SlideShare uma empresa Scribd logo
1 de 7
Instrumentet financiare te politikes monetare
te Bankes Qendrore
Kuadri operacional i Bankës së Shqipërisë

Banka e Shqipërisë për arritjen e objektivit të saj final përcakton kuadrin e instrumenteve
monetare me anë të të cilave do të ndërhyjë në treg. Grupi i instrumenteve që janë në
dispozicion përfshin: instrumentet me të cilat realizohen operacionet e tregut të hapur,
lehtësirat e përhershme(depozita njeditore,kredia njeditore dhe kredia lombard) dhe
instrumentet mbështetëse.

Le të analizojmë në mënyrë më të detajuar secilin prej instrumenteve që përdor Banka e
Shqipërisë për zbatimin e politikës monetare.

I. OPERACIONET E TREGUT TË HAPUR

Operacionet e tregut të hapur përfaqësojnë blerjen apo shitjen në treg të letrave me vlerë
nga ana e Bankës së Shqipërisë. Ato luajnë rolin kryesor në transmetimin e politikës
monetare në sistemin bankar. Qëllimi i përdorimit të operacioneve të tregut të hapur është
administrimi afatshkurtër i likuiditetit të sistemit bankar, me synim stabilizimin e
normave të interesit të tregut.

Operacionet e tregut të hapur janë ekskluzivitet i Bankës së Shqipërisë, e cila vendos
llojin e instrumentit që do të përdorë si dhe kushtet përkatëse lidhur me ekzekutimin e
tyre. Sipas qëllimit të përdorimit të tyre, operacionet e tregut të hapur ndahen në:
operacioni kryesor i tregut, operacione rregulluese dhe operacione strukturore.
Marrëveshjet e riblerjes dhe të anasjellta të riblerjes përdoren si operacioni kryesor i
tregut dhe si operacione rregulluese, ndarje e cila ka për bazë kohëzgjatjen e instrumentit.
Ndërsa shitblerjet me të drejta të plota përdoren vetëm në operacionet strukturore.

MARRËVESHJET E RIBLERJES (REPO)

Marrëveshjet e riblerjes janë operacione të tregut të hapur me anë të së cilave Banka e
Shqipërisë shet letra me vlerë, duke marrë përsipër t’i blejë ato sipas kushteve të rëna
dakord paraprakisht me një bankë të nivelit të dytë, me qëllim zvogëlimin e përkohshëm
të likuiditetit në sistemin bankar. Ndërsa marrëveshjet e anasjellta të riblerjes janë
operacione të tregut të hapur me anën e së cilave, Banka e Shqipërisë blen letra me vlerë
duke marrë përsipër t’i shesë ato sipas kushteve të rëna dakord paraprakisht me një bankë
të nivelit të dytë, me qëllim rritjen e përkohshme të likuiditetit në sistemin bankar.

Letrat me vlerë që tregtohen nëpërmjet lidhjes së marrëveshjeve të riblerjes dhe atyre të
anasjellta, janë të blera paraprakisht nga Banka e Shqipërisë ose nga bankat e nivelit të
dytë në tregun primar apo në tregun sekondar dhe janë të llojit bono thesari dhe
obligacione të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë me maturim të mbetur jo më shumë


                                                                                          1
se 365 ditë. Në marrëveshjet e riblerjes dhe të anasjellta të riblerjes, e drejta e pronësisë
së letrës me vlerë i transferohet kreditorit (blerësit) pas rënies dakord për kryerjen e
veprimit të kundërt nëpërmjet ri-transferimit të letrës me vlerë debitorit(shitësit) në një
datë të caktuar në të ardhmen.

Shuma e kërkesës për pjesëmarrje në ankand është jo më e vogël se 10 (dhjetë) milionë
lekë dhe mund të shtohet me shumëfisha prej 10 (dhjetë) milionë lekësh.

Diferenca midis çmimit të blerjes dhe të riblerjes të një letre me vlerë në një marrëveshje
riblerjeje korrespondon me interesin për t’u paguar për likuiditetin e marrë hua (ose për
t’u përfituar për likuiditetin e dhënë hua) për të gjithë kohëzgjatjen e marrëveshjes. Me
fjalë të tjera, çmimi i riblerjes të letrës me vlerë përfshin edhe interesin e detyruar.

Karakteristikat themelore të marrëveshjes (të anasjelltë) së riblerjes mund të përmblidhen
si më poshtë:

   •   Realizohet nëpërmjet ankandit me shumë të përcaktuar dhe me shumë çmime ose
       ankand me çmim fiks dhe me shumë të papërcaktuar.
   •   Ankandi për këto lloj marrëveshjesh organizohet çdo javë dhe është i tipit
       standard.
   •   Norma fikse e interesit të marrëveshjes (të anasjelltë) së riblerjes miratohet nga
       Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë. Kjo normë shërben si nivel maksimal
       për marrëveshjet e riblerjes ose minimal për marrëveshjet e anasjellta të riblerjes
       për ankandet me shumë çmime.
   •   Maturimi i këtij instrumenti është shtatë ditë.

Bonot e thesarit

Çfarë janë bonot

Përkufizimi i Bankës së Shqipërisë është se “Bonoja e Thesarit e qeverisë shqiptare është
një instrument i negociueshëm borxhi me maturim deri në një vit, që lëshohet dhe
garantohet nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë.” Këto bono jepen me afat maturimi
3 mujore, 6 mujore ose njëvjeçare, 12 mujore në lekë.

“Bonot e thesarit emetohen (nxirren për shitje) nga qeveria nëpërmjet ankandit. Kjo
formë nënkupton që investitorët duhet të konkurrojnë për blerjen e këtij instrumenti.
Konkurrenca realizohet nëpërmjet vendosjes së normës së interesit që quhet yield i
bonove të thesarit.” – deklaron Banka e Shqipërisë, që është autoriteti i vetëm i ngarkuar
me emetimin e Bonove të Thesarit.

Ndërkaq, nëse investoni shuma në bono thesari, ju keni përparësinë se ato janë të
tregtueshme. Pra, nëse keni në dispozicion bono thesari, ju mund t’ia shisni një individi




                                                                                             2
të tretë, deri në 7 ditë përpara maturimit. Por, ky tregtim mund të bëhet vetëm nëpërmjet
bankave dhe institucioneve të tjera financiare, të cilat licencohen nga AMF-ja1.

Nga shuma që ju përfitoni, humbisni vetëm 1 të dhjetën, e cila është tatimi mbi interesin e
fituar dhe që aplikohet në datën e maturimit të bonos së thesarit.

