O slideshow foi denunciado.
Utilizamos seu perfil e dados de atividades no LinkedIn para personalizar e exibir anúncios mais relevantes. Altere suas preferências de anúncios quando desejar.

Shqiperia ne fokus

10.069 visualizações

Publicada em

  • If you are looking for trusted essay writing service I highly recommend ⇒⇒⇒WRITE-MY-PAPER.net ⇐⇐⇐ The service I received was great. I got an A on my final paper which really helped my grade. Knowing that I can count on them in the future has really helped relieve the stress, anxiety and workload. I recommend everyone to give them a try. You'll be glad you did.
       Responder 
    Tem certeza que deseja  Sim  Não
    Insira sua mensagem aqui
  • My friend sent me a link to to tis site. This awesome company. They wrote my entire research paper for me, and it turned out brilliantly. I highly recommend this service to anyone in my shoes. ⇒ www.HelpWriting.net ⇐.
       Responder 
    Tem certeza que deseja  Sim  Não
    Insira sua mensagem aqui
  • Dating for everyone is here: ❶❶❶ http://bit.ly/2F7hN3u ❶❶❶
       Responder 
    Tem certeza que deseja  Sim  Não
    Insira sua mensagem aqui
  • Dating direct: ❶❶❶ http://bit.ly/2F7hN3u ❶❶❶
       Responder 
    Tem certeza que deseja  Sim  Não
    Insira sua mensagem aqui

Shqiperia ne fokus

  1. 1. “SHQIPERIA NE FOKUS”
  2. 2. 1-Gjegrafia dhe relievi  3-15 2-Klima , hidrografia dhe popullsia  16-28 3-Turizmi dhe gastronomia  29-57 4-Sporti  58-65 5-Ndotja 6-Tradita dhe feja
  3. 3. Gjeografia dhe relievi Juriselda Ademi Emanuela Ducellari Kevin Lamaj
  4. 4. POZITA GJEOGRAFIKE REPUBLIKA E SHQIPERISE SHTRIHET NE EVROPEN JUGLINDORE, NE PJESEN PERENDIMORE TE GADISHULLIT TE BALLKANIT DHE KA DALJE TE GJERE NE DETET ADRIATIK DHE JON. AJO NDODHET MIDIS KOORCLINATAVE GJEOGRAFIKE: 93O 38’ – 42O 16’ GJERESI GJEOGRAFLKE VERIORE DHE 19O 16’ – 21O 04’ GJATESI GJEOGRAFICE LINDORE. PICAT ME TE SKAJSHME TE SHTRIRJES GJEOGRAFIKE TO REPUBLIKES SE SHQIPERISE JANE: VERMOSHI NE VERI, KONISPOLI NE JUG, ISHULLI I SAZANIT NE PERENDIM DHE FSHATI VERNIK I RRETHIT TE DEVOLLIT NE LINDJE. BRENDA KESAJ SHTRIRJEJE GJEOGRAFIKE, TERRITORI I SHQIPERISE ARRIN NE VIJE AJRORE GJATESINE PREJ 355 KM NGA VERIU NE JUG DHE 150 KM NGA PERENDIMI, NE LINDJE. GJATESIA E PERGJITHSHME E KUFIJVE TE SHQIPERISE ARRIN NE 1094 KM, NGA TE CILET 658 KM JANE KUFIJ TOKESORE, 316 KM JANE KUFIJ DETARE, 72 KM KUFIJ LIQENORE DHE 48 KM KUFIJ LUMORE. BRENDA KETYRE KUFIJVE SIPERFAQJA A REPUBLIKES SE SHQIPERISE ESHTE 28 748 KM 2, QE DO TE THOTE DICKA E PERAFERT ME SIPERFAQEN E BELGJIKES. SHTETET KUFITARE ME TE CILAT KUFIZOHET REPUBLIKA E SHQIPERISE, JANE: MALI I ZI DHE KOSOVA NE VERI, REPUBLIKA ISH-JUGOSLLAVE E MAQEDONISE NE LINDJE, GREQIA NE JUGLINDJE DHE JUG. NE PERGJITHESI KUFIRI TOKESOR ESHTE MALOR DHE I VESHTIRE PER T’U KALUAR. KALIMI I TIJ REALIZOHET VETEM NEPERMJET DISA QAFAVE MALORE DHE LUGINAVE LUMORE SI: HANI I HOTIT NE KUFI ME MALIN E ZI, LUGINA E DRINIT TE BARDHE (QAFE MORINI) DHE QAFA E PRUSHIT NE KUFIRIN ME KOSOVEN, QAFE THANA DHE SHEN-NAUMI NE KUFIRIN ME MAQEDONINE, KAPSHTICA DHE KAKAVIA NE KUFIRIN ME GREQINE ETJ.
  5. 5. RELIEVI RELIEVI I SHQIPËRISË ËSHTË KRYESISHT MALOR. VARGMALET E PARA ALPINE U FORMUAN NGA MBARIMI I JURASIKUT, NDËRSA GJATË ERËS KENOZOIKE U SHPEJTUA PROCESI MALFORMUES NË TËRËSINË E ALBANIDEVE, QË TANI PËRBËJNË TOKËN E NËNTOKËN E SHQIPËRISË. LARTËSIA MESATARE E RELIEVIT ËSHTË 708 METRA, OSE 2 HERË MË E LARTË SE MESATARJA E EVROPËS. LARTËSITË MË TË MËDHA GJENDEN NË ALPET SHQIPTARE DHE NË MALET E LINDJES (KORABI 2751 METRA MBI NIVELIN E DETIT, PËRBËN EDHE MAJËN MË TË LARTË TË SHQIPËRISË). TERRITORI I SHQIPËRISË NDAHET NË 4 KRAHINA TË MËDHA NATYRORE (FIZIKO- GJEOGRAFIKE): KRAHINA MALORE VERIORE KRAHINA MALORE QENDRORE KRAHINA MALORE JUGORE ULTËSIRA PERËNDIMORE
  6. 6. NGA KRAHINA MALORE VERIORE VLEN TË VEÇOHEN ALPET SHQIPTARE QË SHQUHEN PËR KONTRAST TË MADH MIDIS MALEVE TË LARTA DHE LUGINAVE TË THELLA. RRETH 30 MAJA MALESH NDODHEN MBI 2 500 M MBI NIVELIN E DETIT. NDËR LUGINAT DALLOHEN SIDOMOS LUGINA E VALBONËS DHE AJO E THETHIT. KRAHINA MALORE QENDRORE NUK ËSHTË AQ KOMPAKTE SA AJO VERIORE, POR E NDARË NË DISA MASIVE MALORE, SI: VARGU I KORABIT, MALET E LURËS, MALET E SKËNDERBEUT ETJ. KËTO MALE NDËRPRITEN NGA LUGINA TË NDRYSHME. KRAHINA MALORE JUGORE ARRIN DERI NË DETIN JON NË JUG DHE ËSHTË E COPËTUAR NË DISA VARGJE MALORE DHE LUGINA LUMORE. VEND TË VEÇANTË NË TË ZË RIVIERA SHQIPTARE, E CILA SHTRIHET NGA GJIRI I VLORËS DERI NË BUTRINT NË JUG. PËRGJATË BREGDETIT ADRIATIK, NË PERËNDIM TË VENDIT SHTRIHET ULTËSIRA PERËNDIMORE E SHQIPËRISË ME GJATËSI NGA VERIU NË JUG RRETH 200 KM DHE ME GJERËSI NGA PERËNDIMI NË LINDJE, DERI NE 50 KM. KJO ULTËSIRË PËRBËN ULTËSIRËN MË TË MADHE NË PJESËN PERËNDIMORE TË BALLKANIT DHE ËSHTË RAJONI MË I ZHVILLUAR EKONOMIK I SHQIPËRISË. RELIEVI I TOKAVE SHQIPTARE SHTRIHET NGA NIVELI I DETIT DERI NË LARTËSINË 2751M (MALI I KORABIT). I GJITHË KY NDRYSHIM I LARTËSISË NDIKON NË NDRYSHIMET E MËDHA KLIMATERIKE, NË BIMËSI, SI DHE NË DENDËSINË E VENDOSJES SË QENDRAVE TË BANUARA NË DREJTIM VERTIKAL. NË RELIEVIN E TYRE MBIZOTËROJNË KODRAT DHE MALET. DUKE U NISUR NGA LARTËSIA MBI NIVELIN E DETIT, DALLOHEN: RELIEVI I ULËT, I MESËM DHE I LARTË. RELIEVI I ULËT SHTRIHET NGA NIVELI I DETIT, DERI NË 200 M MBI KËTË NIVEL. AI PËRFSHIN FUSHAT DHE KODRAT E ULËTA PRANË BRIGJEVE DETARE TË ADRIATIKUT E JONIT DHE PËRGJATË SEKTORËVE TË MESËM TË LUGINAVE LUMORE. RELIEVI I MESËM SHTRIHET NGA 200 DERI NE 1000M MBI NIVELIN E DETIT. AI KA SHTRIRJEN MË TË MADHE DHE PËRFSHIN: KODRAT, GROPAT, FUSHËGROPAT DHE LUGINAT KRYESORE. RELIEVI I LARTË SHTRIHET 1000 M MBI NIVELIN E DETIT DHE PËRFSHIN MALET DHE SISTEMET MALORE. PJESA MË E MADHE E KËTYRE MALEVE KA LARTËSI DERI NË 2000 M. MALET ME LARTËSI MË TË MADHE SE 2000 M KANË SHTRIRJE TË KUFIZUAR.SEK. "NATYRA"[8]
  7. 7. MALET E SHQIPERISE: MALET KANË TIPARE MORFOLOGJIKE TË NDRYSHME. KRESHTAT E TYRE JANË HERË TË ASHPRA E HERË TË BUTA. FORMA E TYRE VARET NGA PËRBËRJA SHKËMBORE DHE VEPRIMI I FAKTORËVE TË JASHTËM. KRESHTA TE ASHPRA NDESHEN KRYESISHT TEK SHKËMBINJTË GËLQERORË, POR EDHE NË ATO MAGMATIKË TË MODELUAR NGA EROZIONI LUMOR I AKUJVE TË KUATERNARI KORABI KORABI ËSHTË NJË NGA MALET MË TË LARTA TË EVROPËS JUGLINDORE, I CILI SHTRIHET PËRGJATË KUFIRIT TË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS SË MAQEDONISË. MASIVI I TIJ SHKËMBOR ËSHTË NJË MASIV SHUMË I THYER MALOR DHE PËRBËHET KRYESISHT NGA RRESHPE DHE GËLQERORË TË PALEOZOIKUT ME STRUKTURAT NË BLLOQE, SI DHE DISA SHKËMBINJ TË DËMTUAR RËNDË PREJ GIPSI TË TRIASIKUT PERMIAN. KORABI ËSHTË GJITHASHTU MIKPRITËS I SHUME SHOQATAVE TE NDRYSHME ALPINISTE, SYNIMI I TE CILAVE ËSHTË PUSHTIMI I MAJËS MË TË LARTË TË VENDIT, 2723 M MBI NIVELIN E DETIT.
