Arti i të komunikuarit me nxënës gjatë orës mësimore
1. FAKULTETI I EDUKIMIT
PROGRAMI MASTER
DREJTIMI: MËSIMDHËNIE DHE KURRIKULË
Tema: Arti i të komunikuarit me nxënës gjatë orës mësimore
KURSI: Komunikimi në arsim
Prishtinë, 2013
2. Arti i të komunikuarit me nxënës gjatë orës mësimore
3. Arti i të komunikuarit me nxënës gjatë orës mësimore
Çka është Komunikimi dhe pse është i rëndësishëm?
Komunikimi është aftësia për të ndarë informacion me njerëz dhe
për të kuptuar se çfarë informacioni dhe ndjenjash janë duke u
përcjellë nga ne, ose nga të tjerët. Komunikimi paraqet në vete
shumë forma, dhe secila nga këto forma është art në vete.
4. LOGO
Arti i të komunikuarit me nxënës gjatë orës mësimore
Arti
i komunikimit
Mësuesit që kanë zgjedhur të zhvillojnë shkathtësinë e
komunikimit efektiv duhet të zotërojnë këto shkathtësi: Të
menduarit kritik, të komunikuarit verbal, të komunikuarit
joverbal, të dëgjuarit dhe të parashtruarit e pyetjeve
5. Arti i të komunikuarit me nxënës gjatë orës mësimore
Ndikimi i mësuesit dhe
format inkurajuese
Mosha dhe dallimet e
zhvillimit social dhe
emocional të fëmijëve
Komunikimi i lirshëm
Përdorimi i teknologjive të reja
në arsim fuqizon
komunikimin me nxënës
6. Arti i të komunikuarit me nxënës gjatë orës mësimore
1
1
Të menduarit kritik
2
2
Të komunikuarit verbal
3
3
Të komunikuarit joverbal
4
4
Të dëgjuarit efektiv
5
5
Të parashtruarit e pyetjeve
7. Arti i të komunikuarit me nxënës gjatë orës mësimore
1
1
Të menduarit kritik
Të menduarit kritik - është procesi intelektualisht i disiplinuar e
në mënyrë aktive dhe me shkathtësi konceptimi, duke aplikuar,
duke analizuar, sintetizuar, ose duke vlerësuar informacionin e
mbledhur ose të krijuar nga vëzhgimi, përvoja, reflektimi,
arsyetimi, ose komunikimi si një udhërrëfyes i besimit dhe
veprimit. Në formën e tij shembullore, mendimi kritik është
bazuar në vlerat universale intelektuale që i tejkalojnë
kundërshtimet në këto çështje: qartësi, saktësi, qëndrueshmëri,
lidhshmëri , dëshmi të shëndosha, arsye të dëshmuara, thellësi
shkencore e gjerësi dhe drejtësi.
Mendimi kritik ndryshon në bazë të motivimit, prandaj detyrë
parësore e mësuesve duhet të jetë motivimi i nxënësve për të menduar
në formën progresiste.
8. Arti i të komunikuarit me nxënës gjatë orës mësimore
2
2
Të komunikuarit verbal
Të komunikuarit verbal - Shkëmbimi i informacionit
ndërmjet individëve duke përdorur fjalën. Individët gjithë jetën e
tyre duhet të përdorin në mënyrë efektive komunikimin verbal,
njerëzit me fjalë kuptohen lehtësisht, por duhet të sigurohen së
mënyra në të komunikuar paraqet shqiptim të drejtë, dhe toni i
zërit me të cilin fjalët kanë shprehur janë të përshtatshme.
9. Arti i të komunikuarit me nxënës gjatë orës mësimore
3
3
Të komunikuarit joverbal
Të komunikuarit joverbal
Fuqia joverbale e komunikimit – Gjuha trupore
Komunikimi joverbal, apo gjuha e trupit, është një formë e rëndësishme e
komunikimit. Kur ne të ndërveprojmë me të tjerët, ne vazhdimisht japim dhe
marrim sinjale të panumërta pa fjalë.
