• Biologjia është një shkencë natyrore që ka të
bëjë me studimin e jetës dhe organizmave të
gjallë, duke përfshirë strukturën, funksionimin,
rritjen, evolucionin dhe shpërndarjen. Parimet
biologjike aplikohen për natyrën e ushqimit,
prodhimin dhe përdorimin e tij në trupin e
njeriut. Ku përfshijnë biologjinë molekulare,
fotosintezën, frymëmarrjen, makro- dhe
mikronutrientët, anatominë dhe funksionin e
tretjes, të ushqyerit, etiketimin e ushqimit,
sigurinë e ushqimit dhe çështjet e ushqyerjes së
një popullsi njerëzore me shpejtësi në rritje.
Ceshte Biologjia ?
Shendeti
• Shëndeti është niveli i
efikasitetit funksional apo
metabolik të një
organizmi të gjallë.
*Tek njerëzit, ajo është
gjendja e përgjithshme e
mendjes dhe të trupit të
një personi, Zakonisht do
të thotë të mos kene
sëmundje, lëndime apo
dhimbje (si në "shëndet të
mirë" ose "të
shëndetshme)
Shendeti
• Shendeti yne eshte faktor me I rendesishem te
cilit duhet ti kushtojme shume vemendje. Kur
ne jemi te semure cdo gje rreth nesh eshte e
prekur : puna familja jeta sociale,etj. Menyrat
me te mira te kujdesit jane :
• Kontrollimi I shendetit disa here ne vit.
• Marrja e nje siguracioni shendetsor.
• Ngrenja e nje ushqimi te mire.
• Aktiviteti fizik.
• Lenja e veseve demtuese si duhani dhe alkoli.
Semundjet biologjike
• Sëmundjet e trashëguara, ose sëmundjet gjenetike, janë sëmundje që transmetohen nga
njëri brez në tjetrin. Sëmundjet gjenetike janë aktualisht të pashërueshme, mbasi shkenca
akoma nuk është në gjendje të korrigjoje defektin, edhe pse ekzistojnë kura për to. Një
pjesë e madhe e sëmundjeve gjenetike janë vdekjeprurëse, ose shkaktojnë çrregullime të
rënda të funksionimit të organeve të njeriut, që bëjnë të pamundur një jetesë normale dhe
për një kohë të gjatë. Në ndryshim nga sëmundjet e tjera, sëmundjet gjenetike, duke u
transmetuar nga brezi në brez, përbëjnë një rrezik në rritje për popullatën, mbasi shtohen
bartësit e fshehtë të këtyre sëmundjeve dhe, për rrjedhojë, rritet mundësia e lindjes së
fëmijëve të sëmurë. Është folur disa vite më parë dhe rishfaqet herë pas here ideja se
duhet një ligj për analiza paramartesore për t’i detyruar njerëzit që të bëjnë analizat e
gjakut para martesës, për disa sëmundje gjenetike. Por, a është kjo zgjidhja më e mirë ....?
“Duhet theksuar se eksperienca botërore ka treguar se parandalimi nuk bëhet me forma
detyruese, ai duhet të kuptohet, përkrahet dhe ndihmohet nga vetë qytetarët, mbasi janë
vetë ata viktimat e mungesës se një programi parandalimi”- theksojnë mjekët. Pikërisht
ky është faktori numër një i suksesit. Një program parandalimi duhet, gjithashtu, të
parashikojë informimin e publikut me të gjitha format, mbasi pa një informim të publikut
dhe konsensusin e tij, asnjë program nuk do të ketë rezultatin që pritet. Kërkohet formim
dhe informim, formim i vazhdueshëm për mjekët dhe informim i vazhdueshëm për
popullatën
Sëmundja e Alzheimerit
• Humbja e kujtesës Sëmundja e Alzheimerit ose ndryshe,
siç njihet më shpesh, humbja e kujtesës, lind pas moshës
65-vjeçare. Simptoma më e njohur e kësaj sëmundjeje
është harresa, por simptomat janë të shumta. Zakonisht
sëmundja fillon me harresa gjithmonë e më të mëdha, të
cilat në fillim kanë karakter minimal dhe me kalimin e
kohës bëhen gjithmonë e më shqetësuese. Duhet pasur
kujdes të mos ngatërrohen harresat normale me ato
harresa që përbëjnë sëmundje. P.sh: Është harresë
normale të mos mbash mend ku ke parkuar makinën në
parkingun e supermerkatës, por është një harresë
patologjike të kthehesh në shtëpi pa makinë sepse ke
harruar që kishe shkuar me makinë.
Semundja e zemres
• ZEMRA Zemra është organ muskulor, i cili gjatë tkurrjes
ritmike bën të mundur qarkullimin e gjakut në të gjitha
organet e trupit të njeriut. Jeta pa zemër nuk është e
mundshme. Zemra është njëra prej organeve të para që
formohet në trupin e njeriut gjatë zhvillimit embrional.
