O slideshow foi denunciado.
Utilizamos seu perfil e dados de atividades no LinkedIn para personalizar e exibir anúncios mais relevantes. Altere suas preferências de anúncios quando desejar.

MENAXHIMI I INOVACIONEVE - Dr. Besnik Krasniqi

2.211 visualizações

Publicada em

MENAXHIMI I INOVACIONEVE - Dr. Besnik Krasniqi

Publicada em: Educação
  • DOWNLOAD FULL BOOKS, INTO AVAILABLE FORMAT ......................................................................................................................... ......................................................................................................................... 1.DOWNLOAD FULL. PDF EBOOK here { https://tinyurl.com/y6a5rkg5 } ......................................................................................................................... 1.DOWNLOAD FULL. EPUB Ebook here { https://tinyurl.com/y6a5rkg5 } ......................................................................................................................... 1.DOWNLOAD FULL. doc Ebook here { https://tinyurl.com/y6a5rkg5 } ......................................................................................................................... 1.DOWNLOAD FULL. PDF EBOOK here { https://tinyurl.com/y6a5rkg5 } ......................................................................................................................... 1.DOWNLOAD FULL. EPUB Ebook here { https://tinyurl.com/y6a5rkg5 } ......................................................................................................................... 1.DOWNLOAD FULL. doc Ebook here { https://tinyurl.com/y6a5rkg5 } ......................................................................................................................... ......................................................................................................................... ......................................................................................................................... .............. Browse by Genre Available eBooks ......................................................................................................................... Art, Biography, Business, Chick Lit, Children's, Christian, Classics, Comics, Contemporary, Cookbooks, Crime, Ebooks, Fantasy, Fiction, Graphic Novels, Historical Fiction, History, Horror, Humor And Comedy, Manga, Memoir, Music, Mystery, Non Fiction, Paranormal, Philosophy, Poetry, Psychology, Religion, Romance, Science, Science Fiction, Self Help, Suspense, Spirituality, Sports, Thriller, Travel, Young Adult,
       Responder 
    Tem certeza que deseja  Sim  Não
    Insira sua mensagem aqui

MENAXHIMI I INOVACIONEVE - Dr. Besnik Krasniqi

  1. 1. MENAXHIMI I INOVACIONIT Besnik A. Krasniqi Prishtinë 2010
  2. 2. Individi dhe Kreativiteti | 2 Contents Individi dhe Kreativiteti..............................................................................................................................................................3 Hyrje...............................................................................................................................................................................................3 Individi kreativ...........................................................................................................................................................................3 A mund të mësohet kreativiteti?.........................................................................................................................................4 Procesi i mendimit kreativ.....................................................................................................................................................5 Tri komponentët e kreativtietit............................................................................................................................................7 Bllokadat e kreativitetit...........................................................................................................................................................9 Mundësimi i kreativitetit: çka i bën njerëzt kreativ.................................................................................................. 11 Veçoritë e njerzëve kreativë............................................................................................................................................... 14 Karakteristika e personalitetit kreativ....................................................................................................................... 14 Disavantazhed e kreativitetit........................................................................................................................................ 18 Mosha dhe kreativiteti ......................................................................................................................................................... 18
  3. 3. Individi dhe Kreativiteti | 3 Individi dhe Kreativiteti ‘Kreativiteti është te lejosh vetveten të bësh gabime. Mjeshtri është të dish se cilat duhet t’i mbash’ Scott Adams ‘Risia është krijimi i së resë ose ri-aranzhimi i se vjetrës në mënyrë të re’ Michael Vance Hyrje Nga të gjitha elementet e nevojshme për gjenerimin e ideve të reja dhe inovacioneve të suksesshme individi është kritik në këtë proces. Pa ekzistimin e ‘njeriut kreativ’ shumë pak mund të arrihet në organizata ekzistuese apo në krijimin e atyre të reja. Dikush duhet të ketë një koncept apo edhe një ëndërr një vizon për diçka të re, qoftë ai produkt i ri apo shërbim i ri apo mënyre e re e bërjes së gjërave të njëjta. Po ashtu, këtë produkt apo proces i ri dikush duhet ta vejë në kontekst të organizatës por edhe të krijojë ndërlidhjen me tregun, gjegjësisht ta vë atë në shërbim të nevojave të konsumatorëve dhe publikut të gjerë. Krijimi i këtij relacioni apo ndërlidhjeje me tregun siguron përfitime financiare për kompaninë dhe krijon avantazh konkurrues në raport me konkurrencën. Pra në tërë këtë proces të inovimit, prej gjenerimit të idesë e deri te krijimi i një produkti/shërbimi të ri dhe tregtimit të tij të suksesshëm faktori njeri luan një rol vendimtar. Ky kapitull do të shtjellojë mënyrat se si njerëzit mund të gjenerojnë ide të reja. Më saktësisht ky kapitull do të hulumtojë natyrën e kreativitetit individual dhe grupor në organizatë. Në fokus të veçantë do të jetë identifikimi i mënyrave se si njerëzit në organizatë mund të jenë kreativ dhe njëkohësisht menaxherët dhe mënyrat të cilët duhet t’i zbatojnë ata për të lehtësuar procesin e krijimit të ideve të reja përmes zhvillimit të shpirtit kreativ tek punonjësit. Në këtë kontekst do të diskutohen edhe teknikat për gjenerimin e ideve të reja. Individi kreativ Kreativiteti është pjesë përbërëse e ndërmarrësisë dhe inovacioneve që do të thotë se kreativiteti është i rëndësisishëm në identifikimin e mundësive dhe po ashtu në krijimin e modelit inovativ të biznesit. Punonjësit dhe menaxherët duhet të jenë kreativ jo vetëm në gjenerimin e ideve të reja, mirëpo edhe në identifikimin e mundësive të financimit të këtyre ideve, krijimin e partneriteteve me akterë të jashtëm të organizatës, krijimin e ekipeve efektive dhe mënjanimin e pengesave të mundshme në rrugë drejt realizimit të inovacionit. Prandaj, kjo ka zgjuar kureshtjen e shumë autorëve në definimin e kreativitetit dhe hulumtimin e faktorëve që ndikojnë në zhvillimin e tij. Për shembull Richard Florida nëp librin e tij Lindja e Klasës Kreative (The Rise of the Creative Class) rëndësinë e kreativitetit e sjellin në një nivel edhe më të lartë duke e ngritur atë në nivel të ekonomisë botërore. Sipas tij, sot deklarohet se po jetojmë në “ekonominë informatike” apo në “ekonominë e dijes”. Mirëpo, ajo që është esencialisht e vërtetë është se sot ne kemi një ekonomi botërore e cila është e funksionalizuar nga kreativiteti njerëzor e me
  4. 4. Individi dhe Kreativiteti | 4 kreativit Florida nënkupton aftësinë për të krijuar forma të reja kuptimplotë që nuk kanë ekzistuar më parë. Kjo “klasë kreative” përfshinë afro 38.3 milion amerikan, përafërsisht rreth 30 për qind e fuqisë punëtore në SHBA (Florida, 2002). Florida e definon klasën kreative si “Anëtarët e kësaj klase kreative bëjnë gjëra nga më të ndryshmet dhe në industri të ndryshme – nga teknologjia deri te argëtimi, nga gazetaria deri tek financat, ga prodhimi deri tek arti. Ata nuk mendojnë në mënyrë të vetëdijshme për vetën e tyre si klasë. Prapë, ata kanë një etos të përbashkët që i jep vlerë kreativitetit, individualitetit, diversitetit dhe meritës. Gjithnjë e më shumë biznesit po e kuptojnë këtë etos dhe janë duke bërë adaptimet e nevojshëm për të tërhequr dhe mbajtur punonjës të klasës kreative. Karakteristikë dalluese e klasës creative është se anëtarët e saj angazhohen në punë qëllimi I së cilës është “krijimi i formave të reja dhe kuptimplota’ të cilat janë të transferueshme dhe të aplikueshme në shumë kontekste” (Florida, 2002). Kreativiteti është akti i shndërrimit të një ideje të re dhe imaxhinative në realitet. “Kreativiteti është proces i sjelljes diçka të re…kreativiteti kërkon pasion dhe dedikim. Na bën të vetëdijshëm për atë që paraprakisht ka qenë e fshehur…”1 Sipas Morris et al. (2008) kreativiteti është aftësia mentale dhe kurioziteti i njeriut për të zbuluar gjëra të reja dhe aftësia e tij për ndërlidhjen e gjërave më parë të pa ndërlidhura ndërmjet veti. Kreativiteti është prurja e diçkaje të re në ekzistencë. Që nga mesi i viteve të ’80 e këndej, kompanitë si 3M, Moen, BMW, Eastman Kodak, Hewlett-Packard, Fidelity Investments, General Mills, Motorola, Carl Zeiss, kanë vërejtur rëndësinë e inkuadrimit të kreativitetit në zhvillimin e mundësive të tyre strategjike. Vetëm në disa nga këto kompani strategjia e rritjes ishte e udhëhequr nga vizioni. Të tjerat janë motivuar nga qëllimet e tyre ambicioze të cilat shtriheshin përtej mundësive aktuale konkurruese. Dhe ende disa prej tyre ishin të motivuara nga kërcënimet konkurruese që krijuan një apetit për strategji inovative ku asnjëra s’kishte ekzistuar më parë. Prandaj, sot kreativiteti konsiderohet të jetë një kompetence kyçe për menaxherët dhe liderët dhe padyshim mënyra më e mire për ta pozicionuar organizatën para konkurrentëve. Prandaj, nëse e përmbledhim atë që u tha më lartë lidhur me kreativitetin mund të konkludojmë se kreativiteti është aftësia për të perceptuar botën në një mënyrë tjetër, për të gjetur gjëra të pazbuluara apo për ti kompozuar gjërat më pare të pa ndërlidhura me qëllim të gjenerimit të zgjidhjeve të problemeve. In kontekst organizacional, do të thotë aftësia për të gjeneruar solucione të reja të problemeve dhe aftësia për të krijuar produkte, procese apo shërbime për një treg që është vazhdimisht në ndryshim. Kjo aftësi në fakt përbën kapitalin njerëzor që i jep organizatës përparësi konkurruese. Kreativiteti është pjesë kryesore e ekuacionit të inovacionit. A mund të mësohet kreativiteti? Ekzistojnë mendime të ndryshme lidhur me atë se nëse kreativiteti është i lindur apo mund të fitohet. Për shembull për Land (1968) njerëzit për nga natyra janë kreativë mirëpo me kohë atë mësohen të bëhen jo kreativë. Kreativiteti është diçka që mund të zhvillohet dhe një proces që është i menaxhueshëm i ngjashëm me mësimin e ndonjë sporti. Ky proces kërkon që zhvillimin e muskujve përkatës dhe një mjedisi mbështetës për stërvitje. Sot menaxherët, gjithnjë e më shumë janë duke u adaptuar principet dhe praktikat e zhvillimit të ‘muskujve kreativ’ në organizatë.
