O slideshow foi denunciado.
Utilizamos seu perfil e dados de atividades no LinkedIn para personalizar e exibir anúncios mais relevantes. Altere suas preferências de anúncios quando desejar.
Energji nga Dielli
• Dielli ka prodhuar energji per miliarda vjet. Energjia diellore eshte energjia e
rrezeve te Diellit (...
Impiantet e Perqendrimit te Energjise Diellore
Keto impiante gjenerojne electricitet nga nxehtesia e grumbulluar ne
kolekt...
Energjia Diellore
Pjesa më e madhe e energjisë së ripërtëritshme vjen drejtpërdrejt ose
tërthorazi nga dielli. Rrezet e di...
Potenciali i Energjise diellore
Territori i Shqipërisë shtrihet ne pjesën perëndimore te Gadishullit te Ballkanit
ne bregu...
-Vleresimet tregojne se rajonet me te favorizuara per potencial natyror
energjetik jane perseri rajonet perndimore. Keshtu...
Disponibiliteti i rrezatimit diellor
Sasia e energjise vjetore ne Shqiperi jepet nga intensiteti i rrezatimit dhe nga
kohe...
Orientimi i kolektorëve ne vendin tone
Pozicion i Shqiperise me klime mesdhetare siguron kushte te favorshme per
nje zhvil...
KUPTIMI MBI ENERGJINE DIELLORE
Energjia diellore (ose solare) mbështet pothuaj të gjithë jetën në tokë
nëpërmjet fotosinte...
Njematerialirifotovoltaikmerreth100%rendiment!
Nje grup kerkuesish te Universitetit te Ohaios kane
zbuluar rastesisht nje ...
Panele diellore te vendosura ne Gjirokaster
Energjia diellore përdoret për ndriçimin dekorativ të galerisë hyrëse në Kala
...
Impianti per prodhmin e energjise se rinovueshme ne Berat
Perbehet nga:
• Mulli me Ere
• 2 Elemente Fotovoltaike
Energjia ...
Panele diellore për policinë kufitare
-Një burim dytësor energjie për pikat e kalimit kufitar
Tashmë Pikat kryesore të Kal...
Aktualisht panelet diellorë janë relativisht të shtrenjtë në prodhim. Elektriciteti
i prodhuar nga celulat kristaline ka n...
Panela Diellorë = Fuqi Diellore
Çmimet e elektricitetit, gazit natyror dhe lëndëve djegëse fosile të tjera janë të
prirur ...
Disavantazhet e energjisë diellore
Nuk janë vetëm disa mangësi, apo të këqijat e energjisë diellore.
 Kostoja fillestare ...
Centrali qe do të prodhojë 4.2 Mwh energji elektrike, e mjaftueshme për
furnizimin me rrymë të 1200 familjeve.
Në çatinë e...
Energjia diellore, tani celulat me te holla
Dihet qe sa me e holle te jete celula diellore, aq me
shume elektrone do te ar...
Panelet diellore mund të marrin energji edhe natën
Një panel diellor i cili funksionon edhe natën. Duket si një lojë fjalë...
PLANET E TE ARDHMES
Centraldiellor…neORBITE!
Kemi folur edhe me perpara per energjite alternative dhe per projekte qe mund...
vleresimeve te eksperteve, keto panele mund te dergojne ne toke rreth 10 GW fuqi
elektrike (po aq sa 10 centrale berthamor...
RISITE E VENDOSJES SE PANELEVE
- Jahti që funksionon me energji diellore
Duket sikur është mbajtësja më e vogël e aeroplan...
Jaht që punon me energji diellore
Deri në ditët e sotme kemi shikuar shumë gjëra që punojnë me energji
diellore. Është vër...
Energjia Diellore
Energjia Diellore
Energjia Diellore
Próximos SlideShares
Carregando em…5
×

Energjia Diellore

36.627 visualizações

Publicada em

Energjia Diellore

Publicada em: Engenharia
  • Seja o primeiro a comentar

Energjia Diellore

  1. 1. Energji nga Dielli • Dielli ka prodhuar energji per miliarda vjet. Energjia diellore eshte energjia e rrezeve te Diellit (rrezatimi diellor) qe arrin deri neToke. • Kjo energji mund te kthehet ne forma te tjera te energjise, te tilla si nxehtesia dhe elektricitetit. Electricitet nga Dielli • Paisjet Fotovoltaike (shkurt paisjetPV) ose “modulet diellore” e kthejne driten e diellit drejtpersedrejti ne elektricitet. • Modulet individuale PV (qelizat PV)grupohen ne panele dhe ne grupe panelesh te lidhura me njeri tjetrin,qe mund te perdoren per nje diapazon te gjere aplikimesh qe fillojne nga modulet e perbere nga nje qelize e vetme, e mjaftueshme per te karikuar baterine e kalkulatorit ose ores se dores, deri tek sistemet qe mbajne me energji nje shtepi te tere ose impiantet e medhenj te prodhimit te energjise qe mbulojne hektare te tere toke.
