O slideshow foi denunciado.
Utilizamos seu perfil e dados de atividades no LinkedIn para personalizar e exibir anúncios mais relevantes. Altere suas preferências de anúncios quando desejar.

Impiantet Termoteknike, Ngrohje-Ftohje-HVAC

7.239 visualizações

Publicada em

CILESIA E AJRIT NE AMBIENTET E BRENDESHME
Studimi i mirëqënies termike nuk mund te jete i shkeputur nga ajoe e
cilësisë së ajrit në brendësi të ambienteve të rrethuara. Vëzhgimi i
sëmundjeve në dukje (sindroma të ndërtesës së sëmurë) të çuditshme në
kushte të caktuara ka çuar në lindjen e një linje tjetër studimi që i
referohet cilësisë kimike – fizike të ajrit qe, sot njihet si IAQ (Indoor Air Quality-Cilësia e Ajrit të Brendshëm). Materialet përshtatura për ndërtime, mobiljet, gazrat e përdorur në impiante, të gjithë këto prodhojnë substanca avulluese organike ( Volatile Organic Compound, VOC– Përzierje Organike Avulli) që, në përqëndrim të pakontrolluar mund të sjellin sëmundje të natyrave dhe rrezikshmërive të ndryshme.

TREGUESIT E CILËSISE SË AJRIT
PROÇESET PSIKROMETRIKE
RRL
Ngarkesa Ftohëse
CENTRALET FRIGORIFERIKE
Metodat e permasimit te tubave te ajrit

Publicada em: Engenharia
  • Seja o primeiro a comentar

Impiantet Termoteknike, Ngrohje-Ftohje-HVAC

  1. 1. 1 Psikromemetria Ajri që ndodhet në atmosferë dhe që ne thithim për frymëmarrje, përmban një sasi të caktuar avujsh të tejnxehur uji dhe prandaj ai quhet ajër i lagësht. Sikur ajri të mos ishte I tillë, ne do ta kishim të vështirë të mbijetonim. Për të studjuar ajrin e kondicionuar ne duhet të kuptojmë bazat shkencore të përzierjes ajër-avuj uji. Përbërja e ajrit të thatë(në volume) është: Hidrogjen 78.084% Gaze të tjerë 0.003% Oksigjen 20.948% Avull uji Argon 0.934% Pluhur, tym, mikrobe Dyoksid karboni 0.031% Parametrat kryesore që vlerësojnë ajrin e lagur janë: (1) Presioni Shtresa e ajrit mbi tokë formon presionin atmosferike. • Në nivelin e detit 101,325 Pa • lartësinë 2000m, 79,400 Pa (2) Temperaturë Table 1 Lidhja midis shkallëve të ndyshme të temperaturave Temperatura Celcius Kelvin Fahrenheit Rankin Pikën e vlimit 100°C 373.15K 212°F 617.67°R Pikën e ngrirjes 0°C 273.15K 32°F 491.67°R Zero Absolute -273.15°C 0 K -459.67°F 0°R Lagështia Në konditat e presionit atmosferik normal avujt e ujit në ajër ekzistojnë në një presion parcial (të pjesëshem) të ulët dhe mund të konsiderohen si gaz perfekt (ideal). Në këtë mënyrë, ne mund të përdorim për studimin e tyre, ligjet e përzierjeve të gazeve perfekte, siç është ligji i i Gibbs- Dalton-it. Du ke konsideruar me V, volumin e përzierjes ajër-avuj uji në presion p, dhe temperaturë absolute T, dhe duke shënuar presionin parcial të ajrit të thatë me pa, dhe presionin e avujve të ujit me pav, kemi: pa + pav =p (2.1) dhe ma = paV/RaT mav=pavV/RavT (2.2) ku ma dhe mav janë masat e ajrit të thatë dhe të avujve të ujit në përzirje. Ra është konstante specifike e gazit për ajrin e thatë, Rav është konstante specifike e gazit për avujt e tejnxehur të ujit. 1.Përmbajtje e lagështisë ose lagështia specifike, është parametri (d = kg avull uji /kg ajër i thatë), që shpreh raportin sasior të masës së avujve të ujit të ndodhur në ajrin e lagur (përzierje) të një mjedisi ndaj masës së ajrit të thatë, që formon këtë ajër të lagur. a av m m d = (2.3) Duke zëvëndësuar nga ekuacioni (2.1) kemi: aav avav pR pR d = (2.4)
  2. 2. 2 2. Lagështia relative Përmbajtje e lagështisë ose lagështia specifike mat sasinë e avujve të ujit të ndodhur në përzierje por, nuk jep treguesin se sa afër gjëndjes së ngopur (saturuar) është përzierja. Lagështia relative e ajrit është një raport midis masës aktuale të avujve të ujit në një volum të dhënë ajri, dhe masës së avujve të ujit që do të jetë e nevojshme për të arritur gjëndjen e ngopur të ajrit në atë volum për të njëjtën temperaturë. Mund të shprehet gjithashtu si një raport ndërmjet presionit aktual të avujve të ujit dhe presionit të avujve të ujit të saturuar (për të njëjtën temperaturë). ku ms dhe ps janë respektivisht masa dhe presioni parcial i avujve të ujit në gjëndje të ngopur (saturuar). Lagështia relative e ajrit (Φ__) shprehet zakonisht si një përqindje dhe është 0 për ajrin e thatë dhe 100% për ajrin me avuj uji në ngjëdje të ngopur (saturuar). Shumë njërëz ndihen rehat kur lagështira relative është ndërmjet 30 deri ne 70% , prandaj një ajër i kondicionuar zakonisht operon në mënyrë që të mbajë lagështirën relative në ndërmjet vlerave 40 deri ne 50% . Kur ajri është shumë i thatë, lagështira avullon më shpejt nga lëkura e njeriut dhe kjo prodhon një ndjesi te të ftohtit edhe pse temperatura është e kënaqshme. Ajri i thatë, gjithashtu heq lagështirën nga hunda, gryka dhe sytë duke shkaktuar irritimin e tyre. Ndërsa, kur ajri është shumë i lagësht, lagështira nuk mund të avullojë lirisht nga lëkura duke shkaktuar mbinxehje të trupit. Temperatura e termometrit të thatë (tt.th) Temperatura e termometrit të thatë (tt.th) quhet temperatura që mat termometri, bulba e të cilit ndodhet e lirë në ajër, në një mjedis jo nën veprimin e drejtëpërdrejtë të rrezeve të diellit dhe të një lagështie, që shtohet në moment. Temperatura e termometrit të lagur (tt.l) quhet temperatura që mat termometri, bulba e të cilit është mbështjellë me një beze ose pambuk të lagur, e cila ndodhet e lirë në ajër në një mjedis jo nën veprimin e drejtëpërdrejtë të rrezeve të diellit dhe të një lagështie që shtohet në moment. Temperatura e pikës së vesës. Temperature e pikës së vesës quhet temperatura që arrin ajri i lagësht (i ndodhur në një gjëndje të caktuar, tt.th, ), i ftohur me presion kostant deri në gjëndjen e ngopur ( =100%), pra kur fillon kondesimi. Ajo shënohet, tp.v.
  3. 3. 3 Entalpia specifike Në sistemet e ajrit të kondicionuar zakonisht është e mundëshme të neglizhohen ndryshimet e shpejtësisë, dhe kështu proçeset janë proçese të rrjedhjes në të cilat si nxehtësia ose puna e transmetuar jepen me diferencen e entalpive. Nga ligji i Gibbs – Dalton, entalpia I, e përzierjes së ajrit me avullin e ujit jepet nga: Ku: ia dhe iav – janë entalpite specifike të ajrit të thatë dhe avullit të ujit në përzierje. Ështe e zakonshme që entalpia e përzierjes të shprehet për njësi të masës së ajrit të thatë. Kjo entalpi specifike e përzierjes për njësi të masës së ajrit të thatë, i, jepet nga: Duke përcaktuar t = 0oC për të dy, ajrin dhe avullin e ujit, dhe duke supozuar nxehtësinë mesatare specifike, për përzierjen në temperaturë t mund të shkruajmë: i = cp,a t + d {(is,per pav) + cp,av (t – ts)} (2.9) Ku: cp,a, cp,av – janë respektivish nxehtësitë specifike të ajrit të thatë dhe avullit të ujit. Për diapazonin e kushteve të ajrit të kondicionuar mund të tregohet se termi {(is,per pav) – cp,av ts} të ekuacionit (8) është afërsisht 2500 kJ/kg. Si rrjedhim një shprehje e përafruar për entalpin e përzierjes është: i = 1. 005 t + d (2500 + 1.88 t) (2.10) Ku: cp,a = 1.005 kJ/kg K, cp,av = 1.88 kJ/kg K. Ky është një përafrim i vlefshëm kur temperatura t, e përzierjes është e panjohur. Një përafrim më direkt për entalpin ë përzierjes jepet duke marrë entalpin e avullit të ujit të nxehur përafërsisht të barabartë me entalpinë e avullit të saturuar, në temperaturën e përzierjes. Duke iu referuar Ek (2.8) kemi: i = cp,a t + d (is per t) (2.11) t – temperatura e përzierjes Nxehtësia specifike Shpeshherë kërkohet nxehtësia specifike e përzierjes, e cila zakonisht shprehet në funksion të njësisë të masës së ajrit të thatë: cppa = cpa + (mav/ ma) cpav cppa = 1.005 + 1.88d (2.12 Gjatë ngrohjes dhe ftohjes së përzierjes ujë – avull uji, nxehtësia e marrë ose e dhënë jepet me ndryshimin e entalpisë. Në rastet kur nuk ka shtim avulli ose kondesim gjatë proçesit, lagështia specifike mbetet konstante dhe, duke iu referuar Ek[1.29], ndryshimi I entalpisë jepet nga: i1 – i2 = 1.005 (t1 – t2) + 1.88d (t1 – t2) (2.13) duke zëvëndësuar nga ek.(10) shohim për këtë rast: i1 – i2 = cp,pa (t1 – t2) Shënim: Ekuacioni i mësipërm është i vërtetë vetëm kur lagështia specifike është konstante gjatë proçesit. Për zbatim në shërbimet e ndërtesave vlerat normative për cppa janë në kufijtë ; cp,pa – 1.01 – 1.03 kJ/kg K Për zbatime merret shpesh cp,pa mes = 1.02 kJ/kg K Vëllimi specifik Vëllimi specifik shprehet për pjesë të masës së ajrit të thatë. v= V/ma = Ra T/pa Për proçes rrjedhje: ma = V’/v Ku V’ prurja në vëllim e përzieries. Diagrama psikrometrike Diagrama psikrometrike paraqet varësinë e përmbajties së lagështisë kundrejt entalpisë specifike, referuar masës së ajrit të thatë, për ajrin e lagur. Në diagramë aksi i entalpisë është i pjerrët, duke formuar një kënd (180-β) me horizontin (ose β me vertikalen).
  4. 4. 4 Këndi β_ zgjidhet i tillë, që vijat me temperaturë të termometrit të thatë(t.t.th.) kostante të jenë vertikale. Këndi i llogaritur do të jetë β =32,22 ο Për një proçes nga gjëndja 1 në 2. në diagramë, le të jetë këndi i vijës së proçesit me horizontalen θ si në figurën e mësipërme. Ekuacioni për ç’do proçes është : Cotag θ =0.000621(i2-i1)/(d2-d1)-1.587 (*) Diagrama ka pamjen e më poshtëme: 1. CILESIA E AJRIT NE AMBIENTET E BRENDESHME Studimi i mirëqënies termike nuk mund te jete i shkeputur nga ajoe e cilësisë së ajrit në brendësi të ambienteve të rrethuara. Vëzhgimi i sëmundjeve në dukje (sindroma të ndërtesës së sëmurë) të çuditshme në kushte të caktuara ka çuar në lindjen e një linje tjetër studimi që i referohet cilësisë kimike – fizike të ajrit qe, sot njihet si IAQ (Indoor Air Quality-Cilësia e Ajrit të Brendshëm). Materialet e përshtatura për ndërtime, mobiljet, gazrat e përdorur në impiante, të gjithë këto prodhojnë substanca avulluese organike ( Volatile Organic Compound, VOC– Përzierje Organike Avulli) që, në përqëndrim të pakontrolluar mund të sjellin sëmundje të natyrave dhe rrezikshmërive të ndryshme. Pastaj është parë sesi organizmi njerëzor vë një ekuilibër kimik-fizik dhe biologjik me ambientin në të cilin jeton, e ndjen sesi kontrolli i cilësisë së ajrit është pjesë integruese e vetë konceptit të mirëqënies se tij ambientale. Cilat janë substancat ndotëse dhe në ç’sasi të kufizuar mund të jenë të pranueshme! është sot qëllimi thelbësor i IAQ-së. Për ambientet industriale standarti ASHRAE 62/89 thotë “cilësia e ajrit të brendshëm është konsideruar e pranueshme kur së pari në të nuk janë presente ndotës në përqëndrime të dëmshme, së dyti për sa është rënë dakort me autoritetet kompetente dhe kur një përqindje e konsiderueshme njerëzish (80% e sipër) nuk shpreh pakënaqësi ndaj kësaj”. Në këtë përfundim janë dy koncepte të rëndësishme: i pari është që Autoritetet kompetente duhet të kontrollojnë përkufizimet e rrezikshmërisë dhe së dyti është që, kriteri i aplikimit të përkufizimit të pranueshmërisë të jepet nga përqindja minimale e kënaqësive që duhet të kemi për çdo përqëndrim ndotësi. Për kontrollin e cilësisë së ajrit janë ndërthurur shumë procedura si, p.sh filtrimi është një nga këto, por, nuk mund të përfaqësojë karakter absolut për sa i përket kontrollit të të gjithë përbërësve.
