1. Edited by Foxit Reader
Copyright(C) by Foxit Corporation,2005-2009
For Evaluation Only.
Hamdi Islami
GURËT E KALASË
2. Botues:
ÇABEJ – Tetovë
Redaktor:
Rami Kamberi
Recensent:
Aqif Isaku
Lektor:
Puntorie Ziba
Ballina dhe ilustrimet:
Veli Gërvalla – piktor akademik
Rradhitja kompjuterike
Sami Beqiri
Ndalohet çdo ribotim, dramatizim apo
ekranizim pa lejen e botuesit
Tirazhi: 1000 copë
Shtypi
ÇABEJ - Tetovë
3. Hamdi Islami
GURËT E KALASË
(Pjesë skenike, poema, përralla
dhe poezi për fëmijë)
Çabej
4. Botimin e librit e ndihmoi financiarisht
Ministria e Kulturës në Republikën e Maqedonisë
CIP - Katalogizimi në publikim
Biblioteka Nacionale dhe Universitare
"Sv. Kliment Ohridski" – Shkup
821.18(497.7)-1
ISLAMI, Hamdi
Gurët e kalasë / Hamdi Islami, - Tetovë: Çabej,
2006. - 295 fq. : ilustr. 20 cm
ISBN 9989-150-43-5
COBISS.MK-ID 65139978
5. RRËFIMI I LISIT SHTATGJATË
(Poemë)
1.
Një dhiare nëpër mal
Më çon shpesh atje të dal.
Dhe një erë aty që fryn
Më takon me fëmijërinë.
Me një dhi e me dy edha
Lumturinë andej e derdha.
Në i thënçin lumturi
Asaj jete me një dhi.
Fëmijëria ime e plasur!
Pse më je tash kaq e dashur?
Pse më vjen kështu të qaj!
Kur ti më ishe gjithë vaj?
2.
Dhe ja, sot sërish erdha
Këtu, ku atë e derdha.
Siç këput gjethet nje edh
Nëpër ferra ta mbledh, ta mbledh.
5
7. Për një bletë e për një flutur
Që fluturonin me krahët e bukur
Dhe atëherë unë pata shkruar
Pas tyre duke vrapuar.
Dhe për kusinë në blozar
Që e kishim argjend e ar
Unë shkruaja nganjëherë
Që të jetë plot përherë.
3.
Sot më erdhi fëmijëria
Ashtu ngadalë siç fryn puhia.
Për një çast e për një orë
M’i hodhi krahët në kraharor.
S’jam tani me dhi e edh
Po mendja larg tutje më bredh
Asaj dhiareje nëpër mal
Aq kujtime që më ngjall.
Dhe ndalem e s’eci dot
Pranë një lisi me degë plot.
Kokën gjer në qiell e ka
Me të tjerë krah për krah.
Kushedi sa i kanë rënë
Kaq vragë që i kanë lënë
Po ai si lapidar
Me kokën lart qëndron krenar.
7
8. 4.
Ndalu pak, më thotë, o djalë,
Eja ta heqim këtu një mallë!
Dhe më merr në krahët e tij
Siç më merrte në fëmijëri.
- Tungjatjeta, o lis shtatgjatë,
Që më rri drejt si shpatë!
A s’më thua, o i uruar,
Ç’ke parë e ç’ke dëgjuar!
Ai ngadalë e ul dorën
E ma prek mbi kokë borën.
Buzën pakëz e vë në gaz
Dhe barkun nisë e zbraz…
...Ishte kohë e nxirrë atë mot
Kur unë erdha në këtë botë.
Babain tim ma patën prerë
Copë-copë, kushedi sa herë.
U linda unë te rrënjë e tij
Të vazhdoj ku mbet ai.
Kur më nisi për në jetë
Më la një amanet:
Merre udhën, tha, o bir!
Do ta keshë pak vështirë.
Po, ama, do qëndrosh
Që gjakun më tej ta çosh!
8
9. 5.
Si llastar i njomë kur isha
Shpesh këndej kalonin bisha
Sa herë brinjët m’i lakuan
Dhe lëkurën ma qëruan.
Sa më dogjën e sa më shanë
Dhanë e morën anembanë:
E shfarosëm, e shfarosëm!
E palosëm, e varrosëm!
Po s’më shkulën dot ata
Se gjyshi rrënjët thellë i ka.
Kur më prenë e kur më vranë
Nxirja krye në tjetrën anë.
6.
Binte borë e binte shi…
Kudo tym e kudo zi.
Mali ishte gjithë rrënkim
Si në kohë të gjyshit tim.
Dhe një ditë, eh, ç’kam parë!
Kur më erdhën dy fshatarë.
Bukë e qepë aty shtruan
Dhe nisën e kuvenduan:
- Do t’i dalim zot vatanit!
Do t’i biem të gjithë dushmanit!
Zgjedhën ne s'e durojmë dot!
Ta heqim qafe për jetë e mot!
9
10. E u kapën sup më sup.
Kokë më kokë e trup më trup!
Si e dhanë aty betimin
Në mua e ngulën të dy shikimin:
- Le të jetë ky dëshmitar,
Sot këtu që na ka parë!
Sa të jetë e sa të rrojë,
Breznive le t’u tregojë!
Si u lidhëm me besa - besë
Që malit t’i japim shpresë!
E i vunë dyfekët në krahë
E fuguan nëpër rrah
Një kësulë e një kasketë.
Mbi ta qeshën, qeshën retë...
7.
Dhe u mbushën malet
Kudo me petritë
Në supe mbanin hallet,
Në sy kishin dritë.
Ja, këndej kaluan
Porsi suferinë!
Dhe shkuan tutje, shkuan,
Ta heqin robërinë!
10
11. Se kuçedra plakë
Ishte me shtatë kokë.
Nga goja nxirrte flakë.
Rëndonte shumë këtë tokë!
Sa skifterë që ranë
Me dyfekë në dorë
Malit iu bënë
Stoli në kraharor.
8.
Unë pastaj pashë
Ujqër e zagarë
Si na nxirrnin fashë
Si na vinin zjarr!
Si shushunjat erdhën
Me hunj e me lak
Si mbi mal u derdhën
Për të pirë gjak!
Dhe rënkonim ne,
O, sa shumë rënkonim!
Qiellin plot me re
Çdo herë e shikonim.
Si u mbush një ditë,
Pamë, me kryqa t’thyer!
Po shkuan t’u vënë pritë
Dhe armët për t’rrëmbyer,
11
12. Trimat si luanë
Të fortë, tramundanë.
Yje t’kuq shkëlqenin
N’kësulë e kasketë.
Lart, lart mbi qiellin
Qeshnin, qeshnin retë.
Mitraloza, topa,
Gjëmonin pa pushim.
Tundej, shkundej bota
Në luftën për çlirim.
9.
Dhe pashë, o, sa pashë,
Trima që u vranë!
Një djalë e një vashë
Ja, mu këtu ranë.
Sipër rrënjës sime
Kokën vunë të dy
Si kurorë dafine
Ndriçonin aty.
Pashë se si u ngjitën
Të tjerë nëpër male
Si n’kraharor t’heroit
Kur vihet një medalje.
12
13. Kuçedra fashiste
Që na vente zjarr
I merrte nga s’i priste
Plumbat mu në ballë.
Dhe e futi kokën
E bishtin ndër shalë
Se deshi të hajë botën
Si ujku në përrallë...
* * *
10.
...Dhe erdhën gjallë ata të dy.
Kësula me kasketën.
Diell e dritë kishin në sy
Se luftuan për të vërtetën.
Por, ama, nuk zgjati shumë
Kjo ecje krah për krah,
S’mund të ecnin në një gjurmë
Një fisnik dhe një maskara.
Se kasketa në rrugë dredhoi
Siç dredhon një skile plakë
Po dhe kësula shumë i besoi
Kur u nisë me të në flakë…
Ia lëshoi dhe zagarët
Ta kafshojnë, ta hanë me dhëmbë.
Por kësula, si të parët,
Qëndroi drejt si lis në këmbë.
13
14. Ah, i tha, kasketë dhelpër,
Përsëri me thikë nën dorë!
Jo, jo, ti nuk bëhesh tjetër!
Ke qenë dhe do mbetesh horr!
Ti, moj, bishtpërdredhur,
Dredhërinë e ke për soj!
Sa e sa herë ma ke hedhur
Prandaj kurrë më s’të besoj!
11.
Përsëri kaluan vite.
Qielli i vranët si më parë.
Kësula s’pa një rreze drite.
Mes për mes trupin çarë.
I futi këmbët thellë n’ugar
Dhe i eci parmendës pas.
Djersët i shkonin palë palë
E i vinte për të plas.
Herë herë ngrinte hostenë
E të mbrohej nga kafshimi
Se i suleshin anësh qentë
Faqe dheut fare ta zhbinin!
Po s’e zhbinë që nuk e zhbinë
U skalit si përmendore
Me të tëra thikat në shpinë
Faqebardhë doli në fitore.
14
15. Shtronte sofrën gjerë e gjatë
Me bukë e kripë e zemër të bardhë
Dhe kokën e mbante lart
Me djersën që i rridhte n’ballë.
Shponte tokën si turrjelë
E të gjente pak metal
Pastaj të hapte një minierë
Fshehur thellë diku në mal.
E të bënte të bënte predha
Nga e vogla te më të mëdha,
Se, ajo, bishtpërdredhura,
Ia kish marrë njërin krah.
Te degë e prerë nxirrnin kokë
Një pas një lastarë të rinj,
Çdo ditë më shumë bëheshin tok
Ta kthenin krahun në vendin e tij.
12.
Dhe një ditë u ngrit kësula
Duke vënë emblemën n’ballë
Mori përpara siç mer furtuna
Të tregojë se është gjallë.
Ngjeshi armë, karikatorë
Njëherë e mirë e lirë të jetë.
I tha, nga mali me dëborë:
Dil këtu, tani, kasketë!
15
16. Dil, po t' pres në istikam
Mbi supe të malit, në kala!
Për një kokë dy duar i kam!
Dil këtu, në ta mba!
Dhe i dha një rafal
Tokë e qiell u bënë një.
Shkoi jehona mal më mal
E kaluara mos kthehet më!
13.
Ecnin kuajt nëpër natë.
Mbanin armë e municion.
Tutje ndihet një kollë e thatë,
Rrokulliset një gur në hon.
Shkumë e bardhë në fund t’samarit
Sikur bora përmbi breg,
Edhe hëna te vetulla e malit
Me buzëqeshjen që i prek.
Djersën ujë në mes të dimrit
Mbi kafshë e njerëz që kullon
E merr vala e Shkumbinit
Drejt detit sikur e çon.
Nëpër fshat kalon një qen
Me hundën e veshët bigë
Te një pleh një koc e gjen
Dhe ikën tutje tërë frikë.
16
17. Asgjë s’dëgjohet. Qetësi..
Dridhma trupin ia përshkon.
Te një strehë, nën çati,
Është një sy që e shikon.
Ikën laroja nga luanët,
Ikën, futet në vrimë të minit.
Ushtojnë krismat nga të gjitha anët
Bashkë me valët e Shkumbinit:
- He, he, heej, dëgjoni burra!
Erdhi dhe kjo ditë e jonë!
Më në fund, u ngrit kësula,
Zgjedhën ta shkund përgjithmonë!
14.
Dha e dha kasketa plakë,
Me inat e me tërbim!
Tërë kalaja tym e flakë!
Një togë trimash në luftim!
Dha e mori kasketa dhelpër
Me autoblindat që nga larg
Nën brinj, si një lepur,
I fshihej tuta hyrë në bark!
Se nuk mund t’afrohej pranë
E të kapej grykë për grykë
Nga ata pak luanë
Kishte tmerr e kishte frikë.
17
18. 15.
Dhe një natë lëshuan gjarprin
Që të ngjitej në kala.
Fshehtas fshehtas, mos e pikasnin.
Te një gur helmin la.
N’ istikame ra rrufeja:
- Menjëherë pikat leni!
Maje malit qau reja.
Këtë kishte bërë helmi…
16.
Në mesnatë iku gjumi.
Në lëvizje njerëz, gjë.
Një fjalë godet si plumbi:
Më ngadalë, ej, mos bën zë!
Nga grazhdet gjedhet zgjidhni!
Hauret i lini hapur!
Ç’të mundeni në bohçe lidhni
Dhe nisuni pa e zgjatur.
Andej nga vjen Shkumbini
Rrugës për në Prizeren.
Mbi Veshallë t’na zë agimi.
Gojë më gojë ky refren.
Një kokë varet në sup të nënës.
Në dorë merret një bastun.
Nga lart lotojnë dhe sytë e hënës
Lotë që mbushin tërë një lumë.
18
19. Mallkim! Mallkim! Prej çdo goje.
Ecje me kokën kthyer pas.
Mbeten pas fshatrat zgjoje.
Ah, kjo zemër si nuk plas!
Rrugët, lëmët, muret shkretë.
Një mace që mjaullin.
Tej më tej një plumb që vret.
Një mëz, më poshtë, hingëllin.
17.
Hoxhë dragoi në Brezare
Me armën rrinte gati.
Pas një mezhde të një are
Mbi dylbitë dorën zgjati.
Pa tutje, matanë Shkumbinit,
Si ngjiteshin hienat blu.
Një buzëgaz i erdhi trimit.
Armën vuri përmbi gju.
- Bëhi gati, tha, o trima!
Drejt vdekjes ata po ecin.
T’u biem si vetëtima!
Te ky breg duhet të vdesin!
Autoblinda kokën qiti.
I la të ecin edhe pak.
- Dorëzohuni! Në kulm bërtiti,
Sikur stralli kur merr flakë.
19
20. Po helmetat ashtu s' deshën.
Hapën dyer për të dalë.
Buzët e trimit me dhembje u veshën
Dhe britën në qiell: zjaaarr!
Një gjëmim e drodhi tokën
Grykës mori valë-valë,
Ta njoftojë Evropa Botën
Këtu ka luftëtarë!
Luftëtarë të lirisë,
Luftëtarë me bajrak,
Për pragun e shtëpisë
Japin jetën, derdhin gjak.
* * *
U ngrit në ajër blindë e parë
Me hienat shkrumb e hi.
Dhe e fundit u ndez zjarr.
Vazhdon lufta për liri.
Mos e vrisni, tha dragoi,
Kur pa një hienë të ikë.
Domosdo që do tregojë
Këtu si i kemi prit’.
18.
Dhe i zunë pikat në male
Gur më gur e shkrep më shkrep,
Prapa ledheve, në istikame,
Si shqiponjat përmbi kep.