  2. 2. Impiantet e Perqendrimit te Energjise Diellore Keto impiante gjenerojne electricitet nga nxehtesia e grumbulluar ne kolektoret diellore termike.Nxehtesia fokusohet ne nje pike te vetme dhe pasi i percillet nje lengu special, e ben ate te avulloje. Me pas avulli i prodhuar kalon ne nje gjenerator me avull per prodhimin e energjise elektrike. Zgjidhje energjitike per shtepi bazuar tek era dhe PV • Te kombinuara me panelet diellore fotovoltaike,mullinjte me ere ofrojne nje zgjidhje te mire jo vetem per mbrojtjen e mjedisit dhe shkallen e ulet te ndotjes, por gjithashtu sepse kursejne para nga pagesa e fatures se energjise, e cila po behet cdo dite e me teper e veshtire per tu paguar.
  3. 3. Energjia Diellore Pjesa më e madhe e energjisë së ripërtëritshme vjen drejtpërdrejt ose tërthorazi nga dielli. Rrezet e diellit, ose energjia diellore, mund të përdoret direkt për ngrohje dhe ndriçim të shtëpive dhe ndërtesave të tjera, për prodhimin e energjisë elektrike, dhe për ngrohje të ujit, ftohje, dhe shumë përdorime të tjera komerciale dhe industriale. Energjia Diellore Shqipëria, me një pozicion te favorshëm gjeografik ne pellgun e detit Mesdhe, ka kushte klimatike shume te favorshme për shfrytëzimin e energjisë diellore. Intensiteti i larte i rrezatimit diellor,kohëzgjatja e këtij rrezatimi, temperatura dhe lagështia e ajrit etj. klima mesdhetare, me një dimër te bute dhe te laget dhe vere te nxehte dhe te thate përcaktojnë një potencial energjetik me te madh se potenciali energjetik mesatar për shfrytëzimin e energjisë diellore. Vendi ynë konsiderohet me regjim te mire te energjisë diellore dhe potencial te larte te rrezatimit diellor. Energjia diellore është një burim energjie mjaft premtues per te ardhmen dhe përdorimi i saj është potencial, pasi është një burim natyror energjie i pashtershëm, është rezerva natyrore me e madhe e energjisë qe është e shpërndare kudo ne bote ne sasi me te mëdha se sa nevojat tona për energji, është e pastër dhe shfrytëzimi i saj nuk kërkon shpenzime te tjera, nuk paraqet asnjë rrezik për ndotjen e mjedisit. Argumentimet e mësipërme te cojne ne përfundimin se tek ne përdorimi i energjisë diellore për te prodhuar ujë te ngrohte për nevojat sanitare e teknologjike dhe per prodhimin e energjisë elektrike, duke zëvendësuar energjinë elektrike, është një shans qe na ofron natyra dhe te cilin duhet ta përdorim me kujdes.
