Kërkime Kërkime Kërkim Marketingu Vendimetmarketing Kërkimet e tregut
  • 13. QËLLIMET E NDËRMARRJES Qëllimet e ndërmarrjes Pastrimi janë :  Ngritja e kualitetit të shërbimeve të grumbullimit të mbeturinave;  Menaxhimi i ndërmarrjes drejt vetë-qëndrueshmërisë;  Zvogëlimi i shpenzimeve operative;  Rritja e shkalles së faturimit dhe inkasimit;  Zgjerimi i shërbimeve në tërë regjionin – sidomos në zonat rurale;  Trajnimi i punëtorëve për të përdorur softuerin financiar;  Përmirësimi i sistemit të regjistrimit të konsumatorëve aktual;  Organizimi i detyrave dhe orarit të punës për punëtore, e në veçanti zvogëlimi i numri të orëve jashtë orarit. Kur diskutohet për qëndrueshmerinë e ndermarrjes në Shërbimet Komunale Publike, periudha kohore e ekzistencës së kësaj ndermarrje varet nga këta faktorë:  Kërkesat e tregut;  Operimi efikas;  Kualiteti i shërbimeve dhe disiplina në punë;  Teknologjia moderne;  Tarifat e pranueshme për shërbimet e ofruara.
  • 14. SwotAnaliza Përparësitë e ndërmarrjes janë :  Licencimi;  Aftësitë profesionale;  Përvoja e punës;  Shërbimet kualitative;  Imazhi i krijuar gjatë dekadave;  Lokacioni i përhershëm dhe stabil;  Rritja e vazhdueshme e numrit të klientëve;  Infrastruktura e mirë e qytetit. Dobësitë (pengesat objektive) të ndërmarrjes janë:  Konkurrenca ilegale;  Mospagesa rimbursimi i shepzimeve për rastet sociale nga Qeveria,  Mosazhuriteti i Gjykatave për përmbarimin e lëndëve,  Mbështetja e pamjaftueshme e Komunave për zbatimin e kushtëzimit për pagesën e faturave për shërbimet e kryera,  Automjetet e vjetruara;  Shkalla e ulët e inkasimit;  Mungesa e përkrahjes institucionale;  Mungesa e Bankës Qendrore Autoritative, për dhënien e kredive afat-gjate me kushte të volitshme (p.sh. shkallë të ulet të interesit)
  • 15. Mundësitë e ndërmarrjes janë:  Pagesa e borxheve,  Pagesa e borxheve institucionale,  Fitimi i tenderëve për aktivitetet sekondare.  Riciklimi i beturinave (shitja ne treg). Kërcënimet e ndërmarrjes janë:  Mospërkrahja e institucioneve në lidhje me konkurrencën ilegale;  Mos respektimi i rregullave dhe mungesa e seriozitetit në punë,  Mosveprimi i Inspekcionit sanitar për zbatimin e gjobave mandatore ndaj ndotësve të ambientit Misioni Misioni i ndërmarrjes është që ti mbuloje të gjithë qytetaret e vete me shërbime pa dallim race, religjioni apo kombësie në regjionin e kompanisë ku shërben, për të siguruar një kompani financiarisht të vetë-qëndrueshme dhe afatgjate që të mund të siguroj shërbime në pajtim me standardet ndërkombëtare. Ndërmarrjet e mbeturinave si “Pastrimi” duhet të ofrojnë shërbimet me qëllim të mirëmbajtjes së ambientit ku punojmë dhe jetojmë, sepse pa një ambient të shëndetshëm nuk do të kemi popullate të shëndetshme, dhe të ardhme të ndritshme. Vizioni Vizioni është të zgjerojmë shërbimet për grumbullimin e mbeturinave në zonat urbane dhe rurale dhe mirëmbajtja e ambientit të pastër për të mire të qytetareve të Kosovës.
