O slideshow foi denunciado.
Utilizamos seu perfil e dados de atividades no LinkedIn para personalizar e exibir anúncios mais relevantes. Altere suas preferências de anúncios quando desejar.

Gjakmarrja

16.155 visualizações

Publicada em

Publicada em: Estilo de vida
  • Seja o primeiro a comentar

Gjakmarrja

  1. 1. Eshte nje formë e hakmarrjes e cila i ka rrënjët e saj në mesjetë e ndoshta më tej. Kjo dukuri shoqërore theksohet ndër popujt e Mesdheut e sidomos tek banoret e territoreveshqiptare, Italisë jugore, Korsikës si dhe pjesës evropiane të Turqisë së sotme. GjakmarrjaGjakmarrja
  2. 2. Gjakmarrja tek shqiptaret • Gjakmarrja është plage e hidhur e së kaluarës së shqiptarëve. E mbajtur nën fre me dhune gjate viteve të diktaturës komuniste (1946-1990) ajo shpërtheu pa rregulla pas hyrjes së demokracisë në vitet '90. Rikthimi i gjakmarrjes u shoqërua me një praktikë mohuese te rregullave themeltare të saj të kodifikuara në kanunin shqiptar.
  3. 3. • Si rrjedhim, i vetmi rregull që respektohet është marrja e gjakut. Rregullat e tjera, si : Mosvrasja e fëmijëve meshkuj deri ne moshë madhore (15 vjeç sipas kanunit), apo e femrave, etj. janë lënë pas dore. • Një rrymë në politikën shqiptare për rivendosjen e dënimit me vdekje, bazohet pikërisht në dëshirën për të kuruar dukurinë e gjakmarrjes. Në fakt, si mediat ashtu edhe individët kërkojnë nga qeveritë si në Shqipëri edhe në Kosovë që t'i mbrojnë të afërmit e vrasësit eventual të cilët nuk janë fajtorë : "Nuk është vështire të kuptohet se askush nuk ka mundësi as të drejtë t’i kontrollojë sjelljet e vëllait apo ato të kushëririt."
  4. 4. Gjakmarrja si hasmeri • Kur nje pjesetar i nje fisi vret dike nga nje fis tjeter ai e ben kete veprim duke menduar ose jo per pasojat. Si pasoje vjen hasmeria ne mes fisit te vrasesit dhe fisit te te vrarit. Ne shtepine e vrasesit mbyllen te gjithe meshkujt. Lejen per te dale e kane vetem grate. Ato mund te bejne jete normale. -Kur gjaku kthehet (d.m.th. kur vritet dikush nga fisi i vrasesit)kjo vazhdon deri sa te mbarojne meshkujt, me pas vriten femrat. Derisa shuhen dy fiset, ata jane ne hasmeri. -Rastet me te mira jane kur fisi i viktimes e fal gjakun ose ua le ne dore ceshtjen autoriteteve
  5. 5. Gjakmarrja , vraresi I pakapshem • Bazuar në analizën e Institutit “Shtëpia e Drejtësisë dhe e Pajtimit Kombëtar", në të gjithë Shqipërinë, familjet e prekura nga fenomeni i gjakmarrjes janë rreth 350, nga të cilat 200 janë të ngujuara. Gjakmarrjet në vend u shtuan veçanërisht në vitet 1997-1999
  6. 6. • Gjakmarrja... sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit • Gjakmarrja, në Kanunin e Lekë Dukagjinit konsiderohet si një dënim kapital. Është marrja e jetës së atij individi që ka kryer një vepër të rëndë ndaj jetës, familjes, pronës, nderit dhe dinjitetit. Gjakmarrja është vrasje për të marrë hak. Me ekzekutimin e saj ngarkohet pala e dëmtuar, e cila është e detyruar ose të falë ose të marrë hak. Pala fajtore është e detyruar të ngujohet sipas rregullit kanunor dhe afateve të përcaktuara në kanun. Me ngujimin e palës fajtore lind e drejta e negociimit për pajtim që mund të bëhet me falje ose me kompesim. Kanuni sugjeron pajtimin me falje, duke e konsideruar faljen, si një nivel të lartë morali dhe trimërie. • Kanuni u krijua gjatë periudhës 1458-1481, kur Lekë Dukagjini udhëhiqte të gjitha kuvendet dhe pleqësitë e malësorëve. Kanuni u trashëgua brez pas brezi, si praktikë gjykimi dhe përmes fjalëve të urta të formuluara apo të rithëna prej tij rast pas rasti, si sentenca juridike. Ai Kanun mbeti i pashkruar, por veproi ndër shekuj si “Commom law” anglez, deri sa u mblodh dhe u kodifikua prej Shtjefën Gjeçovit në fillim të shek. XX. • Deri në shpalljen e Mbretërisë, në fillim të 1928, e drejta kanunore vepronte normalisht në Shqipëri, megjithë përpjekjet për kalimin në një të drejtë shtetërore.
