SlideShare uma empresa Scribd logo
1 de 17
Baixar para ler offline
Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Sinan Ademaj
Përgatitje për provim nga
MAKROEKONOMIA
Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Sinan Ademaj
2MAKROEKONOMIA
1. Çka është Ekonomiksi dhe si ndahet?
Ekonomiksi studion anën ekonomike të jetës shoqërore, sjelljen e agjentëve ekonomik
dhe kushtet ekonomike të bashkëveprimit të tyre. Ekonomiksi ndahet në:
Mikroekonomi dhe Makroekonomi.
2. Çka është Mikroekonomia?
Mikroekonomia mirret me studimin e sjelljes së agjentëve ekonomik: konsumatorëve,
firmave, familjeve si dhe agjentëve qeveritarë në masën që veprimtaria e tyre lidhet me
alokimin e burimeve dhe funksionin e sektorëve të veçantë të ekonomisë.
3. Çka është Makroekonomia?
Makroekonomia merret me studimin e sjelljes së ekonomisë kombëtare në tërësi, me
studimin e agregatëve ekonomik si produkti i përgjithshëm, punëzënia e plotë,
papunësia, niveli i përgjithshëm i çmimeve dhe inflacioni, bilanci i brendshëm dhe i
jashtëm ekonomik, ciklet e biznesit dhe rritja ekonomike.
4. Shkolla Klasike?
Shkolla Klasike gjykon se prodhimi aktual përputhet gjithmonë me prodhimin potencial
dhe për të qenë ekonomia në ekuilibër duhet që të përdoren maksimalisht faktorët e
prodhimit.
Së dyti, politika makroekonomike nuk mund të ndikojë në nivelin e papunësisë apo të
prodhimit. Çdo përpjekje për të ndikuar në variablat e mësipërme, do të ndikonte vetëm
në ndryshimin e nivelit të papunësisë.
5. Modeli Kejnsian?
Modeli Kejnsian, gjykon se një ekonomi moderne mund të jetë në ekuilibër edhe në
kushtet e përdorimit jo të plotë të burimeve, madje edhe me papunësi masive.
Së dyti, qeveria përmes politikave fiskale dhe monetare mund të stimulojë rikthimin e
ekonomisë me punëzënie të lartë.
6. Cilat janë konceptet kryesore Makroekonomike?
Konceptet kryesore makroekonomike janë: GDP, GDP nominal kundrejt GDP real,
inflacioni, rritja ekonomike, punëzënia dhe papunësia, ciklet e biznesit dhe hendeku i
prodhimit.
7. Cilat janë objektivat makroekonomike?
Objektivat makroekonomike janë:
 Punëzënia e plotë,
 Qëndrueshmëria e çmimeve,
 Rritje të përshtatshme të rritjes afatgjatë,
 Zhvillimi i balancuar rajonal dhe bilanc i ekuilibruar pagesash.
Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Sinan Ademaj
3MAKROEKONOMIA
8. Çka është rritja ekonomike?
Rritja ekonomike paraqet normën me të cilën rritet GDP reale. Rritja ekonomike është
baza e plotësimit të nevojave në rritje të njerëzve, një zgjerim i kufirit të mundësive të
prodhimit mund të paraqitet si rritje ekonomike.
9. Cilat janë konceptet kryesore makroekonomike?
Janë: Produkti i Brendshëm Bruto GDP, Rritja ekonomike, punëzënia dhe papunësia,
ciklet e biznesit etj.
10. Çka është produkti i përgjithshëm GDP?
GDP-ja është një matës agregat i vlerave të të gjitha produkteve dhe shërbimeve
përfundimtare të prodhuara në një ekonomi.
11. Çka është rritja ekonomike?
Me rritje ekonomike nënkuptojmë zgjerimin e ekonomisë, përkatësisht rritjen e GDP-së
reale.
12. Çka është papunësia?
Papunësia paraqet atë pjesë të forcës punëtore, e cila nuk është e zënë me punë, por
kërkon punë në mënyrë aktive.
13. Çka paraqet cikli i biznesit?
Cikli i biznesit paraqet lëvizjet e ekonomisë herë në rënie, e herë në ngritje rreth shtegut
të rritjes potenciale.
14. Çka është produkti potencial?
Produkti potenical paraqet produktin, i cili do të prodhohej me shfrytëzimin maksimal të
kapaciteteve në kuadër të një ekonomie.
15. Çka është produkti aktual?
Produkti aktual paraqet produktin i cili prodhohet në kohën aktuale.
16. Cilat janë objektivat makroekonomike?
Janë: punëzënja e plotë, qëndrueshmeria e çmimeve, rritje të përshtatshme të rritjes
afatgjatë, zhvillimi i balancuar rajonal dhe bilanc i ekuilibruar pagesash.
17. Cilat janë instrumetet e politikës makroekonomike?
- Poliktika fiskale (taksat, shpenzimet qeveritare),
- Politika monetare (instrumetet e politikës monetare),
- Politika e të ardhurave (pagë-çmim).
Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Sinan Ademaj
4MAKROEKONOMIA
17. Cilat janë politikat e marrëdhënieve ekonomike me jashtë?
- Politika Tregetare (mjetet tarifore dhe jo tarifore),
- Politika Valutore (regjimet valutore),
- Koordinimi i politikave të brendshme (makroekonomike të vendeve të veçanta).
18. Cilat janë instrumetet kryesore te analizes Makroekeonomike?
Janë kërkesa agregate dhe oferta agregate.
19. Çka është Kërkesa Agregate AD?
AD, i referohet sasisë së përgjithshme të produktit që konsumatorët, firmat, shteti dhe
të huajt janë të gatshëm të konsumojnë me një nivel agregat të çmimeve në një
periudhë të dhënë kohe.
20. Çka është Oferta Agregate AS?
AS, i referohet sasisë së përgjithshme të produktit që firmat planifikojnë të prodhojnë
dhe të shesin me një nivel agregat të çmimeve në një periudhë të dhënë kohe.
21. Cilët faktorë ndikojnë në Kërkesën agregate?
Niveli i çmimeve, kapacitetet prodhuese të firmave, niveli i kostove.
22. Cilët faktorë ndikojnë në Ofertën agregate?
Tarifa e pagave, çmimet e inputeve materiale, produktivitetiti, goditja e ofertës.
23. Pse është e rëndësishme të matet GDP-ja?
Për shkak se, me anë të GDP-së mund të gjykojmë gjendjen e Ekonomisë dhe dinamikën
e sajë, si dhe për krahasim në mes të vendeve të ndryshme.
24. Çka është qëndrueshmëria e çmimeve si objektiv makroekonomik?
Shteti bën përpjekje për të pasur çmime sa më stabile, sepse kjo nënkupton edhe një
ekonomi stabile dhe me mundësi të krahasimit të vlerave ekonomike.
25. Çka nënkuptojmë me bilanc të ekuilibruar pagesash?
Bilanci i ekuilibruar i pagesave shpreh të gjitha marrëdhëniet ekonomike të një vendi me
vendet tjera, dhe ndahet në atë tregtar dhe të kapitalit.
26. Kur Bilanci i pagesave ësht Suficitar, Deficitar dhe i ekuilibruar?
Suficitar, është kur eksporti është më i madh importi,
Deficitar, është kur importi është më i madh se eksporti, dhe
I ekuilibruar, është kur eksporti është i barabartë me importin.
27. Kush e ushtron politikën monetare kreditore?
Politika monetare kreditore ushtrohet nga Banka Qëndrore, e cila kontrollon ofertën
monetare për të ndikuar në treguesit makroekonomik të një vendi si GDP, inflacioni,
punëzënia etj.
Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Sinan Ademaj
5MAKROEKONOMIA
28. Çka përfshinë politika e të ardhurave?
Politika e të ardhurave ndryshe quhet pagë-çmim. Pra, përmes kësaj politike krahas
atyre monetare dhe fiskale, synohet të ndikohet në pengimin e inflacioint, kjo arrihet
përmes kontrollit të rritjes së pagave.
29. Çka përfshinë politika e marrëdhënieve ekonomike me jashtë?
Politika e marrëdhënieve me jashtë përfshinë politikën tregtare, valutore dhe
koordinimi i politikave të brendshme makroekonomike.
30. Çka përfshinë politika fiskale?
Politika fiskale konsiston në përdorimin e taksave dhe shpenzimeve qeveritare, si mjete
për të ndikuar në treguesit makroekonomik të një vendi.
31. Si llogaritet GDP-ja sipas mënyrës së prodhimit?
Sipas kësaj mënyre, prdodukti i përgjithshëm llogaritet duke mbledhur të gjitha vlerat e
produkteve dhe shërbimeve përfundimtare të prodhuara në një vend.
32. Çka është konsumi?
Konsumi përfaqëson shpenzimet e konsumatorëve, familjeve dhe individëve për mallëra
dhe shërbime, prej të cilave nxirren dobi në përiudhën korrente, duke përfshirë edhe
mallërat e përdorimit afatshkurtër dhe afatgjatë.
33. Çka janë investimet?
Investimet përfaqësojnë të gjitha shpenzimet që bëjnë firmat për blerjen e mallërave
kapitale, pra për mallëra që përdoren për prodhimin e mallërave dhe shërbimeve tjera.
34. Çka përfshijnë Shpenzimet Qeveritare?
Shpenzimet Qeveritare përfshijnë të gjitha shpenzimet që i bën qeveria si për blerjen e
mallërave të konsumit, ashtu edhe për investimet, duke i përjashtuar pagesat
transferuse dhe pagesat e interesit për borgin shtetëror.
35. Çka është Neto Eksporti?
Neto eksporti përfaqëson diferencën në mes vlerës së eksporteve dhe vlerës së
importeve.
36. Si është efekti i ndryshimeve të çmimeve në sasinë e kërkuar?
Lidhja midis nivelit agregat të çmimeve dhe GDP reale është negative. Kur ulen çmimet,
konsumatorët blejnë më shumë, dhe kur rriten çmimet, konsumatorët blejnë më pak,
kur niveli i të ardhurave është i dhënë.
37. Çka shpreh kurba e kërkesës agregate?
Shpreh lidhjen midis GDP reale dhe nivelit agregat të çmimeve, duke i mbajtur faktorët
tjerë influencues të pandryshuar.
Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Sinan Ademaj
6MAKROEKONOMIA
38. Çka janë faktorët jo-autonom dhe autonom?
Faktorët jo-autonom ndryshe quhen si faktorë endogjen, do të thotë se varen nga të
ardhurat.
Faktorët autonom janë pjesërisht komponenta të kërkesës agregate dhe pjesërisht si
faktor të induktuar.
39. Si ndikon norma e kamatës në nivelin agregat?
Ngritja e nivelit të kamatës do të dekurajojë shpenzimet për investime, do të
dekuarajojë gjithashtu shpenzimet për blerjen e mallërave të konsumit afatgjatë,
kërkesa agregate do të ulet.
40. Si paraqitet oferta agregate në peridhudhën afatshkurër?
Funksioni afatëshkurtër i ofertës agregate shpreh lidhjen midis sasisë agregate të
mallërave dhe shërbimeve përfundimtare (GDP reale) dhe nivelit të çmimeve, duke i
mbajtur faktorët tjerë të pandryshuar.
41. Çfarë raporti kanë çmimet dhe pagat në ofertën në periudha afatgjate?
Periudha afatgjate është një periudhë kohore e mjaftueshme që si çmimet, ashtu edhe
pagat të përshtaten me ndryshimin e kërkesës apo ofertës në periudha afatgjata,
çmimet dhe kosotot përfshirë pagat bëhen fleksibile.
42. Çka është ekuilibri, faktorët që ndikojnë në ekuilibër dhe disekuilibër?