  5. 5. 5 1.1 SUBSTANCAT PËRBËRËSE Kriteret e klasifikimit të substancave përbërëse janë të ndryshme dhe në veçanti: Sipas prejardhjes: substancat janë gjeneruar në brendësi në ambiente nga njerëzit, nga proçese kimiko-fizike (p.sh nga avullimi) nga materiale ndërtimi dhe nga mobiljet. Substancat që vijnë nga metabolizmi human janë CO2, erërat e trupit, substanca organike toksike të natyrave të ndryshme te nxjerra nëpërmjet frymëmarrjes, apo nëpërmjet lëkurës. Këtyre ju shtohen tymrat e duhanit, nga djegja e ushqimit, nga produkte kimike të përdorura për pastrim apo për makinat fotokopjuese, printerat,etj. Për më tepër materialet e ndërtimit, janë vetë ato burim i nxjerrjes së substancave të ndotura (gaz radon ne veçanti,..). Substancat ndotëse mund të vijnë edhe nga jashtë nëpërmjet ventilimit (natyral apo mekanik) dhe me hapjen e portave e dritareve. Midis këtyre ndotësve ka CO, Sox, Cox dhe përbërje në formë avujsh organikë (VOC) të natyrave të ndryshme Sipas tipologjisë: mund të jenë gaze ose avuj (CO, CO2, Sox, NOx, VOC, O3, Radon), ndotës biologjikë disa mikroorganizma (myk, baktere, virus, protozoarë,..) ndotës organikë me origjinë nga kafshët apo vexhetariane (pluhur, ..), tym nga duhani apo fije të veçanta, pluhur. Sasitë e ndotësve zakonisht shprehen në ppm (pjesë për milion), mg/m3, g/m3, Bq/m3. Vlerat që tolerohet variojnë shume nga vëndi në vënd dhe shumë shpesh të dhënat e referimit mungojnë. Sipas efekteve që provokojnë: ka tipe të ndryshme efektesh mbi organizmin human. Më të zakonshëm janë efektet shqisore si erërat, efektet fiziologjike si dhimbja e kokës apo lodhja ose nauzea, efekte biologjike si irritimi i lëkurës apo në sy ose edhe reaksione alergjike, efekte të dëmshme dmth. kancerogjene. 1.2 TREGUESIT E CILËSISE SË AJRIT Per disa ndotës mund të gjenden tregues të përshtatshëm të cilësisë së ajrit në ambientet e mbyllura. 1.2.1CO2 DHE BIO-NDIKUESIT Bio-ndikuesit nxirren nga trupi, nëpërmjet aspirimit dhe poreve të lëkurës, të banuesve si në formë gazi ashtu edhe në formë bulëzash shumë të vogla. Prezenca e tyre krijon një ndjesi pakënaqësie dhe bezdi dhe në përqindje të larta mund të kenë pasoja të demshme tek njerëzit. Kjo ndodh pasi prezenca e njeriut është e shoqëruar me frymëmarrjen si rrjedhim me nxjerrjen e CO2 dhe kjo mund të merret si një tregues i prezencës njerëzore. Prurja e CO2 si rrjedhim e aktivitetit metabolik, në kushte normale të mjedisit me aktivitet të ulët metabolik, është dhënë nga relacioni i mëposhtëm: Vco2=17 M Ku: M metabolizmi (në Met) dhe Vco2 në litra në minutë (L/h). Në rast kur kryhet punë e lehtë (zyra, banim) atëherë faktori i proporcionalitetit bëhet 18÷19. Sot tentohet të merret në konsideratë megjithëse i pmjaftueshëm CO2 si tregues I prezencës. Limiti maksimum i tolerancës është prej 1000 ppm. 1.2.2 PRODUKTET E GAZTA: SOx, NOx, CO Janë gazra toksikë dhe irritues dhe vijnë nga avullimi në impiantet e gazit, kuzhinat, sobat me gaz, cigaret. Sox kanë ndikim irritues në aparatin e frymëmarrjes dhe bëhet helmues për përqëndrime më të mëdha se 5 ppm. NO2, provokon shqetësime frymëmarrjeje, veçanërisht tek fëmijët, për përqëndrime më të mëdha se 350 g/m3. Tek të rriturit shkaktohen probleme për sasi më të mëdha se 100 g/m3. CO është shumë toksik sepse ndikon në sasinë e transportit të oksigjenit të hemoglobinës. Rreziku i saj shfaqet për përqëndrime nga 10÷20ppm. Tymi nga duhani përmban, përveç gazrave organikë të natyrave të ndryshme (katran, formaldeid, fenol, NOx, CO2, CO), edhe i veçuar me dimensione përfshirë midis 0.1÷0.3 m. Efektet e tymit janë irritues për sytë dhe për rrugët e frymëmarrjes deri në shkaktimin e vështirësive në frymëmarrje tek qytetarë të ndjeshëm. Është provuar gjithashtu një lidhje e fortë midis tymit të duhanit dhe kancerit të mushkrive.
  6. 6. 6 1.2.3 PËRBËRJE ORGANIKE NË FORMË AVULLI, VOC Nën të ashtuquajturën VOC (Përbërje organike në formë avujsh) hyjnë një numër i madh gazrash me origjinë organike si hidrokarburë aromatikë, klorure, alkane, aldeidë. Në ndërtesat e banimit është përhapur veçanërisht toulene dhe formaldeide në një formë të veçantë të shpërndarë nëpërmjet ajrit (aerosol). Këto komponentë gjenerohen nga përbërje kimike të përdorura në ndërtim ( kollë, bojra, deodorantë, termicidi, tretës për bojrat,...) Prandaj janë prezentë në zyra të mbyllura dhe pak të ventiluara. Disa VOC gjenerohen edhe në proçeset e avullimit, nga tymi i cigareve dhe nga nxjerrjet biologjike organike. Formaldeidi ka efekte irrituese për përqëndrime 2mg/m3 dhe mund të shkaktojë tumor për përqëndrime më të mëdha. Mendohet që VOC mund të jenë një tregues i cilësisë së ajrit siç është CO2 dhe NH3 për biondikuesit. Aktualisht ekzistojnë teknika të përmasave kompleksive të VOC dhe e tregojnë këtë matje me TVOC (total VOC). Ka mospërputhje në rezultatet dhe në të dhënat e mbledhura këto vitet e fundit. 1.2.4 RADONI Radoni është një gaz radioaktiv që emeton pjesëza alfa shumë energjitike dhe që derivon në zinxhirin e dekompozimit të Uranium-it 235 dhe Uranium-it 238. Është prezent në shkëmbinj (veçanërisht tek ato me origjinë vullkanike) dhe në përgjithësi në materialet e ndërtimit, është i rëndë prandaj mbahet i ulët në ambiente. Rrezikshmëria e tij lind nga stacionimi në rrugët e frymëmarrjes dhe si rrjedhim në bombardimin e lokalizuar që mund të çojë në kancerin e mushkrive dhe të fytit. Transporti i radonit bëhet nëpërmjet difuzionit molekular (ligji i Fick) dhe qarkullimit (ligji i Darc-it). Përëndrimi mesatar i Radonit në banesat italiane (sipas një kërkimi të CNR-ENEA të 1994) është prej 77 Bq/m3. 1.2.5 NDOTËSIT BIOLOGJIKË Bëhet fjalë për mikroorganizma të gjallë që janë bakteret, kërpurdhat, spore, virus,.. dhe që gjejnë kushtet e përshtatshme në zona me lagështirë që janë ato që mund të gjenden në impiantet e kondicionimit, në faqet që kanë kondensim sipërfaqësor, lagështia që vjen nga toka,... Rreziku i zhvillimit biologjik mbi një sipërfaqe është aq me i madh sa me e vogël është temperatura e saj sipërfaqësore, është kështu një rrezik më i madh në zonat me klimë të ftohtë aty ku ka sipërfaqe të paizoluara apo jane te pranishme urat termike. Edhe shtimi I presionit të avullit është shkak i formacioneve të kondensuara dhe aq më tepër në qoftë se është në prezencë të burimeve të avullit ka një rrezik të madh për krijimin e myshqeve. Ne impiant kondicionimi zonat me rrezik më të madh janë bakteret e lagështirës dhe të ftohjes, kullat e avullit, lavamanët apo ulluqet e ujit që del nga kondensati apo lagështira, sistemet e filtrimit jo të mirëmbajtura, ..:në këto zona mund të ketë spore Aspergillus apo Penicilium, micotossine të shpërndarë nëpërmjet ajrit, pluhura dhe VOC. Efektet e ndotësve biologjikë janë alergjitë, irritacione të mukozave të faringut dhe bronkiale, dobësi,..Këto simptoma gjenerojnë Sindromën e ndërtesës së sëmurë që, nga të keqinformuarit, ndihmohet nga prezenca e impianteve të kondicionimit jo të mirëmbajtur, dhe me tubacione jo të mira. Realisht ndotësit biologjikë e gjejnë origjinën në një sëri shkaqesh midis të cilëve janë sigurisht, mbajtja e keqe dhe një drejtim jokorrekt të impianteve teknologjik është determinante. PROÇESET PSIKROMETRIKE • Vija e proçesit në dhomë Në verë ajri i kondicionuar hyn në dhomë në gjëndjen 1 dhe largohet në gjëndjen 2, siç tregohet në figurën 1 (a) e (b). Rritja e temperaturës nga t1 në t2 është pasojë e energjisë së marrë nga njërëzit dhe pajisjet, etj, si dhe nga nxehtësia e futur nga rrethimi. Rritja e përmbajtjes së lagështirës (d2- d1) është kryesisht prej lagështisë që avullon nga njërëzit në dhomë dhe lagështia që mund të merret si shtesë e avujveve të pangopur.
  7. 7. 7 fig. 1 Le të jetë ma, masa e ajrit të thatë që hyn dhe del nga dhoma. Le të jetë mw, masa e lagështisë së avullit që hyn në dhomë, në temperaturë tw, dhe le të jetë S, sasia e nxehtësisë së transmetuar në dhomë. Kemi: S + mw (is ne tw) = ma (i2-i1); mw = ma (d2-d1) (1) Pjestojmë me mw të dy anët dhe zëvëndësojmë djathtas mw Për gjëndjen 2, të ajrit në dhomë, vija e proçesit mund të ndërtohet nga pika 2, me pjerrësi të dhënë sipas ekuacionit (2). Temperatura e ajrit që hyn në gjëndjen 1 me masë fikse ma, rritet nga t1 në t2. Termi i nxehtësisë sensibile përdoret për të shprehur ndryshimin e entalpise në mungesë të ndryshimit të përmbajtjes së lagështisë dhe termi nxehtësi latente përdoret për ndryshimin e entalpisë, në sajë të avullimit të avujve të ujit, për temperaturë konstante të termometrit të thatë. Nxehtësia latente plus nxehtësia sensibile e përftuar, njihet si nxehtësia totale e përftuar, dhe matet me ndryshimin e entalpisë së ajrit në dhomë. Duke iu referuar fig 3 (b) nxehtësia sensibile e fituar është : S= ma(ix-i1) = ma Cqpr(t2-t1) (3) Zakonisht nxehtësia latente e përftuar hyn kryesisht prej njërëzve, kështu duke përdorurpërafrimin e entalpisë specifike mund të shkruajmë : Nxehtësia latente e përftuar = ma(d2-d1)(is ne 30 o C) (4) Ku, 30 oC është marrë tempertura e veshjeve trupore të njërëzve dhe nga tabela vlera is në 30 oC është 2255,7 kj/kg. Trupi prodhon djersë,(entalpia iw), dhe nxjerr avuj (ifg) në përputhje me sigurimin e efektit ftohës për të mbajtur konstant temperaturën e trupit. Energjia e prodhuar nga trupi për të siguruar këtë efekt ftohës është e njëjtë me entalpinë e ujit, iw, plus entalpinë e avullimit, ifg, duke dhënë energjinë totale hyrëse në ajrin në dhomë is, në temperaturën e trupit, që u vendos më sipër. Nëse temperatura e një dhome është zakonisht 10 K, më poshtë se temperatura e trupit të njëriut, atëhere proçesi I lagështimit, në sajë të lagështisë së shtuar nga njërëzit, nuk është në të vërtetë në temperaturë kostante. Në temperaturë kostante t kemi: Nxehtësia latente e fituar = ma(d2-d1)( is ne t2). (5) Në një temperaturë normale të dhomës 20 oC, vlera e is=2537,6 kj/kg. Duke përdorur këtë vlerë në vënd të is në 30 oC, marrim një diferencë në nxehtësinë latente të përftuar në më pak se 1%. Duke supozuar se nxehtësia latente e fituar ndodh në temperaturë kostante kemi: L=ma(i2-ix) Nxehtësia totale S + L = ma(ix-i1+i2-ix) = ma(i2-i1) (6)
  8. 8. 8 RRL Në bazë te ekuacionit (9) vlera e RRL jep vlerën e treguesit të konstruktuar në diagramën psikrometrike në harkun e një gjysëmrrethi të posaçëm ose në kufizimin sipër dhe anësor djathtas të vetë diagramës.; kur S/S+L = RRL = 1 nuk ka përftim të nxehtësisë latente dhe θ = 0; kur RRL = 0 nuk ka përftim të nxehtësisë sensibile dhe θ=90o. Konditat e verës për vlerat e treguesit përdorin kuadratin e poshtëm-majtas të gjysëmrrethit. Për të ndërtuar vijën e proçesit në dhomë përfitimet e nxehtësisë sensibile të llogaritur pjestohen me shumën e nxehtësisë sensibile dhe latente të fituar për të dhënë vlerën e RRL, vlera e të cilës gjëndet në kuadrantin e poshtëm-majtas, ku kjo e fundit bashkohet me qëndrën e gjysëmrrethit dhe kështu vija e pjerrët e përfituar transferohet nga treguesi në diagramë duke dhënë vijën e proçesit për konditat e dhomës. Në dimër ka humbje neto të nxehtësisë, në vënd të përfitimit si dhe ka akoma shtim lagështie nga njërëzit e pranishëm. Një vijë proçesi tipike, për një dhomë në dimër, jepet në figurën 4. Në këtë rast S= -ma (i1-ix) Si më parë L = ma(i2-ix) = ma(d2-d1) 2555,7 S+L = ma(i2-i1) Në dimër, S ka zakonisht vlerë negative, ndërsa L pozitive. Pjerrësia e vijës së kushteve të proçesit është tani në kuadratin e sipërm (ose të poshtëm djathtas) të treguesit. Nga diagrama, shihet se vlerat e shënuara në këtë kuadrat janë gjithashtu raporti i nxehtësisë sensibile ndaj nxehtësisë totale të përftuar. Kjo në fakt nuk është kështu. Për të përfituar pjerrësinë nga kuadrati duhet të marrim në konsideratë raportin e humbjeve të nxehtësisë sensibile, me shumën: e nxehtësisë sensibile të humbur dhe nxehtësisë latente të përfituar. D.m.th RRL = (i1-ix)/[(i1-ix)+(i2-ix)] Duke përdorur treguesin s’është e saktë : Vlera e RRL nuk mund të fiksohet saktësisht në rrethin e treguesit po të mos jetë plotësisht e njëjtë me një nga vlerat e dhëna të rrethit; gjithashtu vija mund të pësojë transformime gjatë çvendosjes. • Përzierja adiabatike Proçesi i përzierjes adiabatike tregohet grafikisht në diagramën e figurës 5 Duke zbatuar ekuacionin e bilancit të energjisë (neglizhojmë ∆EK ) dhe kemi: ma1 i1 + ma2 i2 =(ma1+ma2) i3
  9. 9. 9 Shënojmë y = ma1/(ma1+ma2) atëhere : i3 = yi1 + (1-y)i2 Nga ekuacioni i bilancit të masës : d1 ma1+ d2 ma2 = d3(ma1+ ma2) kemi: d3 = yd1+(1-y)d2 Nga këto dy ekuacione nxjerrim : (i2-i3)/(i2-i1) = (d2-d3)/(d2-d1) = y Pra gjëndja e ajrit të përzier 3 shtrihet në vijën e drejtë që bashkon pikat e gjëndjeve 1 e 2 (Fig 5,(b)); vlera më e madhe e y përcakton pikën 3 më afër pikës 1. Shënim Nëse vijat e temperaturës së termometrit të thatë janë shumë afër vertikales, është një përafrim i mirë të shkruajmë : y = (t2-t3)/(t2-t1) gabimi i lejuar në përdorimin e këtij përafrimi është zakonisht më i vogël se leximi I vlerave të entalpisë nga diagrama, veçanërisht kur diferenca e entalpive është e vogël. Proçesi i ngrohjes sensible (e thatë) Proçesi i ngrohjes sensible, ndodh gjatë kalimit të ajrit mbi një sipërfaqe të ngrohtë të thatë, ku temperatura e termometrit të thatë të ajrit rritet dhe përmbajtia e lagështisë (d) qëndron kostante. Sipërfaqa e ngrohtë mund të jetë serpentine (këmbyes nxehtësie) prej tubash brënda të cilëve kalon ujë, ose avull, apo një fluid tjetër. Ngrohja kërkohet në sistemet e ajrit të kondicionuar për mbrojtien nga ngrica (kur ajri është shumë i ftohtë me brymë), para-ngrohje për lagështim dhe pas-ngrohjes për të rregulluar temperaturën e hapësirës, që do të kondicionohet. Proçesi i ftohjes sensible Ftohja është e nevojshme në sistemet e ajrit të kondicionuar për të reduktuar temperaturën e ajrit dhe përmbajtien e lagështisë, veçanërisht në verë kur fitimet e nxehtësisë brënda ndërtesës, bëjnë të nevojshëm kontrollin e të dy parametrave, temperaturës së ajrit dhe lagështisë. Ftohja e ajrit mund të jetë sensible (e thatë) ose e shoqëruar me delagështim (ulje lagështie). Në ftohjen sensible ajri kalon nëpër një serpentine, e cila është ftohur nga uji, ose direkt nga gazi ftohës në temperaturë më të lartë se temperatura e pikës së vesës, ku ajrit i ulët tempertura në dalje pa kondesuar, pra përmbajtja e lagështisë në ajër mbetet kostante.
