SlideShare uma empresa Scribd logo
1 de 11
UNIVERSITETI I PRISHTINËS
“HASAN PRISHTINA”
Fakulteti Juridik
Programi Master - Civil
Prishtinë
AKTGJYKIMI PËR SHKAK TË
PADËGJUESHMËRISË/MOSBINDJES
E drejta procedurale civile I
Mentor: Prof.Dr.Rrustem Qehaja
Studenti: Endrit Rustemi
10/12/2017
AKTGJYKIMI PËR SHKAK TË PADËGJUESHMËRISË/MOSBINDJES
October 12, 2017
“Justice has nothing to do with what goes on in a courtroom;
Justice is what comes out of a courtroom”
Clarence Darrow (american lawyer)
AKTGJYKIMI PËR SHKAK TË PADËGJUESHMËRISË/MOSBINDJES
October 12, 2017
Përmbajtja
Hyrja ................................................................................................................................
1. Aktgjykimi .................................................................................................................
1.1.Llojet e aktgjykimeve ....................................................................................................
2. Aktgjykimi për shkak të padëgjueshmërisë/mosbindjes ..........................................
2.1. Kushtet që duhet të plotësohen për shpalljen e aktgjykimit për shkak të
padëgjueshmërisë/mosbindjes ........................................................................................
2.2. Mosdhënia e aktgjykimit për shkak të padëgjueshmërisë .............................................
2.3. Shtyrja e dhënies së aktgjykimit për shkak të padëgjueshmërisë ..................................
Përfundimi .......................................................................................................................
Literatura ..........................................................................................................................
AKTGJYKIMI PËR SHKAK TË PADËGJUESHMËRISË/MOSBINDJES
October 12, 2017
Hyrje
Në evolucionin e parimit te ndarjes se pushteteve, pushteti gjyqësor ka njohur një shndërrim e rritje
të vazhdueshme të rolit te tij. Pushteti gjyqësor është njeri prej pushteteve të shtetit që garanton
mbikëqyrjen dhe mbrojtjen e normave kryesore të vendosura nga pushteti ligjvënës.
Pushteti gjyqësor ushtrohet nga gjykatat të themeluara më ligj. Themelimi i gjykatave, organizimi
dhe kompetencat e tyre, kualifikimet të drejtat dhe detyrat e gjyqtarëve etj., dallohen nga shteti në
shtet. Veprimtaria e gjykatës është e orientuar kah ajo që paditësi të arrijë mbrojtje juridike për të
drejtën e vet, në rast se vërtetohet se ajo është shkelur, mohuar apo është rrezikuar nga i padituri.
Vendimi i formës së prerë vetëm deklaron se paditësit i takon ose jo e drejta konkrete subiektive
ndaj të paditurit. Me anë të operacionit mendor gjykata jep një akt gjyqësor me të cilin, duke u
individualizuar dhe konkretizuar norma abstrakte, të krijohet norma individuale. Aktiviteti i gjykatës
është kreativ sidomos kur në ligj ka zbraztira juridike. Ҫdo gjyqëtar duke shprehur mendimin e vet në
lidhje me atë se si duhet të duket vendimi i gjyqësor, faktikisht njëherit propozon edhe si duhet të
zgjidhet kontesti midis palëve. Kjo gjë bëhet me aktgjykim. Aktgjykimi është dokumenti me të cilin
gjykata vendos për theleësinë e kërkesëpadisë e cila është obiekt i gjykimit.
Ky punim ka për objekt analize dhe studimi vetëm një lloj të aktgjykimit. Aktgjykimin për shkak të
padëgjueshmërisëmosbindjes. Punimi ka për qëllim të shpjegoj karakteristikat e këtij lloji të
aktgjykimit, qka dallon ai prej aktgjykimeve tjera, cilat jane kushtet që gjyqëtari të shpallë këtë
aktgjykim etj.
Metodologjia e përdorur në këtë punim bazohet në përshkrimin dhe analizimin e dispozitave ligjore,
si dhe duke shfrytëzuar burime tjera si libra studimore, studime analitike të ndyshme etj. Trajtimi i
kësaj teme është realizuar nëpërmet metodës logjike të deduksionit, duke trajtuar në tërësi llojet e
aktgjykimeve, për të arritur tek e veqanta, pra tek aktgjykimi për shkak të
padëgjueshmërisëmosbindjes.
AKTGJYKIMI PËR SHKAK TË PADËGJUESHMËRISË/MOSBINDJES
October 12, 2017
1. Aktgjykimi
Me aktgjykim gjykata vendos për themelësinë e kërkesëpadisë e cila është objekt i gjykimit.
Kërkesëpadia parashtrohet me anë të padisë. Me rastin e vendosjes për çështjen kryesore
gjykata është e lidhur me kërkesën e palëve. Ajo nuk mund të vendos për asgjë tjetër, përveç
për atë që ka kërkuar pala. Gjykata me rastin e vendosjes meritore ka për detyrë që të vendos
për të gjitha kërkesat në mënyrë të plotë.
Aktgjykimi duhet të përmbajë pjesën formale dhe materiale. Përmbajtjen formale e përbëjnë
pjesët e aktgjykimit, ndërsa përmbajtjen materiale e përbën PËRMBAJTJA e vendimit me të
cilin pranohet apo refuzohet aktgjykimi.1
1.1. Llojet e aktgjykimeve
Klasifikimi i aktgjykimeve mund të bëhet në bazë të kritereve të ndryshme.
Duke marrë parasysh përmbajtjen e mbrojtjes juridike të cilën gjykata i jep paditësit kur e
pranon si të themeltë kërkesëpadinë, aktgjykimi mund të jetë detyrues (dënues,
kondemnator), vërtetues (deklarativ) ose transformues (konstitutiv).
Varësisht nga mardhënja mes obiektit të gjykimit dhe dispozitivit të aktgjykimit, aktgjykimi
mund të jetë: i plotë (kur vendoset në tërsi për kërkesëpadinë), i pjesshëm (kur vendoset
vetëm një pjesë të kërkesëpadisë), i ndërmjetshëm (kur vendoset për themelsinë e bazës së
kërkesëpadisë, mirpo jo edhe për sasinë e saj) dhe plotësues (kur vendoset për pjesën e
kërkesëpadisë për të cilën, me gabim të gjykatës nuk është vendosur me kohë).
Varësisht nga sjellja e palës së paditur në procesin gjyqësor, aktgjykimi mund të jetë:
kontradiktor (i dhënë në bazë të kërkesave kontradiktore të palëve), aktgjykimi në bazë të
pohimit, aktgjykimi për shkak të padëgjueshmërisë dhe aktgjykimi për shkak të
mungesës.
1
Instituti Gjyqësor i Kosovës, Doracaku i gjyqtarëve për procedurën kontestimore, Prishtinë,
2015 fq. 98
AKTGJYKIMI PËR SHKAK TË PADËGJUESHMËRISË/MOSBINDJES
October 12, 2017
2. Aktgjykimi për shkak të padëgjueshmërisë/mosbindjes
Ligjvënësi i ri i Kosovës me dispozitën e nenit 150 të LPK, ka sjellë një risi duke rregulluar
të ashtuquajturën aktgjykim për shkak të padëgjueshmërisë/mosbindjes. Një formë e tillë e
aktgjykimit nuk ishte paraparë me LPK e vjetër.
Është me rëndësi të theksohet se ky lloj i aktgjykimit mund të merret vetëm jashtë seancës
