O slideshow foi denunciado.
Utilizamos seu perfil e dados de atividades no LinkedIn para personalizar e exibir anúncios mais relevantes. Altere suas preferências de anúncios quando desejar.

ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)

10.508 visualizações

Publicada em

“Ky material është punuar me qëllim të lehtësimit të punës së studentëve gjatë përgatitjes për provim dhe është pa pagesë.
Ndalohet shitja, ripublikimi nëpër web-faqe apo çdo lloj përdorimi i këtij punimi me qëllim të përfitimit material!”

Publicada em: Educação
  • I pasted a website that might be helpful to you: ⇒ www.HelpWriting.net ⇐ Good luck!
       Responder 
    Tem certeza que deseja  Sim  Não
    Insira sua mensagem aqui
  • I think you need a perfect and 100% unique academic essays papers have a look once this site i hope you will get valuable papers, ⇒ www.HelpWriting.net ⇐
       Responder 
    Tem certeza que deseja  Sim  Não
    Insira sua mensagem aqui
  • You have to choose carefully. ⇒ www.WritePaper.info ⇐ offers a professional writing service. I highly recommend them. The papers are delivered on time and customers are their first priority. This is their website: ⇒ www.WritePaper.info ⇐
       Responder 
    Tem certeza que deseja  Sim  Não
    Insira sua mensagem aqui
  • If we are speaking about saving time and money this site ⇒ www.HelpWriting.net ⇐ is going to be the best option!! I personally used lots of times and remain highly satisfied.
       Responder 
    Tem certeza que deseja  Sim  Não
    Insira sua mensagem aqui
  • Dating for everyone is here: ❶❶❶ http://bit.ly/369VOVb ❶❶❶
       Responder 
    Tem certeza que deseja  Sim  Não
    Insira sua mensagem aqui

ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)

  1. 1. DR. YMER HAVOLLI Pyetje dhe përgjigje UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK
  2. 2. Studenti: Faton Bajrami| Prof.: Dr. Ymer Havolli 2ETIKA NË BIZNES 1. Etika në biznes? Etika në biznes përkufizohet si shkencë e cila studion moralin, shkencë që studion sjelljet e njerëzve, shkencë e cila merret me normat, rregullat dhe ligjet e një shoqërie. Etika pasqyron moralin e një shoqërie. Etika e mirë nënkupton edhe biznes të mirë, ndërmarrje të suksesshme dhe menaxher të suksesshëm e serioz. Etika në biznes është etikë e aplikuar. Etika rrjedh nga fjala greke “ethos”, që do të thotë karakter, zakon. Ky koncept nënkupton standardet dhe mënyrat e sjelljes së njerëzve, të cilat janë të njohura edhe me fjalën “moral”. Me të janë marrur Aristoteli, Sokrati etj. Disa ekonomistë, etikën e biznesit e kuptojnë si futje provokative. Sipas ekonomistëve etikën e përkufizojmë:  Etika nuk është ndjekja e ndjenjave tona,  Etika nuk është çështje feje,  Etika nuk është ndjekje ligji,  Etika nuk është e njëjta gjë si të bësh gjithçka të pranueshme në shoqëri. 2. Për të qenë etik në biznes, kërkohen përgjigje në këto pyetje: 1) Obligimi për t’iu bindur ligjeve, kërkesave të shoqërisë, principeve të moralit, politikës së ndërmarrjes dhe sjelljeve tjera të rregullta. 2) Në çfarë mënyre produktet dhe shërbimet e ndonjë ndërmarrjeje, përkatësisht sjelljet dhe aktivitetet e saj do të ndikojnë në punëtorët që i punëson, në rrethinën e saj dhe rrethinën shoqërore në tërësi, sjelljet e saj pozitive dhe nagative. 3. Nivelet e reflektimit etik ose çështja e reflektimit etik kalon nëpërmjet këtyre 4 niveleve të qarta: 1) Niveli ekspresiv, 2) Niveli i rregullave morale, 3) Niveli i analizës etike, 4) Niveli post-etik. 4. Pse biznesi ka nevojë për etikë? Imagjinoni një situatë në të cilën nuk ka një strukturë morale për asnjë veprim, nuk ka një sistem juridik, nuk ka fuqi më të madhe se ajo individuale, këtë situatë në të cilën populli është i lirë të realizojë interesat veta. Kjo është gjendje e natyrës, ligji i të fortit, që Hobs- i e quan si pastrim të madh. Këtë gjendje Hobs e quan “gjendja e natyrës” ose “kushtet e luftës”, në të cilën secili do të jetë armik i secilit. Në këto kushte ekzistenca është e mjerueshme dhe vlerat etike nuk mund të imagjinohen. Në këto kushte mund të flitet për mjerim, varfëri, poshtërsi, brutalitet dhe mungesa.
  3. 3. Studenti: Faton Bajrami| Prof.: Dr. Ymer Havolli 3ETIKA NË BIZNES 5. Mendimi mbi etikën i Adam Smith-it? Çdo potez afarist autentik është ai i cili në të njëjtën kohë është në pajtim me natyrën dhe i cili në të njëjtën kohë nga një mekanizëm i padukshëm i kontribuon realizimit të interesave afariste subjektit i cili e prodhon atë punë, gjithashtu edhe çdo subjekti tjetër të veçantë nga të tërësisë. 6. Shkruaj disa shembuj të përgjegjësisë shoqërore (Obligimet shoqërore mund të shihen nga këto aspekte)?  Obligimet ndaj shoqërisë – kjo qasje ka për obligim që ndërmarrja ka për obligim të respektojë ligjet dhe kufizimet ligjore gjatë afarizmit të vet.  Për shkak të sjelljeve dhe shfrytëzimit racional të burimeve kemi reaksionin e shoqërisë në rastet e mosrespektimit të minimumit të normave të cilat janë të rëndësishme për të.  Paraprirja me veprime për të ruajtur interesin e përgjithshëm. Këtë duhet ta bëjë qeveria duke sjellur ligje dhe rregullore të ndryshme lidhur me biznesin dhe marrëdhëniet në treg. 7. Përgjegjësia shoqërore është zhvilluar në tri faza të rëndësishme: 1) Faza e parë, në të cilën menaxhmenti i ndërmarrjeve ka qenë i orientuar në maksimizimin e profitit. 2) Faza e dytë, përgjegjësia e ndërmarjes ndaj aksionarëve, konsumatorëve, furnitorëve, kreditorëve, investitorëve etj. 3) Faza e tretë, menaxhmenti i ndërmarrjeve është i orientuar kah problemet e varfërisë, ndotjes së ambientit, katastrofave ekologjike etj. 8. Ekonomistët e shekullit të ‘19-të nuk e përkrahën këtë ide, për shkak se ata preferonin ekonominë me ligje të veta, e cila ishte e mbështetur në parimet e ligjeve ekonomike dhe, sipas tyre nuk kishte nevojë…? (plotëso) Për kurrfarë vlerash morale. 9. Zhvillimi i etikës së biznesit si disiplinë shkencore ka filluar… (plotëso) Në vitet e ‘60-ta. 10. Çka trajton Etika në Biznes? Etika në Biznes trajton problemet në mes të ekonomisë dhe të moralit, shqyrton statusin moral të veprimeve ekonomike, karakteristikat e marrëdhënieve tregtare, karakteristikat për një ekonomi në të cilën rëndësinë më të madhe e ka prona private dhe liria e plotë ekonomike.