  5. 5. Individi dhe Kreativiteti | 5 Autorë të tjerë si Miller2 thotë se të gjithë ne jemi kreativ në mënyra të ndryshme. Ai sugjeron se rruga për të qenë ne të gjithë më kreativë fillon me identifikimin e të gjitha mënyrave në të cilat je jemi kreativë ose mund të bëhemi kreativ. Njerëzit në organizata mund të zhvillojnë kreativitetin e tyre në shtatë fusha të ndryshme: Kreativiteti ideor-gjenerimi i një ideje apo koncepti të ri si për shembull ideja për një produkt apo shërbim të ri apo edhe për një mendim të ri apo mënyrë të re për të zgjidhur një problem. Kreativiteti material-zbulimi dhe ndërtimi i ndonjë objekti të prekshëm, për shembull produkt, reklamë, punim shkencor, fotografi, pjesë teatrale, etj. Kreativiteti organizativ-organizmi i njerëzve dhe projekteve. Krijimi i një strukture të re organizative apo edhe një qasje të re për ti strukturuar gjërat. Për shembull organizimi i një projekti, fillimi i një investimi të ri, krijimi apo kombinimi i ri i ekipeve, bërja e politikave dhe rregullave të reja të grupit. Kreativiteti ndërpersonal-qasje të reja në arritjen e bashkëpunimit të njerëzve dhe krijimi i raporteve njerëzore me dobi për të gjithë. Personi i cili mbizotëron situata të vështira ose bën zgjidhje efektive në raport me persona të vështirë është kreativ në kontekst të raportit ndërpersonal një-një. Kreativiteti për organizim ngjarjesh-realizimi i ndonjë evenimenti apo rasti siç mund të jenë ceremonitë solemne, takimet vjetore apo të ngjashme. Gjetja e mënyrës për të sjellë bashkë dy oponentë. Këtu kreativiteti po ashtu nënkupton dekorin, mënyrën se si njerëzit janë të invlvuar, kronologjia e ngjarjeve etj. Kreativiteti i brendshëm-Të jemi të hapur ndaj qasjeve të reja. Arritja e ndryshimit në zemrën tonë ose gjetja e një perspektive të re apo mënyre të re për ti perceptuar gjërat dhe e cila nënkupton heqje dorë nga ajo që tradicionale dhe ekzistuese. Kreativiteti spontan-veprimi spontan apo momental siç është aftësia për tu përgjigjur në ndonjë mbledhje, ndonjë fjalim momental, mënyra e shpejtë dhe thjeshtë për të zgjidhur një kontest, ose një mënyrë inovative për të joshur shitjet me zbritje. Procesi i mendimit kreativ Kreativiteti individual shumë shpesh është rezultat i një lloj brainstroming-u që nënkupton se njerëzit thjesht i hapin mendjet e tyre lirshëm pa ndonjë kufizim, janë pozitivë dhe gjenerojnë sa më shumë ide që është e mundshme. Si rezultat i një aktiviteti të tillë lindin ide kreative. Në fakt është e rëndësishme të potencojmë që brainstroming-u është vetëm një prej teknikave për gjenerimin e ideve të reja që do të diskutojmë më vonë. Një çështje tjetër e rëndësishme që ka të bëjë me procesin e kreativiteti është se a është qasja ndaj procesit të krijimit të ideve kreative diçka e rëndomtë apo e planifikuar dhe e mundësuar nga një algoritëm i caktuar në mënyrë sistematike. Algoritmet janë rregulla mekanike apo formula për zgjidhjen e problemeve të ndryshme. Heuristika ka të bëjë me rregulla jo të plota dhe të paprogramuar që janë rezultat i mësimit dhe zbulimit gjatë përvojës në zgjidhjen e problemeve. Me fjalë tjera heruistika nuk ofron një rrugë të qartë dhe të paracaktuar të krijimit të ideve kreative, individi (punonjësi apo menaxheri) duhet ta krijojë atë. Gjetja e kësaj rruge për krijimin e ideve kreative është shumë më e lehtë nëse ekziston një qasje logjike ndaj
  6. 6. Individi dhe Kreativiteti | 6 këtij procesi dhe pastaj shfrytëzimi i teknikave për gjenerimin e ideve kreative përgjatë këtij procesi. Ekzistojnë mendime të ndryshme lidhur me fazat e procesit të mendimit kreativ.3 Megjithatë, një përmbledhje e tyre sugjeron gjashtë faza kryesore të këtij procesi sikurse është paraqitur në Figurën 1. Përgatitja Dëshprimi Inkubimi Elaborimi ImplementimiInspirimi Figura 1. Procesi kreativ Procesi fillon pyetjen lidhur me problemin. Në fazën e parë përgatitja individi bën përpjekje të definon problemin, merr informacionet e nevojshme dhe mundohet të gjen përgjigje. Shpeshherë ndodhë që njerëzit të kalojnë në zgjidhjen e problemit pa e kuptuar atë mirë. Autorët e ndryshëm si Hirshberg sugjerojnë që bëjmë pyetje kreative para se të japim përgjigje kreative. Ky autorë inkurajon pyetjet që mund të jenë befasuese, provokative, destabilizuese të cilat hapin shtigje për rrugë dhe zgjidhje të reja. Këto lloj pyetjesh do t’i shërbejnë punonjësve apo menaxherëve që ta kuptojnë më mirë esencën e problemit.4 Shpeshherë arritja e zgjidhjes kreative nuk vjen thjeshtë menjëherë. Në fakt, rruga të cilën duhet kaluar dikush për t ardhur deri te zgjidhja është shpesh e shoqëruar me një dozë të pasigurisë dhe konfuzitetit. Kjo fazë i përngjanë një serie të përpjekjeve dhe dështimeve e cila rezulton me frustracion dhe dëshpërim. Kjo ëshët fazë kritike në të cilën shumica e njerëzve heqin dorë nga zjgidhja kreative apo përcaktohen për një zgjidhje e cila është jokreative e cila ndoshta nuk është zgjidhja e kënaqshme e problemit. Faza e inkubimit fillon kur individi i ka eliminuar disa nga bllokadat e kreativiteti dhe është duke punuar në zjgidhje. Ndoshta në këtë fazë nevojiten edhe më shumë informata lidhur me problemin. Problemet në këtë fazë zakonisht mënjanohen nga përvoja e individit ose fusha e specializimit. Pas kësaj faze fillon faza e inspirimit në të cilën shihet “drita në fund të tunelit’ dhe shpresa për zgjidhje e cila mund të jetë një moment “ahhh” për bartësin e këtij procesi. Në këtë fazë punonjësit apo menaxherët vijnë me kornizën bazë për zgjidhjen e problemit. Zgjidhja kreative duhet shpesh të ridefinohet, adaptohet, zgjerohet, testohet dhe të korrigjohet tutje. Jo vetëm që do të ketë probleme pragmatike në aplikimin e zgjidhjes, por punonjësi duhet të bëjë ndryshime me qëllim të shitjes së kësaj ideje tek menaxhmenti apo të njëjtën gjë duhet ta bëjnë menaxherët në raport me aksionarët që paraqet fazën e elaborimit. Natyrisht, ky proces nuk është linear si mund të duket në shikim të parë. Ky proces mund të shoqërohet me aspekte të inkubimit në secilën fazë. Për shembull faza e parë që kishte të bënte ndër të tjera me grumbullimin e informacioneve mund të përsëritet në faza tjera të mëvonshme si te faza e inkubimit etj. Po ashtu në ky proces në vete ngërthen edhe një lidhje të sërishme prapavajtje që nënkupton se shpeshherë duhet të kthemi te pika paraprake që ndoshta na bën të heqim dorë nga ndonjë aspekt që më herët e kemi parë si të mundshëm.
  7. 7. Individi dhe Kreativiteti | 7 Tri komponentët e kreativitetit Psikologja nga Universiteti i Hardvardit, Teresa Amabile5 me një model mjaft të thjeshtë mirëpo ende aktual dhe gjithëpërfshirës i cili është bazuar në bashkëveprimin e tri komponentëve kryesore (shih Figurën 2): • Dituria – të gjitha njohuritë që një individi sjell në përpjekjen e tij për të qenë kreativ. • Të menduarit kreativ – si njerëzit ju qasen problemeve dhe varet nga personaliteti dhe stili i të menduarit. Motivimi – është kyç në produktivitetin kreativ dhe motivatorët më të rëndësishëm janë pasioni dhe interesimi i brendshëm në vetë punën që bën individi. Dituria Dituria Kreativiteti Kreativiteti Të menduarit kreativ Të menduarit kreativ Motivimi Motivimi Aftësitë e të menduarit kreativ: Me çfarë shkalle të fleksibilitetit dhe të imagjinatës njerëzit ju qasen problemeve Aftësitë e të menduarit kreativ: Me çfarë shkalle të fleksibilitetit dhe të imagjinatës njerëzit ju qasen problemeve Dituria: Teknike, prodedurale dhe intelektuale Dituria: Teknike, prodedurale dhe intelektuale Motivimi: I brendshëm është më i efektiv se sa ai i jashtëm Motivimi: I brendshëm është më i efektiv se sa ai i jashtëm Figura 2. Tre komponentët e kreativitetit Dituria Dituria konsiderohet si tërësi e informatave që një individ mbartë në vete për tu qasur zgjidhjes së problemit. Sipas këtij modeli ekzistojnë dy tipe të diturive që janë të domosdoshme për kreativitet. Tipi i parë i diturisë ka të bëjë me përvojën e thellë dhe fokusimin e gjatë në një fushë të caktuar cili i mundëson njerëzve që të ndërtojnë ekspertizë teknike e cila ju shërben si bazament për kreativitet brenda atij domeni. Tipi i dytë ka të bëj aftësinë e njerëzve që të bëjnë ndërlidhjen e elementeve paraprakisht të ndara në një mënyrë të re që nënkupton një fokus më të gjerë dhe një interesim më universal. Në këtë kontekst, profili më i mirë për kreativiteti është një kombinim i dy tipeve. Ky kombinim nënkupton njohjen në shkallë të gjerë të shumë disiplinave dhe njohjen e thellë apo ekspertizë në një apo dy fusha. Pra, duhet të kemi një
  8. 8. Individi dhe Kreativiteti | 8 balancë në mes të “thellësisë” dhe “gjerësisë” së dijes me qëllim të eksploatimit të potencialit kreativ. Për shembull, një nga mënyrat për të zhvilluar gjerësinë e dijes ka të bëjë me punën ekipore me njerëz që kanë dituri të ndryshme. Të menduarit kreativ Të menduarit kreativ është esencial në procesin kreativ, Kjo për arsye se edhe po të ketë individi një nivel të lartë të ekspertizës në fushën përkatëse mungesa e kreativitetit mund të ndikojë që ky individ mos të performoj mirë në punën e tij. Këto aftësi përfshijnë stili kognitiv që mundëson perspektiva të reja në zgjidhjen e problemeve, ose shfrytëzimin e një teknike të re për hulumtimin e mënyrave t reja për bërjen e gjërave. Në këtë kontekst ekzistojnë katër aspekte kyçe që mendimit kreativ: • Mospajtimi me të tjerët dhe përpjekja për të gjetur zgjidhje që ofrojnë dalje nga gjendja ekzistuese (status quo) • Kombinimi i dijes nga fusha paraprakisht të ndara • Aftësia për të qenë këmbëngulës edhe kur ballafaqohemi me probleme të vështira • Aftësia për tu tërhequr nga përpjekja dhe rikthimi i mëvonshëm më një perspektivë apo qasje të re Të menduarit kreativ varet deri në një masë edhe karakteristikat e personaliteti të cilat lidhen me pavarësinë, vetë disiplinën, orientimin kah marrja përsipër e riskut Megjithatë, siç do të shohim edhe në kapitullin në vijim mësimi dhe praktikimi i teknikave për kreativitet mundësojnë ngritjen e kapaciteteve individuale për kreativitet. Motivimi Edh pse komponenti i diturisë e determinon se çka një person mund të bën në një domen të caktuar motivimi për arritjen e qëllimit përcakton se çka në fakt një person do të bëjë. Motivimi mund të jetë intrinistik apo i brendshëm (që buron nga interesimi dhe involvimi i thellë në punën që bën individi me kureshtje, duke e shijuar përmes ndjenjës së sfidës) ose ekstrinistik apo i jashtëm (që buron nga dëshira për të arritur qëllimin siç mund të jetë arritja e një shpërblimi të premtuar nga dikush, realizimi i diçkaje brenda kohës së caktuar ose të diktuar nga mbikëqyrësit, triumfi në ndonjë garë etj). Edh pse kombinimi i motivimit të brendshëm dhe të jashtëm ndodhin shpesh, njëri prej këtyre motiveve do ta ketë rolin primar për arritjen e një qëllimi/detyrë të caktuar. Studimet në fushën e kreativitetit kanë treguar se motivimi i brendshëm do të ketë ndikim më të madh në kreativitetin individual. Për shembull, motivimi për arritjen e qëllimit diferencon se çka një inxhinier mund të bëjë dhe asaj se çka do të bëjë. E para varet nga niveli i ekspertizës dhe aftësive të menduarit kreativ që kanë të bëjë me dy komponenti i parë. Mirëpo, motivimi për arritje të qëllimit e përcakton shkallën e angazhimit të ekspertizës së tij dhe të aftësive të menduarit kreativ në shërbim të kapaciteti të tij kreativ. Deri diku, shkallë e lartë e motivimit të brendshëm do të kompensojë për mungesën e ekspertizës ose të aftësive kreative.
  9. 9. Individi dhe Kreativiteti | 9 Kjo për arsye se një person që ka motiv të brendshëm të lartë është shumë e mundshme që të përvetësojë aftësi dhe dije nga fushat e tjera ose bën përpjekje maksimale për të absorbuar këto aftësi në domenin e përcaktuar.6 Në prej konkluzioneve kryesore nga ky model është se menaxherët mund të ndikojnë këto tri komponentët e kreativitetit. Organizatat duhet të ushtrojnë praktika menaxherial që rezulton në sfidimin e punonjësve, ti ofrojnë atyre liri, dhe tu japin qasje në resurse. Po ashtu, praktikat punës në ekipe që mund të kenë karakter komplementar dhe njëkohësisht inkurajimi i tyre nga menaxherët mund të promovojnë kreativitetin. Bllokadat e kreativitetit Njerëzit në jetën e përditshme nuk kanë nevojë të jenë kreativ për shumicën e asaj që bëjnë. Ata zakonisht i krijojnë disa rregulla rutinore në bazë të cilave e drejtojnë jetën që mos të jetë ne kaos. Këto situata atëherë krijojnë mundësinë për mbajtjen e status-qous. Këto rregulla mund të burojnë nga mjedis social dhe shpeshherë edhe nga vetë individi. Individi kreativ është i ndikuar nga mjedisi social i cili ushtron ndikimin e tij më të madh në motivimin për arritje të qëllimit. Personi i caktuar fillon një punë me një motivim të lartë të brendshëm i cili buron nga kënaqësia personale në punë mirëpo ky motivim i tij mund të ndryshojë si rezultat i ndryshimeve momentale të mjedisit të punës. Për shembull një inxhinier mund të ketë motivim të brendshëm për të ndërmarrë një projekt të sipas një dizajni të tij mirëpo ky mund të mos jetë i motivuar sa duhet nëse ky projekt iu është dhënë nga drejtori i laboratorit. Po ashtu këto rregulla të tilla (formale dhe joformale) shpeshherë janë prodhim i vetë individit ose grupit. Prandaj, njerëzve shpesh ju nevojitet të dalin nga këto rregulla për funksionuar në mënyrë efikase dhe efektive në kuptimin e kryerjes së detyrave të tyre qoftë në jetën private dhe në organizatë. Kjo don të thotë që paraqitet e nevojshme që këta të mendojnë në mënyrë kreative. Pikërisht, këto rregulla të cilat njerëzit i krijojnë më qëllim të rregullimit të jetës së tyre veprojnë si faktor kufizues në përpjekjet e tyre për të qenë kreativ dhe për të shfrytëzuar potencialin e tyre kreativ. Aftësia e individit për të zotëruar procesin kreativ në mënyrë të vazhdueshme ndërlidhet me afinitetin e tyre për të eliminuar disa bllokada të cilat e pengojnë zhvillimin e tij. Sipas von Oech (1998) ekzistojnë dhjetë bllokada kritke në këtë proces. Këto janë përmbledhur në Tabelën 1. Sipas tij punonjësit kanë gjasa më të mëdha për të prodhuar ide kreative që paraqesin risi atëherë kur ata angazhohen për gjetjen zgjidhjeve të shumëfishta, dalin jashtë kornizave të asaj që konsiderohet e logjikshme dhe e bazuar në praktikë, i thyejnë rregullat e zakonshme, i pëlqejnë sfidat dhe nuk brengosen nëse duken të “marrë”, janë pro dykuptimësisë së gjërave dhe janë të bindura se dështimi është sinjalizim i suksesit.