  10. 10. 10 • De-lagështimi Temperatura e pikës së vesës është përcaktuar si temperatura në të cilën fillon kondensimi i avullit kur ajri ftohet me presion kostant. Për një gjëndje 1 në diagram, pika e vesës është pika V, ku vija horizontale e nisur nga 1 pret kurbën e ngopjes (Fig 8). Përmbajtja e lagështisë së ajrit mund të reduktohet nga ftohja poshtë temperaturës së pikës së vesës tv De-lagështimi mund të realizohet në dy mënyra kryesore: Nga absorbimi fizik duke përdorur ose lëng absorbues ose xhel anidrid silici, klorur litiumi (tretësirë ujore) ose me ftohjen e ajrit poshtë temperaturës së pikës së vesës. Në praktikën inxhinerike të shërbimit e ndërtesave është përdorur kryesisht metoda e fundit. Teorikisht, ftohja e ajrit poshtë temperaturës së pikës së vesës paraqet një proçes të tillë, siç tregohet në 1-V-A, në Fig 8. Në praktikë, ftohja është efekt i një ftohësi me serpentine, ose nga uji i ftohur me sprucim. Ajri ftohet lokalisht poshtë pikës së tij të vesës në sipërfaqen e çdo tubi të serpentines, ose në çdo pikëze uji të sprucuar. Temperatura dhe përmbajtja e lagështirës rrjedhimisht bie në mënyrë të vazhdueshme kur ajri rrjedh nëpër delagështues dhe proçesi kështu ndjek një rrugë të ngjashme me vijën e Bilanci i energjisë dhe i masës për sistemin, mund të bëhet duke iu referuar fig.8(a) dhe (b). Kështu kemi: ψ1 = ma(i1-i2) – mwiw
  11. 11. 11 Për një numër infinit rreshtash të serpentinës Fig 10 (a), ajri do të arrinte në gjëndjen A, por në praktikë ajri i larguar nga serpentina ka gjëndjen 2. Pika A është njohur si pika e vesës së aparatit (PVA), dhe në praktikë matja e pikës së vesës së aparatit merret si temperatura mesatare e sipërfaqes së jashtme të serpentinës. Një proçes delagështimi përcaktohet normalisht ose nga: -Faktori i kontrollit të serpentinës fks= (i1-i2 )/(i1 - iPVA ) -Faktori bajpas i serpentinës β= (i2 - iPVA )/( i1 - iPVA ) Në rastin e delagështimit me sprucim të ujit të ftohtë Fig 8 (b) kondensimi i avujve të ujit në ajër ndodh në sipërfaqen e pikave individuale të ujit dhe temperatura e pikës së vesës së aparatit merret si temperatura mesatare e ujit të sprucuar. Proçesi ndjek vijën e ngjashme, siç tregohet në fig 9 . Gjëndja A është e vetmja e arritshme e ajrit nëse dhoma e sprucimit është infinit e gjatë. Kështu, në praktikë ajri del me gjëndjen 2. Në përdorimin e diagramës është përafrim i mirë i pranueshëm të bashkojmë gjëndjen e pikës 1 me pikën e vesës së aparatit A dhe pastaj të fiksojmë pikën 2 në vijën 1-A duke përdorur faktorin e kontaktit d.m.th Faktori i kontaktit fks = (i1-i2 )/(i1 - iPVA ) ≈ vija 1-2/vija 1-A. Lagështimi a. Me temperaturë të termometrit të lagur kostant. Temperatura e termometrit të lagur specifikohet si temperatura që arrin një rrymë ajri në kontakt adiabatik me një sipërfaqe uji infinit të gjatë. Proçesi që ndodh në këtë rast njihet si saturim(ngopje) adiabatike. Në praktikë, kur ajri kalon në një dhomë të izoluar mirë, që ka një sipërfaqe uji që riplotësohet nga një pompë siç tregohet në diagramën e figurës 9 (a), proçesi përafrohet me vijën e temperaturës së termometrit të lagur, ose me proçesin adiabatik. Proçesi tregohet në diagramën psikrometrike, në fig 9 (b) nga e cila mund të shihet se pjerrësia e vijës me T.T.L kostante është pak më e pjerrët se vija e entalpisë kostante. Duke zbatuar ekuacionin e bilancit të energjisë, kemi: Fig 11 . Lagështimi me t.t.l kostante ma (i2 - i1 ) = ma (d2 - d1 )iw nga i2 - i1 = (d2 - d1 )iw i2 = i1 + (d2 - d1 )iw (16) ku iw është entalpia e ujit në temperaturën e termometrit të lagur në gjëndjen 1. Në një proçes ideal, ajri në dalje duhet të arrijë gjëndjen e pikës A, në temperaturën e termometrit të thatë të barabartë me
  12. 12. 12 temperaturën e termometrit të lagur, Fig11 (b). Efektiviteti i lagështimit (quhet efektiviteti i lagies)mund të përcaktohet nga : Efektiviteti i lagështimit = ( i2 - i1 )/( iA-i1) b. Riqarkullimi me pompë dhe ngrohja Kur përdoret sistemi i riqarkullimit me pompe dhe ngrohës për të ngrohur ujin në temperaturën e dëshiruar Fig 12 (a), proçesi është siç tregohet në fig 12 (b) Rruga e saktë e proçesit varet nga proçesi i transmetimit të nxehtësisë dhe masës. Duke zbatuar ekuacionin e bilancit të energjisë për fig 12 (a) kemi: Q = ma [(i2 - i1 )- (d2 - d1 )iw ] (17) ose duke zbatuar bilancin e energjisë vetëm për dhomën e lagështimit kemi: ma (i2 - i1 ) = mw1 iw1 - mw2 iw2 (18) Ekuacioni i bilancit të masës është : mw1 = mw2 + (d2 - d1 ) ma = mw2 mw Fig 12 (a) e (b) është gjithashtu paraqitja e modelit të kurbës së ftohjes ku objekt është ftohja e ujit në vënd të lagështimit të ajrit. Për një lagështues në të cilin i gjithë ajri që hyn është komplet i avulluar vazhdimisht, mw2 =0 d.m.th mw1 = mw dhe iw1 = is ne tw Nga ekuacioni (18) kemi: ma (i2 - i1 ) = ma (d2 - d1 ) ( is ne tw ) ose i2 - i1 / d2 - d1 = is ne tw (19) Kështu, pjerrësia e vijës në diagram do të varet nga temperatura e ajrit të sprucuar në hyrje. Pjerrësia mund të gjëndet nga ekuacioni (12) c.Lagështimi me avull Analiza e këtij rasti është e njëjtë me rastin e mësipërm për ujin e sprucuar në mënyrë të vazhdueshme dhe i avulluar plotësisht. Ekuacioni (19) do rishkruhej si më poshtë: i2 - i1 / d2 - d1 ≈ is Ku is është entalpia e avullit të injektuar. Siç është treguar më parë për vijë vertikale në diagram raporti i diferencës së entalpisë specifike me diferencën e përmbajties sa lagështisë është 2555,7 kJ/kg ndërsa is për presion atmosferik = 2675,8 kJ/kg kështu proçesi do jetë pothuajse vertikal (lagështim me avull p=patm) Fig 13 Lagështimi me rrymë avull
  13. 13. 1 Proçeset Psikrometrike 1-2 Ngrohje Sensible 1-3 Ftohje Sensible 1-3-4 Ftohje me delagështim 1-5 Lagështim adiabatik
  14. 14. 1 Ngarkesa Ftohëse 4.1 Fitimet e Nxehtësisë dhe Ngarkesa Ftohëse Fitimi e nxehtësisë, është sasia e nxehtësisë që, hynë në hapsirë, ose sasia e nxehtësisë së gjeneruar brënda një hapsire gjatë një intervali kohe. Fitimet e nxehtësisë përbëhen nga dy komponente : 1. Fitimet e nxehtësisë sensibile, të cilat shkaktohen nga ndryshimi i temperaturës. 2. Fitimet e nxehtësisë latente, të cilat shkaktohen nga ndryshimi i përmbajtjes së lagështisë. Fitimet e nxehtësisë sensibile, përbëhen nga këta elementë : 1. Fitimet e nxehtësisë, nga rrezatimi diellor në dritare dhe vetrata : 2. Nxehtësia e trasmetuar nga rrethimet e cila trasmetohet në hapsirë në formën konvektive dhe rezatuese nga sipërfaqa e brendëshme. 3. Nxehtësia convektive dhe rezatuese sensible e nga objektet e brendëshme. Dhe fitimet e nxehtësisë latente të gjeneruara brënda në hapsirë. Ngarkesa ftohëse është sasia e nxehtësisë që, duhet të largohet në konditat e hapsirës për të mbajtur një temperaturë dhe lagështirë relative konstante në këtë hapsirë. Ngarkesa ftohëse është përgjithësishtë e ndryshme nga fitimet e nxehtësisë sepse rezatimi nga sipërfaqet e brendëshme të mureve dhe nga objektet e brendëshme si dhe rezatimi diellor që vjen direktë në hapsirë (dhomë) nga sipërfaqet trasparente dhe të hapura nuk e ngrohin direkt ajrin e brendshëm të hapsirës. Kjo energji në formë rezatimi absorbohet kryesisht nga dyshemeja, muret e brendëshme dhe mobiljet, të cilat të ftohura së pari nga konveksioni, fitojnë një temperaturë më të lartë se ajo e ajrit të dhomës dhe vetëm kur ajri i dhomës e merr këtë energji me konveksion kjo energi, bëhet pjesë e ngarkesës ftohëse. Figura 1 tregon diferencën midis fitimit të nxehtësisë së hapsirës dhe ngarkesës ftohse të saj. Diferenca midis fitimeve të nxehtësisë dhe ngarkesës ftohëse qëndron në faktin se një pjesë e rezatimit diellor rezervohet e akumuluar nga struktura ndërtimore. Ndërsa si ngarkesë ftohëse konvertohet komponentia konvektive e hapsirës në mënyrë të vazhdushme. Figura 1 Diferenca midis fitimit të nxehtësisë së hapsirës dhe ngarkesës ftohse të saj. Karakteristikat akumuluese të nxehtësisë së strukturave formuse të ndërtesës dhe të objekteve të brendëshme përcaktojnë vonesën termike dhe kështu varësinë midis fitimeve të nxehtësisë dhe ngarkesës ftohëse. Për këtë arsye, në një rastë tillë duhet të merren parasysh masa termike(prodhimi i masës me nxehtësinë specifike, mc) e strukturës formuse të ndërtesës si dhë permbajtia e saj. Vonesa termike është mjaftë e rëndësishme në përmasimin e paisjeve ftohëse. Në rast se nuk merret parsysh kjo diferncë mund të përmasohen paisje për ftohje dhe delagështim të mbipërmasuara. Në figurën e më poshtëme (fig. 2) jepet lidhja midis fitimeve të nxehtësisë dhe ngarkesës ftohëse nën efktin e masës së strukturës së ndërtesës. Në figurë është evident diferenca e pikut të fitimeve të nxehtësisë dhe ngarkesës ftohëse, ku diferencë më të madhe ka me ndërtesën me masë të rëndë. Fig.2 Ngarkesa ftohëse reale dhe fitimet e nxehtësisë për ndërteat me konstruksion tëlehtë,mesatare dhe të rëndë
  15. 15. 2 Rrezatimi diellor. Tashmë është bërë e ditur se fitimet më të rëndësishëme të nxehtësisë, për shumicën e ndërtesave moderne, megjithëse jo gjithmonë më të mëdhatë në termin e madhësisë , është fitimi i nxehtësisë nga dielli. Për të kuptuar mënyrën me të cilën dielli ndikon mbi një ndërtesë, së pari është e nevojshme të dimë disa vlerësime mbi parimet e gjeometrisë diellore. Fig. 3 Pamje e rrezatimit diellor. Rrezatimi total diellor që arrin në sipërfaqen e tokës, përbëhet nga dy komponente: rrezatimi direkt dhe rrezatimi i shpërndarë. Nga të lartpërmendurit, afërsisht 3% është ultraviolet, 44% është dritë e dukshme dhe pjesa tjetër është rrezatim infra i kuq. Difuzioni, i njohur nganjëherë si qiell, ose si rrezatim i përhapur, rrjedh nga përvetësimi dhe reflektimi i avujve, i pluhurave etj., në atmosferë. Është në maksimum në qiell të mbuluar me re dhe në minimum në qiell të pastër. Orbita e tokës është eliptike. Temperatura e sipërfaqes së diellit është 6000 oC. Fluksi I nxehtësisë radiante në sipërfaqen e jashtëme të atmosferës së tokës është 2200 W/m2.