Llojet e komunikimit joverbal – Gjuha trupore
Ka shumë lloje të ndryshme të komunikimit joverbal, si:
• Shprehjet e fytyrës
• Lëvizjet e trupit
• Kontakti me sy
• Prekja
• Hapësira dhe
• Zëri
10. Të komunikuarit joverbal
Arti i të komunikuarit me nxënës gjatë orës mësimore
Shprehjet
e fytyrës
Gjashtë
emocionet:
zemërim,
neveri,
frikë,
lumturi,
trishtim
dhe
befasi
11. Arti i të komunikuarit me nxënës gjatë orës mësimore
4
4
Të dëgjuarit efektiv
Të gjithë dëgjojmë ndryshe…
12. Arti i të komunikuarit me nxënës gjatë orës mësimore
4
4
Të dëgjuarit efektiv
Çfarë nënkupton/mundëson të dëgjuarit
efektiv ?
Komunikimi i drejtë
Deshifrimi i qëllimeve
Të kuptuarit se çfarë kërkohet dhe çfarë duhet bërë
***
Na bën produktivë
Siguron suksesin e punës ekipore
Pengesat në të dëgjuar
paragjykimet
dallimet gjuhësore / dialektore
zhurma
frika
mungesa e vëmendjes
13. Arti i të komunikuarit me nxënës gjatë orës mësimore
4
4
Të dëgjuarit efektiv
Si të jemi dëgjues të
dëgjueshëm ?
Kontakti me sy
Mos - ndërprerja
Gjuha fizike (pohim me kokë etj.)
Parafrazimi & verifikimi
…
14. Arti i të komunikuarit me nxënës gjatë orës mësimore
5
5
Të parashtruarit e pyetjeve
Shkathtësitë dhe arti i të pyeturit
“Të dish të bësh pyetje si duhet, do të thotë të dish të
japësh mësim. Më shumë se çdo gjë tjetër, arti i bukur i
mësimdhënies varet nga mjeshtëria e përdorimit të
pyetjeve…” Djui
Pyetja është rruga drejt diturisë
Të pyeturit është rruga prej parashikimit deri te
realizimi i qëllimit
Pyetja është çdo formulim (me gojë ose me
shkrim) që nxit të menduarit dhe kërkon nga
bashkëbiseduesi një përgjigje - B. Musai
15. Arti i të komunikuarit me nxënës gjatë orës mësimore
5
5
Të parashtruarit e pyetjeve
Rëndësia e të pyeturit
Tërheqja e vëmendjes dhe nxitja e interesit
Diagnostifikimi dhe kontrollimi
Riprodhimi i fakteve të veçanta apo informacionit
Nxitja e procesit të të menduarit e nivelit të lartë
Strukturimi dhe riorientimi i diskutimit
Shprehja e emocioneve
16. Arti i të komunikuarit me nxënës gjatë orës mësimore
Arti i të komunikuarit ndërpersonal në arsim
Komunikimi ndërpersonal është një aftësi kyçe e punës dhe e jetës sonë që
na bën të mundur:
Të japim dhe të marrim informacion.
Të ndikojmë në qëndrimet dhe sjelljet e të tjerëve.
Për të ruajtur marrëdhënie të mira me të tjerët.
Të kuptuarit e botës dhe përvojave tona në të.
Përmes nevojave personale dhe për të kuptuar nevojat e të tjerëve.
Të japim dhe të marrin mbështetje emocionale.
Të marrim vendime për zgjidhjen e problemeve.
Të parashikojmë sjelljen.
17. Arti i të komunikuarit me nxënës gjatë orës mësimore
Komunikimi (jo)efektiv në klasë
Puna me nxënës në klasë adreson disa çështje që kanë të bëjnë kryesisht
me komunikimin efektiv ose joefektiv.
