SlideShare a Scribd company logo
1 of 11
Universiteti
Aleksandër Moisiu
Departamenti :Shkenca Politike-Juridike
Dega:Histori
Lënda: Trashëgimi kulturore Shqipëtare
Tema: Preza një kala e vjetër e ruajtur dhe sot.
Punoi: Algita MESITI Pranoi:Prof.Afrim HOTI
Mundësuar nga foto studio kameleon
Bejlerët dhe Agallarët
Preza ka pasur mjaft bejlerë dhe agallarë, të cilët sipas gojëdhënave i kishin
shtëpitë brenda në kala e më pas me shtimin e popullsisë i krijuan varoshet
(lagjet jashtë mureve të kalasë), tregon xha Kasemi, edhe pse të dhëna e
dokumente historike pretendojnë se për shkak të hapësirës së vogël të kalasë
mund të mos ketë pasur banim në të.
Ndër beljerët më të njohur kanë qenë: Adem Beu, i cili ndërtoi një xhami tjetër,
dhe sipas imam Kasemit, ishte besimtar i devotshëm. Të tjerë bejlerë kanë qenë
Isa Beu, Xhafer Beu, etj., ata kishin mbiemra të ndryshëm si: Kalaja e Preza, po
për shkak të pozitës që kishin, njerëzit i njihnin dhe i thërrisnin me mbiemrin
Beu. Roli i tyre ka qenë shumë i rëndësishëm pasi ishin ata që pothuajse
administronin fshatin. Ata punësonin fshatarët për të punuar tokat e tyre kundrejt
një pagese, duke ulur kështu nivelin e varfërisë. Kjo traditë e punësimit vazhdon
edhe sot e kësaj dite, ku fermerët apo të pasurit e zonës punësojnë fshatarët nëpër
bizneset e tyre, duke bërë që qarkullimi i të ardhurave të mbesë brenda zonës.
Rëndësia e Prezës
Komuna Prezë sot, është e ndarë në shtatë fshatra me një popullsi prej rreth 7 mijë
banorësh, e gjitha myslimane. Në Prezë për ditë xhumaje (të premte) bëhej një pazar i
madh, njerëzit vinin nga ana e anës për të tregtuar mallrat e tyre aty. Atë ditë Preza bëhej
e zhurmshme, pasi pazari kishte rreth 36 dyqane që gumëzhinin nga tregtarët dhe
blerësit.
Për Prezën ka shkruar Marin Barleti, por edhe shumë autorë të tjerë të shquar. Shtjefën
Gjeçovi ka shkruar një novelë mbi vlerat e Prezës, ku e cilëson atë si vatër të
rëndësishme kulture dhe emancipimi.
Preza ka qenë një qendër e rëndësishme që kishte nën varësi rreth 33 fshatra dhe ka pasur
një ndikim të madh në zonën përreth, duke u kthyer në pararojë e gjithë zonës për
zhvillimin e arsimit, kulturës. Sipas historianëve edhe pas mëvetësimit të Shqipërisë nga
Perandoria Osmane, aty zhvillohej mësim përveçse në shqip edhe në gjuhën arabe e
turke. “Shkolla shqipe u hap në shtator 1913 dhe u mbyll për disa muaj dhe u rihap më
1914. Ajo ishte ndër të parat shkolla shqipe me një ndjeshmëri të madhe ndaj kulturës”,
tregojnë historianët.
Gjatë gjithë periudhave, nga koha Iliro-Romake e deri në Luftën e Dytë Borërore, ky
vend është lakmuar e pushtuar nga të huajt. Sipas dokumenteve dhe dëshmive historike,
Preza ka qenë në formën e një qyteze. Thuhet që vitin 1912 dhe deri në vitin 1920
qeverisja e vendit bëhej nga pleqësia, ku qeveriste kryeplaku së bashku me katër
kryetarët e lagjeve. Ndërsa duke filluar nga viti 1921 dhe në vazhdim, qeverisja e vendit
mori atributet e një forme më të organizuar, duke u ngritur kështu komuna e parë.
E dyta, Në të gjithë shkrimet e ndryshme të autorëve më të