gjyqësore dhe asnjëherë në seancë gjyqësorë.2
Motivet e ligjvënësit të ri në për rregullimin e këtij aktgjykimi kanë qenë siç duket në
funksion të rritjes së efikasitetit të gjyqësorit dhe shtimit të masave për ruajtjen e parimit të
ekonomizimit në procesin gjyqësor civil.
Aktgjykimi për shkak të padëgjueshmërisë/mosbindjes në fakt është një aktgjykim për shkak
të mungesës së palës paditëse. Mungesë në kuptim të Ligjit nënkupton jo vetëm
mospjesëmarrja fizike e palës në seancë, por edhe në rastet, kur pala merr pjesë fizikisht në
seancë, por nuk deklarohet, kur ajo kërkohet nga ana e gjykatës. Edhe pse, aktgjykimi në fakt
është një formë e një aktgjykimi për shkak të mungesës të palës së paditur, ky lloj aktgjykimi
rregullohet veçanërisht dhe pavarësisht me dispozitën e nenit 150 të LPK.
Kur pas shqyrtimit paraprak të padisë gjyqtari i çështjes vlerëson se padia është e rregullt dhe
e plotë, atëherë me aktvendim padinë së bashku me shkresat e lëndës do t'ia dërgoj të
paditurit për përgjigje në padi brenda 15 ditesh nga dita kur padia është paraqitur në gjykatë. I
padituri, pasi t'i dorëzohet padia, me shkresat e bashkangjitura eventualisht, ka për detyrë,
që brenda afatit prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh, të përgjigjet me shkrim në padi.
Nëse pas këtij afati pala e paditur nuk përgjigjet në padi dhe nëse janë plotësuar kushtet e
parapara në nenin 150 të LPK, atëherë gjykata mund të nxjerrë aktgjykim për shkak të
mosbindjes. Pra, kusht elementar për nxjerrjen e aktgjykimit në bazë të heqjes dorë është
mosparaqitja e përgjigjes në padi brenda afatit të caktuar nga ana e palës së paditur.
Pra, gjykata ka për detyrë t´ia dërgojë palës së paditur padinë e palës paditëse, në bazë të
nenit 394 të LPK. Në bazë të nenit 395, par. 1 të LPK, pala e paditur është e detyruar që
brenda afatit prej 15 ditësh, pas marrjes së padisë, të dërgojë përgjigjen në padi.Me dispozitën
2
Instituti Gjyqësor i Kosovës, Doracaku i gjyqtarëve për procedurën kontestimore, Prishtinë, 2015 fq.105
AKTGJYKIMI PËR SHKAK TË PADËGJUESHMËRISË/MOSBINDJES
October 12, 2017
e nenit 395, par. 2 të LPK, pala e paditur paralajmërohet për pasojat procedurale juridike për
mosdërgimin e përgjigjes në padi. Pasojë procedurale juridike në rast të mospërgjigjes në
padi është nxjerrja e aktgjykimit për shkak të padëgjueshmërisë/mosbindjes, sipas dispozitës
së nenit 150, par. 1 të LPK. Prandaj, nëse pala e paditur nuk përgjigjet në padi brenda afatit
prej 15 ditësh pas marrjes së padisë, atëherë gjykata nxjerrë aktgjykim për shkak të
padëgjueshmërisë/mosbindjes. Megjithatë, nxjerrja e këtij aktgjykimi është e mundshme nëse
janë plotësuar kushtet e tjera të parapara me dispozitat e nenit 150 të LPK.
2.1. Kushtet që duhet të plotësohen për shpalljen e aktgjykimit për shkak të
padëgjueshmërisë/mosbindjes
150.1 Në qoftë se i padituri, brenda afatit të përcaktuar me këtë ligj, nuk e paraqet në gjykatë
përgjigjen në padi, gjykata jep aktgjykim me të cilin e aprovon kërkesëpadinë (aktgjykimi për
shkak të mosbindjes) po që se janë plotësuar këto kushte:
aa)) ppoo qqëë ssee ttëë ppaaddiittuurriitt ii ëësshhttëë ddoorrëëzzuuaarr rrrreegguulllliisshhtt ppaaddiiaa ddhhee tthhiirrrrjjaa ppëërr ddhhëënniieenn ee ppëërrggjjeeggjjëëss
nnëë ppaaddii;;
bb)) ppoo qqëë ssee tthheemmeellëëssiiaa ee kkëërrkkeessëëppaaddiissëë ddeell nnggaa ffaakktteett ee ttrreegguuaarraa nnëë ppaaddii;;
cc)) ppoo qqëë ssee ffaakktteett mmbbii ttëë cciillaatt mmbbëësshhtteetteett kkëërrkkeessëëppaaddiiaa nnuukk jjaannëë nnëë kkuunnddëërrsshhttiimm mmee pprroovvaatt qqëë
ii kkaa pprrooppoozzuuaarr vveett ppaaddiittëëssii aappoo mmee ffaakktteett ee ddiittuurraa bboottëërriisshhtt..
Lidhur me dorëzimin e rregullt të padisë palës së paditur (pra së bashku me paralajmërimin
me pasoja procedurale juridike në rast të mospërgjigjes në padi) gjykata kujdeset sipas
detyrës zyrtare. Nëse dorëzimi është kryer me rregull ose jo del nga aktet e gjykatës lidhur
me rastin konkret.3
Gjykata nuk do të nxjerrë aktgjykim për shkak të padëgjueshmërisë/ mosbindjes, nëse gjykata
nuk mund të konstatojë me saktësi se padia i është dërguar palës së paditur me rregull.
Kusht tjetër për dhënien e aktgjykimit për shkak të padëgjueshmërisë/mosbindjes është edhe
fakti se themelësia e kërkesëpadisë del nga faktet e treguara në padi. Nga kjo del, se gjykata
i merr faktet e prezantuara nga ana e palës paditëse si të vërteta. Pra ekziston supozimi ligjor,
se të gjitha ato fakte, që i ka prezantuar pala paditëse i përgjigjen realitetit dhe ato nuk kanë
nevojë të provohen.
3
Morina, Iset/ Nikçi Selim Komentar Ligji për proceduës kontestimore, Prishtinë, 2012 fq. 311
AKTGJYKIMI PËR SHKAK TË PADËGJUESHMËRISË/MOSBINDJES
October 12, 2017
Edhe pse ekziston supozimi ligjor, se faktet e prezantuara nga ana e palës paditëse i
përgjigjen realitetit dhe nuk kanë nevojë të provohen, prapë se prapë gjykata nuk është e
lidhur për këtë çështje.4
Kjo vjen në shprehje në rastet, kur fakte të prezantuara nga ana e palës paditëse bien ndesh
me provat e prezantuara nga ana e vetë palës paditëse. Apo në rastet, kur pohimet e
prezantuara nga ana e palës paditëse bien ndesh me faktet e ditura botërisht. Irelevante është
çështja se prej cilit burim është informuar gjykata se ato pohime të palës paditëse bien ndesh
me faktet e ditura botërisht.5
Kusht tjetër për nxjerrjen e aktgjykimit për shkak të padëgjueshmërisë/ mosbindjes në bazë
të nenit 150, par. 4 të LPK, është që nga faktet e prezantuara nga ana e palës paditëse duhet
të konstatohet edhe themelësia e kërkesëpadisë.
Në rast se kemi të bëjmë me një situatë të tillë, kur nga faktet e prezantuara nuk del
themelësia e kërkesëpadisë, atëherë duhet të caktohet seanca përgatitore. Për shkak të parimit
të parimit të kontradiktoritetit, natyrisht se duhet të ftohet pala e paditur. Nëse, në këtë
seancë, pala paditëse nuk ndryshon kërkesëpadinë, atëherë do të nxjerrët aktgjykim, me të
cilin refuzohet kërkesëpadia e palës paditëse. Po ashtu nuk mund të nxjerrët aktgjykim për
shkak të mosbindjes, nëse në këtë seancë përgatitore, në kuptim të nenit 150, par. 4 të LPK,
paraqitet pala e paditur. Gjithashtu, gjykata nuk mund të nxjerrë aktgjykim për shkak të
mosbindjes, nëse pala e paditur ka dërguar përgjigjen ndaj padisë deri në seancën e caktuar
