O slideshow foi denunciado.
Utilizamos seu perfil e dados de atividades no LinkedIn para personalizar e exibir anúncios mais relevantes. Altere suas preferências de anúncios quando desejar.

Tema : Grupet funksionore ne perberjet organike

Substancat kimike njeriu i njihte dhe përdorte që në kohët e lashta. Në mesin e tyre, përveç substancave inorganike (nga bota mineralogjike), një pjesë mjaft e madhe e tyre ishin me prejardhje të botës së gjallë, pra ishin substanca organike. Substancat apo produktet e këtilla si p.sh. verën, uthullën, aromat e mira, purpurin antik, disa ngjyrna dhe substanca të tjera, njeriu i ka përdorur për shumë qëllime të njohura. Numri i substancave organike që njihej në Mesjetë, ka qenë shumë i madh, madje edhe më i madh se numri i substancave inorganike. Në këtë kohë kimistët e Mesjetës (alkimistët) substancat i ndanin sipas origjinës së tyre në substanca: bimore, shtazore dhe mineralogjike. Njëri prej tyre ishte francezi Lemery (Lemerý). Më vonë për ta treguar prejardhjen e tyre prej gjallesave, substancat e nxjerra nga bimët e kafshët i quajtën substanca organike. Ndërsa të gjitha substancat e tjera i quajtën substanca inorganike. Në plejadën e kimistëve të shekullit XIX, Berceliusi (Berzelius) ishte i pari, i cili kimist që në gjuhën shkencore futi togfjalëshin kimi organike. Ai në viitn 1827 botoi tekstin e parë të kimisë organike. Fig.1. Xhons Jakob Bercelius (Berzelius, Jöns Jakob) (1779- 1848) - kimist suedez. Ka lindur në Linköping. Gjatë studimeve të mjekësisë në Universitetin e Uppsallës ai u interesua për kiminë. Pas kryerjes së praktikës medicinale më 1807, Berzelius-i u bë profesor i botanikës dhe i farmacisë në Stockholm. Prej vitit 1815 e deri më vitin 1832 ishte profesor i kimisë në Institutin Mjekësor-Carolina të Stockholm-it. Me kërkimet e tij të njohura ai kontribuoi shumë në lëmë të kimisë. Më 1818 u bë sekretar i përhershëm i Akademisë së Shkencave të Stockholmit, kurse në vitin 1835 mori titullin baron prej mbretit të Suedisë dhe Norvegjisë, John Charles XIV. Megjithë se njiheshin dhe përdoreshin mjaft substanca organike, për natyrën dhe vetitë e tyre dihej shumë pak. Pra, mungonte një sqarim i vërtetë shkencor. Deri në fillim të shek. XIX nuk u përftua asnjë përbërje organike, duke u nisur prej ndonjë përbërjeje inorganike. Në këtë kohë mbizotëronte ideja se substancat organike (përbërjet organike) mund të fitohen vetëm nga organizmat e gjallë (bimorë dhe shtazorë) dhe se për t’u përftuar ato nevojitej një forcë jetësore (lat. vis vitalis). Në shkencën e asaj kohe kjo gjë njihej si teori vitalistike, e cila ishte e pasaktë. Teoria vitalistike mbeti aktuale deri në vitin 1828, gjeratëherë kur kimisti gjerman Fridrih Veler (Friedrih Wöler) e përftoi përbërjen e parë organike (urenë), duke u nisur nga një përbërje inorganike, pra në mënyrë artificiale. Veleri, duke e nxehur cianatin e amonit (përbërje inorganike), e përftoi urenë (përbërjen organike). Ureja Bujar H. Durmishi – KIMIA III (gjimnaz), 2003 Tetovë __________________________________________________________