  4. 4. Potenciali i Energjise diellore Territori i Shqipërisë shtrihet ne pjesën perëndimore te Gadishullit te Ballkanit ne bregun lindor te detit Adriatik dhe Jon. Ajo eshte e vendosur ne mes gjeresive 39o38’- 42o38’dhe gjatesive 19o16’-21o04’. Fale kësaj pozite gjeografike, Shqipëria i perket rripit te klimes mesdhetare me vere te nxehte e te thate, me dite te gjata me diell dhe dimer te bute me rreshje te bollshme. Nisur nga sa thamë me siper, territori i Republikës se Shqipërisë eshte ndare ne 4 zona kryesore klimaterike, ku luhatjet e elementeve klimatike brenda tyre jane ne kufij relativisht te vegjël. (Harta1) Këto zona emërtohen si me poshte: � Zona Mesdhetare Fushore; � Zona Mesdhetare Kodrinore; � Zona mesdhetare Paramalore; � Zona Mesdhetare Malore. Instituti Hidrometeorologjik ka nxjerre rezultate ne baze te trajtimit klimatologjiko-statistikor te informacionit aktinometrik dhe heliografik per vleresimin e shperndarjes territoriale te rrezatimit diellor Keto vleresime jane mbeshtetur sipas kushteve tona klimatike dhe duke marre parasysh gjithashtu serine kohore prej 15 vjetesh te vezhgimit te drejtperdrejte ne 26 stacione aktinometrike dhe serite kohore prej 30 vjetesh vezhgim per kohezgjatjen e rrezeve te diellit. Ne territorin e vendit tone kemi nje potencial energjetik diellor te konsiderueshem, ku shume zona te saj i ekspozohen nje rrezatimi qe shkon nga 1185 kWh/m2 ne vit deri me 1700 kWh/m2 ne vit. Vlen te permendet qe pjesa perendimore e Shqiperise, veçanerisht jug perendimi i saj ka nje energji diellore te konsiderueshme. Qe shkon deri me 2200 kWh ne vit. Ne figuren 1 izolinja 1500 kWh/m2 ne vit e ndan ne dy pjese pothuajse te barabarta territorin e Shqiperise. Çdo m2 e siperfaqes horizontale ne kete pjese te territorit ka mundesi praktike te marre deri ne 2200 kWh/m2 ne vit (ne kete rast flitet per kushte te nje moti anticiklonar). Ndersa ne kushte te çfaredoshme moti e njejta siperfaqe merr mesatarisht rreth 1700kWh ne vit.
  5. 5. -Vleresimet tregojne se rajonet me te favorizuara per potencial natyror energjetik jane perseri rajonet perndimore. Keshtu çdo m2 siperfaqes horizontale ne keto rajone gjate periudhes Nentor- Mars merr faktikisht deri ne 380 kWh ne vit, nderkohe qe mesatarja territoriale per kete periudhe eshte rreth 340kWh ne vit. Shperndarja territoriale e diellezimit (sasise se oreve me diell) dhe sidomos ajo e diellezimit relativ, qe ne te tilla raste perdoret si tregues sasior i vranesires, eshte ne te gjithe teritorin rreth 2400 ore, ndersa ne pjesen perendimore eshte mbi 2500 ore dhe ne fushen e Myzeqese arrin mbi 2700 ore. Ne pjese verilindore te vendit diellezimi kap vlera mjaft te vogla. Keshtu p.sh ne qytetin e Kukesit sasia vjetore e oreve me diell eshte me pak se 2000 ore. Vlerat me te larta te sasive ditore te rrezatimit diellor verehen ne periudhen e ngrohte te vitit dhe sidomos ne muajt e veres. Konkretisht ne muajin dhjetor sasia ditore e rrezatimit diellor eshte rreth 2.3 kWh/m2 ne dite, ndersa ne muajin korrik kjo vlere eshte rreth 8.030kWh/m2 ne dite. Diellezimi ditor ne pjesen perendimore te Shqiperise eshte me shume se 5.5 ore. Perjashtim bejne vetem tre muajt e dimrit. Theksojme se ne praktiken e shfrytezimit te energjise diellore “dite te mira” konsiderohen ditet me diellezim ditor jo me te vogel se 5.5 ore. Gjthashtu jane kryer llogaritjet e “diteve te keqija” (dite te tilla quhen ato te cilat diellezimi ditor eshte me i vogel se 1.5 ore. Analiza e ketij parametri konfirmon se pjesa perendimore e Shqipërisë eshte me e favorshme se pjesa e brendshme e saj ne pikpamje te shfrytezimit te energjise diellore. Ne vendin tone, numri i ditëve me diell ndryshon nga nje mesatare 240-260 dite ne vit deri ne nje maksimum 280-300 dite ne vit, ne pjesen jugperendimore (figura 2).Fusha e Myzeqese, Vrina dhe Vurgu jane rajonet me te favorshme te Shqiperise ne pikpamjen e potencialit natyral energjitik. Ne Tabelen 1 paraqitet shpërndarja e mesatares ditore te rrezatimit global per 26 stacione meteorologjike.