“Normalisht, ankandet për emetimin e bonove të thesarit me afat maturimi 3 dhe 6 mujor,
organizohen një herë në muaj, ndërsa ankandet për emetimin e bonove me afat maturimi
12 mujor organizohen çdo dy javë. Ankandet normalisht zhvillohen ditën e martë, ndërsa
emetimi i letrës bëhet dy ditë më vonë, ditën e enjte. Zhvillimi i ankandit njoftohet
paraprakisht nga Ministria e Financave dhe Banka e Shqipërisë nëpërmjet publikimit të
informacionit në faqet e tyre të internetit”, thuhet në informacionin e Bankës së
Shqipërisë.

Si të merrni pjesë?

Ka dy mënyra për të marrë pjesë ose me kërkesë konkurruese, ose me kërkesë jo
konkurruese. Në rastin e parë, kërkesa përveç shumës që i interesuari kërkon të marrë në
bono thesari, përmban edhe nivelin e interesit që ai do të ketë mbi to. Kështu, nëse ka
shumë kërkesa dhe plotësohet kërkesa e qeverisë për borxhin e brendshëm, atëherë ajo
pranon vetëm kërkesat me interes më të ulët dhe refuzon ato me interes të lartë. Nëse
kërkesat për bono janë të pakta, qeveria detyrohet të marrë parasysh edhe kërkesat me
interes të lartë.

Në rastin e kërkesave jo konkurruese llogaritet një mesatare e ponderuar e yield-ve të
kërkesave konkurruese që shpallen fituese dhe i interesuari përfiton vetëm mbi kërkesën
mesatare. Banka e Shqipërisë i ndan në mënyrë të barabartë bonot si për kërkesa
konkurruese edhe për ato jo konkurruese.

 OPERACIONET RREGULLUESE

Për ekzekutimin e operacioneve rregulluese të tregut të hapur përdoren marrëveshjet (e
anasjellta) e riblerjes me maturim një ditë, një muaj dhe tre muaj. Qëllimi i përdorimit të
tyre është rregullimi i luhatjeve të papritura në treg. Tiparet operacionale të
marrëveshjeve (të anasjellta) të riblerjes me maturim njëditor, një muaji dhe tre muaj
janë:

      •   Realizohen nëpërmjet ankandit të shpejtë dhe/ose procedurave dypalëshe me
          frekuencë të papërcaktuar.
      •   Ankandet janë të llojit me shumë të përcaktuar, ndërkohë që interesi përcaktohet
          nga pjesëmarrësit.
      •   Banka e Shqipërisë ka të drejtë të refuzojë kërkesat, interesi i të cilave është i
          devijuar nga interesi i tregut në ditën që kryhet ankand.
      •   Maturimi i marrëveshjes (të anasjelltë) të riblerjes njëditore është një ditë; i
          marrëveshjes (të anasjelltë) të riblerjes njëmujore është 28 (njëzet e tetë) ditë dhe i
1
    Autoriteti I mbikeqyrjes financiare (AMF)


                                                                                               3
marrëveshjes (të anasjelltë) të riblerjes tremujore është 91 (nëntë dhjetë e një)
       ditë.

OPERACIONET STRUKTURORE

Instrumenti që përdoret për kryerjen e operacioneve strukturore të tregut të hapur janë
shitblerjet me të drejta të plota. Qëllimi i përdorimit të këtyre operacioneve është
rregullimi i strukturës së likuiditetit të sistemit bankar.

DEPOZITA NJËDITORE

a. Lloji i instrumentit

Depozita njëditore është një instrument afatshkurtër investimi në dispozicion të bankave
të nivelit të dytë, nëpërmjet të cilit bankat mund të investojnë likuiditetin e tyre të lirë në
afatin kohor njëditor dhe me interes të parapërcaktuar. Në kushte normale norma e
interesit të depozitës njëditore shërben si dysheme për nivelin e interesit në tregun
ndërbankar.

b. Natyra ligjore e instrumentit

Bankat e nivelit të dytë kanë të drejtë të vendosin depozitë njëditore pranë Bankës së
Shqipërisë në shumë të pakufizuar. Nga ana tjetër, Banka e Shqipërisë ka të drejtë të
refuzojë kërkesën e çdo banke për vendosje depozite, në përputhje me synimet e saj, pa
mbartur detyrimin e dhënies së shpjegimeve. Gjithashtu, Banka e Shqipërisë nuk vendos
kolateral për depozitat e pranuara.



c. Kushtet e përdorimit të instrumentit

Depozitë njëditore në Bankën e Shqipërisë mund të vendosin të gjitha bankat dhe degët e
bankave, që ushtrojnë aktivitet në Shqipëri dhe që mbajnë llogari pranë Bankës së
Shqipërisë. Për pranimin e depozitës, banka duhet të paraqesë kërkesën e saj me shumën
përkatëse deri në orën e paracaktuar nga Banka e Shqipërisë, dhe të bjerë dakord me
interesin dhe me maturimin e depozitës së vendosur.



d. Maturimi dhe interesi i instrumentit

Maturimi i këtij instrumenti është njëditor. Interesi bashkë me shumën i ripaguhen bankës
ditën vijuese të punës. Dita e maturimit mund të shtyhet vetëm në rastin kur dita vijuese
është ditë pushimi. Interesi i depozitës njëditore është i paralajmëruar dhe llogaritet me
bazë 365 ditë. Norma e interesit që u paguhet bankave të nivelit të dytë për depozitën


                                                                                             4
njëditore aktualisht është 1.75 përqind, me bazë vjetore, më e ulët se interesi i
marrëveshjeve të riblerjeve me maturim shtatë ditë, i përcaktuar nga Këshilli Mbikëqyrës
i Bankës së Shqipërisë.