  10. 10. Individi dhe Kreativiteti | 10 Tabela 1-1. Bllokadat e kreativitetit “Përgjigja e saktë” Ideja e gabuar që ekziston vetëm një zgjidhje e saktë e problemit “Kjo nuk është logjike” Besimi se të menduarit logjik është kusht për zhvillimin e idesë, por në fakt e ngulfat kreativitetin “Bëhu praktik” Tendenca për të lejuar konsideratën për të qenë praktik dhe që e mbyt kreativitetin, ndalon hulumtimin e ideve dhe alternativave të reja “Përcjell rregullat” Injorimi i faktit se idetë më revolucionare kanë ardhur si rezultat i devijimit apo edhe shkatërrimit të sistemeve ekzistuese “Mënajano paqartësinë” Të qenurit besnik ndaj një qasje fikse në një situatë të caktuar “Të gabosh nuk bën” Dështimi për të parë ndërlidhjen në mes të gabimit dhe inovacioni: kur ju gaboni, keni mësuar çka nuk funksionon dhe mund të adaptoni “Loja është e pavlerë” Mosdashja që të njohim fuqinë kreative të lojës “Kjo nuk i takon fushës sime” Kufizimi i kreativitetit nëpërmjet të menduarit që është shumë i ngushtë dhe i fokusuar “Mos u bën i marrë” Mosgatishmëria që të mendojmë në mënyrë jo konvencionale pa u frikësuar që do të dukemi si të marrë “Unë nuk jam kreativ” Vetëgjykimi që kufizon talentin kreativ, mundësinë dhe inteligjencën Burimi: von Oech, R. (1998, fq. 9) A whack on the side of the head, New York: Harper Books. Njerëzit humbin mundësinë për kreativitet për arsye se janë shumë të fokusuar in punën e tyre. Thëniet si “kjo nuk është puna ime” dhe “kjo nuk i takon fushës sime”ndikon që mundësitë në fakt injorohen për arsye se nuk i përgjigjen përshkrimit të vendit të punës, edukimit të personit
  11. 11. Individi dhe Kreativiteti | 11 përkatës apo edhe të profesionit. Esenca e kreativiteti individual qëndron në dëshirën dhe gatishmërinë e individit që t’i shikon gjërat përtej fushës së ngushtë të tij apo pozitës së punës që mban. Kjo nënkupton që individi kreativ hulumton mënyra të reja dhe qasje të disiplinave të tjera në zgjidhjen e problemeve të ngjashme. Po ashtu një vështrim tjetër ndaj pengesave të kreativitetit është ndarja e tyre në ato sociale dhe psikologjike. Këto bllokada të kreativitetit që përbëjnë shembuj të kulturës jo-inovative në organizatë janë dhënë si në vijim: Tabela 1-2. Bllokada sociale dhe psikologjike të kreativitetit Mundësimi i kreativitetit: çka i bën njerëzit kreativ? Shumica e njerëzve kanë një potencial kreativ të cilin mund ta shfrytëzojnë në kryerjen e detyrave të tyre. Njerëzit dallojnë për sa i përket potencialit kreativ të trashëguar apo të lindur. Për shembull Einstain, Edision, Picasso kanë qenë njerëz me një potencial të jashtëzakonshëm. Një studimi i bërë mbi kreativitetin jetësor të 461 femrave dhe meshkujve konkludon se vetëm një për qind prej syresh kishte një kreativitet të jashtëzakonshëm. Mirëpo 10 për qind e tyre kishin një kreativitet të lartë dhe rreth 60 për qind e tyre kishin treguar një kreativiteti solid. 7 Kjo dëshmon se shumica prej nesh ka një potencial kreativ, nëse mësojmë se si ta zhvillojmë dhe shfrytëzojmë atë. Pra, të menduarit kreativ është një talent natyror që dikush është i lindur me atë dhe një sërë aftësish që mund të mësohen apo të trajnohen. Siç ka sqaruar edhe Edward de Bono njëri nga autorët me më ndikim në fushën e kreativitetit në librin e tij “Si të bëhemi më kreativ” (“How to Be More Creative”) kreativiteti është aftësi e cila mund të mësohet dhe se ‘të menduarit kreativ . . . i fuqizon njerëzit duke ia shtuar vlerën e aftësive të tyre natyrale e cila përmirëson përformansën, punën ekipore, produktivitetin dhe profitin”. Talent natyror i njeriut është diçka që është e përcaktuar nga proceset që kryhen në trurin e njeriut dhe aftësisë së tij për të prodhuar ide kreative. Roger Sperry psikobiolog dhe hartues i teorisë mbi pjesën e majtë dhe të djathtë të trurit thote se truri ynë është i ndarë në dy hemisfera të cilat prodhon efekte të ndrysme në të menduarit e njerëzve. Sipas kësaj teorie pjesa e majtë e trurit është vertikale, racionale dhe sekuenciale. Kjo hemisferë e trurit të njeriut është e ndërlidhur me konceptin e dualitetit që do të thotë se për pjesën e majtë ekzistojnë vetëm dy mundësi: e sakta dhe e pasakta. Ndërsa, pjesa e djathtë e trurit bazohet në mendimin horizontal të bazuar në modelin e njohjes. Pjesa e djathtë nuk kërkon vetëm zgjidhjen e problemit, mirëpo edhe për parimet të cilat Bllokada sociale Bllokada psikologjike • tepër komitete • tepër punë rutine • burokracia • rivalitete • mungesa e kuptimit të vlerës, vlerësimit • tradita dhe tabu • caqe me kërkesa tepër të larta • duke u përpjekur për më të mirën dhe të vërtetën absolute • tendenca drejt procedurës së zakonshme • ndalim për të folur • dëshpërim dhe tërheqja • kënaqësi e lehtë personale • mungesa e vetëbesimit
  12. 12. Individi dhe Kreativiteti | 12 e karakterizojnë zgjidhjen. Kjo pjesë nuk shikon zgjidhjen e problemeve specifike por edhe të gjitha ato probleme që janë të ndërlidhura me një çështje. Kur shkojmë për të fjetur pjesa e majtë e trurit ç’kyçet nga funksioni mirëpo pjesa e djathtë është vazhdimisht në funksion. Me fjalë tjera pjesa e majtë është objektive, analitike dhe logjike ndërsa pjesa e djathtë është subjektive, intuitive dhe kreative. Pra pjesa a majtë bënë procedimin informative në bazë analitike, racionale, logjike dhe sekenciale. Pjesa e djathtë bën funksionon duke integruar dhe sintetizuar informatat dhe duke arritur kështu te aspekti intutitv. Pjesa e majtë e turit merret me problemet ose situatat e mbledhjes së të dhënave, duke i analizuar ato dhe duke I shfrytëzuar një proces racional të të menduarit për të ardhur deri te një konkluzion logjik. Ndërsa pjesa e djathtë e trurit I qaset problemeve dhe situatave të njëjta duke bërë kërcime intuitive bazuar në perceptimet. Pra, pjesa e majtë e trurit tenton të ndan apo zbërthen informatat nga analiza përderisa pjesa e djathtë e trurit I integron dhe sintetizon ato në një fotografi të tërësishme. Këto karakteristika të menduarit kreativ janë dhënë në Tabelën në vijim dhe demonstrojnë qartë se pjesa e djathtë e trurit është prodhuesi i ideve kreative. Tabela: Funksionet e pjesës së majtë dhe të djathtë të trurit E majta E djathta i drejtë vijues i synuar logjik konkret i detajuar/analitik i organizuar racional i strukturuar i bashkuar i njëkohshëm sistematik intuitiv abstrakt gjithëpërfshirës/holistik vizual emocional fleksibil Shumica prej ideve të reja revolucionare të lindura janë në hemisferën e djathtë. Prandaj, duke i vlerësuar dhe shprehur aktivitetet me karakteristikat “e djathta” ndihmon në ngritjen e kreativitetit të njëkohshëm, mirëpo kjo nuk është e mjaftueshme për të kompletuar diçka kreative. Prandaj, vetëm kombinimi në mes të “pjesë së majtë” dhe “pjesës së djathtë” drejton kah zgjidhjet me shanse për sukses, veçanërisht në biznes. Një version i më shkurtër i procesit kretiv (kundrejt atij të paraqitur në figurën 1) kryesisht përfshinë katër hapa. Në të katër hapat e procesit kreativ janë të përfshirë të dyja pjesët e turit, pjesa e majtë dhe pjesa e djathtë e është paraqitur në figurën:
  13. 13. Individi dhe Kreativiteti | 13 Përgatitja Inkubimi Inspirimi Implementimi Nxjerrja në pah e problemit Analiza e situatës Të kuptuarit e problemit "Majtë" Emocionet Relaksimi Zbavitja Shqyrtimi i pavetëdijshëm "Djathtë" Gjenerim i papritur i idesë Intuitivë e çuditshme Abstrakt "Djathtë" "Majtë" Verifikimi i ideve Projektimi Filtrimi/ prioriteti Më vonë vlerësimi dhe implementimi "Majtë" Figura 3. Hapat e procesit kreativ dhe roli pjesës së majtë dhe të djathtë të trurit Identifikimi i problemit paraqet fillimin e procesit kreativ apo fazën përgatitore në të cilën nevojiten të menduarit logjik dhe analitik për të definuar qartë problemin. Pas kuptimit të drejtë të problemit vjen faze e inkubacionit në të cilën është e nevojshme relaksimi, zbavitja dhe shqyrtimi imagjinatave apo edhe i pavetëdijshëm i problemit. Përfundimi i kësaj faze ofron gjenerimin e idesë i cili kryhet në pjesën e djathtë të trurit përmes intuitës. Krejt në fund të këtij procesi duhet të bëhet verifikimi i idesë, filtrimi i ideve nëse janë më shumë ide dhe implementimi i saj. Në këtë fazë nevojiten aftësitë për organizim dhe strukturim. Pra këtu duhet të realizohet konkretizimi dhe detajizimi i idesë për nevoja të implementimit. Pra siç po shihet ekziston një domosdoshmëri i kombinimit i shfrytëzimit të pjesës së majtë dhe të djathtë të trurit në të githa hapat e procesit kreativ. Hulumtimet e bërë tregojnë se njerëzit e profesioneve të ndryshme në punën e tyre profesionale kanë tendencë të jenë më shumë të orientuar kah pjesa e djathtë ose pjesa e majtë. Për shembull, një studim i mëhershëm nga Ned Hermann, ish menaxher në Institucionin e Zhvillimit të Menaxhmentiit në General Electric ka zhvilluar një instrument për të vlerësuar profilin e menaxherëve dhe mënyrat se si ata i shfrytëzojnë trurin e tyre. Hulumtimi i tij tregon se menaxherët tentojnë të jenë të dominuar nga shfrytëzimi i anës së majtë të trurit duke u fokusuar në organizim, strukturim dhe kontrollim të situatave. Në anën tjetër punonjësit social kanë tendencë të jenë dë dominuar nga ana e djathtë trurit i cili buron nga aftësia e tyre për të ndërlidhur emocionet për të arritur të njohin situatat.8 Nga ajo që u tha më lartë shihet se kombinimi i dy mënyrave të menduarit (pjesa e majtë dhe e djathtë) kushtëzon suksesin në menaxhim të suksesshëm. Profesionistët më të vërtet kreativ do të gjen mënyra që të inkorporojnë funksionet e të dyja pjesëve të trurit për të maksimizuar efikasitetin e tyre personal. Arritja e një komplementaritetit në mes të këtyre dy stileve të menduarit mund të bëhet në disa mënyra.9 Për shembull Nëse jeni shfrytëzues i anës së djathtë të trurit, ju mund të përfitoni në trajnimet për vendimmarrje menaxheriale logjike. Për shembull, kjo përfshinë teknikat statistikore përmes të cilave mund të hulumtoni problemet e ndryshme dhe mund të shiheni se si këto mund të adaptohen për kryerjen e detyrave menaxheriale. Nëse jeni
