O slideshow foi denunciado.
Utilizamos seu perfil e dados de atividades no LinkedIn para personalizar e exibir anúncios mais relevantes. Altere suas preferências de anúncios quando desejar.

Bazat e Makinave të Kërkimit dhe SEO-së

1.621 visualizações

Publicada em

Publicada em: Marketing
  • Seja o primeiro a comentar

Bazat e Makinave të Kërkimit dhe SEO-së

  1. 1. Bazat e Makinave të Kërkimit dhe SEO-së
  2. 2. Historia e makinave të kërkimit 1990 - Archie (org. Archive) - Vegla e parë për kërkim në internet. Archie ishte shumë i kufizuar pasi ka mundur të kërkoj vetëm emrat e dokumentëve. 1991 - U paraqitën edhe dy vegla të ngjajshme më Archie, bëhët fjalë për programët e kërkimit të njohur më emrat: Veronika dhe Jughead. Verë 1993 - Ekzistonin disa katalogje që mirëmbaheshin manualisht, por akoma nuk kishte një makinë kërkimi. Shtator 1993 - U publikua makina e parë primitive e kërkimit në web – W3Catalog. Kjo makinë primitive i kopjonte katalogjet e ndryshme në web dhe i rishkruante ato në një format standard. Nëntor 1993 - U paraqit edhe makina e dytë e kërkimit – Aliweb.
  3. 3. Historia e makinave të kërkimit Dhjetor 1993 – JumpStation - makina e parë e kërkimit në web, që ka shfrytëzuar një robot për të gjetur faqet dhe për krijuar indeksin e kërkimit. Kjo pra llogaritet të jetë makina e parë që ka përdorur 3 modulet kryesore të një makine kërkimi (zvarritja, indeksimi dhe kërkimi - crawling, indexing and searching). JumpStation ishte e shumë i kufizuar pasi indeksimi dhe kërkimi i dokumenteve ishte i limituar vetëm në emrat dhe kryetitujt e dokumenteve. 1994 – WebCrawler - njihet si makina e parë e kërkimit e cila ishte në gjendje të kërkonte për çdo fjalë të caktuar në një web faqe. Në të njëjtin vit u paraqit edhe Lycos. Më vonë u paraqiten edhe makina tjera siq janë: Magellan, Excite, Infoseek, Inktomi dhe AltaVista.
  4. 4. Historia e makinave të kërkimit Yahoo u paraqit në vitin 1995 dhe ishte një nga faqët më të popullarizuara nga shfrytëzuesit e internetit për kërkimin e web faqeve të ndryshme! Yahoo më shumë ishte një direktori/katalog i web faqeve se sa një makinë kërkimi, prandaj dhe kërkimi është bërë brenda kësaj direktorie, pra Yahoo ka kërkuar web faqët që kanë qënë paraprakisht të regjistruara në të! Google u paraqit në vitin 1997. Ky është emri që në fakt zëvendësoj emrin e makinës së kërkimit të krijuar në vitin 1996 në Universitetin e Standfordit nga studenët Larry Page dhe Sergey Brin. Në atë kohë kjo makinë kërkimi njihej më emrin BackRub. MSN Search u paraqit në vitin 1998, rezultatët e saj merreshin fillimisht nga Inktomi e më vonë nga Looksmart. Vetëm në vitin 2004 MSN Search u bë makinë kërkimi plotësisht e pavarur. Në vitin 2006 MSN Search u emërua në Windows Live.