KREDIA NJËDITORE
a. Lloji i instrumentit

Kredia njëditore është një instrument afatshkurtër borxhi që u vihet në dispozicion
bankave të nivelit të dytë. Ajo është kredi plotësisht e garantuar, që akordohet për të
asistuar bankat me nevoja ditore likuiditeti. Në kushte normale norma e interesit të
kredisë njëditore shërben si tavan për nivelin e interesit në tregun ndërbankar.

b. Natyra ligjore e instrumentit

Banka e Shqipërisë akordon kredi njëditore vetëm në formën e kredisë së kolateralizuar
që do të thotë banka që kërkon kredi një ditore duhet të vendosë si kolateral një(disa)
letër(a) me vlerë, e cila(të cilat) vlerësohet(en) sipas kushteve të bëra të njohura
paraprakisht.. Duke marrë në konsideratë plotësimin e detyrimit për kthimin e borxhit, e
drejta e pronësisë së letrës me vlerë i mbetet debitorit (bankës që kërkon likuiditet) gjatë
kohëzgjatjes së kredisë, por në rast të mosshlyerjes së detyrimit kolaterali kalon në
pronësi të Bankës së Shqipërisë. Banka e Shqipërisë mund të refuzojë kërkesën e çdo
banke për kredi njëditore, në përputhje me synimet e saj pa dhënë shpjegime.

c. Kushtet e përdorimit të instrumentit

Instrumenti i kredisë njëditore mund të përdoret të gjitha bankat dhe degët e bankave, që
ushtrojnë aktivitet në Shqipëri dhe që mbajnë llogari pranë Bankës së Shqipërisë. Bankat,
që në përfundim të veprimeve rezultojnë me mungesë likuiditeti, bëjnë kërkesë për kredi
njëditore. Nga ana tjetër, në mbyllje të ditës së punës, në rast se konstatohet që banka e
nivelit të dytë nuk ka kthyer kredinë brenda ditës të marrë nga Banka e Shqipërisë,
atëherë kredia brenda ditës konvertohet në kredi njëditore me të njëjtin kolateral. Banka e
Shqipërisë njofton bankën përkatëse për kredinë automatike të akorduar si dhe për
bllokimin e kolateralit. Përtej nevojës për të pasur kolatateral të mjaftueshëm për
garantimin e kredisë njëditore, nuk ka kufizim mbi shumën që një bankë mund të marrë
kredi njëditore.

d. Maturimi dhe interesi i instrumentit

Maturimi i instrumentit të kredisë është njëditor. Interesi bashkë me shumën i paguhen
Bankës së Shqipërisë ditën vijuese të punës dhe shtyhet për ditën e parë të punës në rast
se dita vijuese është pushim.Interesi i kredisë njëditore është i paralajmëruar dhe
llogaritet me bazë 365 ditë. Kjo normë është 75 përqind më e lartë se norma e
marrëveshjeve të riblerjes dhe të anasjellta të riblerjes me maturim shtatë ditë të miratuar
nga Këshilli Mbikqyrës.


                                                                                          5
III. INSTRUMENTET MBËSHTETËSE

Për bankat që janë me mungesë likuiditeti por financiarisht të qëndrueshme, Banka e
Shqipërisë mund të akordojë kredi lombard.

KREDIA LOMBARD

a. Lloji i instrumentit

Kredia lombard është instrument borxhi, qëllimi i të cilit është të ndihmojë bankat e
nivelit të dytë në kapërcimin e problemeve të përkohshme të likuiditetit. Ajo përfaqëson
mundësinë e fundit kredituese për bankat dhe për rrjedhojë është kredia me normë
interesi më të lartë.

b. Natyra ligjore e instrumentit

Kredia lombard është e formës së kredisë së kolateralizuar dhe akordohet pas miratimit të
kërkesës zyrtare, bërë nga banka e nivelit të dytë. Kredia lombard miratohet nga Komiteti
i Zbatimit të Politikës Monetare të Bankës së Shqipërisë.

c. Kushtet e përdorimit të instrumentit

Banka që paraqet kërkesë për kredi lombard, duhet të shoqërojë këtë kërkesë me një
raport ku detajohen shkaqet për mungesën e likuiditetit, veprimet e ndërmarra për
shfrytëzimin e burimeve të mundshme të likuiditetit, një listë të garancive që do të
paraqesë në Bankën e Shqipërisë për sigurimin e kredisë; një plan veprimi për daljen nga
situata e mungesës së likuiditetit si dhe një projektplan të lëvizjes së fondeve gjatë kohës
së shfrytëzimit të kredisë lombard.

Kredia lombard mund të përdoret vetëm një herë në çdo tre muaj. Shuma më e madhe, që
një bankë e nivelit të dytë mund të përfitojë me anë të kredisë lombard, qëndron midis 20
për qind të kapitalit të paguar dhe 2 për qind të depozitave në lekë, sipas gjendjes më të
fundit të bilancit të paraqitur prej saj në Bankën e Shqipërisë. Kredia akordohet në ditën
që miratohet nga Banka e Shqipërisë. Në rast moskthimi të kredisë në përfundim të afatit
të caktuar, bankës nuk i lejohet të marrë asnjë lloj tjetër kredie në tremujorin pasardhës.

d. Maturimi dhe interesi i instrumentit

Afati maksimal i maturimit të kredisë lombard është deri në tre muaj. Kredia bashkë me
interesin i kthehet Bankës së Shqipërisë në përfundim të afatit të caktuar në miratimin e
kredisë lombard. Interesi i kredisë lombard është 6.00 përqind (me bazë vjetore) mbi
interesin e marrëveshjeve të riblerjes dhe të anasjellta të riblerjes me maturim shtatë ditë
të miratuar nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë. Bankat njoftohen
paraprakisht për çdo ndryshim në normën e interesit.




                                                                                          6
7

Mais conteúdo relacionado

Mais procurados

Banka dhe punët bankare
Banka dhe punët bankareBanka dhe punët bankare
Banka dhe punët bankareShpejtim Rudi
 
7. politika monetare dhe fiskale e be
7. politika monetare dhe fiskale e be7. politika monetare dhe fiskale e be
7. politika monetare dhe fiskale e beekonomia
 
Paraja dhe funksionet e saj
Paraja dhe funksionet e sajParaja dhe funksionet e saj
Paraja dhe funksionet e sajbehar199004
 
Menaxhimi i kapitalit ne banka ligj8
Menaxhimi i kapitalit ne banka  ligj8Menaxhimi i kapitalit ne banka  ligj8
Menaxhimi i kapitalit ne banka ligj8Fisnik Morina
 
Banka qendrore dhe politika monetare, si dhe paraja dhe sistemi bankar
Banka qendrore dhe politika monetare, si dhe paraja dhe sistemi bankarBanka qendrore dhe politika monetare, si dhe paraja dhe sistemi bankar
Banka qendrore dhe politika monetare, si dhe paraja dhe sistemi bankarMenaxherat
 
Banka dhe punet bankare
Banka dhe punet bankareBanka dhe punet bankare
Banka dhe punet bankareMenaxherat
 
Bankat edhe funksoni i tyere
Bankat edhe funksoni i tyereBankat edhe funksoni i tyere
Bankat edhe funksoni i tyerebehar199004
 
Punimi seminarik bankat qendrore
Punimi seminarik   bankat qendrorePunimi seminarik   bankat qendrore
Punimi seminarik bankat qendroreEdonis Hoxha
 