  16. 16. 3 Për gjerësinë gjeografike Tirana − Lat. 41°33 − Long. 19°83, vlera e pranuar e intensiteti të rrezatimit të drejtpërdrejtë diellor, në një sipërfaqe horizontale në nivelin e detit (ose rreth 300 m mbi nivelin e detit), do të jetë rreth 1050 W/m² në mesditën e Qershorit, nën qiell të pastër. Përhapja e rrezatimit, e pranuar përgjithësisht në të njëjtën sipërfaqe horizontale, përsëri në mesditën e Qershorit, do të jetë rreth 100 W/m² dhe 300 W/m², përkatësisht për qiell të pastër dhe qiell me re. Intensitetet mbi sipërfaqe, përveç asaj horizontale, do të jenë proporcionale me këndin e pjerrësisë, kënd i cili formohet nga drejtimi i rrezeve të diellit me drejtim pingul me sipërfaqen. Mënyra në të cilën rrezatimi diellor varion gjatë gjithë ditës, për fasadat lindore, jugore dhe perëndimore (stina e verës), është ilustruar në Figurën 6 (a). Vërehet se, derisa lartësia e diellit është e lartë në mesditë, kulmi i intensitetit diellor në fasadën jugore është më i ulët se sa ai në fasadat lindore dhe perëndimore, gjë e cila ndodh edhe në kohën kur lartësia e diellit është më e vogël. Figura 6 (b) është një skicë e ngjashme, por tregon situatën mbizotëruese në secilin prej ekuinokseve, të pranverës ose të vjeshtës: intensiteti i rrezatimit në fasadën jugore në lartësinë 40º gjatë mesditës, tani i tejkalon vlerat maksimale të intensitetit në fasadat lindore dhe perëndimore. Figurën 6 (a). Rrezatimi diellor gjatë gjithë ditës në verë Figurën 6 (b). Rrezatimi diellor gjatë gjithë ditës pranverë/vjeshtë Kur rrezatimi i drejtpërdrejtë dhe ai i shpërndarë bie mbi sipërfaqet e padepërtueshme të një ndërtese, një pjesë pasqyrohet mbrapsht në hapësirë, kurse pjesa më e madhe e tij do të ngrohë sipërfaqen e materialit. Nga kjo komponente e fundit, një pjesë e intensitetit humbet nga ri-rrezatimi në ajrin rrethues, ndërsa pjesa tjetër që mbetet përthithet nga materiali në një shkallë, e cila varet nga natyra dhe ngjyra e sipërfaqes. Për shëmbull një sipërfaqe e zezë jometalike, mund të përvetësojë më shumë se 90% të pjesës së mbetur, ndërsa një sipërfaqe metalike shumë e lustruar do të përvetësojë më pak se 10%. Shumica e materialeve të ndërtesës përthithin një sasi të intensitetit brënda kufirit 50-80%, dhe nga kjo pjesa më e madhe do të transmetohet përmes materialit nga përcjellshmëria me një shpejtësi të caktuar, e cila varet nga vlera, K, e koefiçientit të transmetimit të nxehtësisë (W/m²K). Në rastet kur pjesa formuese e ndërtesës, ka një kapacitet termik të papërfillshëm, siç është rasti i shtresës së hollë të çimentos së palidhur, nxehtësia (rrezatimi) do të kalojë menjëherë, por kur ndërtesa ka një masë termike (mc) me rëndësi, do të kemi vonesë të transmetimit. Kur materiali i ka të dyja, edhe trashësinë e mjaftueshme edhe masën termike të rëndë, kjo kohë e vonesës së transmetimit do të zgjatet përtej shtrirjes së rrezatimit diellor, i cili bie mbi material gjatë pjesës më të hershme të ditës dhe nuk mundet të depërtojë në faqen e brendshme edhe derisa sipërfaqja e jashtme bie në hije.
  17. 17. 4 Atëherë, nga kjo gjendje e veçantë mund të ndodhë që nxehtësia e akumuluar në strukturën e ndërtesës të qarkullojë në të dy drejtimet, brënda dhe jashtë ndërtesës. Në disa raste, madje nga fasadat lindore drejt atyre jugore, të cilat ndodhen përgjithësisht të ekspozuara ndaj diellit më herët gjatë ditës. Si rrjedhim siç do të vlerësohet, diferenca ndërmjet temperaturës së ajrit të jashtëm (t aj ) dhe të ajrit të brendshëm (t ab ), nuk do t’a paraqesë situatën siç duhet, derisa temperatura e materialit në sipërfaqen e jashtme të rritet nga nxehtësia e përvetësuar, siç është përmendur më lart. Një metodë e përshtatshme, por e përafërt, që merret me këtë situatë, është përdorimi i konceptit të temperaturës diell-ajër (t d −a ), një gradë hipotetike e cila merr parasysh jo vetëm temperaturën e ajrit të jashtëm, por edhe fitimet e saj, të cilat përfaqësojnë rritjen e përshtatshme në efektet e rrezatimit diellor. −H rrezatimi globale [W/m²] : koefiçenti i absorbimit të faqes së jashtëme të murit -he : koefiçenti reflektimit të faqes së jashtëme të murit [W/m²°C] -te : temperatura e jashtëme në hije [°C] -tp : temperatura e sipërfaqes së jashtëme të murit [°C] Energjia diellore e absorbuar rezulton a.H(W/m2) dhe fluksi termike që hynë në mure është i barabartë me: a·H - he (tp - te) Ndërsa tas paraqet temperaturën fiktive që përcaktohet nga barazimi: he (tas - tp) = a·H - he (tp - te) Nga ku: pra Fitimet e nxehtësisë diellore përmes xhamave.
  18. 18. 5 Dritaret janë pa dyshim rruga më rëndësishme prej të cilave nxehtësia diellore hyn në një ndërtesë, sepse kjo hyrje është pa kohë vonese. Megjithatë nuk është për të thënë se efekti është i menjëhershëm duke qënë se varet nga natyra dhe masa e strukturës së brendshme, orenditë shtëpiake, qilimat dhe sende të tjera. Pa dyshim, xhami ka karakteristika unike për sa kohë transmetimi i nxehtësisë është I lidhur me transmetime të ndryshme në gjatësi vale të ndryshme: xhami është, për më tepër, realisht i papërshkueshëm ndaj rrezatimit nga çdo burim që e ka temperaturën e sipërfaqes më pak se rreth 250ºC. Kur një sipërfaqe xhami është e ekspozuar ndaj diellit, një pjesë e ndodhisë totale të rrezatimit do të reflektohet, një pjesë do të transmetohet përmes materialit dhe pjesa tjetër do të absorbohet nga ai (materiali) siç tregohet në fig. e mëposhtëme. Ky shëmbull i thjeshtë i transmetimit të nxehtësisë pështjellohet nga ri- rrezatimi i jashtëm dhe nga emetime të tjera në të dy drejtimet, me përfytyrimin që rezultati final është tërësisht në proçes kompleks. Duke përdorur pajisje të kontrollit diellor në xhama reduktohet komponentja e transmetimit të nxehtësisë, duke rritur një nga dy komponentet: absorbimin ose reflektimin; një variacion i tipeve të ndryshme të kontrollit të rrezatimit diellor është treguar më poshtë në fig.8 fig.8 Llogaritja e ngarkesës ftohëse a. Fitimet e nxehtësisë, nga rrezatimi diellor në dritare dhe vetrata Fitimet e nxehtësisë nga rrezatimi diellor në dritare dhe vetrata llogaritet me formulën: Q = (Rad. diell. Mujor.) x (Sip. Vetrate) x (FCR1) x (FCR2) x (FCR3) (1) Ku : Vlera e rrezatimit diellor max. mujor jepet në tabela në fuksion të gjërësisë gjeografike mer muaj të ndryshëm të vitit dhe orjentime të ndryshme gjeografike. Meqënse Shqipëria ndodhet në zonën gjeografike 390 – 420 me poshtme jepen të dhënat e rrezatimit diellor për gjërësise gjeografike 400, për dritare me xhamë të thjeshtë, me kornizë druri. Tab. 1 Rezatimi diellor max. mujor për mungesë ,mjergullimi, në nivelin e detit dhe temperaturë të pikës së vesës 19.50C
  19. 19. 6 FCR1, FCR2, FCR3 -janë faktorë korrigjimi ndaj rrezatimit diellor për shkakë lloit të dritares, hijezimit dhe faktori akumulimit. Tab.2 Vlerat e korrigjimit të FCR1 për tipe kornizë metalike, mjergullim, altitude të ndryshme dhe pikë vese të ndryshme. Tab. 3 Vlerat e faktorit korrigjues FCR2 për tipe të ndryshme dritaresh dhe vetratash në kushte të ndryshme hijezimi Në tabelën e mëposhtëme jepen vlerat e koefiçentit FCR3 që mer parasysh faktorin e akumulimit për tipe të ndryshme dritaresh dhe për një periudhë të caktuar funksionimi të impiantit të ajrit të kondicionuar (në tabelën e mëposhtëme funksionimi 12 orë)
  20. 20. 7 b. Nxehtësia e fituar me trasmetim (dt) nga dritare dhe vetrata. Q = K x S x T (2) Ku : k- koefiçenti trasmetimit të nxehtësisë së lloit të dritares ose vetrates, W/m2K S- syprina e sipërfaqes së dritares/vetrates, m2 T- Diferenca e temperaturës së jashtëme projektuese dhe asaj të brendëshme projektuese, gradë K b. Trasmetimi i nxehtësisë nga strukturat ndërtimore (Opake) Trasmetimi i nxehtësisë në strukturat opake siç u shpjegua më sipër është rezultat i dy faktorve trasmetimit të nxehtësisë nga diferenca e temperaturave të jashtëme dhe të brendëshme si dhe nga rezatimi diellor në sipërfaqen e jashtme të ndërtesës. Formula që merr parsysh këta dy faktorë është si më poshtë: Q = K x S x Tequiv Ku: k- koefiçenti trasmetimit të nxehtësisë së strukturës opake, W/m2K S- syprina e sipërfaqes strukturës opake, m2 Tequiv është diferenca e temperaturave ekuivalente efekti i të cilës merr parasysh variacionin ciklik të temperaturës gjatë ditës ecurinë ditore të temperaturës së jashtëme, karakteristikat inerciale dhe rrethimet vëllimore të mjedisit të kondicionimit që, i referohen peshës për m2, kg/m2 Vlerat e Tequiv, për murë dhe çati me ngjyrë gri në orjentime dhe peshë specifike të ndryshme, janë dhënë në tabelën e mëposhtëme për orë të ndryshme ditore dhe latidue 40° Tab. 4 Tequiv Vlerat e tabelës së mësipërme i referohen temperaturës së jashtme 34 °C dhe të temperaturës së brendëshme 26 °C, ecuri ditore e temperaturës së jashtëme 11 °C, relativuar muajit korrik. Për kushte të ndryshme nga sa më sipër bëhen korrigjime si më poshtë: Për ecuri ditore e temperaturës së jashtëme 11 °C, por për Ta.j. – Ta.b të ndryshme nga 8 °C korrigjimi do jetë: Ku: Ta.b -temperatura e brendshme Ta.j. temperatura e ajrit të jashtëm .
  21. 21. 8 Për çdo + 1 gradë të ecurisë ditore e temperaturës së jashtëme 11 °C zbritet me 0.5 °C vlera e dalë nga (1) Për çdo -1 gradë të ecurisë ditore e temperaturës së jashtëme 11 °C rritet me 0.5 °C vlera e dalë nga (1) Për çati me ngjyrë gri dhe për të njëjtat kondita si tabela e mësipërme vlera e Tequiv. Jepen te tabelën e më poshtëme: Per dysheme te mbeshtetura ne toke ose mbi bodrum zbatohen formulat llogaritse te trasmetimit te nxehtesise pa rrezatim. 4. Nxehtesia convektive dhe rezatuese sensible e nga objektet e brendeshme Ne praktiken impiantistike shpesh duhet te perdoret faktori I njekohshmerise se pranise se njerzve ne nje mjedis te kondicionuar. Futja e nje faktori te tille motivohet nga fakti qe eshte e veshtire qe te ndodhe per aktivitete te ndryshme fizike ne rastin me te ndodhur te jete numri max. i kapacitetit te atij aktiviteti. Ne tabelen e me poshteme jepen vlerat e disa objekteve me te perhapura ne perdorim. b) Fitimet e nxehtësisë sensibile, nga ndriçimi : Ne llampat inkandeshente rreth 10% te energjise se absorbuar trasformohet ne energji luminoze ndersa pjesa tjeter jepet ne mjedis (rreth
  22. 22. 9 80%) me rrezatim dhe (10%) me konveksion. Kjo nxehtesi absorbohet nga strukturat ndertimore, muret ,dyert , dyshemet e tj. Kjo energji termike kontribon ne ngarkesen ftohese edhe kur dritat jane fikur si energji e emetuar nga strukturat qe e kane perfituar me pare kete energji. Llampat fluoreshente trasformojne ne energji luminoze rreth 25% te energjise elektrike se absorbuar ndersa rreth 25% e kembejne me rrezatim dhe 50 % me konveksion dhe percjellshmeri. Per llogaritje sa me siper perdoret vlera orjentuese e ngarkese se ndricimit 12 W/m2 , vlere e cila mund te rritet deri 20 W/m2 kur ka te dhena me te precizuara.. Ku : qndr - ngarkesa termike mga ndricimi referuar siperfaqes se dyshemese (Sdy) e cila merret (12 ÷ 20) W/m² c) Fitimet e nxehtësisë sensibile, nga makineritë. Kur ne mjeset e brendeshme per kondicionim pervec ndricimit ka dhe makineri zyrtare si fotokokopje, kompiuter, printer etj.., ngarkesa termike duhet te merre parasyh shtesen per vlera 20 - 25 W/m2 qe mund te arrije deri ne 40- 45 W/m2 ne rastet kur ka nje densitet te konsiderushem numrash kompiuterash apo fotokopjesh. 5.Fitimet e nxehtësisë sensibile, nga infiltrimi i ajrit :
  23. 23. 10 c) fitimet e nxehtësisë latente, nga sipërfaqet e lagura ,Qsl. Hapi tjetër është përcaktimi i sasisë së ajrit të nevojshëm, për kondicionim. Fitimet e nxehtësisë sensibile në një mjedis të caktuar, rritin temperaturën e mjedisit. Kështu për të ulur këtë temperaturë, duhet dërguar domosdoshmërisht ajër me temperaturë të ulët. Meqënëse, fitimet e nxehtësisë latente nuk ndikojnë në rritjen e temperaturës, ato nuk merren parasysh në llogaritjen e sasisë së ajrit për kondicionim, prandaj sasinë e ajrit, e llogaritim nga fitimet e nxehtësisë sensibile. Fitimet e nxehtësisë latente mund të merren parasysh vetëm atëherë, kur kemi ambjente me basene uji (pishina). Sistemet e ajrit të kondicionuar Egzistojnë një numër i konsiderushëm sistemesh të ajrit të kondicionuar, por për të kuptuar bazat e funksionimit dhe përdorimit të tyre ne mund ti ndajmë në dy kategori kryesore: 1. Sisteme një-zonale, në të cilën futen ato sisteme që sigurojnë një palë parametrash të kërkuar të ajrit të kondicionuar, pra kondicionojnë një zonë të vetëme. 2. Sisteme shumë –zonale, në të cilën futen ato sisteme që sigurojnë disa grupe parametrash të ndryshëm të kërkuara nga disa zona me ngarkesa sensible, ose latente të ndryshme të ajrit të kondicionuar, pra kondicionojnë disa zona. Sisteme nje-zonale mund të jenë ; • Me 100% ajër të freskët. • Me riqarkullim të pjesshëm. Sistemet një-zonale me 100% ajër të freskët Këto siteme përdoren kur kërkohet sasi ajri ventilues siç është rasti i përdorimit të ajrit primar(shpjegohet më tej), ose kur nuk lejohet riqarkullimi i ajrit në ndërtesa speciale siç janë spitalet, për të mos përhapur infeksionet. Funksinimi dhe ndertimi i sitemeve të ajrit të kondicionuar për funksionin veror dhe dimëror do të shpjegohen të shoqëruara me skemën e sistemit së bashku me ciklin e ndërtuar në diagramë psikrometrike. Funksionimi Veror Për funksionimin veror proçedura projektuese do të jetë sipas kësaj radhe: • Percaktohen konditat e brendëshme e dhomës, R, • Sipas fitimeve sensible dhe latente të llogaritura përcaktohet, RRL1 • Në diagramë psikrometrike vendoset kondita e brendëshme e dhomës, R, së bashku me vijën e proçesit në dhomë • Përcaktohet kondita e dhënies së ajrit, S, (së bashku me sasinë e ajrit kondicionues) • Në diagramë psikrometrike vendoset kondita e jashtme projektuese, J, Nga konditat e ajrit në diagramë shihet se ajri me kondita, j, të vijë në konditat e dhënies së ajrit në dhomë ,S, duhet të ftohet dhe të delagështohet që, bën të nevojshme përdorimin një serpentine (këmbyes nxehtësie) ftohëse me delagështim. Proçesi i serpentinës ftohëse mund të presë vijën ngopjes vetëm në PVA2 të tij, pra nuk mund të bashkohet pika J me
  24. 24. 11 atë S. Për të përfituar pikën B përdoren koefiçenti i faktorit të kontaktit të serpentinës si dhe njohja e përmbajties së lagështisë së pikës C (e njëjtë me pikën B) dhe i pikës J. Proçesi i ftohjes JBC ndërtohet në diagramë. Siç shihet nga diagrama kondita e ajrit të larguar nga serpentina ftohëse, B, është me temperaturë më të ulët se ajo e dhënies së ajrit S, gjë që, kërkon një serpentinë ngrohëse e quajtur pas-ngrohës, për të ngrohur ajrin nga B në S. Në praktikë rritja e temperaturës e realizuar me pas- ngrohës mund të përfshihet nga fitimet e nxehtësisë në tuba dhe ventilator (kur nuk është më shumë se 2 K). fig.1 Sistemet një-zonale me 100% ajër të freskët; funksionimi Veror Sipas proçeseve psikrometrike, tashmë të plotësuara, ngarkesa termike e serpentinës ftohëse jepet me: ( F a j B ) Q = m h − h (1.1) Ngarkesa e serpentinës ftohëse, QF, mund të kompozohet nga ngarkesat pjesore të më poshtëme: Ngarkesa e ajrit të freskët: ngarkesa e dhomës (fitimet totale të nxehtësisë): Siç shihet nga zbërthimi i ngarkesës ftohëse të serpentinës, ngarkesa e impiantit nuk përballon vetëm fitimet e nxehtësisë që, veprojnë në hapsirën e ajrit të kondicionuar por, edhe ngarkesën e nevojshme për ringrohjen e ajrit, si dhe ftohjen dhe delagështimin e ajrit të jashtëm. Për një projektim energjetik me efiçensë, inxhinieri duhet të përputhë sa më shumë ngarkesën e impiantit me ngarkesën e fitimeve të nxehtsisë së hapsirës që kondicionohet, por kjo kërkesë realisht varet nga tipi i sistemit që, do përdoret. Në këtë rastë pasi është përcaktuar ngarkesa e dhomës qëllimi i mëtejshëm duhet të tentojë në përdorimin e sasisë min. për ventilim si dhe të ngarkesës min.të pas-ngrohjes.