shquar vendas dhe të huaj që nga mesi i shekullit XV deri
në fillim të viteve '30 të shekullit XX, Preza - Qendër
karakterizohet si qytet ose si qytezë. Në librin "Historia e
Skënderbeut" të shkruar latinisht nga humanisti i madh
shqiptar Marin Barleti dhe të botuar në Romë ndërmjet
viteve 1508-1510 Preza karakterizohet si qytezë e
parthinëve. Në këtë vepër për Prezën, ndër të tjera
theksohet: "Pa dyshim këtu shumë gjëra më thonë të
parashtroj diçka për zanafillën dhe fatmirësinë e lashtë të
kësaj qyteze dhe në radhë të parë fakti që ajo është e
përmendur edhe për veprat e shkrimtarëve, gjë që nuk është
e panjohur, as u shpëton brezave të mëpasëm.
Përpara luftërave civile të Cezarit dhe Pompeit (vitet 49-45
p.e.r.), kjo qytezë zinte një vend mjaft të nderuar në
krahinë; vetë gërmadhat e saj dhe vetë gjurmët e sendeve të
veçanta lejojnë të shikosh dhe vlejnë të parafytyrosh qartë
shkëlqimin e gjendjes së dikurshme dhe bujarinë e lashtë të
vendit. Thonë se e pushtoi dhe e shkatërroi Cezari, kur
mbante të rrethuar në qytetin e Durrësit, Pompein dhe
Senatin romak. Dhe mbeti përgjithmonë i sheshuar në atë
gjendje gërmadhe dhe as u dukën më pas ndonjëherë
gjurmë rindërtimi, përveç atyre që zelli i banorëve ripërtëriu
për nevojat e veta të ndryshme"
E treta. Sociologët që kanë trajtuar me përparësi
çështjet socialkulturore të urbanizimit si Toine,
Wirth, Park etj., kanë argumentuar se mënyra e
jetesës e qytetit ndikon në mënyrë të ndjeshme
mënyrën e jetesë së banorëve të fshatrave
përreth. Mjaft fakte provojnë se në rrjedhën e
shumë shekujve Preza, si të thuash, e ka ushtruar
një funksion të tillë ndikues, emancipues për
fshatarët që banonin në të gjithë krahinën e më
gjerë. Fshatarët për shumë kohë e quanin Prezën
shehër dhe banorët e Prezës shehërli, fjalë
turqishte që përkthehen përkatësisht qytet dhe
qytetar.
Në rrafshin arsimor, kulturor Preza ka qenë
gjithnjë më e përparuara se fshatrat që shtrihen
rrotull saj. Sidomos gjatë shekujve XVI-XIX,
ndërkohë që në shumë krahina të Shqipërisë nuk
kishte asnjë formë të organizuar të shkollimit, në
Prezë kanë funksionuar pothuajse gjithnjë
shkolla të orientimit fetar. Nga të parat shkolla
shqipe që u hapën pak muaj pas shpalljes së
Pavarësisë më 1912, ka qenë edhe shkolla e
Prezës.
E katërta, Sikurse edhe në vende të tjera europianoperëndimore,
edhe në Shqipëri ka dallime të konsiderueshme në formimin
shpirtëror të banorëve të qyteteve dhe të atyre të fshatrave. Modelimi
psikologjik i banorëve të Prezës plotësonte të gjitha parametrat për
t'u karakterizuar si modelim urban. Ndër të tjera, banorët e Prezës
dallohen për tolerancën, që shpërfaqet në të gjithë aspektet e
veprimtarinë e të mënyrës së tyre të jetesës, në marrëdhëniet
ndërmjet grupimeve sociale dhe në marrëdhëniet ndërindividuale
ndërmjet banorëve me përkatësi subkulturore, fetare e politike të
ndryshme. Tradicionalisht dhe në ditët tona ndër banorët e Prezës, jo
vetëm nuk ka pasur konflikte për çështje fetare, por ata i
frekuentojnë rregullisht, pa kurrfarë paragjykimi fetar, vendet e
