Anúncio

Skenderbeu & Rilindja kombetare

Electrica Engineer em VME - SHPK
21 de Jan de 2015
Anúncio

Mais conteúdo relacionado

Anúncio
Anúncio

Skenderbeu & Rilindja kombetare

  1. Përshëndetje! Nen kujdesin e vecante të profesores Juxhina Doksani,me punenen e gjatë të nxënësve të klasës së XII -D dhe administrimin e kryetareve te grupeve u realizua projekti qe do te ndiqni ne vazhdim… SHIKIM TË KËNDSHËM! 
  2. Histori XII Janar 2015 Juxhina Doksani Klasa: XII- D
  3. “Gjergj Kastriot Skëndërbeu” “Rilindasit Shqiptar”
  4. Gjergj Kastriot Skëndërbeu & Rilindja Kombëtare
  5. -Hyrje: NE KETE PROJEKT DO TE PREZANTOHET: 1- Jeta e Gjergj Kastriot Skenderbeu. 2- Rikthimi I Gjergjit ne Shqiperi. 3- Kryengritja e Skenderbeut dhe Lidhja e Lezhes. 4- Diplomacia e Skenderbeut dhe taktika ne lufte. 5- Betejat kryesore dhe vendimtare te Skenderbeut. 6- Rilindja Kombetare dhe Lidhja e Prizrenit. 7- Rilindasit shqiptare.
  6. Objektivat: • 1- • 2- • 3- • 4- • 5- • 6- • 7-
  7. “Gjergj Kastriot Skenderbeu”
  8. Jeta: Gjergj Kastriot Skenderbeu Gjergj Kastrioti, Heroi Kombëtar i Shqiptareve lindi në 6 Maj të vitit 1405. Ishte djali më i vogel i Gjon Kastriotit dhe i princeshsës Vojsava,femija i fundit midis 4 djemve e 5 vajzave. U more si janicer (rob) pas thyerjes se te atit nga Sulltan Murati me 1421 dhe u dergua ne oborrin e Sulltanit ne Adrianopoje së bashku me tre vëllezërit e tij si një garanci besnikërie dhe nënshtrimi të të atit të tij ndaj sulltanit turk. Gjergji, falë zgjuarsisë dhe trimërisë së tij, fitoi favorizimin e sulltanit. U edukua në oborrin e Muhamedit , dhe u emërua si Sanxhak Bej (komandat trupash) më i ri në të gjithë ushtrinë otomane. Që nga mosha e tij fëminore , Sulltani e admironte trimërinë e tij por edhe karakteristika të tjera që e bënin të ngjashëm me Aleksandrin e Madh dhe për këtë arsye i dha titullin Skënderbeu (Iskender Bej).
  9. Rikthimi ne Shqiperi: • Skenderbeu nuk e harroi vendin e tij te dashur dhe priste me padurim rastin te kthehej ne token qe e lindi. Me vdekjen e te atit, ai shpresonte t’i zinte vendin,por ne fakt Sulltani e emeroi Sanxhakbej jashte tokave shqiptare. Skenderbeu nuk hoqi dore nga ideja per t’u kthyer ne Shqiperi ne fronin e te atit,deri ne vitin 1443 kur ai u nis kunder Janosh Huniadit nen komanden e bejlerbeut te Rumelis. • Me 3 nentor 1443 ne afersi te Nishit ,u ndeshen dy ushtrite.Ushtria osmane u shpartallua dhe u terhoq ne panik.Skederbeu filloi te zbatonte planin e kryengritjes,Se bashku me 300 kalores shqiptar e me te nipin Hamza Kastriotin ,u kthye ne Diber,ku populli e priti si çlirimtar .Mori masa per perforecimin e rrugeve nga mund te vinin osmanet ,dhe prej andej iu drejtua Krujes. Me nje ferman te rreme shtiu ne dore qytetin e garnizonin dhe keshtu me 28 nentor 1443 u shpall rimekembja e principates se Kastrioteve. Mbi keshtjellen e Krujes u ngrit flamuri me shkaben e zeze dykrenare te Kastrioteve.
