O slideshow foi denunciado.
Utilizamos seu perfil e dados de atividades no LinkedIn para personalizar e exibir anúncios mais relevantes. Altere suas preferências de anúncios quando desejar.
MAKROEKONOMI
Pyetje dhe përgjigje - Përgjigje–Përgaditje përProvim
Nga: ErmonCervadiku
[UNIVERSITETI ILIRIA]
Makroekonomi
2
1. Çka është Makroekonomia?
- Merret me studimin e ekonomisë në tërësi, të agregateve ekonomike siç janë: p...
Makroekonomi
3
15. Çka paraqet Deflatori i GDP?
- Paraqet raportin në mes të GDP Nominal me GDP Real. GDP Nominal/GDP Real...
Makroekonomi
4
31. Cilët janë faktorët që ndikojnë në kërkesën agregate?
- çmimet e mallrave dhe të shërbimeve, të ardhura...
Makroekonomi
5
produkteve dhe shërbimeve përfundimtare të prodhuara në një vend.
46. Sa metoda përdoren për llogaritjen e ...
Makroekonomi
6
59. Çka përfaqëson kërkesa agregate?
- përfaqëson sasinë e përgjithshme të mallrave dhe shërbimeve përfundi...
Makroekonomi
7
72. Çka përfshinë llogaritja e vlerës së produktit të përgjithshëm?
- përfshihen investimet bruto dhe inves...
Makroekonomi
8
86. Zhvendosja e kërkesës agregate?
- zhvendosja e AD djathtas është si rezultat i rritjes së konsumit auto...
Makroekonomi
9
Supozojmë një rënie të AD përshkak të rënies së shpenzimeve për investime.
98. Modeli kejnsian?
- kejnsianë...
Makroekonomi
10
111. Sipas hipotezës së të ardhurave permanente?
- konsumi permanent, është proporcional me të ardhurat pe...
Makroekonomi
11
124. A janë gjithmonë të barabarta shpenzimet faktike?
nuk janë gjithmonë të barabarta me shpenzimet e pla...
Makroekonomi
12
138. Si llogaritet multiplikatori?
llogariet si raporti i ndryshimit ne GDP Real me ndryshimin ne shpenzim...
Makroekonomi
13
150. Formula e multiplikatorit te ekonomise se hapur?
- So= 1 = 1 .
(1-MPC)+MPM MPS+MPM
151. Sipas ekonomi...
Makroekonomi
14
potencial, norma e papunsise rritet me 1%.
162. Teoria e cikleve reale te biznesit?
Sipas kesaj teorie kur...
Makroekonomi
15
investimeve e qon, per shkak te veprimit te multiplikatorit ne rritjen e metejshme te te ardhurave
e kesht...
Makroekonomi
16
mat koston e nje shporte tregu mallrash dhe sherbimesh qe konsumeohen nga nje familje tipike
qytetare gjat...
Makroekonomi
17
eshte ajo norme e inflacionit e cila i kap agjentet ekonomik ne befasi.
203. Dallimi ne mes te inflacionit...
Próximos SlideShares
Carregando em…5
×

Makroekonomi

12.085 visualizações

Publicada em

Makroekonomi, pyetje dhe pergjigje - pergaditje per provim.

Universiteti iliria

Publicada em: Educação
  • Seja o primeiro a comentar

Makroekonomi

  1. 1. MAKROEKONOMI Pyetje dhe përgjigje - Përgjigje–Përgaditje përProvim Nga: ErmonCervadiku [UNIVERSITETI ILIRIA]
  2. 2. Makroekonomi 2 1. Çka është Makroekonomia? - Merret me studimin e ekonomisë në tërësi, të agregateve ekonomike siç janë: produkti i përgjithshëm, punëzënia, inflacioni, bilanci i pagesave, etj. 2. Lidhur me Makroekoniminë sa shkolla kemi (pikëpamjet)? - Shkolla klasike (neoklasike) dhe shkolla kejnsiane (neokejnsiane). 3. Si është ekonomia sipas klasikëve? - Cdo herë ekonomia është në punëzënie të plotë, çdo herë është në ekuilibër, ishin kundër ndërhyrjes së shtetit në ekonomi. 4. Si është ekonomia sipas kejnsianëve? - Kejnsianët kishin pikpamje të kundërta me klasikët, pra ishin për ndërhyrjen e shtetit në ekonomi pastaj ata argumentonin se ekonomia mund të jetë në ekuilibër edhe në kushtet e mospërdorimit masiv të burimeve. 5. Si ndahët GDP? - Në GDP Real dhe GDP Nominal. 6. Si llogaritet GDP Real? - Kur çmimet e produkteve ndryshojnë me kalimin e kohës, krahasimi i GDP mes dy periudhave duke operuar me çmimet e periudhës bazë. 7. Çka duhet të dime për të llogaritur GDP? - Sasinë e produkteve përfundimtare të prodhuara gjatë periudhës së shqyrtuar dhe çmimet e tyre. 8. Cilat janë konceptet kryesore makroekonomike? - Produkti i përgjithshëm bruto (GDP), inflacioni, rritja ekonomike, punëzënia dhe papunësia, cikli i biznesit. 9. Çka është produkti i përgjithshëm bruto (GDP)? - është një mates agregat i vlerës së të gjitha produkteve dhe shërbimeve përfundimtare të prodhuara në një ekonomi. 10. Si llogaritet GDP Nominal? - GDP e llogaritur me çmimet korrente quhet GDP nominal. 11. Çka është Inflacioni? - Shpreh rritjen e vazhdueshme të nivelit të përgjithshëm të çmimeve dhe matet me anë të normës së inflacionit. 12. Me çka matet Inflacioni? - matet me anë të normës së inflacionit. 13. Çka shpreh norma i Inflacionit? - Shpreh ritmin në përçindje të rritjes së nivelit të përgjithshëm të çmimeve gjatë një periudhe të dhënë kohe. 14. Çka është Deflatori? - niveli i përgjithshëm i çmimeve, si dhe ndryshimi i këtij niveli nga shkalla e përfshirjes së drejtëpërdrejt të produktit të përgjithshëm.