  4. 4. Studenti: Faton Bajrami| Prof.: Dr. Ymer Havolli 4ETIKA NË BIZNES 11. Botëkuptimet që ndeshen në etikën për biznes? Në etikën në biznes ndeshen dy botëkuptime, dy perspektiva: 1) Perspektiva etike - niset nga vlerat morale: - Ndershmëria, - Drejtësia, - Vetëbesimi, - Besimi, - Të drejtat dhe detyrimet, - E gjithë ajo që mund të vlerësohet si e dobishme dhe e drejtë në kuptim të vlerave morale. 2) Perspektiva e biznesit - nga vlerat ekonomike: - Dobishmëria, - Shpenzimet, - Çmimet, - Efikasiteti, - Konkurrenca. 12. Vendi ku ndeshen kriteri etik dhe ai i biznesit quhet (plotëso)? Etika e biznesit apo lënda të cilën e trajton etika e biznesit. 13. Sipas Kennethu Blanchardu dhe Normanu Vincent Peale, autorë të librit "The Power of Ethical Management", janë tri çështje në të cilat duhet të përgjigjeni kur ndesheni me problemin me dilemat e etikës? 1) A është ajo çështje e bazuar në ligj? Ose me fjalë të tjera, a do të ndeshem me ligjin dhe rregullat e ndërmarrjes nëse ndërmarr një aktivitet të tillë. 2) A është në baraspeshë - a ka barazi? A është e drejtë ndaj të gjitha palëve pjesëmarrëse ajo që jemi duke bërë? 3) A është e drejtë? Shumica e njerëzve e hetojnë ndryshimin ndërmjet veprimeve të drejta dhe atyre të padrejta dhe mund të japin përgjigje: si ndihem lidhur me atë vendim? A jam krenar për atë vendim dhe a duhet që edhe të tjerët të jenë krenarë për këtë vendim? 14. Ekzistojnë një numër i madh i qasjeve të qeverisjes: 1) Të definohet baza e qeverisjes, 2) Të përcaktohet vlera e ndërmarrjes, 3) Zhvillimi i kodit etik, 4) Të përcaktohen burimet/resurset për qeverisje me etikën e biznesit, 5) Integrimi i etikës në kulturën e ndërmarrjes.
  5. 5. Studenti: Faton Bajrami| Prof.: Dr. Ymer Havolli 5ETIKA NË BIZNES 15. Sjellja organizative përfshinë: 1) Saktësinë e detyrave të punës, 2) Keqpërdorimin e vendit të punës duke përdorur alkoolin dhe pijet tjera; 3) Pajtueshmërinë me ligjin, rregulloret dhe politikat e ndërmarrjes; 4) Konfliktin e interesave; 5) Korrupsionin; 6) Raportin/relacionet ndaj blerësve dhe furnitorëve; 7) Privatizmin e punëtorëve; 8) Mbrojtjen e ambientit; 9) Barabarësinë në punësim; 10) Dhuratat dhe shërbimet dhe argëtimet; 11) Keqtrajtimin; 12) Mbrojtjen e shëndetit; 13) Paraqitjen e lëndimit të etikës; 14) Përdorimin e burimeve të ndërmarrjes, informatave dhe pajisjeve. 16. Xhon Kenedi më 1962 e dha një mesazh tepër të rëndësishëm, i cili drejtpërdrejt kishte të bënte me etikën në biznes. Ky mesazh përfshinte: 1) Të drejtën për t’u siguruar, 2) Të drejtën për të qenë i informuar, 3) Të drejtën për të zgjedhur dhe 4) Të drejtën për t’u dëgjuar. 17. Zakonisht kur preken interesat e akterëve, njerëzit janë më të ndjeshëm, prandaj është normale që në këto rrethana të paraqiten konfliktet të cilat kanë bazën në: 1) Ndonjë problem, 2) Situatë ose 3) Mundësi. 18. Shkruaj disa shembuj të konflikteve? Çështjet etike zakonisht rrjedhin nga konfliktet ndërmjet vlerave dhe filozofisë individuale dhe nga qëndrimet e ndërmarrjeve ndaj njerëzve në punë dhe shoqërisë në të cilën ata jetojnë. Rrethina e biznesit shkakton një mori konfliktesh etike. Përpjekjet e organizatave/ndërmarrjeve për të realizuar interesat - objektivat e veta mund të jenë në konflikt me ato të individëve, përkatësisht me të punëtorëve që i punëson dhe shpeshherë edhe me rrethinën e saj afariste. Rrethina e e saj (p.sh. konsumatorët) kërkojnë produkte cilësore. Për këtë tash mund të vijë edhe deri te konflikti, për shkak se prodhuesit dëshirojnë të fitojnë sa më shumë duke
  6. 6. Studenti: Faton Bajrami| Prof.: Dr. Ymer Havolli 6ETIKA NË BIZNES investuar më pak në produkte, duke mos i futur të gjitha komponentet e nevojshme, të cilat e ngrisin cilësinë e produkteve, e jo duke ulur shpenzimet e prodhimit. 19. Në çfarë formash shfaqet lindja e konflikteve? Çështjet etike zakonisht lindin dhe mund të maten nga konfliktet nga të cilat rrjedhin, për këtë edhe është mirë të shqyrtojmë problemin e lindjes së konflikteve. Shumë punëtorë përdorin (ose kanë) vlera dhe standarde të ndryshme etike, varësisht se ku janë: ndryshe veprojnë në punë dhe ndryshe sillen në shtëpi. Ky konflikt krijohet për shkak të presionit që bëjnë ndërmarrjet përkatësisht menaxherët, duke i inkurajuar punëtorët e vet në veprime joetike për realizimin e objektivave të biznesit. Konflikti shfaqet në dy forma: 1) Konflikt i roleve dhe 2) Konflikt i interesave. 20. Konflikti i Roleve Në këto raste kemi të bëjmë me konflikte midis roleve të ndryshme që ne kryejmë në jetën tonë të përditshme. Atributi kryesor me këtë lloj konflikti përgjegjësie është koncepti i “rolit” p.sh: Prind dhe mësues, gjykatësi dhe fëmija i tij në bankën e të akuzuarve etj. Çfarë qëndrimi do të mbajmë në këto raste? Gjithmonë në këtë lloj konflikti përgjegjësie, tërësi vlerash të ndryshme shfaqen për të ndihmuar kërkesat e këtyre roleve. 21. Konflikti i Interesave Një moment tjetër kur ne ndjejmë konflikte në përgjegjësitë tona ka të bëjë me situatën ku interesat tona personale ndeshen me detyrimet tona si zyrtarë publik. Në shumicën e rasteve këto janë raste që na ofrojnë neve një mundësi për të përdorur pozicionin tonë për përfitime personale. Me termin “interes” nënkuptojmë të gjitha ato influenca, angazhime, emocione që e bëjnë gjykimin tonë më pak të besueshëm dhe të njëanshëm seç do të ishte ndryshe. Konflikti i Interesave shfaqet në forma të ndryshme, ndër më kryesoret e të cilave janë: 1) Ryshfeti – Ky është pranimi i paligjshëm i parave ose sendeve të tjera me vlerë, përfitimi i favoreve të ndryshme nga nëpunësit civilë, të cilët shfrytëzojnë pozitat e tyre zyrtare. Në përgjithësi ryshfeti ka të bëjë me paratë, por mund të inkludojë edhe përftime të tjera si: favore seksuale, premtime për publicitet të favorshëm ose oferta për t’u bërë pjesëtar i çarqeve sociale ekskluzive. 2) Trafikimi i Influencës – ndodh kur një nëpunës civil përpiqet të influencojë një vendim qeverie në favor të një pale të tretë në të cilin nëpunësi ka një interes të