  10. Kryengritja e Skenderbeut: • Pas clirimit te Krujes kryengritja u perhap shpejt ne viset e tjera dhe feudalet e tjere u ngriten gjithashtu. Gjate dhjetorit ,Shqiperia e Mesme dhe e Veriut u spastruan nga forcat osmane,u çliruan njera pas tjetres keshtjellat e kesaj zone. Skenderbeu ishte organizatori I Kuvendit te Arberit ,ne te cilin u zgjodh si prijes I Lidhjes Shqiptare te Lezhes. Ai u martua me te bijen e Gjergj Arianitit ,me Donika Arianitin,per te forcuar lidhjet e tij me principatat e tjera.
  11. Skëndërbeu, kryetar i Lidhjes se Lezhes Më 2 mars të vitit 1444, në Katedralen e Shënkollit të qytetit të Lezhës u mbajt i pari Kuvend Kombëtar i princërve dhe i fisnikëve shqiptarë të shek. XV. Skënderbeu, si drejtues i Kuvendit, mbajti fjalën e hapjes në të cilën theksoi domosdoshmërinë dhe rëndësinë e bashkimit të Shqiptarëve. Kuvendi vendosi që bashkimi të bëhej në formën e një besëlidhjeje, të një aleance ushtarake nëpërmjet drejtuesve të principatave dhe të krerëve të tjerë të vendit, që njihet më emrin Lidhja shqiptarë e Lezhës. Kryetar i saj u zgjodh Skënderbeu.Skënderbeuu caktua edhe si komandant I pergjithshem se ushtrise të përballuar shpenzimet e ushtrisë, të armatimit të saj etj. Kuvendi vendosi gjithashtu të krijohej një arkë të përbashkët që do të administrohej nga Skënderbeu.Me vendimet e Kuvendit të Lezhës u bë një hap i madh e vendimtar drejt bashkimit politik të vendit dhe krijimit të një pushteti qendror të përfaqësuar nga Skënderbeu.
  12. Formimi i shtetit te bashkuar Shqipetar: • Kuvendi I Lezhes realizoi te parin bashkim te gjere politik e ushtarak ne formen e nje aleance te aristrokacise shqiptare. Organi me I larte qendror I ketij bashkimi u be kuvendi I fisnikeve. Organe te perhershme te saj ishin kryetari i Beslidhjes, ushtria arka e beslidhjes .Ne kuadrin e Beslidhjes, fisniket shqipetar I ruanin plotesisht te drejtat e meparsheme mbi zoterimet e tyre. Skenderbeu perdori shume menyra per ti afruar princerit shqipetar me njeri-tjetrin, nje nga format ishte edhe martesa. • Organet qendrore drejtuese ,vendimarrese keshillmore dhe ushtarake te shtetit shqipetare ishin: 1)Kryetari i shtetit, 2)Kuvendi I fisnikeve , 3)Keshilli I luftes dhe 4)Keshilli i Larte. • Kryetari I shtetit ishte Gjergj Kastrioti Skenderbeu. Ai qendronte ne krye te piramides shteterore me te drejta te plota te nje monarku feudal. Titulli zyrtar I tij ishte Zot i Arbëris.
  13. Marredheniet e Skenderbeut ne Europe • Lufta heroike dhe e sukseshme e shqiptareve kunder forcave osmane beri qe ata te vlersoheshin nga shtetet e huaja si nje fuqi e rendesishme e dores se pare dhe I vuri shqiptaret ne balle te perpjekjes per debimin e osmaneve nga viset e pushtuara te Evropes. • Lufta kunder te njejtit agresor, Perandorise Osmane,I afroi dhe I beri aleate te natyrshem vendet e Evropes Juglindore.Me 448 dhe 1456 ,Skenderbeu u pergatit te merrte pjese perkrah Janosh Huniadit ne betejat qe ai zhvilloi ne Kosove dhe ne Beograd .Por ushtria shqiptare nuk arriti te merrte pjese ne keto beteja per shkak te pengesave qe vinin nga largesite e medha midis vendeve te tyre dhe te qendrimeve armiqesore te sundimtareve serbe te atyre aneve. • Marredheniet e Skenderbeut me sundimtaret sllave ,si me Gjergj Brankovicin , ne zoterimet e te cilit perfsihej ne ate kohe pjesa me e madhe e Kosoves dhe me princin Stefan te Bosnjes ,nuk arriten shkallen e bashkepunimit,sepse ata ishin te pavendosur edhe iu nenshtruan osmaneve si vasale. Lidhjet tradicionale dhe te vazhdueshme ,kryesisht ekonomike -tregtare shqiptaret I kishin me qytetin e Raguzes,qe ishte nen sovranitetin e Hungarise . Raguza I dha nje mbeshtetje te gjere morale luftes heroike te shqiptareve si dhe nje ndihme modeste ekonomike-financiare.Kurse ne aspektin ushtarak ,ajo I ruhej konfontimit me osmanet , ndaj te cileve paguante nje tribut vjetor.