përgatitore.
Është diskutabil fakti nëse duhet të ketë propozim prej palës paditëse për nxierrjen e
aktgjykimit për shkak të padëgjueshmërisë/mosbindjes. Ligji nuk thotë shprehimisht, nëse
për nxjerrën e aktgjykimit për shkak të padëgjueshmërisë/mosbindjes është kusht edhe
kërkesa e palës paditëse për nxjerrën e këtij aktgjykimi ose gjykata nxjerrë aktgjykim të tillë
sipas detyrës zyrtare, nëse janë plotësuar kushtet e parapara, edhe pse pala paditëse nuk ka
paraqit një kërkesë të tillë.
Sipas nenit 150, par. 5 të LPK nuk lejohet ankesa kundër aktvendimit, me të cilin refuzohet
kërkesa (propozimi) e palës paditëse për nxjerrjen e aktgjykimit kontumacional. Në
interpretim të këtij neni autorët e Komentarit të Ligjit për procedurën kontestimore
thekosojnë që nuk mund të nxirret aktgjykim për shkak të padëgjueshmërisë në qoftë se nuk
4
Po aty.
5
Morina, Iset/ Nikçi Selim Komentar Ligji për proceduës kontestimore, Prishtinë, 2012 fq. 312
AKTGJYKIMI PËR SHKAK TË PADËGJUESHMËRISË/MOSBINDJES
October 12, 2017
janë plotësuar kushtet dhe nuk është paraqitur propozimi i palës së paditur. Autorët kanë
përdour interpretimin anasjelltas (argumentum e contrario). Ky lloj i interpretimit jepet ne
rastet kur zbratira ligjore është e paqëllimtë nga ligjvënësi. Por nuk mendoj të që ky nuk
ishte një “lëshim” i paqëllimshëm i ligjvënësit. Ky lloj i aktgjykimit është i rrallë sepse edhe
mospërgjigjia në padi nga ana e të paditurit nuk është e shpeshtë. Pra faktikisht pala paditëse
nuk mund ta dijë parapraktisht nëse i padituari do të bëjë përgjigjie në padi apo jo.
Ligjvënësi me paragrafin 5 të nenit 150 vetëm ka dashur ta rregullojn situatën juridike në
qoftë se pala paditëse jep propozim që të shpallet ky lloj aktgjykimi. Poashtu është jashtë
logjikës që ligjvënësi të rregulloj situatën juridike në qoftë se paraqitet propozimi e të mos e
përmend fare nëse propozimi i detyueshëm që të jepet aktgjykimi për shkak të
padëgjueshmërisë/mosbindjes. Pra në bazë të ketyre argumenteve që përmendëm, mendoj që
propozimi nuk është kusht për shpalljen e këtij aktgjykimi por gjyqtari porsa të jenë plotësuar
të gjitha kushtet duhet ta jep këtë aktgjykim.
Edhe doracakun për gjyqëtar për procedurën kontestimore, autorët vlerësojnë që nuk është
kusht propozimi i pales paditese për nxjerrjen e aktgjykimit për shkak të padëgjueshmerisë
(faqe 106) mirpo nuk japin shpjegime se pse nuk duhet të jetë.
Edhe nga aktgjykimet e pakta që kam gjetur nga praktika, gjyqtarët në arsyetim të
aktgjykimeve nuk e kan cekur se ky aktgjykim është dhënë me propozim të palës paditëse.
2.2. Mosdhënia e aktgjykimit për shkak të padëgjueshmërisë
Gjykata nuk do të nxjerr aktgjykimin për shkak të mosbindjes pavaresisht se plotësohen
kushtet, nëse gjykata konstaton se është fjala për kërkesën në të cilën palët nuk kanë të drejtë
të disponojnë lirisht.
Kjo situatë është identike më të gjitha rastet në të cilat gjykata do të veprojë kryesisht kur
konstaton se palët kanë pretendime të disponojnë me kërkesa që nuk mund të disponojnë.
2.3. Shtyrja e dhënies së aktgjykimit për shkak të padëgjueshmërisë
Gjykata mund të shtyjë dhënien e aktgjykimit për shkak të padëgjueshmërisë në qoftë se ka
nevojë të merr njoftimet e duhura lidhur me rrethanen nese kërkesa e paleve është kërkesë e
disponueshme për palët. Gjithmonë kjo shtyrje duhet të ndodhë në periudhën deri sa gjykata
nuk u ka dërguar palëve ftesat për seancën përgatitore apo të shqyrtimit kryesor në qoftë se
AKTGJYKIMI PËR SHKAK TË PADËGJUESHMËRISË/MOSBINDJES
October 12, 2017
nuk cakton seancë përgatitore. Kjo për arsye se siq u theksua gjykata mund të jep këtë
aktgjykim vetëm jashtë seancës.
Më konkretisht, gjykata duhet të nxjerrë aktgjykim për shkak të padëgjueshmërisë/
mosbindjes, nëse janë plotësuar kushtet e parapara. Pra, pasojat juridikeprocedurale, për
shkak të mospërgjigjes në padi shkaktohen ex lege. Prandaj, gjykata duhet të nxjerrë
aktgjykim për shkak të padëgjueshmërisë/mosbindjes, nëse janë plotësuar kushtet e parapara
me dispozitën e nenit 150 të LPK. Gjykata duhet të shtyjë nxjerrjen e aktgjykimit për shkak
të mosbindjes, deri sa të sigurohet se nuk kemi të bëjmë me kërkesa, për të cilat palët nuk
mund të disponojnë lirisht. Ligji hesht lidhur me atë se sa gjatë duhet të shtyhet nxjerrja e
aktgjykimit. Çështja e shtyrjes së nxjerrjes së aktgjykimit për shkak të padëgjueshmërisë
mbetet në diskrecion të gjykatës.
Gjykata duhet të emërtojë si „aktgjykim për shkak të padëgjueshmërisë/ mosbindjes“, nëse
nxjerrë një aktgjykim të tillë.
Përfundimi
Gjykata është institucioni i vetëm publik, i cili do të vlerësojë dhe do t’i peshojë gjërat, duke
vendosur për themelësinë e çështjes me vendim gjyqësor të arsyetuar thellësisht, për të gjitha
ato çështje që hyjnë në kuadër të kompetencës së saj. Gjykata ka kufzimet e veta dhe në
vendimet e veta vepron sipas asaj që ka përcaktuar ligjvënësi.
Në këtë punim munduam të shpjegojmë vetëm një lloj të aktgjykimit. Ky është aktgjykimi
për shkak të padëgjueshmërisë i cili është risi në Ligjin e procedurës kontestimore.
Nga e gjithë kjo mund të themi se ky aktgjykim ka një rol bukur të madh në efikasitetin e
sistemit gjyqësor. Kjo duke marrë parasysh që sistemi ynë i drejtësisë përballet me një numër
të madhe të lëndëve dhe ky aktgjykim e rrit efikasitetin poashtu ndihmon edhe në
ekonomizimin i procedurës.
AKTGJYKIMI PËR SHKAK TË PADËGJUESHMËRISË/MOSBINDJES
October 12, 2017
Literatura
Brestovci, Faik/ Morina, Iset/ Qehaja Rrustem, E drejta procedurale civile, procedura
kontestimore, Botimi i pestë, Prishtinë, 2017
Morina, Iset/ Nikçi Selim Komentar Ligji për proceduës kontestimore, Botimi i parë,
Prishtinë, 2012
Brestovci, Faik E drejta procedurale civile I, Botimi i katërt, Prishtinë, 2006
Brestovci, Faik E drejta procedurale civile II, Botimi i katërt, Prishtinë, 2004
Instituti Gjyqësor i Kosovës, Doracaku i gjyqtarëve për procedurën kontestimore, Prishtinë,
2015
Ligji Nr. 03/L-006 për procedurën kontestimore 2008
Web:
https://ëëë.google.com/url?sa=t&rct=j&q=&esrc=s&source=ëeb&cd=2&cad=rja&uact=8&ve
d=0ahUKEëi-
kOT74qfXAhUM_aQKHUIvBBëQFggxMAE&url=http%3A%2F%2Fgjyqesori-
rks.org%2FGetDocument%2F3015&usg=AOvVaë2q1QSVQm9abU5OUAzdLMma