  8. 8. ALPET SHQIPTARE SHTRIHEN NE VERI TE LUMIT DRIN DHE NE PERENDIM TE RRJEDHJES SE POSHTME TE LUMIT VALBONA . ATO PERFSHIJNE PJESEN VERIORE TE VENDIT DHE ZENE RRETH 8% TE TIJALPET PERBEHEN KRYESISHT NGA GELQERORET, POR GJENDEN EDHE DEPOZITIME TERRIGJENE DHE MAGMATIKE. ALPET PERBEJNE GRUMBULLIN MALOR ME TE FUQISHEM, ME TE LARTE, ME TE ASHPER DHE ME TE COPETUAR TE VENDIT. LARTESIA MESATARE E TYRE MBI NIVELIN E DETIT ARRIN NE 1500 M. KETU NDODHEN SHUMICA E MAJAVE TE SHQIPERISE ME IARTESI MBI 2000 M.GJITHANDEJ TE SHEH SYRI KRESHTA E MAJA TE MPREHTA DHE TE DHEMBEZUARA, QE NGRIHEN MENJEHERE RRETH 2000 M MBI LUGINAT E NGUSHTA DHE TE THELLA, PLOT ME PRAGJE DHE UJEVARA, KANIONE DHE GRYKA. TEK ALPET DALLOHEN BLLOQET, MALESITE, KURRIZET MALORE DHE LUGINAT: BLLOKU I JEZERCES SHRIHET NE QENDER TE ALPEVE DHE KA RELIEV ME TE LARTE, ME TE ASHPER DHE ME TE THEPISUR. ATY NDODHET MAJA E JEZERCES 2694 M, ME E LARTA NE ALPET DHE E DYTA NE SHQIPERI, PAS MAJES SE KORABIT.
  9. 9. MALI I TOMORRIT MALI TOMORR ËSHTË NJË MAL I LARTE NË SHQIPËRINË JUGORE NË AFËRSI TË QYTETEVE TË BERATIT DHE TË POLIÇANIT. MAJA MË E LARTË E SAJ, QUKA E PARTIZANIT, ARRIN NJË LARTËSI PREJ 2416 METRA. TOMORRI ËSHTË I NJË RËNDËSIE TË MADHE PËR BANORET NGA E GJITHË VENDI, PASI ATY GJENDET NJË TEMPULL FETAR BEKTASHI, NJËKOHËSISHT OFRON NJË VEND TE PERSHTATSHEM PËR SKI. PIRAMIDE NE MALIN E TOMORIT ? FLITET NE AMBIENTET E NASA SE NE MALIN E TOMORRIT NE SHQIPERI FSHIHET NJE MISTER I MADH DHE I FRIKSHEM PER TE ARDHMEN E NJERZIMIT..SIPAS TYRE ATY EGZISTON DICKA QE SPECIALISTET E NASA KAN SHUME VJET QE PO E MONITOROJEN ME ANE TE NJE SATELITI SPECIAL…RRETH KETIJ MISTERI ESHTE FOLUR DHE TEK EMISIONI ORA E NATES TEK ORA NEWS PARA DISA MUAJSH….ATY EGZISTON NJE SHPELL DHE NE BRENDESI TE SHPELLES GJENDET NJE GROP E MADHE KU DISA NJERZ JAN MUNDUAR TE ZBRESIN ME LITAR,POR NE MOMENTIN E LESHIMIT TE LITARIT NE GROP AI CUDITERISH KEPUTET….DISA SPECIALIST USA MENDOJEN SE NESE VJEN FUNDI I BOTES,AI DO TE NIS NJE MALI I SHENJT I TOMORRIT….DHE MENDOHET SE NOEJA E NISI NGA MALI I TOMORRIT ANIJEN E TIJ QE SHPETOJ NJERZIMIN NE PERMBYTJEN E MADHE MIJRA VITE ME PARE…..KOHA DO TA VERTETOJ NESE JEN TE VERTETA KETO SPEKULLIME…
  10. 10. FUSHAT E SHQIPERISE FUSHAT ZËNE KRYESISHT PJESËN PERËNDIMORE, PËRGJATË BREGDETIT ADRIATIK DHE LUMENJVE KRYESORE TË VENDIT SI VJOSA, DEVOLLI, OSUMI, SHKUMBINI, ERZENI, MATI E DRINI, KU GJENDEN, GJITHASHTU, EDHE TOKAT BUJQËSORE E QENDRA TË MËDHA BANIMI, SI DHE PËRSHKOHEN NGA RRUGË TË RËNDËSISHME KOMUNIKIMI. FUSHAT MË TË LARTA GJENDEN NË PELLGUN E KORÇËS, MBI 800 M MBI NIVELIN E DETIT NDËRSA FUSHA MË E MADHE ËSHTË FUSHA E MYZEQESË E SHTRIRË NË ANËN PERËNDIMORE, QË ËSHTË DHE FUSHA MË E MADHE E BALLKANIT PERËNDIMOR. FUSHA E MYZEQESE: FUSHA E MYZEQESE ESHTE FUSHA ME E MADHE DHE ME E RENDESISHME E VENDIT TONE. PERFSHINE GJITHE PJESEN JUGORE TE ULTESIRES BREGDETARE. NE KUPTIMIN FIZIKO-GJEOGRAFIK KJO FUSHE SHTRIHET NGA SHKEMBI I KAVAJES NE VERI E DERI NE VLORE NE JUG NE NJE GJATE 100 KM DHE NGA BREGU I ADRIATIKUT NE PERENDIM DERI NE KODRAT E DARSISE DHE MALLAKASTRES NE LINDJENE NJE GJERESI MAXIMALE RRETH 50KM. NGA ANA ETNOGRAFIKE KONCEPTI MYZEQE ESHTE ME I NGUSHTE, POR PERMBAJTJA E TIJ KA NDRYSHUAR HISTORIKISHT. NE KOHET ME TE VJETRA ME MYZEQE, KUPTOHEJ NJE NJESI QE SHTRIHET MIDIS DY BRIGJEVE TE SEMANIT TE POSHTEM E QE NJIHEJ ME EMRIN "DHEU I BUTE". KORÇËS, ME E MADHJA DHE NDER FUSHAT ME T RËNDËSISHME TE SHQIPËRISË, NDODHET RRETH 850 M MBI NIVELIN E DETIT. DALLOHET PËR RELIEVIN E SAJ KREJT TE RRAFSHET. PJESËN VERIORE TE SAJ E ZINTE KËNETA E MALIQIT, QË U THA ARTIFICIALISHT NE VITET E PARA PAS ÇLIRIMIT TE VENDIT. AJO KA TOK SHUME PJELLORE DHE ËSHTË SHUME E POPULLUAR. NE TE NDODHET QYTETI I KORÇËS DHE AI I MALIQIT, SI DHE SHUME FSHATRA.