1 . Urdhërimi,
2 . Paralajmërimi ose format kërcënuese
3 . Moralizimet, duke predikuar apo duke dhënë “vërejtje”
4 . Këshillimi, duke ofruar zgjidhje apo sugjerime
5 . Mësimdhënia duke i dhënë argumente logjike
Këto përgjigje në vazhdim kanë tendencë për të komunikuar mospërputhjet dhe gabimet:
6 . Duke gjykuar, kritikuar, duke mos u pajtuar, duke fajësuar
7 . Thërrasim me emra tjerë fëmijët, etiketimi
8 . Duke interpretuar, analizuar apo diagnostikuar
18. Arti i të komunikuarit me nxënës gjatë orës mësimore
Komunikimi (jo)efektiv në klasë
Mesazhe të tjera kur përpiqet të bëjë që nxënësi të ndjehet më mirë ose
mohon se ka një problem:
9 . Duke vlerësuar, duke rënë dakord, duke i dhënë vlerësime pozitive
10 . Siguri, simpati, ngushëllim, mbështetje
Kjo përgjigje ka tendencë përpjekjen për të zgjidhur problemin për nxënësin:
11 . Pyetje provokative, pyetje rishqyrtuese
Këto mesazhe komunikuese kanë tendencë për të devijuar nxënësin krejt:
12 . Tërheqjes, shkëputjes, humorit
19. Arti i të komunikuarit me nxënës gjatë orës mësimore
Përparësitë në komunikimin efektiv:
1 . Qëndrimi
2 . Kontakti me sy
3 . Shprehja e fytyrës
4 . Distanca
5 . Gjestet trupore
6 . Zëri - intonacioni
20. Arti i të komunikuarit me nxënës gjatë orës mësimore
Arti i të komunikuarit me nxënës në klasë, lë të kuptohet vlera të dobishme:
1 . Mësuesi krijon një marrëdhënie pozitive me nxënësit
2 . Detyra mësuesit është për të inkurajuar nxënësit
3 . Mësuesi të jetë pozitiv në të folur me nxënësit, dhe tu shmanget “nënçmimeve”
4 . Kur është e mundur dhe e nevojshme, mësuesi të përgatitet për orë mësimore
5 . Mësuesi thërret në emër nxënësit.
6 . Kur jep udhëzime, të marrë opinionin edhe nga nxënësit.
7 . Mësuesi flet në mënyrë të qetë.
8 . Mundohet për të ruajtur kontaktin me sy me nxënësin.
9 . Minimizon pengesat.
10 . Mësuesi njofton nxënësit se tema është e rëndësishme.
11 . Duhet ta dinë nxënësit se ju jeni duke folur që ata të përfitojnë.
12 . Mësuesi përdor pyetje për të përfshirë nxënësit dhe për të monitoruar të kuptuarit.
13 . Mësuesi përfshin shembuj nga përvoja e nxënësit.
14 . Shmangni diskutimin e problemeve personale të nxënësit.
15 . Mësuesi menaxhon: fërkimet, zemërimet, humbjen e interesimit, mërzinë etj..
16 . Mësuesi mbështet nxënësit për të dëgjuar.
21. Arti i të komunikuarit me nxënës gjatë orës mësimore
Mësuesi kërkon në mënyrë efektive parashtrimin e pyetjeve të nxënësve...
1 . Mësuesi udhëzon nxënësit dhe ndalon në mënyrë efektive para dhe pas
çdo pjese të orës, duke bërë të mundur që nxënësit të parashtrojnë pyetje
2 . Ndërveprimet në pyetjet këshilluese - Çfarë lloje të pyetjeve ju kërkoni?
3 . Pyetje kuptimplote – Udhëzo se sa pyetje kërkoni dhe llojet e pyetjeve.
4 . Kontrollo me mirëkuptim - Është e rëndësishme që ne të monitorojmë dhe
t’i kuptojmë nxënësit. Për të parë nëse nxënësit kanë kuptuar se çfarë është thënë,
mësuesi kërkon nga nxënësit me pyetjet e parashtruara të përsërisin
përmbledhjen e asaj që është thënë në orën e mësimit.
Duke u bërë një pyetësi më efektive, nxënësit do të nxitën që të jenë më
reflektues në situatat që ata ishin të përfshirë në mënyrë aktive në orë mësimi,
prandaj stili i mësuesit në format e parashtrimit të pyetjeve është pjesë e
pandashme e komunikimit efektiv në klasë.
