O slideshow foi denunciado.
Utilizamos seu perfil e dados de atividades no LinkedIn para personalizar e exibir anúncios mais relevantes. Altere suas preferências de anúncios quando desejar.

Lexim Jashtë klase: "Prici i vogel"

Lexim Jashtë klase
Titulli : Princi i vogël
Autori : Antoine de Saint-Exupéry
Tema :
Ky libër flet për largimin e Princit të Vogël nga planeti i tij, për të eksploruar botën e për të gjetur miq të rinj, ku njeh edhe sjelljet e njerëzve të ndryshëm. Atë do ta shoqërojnë edhe shumë aventura nga pas.
Mesazhet :
Të kesh një mik të mirë do të thotë të kesh gjithë botën.
Bota imagjinare e fëmijëve është aq e madhe, me ëndrra të pafundme e miq imagjinarë, që i shoqërojnë kudo ata janë.
Vlerat e novelës :
Kjo novelë më pëlqen shumë për vlerat e tij.
Stili dhe origjinaliteti i të shkruarit vihet re që në leximin e parë. Subjekti është tepër interesant.
Gjithashtu, nuk mungon gjuha e pasur letrare, që të bën ta pëlqesh këtë libër me patjetër.
Personazhet kanë karaktere tërheqëse.
Tematikat e trajtuara janë të shoqërura me ilustrime mbreslënëse. Fantazia e gjallë e autorit nuk mungon në asnjë fjali të kësaj novele.
Ky libër jep mesazhe morale shumë të forta për jetën.
Prandaj edhe duhet lexuar nga të gjithë.
#MesueseAurela

  • Seja o primeiro a comentar

Lexim Jashtë klase: "Prici i vogel"