shenjta myslimane e të krishtera, pavarësisht nga përkatësia e tyre
fetare.
Që nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë (nëntor 1912) deri në ditët
tona herë pas here zhvillimet politike janë karakterizuar nga
intoleranca e konfliktualiteti i skajshëm. Veçanërisht gjatë Luftës së
Dytë Botërore e më pas konfliktet për çështje politike në shoqërinë
shqiptare u agravuan më shumë. Edhe në këto vite tensionesh
politike, banorët e Prezës ofruan modelet më humane të tolerancës e
të mirëkuptimit. Të inkuadruar në formacionet politike kryesore që
vepronin gjatë Luftës së Dytë Botërore si Partia Komuniste, Balli
Kombëtar dhe veçanërisht Legaliteti, banorët e Prezës nuk u
konfliktuan ashpër, nuk u vranë me njëri-tjetrin, siç ka ndodhur në
shumë qytete e krahina të Shqipërisë. Nëpërmjet tolerancës së
admirueshme banorët e Prezës arritën të amortizojnë ndjeshëm
rrjedhojat shkatërrimtare të luftës së klasave që u imponua nga
strukturat partiako-shtetërore të regjimit totalitar socialist në vitet
1945-1990.
1) Kalaja e Prezes ishte nje kala me rendesi te madhe ne mesjeten e mesme. Kjo
duket qarte nga pozicioni ku ishte vendosur kjo kala dhe rindertimi disa here i saj.
2) Teknika e ndertimit te saj ishte me gure te latuar dhe forma te rregullta
gjeometrike, cka do te thote se teknika e ndertimit kishte perparuar shume nga nje
periudhe ne tjetren dhe fortifikimet ishin me te qendrueshme se me pare. Kjo
vertetohet nga gjendja mjaft e mire e kalase ne ditet e sotme.
3) Prania e ullishteve na jep informacione rreth ekonomise se Prezes, ku ulliri ishte
kultura kryesore, dhe kjo vihet ne dukje nga prania e shumte e ullishteve
shumevjecare te Prezes.
4) Ekonomia e zones rreth Prezes karakterizohet nga zhvillimi i kulturave te
ndryshme bujqesore dhe zhvillimi i blegtorise.
5) Duke qene afer me Aeroportin ‘’Nene Tereza’’ kjo kala terheq cdo vit dhe me
shume turiste te huaj dhe shqiptare, duke u kthyer ne kete menyre ne nje nga
vendet me rendesi te madhe kulturore ne vend.
6) Nese me pare kjo kala ishte nje zone e lakmuar nga te huajt per ta pushtuar, sot
eshte nje zone e lakmuar nga te huajt per tu vizituar.
7) Preza ne vitet e ardhme do te rritet shume ekonomikisht, dhe do te kete te njejten
rendesi qe kishte dikur, duke u kthyer ne qendren me te rendesishme turistike &
kulturore ne vend.
BIBLOGRAFIA
http://www.trepca.net/2004/03/040313_zd_preza_qyteti_feniks.htm
http://en.wiktionary.org/wiki/preza
http://en.wikipedia.org/wiki/Prez%C3%AB_Castle
http://www.albania.al/node/614
http://barpreza.weebly.com/preza.html
http://telegraf.al/suplement/trevat-shqiptare/fadil-kepi-preza-ne-rrjedhen-e-historise
http://www.tirana.gov.al/sq/Monumentet-Kulturore/Kalaja-e-Prez%C3%ABs-4506
http://www.albania.al/sq/content/kalaja-e-prez%C3%ABs
http://www.greenagenda.net/albania/?p=140
http://www.fanitravel.com/guida-e-tiranes.html
• Marin Barleti: Histori e Skënderbeut, Shtëpia Botuese "Faik Konica", Prishtinë 2001.
• Shtjefn Gjecovi: Mnera e Prezës, Botim i Shoqatës Kulturore "Pellazgët", Tiranë 2000.
• Lazar Papajani: Kalaja e Prezes.