  6. 6. Disponibiliteti i rrezatimit diellor Sasia e energjise vjetore ne Shqiperi jepet nga intensiteti i rrezatimit dhe nga kohezgjatja e rrezevete diellit. Ne tabelen 2 jepet rrezatimi diellor vjetor per disa qytete te Shqiperise:
  7. 7. Orientimi i kolektorëve ne vendin tone Pozicion i Shqiperise me klime mesdhetare siguron kushte te favorshme per nje zhvillim te qendrueshem te shfrytëzimit te energjise djellore. Intesiteti i larte i rrezatimit diellor, kohëzgjatja e tij e gjate dhe temperatura dhe lagështia e ajrit jane pikërisht elementet qe kontribuojne ne kete efekt. Kjo situate ka ndikuar ne fillimin e përdorimit te paneleve diellore ne vendin tone si dhe ka simuluar ne prodhimin e energjise termale ne vendin tone, ku prodhimi i kësaj energjie ne vitin 2001 arriti ne 0.9 ktoe dhe ne vitin 2008 ne 4.7 ktoe. Meqenese rezet e diellit gjate gjithe vitit ndryshojne kendin e goditjes ne toke, drejtimi i rrezatimit diellor rezulton te kete nje pjerresi, qe arrin ne soliditet veror dhe dimëror, ne tabelen 3 jane renditur rrezatimet ditore si dhe kendet optimale sezonale dhe vjetore te vendosjes se paneleve per disa prefektura te vendit.
  8. 8. KUPTIMI MBI ENERGJINE DIELLORE Energjia diellore (ose solare) mbështet pothuaj të gjithë jetën në tokë nëpërmjet fotosintezës që nga shfaqja e organizmit të parë. Njerëzit e përdorin energjinë diellore për ndriçim, ngrohtësi, rritjen e të korrave dhe për shndërrimin e fuqisë diellore në energji elektrike. Nxehtësia e krijuar nga dielli përcakton klimën (moti) dhe ndërrimin e stinëve në tokë.Me energji diellore nenkuptohet energjia (termikeo-elektrike) e prodhuar nga shfrytezimi i drejtperdrejte i energjise se rrezatuar nga Dielli drejt Tokes. Ne çdo moment Dielli trasmeton drejt orbites 1367 watt per meter katror. Sasia e energjise diellore qe arrin ne siperfaqen e tokes eshte shume e larte, gati dhjetemije here me e larte se gjithe energjia e perdorur nga njeriu. Energjia Diellore ben pjese ne grupin e energjive te rinovueshme si Biomasa, Biokarburanti, Gjeotermike, Hidroenergjitike, Eolike etj. Teknologjite kryesore per prodhimin e energjise termike dhe elektrike nga dielli jane: 1 - Paneli Diellor Termik ,2 - Paneli Diellor me perqendrim ,3 - Paneli fotovoltaik.Shndërrimi i energjisë diellore në energji elektrike quhet ndryshe fotovoltaik.
  9. 9. Njematerialirifotovoltaikmerreth100%rendiment! Nje grup kerkuesish te Universitetit te Ohaios kane zbuluar rastesisht nje material te ri te afte per te thithur energjine e drites se diellit. E vecanta e tij eshte se ka nje rendiment prej pothuajse 100%. Panelet e zakonshme diellore jane te perbere prej materialesh fluoreshiente. Energjia e drites se diellit eksiton elektronet te cilet me pas perdoren per te prodhuar energji. Problemi me keto materiale eshte se kohezgjatja e gjendjes se eksituar te elektroneve eshte vetem disa pikosekonda (1 sekonde = 1000 miliard pikosekonda) cka ben te pamundur perdorimin e te gjithe elektroneve te eksituar. Si pasoje rendimenti me i mire i marre nga keto lloj materialesh eshte prej vetem 61% ne teknikat me te komplikuara dhe te shtrenjta te perdorura, pra nje rendiment 40% eshte mesatarja qe mund te fitohet nga perdorimi i gjere i tyre. Materiali i ri, i cili u zbulua rastesisht duke perdorur superkompiutera per te percaktuar konfigurime te mundshme te molekulave, eshte jo vetem fluoreshent por edhe fosforeshent. Fale kesaj karakteristike gjendja e eksituar e elektroneve nga drita e diellit ka nje kohezgjatje te rendit te mikrosekondes (1 e milionta e sekondes), pra rreth 1 milion here me shume se ne materialet fluoreshente. Ne qofte se punimet e kerkuesve do te mund te zbatoheshin ne praktike (per momentin kane arritur te perdorin vetem nje grumbull molekulash mbi nje solucion te lengshem), atehere nje rendiment prej pothuajse 100% do te mund te arrihej.Edhe pse perdorimi ne shkalle te gjere i ketij materiali hibrid do te duhet te prese mjaft vite, kjo arritje mund te kete hapur rrugen e prodhimit te nje forme te re energjie, plotesisht te paster, qe mund te zgjidhe problemin global te energjise.