  3. 3. Makroekonomi 3 15. Çka paraqet Deflatori i GDP? - Paraqet raportin në mes të GDP Nominal me GDP Real. GDP Nominal/GDP Real x 100, ose si diferencën midis ritmeve të rritjes së GDP Nominal dhe ritmeve të rritjes së GDP Real. 16. Çka nënkuptojmë me rritje ekonomike? - Nënkuptojmë zgjerimin e ekonomisë përkatësisht rritjen e GDP Real. Rritja ekonomike është bazë e plotësimit të nevojave në rritje të njerëzve. 17. Çka janë punëzënia dhe papunësia? - Janë ndër konceptet më të rëndësishme makroekonomike. 18. Çka paraqet punëzënia? - Paraqet atë pjesë të forcës punëtore e cila është e zënë me punë. 19. Çka paraqet papunësia? - Paraqet atë pjesë të forcës punëtore e cila nuk është e zënë me punë por kërkon punë aktive. 20. Me çka matet papunësia? - Matet me normën e papunësisë dhe shprehet si raport i të papunëve ndaj forcës punëtore në përçindje. 21. Çka nënkuptojmë me ritme të përshtatshme të rritjes afatgjate? - Kërkohet që të gjenden mënyra për të pasur një rritje ekonomike afatgjatë. 22. Çka nënkuptojmë me ciklin e biznesit? - Nënkuptojmë lëvizjet e ekononomisë herë në rënie e herë në ngritje rreth shtegut të rritjes potenciale. 23. Çka shpreh shtegu i rritjes potenciale? - shpreh prirjen e GDP në kushtet e përdorimit të plotë të burimeve. 24. Kush e paraqet hendekun e prodhimit? - Diferenca në mes të produktit aktual dhe atij potencial paraqet hendekun e prodhimit. 25. Çka paraqet produkti potencial? - Paraqet produktin i cili do të prodhohej me shfrytëzimin maksimal të kapaciteteve në kuadër të një ekonomie. 26. Çka paraqet produkti aktual? - paraqet produktin i cili prodhohet në kohën aktuale. 27. Cilat janë objektivat kryesore makroekonomike? - Punëzënia e plotë, qëndrueshmëria e çmimeve, ritme të përshtatshme të rritjes afatgjate, zhvillimi i balancuar rajonal, bilanci i ekuilibruar i pagesave. 28. Çka nënkuptojmë me punëzënie të plotë? - Nënkuptojmë atë gjendje të ekonomisë në të cilën, të gjithë ata të cilët kërkojnë punë në mënyrë aktive janë të punësuar. 29. Politika valutore? - Përmes rritjes apo zvogëlimit të vlerës së valutës së vendit mund të vihet deri te rritja apo zvoglimi i eksportit përkatësisht importit. 30. Koordinimi i politikave të brendshme makroekonomike? - Orientimi i politikave makroekonomike në kahe të caktuara përmes marrëdhënieve në mes të vendeve të caktuara që kanë një varshmëri ekonomike.
  4. 4. Makroekonomi 4 31. Cilët janë faktorët që ndikojnë në kërkesën agregate? - çmimet e mallrave dhe të shërbimeve, të ardhurat e konsumatorëve, kushtet financiare, pritjet për të ardhmen, konditat e jashtme ekonomike, politikat qeveritare, etj. 32. Kujt i referohet oferta agregate? - i referohët sasisë së përgjithshme të produktit që firmat planifikojnë të prodhojnë dhe të shesin me një nivel të dhënë agregat të çmimeve në një periudhë të dhënë kohe. 33. Cilat janë instrumentet kryesore të analizës makroekonomike? - kërkesa agregate, dhe oferta agregate. 34. Barazimi në mes të kërkesës dhe ofertës agregate jep? - ekuilibrin makroekonomik. 35. Raporti (AS=AD) paraqet? - ekuilibrin makroekonomik. 36. Çka nënkuptojmë me qëndrueshmëri të çmimeve? - shteti bën përpjekje për të pasur çmime sa më stabile, sepse kjo nënkupton edhe një ekonomi stabile dhe me mundësi të krahasimit të vlerave ekonomike. 37. Çka nënkuptojmë me zhvillimin e balancuar rajonal? - është i orientuar në zhvillimin e barabartë të rajoneve të ndryshme brenda një ekonomie me qëllim që të mos ketë diferenca të mëdha zhvillimore në mes rajoneve. 38. Çka nënkuptojmë me bilancin e ekuilibruar të pagesave? - shpreh të gjitha marrëdhëniet ekonomike të një vendi me vendet tjera dhe ndahët në atë tregtar dhe atë kapitalist. 39. Cilat janë instrumentet që përdor qeveria për realizimin e objektivave? - politika fiskale, politika monetare, politika e të ardhurave, politika e marrëdhënieve ekonomike me jashtë, politika tregtare, valutore, kordinimi i politikave të brendshme makroekonomike. 40. Politika Fiskale? - konsiston në përdorimin e taksave dhe shpenzimeve qeveritare si mjete për të ndikuar në treguesit makroekonomik të një vendi. 41. Politika Monetare? - ushtrohet nga banka qëndrore, e cila kontrollon ofertën monetare për të ndikuar në treguesit makroekonomik të një vendi në GDP, inflacion, punëzënie, etj. 42. Politika e të ardhurave? - synohët që të ndikohët në pengimin e inflacionit. Kjo arrihet përmes kontrollimit të rritjes së pagave. 43. Politika e marrëdhënieve ekonomike me jashtë? - kemi të bëjmë me politikat tregtare, politikat valutore, dhe kordinimin e politikave të brendshme makroekonomike. 44. Politika tregtare? - konsiston në përdorimin e mjeteve tarifore dhe jo tarifore për kufizimin, përkatësisht stimulimin, e importit dhe eksportit. 45. Mënyra e prodhimit? - sipas kësaj mënyre produkti i përgjithshëm llogaritet duke i mbledhur të gjitha vlerat e