Makro . paraja dhe sistemi bankar
Makro . paraja dhe sistemi bankarMakro . paraja dhe sistemi bankar
Makro . paraja dhe sistemi bankarKastriot Gashi
 
Banka Qendrore e Kosoves
Banka Qendrore e KosovesBanka Qendrore e Kosoves
Banka Qendrore e KosovesDiana Rama
 
Tregu devizor; redona bajrami
Tregu devizor; redona bajramiTregu devizor; redona bajrami
Tregu devizor; redona bajramiredonnabajrami19
 
Sistemi bankar islamik
Sistemi bankar islamikSistemi bankar islamik
Sistemi bankar islamikVilma Hoxha
 
Makro: Banka qendrore (1)
Makro: Banka qendrore (1)Makro: Banka qendrore (1)
Makro: Banka qendrore (1)Kastriot Gashi
 
Testi menxhment te_banakve
Testi menxhment te_banakveTesti menxhment te_banakve
Testi menxhment te_banakvebilli5408
 
02 financa, paraja - kuptimi, format, dhe funksionet
02 financa,   paraja - kuptimi, format, dhe funksionet02 financa,   paraja - kuptimi, format, dhe funksionet
02 financa, paraja - kuptimi, format, dhe funksionetShkumbin Gashi
 
Menaxhment bankar II
Menaxhment bankar IIMenaxhment bankar II
Menaxhment bankar IIMuhamet Sopa
 
Paraja dhe banka punim seminarik
Paraja dhe banka punim seminarikParaja dhe banka punim seminarik
Paraja dhe banka punim seminarikShpejtim Rudi
 

Mais procurados (20)

Banka dhe punët bankare
Banka dhe punët bankareBanka dhe punët bankare
Banka dhe punët bankare
 
7. politika monetare dhe fiskale e be
7. politika monetare dhe fiskale e be7. politika monetare dhe fiskale e be
7. politika monetare dhe fiskale e be
 
Paraja dhe funksionet e saj
Paraja dhe funksionet e sajParaja dhe funksionet e saj
Paraja dhe funksionet e saj
 
Menaxhimi i kapitalit ne banka ligj8
Menaxhimi i kapitalit ne banka  ligj8Menaxhimi i kapitalit ne banka  ligj8
Menaxhimi i kapitalit ne banka ligj8
 
Banka qendrore dhe politika monetare, si dhe paraja dhe sistemi bankar
Banka qendrore dhe politika monetare, si dhe paraja dhe sistemi bankarBanka qendrore dhe politika monetare, si dhe paraja dhe sistemi bankar
Banka qendrore dhe politika monetare, si dhe paraja dhe sistemi bankar
 
Tregu i kapitalit
Tregu i kapitalitTregu i kapitalit
Tregu i kapitalit
 
Banka dhe punet bankare
Banka dhe punet bankareBanka dhe punet bankare
Banka dhe punet bankare
 
Bankat edhe funksoni i tyere
Bankat edhe funksoni i tyereBankat edhe funksoni i tyere
Bankat edhe funksoni i tyere
 
Punimi seminarik bankat qendrore
Punimi seminarik   bankat qendrorePunimi seminarik   bankat qendrore
Punimi seminarik bankat qendrore
 
Tregu devizor
Tregu devizorTregu devizor
Tregu devizor
 
Banka qendrore
Banka qendroreBanka qendrore
Banka qendrore
 
Makro . paraja dhe sistemi bankar
Makro . paraja dhe sistemi bankarMakro . paraja dhe sistemi bankar
Makro . paraja dhe sistemi bankar
 
Banka Qendrore e Kosoves
Banka Qendrore e KosovesBanka Qendrore e Kosoves
Banka Qendrore e Kosoves
 
Tregu devizor; redona bajrami
Tregu devizor; redona bajramiTregu devizor; redona bajrami
Tregu devizor; redona bajrami
 
Sistemi bankar islamik
Sistemi bankar islamikSistemi bankar islamik
Sistemi bankar islamik
 
Makro: Banka qendrore (1)
Makro: Banka qendrore (1)Makro: Banka qendrore (1)
Makro: Banka qendrore (1)
 
Testi menxhment te_banakve
Testi menxhment te_banakveTesti menxhment te_banakve
Testi menxhment te_banakve
 
02 financa, paraja - kuptimi, format, dhe funksionet
02 financa,   paraja - kuptimi, format, dhe funksionet02 financa,   paraja - kuptimi, format, dhe funksionet
02 financa, paraja - kuptimi, format, dhe funksionet
 
Menaxhment bankar II
Menaxhment bankar IIMenaxhment bankar II
Menaxhment bankar II
 
Paraja dhe banka punim seminarik
Paraja dhe banka punim seminarikParaja dhe banka punim seminarik
Paraja dhe banka punim seminarik
 

Semelhante a Kuadri operacional i Bankës së Shqipërisë.

Bonot e thesarit dhe financimi i deficitit buxhetor
Bonot e thesarit dhe financimi i deficitit buxhetorBonot e thesarit dhe financimi i deficitit buxhetor
Bonot e thesarit dhe financimi i deficitit buxhetorCareers at SIFE UT
 
PROJEKT SKK.pptx
PROJEKT SKK.pptxPROJEKT SKK.pptx
PROJEKT SKK.pptxXhoanaKola
 
Banka dhe biznesi bankar
Banka dhe biznesi bankarBanka dhe biznesi bankar
Banka dhe biznesi bankarshar bakalli
 
Universiteti i prishtinës
Universiteti i prishtinësUniversiteti i prishtinës
Universiteti i prishtinësJeton Bytyqi
 
Albina Ferizaj- Amortizimi i huas
Albina Ferizaj- Amortizimi i huasAlbina Ferizaj- Amortizimi i huas
Albina Ferizaj- Amortizimi i huasShpend Stojkaj
 
Sistemi financiar
Sistemi financiar Sistemi financiar
Sistemi financiar Menaxherat
 
Tregjet financiare
Tregjet  financiareTregjet  financiare
Tregjet financiareMenaxherat
 
Pytjet ekonomi kollekiumi 2
Pytjet ekonomi  kollekiumi 2Pytjet ekonomi  kollekiumi 2
Pytjet ekonomi kollekiumi 2ZuhdiHajzeri
 
Menaxhimi i riskut te valutave
Menaxhimi i riskut te valutaveMenaxhimi i riskut te valutave
Menaxhimi i riskut te valutaveFisnik Morina
 

Semelhante a Kuadri operacional i Bankës së Shqipërisë. (13)

Bonot e thesarit dhe financimi i deficitit buxhetor
Bonot e thesarit dhe financimi i deficitit buxhetorBonot e thesarit dhe financimi i deficitit buxhetor
Bonot e thesarit dhe financimi i deficitit buxhetor
 