  1. 1. LEXIM JASHTË KLASE TITULLI: Princi i vogël AUTORI: Antoine de Saint-Exupéry PUNOI: #MesueseAurela Ese Dhe Projekte Per Studentet
  2. 2. JETA E VEPRA E AUTORIT Antoine Marie Jean Baptiste Roger (29 Qershor 1900 – 31 Korrik 1944) ishte një poet, shkrimtar, aristokrat, gazetar dhe aviator. Ai u bë një laureat i disa çmimeve më të larta letrare të Francës dhe gjithashtu fitoi çmimin Kombëtar të Librit të SHBA. Ai kujtohet më së miri për novelën e tij Princi i Vogël dhe me shumë vepra të tjera, të cilat ishin të avacionit lirik. Saint-Exupéry ishte një pilot komercial i suksesshëm para Luftës së Dytë Botërore, duke punuar në rrugë ajrore në Europë, Afrikë dhe Amerikë Jugore. Në shpërthimin e luftës, ai u bashkua me Forcën Ajrore Franceze. Librat e tij u bënë shumë të famshëm dhe u përkthyen në gjuhë të ndryshme. Një ndër ta ishte edhe libri Princi i Vogël, i cili u përkthye në më shumë se 300 gjuhë të ndryshme e u bë akoma më i famshëm pas vdekjes së autorit në moshën 44-vjeçare. Ky libër është një ndër të preferuarit e fëmijëve dhe nuk mungon asnjëherë në bibliotekat e tyre.
  3. 3. PËRMBAJTJA Një djalë 6-vjeçar, që dinte të vizatonte tepër mirë, ishte mërzitur nga idetë e të rriturve rreth vizatimeve të tij, pasi askush tjetër përveç djalit, nuk i kuptonte ato. Kaluan disa vite dhe djali u rrit. Ai ishte bërë një pilot i zoti, por një ditë, ai pësoi një aksident me avionin e tij në shkretëtirën e Saharasë. Ai nuk mundi ta rregullonte avionin i vetëm, pasi nuk kishte asnjeri tjetër me vete. Kështu vendosi të flinte në rërë. Mëngjesin tjetër u zgjua nga zëri i lehtë i një djali. Ai i kërkoi pilotit t´i vizatonte një dele, që pas shumë përpjekjeve arrin ta vizatojë. Djali ishte Princi i Vogël, që vinte nga një planet jo më i madh se një shtëpi e zakonshme. Me kalimin e kohës, djemtë mësojnë shumë rreth njëri-tjetrit. Gjithashtu, ai kujdesej edhe për një trëndafil të bukur. Ata bisedonin për gjëra tepër të çuditshme. Aventurat e Princit të Vogël, piloti vendosi t’i shkruajë për të mos e harruar shokun e tij më të mirë. Një ditë, Princi i Vogël kishte vendosur të largohej nga planeti i tij i vogël. Kishte vendosur t´i vizitonte të gjithë planetër me radhë. Në planetin e parë, ai takoi një mbret shumë të lumtur, i cili ishte gëzuar nga ardhja e tij, por Princi i Vogël vendosi të largohej nga ky asteroid pasi nuk i pëlqeu aspak. Në planetin e dytë jetonte një mburravec. Princi i Vogël u largua edhe prej aty. Në planetin e tretë jetonte një pjanec. Princit i vinte keq për të, por nuk ngurroi aspak të largohej. Ai u largua edhe nga planeti i katërt, pasi aty jetonte një biznesmen i mërzitshëm, i cili mendonte vetëm për punën e për asgjë tjetër. Kur mbërriti në planetin e pestë, çdo gjë iu duk normale dhe e qetë, por takoi ndezësin e fenerit e përsëri u largua në kërkim të aventurave të reja. Në një planet të panjohur, Princi i Vogël u takua me një gjeograf, i cili i tha të vizitonte planetin Tokë, një planet të veçantë e ndryshe nga të tjerët. Kur mbërriti aty, ai u habit shumë pasi nuk pa as edhe një njeri. U mërzit, pasi mendoi se do të kishte ngatërruar planet. Papritmas, Princi i Vogël takoi një gjarpër. Gjarpri i tregon atij
  4. 4. se ndodhet në një shkretëtirë në Afrikë, në një vend ku nuk jetojnë njerëz. Gjarpri i premtoi Princit të Vogël se do ta kthente prej andej nga kishte ardhur, nëse një ditë do të mërzitej në Tokë. Princi i Vogël del në kërkim të njerëzve, por më kot. Më pas, takon rastësisht një lule. Iu ngjit një mali dhe pas një kohe të gjatë, gjeti një kopsht lulesh. Disa ditë më vonë, ai takon një dhelpër, e cila i kërkon që ta zbuste e të bëheshin miq. Princi i Vogël e zbut dhelprën, por largohet i trishtuar. Pasi piloti dëgjoi historinë e Princit të Vogël, kuptoi se ai nuk kishte ardhur pa arsye në planetin Tokë e më pas shkuan të pinin ujë. Të dy filluan të bisedonin për largimin e Princit të Vogël në planetin e tij. Piloti nuk e la atë vetëm deri në momentin e fundit kur u largua, edhe pse Princi i Vogël i tha se do të ishte e dhimbshme. Piloti akoma e kujton Princin e Vogël, bashkë me historinë dhe aventurat e kaluara së bashku.
  5. 5. ANALIZA E PERSONAZHEVE Piloti(+)i drejtpërdrejtë; artist; i ndjeshëm Princi i Vogël(+)aventurier; guximtar; zemërbardhë Trëndafili(+)i bukur; mburravec; i bezdisshëm Mburraveci(-)i çuditshëm; mburravec; mëndjemadh Pijaneci(-)i dehur; i turpëruar; antipatik Mbreti(-)i madhërishëm; i çuditshëm; i mërzitshëm Biznesmeni(+)i zgjuar; i përpiktë; i ngarkuar Gjeografi(+)i zgjuar; i saktë; i sinqertë Gjarpri(+)i sinqertë; i çuditshëm; i ditur Trëndafilat(+)të mirë; magjepsës; të sjellshëm Ndezësi i fenerit(+)besnik; përtac; i çuditshëm Tregtari(+)zemërmirë; kursimtar; i thjeshtë PRINCI I VOGËL -Aventurier -Guximtar -Zemërbardhë -Ëndërrimtar -I palodhur TË PËRBASHKËTA -Të sjellshëm e të dashur me njëri-tjetrin -Naivë -Të huaj TRËNDAFILI -Mëndjemadh -I mërzitshëm -I bezdisshëm -Magjepsës -Tekanjoz
  6. 6. FIGURACIONE LETRARE METAFORA -Era ia rrëmbente -Shtinte frikën -U zhyt në një gjendje ëndërrimtare -Nga të shpien këmbët -Shpërtheu në ngashërime EPITETE -Trishtim i thellë -Lule të paditura -Zotëria kuqalash -Dyshimi i mprehtë -Me zemër të hapur KRAHASIME -Si gjel -Si flakët e oxhaqeve -Si të ishte flutur -Si një fluger i vjetër -Siç janë kështjellat mbretërore
  7. 7. PJESA E PREFERUAR. PSE? Pjesa ime e preferuar në këtë novelë është pjesa kur djali, i cili ishte pilot në këtë kohë, vendosi të shkruante historinë e mikut të tij, Princit të Vogël, pasi me të kishte kaluar shumë aventura dhe kujtime të veçanta, të cilat nuk donte në asnjë mënyrë që t’i harronte. Ai e konsideronte Princin e Vogël si një mik të vërtetë, për të cilin e kishte marrë shumë malli. Mendonte se po ta harronte, do të bëhej si të rriturit, që vlerësojnë më shumë shifrat sesa miqësinë dhe dashurinë e vërtetë në këtë jetë. Më pëlqen shumë kjo pjesë, pasi këtu del në pah sinqeriteti i djalit dhe vlerësii i tij për një miqësi të vërtetë. A JE TI NDONJËHERË PERSONAZHI I PRINCIT TË VOGËL? PO/JO…PSE? Po, unë ndonjëherë jam personazhi i Princit të Vogël. Edhe unë ndonjëherë nddihem e çuditshme dhe e veçantë nga të tjerët. Më mungon edhe mua një mikja ime që prej fëmijërisë së hershme, por të cilën nuk e kam harruar kurrë. Ashtu si Princi i Vogël, edhe unë jam kurioze për njerëzit, për sjelljet e tyre, për të vizituar e pare vende të ndryshme. Mendoj se çdo fëmijë është personazhi i Princit të Vogël, por në mënyrën e tij.
  8. 8. TEMA: Ky libër flet për largimin e Princit të Vogël nga planeti i tij, për të eksploruar botën e për të gjetur miq të rinj, ku njeh edhe sjelljet e njerëzve të ndryshëm. Atë do ta shoqërojnë edhe shumë aventura nga pas. MESAZHET: Të kesh një mik të mirë do të thotë të kesh gjithë botën. Bota imagjinare e fëmijëve është aq e madhe, me ëndrra të pafundme e miq imagjinarë, që i shoqërojnë kudo ata janë.
  9. 9. VLERAT E NOVELËS Kjo novelë më pëlqen shumë për vlerat e tij. Stili dhe origjinaliteti i të shkruarit vihet re që në leximin e pare. Subjekti është tepër interesant. Gjithashtu, nuk mungon gjuha e pasur letrare, që të bën ta pëlqesh këtë libër me patjetër. Personazhet kanë karaktere tërheqëse. Tematikat e trajtuara janë të shoqërura me ilustrime mbreslënëse. Fantazia e gjallë e autorit nuk mungon në asnjë fjali të kësaj novele. Ky libër jep mesazhe morale shumë të forta për jetën. Prandaj edhe duhet lexuar nga të gjithë.