  5. 5. Makroekonomi 5 produkteve dhe shërbimeve përfundimtare të prodhuara në një vend. 46. Sa metoda përdoren për llogaritjen e produktit kombëtar? - metoda e transaksionit, metoda e vlerës së shtuar. 47. Mënyra e shpenzimeve? - sipas kësaj mënyre vlera e produktit të përgjithshëm llogaritet duke mbledhur të gjitha shpenzimet e subjekteve të ndryshme për blerjen e mallrave dhe shërbimeve përfundimtare. 48. Formula e shpenzimeve kombëtare? - E=C+I+G+Nx 49. Produkti i përgjithshëm? - është njëri nga konceptet kryesore makroekonomike. Përmes tij bëhet i mundur vlerësimi i politikave ekonomike të ndjekura nga qeveria, pastaj përpunimi i politikave të përshtatshme për përballimin e problemeve të ndryshme ekonomike krahasimin në mes vendeve të ndryshme, etj. 50. Cilat janë mënyrat për matjen e produktit të përgjithshëm? - mënyra e prodhimit, e të ardhurave, mënyra e shpenzimeve. 51. Çka përfshin konsumi? - përfshin të gjitha shpenzimet për blerjen e mallrave dhe shërbimeve prej të cilave nxjerrët dobi në periudhën korrente. Me konceptin e konsumit është i lidhur ngushtë edhe koncepti i kursimit i cili paraqet pjesën e të ardhurave që shpenzohen për konsum. 52. Çka përfshijnë investimet? - përfshijnë shpenzimet që bëjnë firmat për blerjen e mallrave kapital, pra të mallrave që përdoren për prodhimin e mallrave dhe shërbimeve tjera. 53. Çka përfshijnë shpenzimet qeveritare? - përfshinë të gjitha shpenzimet që i bënë qeveria si për blerjen e mallrave të konsumit ashtu edhe për investime, duke i përjashtuar pagesat transferuese dhe pagesat e interesit për borxhin shtetëror. 54. Rivlersimi i stoqeve? - kemi të bëjmë me mbajtjen e mallrave nga ana e firmave në formë të stoqeve dhe shitjen e tyre në rast të rritjes së çmimit. Në këtë rast rritet fitimi i firmës dhe në të njejtën kohë edhe të ardhurat kombëtare. 55. Të ardhurat pronësore faktoriale neto nga jashtë? - lëvizja e faktorëve të prodhimit nga një vend në vendin tjetër vështirëson llogaritjen e treguesit të produktit të përgjithshëm. 56. Të ardhurat pronësore faktoriale nga jashtë? - Paraqesin diferencën në mes të ardhurave që hyjnë në vend nga dërgesat e emigrantëve apo firmave që punojnë jashtë vendit me të ardhurat që personat apo firmat e huaja transferojnë në vendet e tyre. 57. Çka përfaqëson shprehja G+TR+TA? - përfaqëson deficitin buxhetor. 58. Mirëqenia ekonomike? - përbënë një nga objektivat dhe problemet kryesore të çdo shoqërie të barazuar në ekonominë e tregut për rrjedhojë edhe një nga konceptet kryesore të shkencës së ekonomiksit.
  6. 6. Makroekonomi 6 59. Çka përfaqëson kërkesa agregate? - përfaqëson sasinë e përgjithshme të mallrave dhe shërbimeve përfundimtare që konsumatorët, firma, qeveria, apo të huajt janë të gatshëm të blejnë për çdo nivel të dhënë çmimi, në një kohë të dhënë. 60. Çka paraqet eksporti neto? - Paraqet diferencën në mes eksportit dhe importit në një periudhë të caktuar. 61. Mënyra e të ardhurave? - sipas kësaj mënyre vlera e produktit të përgjithshëm llogaritet duke mbledhur të gjitha të ardhurat e të gjithë zotëruesve të faktorëve të prodhimit të përdorur si për prodhimin e mallrave përfundimtare poashtu edhe të atyre të ndërmjetme. 62. Çka përfshinë treguesi i të ardhurave kombëtare? - kompensimin e punonjësve, të ardhurat e firmave joaksionare, të ardhurat rentore të individëve, fitimet korporative, interesi neto, taksat indirekte mbi firmat e biznesit. 63. Çka përfshinë kompenzimi i punonjësve? - pagat, kontributet për sigurimet shoqërore, të ardhurat tjera nga puna, si të ardhura në natyrë. 64. Çka përfshinë të ardhurat e firmave joaksionare? - përfshihen kryesisht të ardhurat e personave të vetëpunësuar ku përfshihen të ardhurat e fermerëve dhe të profesionistëve që ushtrojnë aktivitet privat. 65. Çka përfshin të ardhurat rentore të individëve? - janë të ardhura nga qeraja që i marrin njerëzit nga prona bujqësore dhe jobujqësore banesa, toka. 66. Çka përfshinë fitimet korporative? - paraqesin fitimin e pashpërndarë të korporatave, dividentët dhe taksat mbi fitimin e korporatave. 67. Çka përfshinë interesi neto? - përfshinë diferencën në mes të interesave që marrin individët ose firmat për kapitalin edhe në hua dhe interesave që ato paguajnë, duke përjashtuar interesat e paguara nga qeveria dhe konsumatorët për borxhet përkatëse, përderisa ato nuk lidhen me prodhimin e periudhës së shqyrtuar. 68. Çka janë taksat indirekte mbi firmat e biznesit? - janë të ardhura jofaktoriale sepse shkojnë tek qeveria dhe qeveria nuk konsiderohet si zotërues faktorësh prodhimi. Këtu hyjnë taksat mbi shitjet, taksat mbi pronën dhe akcizat. 69. Cilat janë të ardhurat e transferueshme? - janë të ardhurat nga sigurimet shoqërore, kompensimet për papunësinë, bursat e studentëve. 70. Gjatë llogaritjes së produktit të përgjithshëm ndeshemi edhe me një varg pyetjesh? - si duhët të mbahet parasyesh konsumimi i kapitalit, si duhet të matet vlera e produktit të përgjithshëm me koston e faktorëve apo me çmimin e tregut, si të mbahët parasyesh rivlersimi i stoqeve, si të mbahet parasyesh e ardhura pronësie neto nga jashtë. 71. Çka përfshinë konsumimi i kaptialit (amortizim i kapitalit)? - përfshinë shpenzimet që duhët bërë për zëvendësimin e kapitalit të konsumuar që ndryshe quhet amortizim i kapitalit.