003 doganat2
003 doganat2003 doganat2
003 doganat2
 
PROJEKT SKK.pptx
PROJEKT SKK.pptxPROJEKT SKK.pptx
PROJEKT SKK.pptx
 
Bazat e vleresimit te aktiveve
Bazat e vleresimit te aktiveveBazat e vleresimit te aktiveve
Bazat e vleresimit te aktiveve
 
Tregu devizor
Tregu devizorTregu devizor
Tregu devizor
 
Banka dhe biznesi bankar
Banka dhe biznesi bankarBanka dhe biznesi bankar
Banka dhe biznesi bankar
 
Universiteti i prishtinës
Universiteti i prishtinësUniversiteti i prishtinës
Universiteti i prishtinës
 
Albina Ferizaj- Amortizimi i huas
Albina Ferizaj- Amortizimi i huasAlbina Ferizaj- Amortizimi i huas
Albina Ferizaj- Amortizimi i huas
 
Sistemi financiar
Sistemi financiar Sistemi financiar
Sistemi financiar
 
Tregjet financiare
Tregjet  financiareTregjet  financiare
Tregjet financiare
 
Makroekonomi
MakroekonomiMakroekonomi
Makroekonomi
 
Pytjet ekonomi kollekiumi 2
Pytjet ekonomi  kollekiumi 2Pytjet ekonomi  kollekiumi 2
Pytjet ekonomi kollekiumi 2
 
Menaxhimi i riskut te valutave
Menaxhimi i riskut te valutaveMenaxhimi i riskut te valutave
Menaxhimi i riskut te valutave
 

Mais de Vilma Hoxha

Hartimi i nje plani biznesi
Hartimi i nje plani biznesiHartimi i nje plani biznesi
Hartimi i nje plani biznesiVilma Hoxha
 
Institucionet financiare(leksion)
Institucionet financiare(leksion)Institucionet financiare(leksion)
Institucionet financiare(leksion)Vilma Hoxha
 
Kontabiliteti i instrumentave financiare afatgjate(Leksion)
Kontabiliteti i instrumentave financiare afatgjate(Leksion)Kontabiliteti i instrumentave financiare afatgjate(Leksion)
Kontabiliteti i instrumentave financiare afatgjate(Leksion)Vilma Hoxha
 
Filozofia e Edukimit(Punimi ne ppt)
Filozofia e Edukimit(Punimi ne ppt)Filozofia e Edukimit(Punimi ne ppt)
Filozofia e Edukimit(Punimi ne ppt)Vilma Hoxha
 
Filozofia e edukimit(teme mikroteze)
Filozofia e edukimit(teme mikroteze)Filozofia e edukimit(teme mikroteze)
Filozofia e edukimit(teme mikroteze)Vilma Hoxha
 
Pastrimi i parave(Punim)
Pastrimi i parave(Punim)Pastrimi i parave(Punim)
Pastrimi i parave(Punim)Vilma Hoxha
 
Auditimi i Brendshem(Punim Diplome)
Auditimi i Brendshem(Punim Diplome)Auditimi i Brendshem(Punim Diplome)
Auditimi i Brendshem(Punim Diplome)Vilma Hoxha
 
Analiza financiare e nje firme tregtare
Analiza financiare e nje firme tregtareAnaliza financiare e nje firme tregtare
Analiza financiare e nje firme tregtareVilma Hoxha
 
Punim ''Swarovski''
Punim ''Swarovski''Punim ''Swarovski''
Punim ''Swarovski''Vilma Hoxha
 
Sigurimi i pergjgjesise tregtare
Sigurimi i pergjgjesise tregtareSigurimi i pergjgjesise tregtare
Sigurimi i pergjgjesise tregtareVilma Hoxha
 
Farley & suthers company
Farley & suthers companyFarley & suthers company
Farley & suthers companyVilma Hoxha
 
Rast studimi:ZARA
Rast studimi:ZARARast studimi:ZARA
Rast studimi:ZARAVilma Hoxha
 
Maredheniet e punesimit me kohe te pjesshme dhe kontrata e punes
Maredheniet e punesimit me kohe te pjesshme dhe kontrata e punesMaredheniet e punesimit me kohe te pjesshme dhe kontrata e punes
Maredheniet e punesimit me kohe te pjesshme dhe kontrata e punesVilma Hoxha
 
Mbeturinat urbane dhe riciklimi i tyre ...
Mbeturinat urbane dhe riciklimi i tyre                                       ...Mbeturinat urbane dhe riciklimi i tyre                                       ...
Mbeturinat urbane dhe riciklimi i tyre ...Vilma Hoxha
 
Shitja personale
Shitja personaleShitja personale
Shitja personaleVilma Hoxha
 
Pronesia intelektuale
Pronesia intelektualePronesia intelektuale
Pronesia intelektualeVilma Hoxha
 
Mbikeqyrja e tregut financiar.Prespektiva europiane
Mbikeqyrja e tregut financiar.Prespektiva europianeMbikeqyrja e tregut financiar.Prespektiva europiane
Mbikeqyrja e tregut financiar.Prespektiva europianeVilma Hoxha
 
Traktati i Komunitetit Europian dhe statuti i ESCB-se.
Traktati i Komunitetit Europian dhe statuti i ESCB-se.Traktati i Komunitetit Europian dhe statuti i ESCB-se.
Traktati i Komunitetit Europian dhe statuti i ESCB-se.Vilma Hoxha
 

Mais de Vilma Hoxha (18)

Hartimi i nje plani biznesi
Hartimi i nje plani biznesiHartimi i nje plani biznesi
Hartimi i nje plani biznesi
 
Institucionet financiare(leksion)
Institucionet financiare(leksion)Institucionet financiare(leksion)
Institucionet financiare(leksion)
 
Kontabiliteti i instrumentave financiare afatgjate(Leksion)
Kontabiliteti i instrumentave financiare afatgjate(Leksion)Kontabiliteti i instrumentave financiare afatgjate(Leksion)
Kontabiliteti i instrumentave financiare afatgjate(Leksion)
 
Filozofia e Edukimit(Punimi ne ppt)
Filozofia e Edukimit(Punimi ne ppt)Filozofia e Edukimit(Punimi ne ppt)
Filozofia e Edukimit(Punimi ne ppt)
 
Filozofia e edukimit(teme mikroteze)
Filozofia e edukimit(teme mikroteze)Filozofia e edukimit(teme mikroteze)
Filozofia e edukimit(teme mikroteze)
 