  5. 5. Historia e makinave të kërkimit Overture njihet si makina e parë e kërkimit që ka ofruar rezultate me pagesë (paid listings) dhe atë qysh në shkurt të vitit 1998. Në atë kohë kjo makinë kërkimi njihej më emrin GoTo.com. Në korrik të po të njëjtit vit, reklamuesit paguanin perafërsisht 1 dollar për klikim. Overture u ble nga Yahoo në vitin 2003 për 1.63 miliardë dollar. Google Adwords u lansua në tetor të vitit 2000. Adwords ofron mundësi reklamimi në rezultatët e kërkimit (dhe faqët tjerat bashkëpunuese të Google) bazuar në sistemet PPC – Pay Per Click dhe CPM – Cost Per Mile. Në vitin 2012 të ardhurat e Googles nga ky sistem ishin rreth 42 miliardë dollar. Më 1 Korrik 2009 Microsoft lansoj makinën e re të kërkimit, të njohur më emrin Bing. Vetëm 2 muaj më vonë Yahoo dhe Microsoft arritën marrëveshje bashkëpunimi sipas së cilës rezultatët e kërkimit të Yahoo-së do të fuqizoheshin nga Bing.
  6. 6. Ndarja e tregut - SHBA February 2012 Source: comScore
  7. 7. STAT. • Brenda një muaji në të gjithë botën bëhën rreth 158 miliardë kërkime. • Çdo ditë bëhën përafërsisht 5.2 miliardë kërkime. • Përafërsisht 61,000 kërkime bëhën për çdo sekond. Burimi: comScore, August 2011, HubSpot
  8. 8. Si punojnë makinat kërkuese? Interneti është një det i pafundmë më informacione dhe dokumente të ndryshme dhe sikur të mos ekzistonin makinat e kërkimit, gjetja e informacioneve të caktuara do të ishte pothuajse diqka e pamundshme. Makinat e kërkimit përbëhën nga katër pjesë te veçanta: 1. Zvarritja (ang. Web crawling), 2. Indeksimi (ang. Indexing), 3. Kërkimi (ang. Searching) dhe 4. Rënditja (ang. Ranking).
  9. 9. Zvarritja (Web crawling) Përpara se makinat kërkuese të jenë në gjendje të na ofrojnë informacionin që ne po kërkojmë, ato fillimisht duhet të zbulojnë atë informacion. Kjo detyrë, pra zbulimi dhe mbledhja e informacioneve në internet bëhët nga të ashtuquajturit zvarritësit (spiders), që ndryshe njihen edhe si bots, robots ose crawlers. Këta zvarritës (robot) janë softuer të thjeshtë, jo inteligjent të cilët përmes lidhjeve (linqeve) kalojnë nga një faqe në tjetrën, dhe në të njëjtën kohë informacionin e gjetur nëpër faqët të cilat i vizitojnë e dërgojnë prapa tek qëndra e të dhënave (data center). Ky është një proces konstant që pothuajse nuk përfundon asnjëherë.
  10. 10. Indeksimi (Indexing) Informatat e mbledhura nga robotët gjatë procesit të zvarritjës, analizohen dhe vendosen në bazën e të dhënave, duke krijuar kështu indeksin e të dhënave për secilën faqe. Të dhënat enkodohen për të ruajtur hapësirën në disk.
  11. 11. Google ka të indeksuara më shumë se 45 miliardë web faqe.
  12. 12. Kërkimi (Searching) Kur një person shkruan një apo më shumë fjalë dhe shtyp butonin e kërkimit, makina kërkuese i kërkon të gjitha web faqët në indeksin e saj dhe krijon listën e web faqeve relevante me fjalën e kërkuar.
  13. 13. Rënditja (ang. Ranking) Procesi i rënditjës së rezultatëve të gjetura nga makina kërkuese për termin e kërkuar është një nga proceset më të komplikuara dhe më inteligjente të makinave të kërkimit. Rënditja e rezultatëve bëhët duke analizuar dhe marrë parasyshë qindra faktor të ndryshëm, të cilët mund të klasifikohen në dy grupe të mëdha: Faktorët që ndikojnë në relevancë (titulli i faqës, sa herë është përsëritur termi i kërkuar në një faqe, sinonimet e pëdoruar, url adresa dhe emri i dokumentit, teksti brenda tagjeve H1, H2, alt tagjet, lidhjet e brendshme dhe ato te jashtme nga faqët me përmbajtje të njëjtë, etj) si dhe Faktorët që ndikojnë në popullaritetin apo besueshmërinë e faqës (lidhjet nga faqet e jashtme, citimet, referencat, përmendja në rrjetet shoqërore, etj).