Forma e zemrës është e ngjashme me formën e një koni,
maja e të cilit tregon nga ana e majtë dhe poshtë. Zemra
te njerëzit ndodhet në anën e majtë të kraharorit, në
raste të rralla nga ana djathtë. Një zemër e shëndoshë
peshon sa 0,5 % për qind e peshës së trupit, ndërmjet
300 dhe 350 gramë. 500 gramë është pesha kritike
Semundja e zemres
• Trashëgimia Sipas studimeve të bëra
në fushën e mjekësisë, është treguar
se fëmijët e prindërve që vuajnë nga
zemra kanë më shumë të ngjarë të
preken nga sëmundje zemre. Madje,
sipas studimit, më i lartë është
rreziku i prekjes nga sëmundja midis
fëmijëve, se sa i trashëgimit të saj nga
prindërit. Po ashtu, ekziston rreziku i
prekjes nga sëmundje
kardiovaskulare mes fëmijëve të një
familjeje, se sa i trashëgimit të saj nga
prindërit.
• Simptomat 1- Marrja e frymës 2-
Ënjtje e këmbëve 3- Nxirje e buzëve
4- Dhimbje si shenja infarkti 5-
Bllokim 6- Shtrëngim ose dhimbje në
kraharor
Semundja e tensionit
• TENSIONI Tensioni i gjakut është
shtypja e gjakut në muret e enëve të
gjakut (arterieve) në çdo pjesë të trupit.
Gjaku rrjedh nëpër enët e gjakut
pikërisht sepse gjendet nën tension të
tillë. Tensioni krijohet me punën e
zemrës si pompë.Trashëgimia
Specialistët janë të gjithë një mendje
kur përmendet tensioni. Për ta
sëmundja është e trashëgueshme dhe u
shfaqet njerëzve kryesisht pas moshë
40 vjeçe, si dhe rëndohet edhe më
shumë në moshën e tretë. Më të
prekura duket të jenë gratë, megjithatë
vitet e fundit po rritet numri i
meshkujve që kanë probleme me
tensionin.
DIABETI
• DIABETI Diabeti është çrregullimi i
metabolizmit që reflektohet në paraqitjen e
sasisë jonormale të glukozës në gjak, si
pasojë e rezistencës së qelizave të gjakut
ndaj insulinës apo si pasojë e sasisë së vogël
të insulinës së sekretuar nga pankreasi.
Janë dy gjendje që mund të shkaktohen nga
diabeti i sheqerit (diabetes mellitus),
hiperglicemia (niveli i lartë i glukozës) dhe
hipoglicemia (niveli i ulët i glukozës).
Trashëgimia Specialistët e shëndetësisë
kohët e fundit kanë arritur të zbulojnë se
predispozicioni për t’u sëmurë nga diabeti
është më i madh tek ata persona që kanë
një të afërm me diabet. Edhe pse kohë më
parë kjo teori nuk pranohej, pasi ende nuk
kishte asgjë konkrete, tanimë është zbuluar
se trashëgohen nga njëri brez në tjetrin
genet që mbartin vetitë e organizmit të
sëmurë.
Kequshqyerja dhe semundjet
• 1. Ushqimi është marrja e energjisë dhe vitaminave nga produktet e ndryshme natyrore dhe
industriale në trupin e njeriut.
• 2. Burim për zhvillim fizik Bazë për shëndetin Sistem imunitar i sigurtë Më pak sëmundje
Bazë për rritjen Ushqimi
• 3. Lëndët ushqyese 1 Proteina 2 Vitamina 3 Minerale 4 Sheqerna 5 Yndyrna 6 uji Grupet
ushqimore 1 Perime dhe fruta 2 Drithëra 3 Qumështi dhe nënproduktet e tij 4 Mishi dhe
nënproduktet e tij
• 4. Ushqyerje e mirë është kur hamë çdo ditë sasinë dhe llojin e ushqimit që është i
nevojshëm për ne. Ushqyerja e mirë bën që të kemi sistem imunitar më të sigurtë, më pak
sëmundje dhe shëndet më të mirë.
• 5. Ushqyerja e shëndetshme përcakton sasinë dhe llojin e ushqimit për të cilin ka nevojë çdo
individ, si edhe plotëson nevojat kalorike të individit në varësi të moshës, gjinisë dhe
aktivitetit fizik që kryen.
• 6. Kequshqyerja ndodh kur trupi nuk merr sasinë e nevojshme të energjisë (kalorive),
proteinave, karbohidrateve, yndyrnave, vitaminave, mineraleve dhe lëndëve të tjera të
nevojshme për të mbajtur të shëndetshëm organizmin dhe për funksionimin e mirë të tij.
Anoreksia
• Anoreksia nervore është
një çrregullim i të
ushqyerit në të cilën
personi bie shumë në
peshë sepse e kufizon të
ngrënit. Ky problem
vihet re më dendur te
gratë e reja dhe vajzat
adoleshente se sa te
meshkujt.
Bulimia
• Bulimia është një
çregullim psikologjik i të
ngrënit, që karakterizohet
me intervale të të ngrënit
të pakontrolluar të
përcjellur me metoda
joedukative për
kontrollim të peshës (të
vjellur). Brengosja e
tepruar për formën dhe
peshën janë po ashtu
karakteristika të bulimisë.
Obeziteti
• Obeziteti konsiderohet
një situatë jonormale,
ku ka depozitim të
tepërt të yndyrës në
trup. Kjo ndodh nga
marrja e tepërt e
ushqimit, d.m.th e
energjisë së tepërt.