Mais conteúdo relacionado

Mais procurados

E Drejta e Procedures Penale
E Drejta e Procedures Penale E Drejta e Procedures Penale
E Drejta e Procedures Penale Refik Mustafa
 
Pyetje nga Procedura jokontestimore
Pyetje nga Procedura jokontestimorePyetje nga Procedura jokontestimore
Pyetje nga Procedura jokontestimoreDonikë Mjaki
 
Pyetje nga E drejta e procedures permbarimore
Pyetje nga E drejta e procedures permbarimorePyetje nga E drejta e procedures permbarimore
Pyetje nga E drejta e procedures permbarimoreDonikë Mjaki
 
E drejta familjare (permbledhje)
E drejta familjare (permbledhje)E drejta familjare (permbledhje)
E drejta familjare (permbledhje)Vehap Hashani
 
E Drejta Familjare Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare   Pyetje e PergjigjeE Drejta Familjare   Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare Pyetje e PergjigjeRefik Mustafa
 
E Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me Përgjigje
E Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me PërgjigjeE Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me Përgjigje
E Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me PërgjigjeRefik Mustafa
 
E drejta e punës dhe sigurimit social
E drejta e punës dhe sigurimit socialE drejta e punës dhe sigurimit social
E drejta e punës dhe sigurimit socialVerlona Pireci
 
E drejta sendore provim
E drejta sendore provimE drejta sendore provim
E drejta sendore provimv z
 
Procedura administrativ1
Procedura administrativ1Procedura administrativ1
Procedura administrativ1kulla 2010
 
E drejta e procedures penale
E drejta e procedures penaleE drejta e procedures penale
E drejta e procedures penaleNasuf GËRMIZAJ
 
E drejta administrative
E drejta administrativeE drejta administrative
E drejta administrativepetritzogaj
 
E Drejta CIvile - Abdullah Aliu
E Drejta CIvile -  Abdullah AliuE Drejta CIvile -  Abdullah Aliu
E Drejta CIvile - Abdullah AliuRefik Mustafa
 
E drejta administrative
E drejta administrativeE drejta administrative
E drejta administrativeFerdi Nuredini
 
E Drejta Ndërkombtare Private
E Drejta Ndërkombtare PrivateE Drejta Ndërkombtare Private
E Drejta Ndërkombtare PrivateRefik Mustafa
 
Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale
Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penaleMjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale
Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penaleDonikë Mjaki
 
E Drejta Trashëgimore
E Drejta TrashëgimoreE Drejta Trashëgimore
E Drejta TrashëgimoreRefik Mustafa
 
Procedura civile-rrustem-qehaja (1)
Procedura civile-rrustem-qehaja (1)Procedura civile-rrustem-qehaja (1)
Procedura civile-rrustem-qehaja (1)Andi Kusari
 

Mais procurados (20)

E Drejta e Procedures Penale
E Drejta e Procedures Penale E Drejta e Procedures Penale
E Drejta e Procedures Penale
 
Pyetje nga Procedura jokontestimore
Pyetje nga Procedura jokontestimorePyetje nga Procedura jokontestimore
Pyetje nga Procedura jokontestimore
 
E DREJTA CIVILE
E DREJTA CIVILEE DREJTA CIVILE
E DREJTA CIVILE
 
Pyetje nga E drejta e procedures permbarimore
Pyetje nga E drejta e procedures permbarimorePyetje nga E drejta e procedures permbarimore
Pyetje nga E drejta e procedures permbarimore
 
E drejta familjare (permbledhje)
E drejta familjare (permbledhje)E drejta familjare (permbledhje)
E drejta familjare (permbledhje)
 
E Drejta Familjare Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare   Pyetje e PergjigjeE Drejta Familjare   Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare Pyetje e Pergjigje
 
Penologjia
PenologjiaPenologjia
Penologjia
 
E Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me Përgjigje
E Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me PërgjigjeE Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me Përgjigje
E Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me Përgjigje
 
E drejta e punës dhe sigurimit social
E drejta e punës dhe sigurimit socialE drejta e punës dhe sigurimit social
E drejta e punës dhe sigurimit social
 
E drejta sendore provim
E drejta sendore provimE drejta sendore provim
E drejta sendore provim
 
Procedura administrativ1
Procedura administrativ1Procedura administrativ1
Procedura administrativ1
 
E drejta e procedures penale
E drejta e procedures penaleE drejta e procedures penale
E drejta e procedures penale
 
E drejta administrative
E drejta administrativeE drejta administrative
E drejta administrative
 
E Drejta CIvile - Abdullah Aliu
E Drejta CIvile -  Abdullah AliuE Drejta CIvile -  Abdullah Aliu
E Drejta CIvile - Abdullah Aliu
 
E drejta administrative
E drejta administrativeE drejta administrative
E drejta administrative
 
Kriminologjia
KriminologjiaKriminologjia
Kriminologjia
 
E Drejta Ndërkombtare Private
E Drejta Ndërkombtare PrivateE Drejta Ndërkombtare Private
E Drejta Ndërkombtare Private
 
Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale
Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penaleMjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale
Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale
 
E Drejta Trashëgimore
E Drejta TrashëgimoreE Drejta Trashëgimore
E Drejta Trashëgimore
 
Procedura civile-rrustem-qehaja (1)
Procedura civile-rrustem-qehaja (1)Procedura civile-rrustem-qehaja (1)
Procedura civile-rrustem-qehaja (1)
 

Semelhante a Aktgjykimi per shkak te pandegjueshmerise

Procedura civile2.avni brestovci
Procedura civile2.avni brestovciProcedura civile2.avni brestovci
Procedura civile2.avni brestovciJURIST
 