More Related Content

What's hot

Toleranca fetare
Toleranca fetareToleranca fetare
Toleranca fetareAlgita
 
vendlindja ne kohet me te hershme
vendlindja ne kohet me te hershmevendlindja ne kohet me te hershme
vendlindja ne kohet me te hershmekoralda
 
Kalaja e drishtit dhe ura e mesit
Kalaja e drishtit dhe ura e mesitKalaja e drishtit dhe ura e mesit
Kalaja e drishtit dhe ura e mesitsamir1993
 
Iliria dhe organizimi politik i saj
Iliria dhe organizimi politik i sajIliria dhe organizimi politik i saj
Iliria dhe organizimi politik i sajAsewqs Kiaq
 
Shqiperia e mesme
Shqiperia e mesmeShqiperia e mesme
Shqiperia e mesmeArlinda
 
Presentation1 (2)
Presentation1 (2)Presentation1 (2)
Presentation1 (2)Lo Ri
 
Histori Ekonomike Kalaja e Prezes
Histori Ekonomike Kalaja e PrezesHistori Ekonomike Kalaja e Prezes
Histori Ekonomike Kalaja e Prezesolalegisi
 
Trevat Shqiptare Ne Greqi
Trevat Shqiptare Ne GreqiTrevat Shqiptare Ne Greqi
Trevat Shqiptare Ne Greqiolinuhi
 
“Kush ka vizituar Krujen, ka vizituar Shqiperine”
“Kush ka vizituar Krujen, ka vizituar Shqiperine”“Kush ka vizituar Krujen, ka vizituar Shqiperine”
“Kush ka vizituar Krujen, ka vizituar Shqiperine”#MesueseAurela Elezaj
 
Perandoria bizantine
Perandoria bizantinePerandoria bizantine
Perandoria bizantineEGLI TAFA
 
Historia e trevave shqiptare nepermjet kalave
Historia e trevave shqiptare nepermjet kalaveHistoria e trevave shqiptare nepermjet kalave
Historia e trevave shqiptare nepermjet kalaveAlimerko Brunilda
 
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurtiMarjan DODAJ
 

What's hot (20)

Qyteterimi ilir !!!!
Qyteterimi ilir !!!!Qyteterimi ilir !!!!
Qyteterimi ilir !!!!
 
Toleranca fetare
Toleranca fetareToleranca fetare
Toleranca fetare
 
vendlindja ne kohet me te hershme
vendlindja ne kohet me te hershmevendlindja ne kohet me te hershme
vendlindja ne kohet me te hershme
 
Kalaja e drishtit dhe ura e mesit
Kalaja e drishtit dhe ura e mesitKalaja e drishtit dhe ura e mesit
Kalaja e drishtit dhe ura e mesit
 
Iliria dhe organizimi politik i saj
Iliria dhe organizimi politik i sajIliria dhe organizimi politik i saj
Iliria dhe organizimi politik i saj
 
Shqiperia e mesme
Shqiperia e mesmeShqiperia e mesme
Shqiperia e mesme
 
Presentation1 (2)
Presentation1 (2)Presentation1 (2)
Presentation1 (2)
 
Histori Ekonomike Kalaja e Prezes
Histori Ekonomike Kalaja e PrezesHistori Ekonomike Kalaja e Prezes
Histori Ekonomike Kalaja e Prezes
 
Trevat Shqiptare Ne Greqi
Trevat Shqiptare Ne GreqiTrevat Shqiptare Ne Greqi
Trevat Shqiptare Ne Greqi
 
“Kush ka vizituar Krujen, ka vizituar Shqiperine”
“Kush ka vizituar Krujen, ka vizituar Shqiperine”“Kush ka vizituar Krujen, ka vizituar Shqiperine”
“Kush ka vizituar Krujen, ka vizituar Shqiperine”
 
Cameria
CameriaCameria
Cameria
 
Histori 6
Histori 6Histori 6
Histori 6
 
Histori
HistoriHistori
Histori
 
Perandoria bizantine
Perandoria bizantinePerandoria bizantine
Perandoria bizantine
 
Dyndjet barbare
Dyndjet barbareDyndjet barbare
Dyndjet barbare
 
Historia e trevave shqiptare nepermjet kalave
Historia e trevave shqiptare nepermjet kalaveHistoria e trevave shqiptare nepermjet kalave
Historia e trevave shqiptare nepermjet kalave
 
KALAJA E ELBASANIT...
KALAJA E ELBASANIT...KALAJA E ELBASANIT...
KALAJA E ELBASANIT...
 
ESSE...QYTETI ANTIK DURRESI
ESSE...QYTETI ANTIK DURRESI ESSE...QYTETI ANTIK DURRESI
ESSE...QYTETI ANTIK DURRESI
 
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
 
Iliret Ardit Rexhmataj
Iliret  Ardit RexhmatajIliret  Ardit Rexhmataj
Iliret Ardit Rexhmataj
 

Similar to Algita

rrugetimi i shqiperise ne be
rrugetimi i shqiperise  ne berrugetimi i shqiperise  ne be
rrugetimi i shqiperise ne beklerina
 
Guida turistike, Fier
Guida turistike, FierGuida turistike, Fier
Guida turistike, FierLili Liljana
 