Ekuilibri makroekonomik arrihet atëherë kur kërkesa agregate është e barabartë me
ofertën agregate. Faktorët që ndikojnë në ekuilibër janë: rritja e GDP reale, papunësia
është në nivelin natyror të saj, inflacioni është inercial.
Faktorët që ndikojnë në diskuiliber janë: lëvizja e kurbës së kërkesës apo të ofertës,
d.m.th nëse zhvendoset kurba, pika e ekuilibruar do të ndryshojë, do të ndryshoj edhe
produkti total i ekuilibruar dhe niveli i ekulibruar i çmimeve.
43. Periudha afatshkurtër në kuptimin makroekonomik?
Në kuptimin makroekonomik është ajo periudhë, gjatë së cilës me ndryshimin e
kërkesës apo të ofertës ndryshojnë çmimet e mallërave dhe shërbimeve, por jo pagat.
44. Periudha afatgjatë në kuptimin makroekonomik?
Në kuptimin makroekonomik është një kohë e mjaftueshme që si çmimet ashtu edhe
pagat të përshtaten ndaj çdo ndryshimi në kërkesë apo ofertë, kështu që kërkesa dhe
oferta barazohen në të gjitha tregjet, si në ato të produkteve ashtu edhe në ato të
punës.
45. Kur është Oferta Vertikale dhe kur Horizontale?
Pjesa horizontale e kurbës AS nënkupton që ekonomia është në reçesion dhe ka një
shkallë të lartë të mospërdorimit të burimeve dhe papunësi të lartë.
Pjesa vertikale e kurbës AS nënkupton që ekonomia ka arritur produktin potencial,
burimet përdoren masivisht dhe shkalla e papunësisë zvogëlohet.
Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Sinan Ademaj
7MAKROEKONOMIA
46. Mendimi Kejnsian rreth ekuilibrit?
Kejnsianët gjykojnë se kur kërkesa agregate rritet, niveli i produktit real rritet duke u
shoqëruar me një rritje modeste të çmimeve.
47. Mendimi Klasik rreth ekuilibrit?
Kur kurba e kërkesë agregate zhvendoset majtas, fillimisht shkakton uljen e nivelit të
çmimeve, por nuk ndikon aspak në nivelin e prodhimit dhe të punëzënies.
48. Çka është Kursimi?
Kursimi përfaqëson pjesën e të ardhurave të disponueshme që mbeten pas largimit të
taksave personale, dm.th. që nuk shpenzohen për konsum.
49. Në çfarë mënyre ndikon kursimi në të ardhura?
Kursimi në të ardhura ndikon në mënyrë pozitive; me rritjen e të ardhurave, rritet edhe
kursimi.
50. Çka është prirja marxhinale për konsum?
Prirja marxhinale për konsum përfaqëson rritjen e konsumit për një njësi të të
ardhurave. Ka prirje pozitive.
51. Mënyrat e matjes së Produktiti të Përgjithshëm?
Mund të matet në tri mënyra:
 mënyra e prodhimit,
 mënyra e shpenzimeve, dhe
 mënyra e të ardhurave.
52. Çka paraqet teoria e kamtës dhe akseleratorit?
Në qoftë se norma e kamatës është e lartë, investimet do të jenë të vogla. Kostotja apo
çmimi i huamarrjes është pikërisht norma e kamatës. Sipas teorisë së akseleratorit niveli
i investimeve varet nga të ardhurat.
53. Çka paraqet norma reale e interesit?
Norma reale e interesit = norma nominale e interesit - norma e inflacionit.
54. Hendeku i prodhimit?
Diferenca midis produktit potencial dhe produktit aktual (faktik) përcakton hendekun e
prodhimit.
55. Çka quajmë papunësi ciklike?
Papunësia që shoqëron rënien ciklike të prodhimit quhet papunësi ciklike.
56. Çka është norma e papunësisë?
Raporti midis numrit të të papunëve dhe numrit të forcës punëtore përbën normën e
papunësisë.
Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Sinan Ademaj
8MAKROEKONOMIA
57. Çka quajmë hyrje e çka dalje në ekonomi?
Investimet, shpenzimet qeveritare dhe eksoprtet quhen ndryshe hyrje (injections) në
lëvizje ciklike shpenzimet e të ardhurave.
Ndërsa, kursimet, taksat dhe importet quhen ndryshe dalje nga kjo lëvizje.
58. Faktorët që ndikojnë te kërkesa?
Të ardhurat e konsumatorëve, çmimet e mallërave të lidhura (zëvendësues dhe
plotësues), pritja e konsumatorëve lidhur me të ardhurat, çmimet, numri i
konsumatorëve, shijet dhe preferencat e konsumatorëve.
59. Faktorët që ndikojnë te oferta?
Çmimet e faktorëve të prodhimit, teknologjia e përdorur, çmimet e mallërave të lidhura,
pritja e ofruesëve, numri i ofruesëve.
60. Çfar shpreh Ligji i kërkesës?
Kur çmimet e produkteve ulen, sasia që blerësit janë të gatshëm dhe në gjendje të
blejnë rritet, dhe kur çmimet rriten, sasia e kërkuar pakësohet me kusht që faktorët
tjerë të mbeten të pandryshuar.
61. Çfar shpreh Ligji i ofertes?
Shitësit do të ofrojnë një sasi më të madhe për shitje kur çmimet rriten dhe e kundërta.
Pra, ekziston një lidhje pozitive midis sasisë së ofruar dhe çmimt.
Shpenzimet dhe të Ardhurat
62. Shpenzimet dhe të ardhurat janë në ekuilibër atëherë kur shpenzimet e planifikuara
janë të barabarta me të ardhurat e planifikuara ose produktin e planifikuar.
63. Shpenzimet faktike nuk janë të barabarta me shpenzimet e planifikuara kur ka
ndryshim të inventarit të firmave. Kur ndryshon inventari i firmave, atëherë si rezultat i
diferencës në mes produktit të prodhuar dhe shitjeve (blerjeve d.m.th. në mes produktit
të prodhuar dhe shpenzimeve) shpenzimet e planifikuara ndryshojnë nga ato faktike.
64. Çka është multiplikatori i shpenzimeve?
Numri që luan rolin e shumëzuesit të efektit fillestar quhen multiplikator (s).
Multiplikatori mund të llogaritet si raport i ndryshimit të GDP reale me ndryshimin me
shpenzime të pavarura.
65. Kur është multiplikatori më i madh dhe kur mund të jetë negativ?
Rritja e shpenzimeve e rrit multiplikatorin. Multiplikatori mund të jetë negativ, atëherë
kur ulen shpenzimet.
66. Çka paraqet Multiplikatori i taksave?
Tregon se sa pakësohet GNP si rezultat i shtimit me një njësi monetare të taksave.
Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Sinan Ademaj
9MAKROEKONOMIA
67. Cilat janë 4 pjesët kryesore të bilancit të pagesave?
Ato janë:
1. llogaria korente,
2. llogaria e kapitalit,
3. mospërputhja statistikore,
4. rezervat zyrtare.
68. Çka përfaqëson kursi i këmbimit?
Përfaqëson çmimet e një valute të shprehur në një valutë tjetër.
69. Çka përfaqëson tregu valutor?
Përfaqëson treg specifik, ku realizohet këmbimi i valutës vendase me valutat e huaja.
70. Të ardhurat e disponushme AD?
Janë:
1. Pasuria,
2. Pritja,
3. Çmimi,
4. Fakorët demografik.
71. Fazat e cikleve të biznesit?
a) Pika më e lartë e ciklit,
b) Faza e reçesionit (rënies ekonomike),
c) Pika më e ulët e ciklit,
d) Faza e ekspansionit (rritjes ekonomike).
72. Teoritë e cikleve të biznesit janë?
a) Teoritë eksternale, të cilat theksojnë se janë veprimet e faktorëve të jashtëm ato që
shkaktojnë ciklet e biznesit.
b) Teoria internale, të cilat theksojnë se janë veprimet e faktorëve të brendshëm që
shkaktojnë ciklet e biznesit.
73. Rritjen ekonomike?
Rritjen ekonomike mund ta përcaktojmë si një ekspansion në GDP potencial të një
vendi, apo si aftësi e ekonomisë së një vendi për të prodhuar gjithnjë e më shumë
mallëra e shërbime që kërkojnë konsumatorët.
74. Çka tregon funksioni i prodhimt?
Funksioni i prodhimit tregon se si ndryshon GDP si rezultat i ndryshimit të nivelit të
punësimit, duke qenë të dhëna vlerat e burimeve natyrore të ekonomisë, pajisjeve
kapital dhe gjendja e teknologjisë.
Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Sinan Ademaj
10MAKROEKONOMIA
75. Burimet kryesore të rritjes ekonomike janë?
Rritja në ofertën e punës, sasia e kapitalit fizik, makineria, pajisjet, instrumetet,
ndërtesat që vihen në lëvizje nga puna, përmirësmi i teknologjisë së prodhimit.
76. Faza e ekspansionit?
Përfundon me arritjen e pikës më të lart të ciklit. Në këtë fazë, ekonomia është në
burimin e vet ekonomik. Firmat normalisht prodhojnë afër ose në kapacitetet e tyre
prodhuese dhe ata që kërkojnë punë përgjithësisht mund të gjejnë një tillë.
78. Faza e reçesionit?
Përfundon me arritjen e pikës më të ulët të ciklit të biznesit. Në këtë pikë, firmat
punojnë me kapacitete jo të plota dhe nivelin më të lartë. Prodhimi total i të mirave dhe
shërbimeve vazhdon të ulet.
79. Teoria monotoriste?
Shpjegon ciklet e biznesit me ekspansion, apo reduktimin e sasisë së parasë dhe të
kreditit.
80. Teoria teknologjike?
Vendosë në bazë të shjegimeve të cikleve të biznesit inovacionet e rëndësishme
teknologjike.
81. Teoria psikologjike?
Shpjegon ciklet e biznesit me optimizëm apo pesimizëm të agjentëve ekonomik.
82. Teoria e konsumit të pamjaftueshmërisë?
Gjithçka e shpjegon me prirjen për konsum, e cila sjell si pasojë që kursimet të jenë më
të mëdha se investimet.
83. Çka kuptojmë me Inflacion?
Me inflacion kuptojmë ngritjen e vazhdueshme të nivelit të përgjithshëm të çmimeve.
Inflacioni shpreh ngritjen e vazhdushme të nivelit të përgjithshëm të çmimeve dhe jo të
çmimeve të mallërave apo të shërbimeve të veçanta.
84. Deflacioni?
Pasqyron procesin e rënies së çmimeve mesatare nën nivelin e periudhës paraardhëse.
Ndryshe inflacioni mund të përcaktohet si inflacioni negativ.
85. Desinflacioni?
Pasqyron procesin e rënies së çmimeve mesatare, por duke mbetur mbi nivelin e
periudhës paraardhëse. Pra, gjatë situatave desinflacionuese, inflacioni vazhdon të ketë
vlera pozitive.
Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Sinan Ademaj
11MAKROEKONOMIA
86. Llojet e inflacionit?
a) Inflacioni i moderuar - ku paraja e humbë vlerën, por jo shumë, zakonisht ka vlerën
njëshifrore, njerëzit nuk hezitojnë t’a mbajnë paranë.
b) Infacioni galopant - ka të bëjë me rritjen e nivelit mesatar të çmimeve me një normë
dy apo tre shifrore, 20%, 100%. Njerëzit ikin nga paraja dhe tentojnë që paratë e tyre të
shëndërrohen në pasuri të patundshme (tokë, shtëpi etj).
c) Hiperinflacioni - karakterizohet me rritje të jashtëzakonshme të nivelit mesatar të
çmimeve deri 10 miliard % dhe është një virus vdekjeprurës për ekonominë. Zakonisht
ndodh në situata të luftërave.
87.Formula për matjen e inflacionit:
100inf
)1(
)1()(
)( x
meveniveliiçmi
meveniveliiçmimeveniveliiçmi
lacionitNormae
t
tt
t