  11. 11. MALI I DAJTIT MALI I DAJTIT ËSHTË NJË MAL NË SHQIPËRI QË ARRIN NJË LARTËSI PREJ 1613 METRA. NDODHET NË NJË AFËRSI PREJ 26 KILOMETRASH NGATIRANA ME RRETH 26 LLOJE DRURËSH DHE SHKURRESH PYJORE, TË CILAT MBULOJNË RRETH 80 % TË TERRITORIT, BIMËSH E BARISHTORE ,KAFSHËT DHE SHPENDËT E EGRA, DY MAJAT DOMINUESE, “BALLKONET”, QË QËNDROJNË MBI SHKËMBINJTË E PJERRËT, DËBORËN E DIMRIT DHE LARTËSINË RELATIVISHT TË MADHE NGA NIVELI I DETIT, DUKE FILLUAR NGA 300 METRA DERI NË LARTËSINË 1613 METRASH TË MAJËS MË TË LARTË, NË TË 4 ZONAT FITOKLIMATIKE E ME NJË KUNDËRDREJTIM QË SIGURON MJAFTUESHMËRINË E DITËVE ME DIELL, E PËR KONSEKUENCË ME NJË KLIMË MË TË FRESKËT E ME AJËR MË TË PASTËR SE PLLAJA KU SHTRIHET TIRANA. MALI I DAJTIT I SHPALLUR “PARK KOMBETAR” ME VENDIM TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, NR 9248, DT. 6.2.1966, KA SOT NJË SIPËRFAQE PREJ RRETH 3300 HA DHE ME PERSPEKTIVE ZGJERIMI DERI NE RRETH 11000 HA. AI ËSHTË NË JURIDIKSIONIN DHE ADMINISTRIMIN E DREJTORISË SË SHËRBIMIT PYJOR TIRANË.
  12. 12. MALI I GRAMOZIT MALI I GRAMOZIT ËSHTË NJË VARG MALOR NË RRETHIN KOLONJË LINDORE NË SHQIPËRI DHE JANINË VERILINDORE DHE PERËNDIMOR KASTORIAS PREFEKTURËN NË GREQI. MALI ËSHTË PJESË E VARGMALEVE PINDIT DHE ËSHTË NJË NGA VERIOR. MAJA E TIJ QËNDROJNË RRETH 2.523 M. AJO I DETYROHET EMRIN E SAJ ME KOMUNITETIN ARUMUN TË GRAMOS NE PREFEKTURËN PERËNDIMOR KASTORIAS. RAJONI ËSHTË E BANUAR KRYESISHT NGA ARUMUNET. GR-20 (KOZANI - KONITSA - JANINËS) ËSHTË NË JUGLINDJE. GJATËSIA E TIJ ËSHTË RRETH 25 KM PËR 30 KM NGA VERIPERËNDIMORE NË JUGLINDJE DHE GJERËSIA E TIJ ËSHTË RRETH 15 KM NE 20 KM NGA JUGPERËNDIM TË VERILINDJE. TË DY LUMENJ TË GJATË DHE TË RËNDËSISHME TË SHQIPËRISË, OSUM DHE DEVOLLIT, E KANË ORIGJINËN NË SHPATET VERIORE TË GRAMOS. MOUNT GRAMOS ISHTE NJË BASTION KOMUNISTE GJATË LUFTËS CIVILE GREKE DHE VENDIN E BETEJËS PËRKATËSE NË VITIN 1949.
  13. 13. ISHUJT NE SHQIPERI SHQIPËRIA SI VEND BREGDETAR KA NJË NUMËR TË VOGËL ISHUJSH, SHUMICA E TYRE JANË TË VEGJËL DHE NUK KALOJNË 1 KM2 SIPËRFAQE, PËRVEÇ ISHULLIT TË SAZANIT DHE ATIJ TË KUNËS. ISHUJT E SHQIPËRISË NDODHEN NË DETIN ADRIATIK, DETIN JON, SI DHE NË DISA LIQENE BRENDA VENDIT. DISA NGA TA JANË TË PËRSHTATSHËM PËR TURIZËM SEPSE KANË NJË BUKURI QË ËSHTË E VIRGJËR DHE E PAPREKUR NGA DORA E NJERIUT, POR ASNJË NGA ISHUJT NUK ËSHTË I BANUAR. ISHULLI I SAZANIT SAZANI ËSHTË ISHULLI MË I MADH I SHQIPËRISË. MAJA E TIJ MË E LARTË ËSHTË 342 M. ISHULLI I SAZANIT KA NJË SIPËRFAQE PREJ 5,7 KM2 DHE VIJË BREGDETARE ME GJATËSI RRETH 15 KM. ISHULLI NGA PIKËPAMJA E EKOSISTEMIT ËSHTË NJË PARK I VËRTETË, SHUMË I PASUR DHE I MBROJTUR, SI REZULTAT I TË QENIT VAZHDIMISHT ZONË USHTARAKE. KJO KA MUNDËSUAR SHMANGIEN E GJUETISË SË PALIGJSHME, SI DHE TË ABUZIMEVE E DËMTIMEVE TË TJERA. SHPELLAT NËNUJORE, SI AJO E HAXHI ALISË, GJIRIT TË DJALLIT E TË TJERA JANË NGA MË TË MËDHATË QË MUND TË GJENDEN NË MESDHE. ATO SOT PËRBËJNË NJË SFIDË TË VËRTETË PËR ZHYTËSIT DHE NJË ATRAKSION TË VEÇANTË PËR SPORTET NËNUJORE. ISHULLI I KUNES ISHULLI I DYTE MË I MADH I SHQIPËRISË. GJENDET NË DELTËN E DRINIT, AFËR QYTETIT TË LEZHËS DHE KA NJË SIPËRFAQE PREJ 1.4 KM2. ISHULLI ËSHTË 1.5 KM LARG BREGUT DHE STREHON NË GJIRIN E TIJ RRETH 70 LLOJE ZOGJSH, 22 LLOJE ZVARRANIKËSH, 6 LLOJE AMFIBËSH DHE 23 LLOJE GJITARËSH. NË AFËRSI TE TIJ GJENDEN PLAZHET E TALES DHE KUNËS.
  14. 14. GADISHUJT GADISHULLI I KARABURUNIT (TURQ. GJUHA E ZEZE) ËSHTË I VETMI GADISHULL NË SHQIPËRI. AI KA NJË SIP. PREJ 62 KM2 DHE NDODHET NË QYTETIN E VLORËS. GADISHULLI NJIHEJ QË NË LASHTËSI PËR PASURITË NATYRORE (MERMERIN), PASURITË PYJORE (VALANIDHIN), PASURITË HISTORIKO-ARKEOLOGJIKE SI DHE REZERVATIN E PASUR ME DERRAT E EGËR. NË SKAJIN VERIPERËNDIMOR TË KARABURUNIT NDODHET KEPI I GJUHËZËS, PIKA MË PERËNDIMORE E SHQIPËRISË NJËKOHËSISHT DHE VEND-STREHIMI I SHPELLËS SË HAXHI ALIUT, SHPELLËS MË TË MADHE BREGDETARE TË VENDIT. NATYRA E TIJ PARAQITET E PASUR NË PYJE POR E VARFËR NË BIMËSI DHE UJËRA SIPËRFAQËSORE, SHKAQE KËTO QË E KANË BËRË ZONËN TË PABANUESHME. PAMJA E TIJ E VIRGJËR KONTRIBUON NË ASPEKTIN TURISTIK TË VENDIT I CILI ËSHTË I MBUSHUR ME SHPELLA, TË ÇARA, GJIRE E PLAZHE TË VEGJËL. AGJENCI TË NDRYSHME TURISTIKE APLIKOJNË JO VETËM UDHËTIME PËRGJATË KËTIJ MASIVI, POR EDHE PUSHIME NJËDITORE, NË PLAZHET QË NDODHEN ATY. UDHËTIME TË TILLA ORGANIZOHEN KRYESISHT GJATË STINËS SË VERËS, NDËRSA SYNOHET QË ATO TË SHTRIHEN GJATË GJITHË VITIT.