  10. 10. Panele diellore te vendosura ne Gjirokaster Energjia diellore përdoret për ndriçimin dekorativ të galerisë hyrëse në Kala Projekti është i pari i këtij lloji në Shqipëri. Ndriçimi i galerisë 50 metra të gjatë dhe me kube të larta deri 9 metra përfundoi në muajt e parë të vitit 2009. Panelet e vendosur në tarracën e kalasë prodhojnë 1.7 kW, energji për 32 llambat të ndriçimit dekorativ me konsum të ulët. Në vazhdim GCDO po kërkon fonde që të instalojë këtë teknologji edhe për furnizimin me energji të një galerie tjetër, ku mendohet të krijohet muzeu i ri, duke synuar që 70% e energjisë të nevojshme të sigurohet në këtë mënyrë. Projekti i ndriçimit me panele diellore u bashkëfinancua nga GCDO dhe GEF, programi i Granteve të Vogla.
  11. 11. Impianti per prodhmin e energjise se rinovueshme ne Berat Perbehet nga: • Mulli me Ere • 2 Elemente Fotovoltaike Energjia qe prodhohet ushqen me energji nje PC ku shfaqet ky material informues dhe edukues per prodhimin e energjive te Rinovueshme.
  12. 12. Panele diellore për policinë kufitare -Një burim dytësor energjie për pikat e kalimit kufitar Tashmë Pikat kryesore të Kalimit të Kufirit dhe Grupet Operative Speciale kanë një burim alternativ për energjinë elektrike,panelet diellore. Ky është rezultati i projektit të radhës të mbështetur nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri. Tetë nga Pikat kryesore të kalimit të Kufirit dhe Grupeve Operative Speciale në të gjithë Shqipërinë u pajisën me një burim dytësor energjie, në mënyrë që të mos ketë anomali në punën e tyre në rastet e ndërprerjes së burimit kryesor të energjisë elektrike.Nga ana tjetër rezultati i përfituar nga ky projekt është një burim energjie “eco-friendly”, duke qenë një burim alternativ që fare mirë zëvendëson përdorimin e gjeneratorëve me karburant, që janë një nga zgjidhjet më të përhapura të këtij problemi. Zhvillimi i projektit: Ajo ç’ka paraprakisht ishte e nevojshme për realizimin e këtij projekti ishte identifikimi i pikave të kalimit kufitar dhe grupeve Operative speciale që kishin nevojë për një burim të tillë energjie.Faza e dytë e projektit ishte tenderimi dhe prokurimi i këtyre sistemeve.Instalimi i tyre,i cili përkon me fazën e tretë të projektit, u krye në periudhën kohore shtator ’05-mars ‘06, me gjithë kushtet e vështira të motit të ftohtë që vështirësonin punimet. Faza përmbyllëse e projektit ishte trajnimi i stafit të pikave të kalimit kufitar mbi përdorimin e këtyre sistemeve.Rezultati kryesor është që projekti rezultoi shumë i suksesshëm në rritjen e aftësisë dhe kapacitetit të Policisë Kufitare dhe të Migracionit në kryerjen e detyrave të saj, si kontrolli i kompjuterizuar i pandërprerë i pasaportave dhe dokumenteve.Panelet diellore, të njohur gjithashtu edhe si fotovoltaikë,përdorin materiale gjysmëpërçues për të kthyer rrezatimin diellor në rrymë elektrike ose energji termike.Ata mund të përdoren për shtëpitë, zyrat, ndërtesat publike etj.Tani ata sigurojnë vetëm një pjesë të vogël të elektricitetit botëror: kapaciteti global i prodhimit të tyre prej 5000 megavatësh (MW) është vetëm 0.15 % e kapacitetit total të prodhimit nga të gjitha burimet.
  13. 13. Aktualisht panelet diellorë janë relativisht të shtrenjtë në prodhim. Elektriciteti i prodhuar nga celulat kristaline ka një kosto totale prej 20-25 cent/kwh, në krahasim me 4-6 cent/kwh të elektricitetit nga djegia e qymyrit, 5-7 centë për energjinë e prodhuar nga gazi natyror, 6-9 centë për impiantet e energjisë së biomasës.Periudha e tyre e vetëshlyerjes shkon nga 9-12 vjet në varësi të konsumit të energjisë dhe madhësisë së sistemit.