  14. 14. Individi dhe Kreativiteti | 14 shfrytëzues i anës së majtë atëherë ju mund të përfitoni nga studimi i punës ekipore dhe proceset përkatëse dhe spektër të gjerë të fushave të ndryshme duke u siguruar kështu që puna e juaj nuk është shumë e fokusuar në problem specifike ose tërësisht e mbështetur në të dhëna. Ju mund të planifikoni të krijoni ekipe dhe ti angazhoni ato në zgjidhjen e probleme. Duke balancuar shfrytëzimin e dy anëve të trurit menaxherët mund të kalojnë nga një proces i të menduarit në tjetrin varësisht nga situata. Për shembull, njerëzit që shfrytëzojnë më shumë pjesën e djathtë e trurit mund të shfrytëzohen për zhvillimin e planit strategjik në organizatë ndërsa atë që shfrytëzojnë pjesën e majtë për analizimin e problemeve. Pasi që problem të jetë analizuar procesi i të menduarit i anës së djathtë mund të zhvillojë zgjidhjet e mundshme. Më pastaj, konceptet e anës së majtë duhet të shfrytëzohen për të implementuar këto zgjidhje që ka prodhuar ana e majtë e trurit. Veçoritë e njerzëve kreativë “Imagjinata është më rëndësishme se dituria. Dituria është e kufizuar. Imagjinata përqarkon botën.” – Albert Einstein Kreativiteti ëshët një burim qëndror që i jep kuptim jetës sonë. Shumica e gjërave që ne bëjmë në jetë që janë interesante, të rëndësishme dhe humane janë rezultat i kreayivtetit. Poashutu, shumë gjërë të dobishme në biznes që ne bëjmë si pjesë të punës sonë janë rezultat i kreativitetit. Njerëzit kreativ janë të njohur për aftësinë e tyre për tu adaptuar pothuajse çdo situate dhe të bëjnë gjithçka pëp të arritur qëllimet e tyre me resursest që i kanë në dispozicion. Prandaj, për menaxherët në kohen e biznesit modern (sidomos menaxherët e R&D) është e nevojshme të njohim karakteristikat individëve kreativ kundrejt atyre jo kreative. Kjo më qëllim të shfrytëzimit efikas të resurseve njerëzore që ka organizata në dispozicion dhe rritjes së kapaciteti për zgjidhje të problemeve. Për shembull, për marrjen e vendimit mbi alokimin e resurseve njerëzore në detyra të ndryshme është e nevojshme të identifikojmë shkathtësitë kreative të punonjësve dhe në harmoni me këto aftësi të bëjmë shpërndarjen e detyrave. Karakteristika e personalitetit kreativ Janë bërë shumë hulumtime për definimin e personit kreativ. Sipas, Barron thotë se “personi kreativ në të njëjtën kohë është edhe më shumë primitive dhe më shumë i kulturuar, më shumë konstrukti dhe më shumë destruktiv, më shumë e krisur dhe më shumë i arsyeshëm, se sa një person mesatar” (Harman dhe Rheingold, 1984). Me fjalë tjera, personi kreativ sipas Barron është paradoksal dhe është po aq vështirë të definohet personi kreativ sikurse edhe definimi i konceptit të besimit. Një koncept tjetër i personaliteti kreativ lidhet me teorinë e vetë aktualizimit ose talentin specifik të psikologut Abraham Maslow. Maslow bën dallimin në mes të vetë aktualizimit dhe personin kreativ me talent të veçantë. Në organizatat e sotshme, nemdun të shohim te dy tipet e dhe disa të tjerë më fat që kombinojnë të dyja këto. Personi kreativ që ka ndjenja të zhvilluara për vetë aktualizim i qaset të gjitha aspekteve të jetës në mënyrë kreative. Kjo don të thotë se ai ose ajo është i adaptueshëm, mentalshit i shëndosh dhe orientuar kah e ardhmja. Për dallim të këtij, personi me talent kreativ të veçantë ka një aftësi të madhe në një fushë të caktuar, mirëpo mund të mos ketë aftësi të adaptimit psikologjik. Pra,
  15. 15. Individi dhe Kreativiteti | 15 personi me ndjenja të forta të vetë aktualizimit dhe që ka një shpirt kreativ është me lehtë të punosh sepse është produktiv në të gjitha fushat. Autorë të tjerë i qasen definimit të kreativitetit nga analiza e karakteristikave të njerëzve kreativ. Disa mendojnë se në mënyrë tipke njerëzit kreativ kanë zakonisht një koeficionet të inteligjencës mbi mesatar, mirëpo jo domosdoshmërisht superior ndërsa faktorët tjerë që janë po aq të rëndësishëm sa edhe intelegjenca e tyre është aftësia për të vizuelizuar, imagjinuar dhe bërja e transformimeve mentale (Davis, 1992).10 Për shembull, sipas Davis, një preson kreativ shikon në një gjë, dhe sheh modifikime, kombinime të reja, ose edhe aplikime të reja. Për shembull, një zhvillues kreativ i produktit për një kompani për prodhimin e çokollatës duke hulumtuar në seksionin e shitjes së frutave, do të vizuelizojë aromatizues, formë, madhësi bile edhe konsumatorët e një çokollate të re. Një disajner i softerve të edukimit i duke shëtitur në seksionin video lojërave mund të imagjinojë kombinimin e dy apo tri lojërave në një lojë efektive për shqiptim fjalësh. Për këtë arsye të menduarit analogjik luan një rol kyç në kreativitet sepse personi kreativ “bën ndërlidhjet” ndërmjet një situate me tjetrën, ndërmjet një probleme aktual me situata të ngjashme. Një talent tjetër i rëndësishëm për kreativitetin dhe zgjidhjen e problemeve është aftësia të të mendojmë logjikisht përderisa i vlerësojmë faktet dhe implementojmë vendimet. Nganjëherë është e domosdoshme të “gjejmë rregullin në kaos”. Për shembull një mbikëqyrës kreativ duke thumbuar mos vajtjen në punë dhe shitjet ulëta mund të shkojë përtej justifikimeve sipërfaqësore të punonjësve për të zbuluar që problemi real është i përsëritshëm, puna e pakuptimtë, dhe se zgjidhja më e mirë është rrotacioni i punëve (punonjësve nga një pozitë në tjetrën), ndarja modeste e profiti, ose dhënia e shpjegimeve shtesë punonjësve lidhur me atë se si detyra e tyre lidhet me kompaninë dhe komunitetin. Literatura ekzistuese ofron një sërë karakteristikash të personaliteti kreativ që do ti elaborojmë në vijim (Harman and Rheingold, 1984; Csikszentmihalyi, 1996; Chaffee, 2002) Kreativiteti nuk është vetëm një grumbull i aftësish intelektuale por edhe një mënyrë e jetës dhe të menduarit. Edhe pse njerëzit kreativ janë jokonvencional ata kanë karakteristika të përbashkëta. Për shembull, mendimtarët kreativ kanë besim në vetvete, janë të pavarur dhe marrin përsipër rrezikun. Janë të orientuar kah e ardhmja dhe kanë intuitë të zhvilluar dhe po ashtu ekspozojnë një fleksibilitet dhe mënyrë origjinale të menduarit. Ata kanë guximin të jenë të ndryshëm duke sfiduar tradicionalen dhe thyerjen e ca rregullave. Sikurse të gjithë njerëzit kreativ bëjnë gabime, mirëpo gabimet nga ta konsiderohen pjesë e suksesit. Shembulli i themeluesit të kompanisë IBM, Thomas Watson e ilustron këtë më së miri. Ai rekomandon që një rrugë e suksesit të tij është të “dyfishojë normën e dështimeve”, Një karakteristikë tjetër e njerëzve kreativ është entuziazmi. Frazat e tilla si “përkushtim i madh” dhe “i pasionuar’ dhe “nuk dëshiron të dorëzohet” janë përshkruesit më të mire të njerëzve kreativ. Pa pasur pasion ne shpejt e humbim interesimin në gjërat që janë të vështira për të bërë. Energjia e madhe po ashtu është prezent në aktivitete kushtimisht të quajtura “aventureske” në kuptimin e involvimit me rrezik si për shembull: ngasja e motoçikletës, fluturimi me aeroplan, lëshimi me parashute, ngjitja në shkëmbinj e të ngjashme. Në kontekst të biznesit, edhe ekonomisti i njohur George Stigler është këmbguls që sipërmarrja e rrezikut dhe thyrja e tratitës për të bërë gjëra në të sigurtë është e neovjshme për të krijuar gjëra të reja. Sipas tij një nga dështimet kryesore të njerëzve të aftë është mungesa e nervave dhe luajtja e lojës së
  16. 16. Individi dhe Kreativiteti | 16 sigurtë për arsye se për të inovuar ju duhet të launi më pak lojëra të sigruta. Duhet kupruar që nuk do të thotë që gjithçka të shkojë në rregullë. Kurreshtja dhe interesimi i gjërë paoshtu janë të ndërlidhura me kreativitetin. Këta njerëz kanë sens të eksperimentimit të gjërave të ngjashëm me kureshtjen e fëmijëve. Një tjetër kombinim interesant i karakteristikave të nejrëzve kreativ ka të bëjë me tolerance për kompleksiteti dhe atraksionin për të pazbuluarat. Të menduarit kreativ kërkon punën me ide të pakompletuara ku faktet mungojnë, rregullat janë dhe porcedurat jokoorekte ose podhtujae joekzistente. Përarsye se pjesa më e madhe e ideve zhvillohen nëpërmjet një seri të modfikimeve, aproksimacioneve dhe përmirësimeve atëherë krijuesit e dyre duhet të përballen ne pasigurinë. Një përmbledhje e karakteristikave të peronalitetit kreativ të diskutuar më lartë që janë t msihruar në aftësitë dhe zotësitë e ndryshme që mundësojnë kreativitetin dhe definojnë nivelin e kreativitetit që një person mundë ta arrijë janë dhënë në vijim: • të menduarit e kundërt: njëri nuk është i kënaqur vetëm me një zgjidhje • të menduarit origjinal: njëri nuk frikohet nga idetë e reja të vërteta • ndryshueshmëria e mendimeve: bollëku i ideve dhe lehtësia për t’i krijuar ato • origjinaliteti: aftësia për të krijuar diçka unike • të qenët i informuar mbi shanset: aftësia për të parë të mundshmen më mirë se të menduarit pa dyshim • elaborimi: aftësia për t’i përpunuar idetë, përfunduar ato • fjalori i pasur: aftësia për të pasur zgjedhje të gjerë dhe preciz të të shprehurit • fuqia e koncentrimit: aftësia për të adresuar kapacitetin e plotë mental në vetëm një detyrë • Ri-definimi: aftësia për të menduarit abstrakt, duke përfshirë të menduarit analitik Meqenëse kreativiteti nuk është vetëm veti e lindur, mirëpo edhe mund të trajnohet dhe të mësohet atëherë në veçantë duhet ti kushtohet kujdes i veçantë në rastet e mungesës së potencialit kreativ a mund të trajnojmë stafit që të rrisim këto kapacitete. Kreativiteti nuk është vetëm i lindur – ai mundë të arrihet dhe të trajnohet. Mirëpo për tu arritur një gjë e tillë kreativiteti kërkon ambient dhe procese që e mundësojnë atë – pra kërkon të mbështetet. Veçoritë kryesore e të menduarit kreativ, të cilat mundë të trajnohen janë: Të menduarit e thjeshtë: Mos kërko zgjidhje të komplikuara dhe mos u turpëro të mendosh thjeshtë. Shumica e zbulimeve të rëndësishme janë të thjeshta, si p.sh. timoni.
  17. 17. Individi dhe Kreativiteti | 17 Të menduarit përtej kufirit: Të menduarit tonë është konstant i limituar nga shprehitë, edukimi, njohuria, eksperienca dhe kultura. Kreativiteti është i mundur vetëm nëse shkoni përtej këtyre limiteve. Çiltërsia për pamundësitë: Shpesh të menduarit tonë nuk vazhdon më tutje, sepse mendojmë që diçka është e pamundur. Të menduarit kreativ nënkupton që të hapim mendjen tonë për gjërat që në shikim të parë duken të pamundshme. Këmbëngulja në situatat kur mendimi i parë është “e pamundur” apo, pas një kohe të menduarit kreativ “kjo është kjo”: Sfera e vërtetë inovative fillon vetëm pasi të jenë zhvilluar idetë “tipike”, ato të cilat është lehtë të kapen. Të jesh “unik” është njëri nga faktorët kryesor të suksesit për njerëzit dhe sistemet dhe, të pasurit vetëm ide të njëjta që çdokush mundë t’i ketë nuk është “unik”. Pranimi i rrezikut: Më e rëndësishmja, prano rrezikun dhe dykuptimësinë e gjërave. Kjo është pjesë e pandashme e zgjidhjes së problemeve. Një shembull i thjeshtë i një zgjidhje kreative të një problemi në një dyqan tatuazhesh është paraqitur më poshtë. Kutiza 1: Kreativiteti i pazakonshëm në vendin e punës E ëma dhe vajza e saj 17 vjeçare Laura shkuan për të bërë një vath në hundë për Laurën. E emëa duhej të ishte me të pasi që rregullat në fuqi nuk lejonin që Laura e cila konsiderohej e mitur të vendoste vetë për vendosjen e vathit në hundë. E ëma dhe Laura shkuan ten jë dyqan shërbyes për tatuazhe në Deep Ellum. Pasi që hunë në dyqan ato u përballën me një problem të paparashikuar – dëshminë që e ëma e Laurës duhet ta bënte për pronarin e dyqanit që verifikonte që Laura ishte vajza e saj. Kishte rastisur që ajo mos të kishte me vete certifikatën e lindjes për vajzën e saj dhe se patent shoferi i saj që kishte me vete nuk i kryente punë. Ato nuk kishin mbiemrin e njejtë dhe se adresa e njejtë e banimit nuk kryente punë. Pasi që provuan në shumë dyqane të ngjashme ato u bindën se pronarët e këtyre dyqaneve me të vërtet nuk dëshironin që të kryenin një shërbim të tillë për të miturit sepse ata do të mund të ballafaqoheshin me probleme të mëdha në rast se do të kishte nevojë për ndonjë intervenim të papritur mjekësor. Prandaj, pronari i dyqanit i kishte sugjeruar që të shkojnë në një rrugë e cila kishte më shumë dyqane për tatuazhe tek fqinjët. Pasi që shkuan në dyqanet e sugjeruara ato u ndeshen me situate të njëjtë. Pasi që Laura ishte zemëruar dhe pak para se të fillonte të qante pronari i një dyqani tjetër kishte ofruar zgjidhje. Ai kishte pyetur: “A keni telefon mobil?”. Po kishin pohuar të dyja. “Mirë. Ju”, kishte thënë ai duke bërë me shenjë tek Laura," më trego listën e thirrjeve me emra të telefonit në të cilin shkuan “mëma”, Tani, thirr këtë numër dhe nëse", duke bërë me shenjë tek e ëma e Laurës, telefoni tingëllon, ju do të merrni shërbimin e kërkuar. Telefoni cingëroi... Burimi: http://ideaflow.corante.com