Audiolivros relacionados

Gratuito durante 30 dias do Scribd

Ver tudo
  • Seja o primeiro a comentar

  • Seja a primeira pessoa a gostar disto

Tema : Grupet funksionore ne perberjet organike

  1. 1. Tema : Grupet funksionore ne perberjet organike Lenda : Kimi Klasa : X1 Punoi Hyrie uka
  2. 2. Substancatkimike njeriui njihte dhe përdorteqë në kohëte lashta.Në mesine tyre,përveçsubstancave inorganike (ngabotamineralogjike),një pjesë mjafte madhe e tyre ishinme prejardhje të botëssë gjallë,praishinsubstancaorganike.Substancatapoproduktete këtillasi p.sh.verën,uthullën,aromate mira,purpurinantik,disangjyrnadhe substancatë tjera,njeriui ka përdorurpërshumë qëllime të njohura.Numri i substancave organike që njihej në Mesjetë,kaqenë shumë i madh,madje edhemë i madhse numri i substancave inorganike.Në këtë kohë kimistëte Mesjetës(alkimistët) substancati ndaninsipasorigjinëssë tyre në substanca:bimore,shtazore dhe mineralogjike.Njëriprej tyre ishte francezi Lemery(Lemerý).Më vonë përta treguarprejardhjene tyre prej gjallesave,substancate nxjerra nga bimëte kafshëti quajtënsubstancaorganike.Ndërsatë gjithasubstancate tjerai quajtënsubstanca inorganike.Në plejadëne kimistëve të shekullitXIX,Berceliusi (Berzelius) ishte i pari,i cili kimistqë në gjuhënshkencore futi togfjalëshinkimiorganike.Ai në viitn1827 botoi tekstine parë të kimisë organike. Fig.1.XhonsJakobBercelius(Berzelius,JönsJakob)(1779- 1848) - kimistsuedez.Kalindurnë Linköping. Gjatë studimeve të mjekësisë në Universitetine Uppsallësai uinteresuapërkiminë.Paskryerjessë praktikësmedicinalemë 1807, Berzelius-i ubë profesori botanikësdhe i farmacisë në Stockholm.Prej vitit1815 e deri më vitin1832 ishte profesori kimisënë InstitutinMjekësor-Carolinatë Stockholm-it.Me kërkimete tij të njohuraai kontribuoi shumë në lëmëtë kimisë.Më 1818 u bë sekretari përhershëmi Akademisë së Shkencave të Stockholmit,kurse në vitin1835 mori titullinbaronprej mbretittë Suedisë dhe Norvegjisë,JohnCharlesXIV.Megjithëse njiheshindhe përdoreshinmjaftsubstancaorganike,për natyrëndhe vetitë e tyre dihej shumë pak.Pra,mungonte një sqarimi vërtetëshkencor.Deri në fillimtë shek.XIXnuku përftuaasnjë përbërje organike,dukeunisurprej ndonjë përbërjejeinorganike.Në këtë kohë mbizotëronteidejase substancatorganike (përbërjetorganike) mundtë fitohenvetëmnga organizmate gjallë (bimorë dhe shtazorë) dhe se përt’upërftuaratonevojitejnjë forcë jetësore (lat.vis vitalis).Në shkencëne asaj kohe kjogjë njihej si teori vitalistike,e cilaishte e pasaktë.Teoriavitalistike mbeti aktuale deri në vitin1828, gjeratëherë kurkimisti gjermanFridrihVeler(FriedrihWöler) e përftoi përbërjene parë organike (urenë),duke unisurnganjë përbërje inorganike,pranë mënyrë artificiale. Veleri,dukee nxehurcianatine amonit(përbërjeinorganike),e përftoi urenë (përbërjenorganike). Ureja BujarH. Durmishi –KIMIA III(gjimnaz),2003 Tetovë _____________________________________________________________________________________ ______________ 2 deri atëherë ishte nxjerrë vetëmngaurrinae kafshëve.Me këtë sintezëtë rëndësishme,teoriavitalistikeuhodhsi e pabazë.Fig.2.FridrihVeler(FriedrihËöler) (1800-1882) është edukatordhe kimistshumë i njohurgjerman.Ulindnë Eshershaim(tani pjesë e Frankfurtittë Majnës). Ka studiuarmjekësinë në Universitetine Marburgutdhe Hajdelbergut.Gjatë studimeve uinteresua shumë përkiminë,ashtuqë më vonë utransferuanë Stokholm, përtë studiuarkiminëbashkë me