88. Kosto e infaliconit?
a) Zhvlerësimi i parasë;
b) të ardhurat dhe pasuria shpërndahen;
c) efiçenca dhe në shpërndarje.
89. Inflacioni i parashikueshëm?
Quhet ajo normë e inflacionit e cila mund të parashikohet nga agjentët ekonomik.
90. Inflacioni i paparashikueshëm?
Është ajo normë inflacioni e cila i kapë agjentët ekonomik në befasi.
91. Inflacioni i balancuar?
Quhet kur rritja e çmimeve është me të njejtën përqindje për të gjitha mallërat dhe
shërbimet. Përndryshe, inflacioni konsiderohet i pabalancuar.
92. Indeksimi?
Ëshë një teknikë e cila lidhë pagesat që bëhen nëpërmjet një kontrate me nivelin e
çmimeve. Kjo teknikë përdoret për indeksimin dhe për transferat e tjera qeveritare me
qëllim që të shmanget efekti i inflacionit në këto kategori pagesash.
93. Papunësia?
Papunësia përbënë një ndër sëmundjet më të rënda ekonomike, rritja e treguesit të
papunësisë konsiderohet si një simptomë e fazës së reçesionit ekonomik.
94. Kostot ekonomike të papunsisë?
a) Kostot ekonomike të papunësisë shprehen në hendekun e prodhimit ku në situata
papunësie merr vlera negative, gjithashtu të papunët janë barrë e rëndë financiare për
qeverinë dhe zvogëlimin e të ardhurave personale.
Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Sinan Ademaj
12MAKROEKONOMIA
b) Kostot sociale të papunësisë shkaktojnë zhvlerësimin e kapitalit human, sepse shkalla
e arsimimit të fituar dhe e aftësisë për punë e humbin vlerën e tyre kur nuk vihen në
përdorim për një kohë të gjatë, shërbejnë si shtrat për rritjen e kriminalitetit, marrin
edhe formën e uljes së dinjitetit personal dhe të keqësimit të shëndetit të të papunëve.
95. Cilat janë dy karakteriskat e një reçesioni?
Rënia e GDP dhe rritja e papunësisë. Ndryshimet në prodhim maten nëpërmjet
llogaritjes së GDP, kurse ndryshimet në papunësi maten nëpërmjet llogaritjes së normës
së papunësisë.
96. Jashtë forcës punëtore?
Në një kohë të dhënë, një individ mund të jetë i zënë me punë, i papunë ose jashtë
forcës punëtore, kështu që norma e papunësisë matet me formulën:
𝑁𝑜𝑟𝑚𝑎 𝑒 𝑝𝑎𝑝𝑢𝑛ë𝑠𝑖𝑠ë % =
𝑇ë 𝑝𝑎𝑝𝑢𝑛ë𝑡
𝐹𝑜𝑟𝑐𝑎 𝑝𝑢𝑛ë𝑡𝑜𝑟𝑒
∗ 100
97. I zënë me punë (i punësuar)?
Konsiderohet ai person që kryen një punë të pagueshme, qoftë edhe kur mungon
përkohëshisht në punë, për shkak se është i sëmurë, në pushim ose grevë.
98. I papunë?
Konsiderohet ai person që nuk është në punë, por kërkon punë në mënyrë aktive ose që
pret të kthehet në punë.
99. Llojet e papunësisë janë?
a) Papunësia e fërkimit: ka të bëjë me ata të papunë të cilët dëshirojnë ta ndërrojnë
vendin e punës, duan punë më të mirë, kërkojnë punë pas diplomimit, apo gratë
rikthehen në tregun e punës pas lindjes së fëmijës.
b) Papunësia strukturore: ka të bëjë me mospërputhjen midis kërkesës dhe ofertës
për punë, pra, për një lloj të punës rritet kërkesa, që ndërkohë për një lloj tjetër të
punës bie, dhe oferta nuk mund t’i përshtatet këtij ndryshimi.
c) Papunësia ciklike: shkaktohet nga kërkesa agreate, d.m.th. kur bie kërkesa për
ndonjë produkt të caktuar, atëherë bie edhe puna në fabrikën e prodhimit të atij
produkti.
d) Punësia sezonale: lidhet me karakterin stinor të prodhimit, sepse karakteri stinor
dhe kushtet e motit parapërcaktojnë edhe kerkesën për punë.
100. Norma natyrore?
Norma natyrore është ajo normë papunësie, në të cilën tregjet e punës dhe të mirave
janë të balancuara. Pra, NNP është ajo normë papunësie në të cilën forcat influencuese
të çmimeve, pagave, inflacionit janë të balancuara, momentet të cilat duhen të vihen në
dukje në lidhje me NNP janë se NNP nuk është kurrë zero dhe se NNP është e lidhur
ngusht me inflacionin.
Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Sinan Ademaj
13MAKROEKONOMIA
101. Shkaqet e papunësisë?
Sipas njërës pikëpamje, shkaku i papunësië duhet kërkuar në ngurtësinë e pagave. Pagat
jo-fleksibile i japin papunësisë karakter të detyruar. Nga pikëpamja tjetër, pagat janë
fleksibile, jo të ngurtësuara dhe në këto kushte papunësia nuk mund të konsiderohet e
detyruar, ajo është papunësi e vullnetshme
102. Çka është produkti kombëtar bruto GNP?
Është vlera e të gjithave mallërave dhe shërbimeve përfundimtare të prodhuara brenda
një vendi nga shtetasit e atij vendi pavarësisht se ku jetojnë.
103. NNP është e lidhur ngusht me inflacionin?
Shoqëria do të preferonte një papunësi të ulët sa të rrezikonte përshpejtimin e
inflacionit, pra NNP është natyrore në nivelet e saj minimale, të pjaftueshmërisë me një
normë të ulët të qëndrueshmërisë së çmimeve.
104. Masat që mund të ndërmerren për reduktimin e NNP janë:
1. Përmirësimi i shërbimeve të tregut të punës, në veçanti të informacionit;
2. krijimi i vendeve të reja të punës nëpërmjet rritjes së shpenzimeve qeveritare;
3. programet e ndryshimeve qeveritare (sigurimet e papunësisë, caktimi i pagës
minimum etj) të hartohen në atë mënyrë që punëtorët të nxiten për të gjetur punë etj.
105. Inflacioni nga Kërkesa?
Është inflacion që rezulton nga një rritje në kërkesën agregate (në kushtet kur oferta
agregate nuk ka ndryshuar).
106. Inflacioni Inercial?
Quhet ndryshe inflacion i paparashikueshëm ose i pritshëm, përderisa norma e
inflacionit është e qëndrueshme (inerciale), për sa kohë nuk ndodhin ndryshime në anën
e kërkeses ose të ofertës agregate.
107. Inflacioni nga kosto?
Shfaqet kur rriten çmimet e produkteve për shkak të rritjes së kostos. Kjo mund të
ndodhë si rezultat i veprimit të faktorëve të mëposhtëm:
a) një rritje më e madhe në pagë, sesa në produktuvitetin e punës;
b) një rritje në kursin e këmbimit të monedhës;
c) një rritje në koston e lëndëve të para të importuara për shkaqe të faktorëve të
jashtëm;
d) një rritje në taksat direkte.
108. Paraja?
Me para kuptojmë çdo objekt standard, përgjithësisht të pranuar, që shërben si mjet
këmbimi ose pagese.
Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Sinan Ademaj
14MAKROEKONOMIA
109. Funksionet e parasë janë:
a) Praja si mjet këmbimi;
b) Paraja si mjet llogarie;
c) Paraja si mjet kursimi.
110. Çka është Oferta Monetare dhe si matet?
Oferta monetare llogaritet si shumë e instrumenteve të ndryshme, që në një shkallë të
caktuar shërbejnë si para dhe mund të shprehet nëpërmjet disa komponentëve që
quhen agregat monetar, p.sh. agregatët monetar me të cilët mund të matet oferta
monetare janë:
a) M1, përfshinë vetëm paranë e transaksioneve, pra ato instrumente financiare që
realizojnë këmbimin e mallërave në çdo kohë menjëherë dhe pa kosto, pra që janë
plotësisht likuide.
b) M2, që quhet edhe paraja e gjerë, ku përfshihen M1 dhe forma tjera aktivitetesh që
nuk janë para transaksionesh, por që mund të kthehen me shpejtësi në para, si për
shembull depozitat afatshkurtëra, llogaritë e fondeve të përbashkëta të tregjeve
monetare etj.
c) M3, është një aregat më i gjerë monetar, që përfshinë M2 dhe aktive që janë
likuide, por më pak se ato që futen te M2, si depozitat e kursimit afatgjatë etj.
d) L, është një aregat tjetër monetar ku futen M3 dhe aktive që kanë tipare likuiditeti
si bonat, thesari etj.
111. Çka është banka?
Banka është një firmë financiare që kryen shërbime të caktuara, që kanë të bëjnë me
kalimin e mjeteve të lira financiare nga ata që i kursejnë ato, tek ata që kanë nevojë për
to.
112. Cilat janë dy motivet e mbajtjes së parave?
1. Motivi kryesor i mbajtjes së parasë është nevoja për të blerë mallëra dhe shërbime.
Kërkesa për para që rrjell nga ky motiv quhet kërkesë transakcionesh.
2. Motivi tjetër që buron nga funksioni i parasë si ruajtëse e vlerës. Njerëzit një pjesë të
pasurisë së tyre e ruajnë në formën e parasë, sepse paraja shërben si mjet kursimi.
113. Çka është rezerva e detyrueshme?
Rezervë e detyrueshme është ajo normë e detyrueshme për depozitat që duhet të
mbahet si rezervë nga bankat, e që vendoset nga Banka Qëndrore, për të përballuar
tërheqjet nga depozituesit.
114. Rritja e GNP-së reale?
Do të thotë rritjen e vëllimit të mallërave dhe shërbimeve që tregohen. Kjo do të thotë
që rritet edhe sasia e parasë që duhet për të realizuar këmbimin e tyre.
115. Rritja e nivelit të Normës së Interesit rritë kosoton e mbajtjes së parasë që
mbahen për transakcione.
Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Sinan Ademaj
15MAKROEKONOMIA
116. Depozitat?
Përfaqësojnë vendosjen e parave në banka nga subjektet të ndryshme.
Dallojmë dy lloj depozitash:
1. depozita në të parë;
2. depozita me afat.
117. Çka është Banka Qëndrore?
Banka Qëndrore është autoriteti monetar i hartimit dhe zbatimit të politikës monetare,
tregut monetar, qëllimeve përfundimtare etj.
118. Funksionet e Bankës Qëndrore:
a) Banka Qëndrore ka të drejtën e emetimit të parasë,
b) shërben si bankë e bankave të nivelit të dytë (bankave komerciale),
c) shërben si bankë e Qeverisë,
d) rregullon ofertën monetare,
e) ndërhynë dhe rregullon tregjet monetare.
119. Çfarë është qëllimi i politikës monetare?
Qëllimet e politikës monetare mund të themi se janë qëllime përfundimtare, ku
dallojmë sigurimin e një rritjeje të qëndrueshme ekonomike, të stabilitetit të çmimeve,
të një punësimi të lartë, të tregjeve financiare dhe valutore stabël etj.
120. Objektivat e Politikës Monetare janë:
Normat e interesit të tregut ndërkombëtar dhe letrave me vlerë, oferta monetare etj.
121. Instrumentet e Politikës Monetare janë:?
a) direkte p.sh. kontrolli i kreditit, kontrolli i normës së interesit;
b) indirekte p.sh. operacionet e tregut të hapur, rifinancimi, rezervat e detyrueshme.
122. Politika fiskale?
Politika fiskale ka të bëjë me përdorimin e shpenzimeve qeveritare dhe politikën e
taksave për të arritur qëllime të caktuara ekonomike dhe sociale.
123. Qëllimet e politikës Fiskale janë:
a) Qëllimi alokativ, që ka të bëjë me ndikimin e politikave buxhetore të qeverisë në
alokimin e rezervave shoqërore,
b) Qëllimi shpërndarës, që ka të bëjë me ndikimin e politikave buxhetore në
shpërndarjen e të ardhurave të shoqërisë,
c) Qëllimi stabilizues, që ka të bëjë me ndikimin e qeverisë mbi inflacionin,
papunësinë dhe rritjen ekonomike.
124. Stabilizatorët kryesor të politikës fiskale automatike janë:
a) Ndryshimet automatike të të ardhurave nga taksat,
b) Pagesat për papunsinë, fondet e bamirësisë dhe pagesat e tjera të transferueshme.
Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Sinan Ademaj
16MAKROEKONOMIA
125. Instrumentet kryesore të politikës fiskale aktive janë:
a) Projektet e investimeve publike, të tilla si projektet e elektrifikimit, të furnizimit me
ujë etj.
b) Objektet publike të punësimit, që synojnë zënien me punë të punëtorëve në
periudha deri në një vit,
c) Ndryshimi i normave të taksave, që përdoret për të stimuluar apo frenuar
zhvillimin e ekonomisë.
126. Faktorët që përcaktojnë tregtinë ndërkombëtare janë:
a) Kushtet e ndryshme të prodhimit;
b) Ekonomizimet e shkallës;
c) Ndryshimet e shijes.
127. Avantazhi absolut?
Avantazhi absolut shpreh aftësinë e një vendi për të prodhuar me të njëjtat burime,
një sasi më të madhe produkti sesa vendet e tjera.
128. Avantazhi krahasues:?
Avantazhi krahasues përfaqëson një ligj, sipas të cilit një vend mund të specializohet
në prodhimin dhe eksportin e atyre mallërave që mund t’i prodhojë me kosto
relativisht më të ulët dhe të importojë ato mallëra që mund t’i prodhojë me kosto
relativisht më të lartë.
129. Argumentet të cilat mbrojnë proteksionizmin dhe kundërshtojnë tregtinë e lirë
janë:
a) Mbrojtja e degëve foshnjore,
b) Kundërveprimi ndaj politikave të dumpingut dhe subvencioneve që ndjekin vendet e
tjera.
130. Rrugët kryesore për të realizuar kufizimin e tregtisë së lirë janë:
a) Kuotat, që përfaqësojnë taksa të vendosura nga shteti në sasinë e një malli të veçantë
që importohet nga një vend tjetër në vendin përkatës,
b) Tarifat, që përfaqësojnë taksa të vendosura mbi mallërat e importit.
Karakteri mbrojtës i tarifës qëndron në faktin që ajo vendoset vetëm për mallërat e
importit.
131. Bilanci i pagesave?
Bilanci i pagesave është një koncept i përgjithshëm që shpreh totalin e gjitha
transaksioneve të një vendi me vendet e tjera gjatë një viti.
Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Sinan Ademaj
17MAKROEKONOMIA
132. Pjesët përbërëse të bilancit të pagesave janë:
a) Llogaria korente,
b) Llogaria e kapitalit,
c) Mospërputhja statistikore,
d) Rezervat zyrtare.
133. Kursi i këmbimit përfaqëson çmimin e një valute të shprehur në një valutë tjetër.
134. Tregu valutor përfaqëson një treg specifik, ku realizohet këmbimi i valutës vendase
me valutat e huaja.
135. Llojet e kurseve të këmbimit janë:
a) Kurse këmbimi fikse, këto kurse përcaktohen zyrtarisht nga shteti dhe janë
relativisht të pandryshueshme. Niveli i tyre ruhet nëpërmjet ndërhyrjes së Bankës
Qëndrore, e cila shet ose blenë valuta të huaja, sipas nevojave të tregut valutor.
b) Kurse luhatëse të këmbimit, që përcaktohen drejtpërdrejt nga forcat e tregut. Ato
ndryshojnë sa herë që ndryshojnë edhe faktorët që përcaktojnë kërkesën dhe ofertën e
parave në treg.