  18. 18. Individi dhe Kreativiteti | 18 Disavantazhet e kreativitetit Deri më tani kemi diskutuar për kreativitetin dhe personalitetin kreativ në kontekst postiv. Megjithatë, të ekzistojnë disa karakteristika negative të njerëzve kreativ. Sipas Davis (1992) personat kreativ shpeshherë mund të jenë kokëfortë, jo bashkëpunues, indiferent ndaj tradicionales dhe harrestar. Njerëzit kreativ mund të jenë të pakujdesshëm dhe të paorganizuar posaçërisht për gjërat që ata i konsiderojnë triviale. Shumica e njerëzve kreativ e kuptojnë se kur është koha kur të jenë konformistë dhe koha kur të jenë kreativ. Menaxherët duhet të mësojnë se si të kontrollojnë karakteristikat negative të njerëzve kreativ për të maksimizuar rezultatet dhe në të njëjtën kohë të mbajnë standardet e kompanisë. Davis sugjeron që instrument kryesor i menaxherëve është durimi dhe mirëkuptimi, që bazohet në atë se këto karakteristika janë t[ zakonshme te njerëzit që janë për nga natyra të pavarur dhe jokonvencional. Këtyre karakteristikave duhet ti kushtohet kujdes për arsye se implementimi i ashpër i rregullave të organizatës mund pengojë njerëzit kreativ në arritjen e potencialit kreativ e më këtë edhe potencialin kreativ për zgjidhjen e problemave në organizatë. Për të mos ardhur deri te kjo menaxhmenti duhet të krijojë një mjedis më fleksibil dhe të përshtatshëm për inkurajimin dhe zhvillimin e kreativitetit tek punonjësit. Mosha dhe kreativiteti Kreativiteti është i lidhur me moshën. Kureshtja, dëshira për të njohur gjërat e reja (veti këto që i hasim më së shpeshti tek fëmijët) që siç u pa ishin vetëm disa karakteristika të njerëzve kreativ ka inkurajuar hulumtuesit për të parë ndikimin e moshës në kreativitet. George Land në vitin 1968 kishte bërë një studim që kishte te bënte me testimin e potencialit kreativ.11 Ai kishte shpërndarë 1,600 teste të kreativiteti fëmijëve 5-vjeçar i cili ishte shfrytëzuar nga kompania për hulumtime të gjithësisë NASA (National Aeronautics and Space Administration) për të zgjedhur inxhinierët dhe shkencëtarët me kreativë. Të njëjtit fëmijë në mostër u ri testuan në moshën 10 vjeçare dhe në moshën 15 vjeqare. Rezulatatet e testit të kreativiteti tregojnë se në moshën 5 vjeçare 98 për qind e tyre kishin treguar kreativitet, në moshën 10 vjeçare 30 për qind dhe në moshën 15 vjeçare 12 për qind. I njejti test iu kishte dhënë mbi 280,000 personave të moshës madhore dhe rezultatet kishin treguar se vetëm 2 për qind e tyre ishin kreativ. Kjo kishte bërë që Land të konludojë se “sjellja jo-kreative është e mësuar”. Rregullat dhe rregulloret duket të jenë arsyet kryesore të zvogëlimit të kreativitetit tek njerëzit me kalimin e kohës. Për shembull sistemi i edukimit që ishte dizajnuar me qindra vite vazhdimisht i trajnon njerëzit se jenë punonjës të mirë dhe të përcjellin instruksionet. Strukturat organizative që janë të ngurta dhe rregullat rigjide po ashtu ndikojnë në zvogëlimin e potencialit kreativ. Organizatat që kuptojnë ndërlidhjen e kreativitetit, inovacioneve dhe performansës në mënyrë aktive e promovojnë kreativitetin tek punonjësit e tyre për arsye se rrënja kryesore e invencionit dhe inovacionet është kreativiteti. Ekzistojnë praktika të mira të promovimit të shpirtit kreativ në organizata. Studime të ndryshme tregojnë se investimet në promovimin e kreativiteti sjellin përfitime për kompaninë. Revista e njohur The Wall Street Journal ka raportuar një kurs dy vjeçar për kreativiteti i mbajtur në General Electric ka rezultuar në 60 për qind rritje të koncepteve të patentuar të kësaj
  19. 19. Individi dhe Kreativiteti | 19 kompanie. Po ashtu, pjesëmarrësit në trajnimin për kreativiteti në Pittsburgh Plate Glass kanë treguar 300 për qind rritje të ideve me shans të mëdha për sukses krahasuar me ata që nuk kishin zgjedhur këtë trajnim. Kompania Hewlett-Packard kishte investuar mbi 2 miliardë dollarë në R&D në 1999, dhe kishte gjeneruar më shumë se 1,300 patenta dhe të ardhura neto 42.37 miliardë dollarë (HP 2000 Annual report). Kutiza 2. Praktika e kulturës inovative në 3M 3M, një kompani e njohur për kulturë kreative dhe menaxhim me kërkesa të larta, i ka përcaktuar mekanizmat përkrahëse në vijim: • Rregulla 15 %: çdo punëtorë mund ti kërkoj deri 15% të kohës për një projekti sipas zgjedhjes së tij/saj; • Rregulla 25%: çdo fushë biznesore duhet të bëjë > 25% të qarkullimit me produktet që nuk janë më të vjetra se 5 vjet; • Subvencione: projekti me rrezik fondet kapitale deri 40,000 US$ për të kontrolluar ideja dhe mostrat; • Aksionaret: që nga 1937 punëtorët marrin pjesë në profitin e kompanisë. Bibliografia: Adams, S. (1996) The Dilbert Principle: Cubicle's-Eye View of Bosses, Meetings, Management Fads, and Other Workplace Afflictions, New York: HarperCollins Publishers. Vance, V. (1995) Think out of the box, New York: Career Press. May, R. (1994) The Courage to Create, New York: W. W. Norton & Company Inc. Morris, M, Kuratko, D. dhe Covin, J. (2008) Corporate Entrepreneurship and Innovation, Botimi i dytë, Mason, OH: Thomson South-Western. Florida, R. (2002) The Rise of the Creative Class, New York: Basic Books. Chaffee, J. (2002) Critical Thinking, Thoughtful Writing; Boston: Houghton Mifflin Company. Harman, W. and Rheingold, H. (1984) Higher Creativity: Liberating the Unconscious for Breakthrough Insights; New York: St. Martin's Press. HP (2000), Annual report, CA, USA: Hewlett-Packard Company. Sperry, R. (1973), Lateral Specialization of the Cerebral Function in the Surgically Separated Hemispheres. Testet e kreativitetit-edhe pse nëse i krahasojmë me testet tjera psikologjike, testet e kreativitetit janë të kohës së re ato tani kanë gjetur një përdorim të gjerë, ngase kreativiteti i kandidatit paraqet një ndër kushtet thelbësore të suksesit. Testi i kreativitetit të kandidatit duhet të bëhet në atë mënyrë që të nxitë aftësitë e kandidatit që në mënyrë të shpejtë dhe të logjikshme të gjejë numër të madh të ideve dhe të zgjidhjeve. Pyetjet që duhet shtruar me qëllim të verifikimit të
  20. 20. Individi dhe Kreativiteti | 20 kreativitetit të kandidatit do të varej edhe pozicioni për të cilin ka konkurruar kandidati. Nëse ky pozicion është i lartë dhe i natyrës menaxheriale atëherë duhet imagjinuar situata më të ndërlikuara në mënyrë që nga kandidati të kërkojmë zgjidhje për to.
  21. 21. Individi dhe Kreativiteti | 21 Sa kreativ jeni? (Sipas Bessant, J dhe Tidd, J. (2007) Innovation and Entrepreneurship, Chichester, UK : John Wiley & Sons) Plotësoni pyetësorin më poshtë duke u munduar të jenë sa më të sinqertë. Kalkuloni poenat e juaj duke përdorur insruksionet në fund. Sa kreativ jeni? (Ju lutem përgjigjuni me ‘po’ ose ‘jo’ duke vendosur ) PO JO 1. A jeni ju vazhdimisht në kërkim të ideve të reja ? 2. A ju merzisin gjërat që i bëni shpesh dhe në mënyrën e njejtë? 3. A ndjeni knaqësi duke bërë përmirësime ? 4. A ju friksoheni bërjes së gabimeve ? 5. A brengoseni nëse mund të dukeni si të marrë? 6. A knaqëni që të merreni me idetë ? 7. A i duroni kritikën ndaj ideve tuaja ? 8. A mirëpritini kritikat nga njerëzit tjerë? 9. A ju pëlqen ti zgjidhni problemet në mënyrë të pazakonshme/jotradicionale? 10. A heqni dorë shpejtë kur ju ballfaqoheni me vështirësi? 11. A dekurajoheni për të vepruar për shkak të mungesës së resurseve? 12. A duhet të kemi më shumë respekt për metoda tradicionale? 13. A preferoni jetën e qetë në raport me atë sfiduese? 14. A ndjeni që nuk është puna juaj për tu bërë kritik ndaj praktikave ekzistuese? 15. A i frikësoheni situatave të reja dhe me konsekuenca të paparashikuara? 16. A ndjeni mosbesim në vehte apo në intuitën e të tjerëve? 17. A keni të vështirë të pranoni parregullësinë dhe konfuzionin? 18. A nuk e pëlqeni kompleksitetin? 19. A frikësoheni të konsideroheni nga të tjerët si këmbngulës/detyrues? 20. A hezitoni ti shprehni opinonet tuaja? 21. A firkësoheni nga talljet e të tjerëve me idetë e juaja? 22. A dekurajoheni lehtë nga kritikat kundërshtuese? 23. A keni vështirësi që të ushtroni të menduarit shumëdimensional? 24. A jeni shumë të shpejtë për të gjetur pse një ide nuk do të funksionojë? 25. A specifikoni vetës objektiva specifike inovuese? 26. A jeni në hap të njejtë me idetë e reja në fushën tuaj? Përgjigjja: Ky nuk është një test shumë i sofistikuar, mirëpo nëse plotësohet me sinqeritet ndihmon shumë për të identifikuar mangësitë. Nëse jenë përgjigjur me ‘Po’ pyetjeve 1,2,3,6,8,9,25,26 vendos 1 pikë për secilen prej tyre. Nëse jeni përgjigjur me ‘jo’ pyetjeve 4,5,7,10,11,12,13,14,15,16,17,18,19,20,21,22,23, 24 vendos 1 pikë për secilën prej tyre. Pikët e përgjithshme : Mbi 20 nivel i lartë i kreativitetit 15-19 mbimesatar 11-14 mesatar 7-10 nënmesatar nën 7 kreativitet i ultë
  22. 22. Individi dhe Kreativiteti | 22 1 Rollo May (1994), The Courage to Create, New York: W. W. Norton & Company Inc. 2 Miller, W. (1999) Flash of brilliance, Reading, Massachusetts: Perseus Books. 3 Von Oech, R. (1998) A whack on the side of the head, New York: Harper Books. 4 Hirshberg, J. (1998) The creative priority, New York: Harper Books. 5 Amabile, T. M. (1996). Creativity in context. Boulder, CO.: Westview Press. 6 Dweck, C. (1986) “Motivational Processes Affeaing Learning”, American Psychologist, Vol. 41, pp. 1040- 1048. 7 Texaco: Lessons from a crisis-in-progress. (1996, December 2). Business Week,p.44-44 8 Ned Hermann, Participant Memo (Los Angles, CA: The Whole Brain Corporation, 1982). 9 Dew, R. J. (1996) “ Are you a Right-Brain or Left-Brain Thinker?”, Quality Progress Magazine, April 1996, pp. 91-93. 10 Davis, G. (1992) Creativity is Forever, 3rd ed., Dubuque, Iowa: Kendall/Hunt Publishers, 11 George Land and Beth Jarman (1993), Breaking Point and Beyond. San Francisco: HarperBusiness.