  14. 14. Panela Diellorë = Fuqi Diellore Çmimet e elektricitetit, gazit natyror dhe lëndëve djegëse fosile të tjera janë të prirur për tu rritur vazhdimisht.Energjia diellore nga ana tjetër vjen për përdoruesit falas. Alternative super ekonomike për prodhimin e energjisë, duke shmangur shfrytëzimin e lëndës djegëse, është energjia diellore. Avantazhet e energjisë diellore jane: Eshtë një burim të ripërtëritshme të energjisë. Prodhohet për aq kohë sa zgjat dielli, dmth për miliona vitet e ardhshme. Eshte nje burim i gjatë dhe i qëndrueshëm i energjisë. Energia elektrike është zhvilluar direkt nga energjia diellore, e cila nuk ka mungesë të lëndëve të para. Rrezet e diellit qe gjenden me bollëk. Panelat diellore janë të lehtë për të instaluar në çati. Nuk është e nevojshme per hapësirë shtesë. Gjenerimi i energjisë bëhet me kursim, mbi baza individuale të përdoruesit. Panelet diellore janë të qetë dhe të palëvizshëm. Kërkojnë shumë pak mirëmbajtje. Energjia diellore mund të prodhohet veçanerisht në Shqiperi, ku rrezet e diellit janë të bollshme dhe në dispozicion. Eshtë një burim jo ndotës i energjisë, nuk ka clirim të dioksidit të karbonit . Nuk paraqet kërcënim për mjedisin. Avantazheve ekonomike të energjisë diellore, pavarësisht nga kostoja e instalimit fillestar, gjenerimi i energjisë diellore dhe të përdorimi i saj është falas. Përdorimi i këtij burimi nuk faturohet! Përdoret për gatim, ngrohjen e ujit, dhe gjithashtu për të vënë në funksionim pajisje të ndryshme të energjisë elektrike të instaluara në shtëpi ose në zyre. Ripërtërimi i saj është i shëndetshëm, i sigurt dhe më i lehtë në përdorim.
  15. 15. Disavantazhet e energjisë diellore Nuk janë vetëm disa mangësi, apo të këqijat e energjisë diellore.  Kostoja fillestare e instalimit të qelizave diellore është mjaft e lartë. Megjithatë, një nevojë për të investuar vetëm në instalim,dhe më vonë në energjisë elektrike është falas.  energjia diellore nuk mund në mënyrë efektive të punojnë në vende të ftohta për shkak të mungesës së diellit. Gjithashtu, ajo është më pak efektive në sezonet me shi dhe klime te ftohtë. Gjithashtu, energjia diellore mund të prodhohet vetëm gjatë ditës, dhe jo natën.  Për aplikime në shkallë të madhe, investimet jane më të mëdha dhe kostoja më e lartë,gjera të cilat nuk mund të përmbushen lehtë.
  16. 16. Centrali qe do të prodhojë 4.2 Mwh energji elektrike, e mjaftueshme për furnizimin me rrymë të 1200 familjeve. Në çatinë e qendrës së panaireve të Gjenevës Palexpo do të ndërtohet kolektori më i madh diellor në Zvicër. Që në vitin 2012 ky “central diellor” do të prodhojë 4.2 Mwh energji elektrike që është e mjaftueshme për furnizimin me rrymë të 1200 ekonomive familjare. Për të arritur këtë kapacitet duhen instaluar plot 15000 pllaka që e absorbojnë ngrohtësinë e diellit të cilën e shndërrojnë në energji elektrike. Ato do të vendosen në katër çatitë që së bashku kapin sipërfaqen prej 48000 metrash katrorë. Prodhuesi deri tash më i madh në Zvicër i rrymës nga dielli ka kapacitet prej gjithsej 1.2 Mwh në stadiumin e Bernës Stade de Suisse. Ndërtimi pritet të fillojë para pushimeve të verës. Për shkak të peshës së pllakave solare duhet forcuar fuqia mbajtëse e kulmeve ku do të vendosen ato. Një mënyrë e re për të përfituar nga energjia diellore Kërkuesit kanë gjetur një mënyrë të re për të prodhuar energji elektrike nga ajo diellore. Deri më tani ekzistonin dy mënyra për të realizuar këtë gjë. Mënyra e parë konsiston në përdorimin e paneleve diellore dhe mënyra e dytë është përqendrimi i rrezeve të diellit nëpërmjet përdorimit të pasqyrave. Por, të dyja këto mënyra janë të kushtueshme. Në një artikull të fundit të publikuar nga revista shkencore “Materiale Natyrore”, dy kërkues të kolegjit të Bostonit propozojnë një zgjidhje të tretë: përdorimi i efektit termoelektrik. Ata madje kanë ndërtuar edhe një prototip për të treguar se si funksionon kjo ide. Efekti termoelektrik është përdorur tashmë për të kapur nxehtësinë superfluo të motorëve të makinave për shembull. Kjo është një metodë që funksionon pasi disa materiale prodhojnë një diferencë të energjisë elektrike nëse një nga pjesët është më e nxehtë se pjesa tjetër. Por, për të marrë energji të mjaftueshme është e nevojshme që të krijojmë një diferencë energjie prej 200°C. Për të arritur një diferencë të tillë nga rrezet diellore, kërkuesit e këtij programi kanë ndërtuar një aparat tjetër i cili e kthen 4.6 % të energjisë diellore në energji elektrike. Gjithsesi, sasia e konvertuar është më e vogël se ajo çka mund të bëjnë panelet diellore të cilët mund të kthejnë 20% të energjisë diellore në energji elektrike.