  14. Diplomacia e Skenderbeut • Lufta e shqiptareve nen udheheqjen e Skenderbeut vleresohej ne Evrope si nje barriere e fuqishme qe pengonte kalimin e ushtrive osmane ne drejtim te Italise. I vetedijshem per kete ishte edhe vete heroi shqiptar,i cili ne tetor te vitit 1460 I shkruante nje princi italian:”Ne qofte se une do te mbytesha,Italia do ta ndiente ,dhe si rrjedhim ,ai zoterim qe ju thoni se eshte I juaji ,do te ishte I osmaneve.”Gjate shek.XV Italia ishte e copetuar politikisht ne shume shtete,me te cilat Skenderbeu krijoi marredhenie te ngushta.Lidhje te shunanshme kishin shqiptaret sidomos me Venedikun ,ngaqe ky zoteronte ne viset bregdetare te Shqiperise qytete e qendra te rendesishme ekonomike e tregtare.Marredheniet e shqiptareve me Venedikun ka qene komplekse dhe ndermjet tyre ka pasur jo vetem mirekuptime ,por edhe mosmarreveshje dhe konfrontime ,sic ndodhi ne 1447-1448.Per ti ruajtur zoterimet e shumta qe kishte ne te gjithe bregdetin e Ballkanit,Venediku I duhej te mbante marredhenie sa me te mira me sulltanet osmane.
  15. Taktika ne lufte • Pjesëmarrja e gjerë e shqiptarëve në ushtrinë e Skënderbeut la gjurmët e veta në taktikën dhe armatimin e saj. Në kushtet e vendit tonë mori përhapje të gjerë lufta guerile, formë tradicionale kjo e luftës së fshatarësisë në epoka e vende të ndryshme. Ushtria shqiptare përbëhej nga kalorësia, që përgjithësisht ishte e pakoracuar, prandaj lëvizte me shpejtësi, dhe nga këmbësoria. Luftëtarët e saj përgjithësish kishin armatim të lehtë dhe nuk mbanin armatime të rënda si ato që përdoreshin në ushtrinë feudale të kohës. Skënderbeu e mbështeti strategjinë dhe taktikën ushtarake në trimërinë dhe heroizmin e luftëtarëve të tij, në traditën luftarake të shqiptarëve, në njohjen prej tij të organizimit e të artit ushtarak të armikut.varietet taktike qe perdorte skenderbeu per te shpartalluar ushtrite armike ishin te larmishme e mbeshteteshin ne bashkerendimin e mbrojtjes me slmin,te mesymjes se ushtrise se rregullt me goditjen e cetave ,te ndeshjeve ballore me sulmete e befasishme ,duke futur ne perdorim si kembesorine ashtu edhe kaloresine e armatosur lehte.Ne cdo luftim Skenderbeu perpiqej ta parashikonte ecurine e tij ,sulmonte e hapte beteja ne kushte qe I dukeshin me te pershtatshme.Ai gershetoi dhe perdori gjeresisht manovren e shpejte te forcave te veta me sulmet e befasishme mbi ushtrite armike ne cdo kohe,diten dhe naten,duke I shoqeruar keto ne menyre te persosur me prita e kurthe te ndryshme. • Skenderbeu kishte aftesi te jashtezakonshme ushtarake. Ai ishte ne te njejten kohe strateg dhe ushtar ,hartonte e ndryshonte ne pershtatje me situatat plani e luftes ,udhehiqte ushtrine dhe njekohesisht luftonte edhe vete.