  25. 25. 12 Funksioni Dimëror Funksionimi në konditat projektuese dimërore do të shrytëzojë sistemin tashmë të projektuar për funksionim veror, meqënse do të përdoret i njëjti impiant kondicionimi. Konditat e ajrit të kondicionuar në dimër kanë humbje të nxehtësisë sensible, QS, dhe fitime të nxehtsisë latente, QL. Meqënse sitemi është me volum ajri konstant (VAC), ku sasia e ajrit për kondicionim është përcaktuar nga konditat e funksionimit veror, temperatura e ajrit dhënës në dhomë jepet nga shprehja: (1.5) Duke ju referuar fig.2 proçedura e projektimit të ciklit të funksionimit dimëror është e ngjashme me atë verorë. • Në diagramë psikrometrike vendoset kondita e brendëshme e dhomës, R; bashku me vijën e proçesit në dhomë RRL; • Përcaktohet kondita e dhënies së ajrit, S ,mbi vijën e RRL; • Në diagramë psikrometrike vendoset kondita e jashtme projektuese, J; Konditat e ajrit në diagramë tregojnë se ajri nga gjëndja J për të ardhur në gjëndjen S është e nevojshme të ngrohet dhe të lagështohet. Duke shfrytëzuar egzistencën e pasngrohësit në sistem, ndërtojmë nga gjëndja S proçesin e ngrohjes sensible. Nga diagrama shihet se ajri duhet ngrohur dhe lagështuar nga J në B. Për të realizuar këtë sistemi mund të projektohet me një nga këto dy mënyra: • ngrohje sensible e ndjekur nga një lagështim adiabatik; • ngrohje sensible e ndjekur nga një lagështim me avull; Sitemi me përdorim të lagështuesit adiabatik Duke ndjekur fig.2 dhe duke marë parsysh koefiçentin e faktorit te kontaktit, β, të serpentinës ftohëse me sprucim të përfshirë në këtë sistem: • ndërtohet proçesi i ngrohjes sensible nga pika J; • sipas vijës me ttl (temperatura e termometrit të lagur) konstant, ndërtohet segmenti ABC me kushtin : nga ku të gjitha konditat janë të njohura përveç dC . Tani proçeset psikrometrike janë plotësuara, dhe kështu ngarkesa e para- ngrohësit jepet: (1.6) Ngarkesa termike e pas ngrohësit jepet: Funksionimi i impiantit gjatë gjithë vitit Kur konditat e ajrit të jashtëm ndryshojnë, ndryshojnë gjithashtu dhe fitimet e nxehtsisë së dhomës, për pasojë është e nevojshme të rregullohen dhëniet termike të serpentinave ngrohse dhe ftohëse. Sitemi i kompletuar me kontrollet së bashku me përmledhjen e funksionimit sipas hartës së konditave të jashtëme tregohet në fig.3 Termostati dhomës B3, kontrollon dhënien (temperaturën) e pas ngrohësit për të ndryshuar temperaturën e ajrit dhënës në perputhje me fitimet e
  26. 26. 13 nxehtësisë sensible të dhomës. Termostati i termometrit të thatë F, kontrollon dhënien (temperaturën) e serpentinës ftohse dhe parangrohësit për të kontrolluar përmbajtien e lagështisë së ajrit dhënës dhe kështu lagështinë e dhomës. Meqënse ajri i larguar nga ftohësi është në gjëndje të afërt me vijën e ngopjes (përmbajtien e lagështisë së kësaj kondite ajri është përmbajtia e lagështisë së ajrit dhënës), kjo metodë e kontrollit të lagështisë njihet si kontroll i pikës së vesës. Sitemi do të funksionojë në mënyrë të kënaqëshme me lagështuesin në funksionin gjithë vjetor, nëse me ujin i sprucuar në serpentinën ftohëse, do të ndodhë delagështimi. Por që, të mund të kursehet kosto e energjisë së pompës lagështuesi duhet të stakohet nga sensori B5 kur, nuk kërkohet lagështim. fig.3 Sistemet një-zonale me 100% ajër të freskët; funksionimi gjithë vjetor Sitemi me përdorim të lagështuesit me avull Për të realizuar përmbajtien e lagështisë së ajrit dhënës sistemi përdor lagështies me injektim avulli në rrymën e ajrit. Duke ju referuar fig.4 shohim se ajri duhet ti ngrihet temperatura në parangrohës që të mund të shtohet lagështia nën vijën e ngopjes. Në diagramën psikrometrike : Tani proçeset psikrometrike janë plotësuara, dhe kështu ngarkesa e parangrohësit jepet:
  27. 27. 14 fig.4 Sistemet një-zonale me 100% ajër të freskët; funksionimi dimëror me lagështues avulli Funksionimi i impiantit gjithë vitin Kur në sistem përdorim lagështues adiabatik është e nevojshme të rregullohet dalja (output) e serpentinës ngrohëse, lagështuesit dhe serpentinës ftohëse. Sitemi I kompletuar me kontrollet, së bashku me përmbledhjen e funksioneve të tij sipas hartës së konditave të jashtëme jepet në fig.5. Sistemi i kontrollit vepron si më poshtë. Termostati TR kontrollon daljen (temperaturën) e pasë-ngrohësit për të variuar temperaturën e ajrit dhënës në përputhje me fitimet e nxehtësisë sensible në dhomë. Termostati i termometrit të thatë, T1, kontrollon daljet (temperaturën) e serpentinës parangrohëse dhe ftohëse në vijim. Ky termostat është tani vetëm pjesërisht kontrollues I pikës së vesës, së serpentina ftohëse delagështon kur, temperatura e pikës së vesës së ajrit të jashtëm është mbi vlerën e konditave të kontrolluara midis serpentinës dhe ventilatorit. Për pjesën tjetër të periudhës vjetore kur, temperatura e termometrit të thatë është më e lartë se ajo e konditave të kontrollit tB, serpentina mund funksionojë në proçes ftohje sensible, ndërsa regullatori i lagështisë (humidostati) rregullon dhënien e lagështuesit të avullit, për të mbajtur lagështinë e dhomës. fig. 5 Funksionimi i impiantit gjithë vitin Sistemet me riqarkullim ajri Riqarkullimi i ajrit nuk lejohet në disa ndërtësa të veçanta siç janë spitalet ku riqarkullimi mund të përhapë infeksionet. Për shumicën e ndërtesave riqarkullimi është i pranueshëm edhe si rezultat i kursimeve të konsiderushme të energjisë. Përfitimet e përdorimit të riqarkullimit janë si më poshtë: reduktojnë ngarkesën ftohëse në verë; pika e vesës së aparatit më e lartë që mund të përdoret sjellë kursime të mëtejshme të kostos së prodhimit te të ftohtit; reduktojnë ngarkesën ngrohëse në dimër; lagështim më i vogël i nevojshëm në dimër, që mund të eleminohet fare në disa raste. Sistemi me përqindje fikse të ajrit të jashtëm
  28. 28. 15 Funksionimi veror Përqindja e ajrit të jashtëm zakonisht përcaktohet nga kërkesa për ajër të freskët. Për ndërtim e ciklit veror përdoret enjëjta proçedurë si në rastin e 100% ajër i freskët me dryshim se proçesi i ftohjes me delagështim është MB (M pika e përzirjes së ajrit të jashtëm me atë riqarkullues) si në fig.6. Po kështu për ciklin dimëror përdoret e njëjta proçedurë duke shtuar proçesin e përzierjes së rrymave (pika M) dhe proçesi i lagështimit do jetë MB (fig.7) Fig.7 Çentral i trajtimit të ajrit(një zonal) 1 damferi i marrjes së ajrit të jashtëm, 2 filtër, 5 seksioni i përzirjes dhe i largimit të ajrit , 7 seksioni I trajtimit të ajrit, 8 bateria e parangrohjes, 9 bateria e ftohjes, 11 lagështues(adiabatik)i, 12 ndarësi I pikave të ujit, 13 bateria e pasngrohjes, 14 seksioni i ventilimit, 17 damferi i largimit jashtë, 18 damferi I riqarkullimit.