22. Arti i të komunikuarit me nxënës gjatë orës mësimore
Shkathtësia e të komunikuarit - Vetëvlerësimi
Nr. Aftësia ime në të komunikuar
Me 1 shkalla më e ulët e vetëvlerësimit dhe
me 5 shkalla më e lartë e vetëvlerësimit.
1
Raporti me nxënës
1
2
3
4
5
2
Komunikimi me mbikëqyrës – mentorin
1
2
3
4
5
3
Komunikimi me anëtarët e tjerë të stafit
1
2
3
4
5
4
Komunikimi me prindërit e fëmijëve
1
2
3
4
5
5
Bashkëpunimi me administratën
1
2
3
4
5
6
Dashamirësia në bashkëpunim
1
2
3
4
5
7
Pranimi i kritikave konstruktive
1
2
3
4
5
8
U përmbahem standardeve etike
1
2
3
4
5
9
Vetë kontrolli në situata të stresit
1
2
3
4
5
23. Arti i të komunikuarit me nxënës gjatë orës mësimore
Avancimet në telekomunikacion dhe teknologji kanë transformuar në masë
të madhe komunikimin tradicional. Sot komunikimi përmes telefonave dhe
komunikimi përmes internetit, në linjë, ofrojnë komunikim nga
distanca të largëta. Në këto zhvillime teknologjike, nuk ka dyshim, se edhe puna
e mësuesve, pashmangshëm, duhet të lidhet ngushtë në përdorimin e këtyre
teknologjive të avancuara edhe në klasat ku ata japin mësim.
Arti i të komunikuarit me nxënës gjatë orës mësimore, fuqizohet edhe nga
aftësia e mësuesve në përdorimin e teknologjive të reja në arsim,
sepse komunikimi vazhdon të ndryshojë krahas zhvillimeve dhe avancimeve
teknologjike.
24. Arti i të komunikuarit me nxënës gjatë orës mësimore
Përgatiti: A. Kryeziu
Notas do Editor
Nxënësit në shkollë përjetojnë qasje nga më të ndryshmet nga mësues të ndryshëm. Në orët mësimore të disa mësuesve krijohet atmosferë e këndshme dhe nxënësit angazhohen dhe janë bashkëpjesëmarrës në proces. Por, ndodh edhe e kundërta, ka nga disa mësues që nuk menaxhojnë klasën siç duhet dhe në këto orë zhurma penguese përhapët me shpejtësi në klasë dhe jashtë klasës. Profesioni i mësuesisë nuk është i lehtë, sa e konsiderojnë disa, sepse ky profesion është art dhe për të qenë në hap me kohën, ky profesion fisnik kërkon që mësuesit të posedojnë shkathtësi të shumta dhe në radhë të parë shkathtësinë e të komunikuarit efektiv me nxënës gjatë orës mësimore.
Çka është Komunikimi dhe pse është i rëndësishëm?
Komunikimi është aftësia për të ndarë informacion me njerëz dhe për të kuptuar se çfarë informacioni dhe ndjenjash janë duke u përcjellë nga ose në të tjerët. Komunikimi paraqet në vete shumë forma, dhe secila nga këto forma është art në vete. Përpos fjalës, në komunikim përfshihen edhe gjeste, shprehje të fytyrës, shenja, intonacioni dhe komunikimit me shkrim. Mësuesit dhe nxënësit shpesh përdorin metoda edhe joverbale për të komunikuar komunikimin verbal. Ka nxënës që shpesh tregojnë indiferencë në shkollë duke shmangur kontaktin me tjerët ose mësuesin. Kanë prirje të ulën në fund të klasës dhe heshtja pushton zemrat e tyre, kanë indiferencë edhe në nota. Në anën tjetër, një e qeshur e mësuesit i motivon dhe në fytyrën e tyre rritet interesimi si dëgjues të dëgjueshëm. Komunikimi përfshin një gamë të gjerë të veprimeve të cilat ndihmojnë mësuesit të punojnë në mënyrë më efikase me nxënësit e tyre.