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANIMarjan DODAJ
 
64538093 fragmente-hulumtimesh-te-studiuesit-dhimiter-pilika
64538093 fragmente-hulumtimesh-te-studiuesit-dhimiter-pilika64538093 fragmente-hulumtimesh-te-studiuesit-dhimiter-pilika
64538093 fragmente-hulumtimesh-te-studiuesit-dhimiter-pilikaEduart Mucaj
 
Guida turistike e vlores letersi
Guida turistike e vlores letersiGuida turistike e vlores letersi
Guida turistike e vlores letersiXhesika Merko
 
ndertesat popullore korce *rafaela*
ndertesat popullore korce *rafaela*ndertesat popullore korce *rafaela*
ndertesat popullore korce *rafaela*Vajza Vogel
 
Historia e lashtë e peshterit
Historia e lashtë e peshterit Historia e lashtë e peshterit
Historia e lashtë e peshterit Ismet Azizi
 
Jeta e perditshme ne qytetet arberore ne mesjete.pptx
Jeta e perditshme ne qytetet arberore ne mesjete.pptxJeta e perditshme ne qytetet arberore ne mesjete.pptx
Jeta e perditshme ne qytetet arberore ne mesjete.pptxAleksandrosHodo
 
Projekt ne guide turistike
Projekt ne guide turistikeProjekt ne guide turistike
Projekt ne guide turistikeAnisa 19
 
Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!
Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!
Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!Rexhep Smoqi
 
Kalaja e Krujes
Kalaja e KrujesKalaja e Krujes
Kalaja e KrujesKe Keiss
 
Shenjtet e Krishtere te Shqiperise, nga Robert Elsie.pdf
Shenjtet e Krishtere te Shqiperise, nga Robert Elsie.pdfShenjtet e Krishtere te Shqiperise, nga Robert Elsie.pdf
Shenjtet e Krishtere te Shqiperise, nga Robert Elsie.pdfMarjan DODAJ
 

Similar to Algita (20)

rrugetimi i shqiperise ne be
rrugetimi i shqiperise  ne berrugetimi i shqiperise  ne be
rrugetimi i shqiperise ne be
 
ESE QYTETI ANTIK …Durresi !!
ESE QYTETI ANTIK …Durresi !!ESE QYTETI ANTIK …Durresi !!
ESE QYTETI ANTIK …Durresi !!
 
Guida turistike, Fier
Guida turistike, FierGuida turistike, Fier
Guida turistike, Fier
 
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 
64538093 fragmente-hulumtimesh-te-studiuesit-dhimiter-pilika
64538093 fragmente-hulumtimesh-te-studiuesit-dhimiter-pilika64538093 fragmente-hulumtimesh-te-studiuesit-dhimiter-pilika
64538093 fragmente-hulumtimesh-te-studiuesit-dhimiter-pilika
 
Guida turistike e vlores letersi
Guida turistike e vlores letersiGuida turistike e vlores letersi
Guida turistike e vlores letersi
 
ndertesat popullore korce *rafaela*
ndertesat popullore korce *rafaela*ndertesat popullore korce *rafaela*
ndertesat popullore korce *rafaela*
 
Historia e lashtë e peshterit
Historia e lashtë e peshterit Historia e lashtë e peshterit
Historia e lashtë e peshterit
 
Religion in Albania
Religion in AlbaniaReligion in Albania
Religion in Albania
 
Master
MasterMaster
Master
 
Master
MasterMaster
Master
 
Jeta e perditshme ne qytetet arberore ne mesjete.pptx
Jeta e perditshme ne qytetet arberore ne mesjete.pptxJeta e perditshme ne qytetet arberore ne mesjete.pptx
Jeta e perditshme ne qytetet arberore ne mesjete.pptx
 
Historia e vlorës
Historia e vlorësHistoria e vlorës
Historia e vlorës
 
Berati, Albania
Berati, AlbaniaBerati, Albania
Berati, Albania
 
Projekt ne guide turistike
Projekt ne guide turistikeProjekt ne guide turistike
Projekt ne guide turistike
 
Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!
Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!
Gjuhe Shqipe - Shqiperia e Mesme!
 