  29. 29. 16 Fig. 8 Skema ilustrative e një impianti i qëndror të trajtimit të ajrit (sistem një zonal) te instaluar në një teater SISTEMET MULTI –ZONALE Sisteme mullti-zonale konsiderohet nje ssistem kur nje central I vetem I trajtimit ajrit I sherben me shume se nje zone te nderteses. Sistemet multi zonale mund te lasifikohen ne nje numer menyrash, por nje nga me te perdorshmet eshte ajo qe I referohet fluidit ftohes.Ky grup I sistemeve eshte si me poshte: Sistemet Ajer-ajer ose I gjithi ajer- ku hyjne ato sisteme ku ajri pregatitet ne central dhe qe nuk ka asnje lloj tubi uji ne cdo zone. Ajer/Uje - ku hyjne ato sisteme ku nje sasi ajri e caktuar qe, kenaq kerkesat per ajer te fresket dhe ngarkesat latente per cdo zone, pregatitet ne central dhe qe perballimi I ngarkesave sensible per cdo zone arrihet nga prania e ne to e serpentines ftohese/ngrohese te furnizuara me uje te ftohte.ngrohte nga tubacinet e ujit. Uje /Uje ose I gjithi uje- ku hyjne ato sisteme ku nje sasi ajri e caktuar nga ventilimi natyral per cdo zone, dhe qe perballimi I ngarkesave sensible per cdo zone arrihet nga prania e ne to e serpentines ftohese/ngrohese te furnizuara me uje te ftohte/ngrohte nga tubacinet e ujit.Nje sistem I tille eshte ai me “fan coil”. Sisteme te unitare-keto sisteme nuk kerkojne impant central ajri. Cikli I impiantit ftohes dhe paisjes se trajtimit te ajrit jane kombinuar ne nje paisje te veteme.shumica e ketyre sistemeve nuk mund klasivikohen strikte ne multi zonale pasi cdo zone ka paisjen e vete te pa varura nga zonat e tjera dhje ben dhe nje perparesi te ketyre sistemeve). Ky sistem eshte me shume I perahtatshem per ndertesa qe kane ngarkese ftohse dhe ngrohese afersishte te njejte per pjesen me te rendesishme te vitit. SISTEMET E AJERIT TE KONDICIONUAR AJER AJER Ne keto sisteme i gjithe ajri trajtohet ne kondicionerin qendror dhe nuk ka asnje lloj tubi uji ne zonat e ajrit te kondicionuar. Kto sisteme mund te klasifikohen si me poshte: sistemet me vellim ajri variabel -ku temperatura e ajrit ushqyes mbahet konstante dhe sasia volumetrike e ajrit ushqyes reduktohet sipas renies se ngarkeses termike sensible. Sistemet me dy kanale ajri -ku sasia volumetrike e ajrit ne tuba eshte konstante dhe temperatira e ajrit ushqyes te nevojshem per çdo dhome arrihet nga perzierja e dy rrymave te ajrit nga dy kanalet. Sistemet kat inxehte / kati i ftohte - te ngjashem me ato me dy kanale por perzierja behet ne paisjet per cdo dhome. sistemet e ringrohjes zonale - me ringrohsa te veçante per çdo dhome. Sistemet me ringrohje terminale Nje sistem tipik i ringrohjes terminale tregohet ne fig.2.1
  30. 30. 17 Figura 2.1 Sistem i ringrohjes terminale Figura 2.2 Ciklet verore te sistemit me ringrohje terminale Ajri i trajtuar ne kondicionerin qendror parashikohet per gjendjen me zakonshme te ajrit ushqyes per disa zona. Termostatet e çdo dhome me tej rregullojne temperaturen e ajrit ushqyes duke takuar e stakuar ringrohsit sipas ngarkeses termike sensible. Ne figurat 2.2 (a) tregohet cikli projektues veror per impiantin per gjendje mesatare te ajrit ushqyes S dhe gjendje mesatare te ajrit te kthimit R. Sistemet me ringrohje terminale sigurojne nje kontroll te mire te temperatures dhe te lageshtise. Per rastine projektimit veror eshte e mundeshme te projektohet per te njejten lageshti ne çdo zone ,siç tregohet ne fig.2.2(b), por kjo eshte e kushtushme ne lidhje me ringrohjen dhe tubacionet (diferanca e temperatures se ajrit ushqyes-dhome eshte e ulet dhe si rezultat rritet sasia e rrymes se ajrit). Prandaj eshte me normale te lejohet pak variacin i lageshtise, siç tregohet ne fig.2.2 (c). Per rastin e projektimit veror egziston gjithmon te pakten nje zone e cila nuk ka nevoje per ringrohje. Cikli dimeror tregohet ne fig.2.3. Ne fig. 2.3 (a) tregohet cikli me i thjeshte i mundshem pa parangrohes dhe lageshtues. Ne fig. 2.3 (b) tregohet cikli me parangrohes dhe me lageshtues avulli per te gjithe impiantin. Proceset psikrometrike per zonat e veçanta tregohet ne fig.2.3 (c). Ne dimer lageshtia e çdo dhome pergjithesisht nuk jane te njejta. Ne shqyrtimin e dy cikleve te fig.2.3 (a) dhe fig.2.3 (b), demosrtohet, se raporti I riqarkullimit (JM/RM) dhe fitimet latente te dhomes dote percaktojne se cili cikel eshte I pershtashem per nje perdorim te caktuar. Si nje alternative e lageshtuesit qendror, lageshtuesit me avull individual mund te jene te pershtashem per tu sherbyer çdo dhome. Figura 2.3 Ciklet dimerore te sistemit me ringrohje terminale Ne fig.2.2 tregohen ringrohesit prane hapsires qe kondicionohet. Perparesite e kesaj jane se mund te perdoren tubacionet e degezuara dhe instalimet e kontrollit jane te shkurtra, qe japin nje pergjigje te shpejte ndaj ndryshimeve te ngarkeses. Disavantazhet jane se duhet qe tubat e ujit te ngrohte te shtrihen perreth nderteses (ose te perdoren ringrohes elektrik qe kane kosto me te larte ne perdorim). Proceset psikrometrioke jane te njete ne se ringrohesit jane vendosor ne impiantin qendror. Kjo ka perparesine se zvogelon koston e tubacioneve dhe reziqet nga demtimet e ujit. Dizavantazhet jane se duhet te egzistojne tubacione ajri te veçanta per çdo dhome, gje qe rrit gjatesine e tyre dhe koston e instalimeve te kontrollit Sistemet me dy kanale Keto sisteme perdoren kur : kerkohet sasi relativisht e madhe ajri per ventilim kontroll automatik i hapsirave te vecanta ose variacione te ngarkeses se dhomes, te cilat bejne te pa mundur zonimin. nuk mund te perdoren rrjeti i tubave te ujit. nuk kerkohet kontrolli i lageshtise. Skema e nje sistemi te tille tregohet ne fig.3.1. Impianti qendror I perpunimit te ajrit furnizon me ajer te ftohte dhe te ngrohte nepermjet dy sitemeve te vecanta te tubave te ajrit ne bokset(kutite) perzierjes, te cilat sherbejne per dhoma dhe zona individuale.
  31. 31. 18 fig. 3.1 Sistemi me dy kanale ajri ,skema Pjeset kryesore te impiantit jane: • sitemei I kontrollit te dafrave • ventilatori I furnizimit, • bateria(k.nx.) ftohse dhe tubi ftohte, • bateria ngrohese dhe tubi ngrohte. Bateria ftohse dhe kontrolli I damfrave kontrollohen ne seguence per siguruar temperaturen e tubit te ftohte. Damferat e moduluar parashikojne free-cooling. Bateria(k.nx.) ngrohse siguron temperaturen e tubit te ngrohte. Dhoma perzierse Dhoma perzierse ka destinacin per te perzier sasi proporcionale te ajrit te ftohte dhe te ngrohte ne perputhje me temperaturen e duhur ne dhome duke mbajtur sasi konstate te prurjes se ajrit ne te sipas ngarkeses termike. Dhomat perzierse projektohen per nje aplikim te caktuar p.sh. te montuar nen dritare ose nen tavan te varur .Nje dhome perzierse mund te perdoret per disa difuzore ajri sic tregohet ne fig.
  32. 32. 19 Fuksionimi veror Dhoma R per te perballuar fitimet e nxehtesise proj. merr te gjithe ajrin e saj nga kanali I ftohte dhe ajri ushqyes eshte ne temperaturen minimale.Nese fitimet e nxehtesise reduktohenen nga vlera maksimale, athere futet ajer nga kanali i ngrohte duke reduktuar sasine e ajrit nga kanali i ftohte dhe keshtu rritet temperatura e ajrit ushqyes. fig. 3.2 Proceset psikrometrike te sistemit me dy kanale ajri ,funksioni veror J perzihet me ate riqarkullues R dhe jep ajrin e perzier M. Meqense nuk punon ngrohesi i ajrit, ajri pas tij ka gjendjen M=H .Temperatura e ajrit ne kanalin e ftohte ne piken B kontrollohet nga termostati T1 per te dhene procesian e serpentines ftohese MB. Gjendja e pikes C merret nga fitimi i nxehtesise ne kanale. Ajri me gjendje C perzihet me ajer me gjendje M per te prodhuar gjendje te ndryshme ajri ne dhomen e perzierjes. Per dhomen 1 me fitime te medha te nxehtsise sensible gjendja S1 eshte e afert me ate C dhe vija e procesit te dhomes do jete S1R1. Per dhomen 2 qe ka fitime te nxehtesise sensible te vogla gjendja S2 eshte e afert me ate M dhe vija e procesit te dhomes eshte S2R2.
  33. 33. 20 Ngarkesa ftohse projektuese jepet nga ekuacionin: Cikli Dimeror Cikli tipik dimeror tregohet ne fig.3.3 Bateria ftohese ne kete rast eshte e stakuar dhe tubi I ftohte me temperature B eshte gjendja ajrit te perzier M .Ngrohesi tani funksionon dhe ka gjendje H. Ajri me gjendje H perzihet me ajer me gjendje M, per te prodhuar gjendje te ndyshme ajri ne dhomen e perzierjes. Per dhomen 1 me humbje te nxehtsise sensible gjendja S1, dhe vija e procesit te dhomes do jete S1R1. Per dhomen 2 qe ka fitime te nxehtesise sensible gjendja S2, dhe vija e procesit te dhomes eshte S2R2. fig. 3.3 Proceset psikrometrike te sistemit me dy kanale ajri ,funksioni dimeror 4.Sistemet me vellim ajri variabel , VAV Sitemet e volumit te ajrit variabel(VAV) jane sisteme ku, temperatura e ajrit ushqyes mbahet konstante dhe sasia volumetrike e ajrit ushqyes reduktohet sipas renies se ngarkeses termike sensible. Sitemet e volumit te ajrit variabel jane bere mjaft me te perdorshme ne vitet e fundit krahasuar me sistemet me volum ajri konstant duke pasur nje permase impianti me te vogel dhe potencial per te kursyr energji. Arsyeja per kete eshte se sasia totale e ajrit te dhene nga ventilatori e cila trajton te gjite fitimet e nxehtesise te nderteses ne menyre te vazhdushme kur, keto fitime reduktohen, reduktohet dhe sasia e ajrtit si dhe nuk perdoret ringrohja zonale nga sistemi I ringrohjes. Sitemi me I thjeshte eshte ai perdorimit vetem ftohje. I perdorshem ne: ne zonen e brendeshme te planit te nderteses, ku nuk kerkohet ngrohje ne dimer. Per zonen perimetrale ku, ftohja shtohet ne nje ndertese ekzistuese ne te cilen ka nje sitem ngrohje indipedent. Nje sitem tipik VAV tregohet ne fig.4.1 Sitemi funksionon ne menyre te ngjashme si fuksionimi i impiantit gjithe vjetor nje zonal me serpentinen ftohese, kontrollin e damfrave dhe ngrohesit te kontrolluare ne vijshmeri nga termostati T1.Termostati T3 ne baze te konditave te ajrit te jashtem ndryshone sistenin e damfrave D1,D2,D3). Kur kerkohet te mbahet nje minimum sasie ajri per ventilim, kontrollori Pv3, vepron ne damferat duke mare parasysh dhe leximin e termostatit T1.
  34. 34. 21 Sasia e ajrit ne njesine terminale kontrollohet nga termostati I dhomes T2. Zakonisht njesite terminale punojne me persion(minimum) statik te tubit , keshtu kur drejtuasja mbyllet per te reduktuar ngarkesen ftohse te dhomes, presioni ne tubin e dergimit do te rritet. Sensori i presionit statik Ps, me pare se te lejoje te punoje njesine terminale ne kete presion te rritur, ne te njejten kohe vepron per te reduktuar sasine e ajrit perdorur nga ventilatori duke rujtur presionin baze ne tub, gjithashtu njekohsishte reduktohet edhe energjia e perdorur. Njesia terminale Egzistojne tipe te ndryshpe paisjesh terminale per sistemet VAV nje nga te cilat tregohet ne figuren e me popshteme. Ne njesine terminale sasia e ajrit reduktohet sipas ndikimit te drejtuses se rrymes brenda paisjes ne funksion te temperatures se matur nga termostati I dhomes. Shpejtesia e ajrit rregullohet dhe hedhja ne dhome varion ne sipas sasise ajrit. Fig4.2 .njesi terminale VAV Funksioni Veror Cikli psikrometrik per funksionin veror per dy dhoma reespektive jepet ne fig.4.3 Termostati ,T1, kontrollon temperaturen ne piken B. Dhoma 1 karakterizohet nga koeficent i RRL te vogel (fitme lageshtie te vogla), ndersa dhoma 2 ka koeficent te RRL relativisht te larte (fitme lageshtie te larta) . Keshtu lageshtia mund te ndryshoje ne cdo dhome individualisht. Ndersa gjendja e ajrit te riqarkulluar R, eshte nje mesatare e dy gjendjeve. Fig4.3 .Proceset psikrometrike per Sistem VAV-funksionimi veror Funksioni Dimeror Cikli psikrometrik per funksionin dimeror per dy dhomat reespektive jepet ne fig. 4.4. Njesite terminale tani perfshijne dhe ngrohesit per ngrohjen dimerore. Serpentina ftohse eshte e stakuar, pra gjendja B eshte M dhe kontrollohet nga termostati T1 duke moduluar damferat.Te dyja
  35. 35. 22 dhomat kane humbje sensible te nxehtesise te thuajse te njejte por, Dhoma 1 ka fitime latente te larta qe, karakterizohet nga koeficent I RRL te madh e shprehur kjo me vijen SR1, ndersa dhoma 2 ka fitime latente te ulta koeficent te RRL relativisht te ulet e shprehur me vijen SR2. Keshtu lageshtia mund te ndryshoje ne cdo dhome individualisht. Ndersa gjendja e ajrit te riqarkulluar R, eshte nje mesatare e dy gjendjeve. Fig4.3 .Proceset psikrometrike per Sistem VAV -funksionimi dimeror Sitemet Ajer- Uje Kur nuk kerkohet nje nderim i larte i sasise se ajrit per ventilim dhe kontroll I levizjes se ajrit, perdoren sistemet ajer- uje. Sistemet ajer-uje perfshijne nje perzirje te ajrit te kondicionuar paraprakisht me ajrin e dhomes ne hapsiren qe kondicionohet. Krahasuar me ajrin, uji ka aftesi mbartese te nxehtesise shume me te larte, nepermjet tubave te ujit qe trasportojne ujin e ftohte ose te ngrohte ne rrjeta te centralizuar ne cdo hapsire qe kondicionohet ku trajtohet me ajer lokalisht duke reduktuar keshtu hapsiren qe zene ne ndertese. Nje sasi ajri e caktuar qe, kenaq kerkesat per ajer te fresket dhe ngarkesat latente per cdo zone pregatitet ne nje central ajri primar (ajeri i jashtem trajtohet ne nje central trajtimi ajri, ftohje me delageshtim, apo ngrohje dhe lageshtim), e shperndahet ne cdo paisje terminale (ose hidhet direkte ne dhome), te cilat qarkullojne dhe ajer sekondar nga dhoma ne serpentina ftohese/ngrohese, te furnizuara me uje te ftohte/ngrohte nga tubacinet e ujit. Ne sistemet ajer uje bejne pjese dy nengrupe sistemesh: a) Sistemi me paisje me induksion te trajtimit te ajrit b) Sitemet me “fan coil” Sistemi me paisje me induksion te trajtimit te ajrit Impianti qendror i kondicionimit (centrali i trajtimit te ajrit) pergatit ajer te kondicionuar (primar) dhe e dergon me tuba me shpejtesi te larte (10- 20 m/s) ne paisjet induktive, ne dhoma. Gjithashtu nga impianti qendror i ujit furnizohen serpentinat e paisjeve induktive me uje te ftohte ose te ngrohte. Ajri primar duke kaluar ne dhomen e induktit te paisjes, nepermjet nje hundeze, indukton ajer sekondar nga dhoma I cili pasi ka kaluar ne serpentinen ftohese ose ngrohese, perzihet mes tyre, duku dhene ajrin e kondicionuar te dhomes.. Ne figuren 9.29 eshte paraqitur skematikisht nje paisje klasike induktive e trajtimit te ajrit, Fig. 9.29 Pajisje me induksion te trajtimit te ajrit Fig. 9.29 Pajisje me induksion te trajtimit te ajrit