  • 16. PROCESI I MENAXHIMIT TË MBETURINAVE Llojet dhe sasia e mbeturinave Pastrimi në fund të vitit 2006 ka filluar ta shfrytëzoj deponin e re regjionale, e cila gjendet në afërsi të Obiliqit, ku do të zbrazen mbeturinat nga komunat; Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Lipjan dhe Gracanicë,Drenasi e shfrytezon nje transfer bazë për bartje në deponin regjionale, kurse mbeturinat nga komuna e Podujevës, për shkak të distancës nga deponia regjionale e Prishtinës (~35 km), do të zbrazen në deponin ekzistuese të Podujevës. . Momentalisht Pastrimi bënë vetëm grumbullimin e mbeturinave të përziera komunale nga amvisëria, bizneset dhe institucionet. Aktualisht, Pastrimi ka (3000) kontejnerë 1.1 m3 dhe 172 kontejnerë 7m3; duke i zgjeruar shërbimet në zonat rurale do të ketë nevojë për kontejnerë shtesë 1.1 m3, momentalisht sherbimi në zonant rurale kryhet der me der maksimumi 2 herë në javë. Mirë po duke pas parasysh kërkesat e klientëve për sherbimi një herë gjatë 24 orëve, atëher rritet kërkesa për kontejnerë 1.1m3. Sasia e mbeturinave që do të grumbullohet në të ardhmen do të rritet në mënyrë të ndjeshme; në vitin 2013 “Pastrimi” planifikon që të zgjeroj shërbimin edhe në zonat rurale në të cilata për momentin nuk ofron sherbimi të drejtpërdrejt poashtu me zgjerimin e sherbimit atëher do të rritet edhe sasia e mbeturinave të grumbullur, në vitin 2013 kompania “Pastrimi” Planifikon të grumbullojë rreth 127,844 ton mbeturina (shihe tabelen e grumbullimit të mbeturinave nga viti 2008 e deri në planifikimin për vitin 2013). Sasia e mbeturinave (në ton) për tu grumbulluar në 2008-2012 Sasia e mbet, 2008 2009 2010 2011 2012 2013 Ton 83,393 89,754 94,535 101,375 112,844 127,844
  • 17. Grumbullimi i ndarë i mbeturinave Për shkak të kostos së lartë të realizimit të këtij aktiviteti, Pastrimi nuk ka planifikuar ta bëjë grumbullim e ndarë të mbeturinave para vitit 2013. Por, gjatë kësaj periudhe kohore, ne do ta hulumtojmë rregullisht tregun; nëse tregu do të ofroj mundësi ne do ta realizojmë këtë aktivitet. (pilot projekti i filluar kete vite nga GIZ në lagjen Dardania Prishtinë) për reciklimin e mbeturinave. PYËTSORI Mostra e anketimit Mostra e anketimit ka përfshirë 150 anketues , ku përfshihen me klient dhe konsumarot në Komuna e Prishtinës. Anketimi ka përfshir konsumatorët nga amvisëria.  Konsumatoret nga Amvisëria: 1. Konsumator ne banesa, 2. Konsumatore në shtëpia, 3. Konsumator me oblime financiare të paguar dhe 4. Konsumatoret me obligime finaciare të papaguar. Pyetësori ishte përpiluar në atë mënyrë që të bëhet e mundur nxjerrja e konkluzioneve :  Mbi shfrytësimin e shërbimeve publike,  Nivelin e performancen mbi shërbimet e ofruar publike ,  Vlersimin e shërbimeve të ofruar nga kompania Pastrimi ,
  • 18.  Vlerësimin e çmimeve përballë shërbimeve të ofruar,  Informacionet për detyrimin e fatures,  Mënyren e pagesës dhe  Sugjerimet , propozimet për ndërmarrjen. Rezultate nga pytësori anketues e amvisëris Cilat Shërbime Publike i Shfrytëzoni Në pytjen se cilat shërbime publike shfrytëzohen nga qytetaret është : 100 përqind e shfrytëzojn: Energjin,Shëndetësin, Ujin,Mbeturinat dhe 75 përqind e shfrytëzojnë telefonin fikse, duke pasur parasqysh se në telefonin fikse është konkurrenca e telefonis mobile (Vala) dhe operatorët privat, kurse te shërbimet e energjisë elektrike shfrytëzimi nga qytetarët është qind për qind, për arësye se KEK është i vetmi operator publik i cili prodhon energjin elektrike. Poashtu shërbimet nga Shëndetësia, janë shërbime të cilat ballafaqohen me konkurrencen private, mirëpo duke pasur parasysh kushte sociale të qytetarëve është një numër shumë i vogel i të cilëve i shfrytëzon këto shërbime 100.00 100.00 75.00 100.00 100.00 - 20.00 40.00 60.00 80.00 100.00 120.00 Energjia Shëndetësia Telefonia Fikse Mbeturinat Uji