Pastrimi i parave(Punim)
Pastrimi i parave(Punim)Pastrimi i parave(Punim)
Pastrimi i parave(Punim)
 
Auditimi i Brendshem(Punim Diplome)
Auditimi i Brendshem(Punim Diplome)Auditimi i Brendshem(Punim Diplome)
Auditimi i Brendshem(Punim Diplome)
 
Analiza financiare e nje firme tregtare
Analiza financiare e nje firme tregtareAnaliza financiare e nje firme tregtare
Analiza financiare e nje firme tregtare
 
Punim ''Swarovski''
Punim ''Swarovski''Punim ''Swarovski''
Punim ''Swarovski''
 
Sigurimi i pergjgjesise tregtare
Sigurimi i pergjgjesise tregtareSigurimi i pergjgjesise tregtare
Sigurimi i pergjgjesise tregtare
 
Farley & suthers company
Farley & suthers companyFarley & suthers company
Farley & suthers company
 
Rast studimi:ZARA
Rast studimi:ZARARast studimi:ZARA
Rast studimi:ZARA
 
Maredheniet e punesimit me kohe te pjesshme dhe kontrata e punes
Maredheniet e punesimit me kohe te pjesshme dhe kontrata e punesMaredheniet e punesimit me kohe te pjesshme dhe kontrata e punes
Maredheniet e punesimit me kohe te pjesshme dhe kontrata e punes
 
Mbeturinat urbane dhe riciklimi i tyre ...
Mbeturinat urbane dhe riciklimi i tyre                                       ...Mbeturinat urbane dhe riciklimi i tyre                                       ...
Mbeturinat urbane dhe riciklimi i tyre ...
 
Shitja personale
Shitja personaleShitja personale
Shitja personale
 
Pronesia intelektuale
Pronesia intelektualePronesia intelektuale
Pronesia intelektuale
 
Mbikeqyrja e tregut financiar.Prespektiva europiane
Mbikeqyrja e tregut financiar.Prespektiva europianeMbikeqyrja e tregut financiar.Prespektiva europiane
Mbikeqyrja e tregut financiar.Prespektiva europiane
 
Traktati i Komunitetit Europian dhe statuti i ESCB-se.
Traktati i Komunitetit Europian dhe statuti i ESCB-se.Traktati i Komunitetit Europian dhe statuti i ESCB-se.
Traktati i Komunitetit Europian dhe statuti i ESCB-se.
 

Kuadri operacional i Bankës së Shqipërisë.