  7. 7. Studenti: Faton Bajrami| Prof.: Dr. Ymer Havolli 7ETIKA NË BIZNES veçantë. P.sh. kur një nëpunës i lartë me të drejtë vendimmarrje jep një urdhër për të kryer një punim ku ndërmarja e tij private jep një kontribut të konsiderueshëm. 3) Trafikimi i Informacionit – Kemi të bëjmë në ato raste kur zyrtarët shfrytëzojnë informacionin zyrtar që nuk është i hapur për publikun e gjerë, dhe e përdorin për qëllimet e tyre personale. 4) Transaksionet Financiare – Kemi të bëjmë në ato raste kur nëpunësi civil ka interesa financiare të drejtpërdrejta ose të tërthorta që konfliktojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë me performancën e punës së kryer. Shembull: Drejtori i planifikimit ndërton një aeroport në një vend ku ai ka prona private dhe jo diku tjetër ku mund të ishte më e volitshme. Zgjedhja e vendit bëhet me qëllim për të përmbushur interesat e tij private. 5) Dhuratat dhe Dëfrimi – Pranimi i dhuratave ose “i mikpritjes” krijojnë konflikt nëse ato influencojnë kryerjen e paanshme të detyrave të nëpunësit. Këtu përfshihen blerje me çmime të ulura, bileta teatri, pushime, favore seksuale, përdorimi padrejtë i automjeteve, pajisje etj. 6) Punësimi i Jashtëm – Punësimi i pjesshëm ose part-time, konsulenca, mund të shkaktojnë një konflikt interesash me detyrat zyrtare. Kemi konflikt nëse bëhet fjalë për punë që janë të lidhura ose me interesa të ndërsjellta. Për punët që nuk kanë lidhje, atëherë nuk kemi konflikt interesash. 7) Punësim në të ardhmen – Nëse një punonjës i Administratës Publike kryen një veprim sot në favor të një pale të tretë, me qëllim që pas përfundimit të kohës në detyrë të fillojë të punojë në entin që i ka bërë favor, atëherë kemi të bëjmë me një konflikt interesi. 8) Marrëdhëniet me të afërmit – Situatat kur një nëpunës civil mund të bëjë favore për një të afërm, përbëjnë në vetvete një konflikt. Ky lloj konflikti mund t’i ketë rrënjët në interesa joekonomike. 22. Fushat më të shpeshta në të cilat mund të paraqiten konfliktet e interesave e të cilat kanë repërkusione etike janë:  Masat e dyfishta në ndërmarrje (për dikë nënë e për dikë njerkë),  Tregtimi i produkteve të patestuara,  Tregtimi i produkteve të cilave u ka kaluar afati,  Korrupsioni,  Pastrimi i parave,  Shfrytëzimi i pozitës së zhvillimit ekonomik në krahasim me vendet e pazhvilluara.
  8. 8. Studenti: Faton Bajrami| Prof.: Dr. Ymer Havolli 8ETIKA NË BIZNES 23. Ndershmëria i referohet? 1) Sinqeritetit, 2) Integritetit, 3) Besueshmërisë. 24. Si e kuptoni ju paanësinë? Paanësia është një cilësi e të qenurit i barabartë, joanues. Ndershmëria dhe paanësia lidhen me atributet e moralit të njerëzve të cilët marrin vendime. 25. Sipas Eric Bevrsluis-it, josinqeriteti është problem për shkak se: 1) Marrëdhëniet e biznesit fundosen për shkak të raporteve të njerëzve të cilët qeverisin sipas rregullave të tyre personale, që në të vërtetë në jetën shoqërore ndërhyhet në konkurrencë, maksimalizim të fitimit dhe avancim personal në ndërmarrje. 2) Biznesi mund të konsiderohet si një lojë e njerëzve, konkurruese, siç është ta zëmë basketbolli ose boksi. 3) Në mënyrë normale rregullat dhe moraliteti nuk mbahen si në basketboll dhe boks. (çka nëse njëri boksier tenton që me qëllim ta lëndojë tjetrin, e të ngjashme). 4) Logjikisht, nëse biznesi është sikur lojë, sikur basketbolli ose boksi, atëherë normat etike nuk do të aplikoheshin, por do të aplikoheshin rregullat e lojës. 26. Komunikimi? Komunikimi nënkupton transmetimin e informatave dhe ndarjen e kuptimit të tyre me të tjerë. Çështjet etike të komunikimit janë të lidhura me promovimin e mesazheve dhe informatave lidhur me sigurinë e përdorimit të produkteve, ndotjes, kushtet e punës së punëtorëve, sidhe situata tjera të lidhura me punën dhe natyrën e produkteve. Nëse komunikimi është i rrejshëm dhe me informacione të pamjaftueshme, d.m.th. informatat fshihen me qëllim, atëherë konsumatorët dhe klientët e ndryshëm me të cilët ne bashkëpunojmë do të humbin besimin në ndërmarrjen dhe në produktet e saj. Gënjeshtra është njëra nga çështjet kryesore etike në relacionet e komunikimit. Ajo shkakton telashe etike në komunikimin e brendshëm dhe atë të jashtëm, për shkak se e rrënon besimin. 27. Çështjet etike të komunikimit janë të lidhura me promovimin e mesazheve dhe informatave. Gënjeshtra është njëra nga çështjet kryesore etike në relacionet e komunikimit. Ajo shkakton telashe etike në komunikimin e… (plotëso) Brendshëm dhe atë të jashtëm, për shkak se e rrënon besimin.
  9. 9. Studenti: Faton Bajrami| Prof.: Dr. Ymer Havolli 9ETIKA NË BIZNES 28. A shkakton teknologjia e komunikimit telashe të natyrës së etikës në biznes. Si e pasqyroni ju? Teknologjia e komunikimit shkakton telashe të natyrës së etikës në biznes. Hulumtimet e ndryshme në vendet e zhvilluara kanë provuar se më tepër se gjysma e të punësuarve (58%) e shfrytëzojnë teknologjinë informative në mënyrë joetike për nevojat e tyre private, gjë që tani konsiderohet si një lloj i dhunës etike ndaj kompanisë. 29. Pjesëmarrës në funksionimin e biznesit janë: 1) Pronarët Pronarët e bizneseve (bashkëpronarët - ortakët) theksojnë se për fillimin e biznesit rëndësi parësore ka disponimi me para ose qasja ndaj kredive. Ndërmarrja nuk krijohet për vetveten, por për konsumatorë. Pronarët nuk duhet ta konsiderojnë veten ndaj të punësuarve si baballarë, ndërkaq të punësuarit t’i konsiderojnë si fëmijë, për shkak se raportet të cilat krijohen në mes punëdhënësit dhe punëmarrësit janë të bazuara në interes. 2) Financat Për shkak se pronarët e bizneseve janë përgjegjës për burimet financiare, pronarët dhe financat janë një segment i njëjtë, shpeshherë ndodh që pronarët të huazojnë para nga miqtë dhe farefisi ose institucionet financiare për ta filluar biznesin e tyre ose krijojnë bashkëpronësi për t’i siguruar paratë. Çështje tjetër financiare është edhe çështja që ka të bëjë me pozitën financiare të ndërmarjes, e cila u raportohet investitorëve të ndryshëm, agjencioneve qeveritare dhe palëve të tjera. Çështje tjetër sa i përket financave ka të bëjë me përgjegjësinë e bankave për rastet kur me qëllim një masë të madhe të mjeteve/parave i huazojnë për të realizuar fitime të mëdha, duke rrezikuar mundësinë e përmbushjes së kërkesave të depozituesve të këtyre mjeteve. Çështje tjetër financiare është çështja e bankave. Ato shpeshherë, në mënyrë të qëllimshme, lejojnë mjete të depozitorëve më shumë sesa që është e lejuar me rregulla bankare. Në këtë rast rrezikohet mundësia e përmbushjes së kërkesave të depozitorëve, për shkak se kapitali i tyre është huazuar. 3) Punëtorët Punëtorët mund të marrin vendim rreth vlerësimit të cilin ata e kanë për çështjet etike dhe joetike. P.sh. një menaxher i fabrikës së duhanit, i cili ishte i specializuar nga fusha e endokrinologjisë dhe biokimisë, i sugjeron ndërmarrjes se mund të prodhohen cigare të padëmshme. Kompania nuk pajtohet me hulumtimin e tij, ia zvogëlon mjetet