  • 19. shëndetësore private. Uji nga qytetarët shfrytëzohen njëqind për qinë, nuk ka konkurrenc private. Shërbimi për mbeturina është i shfrytëzuar nga qytetarët njëqin përqind, nuk ka konkurrenc private të zhvilluar. Shërbimet e ofruar më së miri për shfrytëzim Në përgjigjet e qytetarëve nga formulari i pytëosrit se cilat sherbimi më së miri ju ofrohen për shërbimi është se 33 përqind mendojnë se shërbimet e energjis elektrike ofrohen më sëmiri për shfrytëzim, një imazh jo i mire nga qytetarët për energjin elektrike është ngritja e vazhdushme e çmimeve dhe reduktimet. Shërbimet nga shendetësia janë shërbime të cilat janë të vlerësuar nga qytetarët 14 përqind të anketuar mendojnë se shërbimet nga shëndetësia janë shërbime të ofruar më sëmiri për qytetar. 7 përqind nga të anketurit mendojn se shërbimet e telefonis fikse janë shërbime më të mira për qytetarët për shfrytëzim nuk ka pengesa apo ndërprerje dhe çmime të favormshe. 34 përqind nga qytetarët mendojnë se sherbimi më menaxhimin e mbeturinave është shumë i rëndësishmëm po ashtu ate mendojnë së sherbimi i mbeturinave është mësëmiri për shfrytëzim duke pasur parasysh edhe 33.00 14.00 7.00 34.00 12.00 - 5.00 10.00 15.00 20.00 25.00 30.00 35.00 40.00 Energjia Shëndetësia Telefonia fikse Mbeturinat Uji
  • 20. çmimet shumë të ulta mujore. Uji 12 përqind e të anketurëve mendojnë se uji ofronhet mësëmiri për shfrytëzim nga shërbimet publike, mirëpo vrejtjet nga qytetarët për ujin, reduktime të mdha çmimi i faturave i lartë dhe njësit matëse të ujit nuk funksionojnë. Shërbimet e kompanisë së mbeturinave “PASTRIMI” Rreth performancës së shërbimit nga formulari anketues , 23 përqind shërbimin e kompanisë i vlerësojnë shkëlqyshëm, 43 përqind mendojn se shërbimet e ofruar nga kompania me kushtete në të cilat operon janë shumë të mira, 29 përqind mendojn se shërbimet e ofruar janë mire, 3 përqind menojn se shërbimet e ofruar janë të dobëta dhe 2 përqind e të anketuarëve janë të pa knaqurë me shërbimet e ofruar nga kompania, mirëpo nga koha e kaluar shumë qytetarë ankohen për shërbime shumë të dobëta. - 5.00 10.00 15.00 20.00 25.00 30.00 35.00 40.00 45.00 Shkelqyshëm Sh. Mirë Mirë Dobët Te paknaqur 23.00 43.00 29.00 3.00 2.00
  • 21. Shërbimi (mbledhje e mbeturinave) Mbledhja e mbeturinave nga kompania është e organizuar, 73 përqind e qytetarëve shërbimi ju kryhet çdo ditë, 2 përqind e qytetarëve sherbimi ju kryhet një herë në jave, 10 përqind e qytetarëve sherbimi ju kryhet dy herë në javë, 13 përqind e qytetarëve shërbimi ju kryhet tri herë në javë dhe 2 përqind e qytetarëve sherbimi nuk ju kryhet. - 10.00 20.00 30.00 40.00 50.00 60.00 70.00 80.00 Çdo ditë Një herë në javë Dy herë në javë Tri herë në javë Nuk kryhet 73.00 2.00 10.00 13.00 2.00
  • 22. Vlerësimi i çmimeve përballë shërbimit të ofruar Në pytjen rreth çmive të faturave për obliget mujore të mbeturinave në amvisëri është : 28 përqind e qytetarëve mendojnë se çmimet e faturave janë të ulta, 55 përqind e qytetarëve mendojnë se çmimet e faturave janë të mesme dhe 17 përqind e qytetarëve mendojnë se çmimet janë të larta. - 10.00 20.00 30.00 40.00 50.00 60.00 Te ulta Te mesme Te larta 28.00 55.00 17.00