  7. 7. Makroekonomi 7 72. Çka përfshinë llogaritja e vlerës së produktit të përgjithshëm? - përfshihen investimet bruto dhe investimet neto. 73. Kur përfshihen investimet bruto kemi këta tregues? - produkti kombëtar bruto GNP, shpenzimet kombëtare bruto GNE, të ardhurat kombëtare bruto GNI. 74. Kur përfshihen investimet neto kemi këta tregues? - produkti kombëtar neto NNP, shpenzimet kombëtare neto NNE, të ardhurat kombëtare neto NNI. 75. Vlerësimi i shpenzimeve me koston e faktorëve? - produkti kombëtar dhe të ardhurat kombëtare maten me koston e faktorëve, ndërsa shpenzimet kombëtare maten fillimisht me çmimet e tregut. Mirëpo çmimet e tregut janë të shtrembëruara nga taksat indirekte dhe subvencionet: të parat ndikojnë në rritjen e çmimeve të mallrave kurse të dytat në uljen e tyre. 76. Kompetentët e kërkesës agregate? - konsumi, investimet, shpenzimet qeveritare, eksporti neto. 77. Çka shpreh kurba e kërkesës agregate? - shpreh lidhjen midis GDP Real dhe nivelit agregat të çmimeve, duke i mbajtur të pandryshuar faktorët e tjerë influencues. 78. Konsumi? - është komponenti më me peshë i kërkesës agregate dhe ka ndikim të madh si në përmasat ashtu edhe në sjelljen e saj. 79. Investimet? - janë element shumë i ndikueshëm nga faktorë të ndryshëm, pra edhe shumë i ndryshëm, duke ndikuar kështu në masë të madhe në sjelljen e kërkesës agregate. 80. Shpenzimet Qeveritare? - varen drejtpërdrejt nga vendimet e qeverisë dhe objektivat politike të saj. 81. Eksporti Neto? - varet nga të gjithë faktorët që ndikojnë mbi eksportet dhe importet dhe shpesh edhe ndikimin e mjedisit të jashtëm në kërkesën agregate të një vendi. 82. Kurba e kërkesës agregate? - mund të ndërtohët kur kurbës së kërkesës për mallra konsumi i shtojmë kërkesën për investime private, shpenzimet qeveritare dhe eksportin neto. 83. Nëse kemi rritje çmimi apo të kemi efekt zëvendësimi? - nuk do të kemi zëvendësim, mirëpo këtu kemi të bëjmë me një lloj zëvendësimi tjetër. 84. Efekti i bilanceve reale? - nëse çmimi ulet vlera reale e parasë rritet dhe konsumatorët mund të blejnë më shumë mallra dhe shërbime me paratë e tyre. Pra, nga njëra anë, me të njëjtën sasi parash, blejmë më shumë mallra. 85. Efekti i normave të interesit? - kur ngritet niveli i çmimeve, ulet sasia e bilanceve reale monetare, pra konsumatorët do të kenë nevojë për më shumë para, për të blerë mallrat dhe shërbimet që dëshirojnë.
  8. 8. Makroekonomi 8 86. Zhvendosja e kërkesës agregate? - zhvendosja e AD djathtas është si rezultat i rritjes së konsumit autonom, ndërsa niveli i çmimeve mbetet i pandryshueshëm. Rritja e konsumit autonom lidhet drejtpërdrejt me rritjen e popullsisë. 87. Cilët faktorë ndikojnë në zhvendosjen djathtas të kurbës AD? - ndikojnë faktorët si: rritja e investimeve autonome, shpenzimeve qeveritare, eksporteve neto, inflacioni i pritur, fitime të pritura, ofertës monetare si dhe ulja e normave të interesit, vlerës së valutës vendore, taksave dhe pagesave transferuese. 88. Mendimi i Monarkistëve? - si faktorë kryesorë të përcaktimit të kërkesës agregate konsiderojnë ofertën monetare. Sipas tyre kërkesa agregate menaxhohet përmes manipulimit me ofertën monetare. Të tjerë ekonomist rolin kryesor ua japin rrymave të pavarura të shpenzimeve si shpenzime qeveritare, investimet dhe eksportet. 89. Mendimi i Kejnsianëve? - ekonomistët pranojnë se kërkesa agregate ndikohët nga shumë faktorë dhe se periudha të ndryshme përcaktues të frekuencës agregate mund të bëhen faktorë të ndryshueshëm. 90. Kujt i referohët oferta agregate? - i referohët vëllimit total të produktit që prodhuesit janë të gatshëm dhe në gjendje të ofrojnë në treg me nivele të ndryshme çmimesh, në një periudhë të dhënë kohe. 91. Periudhë afatshkurtër makroekonomike? - në kuptimin makroekonomik është ajo periudhë gjatë së cilës me ndryshimin e kërkesës apo ofertës, ndryshojnë çmimet e mallrave dhe shërbimeve por jo edhe pagat. 92. Periudhë afatgjate makroekonomike? - në kuptimin makroekonomik është një periudhë kohe e mjaftueshme që si çmimet ashtu edhe pagat të përshtaten ndaj çdo ndryshimi në kërkesë apo ofertë, kështu që kërkesa dhe oferta barazohen në të gjitha tregjet, si në ato të produkteve ashtu edhe në ato të punës. 93. Oferta agregate në periudha afatshkurtëra? - shpreh lidhjen midis sasisë agregate të mallrave dhe shërbimeve përfundimtare GDP real dhe nivelit të çmimeve, duke i mbajtur faktorët e tjerë konstant. 94. Ekuilibri Makroekonomik? - arrihet atëher kur oferta agregate është e barabartë me kërkesën agregate, d.m.th kur sasia e produktit total real që janë të gatshëm të ofrojnë shitësit me një nivel të dhënë çmimesh, është e barabartë me sasinë e produktit total real që janë të gatshëm të blejnë konsumatorët, firmat, qeveria apo të huajt me këtë nivel çmimesh. 95. Faktorët që ndikojnë në zhvendosjen e kurbës në periudha afatshkurtëra? - tarifa e pagave, çmimet e imputeve materiale, produktiviteti, goditjet e ofertës, pritjet lidhur me inflacionin. 96. Sa modele makroekonomike të ekuilibrit kemi? - modelin klasik dhe modelin kejnsian. 97. Modeli klasik? - sipas klasikëve kurba AD ka pjerrtësi negative kurse kurba AS është e prirur vertikalisht lart.