  • 1. Instrumentet financiare te politikes monetare te Bankes Qendrore Kuadri operacional i Bankës së Shqipërisë Banka e Shqipërisë për arritjen e objektivit të saj final përcakton kuadrin e instrumenteve monetare me anë të të cilave do të ndërhyjë në treg. Grupi i instrumenteve që janë në dispozicion përfshin: instrumentet me të cilat realizohen operacionet e tregut të hapur, lehtësirat e përhershme(depozita njeditore,kredia njeditore dhe kredia lombard) dhe instrumentet mbështetëse. Le të analizojmë në mënyrë më të detajuar secilin prej instrumenteve që përdor Banka e Shqipërisë për zbatimin e politikës monetare. I. OPERACIONET E TREGUT TË HAPUR Operacionet e tregut të hapur përfaqësojnë blerjen apo shitjen në treg të letrave me vlerë nga ana e Bankës së Shqipërisë. Ato luajnë rolin kryesor në transmetimin e politikës monetare në sistemin bankar. Qëllimi i përdorimit të operacioneve të tregut të hapur është administrimi afatshkurtër i likuiditetit të sistemit bankar, me synim stabilizimin e normave të interesit të tregut. Operacionet e tregut të hapur janë ekskluzivitet i Bankës së Shqipërisë, e cila vendos llojin e instrumentit që do të përdorë si dhe kushtet përkatëse lidhur me ekzekutimin e tyre. Sipas qëllimit të përdorimit të tyre, operacionet e tregut të hapur ndahen në: operacioni kryesor i tregut, operacione rregulluese dhe operacione strukturore. Marrëveshjet e riblerjes dhe të anasjellta të riblerjes përdoren si operacioni kryesor i tregut dhe si operacione rregulluese, ndarje e cila ka për bazë kohëzgjatjen e instrumentit. Ndërsa shitblerjet me të drejta të plota përdoren vetëm në operacionet strukturore. MARRËVESHJET E RIBLERJES (REPO) Marrëveshjet e riblerjes janë operacione të tregut të hapur me anë të së cilave Banka e Shqipërisë shet letra me vlerë, duke marrë përsipër t’i blejë ato sipas kushteve të rëna dakord paraprakisht me një bankë të nivelit të dytë, me qëllim zvogëlimin e përkohshëm të likuiditetit në sistemin bankar. Ndërsa marrëveshjet e anasjellta të riblerjes janë operacione të tregut të hapur me anën e së cilave, Banka e Shqipërisë blen letra me vlerë duke marrë përsipër t’i shesë ato sipas kushteve të rëna dakord paraprakisht me një bankë të nivelit të dytë, me qëllim rritjen e përkohshme të likuiditetit në sistemin bankar. Letrat me vlerë që tregtohen nëpërmjet lidhjes së marrëveshjeve të riblerjes dhe atyre të anasjellta, janë të blera paraprakisht nga Banka e Shqipërisë ose nga bankat e nivelit të dytë në tregun primar apo në tregun sekondar dhe janë të llojit bono thesari dhe obligacione të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë me maturim të mbetur jo më shumë 1
  • 2. se 365 ditë. Në marrëveshjet e riblerjes dhe të anasjellta të riblerjes, e drejta e pronësisë së letrës me vlerë i transferohet kreditorit (blerësit) pas rënies dakord për kryerjen e veprimit të kundërt nëpërmjet ri-transferimit të letrës me vlerë debitorit(shitësit) në një datë të caktuar në të ardhmen. Shuma e kërkesës për pjesëmarrje në ankand është jo më e vogël se 10 (dhjetë) milionë lekë dhe mund të shtohet me shumëfisha prej 10 (dhjetë) milionë lekësh. Diferenca midis çmimit të blerjes dhe të riblerjes të një letre me vlerë në një marrëveshje riblerjeje korrespondon me interesin për t’u paguar për likuiditetin e marrë hua (ose për t’u përfituar për likuiditetin e dhënë hua) për të gjithë kohëzgjatjen e marrëveshjes. Me fjalë të tjera, çmimi i riblerjes të letrës me vlerë përfshin edhe interesin e detyruar. Karakteristikat themelore të marrëveshjes (të anasjelltë) së riblerjes mund të përmblidhen si më poshtë: • Realizohet nëpërmjet ankandit me shumë të përcaktuar dhe me shumë çmime ose ankand me çmim fiks dhe me shumë të papërcaktuar. • Ankandi për këto lloj marrëveshjesh organizohet çdo javë dhe është i tipit standard. • Norma fikse e interesit të marrëveshjes (të anasjelltë) së riblerjes miratohet nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë. Kjo normë shërben si nivel maksimal për marrëveshjet e riblerjes ose minimal për marrëveshjet e anasjellta të riblerjes për ankandet me shumë çmime. • Maturimi i këtij instrumenti është shtatë ditë. Bonot e thesarit Çfarë janë bonot Përkufizimi i Bankës së Shqipërisë është se “Bonoja e Thesarit e qeverisë shqiptare është një instrument i negociueshëm borxhi me maturim deri në një vit, që lëshohet dhe garantohet nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë.” Këto bono jepen me afat maturimi 3 mujore, 6 mujore ose njëvjeçare, 12 mujore në lekë. “Bonot e thesarit emetohen (nxirren për shitje) nga qeveria nëpërmjet ankandit. Kjo formë nënkupton që investitorët duhet të konkurrojnë për blerjen e këtij instrumenti. Konkurrenca realizohet nëpërmjet vendosjes së normës së interesit që quhet yield i bonove të thesarit.” – deklaron Banka e Shqipërisë, që është autoriteti i vetëm i ngarkuar me emetimin e Bonove të Thesarit. Ndërkaq, nëse investoni shuma në bono thesari, ju keni përparësinë se ato janë të tregtueshme. Pra, nëse keni në dispozicion bono thesari, ju mund t’ia shisni një individi 2
  • 3. të tretë, deri në 7 ditë përpara maturimit. Por, ky tregtim mund të bëhet vetëm nëpërmjet bankave dhe institucioneve të tjera financiare, të cilat licencohen nga AMF-ja1. Nga shuma që ju përfitoni, humbisni vetëm 1 të dhjetën, e cila është tatimi mbi interesin e fituar dhe që aplikohet në datën e maturimit të bonos së thesarit. “Normalisht, ankandet për emetimin e bonove të thesarit me afat maturimi 3 dhe 6 mujor, organizohen një herë në muaj, ndërsa ankandet për emetimin e bonove me afat maturimi 12 mujor organizohen çdo dy javë. Ankandet normalisht zhvillohen ditën e martë, ndërsa emetimi i letrës bëhet dy ditë më vonë, ditën e enjte. Zhvillimi i ankandit njoftohet paraprakisht nga Ministria e Financave dhe Banka e Shqipërisë nëpërmjet publikimit të informacionit në faqet e tyre të internetit”, thuhet në informacionin e Bankës së Shqipërisë. Si të merrni pjesë? Ka dy mënyra për të marrë pjesë ose me kërkesë konkurruese, ose me kërkesë jo konkurruese. Në rastin e parë, kërkesa përveç shumës që i interesuari kërkon të marrë në bono thesari, përmban edhe nivelin e interesit që ai do të ketë mbi to. Kështu, nëse ka shumë kërkesa dhe plotësohet kërkesa e qeverisë për borxhin e brendshëm, atëherë ajo pranon vetëm kërkesat me interes më të ulët dhe refuzon ato me interes të lartë. Nëse kërkesat për bono janë të pakta, qeveria detyrohet të marrë parasysh edhe kërkesat me interes të lartë. Në rastin e kërkesave jo konkurruese llogaritet një mesatare e ponderuar e yield-ve të kërkesave konkurruese që shpallen fituese dhe i interesuari përfiton vetëm mbi kërkesën mesatare. Banka e Shqipërisë i ndan në mënyrë të barabartë bonot si për kërkesa konkurruese edhe për ato jo konkurruese.  OPERACIONET RREGULLUESE Për ekzekutimin e operacioneve rregulluese të tregut të hapur përdoren marrëveshjet (e anasjellta) e riblerjes me maturim një ditë, një muaj dhe tre muaj. Qëllimi i përdorimit të tyre është rregullimi i luhatjeve të papritura në treg. Tiparet operacionale të marrëveshjeve (të anasjellta) të riblerjes me maturim njëditor, një muaji dhe tre muaj janë: • Realizohen nëpërmjet ankandit të shpejtë dhe/ose procedurave dypalëshe me frekuencë të papërcaktuar. • Ankandet janë të llojit me shumë të përcaktuar, ndërkohë që interesi përcaktohet nga pjesëmarrësit. • Banka e Shqipërisë ka të drejtë të refuzojë kërkesat, interesi i të cilave është i devijuar nga interesi i tregut në ditën që kryhet ankand. • Maturimi i marrëveshjes (të anasjelltë) të riblerjes njëditore është një ditë; i marrëveshjes (të anasjelltë) të riblerjes njëmujore është 28 (njëzet e tetë) ditë dhe i 1 Autoriteti I mbikeqyrjes financiare (AMF) 3