    Seja o primeiro a comentar

    Entre para ver os comentários

  • KindiXhameta

    Dec. 6, 2018
  • ShaqirKasumi

    Nov. 18, 2019
  • LucianoMahja

    Oct. 27, 2020
  • FatimePilachi

    Jan. 29, 2021
  • EvisaGorezi

    Feb. 2, 2021
  • BledarMojsja

    Mar. 24, 2021

Lexim Jashtë klase Titulli : Princi i vogël Autori : Antoine de Saint-Exupéry Tema : Ky libër flet për largimin e Princit të Vogël nga planeti i tij, për të eksploruar botën e për të gjetur miq të rinj, ku njeh edhe sjelljet e njerëzve të ndryshëm. Atë do ta shoqërojnë edhe shumë aventura nga pas. Mesazhet : Të kesh një mik të mirë do të thotë të kesh gjithë botën. Bota imagjinare e fëmijëve është aq e madhe, me ëndrra të pafundme e miq imagjinarë, që i shoqërojnë kudo ata janë. Vlerat e novelës : Kjo novelë më pëlqen shumë për vlerat e tij. Stili dhe origjinaliteti i të shkruarit vihet re që në leximin e parë. Subjekti është tepër interesant. Gjithashtu, nuk mungon gjuha e pasur letrare, që të bën ta pëlqesh këtë libër me patjetër. Personazhet kanë karaktere tërheqëse. Tematikat e trajtuara janë të shoqërura me ilustrime mbreslënëse. Fantazia e gjallë e autorit nuk mungon në asnjë fjali të kësaj novele. Ky libër jep mesazhe morale shumë të forta për jetën. Prandaj edhe duhet lexuar nga të gjithë. #MesueseAurela

Vistos

Vistos totais

32.605

No Slideshare

0

De incorporações

0

Número de incorporações

69

Ações

Baixados

99

Compartilhados

0

Comentários

0

Curtir

6

×