Kodi i procedurës penale i kosoves
Kodi i procedurës penale i kosovesKodi i procedurës penale i kosoves
Kodi i procedurës penale i kosovesMarjan DODAJ
 
punim seminarik ne proceduren kontestimore
punim seminarik ne proceduren kontestimorepunim seminarik ne proceduren kontestimore
punim seminarik ne proceduren kontestimoreDonikë Mjaki
 
25317763 e-drejta-e-peocedures-penale
25317763 e-drejta-e-peocedures-penale25317763 e-drejta-e-peocedures-penale
25317763 e-drejta-e-peocedures-penalezogaj
 
Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit
Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit
Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit Egzon Doli
 
Procedura paraprake hetimi ngritja e aktakuzes
Procedura paraprake hetimi ngritja e aktakuzes Procedura paraprake hetimi ngritja e aktakuzes
Procedura paraprake hetimi ngritja e aktakuzes Ferdi Nuredini
 
Procedura jokontestimore
Procedura jokontestimoreProcedura jokontestimore
Procedura jokontestimoreDonikë Mjaki
 
Procedura jokontestimore
Procedura jokontestimoreProcedura jokontestimore
Procedura jokontestimoreDonikë Mjaki
 
252995500 e-drejta-penale-1
252995500 e-drejta-penale-1252995500 e-drejta-penale-1
252995500 e-drejta-penale-1Rilind Kastrati
 
DETYRË KURSI /PROCESI I RREGULLT LIGJOR /2011 byirenakotobelli
DETYRË KURSI /PROCESI I RREGULLT LIGJOR /2011 byirenakotobelliDETYRË KURSI /PROCESI I RREGULLT LIGJOR /2011 byirenakotobelli
DETYRË KURSI /PROCESI I RREGULLT LIGJOR /2011 byirenakotobelliirena kotobelli
 
Permbledhje te perseritjeve per pergatitjen e kollokfiumit ne procedure penale
Permbledhje te perseritjeve per pergatitjen e kollokfiumit  ne procedure penalePermbledhje te perseritjeve per pergatitjen e kollokfiumit  ne procedure penale
Permbledhje te perseritjeve per pergatitjen e kollokfiumit ne procedure penaleDonikë Mjaki
 
Prezantim
PrezantimPrezantim
PrezantimJana511
 
33760284 e-drejta-penale
33760284 e-drejta-penale33760284 e-drejta-penale
33760284 e-drejta-penalezogaj
 
Gjykata ne RM [Republiken e Maqedonise]
Gjykata ne RM [Republiken e Maqedonise]Gjykata ne RM [Republiken e Maqedonise]
Gjykata ne RM [Republiken e Maqedonise]Ferdi Nuredini
 
Prezantim ''Prokuroria''-''Prosecutor''
Prezantim ''Prokuroria''-''Prosecutor''Prezantim ''Prokuroria''-''Prosecutor''
Prezantim ''Prokuroria''-''Prosecutor''Durim Kërhanaj
 

Semelhante a Aktgjykimi per shkak te pandegjueshmerise (17)

Procedura civile2.avni brestovci
Procedura civile2.avni brestovciProcedura civile2.avni brestovci
Procedura civile2.avni brestovci
 
Procedura penale,punim seminarik
Procedura penale,punim seminarikProcedura penale,punim seminarik
Procedura penale,punim seminarik
 
Kodi i procedurës penale i kosoves
Kodi i procedurës penale i kosovesKodi i procedurës penale i kosoves
Kodi i procedurës penale i kosoves
 
punim seminarik ne proceduren kontestimore
punim seminarik ne proceduren kontestimorepunim seminarik ne proceduren kontestimore
punim seminarik ne proceduren kontestimore
 
25317763 e-drejta-e-peocedures-penale
25317763 e-drejta-e-peocedures-penale25317763 e-drejta-e-peocedures-penale
25317763 e-drejta-e-peocedures-penale
 
Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit
Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit
Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit
 
Procedura paraprake hetimi ngritja e aktakuzes
Procedura paraprake hetimi ngritja e aktakuzes Procedura paraprake hetimi ngritja e aktakuzes
Procedura paraprake hetimi ngritja e aktakuzes
 
Procedura jokontestimore
Procedura jokontestimoreProcedura jokontestimore
Procedura jokontestimore
 
Procedura jokontestimore
Procedura jokontestimoreProcedura jokontestimore
Procedura jokontestimore
 
252995500 e-drejta-penale-1
252995500 e-drejta-penale-1252995500 e-drejta-penale-1
252995500 e-drejta-penale-1
 
DETYRË KURSI /PROCESI I RREGULLT LIGJOR /2011 byirenakotobelli
DETYRË KURSI /PROCESI I RREGULLT LIGJOR /2011 byirenakotobelliDETYRË KURSI /PROCESI I RREGULLT LIGJOR /2011 byirenakotobelli
DETYRË KURSI /PROCESI I RREGULLT LIGJOR /2011 byirenakotobelli
 
Permbledhje te perseritjeve per pergatitjen e kollokfiumit ne procedure penale
Permbledhje te perseritjeve per pergatitjen e kollokfiumit  ne procedure penalePermbledhje te perseritjeve per pergatitjen e kollokfiumit  ne procedure penale
Permbledhje te perseritjeve per pergatitjen e kollokfiumit ne procedure penale
 
Seminar procedure penale - Prokurori Publik i Kosoves
Seminar procedure penale - Prokurori Publik i KosovesSeminar procedure penale - Prokurori Publik i Kosoves
Seminar procedure penale - Prokurori Publik i Kosoves
 
Prezantim
PrezantimPrezantim
Prezantim
 
33760284 e-drejta-penale
33760284 e-drejta-penale33760284 e-drejta-penale
33760284 e-drejta-penale
 
Gjykata ne RM [Republiken e Maqedonise]
Gjykata ne RM [Republiken e Maqedonise]Gjykata ne RM [Republiken e Maqedonise]
Gjykata ne RM [Republiken e Maqedonise]
 
Prezantim ''Prokuroria''-''Prosecutor''
Prezantim ''Prokuroria''-''Prosecutor''Prezantim ''Prokuroria''-''Prosecutor''
Prezantim ''Prokuroria''-''Prosecutor''
 