  16. Skenderbeu formoni një Ushtri për herë të parë të Kombit Shqiptar, diku rreth 25 mije ushtarë në krahasim me 100.000 ushtarë osman që mernin pjesë aktive ne ekspeditat ushtarake të Perandorisë Osmane drejt tokave shqiptare. Skenderbeu ishte njëtalent i rallë ushtarak. Ai gjithë strategjinë e tij të profeksionuar nën Perandorinë Osmane dhe ne betejat e saj konvertoi një strategji unike shqiptare dhe harmonizonte taktikat luftarake në teritoret e origjinës së lindjes së tij. Skenderbeu në strategjin e tij taktike,shfrytëzonte jashtëzakonisht mirë konfiguracionin e gjeografik të teritorit të vet, të disfavorshëm për ushtrinë osmane. Ai i fuste ushtritë osmane në gryka shkëmbore shumëtë larta ku rallë herë madje depërtonte edhe dielli. Nga kjo lartësi dhe epërsi në taktikat operative luftarake të tij ,sulmonte nga lart poshtë. Duke realizuar operacionet ushtarake sulmuese të cilat i përdorte kryesisht natën për shkak të lodhjes dhe molisjes së ushtarëve osman, arrinte të dominonte me aftësin e tij taktiko - strategjike dhe të neutralizonte ushtarët osman lehtësisht me një kreativitet komod luftarak për kushtet e kohës.Duke shfrytëzuar mirë infrastrukturën kodrinore , si gurët shkëmbor, pritat e improvizuara dhe aftësite e sulmit të befasishëm në vend dhe kohë të caktuar, Skenderbeu arrinte në atë kohë ate që quhet në terminologjinë e sotme ushtarake “ Aftësia e neutralizimit masiv”
  17. Skema e mbrojtjes ne rrethimet e Krujes Vrana Konti Ushtria e Skenderbeut Sulm I befasishme Sulm I befasishem Ushtria osmane
  18. Betejat: • Beteja e Torviollit(qeshor 1444) • Beteja e Torviollit eshte beteja e pare e guri I proves per forcat per forcat e bashkuar shqipetare dhe komandantin e tyre, te formuar pas beselidhjes se Lezhes, kunder ushtrise osmane. U zhvillua ne Dibren e poshteme. Ne themel te planit te Skenderbeut per organizimin e betejes qendronte ideja e mashtrimit te ushtrise Osmane. Duke shfrytezuar me mjeshteri terrenin per ndertimin e nje aksioni luftarak, armiku u mashtrua dhe u befasua. Fitorja e ndeshjes se pare te ushtrise se Skenderbeut me ushtrine Osmane ,ne Torvioll, e rriti besimin e shqipetareve ne forcat e tyre dhe autoritetin e Skenderbeut si Kryetar I Beslidhjes se Lezhes dhe si komandant I ushtrise. • Rrethimi I pare I Krujes(korrik-tetor 1450) • Perben fushaten perandorake per pushtimin e qendres se vendit dhe mposhtjen e qendreses shqiptare. Kruja ishte keshtjella me e fuqishme , gjeografikisht ne qender te shtetit shqiptar dhe objekt me rendesi te vecante strategjike. Rrethimi zgjati 5 muaj dhe drejtohej nga vete Sulltan Murati i II dhe I biri Mehmeti. Skenderbeu mobilizoi popullsin per lufte dhe organizoi nje ushtri te fuqishme. Perpjekjet osmane per te thyer qendresen e qytetit deshtuan. Lufta per mbrojtjen e Krujes eshte nje nga fitoret me te shkelqyera te Shqipetareve kunder fuqise me te madhe ushtarake te kohes.