20
21. Topat, tanket villnin zjarr
Pa ndërprerje, natë e ditë.
Dhe luanët në vijë të parë
Ua kthenin pritë më pritë.
- Këtu ejani, hordhi mizore,
Këtu, në fushë t’mejdanit!
Këtu ju presim, në llogore!
I kemi dalë zot vatanit!
Por s’afrohen, s’afrohen dot.
Mijëra gjyle u shkojnë kot.
S’mund të vrisnin tërë një mal
Që në shekuj kish mbetur gjallë.
Dhe i ranë kudo në trup.
Në kraharor, në qafë, në sup.
Që nga koka gjer te këmbët.
I skërmitnin, si ujqër, dhëmbët.
Hapnin plagë, varrë e vrragë.
Kudo malit i rridhte gjak.
Po dhe merrnin plumba në ballë
Dhe iknin me bisht ndër shalë.
19.
S’e patën të gjatë helmetat blu.
Erdhën dhe ranë në gju.
Gjak n’fytyrë s’u kish mbetur.
Gjysmë të gjallë, gjysmë të vdekur.
21
22. Foli kësula qetë qetë:
Ja, kështu, moj kasketë!
Mund t’rrojmë bashkë, po barabar!
Jo ti n’shalë e unë n’samar!
Jo ti sipër, përposh unë.
Mbaroi më kjo punë!
Je kënaqur qe 100 vjet!
Është a s’është kështu kasketë?
Po nuk deshe kështu ti,
Ndahemi që tani!
Nga të dyjat zgjidh e merr,
Hesapi si të të del.
Pa pikë gjaku në fytyrë,
Herë e zverdhur, herë e nxirrë,
Kasketa fjalën mori,
Më në fund, mezi foli:
- Dakord, dakord, si të thuash!
Unë pajtohem ti si të duash!
Po, më mirë të jemi bashkë
Në këtë tokën tonë të lashtë.
Paske qenë burrë, kësulë,
Për këtë s’mendova kurrë.
Ndaj, t’më falësh për të gjitha
Tani më erdhi në sy drita.
22
23. Dhe kësula më nuk foli
Drejt në sy sytë ia mbolli.
Por tjetra shikimin uli
Gjer te këmbët e përkuli.
***
Ja kështu, o trimi im,
Këtu mbaron dhe ky rrëfim.
Ishte paksa dhe i gjatë
Do t’më falësh, paç uratë.
Për të tjera, tjetër herë.
Do të vish në një pranverë.
Se kam shumë për të treguar
Për ç’kam parë e ç’kam dëgjuar…
1985 -2005
23
25. GURËT E KALASË
Marrin pjesë: Gurët I, II, III, IV, V dhe VI që simbo-
lizojnë Ilirët, shqiptarët, romakët, bizantët, serbët dhe turqit
(nga tre nxënës, vajza e djem). Gurët e I dhe II janë të ven-
dosur në skenë. Të I-ët janë anash ndërsa të II-t qëndrojnë
kokëlartë në mes. Në kraharor kanë të lidhur nga një karton
ku shkruan GURI I, përkatësisht GURI II. Të tjerët gjenden
jashtë dhe, derisa lexohet a thuhet përmendësh PROLOGU
nga një nxënës që nuk merr pjesë, ata hyjnë sipas radhës, me
numrat në kraharor.
Gurët e I dhe II preferohet, sipas mundësive, të kenë
kësula të bardha por mundet edhe pa to. Në sfond mund të
jetë një vizatim i një kalaje.
(Strofat që vijojnë i thonë nga një prej secilit grup.Njëri
prej gurëve të II nisë prej fillimit, ndërsa njeri prej Gurëve të
VI prej fundit. Kur guri tjetër II e nisë strofën e dytë, i treti
nisë të parën kurse i V-ti strofën e gjashtë e kështu me radhë.
Në të vërtetë të gjithë thonë diçka, por asnjeri nuk përputhet
me tjetrin.Kështu bëhet një pështjellim i madh aq më tepër kur
bërtitjet shoqërohen edhe me gjeste)
25
26. PROLOGU:
Në një shesh të gjerë,
Te muret e Kalasë,
Një ditë gjithë poterë
Gurët janë përplasë.
Dhe sa keq u zunë
Njeri kundrejt tjetrit,
Me urrejtje shumë
I riu ndaj të vjetrit.
Ata qenë të rënë
Nga muret si lerë,
Që koha i kish ngrënë
Me dhëmbë, dimër verë.
Po nuk rrinin qetë
Siç duhej të rrinë
Aty ku ishin tret’
Me gjithë lashtësinë.
Një herë me ngadalë
Pastaj me zë plot
Zunë t’i ngrejnë fjalët
Që aman o zot!
(Fund i PROLOGUT)
26
27. Që kur lindi Dielli
Që kur lindi Hëna
Që kur u hap qielli
Këtu m’ka bërë nëna!
Prej se u bë bota
Prej se u bë mali
Prej se u bë toka
Jetën këtu ma fali!
Që kur buron lumi
Që kur është deti
Mua s’më zë gjumi
Se këtu më gjeti.
Prej se bie borë
Prej se bie shi
Mbi malin shkëmbor
Mbi shpellë, mbi çati!
Që kur digjet zjarri
Që kur qet rrufeja
Që kur bleron bari
Që kur mbulon reja
Unë këtu jam!
Denbabaden
Vend tjetër s’kam
Dhe këtu do të jem!
(Gurët e I-rë kthehen befas, duke përplasur këmbët
dhe me zë të lartë:)
27
28. Ndaluni, ndaluni, mjaftë!
Ç’është gjithë kjo zhurmë!
Goja ju thaftë!
Ç’bërtitni kaq shumë?!
(njeri prej tyre):
Aaa! Ju jeni ata!
Ata gurë të shkulur!
Që kushedi prej nga
Këtu jeni ngulur!
(tjetri):
Kush mos ju dëgjojë
Të flisni më kështu!
Se ju që të gjithë
Të ardhur jeni këtu!
(tjetri):
Shih si jeni bërë!
Mbi muranë, si lerë!
Më ashtu të tërë
S’keni asnjë vlerë!
(tjetri):
E, ore, pse habiteni!
Dhe sytë i keni nxjerrë!
Ne këtu jemi
Dhe kemi qenë përherë!
28
29. (tjetri):
Askush s’na ka vënë!
Neve s’na ka prurë!
Këtë vend kemi zënë
Nuk dihet prej kur!
(njeri prej gurëve të III-të):
Si? Si? Si the ti?
Na qenkeni të parë?
Po ne, o derëzi,
S’kemi baballarë?
(njëri nga gurët e IV-të,
njërit nga gurët e III-të):
Se mos do të thuash
Se ju na jeni të parë!
Fol ti sa të duash
Po askush s’ta var!
(si kapen këta, gurët e I-rë hiqen mënjanë dhe
qëndrojnë me kokën lart, me shpinë të kthyer nga ata)
(një nga gurët e III-të, njërit nga të IV-ve):
E themi, po si s’e themi,
Madje me zë të lartë!
Që këtu do jemi
Çdo kush ta ketë të qartë!
29
30. (Guri i II-të, të IV-it):
Dale, dale ti!
Aq shumë mos u tund!
Kur unë në mur kam hyrë
Ti s’ke qenë askund!
(një nga të IV-it, njërit nga të II-t):
Si ore s’kam qenë?
Ku m’ke parë ti?
Ja ku po ta them
Ti asgjë nuk di!
( i VI-ti, të IV-t):
Dëgjo ti katrosh!
I dyti ka të drejtë!
Sado të kundërshtosh,
E ke të humbur krejt!
(një nga të V-ët, të VI-it):
Ty s’të pyeti kush!
Pse përzihesh kot!
As mendjen s’na e mbush,
As s’ta varim sot!
(një nga të II-t, të V-t):
Ore, ti, shiko!
Mos e hap aq shumë!
Si njëherë, një kohë,
Kur ishim ne në gjumë!
30
31. (tjetri gur i II-të):
S’na e hedhësh më
Si ke bërë përherë
Tani jemi në të
Dhe ne si të tjerë.
(një nga të IV-t, të V-it):
E di kur ke ardhë
Malit, prej matanë?
Udhëve u hape varrë,
Drurët dridhur janë!
(një nga të V-ët,të II-it):
Jo,s’jam i ardhur unë!
Ty kush të ka thënë!
Jam i vjetër shumë,
Me diell jam,me hënë!
(I III-ti, të V-it):
Si the ti, si the?
Na qenke më i vjetër?
Ti ke ardhur dje,
E, mor, turinjdhelpër!
(një nga të IV-t, njërit nga të V-t):
Ç’thua, o i gjorë!
Mos e thënç kurrë!
Ti je një qorr!
Ti nuk je në mur!
31
32. (I VI-ti, te V-it):
Shih si të kanë rënë,
Të kanë rrokullis’,
Ke mbet’me një dhëmb,
Ke mbet’ pa kurriz!
(një nga të V-t,të VI-it):
Pse më thua mua
Që kam hapur varrë?
Për vete pse s’thua?
S’ke qenë më i larë!
(një nga të II-t, të V-it):
Tamam, tamam e ke,
S’ka qenë më i larë!
Erdhi me rrufe,
Na dogji me zjarr!
(një nga të VI-t, të II-it):
Shpëtuar ju kam unë!
Si flitni ashtu1
Po të mos isha unë,
S’do ishit ju këtu!
(një nga të V-t, të VI-it):
S’kishe ardhur ti,
T’isha unë i fortë!
S’kam ç’të bëj tashti,
Na kanë vënë nën rrotë!
32
33. (Një nga të III-t, të V-it):
As ti mos u mburr
Që ke shkelur shumë!
Nga të gjithë këta gurë
I pari jam unë!
(një nga të IV-t, të III-it):
Po, por unë të shpora!
Të hudha në det!
Këtë vend kur e mora
E mbajta 700 vjet!
(një ngatë V-t, të IV-it):
E mbajte, vërtet,
Por nuk bëre gjë.
Unë për tridhjetë
Shumë gjurmë kam lënë!
(I III-ti, të IV-it):
Cilët janë më shumë,
7oo, a njëmijë!
Kaq kam shkelur unë,
Këtë çdo kush e di!
(I VI-ti, të V-it):
Mos do të lavdërohesh
Që ke shkelur gjatë?
Unë këtu kur erdha,
E bëra tërë natë!
33
34. (Një nga të II-t, të VI-it):
Po, ama, ç’të gjeti!
Mirë ti mend e mba,
Njëzet e pesë vjet,
Këtu në kala!
(Një nga të VI-t, të gjithëve):
Pastaj, 500 vjet,
Kush ndenji këtu?!
Isha unë vetë,
Fort mirë e dini ju!
(Një nga të V-t, të VI-it):
Ishe vërtet, gjatë!
S’ka asnjë dyshim!
Por unë tërë atë natë
Mendoja për kthim.
(Një nga të II-t, të V-it):
Dhe u ktheve ti,
Ah, ti gur mizor,
Erdhe përsëri
Me thikën nën dorë…
(Një tjetër gur i dytë):
Na e ngule në shpinë,
Na e ngule në ijë,
Se besë ne të zumë,
Ah, ti fqinj i zi!
34
35. (Një tjetër i dytë):
Po s’hipe dot në kullë!
Ashtu si njëherë,
Dhëmbin e ke ngulë
Ja, aty, në ferrë.
(Një nga të V-t, të II-it):
(me lutje)
Na lerë të hypim pak!
Në kullë të kalasë!
Ah, ta shohim detin,
Valët si përplasë!
(Një tjetër nga të V-t):
Vetëm pak ta prekim!
Pakëz t’i lajmë sytë!
Këtë etje ta hjekim
Ju keni mrekullitë!
(Një nga të III-t, të II-it):
Mos e lerë, mos,
S’meriton ai.
Deti të bëhet kos,
S’ngopet bark i tij!
35
36. (Një nga të IV-t, të II-it):
Mos gabohesh prapë
Që të të mashtrojë!
Ajo dhelpër plakë
Të futë krejt në gojë.
(Një nga të V-t, të gjithëve):
Ç’ përziheni ju!
Është punë e ime!
Shporruni prej ketu!
Se ju bëj thërrime!
(Gurët e III-të):
Pa hë, pa hë nis!
(Gurët e IV-t):
Hë, n’guxofsh, s’ta mba!
(Gurët e VI-të):
More turinj pis!
(Të gjithë):
More tra la la!
(Gurët e III-të):
Ne të bëjmë pluhur!
36
37. (Gurët e IV-t):
Ne të bëjmë hi!
(Gurët e VI-të):
Këta duhet lidhur!
(Të gjithë):
T’i fusim n’kuvli!
(Gurët e I-rë, të gjithëve):
Mjaftni! Mjaftni më!
Na shurdhuat veshët!
Ç’është gjithë ky zë!
Shikoni qafëleshët!
(Një nga gurët e I-rë):
Ç’është këtu, pazar?
E dini ju ku jeni!,
E, more zuzarë!
Llafet shpejt t’i leni!
(Të gjithë gurët e I-rë):
Është kala e jonë
Kjo, ç’dërdëllisni!
Ne kemi qenë gjithmonë
Dhe jemi të një fisi!
37
38. (Kapen krah për krah me të II-t)
(Një nga gurët e I-rë):
Ju të gjithë, zotërinj,
T’ardhur jeni këtu!
Prandaj tërë faji,
Qëndron përmbi ju!
(Tjetri gur i II-të):
E, si keni ardhur,
E dini këtë vetë.
Me hekur e me zjarr!
Kudo e bëtë shkretë!
(Tjetri):
Dhe ne ju duruam
‘dhe pse ishit shumë!
Sado u munduat,
Dot s’na vutë në gjumë!
(Tjetri):
Shkelët ju dhe tjerë.
Shkelët pa mëshirë.
Po të gjithë janë terë.
Që të gjithë janë shkrirë.
(Tjetri):
Veç ne kemi mbetur
Siç ishim gjithmonë,
Dhe nuk jemi hequr
38
39. Nga kala e jonë.
(Tjetri):
Ju na përvëluat,
Na pretë, ju, na vratë!
Fëmijët në djep na i shpuat!
Pleqtë, vajzat, gratë!
(Tjetri):
Po s’na zhdukët dot,
Siç zhdukët të tjerë.
Këtu jemi sot
Dhe do të jemi përherë!
(Pas pak, tjetri):
Ne s’ju themi prapë
Nga erdhët, të veni!
Jemi demokratë,
Zemrën det e kemi!
(Tjetri):
Po deshët me ne
N’barazi të rroni,
Një diell të na nxeh,
Ja pra, urdhëroni!