  3. 3. kimistine njohursuedez,Berceliusin.Në vitin1836 u bë profesori Universitetittë Getingenit.Pas sintezëssë Velerit,kimistëte tjerë arritëntë sintetizojnë një sërësubstancashdhe përbërjeshorganike në laboratore kimike.Këto substancakishinvetishumë të ngjashmemesveti dhe uradhitënnë grupine substancave organike.Në gjysmëne dytë të shek.XXnumri i substancave organike të përftuarangabota e gjallë dhe i substancave të përftuaranë laboratore dhe uzinakimike e kaloi dukshëmnumrine përgjithshëmtë substancave inorganike.Kjoparaqistenjëheritthelbine pyetjevetë shumtaqë filluant’i shtrojnë kimistëte kësaj kohe,si p.sh.pse numri i substancave organikeështëmë i madhse numri i atyreve inorganike,pse përgjithësishtsubstancatorganike kanë veti shumë karakteristike,me të cilat dallohendukshëmprej substancave inorganike,pse disasubstancaorganikejanë me ngjyrë e disapa ngjyrë,pse disajanë me erë e disapërdorensi ushqime,ndërsadisatë tjerajanë helmeshumë të rrezikshme,e kështume radhë.Këtodhe pyetje të tjeratë ngjashme,motivuannjënumërmadh kimistështë merrendhe t’i studiojnëmë me përkushtimsubstancatorganike.Kështu,ngahulimtimet dhe aktiviteti shkencori tyre uzbuluandhe u sqaruanshumë dukuri,që upërkisninsubstancave organike.U zbuluandhe uizoluanshumë substancatë rejasi p.sh.,lyrat,etanoli,acidi metanoik (formik),metani,etini,benzeni,etj.Përkufizimi i kimisëorganikeShkencëtarëtdhe kimistëtkanë dhënë përkufizime të shumtapërkiminëorganike.Përkufizimi më i lirë është ky:Kimiaorganike ështëkimiae hidrokarbureve dhe e derivateve të tyre.Hidrokarburetjanë përbërje të karbonitdhe të hidrogjenit, ndërsaderivate (rrjedhës)janë përbërje që përftohen prej tyre.Përkufizimi më i saktë është ky:Kimia organike është kimi e përbërjeve të karbonit.NH4OCN H2N H2N nxehje COcianati i amonitureja   Bujar H. Durmishi – KIMIA III(gjimnaz),2003 Tetovë _____________________________________________________________________________________ ______________ 3 Përbërje organike quhentë gjithapërbërjete karbonit,pamarë parasysha janë ato produkte bimore,shtazore apojanë përbërje të fituaranë mënyrë artificiale (përjashtimbëjnëCO,CO2, H2CO3 , karbonatetdhe cianatet).Numri i përbërjeve organikePasqyrëne përbërjevekimike dhe punimeve shkencore kimike në mbarë botëne udhëheqdhe e kontrollonServisi i Abstrakteve Kimike (Chemical AbstractService shkurtimishtCAS),me seli në Ohajotë SHBA-ve.Në fund të vitit1990 regjistri i tij kishte të dhënapër10 milionë përbërje kimike,ndërsamë 1996 numri i tyre u rrit në 16 milionë,prej të cilave rreth12 milionë janë përbërje organike.