  19. Betejat’ • Rrethmi I dyte I Krujes(qershor-shtator 1466) • Perben fushaten e dyte me te madhe perandorake. Fillo ne mesin e qeshorit dhe vijoi deri ne fund te vitit 1466. Ushtria turke me rreth 150 000 vete ishte e pajisur me mjete nga me te fuqishmet e kohes. Ajo udhehiqej nga Mehmeti I II, pushtuesi I Kostandinojes. Ushtria shqiptare me rreth 13 000 vete udhehiqej nga Skenderbeu. Pa arritur qellimin Mehmeti u largua nga Kruja. • Rrethimi trete I Krujes(korrik1467) • Filloi ne korrik 1467. Pas hyrjes se Mehmetit II ne Shqiperi fillimisht u krye ndeshja e dy ushtrive ne luginen e Shkumbinit, me humbje te ndjeshme nga te dyja palet. Me pas Mehmeti I II vijo sulmin ne durres dhe ne Shkoder duke ushtruar masakra mbi popullsin. Edhe pse rrethimi vijoi 9 jave ai rezultoi I pasuksesshem.
  20. Rëndësia e epokes së Skëndërbeut • Përballimi me sukses i luftës kundër pushtuesve osmanë kërkonte në radhë të parë krijimin e një ushtrie të aftë dhe me cilësi të lartë luftarake. • Si njohës i mirë i ushtrisë osmane, i organizimit dhe i armatimit të saj, Skënderbeu, që në fillim, vuri në qendër të vëmendjes organizimin dhe fuqizimin e forcave ushtarake të vendit, që të ishin në gjendje të përballonin një kundërshtar aq të fuqishëm. Në Kuvendin e Lezhës të marsit 1444 u vendos që, me kontributin e pjesëmarrësve të tij, të krijohej një ushtri e përbashkët. Bërthamën kryesore të saj e formuan luftëtarët që i mobilizonte vetë Skënderbeu, si komandant i përgjithshëm i ushtrisë. Në fillim forcat ushtarake të Besëlidhjes Shqiptare kishin karakter federal, sepse fisnikët shqiptarë, jashtë ushtrisë së përbashkët që ishte nën komandën e Skënderbeut, mbanin një numër jo të vogël forcash ushtarake. Këto trupa, gjatë procesit të formimit të shtetit të bashkuar shqiptar, u shkrinë me forcat e ushtrisë së përbashkët. • Masa e luftëtarëve vinte kryesisht nga radhët e fshatarësisë. Ajo mbante një qëndrim të papajtueshëm ndaj pushtetit osman dhe ishte në gatishmëri të tillë të përhershme luftarake aq sa, siç shprehej Barleci, "burrat me njërën dorë lëronin arat dhe me tjetrën mbanin shpatën". Fshatarësia u bë burim i pashtershëm forcash njerëzore për formimin e një ushtrie të madhe popullore, të fuqishme, me shpirt të lartë vetëmohimi, të panjohur në kushtet e luftërave të zakonshme feudale.
  21. Vdekja e Skenderbeut’ • Pas largimit të trupave osmane ne 1467 , si detyrë e ngutshme përpara vendit qëndronte përballimi i rrënimeve dhe vështirësive të shumta të shkaktuara nga lufta. Për masat që duheshin marrë në këtë drejtim, në janar 1468 Skënderbeu thirri në Lezhë Kuvendin e fisnikëve të vendit. • Ndërkohë një ushtri osmane e ardhur nga Kosova, sulmoi viset e Shkodrës. Ushtria shqiptare u mobilizua menjëherë, u doli përpara forcave armike dhe korri fitore në betejën që u zhvillua pranë lumit të Kirit. Këtë herë shqiptarët luftuan pa komandantin e tyre, Skënderbeun, i cili në atë kohë u sëmur. Pas disa ditësh, më 17 janar 1468, në Lezhë, pushoi së rrahuri zemra e tij. Lajmi i vdekjes së Skënderbeut shkaktoi një pikëllim të rëndë e të papërshkruar në mbarë popullin shqiptar. "Me vdekjen e tij, - theksohej ato ditë në Senatin e Venedikut, - arbërit kanë rënë në një ngashërim dhe tronditje të madhe". • Gjergj Kastrioti - Skënderbeu u varros në katedralen e Shën Kollit të Lezhës, po në atë vend ku ai themeloi Besëlidhjen Shqiptare.