Aktgjykimi per shkak te pandegjueshmerise

  • 1. UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” Fakulteti Juridik Programi Master - Civil Prishtinë AKTGJYKIMI PËR SHKAK TË PADËGJUESHMËRISË/MOSBINDJES E drejta procedurale civile I Mentor: Prof.Dr.Rrustem Qehaja Studenti: Endrit Rustemi 10/12/2017
  • 2. AKTGJYKIMI PËR SHKAK TË PADËGJUESHMËRISË/MOSBINDJES October 12, 2017 “Justice has nothing to do with what goes on in a courtroom; Justice is what comes out of a courtroom” Clarence Darrow (american lawyer)
  • 3. AKTGJYKIMI PËR SHKAK TË PADËGJUESHMËRISË/MOSBINDJES October 12, 2017 Përmbajtja Hyrja ................................................................................................................................ 1. Aktgjykimi ................................................................................................................. 1.1.Llojet e aktgjykimeve .................................................................................................... 2. Aktgjykimi për shkak të padëgjueshmërisë/mosbindjes .......................................... 2.1. Kushtet që duhet të plotësohen për shpalljen e aktgjykimit për shkak të padëgjueshmërisë/mosbindjes ........................................................................................ 2.2. Mosdhënia e aktgjykimit për shkak të padëgjueshmërisë ............................................. 2.3. Shtyrja e dhënies së aktgjykimit për shkak të padëgjueshmërisë .................................. Përfundimi ....................................................................................................................... Literatura ..........................................................................................................................
  • 4. AKTGJYKIMI PËR SHKAK TË PADËGJUESHMËRISË/MOSBINDJES October 12, 2017 Hyrje Në evolucionin e parimit te ndarjes se pushteteve, pushteti gjyqësor ka njohur një shndërrim e rritje të vazhdueshme të rolit te tij. Pushteti gjyqësor është njeri prej pushteteve të shtetit që garanton mbikëqyrjen dhe mbrojtjen e normave kryesore të vendosura nga pushteti ligjvënës. Pushteti gjyqësor ushtrohet nga gjykatat të themeluara më ligj. Themelimi i gjykatave, organizimi dhe kompetencat e tyre, kualifikimet të drejtat dhe detyrat e gjyqtarëve etj., dallohen nga shteti në shtet. Veprimtaria e gjykatës është e orientuar kah ajo që paditësi të arrijë mbrojtje juridike për të drejtën e vet, në rast se vërtetohet se ajo është shkelur, mohuar apo është rrezikuar nga i padituri. Vendimi i formës së prerë vetëm deklaron se paditësit i takon ose jo e drejta konkrete subiektive ndaj të paditurit. Me anë të operacionit mendor gjykata jep një akt gjyqësor me të cilin, duke u individualizuar dhe konkretizuar norma abstrakte, të krijohet norma individuale. Aktiviteti i gjykatës është kreativ sidomos kur në ligj ka zbraztira juridike. Ҫdo gjyqëtar duke shprehur mendimin e vet në lidhje me atë se si duhet të duket vendimi i gjyqësor, faktikisht njëherit propozon edhe si duhet të zgjidhet kontesti midis palëve. Kjo gjë bëhet me aktgjykim. Aktgjykimi është dokumenti me të cilin gjykata vendos për theleësinë e kërkesëpadisë e cila është obiekt i gjykimit. Ky punim ka për objekt analize dhe studimi vetëm një lloj të aktgjykimit. Aktgjykimin për shkak të padëgjueshmërisëmosbindjes. Punimi ka për qëllim të shpjegoj karakteristikat e këtij lloji të aktgjykimit, qka dallon ai prej aktgjykimeve tjera, cilat jane kushtet që gjyqëtari të shpallë këtë aktgjykim etj. Metodologjia e përdorur në këtë punim bazohet në përshkrimin dhe analizimin e dispozitave ligjore, si dhe duke shfrytëzuar burime tjera si libra studimore, studime analitike të ndyshme etj. Trajtimi i kësaj teme është realizuar nëpërmet metodës logjike të deduksionit, duke trajtuar në tërësi llojet e aktgjykimeve, për të arritur tek e veqanta, pra tek aktgjykimi për shkak të padëgjueshmërisëmosbindjes.
  • 5. AKTGJYKIMI PËR SHKAK TË PADËGJUESHMËRISË/MOSBINDJES October 12, 2017 1. Aktgjykimi Me aktgjykim gjykata vendos për themelësinë e kërkesëpadisë e cila është objekt i gjykimit. Kërkesëpadia parashtrohet me anë të padisë. Me rastin e vendosjes për çështjen kryesore gjykata është e lidhur me kërkesën e palëve. Ajo nuk mund të vendos për asgjë tjetër, përveç për atë që ka kërkuar pala. Gjykata me rastin e vendosjes meritore ka për detyrë që të vendos për të gjitha kërkesat në mënyrë të plotë. Aktgjykimi duhet të përmbajë pjesën formale dhe materiale. Përmbajtjen formale e përbëjnë pjesët e aktgjykimit, ndërsa përmbajtjen materiale e përbën PËRMBAJTJA e vendimit me të cilin pranohet apo refuzohet aktgjykimi.1 1.1. Llojet e aktgjykimeve Klasifikimi i aktgjykimeve mund të bëhet në bazë të kritereve të ndryshme. Duke marrë parasysh përmbajtjen e mbrojtjes juridike të cilën gjykata i jep paditësit kur e pranon si të themeltë kërkesëpadinë, aktgjykimi mund të jetë detyrues (dënues, kondemnator), vërtetues (deklarativ) ose transformues (konstitutiv). Varësisht nga mardhënja mes obiektit të gjykimit dhe dispozitivit të aktgjykimit, aktgjykimi mund të jetë: i plotë (kur vendoset në tërsi për kërkesëpadinë), i pjesshëm (kur vendoset vetëm një pjesë të kërkesëpadisë), i ndërmjetshëm (kur vendoset për themelsinë e bazës së kërkesëpadisë, mirpo jo edhe për sasinë e saj) dhe plotësues (kur vendoset për pjesën e kërkesëpadisë për të cilën, me gabim të gjykatës nuk është vendosur me kohë). Varësisht nga sjellja e palës së paditur në procesin gjyqësor, aktgjykimi mund të jetë: kontradiktor (i dhënë në bazë të kërkesave kontradiktore të palëve), aktgjykimi në bazë të pohimit, aktgjykimi për shkak të padëgjueshmërisë dhe aktgjykimi për shkak të mungesës. 1 Instituti Gjyqësor i Kosovës, Doracaku i gjyqtarëve për procedurën kontestimore, Prishtinë, 2015 fq. 98