Çdovitpërftohetnjë numëri madhpërbërjeshtë reja, prej të cilave 90% janë përbërje organike.Karboni formonvetëmë shumë përbërje organike sesatë gjithaelementete tjerabashkarisht.Fig.3.Eksperti CAS-itduke modeluarnjë molekulëorganike me kompjuterRëndësiae kimisëorganike,e përbërjeve dhe e produkteve organike ështëkruciale.Këtëe dëshmojnë përbërjetdhe produktetorganikesi p.sh.,sheqernat,vajrate yndyrnat,uthulla,alkoolet, aromat e mira, naftadhe llojete benzinës,masatplastike,ngjyrnat,ilaçet,pesticidet,insekticidet,fijet artificiale të tekstilit,ngjitësit,goma,kauçuku,detergjentëtetj.1.2.CILATELEMENTE KIMIKE MARRIN PJESË NË NDËRTIMIN E PËRBËRJEVEORGANIKE?Përgjigjene kësaj pyetjeje dotafitoni me ndihmëne eksperimentimit.Punojininë grupintuaj eksperimentetvijuese!Ngarezultatete tyre dotë përfundoni se cilat janë atoelemente?Eksperimenti 1.Djegiae parafinësPajisjetlaboratorike dhe kimikatet:gotë qelqi,kapëse druri përprovëza,qelqore,qiri parafine.Ecuria:Ndizeni njëqiri dhe mbi flakëne tij vendoseni njëqelq ore ose një gotë porcelani.Përfundimetdhe rezultatete vështrimitshënojini në fletore!Fig.4.Gjatë djegiessë qiriritkrijohetbloza,çlirohetoksidi i karbonit(IV) dhe avulluji Përfunduat se blozae formuarështë dëshmi se parafinae qiri- BujarH. Durmishi – KIMIA III (gjimnaz),2003 Tetovë _____________________________________________________________________________________
  4. 4. ______________ 4 rit përmbankarbon,ndërsauji dëshmonse përbërjaorganike përmbanhidrogjen. Eksperimenti2.Djegiae etanolit(alkoolit) Pajisjetlaboratorike dhe kimikatet:gotë porcelani,hinkë qelqi,gypqelqi,pompë uji përvakum,etanol(C2H5OH) dhe ujë gëlqerori kthjellët –Ca(OH)2. Ecuria: Në një gotë porcelani hidhni paketanol dhe rregullojeni aparaturënsi në Fig. 5.Ndizeni etanolinme kujdesdhe ndiqni ndryshimetqë bëhen.Pasnjë kohe tretësirae kthjellëte ujitgëlqerorose e hidroksidit të kalciumit–Ca(OH)2do të turbullohetsepsekrijohetkarbonati i kalciumit(CaCO3).Si mendoni ju,pse ky eksperimentshërbenpërtë treguarse alkooli përmbankarbon?Çkafitohetnë gypinhorizontal? Mundohuni t’i shënoni barazimetkimike përreaksionetqë kryhenme këtë rast!Fig.5.Djegiae etanolit Mq në fundpërfunduatse etanoli (C2H5OH) përmbankarbondhe hidrogjen. Reaksionetparaqitenme këtobarazime kimike:C2H5OH + 3O2 2CO2+ 3H2O CO2 + Ca(OH)2 CaCO3Eksperimentii njëjtë dëshmonse alkoolipërmbanedheoksiogjensepse me hidrogjeninai e krijonujin.Zakonisht praniae oksigjenitnë përbërjetorganikenuk identifikohet.Eksperimenti 3.Identifikimi i azotitnë përbërjetorganikePajisjetlaboratorikedhe kimikatet:provëz,mbajtësmetalikme kapëse hekuri, flakdhënës,letëre kuqe lakmusi,tretësirë ujoree të bardhëssë vezësdhe hidroksidnatriumi(NaOH). Ecuria: Përgatitni paktretësirëprej të bardhëssë vezës.Në një provëzshtoni pakprej saj dhe pak tretësirë të përqendruartë hidroksidittë natriumit(NaOH).Pastaj provëzënnxeheni dhe në grykëne saj vendoseni letrëne kuqe të lagurtë lakmusit.