Kalaja e Krujes
Kalaja e KrujesKalaja e Krujes
Kalaja e Krujes
 
Flamuri,shqiptar
Flamuri,shqiptarFlamuri,shqiptar
Flamuri,shqiptar
 
Projekt
ProjektProjekt
Projekt
 
Shenjtet e Krishtere te Shqiperise, nga Robert Elsie.pdf
Shenjtet e Krishtere te Shqiperise, nga Robert Elsie.pdfShenjtet e Krishtere te Shqiperise, nga Robert Elsie.pdf
Shenjtet e Krishtere te Shqiperise, nga Robert Elsie.pdf
 

More from Algita Mesiti (20)

TEST ENGLISH
TEST ENGLISHTEST ENGLISH
TEST ENGLISH
 
ADOLESHENCA
ADOLESHENCAADOLESHENCA
ADOLESHENCA
 
Next sunday
Next sundayNext sunday
Next sunday
 
TEST
TESTTEST
TEST
 
Language in-use-beginner-tests
Language in-use-beginner-testsLanguage in-use-beginner-tests
Language in-use-beginner-tests
 
Buy nothing-day-fun-activities-games-reading-comprehension-exercis 50326
Buy nothing-day-fun-activities-games-reading-comprehension-exercis 50326Buy nothing-day-fun-activities-games-reading-comprehension-exercis 50326
Buy nothing-day-fun-activities-games-reading-comprehension-exercis 50326
 
Shopping time
Shopping time Shopping time
Shopping time
 
PRICESSSSSSSS
PRICESSSSSSSSPRICESSSSSSSS
PRICESSSSSSSS
 
Mendimi politik
Mendimi politikMendimi politik
Mendimi politik
 
ESE
ESEESE
ESE
 
HISTORI
HISTORIHISTORI
HISTORI
 
Konflikti qipro turqi
Konflikti qipro turqiKonflikti qipro turqi
Konflikti qipro turqi
 
PKSH
PKSHPKSH
PKSH
 
Detyra perkthim
Detyra perkthimDetyra perkthim
Detyra perkthim
 
english
englishenglish
english
 
Equipments in medicine
Equipments in medicineEquipments in medicine
Equipments in medicine
 