  23. 23. Besnik Krasniqi Teknikat për Gjenerimin e Ideve Kreative dhe Inovacioneve | 1 1 | P a g e 2. Teknikat për gjenerimin e ideve kreative dhe Inovacioneve Në kapitullin paraprak pamë se kreativitieti nuk është vetëm veti e lindur mirëpo ai mund të zhvillohet dhe të mësohet përmes teknikave të gjenerimit të ideve kreative. Siç shpjegon edhe Edward de Bono një prej autorëve më autoritativ në fushën e kreativitetit: "Të menduarit kreativ . . . i bën njerëzit më të fuqishëm duku i fuqizuar aftësitë e tyre natyrale që i posedojnë të cilat mund të përmirësojnë punën ekipore, produktivitetin dhe profitin." Prandaj, një hap i rëndësishëm në procesin kreativ është aplikimi i teknikave të mendimit kreativ. Sot, në botën bashkëkohore shumë kompani inovative kanë aplikuar praktika të ndryshme për gjenerimin e ideve kreative që kanë rezultuar në krijimin e produkteve dhe shërbimeve të reja. Aktualisht, ekzistojnë qindra teknika të gjenerimit të ideve kreative. Shumica prej tyre kanë për qëllim që të gjenerojnë ide më kualitative sa sa numër më të madh të ideve. Njerëzit me stile të ndryshme të të menduarit do të reagojnë ndryshe ndaj secilës prej tyre. Ky kapitull do ti shtjllojë disa prej tyre që kanë gjetur një aplikim më të gjërë në praktikë. Brainstoriming-u (stuhi mendimesh) Brainstorming-u është një mjet shumë i popullarizuar dhe i dobishëm që ju mund ta shfrytëzoni për të zhvilluar zgjidhje kreative të problemit. Koncepti origjinal është zhvilluar nga Ales Osborn, 1953. Qëllimi i “Brainstorming-ut” është të gjenerohet një numër i madh i ideve. Idetë nuk do të vlerësohen akoma, meqenëse ato që në fillim duken të çmendura, shpesh dalin idetë më potenciale. Për më tepër, mekanizmi i vlerësimit është drejtpërdrejt i lidhur me pasigurinë/dyshimin, analiza kritike, dhe të menduarit tradicional. Kjo e rrezikon kreativitetin e nevojshëm për ide. Është praktikisht shumë e dobishme kur ju nevojitet për të dal nga binarët, duke krijuar modele të të menduarit, që ju të mund të zhvilloni kënde të reja të të vështruarit të gjërave. Kjo mund të jetë kur ju dëshironi të zhvilloni mundësi të reja, ku ju dëshironi të përmirësoni shërbimin që ofroni, ose kur qasjet ekzistuese nuk ju japin rezultatet që ju dëshironi. Nësë e përdorni me ekipin tuaj, ju ndihmon të sjellni eksperiencën e gjithë ekipit në lojë përgjatë zgjedhjeve të problemit. Kjo rrit pasurinë ezgjidhjeve të eksploruara(duke nënkuptuar se ju mund të gjeni zgjidhje më të mira të problemeve që i ballafaqoni si dhe të merni vendime më të mira). Principi kryesor i brainstorming qëndron në eliminimin e të gjitha kufizimeve gjatë procesit të të menduarit, në mënyrë që të krijojmë sa më shumë ide. Brainstorming-u dhe të menduarit lateral (kreativ) Brainstorming-u është një process i të menduarit lateral. Kërkon që njerzit të vijnë me ide dhe mendime që në fillim duken shokuese dhe të pamendura. Të cilat më pastaj mund të ndërojnë dhe të përmirësohen në ide që janë të dobishme dhe shpesh shumë origjinale. Tek brainstorming-u është e rendësishme të kemi sa më shumë ide dhe gjenerimi I ideve të jetë plotësihti I lire. Gjatë brainstorming-ut nuk duhet të ketë kriticizëm të ideve: ju mundoheni të
  24. 24. Besnik Krasniqi Teknikat për Gjenerimin e Ideve Kreative dhe Inovacioneve | 2 2 | P a g e hapini mundësitë si dhe rrëzuar supozimet e gabuara për limitet e problemit. Paragjykimet dhe analizat në këtë fazë do të prishin gjenerimin e ideve. Idetë duhen të evaluohen në fund të sesionit të brainstorming-ut-pastaj mund të eksploroni zgjidhjet më pas duke shfrytëzuar qasjet konvencionale. Nëse idet fillojnë të shteren, ju mund të filloni sesionin me për shembull një fjalë të rastit. Brainstorming-u individual Kur ju jepni numër të ideve (brainstorming) me vetveten, ju tentoni të prodhoni një rang të gjërë të ideve, se sa të prodhoni ide me një brainstorm grupor- ju nuk duhet të mendoni për egon e njerzve tjerë dhe mendimet e tyre, dhe për ate mund të jeni kreativisht më të lirë. Ju nuk do të mund të zhvilloni ide më efektive pasi që nuk keni eksperiencën që mund të shfrytëzoni nga grupi. Tabela 2.1: Rregullat e brainstorming-ut Si të organizojmë një session të brainstormingu-t: Për të drejtuar një brainstorming në grup në mënyrë efektive, përcjellni pikat në vijim: • Defino problemin që dëshironi ta zgjidhni qartë, dhe vendosni të gjitha kriteret që duhet përmbushur • Mbajeni sesionin të fokusuar në problem. • Sigurohu se asnjëri nuk kritikon ose evaluon idet përgjatë sesionit. Kritikat paraqesin një element të riskut për antarët e grupit kur ddëshirojnë të qojnë përpara një ide. Kjo ja zë frymën kreativitetit dhe gjymton natyrën e shprehjës së lirë të një sesioni të brainstorming-ut. • Inkurajo qëndrimin entuziastik dhe jo kritik, përgjatë antarëve të grupit. Mundohu që secili të kontribuojë dhe zhvillojë ide, duke përfshirë edhe antarët më të qetë në grup. • Lejoni antarët të kenë një brainstorm në argëtim. Inkurajoni ata të vijnë me sa me shumë ide që është e mundur, nga më praktiket deri te ato jo-praktiket. Mirëpriteni kreativitetin • Siguroni që asnjë varg i mendimeve të mos përcjellët shumë gjatë • Inkurajoni njerzit të i zhvillojnë idet e njerzve tjerë ose të shfrytëzojnë ide tjera për të krijuar idet e reja. • Përcaktoni një person të shkruaj idet që vijnë nga sesioni. Një mënyrë e mirë për këtë është të përdorni flipchart (fletë të madhe). E cila duhet të studiohet dhe diskutohet pas sesionit. • Ku është e mundur, pjesëmarrësit në brainstorm duhet të vijnë nga sa më shumë disiplina të ndryshme. Kjo jep një rang të madh të eksperiencave dhe ndihmon që ta bëj sesionin sa më kreativ. • Dhe prap është e vlefshme edhe të eksplorohet përdorimi i mjetit kompjuterik për një brainstorm në grup. Përderisa ju jeni arsyeshmërisht i shpejtë me tastaturë dhe mi, në
  25. 25. Besnik Krasniqi Teknikat për Gjenerimin e Ideve Kreative dhe Inovacioneve | 3 3 | P a g e mënyrë të dukshme përmirësohet kualiteti dhe efektiviteti i brainstorming-ut. Për më shumë informacione lidhur me këtë tekninkë vizitioni www.brainstorming.co.uk Brainstorming-u grupor Mund të jëtë shumë efektive pasi që përdor eksperiencën dhe kreativitetit e të gjithë pjestarëve të grupit. Kur antarët individual e arrijnë limitin në një ide, kreativiteti dhe ekperienca e një antari tjetër mund të ndihmojë të vazhdohet në fazën tjeter. Për ate, brainstorming-u grupor tenton të zhvillojë idet më në thellësi, se sa me brainstormingun individual. Brainstorming-u në grup mund të jetë i rezikshëm për individëd. Sygjerimet me vlerë por të ҫuditshme në shikim të parë mund të duken budallaqe. Për këtë, ju duhet të kryesoni sesionin mirë në mënyrë që njerëzit jo kreativ mos ti thërmojnë këto ide dhe lejojnë që antarët e grupit të ndihen të poshtëruar. Në vijim është dhënë një tabellë në të cilën jepen syjgerimet për “Ato që duhet bërë” dhe “Ato që nuk duhet bërë” në sesionin e “Brainstorming-ut” për të pasur sukses e që janë: Tabela 2.1. ATO QË DUHET BËRË: ATO QË NUK DUHET BËRË: o Krijo ambient stimulues o Regjistro të gjitha idetë o Të gjitha idetë janë të mirëseardhura o Sasia është e nevojshme o Thuaj idetë shpejt o Kombino dhe përmirësohu nga të tjerët o Ofro përpjekjet më të fuqishmet o Thyej rregullat e vjetra o Mos vlerëso akoma o Mos heq dorë/ dorëzo o Mos u ndiej i turpëruar o Mos i përsërit idetë që veç janë përmendë o Mos kritiko Teknika e anës së kundërt/së prapthi (upside-down) Teknika e anës së kundërt është një mjet i mirë për të përmirësuar produktin apo shërbimin, Për ta përdorur këtë teknikë, pyetni të kundërtën e asaj që doni të pyetni dhe aplikoni rezultatet. Në vend se të pyesim: “Si mund të zgjidhim problemin?” ….ne pyesim: “Si mund të bëjmë që problem të ndodhë në mënyrën më të keqe të mundshme” . Pra, qasja a upside-down, ndihmojnë që të të mendojmë ndryshe nga mënyra e zakonshme e të menduarit konvencional. Për të ilustruar këtë teknikë supozoni që ju jeni përgjegjës për nivelin e sigurisë së një pjesë të qytetit. Një problem me të cilin ballfaqohen është: Si mund të zvogëlojmë vjedhjet e dyqnaneve në një pjesë të lagjës me disa shitore?. Mirëpo sipas kësaj teknike e ndyrshojmë qasjen në zgjidhjen e problemit dhe pyetjen paraprake e fomulojmë në këtë mënyër: Si mund të sigurohemi që
  26. 26. Besnik Krasniqi Teknikat për Gjenerimin e Ideve Kreative dhe Inovacioneve | 4 4 | P a g e të bejmë këtë pjesë të lagjës me atraktive për vjedhje e cila do të ketë maksimumin e vjedhjeve pa u zënë nga polica?. Një anlogji e tillë e kësaj teknike në kontekst të problemeve të biznesit mund të jetë për shembull përpjekja e menxherit të marketingut për të përmirësuar nivelin e shërbimeve ndaj konumatorëve në një qendre shërbimi për klinetë. Duke përdor teknikën e anës së kundërt ju do të pyetni “ si do ta zvogëlojë kënaqësinë e konsumatorëve?”në vend të pytejes si të rrisim nivelin e shërbimeve ndaj konusmatorëve. Pasi të keni shqyrtuar këtë pyetje, ju do të mund të jepni përgjigjën në vijim: - Mos të përgjigjemi në telefon kur konsumatorët thërasin - Mos ti kthjemë telefonatat prapa - Ti lejojmë njerzit që skan asnjë njohuri mbi produktin të përgjigjen në telefon - Të përdorim staf të pasjellshëm - Të japim këshillën e gabuar Pasi të përdorni këtë teknikë, ju do të siguroni që stafi adekuat po i pranojnë telefonatat në mënyrë efikase dhe të këndshme. Ju do të vendosni programe trajnimi që të siguroni që stafi është duke dhënë këshilla të sakta dhe efektive. Teknika SCAMPER Është një metoda e kujtesës që ju ndihmon të mbani mend një sre teknikash kreative për gjenerimin e ideve, zhvillimin apo edhe vlerën e shtuar të produktit apo shërbimit. Kjo tkenikë bazohet në një sërë pyetjeve të drejtpëdrejta të cila tju duhet ti përgjigjeni për të ardhur deri te idetë e reja. Stimulsi vjen duke e detyruar vehtvetën që të përgjigjeni pyetjeve të cilave ju normalisht nuk i parashtroni. Këto pyetje ju drejtojnë ju që të mendoni në mënyrë të pazakontë dhe to forni zgjidhje jotradicionale të problemeve. Teknika SCAMPER është akronim I disa fjalëve që kanë të bëjnë me:
  27. 27. BesnikKrasniqiTeknikatpërGjenerimineIdeveKreativedheInovacioneve|5 5|Page S Substitute/ zëvendëso Shfrytëzodiqkatjetërpërqëlliminenjejtë.Mendopërdiçkaqëldihurmezëvendësiminenjëpjesetëproduktit.procesit mediçkatjetër.Dukekërkuarndonjëzëvendësimjushpeshmudntëviniderittëidetëreja. Pyetjatipike:Çkamundtëzëvendësojëqëtëbëjënjëpërmirësim?Çkanëseezëvendësojëkëtëmeatëdhetëshikojëse çdotëndodhë?Simundtëzëvendësojëvendin,kohën,materialetdhenjerëzit? CCombine/kombino Kombinomenjëprodukt/shërbimtjetër.Mendolidhurmekombiniminedyapomëshumëpjesëvepërtëarriturderi tenjëprduktoseprocessIndryshëmosepërtëarriturnjësinergjimëtëmadhe. Pyetjatipike:Cilatmateriale,veti,procese,njerëz,produkteosekomponentemundtikombinojë?Kumundtëprodhojë sinergji? AAdapt/adapto Ndryshoatëpërpërdorimtëndryshëm.Mendopërpjesëtëproduktit.procesitqëmundtëadaptohenpërtëndryshuar natyrenekëtijprodukti/procesi. Pyetjatipike:Cilënpjesëtëproduktimundtandryshojë?Nëseendyrshojatherënëshkëmbimpërçka?Çkanëseune ndryshojëkarakteristikatenjëkompnenti? MModify/Modifiko Ndryshomadhësinëapokarakteristikatetij.Mendopërndryshiminenjëpjeseapotërësituatënaktualeosedukee ndryshuaratënëmënyrëtëpazakonshme.Dukeedetyruarvehtvetenqëtëvinimemënyratërejajushpeshnxitoninë njëprodukt/procesalternativ Pyetjatipike:Çkandodhënëseunëendryhsojëoseeekzagjerojënjëvetitënjëkomponenti?Çkadotëndodhënësee modifkojëprocesinnënjëmënyrëtëre? P Puttoother purposes/ Përdorimtjetër Gjejnjëpërdorimalternative.Mendosesijumundtëjeninëgjendjepërtëshfrytëzuarzgjidhjenaposolucioninejuaj (produktin/procesin)përndonjëqëllimtjetër.Osejumundtëmendonisesitëgjenimënyratjeraqëtëzgjidhni porblemetsipërshembullgjetjanjëtregutjetërpërproduktinejuaj. Pyetjatipike:Cilintregtjetërmudntashfrytëzojëpërproduktintim?Kushtjetërmundtashfrytëzonatëapopërçka tjetërmundtëshfrytëzohet? EEliminate/elimino Eliminonjëpjesëtëproduktitapotëtërin.Mendoseçkadotëndodhënësejueliminonipjesëtëndryshmetë produktit/procesitdhekonsideroniseçkamundtëkshitbërënëatësituatë.Kjozakonishtqonnëmënyratërejapërtju qasurproblemve. Pyetjatipike:Çkadotëndodhtenësekishaeliminuardisapjesëtëkompnenteveosetëtërin.Sidotëkishaardhurderi tenjëzgjidhjetjetërpajuqasurzjgidhjessëproblemitnëmënyrëtëzakonshme? R Rearrange/ reverse– riaranzho/ndry shorendin Bëjënjëriaranzimtjetërtëgjëravedhepraktikësekzistuese.Mendonise[çkadotëmundtëbëninesenjëpjesëapoI tërëprodukti/provesimundtëfunksionjënënjëlogjikëtjetëraposipasnjërenditjetjetër.Çkadotëmundtëbëninese dotëishittëdetyruarqëtabëniatëtëfunksionojësipasnjëlogjiketëkundërtmeatëqëjenidukeebërë.Jumundta shfrytëzonikëtëpërtëshikuarproduktin/procesinngakëndveështrimetëndryshmedhetëvinideriteidetëereja. Pyetjatipike:Çkanëseebëjëproduktin/procesinnënjëlogjikëtëkundërt?Çkanëseendryshojërregullinerradhitjestë zakonshme.Sidotëarrijaqëtërofhojëefektetëkundërtangaatoeksituese.
  28. 28. Besnik Krasniqi Teknikat për Gjenerimin e Ideve Kreative dhe Inovacioneve | 6 6 | P a g e Duhet të kemi parasysh se jo të gjitha pyetjet do ti përgjigjen secilës scenario që e keni para vehtës, mirëpo ju duhet të nxjerrni kuptimin e secilës prej tyre dhe të mundoheni që të zhvilloni qasjen tuaj e cila është relevante për situatën tuaj. Është parim I këtyre pyetjeve që ju duhet të aplikoni në problemin tuaj. Për shembull, supozoni që ju jeni një prodhues i kompjuterëve dhe printerëve dhe ju jeni duke u përpjekur për të gjeneruar produkte të reja. Teknika SCAMPER do tju jap këtë rezultate. Zëvendëso – përdor meteriale të teknologjisë së lartë për tregje specifike – përdor komponente me shpejtësi të lartë. Kombino – integro kompjuterin dhe printerin, printerin dhe skanerin. Adapto – vendos ink (njgjyrë) të kualitetit të lartë në printer, shfrytëzo letër të kualitetit të lartë. Modifiko – prodho forma, madhësi, dhe sizajn të ndryshëm të kompjuterëve dhe printerëve. Përdorim tjetër – printerët si fotokopijues ose makina të faksit. Elimino – elimino zmadhuesit e zërit, ngjyrat e ekranit, etj…Riaranzho/ndrysho rendin – bëjë tavolina për kompjuter si dhe karrige për kompjuter etj. Duke shfrytëzuar teknikën SCAMPER në rastin konkret ne ishim në gjendje të identifkojmë disa produkte të reja të mundshme. Shumë nga këto ide janë të paarshyeshme ose nuk përputhen me pasijet që ka në dispozicion prodhuese, miëpo disa nga këto ide mund të jenë si pika nisëse për të zhvilluar diskutimin për produktet e reja. Analiza e atributeve Analiza e atributeve përfshinë atributin e Dëgjimit, Analizën Morfologjike dhe Analizën e amzës (matricës) të cilat janë teknika të mira për të zbuluar kombinime të reja të produkteve ose shërbimeve, kualitetit dhe elementeve dizajnuese të gjësendit që jeni duke vështruar. Këto teknika bëjnë përpjekje që të bashkojnë kombinime të atributeve të cilat nuk kanë qenë parpakrisht të ndërlidhura për të ardhur deri të zjgidhjet inovative të problemeve. Për shembull, atributet e lapsit do të jenë: materiali i fortë, materiali drejtues, fortësia e materialit, gjatësia, kualiteti, ngjyra, pesha, ҫmimi, etj. Një plan televiziv do të kishte atributet siҫ janë karakteret, aksioniet, lokacionet, koha, etj. Për strategjinë e marketingut ju duhet të përdorni atributet si p.sh tregjet e hapura për ju, shfrytëzimet e produktit dhe aftësitë që i keni në dispozicion. Vizatoni një tabelë duke përdorur këto atribute si kolona. Shkruani sa më shumë variacione të atributeve që mundeni në këto kolona. Kjo mund të jetë një ushtrim që përfiton nga brainstroming (mendimet radikale), tabela tash duhet të ketë të gjitha variacionet e mundshme për secilin atribut. Tash zgjidh një variacion nga secila kolonë, ose e bënë këtë duke shfrytëzuar kombinacione ose zgjidhje të rastësishme. Duke përzier ҫdo njësi nga secila kolonë, do të bëni një përzierje të re komponentesh. Ky do të jetë një produkt i ri, shërbim ose strategji. Përfundimisht, vlerëso dhe përmirëso këtë përzierje që të vëresh se a mund të imagjinosh një treg profitabil për ty.