(Tjetri):
Ju me punën tuaj,
Ne me djersën tonë.
Mos na vjen i huaji
Ashtu si gjithmonë!
39
40. (tjetri):
Po, ama, secili,
Zot në shtëpi të vet!
Të mos e zë trishtimi
Po i lirë te jetë!
(Një nga gurët e III-të):
Ne kështu pajtohemi!
Kështu do të jetë mirë!
Për të këqijat, pendohemi,
Pranojmë me dëshirë!
(Gurët e IV-të):
Dhe ne kërkojmë falje
Me tërë qenien tonë!
Ne nuk duam ndarje,
Fati na bashkon.
(Një nga gurët e VI-të):
Kemi bërë gabim!
Sa gabim të madh!
Prandaj, kërkojmë falje
Nga të gjithë me radhë!
Veç, nga ju, vendas,
Që ju bëmë zullum.
Jemi për të plas’,
Kërkojmë falje shumë.
40
41. (Tjetri):
Nëse na pranoni
Bashkë me ju të rrojmë,
Ashtu, si të thoni,
Ne nuk kundërshtojmë.
(Një nga gurët e V-të):
Po ne? Ç’presim ne?
Pse nuk kërkojmë ndjesë?
(Që të tre):
Po, po, që të tre,
Na falni o njerëz!
(Njëri nga gurët e V-të):
Ah, se ç’kemi bërë!
Kalasë kur i erdhëm
Mali të tërë
Si bishat iu derdhëm!
(Tjetri):
Kemi qenë mizorë!
Ah, kjo kokë, kjo kokë!
Jemi bërë horr
Kur shkelëm këtë tokë.
(Tjetri):
Nëse më lejoni
Tok me ju të rrojmë,
Dhe ne, si të thoni,
Nuk do t’kundërshtojmë.
41
42. (Gurët e I-rë dhe të II-të):
Jo, ne nuk duam!
Të rrojmë tok me ju!
Që tani do ndahemi,
Sot e këtu!
Nuk ju zëmë besë!
Se dhelpra e ujqër jeni!
Prandaj, mos kini shpresë,
Dhe në dreq të veni!
(kapen krah për krahu dhe dalin)
(Perdja)
1992
Kjo pjesë skenike mori çmimin e tretë në konkursin
e revistës „Gëzimi“ – Shkup.
42
44. OPINGAT DHE ÇIZMET
VETAT:
Ciceroni
Opinga ilire I, II, III.
Opinga arbëreshe I, II, III.
Opinga shqiptare I, II, III.
Çizmja romake
Çizmja osmane
Çizmja serbe
CICERONI:
Te Pallati i Madh
Me kënde e kthina shumë,
Shkojnë njerëz me radhë
E futen si lumë.
Do të hyjmë sot
Dhe ne në këtë muze
Tok me tërë atë botë
Të shikojmë atje.
Ka aty në kthina
Të ndryshme trofe,
Në luftë me armiqtë
Janë zënë pre.
44
45. Ka dhe eksponate
Nga të parët tanë
Armë e veshmbathje
Që, kur u vranë, i lanë.
Po ne që të gjitha
Nuk i shohim sot.
Duhen orë me qindra
Për t’i parë plot.
Do ndalemi te Opingat,
Te çizmet qafëgjata
Që rrijnë në vitrinat
Pranë mureve të lashta.
Pa të vëmë vesh,
T’i dëgjojmë se ç’kanë!
Ato zihen shpesh
Vetëm kur janë.
Ja, dëgjohen zërat
Gjer këtu, n’platé.
Zërat vijnë prej brenda.
Vijnë prej atje!
Tani le ta hapim
Derën me ngadalë.
Si duket, mund t’i kapim
Tek janë zënë me fjalë.
45
46. (Hapet perdja)
OPINGA ILIRE:
Si the ti, si the?
Na ke qenë romake?
Tani me thuaj ç’je!
Tani, moj torrollake!
ÇIZMJA ROMAKE:
Eh, si isha atëherë!
Në botë më e para!
S’kish si unë të tjerë,
Askush s’më dilte para!
OPINGA ILIRE I:
Ah, s’na shkelje ti,
Mos ishte tradhëtia!
Kur Dhimitrin e zi
E hëngri lakmia!
OPINGA ILIRE II:
Na shkele, vërtet,
Siç shkel gjarpri barin.
Kushedi sa vjet
Me thundër shtype malin.
OPINGA ILIRE III:
Por ne nuk u zhdukëm,
Siç zhduke të tjerë.
Shumë beteja humbëm
Po luftën asnjëherë.
46
47. OPINGA ILIRE I:
Dhe pas njëmijë vjetësh
U dukëm përmbi tokë,
Atje maje bjeshkësh
Me shallet në kokë.
OPINGA ILIRE II:
Ndaj dhe na kanë prurë,
Na kanë vënë këtu.
Qëndruam si gurë.
Fituam mbi ju.
OPINGA ILIRE III:
Shih ti si je bërë!
Me qafën lakuar!
Perandori e tërë,
Ku ke përfunduar!
OPINGA ILIRE I:
Të kanë vënë të të shohin
Njerëzit me mëri.
Por, s’do mund të të njohin
Në këtë katandi!
ÇIZMJA ROMAKE:
Vërtet, si jam bërë!
O, mo zot më keq!
N’muze më kanë vënë
Të dukem për dreq!
47
48. S’ dua të rri këtu!
T’më shohin përditë!
S’kam unë punë me ju!
S’dua t’ju shoh sytë!
OPINGA ILIRE I:
Jo, këtu do rrish,
Aty ku të kanë vënë!
Si dijte atëherë të vish,
Të na shkelje me këmbë!?
OPINGA ILIRE II:
E mba mend si ishe?
Tërë e krekosur!
Dhëmbë e thonj kishe
Botën për ta sosur!
OPINGA ILIRE III:
Tani rri këtu,
Ku do rrish përherë!
Se mendja për këtë
S’të shkoi asnjëherë!
CICERONI:
Po ju? Nga ju kemi?
Do të na thoni vetë?
Këtu prej kur jeni?
Keni më shumë vjet?
(Heshtje)
48
49. OPINGA ARBËRESHE I:
Kanë, si nuk kanë!
Këtë e dijmë ne!
Ka shumë kohë që janë
Këtu në muze.
OPINGA ARBËRESHE II:
Por, nuk flasin dot.
Sepse kanë turp.
E kishin një të zot.
Pashain e madh turk.
OPINGA ARBËRESHE III:
Dhe erdhën atëherë.
O, se si na erdhën!
Me këmbë për të na shkel’
Si bisha na u derdhën!
OPINGA ARBËRESHE I:
Deshën të na hanë!
Krejt të na gëlltitin!
Po ne asht iu bëmë,
E u mbetëm në fyt!
OPINGA ARBËRESHE II:
Kishim Skënderbeun
Ne që na printe.
Nën këmbë u dridhej dheu
Përreth kur u vinte.
49
50. ÇIZMJA OSMANE:
Mos na e përmendni!
Amani, rixha!
Se një javë të tërë
Syri gjumë nuk ka!
OPINGA ARBËRESHE I:
Si një mur i madh
Ju doli në Ballkan.
Ne na bëri gardh,
Për të shtrenjtin vatan.
OPINGA ARBËRESHE II:
Nëpër gryka malesh
Tek ngriheshin kalatë,
Kudo midis zjarresh
Ju patkonjtë i latë.
OPINGA ARBËRESHE III:
Të kujtohet ty
I yti pasha?
Atje, te një vijë,
Kur iku e të la?
ÇIZMJA OSMANE:
Po unë s’pata faj!
Pse më prunë këtu?
O, më vjen të qaj!
Si do rri kështu?
50
51. OPINGA ARBËRESHE I:
Po hë, se nuk je vetëm!
Ke dhe shoqe plot!
Këtu tërë jetën
Do të rrini tok!
Mund të bisedoni,
Mund t’i qani hallet.
Mund dhe t’i qortoni
Mbretërit, pashallarët.
ÇIZMJA OSMANE:
Jo, më mirë të vdesim!
Siç vdiqën ata.
E më të mos presim
Të tilla hata!
OPINGA ARBËRESHE I:
S’keni pse të vdisni,
Të mbusheni dëshprim.
Ju te njera tjetra
Do gjeni ngushëllim.
Ja ku janë gjermanet
Me kryqin e thyer,
Andej italianet
Gryka e qafë zbërthyer!
Këtu janë romaket,
Bizantinet dy,
Serbet, austriaket,
Ish perandoritë!
51
52. OPINGA ARBËRESHE II:
(publikut)
Ish perandoritë,
Me emër, me nam!
Ja ku janë tani,
Vendin ku e kanë!
Këtu në muze
Ato do të rrinë,
T’i shikojmë ne
Në kohërat që vijnë.
OPINGA ARBËRESHE III:
Në kohërat që vijnë
Do hyjnë gjeneratat,
Të mësojnë për historinë,
Për kordhat, për shpatat.
Si ranë përmbi ta
Me vrull e me zjarr,
Si ikën ata
Me bishtin ndër shalë!
OPINGAT ARBËRESHE I, II, III:
Si ngadhnjyem ne
Opinga të çjerra
Si erdhëm në muze
Nga kohë të tjera.
Kur ishim të bashkuar,
Kur ishim si një tra
Në një kohë të shkuar,
N’epokat e mëdha!
52
53. CICERONI:
Pa t’i shohim pak
Këto që janë këtu!
Me qafën lak,
Pse na rrinë kështu?
E, moj, do na thoni,
Pse rrini kokëvarë?
Ngrenie dhe shikoni!
Ou, jeni duke qarë!
Apo ju rëndon
Mendimi mbi kokë,
Pse përgjithmonë
S’e shkelët këtë tokë!
Dhe, vërtet, ç’ju desh
Të shkelnit tokë të huaj?
Apo s’ju mjaftonte
Gjithë ai vend i juaj?!
Kthehuni këndej!
Kthehuni t’ju shohin!
Ja, ata andej,
Duan që t’ju njohin!
Hë, nuk flisni, jo?
Nuk i ngreni sytë?
Pa shih, pa shih këto,
Janë lidhur në fyt!
53
54. OPINGA SHQIPTARE:
Janë nga Karpatet!
Ato i njohim ne!
Madje shumë më parë
Se që janë në muze.
OPINGA SHQIPTARE II:
Vinin me lëkura
Të parët e tyre,
Sepse egërsira
Ishin prej natyre.
OPINGA SHQIPTARE III:
Kur ne mprehnim qetë,
Kur lëronim tokën,
Ata s’dinin as vetë
Ku ta fusnin kokën.
OPINGA SHQIPTARE I:
Por dhelprat ngadalë
Na hynë në mes.
Ne ishim të përçarë
Me kokën në thes.
OPINGA SHQIPTARE II:
Sava e Danubi
Ku rrjedhën e kanë
Atje ishin tokat
E të parëve tanë.
54
55. OPINGA SHQIPTARE III:
Këta na i morën
Pak e nga pak.
Përherë na e hodhën
Dhe na vunë në lak.
OPINGA SHQIPTARE I:
Kur çizmja osmane
Ishte e sëmurë,
Këta prej çdo ane
Mbi ne janë vërsul’.
OPINGA SHQIPTARE II:
Për këtë tokë të pakë
Që na kishte mbetur
Sytë u nxirrnin gjak
Me kralë e me mbretër!
OPINGA SHQIPTARE III:
Dhe u ngritëm ne,
Siç ngriheshim gjithmonë
Të vdesim atje
Ku ishte nderi jonë.
OPINGA SHQIPTARE I:
Fqinje me tradhëti,
Fqinje e pa besë!
Ç’na ke bërë ti
Për faqe të zezë!
55
56. ÇIZMJA SERBE:
Ç’ju kam bërë unë!
Aman, pse më ngarkoni!
Pastaj, këtë punë
Është mirë ta harroni!
OPINGA SHQIPTARE I:
Nuk harrohet dot!
Jo, jo, nuk harrohet!
Që atëherë e sot
Urrejtja po shtohet.
OPINGA SHQIPTARE II:
Si mund të harrohen
Fshatra të tërë,
Kur digjen, shkrumohen,
Hi e pluhur bërë?
OPINGA SHQIPTARE III:
Si mund të harrohen
Pleqtë, plakat, gratë,
Kur s’mundeshin të mbrohen
E ju na i vratë!
OPINGA SHQIPTARE I:
Si mund të harrohen
Zërat e fëmijëve,
Kur të gjallë përshkohen
Nga flakët e shtëpive?
56
57. OPINGAT SHQIPTARE I, II, III:
(publikut)
Jo, jo, nuk harrohen1
Nuk harrohen dot!
Kështu po lavdrohen
Të na bëjnë dhe sot!
Nuk do të lejojmë
T’na bëjnë si më parë!
Dhe ne do t’i m’shojmë
Zjarrit me zjarr!
Zjarrit me zjarr!
Hurit me hu!
Liria sa më parë
Të vijë dhe këtu!
(perdja)
1996.
57
59. KASOLLJA E MADHE
Pamje pylli. Në sfond (ose në një dru)
të duket shkrimi:
THIRRJE
MUND TË VIJË KUSH TË DOJË
KËTË THIRRJE TA LEXOJË.
TË GJITHA SHTAZËT MBI KËTË TOKË
PREJ SOT DO JENË MIQ DHE SHOKË.
QË TA LIDHIM KËTË MIQËSI
BASHKË DO NGREJMË NJË SHTËPI.
SIKUR NJERËZIT NË QYTET
GJITHËSECILI NË DHOMË TË VET.
PAS NJË JAVE NË KËTË VEND
DO TË VIJMË TË MBAJMË KUVEND
DHELPRA (vetëm), pasi endet disa herë, publikut:
Oh, më falni, ju lutem,
Që po bredh kështu!
Desha t’ju pyes:
Kaloi dikush këtu?
59
60. (…)
Kam një sihariq!
Një lajm shumë të madh!
Dua t’i lajmëroj
Që të gjithë me radhë!
Ç’lajm i gëzuar,
Është, të dini ju!
I madh e i vogël
Do vinin këtu!
Por, ja, ç’ e do!
S’po kalon askush!
Pa dale, dale të shoh!
Po vjen dikush!
(shikon me dorën vënë si strehë)
LEPURUSHI (duke hyrë):
-Mirëdita, zonja dhelpër!
DHELPRA (krahapur):
-Mirëdita, lepurush!
Ku më je, o mik i vjetër!
S’po të shoh më në fushë?
Ee, dhe ti, tërë jetën
E çove në ferrë!
Po dil, më, të shkretën,
Dil i lirë njëherë!