Mais conteúdo relacionado

Mais procurados

Makroekonomia - BPV- Bruto Produkti Vendor
Makroekonomia - BPV- Bruto Produkti Vendor Makroekonomia - BPV- Bruto Produkti Vendor
Makroekonomia - BPV- Bruto Produkti Vendor Menaxherat
 
Financat publike
Financat publikeFinancat publike
Financat publikeMenaxherat
 
Pytje dhe pergjegjje makroekonomi
Pytje dhe pergjegjje makroekonomiPytje dhe pergjegjje makroekonomi
Pytje dhe pergjegjje makroekonomipranvera123
 
Kufiri i mundësive të prodhimit
Kufiri i mundësive të prodhimitKufiri i mundësive të prodhimit
Kufiri i mundësive të prodhimitMenaxherat
 
Paraja dhe funksionet e saj
Paraja dhe funksionet e sajParaja dhe funksionet e saj
Paraja dhe funksionet e sajbehar199004
 
Nocioni i statistikes
Nocioni i statistikesNocioni i statistikes
Nocioni i statistikesMenaxherat
 
Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)
Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)
Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)fatonbajrami1
 
Tregu Dhe Llojet E Tij
Tregu Dhe Llojet E TijTregu Dhe Llojet E Tij
Tregu Dhe Llojet E Tijha 15753
 
Matematika - Dr. Ajet Ahmeti (provim me detyra të zgjidhura)
Matematika - Dr. Ajet Ahmeti (provim me detyra të zgjidhura)Matematika - Dr. Ajet Ahmeti (provim me detyra të zgjidhura)
Matematika - Dr. Ajet Ahmeti (provim me detyra të zgjidhura)fatonbajrami1
 
Hyrje ne MakroEkonomi dhe Konceptet Kyqe
Hyrje ne MakroEkonomi dhe Konceptet KyqeHyrje ne MakroEkonomi dhe Konceptet Kyqe
Hyrje ne MakroEkonomi dhe Konceptet KyqeMenaxherat
 
E Drejta Biznesore, Viti 1 - Dr. Armand Krasniqi (Sllajdet e ligjëratave)
E Drejta Biznesore, Viti 1 - Dr. Armand Krasniqi (Sllajdet e ligjëratave)E Drejta Biznesore, Viti 1 - Dr. Armand Krasniqi (Sllajdet e ligjëratave)
E Drejta Biznesore, Viti 1 - Dr. Armand Krasniqi (Sllajdet e ligjëratave)fatonbajrami1
 
Elasticiteti i kerkeses
Elasticiteti i kerkesesElasticiteti i kerkeses
Elasticiteti i kerkesesBessnik Latifi
 
STATISTIKA - Dr. Rahmije Mustafa (Provime nga afatet e kaluara)
STATISTIKA - Dr. Rahmije Mustafa (Provime nga afatet e kaluara)STATISTIKA - Dr. Rahmije Mustafa (Provime nga afatet e kaluara)
STATISTIKA - Dr. Rahmije Mustafa (Provime nga afatet e kaluara)fatonbajrami1
 
Elasticiteti i kerkese dhe i ofertes elasticiteti
Elasticiteti i kerkese dhe i ofertes  elasticitetiElasticiteti i kerkese dhe i ofertes  elasticiteti
Elasticiteti i kerkese dhe i ofertes elasticitetiMenaxherat
 

Mais procurados (20)

Makroekonomia
MakroekonomiaMakroekonomia
Makroekonomia
 
Makro Papunesia
Makro  PapunesiaMakro  Papunesia
Makro Papunesia
 
Makroekonomia - BPV- Bruto Produkti Vendor
Makroekonomia - BPV- Bruto Produkti Vendor Makroekonomia - BPV- Bruto Produkti Vendor
Makroekonomia - BPV- Bruto Produkti Vendor
 
Financat publike
Financat publikeFinancat publike
Financat publike
 
Elasticiteti i ofertës dhe këkresës
Elasticiteti i ofertës dhe këkresësElasticiteti i ofertës dhe këkresës
Elasticiteti i ofertës dhe këkresës
 
Pytje dhe pergjegjje makroekonomi
Pytje dhe pergjegjje makroekonomiPytje dhe pergjegjje makroekonomi
Pytje dhe pergjegjje makroekonomi
 
E drejta Biznesore
E drejta BiznesoreE drejta Biznesore
E drejta Biznesore
 
Mikroekonomi 2
Mikroekonomi 2Mikroekonomi 2
Mikroekonomi 2
 
7. kostot
7. kostot7. kostot
7. kostot
 
Kufiri i mundësive të prodhimit
Kufiri i mundësive të prodhimitKufiri i mundësive të prodhimit
Kufiri i mundësive të prodhimit
 
Paraja dhe funksionet e saj
Paraja dhe funksionet e sajParaja dhe funksionet e saj
Paraja dhe funksionet e saj
 
Nocioni i statistikes
Nocioni i statistikesNocioni i statistikes
Nocioni i statistikes
 
Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)
Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)
Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)
 
Tregu Dhe Llojet E Tij
Tregu Dhe Llojet E TijTregu Dhe Llojet E Tij
Tregu Dhe Llojet E Tij
 
Matematika - Dr. Ajet Ahmeti (provim me detyra të zgjidhura)
Matematika - Dr. Ajet Ahmeti (provim me detyra të zgjidhura)Matematika - Dr. Ajet Ahmeti (provim me detyra të zgjidhura)
Matematika - Dr. Ajet Ahmeti (provim me detyra të zgjidhura)
 
Hyrje ne MakroEkonomi dhe Konceptet Kyqe
Hyrje ne MakroEkonomi dhe Konceptet KyqeHyrje ne MakroEkonomi dhe Konceptet Kyqe
Hyrje ne MakroEkonomi dhe Konceptet Kyqe
 
E Drejta Biznesore, Viti 1 - Dr. Armand Krasniqi (Sllajdet e ligjëratave)
E Drejta Biznesore, Viti 1 - Dr. Armand Krasniqi (Sllajdet e ligjëratave)E Drejta Biznesore, Viti 1 - Dr. Armand Krasniqi (Sllajdet e ligjëratave)
E Drejta Biznesore, Viti 1 - Dr. Armand Krasniqi (Sllajdet e ligjëratave)
 
Elasticiteti i kerkeses
Elasticiteti i kerkesesElasticiteti i kerkeses
Elasticiteti i kerkeses
 
STATISTIKA - Dr. Rahmije Mustafa (Provime nga afatet e kaluara)
STATISTIKA - Dr. Rahmije Mustafa (Provime nga afatet e kaluara)STATISTIKA - Dr. Rahmije Mustafa (Provime nga afatet e kaluara)
STATISTIKA - Dr. Rahmije Mustafa (Provime nga afatet e kaluara)
 
Elasticiteti i kerkese dhe i ofertes elasticiteti
Elasticiteti i kerkese dhe i ofertes  elasticitetiElasticiteti i kerkese dhe i ofertes  elasticiteti
Elasticiteti i kerkese dhe i ofertes elasticiteti
 

Semelhante a MAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigje

Seminar makroekonomi
Seminar makroekonomiSeminar makroekonomi
Seminar makroekonomiZaim Kadiri
 
Përgaditje për provimin pranues
Përgaditje për provimin pranuesPërgaditje për provimin pranues
Përgaditje për provimin pranuesStudentët e Pejës
 
Teste(literatur) pranues ne fakulteti ekonomik admin hanq-qendrim xhylani - h...
Teste(literatur) pranues ne fakulteti ekonomik admin hanq-qendrim xhylani - h...Teste(literatur) pranues ne fakulteti ekonomik admin hanq-qendrim xhylani - h...
Teste(literatur) pranues ne fakulteti ekonomik admin hanq-qendrim xhylani - h...Festim Hajdari
 
MJEDISI EKONOMIK BIZNES
     MJEDISI EKONOMIK BIZNES     MJEDISI EKONOMIK BIZNES
MJEDISI EKONOMIK BIZNESLand Shkalla
 
Hyrje ne makrekonomi
Hyrje ne makrekonomiHyrje ne makrekonomi
Hyrje ne makrekonomiMenaxherat
 
RËNDËSIA E EKONOMISË APLIKATIVE
RËNDËSIA E EKONOMISË APLIKATIVERËNDËSIA E EKONOMISË APLIKATIVE
RËNDËSIA E EKONOMISË APLIKATIVEMenaxherat
 
Tregtia nderkombetare dhe e drejta investive
Tregtia  nderkombetare dhe e drejta investiveTregtia  nderkombetare dhe e drejta investive
Tregtia nderkombetare dhe e drejta investiveValmir Istogu
 
Përgatitje për provim pranues në Fakultetin Ekonomik
Përgatitje për provim pranues në Fakultetin EkonomikPërgatitje për provim pranues në Fakultetin Ekonomik
Përgatitje për provim pranues në Fakultetin Ekonomikfatonbajrami1
 
Biznes nderkombetar Pr. Petrit Gashi
Biznes nderkombetar Pr. Petrit Gashi Biznes nderkombetar Pr. Petrit Gashi
Biznes nderkombetar Pr. Petrit Gashi Fidan Haliti
 
Punim seminarik inflacioni
Punim seminarik inflacioniPunim seminarik inflacioni
Punim seminarik inflacioniArianit Zeqiri
 
Ndikimi i politikes fiskale ne permiresimin e ekonomise shqiptare. pdf.
Ndikimi i politikes fiskale ne permiresimin e ekonomise shqiptare. pdf.Ndikimi i politikes fiskale ne permiresimin e ekonomise shqiptare. pdf.
Ndikimi i politikes fiskale ne permiresimin e ekonomise shqiptare. pdf.Jonida Muci
 
Treguesit Makroekonomik - Leona Daka.pptx
Treguesit Makroekonomik - Leona Daka.pptxTreguesit Makroekonomik - Leona Daka.pptx
Treguesit Makroekonomik - Leona Daka.pptxSabirRramanaj
 
BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Pyetje dhe përgjigje)
BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Pyetje dhe përgjigje)BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Pyetje dhe përgjigje)
BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Pyetje dhe përgjigje)fatonbajrami1
 
Financa publike master skripta
Financa publike master skriptaFinanca publike master skripta
Financa publike master skriptaMuhamet Sopa
 

Semelhante a MAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigje (20)

Seminar makroekonomi
Seminar makroekonomiSeminar makroekonomi
Seminar makroekonomi
 
Përgaditje për provimin pranues
Përgaditje për provimin pranuesPërgaditje për provimin pranues
Përgaditje për provimin pranues
 
Teste(literatur) pranues ne fakulteti ekonomik admin hanq-qendrim xhylani - h...
Teste(literatur) pranues ne fakulteti ekonomik admin hanq-qendrim xhylani - h...Teste(literatur) pranues ne fakulteti ekonomik admin hanq-qendrim xhylani - h...
Teste(literatur) pranues ne fakulteti ekonomik admin hanq-qendrim xhylani - h...
 
MJEDISI EKONOMIK BIZNES
     MJEDISI EKONOMIK BIZNES     MJEDISI EKONOMIK BIZNES
MJEDISI EKONOMIK BIZNES
 
Mikroekonomi 1
Mikroekonomi 1Mikroekonomi 1
Mikroekonomi 1
 
Hyrje ne makrekonomi
Hyrje ne makrekonomiHyrje ne makrekonomi
Hyrje ne makrekonomi
 
RËNDËSIA E EKONOMISË APLIKATIVE
RËNDËSIA E EKONOMISË APLIKATIVERËNDËSIA E EKONOMISË APLIKATIVE
RËNDËSIA E EKONOMISË APLIKATIVE
 
ekonomi dhe ndermarresi
ekonomi dhe ndermarresiekonomi dhe ndermarresi
ekonomi dhe ndermarresi
 
Tregtia nderkombetare dhe e drejta investive
Tregtia  nderkombetare dhe e drejta investiveTregtia  nderkombetare dhe e drejta investive
Tregtia nderkombetare dhe e drejta investive
 
Agl2 Makro2
Agl2 Makro2Agl2 Makro2
Agl2 Makro2
 
Përgatitje për provim pranues në Fakultetin Ekonomik
Përgatitje për provim pranues në Fakultetin EkonomikPërgatitje për provim pranues në Fakultetin Ekonomik
Përgatitje për provim pranues në Fakultetin Ekonomik
 
Tregtia nderkombetare
Tregtia nderkombetareTregtia nderkombetare
Tregtia nderkombetare
 
Kastriot gashi (gdp)
Kastriot gashi (gdp)Kastriot gashi (gdp)
Kastriot gashi (gdp)
 
Biznes nderkombetar Pr. Petrit Gashi
Biznes nderkombetar Pr. Petrit Gashi Biznes nderkombetar Pr. Petrit Gashi
Biznes nderkombetar Pr. Petrit Gashi
 
Punim seminarik inflacioni
Punim seminarik inflacioniPunim seminarik inflacioni
Punim seminarik inflacioni
 
Ndikimi i politikes fiskale ne permiresimin e ekonomise shqiptare. pdf.
Ndikimi i politikes fiskale ne permiresimin e ekonomise shqiptare. pdf.Ndikimi i politikes fiskale ne permiresimin e ekonomise shqiptare. pdf.
Ndikimi i politikes fiskale ne permiresimin e ekonomise shqiptare. pdf.
 