Roli i qytetit
Roli i qytetitRoli i qytetit
Roli i qytetit
 
Jeta urbane
Jeta urbaneJeta urbane
Jeta urbane
 
His baz
His bazHis baz
His baz
 
Anisa histori
Anisa historiAnisa histori
Anisa histori
 

Algita

  • 1. Universiteti Aleksandër Moisiu Departamenti :Shkenca Politike-Juridike Dega:Histori Lënda: Trashëgimi kulturore Shqipëtare Tema: Preza një kala e vjetër e ruajtur dhe sot. Punoi: Algita MESITI Pranoi:Prof.Afrim HOTI
  • 2.
  • 3. Mundësuar nga foto studio kameleon
  • 4. Bejlerët dhe Agallarët Preza ka pasur mjaft bejlerë dhe agallarë, të cilët sipas gojëdhënave i kishin shtëpitë brenda në kala e më pas me shtimin e popullsisë i krijuan varoshet (lagjet jashtë mureve të kalasë), tregon xha Kasemi, edhe pse të dhëna e dokumente historike pretendojnë se për shkak të hapësirës së vogël të kalasë mund të mos ketë pasur banim në të. Ndër beljerët më të njohur kanë qenë: Adem Beu, i cili ndërtoi një xhami tjetër, dhe sipas imam Kasemit, ishte besimtar i devotshëm. Të tjerë bejlerë kanë qenë Isa Beu, Xhafer Beu, etj., ata kishin mbiemra të ndryshëm si: Kalaja e Preza, po për shkak të pozitës që kishin, njerëzit i njihnin dhe i thërrisnin me mbiemrin Beu. Roli i tyre ka qenë shumë i rëndësishëm pasi ishin ata që pothuajse administronin fshatin. Ata punësonin fshatarët për të punuar tokat e tyre kundrejt një pagese, duke ulur kështu nivelin e varfërisë. Kjo traditë e punësimit vazhdon edhe sot e kësaj dite, ku fermerët apo të pasurit e zonës punësojnë fshatarët nëpër bizneset e tyre, duke bërë që qarkullimi i të ardhurave të mbesë brenda zonës.
  • 5. Rëndësia e Prezës Komuna Prezë sot, është e ndarë në shtatë fshatra me një popullsi prej rreth 7 mijë banorësh, e gjitha myslimane. Në Prezë për ditë xhumaje (të premte) bëhej një pazar i madh, njerëzit vinin nga ana e anës për të tregtuar mallrat e tyre aty. Atë ditë Preza bëhej e zhurmshme, pasi pazari kishte rreth 36 dyqane që gumëzhinin nga tregtarët dhe blerësit. Për Prezën ka shkruar Marin Barleti, por edhe shumë autorë të tjerë të shquar. Shtjefën Gjeçovi ka shkruar një novelë mbi vlerat e Prezës, ku e cilëson atë si vatër të rëndësishme kulture dhe emancipimi. Preza ka qenë një qendër e rëndësishme që kishte nën varësi rreth 33 fshatra dhe ka pasur një ndikim të madh në zonën përreth, duke u kthyer në pararojë e gjithë zonës për zhvillimin e arsimit, kulturës. Sipas historianëve edhe pas mëvetësimit të Shqipërisë nga Perandoria Osmane, aty zhvillohej mësim përveçse në shqip edhe në gjuhën arabe e turke. “Shkolla shqipe u hap në shtator 1913 dhe u mbyll për disa muaj dhe u rihap më 1914. Ajo ishte ndër të parat shkolla shqipe me një ndjeshmëri të madhe ndaj kulturës”, tregojnë historianët. Gjatë gjithë periudhave, nga koha Iliro-Romake e deri në Luftën e Dytë Borërore, ky vend është lakmuar e pushtuar nga të huajt. Sipas dokumenteve dhe dëshmive historike, Preza ka qenë në formën e një qyteze. Thuhet që vitin 1912 dhe deri në vitin 1920 qeverisja e vendit bëhej nga pleqësia, ku qeveriste kryeplaku së bashku me katër kryetarët e lagjeve. Ndërsa duke filluar nga viti 1921 dhe në vazhdim, qeverisja e vendit mori atributet e një forme më të organizuar, duke u ngritur kështu komuna e parë.
  • 6.
  • 7. E dyta, Në të gjithë shkrimet e ndryshme të autorëve më të shquar vendas dhe të huaj që nga mesi i shekullit XV deri në fillim të viteve '30 të shekullit XX, Preza - Qendër karakterizohet si qytet ose si qytezë. Në librin "Historia e Skënderbeut" të shkruar latinisht nga humanisti i madh shqiptar Marin Barleti dhe të botuar në Romë ndërmjet viteve 1508-1510 Preza karakterizohet si qytezë e parthinëve. Në këtë vepër për Prezën, ndër të tjera theksohet: "Pa dyshim këtu shumë gjëra më thonë të parashtroj diçka për zanafillën dhe fatmirësinë e lashtë të kësaj qyteze dhe në radhë të parë fakti që ajo është e përmendur edhe për veprat e shkrimtarëve, gjë që nuk është e panjohur, as u shpëton brezave të mëpasëm. Përpara luftërave civile të Cezarit dhe Pompeit (vitet 49-45 p.e.r.), kjo qytezë zinte një vend mjaft të nderuar në krahinë; vetë gërmadhat e saj dhe vetë gjurmët e sendeve të veçanta lejojnë të shikosh dhe vlejnë të parafytyrosh qartë shkëlqimin e gjendjes së dikurshme dhe bujarinë e lashtë të vendit. Thonë se e pushtoi dhe e shkatërroi Cezari, kur mbante të rrethuar në qytetin e Durrësit, Pompein dhe Senatin romak. Dhe mbeti përgjithmonë i sheshuar në atë gjendje gërmadhe dhe as u dukën më pas ndonjëherë gjurmë rindërtimi, përveç atyre që zelli i banorëve ripërtëriu për nevojat e veta të ndryshme"