  • 23. Informacionin për detyrim të fatures Në pytjen se si merrni informacionin mbi detyrimin (faturen) 100 përqind e qytetareve informacioni për detyrim të fatures e marrin në derë. Shpërndarjen e faturave ndërmarrja e ka të organizum me një sistem shumë të kaluar pra duke angazhuar persona zyrtar (inkasant) për ta dërguar faturen në deren e konsumatorit. Mungesa e një data baze ka bëre që organizimi i shpërndarjes së faturave të bëhet në këtë mënyr. - 20.00 40.00 60.00 80.00 100.00 Me post Në dere Në bank Me internet - 100.00 - -
  • 24. Pagesa e detyrimit Pagesen e detyrimit qytetarët e bëjn në dorë 55 përqind, në zyret e ndërmarrjes pagesen e detyrimit e bëjn 20 përqind, në bank pagesën e detyrimit e bëjn 22 përqind dhe në formë elektrike (debitimi direkt dhe e-benking) e bëjn 3 përqind e qytetarëve. Propozimet dhe sugjerimet për kompaninë :  Te bëhet rrethimi i kontinjerëve të mos shpërndahen mbeturinat nga kafshët,  Te futen kontinjeret nën tokë ,  Te kryhet sherbimi çdo ditë,  Të mirmbahen kontinjërt (disinfektim) nje herë në tre muaj(sidomos në sezoni e verës),  Të bëhet reciklimi i mbeturinave,  Të hapen pika për pages nga kompania ,  Të vendosen shporta rreth rrugëve. Në dorë Në zyrën e ndërmarrjes Në bank Formë elektrike 55.00 20.00 22.00 3.00
  • 25.  PËRFUNDIMI Në vendet e zhvillura përkatësisht ku kemi funksionim të ekonomisë së tregut, kërkimet e tregut përdoren si mjet i dobishëm për nxerrjen e vendimeve. Në vendet në transicion situata aktuale karakterizohet me një përpjekje për t’i dhënë hapësirë sa më shumë funksionit të marketingut në veprimtarinë e ndërmarrjeve, si një kërkes e çdo ekonomie tregu. Ndërsa në ndërmarrjet tona deri në fund të viteve të 90-ta nuk mund ta gjenim askund të organizuar këtë shërbim, sepse trajtimi aktual mendohej se ishte i mjaftueshëm në kuadër të shërbimit komercile. Menaxhmenti i marketingut përbëhet nga procesi i përhershumë i marrjes së vendimeve të marketingut, përkatësisht nga zgjedhja e kombinimit optimal të instrumenteve të marketing miksit, i cili siguron një kënaqje efikase të nevojave të kosnumatorëve dhe realizimin e qëllimeve afariste të ndërmarrjes. Prandaj, është krejtësishtë e qartë se vendimet e marketingut të ndërmarrjesë do të jenë efikase nëse bazohen në informacione adekuate të tregut, të cilat mund të fitohen nëpërmjet kërkimeve të tregut. Problemi i njohjes së tregut shpreht më së shumti te ndërmarrjet e mëdha, të cilat janë të larguar fiziksht nga konsumatori dhe kështu nuk kanë munësi që nëpërmjet vëshgimit të drejtëpërdrejt dhe dijes personale të menaxherëve t’i zbulojnë reaksionet dhe sjellejt e konsumatorëve në treg. Poashtu kur ndërmarrjet prodhuese ose shërbyese gjenden në treg me ndërmarrjet e tjera të ngjashme, atëher bëhet shumë vështir që vetëm nëpërmjet vëshgimit të studiohen dhe të përcillen nevojat dhe kërkesat e konsumatorëve. Pra, është e nevojshme që disponojmë me të dhëna të caktuara mbi tregun. Këto të dhëna sigurohen përmes kërkimeve të tregut. Prandaj kërkimet e tregut janë aktivitete kryesor që i ndihomjnë menaxherit të ndërmarrjes që të fitojë informacione mbi konsumatorët dhe jo konsumatorët, mbi konkurrencën , kanalet e
  • 26. distribuimit dhe marrjen e vendimeve të rëndësishme për plotësimin e novajave konsumatore dhe fuqizimin e qendrushmëris së ndërmarrjes në tregun konkurrus . Ato shërbejnë si bazë për zbulimin e nevojave dhe kërkesave në treg, për identifikimin e problemeve afariste, si dhe për kontrollimin e afarizmit. Kërkimet e tregut jane aktivitete kërkimore të cilat e ndihmojnë dhe u’a letësojnë menaxherëve marrjen e vendimeve sa më të sakta.
