3. Kuptimi
Dhuna konsiderohet çdo sjellje apo
qëndrim që dëmton mirqënien fizike,
emocionale apo edhe seksuale te një
apo disa personave dhe që ndikon në
ndërprjen e zhvillimit normal te
individit. Si e tillë dhuna klasifikohet në:
dhunë fizike, emocionale, seksuale
dhe ekonomike.
4. Dhuna fizike
Dhunë fizike konsiderohet sjellje të tilla
si: rrahja, godtja, perplasjet, thyerjet e
eshtrave, shkuljet e flokëve, diegiet, etj
që mund te realizohen me dorë,
shkelma apo mjete te tjera te forta.
Sjelljet qe perbejne dhunë fizike mund
të shkaktojnë plagë të lehta si
hematoma deri në plagë te rënda qe
mund te marrin edhe jeten e viktimes.
8. Dhuna seksuale
Dhunë seksuale konsiderohen sjellje të
tilla që kanë të bëjnë me ngacmime
seksuale deri tek detyrimi për te
realizuar mardhnie seksuale më force.
Dhunë seksuale konsiderohen edhe
sjellje te tjera si: pornografia e
detyruar, pedofilia apo inçesti.
10. Dhuna ekonomike
Dhunë ekonomike konsiderohen sjelljet që
mohojnë të drejten e individit për të patur
dhe gëzuar një pavarësi ekonomike,
pavarësi që mund te krijohet nëpërmjet
punës së drejtpërdrejt, në tregun e punës
apo aktivitete dhe kontribute të tërthorta.
Izolimi i gruas, detyrimi për të mos u
punësuar apo për të ndërprerë mardheniet
e punës dhe shfytezimi i kësaj situate për te
rritur kontrollin dhe pushtetin mbi gruan jane
12. PASOJAT E DHUNËS NE FAMILJE MBI
GRATË, FËMIJET, KOMUNITETIN
Pjesa 2
13. Dhuna mbi gratë
Nuk ka dyshim se viktima e parë e dhunës në familje
është vetë gruaja që e përjeton atë. Studimet mbi ketë
problem tregojnë se gruaja reagon në forma te
ndryshme ndaj dhunës në familje. Shumica prej tyre
reagojnë duke fajsuar vetveten për dhunën në shtëpi.
Ato gjithmonë besojnë se mund ta kishin shmangur
nevrikosjen e partnerit te tyre. Ato thonë “ Ah sikur ta
kisha bërë darkën me kohë; Ah, sikur të kisha folur me
zë të ulët !” Ato harrojnë ose nuk duan te besojnë se
bashkshorti do të gjeje nje arsye tjeter per t’i dhunuar
ato. Ato mbartin shume stres mbi vete duke u përpjekur
te kontrollojnë sjelljet e tyre dhe te kenaqin burrat e tyre.
Nje grup tjetër i grave të abuzuara ndjehen të pashpresa
në situatën që ndodhen, sepse ato mendojnë se dhuna
në familje është pjesë e jetës bashkshortore.
14. Vazhdim…
Ato kanë parë të njëjtin model me nënat e tyre dhe kanë degjuar
se edhe gjyshet e tyre nuk kane qënë më mirë. Keshtu, ato e
konsiderojnë dhunën si pjese të jetës së tyre. Grupi i trete i
grave te dhunuara fillojnë te nënvleftsojnë vetveten dhe
mendojnë se ato nuk jane te përshtatshme per partnerët e tyre,
ato besojnë se nuk kanë vlera, se ato nuk vlejnë për asgjë, nuk
janë te zonjat të bëjnë asgjë dhe e vendosin veten ne pozicion
varësie. Gra te tjera reagojnë duke u ankuar për sjelljet e
burrave te tyre, fillimisht mes familjarëve dhe me pas, në rastet
e dhunës së përsëritur, ato kërkojnë ndihmë tek specialistet. Të
tjera gra reagojnë duke u larguar nga shtepia dhe duke kerkuar
strehim tek familjarët apo në strehezat për gratë. Disa te tjera
fillojnë të kënë probleme të shëndetit mëndor dhe bëhen të
varura tek anëtarë të tjerë të familjes duke e përkeqesuar
gjëndjen e tyre akoma dhe më shumë.
15.
16. DHUNA NË FAMILJE E DHUNA NDAJ
GRUAS DHE VEÇORI LIGJORE TË
TRAJTIMIT TË SAJ. RREZIQET
POTENCIALE PËR DHUNË NDAJ GRUAS
Pjesa 3
17. Dhuna në Shqipëri
Dhuna ndaj grave konsiderohet si shkelja më e perhapur në
botë e të drejtave të njeriut. Aktori L. Mills shprehet se “ Në
mbarë botën shkaku kryesor i vdekjes dhe i plagosjes së grave
është dhuna e ushtruar nga partnerët e tyre”. Shkalla e lartë
arsimore e gruas dhe e pjestarëve te familjes ose gjendja
ekonomike e tyre, nuk janë faktorë qe e perjashtojnë
kategorikisht atë, por janë faktorë që e rritin mundësinë e
viktimës për të reaguar me mjetet ligjore në fuqi. Rajoni i
Ballkanit shquhet për tradita patriarkale të shoqerisë, ku burri
ka marrë një rol të veçantë në familje, ndërsa ne Shqipëri e
drejta zakonore, e zhvilluar rreth shekullit te XV-të, por që ruan
ende influencën e tij në disa krahina të vendit, edhe pas krijimit
te shtetit ligjor, artikuloi norma sjellje, që jo vetëm diskriminojnë
gruan, por përligjin edhe dhunimin e të drejtave të saj.
18. Ligjet kundër dhunës
Karakteri tradicional i shoqerisë, për arsye që dihen, ruhet me
tepër në zonat rurale dhe për pasojë në vendin tonë, ku ajo
popullatë domonon mbi atë urbane, ky tradicionalizëm është më i
ndjeshëm. Faktorë të tjerë janë dhe niveli i ulët socal-ekonomik,
niveli i lartë i varferisë, niveli i ulët i shkollimit dhe niveli i ulët i
kulturës demokratike të shoqerisë, tranzicioni i vështirë që po kalon
vendi. Një nga angazhimet më serioze të komunitetit ndërkombëtar
është hartimi i konventës së OKB-së “ Për eliminimin e të gjitha
formave të diskriminimit ndaj gruas”. Konventa orienton në këto
drejtime
Eliminimi i diskriminimit në drejtim institucional.
Masa për zhdukjen e pabarazisë së mbartur historikisht.
Masa pëer zhvillimin e gruas dhe pjesmarrjen e saj ne jetën
politike, ekonomike, shoqërore e kulturore.