  22. Nga letrat e Papa Piu II per Skenderbeun ,ne vitin 1463 ,mesojme se Papa propozonte se ai do te linte Romen ne krye te nje ushtrie-kryqezate te madhe kunder Fuqise Turke. Ai deklaronte se do ti hipte anijes ne Ankona dhe do te kalonte pastaj ne Epir ,ku ai do ti jepte titullin e kardinalit Pal Engjellit, kryepeshkopit te Durresit si dhe do te kurorezonte Skenderbeun-mbret I Epirit dhe I Shqiperise si dhe ta emertonte ate komandant te forcave kristiane.Besimi ne autoritetin e skenderbeut dhe aftesite e tij ushtarake ishin ne shkallen me te larte . Ne gusht te vitit1464 Papa piu II, kerkoi qe te nisej per ne Shqiperi dhe te permbushte misionin e tij ,por mjerisht nje semundje e papapritur nuk e la ta plotesonte kete deshire.Keshtu Papa Piu II vdiq pa arritur ta kurorezonte Skenderbeun mbret te Epirit dhe Shqiperise. Princ I pakurorezuar I shqiptareve
  23. Fjalet e Skenderbeut pas clirimit te Krujes: • “… Lirine nuk ua solla une ,ate e gjeta mes jush! Sapo me shkeli kemba truallin tuaj , sapo degjuat emrin tim , m’u derdhet me vrap te gjithe ,me dualet perpara kush e kush me pare, sikur te kishit degjuar qe u ngriten nga varret eterit, vellezerit,bijte tuaj ,sikur te kishin zbritur ketu gjithe perendite…. Armet nuk ua solla une ,por ju gjeta te armatosur! Lirine e pashe se e keni kudo , ne kraharor , ne balle , ne shpatat e ne ushtat”.
  24. Skenderbeu’ – Një Hero • Gjergj kastriot-Skenderbeu sintetizon nje epoke te tere historike qe mori emrin e tij:luften njeshekullore kunder pushtimit osman. Nen udheheqjen e tij ,lufta e shqiptareve u ngrit ne nje shkalle me te organizuar e me te larte dhe shenoi nje kthese vendimtare ne zhvilimin politik te shqiperise. • Gjergj kastriot –Skenderbeu ishte perfaqesuesi me konsekuent dhe me i shquar i elites drejtuese shqiptare qe terhoqi me vendosmeri frontin e luftes se shqiptare kunder pushtuesve osmane. Ai realizoi te parin bashkim te shqiptareve , lidhjen shqiptare te lezhes , e cila hapi rrugen e krijimit te shtetit te pavarur shqiptar ,themeluesi i te cilit u be vete ai.kujdes te vecante Skenderbeu i kushtoi ruajtjes se burimeve te brendshme ekonomike ,tek te cilat u mbeshtet lufta.duke fuqizuar mbrojtjen ne brezin kufitar , ne lindje e ne jug,ai i dha mundesi banoreve te viseve te lira te zhvillonin nje veprimtari ekonomike deri diku normale. • Kur mësoi për vdekjen e Skenderbeut. Sulltan Mehmeti II u shpreh me kënaqësi: “Më në fund Evropa dhe Azia më përkasin mua! I shkreti Krishterim. Ai ka humbur njëherazi shpatën dhe mbrojtj en e tij”
  25. Rilindja Kombetare Shqiptare
  26. Fillimet e Rilindjes Shqiptare • Rilindja Kombetare Shqipetare ishte nje levizje politiko-kulturore qe shtrihej prej ngjysmes se pare te shek. XIX deri ne vitin1912, viti I shpalljes se pavarsis. • Ajo kishte si synim clirimin dhe bashkimin e te gjitha trojeve shqiptare ne nje shtet te vetem e te pavarur. Njekohesisht ajo synonte edhe zhvillimi e gjuhes, arsimit e kultures kombetare. Nder rilindasit e pare ishin : Naum Veqilharxhi I cili ne shek. ‘20 botoi abetaren e pare shqipe ; Jeronim De Rada, Zef Jubani, Kostandin Kristoforidhi, etj.