60
61. LEPURUSHI:
– Si të dal, moj dhelpër!
E di dhe ti vetë!
Që të gjithë më presin
Me dhëmbët e mprehtë!
Fshehtas ndonjë lakër,
E ha, herë pas herë.
Me sytë e veshët katër
Prapë futem në ferrë.
DHELPRA:
-E pra, prej tani,
mos u frikëso fare!
Se ka dalë i ri
Një lajm në këto male!
LEPURUSHI(I habitur):
-Po hë, çka ngjarë?!
Pa m’thuaj, aman!
U tha se diç kanë parë,
Po s’e di tamam.
DHELPRA:
-Ja, lexo atje!
Në di të lexosh!
E ka shkruar dje
Qukapiku larosh!
61
62. LEPURUSHI (pasi e lexon):
-Obobooo, se ç’sihariq!
Kjo s’është parë as s’është dëgjuar!
Të gjitha shtazët të jenë miq,
Vërtet qenka për t’u gëzuar!
DHELPRA:
Dhe shiko, ti, lepurush!
Sa më shpejtë të vraposh!
Dhe në mal, dhe në fushë,
Këtë lajm kudo ta çosh!
Pa prit, pa prit pak!
Andej po vjen dikush!
Ja, nuk janë dhe aq larg,
Një dren e një drenushë!
DRENUSHA:
-Mirëdita, lepurush!
DHELPRA:
-Mirëdita, oj drenushë!
Nga vini e nga shkoni?
Ndaluni këtu, shikoni!
(bën me dorë kah shkrimi)
(Ndërsa lexojnë, këta të dy flasin me gjeste)
DRENI:
-Ç’është kjo, mor të uruar!
As s’është parë, as s’është dëgjuar!
Po këto?Ç’janë këtu?
E dini ju?
(tregon me dorë gjurmët në fund të shkrimit)
62
63. -Është firma, sigurisht!
E vënë me dorë e me gisht!
Shputa e ariut mbret!
Dhe e ujkut vetë!
(kafshojnë duart)
-Dhe shiko, ngado të shkoni,
Që të gjithë t’i lajmëroni!
PAMJA E DYTË
LEPURUSHI (pasi hyn) Publikut:
-Jo, jo, o të dashur,
Unë nuk vete dot!
Sepse kurrë s’ka pasur
Drejtësi në këtë botë!
Mirë jam unë në ferrë!
O, sa mirë që jam!
Të gjitha rrugët çelë,
Për të ikur i kam!
(fshehet)
(hyjnë duke biseduar Dreni, Drenusha,
Ketrushi, dy dhi të egra, Suta etj)
DHIA E PARË:
-S’na duhet neve dhomë!
S’na duhet as shtëpi!
Kur kemi shkrepat tonë
Lart, në malësi.
63
64. DRENUSHA:
Mund të bëhet mik
Ujku qimezi?
Pa le kur të hyjmë
Bashkë në një shtëpi!
Na grin, na bën copë!
Me dhëmbët si thikë!
Ai s’bëhet shok.
Është aq i lig!
DHIA E DYTË:
-Jetohet me ariun,
Me gjithë atë gojë që ka?
Po me gjarprin, me thiun?
Jo, nuk vete pra!
KETRUSHI:
-As mua s’më duhet
Të jetoj me ta!
Janë të pagdhendur!
Të egër sa s’ka!
Mirë e kam çerdhen
Atje, në një dru.
Si ta lë degën
E të vij këtu?
DRENI (Sutës):
Po ti, motër Sutë?
S’na thua një fjalë?
Me atë zë të butë
S’po bëhesh e gjallë!
64
65. SUTA:
-Unë them, o të dashur,
Që kjo është një çark!*
T’i bëjmë sytë katër,
E t’rrijmë sa më larg!
DRERI:
Ashtu dhe unë them,
Këtu mos vijmë fare!
Më mirë të rrijmë atje
Të lirë nëpër male.
(dalin)
PAMJA E TRETË
DHELPRA (duke kaluar):
(publikut)
-Unë do të vete!
E pse të mos vete!
Ujkun e Ariun
Do t’i bëj për vete!
Pastaj ndonjë zogëz
Do m’vijë në katua!
Aty nëpër dhomëz,
Lum e lum për mua!
(del)
65
66. GJARPRI:
Unë do t’shkoj patjetër
E të zë një dhomë.
Me ata miq të vjetër
Bashkë të jem gjithmonë.
Jo si këtu iriqi
Që s’më le rehat!
Me ato ferra frikën
Ma ka shti në bark!
(del)
IRIQI:
-Jam në dy mendje,
Unë, iriq ferrëgjati.
Po sikur të vete
Të shoh si shkon sahati?
Këtij gjarpërziut
Që po shkon me gaz,
Dhe në vrimë të miut
Do t’i vete pas!
(del)
UJKU (duke hyrë):
-Oh, ç’më bën zemra!
Të lumtë, o ari!
Ku të vajti mendja
Te kjo mrekulli!
66
67. Të vrapoj pas drerit
Më s’do kem nevojë!
Aty në shtëpi
E kam drejt në gojë!
(del)
ARIU (duke hyrë):
Auuuu, auuu, auuuu,
Unë jam ariuuuuu!
Mezi që e pres,
Atë ditë, për besë!
Të shoh si do vijnë
Dreri edhe Suta!
Drenusha me dhinë,
Me ato kofshë të buta!
E do vë kokën
Mu te qafë e tyre!
Aq i mirë jam
Unë prej natyre!
Ah, mos m’dëgjojnë!
Se muri ka veshë!
S’duhet të hapur gojë
Para se t’i keshë.
67
68. PAMJA E KATËRT
(Para kasolles, të ulur e të shtrirë, janë ariu,
ujku, dhelpra, iriqi, gjarpri, derri).
ARIU (I shqetësuar, dhelprës):
- Ku janë të tjerët!
Përse nuk vijnë?
O mos është herët,
O vendin s’e dinë!
DHELPRA:
-Do të vijnë, o ari,
Do të vijnë patjetër!
Si një e një që bëjnë dy!
Ata s’kanë rrugë tjetër!
UJKU (dhelprës)
-Ti i ke njoftuar,
Me thirrjen e shkruar?
DHELPRA:
-Një javë të tërë
Këtë punë kam bërë!
GJARPRI:
-Mos u shqetësoni, zotërinj,
Domosdo do vijnë!
68
69. ARIU:
-Ti hesht aty
Dhe mos u përzi!
Shiko, u bë dreka,
E unë pa ngrënë mbeta!
UJKU:
-Edhe unë pa gjë në bark,
qe një javë, jam bërë lak!
DHELPRA (duke shikuar me dorë vënë si strehë:
-Ja, po shoh diçka atje!
Ah, jo, jo, iku tutje! (pas pak):
Ejani, po duket prapë!
Ah, i poshtri, ja dha me vrap!
ARIU:
-Dëgjo ti, kunadhja plakë!
Do të të shti të gjallë në bark!
(e kapë për fyti)
UJKU:
-Dëgjo, ortak, kjo s’ka faj!
Do ta shohim këtë pastaj!
IRIQI:
-Ngadalë, zotërinj, më ngadalë!
Kjo punë duhet parë!
Si mendoni or tralalala,
Ata janë aq budalla?
69
70. T’u vijnë juve drejt në gojë?
Unë këtë s’mund ta kuptoj!
(I vërsulen po s’mund t’i afrohen
prej ferrave)
GJARPRI:
-Dëgjo ti, iriq ferrëgjati!
Mos të vjen inati?
Shkurto gjuhë e mbylli dhëmbët
Se të bëj lëmsh me këmbët!
IRIQI:
-E mor gjarpër, kokëzi,
Po ku i ke këmbët ti?
ARIU:
-Hajde heshtni, ju të dy,
Mos ju bëj të dyve hi!
Pa më thoni, do të vijnë,
Dreri, Suta me gjithë dhinë?
DHELPRA:
-Do të vijnë, si s’do vijnë!
Se n’shtëpi të re do hyjnë!
Po pritni, duroni pak,
Dhe pse jeni bërë lak!
As dhe mua nuk më erdhi
Asnjë shpezë,
Asnjë thëllëzë, asnjë këndez!
70
71. KETRUSHI (Nga magnetofoni):
-Pritni, pritni o të marrë!
do t’i del gomarit bar!
Ju vërtet po besoni
Se do mund t’i mashtroni.
Kot e keni, or satrapë!
Po, nga erdhët, kthehuni prapë!
UJKU: (I zemruar)
-Po ç’na bëre moj kunadhe,
me gjithë këtë rrenë të madhe!
Tani shtriu të të ha!
Se barku gjer në fund më ra!
Ah, moj, ç’na bëre ti!
Qe një javë pa ngrënë të rri!
(Ariu me forcë e prish kasollen dhe i vërsulet dhelprës.
Poashtu edhe ujku.
Pas disa kacafytjeve kjo u shpëton dhe u ikë. Ikin edhe të
tjerët duke i lënë ata në luftim e sipër.). (mbyllet perdja).
1996
71
73. GRETHI DHE BLETËT
Marrin pjesë: GRETHI dhe BLETËT
I, II, III, IV, V, etj. Një nxënës e thotë
PROLOGUN ndërsa pak më tej ndo-
dhet GRETHI. Pjesa mund të shfaqet
edhe në klasë, para prindërve.
PROLOGU:
Një mëngjez kur dielli
Ndriste mbi kodrinë
Ishte hapur qielli
Më tërë kaltërsinë.
Dhe binin rreze ari
Të bardha e të ngrohta,
Kokën ngrinte bari,
Zgjohej e tërë bota.
Bletët një nga një
Me vesë lanin faqet,
Ashtu, pa bërë zë,
Shpirti të të kënaqet.
Se do shkonin larg,
Larg në fushë e mal,
73
74. Tutje rreth e qark
Për të mbledh’ nektar.
Por, seç u ndodhi
Atë ditë në të dalë
Sa shumë që i lodhi
Një greth hundëmadh.
Rrugën kishte zënë
Krahë e këmbë hapur
Mendjen e kish vënë
Ndonjë për ta kapur!
-Po ky, ç'do jetë,
Që ka ardhë këtu?
Pse rri kështu vetë?
Mos e dini ju?
Ika, s’e shoh dot!
Kushedi se ç’pret!
S’ka ardhur këtu kot!
Duket si kokëshkretë!
Që është faqezi,
Shihet që nga larg,
Në brirë, në turinj,
Si një derr në çark!
Por, le ta lëmë
Të na tregojë vetë.
Ka për të na e thënë
Fare pa e pyet’.(del)
74
75. (hyn BLETA e I, me vrap)
GRETHI: (I del përpara):
-Oj, kush je ti!
Ndalu, pse vrapon!
Qëndro, qëndro aty!
Më thuaj ku po shkon!
BLETA I (ndalet e habitur):
-Unë?Unë jam bleta!
Me këmbë e krahë të lehta!(i luan krahët)
Po ti s’më ke parë,
Ndonjëherë më parë?
Po shkoj të punoj
Në fusha, në male!
Atje do fluturoj
Mbi lule, livadhe!
(niset)
GRETHI:
-Ndalu, pak, mos ikë!
Nja dy fjalë i kam!
S’ duhet të keshë frikë.
Unë grethi jam!
BLETA:
-Grethi?! Ç’kërkon këtu ti?
Nuk qenke në gjumë?
Hajde, o derëzi,
Shko njëherë në punë!
75
76. GRETHI:
-Po ndalu, moj bletë!
Ndalu, ku do shkosh!
Unë them dhe ti vetë
Më të mos punosh!
Je lodhur aq shumë
Për t’i mbush’ kosheret
Dhe mjaltin si lumë
Ta hanë të tjerët!
BLETA:
-E hanë? Le ta hanë!
Dhe u bëftë mirë!
Unë për këtë jam!
Pse, ty s’të vjen mirë?
(del)
GRETHI (publikut):
-Sa e marrë që është!
Punon për të tjerë!
Kokën e ka me kashtë.
I ka marrë erë!
(hyn bleta e dytë)
-E moj, ku po ngutesh!
Ndalu këtu pak!
Ku mendon të futesh
Me gjithë këtë vrap!
76
77. BLETA e II-të:
-E pe nga fluturoi
një motër imja bletë?
Ku vajti, nga shkoi?
Athua ku do jetë!
GRETHI:
-Jo, s’ka kaluar!
Këndej s’e kam parë!
Po ti ç’je hutuar?
Ndalu, më ngadalë!
BLETA:
-Ua! Ti grethi je!
Çfarë po bën këtu?
Ah thumbin që ke,
Tamam si një hu.
GRETHI:
-Po dale, moj bletë,
Dale, më, ç’më thua!
Mos u bëj e sertë.
Unë ty të dua!
BLETA:
-Ua, ç’më thua!
O greth kokëshkretë!
Por ty, pa punuar,
Askush s’të merr në jetë!
(E sheh të parën dhe i bën me dorë)
(del)
(hyn bleta e III, me vrap)
77
78. GRETHI:
-Mirëmëngjesi, bletë!
Ku ngutesh aq shumë?
Ndalu, se jam vetë.
Do shkojmë bashkë në punë?
BLETA:
-Si?! Ti në punë?!
Ç’të është kujtuar sot?
Po hajde, mor tutkun,
Hajde, mos rri kot!
GRETHI (duke e kapur për krahu):
-E di çka, bletë?
Do shkojmë në këtë anë!
Janë lulet si det,
Sa të bukura janë!
BLETA:
-Jo, jo, s’vij andej!
Shoqet i kam atje!
Në daç eja këndej,
Mos daç, rri ku je!
GRETHI:
-E di çka, bletë,
ato ty s’të duan!
I dëgjova vetë
Mbrëmë kur biseduan!
78
79. BLETA (kthehet me dyshim):
-Urrejtjen s’e besoj!
S’ka në mesin tonë!
Po më lerë të shkoj
Se kam mbetur vonë!
GRETHI:
-Le po ti s’e di!
Se ç’thonin ato!
Të kishin zili
Në punë e kudo!
BLETA (duke u prapësuar):
-Ua, kush qenke ti!
Tani unë të shoh!
E, more gojëzi,
Të njoh, unë, të njoh!
(largohet)
GRETHI (me lutje):
-Po dale, mos ikë!
Unë s’të thashë gjë!
Pse je kaq e ligë,
S’e pata për gjë!
(publikut):
-Eh, këto bletët ç’janë!
Fare s’ta vënë veshin!
Çfarë zemër që kanë,
As s’të përshëndesin!
79
80. (Hyn bleta e IV) Grethi i del për-
para dhe me të keq:
-E moj, ti, ku vete!