  15. 15. KY DET SHTRIHET MIDIS GADISHULLIT APENIN NË PERËNDIM DHE GADISHULLIT TË BALLKANIT NË LINDJE, KURSE KANALI I OTRANTOS (72 KM) E NDAN ATË ME DETIN JON. DETI ADRIATIK ËSHTË I GJATË 850 KM (DREJTIMI VERI-JUG) DHE I GJERË 203 KM (LINDJE- PERËNDIM). THELLËSIA MË E MADHE E TIJ ARRIN NË 1590 M. NË BRIGJET SHQIPTARE KY DET ËSHTË I CEKËT. BRIGJET SHQIPTARE TË DETIT ADRIATIK KANË GJATËSI 380 KM. PJESA MË E MADHE E TYRE JANË BRIGJE TË ULËTA FUSHORE ME PLAZHE TË MËDHA (DISA DHJETËRA KILOMETRA TË GJATA DHE DERI NË DISA QINDRA METRA TË GJERA), ME PËRBËRJE RËRE SHUMË TË IMËT. NDËR TO DALLOHET, PLAZHI I VELIPOJËS, DURRËSIT, DIVJAKËS, VLORËS ETJ. NË KËTO PLAZHE PUSHOJNË ME MIJËRA TURISTË VENDAS DHE TË HUAJ. NË KËTË BREGDET GJENDEN EDHE DISA GJIRE, SI: GJIRI I TIVARIT, I DRINIT, I DURRËSIT, I VLORËS, SHUMË TË PËRSHTATSHËM PËR PORTE DETARE. NË TO NDODHEN EDHE PORTET MË TË RËNDËSISHME TË TË GJITHA VENDIT (DURRËSI, VLORA, DHE SHËNGJINI). DETI JON KY DET SHTRIHET MIDIS PJESËS JUGORE TË GADISHULLIT TË BALLKANIT DHE GADISHULLIT APENIN. AI ËSHTË DETI MË I THELLË I MESDHEUT (5121 M), ËSHTË DET I HAPUR DHE MJAFT I NGROHTË. BRIGJET SHQIPTARE TË KËTIJ DETI SHTRIHEN NGA GADISHULLI I KARABURUNIT DERI NË GJIRIN E ARTËS. AI ËSHTË I GJATË RRETH 270 KM DHE KA TIPARE TË NDRYSHME. PËRGJATË TIJ NGRIHEN MALE, PRANDAJ KY BREGDET ËSHTË KRYESISHT I LARTË E SHKËMBOR. NË KËTË BREGDET PLAZHET JANË TE RRALLA DHE ZALLORE. KA EDHE SEKTORË TE TJERË TE TIJ NË TË CILËT MALET U LËNE VEND FUSHAVE TE VOGLA. NE GRYKËDERDHJEN E LUMIT TË KALAMASIT (ÇAMËRI) DHE TË LUMIT TË PAVLËS (SHQIPËRI) BRIGJET JANË TË ULËTA E FUSHORE, ME PLAZHE RANORE DHE SEKTORË TË MOÇALIZUAR. PAMJA TËRHEQËSE, BURIMET E PASTRA, SHKËLQIMI I DIELLIT, UJËRAT E KALTRA DHE TË TEJDUKSHME TË DETIT U JAPIN KËTYRE PLAZHEVE VLERA TË MËDHA TURISTIKE.
  16. 16. KLIMA , HIDROGRAFIA DHE POPULLSIA ANXHELA MUCAJ SARA RUCAJ
  17. 17. KLIMA  Me një pozicion fantastik që shtrihet si në detin Adriatik ashtu edhe në atë Jon, Shqipëria ka një klimë të thatë me temperatura që variojnë nga 22-30C dhe me mbi 180 ditë me diell në vit.  Moti në bregdet është mesdhetar, me dimra të butë dhe të lagësht si dhe me verë të ngrohtë, të thatë dhe me diell.  Zonat e tjera variojnë nga niveli mbi detin ndërsa zonat malore janë shpesh me borë në dimër i cili vazhdon deri në pranverë.  Në zonat bregdetare i nxehti i madh është shumë i rrallë, dhe megjithëse shpesh pak i lagësht, bëhet i këndshëm nga erërat ditore të detit. Dimri në plazh është i butë por me raste ka erëra të ftohta që vijnë nga veriu dhe lindja të cilat mund të sjellin të ftohtin për disa ditë kur malet janë të mbuluara me borë.  Në të gjithë vendin, vera dhe vjeshta janë muajt më të qëndrueshëm. Dielli ndriçon shumë, me rreth 11 orë në ditë në Korrik dhe rreth 4 orë në ditë në Janar.
  18. 18. PLAZHET KRYESORE JANË  Plazhi i Shëngjinit  Plazhi i Talës  Plazhi i Durrësit  Plazhi i Divjakës  Plazhi i Semanit  Plazhi i Vlorës  Plazhi i Dhërmiut  Plazhi i Himarës  Plazhi i Sarandës  Kepat kryesore janë  Kepi i Rodonit  Kepi i Bishtit të Pallës  Kepi i Gjuhezës  Ishujt kryesore janë  Ishulli i Sazanit  Ishulli i Kunës  Ishulli i Zvërnecit  Gadishulli i vetëm  Karaburuni
  19. 19. DETI ADRIATIK  Ky det shtrihet midis gadishullit Apenin në perëndim dhe gadishullit të Ballkanit në lindje, kurse kanali i Otrantos (72 km) e ndan atë me detin Jon. Deti Adriatik është i gjatë 850 km (drejtimi veri-jug) dhe i gjerë 203 km (lindje-perëndim). Thellësia më e madhe e tij arrin në 1590 m. Në brigjet shqiptare ky det është i cekët. Brigjet shqiptare të detit Adriatik kanë gjatësi 380 km. Pjesa më e madhe e tyre janë brigje të ulëta fushore me plazhe të mëdha (disa dhjetëra kilometra të gjata dhe deri në disa qindra metra të gjera), me përbërje rëre shumë të imët. Ndër to dallohet, plazhi i Velipojës, Durrësit, Divjakës, Vlorës etj. Në këto plazhe pushojnë me mijëra turistë vendas dhe të huaj. Në këtë bregdet gjenden edhe disa gjire, si: gjiri i Tivarit, i Drinit, i Durrësit, i Vlorës, shumë të përshtatshëm për porte detare. Në to ndodhen edhe portet më të rëndësishme të të gjitha vendit (Durrësi, Vlora, dhe Shëngjini).
  20. 20. DETI JON  Ky det shtrihet midis pjesës jugore të gadishullit të Ballkanit dhe gadishullit Apenin. Ai është deti më i thellë i Mesdheut (5121 m), është det i hapur dhe mjaft i ngrohtë. Brigjet shqiptare të këtij deti shtrihen nga gadishulli i Karaburunit deri në gjirin e Artës. Ai është i gjatë rreth 270 km dhe ka tipare të ndryshme. Përgjatë tij ngrihen male, prandaj ky bregdet është kryesisht i lartë e shkëmbor. Në këtë bregdet plazhet janë te rralla dhe zallore. Ka edhe sektorë te tjerë te tij në të cilët malet u lëne vend fushave te vogla. Ne grykëderdhjen e lumit të Kalamasit (Çamëri) dhe të lumit të Pavlës (Shqipëri) brigjet janë të ulëta e fushore, me plazhe ranore dhe sektorë të moçalizuar. Pamja tërheqëse, burimet e pastra, shkëlqimi i diellit, ujërat e kaltra dhe të tejdukshme të detit u japin këtyre plazheve vlera të mëdha turistike.
  21. 21. LIQENET  Liqenet janë të shumta dhe të shumëllojshme. Formimi i tyre është bërë nga fundosjet tektonike, nga tretja e ngadalshme në ujë e shkëmbinjve gëlqerore dhe gipseve, nga veprimi e akujve, nga njeriu, për përfitimin e energjisë elektrike, për ujitje dhe për furnizimin
  22. 22. LIQENI I SHKODRËS  Është liqeni më i madh i gadishullit të Ballkanit, me një sipërfaqe prej 368 km, nga të cilat 149 km përfshihen brenda kufijve të Republikës së Shqipërisë. Në këtë liqen derdhet lumi i Moraçes dhe prej tij del ai i Bunës. Është liqen i cekët (me thellësi mesatare 7 m dhe maksimale 44 m) i përmendur për gjuetinë e peshkut dhe për vlerat turistike.
  23. 23. LIQENI I OHRIT  Është liqeni më i thelle në të gjithë gadishullin e Ballkanit (mesatarja 145 m, maksimalja 295 m). Ai zë vendin e dytë në këtë gadishull për nga sipërfaqja (363 km, nga të cilat 111 km përfshihen në Republikën e Shqipërisë). Në këtë liqen derdhen disa përrenj dhe ujërat e shumë burimeve te mëdha, që dalin pranë brigjeve lindore dhe në taban të tij. Prej liqenit del lumi i Drinit të Zi. Liqeni i Ohrit ka rëndësi të madhe turistike dhe botë të pasur shtazore, duke mos munguar këtu dhe disa lloje endemike.
  24. 24. LIQENI I PRESPËS  Përbëhet nga Prespa e Madhe (285 km2) dhe nga Prespa e Vogël (44 km2). Nga kjo sipërfaqe liqenore në Republikën e Shqipërisë përfshihen 49 km2. Liqeni i Prespës është më i ceket se liqeni i Ohrit. Thellësia mesatare e tij arrin deri në 35 m ndërsa maksimalja në 54 m. Në këtë liqen derdhen disa përrenj; prej tij uji del në rrugë nëntokësore dhe përfundon në liqenin Ohrit. Ky liqen ka vlera të veçanta për peshkim dhe turizëm.