  36. 36. 23 Fig. 9.30 sitem me induksion Paisjet induktive kane presion pune ne hyrje te hundezes 250 Pa, Damferi ben rregullimin e sasise se ajrit primar dhe presionin e hundezes, ndersa tempertura mbahet nga termostati I dhomes duke rregulluar prurjen e ujit neprmjet veprimit te valvoles dy-kalimshe ne paisje induktive. Sistemi i furnizimit me uje te ftohte dhe te ngrohte i paisjeve induktive mund te jete: • Sistem dy-tubesh i ndryshushem, qe perfaqeson nje çift tubash (dergim- kthim), qe perdoren per ujin e ftohte ne vere dhe per ujin e ngrohte ne dimer. Te pershtatshme per klime kontinentale me diference te theksuar midis dimrit dhe veres. • Sistem dy-tubesh i pandryshushem, qe perfaqeson nje çift tubash (dergim-kthim), qe perdoren vetem per ujin e ftohte ne vere dhe per ngrohjen ne dimer vetem ajri primar. • Sistemet kater-tubesh - perfaqesojne çifte te veçanta tubash per ujin e ftohte dhe per ujin e ngrohte te pershtashme per klima me ndryshim te bute vjetor. Kane kosto kapitale te larte dhe kontroll me te mire se sistemet dy-tubesh te pandryshueshem. Perparesite: hapesira te vogla per tuba nga diametri i vogel i tyre, kosto te ulet ne perdorim, kontroll individual dhome, shume te pershtateshme per skema ndertesash te modeluara. Funksioni Veror Fig.5.3 Proceset psikrometrike ne sistemin me induksion,funksionimi veror
  37. 37. 24 Funksioni dimeror fig.5.4 Proceset psikrometrike ne sistemin me induksion,funksionimi dimeror Konstruksion i vecante i paisjeve me induksion (SPILOTAIR). Fig. 9.30 Pajisje me induksion te trajtimit te ajrit (SPILOTAIR) Fig. 9.31 Skeme e aplikimit te pajisjeve me induksion te trajtimit te ajrit (SPILOTAIR) Sistemi ajer uje me paisjet ventilator-kembyes (Fan-Coil) te trajtimit te ajrit. Sitemet me Fan Coil jane te ngjashme me ato me induksion, ndryshimimi baze eshte perdorimi I ventilatorit per qarkullimin e ajrit sekondar ne vend te hundezes. “Fan Coil” ose paisje ventilator-kembyese jane paisje terminale te nje sistemi ajer-uje te ajrit te. Ato jane te perbera nga nje ose dy bateri ngrohje/ftohje, ventilatori, filtri i ajrit, si edhe nga nje seri aksesoresh opsionale si, rezistenca elektrike per integrim, etj. Ato mund te vendosen si ne dysheme ashtu edhe ne tavan, te dukshem ose brenda tavaneve te varura. Fig. 9.32 Pajisjet Fan Coil te trajtimit te ajrit Fan coil me ventilator tangencial
  38. 38. 25 Fig. 9.33 Fancoil me ventilator tangencial; 3 serpentine,; 4 vaskete kondesati; 5 ventilatori tangencial; 6 filter; 10 shkarkues kondesati; 14 lidhjet me serpentinen Fan coil me ventilator centrifugal Fig.9.34 Fan Coil vertikal me ventilator centrifugal.1 serpentina standart;2 vaskete kondesati;3 ventilator;4 filter; 5 grila e riqarkullimit; 6 grila e dhenies; 7 Kaseta mobiluese; 9 shkarkuesi I kondenses;11 vaskete ndihmse kondesati; 12 serpentine ngrohese Fig.9.35 Fan Coil horizontal me ventilator centrifugal Paisjet ventilator-kembyes (Fan-Coil) egzistojne edhe si paisje terminale te trajtimit te ajrit me module te komponueshme, qe dedikohen per trajtimin e ajrit ne ambjente residenciale, tregetare ose industriale te permasave te medha. Mund te instalohen si vertikalisht edhe horizontalisht, me ose pa kanale ajri. Fig.9.36 Paisje fan coil me module te komponueshme Perdorimi i ketyre paisjeve ne sistemet e ajrit te kondicionuar mund te aplikohet ne disa skema: Fan Coil ne dysheme dhe ajer primar me difuzor dhenese nga tavani (ajer i fresket i trajtuar paraprakisht ne nje central trajtimi ajri);
  39. 39. 26 Fig.9.37 skema dhe proceset psikrometrike per fan coil dysheme ajer primar nga tavani ; funksionimi veror Fig.9.38 Skema dhe proceset psikrometrike per fan coil dysheme ajer primar nga tavani ; funksionimi dimeror Sic shihet nga proceset psikrometrike verore serpentina e fan coilit kryen proces ftohje sensible pra nuk kondenson, gje qe duhet pasur parasysh ne parametrat projektues te rrjetit te ujit te ftohte qe furnizon serpentinene fan coilit. Fan Coil i vendosur ne tavan dhe ajer primar qe futet ne Fan Coil dhe perzihet me ajrin riqarkullues ne pjesen e pasme te paisjes;
  40. 40. 27 (a) (b) Fig.9.39 Skema dhe proceset psikrometrike per fan coil ne tavane ajer primar nga tavani ;a funksionimi veror; b funksioni dimeror Sic shihet nga proceset psikrometrike verore perseri edhe ne kete raste serpentina e fan coilit kryen proces ftohje sensible, pra nuk kondenson, gje qe duhet pasur parasysh ne parametrat projektues te rrjetit te ujit te ftohte qe furnizon serpentinene fan coilit. Fan Coil ne dysheme me ajer primar nen dysheme; Kjo skeme eshte e njejte nga pikpaja funsionale dhe nga proceset psikrometrike ,si fan coil ne tavane me ajer primar ne fan coil, ndryshon vetem pozicioni I fan coilit I vendosur ne dysheme dhe ajri primar vjen nga poshte dyshemes me tuba ajri. Fan Coil ne dysheme me pjeserisht ajer te fresket te jashtem; Fig.40 Fan Coil ne dysheme ose tavan pa ajer primar ose ajer te fresket nga jashte. Sistemi i furnizimit me uje i paisjeve Fan Coil mund te jete: - Sistem dy-tubesh, ku paisjet Fan Coil lidhen me çift tubash (dergim-kthim), qe perdoren per ujin e ftohte(∆t=5 0C) ne vere dhe per ujin e ngrohte(∆t=5-10 0C) ne dimer te prodhuar nga paisja e jashtme e impiantit. Jane te pershtateshme per klime kontinentale, me diference te theksuar midis dimrit dhe veres. E pa pershtashme per klime me ndryshim te bute si psh ne vende te tilla si Britania e Madhe. Fig. Sistem dy-tubesh
  41. 41. 28 Sistemet kater-tubesh, ku perdoren dy cifte te veçanta tubash per ujin e ftohte dhe per ujin e ngrohte, te pershtashme per klime me ndryshim te bute. Jane sisteme me te shtrenjte, por me kontroll me fleksibel per perdorim ne klimat e buta. Fig. Sistem kater-tubesh Perparesite: fleksibel, projektim jo i veshtire, kontroll te mire te parametrave te ajrit te kondicionuar Mangesite: nevoja per furnizim shtese per ajer te fresket, kullim e largim kondesati nga çdo paisje dhe parashikim i veçante per delageshtim. Perdorimi: zyra, dhoma hoteli, shkolla, banesa luksoze. Fig. 9.41 Skeme e aplikimit te pajisjeve Fan Coil ne cdo ambjent te kombinuar me ajer primar nga lart, I prodhuar nga nje central trajtimi ajri Sistemet e ftohjes radiante(me rrezatim) Sitemet e ftohjes radiante (FR) konsistojne ne nje sisperfaqe te ftohte dhe nje sistem shperndarje ajri primar. Sistemet e ftohjes FR per te ftohur nje siperfaqe, perdorin rezatimin me vale te gjate (infra te kuqe) duke bere te mundur keshtu largimin e nxehtesise se padeshirushme nga hapsira konkrete dhe nepermjet sistemit te ajrit primar mbajne cilesine dhe lageshtine e ajrit te brendshem ne kondita te pranueshme. Sistemet e ftohjes FR kontribojne ne perballimin e ngarkeses termike sensible ndersa sistemi I ajrit primar kontribon ne kontrollin e lageshtise se brendeshme dhe ventilimin. Meqense rezatimi nga nje siperfaqe e ftohte krijon ftohje me rrezatim, sistemet FR krijojne nje komfort me te larte se te gjitha llojet e tjera te sistemeve te ajrit te kondicionuar.
  42. 42. 29 Fig. 1 Sitemet e ftohjes radiante (FR) Me ftohjen radiante ,trupi human emeton enrgji termike me rrezatim me siperfaqet me te ftohta per-rreth tij keshtu truri human indodhur me afer tavanit ndihen nje nivel me te larte komforti per nje temperature me te larte te ajrit se sa ndodh ne sistemet konvektive te ajrit te kondicionuar. Per te shpjeguar kete efekt eshte ilustruar shembulli me imazhin termik te topit te pingpong-ut. Siperfaqia qe eshte perballe tavanit eshte me e ftohte se sa pjeset e tjera te mjedisit. Duke imagjinuar qe kjo(siprfaqe) eshte koka humane dhe pjesa tejter e ketij imazhi,trupi human tregon qe njerzit emetojne nje sasi te madhe te nxehtesise nepermjet trupit. Nga rezatimi I nxehtesise prej kokes ne siperfaqet e ftohta, temperatura e ndier eshte me e vogel se temperatura efektive e matur. Fig.2 Imazhi termik I Ping-pong -ut Si per cdo sitem i ajrit te kondicionuar dhe ne kete rast energjia e nevojshme per ftohje varet drejteperdrejte nga ngarkesa termike ne dhome. Nje faktor i rendesishem per kete eshte temperatura e deshiruar e dhomes. Eshte e qarte qe per te mbajtur temperaturen 25 0C ne vend te 23 0C perdore me pak energji. Ne ftohjen radiante tavanore dhe ndjenen e komfortit human rritja e tmperatures efektive eshte nje perparesi e dukshme. Me poshte jepen konditat optimale te temperatures se ajrit per sistemin me rrezatim dhe ate me konveksion.
  43. 43. 30 Konditat optimale te komfortit Meqense sistemet FR e mund te perdorin siper siperfaqe te medhaja per kembim nxehtesise (zakonisht siperfaqet rezatuese zene pjesen kryesosore te tavaneve ose mureve vertikale te hapsires qe i sherbejne), temperatura e ujit ftohes duhet te jete pake grade me e ulet se temperatura e dhomes. Kjo diference e vogel e temperatures ben te mundur te perdoren pompat e nxehtesise(ne funksionin ftohje) direkt ose me kembyes nxehtesie uji, me koeficent ftohje (COP) shume te larte, qe per me teper redukton ngarkesen elektrike te konsumuar ne ndertese. Vetite termike te ujit i lejojne sitemet FR te largojne nje sasi te dhene nxehtesie nga ndertesa duke perdorur me pak se 25% energjise transportuese te nevojshme per te larguar te njejten sasi nxehtesie nga sitemet gjithe-ajer. Tubat e transportimit te ajrit jane ne kete sistem te nevojshme vetem qellim ventilimi. Teknika e realizimit te tavaneve radiante Tavanet radiante mund t klasifikojme ne dy grupe kryesore: Tavane ngrohese ose ftohse ne forme serpentine te realizuara ne murature (te ngujuara) ne te tavane, Tavane te varura ngrohese ose ftohese te realizuara si tavane metalike ose karton gipsi ne te cilat eshte mberthyer serpentina ku kalon uji. Eshte e qarte se teknologjia e pare duhet te realizohet ne fazen e konstruksionit te nderteses dhe pikerisht ne fazen e konstruktimit te tavaneve. Ndersa teknologjia e dyte realizohet te fazen e realizimit te interierit te nderteses. Fig.3 Tavane te varura ngrohese ose ftohese ter realizuara si tavane metalike
  44. 44. 31 Fig.4 Tavane te varura ngrohese ose ftohese te ngujuara ne suva Fig.5 Tavane me serpentine te ngujuar Fig.5 Tavane te varura ngrohese ose ftohese te realizuara ne karton gipsi ne te cilat eshte mberthyer serpentina ku kalon uji me perdorim tavani i varur. Në figurën e mëposhtme pasqyrohet një skemë e kontrollit e thjeshtë e furnizimit të tavanit rrezatues dhe delagështuesit me ujë nga pompa e nxehtësisë Fig 6 Sistemi i kondicionimit të me tavane rrezatues
  45. 45. 32 CENTRALET FRIGORIFERIKE Llogaritja e fuqise maksimale te centralit frigoriferik gjendet duke mbledhur fuqite e te gjitha baterive ftohese te pranishme ne impjant (duke konsideruar gjithashtu dhe punimin e tyre te njekoheshem) dhe, duke llogaritur ngarkesat relative, nese egzistojne qarqe te ventilkonvetoreve; Per kete qellim, eshte per tu saktesuar se ne impjantet me ajer primar (i gjithe i jashtem), per arsyet e lartepermendura, ajri primar eshte i delageshtuar, por edhe i ftohur, ndaj nje pjese e nxehtesise sensibel i ambjentit thithet nga ajri i impjantit. Ne disa raste eshte mire te konsiderohet nje rezerve fuqie kur parashikohen shtesa si rrjedhoje te modifikimeve te impjantit. Ne instalimet te komfortit, centralet frigoriferike jane te ndertuar nga grupe ftohes te ujit(chiller), te asembluar ne modele te ndryshme te pranishme ne treg dhe mund te jene me kompresor alternativ, me spirale orbituese (skroll), me vide, centrifugale ose funksionues mbi parimin e absorbimit. Ne tipe te ndryshme te ftohesve egziston nje game teper e gjere e fuqive per te cilat eshte e lehte, duke pare kushtet e funksionimit, te percaktohet makina ose makinat me te pershtateshme. Ne tab. 32.3 jepen fushat e perdorimit (ne terma te fuqise frigoriferike) te makinave ne prodhim. Tab.32.3 Fushat e perdorimit te ftohesve te ndryshem te ujit. Ftohesit e ujit (chiller-at), ne vetvete jane makina te konstrurktuara ne baze te ciklit ftohes dhe te pershtatura per ftohjen e ujit te perdorshem ne ajrin e kondicionuar pikerishte, per procesin ftohes dhe te delageshtimit te ajrit te lagesht. Ne figuren e me poshteme tregohet skema funksionale e nje ftohesi uji (YORK). Fig. 1 Skema funksionale e ftohesit (YORK)