Ndal aty ku je!
Deri tash ku mbete!
Shoqet ku i ke!
Kthehu nga ke ardhë!
Prap, nga rruga e ime!
Të gjithave me radhë
Do t’u bëj thërrime!
(bleta dredhon rrugën dhe vrapon
për ku është nisur)
-Ah, n’të zënça unë!
N’të zënça, moj e mjerë!
Për të parë punë
S’ke më, asnjëherë!
(hyn BLETA e V) asaj:
-Po ti, ku je nis’!
Ndalo po të them!
Do të të thej n’kurriz!
Se më bëtë helm!
BLETA e V (frikësohet, po e merr veten):
-Oo, zoti greth!
Ju qenkeni, ju!
Po pse jeni zverdh?
Ç’bëni këtu?
80
81. GRETHI (me të butë):
-Ty po të pres,
ty, moj e dashur!
Se, që në mëngjez,
Zemra më ka plasur!
BLETA:
-Po pse?Ç’të duhem unë?
Mos ka ndodhur gjë?
Jam e zënë me punë
Dhe s’mund të rri më.
GRETHI:
-Mirë më, mos e thuaj
dhe ti atë fjalë!
Me atë punën tuaj
Këtu më keni dalë!
(tregon me gisht majen e kokës)
BLETA:
-Po hë, pra, ç’kemi?
Do të vish me mua?
Fushave të vemi
Dhe prapë kthejmë në zgjua.
(e kap për krahu)
GRETHI:
-Po, por jo andej!
Do shkojmë në këtë anë!
Se lulet këndej
Më shumë erë kanë!
(bën me gisht prapa)
81
82. Pastaj, ç’të duhet nektari
Ta mbledhësh për të tjerë!
Aty, midis bari,
Dua të rrimë njëherë!
BLETA:
-Ç’thua, o greth,
Kush mos na dëgjojë!
Shiko pak përreth
Dhe mbaje pak atë gojë!
GRETHI:
-Dëgjo, ti bleta ime,
Shoqet nuk të donin!
Ishin gjithë hidhërime
Rrugës kur kalonin.
BLETA:
-Si the, ti, si the?
Shoqet me kanë sharë?!
Po ti, ku i pe?
(publikut):
-Po, po ka të ngjarë!
Jam vonuar sot.
Jam vonuar shumë.
Është fare e kotë
Të bësh tepër gjumë.
GRETHI;
-Jo, moj, për atë!
Po për diçka tjetër.
Pse je më e aftë!
Pse punon më tepër!
82
83. Dhe e di se ç’thonin?
Të të lënë vetëm!
N’mëngjez mos të të zgjonin
Madje tërë jetën.
(Bleta ecën së prapthi dhe ia mbathë)
(Hyjnë bletë të tjera, mundohet t’i kapë, pori i ikin. Një të
fundit e zë dhe e tërhjekë nga fundi i skenës. Ajo bërtet:
Ndihmë! Ndihmë!Hyjnë bletët I, II, III,…të gjitha. Vënë vesh)
BLETA e I:-Dëgjuat një zë?
BLETA II:-Po, moj, si s’dëgjuam!
BLETA III:-Jo, jo, nuk ka gjë!
BLETA IV:-Po, po, shumë mirë dëgjuam!
(Të gjitha bëjnë andej nga dëgjohet
larg “Ndihmë, ndihmë!”
BLETA I:
-Ndaluni, ndaluni!
Ejani këndej, kapuni!
Do ta zëmë me dorë!
Do ta zëmë atë horr!
Vërsulen të gjitha me zuuuuuuuu,
Zuuuuuuuu, dhe e sjellin në skenë.
Ai ecën së prapthi. E futin në mes.
BLETA I:
-E more zuzar!
S’ke se ku të shkosh!
Sot ke për të parë
Ku do përfundosh!
83
84. BLETA II: -Ti je parazit!
BLETA III: -Ti s’bën asnjë punë!
BLETA IV: -Ne s’e kemi dijt’,
Na qenke dhe spiun!
BLETA I: -Deshe t’na përçash!
BLETA II: -Të na fusësh pykën!
BLETA III: -E, more kokëtrashë,
S’ta kemi më frikën!
BLETA IV: -O do kthesh së mbari,
Të punosh si ne,
O nën plis bari
Ti vendin e ke!
BLETA I:
-Dëgjon se ç’të thonë?
Hapi veshët mirë! (e kapë për veshi)
Në tërë lagjen tonë
Faqen na e ke nxirrë!
BLETA II:
-Punën që bën ti
E bën veç i ligu!
Me këtë, o thumbzi,
Kënaqet armiku! (ai kundërshton)
BLETA III:
-Qenke dhe kokëfortë!
Qenke një kokëderr!
Kot, e ke, kot!
Do të shkosh në terr!
84
85. Të gjitha BLETËT (publikut):
-Për kokat si ky
nuk ka vend tjetër!
Atje, në kuvli,
Do futen patjetër!
(Largohen tutje) Mbyllet perdja.
1996
Kjo pjesë skenike fitoi çmimin e parë
në konkursin letrar në gazetën “FLAKA” të Shkupit.,
1998.
85
86. PENDËZESTË
DHE
P ËL L U M B A T
Marrin pjesë: KORBI, GALA,
SORRA, STËRQOKU (Të veshur me të zeza)
dhe PËLLUMBAT I, II, III, etj.
(të veshur me të bardha).
KORBI (duke hyrë):
- Krra! Krra! Krra! Krra!
Sikur unë askund nuk ka! (rreh gjoks)
Jam i vetëm në këtë botë,
Askush para s’më del dot!
GALA: (duke hyrë):
-Ku të kam o Korb, o vëlla!
Më merr dhe mua, pra!
Dua të jem me ty tok,
Edhe në qiell, edhe në tokë!
(Kapen dhe bëjnë të dalin)
STËRQOKU (duke hyrë):
-Ndaluni, o ju të dy!
Se dhe unë dua të vij!
Dua të vij bashkë me ju,
Vetëm s’mund të rri këtu!
(u bashkangjitet dhe bëjnë të dalin)
86
87. SORRA (duke hyrë):
-Stërqok, më prit, më prit, të lutem!
Të rri vetëm, këtu, tutem!
Ka kohë që ju kërkoj,
Por s’ju shoh, as s’ju takoj!
KORBI: -Eja sorrë, eja pra!
GALA: -Tok të vemi krah për krah!
STËRQOKU: -Dhe në tokë, dhe në hava!
TË GJITHË: -Krra, krra, krra, krra!
(dalin)
PËLLUMBI I (duke hyrë, publikut):
-More, ç’qe një zë?!
Një si krrakëllimë?
Dëgjoni ju gjë?
Ja, andej po vijnë
Po, po, janë ata!
Pendëzestë e zinj!
Që enden va pa va,
Mbi strehë e mbi çati!
S’kanë lënë gjë pa ngrënë,
S’kanë lënë gjë pa prish’,
Në qafë na kanë rënë
Siç të bjen një bishë!
(thërret me fishkëllimë dhe hyjnë
pëllumba (fëmijë) të tjerë)
PËLLUMBI II:
-Hë, vëlla, ç’kemi?
Ç’pate që na thirre?
87
88. Mos deshe përpara
T’u dalim atyre?
PËLLUMBI I:
-Po, po, do t’u dalim!
Madje , sa më parë!
Dhe hovin t’ua ndalim
Se boll na kanë vrarë!
Le të bëhemi gati
Nga të gjitha anët!
Nga qyteti e fshati!
E t’i zëmë katranët!
(derdhen nëpër skenë)
PËLLUMBI I:
-Ndaluni! Mos u ndani!
Gjithë të jemi bashkë!
Ejani këndej, ngani!
T’ i shohim atje jashtë!
(dalin)
(Hyjnë të frksuar: Korbi, Stërqoku, Sorra, Gala)
KORBI: -Shiko, shiko sa janë!
GALA: -Dhe ende po mblidhen!
SORRA: -Si duket, vendosur kanë,
Në grykë të na hidhen!
GALA: -Nga të shkojmë, o korb!
SORRA: -Tani ku të futemi!
STËRQOKU: -Gjallë nuk biem rob!
88
89. GALA: -Më mirë është t’u lutemi!
KORBI:
-Qëndroni këtu,
E mos kini frikë!
Jam unë përmbi ju!
Mos bëni panik!
(Pëllumbat hyjnë nga të gjitha anët
dhe qëndrojnë më larg)
KORBI:
-Nga vini ju, ç’doni!
Kurrë s’ju kemi parë!
Përse na rrethoni,
Mos doni me na vrarë!
PËLLUMBI II:
-Ne ju kemi parë!
O korb, o katran!
Sa herë na keni vrarë
Pa nam e pa nishan!
(U bën me shenjë të tjerëve. I rrethojnë dhe fillon për-
eshja. Ata kundërshtojnë. Ua lidhin duart prapa).
PËLLUMBI III:
-Hë, tani, ç’do bëni!
Ku do shkoni tash!
Ndryshe mend nuk veni
Ju, të liga kafshë!
89
90. GALA(duke qarë):
-S’kemi bërë gjë,
Ne, pse na lidhni?!
Ëëëë,ëëë,ëëë!
Ku do të na hidhni!
PËLLUMBI II:
-Si? Si? S’keni bërë!
Dhe e thua këtë fjalë?
Një jetë të tërë
Shpirtin na e keni marrë!
PËLLUMBI I:
-As zogj e as ve
nuk na latë n’fole!
Ju, o zemërzinj,
Keni bërë kërdi!
SORRA(duke qarë):
-Po ne s’kemi faj!
Ç’na bëni kështu!?
Oo, më vjen të qaj!
Si u bë kështu?
PËLLUMBI II:
-Ja, kështu do bëhet!
Ta keni të qartë!
Ju do zbritni poshtë
E ne do hypim lart!
90
91. -Nisu, ec përpara!
Mbërtheu tutje!
E, moj turinjthara,
S’pranojmë asnjë lutje!
PËLLUMBI III:
-Vendin ju e keni
atje, në kuvli!
Se keni qenë e jeni
Shpirt e pendëlzi!
TË GJITHË (publikut):
-Kështu do mbarojnë
Që të gjithë me radhë,
Ata që s’pranojnë
Të rrojnë me zemër të bardhë!
1996
Kjo pjesë skenike është blerë në
Konkursin letrar, në gazetën “FLAKA”
1998.
91
92. NUMRAT LAVDËRAÇË
(Marrin pjesë 10 fëmijë të cilët në kraharor kanë të varur
numrat 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 0, në karton ose në
steropol. Një fëmijë e thotë prologun dhe mbylljen.
PROLOGU
Të dashur spektatorë,
Nëna, baballarë,
Mësues, edukatorë,
Prindër e arsimtarë.
Dhe ju o fëmijë
Që u rrini në mes,
Të gjithëve me radhë
Unë ju përshëndes!
Domosdo më njihni
Ju, më keni parë.
Jam në këtë shkollë
Që nga klasë e parë!
Dhe e dini pse
Kam dalë unë këtu?
T’ju tregoj një ngjarje,
Ta merrni vesh dhe ju.
92
93. Njëherë, në një klasë,
Numrat kur i mësuan,
Aty, në dërrasë,
Pa fshirë i harruan.
Dhe dolën një pas një
Nxënësit dorë për dore.
Ashtu, pa bërë zë,
Në fund të asaj ore.
Pastaj, o t’uruar,
Pastaj se ç’kishte ngjarë!
Numrat qenë ngatërruar
Dhe ishin zënë me fjalë!
Duke bërë me gjeste,
Me duar e me këmbë,
Prej dërrase poshtë
Të gjithë kishin rënë!
Po një sy i fshehur
Te vrima i kish parë
Si një sy kamere
Ashtu siç ka ngjarë.
Dhe ky grup fëmijësh
Në skenë e ka vënë
Që t'i shohim ne
Ja, ashtu të tërë.
Le t’i shohim pra
Këta artist të vegjël
Ç’kanë bërë që kjo ngjarje
Mos mbetej veç në letër.
(Fund i prologut)
93
94. 1-shi:
-Unë jam i pari!
Çdo kush le ta dijë!
Më quajnë flamurtari
Dhe s’më del njeri!
2-shi:
-Ashtu është, o fqinj!
Ti tamam e ke!
Veç se, pa njeri,
Shumë i vocërr je!
1-shi:
Le të jem i vocërr,
Po, ama, i parë!
Jam si një kokërr
Dhe nuk kam të ndarë.
2-shi
-Po si merr guxim
Të dalësh para meje!
Kur unë jam më trim
Dhe më i madh prej teje!
Jam sa dy herë ti
Me çdo gjë në botë!
Prandaj rri aty,
E mos llafos kot!
94
95. 3-shi:
-Ç’ke që i lavdërohesh,
O dysh hundëkërrutë!
Rri e të turpërohesh
Se unë në xhep ju fut!
4-ra:
Si? Si? Si the ti?
Në xhep i ke të dy?
Ti atyre u thua
Po s’matesh dot me mua!
5-a:
-Më ngadalë, moj zonja katër,
sa shumë gojën që e ke hapur!
A s’më sheh se jam këtu,
Më e madhja nga gjithë ju?
6-ta:
-Më e madhja qenke ti?
Pa rri, moj pesë, rri aty!
Rri aty, mos u krekos!
Se jam 6-ta e të sos!
7-ta:
-E sos, ti, e sos moj gjashtë,
Të mos isha unë shtatë!
E të marr të fus në bark,
Me atë qafën si një hark!
95
96. 8-ta:
-Dhe ti shtatëshe mos u mburr!
Shih si je, e thatë, pa tul!
Unë jam tetëshe, simetrike,
Të gjithë më rrijnë në këmbë prëj frike!
9-ta:
-Mos do dhe mua t’më frikësosh?
Ti me kokë e barkun bosh!
Përmbi mua nuk ka tjetër!
Jam më e madhe dhe më e vjetër!
0-ja:
-Ohoho, moj zonja 9-të,
unë jam shumë më e rëndë!
Dhe pse ju gjë s’më zini,
Gjer këtu nuk më vini!
(prek barkun)
1-shi:
-Si? Si?Ti zero e vogël?
Pa rri se s’je as sa një gogël!
S’ke as hundë, as qafë, as dhëmbë!
Rrumbullake kokë e këmbë!
2-shi:
E ç’peshë na paske moj e mjerë,
Kur je bosh, pa asnjë vlerë!
Një si vijë rreth e qark,
Me atë formën porsi bark!
96
97. 3-shi:
-Hesht ti zero se s’je gjë!
Mos dëgjojmë të flasësh më!