  14. 14. Dallimi në mes rezultateve pa pagesë dhe atyre me pagesë Makinat e kërkimit gjenerojnë të hyra financiare duke shitur pozitat e rezultatëve që njihen si “rezultatët më pagesë – paid search ads”. Këto reklama njihen edhe si reklama PPC (pay per click) pasi reklamuesit paguajnë shuma të caktuara sa herë që dikush klikon në ato rezultate. Sistemi i reklamimit i Google njihet me emrin AdWords, i Yahoo-së – Omniture etj. Mënyra e funksionimit të këtyre sistemeve është kështu: kur dikush bën një kërkim, makina e kërkimit shfaqë dy lista të ndryshme të rezultateve: organike dhe ato më pagesë ashtu siq shihen në foton vijuese.
  15. 15. Dallimi në mes rezultateve pa pagesë dhe atyre me pagesë
  16. 16. Çka është SEO? Optimizimi për makinat e kërkimit (ang. Search Engine Optimization - SEO), është arti i përmirësimit të dukshmërisë së web faqës në rezultatët organike (pa pagesë) të makinave kërkuese duke përdorur strategji dhe teknika të ndryshme. Strategjitë dhe teknikat që përdorën për të arritur rezultate më të mira në SEO ndahën në tri grupe: 1. White-hat SEO, 2. Black-hat SEO dhe 3. Grey-hat SEO.
  17. 17. Teknikat e SEO-së? White-hat SEO - janë të gjitha ato teknika që përdorën për të arritur rezultate më të mira në SEO, të cilat janë konform rregullave të makinave të kërkimit. Grey-hat SEO - janë ato teknika që ndihmojnë për të arritur rezultate më të mira në SEO, të cilat në një farë forme as nuk janë të lejuara por as nuk janë të ndaluara rreptësisht nga makinat e kërkimit. Këto teknika nëse përdoren me kujdes ndonjëherë janë të domosdoshme për të arritur rezultate më të mira. Black-hat SEO - janë të gjitha ato teknika që përdorën për të arritur rezultate më të mira në SEO, të cilat jo vetëm që nuk janë të lejuara por janë plotësisht kundër rregullave të makinave të kërkimit. Përdorimi i këtyre teknikave herët a vonë mund të shkaktoj penalizim parcial apo edhe largim komplet nga lista e rezultatëve.
  18. 18. Përfitimet nga SEO SEO nuk është mënyra e vetme për të rritur numrin e vizitorëve dhe të hyrave, por është një nga më të rendësishmet. Sipas një hulumtimi të kryer në vitin 2012 nga Interconnected World, 61% e përdoruesve global të internetit kërkojnë produktet online. I njëjti hulumtim ka ardhur në përfundim se 44% e blerësve online përdorin makinat e kërkimit edhe kur ata duan të blejnë produktet e brendeve të ndryshme. Vizitorët që vijnë në faqe nga makinat e kërkimit janë ata vizitor që shumë lehtë mund të bëhën klientët tanë të ardhshëm pasi ata janë duke kërkuar për shërbimet apo produktet që ne ofrojmë.
  19. 19. SEO vs PPC (1/2) 75%+ e klikimeve shkojne tek rezultatet organike (SEO)! Burimi: SeoMoz
  20. 20. 75%+ of all clicks go to organic results (SEO)! SEO vs PPC (2/2)
  21. 21. Stat 75%+ of all clicks go to organic results (SEO)!
  22. 22. CTR – Click Through Rates Prill 2011 Burimi: searchenginewatch.com

×