  9. 9. Makroekonomi 9 Supozojmë një rënie të AD përshkak të rënies së shpenzimeve për investime. 98. Modeli kejnsian? - kejnsianët argumentonin se çmimet dhe pagat në periudha afatshkurtëra janë të ngurtësuara dhe për këtë arsye kurba AS priret lehtësisht për lart djathtas ose është horizontal, për sa kohë që produkti aktual është më i vogël se ai potencial. 99. Qëndrimi klasik? - sipas të cilit politika qeveritare e rritjes së AD çon jo në rritjen e prodhimit, por në rritjen e çmimeve, pra të inflacionit. 100. Qëndrimi kejnsian? - sipas të cilit varësisht nga faza e ciklit në të cilin ndodhet ekonomia, qeveria mund edhe duhet të ndërhyjë, duke ndikuar në rritjen e nivelit të prodhimit në kushtet e një aktiviteti të dobët ekonomik, apo uljen e prodhimit në periudhat ekspansioniste, me inflacion kërcënues. 101. Çka përfaqëson konsumi? - përfaqëson shpenzimet e bëra për blerjen e mallrave prej të cilave nxjerrët dobi në periudhën e tanishme. 102. Çka përfaqëson kursimi? - pjesën tjetër e të ardhurave të disponueshme që nuk shpenzohët për konsum paraqet kursimin. 103. Prirja marxhinale për konsum MPC? - pjerrtësia e kurbës së konsumit shpreh shtesën e konsumit për çdo njësi monetare shtesë të të ardhurave të disponueshme. 104. Prirja marxhinale për kursim MPS? - pjerrtësia e kurbës së kursimit shpreh shtesën e kursimit për çdo njësi monetare shtesë të të ardhurave të disponueshme. 105. Çka paraqet prirja mesatare për kursim? - paraqet raportin në mes të konsumit dhe të ardhurave të disponueshme pra C/YD=APC. 106. Çka nënkuptojmë me funksion jolinear? - nënkuptojmë se me rritjen e të ardhurave të disponueshme konsumi dhe kursimi nuk rriten në mënyrë proporcionale me rritjen e të ardhurave të disponueshme. 107. Çka përfaqëson zgjedhja e konsumatorit? - vija e buxhetit do të varet nga preferencat e tij kohore lidhur me konsumin present dhe atë të ardhshëm. Këto preferenca të konsumatorit mund të shpjegohen me anë të një bashkësie kurbash indiferente. 108. Kur do ta arrij ekuilibrin e vet konsumatori? - do ta rrijë në pikën tangentiale të vijës së buxhetit me kurbën më të lartë të arritshme të indiferencës pra në pikën w. 109. Konsumi varet nga? - pritjet për të ardhurat, çmimet, taksat,etj. Varet edhe nga prirja afatgjatë e të ardhurave, duke i marrë në konsideratë edhe të ardhurat e shkuara dhe ato të ardhshme. 110. Konceptet bazë me të cilat operonte fridmani? - konsumi permanent, të ardhurat permanente, dhe të ardhurat tranzitore.
  10. 10. Makroekonomi 10 111. Sipas hipotezës së të ardhurave permanente? - konsumi permanent, është proporcional me të ardhurat permanente. 112. Konsumi permanent dhe të ardhurat permanente përfaqësojnë? - prirjet afatgjata të konsumit dhe të të ardhurave. 113. Sipas fridmanit të ardhurat aktuale mund të jenë? - më të mëdha ose më të vogla se të ardhurat permanente, dhe diferenca në mes tyre paraqet të ardhurat tranzitore. 114. Çka paraqesin të ardhurat tranzitore? - paraqesin rritjen ose rënien e papritur të të ardhurave që janë të pavarura nga të ardhurat permanente. 115. Çka nënkuptojmë me investime? - çdo shpenzim për blerjen e njdonjë pjese të tokës, të letrave ekzistuese me vlerë. 116. Teoria e akselaratorit? - teoria që lidh investimet me normat e interesit dhe teorinë e përcaktimit të investimeve nga të ardhurat. 117. Çka është norma e interesit? - është njëri ndër faktorët kryesorë që ndikon tek investimet, dhe paraqet koston apo çmimin e kapitalit të marrë hua. 118. Kur është i pranueshëm një investim? - kur përfitimet e pritura nga ky investim kalojnë koston e tij ose të paktën janë të barabartë me të. 119. Pikëpamjet Kejnsiane? - Shteti mund të ketë ndikim në përmasat e produktit aktual të ekuilibrit me anë të ndikimit në elementet e ndryshme të shpenzimeve agregate. 120. Modelet Kejnsiane bazohën në një varg supozimesh? - pagat dhe qmimet supozohen fikse, abstragohen nga tregu i parave, konsumi dhe kursimet, investimet she shpenzimet qeveritare, taksat, eksportet, abstragohet nga rritja ekonomike. 121. Pagat dhe cmimet tek supozimet kejnsiane? - jemi në periudha afatshkurtra dhe cdo ndryshimi të kërkesës, prodhuesit do ti përgjigjen me ndryshimin e sasisë së prodhuar dhe jo me ndryshimin e cmimeve.Nënkupton që ekonomia funksionon në kushtet e përdorimit jo të plotë të burimeve. 122. Sipas modelet të ardhurat-shpenzime, ekuilibri makroekonomik arrihet kur? - Shpenzimet e planifikuara (PE) barazohen me te ardhurat e planifikuara, ose produktin e planifikuar. Ndryshe kjo do te thotë se ekuilibri makroekonomik arrihet kur shpenzimet e planifikuara janë të barabarta me shpenzimet faktike (AE) përderisa këto të fundit janë gjithmonë të barabarta me produktin e planifikuar. 123. Kur janë të barabarta shpenzimet agregate faktike për mallra dhe shërbime përfundimtare me të ardhurat agregate faktike? - janë gjithmonë të barabarta me të ardhurat agregte faktike të faktorëve të prodhimit që i kanë prodhuar këto mallra dhe shërbime dhe të dyja këto janë të barabarta me GDP Real.