Treguesit Makroekonomik - Leona Daka.pptx
Treguesit Makroekonomik - Leona Daka.pptxTreguesit Makroekonomik - Leona Daka.pptx
Treguesit Makroekonomik - Leona Daka.pptx
 
BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Pyetje dhe përgjigje)
BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Pyetje dhe përgjigje)BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Pyetje dhe përgjigje)
BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Pyetje dhe përgjigje)
 
Financa publike master skripta
Financa publike master skriptaFinanca publike master skripta
Financa publike master skripta
 
Bazat e vleresimit te aktiveve
Bazat e vleresimit te aktiveveBazat e vleresimit te aktiveve
Bazat e vleresimit te aktiveve
 

Mais de fatonbajrami1

MENAXHMENTI FINANCIAR - Dr. Drita Konxheli (Provime)
MENAXHMENTI FINANCIAR - Dr. Drita Konxheli (Provime)MENAXHMENTI FINANCIAR - Dr. Drita Konxheli (Provime)
MENAXHMENTI FINANCIAR - Dr. Drita Konxheli (Provime)fatonbajrami1
 
MENAXHIMI I INOVACIONEVE - Dr. Besnik Krasniqi
MENAXHIMI I INOVACIONEVE - Dr. Besnik KrasniqiMENAXHIMI I INOVACIONEVE - Dr. Besnik Krasniqi
MENAXHIMI I INOVACIONEVE - Dr. Besnik Krasniqifatonbajrami1
 
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)fatonbajrami1
 
E - Marketingu - Dr. Hykmete Bajrami
E - Marketingu - Dr. Hykmete BajramiE - Marketingu - Dr. Hykmete Bajrami
E - Marketingu - Dr. Hykmete Bajramifatonbajrami1
 
SJELLJA ORGANIZATIVE - Dr. Berim Ramosaj (Pyetjet e provimeve)
SJELLJA ORGANIZATIVE - Dr. Berim Ramosaj (Pyetjet e provimeve)SJELLJA ORGANIZATIVE - Dr. Berim Ramosaj (Pyetjet e provimeve)
SJELLJA ORGANIZATIVE - Dr. Berim Ramosaj (Pyetjet e provimeve)fatonbajrami1
 
KOMUNIKIM BIZNESI - Dr. Mrika Kotorri (Sllajdet e ligjëratave)
KOMUNIKIM BIZNESI - Dr. Mrika Kotorri (Sllajdet e ligjëratave)KOMUNIKIM BIZNESI - Dr. Mrika Kotorri (Sllajdet e ligjëratave)
KOMUNIKIM BIZNESI - Dr. Mrika Kotorri (Sllajdet e ligjëratave)fatonbajrami1
 
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ejup Fejza (Sllajdet e ligjëratave)
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ejup Fejza (Sllajdet e ligjëratave)ETIKA NË BIZNES - Dr. Ejup Fejza (Sllajdet e ligjëratave)
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ejup Fejza (Sllajdet e ligjëratave)fatonbajrami1
 
Autoshkolla (Pyetje - përgjigje) 2017
Autoshkolla (Pyetje - përgjigje) 2017Autoshkolla (Pyetje - përgjigje) 2017
Autoshkolla (Pyetje - përgjigje) 2017fatonbajrami1
 
Abetarja e Vjetër Shqipe
Abetarja e Vjetër ShqipeAbetarja e Vjetër Shqipe
Abetarja e Vjetër Shqipefatonbajrami1
 
Biznesi Ndërkombëtar - Dr. Petrit Gashi (Sllajdet e ligjëratave)
Biznesi Ndërkombëtar - Dr. Petrit Gashi (Sllajdet e ligjëratave)Biznesi Ndërkombëtar - Dr. Petrit Gashi (Sllajdet e ligjëratave)
Biznesi Ndërkombëtar - Dr. Petrit Gashi (Sllajdet e ligjëratave)fatonbajrami1
 
ETIKA E BIZNESIT - Dr. Hysen Çela
ETIKA E BIZNESIT - Dr. Hysen ÇelaETIKA E BIZNESIT - Dr. Hysen Çela
ETIKA E BIZNESIT - Dr. Hysen Çelafatonbajrami1
 
MENAXHMENTI - Dr. Ymer Havolli (Provime të zgjidhura)
MENAXHMENTI - Dr. Ymer Havolli (Provime të zgjidhura)MENAXHMENTI - Dr. Ymer Havolli (Provime të zgjidhura)
MENAXHMENTI - Dr. Ymer Havolli (Provime të zgjidhura)fatonbajrami1
 
Të çmendur pas financës islamike
Të çmendur pas financës islamikeTë çmendur pas financës islamike
Të çmendur pas financës islamikefatonbajrami1
 
SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)
SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)
SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)fatonbajrami1
 
Menaxhimi i BVM-së (Sllajdet e ushtrimeve - Ass. Lura Rexhepi)
Menaxhimi i BVM-së (Sllajdet e ushtrimeve - Ass. Lura Rexhepi)Menaxhimi i BVM-së (Sllajdet e ushtrimeve - Ass. Lura Rexhepi)
Menaxhimi i BVM-së (Sllajdet e ushtrimeve - Ass. Lura Rexhepi)fatonbajrami1
 
Menaxhimi i Dijes dhe Inovacionet - Dr. Ymer Havolli (Ligjërata të autorizuara)
Menaxhimi i Dijes dhe Inovacionet - Dr. Ymer Havolli (Ligjërata të autorizuara)Menaxhimi i Dijes dhe Inovacionet - Dr. Ymer Havolli (Ligjërata të autorizuara)
Menaxhimi i Dijes dhe Inovacionet - Dr. Ymer Havolli (Ligjërata të autorizuara)fatonbajrami1
 
Menaxhimi i Marketingut - Philip Kotler
Menaxhimi i Marketingut - Philip KotlerMenaxhimi i Marketingut - Philip Kotler
Menaxhimi i Marketingut - Philip Kotlerfatonbajrami1
 
INFORMATIKA NË BIZNES - Dr. Mihane Berisha (Provime të zgjidhura)
INFORMATIKA NË BIZNES - Dr. Mihane Berisha (Provime të zgjidhura)INFORMATIKA NË BIZNES - Dr. Mihane Berisha (Provime të zgjidhura)
INFORMATIKA NË BIZNES - Dr. Mihane Berisha (Provime të zgjidhura)fatonbajrami1
 
BIZNESI ELEKTRONIK - Dr. Mihane Berisha (Provime të zgjidhura)
BIZNESI ELEKTRONIK - Dr. Mihane Berisha (Provime të zgjidhura)BIZNESI ELEKTRONIK - Dr. Mihane Berisha (Provime të zgjidhura)
BIZNESI ELEKTRONIK - Dr. Mihane Berisha (Provime të zgjidhura)fatonbajrami1
 
Menaxhimi i BVM-ve - Dr. Besnik Krasniqi (Pyetje dhe përgjigje)
Menaxhimi i BVM-ve - Dr. Besnik Krasniqi (Pyetje dhe përgjigje)Menaxhimi i BVM-ve - Dr. Besnik Krasniqi (Pyetje dhe përgjigje)
Menaxhimi i BVM-ve - Dr. Besnik Krasniqi (Pyetje dhe përgjigje)fatonbajrami1
 

Mais de fatonbajrami1 (20)

MENAXHMENTI FINANCIAR - Dr. Drita Konxheli (Provime)
MENAXHMENTI FINANCIAR - Dr. Drita Konxheli (Provime)MENAXHMENTI FINANCIAR - Dr. Drita Konxheli (Provime)
MENAXHMENTI FINANCIAR - Dr. Drita Konxheli (Provime)
 
MENAXHIMI I INOVACIONEVE - Dr. Besnik Krasniqi
MENAXHIMI I INOVACIONEVE - Dr. Besnik KrasniqiMENAXHIMI I INOVACIONEVE - Dr. Besnik Krasniqi
MENAXHIMI I INOVACIONEVE - Dr. Besnik Krasniqi
 
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)
 
E - Marketingu - Dr. Hykmete Bajrami
E - Marketingu - Dr. Hykmete BajramiE - Marketingu - Dr. Hykmete Bajrami
E - Marketingu - Dr. Hykmete Bajrami
 
SJELLJA ORGANIZATIVE - Dr. Berim Ramosaj (Pyetjet e provimeve)
SJELLJA ORGANIZATIVE - Dr. Berim Ramosaj (Pyetjet e provimeve)SJELLJA ORGANIZATIVE - Dr. Berim Ramosaj (Pyetjet e provimeve)
SJELLJA ORGANIZATIVE - Dr. Berim Ramosaj (Pyetjet e provimeve)
 
KOMUNIKIM BIZNESI - Dr. Mrika Kotorri (Sllajdet e ligjëratave)
KOMUNIKIM BIZNESI - Dr. Mrika Kotorri (Sllajdet e ligjëratave)KOMUNIKIM BIZNESI - Dr. Mrika Kotorri (Sllajdet e ligjëratave)
KOMUNIKIM BIZNESI - Dr. Mrika Kotorri (Sllajdet e ligjëratave)
 
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ejup Fejza (Sllajdet e ligjëratave)
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ejup Fejza (Sllajdet e ligjëratave)ETIKA NË BIZNES - Dr. Ejup Fejza (Sllajdet e ligjëratave)
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ejup Fejza (Sllajdet e ligjëratave)
 
Autoshkolla (Pyetje - përgjigje) 2017
Autoshkolla (Pyetje - përgjigje) 2017Autoshkolla (Pyetje - përgjigje) 2017
Autoshkolla (Pyetje - përgjigje) 2017
 
Abetarja e Vjetër Shqipe
Abetarja e Vjetër ShqipeAbetarja e Vjetër Shqipe
Abetarja e Vjetër Shqipe
 
Biznesi Ndërkombëtar - Dr. Petrit Gashi (Sllajdet e ligjëratave)
Biznesi Ndërkombëtar - Dr. Petrit Gashi (Sllajdet e ligjëratave)Biznesi Ndërkombëtar - Dr. Petrit Gashi (Sllajdet e ligjëratave)
Biznesi Ndërkombëtar - Dr. Petrit Gashi (Sllajdet e ligjëratave)
 
ETIKA E BIZNESIT - Dr. Hysen Çela
ETIKA E BIZNESIT - Dr. Hysen ÇelaETIKA E BIZNESIT - Dr. Hysen Çela
ETIKA E BIZNESIT - Dr. Hysen Çela
 
MENAXHMENTI - Dr. Ymer Havolli (Provime të zgjidhura)
MENAXHMENTI - Dr. Ymer Havolli (Provime të zgjidhura)MENAXHMENTI - Dr. Ymer Havolli (Provime të zgjidhura)
MENAXHMENTI - Dr. Ymer Havolli (Provime të zgjidhura)
 
Të çmendur pas financës islamike
Të çmendur pas financës islamikeTë çmendur pas financës islamike
Të çmendur pas financës islamike
 
SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)
SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)
SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)
 
Menaxhimi i BVM-së (Sllajdet e ushtrimeve - Ass. Lura Rexhepi)
Menaxhimi i BVM-së (Sllajdet e ushtrimeve - Ass. Lura Rexhepi)Menaxhimi i BVM-së (Sllajdet e ushtrimeve - Ass. Lura Rexhepi)
Menaxhimi i BVM-së (Sllajdet e ushtrimeve - Ass. Lura Rexhepi)
 
Menaxhimi i Dijes dhe Inovacionet - Dr. Ymer Havolli (Ligjërata të autorizuara)
Menaxhimi i Dijes dhe Inovacionet - Dr. Ymer Havolli (Ligjërata të autorizuara)Menaxhimi i Dijes dhe Inovacionet - Dr. Ymer Havolli (Ligjërata të autorizuara)
Menaxhimi i Dijes dhe Inovacionet - Dr. Ymer Havolli (Ligjërata të autorizuara)
 
Menaxhimi i Marketingut - Philip Kotler
Menaxhimi i Marketingut - Philip KotlerMenaxhimi i Marketingut - Philip Kotler
Menaxhimi i Marketingut - Philip Kotler
 
INFORMATIKA NË BIZNES - Dr. Mihane Berisha (Provime të zgjidhura)
INFORMATIKA NË BIZNES - Dr. Mihane Berisha (Provime të zgjidhura)INFORMATIKA NË BIZNES - Dr. Mihane Berisha (Provime të zgjidhura)
INFORMATIKA NË BIZNES - Dr. Mihane Berisha (Provime të zgjidhura)
 
BIZNESI ELEKTRONIK - Dr. Mihane Berisha (Provime të zgjidhura)
BIZNESI ELEKTRONIK - Dr. Mihane Berisha (Provime të zgjidhura)BIZNESI ELEKTRONIK - Dr. Mihane Berisha (Provime të zgjidhura)
BIZNESI ELEKTRONIK - Dr. Mihane Berisha (Provime të zgjidhura)
 