  17. 17. Energjia diellore, tani celulat me te holla Dihet qe sa me e holle te jete celula diellore, aq me shume elektrone do te arrine elektrodat qe me pas te japin elektricitet. Ky eshte ligji nr.1 i fotovoltaikes. Sigurisht qe eshte shume me e lehte ta thuash se sa ta besh, por gjithsesi nje skuader shkencetaresh nga Standford, sigurojne se mund te jete ne gjendje te prodhoje shtresen me te holle ne nje celule diellore te mundesuar deri tani, fale nje sektori te ri te shkences dhe teknologjise, plasmonica, e cila studjon bashkeveprimin ndermjet drites dhe metalit.Plasmonica e ben edhe me eficiente nje celule diellore.Mike McGehee, profesor ne Universitetin e Californise ne Standford, ne nje studim te tij te koheve te fundit, pohon se ne disa kushte te percaktuara, nderveprimi ndermjet drites dhe metalit, krijon nje fluks me frekuence te larte te valeve elektrike.Eficenca e plasmonikes ka te beje me rritjen e efektivitetit te celulave egzistuese diellore nga 8% qe eshte deri tani ne rreth 15% si dhe me rritjen e jetegjatesise se tyre nga 7 ne 10 vjet.
  18. 18. Panelet diellore mund të marrin energji edhe natën Një panel diellor i cili funksionon edhe natën. Duket si një lojë fjalësh, por në realitet është detyra e një projekti të Steven Novack, i Idaho National Laboratory në Departamentin Amerikan të Energjisë. Deri më sot panelet diellore për të prodhuar energji duhet domosdoshmërisht të marrin rrezatimin diellor, minimalisht për nje peridhë kohe të caktuar na produesi. Novack, niset nga një fakt sipas te cilit, gjysma e energjisë diellore që arrin në tokë i takon asaj të rezatimeve infra te kuqe. Nje pjese e këtij rrezatimi shndërrohet në energji termike përgjatë natës. Nëse nata është e vrënjtur, një pjesë e kësaj energjie reflektohet në drejtim të tokës. Kjo shpjegon edhe arsyen se përse në hapsirat e shkretëtirave ku netët me re janë të pakta, nata është e ftohtë. Energjia shpërndahet në atmosfere në formën e rrezatimeve infra të kuqe.Mbështetur në këtë arsyetim, por edhe duke zgjidhur edhe një seri të tjera problemesh sic jane ato që lidhen me prodhimin e mikroantenave të posacme, diodave, mikrotubave, të aftësisë për të përthithur dhe shfrytëzuar edhe rrezet e diellit gjatë ditës, dhe shumë elementeve te tjerë specifike, Novack, shpreson të mund të perfitojë energji nga panelet diellore edhe gjatë oreve të natës.