  • 8. E treta. Sociologët që kanë trajtuar me përparësi çështjet socialkulturore të urbanizimit si Toine, Wirth, Park etj., kanë argumentuar se mënyra e jetesës e qytetit ndikon në mënyrë të ndjeshme mënyrën e jetesë së banorëve të fshatrave përreth. Mjaft fakte provojnë se në rrjedhën e shumë shekujve Preza, si të thuash, e ka ushtruar një funksion të tillë ndikues, emancipues për fshatarët që banonin në të gjithë krahinën e më gjerë. Fshatarët për shumë kohë e quanin Prezën shehër dhe banorët e Prezës shehërli, fjalë turqishte që përkthehen përkatësisht qytet dhe qytetar. Në rrafshin arsimor, kulturor Preza ka qenë gjithnjë më e përparuara se fshatrat që shtrihen rrotull saj. Sidomos gjatë shekujve XVI-XIX, ndërkohë që në shumë krahina të Shqipërisë nuk kishte asnjë formë të organizuar të shkollimit, në Prezë kanë funksionuar pothuajse gjithnjë shkolla të orientimit fetar. Nga të parat shkolla shqipe që u hapën pak muaj pas shpalljes së Pavarësisë më 1912, ka qenë edhe shkolla e Prezës.
  • 9. E katërta, Sikurse edhe në vende të tjera europianoperëndimore, edhe në Shqipëri ka dallime të konsiderueshme në formimin shpirtëror të banorëve të qyteteve dhe të atyre të fshatrave. Modelimi psikologjik i banorëve të Prezës plotësonte të gjitha parametrat për t'u karakterizuar si modelim urban. Ndër të tjera, banorët e Prezës dallohen për tolerancën, që shpërfaqet në të gjithë aspektet e veprimtarinë e të mënyrës së tyre të jetesës, në marrëdhëniet ndërmjet grupimeve sociale dhe në marrëdhëniet ndërindividuale ndërmjet banorëve me përkatësi subkulturore, fetare e politike të ndryshme. Tradicionalisht dhe në ditët tona ndër banorët e Prezës, jo vetëm nuk ka pasur konflikte për çështje fetare, por ata i frekuentojnë rregullisht, pa kurrfarë paragjykimi fetar, vendet e shenjta myslimane e të krishtera, pavarësisht nga përkatësia e tyre fetare. Që nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë (nëntor 1912) deri në ditët tona herë pas here zhvillimet politike janë karakterizuar nga intoleranca e konfliktualiteti i skajshëm. Veçanërisht gjatë Luftës së Dytë Botërore e më pas konfliktet për çështje politike në shoqërinë shqiptare u agravuan më shumë. Edhe në këto vite tensionesh politike, banorët e Prezës ofruan modelet më humane të tolerancës e të mirëkuptimit. Të inkuadruar në formacionet politike kryesore që vepronin gjatë Luftës së Dytë Botërore si Partia Komuniste, Balli Kombëtar dhe veçanërisht Legaliteti, banorët e Prezës nuk u konfliktuan ashpër, nuk u vranë me njëri-tjetrin, siç ka ndodhur në shumë qytete e krahina të Shqipërisë. Nëpërmjet tolerancës së admirueshme banorët e Prezës arritën të amortizojnë ndjeshëm rrjedhojat shkatërrimtare të luftës së klasave që u imponua nga strukturat partiako-shtetërore të regjimit totalitar socialist në vitet 1945-1990.
  • 10. 1) Kalaja e Prezes ishte nje kala me rendesi te madhe ne mesjeten e mesme. Kjo duket qarte nga pozicioni ku ishte vendosur kjo kala dhe rindertimi disa here i saj. 2) Teknika e ndertimit te saj ishte me gure te latuar dhe forma te rregullta gjeometrike, cka do te thote se teknika e ndertimit kishte perparuar shume nga nje periudhe ne tjetren dhe fortifikimet ishin me te qendrueshme se me pare. Kjo vertetohet nga gjendja mjaft e mire e kalase ne ditet e sotme. 3) Prania e ullishteve na jep informacione rreth ekonomise se Prezes, ku ulliri ishte kultura kryesore, dhe kjo vihet ne dukje nga prania e shumte e ullishteve shumevjecare te Prezes. 4) Ekonomia e zones rreth Prezes karakterizohet nga zhvillimi i kulturave te ndryshme bujqesore dhe zhvillimi i blegtorise. 5) Duke qene afer me Aeroportin ‘’Nene Tereza’’ kjo kala terheq cdo vit dhe me shume turiste te huaj dhe shqiptare, duke u kthyer ne kete menyre ne nje nga vendet me rendesi te madhe kulturore ne vend. 6) Nese me pare kjo kala ishte nje zone e lakmuar nga te huajt per ta pushtuar, sot eshte nje zone e lakmuar nga te huajt per tu vizituar. 7) Preza ne vitet e ardhme do te rritet shume ekonomikisht, dhe do te kete te njejten rendesi qe kishte dikur, duke u kthyer ne qendren me te rendesishme turistike & kulturore ne vend.