  46. 46. 33 Sipas tipit ftohjes se kondesatorit mund te jene te tipit uje –ajer ose uje –uje . Fig. 2 Ftohes me ftohje te kondesatorit me ajer me ventilator elikoidal Fig. 3 Ftohes uje –me fthoje kondesatori me ajer me ventilator centrifugal Fig. 4 Ftohes uje – me fthoje kondesatori me uje Te dhenat e funksionimit zakonisht me te perdorsheme jane: - temperatura e ujit te ftohur ne dalje te avulluesit : 6 ÷ 7oC - temperatura e ujit te ftohur ne hyrje te avulluesit : 11 ÷ 12oC. Nese ftohja e kodesatoreve behet me uje nga kulla e ftohjes, ndersa temperatura ne bulbin e lagesht eshte 24.5 oC, kushtet referuese per llogaritjen e kondesimit dhe per zgjedhjen e kulles do te jene: - temperatura ne hyrje te kondesuesit: 29 ÷ 30oC - temperatura ne dalje te kondesuesit: 34 ÷ 35oC. Skema funksionale e ftohjes se nje kembyesi nxehtesie(kondesatori chilleri) me kulle ftohje Parimi i punes se kulles se ftohjes Duke vene re fuqine maksimale qe duhet te kete centrali frigoriferik, duhet te percaktohet tipi dhe numri i grupeve ftohes per
  47. 47. 34 tu instaluar. Zgjedhja, jo e lehte, nxirret nga analiza e disa nevojave thelbesore: - kostoja e investimit; - siguria dhe besueshmeria; - vendi qe ze (magazinimi). Gjithmone e me shpesh eshte kostoja qe pecakton zgjedhjen dhe numrin e makinave: ndaj, ne impjantet e vegjel dhe te mesem tendeca eshte te instalohet nje grup i vetem ftohes me me shume qarqe frigoriferike te pamvarur; ne kete menyre arrihet te merret ne avantazh kosto e pranueshme, dhe hapesira (vendi) qe ai ze eshte kufizuar ne nje makine te vetme dhe nga ana tjeter garantohet siguria e funksionimit, edhe pse me fuqi te reduktuar ne rastin e daljes jashte sherbimit te nje kompresori, ose te cfardo elementi te qarkut. Per fuqi te medha merren shume makina ne paralel qe, nga njera ane lejojne te kene, edhe ne ngarkesat e pjeseshme, vlera te mira te rendimentit dhe nga ana tjeter japin qetesine derisa rezerva eshte e garantuar. Prurja totale e ujt ftohes ne qarkullim merret duke mbledhur prurjen e perdoruesve te ndryshem: bateri, qarqet fan coil etj, gjithmone nese verifikohet njekoheshmeria. Mesatarisht nese Qf (kW) eshte prurja potenciali frigoriferik total, prurja qf nxirret nga: ρρρρ = 1000 kg/m3 Duke patur parasysh prurjen dhe llogaritjen e humbjeve te presionit (avullusit e grupit ftohes, baterite, qarkun, valvolat ballancuese, valvolat mbyllese etj.) mund te percaktohet pompa e qarkullimit. Si ne impjantet e ngrohjes, edhe ne centralet frigoriferike duhet te jene instaluar ena e zgjerimit per te kompensuar bymimin termik te ujit te ndodhur ne qarkun e sistemit te qarkullimit te ujit ftohes, ne baze te ndryshimit te temperatures. Gjithesesi, ne centrale parashikohen valvola te sigurise si mbrojtje nga mbipresionet qe, mund te verifikohen si ne qarqet e presuar te ujit si ne qarqet e fluidit ftohes. Shkarkesa e ketyre valvola duhet te percillet jashte nepermjet tubacioneve te celikut me diameter jo me te vogel se diametri i valvolave ne menyre qe te mos shkaktohen deme ne objekte dhe ne njerez ne rast hapjesh. Ne qarqet ftohse nje paisje tjeter e rendesishme eshte dhe akumoli inercial. Mbi te gjitha akumoli inercial ka dy funksione kryesore: • Mbrojtien e kompresorit nga kthimi i ftohesit te lengshem ne te. • Rritjen e inercise termike te sistemit, per te rregulluar ciklet e funksionimit te ftohesit (chiller) dhe duke siguruar ecuri me qendrueshme te konditave te mjedisit te brendshem. 1.Mbrojtia e kompresorit. Ne konditat normale te funksionimit te nje impianti mund te ndodhin variacione te ngarkeses termike, p.sh si rezultat i ndryshimit te kushteve atmosferike. Ne kondita te tilla arrihet set-pointi i ambjentit te brendeshem dhe duhet te ndalet impianti, ndresa nga ana tjeter uji ftohes nuk ka arritur akoma temperaturen e fiksuar te punimit. Ne kete rast avulluesi(gazi ftohes) nuk arrin ta shkarkoje ngarkesen termike, ndersa valvola termostaike eshte akoma e hapur sic e kerkon situate e mepaseshme e variacionit te gjendjes se kondicionimit. Meqense sistemi i rregullimit te valvoles termostatike kerkon nje fare kohe per te marre nje situate te re dhe ne kete
  48. 48. 35 kohe nuk ka sasi uji te mjaftusheme per te ti dhene enrgji legut te ftohesit ne avullues, ky I fundit nuk avullon plotesisht dhe ne kete gjendje duke kaluar ne kompresor behet shkak per demtimin e tij. Per te leminuar kete ne impiantin e ftohjes, ne tubin e kthimit ne avullues, vendoset nje akumol. Uji i ndodhur ne akumol me energjine e akumuluar ne vleren e temperatures se parashikuar te kthimit tejkalon mungesen e ngarkeses se impiantit duke I dhene kohe valvoles termostaike te ndale kompresorin para se te shfaqet problemi i me siperm. 2. Cdo sistem ka nje inerci termike qe, nenkupton nje kapacitet per te akumuluar energji. Kete energji e akumulojme ne nje akumol inercial dhe e japim kur kompresori eshte i ndalur, pra ker s’ka prodhim te ftohti. Akumoli mund te jete si nje paisje me vehte e instaluar ne seri me ftohsin si ne figuren e me poshteme. Skema e lidhjes se akumolit ne centralin ftohes Akumoli mund te jete i grupuar sebashku me ftohesit ne nje box te vetem si ne fig.(versioni TANK&PUMP) Chiller version TANK&PUMP Skema e lidhjes se akumolit me ftohes Permasa e akumolit inercial percaktohet nga faktoret e me poshtem: Vlera totale e inercise termike optimale per impiantin e konsideruar. Vlera e inercise termike e pranishme ne impiant nga sasia e ujit ne rrjetin e tubacioneve dhe kembyesve te nxehtesise se brendeshme si dhe nga numeri I shkalleve te parcializimit te termostatit te punes. Volumi I akumolit total percaktohet nga formula: ku: Q- Volumi I akumolit, (l) P-Fuqia ftohese e projektuar e impiantit, (kW), ∆T -Diferenca termike e temperatures per sistemin, ( 4-5-6 0C), t- koha e pushim te kompresorit (Temporizuesi I mikroprocesorit te ftohesit eshte I programuar te rinise punen e kompresorit pas 360 sekondash per te mbrojtur termikisht motorin e kompresorit e cila duhet te parashikuar njokohesisht per nje sasi uji minimale qe limitizon uljen e temperatures tej nje vlere penalizuese per perdorim), (sek.) n-numeri I shkalleve te parcializimit ose qarqeve. Projektimi i sistemit të shpërndarjes së ajrit
  49. 49. 36 Projektimi i sistemit të shpërndarjes së ajrit konsiston në zgjedhjen dhe vendosjen e dhënësve dhe thithsëve të ajrit. Kur projektimi është i lirë në zgjedhjen tipit të projektimit të sistemit shpërndarjes së ajrit bazuar në komfortin, preferohet sistemi i tipit perimetral ,me dhënie vertikale të ajrit ushqyes.Ky lloj sistemi është prefekt për rastin ftohës kur është parashikuar një hedhje e përshtatshme. Në të gjitha rastet, ku në një sistem ideal është e një rëndësie të veçantë që paisjet e shpërndarjes së ajrit të zgjidhen dhe të vendosen në pozicione të përshtatshme me kujdes. Shumica e prodhuesve të difuzorëve e grilave ,japin të dhëna të shumta për produktet e tyre, por nuk është e përshtatshme një zgjedhje direkte e tyre në projektimin e sistemit të shpërndarjes së ajrit. Të gjitha këto jepen në formë tabelore, në to jepen kapaciteti i sasisë së ajrit, hedhja, humbjet e presionit total, niveli i zhurmës dhe sipërfaqja e seksionit të lirë të paisjes dhënëse të ajrit. Këto të dhëna jepen për kushte të caktuara të cilat shoqërojnë tabelën dhe në zgjedhjen e tyre është e rëndësishme të kihen parasysh : Grilat e nxierjes janë pothuajse të varura nga projektimi. Konstruksioni i grilës ka pak rëndësi në përkryerjen e përgjithshme të sistemit me përjashtim të ndikimit në humbjet e presionit dhe në nivelin e zhurmës. Pamja e jashteme e grilave ka rëndësi dhe në përgjthësi në projektim zgjidhet në këtë kritere. Indeksi përkryeshmërisë së shpërndarjes së ajrit (I.P.Sh.A) Matja e diferencës së temperaturës efektive midis një pike të një pozicioni të të pranishmëve dhe konditave të kontrollit, quhet temperaturë efektive e zgjedhur (T.E.Z) e cila përcaktohet si më poshtë: Ky ekuacion merr parasysh ndjenjën e të ftohtit prodhuar nga rryma ajrit. Në verë temperatura e rrymës (tx) është zakonisht poshtë temperaturës së kontrollit. Në qoftë se temperatura dhe shpejtësia janë negative kur Vx>Vr dhe të dyja ato shtojnë efektin e të ftohtit. Në qoftë se në dimër Vx është mbi Vr kjo redukton ndjenjën e të ngrohtit të shkaktuar nga (tx), për këtë arsye zakonisht dhe mundësisht duhet të kemi diferencë 0 në temperaturën efektive midis lokalit X dhe pikes së kontrollit në dimër por jo në verë. Objektivi I (I.P.Sh.A) është të zgjidhen dhe të vendosen difuzorë ajri me një përkryerje afërsisht 100%. Kjo (I.P.Sh.A) bazohet vetëm në shpejtësin e ajrit dhe temperaturën efektive të zgjedhur (T.E.Z), në diferencën e temperaturës lokale nga temperatura mesatare e dhomës (t.t.th) ose lagështia relative . (I.P.Sh.A) parishikon zgjedhjen e difuzorëve në mënyrë racionale. Nuk ka ndonjë kriter specifik për zgjedhjen e tipit të veçantë të difuzorit përveç atyre që thamë më sipër, por brenda tipit (I.P.Sh.A) është bazë për zgjedhjen e hedhje. Ngarkesa ftohëse e hapësirës për njësi sipërfaqe, ka një rëndësi të konsiderueshme. Ngarkesa e madhe tenton për një (I.P.Sh.A) të vogël, por sidoqoftë ngarkesa ftohëse nuk ka influencë në mënyrë domethënëse në projektimin e sistemit të difuzorëve. Çdo tip difuzori ka gjatësinë karakteristike të dhomës siç tregohet në tabelën 11-7. tab 11.7 Gjatësia karakteristike e dhomës për disa tipe difuzorësh Hedhja X, perfaqson distancen nga qendra e dhenies se difuzorit dhe kufirit te perhapjes se rrymes ku shpejtesia e ajrit arrin 0.2 m/s. Hedhja I referohet konditave te difuzionit horizontal izotermike me difuzore te instaluar ne tavane. Per difuzion verikal te dhenat jepen ne per tabela te ndryshme per temperatura te ndryshme perdorimi.
  50. 50. 37 Renia Verikale Z percaktohet si distanca verikale max. nga tavani ku rryma arin shpejtesine 0.2 m/s. Zgjerimi i difuzionit horizontal Y, percaktohet si distanca max. e zgjerimit te fluksit te ajrit horizontalisht ku, shpejtesia arrin vleren 0.2 m/s Zona e te pranishmeve Eshte zona (hapsira) e mjedisit te brendshem e kufizuar gjeometrikisht nga nje distance perimatrale 0.15 m nga cdo mure ansore dhe me nje lartesi 1.8 m nga dyshemeja, hapsire ku realizohet aktiviteti normal i te pranishmeve. Per te evituar shpejtesi me te larta se 0.2 m/s ne zonen e te pranishmeve, difuzoret duhet te kene permasa te tilla qe, hedhja X, te kete raport te drejte me distancat A,B,C. Kur dy difuzore japin duke i nderthurur hedhjet e tyre (shih fig.), per te siguruar nje hedhje max. te perdoret mosmarazimi: X(1) + X(2) ≤ A +C Kur difuzoret japin kundrejt nje muri(shih fig.) duhet te perdoret mosbarazimi: X ≤ B +C Per te patur nje difuzim te arsyeshem hedhjet nuk duhet te jene me te vogla se 75% e vlerave max te mesiperme. Shpejtesia ne qender te rrymes vx, percaktohet me ekuacionin e me poshtem: x –distanca nga difuzori deri ne qender te rrymes ku shpejtesia eshte vx Me poshte jepet diagrama e konvertimit te hedhjes per shpejtesi te ndryshme terminali
  51. 51. 38 Tabela 11.8 jep raportin e rekomanduar të hedhjes me gjatësinë karakteristike që maximizon (I.P.Sh.A).Tregohet gjithashtu diapazoni i raportit X/L që do të japë një minimum I.P.Sh.A. Duhet patur parasysh që hedhja (h) është bazuar në shpejtësinë terminale 0.25m/s për të gjithë difuzorët përveç tipit me tavan shpërndarës. Proçedura e përgjithshme për zgjedhjen e difuzorëve është si më poshtë: 1. Përcaktohet sasia e rrymës së ajrit dhe përmasa e dhomës. 2. Zgjidhet tipi i difuzorit që duhet të përdoret. 3. Përcaktohet gjatësia karakteristike e dhomës. 4. Zgjidhet raporti i rekomanduar hedhje/gjatësi nga tabela 11.8. 5.Llogaritet hedhja . 6. Zgjidhet difuzor i përshtatshëm nga të dhënat e katalogut. 7.Kontrollot në se karakteristikat e tjera janë plotësuar (humbjet e presionit total, niveli i zhurmës). Tabela11.8 Efekti Coanda Kur ajri difuzohet ne afersi me nje siperfaqe te sheshte plane, p.sh si nje tavan, si rezultat I depresionit te krijuar nga rryma me planin e tavanit provokohet aderenca e rrymes pra I ngjitet siperfaqes plane duke rrjedhur pergjate saj. Ky quhet efekti Coanda Ky fenomen eshte I rendesishem sidomos ne shperndarjen e ajrit te ftohte. Per ta fituar efektin coanda ne efektivitet max te mundshem ajri duhet te jepet ne sasira sa me te vogla per difuzion sa me te gjere dhe per te rritur shpejtesine .Efekti coanda eleminohet teresisht per shpejtesi me te ulta se 0.35 m/s. Instalimi pa efekt coande per difuzor ne tavan ne distance mbi 300 mm redukton hedhjen 20 % dhe grilat ne muret ansore redukton hedhjen ne 40% si ne fig.
  52. 52. 39 Per difuzion horizontal te ajrit te ftohte jo izotermike hedhja e tij reduktohet 1.5% per cdo 0 C ndryshimi dhe renia Z, rritet. Per difuzion horizontal te ajrit te ngrohte jo izotermike hedhja e tij rritet 2% per cdo 0C ndryshimi. Korrigjimi I hedhjes per difuzore paralele Metodat e shpërndarjes së ajrit Metodat e shperndarjes se ajrit ne ambjent mund te klasifikohen ne; - Ventilimi me perzierje(mixing system) - Ventilimi me zhvendosje (displacement ventilation) - Ventilimi i lokalizuar Ventilimi me perzierje

×