  • 27. POROSIA Menaxhimi i mbeturinavë është shumë i rëndësishëm për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, poashtu edhe për pamjen estetike të qytetit, lagjesë, rruges dhe shtëpis etj. Në ketë punim ndeshemi me medota dhe modele të realizimit të aktivitetit të kërkim tregut dhe atë qoftë ne nivel të ekonomisë së ndërmarrjes qoftë më gjerë. Kemi cekur disa sosh që mendojmë se e plotësojnë kriterin e ecjes në harmoni me kohën.  Kërkimet e tregut,  Kërkimet e marketingut,  SIM. Të gjitha këto modele dhe teknika kanë specifikat e veta dhe kanë ndikim mjaftë të madh në organizatat dhe marrjen e vendimeve në ndërmarrje. Në Kosovë kushtet në të cilat operojnë operatorët për menaxhimin e mebturinavë lën shumë për të dëshiruar. Kompanit për menaxhimnt e mbeturinave, “Pastrimi”e cila operon në 7 komuna duke përfshirë edhe kryeqytetin e Kosovës Prishtinën, ka disa probleme:  Inkasimi i ulët,  Teknologjia e vjetër,  Mungesa e ekzekutimit te lëndëve në gjykat,  Kosotja e lartë e deponimit të mbeturinave,  Kostoja e mirëmbajtjes teknike e lartë etj.  Sipas ligjit të ri për mbeturina Nr.04/L-060 neni 14 dhe 15 përgjegjësit dhe detyrat e Ministris dhe Komunave. Institucionet qendrore dhe ato lokale janë kompetent për menaxhimin e ndërmarrjeve për menaxhimin e mbeturinave. Këto institucione duhet të bëjn hartimin e politikave dhe aplikimin e ligjeve për mbeturina duke i eliminuar këto problem shumë të mëdha për shërbimin e mbeturinave,
  • 28. ku këto kompani për në një kohë shumë të shkurt nëse nuk merret ndonjë hap konkret në përmisimin e këtyre probleme mund të shkojnë edhe deri te mbyllja falimentimi i tyre. Së fundi duhet theksuar se rritja e konkurrencës në ekonominë bashkëkohore dhe përpjekja e ndërmarrjeve në zhvillimin e biznesit duke e zvogluar sa më shumë rrezikun e biznesit, bën që informacionet nga tregu dhe zhvillimet në treg të fitojnë rëdnësi përherë e më të madhe në procesin e nxerrjes së vendimeve të menaxhmentit të marketingut, duke i bërë ato përherë e më pak të gabuar
  • 29. Formulari i pytësorit Pytësor për matje të knaqësisë konsumatore 1. Cilat shërbime publike i shfrytëzoni? a) Energjin b) Shëndetësin c) Telefonin fikse d) Mbeturinat e) Ujin 2. Cilat shërbime ju ofron më së miri për shfrytëzim? a) Energjin b) Shëndetësin c) Telefonia fikse d) Mbeturinat e) Uji 3. Si i vlersoni shërbimet e kompanisë së mbeturinave “PASTRIMI”? a) Shkelqyeshem b) Sh.mirë c) Mirë d) Dobët e) Të paknaqur 4. Sa here kryhet sherbimi (mbledhja e mbeturinave)? a) Cdo ditë b) Njëher në javë c) Dy herë në javë d) Tri herë në javë e) Nuk kryhet
  • 30. 5. Si i vlersoni cmimet përballë shërbimit të ofruar? a) Të ulta b) Të mesme c) Të larta 6. Si e merrni informacionin për detyrim të fatures? a) Me postë b) Në derë c) në bakë ç)me internet 7. Si e bëni pagesene detyrimit? a) në dorë b) Në zyret e Ndërmarrjes c) në bank c) Formë elektronike
  • 31. LITERATURA  Prod.Dr Ramiz Livoreka Kërkim Marketingu, 2011, Prishtinë  Marketing Research, ëikipedia the free encyclopedia.  AMA- Defenition of Marketing.  www. flaxstady.com/demo/denopdf/99037.  www.ama.org. E-marketing 3rd edition, Judy Strauss Adel, El-Ansary, and Raymond Erost.  Pilip Kotler, etj Principles of marketing Second Europian Edition, Prentice Hall Europ 1999.  Ndërmarrja Pastrimi 2014  Statuti i shoqëris Ndërmarrja Pastrimi 2011  Stafi i Kompanis (sherbimi me Klient dhe i Financave).  www.wikipedia ekonomi e Kosovës.  Ligji për mbeturina shtojca Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës /nr.17/29 Qershor 2012, Prishtinë