Menaxhimi i BVM-ve - Dr. Besnik Krasniqi (Pyetje dhe përgjigje)
Menaxhimi i BVM-ve - Dr. Besnik Krasniqi (Pyetje dhe përgjigje)Menaxhimi i BVM-ve - Dr. Besnik Krasniqi (Pyetje dhe përgjigje)
Menaxhimi i BVM-ve - Dr. Besnik Krasniqi (Pyetje dhe përgjigje)
 

MAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigje

  • 1. Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Sinan Ademaj Përgatitje për provim nga MAKROEKONOMIA
  • 2. Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Sinan Ademaj 2MAKROEKONOMIA 1. Çka është Ekonomiksi dhe si ndahet? Ekonomiksi studion anën ekonomike të jetës shoqërore, sjelljen e agjentëve ekonomik dhe kushtet ekonomike të bashkëveprimit të tyre. Ekonomiksi ndahet në: Mikroekonomi dhe Makroekonomi. 2. Çka është Mikroekonomia? Mikroekonomia mirret me studimin e sjelljes së agjentëve ekonomik: konsumatorëve, firmave, familjeve si dhe agjentëve qeveritarë në masën që veprimtaria e tyre lidhet me alokimin e burimeve dhe funksionin e sektorëve të veçantë të ekonomisë. 3. Çka është Makroekonomia? Makroekonomia merret me studimin e sjelljes së ekonomisë kombëtare në tërësi, me studimin e agregatëve ekonomik si produkti i përgjithshëm, punëzënia e plotë, papunësia, niveli i përgjithshëm i çmimeve dhe inflacioni, bilanci i brendshëm dhe i jashtëm ekonomik, ciklet e biznesit dhe rritja ekonomike. 4. Shkolla Klasike? Shkolla Klasike gjykon se prodhimi aktual përputhet gjithmonë me prodhimin potencial dhe për të qenë ekonomia në ekuilibër duhet që të përdoren maksimalisht faktorët e prodhimit. Së dyti, politika makroekonomike nuk mund të ndikojë në nivelin e papunësisë apo të prodhimit. Çdo përpjekje për të ndikuar në variablat e mësipërme, do të ndikonte vetëm në ndryshimin e nivelit të papunësisë. 5. Modeli Kejnsian? Modeli Kejnsian, gjykon se një ekonomi moderne mund të jetë në ekuilibër edhe në kushtet e përdorimit jo të plotë të burimeve, madje edhe me papunësi masive. Së dyti, qeveria përmes politikave fiskale dhe monetare mund të stimulojë rikthimin e ekonomisë me punëzënie të lartë. 6. Cilat janë konceptet kryesore Makroekonomike? Konceptet kryesore makroekonomike janë: GDP, GDP nominal kundrejt GDP real, inflacioni, rritja ekonomike, punëzënia dhe papunësia, ciklet e biznesit dhe hendeku i prodhimit. 7. Cilat janë objektivat makroekonomike? Objektivat makroekonomike janë:  Punëzënia e plotë,  Qëndrueshmëria e çmimeve,  Rritje të përshtatshme të rritjes afatgjatë,  Zhvillimi i balancuar rajonal dhe bilanc i ekuilibruar pagesash.
  • 3. Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Sinan Ademaj 3MAKROEKONOMIA 8. Çka është rritja ekonomike? Rritja ekonomike paraqet normën me të cilën rritet GDP reale. Rritja ekonomike është baza e plotësimit të nevojave në rritje të njerëzve, një zgjerim i kufirit të mundësive të prodhimit mund të paraqitet si rritje ekonomike. 9. Cilat janë konceptet kryesore makroekonomike? Janë: Produkti i Brendshëm Bruto GDP, Rritja ekonomike, punëzënia dhe papunësia, ciklet e biznesit etj. 10. Çka është produkti i përgjithshëm GDP? GDP-ja është një matës agregat i vlerave të të gjitha produkteve dhe shërbimeve përfundimtare të prodhuara në një ekonomi. 11. Çka është rritja ekonomike? Me rritje ekonomike nënkuptojmë zgjerimin e ekonomisë, përkatësisht rritjen e GDP-së reale. 12. Çka është papunësia? Papunësia paraqet atë pjesë të forcës punëtore, e cila nuk është e zënë me punë, por kërkon punë në mënyrë aktive. 13. Çka paraqet cikli i biznesit? Cikli i biznesit paraqet lëvizjet e ekonomisë herë në rënie, e herë në ngritje rreth shtegut të rritjes potenciale. 14. Çka është produkti potencial? Produkti potenical paraqet produktin, i cili do të prodhohej me shfrytëzimin maksimal të kapaciteteve në kuadër të një ekonomie. 15. Çka është produkti aktual? Produkti aktual paraqet produktin i cili prodhohet në kohën aktuale. 16. Cilat janë objektivat makroekonomike? Janë: punëzënja e plotë, qëndrueshmeria e çmimeve, rritje të përshtatshme të rritjes afatgjatë, zhvillimi i balancuar rajonal dhe bilanc i ekuilibruar pagesash. 17. Cilat janë instrumetet e politikës makroekonomike? - Poliktika fiskale (taksat, shpenzimet qeveritare), - Politika monetare (instrumetet e politikës monetare), - Politika e të ardhurave (pagë-çmim).
  • 4. Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Sinan Ademaj 4MAKROEKONOMIA 17. Cilat janë politikat e marrëdhënieve ekonomike me jashtë? - Politika Tregetare (mjetet tarifore dhe jo tarifore), - Politika Valutore (regjimet valutore), - Koordinimi i politikave të brendshme (makroekonomike të vendeve të veçanta). 18. Cilat janë instrumetet kryesore te analizes Makroekeonomike? Janë kërkesa agregate dhe oferta agregate. 19. Çka është Kërkesa Agregate AD? AD, i referohet sasisë së përgjithshme të produktit që konsumatorët, firmat, shteti dhe të huajt janë të gatshëm të konsumojnë me një nivel agregat të çmimeve në një periudhë të dhënë kohe. 20. Çka është Oferta Agregate AS? AS, i referohet sasisë së përgjithshme të produktit që firmat planifikojnë të prodhojnë dhe të shesin me një nivel agregat të çmimeve në një periudhë të dhënë kohe. 21. Cilët faktorë ndikojnë në Kërkesën agregate? Niveli i çmimeve, kapacitetet prodhuese të firmave, niveli i kostove. 22. Cilët faktorë ndikojnë në Ofertën agregate? Tarifa e pagave, çmimet e inputeve materiale, produktivitetiti, goditja e ofertës. 23. Pse është e rëndësishme të matet GDP-ja? Për shkak se, me anë të GDP-së mund të gjykojmë gjendjen e Ekonomisë dhe dinamikën e sajë, si dhe për krahasim në mes të vendeve të ndryshme. 24. Çka është qëndrueshmëria e çmimeve si objektiv makroekonomik? Shteti bën përpjekje për të pasur çmime sa më stabile, sepse kjo nënkupton edhe një ekonomi stabile dhe me mundësi të krahasimit të vlerave ekonomike. 25. Çka nënkuptojmë me bilanc të ekuilibruar pagesash? Bilanci i ekuilibruar i pagesave shpreh të gjitha marrëdhëniet ekonomike të një vendi me vendet tjera, dhe ndahet në atë tregtar dhe të kapitalit. 26. Kur Bilanci i pagesave ësht Suficitar, Deficitar dhe i ekuilibruar? Suficitar, është kur eksporti është më i madh importi, Deficitar, është kur importi është më i madh se eksporti, dhe I ekuilibruar, është kur eksporti është i barabartë me importin. 27. Kush e ushtron politikën monetare kreditore? Politika monetare kreditore ushtrohet nga Banka Qëndrore, e cila kontrollon ofertën monetare për të ndikuar në treguesit makroekonomik të një vendi si GDP, inflacioni, punëzënia etj.
  • 5. Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Sinan Ademaj 5MAKROEKONOMIA 28. Çka përfshinë politika e të ardhurave? Politika e të ardhurave ndryshe quhet pagë-çmim. Pra, përmes kësaj politike krahas atyre monetare dhe fiskale, synohet të ndikohet në pengimin e inflacioint, kjo arrihet përmes kontrollit të rritjes së pagave. 29. Çka përfshinë politika e marrëdhënieve ekonomike me jashtë? Politika e marrëdhënieve me jashtë përfshinë politikën tregtare, valutore dhe koordinimi i politikave të brendshme makroekonomike. 30. Çka përfshinë politika fiskale? Politika fiskale konsiston në përdorimin e taksave dhe shpenzimeve qeveritare, si mjete për të ndikuar në treguesit makroekonomik të një vendi. 31. Si llogaritet GDP-ja sipas mënyrës së prodhimit? Sipas kësaj mënyre, prdodukti i përgjithshëm llogaritet duke mbledhur të gjitha vlerat e produkteve dhe shërbimeve përfundimtare të prodhuara në një vend. 32. Çka është konsumi? Konsumi përfaqëson shpenzimet e konsumatorëve, familjeve dhe individëve për mallëra dhe shërbime, prej të cilave nxirren dobi në përiudhën korrente, duke përfshirë edhe mallërat e përdorimit afatshkurtër dhe afatgjatë. 33. Çka janë investimet? Investimet përfaqësojnë të gjitha shpenzimet që bëjnë firmat për blerjen e mallërave kapitale, pra për mallëra që përdoren për prodhimin e mallërave dhe shërbimeve tjera. 34. Çka përfshijnë Shpenzimet Qeveritare? Shpenzimet Qeveritare përfshijnë të gjitha shpenzimet që i bën qeveria si për blerjen e mallërave të konsumit, ashtu edhe për investimet, duke i përjashtuar pagesat transferuse dhe pagesat e interesit për borgin shtetëror. 35. Çka është Neto Eksporti? Neto eksporti përfaqëson diferencën në mes vlerës së eksporteve dhe vlerës së importeve. 36. Si është efekti i ndryshimeve të çmimeve në sasinë e kërkuar? Lidhja midis nivelit agregat të çmimeve dhe GDP reale është negative. Kur ulen çmimet, konsumatorët blejnë më shumë, dhe kur rriten çmimet, konsumatorët blejnë më pak, kur niveli i të ardhurave është i dhënë. 37. Çka shpreh kurba e kërkesës agregate? Shpreh lidhjen midis GDP reale dhe nivelit agregat të çmimeve, duke i mbajtur faktorët tjerë influencues të pandryshuar.
  • 6. Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Sinan Ademaj 6MAKROEKONOMIA 38. Çka janë faktorët jo-autonom dhe autonom? Faktorët jo-autonom ndryshe quhen si faktorë endogjen, do të thotë se varen nga të ardhurat. Faktorët autonom janë pjesërisht komponenta të kërkesës agregate dhe pjesërisht si faktor të induktuar. 39. Si ndikon norma e kamatës në nivelin agregat? Ngritja e nivelit të kamatës do të dekurajojë shpenzimet për investime, do të dekuarajojë gjithashtu shpenzimet për blerjen e mallërave të konsumit afatgjatë, kërkesa agregate do të ulet. 40. Si paraqitet oferta agregate në peridhudhën afatshkurër? Funksioni afatëshkurtër i ofertës agregate shpreh lidhjen midis sasisë agregate të mallërave dhe shërbimeve përfundimtare (GDP reale) dhe nivelit të çmimeve, duke i mbajtur faktorët tjerë të pandryshuar. 41. Çfarë raporti kanë çmimet dhe pagat në ofertën në periudha afatgjate? Periudha afatgjate është një periudhë kohore e mjaftueshme që si çmimet, ashtu edhe pagat të përshtaten me ndryshimin e kërkesës apo ofertës në periudha afatgjata, çmimet dhe kosotot përfshirë pagat bëhen fleksibile. 42. Çka është ekuilibri, faktorët që ndikojnë në ekuilibër dhe disekuilibër? Ekuilibri makroekonomik arrihet atëherë kur kërkesa agregate është e barabartë me ofertën agregate. Faktorët që ndikojnë në ekuilibër janë: rritja e GDP reale, papunësia është në nivelin natyror të saj, inflacioni është inercial. Faktorët që ndikojnë në diskuiliber janë: lëvizja e kurbës së kërkesës apo të ofertës, d.m.th nëse zhvendoset kurba, pika e ekuilibruar do të ndryshojë, do të ndryshoj edhe produkti total i ekuilibruar dhe niveli i ekulibruar i çmimeve. 43. Periudha afatshkurtër në kuptimin makroekonomik? Në kuptimin makroekonomik është ajo periudhë, gjatë së cilës me ndryshimin e kërkesës apo të ofertës ndryshojnë çmimet e mallërave dhe shërbimeve, por jo pagat. 44. Periudha afatgjatë në kuptimin makroekonomik? Në kuptimin makroekonomik është një kohë e mjaftueshme që si çmimet ashtu edhe pagat të përshtaten ndaj çdo ndryshimi në kërkesë apo ofertë, kështu që kërkesa dhe oferta barazohen në të gjitha tregjet, si në ato të produkteve ashtu edhe në ato të punës. 45. Kur është Oferta Vertikale dhe kur Horizontale? Pjesa horizontale e kurbës AS nënkupton që ekonomia është në reçesion dhe ka një shkallë të lartë të mospërdorimit të burimeve dhe papunësi të lartë. Pjesa vertikale e kurbës AS nënkupton që ekonomia ka arritur produktin potencial, burimet përdoren masivisht dhe shkalla e papunësisë zvogëlohet.