Je një hiç, e zbrazur fare,
E nuk bën as dhe një pare!
4-ra:
-Me çka mburresh kokërrote ti?
Kur s’të do asnjë fëmijë!
Veç pas nesh do të rrish,
Të na bëhesh si një bisht!
0-ja:
-Pikërisht këtu kam vlerë!
Se ju rriti kushedi sa herë!
Prandaj rrini e mos folni,
Kaq shumë të më nënçmoni!
Me të vërtet unë dukem bosh.
Për ju nuk vlej asnjë grosh!
Po kur vihem prapa jush
Gjer më gju s’më vjen askush!
Si do të ishit ju pa mua,
Ndonjëherë keni menduar?
Vetëm shifra shkruar në letër,
Dhe, asgjë tjetër!
Pa veni në kokë gishtin pak,
Do të shihni se kam hak!
Ju kur jeni një nga një
Dhe vetë e dini, s’vleni gjë!
97
98. 1-shi:
-Uaa, po unë bëhem dhjetë!
Më i madhi nga ju krejt!
Eja motër, më rri pranë,
Pa të shohin se ku janë!
2-shi:
-Ti dhjetë po, por unë njëzetë!
More njësh, more i shkretë!
Aty ku je, aty të rrish!
Se unë prapë bëhem dyfish!
3-shi:
-Për kë bëhesh ti dyfish!
Rri ore lavdëraçi dysh!
Unë për ju jam tresh!
Kur kam zeron ju mbaj në vesh!
0-ja:
-Mjaftni, mjaftni me këto dhe ju!
S’bën të ziheni më kështu!
Se ata që ju dëgjojnë
S’munden më t’ju durojnë!
E dini ju se bashkë kur jemi,
Gjithë forcën aty e kemi?
Dhe në mes kur futem unë,
Bëhemi gjithnjë më shumë!
Le të kapemi krah për krah,
Siç kapen motër e vëlla!
Kështu e bëjmë matematikën
Dhe të gjithë t’na e kenë frikën!
98
99. (kapen dorë për dore)
S’ka njeri që na del para,
As në punë e as në gara!
As s’e lëmë krimbin në mes
E të grindemi brenda nesh.
Le t’ia themi këngës së zjarrtë
Këngës sonë që na bashkon
Le të ngrihet zëri lart
Sa më lart në qiellin tonë!
(të gjithë e këndojnë Himnin)
Rreth flamurit të përbashkuar
Me një dëshirë e një qëllim
Të gjith’ atje duk’ u betuar
Të japim besën për shpëtim
Prej lufte veç ai largohet
Që është lindur tradhëtor
Kush është burrë e nuk frikohet
Po vdes, po vdes si një dëshmor.
(MBYLLJA)
Ja kështu, të dashur,
Mbaroi e gjithë zënka
Nga zemra e plasur
Triumfoi kënga!
99
100. Dhe të gjithë e pamë
Se s’ka rrugë tjetër
Të jemi më pranë
Në jetë e në vepër.
Dhe juve spektatorë,
Nëna e baballarë,
Bashkë me këta aktorë
Ju përshëndesim më zjarr.
Mirupafshim tjetër herë,
Më të mirë, më me vlerë!
(Perdja)
1998.
100
102. ZËNKA NË DOLLAP
Marrin pjesë: 8 nxënës që në kraharor kanë të shkruar
ose me steropoll emrat e librave. Njeri e thotë proologun.
(prologu)
Te një dhomë e vogël,
Aty, në dollap,
Librat e një nxënësi
Të vënë mbarë e prap,
Ishin zënë një ditë,
Sa keq ishin zënë,
Dhe ashtu, paprit’,
Poshtë kishin rënë.
Po pse, do thoni ju,
Përse të jenë kapur
Pse kjo zënkë e tyre
Si shumë ishte zgjatur.
- Ç’më keni hipur sipër!
Bërtiste Kimia,
Edhe unë jam libër
Sikur ju të tria!
Kështu kishte nisur
102
103. Një përleshje e gjatë
Sa nuk ishin grisur
Në tërë atë shamatë.
Ashtu siç ka ndodhur,
Ashtu siç ka qenë,
Këta artistë të vegjël
E kanë vënë në skenë.
Le t’i shikojmë pra
Si do t’na e thonë
Se mund të kishte ngja’
Dhe në dhomën tonë.
(mbarim i prologut)
103
104. KIMIA:
Ç’më keni hipur sipër
Mua, që të tria!
Edhe unë jam libër
Me mësimet e mia!
Hiqmuni prej qafe,
Se nuk mund ta mbaj
Gjithë atë trup gjirafe
Dhe këmbët e saj!
BIOLOGJIA:
Rri aty ku je
Moj kimi e mjerë,
Vendin poshtë e ke
Se unë jam me vlerë!
GJEOGRAFIA:
Po, mos isha unë,
Këtu, sipër jush!
Sa për këtë punë
Nuk më vjen askush!
HISTORIA:
Si s’të vjen askush!
Unë për çfarë jam!
Shiko sa jam mbush’
Trupin sa e kam!
104
105. MATEMATIKA:
Po, po, nuk ka fjalë,
I madh je, vërtetë,
Por vetëm llafe
Ke në ato fletë!
HISTORIA:
Po jo si ti, me numra,
X-sa , Y-na!
Po të dalin nga brenda
Do mbushej tërë dhoma!
MATEMATIKA:
Po t’mos ishin numrat
S’do ishe as ti
Me gjithë ato data
Që i ke aty.
GJEOGRAFIA:
Si moj, nuk do ishte?
Nga e di këtë?
Pa rri se e prishe!
Rri se s’di asgjë!
105
106. FIZIKA:
Ajo s’ditka gjë?
Ti nuk di çka flet!
Të gjithë të mblidhemi një
S’bëjmë sa ajo vetë.
HISTORIA:
Mos e rrit aq shumë,
Se s’është krejt ashtu,
Për mua është një shkumë
Që e futë këtu! (në gojë)
FIZIKA:
E fut, po s’e ha dot!
Është e rëndë ajo.
Gjithë nxënësit në botë
Njësoj e mësojnë kudo.
E kam motër unë,
Pa të s’bëj një hap!
Prandaj më këtë punë
Të lutem mos e zgjat!
HISTORIA:
Si moj, mos e zgjas!
Çfarë më thua kështu!
Unë t’mos isha pas
S’do dihej asgjë për ju!
106
107. GJEOGRAFIA:
Tamam e ke dhe ti,
Tamam, e ke qëlluar!
S’do dihej, vërtet, pa ty,
Asgjë e kaluar.
BIOLOGJIA:
Ç’ma lëvdon aq tepër,
Moj gjeografi?
Që është shumë e vjetër
Këtë dhe unë e di.
Po ti ç’na ke bërë
Për vete, na e thuaj!
Sa popujt i ke vënë
Nën këmbë të huaj!
GJEOGRAFIA:
Unë nën këmbë të huaj,
Popujt paskam vënë?!
Jo, moj e uruar,
Kjo mos qoftë e thënë!
Asnjëherë s’kam dashur
Dhe as që tani dua.
Zemra më ka plasur,
Po s’më pyesnin mua.
107
108. BIOLOGJIA:
Sa lumenj ke ndarë,
Sa fusha, sa male,
Sa njerëz kanë qarë
Në gjithë këto ndarje.
HISTORIA:
Pse e akuzon?
Nuk ka faj ajo!
Kufinjtë kur janë vënë
Ishte tjetër kohë.
Të tjerë kanë vendosur
Për sinorin tonë
Kanë nisur e kanë sosur
T’na ndajnë përgjithmonë.
Këtë unë e di
Më shumë se çdo kush tjetër
Tërë kjo histori
Është një plagë e vjetër.
Plagë që kullon gjak
Më shumë se një shekull
E hidhur si farmak
Dhe ashtu ka mbetur.
108
109. BIOLOGJIA:
Kanë ngapak faj
Dhe të parët tanë.
Shumë toka, prandaj,
Nën këmbë të huaj ranë.
Kur vendosej fati
Kur kishte pakëz shpresë
Qyteti e fshati
Ishin me kokë në thes.
S’ishin të bashkuar,
Siç duhej të ishin
Se fatin në duar
Patjetër do ta kishin.
LETËRSIA:
Ashtu është, moj motër,
Ashtu ka qenë, vërtet.
Kjo frymë në çdo votër
S’kishte marrë jetë.
Kishte dhe shkrimtarë
Që stolisnin vargje
Që të gjithë shqiptarët
Të kishin shumë bajraqe.
109
110. MUZIKA:
Kishte dhe këngëtarë
Që ditë e natë këndonin
Njerëzit e përçarë
Në luftë t’i bashkonin.
LETËRSIA:
E vërtetë, motër.
Lahuta me një tel
Ja thonte kodër më kodër
Të dilnin nga ky terr.
Por, ç’e do. Më kot.
Na ndanë që na ndanë.
Që atëherë e sot,
Ja, kështu na lanë…
FIZIKA:
Hë ju, tash, do qani?
Që k’shtu kemi mbetur?
Asgjë nuk do bëni.
Sa u bë një shekull.
Atë që të parët
Nuk e bënë dot,
Le t’mblidhen shqiptarët
Dhe ta bëjnë sot.
110
111. Se vetëm bashkimi
E ka bërë fuqinë
Dhe gjer te çlirimi
Pastaj mund të vijmë.
MUZIKA:
Hej, më ngadalë!
Kujdes me zërin tuaj!
Pas shpine janë ndalë
Librat e gjuhës së huaj!
FIZIKA:
Ou, po si s’i pamë!
Si nuk i vumë re?
Sa të poshtër janë
Dhe prapë i mban ky dhe.
BIOLOGJIA:
S’ka gjë, mos u tutë,
S’e dinë gjuhën tonë,
Përveç nga ata të tutë
Nëse nuk ua thonë.
FIZIKA:
Si? Si? Nga të mijtë?
Mund t’ua thotë dikush?
S’janë dhe aq çilimi
S’besoj ta bëjë kush.
111
112. BIOLOGJIA:
Po, po! Pse habitesh!
Dëgjo çka të them:
Ngado që të vërtitesh
Gjarpinjtë i ke me helm.
Fër, fër, fër, me gjuhë,
Me sy e me veshë,
Sa atje, këtu,
Futen në mes nesh.
LETËRSIA:
Ee, ju ku dolët
Me këtë bisedë
Dhe gjithëçka e morët
Si t’jetë e vërtetë.
Ka, nuk them që s’ka,
Po nuk janë pengesë,
Po të jemi si një tra
E të kemi pak kujdes.
FIZIKA:
Uh, sa i urrej!
Sa i kam meri!
Dot nuk i shikoj
Ata fytyrëzi…
112
113. MUZIKA:
Nuk bën me urrejtje,
As t’i keshë mëri,
Po t’u bëjmë vërejtje
T’mos jenë shpirtzinj.
LETËRSIA:
Ee, s’e kanë dert ata!
Nuk e kanë për gjë!
Gjersa përmbi ta
Nuk ngrihemi me zë!
MUZIKA:
Me zë të bashkuar,
Në kor, me orkestër.
Të gjithë të akorduar.
Ne s’kemi rrugë tjetër!
LETËRSIA:
Ah, sa mirë që flet
Ti muzikë e jonë!
Kështu po të jetë
Liria s’do jetë vonë.
113
114. MUZIKA:
Dhe do të jetë një ditë
Do të vijë patjetër!
Ja, për këta dy sytë,
Do ta bëjmë me vepër!
TË GJITHË:
Do ta bëjmë me vepër
Që të gjithë sa jemi,
Nga brezat e vjetër
Amanet e kemi.
Amanet e kemi
Vendit t’i dalim zot
Dhe botës do t’i themi
Kështu s’jetohet dot!
S’jetohet, jo, kështu!
Nën zgjedhë të huaj,
Prandaj edhe ju
Bëni detyrën tuaj!
Ju detyrën tuaj
Ta bëni sa më parë,
Sa s’ka nisur të vuajë
Çdo gjë, të merr zjarr…
Dhjetor, 1997.
114
115. TREGIMI PËR BUBURRECËT
DHE KARKALECËT
1.
Te rrëza e maleve,
Buzë detit të kaltër
Ka qenë një lëndinë
E bukur dhe e pastër.
Bardhari, Morava,
Rrjedhën ku e kanë,
Danubi e Sava,
Si lumenj ku janë,
Kufinjtë atje i kishte
Kjo lëndinë më parë.
Ndër të parat ishte
E veshur dhe me bar.
Dhe te kjo lëndinë
Që vinte si kurorë
Ishte shumë i madh
Numri me banorë.
115
116. Në fillim të jetës,
Kur ka mbirë bari
Ishin buburrecët
Që dritën panë së pari.
Vraponin e vraponin
Pas jetës, pas diellit.
Natë e ditë punonin
Nën atë kupë të qiellit.
Ishin aq punëtorë,
Ishin aq të mbarë.
Me këmbë e me dorë
Mbushnin plot hambarë.
Ndaj dhe qenë të lumtur,
Nga jugu n’veri,
Në atë lëndinë të bukur
Që quhej Iliri.
2.
Po një ditë se ç’ngjau,
Një ditë në të gdhirë:
Përmes lëndinës çau
Një si egërsirë.
Pas i vinin varg
Një hordhi e tërë
Kudo rreth e qark
Ia behën me sërë.
116
117. Dhanë e dhanë të mbrohen
Buburrecat mbarë
Të mos u nënshtrohen
Po t’u bënin ballë.
Por më kot. Pykat
U kishin hyrë në mes
Të futur si thikat.
Çdo gjë ishte ters.
Thoshin buburrecët
Pësh, pësh, gojë më gojë:
Ore, këta që erdhën
Janë një tjetër lloj.
Do jenë lloj i lig
As vendi i vet s’i mba
S’mund të bëhemi mik
Kurrsesi me ta.
Pa shiko si janë,
As qeni nuk i merr
Turinjtë si i kanë
Të ngjallin krrupë e mner.
Thoshin dhe të tjerë
Tek hynin në tokë:
Si do çohet jeta
Me këta mbi kokë?
117
118. Karkalecë me brirë,
Karkaleca djall,
Shih si na kanë hyrë!
Si do bëjmë,vallë?
Si do rrijmë me ta,
Si do rrojmë, më thuaj!
Jo, më, jetë s’ka!
Janë një gjak i huaj.
Rri më, dhe ti, rri!
Mos u bëj merak.
Janë vërtetë të zinj
Po s’u trembemi aspak!
Jemi n’vendin tonë,
Ne, ç’ke pandehur!
Dhe do t’ jemi gjithmonë
Të gjallë e të vdekur.