  19. 19. PLANET E TE ARDHMES Centraldiellor…neORBITE! Kemi folur edhe me perpara per energjite alternative dhe per projekte qe mund te perdornin resurse te riperteritshme per te krijuar energji, megjithate ky projekt per nga madhesia dhe nga ambicia e tij ua kalon se largu gjithe te tjereve. Behet fjale per nje central diellor te vendosur ne orbiten gjeostacionare (orbita e ndodhur pingul mbi ekuator ne nje lartesi prej 35 786 km) rreth tokes, diametri i te cilit mund te arrije ne disa kilometra. Teper fantazioz si projekt? Jo dhe aq perderisa qysh prej 30 vjetesh Amerikanet dhe Ruset jane duke punuar mbi kete lloj centrali, i cili mund zgjidhte jo pak probleme ekologjike. Energjia ne Toke do te dergohej nepermjet rrezesh te vogla mikrovalesh me intensitet te larte. Megjithate deri me sot projektet jane lene pas dore duke marre parasysh rreziqet qe mund te sjellin, dhe mbi te gjitha cmimin e larte qe mund te kete nje strukture e tille. Por deri me sot! Sepse tani gjerat mund te ndryshojne. Rritja e cmimit te naftes, analistet parashikojne se cmimi mund te dyfishohet brenda pese vitesh, ka bere qe te rishikohen edhe njehere teknologjite energjitike alternative te lena pas dore per shkak te rentabilitetit te paket. Centralet orbitale bejne pjese ne to.Keshtu Sekretariati amerikan i Mbrojtjes ka rihapur kete projekt me ndihmen e Nasas. Sipas JPL (Jet Propulsion Laboratory), nje projekt i tille mund te behej mjaft frytdhenes ne qofte se cmimi i naftes arrin ne 150 dollar/fuci (cmimi i sotem eshte 75 dollare/fuci ndersa ne 2005 ishte rreth 50 dollare/fuci) Agjensia hapesinore amerikane, e cila ka harxhuar plot 23 milion euro vetem per studimin e vendosjes ne orbite te paneleve diellore, beson ne kete projekt. Sipas
  20. 20. vleresimeve te eksperteve, keto panele mund te dergojne ne toke rreth 10 GW fuqi elektrike (po aq sa 10 centrale berthamore). Ne 36000 kilometra lartesi panelet do te merrnin rreth 8 here me shume energji se ne toke, gje qe justifikon se tepermi nje investim te tille. Amerikanet megjithate nuk jane te vetmit te interesuar ne kete projekt, pasi Japonia, vend i varfer ne resurse nentokesore, eshte duke punuar mbi nje projekt te tille qe prej vitit 2001. Japonezet parashikojne leshimin, para 2040-s, te nje centrali prej 20000 tonesh me nje kapacitet prej 1 GW fuqi, i pajisur me 2 panele prej 1 kilometer.Ne Rusi, qendra e kerkimeve Mstislav Keldych, ndertuesi hapesinor RKK Energia dhe Instituti qendror i ndertimeve mekanike (Tsniimash) jane duke punuar mbi nje projekt te ngjashem. Por sipas Anatoli Khabarov, pergjegjes i RKK Energia, veshtiresit kryesore nuk jane ne ndertimin e ketij kompleksi por ne sigurine e tij. “Imagjinoni qe nje central gjigand te humbe orientimin e tij dhe qe rrezja te bjere larg receptorit. Ne qofte se nje fluks i tille energjitik pershkron ndertesat e banuara ose ndermarrjet industriale, do te djege te gjithe pajisjet elektronike, dhe njerezit mund te pesojne djegie te demshme. Dhe duhen mbyllur zona te gjera te qiellit nga transporti ajror. Per te mos folur me pas per pasojat ne qofte se nje central i tille perdoret per qellime te keqija”. Nga ana tjeter edhe dyndja e orbites nga satelitet eshte nje tjeter problem. Ne disa vende orbita po behet gjithnje e me e dendur, dhe kompanite telefonike nuk i shohin me sy te mire keta “perbindesha” me nje diameter prej disa kilometrash. Shkurt, edhe pse keto centrale jane teorikisht te mundshme, duket se nuk jane akoma gati te nisen per ne hapesire. Megjithate asgje nuk e pengon nje gje te tille ne nje te ardhme te afert.
  21. 21. RISITE E VENDOSJES SE PANELEVE - Jahti që funksionon me energji diellore Duket sikur është mbajtësja më e vogël e aeroplaneve por në fakt ky mjet lundrimi është jahti më i madh në botë që funksionon me energji diellore. Turanor Planet Solar është aktualisht në një udhëtim për të vendosur një rekord botëror dhe për të promovuar përdorimin e energjisë diellore. Jahti e ka filluar udhëtimin e tij në shtator të 2010 dhe ka pasur disa ndalesa që përfshijnë Miami-n, Kankun-in dhe ishujt Galapaos. Ka kushtuar 12.5 milionë euro për tu ndërtuar. - Aeroplani i ndertuar me panele diellore
  22. 22. Jaht që punon me energji diellore Deri në ditët e sotme kemi shikuar shumë gjëra që punojnë me energji diellore. Është vërtet magjepsëse pika ku na kanë dërguar rrugët e përftimit të energjisë së pastër. Është vërtet e habitshme. Ky jaht, rreth 31 metra i gjatë punon plotësisht me energji të prodhuar nga panelet diellore. Energjia prej 103 KW, e prodhuar nga panelet që ndodhen në sipërfaqe të këtij mjeti lundrues depozitohet në bateritë e jahtit. Me t’u nevojitur ajo energji përdoret. Në mënyrë që jahti të marrë rrugën, harxhon vetëm 20 kw. Duke parë këtë dizajn të veçantë, nuk do jetë surprizë që në vitet e ardhshme të shikojmë dhe modele me të përparuara të jahteve.

×