  29. 29. Besnik Krasniqi Teknikat për Gjenerimin e Ideve Kreative dhe Inovacioneve | 7 7 | P a g e I ilustruar më mirë këtë teknikë imagjinoni që ju dëshironi të krijoni një llambë të re. Pikënisja për këtë mundet me qenë kryerja e një analize morfologjike. Për llambë do të na duhen furnizimi me energji, tipi i poҫit, intenziteti i dritës, madhësia, stili, finishi, materiali, hija, etj. Mund ti veni këto tipare si kolonë mbishkrimesh në një tabelë, dhe pastaj të jipni një numër të ideve rreth tyre. Kjo tabelë nganjëherë njihet me emrin “Kutia morfologjike” ose “kutia Zwicky” simbas shkencarit Fritz Zwicky, i cili zhvilloi këtë teknikë ne 1960-tat (shih Tabela). Tabela: Krijimi i produktit të ri – llamba e re FURNIZIMI ME ENERGJI LLOJI I POÇIT INTENSITETI I NDRIÇIMIT MDHËSIA STILI FINALIZIMI MATERIALI Bateri Halogen Ulët Shumë e madhe Modern E zeze Metal Rrymë Poq Mesatar E madhe Antik E bardhe Qeramikë Solar Drita e ditës Vogël Mesatare Romak Metalik Çimento Gjenerator Kolorite Variabël E vogël Artistik Humor Asht Dinamo E mbajtur me dorë Industrial Emalim Qelq Gaz Etnik Natyror Dru Vajguri Fabrikat Guri Flakë Plastikë Duke u bazuar në matricën e mësipërme disa kombinime interesante mund të jenë: Bateria me fuqi solare, intenziteti i mesëm, poҫ ditor-mundësisht i përdorshëm nëpër dyҫane rrobash, që të mundësoj konsumatorëve ta shohin ngjyrën e vërtet të rrobave. Drita të dorës në formë të lakuar- përdorët në shtete në zhvillim ose larg nga burimi i rrymës. Llamba vaji në qeramikë, stili romak-të shfrytëzuara nëpër restorante, një rringjallje e llambave para 2000 viteve të vajit të ullirit. Një llambë normale e dizajnuar që të ngjyroset, e mbuluar me tapetë ose në ndonjë material që të kombinohet me stilin e dhomës.
  30. 30. Besnik Krasniqi Teknikat për Gjenerimin e Ideve Kreative dhe Inovacioneve | 8 8 | P a g e Disa nga këto ide mund të jenë praktike, ide për një prodhues dritash, ndërsa disa edhe jo. Kjo është pika ku eksperienca dhe njohuritë për tregun e prodhuesit është shumë e rëndësishmë. Siç shihet lista e atributeve fokusohet në atributet e objektit, duke parë se si secili atribut mund të përmirësohet. Analiza morfologjike përdor teknikën e njejtë, por mund ta krijoj një produkt të ri duke përzier komponentet në një mënyrë të re. Analiza matricore fokusohet në biznes. Përdoret për të gjeneruar qasjet e reja, duke shfrytëzuar atribute si sektorin i tregut, nevojat e konsumatorit, produktet, metodat promovuese etc. Inputi i rastit Inputi i rastit është një mjet lateral(kreativ) i të menduarit. Është shumë i përdorshëm kur ju nevojiten ide të reja ose perspektiva të reja gjatë zgjigjeve të problemit. Siç kemi shpejguar edhe në fillim zakonisht njerëzit kanë tendencë të mëndojnë duke i njohur modelet që bazohen në praktikën ekzistuese. Ne reagojmë në këto modele bazuar në eksperiencën e kaluar dhe zgjatjet e asaj eksperience. Ndonjëherë ne mbesim brenda tyre. Në një model të veҫantë mund të mos ketë zgjidhje të mirë për një lloj të problemit. Prandaj, inputi i rastit është një teknikë për të lidhur një model tjetër në modelin që ne e përdorim. Përgjatë këtij modeli vie e gjithë eksperienca që ju ia keni bashkangjitur. Për ta shfrytëzuar inputin e rastit, zgjidheni një folje nga fjalori apo një listë e parapregatitur me fjali. Shpesh ndihmon nëse folja është diqka që shihet ose preket (psh. Helikopteri, qeni) se sa një koncept (p.sh. sinqeriteti). Përdorni këtë folje si një start kur filloni të bëni brainstorming për problemin tuaj. Mund të gjeni se do të merni njohuri të mirë nësë selektoni një fjalë nga një fushë ku ju keni ekspertizë. Nëse ju zgjidhni një fjalë të mirë, ju do të shtoni një rang të ideve të reja dhe koncepteve tek brainstormi juaj. Përderisa disa do të jenë të pa shfrytëzueshme, ju do të fitoni disa njohuri të mira në problemin tuaj. Nësë vazhdoni, atëherë njëra prej tyre ka gjasa të bëjë një kërcim kreativ. Imagjinoni që jeni duke menduar për një problem që ka të bëjë me reduktimin e ndotjës nga veturat. Deri tash duke menduar për problemin ju keni mar në konsideratë të gjitha zgjidhjet konvencionale të një konvertimi katalitikë të karburanteve të pastërta. Duke zgjidhur një folje të rastit nga titujt e librave në raft, ju mund ta shihni fjalinë “bimët”. Brainstorming-u që mund ta bëni nga kjo, kishte rezultuar në shume ide si: • Mbjellni drunjë përgjatë rrugëve që të konvertoni CO2 në oksigjen • Pasuroni gazrat nëpër alga që të konvertoni CO2 në oksigjen. Ndoshta kështu vepron aparati i pastrimin të ajrit në hapsirë?
  31. 31. Besnik Krasniqi Teknikat për Gjenerimin e Ideve Kreative dhe Inovacioneve | 9 9 | P a g e • Vendosni sulfurin-duke metabolizuar bakteriet në një procesor të gazit më të përdorur për të pastruar gazrat e vjetra. A i kishin fertilizuar komponimet e nitrogjenit me këto bakterie. Këto ide janë të papërpunuara. Disa mund të jenë të gabuara dhe jopraktike. Njëra prej tyre mund të jetë origjinale dhe bazë e ndonjë zhvillimi të dobishëm. Riformulimi i Matricësë - Vëzhgimi i Problemit nga Këndveshtrime të ndryshme Riformulimi i matricës është një teknikë e thjeshtë që ndihmon juve të keni këndvështrime tjera tek problemet biznesore. Ju zgjeron rangun e zgjidhjeve kreative që ju mund ti gjeneroni. Kjo qasje bazohet në faktin se njerzë të ndryshëm me eksperienca të ndryshme kan qasje të ndryshme. Kjo teknikë ju ndihmon të vendosni vehtën në mendje të njerzve të ndryshëm dhe imagjinoni zgjidhjet që mund të vijnë me te. Vendosni pyetjet që do të përdorën në mes të rrjetës. I përdorim kutitë rreth rrjetës për perspektiva të ndryshme. Kjo është një mënyrë e lehtë e parashtrimit të problemit, kështu nëse nuk ju konvenon ju e ndryshoni ate. Ju do të punoni në dy qasje të ndryshme për rikonstruimin e matricës- megjithëate ju mund të përdorni këtë qasje në mënyra të ndrsyhme. Qasja e katër P-ve Kjo qasje bazohet në vështrimin e problemit nga perspektiva të ndryshme brenda një biznesi. Qasja e 4 P-ve vështron problemin nga këndvështimet në vijim: • Perspektiva e produktit: a ka diqka që nuk është në rregull me produktin? • Perspektiva e planit: a janë biznes planet dhe planet e marketingut gabim? • Perspektiva potenciale: nëse ne seriozisht do ti rrisim synimet, si do ti arrijmë këto rritje? • Perspektiva njerzore: përse njerzit zgjedhin një produkt kundrejt prduktit tjetrit? Një shembull i këtij këndvështrimi është i treguar më posht:
  32. 32. Besnik Krasniqi Teknikat për Gjenerimin e Ideve Kreative dhe Inovacioneve | 10 10 | P a g e “Qasja e profesioneve” Një qasje tjetër për përdorimin e matricës së riformuluar është të vështrohet problemi nga këndvështrimi i specialistve. Për shembull, mënyra se si mjeku shiqon problemin ndryshe nga se e kishte vështruar një inxhinjer i ndërtimtarisë. Kjo do të ishte ndryshe nga perspektiva e menaxherit të shitjeve. Idea e matricës së riformuluar rrjedh nga Michael Morgan në librin e tij “Krijimi i Risive punëtore (Creating Workforce Innovation) Pikat kyçe: Matrica e riformuluar është një teknikë formale e cila vështron problemin nga perspektiva të ndryshme. Ndihmon në zgjerimin e numrit të opinioneve të hapura për zgjidhjen e problemit. Ju vizatoni një matricë të riformuluar duke postuar pyetje në kutinë në mes të një flete. Dhe pastaj ju vizatoni një rrjetë rreth saj. Secila celulë do të përmbajë qasje të problemit, shikuar nga një perspektivë. Një mënyrë e përdorimit të teknikës është qasja e 4 P-ve. Kjo vështron problemin nga këndvështrimet në vijim: Produkti, plani, potenciali, njerëzit. Një grumbull tjetër i perspektivave është të pyesni vehtën se si profesionet e ndryshme do ti qasën një problemi. Profesionet e dobishme për të konsideruar do të ishin mjekët, inxhinjerët, analistët e sistemeve, menaxher të shitjeve, etc. Provokimi Provokimi është një teknikë kreative shumë e rëndësishme. Sikurse inputi i rastit, punon duke zhvendosur të menduarit e juaj jasht modeleve të vendosura të cilat ju shfrytëzoni për të zgjidhur probleme. Siç ishte e shpjeguar më parë, ne mendojmë duke
  33. 33. Besnik Krasniqi Teknikat për Gjenerimin e Ideve Kreative dhe Inovacioneve | 11 11 | P a g e njohur modelet dhe duke reaguar në to. Këto reagime vijnë nga eksperiencat tona të mëhershme dhe zgjatjet logjike të këtyre eksperiencave. Shpesh ne nuk mendojmë jasht këtyre modeleve. Derisa ne mund të dijmë përgjigjën e një pjese të problemit, struktura e trurit tonë e bënë më të vështirë për ne të ndërlidhemi në te. Provokimi, fillimisht është zhvilluar nga Edward de Bono, dhe është një nga mjetet që ne përdorim për të krijuar ndërlidhje në mes këtyre modeleve. Si të përdorët ky mjet: Të fillojmë duke bërë qëllimisht deklarata budallaqe (provokime), në të cilat diqka marim si të vërtet për diqka që s’është. Deklaratat duhen të jenë budallaqe për të shokuar mendjet tona jasht mënyrave ekzistuese të të menduarit. Kur njëherë kemi bërë një deklaratë provokative, ne atëherë pezullojmë gjykimin tonë dhe marrim ato deklarata për të gjeneruar ide. Provokimet na japin neve një pikënisje origjinale të të menduarit kreativ. Si një shembull, mund të bëjmë një deklarat që “shtëpitë nuk duhen të ken kulme”. Normalisht kjo nuk do të ishte një ide e mirë! Megjithëate, kjo të qon të mendosh për shtëpi me kulme që hapen, ose shtëpi me kulme të xhamit. Kjo do të ju mundësoj të qëndroni në shtrat dhe të shiqoni yjet. Kur njëherë iniconi provokimin, ju mund ta shfrytëzoni ate në mënyra të ndryshme, duke ekzaminuar: • Pasojat e deklaratave • Ҫfar përfitime do të keni • Ҫfar rrethana speciale do ta bëjnë një zgjidhje të mençur • Parimet e nevojshme për mbështetje dhe ta bëjnë ate të funksionojë • Si do të funksionojë nga momenti në moment • Çka do të ndodh nëse një sekuencë e ngjarjeve do të ndryshohet • Etj. Ju mund mund ta shfrytëzoni këtë si list. Edward de Bono ka zhvilluar dhe popullarizuar përdorimin e provokimit duke përdorur fjalinë “Po”, “Po” qëndron për provokim operacional. Si dhe si të përdoret Provokimi efektivisht, ai sugjeron që kur të bëni një deklaratë Provokimi në publik, ta etiketojmë me “Po”(p.sh. Po: toka është e rrafshtë”). Kjo mbështetet në gjithë antarët e audiencës suaj që e dinë për Provokimin! Libri i Edward de Bono's duke përfshirë edhe “Kreativitetin Serioz” Serious Creativity, shqyrtojnë këtë lloj të teknikës në detale. E sa për teknika tjera kreative, Provokimi jo gjithmonë prodhon ide të mira dhe relevante, mirpo shumë shpesh edhe i prodhon. Idet e gjeneruara duke përdor Provokimin kanë gjasa të jenë të freskëta dhe origjinale.