  10. 10. Studenti: Faton Bajrami| Prof.: Dr. Ymer Havolli 10ETIKA NË BIZNES për vazhdimin e hulumtimit. Ai kishte krijuar bindjen se ndërmarrja e kishte fshehur nga opinioni i gjerë opinionin e tij lidhur me rrezikshmërinë e duhanit. Për këtë ndërmarrja nuk kishte interes, sepse do të ishte një reklamë e keqe për prodhimin e duhanit. Dhe për këtë qëndrim ndërmarrja e nxori nga puna. Mirëpo, hulumtimi i tij bën që të lëvizë mekanizmi kontrollues dhe ndërmarjet e prodhimit të duhanit të detyrohen që të ndërrojnë teknologjinë e prodhimit, në mënyrë që ta zvogëlojnë rrezikun për shëndetin e dunahpirësve. Pronarët, të shumtën e rasteve, nuk dëshirojnë që punëtorëve t’ua tregojnë të vërtetën lidhur me rezultatet financiare të ndërmarrjes. 4) Menaxhmenti Menaxhmenti dhe të punësuarit janë segment i përbashkët në ndërmarrje, menaxherët janë ata që i motivojnë punëtorët për realizimin e objektivave të ndërmarrjes, derisa udhëheqësi i punëtorëve, menaxherët, influencojnë çështjet etike në organizatë ose ndërmarrje, me qëllim të arritjes së rezultateve të parashtruara. Po ashtu, menaxhmenti i ndërmarrjes duhet të jetë i fokusuar në çështjet e disiplinës së punëtorëve, përjashtimit të tyre nga puna, diskriminimit, kujdesit shëndetësor, privacizmit të tyre, teknologjisë, përfitimit të punëtorëve, abuzimit me substana narkotike dhe alkool në vend të punës, raporti i ndërmarrjes me rrethinën, qeverisja etike, bashkëpunimi me komunitetin lokal etj. 5) Marketingu Marketingu dhe menaxhmenti janë në të njëjtin segment, për shkak se të gjitha aktivitetet e marketingut janë të orientuara në plotësimin e kërkesave të konsumatorëve. Hulumtimi i parë që e bëjnë njerëzit që mirren me çështje të marketingut, është hulumtimi i kërkesave të konsumatorëve ose: çka dëshirojnë konsumatorët. Në bazë të kësaj ata u japin rekomandime njerëzve nga prodhimi, se cilat produkte kërkohen dhe cilat janë kërkesat, qofshin ato specifike ose kërkesa të përgjithshme. Relacioni etik sa i përket marketingut ka të bëjë me sigurinë (të qenurit i sigurt) e produkteve, e tek pastaj vie promovimi dhe shitja e këtyre produkteve, përkatësisht zgjedhja e kanaleve për shpërndarjen e tyre. 6) Konsumatorët Asnjë ndërmarrje nuk mund të ekzistojë pa blerjen e produkteve të saj nga ana e konsumatorëve. Detyra kryesore e ndërmarrjes është të plotësojë nevojat e konsumatorëve. Biznesi duhet të dijë çka kërkojnë dhe çka ju nevojitet konsumatorëve, për të prodhuar produktet të cilat i plotësojnë këto nevoja. Për t’i plotësuar nevojat e konsumatorëve biznesi duhet t’i marrë parasysh nevojat e
  11. 11. Studenti: Faton Bajrami| Prof.: Dr. Ymer Havolli 11ETIKA NË BIZNES atypëratyshme të konsumatorëve, por duhet të fokusohet edhe në dëshirat e tyre afagjata. 7) Kontabiliteti Jeta e kontabilistit është e ngarkuar me rregulla dhe ligje, të cilat duhet të respektohen dhe të interpretohen në mënyrë korrekte. Sipas kësaj kontabilisti duhet të qëndrojë dhe të punojë sipas rregullave dhe kodit të etikës, të cilat e definojnë përgjegjësinë e tij ndaj klientëve të tij dhe ndaj interesit publik. 30. Cilat janë tri R-të? 1) Respekti (RESPECT), 2) Përgjegjësia (RESPONBILITY). 3) Rezultatet (RESULTS), 31. Duke marrë parasysh RESPEKTIN, PËRGJEGJËSINË dhe REZULTATET, para se të ndërmirren aksione, duhet të shmangen arsyetimet për moskryerjen e punëve në mënyrë të rregullt:  Çdokush e bën të njëjtën gjë,  Ata kurrë nuk harrojnë (largojnë nga mendja),  Askush nuk ka dert për këtë punë,  Shefi do ta bëjë këtë,  Askush nuk do ta dijë,  Nuk pata kohë ta bëj në mënyrë të rregullt - si duhet,  Është më e përafërta (ngjashëm me atë siç është dashur të kryhet),  Disa rregulla janë të krijuara ashtu që duhet të thehen,  Kjo nuk është punë e imja. 32. Gjërat e vogla të cilat ne i kryejmë për çdo ditë zakonisht harrohen nga ne. Mirëpo, ato bëjnë një ndikim në njerëz, të cilët kanë sjellje të caktuar. Mbani mend, sjellja e juaj paraqet një shembull. 33. Numëroni disa gjëra për të vlerësuar dhe për të përmirësuar etikën personale?  Mos gënjeni;  Kujdes me shakatë që i bëni me të tjerët;  Kujdes si i trajtoni dhe çka flisni për bashkëpunëtorët;  Kujdes për gjërat që i thoni me rastin e shitjes së produkteve;  Kujdes me e-mailat, letrat që i shkruani dhe i ridërgoni tek të tjerët;  Mos i bëni konsumatorët të ankohen (duke numëruar edhe njerëzit që i pasojnë ata);
  12. 12. Studenti: Faton Bajrami| Prof.: Dr. Ymer Havolli 12ETIKA NË BIZNES  Kujdes se çka vëni në faturat e juaja që t’iu paguhen, për kohën e punës dhe raportin e shpenzimeve;  Kujdes për pajisjet e zyrës ose të laboratorit ku ju studioni dhe punoni;  Kujdes që ta mbani fjalën;  Biznesin personal mos e bëni në vendin e punës. 34. Normat universale përfshijnë: 1) Ligjet dhe rregulloret, 2) Sigurinë publike dhe sigurinë e punëtorëve, 3) Vërtetësinë e regjistrimeve dhe deklaratave - saktësinë e qëndrimeve. 35. Për të ndihmuar që të veprohet në mënyrë etike ose për të eliminuar veprimet joetike ka disa porosi/rregulla për veprimin etik të biznesit:  LIGJI Ligjet janë të krijuara që të ndihmojnë funksionimin e shoqërisë. Veprimet të cilat mbështeten në to, aksionet dhe aktivitetet afariste janë të ligjshme dhe etike.  RREGULLAT & PROCEDURAT Rregullat dhe procedurat janë krijuar me qëllim që ta bëjnë ndërmarrjen më të suksesshme dhe ta largojnë nga problemet të cilat reflektojnë probleme të cilat rezultojnë me shkelje dhe lëndim të etikës në biznes.  VLERAT Nëpërmjet përvojave të ndryshme, shoqëria përpiqet që jetën e përgjithshme dhe atë ekonomike ta rregullojë në mënyrë institucionale nëpërmjet ligjeve, qofshin ato që u dedikohen veprimeve shoqërore, qofshin ato të cilat janë të lidhura dhe prekin sferat e politikave ekonomike dhe të zhvillimit ekonomik në tërësi. Këto ligje i forcojnë vlerat, forcojnë funksionimin dhe krijojnë barabarësinë në aktivitete. Nëse ka shmangie, atëherë drejtpërsëdrejti i godet në mënyrë joetike pjesëmarrësit e kësaj shoqërie në aspektin më të gjerë, si krijues të këtyre rregullave dhe, në veçanti, njerëzit të cilët kanë të bëjnë dhe janë të lidhur me afarizmin e ndërmarrjes.  NDËRGJEGJA Sensi i brendshëm shpirtëror se a është diçka në rregull apo është gabim/jomorale është i zhvilluar tek njerëzit. Ata vetëm duhet ta pyesin veten se a dëshirojnë t’i dëgjojnë sinjalet nga brendia – shpirtërore - se diçka s’është etike, a dëshirojnë që në mënyrë të kulturuar ta bindin veten dhe të tjerët përreth se njohuritë e tij sugjerojnë se diçka nuk është në rregull, se ka shkelje të etikës, se diçka është gabim, jomorale dhe se për këtë duhet të thuhet JO.