  25. 25. LUMENJET  Drini  Drini (285 km) është lumi më i madh shqiptar dhe në gjithë pjesën perëndimore të Ballkanit. Ai formohet nga bashkimi i Drinit të Zi me Drinin e Bardhë. Drini i Zi del nga liqeni i Ohrit në qytetin e Strugës dhe derdhet në liqenin artificial të Fierzës. Drini i Bardhë buron nga malet e Zhlebit (Kosovë), përshkon lugun e Dukagjinit dhe derdhet në liqenin e Fierzës. Lumi i Drinit, në vazhdim, është kthyer në një zinxhir liqenesh artificiale (i Fierzës, i Komanit dhe i Vaut të Dejës), që furnizojnë me ujë tri hidrocentrale të mëdha. Ai derdhet në lumin e Bunës. Prurja mesatare vjetore e Drinit arrin 352 m3/sek, kurse maksimalja e regjistruar është mbi 5100 m3/sek  Buna  Buna (44 km) është i vetmi lumë fushor. Buron nga liqeni i Shkodrës. Pasi bashkohet me Drinin, rrjedh në një shtrat tepër të ceket dhe me dredhime të shumta. Përfundon në detin Adriatik me një deltë shumë të madhe. Prurja mesatare vjetore e Bunës arrin 670 m3/s, duke zëne një nga vendet e para në Mesdheun Verior. Ky lumë është pjesërisht i lundrueshëm.[
  26. 26.  Mati  Mati (115 km) buron nga mali i Kaptinës dhe përshkon një lugine me zgjerime dhe gryka të ngushta, ku janë ndërtuar digat e dy hidrocentraleve (i Ulzësdhe i Shkopetit). Prurja mesatare vjetore arrin 103 m3/s.[  Shkumbini  Lumi Shkumbin, (ose Lumi Shkëmbi), buron në malin e Valamarës dhe duke rrjedhur nëpër një luginë të ngushtë me reliev të thyer, derdhet në Detin Adriatik. Gjatësia e këtij lumi është 181 km ndërsa prurja e ujit arrin vlerën mesatare vjetore prej 61 m3/sek. Shkumbini e ndanë pothuajse në dy pjesë të barabarta Shqipërinë.
  27. 27.  Semani  Semani është lumi i dytë për nga gjatësia në Shqipëri, pas Drinit. Lumi fillon në rrethin e Beratit dhe formohet nga bashkimi i dy lumenjve Osum dhe Devoll në afërsi të fshatit Kozarë. Është i gjatë rreth 281 km, me pellg ujëmbledhës 5,649 km2 dhe lartësi mesatare mbi nivelin e detit 863 m. Pasi përshkon fushën e Myzeqesë, shkarkon ujërat e tij në detin Adriatik, në jug të lagunës së Karavastasë.  Vjosa  Lumi Vjosa rrjedh nga malet e Pindit në lindje të Janinës, kurse burimi gjendet në malin Mavrovouni. Rrjedha e tij vazhdon në drejtim të veriperëndimit për në Shqipëri. Lumi ka një gjatësi prej rreth 272 km, prej të cilave 80 km në territorin e Greqisë, kurse rreth 192 km brenda territorit të Shqipërisë. Vjosa lag zona me një sipërfaqe prej 6,706 km2, 2,154 km2 prej të cilave gjenden brenda kufijve të Greqisë, dhe 4,552 km2 brenda kufijve të Shqipërisë. Prurja mesatare e ujrave në grykëderdhje është rreth 204 m3/sek
  28. 28. POPULLSIA POPULLSIA E SHQIPËRISË NDËR VITE SHQIPËRIA KA 2,821,977 BANORË.[5] 46% E SHQIPTARËVE JETOJNË NËPËR FSHATRA. MBAS KOHËS SË DIKTATURËS NDODHI NJË NDRYSHIM DEMOGRAFIK. ME QINDRA SHQIPTARË KANË EMIGRUAR (TË LIGJSHËM OSE TË PALIGJSHËM) NË ITALI, GREQI, BE EDHE NË VENDET E AMERIKËS VERIORE. NË 2004 SHTETI SHQIPTAR SHPALLI NJË MILION EMIGRANTË NË MË PAK SE 15 VJET. PAVARËSISHT SE NJERËZIT KANË EMIGRUAR, RRITJA E POPULLSISË NË QYTETE SI TIRANA DHE DURRËSI NUK U NDALUA. TIRANA, NË VITIN 1990 KISHTE 250,000 BANORË EDHE 20 VJET ME VONË KA MË SHUMË SE 600,000 BANORË, KJO ËSHTË NJË RRITJE PREJ 140%. NË ATË KOHË NJERËZIT KANË LËNË VENDIN DHE KANË SHKUAR NËPËR VENDE TË HUAJA OSE NJERËZIT KANË LËNË FSHATIN DHE KANË SHKUAR NËPËR QYTETE. KËSHTU SHUMË FSHATRA NË JUG JANË SOT TË LËNA PAS DORE. SHQIPËRIA KA DISA PAKICA ETNIKE-GJUHËSORE. MIDIS TYRE JANË PAKICA GREKE (ETNIA MË E MADHE), VLLAHËT (10,000), SLLAVËT (3,000 SERBË, BOSHNJAKË, GORANË DHE MAQEDONAS, ROMË 9,000). RRETH 25,000 GREKË KANË BANIMET NË ZONAT RURALE NË JUG TË SHQIPËRISË DHE KRYESISHT NË ZONAT E PAKICAVE GJUHËSORE NË KUFI ME GREQINË TË QARKUT TË SARANDËS, TË GJIROKASTRËS (DROPULL, POGON), TË DELVINËS, TË HIMARËS, SI DHE NË QENDRAT E MËDHA SI DURRËSI, TIRANA.
  29. 29. Turizmi dhe Gastronomia Diana Lamaj Krisanthi Malaj Eglis Shametaj
  30. 30.  Turizmi shqiptar po njeh një ngritje të stabilizuar cilësore . Ai klasifikohet ne disa kategori :  -Turizmi blu  -Turizmi I gjelber  -Turizmi I bardhe  -Turizmi kulturor  etj
  31. 31.  Velipoja : Eshtë një nga plazhet dhe pikat turistike më të rëndësishme të Shkodrës, por edhe në Shqipëri. Ajo dita ditës është duke e lëshuar shtatin e vet me bukurinë dhe vlerën. Këtu turisti e gjënë mikpritjen, rërën ,plazhin nder me te gjatat dhe nder me te gjërat në rajon, e sajuar në pasurinë e vet me rërë të imtë me plazhe të sheshta , buzë bregdeti deri një kilometër pa u rrezikuar as mosha e re, as të moshuarit qe do te pësojnë ,është me rëndësi të moshuarit këtu kane përnjëherë edhe zëvendësimin e banjave për shërimin e sëmundjeve të ndryshme, kjo është vlera e Velipojës! Në të ardhmen synon të shndërrohet ne një pikë ma turistiket në rajon. Velipoja shtrihet jo ma shumë se 30 kilometra nga Shkodra, buzë bregdetit Adriatik. Është një qendër turistike mjaft e këndshme , me peizazh të larmishëm, ku ndërthuren hijshëm deti, plazhi, lumi, delta me ishuj, kodra, fusha, laguna tërheqëse, pylli, çka flasin me njëra tjetrën dhe joshin syrin e turistit qe të jenë një ngazëllim qetësues e shpirtëror për relaksim, gjatë ditëve në turizëm.
  32. 32.  Durrësi : sot është qyteti port më i rëndësishëm i Shqipërisë si destinacion turistik. Në pjesën jugore ndodhet plazhi i tij, i gjatë më shumë se 10 km. Gjatë periudhës verore në Durrës vijnë më shumë se 150.000 turiste në ujerat e detit Adriatik. Monumentet e qytetit antik i kanë rezistuar kohës dhe janë akoma sot në një gjendje të mire. Durrësi është një destinacion interesant për turizmin historik.  Për t'u vizituar: Muret e kalasë: rrënojat e fortifikimeve Bizantine të shekullit të VI të cilave i shtohen në shekullin e XIV torrat e rrumbullakta veneciane.  Anfiteatri: është një nga monumentet me vlera të medha dhe më i rëndësishmi që ka mbijetuar nga qyteti antik. është ndërtuar në shekullin e II para.K dhe u braktis në mesjetë. Nga dokumentat kuptohet që anfiteatri ishte shumë i madh dhe kishte një kapacitet prej 15.000 spektatorësh.  Banjot termale romake: të zbuluara në vitin 1962, gjatë ndërtimit të pallatit të kulturës. Ato ishin të pajisura me një sistem ngrohjeje.  Muzeu arkeologjik: Ndodhet në afërsi të bregut të detit, i pasur me objekte të gjetura në Durrës, që na bejnë të kuptojmë banorët antikë të Durrësit dhe traditat e tyre.
  33. 33.  Divjaka : Plazhi i Divjakës, i gjatë rreth 12 km, është një nga bukuritë natyrore më mire të konservuara në Shqipëri. Plazhi në të shumtën e rasteve frekuentohet nga banoret vendas ose vizitoret e ardhur nga qyteti i Lushnjes, por edhe nga turiste të tjerë.