  11. 11. Makroekonomi 11 124. A janë gjithmonë të barabarta shpenzimet faktike? nuk janë gjithmonë të barabarta me shpenzimet e planifikuara. Një nga arsyet kryesore të këtij mosbarazimi është ndryshmi i intervalit të firmave. 125. Kur mund të përfundojnë firmat me shtesa? - kur ndryshon interval ii firmave si rezultat i differences midis produktit të prodhuar dhe shpenzimeve, shpenzimet agregate te planifikuara ndryshojne nga shpenzimet agregate faktike. 126. Kerkesa agregate jepet nga barazimi? AD=C+I+G+X-Im ku X=eksporti, Im=importi. 127. Oferta agregate ose të ardhurat totale te planifikuara mund të jepen nga barazimi? - Y=C+S+TA Ku: TA jane taksat prane ekuilibrit do te kishim AD=Y d.m.th C+I+G+X+Im=C+S+TA dhe I+G+X=S+TA+Im 128. Si quhen ndryshe investimet, shpenzimet qeveritare dhe eksportet? Ndryshe quhen hyrje ne levizje ciklike shpenzime-te ardhura. 129. Si quhen ndryshe kursimet, taksat dhe importet? quhen dalje nga kjo levizje ciklike. Ne kete hap te analizes do te leme menjeane shpenzimet qeveritare (G), taksat (TA), eksportet (X) dhe importet (Im). 130. Si do ta merte formen ndryshe barazimi C+I+G+X+Im? I=S 131. Cka shpreh barazimi I=S? shpreh nje kondite te ekuilibrit makroekonomik afatshkurter ne kushtet e supozuara me siper. 132. Analiza e percaktimit te produktit total ne modelin e thjeshte kejnsian? mund të behet edhe ne menyren kursim-investime. Ne ekuiliber kerkesa agregate eshte e barabarte me oferten agregate. 133. Investimet faktike jane te barabarta? Me investimet e planifikuara plus investime e planifikuara. Investimet e paplanifikuara perfaqesojne pikerisht ndryshimet e padeshiruara te invertareve. 134. Niveli i ekuilibrit i produktit total percaktohet? Percaktohet nga pikeprerja e kurbes se shpenzimeve te planifikuara me vijen 45˚. Ne kete pikeprerje sigurohet kushti i ekuilibrit PE=AE d.m.th shpenzimet e planifikuara do te jene te barabarta me shpenzimet faktike pra dhe me GDP Real. Per cdo nivel prodhimi ne te majte te nivelit te ekuilibrit q*, PE>AE dhe GDP do te rritet drejt q*. Per cdo nivel te GDP>q*, PE<AE dhe GDP do te pakesohet derisa te barazohet me q*. 135. A jane te barabarta investimet faktike me kursimet faktike? jane gjithmone te barabarta, ndersa investime te planifikuara bazohen me kursimet e planifikuara vetem ne nivelin e ekuilibrit te produktit te pergjithshem. 136. Cka sherben rritja e inventareve? Sherben si sinjal tek prodhuesit per pakesimin e prodhimit. Stoqet e padeshiruara te inventareve do te eleminohen plotesisht vetem kur prodhimi te kthehet ne nivelin q* te ekuilibrit. 137. Cka quajme Multiplikator? numri qe luan rolin e shumezuesit te efektit fillestar quhet multiplikator.
  12. 12. Makroekonomi 12 138. Si llogaritet multiplikatori? llogariet si raporti i ndryshimit ne GDP Real me ndryshimin ne shpenzimet e pavarura: Multiplikatori=ndryshimi-ne-GDP-real S=ΔY ndryshimi-ne-shpenzimet-e-pavarura ΔA Ku: ΔY perfaqeson ndryshimin ne produktin e pergjithshem, ndersa ΔA perfaqeson ndryshimin ne shpenzimet autonome. 139. Formula e Multiplikatorit? - S= 1 . 1-MPC 140. Ngase varet multiplikatori i investimeve? varet pozitivisht nga prirja marxhinale per konsum. Ai varet pozitivisht eshe nga zgjatja e kohes. Efekti i plote i multiplikatorit kerkon kryerjen e nje numri te pafundem cikle shpenzimesh, te pakten kryerjen e nje numri te madh ciklesh te tilla deri sa efektet e metejme sekondare te jene te pandjeshme. 141. Multiplikatori i periudhes eshte i rendesishem? vecanerisht per politikanet te interesuar per rezultatet e fushatave elektorale. 142. Formula e shpenzimeve te planifikuara? PE=C+I+G 143. Cka tregon multiplikatori i shpenzimeve qeveritare? Tregon se sa rritet GDP si rezultat i rritjes me nje njesi monetare te shpenzimeve qeveritare per mallra dhe sherbime. Ashtu si dhe multiplikatori i shpenzimeve te pavarura ne pergjithesim. Ai do te jepej nga formula Sg= 1 . 1-MPC 144. Cka tregon multiplikatori i taksave? Tregon sesa pakesohet GNP si rezultat i shtimit me nje njesi monetare te taksave. 145. Nga sa pikepamje ndryshon multiplikatori i taksave nga ai i shpenzimeve? Se pari multiplikatori i taksave shreh lidhjen negative midis ndryshimit te taksave dhe ndryshimit ne GNP. Se dyti multiplikatori i taksave eshte me i vogel se multiplikatori i shpenzimeve. Shkaku qendron tek efekti fillestar i ndryshimit te taksave ne shpenzimet per konsum, pra edhe ne GDP. 146. Formula per ta gjetur efektin neto te politikes fiskale? - Sb=Sq-St= 1 - MPC = 1-MPC=1 1-MPC 1-MPC 1-MP 147. Cka quajme paradoks i kursimeve? Kursimet kur nuk perdoren per investime dhe GDP ulet. 148. Cka paraqet paradoksi i kursimeve? Paraqet zvogelimin e GDP-se si rezultat i rritjes se kursimit ne kushtet kur investimet nuk varen nga te ardhurat. 149. Shpenzimet e pergjithshme te planifikuara formula? TPE=C+I+G+Nx
  13. 13. Makroekonomi 13 150. Formula e multiplikatorit te ekonomise se hapur? - So= 1 = 1 . (1-MPC)+MPM MPS+MPM 151. Sipas ekonomisteve modeli i multiplikatorit vuan nga nje varg kufizimesh? Se pari modeli eshte i zbatueshem vetem ne periudha afatshkurtra por nuk eshte gjithmone e lehte te parashikohen efektet e politikave makroekonomike. Se dyti modeli eshte i zbatueshem vetem ne periudha recesioniste. Se treti modeli kejnsian nxjerr jasht analizes problemin e inflacionit. Se katerti modeli i multiplikatorit nuk mban parasyesh influencen e parase ne variablat reale te ekonomise. 152. Cka quajme cikle te biznesit? Levizjet e ekonomise here drejt ngritjes e here drejt renies te treguesve kryesor ekonomik kundrejt nje prirje te pergjithshme ne rritjen ekonomike formojne ato qe quhen ciklet e biznesit. 153. Sa faza te ciklit te biznesit kemi? Kemi kater faza: pika me e larte e ciklit, faza e recesionit, pika me e ulet e ciklit, faza e ekspansionit. 154. Kur eshte moment kyc per te identifikuar nje cikel biznesi? Eshte percaktimi i fazes se recesionit, pra percaktimi i periudhes kur aktiviteti ekonomik eshte ne renie. 155. Kur perfundon periudha recesioniste? Perfundon me arritjen e pikes me te ulet te ciklit te biznesit. Ne kete pike firmat punojne me kapacitete jot e plota dhe niveli i pergjithshem i papunsise arrine nivelin me te larte. 156. Kur perfundon faza e ekspansionit? Perfundon me arritjen e pikes me te larte te ciklit. Ne kete faze ekonomia eshte ne burimin e vet ekonomik. Firmat prodhojne afer ose ne kapacitetet e tyre prodhuese, ata qe kerkojne pune mund te gjejne nje te tille. 