  13. 13. Studenti: Faton Bajrami| Prof.: Dr. Ymer Havolli 13ETIKA NË BIZNES  PREMTIMET Biznesi mbështetet në besim. Është një bindje ndaj asaj që keni thënë dhe përmbushjes së premtimeve ndaj të tjerëve (konsumatorëve, klientëve, furnitorëve, punëtorëve) nëpërmjet aktivitetit ekonomik. Dhe, sigurisht, duhet të ndaleni dhe të pyeteni a do të krijojë besim më të madh ajo çka kemi premtuar dhe ajo çka bëjmë, çka kemi realizuar?  IDOLET Secili person në jetë, në mënyrë të vet, ka një idol (hero). Ai mund të jetë prindi, profesori, trajneri, ndonjë luftëtar, shkrimtar, shok etj. Dhe për këtë zakonisht kur ndërmirren aktivitete të ndryshme nga fusha e biznesit, duhet të pyetemi: a do të vepronte IDOLI im në këtë mënyrë siç jam duke vepruar. Përdorimi i gjashtë udhëzimeve të cilat do t’ju ndihmojnë që aktivitetet tuaja të jenë etike. 36. Ka disa pyetje që mund t’ia bëni vetvetes për ta vlerësuar etikën. Numëroni disa?  A kam kryer ndonjë biznes personal në kohën e punës?  A kam shfrytëzuar burimet e ndërmarrjes për qëllime personale?  A kam thënë se jam i sëmurë, edhe pse nuk kam qenë?  A kam përdorur term nënçmues për një person të një etniciteti tjetër?  A kam bërë shaka të cilën e kam orientuar ndaj një personi të etnicitetit ose gjinisë tjetër?  A kam marrë pjesë në thashetheme negative për dikë?  A e kam përgojuar ndërmarrjen dhe menaxhmentin e saj te bashkëpunëtorët?  A i kam “futur hundët” në bisedat e ndryshme të bashkëpunëtorëve ose në punët private të tyre?  A kam transmetuar informata të tjerëve, edhe pse ato më janë dhënë në besim?  Në mënyrë të vetëdijshme e injoroni një rregull ose procedurë të ndërmarrjes suaj;  Dështimi në atë që keni premtuar se do ta bëni;  Ruajtja e informatave nga të tjerët;  Mashtrimet për orarin e punës, për faturat dhe për raportet;  Shpërndarja e produkteve dhe shërbimeve të cilësisë së dobët ose me defekte, në mënyrë të vetëdijshme;  Duke gënjyer ose manipuluar për të realizuar shitjet;  Pranimi i dhuratave dhe shpërblimeve në para;  Dështimi për të korrigjuar gabimet që i kemi bërë;  Lejimi i dikujt që të hyjë në telashe në mënyrë të vetëdijshme.
  14. 14. Studenti: Faton Bajrami| Prof.: Dr. Ymer Havolli 14ETIKA NË BIZNES 37. Çështjen e biznesit dhe të fitimit me kujdes e kanë trajtuar Adam Smith, John Locke, ndërkaq ana tjetër ka sulmuar qëndrimet e filozofëve të parë të cilët e kanë përkrahur fitimin si mundësi të zhvillimit, ndërkaq Karl Marks i sulmon këta filozofë duke theksuar se fitimi e shfrytëzon pa masë klasën punëtore. Ndërkaq, profiti sot konsiderohet si faktor i cili kontribuon:  Në krijimin e vendeve të punës,  Në prodhimin e të mirave materiale për konsumatorët e gjërë,  Për rritjen ekonomike,  Për përshpejtimin e zhvillimit nëpërmjet inovacioneve,  Gjenerimin e vendeve të punës. 38. Etika menaxheriale? Etika menaxheriale ose etika e menaxherit nuk është asgjë tjetër vetëm sjelljet dhe vendimet e tij të drejta apo të gabuara gjatë procesit të vendosjes dhe të menaxhimit të biznesit. Etika menaxheriale mund të ketë ndikim dhe të ndryshojë njerëzit. 39. Menaxhimi imoral? Termat “imoral” dhe “joetik” mund të konsiderohen si sinonime që pasqyrojnë të njëjtën gjë - të vepruarit joetik. Menaxhimit imoral përveç që i mungojnë parimet etike, ky stil i menaxhmentit në mënyrë kontinuele vepron në mënyrë dhe në kundërshtim me parimet etike. Mënyra e tillë e të menduarit preokupim kryesor ka: - Përfitimin e kompanisë, - Fitimin dhe suksesin me çdo kusht, - Mungesa e ndjenjës për t’i parë të tjerët të barabartë në biznes dhe para ligjit. Parim kryesor i aktivitetit të menaxherit imoral është: - Nga ky veprim ne mund të fitojmë para, Nga ky konstatim po shihet se të gjitha elementet e tjera nuk çojnë peshë dhe nuk kanë rëndësi për këtë tip të menaxherit. Tipe të tilla të menaxherëve ndeshen në vendet e tranzicionit, vendet postkomuniste dhe mund të ndeshet edhe te ne në Kosovë. Zakonisht këta njerëz janë në përpjekje të vazhdueshme për të shfrytëzuar situata të turbullta, duke shfrytëzuar autoritetin e dobësuar të shtetit i cili është gjithnjë më i theksuar në fazat e tranzicionit, si dhe lakmia e pashpjegueshme e tyre për përfitime me çdo kusht, pa marrë parasysh përgjegjësinë shoqërore (sociale) ose normat etike. Këta njerëz shërbehen edhe me spekulime, mashtrime me të vetmin qëllim për të arritur qëllim. Pra formula e menaxherit “imoral” është: qëllimi arsyeton mjetet.