  27. Nënshkrimi i Traktatit të Shën-Stefanit i shqetësoi shumë shqiptarët, të cilët reaguan. Në dhjetor 1877 u krijua Komiteti i Stambollit. Ata vendosën që të thirrej një Kuvend i jashtëzakonshëm. Kuvendi u hap në Prizren më 10 qrshor 1878. Ai miratoi forminin e një “ Beslidhjeje” me një qendër të vetme drejtuese që do të mbronte vendin nga copëtimi. Ky kuvend do te perfaqesonte te gjithe shqipetaret pa dallime krahinore, fetare apo gjendjes shoqerore. U vendose qe lidhja do te kishte forcat e saj te armatosura, mbi baze vullnetare. Lidhja do te kishte edhe organet e saj, si Keshillin e pergjithshem me kryetar Iliaz Pashe Dibren dhe Komitetin Qendrore me antare Abdyl Frasherin, Sylejman Vokshin, etj.
  28. • Lidhja e Prizrenit i paraqiti Kongresit të Berlinit kërkesat e shqiptarëve, por ato nuk u morën parasysh. • Kongresi i trajtoi shqiptarët sipas fesë: myslimanët si turq, ortodoksët si grekë e katolikët si latinë. 1- Aksioni i armatosur për mbrojtjen e Plavë-Guci 1879-1890 (+) 2- Aksioni për mbrojtjen e Hot-Grudë 1880 (+) 3- Aksioni për mbrojtjen e Ulqinit 26 nëntor 1880 (-) 4- Mbrojtja e tokave në jug. Kuvendi i Lidhjes në Prevezë nuk e lejoi Turqinë të firmosë dorëzimin e jugut --- Greqi (+)
  29. • Gjatë vitit 1879 Lidhja e Prizrenit u shtri në të gjitha viset shqipatre. • Më 25 korrik 1880, elementët përparimtarë të degëve të Lidhjes u mblodhën në një kuvend në Gjirokastër. • Kuvendi diskutoi për mbrojtjen e viseve jugore shqiptare nga ushtria greke dhe mbështeti vendimet e Kuvendit të Dibrës për një Shqipëri autonome, me një qeveri të përkohshme.
  30. Porta e Lartë Nuk mori parasysh asnjërin nga vendimet e Kuvendit të Dibrës Mori masa për të shtypur rezistencën shqiptare dhe për të shpërndarë me forcë Lidhjen e Prizrenit Kuvendi i jashtëzakonshëm I Lidhjes U organizua në janar 1881 në Prizren Shpalli Komitetin Kombëtar të Lidhjes si qeveri të përkohshmë Në krye të saj u vendos Ymer Prizreni Shumë shpejt autoriteti i qeverisë së përkohshme u shtri në Shkup, Tetovë, Gostivar, Dibër, Prizren, Pejë, Prishtinë. Në viset e cliruara u ngirt menjëher administrata shqiptare, u krijuan forcat e armatosura dhe u vendos rendi publik.
  31. Shperndarja e Lidhjes se Prizrenit
  32. Rilindasit Shqipetar • Perpjekjet e rilindasve u mbeshteten nga shume te tjere, si Thimi Mitko I cili u perpoq te hapte ne Korce te paren shkolle shqipe. Nje veprimtari te spikatur luajten edhe patriotet shqipetare ne Stamboll, e me gjere: • Kostandin Kristoforidhi, Pashko Vaska, Hasan Tahsini, Ismail Qemali dhe Sami Frasheri e Jani Vreto. Krahas kerkesave ne arsim dhe gjuhen shqipe rilindasit parashtruan edhe kerkesen per reforme ne fushen politike, ekonomike e shoqerore te vendit.
  33. Naum Veqilarxhi • Eshte ideologu I pare I Rilindjes Kombetare Shqipetare, mendimtar I shquar , iluminist e veprimtar I shkolles shqipe. Lindi ne Vithkuq te Korces me 1767. • Me 1821 mori pjese ne kryengritjen e eteristeve kunder perandoris Osmane si nje nga udheheqesit e saj, bashke me shqipetar te kolonis se atjeshme. Me pas punoi si avokat ne Braile dhe u lidhe me rrethet e iluministeve ballkanas. Per te kapercyer ndasite qe lidhen me alfabetet e ndryshem qe perdoreshin per gjuhen shqipe, qe ne vitet ’20 te shek. XIX ai nisi punen per krijimin e nje alfabeti origjinal te shqipes me 33 shkronja. Me kete alfabet botoi me 1844 te paren abetare shqipe, Evetarin.
  34. Administroi: Dervish Demaj : Denis Lezo
Anúncio