  34. 34.  Vlora : Nder shume ndjenja qe provon kur zbret ne Vlore per here te pare, ndoshta ajo qe godet me teper i dedikohet unicitetit te ketij qyteti. Nje vend mesdhetar, lagur nga deti Adriatik dhe ai Jon, Vlora ka qene per mijera vjet ne rrjedhen e historise nje port tregetar i rendesishem ne rajon.  Shpirti bujar i vlonjatit eshte nje shkrirje midis bluse se thelle te detit, bardhesise se reres, dhe ashpersise se maleve. Prandaj Vlora meriton nje njohje me te thelle.  I lindur me hapa te vegjel turizmi ne Vlore po transformohet gjithnje e me shume ne nje vrap pa limite. Kjo ka difektet e veta por edhe te mirat: ka njohur Vloren me vendet fqinje, ka hapur dyert drejt perendimit, ka bere te flase per ambjentin, per kulturen dhe historine. Tashme po ndiqet nje politike e posacme per turizmin vlonjat duke nxjerre ne drite parqet e rezervatet natyrore. Ne Vlore ekzistojne ende vende natyrale nga me te ashprit( te paprekshme) ne Europe  -rruga per ta kuptuar kete duket tashme e qarte: bashkimi i turizmit me ambientin, dalja nga rrethi vicioz i shtepive te nevojshme per te pritur nje numer turistesh verore gjithnje ne rritje, favorizimi i interesit per zonat e brendshme.  Pas momentit te arte te plazhit, meriton te zbulohet dhe te vleresohet edhe brendesia e Vlores. Nje udhetim do te perbente rastin per te njohur njerez ndoshta te mbyllyr ne nje kontakt te pare, por pastaj gjithnje me te hapur, me mikprites dhe dashamires; per te njohur nje gastronomi te pasur ne lloje; per te zgjedhur midis shume produkteve artizanale te punuara me finese; ne fund per te zbritur butesisht ne brendesine e nje peisazhi te destinuar te mbetet ne syte dhe zemren e udhetarit.
  35. 35.  Saranda : qyteti i bukur i Sarandës ofron një stil dhe atmosfere të veçante. Panorama e detit, shumëllojshmëria e florës, e favorizuar dhe nga klima e bute, e bëjnë Sarandën një qendër kryesore pushimesh dhe një qytet të rëndësishëm turistik. Saranda ndodhet në një gji të hapur deti, përballe ishullit grek të Korfuzit.
  36. 36.  Voskopoja: ndodhet rreth 21 km nga Korça mbi një pllaje 1160 m mbi nivelin e detit. Karakteristike e vendit është ajri i pastër dhe uji i freskët dhe kurativ. Gjatë dimrit mund të praktikohet sporti i skive. Fshati është një nga zonat me tërheqëse nga këto ane të Ballkanit.  Në dimër funksionon Pista e Skive dhe zhvillohen garat e famshme rajonale. Në të janë zhvilluar gjithmonë edhe kampionate kombëtare. Është një nga vendet e rralla ku mund të zhvillohen këto lloje sportesh dimërore, por ende mungon iniciativa për ta zgjeruar dhe çuar më tej turizmin alpin dhe sportin dimëror. Banorët e fshatit mirëpresin idetë e reja dhe shprehen të gatshëm madje të ndihmojnë në zhvillimin e shërbimeve turistike, që në fund të fundit do t’i shërbenin zhvillimit të zonës dhe do të ishin edhe një mundësi më shumë punësimi për vendasit.
  37. 37.  Parku Kombëtar i Luginës së Valbonës : Parku ka një siperfaqe prej rreth 8.000 hektarësh dhe ndodhet 25-30 km në veri të qytetit të Bajram Currit. Vlerat e tij shkencore, turistike dhe kurative janë të kombinuara me një bio-diversitet të rëndësisë kombëtare dhe ndërkombëtare. Ajri i paster, gurgullimat e zhurmshme te lumit, gjelberimi, majat e thepisura te maleve, rrethojne luginen duke krijuar nje peisazh magjepes.
  38. 38.  Parku Kombëtar i Thethit : Gjendet në Alpet shqiptare, pranë Bjeshkëve të Namuna, 70 km nga Shkodra, ka një siperfaqe rreth 2.630 hektarë. Një monument natyror vërtete interesant është ujëvara e Grunasit. Ujerat e saj zbresin nga një lartësi prej 30 metër.  Pasuritë natyrore të kësaj zone janë të lidhura së bashku edhe me trashëgiminë kulturore dhe historike të banorëve vendas, duke formuar kështu, bazat më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit. Lidhur me këtë fakt ka shkruar edhe alpinisti Georg Heinshemer, i cili e ka konsideruar Thethin, padyshim, vendin më të përshtatshëm për turizëm ndër Bjeshkët e Veriut të Shqipërisë, duke e krahasuar atë me viset e bukura të Tirolit, Austri. 
  39. 39. .  Parku Kombëtar “Dajti”  Ndodhet në lindje të kryeqytetit të Shqipërisë dhe ka një sipërfaqe prej 3300 ha. Ai ndodhet në pjesën lindore të fushës se gjerë të Tiranës 26 km në lindje të Tiranës dhe 50 km larg nga aeroporti “Nënë Tereza”. Tipike e Parkut te Dajtit është shtrirja e bimësisë me kate . Ky park është një zonë shumë e frekuentuar nga pushuesit ditor. Ai konsiderohet "Ballkoni natyror i Tiranës". Ai ofron mundësi akomodimi për pushuesit . Aty mund te shkohet me teleferik , udhëtim i cili ofron një eksperience te veçante. 
  40. 40.  Parku Kombëtar “Lugina e Valbonës”  Ka një sip prej 8000 ha dhe konsiderohet si mrekullia e Alpeve Shqiptare. Ndodhet 25-30 km në veri-perëndim të qytetit të Bajram Currit. Shtrihet midis majash të larta e të thepisura të mbuluara me një kolorit fantastik ngjyrash në çdo stinë duke dhënë kështu imazhin e një lugine plot labirinte dhe të papritura.  - Shtrirja- Ka nje sip prej 8000 ha dhe konsiderohet si mrekullia e Alpeve Shqiptare. Ndodhet 30 km ne veriperendim te qytetit te Bajram Curri. Parku Kombetar fillon 4 km.larg qytetit B.Curri,në gryken e Shtrejtit,prane qendres se Komunes Margegaj . Shtrihet midis majash te larta e te thepisura te mbuluara me nje kolorit fantastik ngjyrash ne çdo stine duke dhene keshtu imazhin e nje lugine plot labirinthe dhe te papritura . - Lugina e Valbones eshte nje nga mrekullite e paperseritshme te natyres alpine shqiptare.
  41. 41. Parku Kombëtar “Thethi” Ka një siperfaqe prej 2630 ha dhe ndodhet në Alpet e Shqipërisë, pranë Bjeshkëve të Nëmura. Ai ndodhet në një distancë 70 km larg qytetit të Shkodrës dhe përshkohet nga lumi i Thethit, me një prurje prej rreth 1000-1300 l/sek dhe është i pasur me troftën e malit. Një pikë mjaft piktoreske dhe mahnitëse është Ujëvara e Grunasit. Për tu vlerësuar është prania e drurit relikt të lisit. Ky përfaqëson zonën më të populluar të vendit me rrëqebull ( linx linx ) i cili konsiderohet specie e rrezikuar.
  42. 42.  Parku Kombëtar “Lura”  Ka një sipërfaqe prej 1280 ha dhe shtrihet në faqen lindore të Masivit "Kurora e Lurës". Mjaft piktoreske këtu janë 14 liqenet akullnajore të Lurës. Në dimër sipërfaqet e tyre ngrijnë. Ndërsa në pjesën jugore të parkut ndodhet "Fusha e Pelave" që ofron pamje shumë çlodhëse, pasi ka bimësi të larmishme me lule shumëngjyrëshe të rrethuara nga drurë shekullorë halorë. Në këtë park ka mundësi të mëdha për zhvillimin e ekoturizmit.
  43. 43.  Parku "Bredhi i Hotoves"  Bredhi i Hotovës është park kombëtar, ndodhet në jug të Shqipërisë pak kilometra nga qyteti i Përmetit, dhe mund të cilë sohet si mushkria natyrore e Shqipërisë Jugore. Me një shtrirje prej 1200 hektarësh dhe një masiv të mrekullueshëm të përbërë kryesisht nga Bredhi Maqedonas, ky park kombëtar është një nga  perlat turistike të Shqipërisë, që ofron surpriza të këndëshme në çdo stinë të vitit, si në dimër, ku ai është i mbuluar nga dëbora por dhe në verë ku mund të shijosh freskinë e tij.Prej disa vitesh ai është kthyer në një vend që vizitohet shpesh nga turistët. Ai ndodhet në zonën e Frashërit, rreth 35 kilometra nga qyteti i Përmetit, në verilindje të tij.  Pamja madhështore e parkut të shfaqet nga hyrja e luginës së Lumicës e deri afër majës së malit të Kokojkës.