  15. 15. Studenti: Faton Bajrami| Prof.: Dr. Ymer Havolli 15ETIKA NË BIZNES 40. Menaxhimi amoral? Ky stil i menaxhimit të ndërmarrjes qëndron në mes të të qenurit moral dhe jomoral. Ky stil i ndjenjës së përgjegjësisë shoqërore në menaxhimin e ndërmarrjes dhe në përgjegjësinë ndaj rrethinës më tepër është i orientuar në injorimin e disa veprimeve të cilat mund të jenë nga pakujdesia, që pastaj kanë pasoja etike. Ky lloj i menaxhimit ndahet:  Menaxhimi amoral i qëllimshëm,  Menaxhimi amoral i paqëllimshëm Menaxhimi amoral i qëllimshëm nuk merr parasysh rrethanat etike. Kështuqë gjatë procesit të vendosjes nuk marrin për bazë elementet etike. Ata zakonisht thirren në atë se standardet etike mund të vlejnë për fusha të tjera e jo për fushën e biznesit, për shkak se ne jemi këtu për të realizuar qëllimet dhe për të siguruar profit. Menaxherët amoral të paqëllimshëm nuk i mendojnë çështjet etike, jo pse ata nuk duan ta bëjnë këtë, por këtë zakonisht e bëjnë nga pakujdesia, nga ngarkesat që kanë në udhëheqjen e biznesit. Duhet thënë se ky tip i menaxherit e ndjek fitimin, mirëpo ka një vetëdije lidhur me sjelljen e vet me të tjerët - me akterët e tjerë, përkatësisht i kushton rëndësi edhe sjelljes së vet mbi të tjerët. Mirëpo, gabimet të cilat ndodhin krejt janë të paqëllimta dhe rrjedhin kryesisht nga neglizhenca e çështjeve të vogla dhe rëndësisë që u kushton. 41. Menaxhimi moral? Menaxherët e moralshëm janë më së shumti të interesuar të kenë sukses në biznes. Mirëpo, parimet e tyre gjatë procesit të menaxhimit janë përgjegjësia individuale dhe përgjegjësia e ndërmarrjes. Rezultatet dhe synimet e tyre dëshirojnë që t’i realizojnë brenda kufijve të etikës në biznes dhe rregullave të “lojës” të cilat i ka vendosur qeveria. Janë njerëz të fer play-it në biznes. 42. Rregulli i artë i etikës së biznesit është? Mos bëni diçka që të tjerët nuk do dëshironit t’ua bëjnë juve! 43. Çka nënkuptoni me përgjegjësi të ndërmarrjes? Përgjegjësia shoqërore e ndërmarrjes në biznes i referohet obligimeve që ka ajo ndaj akterëve - rrethinës së saj (konsumatorëve, pronarëve, punëtorëve, furnitorëve dhe ndaj pushtetit - qeverisë), dhe obligim tjetër i rëndësishëm i saj është zvogëlimi apo minimizimi i efekteve negative, të cilat mund të rrejdhin nga aktivitetet e ndërmarrjes për këta akterë. Ajo me aktivitetin e vet ka përgjegjësi shoqërore.
  16. 16. Studenti: Faton Bajrami| Prof.: Dr. Ymer Havolli 16ETIKA NË BIZNES Kjo përgjegjësi e saj konsiston në: - Përgjegjësia juridike, - Përgjegjësia etike, - Përgjegjësia ekonomike, dhe - Përgjegjësia filantropike. Përgjegjësia shoqërore e ndërmarrjes është e fokusuar në çështjet që influencojnë efekte pozitive në shoqëri dhe minimizimin e këtyre efekteve negative. Etika e biznesit dhe përgjegjësia shoqërore e ndërmarrjes janë të lidhura në mes veti. 44. Dimenzioni i ligjit (legjislativ) është i ndarë në dy forma: 1) ligji civil, i cili i definon të drejtat dhe obligimet e individit dhe të ndërmarrjes duke përfshirë këtu edhe biznesin. 2) Ligji mbi krimin Nuk është vetëm për ndalimin e akcioneve specifike - mashtrimit, vjedhjes ose ndonjë forme e cila është dhunë në treg nga ana e ndërmarrjes, por imponon ruajtjen e barabarësisë (sjelljes fer), përkatësisht thyerjes së ligjit. Dallimi themelor në mes të ligjit civil dhe atij të krimit në aspektin e përgjegjësisë së ndërmarrjes në atë se ligji për krimin e zbaton shteti, ndërkaq ligji civil zbatohet nga ana e individëve dhe gjyqeve. 45. Përgjegjësia shoqërore mund të shqyrtohet në disa aspekte: 1) Në aspektin makroekonomik, 2) Në nivel të ndërmarrjes, 3) Problemi individual. 46. Smith Kline Beecham e futi shfrytëzimin e kodit me 1998 si rrugë për të artikuluar katër vlera të cilat e përcaktojnë kulturën e saj:  Konsumatorët,  Inovacionet,  Integriteti,  Njerëzit,  Performansat. 47. Tri cilësitë e Southit? Cilësia – në luftojmë për cilësi në gjithçka që ne bëjmë, duke përfshirë këtu:  Shërbimet cilësore për konsumatorë,  Vend të mirë të punës për punëtorët tanë,
  17. 17. Studenti: Faton Bajrami| Prof.: Dr. Ymer Havolli 17ETIKA NË BIZNES  Të ardhura të mira. Tri cilësitë janë: 1) Cilësia e produktit, 2) Cilësia e shërbimeve, 3) Cilësia e shpërndarjes. 48. Për shumë biznese (plotëso) imigji dhe reputacioni i tyre janë thelbi i vlerave të tyre financiare dhe psikologjike. 49. Kodi i etikës duhet të theksojë angazhimin për shërbime të shkëlqyeshme ndaj konsumatorëve. Duhet të përfshijë shërbimet bazike rregullat e sjelljes. 50. Shkruani lidhur me pasojat etike për biznesin nga konkurrenca jolojale? Ky lloj shkaktohet si pasojë e çrregullimeve shoqërore dhe si pasojë e korrupsionit. Konkurrenca jolojale mund të ndikojë negativisht për ndërmarrjet të cilat veprimet e tyre i kryejnë në mënyrë etike. Pra, konkurrenca jolojale mund të sjellë edhe falimentimin e ndonjë aktiviteti. 51. Dispozitat për dhuratat e papranueshme: Ndërmarrja në kodin e vet të etikës duhet të ketë disa udhëzime se si punëtorët e saj duhet të reagojnë me rastin e ofertave të ndryshme për ndonjë dhuratë nga furnitorët:  Që t’ua kthejnë atë furnitorëve me sqarime të sjellshme duke i’u thënë se kodi i etikës së ndërmarrjes ku punon, atë e ndalon që të marrë dhurata.  Menjëherë dhuratën ta dërgojë në ndërmarrje, ta dërgojë te ndonjë organizatë humanitare, edukative me qëllime bamirësie.  Për ta ruajtur dhe për ta ekspozuar dhuratën në vendin ku ekspozohen sendet e vlefshme të ndërmarrjes.  Ta ruajë dhuratën me qëllim të përfitimeve individuale me aprovim të eprorëve nëse punëtorët për këtë paguajnë një vlerë të caktuar, e cila është baraz me vlerën e dhuratës. 52. Në kuptimin fizik, me transparencë kuptojmë? Në kuptimin fizik, me transparencë kuptojmë të parit e një objekti nga njëra anë në anën tjetër. Kjo fjalë është e përbërë me dy kuptime: trans - ka kuptimin e lëvizjes me burim të dukshëm (pashëm). Transparenca, si është e definuar tani, është të lejuarit të tjerëve që ta shohin të vërtetën.
  18. 18. Studenti: Faton Bajrami| Prof.: Dr. Ymer Havolli 18ETIKA NË BIZNES 53. Llojet e transparencës? 1) Transparenca e qeverisë, 2) Transparenca ndërkombëtare, 3) Transparenca tregtare, 4) Transparenca në profesion, 5) Transparenca në organizata joprofitabile, 6) Transparenca në investime. 54. Korrupsioni? Korrupsioni është një dukuri negative e shëmtuar, e cila e përcjell zhvillimin shoqëror. Korrupsioni ka qenë dhe është pjesë e aktiviteteve, të cilat diku më shumë e diku më pak e kanë nxitur ose e kanë luftuar atë. Korrupsioni është mungesë e integritetit, prishje morale, kalbje e forcave progresive në një shtet, shkatërrim i sinqeritetit. 55. Llojet e korrupsionit? 1) Korrupsioni në të cilin palë korruptive dhe i korruptuar është shteti. 2) Administrata e korruptuar, si shkak i mosfunksionimit të ligjit. - Korrupsioni administrativ është më i përhapur dhe merr forma të ndryshme. 56. Pasojat ekonomike dhe sociale të korrupsionit? 1) Prezenca e korrupsionit pengon investimet, 2) Ul rritjen ekonomike të vendit, 3) Kufizon tregtinë, 4) Ç’orienton masën dhe përbërjen e shpenzimeve qeveritare, 5) Dobëson sistemin financiar, 6) Forcon ekonomitë joformale. 57. Sipas ekspertëve, historia ka nxjerrë tri parime kryesore: 1) Toria e utilitetit (teoria e plotësimit të nevojave)  Qëllimi: Të arrijë të mirën maksimale për një numër sa më të madh të njerëzve. 2) Toria e të drejtave  Qëllimi: Respektimi i të drejtave themelore të njeriut 3) Teoria e drejtësisë  Qëllimi: Rregullat dhe shpërblimet duhet të administrohen drejt dhe në mënyrë të barabartë.