  • 4. marrëveshjes (të anasjelltë) të riblerjes tremujore është 91 (nëntë dhjetë e një) ditë. OPERACIONET STRUKTURORE Instrumenti që përdoret për kryerjen e operacioneve strukturore të tregut të hapur janë shitblerjet me të drejta të plota. Qëllimi i përdorimit të këtyre operacioneve është rregullimi i strukturës së likuiditetit të sistemit bankar. DEPOZITA NJËDITORE a. Lloji i instrumentit Depozita njëditore është një instrument afatshkurtër investimi në dispozicion të bankave të nivelit të dytë, nëpërmjet të cilit bankat mund të investojnë likuiditetin e tyre të lirë në afatin kohor njëditor dhe me interes të parapërcaktuar. Në kushte normale norma e interesit të depozitës njëditore shërben si dysheme për nivelin e interesit në tregun ndërbankar. b. Natyra ligjore e instrumentit Bankat e nivelit të dytë kanë të drejtë të vendosin depozitë njëditore pranë Bankës së Shqipërisë në shumë të pakufizuar. Nga ana tjetër, Banka e Shqipërisë ka të drejtë të refuzojë kërkesën e çdo banke për vendosje depozite, në përputhje me synimet e saj, pa mbartur detyrimin e dhënies së shpjegimeve. Gjithashtu, Banka e Shqipërisë nuk vendos kolateral për depozitat e pranuara. c. Kushtet e përdorimit të instrumentit Depozitë njëditore në Bankën e Shqipërisë mund të vendosin të gjitha bankat dhe degët e bankave, që ushtrojnë aktivitet në Shqipëri dhe që mbajnë llogari pranë Bankës së Shqipërisë. Për pranimin e depozitës, banka duhet të paraqesë kërkesën e saj me shumën përkatëse deri në orën e paracaktuar nga Banka e Shqipërisë, dhe të bjerë dakord me interesin dhe me maturimin e depozitës së vendosur. d. Maturimi dhe interesi i instrumentit Maturimi i këtij instrumenti është njëditor. Interesi bashkë me shumën i ripaguhen bankës ditën vijuese të punës. Dita e maturimit mund të shtyhet vetëm në rastin kur dita vijuese është ditë pushimi. Interesi i depozitës njëditore është i paralajmëruar dhe llogaritet me bazë 365 ditë. Norma e interesit që u paguhet bankave të nivelit të dytë për depozitën 4
  • 5. njëditore aktualisht është 1.75 përqind, me bazë vjetore, më e ulët se interesi i marrëveshjeve të riblerjeve me maturim shtatë ditë, i përcaktuar nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë. KREDIA NJËDITORE a. Lloji i instrumentit Kredia njëditore është një instrument afatshkurtër borxhi që u vihet në dispozicion bankave të nivelit të dytë. Ajo është kredi plotësisht e garantuar, që akordohet për të asistuar bankat me nevoja ditore likuiditeti. Në kushte normale norma e interesit të kredisë njëditore shërben si tavan për nivelin e interesit në tregun ndërbankar. b. Natyra ligjore e instrumentit Banka e Shqipërisë akordon kredi njëditore vetëm në formën e kredisë së kolateralizuar që do të thotë banka që kërkon kredi një ditore duhet të vendosë si kolateral një(disa) letër(a) me vlerë, e cila(të cilat) vlerësohet(en) sipas kushteve të bëra të njohura paraprakisht.. Duke marrë në konsideratë plotësimin e detyrimit për kthimin e borxhit, e drejta e pronësisë së letrës me vlerë i mbetet debitorit (bankës që kërkon likuiditet) gjatë kohëzgjatjes së kredisë, por në rast të mosshlyerjes së detyrimit kolaterali kalon në pronësi të Bankës së Shqipërisë. Banka e Shqipërisë mund të refuzojë kërkesën e çdo banke për kredi njëditore, në përputhje me synimet e saj pa dhënë shpjegime. c. Kushtet e përdorimit të instrumentit Instrumenti i kredisë njëditore mund të përdoret të gjitha bankat dhe degët e bankave, që ushtrojnë aktivitet në Shqipëri dhe që mbajnë llogari pranë Bankës së Shqipërisë. Bankat, që në përfundim të veprimeve rezultojnë me mungesë likuiditeti, bëjnë kërkesë për kredi njëditore. Nga ana tjetër, në mbyllje të ditës së punës, në rast se konstatohet që banka e nivelit të dytë nuk ka kthyer kredinë brenda ditës të marrë nga Banka e Shqipërisë, atëherë kredia brenda ditës konvertohet në kredi njëditore me të njëjtin kolateral. Banka e Shqipërisë njofton bankën përkatëse për kredinë automatike të akorduar si dhe për bllokimin e kolateralit. Përtej nevojës për të pasur kolatateral të mjaftueshëm për garantimin e kredisë njëditore, nuk ka kufizim mbi shumën që një bankë mund të marrë kredi njëditore. d. Maturimi dhe interesi i instrumentit Maturimi i instrumentit të kredisë është njëditor. Interesi bashkë me shumën i paguhen Bankës së Shqipërisë ditën vijuese të punës dhe shtyhet për ditën e parë të punës në rast se dita vijuese është pushim.Interesi i kredisë njëditore është i paralajmëruar dhe llogaritet me bazë 365 ditë. Kjo normë është 75 përqind më e lartë se norma e marrëveshjeve të riblerjes dhe të anasjellta të riblerjes me maturim shtatë ditë të miratuar nga Këshilli Mbikqyrës. 5
  • 6. III. INSTRUMENTET MBËSHTETËSE Për bankat që janë me mungesë likuiditeti por financiarisht të qëndrueshme, Banka e Shqipërisë mund të akordojë kredi lombard. KREDIA LOMBARD a. Lloji i instrumentit Kredia lombard është instrument borxhi, qëllimi i të cilit është të ndihmojë bankat e nivelit të dytë në kapërcimin e problemeve të përkohshme të likuiditetit. Ajo përfaqëson mundësinë e fundit kredituese për bankat dhe për rrjedhojë është kredia me normë interesi më të lartë. b. Natyra ligjore e instrumentit Kredia lombard është e formës së kredisë së kolateralizuar dhe akordohet pas miratimit të kërkesës zyrtare, bërë nga banka e nivelit të dytë. Kredia lombard miratohet nga Komiteti i Zbatimit të Politikës Monetare të Bankës së Shqipërisë. c. Kushtet e përdorimit të instrumentit Banka që paraqet kërkesë për kredi lombard, duhet të shoqërojë këtë kërkesë me një raport ku detajohen shkaqet për mungesën e likuiditetit, veprimet e ndërmarra për shfrytëzimin e burimeve të mundshme të likuiditetit, një listë të garancive që do të paraqesë në Bankën e Shqipërisë për sigurimin e kredisë; një plan veprimi për daljen nga situata e mungesës së likuiditetit si dhe një projektplan të lëvizjes së fondeve gjatë kohës së shfrytëzimit të kredisë lombard. Kredia lombard mund të përdoret vetëm një herë në çdo tre muaj. Shuma më e madhe, që një bankë e nivelit të dytë mund të përfitojë me anë të kredisë lombard, qëndron midis 20 për qind të kapitalit të paguar dhe 2 për qind të depozitave në lekë, sipas gjendjes më të fundit të bilancit të paraqitur prej saj në Bankën e Shqipërisë. Kredia akordohet në ditën që miratohet nga Banka e Shqipërisë. Në rast moskthimi të kredisë në përfundim të afatit të caktuar, bankës nuk i lejohet të marrë asnjë lloj tjetër kredie në tremujorin pasardhës. d. Maturimi dhe interesi i instrumentit Afati maksimal i maturimit të kredisë lombard është deri në tre muaj. Kredia bashkë me interesin i kthehet Bankës së Shqipërisë në përfundim të afatit të caktuar në miratimin e kredisë lombard. Interesi i kredisë lombard është 6.00 përqind (me bazë vjetore) mbi interesin e marrëveshjeve të riblerjes dhe të anasjellta të riblerjes me maturim shtatë ditë të miratuar nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë. Bankat njoftohen paraprakisht për çdo ndryshim në normën e interesit. 6
  • 7. 7