  44. 44.  Parku Kombetar "Prespa”  Ka një sipërfaqe prej 27500 ha, duke perbere ne kete menyre edhe Parkun Kombetar me te madh te Shqipërise. Ndodhet në kryqëzimin e kufijve të Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë. Përbëhet nga liqeni i Prespës së Madhe dhe Prespës së Vogël si dhe pellgu ujëmbledhës i tyre. Kjo zonë është mjaft e pasur me vlera kulturore. Këtu mund të përmendim kishat eremitë të Bizantit, Shpellën e Trenit në liqenin e Prespës së Vogël, kalaja e Trojanit, kisha e Shën Mërisë ndërtuar në ishullin e Maligradit në shek e 14-të. Liqeni i Prespës së Madhe dhe Prespës së Vogël janë përfshirë në Parkun Ballkanik të Prespës, me një marrëveshje të kryeministrave të të dy vendeve.
  45. 45.  “Parku natyror I Rrajces” Zona e mbrojtur e Rrajcës ndodhet në rrethin e Librazhdit. Format glaciale ku gjendet Rrajca janë të vendosura në shpatin verior e lindor të malit të Shebenikut ku gjendet kompleksi i cirqeve akullnajore të Rrajcës. Në këtë cirk akullnajor janë katër liqene akullnajore, të cilët përbëjnë një atraksion natyror për tu vizituar. Këto liqene kanë një gjatësi mesatare prej 100 metrash dhe një gjerësi mesatare prej 80 metrash. Ato gjenden të vendosura në lartësinë 2.200 metra mbi nivelin e detit. Për të arritur në këto liqene, duhet ndjekur rruga automobilistike e asfaltuar Përrenjas - Rrajcë dhe më pas, nga fshati Rrajcë për tek liqenet rruga bëhet në këmbë.
  46. 46.  Parku Kombëtar “Pishat e Divjakës  Ka një sipërfaqe prej 1250 ha dhe ndodhet 5 km larg qytetit të Divjakës dhe 40 km larg qytetit të Lushnjes. Ky park është njëkohësisht edhe pjesë e kompleksit Laguna e Karavastasë ndodhet nën mbrojtjen e Konventës Ndërkombëtare të Ramsarit, që nga viti 1994. Ky park përbën një nga ekosistemet më të rëndësishme të gjithë vendit. Kjo sidomos për faunën e pasur ku përfaqësuesi më tipik është pelikani kaçurrel, i cili zë rreth 6.4% të popullatës botërore. Ketu ndodhet pika perendimore e folezimit te ketij shpendi ne europe.  Parku “Llogarasë”]  Gjendet afro 40 km në juglindje të qytetit të Vlorës, në kufirin hapesinor midis detit Adriatik dhe Jon. Afër Qafës së Llogorasë takohen drurë me forma kurorash mjaft interesante në të cilat ndihet ndikimi i korenteve.  Parku "Qafe Shtama”  Ka një sipërfaqe prej 2000 ha dhe ndodhet rreth 25 km në verilindje të qytetit të Krujës. Në përgjithësi pamja e këtij parku është rrethor dhe mjaft piktoresk. Në këtë park mjaft tërheqës përmendet çezma e "Nënës Mbretëreshë" me ujë shumë të pastër, të ftohtë e kurativ. Është një zonë mjaft e frekuentuar për vlerat e larta kurative dhe ato të peisazhit që ajo ofron.
  47. 47.  Kanionet e Skraparit .  Skrapari mund të quhet edhe rrethi i kanioneve madhështore. Në të gjenden dy kanione të mëdha, të dy monumente natyre, midis tyre kanioni i Osumit, më i madhi në gjithë Shqipërinë, që me të drejtë është quajtur "Koloradoja e Shqipërisë". Janë pikërisht ujërat e tij, që me forcën e tyre gërryerrëse dhe tretëse, kanë depërtuar ashtu ngadalë, por pa ndërprerje, në masën shkëmbore gëlqerore të strukturës antiklinale të Çorovodës, duke formuar kanionin me bukuri mbresëlënëse. Kur udhëton në brendësi të tij mahnitesh nga bukuria befasuese, por edhe nga disa përshtypje të çuditshme dhe të pabesueshme që të krijohen: coprat e qiellit së bashku me pjesë të mureve vertikale të gëlqerorëve gri dhe të bimësisë të blertë pasqyrohen në pellgjet e shumta të lumit, duke krijuar kështu një përzjerje ngjyrash dhe formash të përmbysura, që me fluiditetin e tyre të hutojnë, të çorientojnë dhe të zhytin në një botë krejt tjetër, ireale, por që të ngjallin ndjesi të ëmbla, nga të cilat nuk ke dëshirë të dalësh.Në këto raste e ke të vështirë të vendosësh kufirin midis tokës dhe qiellit, të shaqen ndjesi të tjera edhe më të fuqishme, që të ndjekin nga pas edhe kur del prej kanionit, madje edhe kur je larg tij, ato të ftojnë të kthehesh dhe ta vizitosh përsëri atë.
  48. 48.  Butrinti  Butrinti u shpall qytet muze në qershor 1961.Butrinti është vlerësuar si pasuri e trashëgimisë së njerëzimit dhe mbrohet nga UNESCO që nga viti1992. Parku Kombëtar Arkeologjik i Butrintit ka një sipërfaqe prej 15 hektarë dhe ndodhet në lartësitë 30-50 metra mbi nivelin e detit. Ai është ngritur në këndin juglindor të gadishullit të Ksamilit. Ka një pozitë mjaft të mbrojtur natyrore, duke u lagur nga të dyja anët nga liqeni i Butrintit, gjysëm të kripur dhe gjysëm të ëmbël dhe në njërën anë nga kanali i Vivarit. Në përbërjen e saj gjenden lloje të shumta drurësh me gjelbërim të përhershëm si, dafina, prralli, ilqe, fishekarthi, kullastra, mimoza, si dhe lloje gjetherënës. Drurët që arrijnë lartësi deri 12 metra, kanë një diametër 60-80 cetrimetra dhe arrijnë moshë maksimale 200 vjeçare. Shpella e Butrintit ndodhet pranë rrugës automobilistike Sarandë- Butrint, rreth 3 kilometra larg nga qyteza e Ksamilit. Shpella vlerësohet e veçantë për nga natyra dhe për pozicionin e saj, është e përmasave të mëdha. Ka një sipërfaqe 110 metra katrorë, ka hapësirë të gjerë me zgjerime nga hyrja e saj dhe është e ruajtur mirë, në gjendje natyrale. Sipas arkeologëve, shpella e Butrintit ka vlera të shumta shkencore. Turizmi kulturor
  49. 49.  Gjirokastra ose Gjirokastër, është qytet në Shqipërinë jugore, banorët e të cilit quhen gjirokastritë. Qytet i përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s më 2005, si një nga pak shembujt e mbijetuar në Ballkan të qyteteve tregtare të stilit otoman.  Turisti ne Gjirokastër mund te vizitoje Qendrën Historike me Pazarin dhe objektet e tij karakteristike si dhe Kështjellën ku përvec Muzeut te Armeve te ofron pamje shume te bukura te qytetit nga lart. Ne Gjirokastër vizitori mund te vizitoje edhe Muzeun Etnografik, Shtepite karakteristike te Zekateve, Skendulateve, Babametos, Kadarese, Hani i Zagorise, Dulajve, etj.   Ne Luginën e Drinos gjenden disa site arkeologjike ku me te rëndësishmit janë "Antigonea", rreth 14 km nga Gjirokastra dhe siti romak i Hadrianopolit shek.II ps.k. ne afërsi te fshatit Sofratike. Mbresëlënëse dhe me vlera historike e arkitektonike janë edhe Kishat paleokristiane te Shën Marise Labove dhe Peshkepi.  Për te apasionuarit e natyrës me shume vlera jane Parqet natyrore si Viroit, Sotires, Ujit te Ftohte Tepelenë, Hotova, Pllaja e Cajupit (1200 m), Ujrat Ternale te Benjes (Permet) si dhe kanionet e Lumit te Suhes Zagorise dhe Vjoses.
  50. 50.  Berati është një ndër qytetet e rrallë, i cili i takon agimit të njerëzimit. Një kohë, kur ujerat rridhnin të pakontrolluara dhe shkatërruese, në këtë zonë u krijua një masiv shkëmbi, i zbuluar nga natyra në sajë të këtij lumi, i cili duket të jetë vënë posaçërisht për të mirëpritur një qytet ku jeta filloi të organizohej për më shumë se 2400 vjet. Ky qytet, rezultat i fantazisë së rafinuar, tërhoqi poetët të shkruajnë dhe piktorët të pikturojnë. Pjeset me interesante jane : Kalaja, lagjet e Gorices dhe Mangalemit si dhe Kodiket e Beratit te cilet jane dy nga doreshkrimet me te vjetra te fese se krishtere.  Berati njihet ndryshe edhe si qyteti I Nje mbi nje dritareve.