Ashtu sikur aftësitë e komunikimit që janë të rëndësishme edhe aftësitë e të dëgjuarit dhe të të pyeturit janë gjithashtu të nevojshme për komunikim efektiv .
Mësuesit që kanë zgjedhur të zhvillojnë shkathtësinë e komunikimit efektiv, krahas zhvillimit profesional, janë mësues efektiv, sepse e dija dhe aftësitë e tyre do të reflektojnë që edhe tjerët të zhvillohen dhe të përfitojnë personalisht dhe profesionalisht. Përhapja e shpejtë e globalizimit ka krijuar nevojën për të komunikuar me njerëz nga prejardhje të ndryshme, si rezultat i shkathtësive të fituara në shkollë nga mësues efektiv në të komunikuar, nxënësit do të arrijnë një nivel më i lartë i vetëbesimit kur ata të komunikojnë me kolegët e tyre, me miqtë dhe me familjen. Komunikimi efektiv bën që ne më lehtë të shprehim idetë tona dhe t’i interpretojmë ato. Mësues, që zotërojnë komunikimin efektiv, sipas mendimit tim, janë gurë themeltarë për zhvillimin e nxënësve për t'u bërë ata në të ardhmen qytetarë të harmonishëm në vend e botë.
Duhet theksuar se ndikimi i mësuesit parashkollor, dallon nga një mësues i klasës së nëntë, në ketë rast zhvillimi social dhe emocional i fëmijëve nuk është i njëjtë, prandaj format inkurajuese në komunikim janë të ndryshme. Mësuesit me aftësinë e tyre menaxhojnë suksesshëm emocionet e fëmijëve në mënyrë mbështetëse. Mësuesit mund të ndihmojnë në nxitjen e një mjedisi në klasë ku fëmijët janë të motivuar dhe të etur për të mësuar edhe duke përdorur teknologji të reja në arsim, prandaj mësuesit duhet pa reshtur t’i parashtrojnë pyetjen vetes së tyre: “a jam koherent me zhvillimet globale dhe çfarë ishte e gabuar dhe çfarë ishte e mirë në atë që thash ose në atë që bëra në klasë”?
Mësuesit janë efektiv, janë ata të cilët kanë zhvilluar artin e komunikimit me nxënësit e tyre në klasat ku ata japin mësim, sepse ata kanë mësuar të shohin bukurinë në fëmijët, që kanë për detyrë t’i edukojnë e arsimojnë. Mësuesit efektivë gjithherë janë me zemrat dhe mendjet e nxënësve të tyre, ata kurrë nuk e vënë një kapak mbi dëshirën e natyrshme të tyre për të komunikuar, në këtë mënyrë nxënësit shprehin lirshëm veten e tyre.
Të menduarit kritik është procesi intelektualisht i disiplinuar e në mënyrë aktive dhe me shkathtësi konceptimi, duke aplikuar, duke analizuar, sintetizuar, ose duke vlerësuar informacionin e mbledhur ose të krijuar nga vëzhgimi, përvoja, reflektimi, arsyetimi, ose komunikimi si një udhërrëfyes i besimit dhe veprimit. Në formën e tij shembullore, mendimi kritik është bazuar në vlerat universale intelektuale që i tejkalojnë kundërshtimet në këto çështje: qartësi, saktësi, qëndrueshmëri, lidhshmëri , dëshmi të shëndosha, arsye të dëshmuara, thellësi shkencore e gjerësi dhe drejtësi.
Të menduarit kritik - duke qenë i përgjegjshëm për çështje e qëllime të ndryshueshme, duke përfshirë mënyra të të menduarit nga më e thjeshta deri tek më e përbëra, si: të menduarit shkencor, të menduarit matematikore, të menduarit historik e antropologjik, të menduarit ekonomik, të menduarit moral dhe filozofik. Gjithkush mendon, është natyra jonë për ta bërë këtë. Por shumë nga të menduarit tonë, në vetvete, është i njëanshëm, i shtrembëruar, i pjesshëm, i painformuar ose mbështjell në vete paragjykime. Megjithatë, cilësia e jetës sonë varet pikërisht nga cilësia e mendimit tonë.