Duhet ne patjetër
Këtu të qëndrojmë!
Nga vendi ynë i vjetër
S’kemi ku të shkojmë.
Hajdeni në punë
Të shkojmë pa përtesë
Se ka dhe spiunë
Këtu midis nesh.
118
119. 3.
Kështu kaluan vite,
Dekada, shekuj, muaj,
Pa një rreze drite
Nën këmbë të huaj.
Rridhte poshtë lumi
Si një lot i gjatë
E rëndë si plumbi
Erdhi dhe kjo natë.
Natë e gjatë pafund
Natë e zezë sterë
Napa shtrirë gjithkund,
Tutje, dimër verë.
Thoshin buburrecat
Pësh, pësh, pësh, ndër dhëmbë:
Sa të mëdha kthetrat
Thundrra sa e rëndë.
Si do bëhet moj
Me këta fqinj të zinj.
Të fëlliqur soj.
Askush nuk e di.
4.
Dhe mblidhen buburrecat
Nga të katër anët
T’i shporrin karkalecat
Siç bënin me të parët.
119
120. Por, qe shumë vështirë.
Vështirë me këtë soj.
Përplot fëlliqësirë
Në trup e në gojë.
Në sy kishin tym,
Nga goja nxirrnin flakë.
Kudo në udhëtim
Pinin djersë e gjak.
Gjak të kuq, të pastër
Gjak të ri si lumë.
Siç kafshon një gjarpër
Dhe nuk të lë gjurmë.
Po shpesh e linin kokën
Në vija, në mezhde.
Me dhëmbë hanin tokën
Siç hanin ndërgjegjen.
Thoshin milingonat
Kur fshiheshin në dhe:
Tokat janë tonat!
Do t’i mbrojmë ne!
Ata janë të egër
Siç kanë qenë gjithmonë
T’i shporrim patjetër
Nga shtëpia jonë!
120
121. 5.
Dhe nisën buburrecat
Të sulen krahëpërkrahë
Para karkalecat
Iknin va pa va.
Prapë ndalonin këmbët
Kthetrat duke hapur.
Atje t’i ngulnin dhëmbët
Te deti i kaltër.
Dhe thoshin ata
Tek rrinin të shtrirë:
Do të gjejmë për këta
Ne një bar të mirë.
Një ilaç do gjejmë,
Ilaç opium
Që i bën të flejnë,
Që i vë në gjumë.
Në duam t’arrijmë gjallë.
Në duam të rrijmë qetë.
Siç bëri në përrallë
Ujku me tre qetë.
6.
I tha ujku të parit ka:
Mos rri me ta, or budalla!
Tërë livadhi do t’jetë i yti,
Më lejo t’i kapë për fyti!
121
122. Të dytit ia bëri me sy:
Gjithë livadhi të takon ty!
Ma le vetëm që ta ha,
Do të jeshë më i pasuri ka!
Tani ujku e kish shumë lehtë,
Kur i tha kaut të tretë:
S’të duhet, jo, livadhi ty!
Ne s’mund të rrojmë të dy aty!
Dhe i hëngri pa bërë zë
Të tre qetë një nga një.
Një nga një e tek e tek
Tamam si ujk i vërtetë.
7.
Qanin buburrecat
Oi, oi, oi.
Na hynë karkalecat
Shtëpi më shtëpi.
Ecnin në lëndinë
Ecnin varg e varg
Bukën përmbi shpinë
Mendjen tutje larg.
Ecnin kokulur
Mbuluar me djersë
Gjer në tokë përkulur
Dhe pa asnjë shpresë.
122
123. Iknin prapa diellit
Me plaçka, katandi.
Binte shi nga qielli
Oi, oi, oi.
Milingonat plaka
Këmbët hiqnin zvarrë.
Sytë u mbetnin prapa
Me lotë rrugët larë.
Hapej tragë në dhe
Hapej varrë n’kraharor
Ndihej gjer në re
Gjëma nëpër borë.
E shtynin buburrecat
Jetën me ngadalë
Tek mbanin karkalecat
Sipër si barrë.
Shtynin me ngadalë
Shekuj, vite, muaj,
Hapte e hapte varrë
Në trup këmbë e huaj.
Si shushunjë turirin
Futur thellë në gjak
Ngadalë ngadalë e pinin
Jetën si farmak.
123
124. Buçisnin minaretë
Dhe kambanat binin
Kokën në kënetë
Gjakun ua pinin.
Pinin me ngadalë
Pinin me pambuk
Si Qime e Gjallë
Futur thellë në trup.
8.
Por një ditë se ç’panë në qiell!
Gretha me kryqa t’thyer.
Nëpër tokë, me uturimë,
Vraponin, vroponin kudo të hyjnë.
Thonjtë e tyre tërë të nxirrë.
Më shumë se egërsirë.
Rrugëve u lenin tragë.
Tokës i hapnin plagë.
Karkalecat nga shpina zbritën
Grethave t’u zënë pritën.
E u thanë gjitonëve të vet
Si dhelpra kur prenë e pret:
Ejani, vëllezër, t’luftojmë bashkë!
Grethat t’i shporrim jashtë.
Të lirë pastaj, të gjithë do jemi,
Ejani, me ne, mos u trembni!
124
125. Ç’na shikoni me përtim,
Jemi miq, s’ka dyshim!
Në fushat tona, te kjo lëndinë,
Grethat mos i lëmë të hyjnë!
Gjithësecili në shtëpi të vet,
Dhe çdo njeri liri do të ketë.
Sa t’i shporrim ata ne
Do fillojmë një jetë të re.
9.
Buburrecat u shikuan
Gjatë gjatë e menduan
Kjo thirrje që u erdhi
Pikë e pesë të gjithë i derdhi.
- Të mos ngutemi, i pari foli
Një buburrec dhe fjalën mori,
Me këtë soj e sorollop
Mendjen duhet ta kemi top!
- Mirë thua, tha i dyti
Dhe sytë në ballë ia ngjiti.
Duhet pasur kujdes me këta
Sepse më të poshtër s’ka!
- Ashtu është! briti i treti
Dora e ngritur lart i mbeti.
Fjalëve të tyre nuk u besoj.
Nuk më ngrohë mua ky soj.
125
127. Por një tjetër nuk duroi.
Ngriti gishtin dhe kundërshtoi:
S’është ashtu, janë të mirë!
Pa ata e kemi vështirë!
U hodh i pesti e luajti vendit
Për t’i dhënë drejtim kuvendit:
- Këtë mendim dhe unë e kam
- Për të shkuar, me ta, jam!
Si e thoni këtë fjalë
Pa menduar e pa e parë!
Po a shkon me ta njeri
Kur janë katran, katran të zinj.
- Vini re, u çua një tjetër.
Prej të gjithëve qe më i vjetër.
Kujdes, pas këtyre fjalëve
Fshihen dhëmbët e kusarëve!
S’e dini ju, shumë kohë më parë,
Kur kanë ardhur për herë të parë,
Prej votrave na kanë përzënë
Që vetë ata, pastaj, t’i zënë.
Prapa shpine këta na ranë
Dhe fëmijët në djep na i vranë.
S’ka, prandaj, pajtim me ta
Më të ndyrë soj nuk ka!
127
128. Që të gjithë, mu në sy,
E shikonin me kërshëri
Këtë plak, plak me mjekër.
Sigurisht kish parë më tepër.
- Janë t’pabesë!- shtoi plaku
Dhe në kokë i hipi gjaku
Disa herë i kemi provuar
Por gjithmonë na kanë tradhëtuar.
Prandaj mirë ta vëmë n’peshojë
Ftesën e tyre, se s’është lojë!
Të shikojmë më pas, më vonë,
Ç’do të bëhet me luftën tonë.
10.
Po nuk kishte kohë
Shumë për të menduar
Grethat përmbi kokë
Rrinin hakërruar!
Dhe nisen buburrecat
Mëritë duke lënë
Bashkë me karkalecat
Grethat t’i përzënë
Nisën dhe njëherë
Se s’kishin rrugë tjetër
Duke lënë mënjanë
Hasmërinë e vjetër.
128
129. Nisën dhe njëherë
Të ngrihen në këmbë
Me gjak dhe me nder
Ta mbrojnë tokën mëmë.
Nisën dhe njëherë
Me të vetmen shpresë
Se një frymë e re
Do lidhej me besë.
11.
Lufta ishte e madhe
Lufta ishte e egër
Gjaku nëpër male
Derdhej si me vedër.
Binin karkalecat
Binin një pas një
Binin dhe buburrecat
Sepse ishin një.
Por, ama, s’e shihnin
Që në sy të tyre
Ishte ngulur thika
Përsëri pas shpine.
Nga ky soj me lara
Nga ky gjak i prishur
Që në ditët e para
Lufta kur kish nisur.
129
130. Dhe ecnin krahëpërkrahë
Në luftra, beteja,
Se vinin nga gjithkah
Me ide te reja.
Ide pa dallim
Feje, gjuhe, ngjyre,
Ide për shpëtim
Nga kjo hallkë mynxyre.
Iknin grethat tutje
Shkelnin si mbi zjarr
Në ballë të kësaj lufte
Buburrecat të parë.
Të parë dhe me nam,
Faqeëbardhë, fitues.
Mijëra të vrarë ranë
Mbi grethat pushtues.
Gjak i njomë, i pastër,
U derdh si rrëke
Nën qiellin e kaltër
Të lindin ditë pa re.
12.
Por, një gjëmë e re
Do niste përsëri
Nën qiellin plot me re
Nën qiellin e zi.
130
131. Nën mëngë karkalecat
Mbanin nga një thikë.
Përmbi buburrecat
Prapë të mbjellnin frikë.
Dhe thonin hakërruar
Tek rrinin në pritë:
- Me ju, të mallkuar,
Nuk rrijmë asnjë ditë!
Të veni nga të doni,
Të ikni sa më parë!
Këtë po s’e bëni
Do t’u shkojmë në zjarr!
Është vendi ynë
Ky, si më parë!
Atje ku do hyjmë
Nuk do mbijë bar!
13.
U mbodhën buburrecat
Rishtas radhë radhë
Sepse karkalecat
Prapë u ranë në qafë.
- Si do bëhet tash,
Flitni, si do bëhet!
Që atëherë u thashë
Me këta nuk luftohet!
131
132. Foli ai plaku
Që kish folur njëherë
Kur nisën të derdhin gjakun
Njëherë për përherë.
Të gjithë ulën kokën.
Asgjë s’pipëtinte.
Sytë shponin tokën.
Dikush psherëtinte.
- Ju thashë, mos luftoni
Me këta t’pabesë,
Keq do përfundoni
Si me kokë në thes.
Ju thashë, mos largoni
Përtej tokave tona,
Pas grethave të shkoni
Atje ku s’është e jona.
U ngrit një i ri
Buburrec me nam
Fytyra e njomë e tij
Ishte bërë katran:
- Ndryshe i patëm fjalët
Atëherë kur u nisëm
Ne ato i mbajtëm
Po ata i prishën.
132
133. Nuk ka më të poshtër
Nuk gjen më të ndyrë
Askund faqe botës,
Askund në hapësirë.
Ja si na e ngulën
Thikën përsëri
Na e prenë udhën
prapë me pabesi.
Gjysmën e lëndinës
Ata na e zhvatën
Me thikën pas shpinës
Prapë na prunë natën.
14.
Jeta do vazhduar
Jeta është e gjatë,
Ndaj dhe do jetuar
Qoftë dhe nëpër natë.
Dhe nisën buburrecat
Në gjysmën e robëruar
T’i mbajnë karkalecat
Përmbi shpinë rënduar.
Ecnin këmbëlidhur,
Ecnin barkthatë.
Ah, kjo botë e prishur,
Ah, kjo natë e gjatë.
133
134. Ah, edhe njëherë,
Ah, në na ardhtë!
Por kjo ah e tyre
Kushedi sa do zgjatë.
15.
Shihnin buburrecat
Për midis lëndinës
Se si karkalecat
Ia ngulnin shpinës,
Hunjtë majemprehtë
Hunjtë e tradhëtisë.
Lart qanin retë
Në kulmin e mërisë.
Andej mbetej nëna
Me lot e me vaj
Dhe tretej e tëra
Pas bijës së saj.
Këtej tretej bija
Me duart nga nëna.
Lart, mbi të dyja,
Qanin yjet, hëna.
Dhe toka në thellësi
Kishte një trishtim
Kishte një prapësi,
Kishte një mallkim.
134
135. 16.
Dhe e nisën jetën prapë
Buburrecët nën kasapë.
Ulën kokën, qafën ulën
Për të pritur prapë furtunën.
Sërish u derdhën nëpër ara
Për të mbledhur kokrra, farëra.
E t’i futin në hambarë
Se do vinte prapë acar.
Aty brenda, thellë në tokë,
Bisedonin kokë më kokë.
Bisedonin, i qanin hallet
Që t'i kishin për acar.
Si të ndalet kjo mynxyrë
Me këtë soj të ndyrë.
E të marrin frymë njëherë
Dhe vera te bëhet verë.
17.
Po nuk ishte lehtë të hiqet.
Gruri korret kur të piqet.
E ky grurë kështu, papjekur,
Gjithmonë s’kishte për të mbetur.
Dhe ecnin prapë me kokrrat n’shpinë
Për t’i futur thellë në vrimë.
Kështu me ditë, me muaj, me vite,
Pritnin dimrat me ortiqe.
135
136. 18.
Dhe kur dilnin në pranverë
Kokën ngrinin herë pas herë
Tinëz, të shikojnë matanë
Buburrecat e lirë si janë.
Ata korrnin, shinin lëmët,
Gjer këtu buçisnin këngët.
Mblidhnin drithin në hambar
Që një ditë t’u bëhej ar.
Dhe me kazma e lopata
Hiqnin ndryshkun lënë nga nata
Ag e terr syhapur rrinin
Karkalecat të mos u hynin.
Për barot nga goja e ndanin
Nën tokë të thatë e mbanin.
Përkrah kazmës dhe maliheri
Të ruhej erzi, të ruhej nderi.
19.
Buburrecat tanë
Në këtë gjysmën tjetër
Në ç’vuajtje që ranë
S’thuhet dot në letër
Po unë do përpiqem
Ta them si ka qenë:
Plotësisht përputhen
E vjetra me të renë.
136
137. Madje më e egër
Është kjo tani.
Karkalecët e vjetër
Pollën më të zinj.
20.
E, që thoni ju,
Lufta kish mbaruar.
Gjaku gjer në gju
Rrëke kishte shkuar.
Buburrecët tanë
Festonin plot hare
Më në fund, thanë,
Erdhi ditë e re.