  51. 51. GASTRONOMIA SHQIPTARE
  52. 52. TAVE KOSI (ELBASAN) TAVA E KOSIT ESHTE NJE GJELL KARAKTERISTIKE SHQIPTARE. AJO PERGATITER ME MISH QENGJI OSE DASHI,VEZ KOS E PAK ORIZ. MUND TE GATUHET EDHE PA ORIZ. PO ASHTU DO TE ISHTE IDEALE NESE TAVA DO TE PIQEJ NE FURRE DRURI
  53. 53. LAKROR ME SPINAQ (KORCE) LAKRORI ME SQINAQ ESHTE NJE GATIM TRADICIONAL SHQIPTAR I CILI MUND TE OERGATITET ME PERERES TE NDRYSHEM SI SQINAQ QEPE EDHE DOMATE ,KUNGULL ,HITHRA ,EJT
  54. 54. FERGESE E TIRANES  Nje nga pjatat me te thjeshta dhe me me shije na vjen nga Shqiperia e mesme , nga Tirana .  Gjithe cfare duhet jane qepe ,domate , speca djathe/gjize dhe ky gatim deperton ne hunde .
  55. 55. Tave krapi (Shkoder)  Shkodra njihet si pjese e Ballkanit dhe si e tille edhe ne artin e kulinarine ka dominuar kuzhina orientale. Kjo kuzhine ka si te vecante te asaj kohe se dominojne yndyrnat dhe salcat e ndryshme. Ne kete familje gjellesh futen edhe tava e krapit shkodrane. Thuhet shkodrane sepse ajo ka te vecantat e veta me shume gatime te ndryshme qe behen si ne Shkoder ashtu edhe ne disa qytete te tjera. Ajo ka nje recete krejt te vecante si ne sasine ashtu edhe ne llojet e asortimenteve te saj qe kane lidhje direkt me zonen e Shkodres.
  56. 56. MISH I PJEKUR NE HELL (VLORE) Kuzhina e zones se Vlores eshte nje kuzhine tipike e zonave malore por njekohesisht dhe bregdetare. Ne te perdoren prodhime te fresketa blegtorale te kopeve te dhirta dhe te te leshtave qe rriten neper malet buze detit, me barin e fresket dhe eren e detit. Karakteristike shume e veçante e kuzhines vlonjate eshte gatimi i prodhimeve te detit.  Mishi i pjekur ne hell: duke qene karakteristik i vendit, mund te gjendet ne çdo restorant. Afersia me detin dhe cilesia e kullotave i japin mishit ne kete zone nje shije te pakrahasueshme, sidomos qengji i Karaburunit.
  57. 57. TAVE ME KORAN ( POGRADEC)  Peshku koran I cili rritet vetem ne Pogradec dhe ne nje qytet te Rusise eshte ai lloj peshku qe sot rrezikon zhdukjen . Tava me kete peshk mbetet origjinale pogradecare dhe e pandryshueshme . Komenti I vetem eshte : “Yumm sa I shijshem!”
  58. 58. Sporti Ilir Shalsi
  59. 59. PESHNGRITJA NE SHQIPERI  Rikthehet bindshëm, me dy medalje ari dhe një bronzi, peshëngritësi ynë i mirënjohur, Erkand Qerimaj,pas pezullimit për përdorim të substancave të ndaluara.  Erkand Qerimaj shpallet kampion Europe, ndërsa Daniel Godeli renditet i dyti! Rezultat i mrekullueshëm i peshëngritësit shkodran, që ka ngritur 194 kg në stilin e shtytjes, duke merituar kështu medaljen e artë.  Po ashtu, Qerimaj ka ngritur 349 kg në dygarësh dhe ka marrë një tjetër medalje ari. Daniel Godelli u rendit i dyti me medalje argjendi dhe pse ngriti te njejten peshe me Qerimaj, pasi kishte nje peshe trupore me te madhe. Godelli fitoi tre medalje argjendi, në shkëputje, shtytje dhe dygarësh.  Romela Begaj nuk ishte me fat në këtë Kampionatin Europian të Peshëngritjes, që po zhvillohet në Tel Aviv. Ajo nuk ia doli dot të ngrejë lart flamurin kuqezi në garimin në kategorinë 63 kg për femra, edhe pse tentoi deri në fund, por u detyrua të braktisë garën në stilin e shtytjes pasi pësoi një dëmtim menjëherë pasi kishte ngritur peshën 115 kg në provën e saj të parë.  Kështu, 27-vjecarja nuk arriti të klasifikohet në dygarësh në renditjen përfundimtare, duke mos hyrë dot në zonën e medaljeve as në stilin e shtytjes. ku u rendit e katërta në kontinent.
  60. 60. FUTBOLLI NE SHQIPERI  Futbolli në Shqipëri ka ekzistuar para se të krijohej Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF). Kjo është dëshmuar nga regjistrimi i ekipit në turneun e Kupës Ballkanike gjatë viteve1929-1931, i cili filloi në vitin 1929 (edhe pse Shqipëria përfundimisht kishte presion nga ekipet për shkak të konkurrencës, konkurrencën e filloi e para dhe ishte mjaft e fuqishme në duele). Kombëtarja Shqiptare u themelua më 6 qershor 1930, por Shqipëria duhej të priste 16 vite për të luajtur ndeshjen e parë të saj ndërkombëtar, dhe atëher debutoi kundër Jugosllavisë në vitin 1946. Në 1932, Shqipëria u bashkua me FIFA (gjatë kongresit 12 - 16 qershor) dhe në vitin 1954, ajo ishte një nga anëtarët themelues të UEFA-s.
  61. 61. BSKETBOLLI NE SHQIPERI  Liga e Basketbollit e Shqipërisë është një kompeticion që konsiston në pjesëmarrjen e klubeve profesioniste të basketbollit në Shqipëri dhe është evenimenti më i rëndësishëm në Shqipëri. U themelua në vitin 1946 nga FSHB. Kupa e basketbollit e Shqipërisë është evenimenti i dytë për nga rëndësia. Ekipi me më shumë trofe është B.C. Partizani Tirana, që e kanë fituar këtë kupë për numrin rekord 33 herë. Liga konsiston në 12 ekipe profesioniste në Shqipëri dhe është një nga ligat më të vjetra në Ballkan, themeluar që në vitin 1946.
  62. 62. NOTI NE SHQIPERI  Shprese per nje kthese ne sportin e notit. Analiza vjetore e federates se notit ish nje sukses sipas informacionit tek gazeta TELEGRAF , per problematiken qe trajtoj si dhe per frymen optimiste qe ajo percoj ne gjithe komunitetin e notit. Eshte detyre tani qe te gjithe te luftojne qe te bejne realitet objektivat qe ajo vuri. Ka ardhur koha qe rritja e cilesise te zere vendin e duhur ne punen e gjithe skuadrave , shenja per kete kane filluar te duken. garat e zhvilluara ne Hercegnovi treguan qe mund te guxojme dhe realizojme rezultate qe me pare dukeshin ender.
  63. 63. VOLEJBOLLI NE SHQIPERI  Liga e Volejbollit e Shqipërisë është një kompeticion që konsiston në pjesëmarrjen e klubeve profesioniste të volejbollit në Shqipëri dhe është evenimenti më i rëndësishëm në Shqipëri. U themelua në vitin 1946 nga FSHV. Kupa e volejbollit e Shqipërisë është evenimenti i dytë për nga rëndësia. Ekipi me më shumë trofe është KS Dinamo, që e kanë fituar këtë ligë për numrin rekord 25 herë.[1] Liga konsiston në 12 ekipe profesioniste në Shqipëri dhe është një nga ligat më të vjetra në Ballkan, themeluar që në vitin 1946.
  64. 64. MUNDJA NE SHQIPERI  Mundja është një ndër përleshjet më të vjetra në historine e njerzimit. Qëllimi i së cilës është që kundështari i mundur të pranojë vetëvetiu shtrirjen për toke. Nga këtu vije edhe mundja si disiplin sportive ku janë të vendosura disa rregulla të cilat kontrollohen nga një gjyqtarë sportiv. Përderisa mundja në natyrë, zhvillohet në hapsirë të lirë, zakonish livadhe, si sport mundja zhvillohet brenda një rrethi të vizatuar që paraqetë kufirin hapsirorë në të cilin kundërshtarët kanë drejtë të lëvizin.
  65. 65. HENDBOLLI NE SHQIPERI  Hendbolli i Kosovës ka një histori të gjatë dhe të pasur. Janë tri periudha që ravijëzojnë qartë këtë histori:  - E para, veprimtaria që nga fillimet, ose viti 1948;  - E dyta, që nga pavarësimi, ose viti 1990, dhe,  - E treta, që nga viti 1999 e deri më sot.  Që të tri këto periudha kanë të veçantat jo vetëm historike. Ato shënojnë shkallët e zhvillimit dhe afirmimit vendor dhe ndërkombëtar. Po ata njerëz që dikur ishin lojtarë, së bashku me të tjerët, që rrinin krah i tyre, në periudhën e dytë ishin krah i atyre që i takuan brezit të veprimit të hendbollit gjatë viteve të robërisë dhe të lirisë…

×