  • 7. Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Sinan Ademaj 7MAKROEKONOMIA 46. Mendimi Kejnsian rreth ekuilibrit? Kejnsianët gjykojnë se kur kërkesa agregate rritet, niveli i produktit real rritet duke u shoqëruar me një rritje modeste të çmimeve. 47. Mendimi Klasik rreth ekuilibrit? Kur kurba e kërkesë agregate zhvendoset majtas, fillimisht shkakton uljen e nivelit të çmimeve, por nuk ndikon aspak në nivelin e prodhimit dhe të punëzënies. 48. Çka është Kursimi? Kursimi përfaqëson pjesën e të ardhurave të disponueshme që mbeten pas largimit të taksave personale, dm.th. që nuk shpenzohen për konsum. 49. Në çfarë mënyre ndikon kursimi në të ardhura? Kursimi në të ardhura ndikon në mënyrë pozitive; me rritjen e të ardhurave, rritet edhe kursimi. 50. Çka është prirja marxhinale për konsum? Prirja marxhinale për konsum përfaqëson rritjen e konsumit për një njësi të të ardhurave. Ka prirje pozitive. 51. Mënyrat e matjes së Produktiti të Përgjithshëm? Mund të matet në tri mënyra:  mënyra e prodhimit,  mënyra e shpenzimeve, dhe  mënyra e të ardhurave. 52. Çka paraqet teoria e kamtës dhe akseleratorit? Në qoftë se norma e kamatës është e lartë, investimet do të jenë të vogla. Kostotja apo çmimi i huamarrjes është pikërisht norma e kamatës. Sipas teorisë së akseleratorit niveli i investimeve varet nga të ardhurat. 53. Çka paraqet norma reale e interesit? Norma reale e interesit = norma nominale e interesit - norma e inflacionit. 54. Hendeku i prodhimit? Diferenca midis produktit potencial dhe produktit aktual (faktik) përcakton hendekun e prodhimit. 55. Çka quajmë papunësi ciklike? Papunësia që shoqëron rënien ciklike të prodhimit quhet papunësi ciklike. 56. Çka është norma e papunësisë? Raporti midis numrit të të papunëve dhe numrit të forcës punëtore përbën normën e papunësisë.
  • 8. Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Sinan Ademaj 8MAKROEKONOMIA 57. Çka quajmë hyrje e çka dalje në ekonomi? Investimet, shpenzimet qeveritare dhe eksoprtet quhen ndryshe hyrje (injections) në lëvizje ciklike shpenzimet e të ardhurave. Ndërsa, kursimet, taksat dhe importet quhen ndryshe dalje nga kjo lëvizje. 58. Faktorët që ndikojnë te kërkesa? Të ardhurat e konsumatorëve, çmimet e mallërave të lidhura (zëvendësues dhe plotësues), pritja e konsumatorëve lidhur me të ardhurat, çmimet, numri i konsumatorëve, shijet dhe preferencat e konsumatorëve. 59. Faktorët që ndikojnë te oferta? Çmimet e faktorëve të prodhimit, teknologjia e përdorur, çmimet e mallërave të lidhura, pritja e ofruesëve, numri i ofruesëve. 60. Çfar shpreh Ligji i kërkesës? Kur çmimet e produkteve ulen, sasia që blerësit janë të gatshëm dhe në gjendje të blejnë rritet, dhe kur çmimet rriten, sasia e kërkuar pakësohet me kusht që faktorët tjerë të mbeten të pandryshuar. 61. Çfar shpreh Ligji i ofertes? Shitësit do të ofrojnë një sasi më të madhe për shitje kur çmimet rriten dhe e kundërta. Pra, ekziston një lidhje pozitive midis sasisë së ofruar dhe çmimt. Shpenzimet dhe të Ardhurat 62. Shpenzimet dhe të ardhurat janë në ekuilibër atëherë kur shpenzimet e planifikuara janë të barabarta me të ardhurat e planifikuara ose produktin e planifikuar. 63. Shpenzimet faktike nuk janë të barabarta me shpenzimet e planifikuara kur ka ndryshim të inventarit të firmave. Kur ndryshon inventari i firmave, atëherë si rezultat i diferencës në mes produktit të prodhuar dhe shitjeve (blerjeve d.m.th. në mes produktit të prodhuar dhe shpenzimeve) shpenzimet e planifikuara ndryshojnë nga ato faktike. 64. Çka është multiplikatori i shpenzimeve? Numri që luan rolin e shumëzuesit të efektit fillestar quhen multiplikator (s). Multiplikatori mund të llogaritet si raport i ndryshimit të GDP reale me ndryshimin me shpenzime të pavarura. 65. Kur është multiplikatori më i madh dhe kur mund të jetë negativ? Rritja e shpenzimeve e rrit multiplikatorin. Multiplikatori mund të jetë negativ, atëherë kur ulen shpenzimet. 66. Çka paraqet Multiplikatori i taksave? Tregon se sa pakësohet GNP si rezultat i shtimit me një njësi monetare të taksave.
  • 9. Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Sinan Ademaj 9MAKROEKONOMIA 67. Cilat janë 4 pjesët kryesore të bilancit të pagesave? Ato janë: 1. llogaria korente, 2. llogaria e kapitalit, 3. mospërputhja statistikore, 4. rezervat zyrtare. 68. Çka përfaqëson kursi i këmbimit? Përfaqëson çmimet e një valute të shprehur në një valutë tjetër. 69. Çka përfaqëson tregu valutor? Përfaqëson treg specifik, ku realizohet këmbimi i valutës vendase me valutat e huaja. 70. Të ardhurat e disponushme AD? Janë: 1. Pasuria, 2. Pritja, 3. Çmimi, 4. Fakorët demografik. 71. Fazat e cikleve të biznesit? a) Pika më e lartë e ciklit, b) Faza e reçesionit (rënies ekonomike), c) Pika më e ulët e ciklit, d) Faza e ekspansionit (rritjes ekonomike). 72. Teoritë e cikleve të biznesit janë? a) Teoritë eksternale, të cilat theksojnë se janë veprimet e faktorëve të jashtëm ato që shkaktojnë ciklet e biznesit. b) Teoria internale, të cilat theksojnë se janë veprimet e faktorëve të brendshëm që shkaktojnë ciklet e biznesit. 73. Rritjen ekonomike? Rritjen ekonomike mund ta përcaktojmë si një ekspansion në GDP potencial të një vendi, apo si aftësi e ekonomisë së një vendi për të prodhuar gjithnjë e më shumë mallëra e shërbime që kërkojnë konsumatorët. 74. Çka tregon funksioni i prodhimt? Funksioni i prodhimit tregon se si ndryshon GDP si rezultat i ndryshimit të nivelit të punësimit, duke qenë të dhëna vlerat e burimeve natyrore të ekonomisë, pajisjeve kapital dhe gjendja e teknologjisë.
  • 10. Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Sinan Ademaj 10MAKROEKONOMIA 75. Burimet kryesore të rritjes ekonomike janë? Rritja në ofertën e punës, sasia e kapitalit fizik, makineria, pajisjet, instrumetet, ndërtesat që vihen në lëvizje nga puna, përmirësmi i teknologjisë së prodhimit. 76. Faza e ekspansionit? Përfundon me arritjen e pikës më të lart të ciklit. Në këtë fazë, ekonomia është në burimin e vet ekonomik. Firmat normalisht prodhojnë afër ose në kapacitetet e tyre prodhuese dhe ata që kërkojnë punë përgjithësisht mund të gjejnë një tillë. 78. Faza e reçesionit? Përfundon me arritjen e pikës më të ulët të ciklit të biznesit. Në këtë pikë, firmat punojnë me kapacitete jo të plota dhe nivelin më të lartë. Prodhimi total i të mirave dhe shërbimeve vazhdon të ulet. 79. Teoria monotoriste? Shpjegon ciklet e biznesit me ekspansion, apo reduktimin e sasisë së parasë dhe të kreditit. 80. Teoria teknologjike? Vendosë në bazë të shjegimeve të cikleve të biznesit inovacionet e rëndësishme teknologjike. 81. Teoria psikologjike? Shpjegon ciklet e biznesit me optimizëm apo pesimizëm të agjentëve ekonomik. 82. Teoria e konsumit të pamjaftueshmërisë? Gjithçka e shpjegon me prirjen për konsum, e cila sjell si pasojë që kursimet të jenë më të mëdha se investimet. 83. Çka kuptojmë me Inflacion? Me inflacion kuptojmë ngritjen e vazhdueshme të nivelit të përgjithshëm të çmimeve. Inflacioni shpreh ngritjen e vazhdushme të nivelit të përgjithshëm të çmimeve dhe jo të çmimeve të mallërave apo të shërbimeve të veçanta. 84. Deflacioni? Pasqyron procesin e rënies së çmimeve mesatare nën nivelin e periudhës paraardhëse. Ndryshe inflacioni mund të përcaktohet si inflacioni negativ. 85. Desinflacioni? Pasqyron procesin e rënies së çmimeve mesatare, por duke mbetur mbi nivelin e periudhës paraardhëse. Pra, gjatë situatave desinflacionuese, inflacioni vazhdon të ketë vlera pozitive.
  • 11. Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Sinan Ademaj 11MAKROEKONOMIA 86. Llojet e inflacionit? a) Inflacioni i moderuar - ku paraja e humbë vlerën, por jo shumë, zakonisht ka vlerën njëshifrore, njerëzit nuk hezitojnë t’a mbajnë paranë. b) Infacioni galopant - ka të bëjë me rritjen e nivelit mesatar të çmimeve me një normë dy apo tre shifrore, 20%, 100%. Njerëzit ikin nga paraja dhe tentojnë që paratë e tyre të shëndërrohen në pasuri të patundshme (tokë, shtëpi etj). c) Hiperinflacioni - karakterizohet me rritje të jashtëzakonshme të nivelit mesatar të çmimeve deri 10 miliard % dhe është një virus vdekjeprurës për ekonominë. Zakonisht ndodh në situata të luftërave. 87.Formula për matjen e inflacionit: 100inf )1( )1()( )( x meveniveliiçmi meveniveliiçmimeveniveliiçmi lacionitNormae t tt t    88. Kosto e infaliconit? a) Zhvlerësimi i parasë; b) të ardhurat dhe pasuria shpërndahen; c) efiçenca dhe në shpërndarje. 89. Inflacioni i parashikueshëm? Quhet ajo normë e inflacionit e cila mund të parashikohet nga agjentët ekonomik. 90. Inflacioni i paparashikueshëm? Është ajo normë inflacioni e cila i kapë agjentët ekonomik në befasi. 91. Inflacioni i balancuar? Quhet kur rritja e çmimeve është me të njejtën përqindje për të gjitha mallërat dhe shërbimet. Përndryshe, inflacioni konsiderohet i pabalancuar. 92. Indeksimi? Ëshë një teknikë e cila lidhë pagesat që bëhen nëpërmjet një kontrate me nivelin e çmimeve. Kjo teknikë përdoret për indeksimin dhe për transferat e tjera qeveritare me qëllim që të shmanget efekti i inflacionit në këto kategori pagesash. 93. Papunësia? Papunësia përbënë një ndër sëmundjet më të rënda ekonomike, rritja e treguesit të papunësisë konsiderohet si një simptomë e fazës së reçesionit ekonomik. 94. Kostot ekonomike të papunsisë? a) Kostot ekonomike të papunësisë shprehen në hendekun e prodhimit ku në situata papunësie merr vlera negative, gjithashtu të papunët janë barrë e rëndë financiare për qeverinë dhe zvogëlimin e të ardhurave personale.