157. Teoria monetariste? i shpjegon ciklet e biznesit me ekspansionin apo reduktimin e sasise se parase dhe kreditit. 158. Teoria teknologjike? vendos ne baze te shpjegimit te cikleve te biznesit inovacionet e rendesishme teknologjike. 159. Teoria psikologjike? i shpjegon ciklet e biznesit me optimizmin apo pesimizmin e agjenteve ekonomik. 160. Ne cfare menyre i pershtatet cikli i biznesit analizave te kerkeses agregate dhe ofertes agregate? ekonomia eshte ne nje ekuiliber afatshkurter ne biken B. Me pas le te supozojme se si rezultat i reduktimit te investimeve I, dhe shpenzimeve qeveritare G. do te kemi zhvendosje majtas te kurbes se kerkeses agregate nga AD ne AD`. Me supozimin qe oferta agregate mbetet e pandryshuar, ekonomia do te kaloje ne nje ekuiliber te ri makroekonomik ne piken C. Ne kete pike ekuilibri GDP Real eshte reduktuar nga niveli Q ne Q` dhe niveli i pergjithshem i cmimeve eshte ulur nga P* ne P`. 161. Me cka shprehet lidhja ne mes te produktit dhe papunsise? Shprehet me ligjin e Okunit, sipas te cilit per cdo 2% te renies ne GDP aktual kundrejt GDP
  14. 14. Makroekonomi 14 potencial, norma e papunsise rritet me 1%. 162. Teoria e cikleve reale te biznesit? Sipas kesaj teorie kurba AS eshte vertikale dhe te gjitha ndryshimet qe ndodhin ne GDP real shkaktohen vetem nga goditjet qe peson oferta agregate. 163. Cilat jane teorite e cikleve te biznesit? teoria monetariste, teoria teknologjike, teoria psikologjike, teoria e konsumit te pamjaftueshem. 164. Bashkeveprimi midis akseleratorit dhe multiplikatorit? na ndihmon per te shpjeguar jo vetem forcen e fazave te ciklit te biznesit por edhe periudhat e ktheses gjate levizjes ciklike, d.m.th kalimin nga faza e ekspansionit ne recession dhe e kunderta. 165. Ne periudha afatshkurtra dhe afatgjata gjendja e ekonomise karakterizohet? karakterizohet me njeren nga kater fazat e ciklit kurse ne periudha afatgjata ajo karakterizohet nga tendenca drejt rritjes ekonomike. 166. Si mund ta percaktojme rritjen ekonomike? e percaktojme si nje ekspansion ne GDP potencial ten je vendi. Me fjale te tjera, rritja ekonomike percaktohet si aftesi e ekonomise se nje vendi per te prodhuar gjithnje e me shume mallra e sherbime qe deshirojne konsumatoret 167. Me cka lidhet ngusht rritja ekonomike? lidhet ngusht me standartin e jeteses se popullsise se nje vendi. Nje rritje ne standartin e jeteses se popullsise kerkon medoemos rritjen e prodhimit te mallrave dhe te sherbimeve. 168. Teoria e konsumit te pamjaftueshem? Gjithqka e shpjegon me prirjen per kurim, e cila sjell, si pasoje qe kursimet te jene me te medha se investimet. 169. Ne sa grupe i klasifikojme teorite mbi ciklet e biznesit? teorite eksternale dhe teorite internale. 170. Teorite eksternale? theksojne se jane veprimet e faktoreve te jashtem ato qe shkaktojne ciklet e biznesit. 171. Teorite internale? theksojne se jane veprimet e faktoreve te brendshem ato qe shkaktojne ciklet e biznesit. 172. Ne cka bazohet teoria e cikleve te biznesit? bazohet ne tre premisat: qe nga koha e kejnsit, hartuesit e politikave makroekonomike, kane patur ne duart e tyre instrumentet e stimulimit ose te kontraktimit te ekonomise. Votuesit deshirojne periudha me papunesi te ulet, rritje te shpejte ekonomike dhe inflacion te ulet. Politikanet qe jane ne pushtet deshirojne te rizgjedhen. 173. Si realizohet nje transmetim dhe nje transformim i ciklit te brendshem? mendimi mbizoterues eshte se faktor kryesor i brendshem i ketij procesi jane investimet. Roli i investimeve ne ciklet e biznesit shpjegohet qarte ne teorine mbi bashkeveprimin midis akseleratorit dhe multiplikatorit. 174. Modeli akselerator-multiplikator? ne qoftese rritet prodhimi i makinave qe prodhojne bicikleta, si rezultat i rritjes se kerkeses per investime nga ana e firmes qe prodhon bicikleta. Per shkak te efektit te akseleratorit rritja e
  15. 15. Makroekonomi 15 investimeve e qon, per shkak te veprimit te multiplikatorit ne rritjen e metejshme te te ardhurave e keshtu me radhe. 175. Ne cka jane te bazuara analizat e rritjes ekonomike? bazuar ne prodhimin per fryme te popullsise, kerkojne qe te mbahen parasyesh jo vetem ndryshimet qe ndodhin ne GDP potencial ten je vendi por edhe ndryshimet ne numrin e popullsise se ketij vendi. 176. Funksioni i prodhimit shpreh? Lidhjen reciproke midis sasise se burimeve te perdorura gjate nje periudhe kohe edhe produktit te prodhuar ne te njejten periudhe kohe.” 177. Ne periudha afatshkurtra, funksioni i prodhimit paraqet? Y=f (N,R,K,T) 178. Cka tregon funksioni i prodhimit? Tregon se si ndryshon GDP (Y) si rezultat i ndryshimit te nivelit te punesimit (N) duke qen te dhena vlerat e burimeve natyrore te ekonomise (R), pajisjet capital (K) dhe gjendja e teknologjise (T). 179. Cili eshte faktori kryesor qe percakton produktivitetin e punes? eshte sasia e kapitalit per puntor te perdorur ne procesin e prodhimit. 180. Prodhimi per punetor mund te rritet ne dy menyra? se pari duke rritur raportin kapital pune nga K/N1 ne K/N2, se dyti nepermjet zhvendosjes se gjithe kurbes se funksionit te prodhimit si rezultat i rritjes se eficenses se prodhimit te kapitalit duke mos patur ndryshime ne sasine e punes se perdorur. 181. Burimet kryesore te rritjes ekonomike jane? se pari rritja ne oferten e punes, se dyti nje burim tjeter i rendesishem eshte makinerite, pajisjet etj, se treti permiresimi i tekonologjise. 182. Faktoret qe ndryshojne ne zhvillimin e teknologjise jane? rrisin ne fushen e kerkimeve teknologjike, kapitali. 183. Cka eshte Inflacioni? me inflacion kuptojme ngritjen e vazhdueshme te nivelit te pergjithshem te cmimeve. 184. Me cka matet ndryshimi i niveleve te cmimeve? Norma e inflacionit (t)= niveli i cmimeve (t)- niveli i cmimeve (t-1)x100 Niveli i cmimeve (t-10) Ku t esthe periudha korrente dhe t-1 eshte periudha paraardhese. 185. Deflacioni paraqet? Paraqet renien e cmimeve mesatare nen nivelin e periudhes paraardhese ndryshe deflacioni mund te percaktohet si inflacion negative. 186. Desinflacioni paraqet? paraqet renien e cmimeve mesatare, por duke mbetur mbi nivelin e periudhes paraprake. Gjate periudhave desinflacioniste inflacioni vazhdon te kete vlera positive. 187. Cka shprehin indekset e cmimeve? paraqesin ndryshimin e nivelit te cmimeve. 188. Indeksi i cmimeve te konsumatorit (CPI)?