  • 6. AKTGJYKIMI PËR SHKAK TË PADËGJUESHMËRISË/MOSBINDJES October 12, 2017 2. Aktgjykimi për shkak të padëgjueshmërisë/mosbindjes Ligjvënësi i ri i Kosovës me dispozitën e nenit 150 të LPK, ka sjellë një risi duke rregulluar të ashtuquajturën aktgjykim për shkak të padëgjueshmërisë/mosbindjes. Një formë e tillë e aktgjykimit nuk ishte paraparë me LPK e vjetër. Është me rëndësi të theksohet se ky lloj i aktgjykimit mund të merret vetëm jashtë seancës gjyqësore dhe asnjëherë në seancë gjyqësorë.2 Motivet e ligjvënësit të ri në për rregullimin e këtij aktgjykimi kanë qenë siç duket në funksion të rritjes së efikasitetit të gjyqësorit dhe shtimit të masave për ruajtjen e parimit të ekonomizimit në procesin gjyqësor civil. Aktgjykimi për shkak të padëgjueshmërisë/mosbindjes në fakt është një aktgjykim për shkak të mungesës së palës paditëse. Mungesë në kuptim të Ligjit nënkupton jo vetëm mospjesëmarrja fizike e palës në seancë, por edhe në rastet, kur pala merr pjesë fizikisht në seancë, por nuk deklarohet, kur ajo kërkohet nga ana e gjykatës. Edhe pse, aktgjykimi në fakt është një formë e një aktgjykimi për shkak të mungesës të palës së paditur, ky lloj aktgjykimi rregullohet veçanërisht dhe pavarësisht me dispozitën e nenit 150 të LPK. Kur pas shqyrtimit paraprak të padisë gjyqtari i çështjes vlerëson se padia është e rregullt dhe e plotë, atëherë me aktvendim padinë së bashku me shkresat e lëndës do t'ia dërgoj të paditurit për përgjigje në padi brenda 15 ditesh nga dita kur padia është paraqitur në gjykatë. I padituri, pasi t'i dorëzohet padia, me shkresat e bashkangjitura eventualisht, ka për detyrë, që brenda afatit prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh, të përgjigjet me shkrim në padi. Nëse pas këtij afati pala e paditur nuk përgjigjet në padi dhe nëse janë plotësuar kushtet e parapara në nenin 150 të LPK, atëherë gjykata mund të nxjerrë aktgjykim për shkak të mosbindjes. Pra, kusht elementar për nxjerrjen e aktgjykimit në bazë të heqjes dorë është mosparaqitja e përgjigjes në padi brenda afatit të caktuar nga ana e palës së paditur. Pra, gjykata ka për detyrë t´ia dërgojë palës së paditur padinë e palës paditëse, në bazë të nenit 394 të LPK. Në bazë të nenit 395, par. 1 të LPK, pala e paditur është e detyruar që brenda afatit prej 15 ditësh, pas marrjes së padisë, të dërgojë përgjigjen në padi.Me dispozitën 2 Instituti Gjyqësor i Kosovës, Doracaku i gjyqtarëve për procedurën kontestimore, Prishtinë, 2015 fq.105
  • 7. AKTGJYKIMI PËR SHKAK TË PADËGJUESHMËRISË/MOSBINDJES October 12, 2017 e nenit 395, par. 2 të LPK, pala e paditur paralajmërohet për pasojat procedurale juridike për mosdërgimin e përgjigjes në padi. Pasojë procedurale juridike në rast të mospërgjigjes në padi është nxjerrja e aktgjykimit për shkak të padëgjueshmërisë/mosbindjes, sipas dispozitës së nenit 150, par. 1 të LPK. Prandaj, nëse pala e paditur nuk përgjigjet në padi brenda afatit prej 15 ditësh pas marrjes së padisë, atëherë gjykata nxjerrë aktgjykim për shkak të padëgjueshmërisë/mosbindjes. Megjithatë, nxjerrja e këtij aktgjykimi është e mundshme nëse janë plotësuar kushtet e tjera të parapara me dispozitat e nenit 150 të LPK. 2.1. Kushtet që duhet të plotësohen për shpalljen e aktgjykimit për shkak të padëgjueshmërisë/mosbindjes 150.1 Në qoftë se i padituri, brenda afatit të përcaktuar me këtë ligj, nuk e paraqet në gjykatë përgjigjen në padi, gjykata jep aktgjykim me të cilin e aprovon kërkesëpadinë (aktgjykimi për shkak të mosbindjes) po që se janë plotësuar këto kushte: aa)) ppoo qqëë ssee ttëë ppaaddiittuurriitt ii ëësshhttëë ddoorrëëzzuuaarr rrrreegguulllliisshhtt ppaaddiiaa ddhhee tthhiirrrrjjaa ppëërr ddhhëënniieenn ee ppëërrggjjeeggjjëëss nnëë ppaaddii;; bb)) ppoo qqëë ssee tthheemmeellëëssiiaa ee kkëërrkkeessëëppaaddiissëë ddeell nnggaa ffaakktteett ee ttrreegguuaarraa nnëë ppaaddii;; cc)) ppoo qqëë ssee ffaakktteett mmbbii ttëë cciillaatt mmbbëësshhtteetteett kkëërrkkeessëëppaaddiiaa nnuukk jjaannëë nnëë kkuunnddëërrsshhttiimm mmee pprroovvaatt qqëë ii kkaa pprrooppoozzuuaarr vveett ppaaddiittëëssii aappoo mmee ffaakktteett ee ddiittuurraa bboottëërriisshhtt.. Lidhur me dorëzimin e rregullt të padisë palës së paditur (pra së bashku me paralajmërimin me pasoja procedurale juridike në rast të mospërgjigjes në padi) gjykata kujdeset sipas detyrës zyrtare. Nëse dorëzimi është kryer me rregull ose jo del nga aktet e gjykatës lidhur me rastin konkret.3 Gjykata nuk do të nxjerrë aktgjykim për shkak të padëgjueshmërisë/ mosbindjes, nëse gjykata nuk mund të konstatojë me saktësi se padia i është dërguar palës së paditur me rregull. Kusht tjetër për dhënien e aktgjykimit për shkak të padëgjueshmërisë/mosbindjes është edhe fakti se themelësia e kërkesëpadisë del nga faktet e treguara në padi. Nga kjo del, se gjykata i merr faktet e prezantuara nga ana e palës paditëse si të vërteta. Pra ekziston supozimi ligjor, se të gjitha ato fakte, që i ka prezantuar pala paditëse i përgjigjen realitetit dhe ato nuk kanë nevojë të provohen. 3 Morina, Iset/ Nikçi Selim Komentar Ligji për proceduës kontestimore, Prishtinë, 2012 fq. 311
  • 8. AKTGJYKIMI PËR SHKAK TË PADËGJUESHMËRISË/MOSBINDJES October 12, 2017 Edhe pse ekziston supozimi ligjor, se faktet e prezantuara nga ana e palës paditëse i përgjigjen realitetit dhe nuk kanë nevojë të provohen, prapë se prapë gjykata nuk është e lidhur për këtë çështje.4 Kjo vjen në shprehje në rastet, kur fakte të prezantuara nga ana e palës paditëse bien ndesh me provat e prezantuara nga ana e vetë palës paditëse. Apo në rastet, kur pohimet e prezantuara nga ana e palës paditëse bien ndesh me faktet e ditura botërisht. Irelevante është çështja se prej cilit burim është informuar gjykata se ato pohime të palës paditëse bien ndesh me faktet e ditura botërisht.5 Kusht tjetër për nxjerrjen e aktgjykimit për shkak të padëgjueshmërisë/ mosbindjes në bazë të nenit 150, par. 4 të LPK, është që nga faktet e prezantuara nga ana e palës paditëse duhet të konstatohet edhe themelësia e kërkesëpadisë. Në rast se kemi të bëjmë me një situatë të tillë, kur nga faktet e prezantuara nuk del themelësia e kërkesëpadisë, atëherë duhet të caktohet seanca përgatitore. Për shkak të parimit të parimit të kontradiktoritetit, natyrisht se duhet të ftohet pala e paditur. Nëse, në këtë seancë, pala paditëse nuk ndryshon kërkesëpadinë, atëherë do të nxjerrët aktgjykim, me të cilin refuzohet kërkesëpadia e palës paditëse. Po ashtu nuk mund të nxjerrët aktgjykim për shkak të mosbindjes, nëse në këtë seancë përgatitore, në kuptim të nenit 150, par. 4 të LPK, paraqitet pala e paditur. Gjithashtu, gjykata nuk mund të nxjerrë aktgjykim për shkak të mosbindjes, nëse pala e paditur ka