Mendimi kritik ndryshon në bazë të motivimit, prandaj detyrë parësore e mësuesve duhet të jetë motivimi i nxënësve për të menduar në formën progresiste.
Ka shumë lloje të ndryshme të komunikimit joverbal. Shenjat e mëposhtme të komunikimit joverbal paraqesin interes për ju për investimet në të tjerët...
Shprehjet e fytyrës
Fytyra e njeriut është tejet ekspresive, është në gjendje të shpreh emocionet e panumërta pa thënë asnjë fjalë. Dhe për dallim nga disa forma të komunikimit joverbal, shprehjet e fytyrës janë universale. Shprehjet e fytyrës për lumturi, trishtim, zemërim, habi, frikë dhe neveri janë të njëjta në të gjitha vendet e botës dhe në të gjitha kulturat e shoqërive njerëzore.
Lëvizjet e trupit
Mendoni se perceptimet tuaja për njerëz janë të ndryshme, si; nga mënyra që ata ulen, si ecin, si qëndrojnë lart apo si ata mbajnë pozitën e kokës së tyre. Mënyra që ju lëvizni dhe pozita e trupit që mbani në vetvete paraqet një informacion për botën që ju rrethon. Ky lloj i komunikimit joverbal përfshin sjelljen tuaj, duke pasur për bazë qëndrimin dhe lëvizjet delikate të trupit.
Gjestet
Gjestet janë të shpërndara në strukturën e jetës sonë të përditshme. Ne përdorim duart tona, kur ne jemi duke argumentuar apo duke folur për diçka. Ka raste kur ne shprehemi veten me gjeste, shpesh pa menduar. Megjithatë, kuptimi i gjesteve mund të jetë i ndryshëm në vende, kultura dhe rajone në botë, kështu që është e rëndësishme që të jemi të kujdesshëm për të shmangur keqkuptimin.
Kontakti me sy
Të kuptuarit vizual është dominant për shumicën e njerëzve, kontakti me sy është një lloj veçanërisht i rëndësishëm i komunikimit joverbal. Kontakti me sy, është mënyrë që ju të shikoni në dikë dhe në çast të komunikoni për shumë gjëra pa folur fare, duke përfshirë interes, dashuri, armiqësi apo tërheqje. Kontakti me sy është gjithashtu shumë i rëndësishëm në ruajtjen e rrjedhës së bisedës dhe për të vlerësuar reagimin e personit tjetër.
Prekja
Ne komunikojmë jo pak edhe përmes prekjes. Mendoni në fuqinë e mesazheve të dhëna nga sa më poshtë: një shtrëngim duarsh, një trokitje të lehtë si turpshëm mbi supe, një përqafim të ngrohtë, një përkëdhelje qetësuese në shpinë, një përkëdhelje në kokë apo krahu kontrollues mbi krahun tënd.
Hapësira
A keni ndjerë ndonjëherë i pakëndshëm gjatë një bisede sepse personi tjetër ishte duke ju qëndruar shumë afër duke pushtuar hapësirën tuaj? Ne të gjithë kemi nevojë për hapësirë fizike, edhe pse nevoja për këtë ndryshon në varësi të kulturës, situatave dhe afërsisë së marrëdhënies. Ju mund të përdorni hapësirën fizike për të komunikuar me shumë mesazhe të ndryshme joverbale, duke përfshirë edhe sinjalet e intimitetit, agresionit, dominimit ose dashurisë.
Zëri
Ne komunikojmë me zërat tanë edhe kur ne nuk jemi duke përdorur fjalë. Fjalimi joverbal tingëllon si zë, (i ultë, i lartë, i qetë, ritmik etj.), janë norma dhe elemente të rëndësishme të këtij lloj komunikimi. Ky lloj i të folurit joverbal me tinguj na japë të dhëna delikate, por të fuqishme në ndjenjat tona të vërteta dhe atë që ne me të vërtetë duamë të themi. Mendoni se si toni i zërit, për shembull, mund të tregojë sarkazëm, zemërim, dashuri apo besim