Ç’vëreni dhe ç’përfundoni?BujarH.Durmishi –KIMIA III (gjimnaz),2003 Tetovë _____________________________________________________________________________________ ______________ 5 Fig.6. Identifikimi i azotitnë të bardhëne vezësGjatë nxehjessë provëzës bieerë amoniaku(NH3), i cili me ujë jepbazëne dobëttë hidroksidamonit(NH4OH).Hidroksidi i natriumit gjatë nxehjese kashpërbërë përbërjenorganikeqë përmbanazotine pranishëmnë të bardhëne vezës. Përbërjetorganikemë shpeshkarbon,hidrogjen,oksigjen,azot,squfur,ndërsamë rrallë klor,brometj., e në raste shumë të ralla përmbajnë edhemetale.1.3.VENDII KARBONITNËSISTEMIN PERIODIK Karboni bënpjesë në grupinIVB(ose në grupin14) të elementeve në tabelëne sistemitperiodik.Këtu bëjnë pjesë këtoelemente kimike:karboni (C),silici (Si),germaniumi (Ge),kallaji (Sn)dhe plumbi(Pb). Këtoelementegjendenrreth27,7% në korene Tokës.Në shtresëne jashtme elektronikekanë 4 elektrone valentore dhe në përbërjete tyre janë dyvalentordhe katërvalentor.Fig.7.Përhapjae elementevetë grupittë karbonitnë korene TokësFig.8.Modelete atomeve të elementevetë grupittë karbonitElementete këtij grupi kanë veti laramane:karboni dhe silici janë jometale,germaniumi përveç vetive si jometal kaedhe veti të metalit,praështë metaloid,kurse kallaji dhe plumbi janë metale. Karboni (simbolikimik:C) njihetqë ngakohëratparahistorike.Emri i tij rrjedhngafjalalatine: carboneum;carbo = thëngjill.Karboni ështëelementi i parë në grupinIVBme veti tipike të jometalit. Karboni formondyizotope stabile 12C,13C dhe dhjetë izotope jostabile.1/12pjesë e izotopitstabil 12C është njësi e unifikuare masësatomike relative.Izotopi jostabil 14Cshërbenpërpërcaktimine vjetërsisë së përbërjeve të karbonit(objekteve) me të BujarH. Durmishi –KIMIA III(gjimnaz),2003 Tetovë _____________________________________________________________________________________ ______________ 6 ashtuquajturënmetodë të karbonitradioaktiv.Karboni në përbërjete tij paraqitetsi katërvalentordhe vetëmte COdel si dyvalentor.Karboni është elementkimikthemelorngase njëkohësishti takonbotësmineralogjike (përbërjeve inorganike)dhe botëssë gjallë(përbërjeve organike).Karboni formontre modifikimealotropikeqë janë:grafiti,diamanti dhe fullereni.Këto dallohenmestyre sipasrenditjesdhe sipasmënyrëssë lidhjessë atomeve të karbonit.Përveçkësaj,
  5. 5. atomete karbonitmundtë lidhenedhe me elementetë tjeradhe të formojë përbërje të shumëta.Një pjesë të vogël të tyre e studionkimiainorganike,kurse pjesënmë të madhe të përbërjeve të karbonite studionkimiaorganike dhe biokimia(kimiae organizmavetë gjalla).Në vitete tjerajeni njohurme disa përbërje inorganike të karbonit,si p.sh.me:CO,CO2 , H2CO3 e me karbonatet,ndërsatani dotë njiheni me përbërjetorganike të karbonit.Fig.9.Modifikimetalotropike të karbonit:diamanti,grafiti dhe fullereni Fig.10.Qarkullimi i karbonitnë natyrë Disaveti të atomittë karbonitKarboni si elementkimike ka numrinatomik6 (Z = 6) që d.m.th.,se në bërthamëne tij ka6 protone,ndërsanë mbështjellën elektronike ka6 elektrone.Prej tyre 2elektrone gjendennë shtresënafërbërthamës(K),kurse 4 elektronete tjeranë shtresëne jashtme (L). Prakarboni ka4 elektrone valentore dhe në reaksionet kimike atoi formojnë lidhjetkimike.Pasi lidhjenkimikee formojnë vetëm4elektrone,atëherë atomi i karbonitështë katërvalentor.

×