dërguar përgjigjen ndaj padisë deri në seancën e caktuar përgatitore. Është diskutabil fakti nëse duhet të ketë propozim prej palës paditëse për nxierrjen e aktgjykimit për shkak të padëgjueshmërisë/mosbindjes. Ligji nuk thotë shprehimisht, nëse për nxjerrën e aktgjykimit për shkak të padëgjueshmërisë/mosbindjes është kusht edhe kërkesa e palës paditëse për nxjerrën e këtij aktgjykimi ose gjykata nxjerrë aktgjykim të tillë sipas detyrës zyrtare, nëse janë plotësuar kushtet e parapara, edhe pse pala paditëse nuk ka paraqit një kërkesë të tillë. Sipas nenit 150, par. 5 të LPK nuk lejohet ankesa kundër aktvendimit, me të cilin refuzohet kërkesa (propozimi) e palës paditëse për nxjerrjen e aktgjykimit kontumacional. Në interpretim të këtij neni autorët e Komentarit të Ligjit për procedurën kontestimore thekosojnë që nuk mund të nxirret aktgjykim për shkak të padëgjueshmërisë në qoftë se nuk 4 Po aty. 5 Morina, Iset/ Nikçi Selim Komentar Ligji për proceduës kontestimore, Prishtinë, 2012 fq. 312
  • 9. AKTGJYKIMI PËR SHKAK TË PADËGJUESHMËRISË/MOSBINDJES October 12, 2017 janë plotësuar kushtet dhe nuk është paraqitur propozimi i palës së paditur. Autorët kanë përdour interpretimin anasjelltas (argumentum e contrario). Ky lloj i interpretimit jepet ne rastet kur zbratira ligjore është e paqëllimtë nga ligjvënësi. Por nuk mendoj të që ky nuk ishte një “lëshim” i paqëllimshëm i ligjvënësit. Ky lloj i aktgjykimit është i rrallë sepse edhe mospërgjigjia në padi nga ana e të paditurit nuk është e shpeshtë. Pra faktikisht pala paditëse nuk mund ta dijë parapraktisht nëse i padituari do të bëjë përgjigjie në padi apo jo. Ligjvënësi me paragrafin 5 të nenit 150 vetëm ka dashur ta rregullojn situatën juridike në qoftë se pala paditëse jep propozim që të shpallet ky lloj aktgjykimi. Poashtu është jashtë logjikës që ligjvënësi të rregulloj situatën juridike në qoftë se paraqitet propozimi e të mos e përmend fare nëse propozimi i detyueshëm që të jepet aktgjykimi për shkak të padëgjueshmërisë/mosbindjes. Pra në bazë të ketyre argumenteve që përmendëm, mendoj që propozimi nuk është kusht për shpalljen e këtij aktgjykimi por gjyqtari porsa të jenë plotësuar të gjitha kushtet duhet ta jep këtë aktgjykim. Edhe doracakun për gjyqëtar për procedurën kontestimore, autorët vlerësojnë që nuk është kusht propozimi i pales paditese për nxjerrjen e aktgjykimit për shkak të padëgjueshmerisë (faqe 106) mirpo nuk japin shpjegime se pse nuk duhet të jetë. Edhe nga aktgjykimet e pakta që kam gjetur nga praktika, gjyqtarët në arsyetim të aktgjykimeve nuk e kan cekur se ky aktgjykim është dhënë me propozim të palës paditëse. 2.2. Mosdhënia e aktgjykimit për shkak të padëgjueshmërisë Gjykata nuk do të nxjerr aktgjykimin për shkak të mosbindjes pavaresisht se plotësohen kushtet, nëse gjykata konstaton se është fjala për kërkesën në të cilën palët nuk kanë të drejtë të disponojnë lirisht. Kjo situatë është identike më të gjitha rastet në të cilat gjykata do të veprojë kryesisht kur konstaton se palët kanë pretendime të disponojnë me kërkesa që nuk mund të disponojnë. 2.3. Shtyrja e dhënies së aktgjykimit për shkak të padëgjueshmërisë Gjykata mund të shtyjë dhënien e aktgjykimit për shkak të padëgjueshmërisë në qoftë se ka nevojë të merr njoftimet e duhura lidhur me rrethanen nese kërkesa e paleve është kërkesë e disponueshme për palët. Gjithmonë kjo shtyrje duhet të ndodhë në periudhën deri sa gjykata nuk u ka dërguar palëve ftesat për seancën përgatitore apo të shqyrtimit kryesor në qoftë se
  • 10. AKTGJYKIMI PËR SHKAK TË PADËGJUESHMËRISË/MOSBINDJES October 12, 2017 nuk cakton seancë përgatitore. Kjo për arsye se siq u theksua gjykata mund të jep këtë aktgjykim vetëm jashtë seancës. Më konkretisht, gjykata duhet të nxjerrë aktgjykim për shkak të padëgjueshmërisë/ mosbindjes, nëse janë plotësuar kushtet e parapara. Pra, pasojat juridikeprocedurale, për shkak të mospërgjigjes në padi shkaktohen ex lege. Prandaj, gjykata duhet të nxjerrë aktgjykim për shkak të padëgjueshmërisë/mosbindjes, nëse janë plotësuar kushtet e parapara me dispozitën e nenit 150 të LPK. Gjykata duhet të shtyjë nxjerrjen e aktgjykimit për shkak të mosbindjes, deri sa të sigurohet se nuk kemi të bëjmë me kërkesa, për të cilat palët nuk mund të disponojnë lirisht. Ligji hesht lidhur me atë se sa gjatë duhet të shtyhet nxjerrja e aktgjykimit. Çështja e shtyrjes së nxjerrjes së aktgjykimit për shkak të padëgjueshmërisë mbetet në diskrecion të gjykatës. Gjykata duhet të emërtojë si „aktgjykim për shkak të padëgjueshmërisë/ mosbindjes“, nëse nxjerrë një aktgjykim të tillë. Përfundimi Gjykata është institucioni i vetëm publik, i cili do të vlerësojë dhe do t’i peshojë gjërat, duke vendosur për themelësinë e çështjes me vendim gjyqësor të arsyetuar thellësisht, për të gjitha ato çështje që hyjnë në kuadër të kompetencës së saj. Gjykata ka kufzimet e veta dhe në vendimet e veta vepron sipas asaj që ka përcaktuar ligjvënësi. Në këtë punim munduam të shpjegojmë vetëm një lloj të aktgjykimit. Ky është aktgjykimi për shkak të padëgjueshmërisë i cili është risi në Ligjin e procedurës kontestimore. Nga e gjithë kjo mund të themi se ky aktgjykim ka një rol bukur të madh në efikasitetin e sistemit gjyqësor. Kjo duke marrë parasysh që sistemi ynë i drejtësisë përballet me një numër të madhe të lëndëve dhe ky aktgjykim e rrit efikasitetin poashtu ndihmon edhe në ekonomizimin i procedurës.
  • 11. AKTGJYKIMI PËR SHKAK TË PADËGJUESHMËRISË/MOSBINDJES October 12, 2017 Literatura Brestovci, Faik/ Morina, Iset/ Qehaja Rrustem, E drejta procedurale civile, procedura kontestimore, Botimi i pestë, Prishtinë, 2017 Morina, Iset/ Nikçi Selim Komentar Ligji për proceduës kontestimore, Botimi i parë, Prishtinë, 2012 Brestovci, Faik E drejta procedurale civile I, Botimi i katërt, Prishtinë, 2006 Brestovci, Faik E drejta procedurale civile II, Botimi i katërt, Prishtinë, 2004 Instituti Gjyqësor i Kosovës, Doracaku i gjyqtarëve për procedurën kontestimore, Prishtinë, 2015 Ligji Nr. 03/L-006 për procedurën kontestimore 2008 Web: https://ëëë.google.com/url?sa=t&rct=j&q=&esrc=s&source=ëeb&cd=2&cad=rja&uact=8&ve d=0ahUKEëi- kOT74qfXAhUM_aQKHUIvBBëQFggxMAE&url=http%3A%2F%2Fgjyqesori- rks.org%2FGetDocument%2F3015&usg=AOvVaë2q1QSVQm9abU5OUAzdLMma