  19. 19. Studenti: Faton Bajrami| Prof.: Dr. Ymer Havolli 19ETIKA NË BIZNES 58. Cilët janë shtatë magjikët (Parimet e përgjithshme morale të menaxherit)? 1) Karakteri i jetës njerëzore, 2) Autonomia, 3) Ndërshmëria, 4) Besnikëria, 5) Drejtësia, 6) Njerëzorja, 7) E mira e përgjithshme. 59. Si të përmirësohet klima e brendshme organizative? 1) Sillu në mënyrë etike, 2) Testo punonjësit aktual, 3) Zhvillo një kod etik me kuptim, 4) Nëse janë nxitur fort me shpërblim për realizim të rezultateve dhe me gjoba për mospërmbushjen e tyre: - Krijo trajnim etik, - Nxit sjelljen etike, - Krijo poste, njësi dhe mekanizma të tjerë strukturorë për të punuar me etikë. 60. Një lider etik e di se konkurrencën globale të një ndërmarrje e përbëjnë tre faktorë: 1) Cilësia e produktit, 2) Cilësia e shërbimeve, dhe 3) Cilësia e shpërndarjes. 61. Huaja? Në afarizmin bashkëkohor kapitali ka çmimin e vet, i cili shprehet nëpërmjet normës së interesit të cilin duhet ta paguaj huamarrësi. Asnjë kredi sado e volitshme që të jetë nuk mund të realizohet nëse për të nuk paguhet një çmim. 62. Sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit, për t’u siguruar se huaja do të kthehet, me Kanun është paraparë? (plotëso) Dorzania, si formë e kthimit të huasë apo kredisë. 63. Dorzania? Edhe kushtet e dorzanisë janë të parapara me K.L.D. Kanuni e definon dorzaninë, konceptin dhe çka kuptojmë me dorzani. Forma garantimit të kthimit të huasë ka qenë dashtë të garantohet. Ky garancion është rregulluar me norma të K.L.D.
  20. 20. Studenti: Faton Bajrami| Prof.: Dr. Ymer Havolli 20ETIKA NË BIZNES Me dorzani: “Dorzan thirret aj, i cili i lidhet kuj pët t’i përgjegjun të një detyre, të cilen, po se lau në vade të caktueme detyruesi, ky bahet dorëdhënës.” Dorzani përgjigjet si debitor. Rëndom dorzanin e zgjedh kreditori. 64. Hapi i parë në procesin e marjes së vendimeve etike është… (plotëso)? Vlerësimet e indivduale ose grupore lidhur me procesin e marrjes së vendimeve të drejta dhe të padrejta. 65. Në burimet formale të fuqisë është pozita individëve në ndërmarrje. Numëroni burimet e fuqisë? 1) Fuqia personale Nëse në mënyrë të qartë deklaroheni, shpreheni, dominoni ose keni talent për këtë me një fuqi mistike që shpesh e hasim në literaturë me fjalën karizëm, keni karakteristika që t’i detyroni të tjerët të kryejnë ato punë që dëshironi ju. 2) Fuqia profesionale Është një mjet i fuqisë që i detyron njerëzit përreth të nënshtrohen për shkak të ekspertizës suaj, e cila buron nga profesionaliteti juaj dhe mundësia e qasjes në informatat të cilat ua sigurojnë këtë ekspertizë. Ata të cilët janë ekspertë, duke shfrytëzuar informatat e ndryshme mund të manipulojnë me njerëz. Ekspertiza është njëra nga mjetet më të fuqishme për arritjen e qëllimeve. 3) Shfrytëzimi i rastit Të jesh në vendin e duhur, në momentin e duhur, njeriut i jep mundësi që ta shfrytëzojë fuqinë në mënyrë të drejtë. Mirëpo, shpesh njerëzit kur gjenden në këto pozita dhe u ipet rasti në biznes për përfitime jasht normave etike - njerëzit këtë e përdorin duke e shmangur ligjin dhe të gjitha interesat e rrethinës. 66. Shkruani për mënyrën e të udhëhequrit me etikë të një lideri? Edhe pse shumica e liderëve të cilët udhëheqin ndërmarrjet aplikojnë principe të mira etike, përfundimisht është koha të shqyrtohet ajo se çka nënkupton të udhëhiqet me etikë. Bota sot është mbushur plotë me liderë të fortë, mirëpo, lidershipi (udhëheqja) është një term natyral. Ai mund të jetë i mirë apo i keq: Stalini, Hitleri, Musolini ose Mao Ce Tung. Historia ka dëshmuar se secili prej tyre në fazën fillestare është parë si politikan i mirë në kohë të caktuar. Mirëpo, rrjedhat e mëtutjeshme historike poashtu dëshmojnë se të njëjtit janë fajtorë për shfrytëzimin e tmerrshëm jomoral të fuqisë së liderit.
  21. 21. Studenti: Faton Bajrami| Prof.: Dr. Ymer Havolli 21ETIKA NË BIZNES Çka na thotë historia rreth liderëve të tashëm në ndërmarrje. A i udhëheqin ata ndërmarrjet e tyre në mënyrë dhe rrugë etike. Me gjasë barometri më i mirë i të arriturave nga kjo pikëpamje janë të arriturat dhe suksesi i qëndrueshëm i zhvillimit të ndërmarrjes. A është mision etik që çështjet e bërjes së biznesit, të prodhimit të produkteve cilësore për konsumatorë, sigurimi i mjeteve për jetesë për anëtarët e vet - personelin që e punëson (punëtorët), dhe ta rikthejë profitin në riinvestim në mënyrë që ndërmarrjen ta bëjë më të qëndrueshme në kohën kur ajo është në ngritje. Një ndërmarrje këtë e ka bërë për më shumë se 120 vjet. Rënia e vlerës së stoqeve të “General Electric’s” me gjasë do të shkaktojë probleme për investitorët, por ajo akoma konsiderohet ndërmarrja më e njohur për vitin 2002, e cila ka marrrë nota më të mira për menaxhim cilësor, krahasuar me ndërmarrjen “WorldCom”, e cila vazhdimisht është duke u përpjekur në ndërtimin e aspekteve etike në biznes. 67. Kodi i etikës? Kodi i etikës është një tërësi rregullash për motivimin e sjelljes etike. 68. Vlerat morale? Vlerat morale paraqesin dimensionin qendror të sjelljeve i kodit të etikës së ndërmarrjeve. Zakonisht në këto rregulla ndërmarrjet futin dhe i sanksionojnë me rregullore të sjelljes etike të gjitha sjelljet e të punësuarve.  Sjelljet etike përcaktohen nga natyra dhe aktiviteti i ndërmarrjes,  Nga partneriteti me ndërmarjet tjera (sjellja për ta ruajtur këtë partneritet),  Nga interesi ekonomik për t’i ruajtur konsumatorët,  Nga interesi ekonomik dhe strategjik i ndërmarrjes për t’i ruajtur të punësuarit,  Nga veprimet e të tjerëve në rrethinë. 69. Sendet private të të punësuarit: 1) letrat, 2) E-mail-at, 3) Telegramet etj. 70. Asetet e ndërmarrjes munden me qenë:  Mjetet e punës,  Data - baza,  Të drejtat intelektuale,  Informacionet konfidenciale.