  7. 7. • Numri i vrasjeve për gjakmarrje po rritet. • 2004 27 çështje 6 autorë • 2005 21 çështje 17 autorë • 2006 18 çështje 19 autorë • 2007 13 çështje 14 autorë • 2008 12 çështje 15 autorë • 2009 15 çështje 12 autorë • Totali 106 çështje 83 persona
  8. 8. Kërcënimi për Gjakmarrje, imponimi për tu ngujuar. • 2004 1 çështje 0 autorë • 2005 4 çështje 4 autorë • 2006 2 çështje 3 autorë • 2007 1 çështje 1 autorë • 2008 0 çështje 0 autorë • 2009 2 çështje 2 autorë • Totali 10 çështje 10 persona
  9. 9. Raste të rënda 2010 dhe 2011. • Tetor 2010 . Vrasja e klerikut • E drejta e pashkruar kanunore konsideron krim të rëndë dhe dhunim të gjithë komunitetit vrasjen e një kleriku (person i dedikuar fese). Në datën tetë shtator 2010 në Shkodër një njëzet e një vjeçar Mark Njemza vrau me armë zjarri pistoletë njëzetenëntë vjecarin Dritan Prroni i njohur nga mbarë komuniteti shkodran si Pastor pranë kishës “Fjala e Krishtit”. Njemza autor i krimit deklaron se kishte vrarë për gjakmarrje pasi në 2005 xhaxhai i viktimës i kishte vrarë të vëllanë. Krimi i rëndë u konsiderua i papërshtatshëm edhe nga komuniteti konservator që njeh dhe pranon mentalitetin e shpagimit nëpërmjet gjakmarrjes për dy arsye: së pari viktima ishte një klerik (pastor) kategori që sipas të drejtës zakonore nuk “bie në gjak”, dhe së dyti lidhja e viktimës me krimin e shpaguar ishte e largët, gjakmarrje për një veprim të kryer nga xhaxhai.
  10. 10. Janar 2011. Vrasja nga nje I mitur . Prokuroria neglizhon nxitesit • Ndërrimi i viteve në qytetin verior të Shkodrës është shënuar me një vrasje tronditëse për gjakmarrje. Ekzekutori i krimit është një pesëmbëdhjetëvjeçarë me inicialet I. Sh i cili vetëm dy orë përpara mbërritjes së 2011 ka qëlluar me armë automatik një tridhjetëvjeçarë me emrin Albert Dhampiraj. Pesëmbëdhjetëvjeçari ka kryer krimin për të “marre gjakun” e babait të tij të vrarë vite më parë nga viktima. Aktualisht edhe pse i mitur autori mbahet në ambientet e paraburgimit në Shkodër. Per rehabilitimin e tij, si nje i mitur i gjendur perprara nje presioni te rende emocional e social per humjen e te atit nuk eshte programuar ndonje mase gjyqsore nga drejtësia ne rrethin veriore. Prokuroria e rrethit Shkoder ka formuluar akuzën e pranuar nga i mituri pa zgjeruar rrethin e hetimit tek persona nxitës të mundshëm, apo bashkëpunëtore në kryerjen e krimit apo në sigurimin e armës nga i mituri. Në bazë të nenit 83/a përgjegjësi penale në raste të tilla kanë edhe familjarët apo rrethi shoqërorë që ka nxitur autorin, për më shumë në moshë të mitur të vrasë për gjakmarrje.
  11. 11. • Në vijim të përpjekjeve për të luftuar fenomenin e gjakmarrjes në Shqipëri, ekspedita e misionerëve të pajtimit, e udhëhequr nga komiteti ipajtimit ndërkombëtar, ka vizituar ditët e fundit familjet në hasmëri në rrethin e Kukësit e të Hasit. Sipas të dhënave këtë vit ngelen jashtë bankave të shkollës si pasojë e gjakmarrjes 700 fëmijë, 123 prej të cilëve të kanosur në rrezikshmërinë më të lartë, 600 prej këtyre fëmijëve që nuk ndjekin shkollën janë të ngujuar dhe jetojnë të fshehur në Tiranë apo Durrës, këto fëmijë punojnë për ti ardhur në ndihmë familjes duke fshehur identitetin dhe origjinën.
  12. 12. • Plaga e pambyllur , qe rrjedh gjakPlaga e pambyllur , qe rrjedh gjak me qetesime qetesi • Le ti themi Ndal kesaj jeteLe ti themi Ndal kesaj jete mizerabel te ketyre femijeve !mizerabel te ketyre femijeve ! • Le ti themi Ndal Gjakmerrjes !Le ti themi Ndal Gjakmerrjes ! •

×