Hidhnin këngë e valle
Për një botë të drejtë
Për një botë pa halle
Që do vinte shpejt.
Por, nuk qe ashtu.
Të drejtë askund nuk ka.
Se nisin mu këtu
Padrejtësitë e mëdha.
Karkalecë me maska
Karkalecët e rinj.
Shkelin përmbi kafka
Më me egërsi.
137
138. Ata ndoqën gjurmën
E të parëve të tyre
Që kishin humbur rrugën
Drejt kësaj mynxyre.
Kishin bërë plane,
Kishin proektuar
Bub’rrecët e kësaj ane
Nga vendi për t’i zbuar.
21.
Dhe prapë buburrecët
Në tokë hynin thellë
Mallkonin karkalecët
Të bërë helm e vrer:
Pse kemi luftuar?
Përse derdhëm gjak?
Bashkë me këta t’mallkuar!
Me këta tinëzakë!
Kur dinim ç’kanë bërë
Mbi tanët më parë!
Një shekull të tërë
Kanë djegur e vrarë.
Vajza, plaka, pleq,
Dhe nëna me barrë
Dhe fëmijët në djep
I kanë hedhur në zjarr!
138
139. Kur dinim që pas shpine
Do t’na futnin thikën
Me lajka e premtime
Do t’na zenin pritën.
Kur dinim që kjo botë
Do mbetej siç ka qenë
Me arinj në tokë
Në detra peshkaqenë.
Përse, o, përse,
U besuam shumë?
Ky besim pa fre
Na vuri dhe në gjumë!
22.
Ishte se ç’na ishte
Gjithë kjo histori
Tregimin desh ta mbyllte
Një bub’rrec i ri:
- Ky besim i lehtë,
Ky besim pa vend
Të na bëjë të mprehtë
Të na vë në mend.
Që ne buburrecët
Shumë kujdes të kemi
Me k’ta karkalecët
Kudo që të jemi.
139
140. Më nuk do t’i mbajmë
Në shpinë si më parë,
Por çdo gjë ta ndajmë
Me këta barbarë.
Jashtë nga vatrat tona
Njëherë e përjetë!
Kjo tokë ka qenë e jona
Dhe jona do të jetë.
S’deshën karkalecët
Barabar të rrojnë
Me ne buburrecët,
Prandaj, le të shkojnë
Në dreq të mallkuar
Andej nga kanë ardhë.
Barbarë të tërbuar
Pa asgjë të bardhë!
Le t’i vëmë në thumb
Sot e tutje
E t’u japim plumb
Në krye të një lufte.
Le t’u bëhet zjarr
Kjo tokë e jonë e lashtë
Atë që s’u dhamë më parë
T’ua japim tash!
140
141. Se mjaftë na kanë vrarë!
Mjaftë na kanë djegur
Të ngrihemi sa më parë
Të gjallë e të vdekur!
Të hidhemi mbi ta
Me tërë mllefin tonë!
Jetë t’pëbashkët s’ka!
Sot, sa s’është vonë!
Janar, 1998.
141
142. PËRRALLA PËR UJQIT E ZES
(Adaptim nga një tregim popullor)
1.
Në një fshat, më parë,
Mu në fund të pllajës,
Mund të kishte ngjarë
Ndodhi e përrallës.
Se përrallat ngjajnë
Në jetën mbi tokë,
Sado s’i kemi parë,
Ato s’bëhen kot.
Na ishte pra, njëherë,
Një fshat. S’dihet cili.
Merrte frymë thellë
Në fund të një pylli.
Punonin e punonin
Njerëzit pa përtuar
Mbjellnin edhe korrnin
Me thonj e me duar.
Vera ishte e shkurtër.
Pothuaj s’kishte fare.
Gjithmonë bora mbushur
Rrinte përmbi male.
142
143. Në dimrat e gjatë,
Në dimrat me thëllim,
Ka më shumë shtërngatë,
Ka më shumë shtërngim.
Se vijnë rreth e qark
Ujqit ulurijnë
Me dhëmbët tërë gjak
Në torrishte hyjnë.
Kështu kishte ndodhur
Një dimër, në mes,
Rreth fshatit qenë mbledhur
Shumë ujqër të zes.
Rreth e rreth në ara,
Rreth e rreth në brigje
Kishin zënë pllaja,
Kishin zënë shtigje.
Prisnin si të çartur
Prisnin pa durim,
Çdo gjë për të kapur
E me dhëmbë ta shky’jnë.
S’lenin as të dalë
As të hyjë njeri.
Asnjë gjë e gjallë,
As mace as minj.
143
144. 2.
Fshati kishte brenda
Dele, desh, çobanë,
Kishte edhe qentë
Që dilnin në stan.
Një ditë morën vesh
Se ishin t’rrethuar
Nga ujqit e zes
T’uritur e t’tërbuar.
Dhe thanë ata të stanit:
Të ngrihemi o burra!
Të gjithë qentë e fshatit
Të mblidhen te ura!
3.
Zunë pastaj të vijnë
Nga të gjithë mëhallët.
Sa më parë t’arrijnë
E t’i qajnë hallet.
Ecnin rëndë rëndë
Bardhoshat me nam.
Aty, në një kënd,
Mbledhur të gjithë janë.
Dhe shikojnë përtej
Si afrohen të tjerë,
Ca këndej ca andej,
Të veshur e të çjerrë.
144
145. Një me bisht ndër shalë,
Një me veshë të prerë,
Një me këmbët zvarrë,
Një me leshin stelë…
Një me ngjyrë të bardhë,
Një me ngjyrë të zezë,
Njëri turinjlarmë
Një me shpinë të verdhë.
Një me mend n’shtëpi,
Një s’dihet se ku,
Një me plot mërzi
Pse ka ardhë këtu.
Një me lepur n’bark
Një me dridhmë në zemër,
Një i zënë në çark
Për lëvdatë e emër.
Po, ama, të gjithë,
Erdhën. Pa dallim.
Se një gjë i lidhte:
Të gjenin shpëtim.
4.
-O burra!-tha më plaku,
T’u biem patjetër!
Na kanë ardhë te pragu.
S’kemi rrugë tjetër!
145
147. Radhituni në vijë,
Fshatit rreth e qark,
T’u dalim karshi,
T’i shporrim sa më larg!
5.
Dhe nisën përpara,
Bam baraba bam bum!
Qentë lara lara,
me ham e me hum!.
Një me zë të lartë,
Një me zë të thellë,
Një me lehje të zjarrtë,
Një me zë të çjerrë.
Drejt e në shtigje
Te ujqit e zinj,
Mbi mure, mbi pirgje
Ku kishin pusitë.
Po ujqit, si ujqit.
Nuk loznin nga vendi.
Gjithë kjo e bërtitur
Fare nuk i trembi.
Porsa vinin pranë
U zbulonin dhëmbët.
Qenve më azganë
Zunë t’u dridhen këmbët.
147
148. Dhanë e dhanë e dhanë,
Sa patën fuqi
Dhe ikën e i lanë
Ujqit po aty.
Erdhën te lëndina
Mu në mes të fshatit
S’dinin këta “trima”
Se ç’t’i bënin “fatit”.
Kishin varur kokët
Gjer poshtë, te këmbët
Me turp shihnin tokën
Dhe shtërngonin dhëmbët.
6.
Ra heshtje e gjatë
Aty në lëndinë.
Asnjë kollë e thatë.
Asnjë hungërimë.
Mendjen gjithë e vrisnin:
Si u bë kjo punë!
Zunë pastaj t’bërtisnin
Me bam e me bum!:
-T’u biem përsëri!
T’u biem sa më parë!
Tutje një i ri
Thosh si me të qarë.
148
149. -Prit, mos u ngut!
Briti një qafëlesh,
Hundët pse i futë
Ku nuk marrësh vesh!
S’ka çka presim, jo!
Mirë e thotë ai!
-Pa shiko, shiko!
Kush na qenka ky!
-T’u biem! T’u biem!
Thosh andej dhe njëri.
Po, fare pak u ndie
Se i humbte zëri.
-Nuk ka çka të presim!
As dhe një minut!
Sikur të gjithë të vdesim!
Kemi shpallur luftë!
-T’u biem dhe një herë!
Po ama, të gjithë!
Thosh njeri tërë vrer
Dhe duke u dridh’.
-Mirë thua ti,
Të nisim gjithë fshati!
Po jo përsëri
Si cjapi te kasapi!
149
150. Dhanë e dhanë me duar,
Dhanë e dhanë me këmbë,
Fare pa menduar
Pse kështu u bënë!
-Pritni, mos shpejtoni!
Tha andej një tjetër,
Dhe mos harroni
Se ka këtu më t’vjetër!
7.
Atje në një kënd
Rrinte një.Më plaku.
Priste në kuvend
Të fashitej gjaku.
Sytë e të gjithëve
Kthehen tek ai.
Tërë ajo bërtitje
Ra përsëri.
Dhe, si bie heshtja,
U ngrit ai tha:
- Pasi thehet qerrja
Shumë rrugë ka!
Le t’i qetësojmë gjakrat
Unë bashkë me ju,
E t’i shohim shkaqet:
Pse u bë kështu!?
150
151. Besoj se të gjithë
Parë e kemi mirë!
Se ujqit ishin lidh’
Dhe kishin NJË NGJYRË!
Kur t’bëhemi dhe ne
Veç një ngjyrë të kemi,
Një zemër, një mendje,
Atëherë mund të themi
Se mund të luftojmë
Dhe mund t’u bëjmë ballë!
Mund dhe t’i dëbojmë,
Të mos ndihen gjallë!
Kështu, po deshët
Të fitojmë mbi ta,
Hapni sytë e veshët!
Tjetër rrugë s’ka!
8.
Varën kokën qentë
Hundë e buzë rënduar
Një diçka përbrenda
Seç i ka lënduar.
Ç’qe kjo fjalë e plakut
Që e tha n’kuvend?
Për t’i rënë tragut
Nuk do dhe shumë mend.
151
152. Po të gjithë sa qenë
S’mbetën pa kuptuar:
Armikut deng i vjen
Vetëm i bashkuar!
Ç’ka ndodhur pastaj
Askush s’e ka parë.
Përralla prandaj
Ka dhe pak të ngjarë.
Por ajo flet shumë
Dhe shumë don të thotë:
Mos biem në gjumë
As sot e as n’mot…
Mars ’95.
152
153. DELET, DESHËT, DEMAT
DHE DERRAT
(Përrallë)
1.
Te një pllajë mali,
Njëherë e një mot,
Dele, desh e dema
Dilnin në kullotë.
I ngrohtë ishte dielli,
I ëmbël edhe bari
I kthjellët ishte qielli
Në atë pllajë mali.
Demat ishin vënë
Të ruanin kufi
E për të mos lënë
Askush brenda të hyjë.
Dhe deshët ngrinin kokën
Andej herë pas herë
E sodisnin tokën
Dhe ishin syçelë.
153
154. Ishin aq të lumtur
Dele, desh e shqerra,
Sa kjo jetë e bukur
Ngjante si pranvera.
2.
Por një ditë, papritmas,
Mu te qafë e malit
U duk një si hije
Mes e përmes barit.
Qengjat ngritën veshët.
Dhe delet i ngritën.
Sytë i hapën deshët
Dhe sa nuk bërtitën!
Dhe kaloi hija
Tutje larg e larg
Te bregu, te vija,
U bë pak e qartë.
I tha delja dashit:
Çdo të jetë kjo?
Të jetë për të mirë?
S’më besohet,jo.
3.
Dhe ra mbrëmja. Terri
Shtriu nga çdo anë.
Zemra pak u therri
Por, të flenë ranë.
154
155. Nesër në mëngjez
Frikë s’u kishte mbetur.
Ishin tërë shpresë
Se hija do ish tretur.
Dhe nisën përsëri
Të kullosnin bar.
Ishte një mrekulli
Nën qiellin e larë.
Nën qiellin e larë
Ajri i dëlirë
Dielli rrezear
Shkëlqente si pasqyrë.
4.
Por, ç’e do, hija
Rishtas nxori kokë.
Atje, te vërria,
Doli , fap, mbi tokë!
Erdhi fare pranë
Mu përreth vije
Dhe të gjithë e panë
Se nuk ishte hije!
Ishin ca të zinj,
Bark e qafë bashkë.
Dy dhëmbë në turinj
Që u dilnin jashtë.
155
156. Dashit i tha delja:
Kush do jenë vallë?
Kësi bishtturrjela,
Ne kurrë s’kemi parë!
Shih si bëjnë me hundë
Hërr e hërr si derr!
Vithet duke tund
Dhe kanë të keqe erë!
5.
Pritën një ditë, dy,
Se do ikin,pritën.
Por, për çudi,
Ata jo që s’ikën,
Por u kapardisën
Hundë e bisht përpjetë
Dhe për pak sa s’nisën
Pllajën ta bëjnë shkretë.
I tha delja dashit:
More, ç’bëjnë këta?
Po ku jane Balashët
Me brirët sa një tra?
6.
Prit e prit se demat
Do t’u tregojnë brirët
Dhe nga të gjitha anët
Do t’u zinin shtigjet.
156
157. Por, më kot, ata
S’dukeshin gjëkund.
Një trishtim i ra
Pllajës majë e fund.
Si duket, anembanë,
Gurëve qenë shpërndarë,
Për t’mos qenë pranë,
Për të mos u parë.
Domosdo që derrat
Kishin bërë veprim
Një nga një mbi demat
Të vrarë e bërë tym.
Tamam si n’përrallë
Kur i ndau vetë
Dhe i hëngri të gjallë
Ujku të tre qetë.
Dhe u futën derrat
Si llava kur derdhet
U trishtuan shqerrat
U trishtuan delet.
Deshët dhanë e morën
Por kot, e kishin, kot.
Përmbi ta u hodhën
Po s’i ndalën dot.
157
158. 7.
Ikën delet, deshët,
Ikën tutje larg,
Nga thundrrat, rrebeshet,
Nga duhmat në thark.
I tha dashit delja:
Pa shiko, shiko!
Mua s’ma merr mendja.
Kjo gjë nuk më ngroh!
Shih si na e morën
Pllajën me ngadalë,
Shumë këlyshër pollën
Tutje nëpër mal.
8.
Ecnin pastaj lirshëm
Derrat nëpër bar
Feçka e turinj ngritur
Me bishtin kular!
Dhe sikur u mësuan
Pas ca kohë me ta
Ngadalë e pranuan
Të zezën që u ra.
Por s’kishin të ngopur
Derrat barkmëdhenj
Donin për ta rrjepur
Pllajën tej për tej.
158