  22. 22. Studenti: Faton Bajrami| Prof.: Dr. Ymer Havolli 22ETIKA NË BIZNES Vërejtje: Në pyetjet në vazhdim, përgjigjet e sakta janë të hijezuarat! 71. Në literaturën e sotme flitet për Etikën e Aplikuar, e cila mbështetet në zbatimin e të gjithave më poshtë përveç: a) Ligjeve në fuqi, b) Zakoneve të shoqërisë, c) Interesave të biznesit, d) Dokeve të shkruara dhe të pashkruara, e) Standardeve të nxjerra. 72. Cila nga fjalitë e mëposhtme është e saktë? 1) Njerëzit religjiozë zakonisht u përmbahen më shumë rregullave dhe normave etike. 2) Normat etike pritet të respektohen nga të gjithë, jo vetëm nga personat religjiozë. a) 1) e saktë, 2) e pasaktë. b) 1) e saktë, 2) e saktë. c) 1) e pasaktë, 2) e pasaktë. d) 1) e pasaktë, 2) e saktë. 73. Në mënyrë që bizneset të veprojnë konform ligjeve në fuqi, ata zhvillojnë disa mekanizma të brendshëm që t’iu ndihmojnë në mosshkeljen e vlerave etike. Cilët janë ata mekanizma? a) Rregulloret dhe procedurat, b) Vlerat dhe ligjet, c) Procedurat dhe vlerat, d) Ligjet dhe rregulloret, e) Procedurat dhe ligjet. 74. Të gjitha të mëposhtmet janë vlera morale përveç? a) Ndershmëria, b) Drejtësia, c) Të drejtat dhe detyrimet, d) Vetëbesimi, e) Dobishmëria.
  23. 23. Studenti: Faton Bajrami| Prof.: Dr. Ymer Havolli 23ETIKA NË BIZNES 75. Sjellja organizative përfshinë? a) Saktësinë e detyrave të punës, b) Raportet/relacionet ndaj blerësve dhe furnitorëve, c) Mbrojtjen e ambientit, d) Keqpërdorimin e vendit të punës, duke përdorur alkoolin dhe pijet tjera, e) Të gjitha të lartpërmendurat. 76. Si e quan Thomas Hobs gjendjen ku nuk funksionon ligji, nuk zbatohet asnjë rregull apo normë dhe ku secili është në luftë me secilin? a) “Gjendjen e natyrës” ose “kushtet e luftës”. b) “Gjendjen e luftës” ose “kushtet e natyrës”. c) “Gjendjen e kushteve” ose “natyra e luftës”. d) “Lufta e gjendjes” ose “natyra e kushteve”. e) Asnjëra më lart. 77. Cila nga fjalitë e mëposhtme është e saktë: 1) Etika në biznes nuk është pjesë e Etikës së Aplikuar. 2) Etika e aplikuar nuk e përmban në vete Etikën e Biznesit. a) 1) e saktë, 2) e pasaktë. b) 1) e saktë, 2) e saktë. c) 1) e pasaktë, 2) e pasaktë. d) 1) e pasaktë, 2) e saktë. 78. Dimensioni i përgjegjësisë shoqërore që pohon se hisedarët kryesorë kanë konsideratë për atë se çka është e drejtë, vetëm për shkak të mbrojtjes së të drejtave të hisedarëve tjerë, njihet si: a) Përgjegjësi ekonomike, b) Përgjegjësi juridike, c) Përgjegjësi etike, d) Përgjegjësi shoqërore, e) Përgjegjësi filantropike. 79. Ekzistojnë lloje të ndryshme të konfliktit të interesave. Cila nga të mëposhtmet nuk paraqet gjest të llojit konflikt interesi: a) Trafikimi i informatave, b) Dhuratat dhe dëfrimi, c) Asnjëra, d) Referencimi me shkrim.
  24. 24. Studenti: Faton Bajrami| Prof.: Dr. Ymer Havolli 24ETIKA NË BIZNES 80. Sjellja organizative përfshinë: a) Përdorimin e burimeve të ndërmarrjes, informatave dhe pajisjeve, b) Raportet/relacionet ndaj blerësve dhe furnitorëve, c) Konfliktin e interesave, d) Mbrojtjen e ambientit, e) Të gjitha. 81. Kush është përgjegjës për të vepruar në mënyrë etike: a) Menaxhmenti i ndërmarrjes, b) Pronarët e ndërmarrjes, c) Punëtorët, d) Konsumatorët, e) Të gjithë, f) Vetëm A, B dhe C. 82. Në Etikën e Biznesit, veprimet kyqe janë dhe njihen si tri R-të në gjuhën angleze. Për cilat është fjala: a) Riemërimet, përgjegjësia, rezultatet. b) Rekomandimet, reziltatet, respekti. c) Respekti, përgjegjësia, rekomandimet. d) Rekomandimet, riemërimet, respekti. e) Respekti, përgjegjësia, rezultatet. 83. Çfarë duhet të bëjmë në rastet kur për ndonjë veprim të caktuar jemi në dyshim se a është etik apo jo: a) Ta ndërmarrim atë veprim, pasiqë s’jemi të sigurt se kemi të bëjmë me shkelje etike. b) Të heqim dorë nga ai veprim, pasiqë nuk jemi të sigurt se a është etik. c) Të konsultohemi me ligjet, rregulloret apo ta pyesim dikë, në mënyrë që të vijmë tek një vendim i sakt nga aspekti etik i veprimit. d) A dhe C. 84. Fushat më të shpeshta në të cilat mund të paraqiten konfliktete e interesave e të cilat kanë repërkusione etike janë: a) Tregtimi i produkteve të cilave u ka kaluar afati. b) Shfrytëzimi i pozitës së zhvillimit ekonomik në krahasim me vendet e pazhvilluara. c) Marketingu, d) Vetëm A dhe B
  25. 25. Studenti: Faton Bajrami| Prof.: Dr. Ymer Havolli 25ETIKA NË BIZNES 85. Për shumë njerëz nga fusha e biznesit - gjërat e vogla në jetën e përditshme dhe neglizhimi i tyre, në shikim të parë paraqet problem të vogël. Mirëpo, në gjërat e vogla të punësuarit në ndërmarrje, konsumatorët dhe më gjerë vërejnë sjelljet që në shikim të parë nuk kanë peshë të madhe. Mirëpo, në pikëpamje etike dhe të shndërrimit të kësaj përvoje në shprehi, vlerat etike në biznes janë në pikëpyetje. a) E saktë, b) E pasaktë. 86. Menaxhimi i cili është në mes të etikës dhe joetikës, dhe i cili shpeshherë shkeljet etike i bën paqëllimshëm, njihet si: a) Menaxhimi imoral, b) Menaxhimi amoral, c) Menaxhimi moral. 87. Një moment kur ne ndjejmë konflikte në përgjegjësitë tona ka të bëjë me situatën ku interesat tona personale ndeshen me detyrimet tona si zyrtarë publikë. Në shumicën e rasteve këto janë raste që na ofrojnë neve një mundësi për të përdorur pozicionin tonë për përftime personale. Kjo njihet si: a) Konlikt i roleve, b) Konflikt i interesave, c) Të gjitha, d) Asnjëra. 88. Sipas Archie B. Caroll, menaxherin e karakterizon? a) Menaxhimi imoral, b) Menaxhimi amoral, c) Menaxhimi moral, d) Menaxhimi profesional. ______________________________________________________________________________ “Ky material është punuar me qëllim të lehtësimit të punës së studentëve gjatë përgatitjes për provim dhe është pa pagesë. Ndalohet shitja, ripublikimi nëpër web-faqe apo çdo lloj përdorimi i këtij punimi me qëllim të përfitimit material!” - Faton Bajrami ______________________________________________________________________________

×