  • 12. Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Sinan Ademaj 12MAKROEKONOMIA b) Kostot sociale të papunësisë shkaktojnë zhvlerësimin e kapitalit human, sepse shkalla e arsimimit të fituar dhe e aftësisë për punë e humbin vlerën e tyre kur nuk vihen në përdorim për një kohë të gjatë, shërbejnë si shtrat për rritjen e kriminalitetit, marrin edhe formën e uljes së dinjitetit personal dhe të keqësimit të shëndetit të të papunëve. 95. Cilat janë dy karakteriskat e një reçesioni? Rënia e GDP dhe rritja e papunësisë. Ndryshimet në prodhim maten nëpërmjet llogaritjes së GDP, kurse ndryshimet në papunësi maten nëpërmjet llogaritjes së normës së papunësisë. 96. Jashtë forcës punëtore? Në një kohë të dhënë, një individ mund të jetë i zënë me punë, i papunë ose jashtë forcës punëtore, kështu që norma e papunësisë matet me formulën: 𝑁𝑜𝑟𝑚𝑎 𝑒 𝑝𝑎𝑝𝑢𝑛ë𝑠𝑖𝑠ë % = 𝑇ë 𝑝𝑎𝑝𝑢𝑛ë𝑡 𝐹𝑜𝑟𝑐𝑎 𝑝𝑢𝑛ë𝑡𝑜𝑟𝑒 ∗ 100 97. I zënë me punë (i punësuar)? Konsiderohet ai person që kryen një punë të pagueshme, qoftë edhe kur mungon përkohëshisht në punë, për shkak se është i sëmurë, në pushim ose grevë. 98. I papunë? Konsiderohet ai person që nuk është në punë, por kërkon punë në mënyrë aktive ose që pret të kthehet në punë. 99. Llojet e papunësisë janë? a) Papunësia e fërkimit: ka të bëjë me ata të papunë të cilët dëshirojnë ta ndërrojnë vendin e punës, duan punë më të mirë, kërkojnë punë pas diplomimit, apo gratë rikthehen në tregun e punës pas lindjes së fëmijës. b) Papunësia strukturore: ka të bëjë me mospërputhjen midis kërkesës dhe ofertës për punë, pra, për një lloj të punës rritet kërkesa, që ndërkohë për një lloj tjetër të punës bie, dhe oferta nuk mund t’i përshtatet këtij ndryshimi. c) Papunësia ciklike: shkaktohet nga kërkesa agreate, d.m.th. kur bie kërkesa për ndonjë produkt të caktuar, atëherë bie edhe puna në fabrikën e prodhimit të atij produkti. d) Punësia sezonale: lidhet me karakterin stinor të prodhimit, sepse karakteri stinor dhe kushtet e motit parapërcaktojnë edhe kerkesën për punë. 100. Norma natyrore? Norma natyrore është ajo normë papunësie, në të cilën tregjet e punës dhe të mirave janë të balancuara. Pra, NNP është ajo normë papunësie në të cilën forcat influencuese të çmimeve, pagave, inflacionit janë të balancuara, momentet të cilat duhen të vihen në dukje në lidhje me NNP janë se NNP nuk është kurrë zero dhe se NNP është e lidhur ngusht me inflacionin.
  • 13. Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Sinan Ademaj 13MAKROEKONOMIA 101. Shkaqet e papunësisë? Sipas njërës pikëpamje, shkaku i papunësië duhet kërkuar në ngurtësinë e pagave. Pagat jo-fleksibile i japin papunësisë karakter të detyruar. Nga pikëpamja tjetër, pagat janë fleksibile, jo të ngurtësuara dhe në këto kushte papunësia nuk mund të konsiderohet e detyruar, ajo është papunësi e vullnetshme 102. Çka është produkti kombëtar bruto GNP? Është vlera e të gjithave mallërave dhe shërbimeve përfundimtare të prodhuara brenda një vendi nga shtetasit e atij vendi pavarësisht se ku jetojnë. 103. NNP është e lidhur ngusht me inflacionin? Shoqëria do të preferonte një papunësi të ulët sa të rrezikonte përshpejtimin e inflacionit, pra NNP është natyrore në nivelet e saj minimale, të pjaftueshmërisë me një normë të ulët të qëndrueshmërisë së çmimeve. 104. Masat që mund të ndërmerren për reduktimin e NNP janë: 1. Përmirësimi i shërbimeve të tregut të punës, në veçanti të informacionit; 2. krijimi i vendeve të reja të punës nëpërmjet rritjes së shpenzimeve qeveritare; 3. programet e ndryshimeve qeveritare (sigurimet e papunësisë, caktimi i pagës minimum etj) të hartohen në atë mënyrë që punëtorët të nxiten për të gjetur punë etj. 105. Inflacioni nga Kërkesa? Është inflacion që rezulton nga një rritje në kërkesën agregate (në kushtet kur oferta agregate nuk ka ndryshuar). 106. Inflacioni Inercial? Quhet ndryshe inflacion i paparashikueshëm ose i pritshëm, përderisa norma e inflacionit është e qëndrueshme (inerciale), për sa kohë nuk ndodhin ndryshime në anën e kërkeses ose të ofertës agregate. 107. Inflacioni nga kosto? Shfaqet kur rriten çmimet e produkteve për shkak të rritjes së kostos. Kjo mund të ndodhë si rezultat i veprimit të faktorëve të mëposhtëm: a) një rritje më e madhe në pagë, sesa në produktuvitetin e punës; b) një rritje në kursin e këmbimit të monedhës; c) një rritje në koston e lëndëve të para të importuara për shkaqe të faktorëve të jashtëm; d) një rritje në taksat direkte. 108. Paraja? Me para kuptojmë çdo objekt standard, përgjithësisht të pranuar, që shërben si mjet këmbimi ose pagese.
  • 14. Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Sinan Ademaj 14MAKROEKONOMIA 109. Funksionet e parasë janë: a) Praja si mjet këmbimi; b) Paraja si mjet llogarie; c) Paraja si mjet kursimi. 110. Çka është Oferta Monetare dhe si matet? Oferta monetare llogaritet si shumë e instrumenteve të ndryshme, që në një shkallë të caktuar shërbejnë si para dhe mund të shprehet nëpërmjet disa komponentëve që quhen agregat monetar, p.sh. agregatët monetar me të cilët mund të matet oferta monetare janë: a) M1, përfshinë vetëm paranë e transaksioneve, pra ato instrumente financiare që realizojnë këmbimin e mallërave në çdo kohë menjëherë dhe pa kosto, pra që janë plotësisht likuide. b) M2, që quhet edhe paraja e gjerë, ku përfshihen M1 dhe forma tjera aktivitetesh që nuk janë para transaksionesh, por që mund të kthehen me shpejtësi në para, si për shembull depozitat afatshkurtëra, llogaritë e fondeve të përbashkëta të tregjeve monetare etj. c) M3, është një aregat më i gjerë monetar, që përfshinë M2 dhe aktive që janë likuide, por më pak se ato që futen te M2, si depozitat e kursimit afatgjatë etj. d) L, është një aregat tjetër monetar ku futen M3 dhe aktive që kanë tipare likuiditeti si bonat, thesari etj. 111. Çka është banka? Banka është një firmë financiare që kryen shërbime të caktuara, që kanë të bëjnë me kalimin e mjeteve të lira financiare nga ata që i kursejnë ato, tek ata që kanë nevojë për to. 112. Cilat janë dy motivet e mbajtjes së parave? 1. Motivi kryesor i mbajtjes së parasë është nevoja për të blerë mallëra dhe shërbime. Kërkesa për para që rrjell nga ky motiv quhet kërkesë transakcionesh. 2. Motivi tjetër që buron nga funksioni i parasë si ruajtëse e vlerës. Njerëzit një pjesë të pasurisë së tyre e ruajnë në formën e parasë, sepse paraja shërben si mjet kursimi. 113. Çka është rezerva e detyrueshme? Rezervë e detyrueshme është ajo normë e detyrueshme për depozitat që duhet të mbahet si rezervë nga bankat, e që vendoset nga Banka Qëndrore, për të përballuar tërheqjet nga depozituesit. 114. Rritja e GNP-së reale? Do të thotë rritjen e vëllimit të mallërave dhe shërbimeve që tregohen. Kjo do të thotë që rritet edhe sasia e parasë që duhet për të realizuar këmbimin e tyre. 115. Rritja e nivelit të Normës së Interesit rritë kosoton e mbajtjes së parasë që mbahen për transakcione.
  • 15. Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Sinan Ademaj 15MAKROEKONOMIA 116. Depozitat? Përfaqësojnë vendosjen e parave në banka nga subjektet të ndryshme. Dallojmë dy lloj depozitash: 1. depozita në të parë; 2. depozita me afat. 117. Çka është Banka Qëndrore? Banka Qëndrore është autoriteti monetar i hartimit dhe zbatimit të politikës monetare, tregut monetar, qëllimeve përfundimtare etj. 118. Funksionet e Bankës Qëndrore: a) Banka Qëndrore ka të drejtën e emetimit të parasë, b) shërben si bankë e bankave të nivelit të dytë (bankave komerciale), c) shërben si bankë e Qeverisë, d) rregullon ofertën monetare, e) ndërhynë dhe rregullon tregjet monetare. 119. Çfarë është qëllimi i politikës monetare? Qëllimet e politikës monetare mund të themi se janë qëllime përfundimtare, ku dallojmë sigurimin e një rritjeje të qëndrueshme ekonomike, të stabilitetit të çmimeve, të një punësimi të lartë, të tregjeve financiare dhe valutore stabël etj. 120. Objektivat e Politikës Monetare janë: Normat e interesit të tregut ndërkombëtar dhe letrave me vlerë, oferta monetare etj. 121. Instrumentet e Politikës Monetare janë:? a) direkte p.sh. kontrolli i kreditit, kontrolli i normës së interesit; b) indirekte p.sh. operacionet e tregut të hapur, rifinancimi, rezervat e detyrueshme. 122. Politika fiskale? Politika fiskale ka të bëjë me përdorimin e shpenzimeve qeveritare dhe politikën e taksave për të arritur qëllime të caktuara ekonomike dhe sociale. 123. Qëllimet e politikës Fiskale janë: a) Qëllimi alokativ, që ka të bëjë me ndikimin e politikave buxhetore të qeverisë në alokimin e rezervave shoqërore, b) Qëllimi shpërndarës, që ka të bëjë me ndikimin e politikave buxhetore në shpërndarjen e të ardhurave të shoqërisë, c) Qëllimi stabilizues, që ka të bëjë me ndikimin e qeverisë mbi inflacionin, papunësinë dhe rritjen ekonomike. 124. Stabilizatorët kryesor të politikës fiskale automatike janë: a) Ndryshimet automatike të të ardhurave nga taksat, b) Pagesat për papunsinë, fondet e bamirësisë dhe pagesat e tjera të transferueshme.
  • 16. Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Sinan Ademaj 16MAKROEKONOMIA 125. Instrumentet kryesore të politikës fiskale aktive janë: a) Projektet e investimeve publike, të tilla si projektet e elektrifikimit, të furnizimit me ujë etj. b) Objektet publike të punësimit, që synojnë zënien me punë të punëtorëve në periudha deri në një vit, c) Ndryshimi i normave të taksave, që përdoret për të stimuluar apo frenuar zhvillimin e ekonomisë. 126. Faktorët që përcaktojnë tregtinë ndërkombëtare janë: a) Kushtet e ndryshme të prodhimit; b) Ekonomizimet e shkallës; c) Ndryshimet e shijes. 127. Avantazhi absolut? Avantazhi absolut shpreh aftësinë e një vendi për të prodhuar me të njëjtat burime, një sasi më të madhe produkti sesa vendet e tjera. 128. Avantazhi krahasues:? Avantazhi krahasues përfaqëson një ligj, sipas të cilit një vend mund të specializohet në prodhimin dhe eksportin e atyre mallërave që mund t’i prodhojë me kosto relativisht më të ulët dhe të importojë ato mallëra që mund t’i prodhojë me kosto relativisht më të lartë. 129. Argumentet të cilat mbrojnë proteksionizmin dhe kundërshtojnë tregtinë e lirë janë: a) Mbrojtja e degëve foshnjore, b) Kundërveprimi ndaj politikave të dumpingut dhe subvencioneve që ndjekin vendet e tjera. 130. Rrugët kryesore për të realizuar kufizimin e tregtisë së lirë janë: a) Kuotat, që përfaqësojnë taksa të vendosura nga shteti në sasinë e një malli të veçantë që importohet nga një vend tjetër në vendin përkatës, b) Tarifat, që përfaqësojnë taksa të vendosura mbi mallërat e importit. Karakteri mbrojtës i tarifës qëndron në faktin që ajo vendoset vetëm për mallërat e importit. 131. Bilanci i pagesave? Bilanci i pagesave është një koncept i përgjithshëm që shpreh totalin e gjitha transaksioneve të një vendi me vendet e tjera gjatë një viti.
  • 17. Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Sinan Ademaj 17MAKROEKONOMIA 132. Pjesët përbërëse të bilancit të pagesave janë: a) Llogaria korente, b) Llogaria e kapitalit, c) Mospërputhja statistikore, d) Rezervat zyrtare. 133. Kursi i këmbimit përfaqëson çmimin e një valute të shprehur në një valutë tjetër. 134. Tregu valutor përfaqëson një treg specifik, ku realizohet këmbimi i valutës vendase me valutat e huaja. 135. Llojet e kurseve të këmbimit janë: a) Kurse këmbimi fikse, këto kurse përcaktohen zyrtarisht nga shteti dhe janë relativisht të pandryshueshme. Niveli i tyre ruhet nëpërmjet ndërhyrjes së Bankës Qëndrore, e cila shet ose blenë valuta të huaja, sipas nevojave të tregut valutor. b) Kurse luhatëse të këmbimit, që përcaktohen drejtpërdrejt nga forcat e tregut. Ato ndryshojnë sa herë që ndryshojnë edhe faktorët që përcaktojnë kërkesën dhe ofertën e parave në treg.