  34. 34. Besnik Krasniqi Teknikat për Gjenerimin e Ideve Kreative dhe Inovacioneve | 12 12 | P a g e Shembull: pronari i një shitore të videove po kërkon ide të reja për biznes për të konkuruar me Internet. Ajo fillon me Provokimin “ konsumatorët nuk duhet të paguajnë për videot e mara me qira”. Dhe pastaj ajo shqyrton provokimin: • Pasojat: shitorja nuk do të mer të ardhura nga qirat dhe për ate do t’i nevojitej një alternativë e re burimeve të parave. Do të jetë më lirë të huazojnë videot nga shitorja se sa të shkarkojnë filmin ose ta porosisin nga një katalog. • Përfitimet: shumë njerzë do të vijnë të huazojnë video. Shumë njerzë do të kalojnë pran shitorës. Shitorja do ta prish tregun për shitoret tjera të videove në këtë rajon. • Rrethanat: shitorës do ti duhen të ardhura tjera. Ndoshta pronari mund të shes reklamime në shitore, ose të shes palagaça, ëmbëlsira, shishe të verës, ose pica për njerzit që huazojnë filma. Kjo do ta bën shitorën e saj “ shitore e “natës në shtëpi”. Ndoshta mund ti huazoj video/filma njerzve që kan plotësuar një pyetsor rreth marketingut ose edhe kan shiquar reklamimin 30-sekondësh. Pas përdorimit të provokimit, pronarja e shitorës së videove vendos ta bëjë një eksperiment për disa muaj. Ajo do ti lejoj konsumatorëve të huazojnë filmat më të mirë pa të holla. Ajo vendos filmat në fund të shitorës. Përpara shitorës ajo vendos shishet me verë, pijet tjera, palagaçat dhe ëmbëlsirat kështu që konsumatorët duhen të kalojnë pran tyre për ti mar filmat. Afër videove/filmave ajo shet produkte nga filmat më të mirë që janë huazuar. Nëse qasja është e sukseshme ajo do të hap një piceri brenda shitorës. Pikat kyçe: Provokimi është një teknikë kreative shumë e rëndësishme që ndihmon të gjeneroj pika origjinale të të menduarit kreativ. Për të përdorur provokimin, bëni një koment budallaç me qëllim, lidhur me problemin që jeni duke menduar. Pastaj pezulloni mendimin dhe shfrytëzoni at deklrat si një pikënisje për të gjeneruar ide. Shpesh kjo qasje do të ndihmojë juve për të gjeneruar një koncept tërësisht të ri. Procesi i Thjesht i Kreativitetit – Teknika “Bëje” (Do It) Teknikat e përshkruara më parë në këtë fushë fokusohen në aspekte specifike të të menduarit kreativ. Tekinka Bëje paraqet procesin i cili grumbullon dhe prezanton metodat formale të definimit dhe evaluimit të problemit. Kjo ndihmon të nxjerrni më të
  35. 35. Besnik Krasniqi Teknikat për Gjenerimin e Ideve Kreative dhe Inovacioneve | 13 13 | P a g e mirën nga teknikat kreative. Do It rrjedhë nga fjala angleze që është kopozicon i këtyre fjalëve: Define- Defino Problemin Open - Hape mendjën dhe apliko teknikat kreative Identify – Identifiko zgjidhjën më të mirë Transform- Transformo-ndrysho Këto faza janë të shpjeguara në më shumë detale, si më posht. Defino Problemin Ky sektor koncentrohet në analizën e problemit për të siguruar që pytjet korrekte janë duke u parashtruar. Hapat e më poshtëm do t’ju ndihmojnë ta bëni këtë: • Kontrolloni që ju jeni duke trajtuar problemin, jo simptomet e problemit. Për të bërë këtë, ju pyetni vetën pse problemi ekziton dhe përsëritet deri sa të gjeni rrënjën e tij • Parashtroni caqet e problemit. Punoni për objektivat që ju duhet t’i arrini dhe detyrimet që ju i operoni. • Aty ku problemi duket të jetë shumë i madh, ndajeni në pjesë më të vogla. Vazhdoni deri sa secila pjesë është e arritshme në kohën e duhur, ose nevojitet një fushë specifike për ta kryer. • Përmledhni problemin në një form sa më koncize që është e mundur. Robert W. Olsen sugjeron që mënyra më e mirë për të bërë këtë është që të shkruhen 2 deklarata për problemin dhe të zgjidhet më e mira. Hape mendjën dhe apliko teknikat kreative Njëherë kur e dini problemin që dëshironi ta zgjidhni, ju jeni gati për të filluar të gjeneroni zgjidhjet e mundshme. Është shumë sfiduese vetëm ti pranoni idet e para të mira që ju vijnë. Nëse bëni këtë, ju do t’i humbni zgjidhjet edhe më të mira. Në këtë fazë të DO IT (Bëje) nuk jemi të interesuar për evaluimin e ideve. Në të kundërtën, ne jemi duke u munduar të gjenerojmë ide sa më të ndryshme që mundemi. Edhe idet e këqija mund të jenë rrënjët e ideve të mira. Ju mund të shfrytëzoni gjithë baterinë e teknikës së kreativitetit për të kërkuar zgjidhjën e mundshme. Secili mjet e ka fuqinë dhe përfitimin e vet, duke u bazuar në problemin që doni ta zgjidhni. Derisa ju jeni duke gjeneruar zgjidhje, kujtoni që njerzit tjerë do të kenë perspektiva tjera për
  36. 36. Besnik Krasniqi Teknikat për Gjenerimin e Ideve Kreative dhe Inovacioneve | 14 14 | P a g e problemin, dhe sigurisht që do të jetë e vlefhsme të pyesni për opinionin e kolegëve tuaj në këtë proces. Identifiko zgjidhjën më të mirë Vetëm në këtë fazë ju zgjidhni idet më të mira që keni gjeneruar. Mund të jetë që ideja me e mirë është shumë e qartë. Do të ishte e vlefshme të ekzaminohet dhe zhvillohet një numër i ideve para se të zgjidhni një. Teknikat e marrjës së vendimeve të mjeteve të mendjës shpjegojnë një rang të përsosur të teknikës së marrjës së vendimeve. Druri i analizës së vendimeve dhe analiza e fuqisë së fushës janë veçanërisht të dobishme. Kjo do të ju ndihmoj të vendosni për zgjidhjet e disponueshme për ju. Kur ju zgjidhni një zgjidhje, mbajini në mend qëllimet e organizatës suaj. Shpesh marrja e vendimeve bëhet e lehtë kur ju i dini këto. Transformoni Pasi që keni indetifikuar problemin dhe krijuar një zgjidhje për te, faza e fundit është të implementoni këtë zgjidhje. Kjo involvon jo vetëm zhvillimin e një produkti nga ideja juaj, por e gjithë anën e marketingut si dhe të biznesit. Kjo mund të mer një kohë të gjatë dhe energji të mjaftueshme. Shumë njerëz kreativ dështojnë në këtë fazë. Ata do të kenë argëtim duke krijuar produktin e ri, si dhe shërbimet që mund të jenë paraprakisht shumë më përpara se qka është e disponueshme në treg. Ata atëherë do të dështojnë ti zhvillojnë ato dhe vështrojnë se si dikush tjetër bën pasuri nga ideja e tyre pas disa viteve. Faza e parë në transformimin së idesë është të zhvillojë një plan të veprimeve për transformim. Kjo mund të qoj deri në krijimin e Biznesit ose Planit të marketingut. Kur njëherë e keni bërë këtë, puna e implementimit fillon! DO IT është shkruar nga Robert W Olsen në librin e tij “ Arti i të menduarit kreativ” Pikat kyçe: DO IT është një proces i strukturuar i kreativitetit. Duke përdorur DO IT ju siguroni që jeni duke kryer punën esenciale që ndihmon të marim më të mirën nga mjetet e kreativitetit. Këto hapa janë: 1. Definimi problemit: gjatë kësaj faze ju aplikoni një numër të teknikave të siguroni që ju do të pyetni pytjet e duhura.
  37. 37. Besnik Krasniqi Teknikat për Gjenerimin e Ideve Kreative dhe Inovacioneve | 15 15 | P a g e 2. Hapeni mendjën: këtu ju aplikoni kreativitetin për të gjeneruar sa më shumë përgjigje që është e mundur të pyetjës që ju parashtroni. Në këtë fazë ju nuk i evaluoni përgjigjet. 3. Identifikoni zgjidhjën më të mirë: vetëm në këtë fazë ju selektoni zgjidhjën më të mirë nga pika e 2. Aty ku keni vështërsi në selektimin e ideve, përdorni teknikën formale për të ju ndihmuar. 4. Transformimi: faza finale është të bëni një plan të veprimeve për implementimin e zgjidhjës, dhe ta kryeni ate. Pa implementim, kreativiteti juaj është steril. Detyra: 1. Zbatoni teknikën së prapthi për subjektet apo idetë e juaja te cilat ju synoni t’i zhvilloni? Përdor aq kundër-pyetje sa ju vlerësoni se janë te nevojshme qe te rrumbullakohet cikli i subjektit / idesë suaj ? Për shembull paramendoni se dëshironi të përmirësoni shërbimet e qendrës suaj të shërbimeve. Duke përdorur tekniken se prapthi (të ndërrimit) ju do te pyetshi: “Si mundem te zvogëloj kënaqësinë e konsumatorëve?” . diskutoni në grup duke u bazuar në këtë metodë dhe në fund vlerësoni se çfarë ide të reja keni zhviluar. 2. Diskutoni në grup dhe tentoni te krijoni një ide konkrete dhe të qëndrueshme, e cila do te mund të rezultonte me një produkt ose shërbim i cili do të rezultonte i suksesshëm në tregun Kosovar ? 3. Krijon Amzën, dhe bene listimin e tipareve (atributeve), te cilat ju vlerësoni se mund t’ju atribuonin produktit - shërbimit tuaj?
  38. 38. Besnik Krasniqi Teknikat për Gjenerimin e Ideve Kreative dhe Inovacioneve | 16 16 | P a g e Tabela Punese 1: Teknika e Analziës së Atributeve Alternative Teknika e Atributeve Alternative është teknike e mendimit kreativ. Këtu ju identifikoni atributet e produktit dhe shërbimit dhe shikoni për mënyrat se si t’i ndryshoni ato, t’i shtoni vlerë apo së paku mos të reduktoni vlerën e përceptuar të produktit/shërbimit. Atributet e shishës së qumshtit Alternativat I bërë nga qelqi Plastika dhe materialet tjera
  39. 39. Besnik Krasniqi Teknikat për Gjenerimin e Ideve Kreative dhe Inovacioneve | 17 17 | P a g e Tabela Punese 2: Teknika SCAMPER S ubstitute/zëvendëso shfrytëzo diqka tjetër për qëllimin e njejtë C ombine/kombino kombino me një produkt/shërbim tjetër A dapt/adapto ndrysho atë për përdorim të ndryshëm M agnify / modifiko ndrysho madhësinë apo karakteristikat e tij P ut to other use/përdorim tjeterë gjej një përdorim alternative-treg
  40. 40. Besnik Krasniqi Teknikat për Gjenerimin e Ideve Kreative dhe Inovacioneve | 18 18 | P a g e E liminate/elimino elimino një pjesë të produktit apo të tërin R earrange / reverse ndrysho rendin /shfrytëzo një rend tjetër
  41. 41. Besnik Krasniqi Ndёrmarrёsia dhe Inovacionet Inovacioni dhe Ndërmarrësia Në fund të këtij kapitulli ju do të jeni në gjendje të: 1. Definoni inovacionin në kontekstin e procesit të ndërmarrësisë 2. Përshkruani avantazhin dhe disavantazhin e firmave të vogla në procesin e ndërmarrësisë 3. Diskutoni mbi rëndësinë e lidhjeve të jashtme për bizneset e vogla me procese të inovimit 4. Diskutoni problemet me të cilat ballafaqohen ndërmarrësit inovativ në sigurimin e fondeve 5. Diskutoni se si vendimarrësit mund të interevenojnë në përkrahjen e bizneseve të vogla me procesin e inovacionit 6. Aplikoni koncepte inovative në procesin e inovacionit Ai i cili nuk aplikon ide të reja do të duhet të prêt të këqija të reja; pasi koha është inovatori më I madh. Francis Bacon Nuk ka asgjë më të rëndë të marrësh përsipër, më me veshtirësi për ta bërë, ose më a paqartë për sukses, se sa të prezantoni një rregull të ri. Niccolo Machiaveli Hyrje Akademikët dhe vendimmarrësit shumë rrallë e nënvlerësojn ë rëndësinë e inovacionit industrial. Në një botë ku koncensuse të tilla janë të rralla, pikëpamja e përbashkët thotë se 1në të gjitha vendet e indsutrializuara rritja afatgjatë e biznesit, prandaj edhe e rajonit rrjedh nga aftësia që vazhdimisht të zhvillohen dhe prodhohen produkte innovative (f. 131). Në fakt, Chris Freeman, njeriu I teorive të inovacionit, shkon edhe më tej, duke thënë se ‚të mos inovosh është të vdesësh‛ (p.266). Njëri mund të argumentoj se sa e përshtatshme është një impertiv I tillë, është më se e qartë se inovacionet, të shkallëve të ndryshme, kanë ndikim pozitiv në përformansën e bizneseve, apo më mirë thënë, të ekonomive. Për më shumë, në kundёrshtim të besimeve të mëhershme, se nuk ka madhësi optimale për inovacione. Kjo do të thotë që si bzineset e mëdha po ashtu edhe ato të vogla kanë rol të rëndësishëm, shpesh komplimentar, në procesin e zhvillimeve teknologjisё të definuara gjerësisht. Duke pasur parasysh kёtё, ky kapitulli mёton që të përshkruaj në hollësi kontributin specifik nga bizneset e vogla në inovacionin industrial dhe ky kapitull kërkon të analizoj faktorët kyc qe mundësojnë dhe frenojnë një inovacion të tillë.

×