  16. 16. Makroekonomi 16 mat koston e nje shporte tregu mallrash dhe sherbimesh qe konsumeohen nga nje familje tipike qytetare gjate nje periudhe te cakuar kohe. 189. Per llogaritjen e CPI duhet te kemi parasyesh? Edhe peshat specifike te cdo malli apo sherbimi ne buxhetin e shpenzimeve te konsumatorit. 190. Norma e inflacionit formula? norma e inflacionit = CPI2005 – CPI 2004x100 CPI 2004 191. Indeksi i cmimeve te prodhuesit (PPI)? Ky indeks mat nivelin e cmimeve te shitjes me shumice, pra nivelin e cmimeve ne stadin e prodhimit. 192. Si llogaritet deflator ii GNP? Llogaritet si raport GNP nominal me GDP real, shprehur ne percindje: Deflatori i GNP= GNP Nominalx100 GNP Real 193. Llojet e inflacionit? Inflacion i moderuar, inflacioni galopant, hiperinflacioni. 194. Inflacioni i moderuar? Ky lloj inflacioni ndodh kur niveli i pergjithshem i cmimeve ngrihet ngadal. Ne keto kushte cmimet jane relativisht te qendrueshme dhe njerzit kane besim tek paraja. 195. Inflacioni galopant? Kemi te bejme me kete lloj inflacioni ateher kur niveli mesatar cmimeve fillon te rritet me nje norme dy ose tre shifrore. 196. Hiperinflacioni? Ky lloj inflacioni qe eshte nje virus vdekjeprures per ekonomine ndodh kur niveli i pergjithshem mesatar i cmimeve fillon te rritet shume her co muaj. Situatat e hiperunflacionit jane te rralla. 197. Karakteristikat e hiperinflacionit jane? Se pari shpejtesia e qarkullimit te parase rritet shume shpejt. Ne fund te periudhes se hiperinflacionit ne gjermani parat qarkulluan 30 here me shpejt se sa ne fillim. Se dyti cmimet relative perfshire dhe cmimet e punes behen jashtezakonisht te paqendrueshem. 198. Kostot e inflacionit? jane me pak te dukshme se kostot e papunesise sepse ne nje situate inflacioniste mund te kemi njekohesisht si te humbur ashtu edhe te fituar. Ne nje periudhe inflacioniste jot e gjitha cmimet perfshire ketu edhe pagat ndryshojne ne te njejtin ritem. 199. Cilat jane dy efektet nga inflacioni? 1. Inflacioni qon ne rishperndarjen e pasurise midis klasave ose shtresave te ndryshme te popullsise. 2 inflacioni con ne nje alokim jo eficent te burimeve te prodhimit. 200. Nga se varen kostot e inflacionit? Varen nga karakteri i inflacionit, nese ai eshte i parashikuar apo i paparashikuar. 201. Inflacioni i parashikuar? quhet ajo norme e inflacionit e cila mund te parashikohet nga agjentet ekonomik. 202. Inflacioni i paparashikuar?
  17. 17. Makroekonomi 17 eshte ajo norme e inflacionit e cila i kap agjentet ekonomik ne befasi. 203. Dallimi ne mes te inflacionit te parashikuar dhe te paparashikuar? parate perdoren si mase e vleres ne transaksione te ndryshme. Huamarresit dhe huadhenesit puntoret dhe pundhenesit hartojne kontrata ne tregues vlerore, monetare. Ne keto kushte ne qoftese vlera e parase ndryshon ne menyren te paparashikuar, gjate kohes se zbatimit te kontrates, per shkak te inflacionit. 204. Cka eshte indeksimi? eshte nje teknike e cila lidhe pagesat qe behen nepermjet nje kontrate me nivelin aktual, te cmimeve kjo teknike perdoret per indeksimin e pagave, bursave te studenteve, pensionisteve, me qellim qe te shmanget efekti i inflacionit ne keto kategori pagesash. 205. Me çka matet Inflacioni? - matet me anë të normës së inflacionit. 207. Faktorët që ndikojnë në ofertën agregate? - niveli i çmimeve, kapacitetet prodhuese të firmave, niveli i kostove, etj. 208. Çka përfshinë treguesi i të ardhurave kombëtare? - kompensimin e punonjësve, të ardhurat e firmave joaksionare, të ardhurat rentore të individëve, fitimet korporative, interesi neto, taksat indirekte mbi firmat e biznesit. 209. Konsumi? - është komponenti më me peshë i kërkesës agregate dhe ka ndikim të madh si në përmasat ashtu edhe në sjelljen e saj. 210. Investimet ? janë element shumë i ndikueshëm nga faktorë të ndryshëm, pra edhe shumë i ndryshëm, duke ndikuar kështu në masë të madhe në sjelljen e kërkesës agregate. 211. Efekti i normave të interesit? - kur ngritet niveli i çmimeve, ulet sasia e bilanceve reale monetare, pra konsumatorët do të kenë nevojë për më shumë para, për të blerë mallrat dhe shërbimet që dëshirojnë. 212. Çka është norma e interesit? - është njëri ndër faktorët kryesorë që ndikon tek investimet, dhe paraqet koston apo çmimin e kapitalit të marrë hua.

×