O slideshow foi denunciado.
Utilizamos seu perfil e dados de atividades no LinkedIn para personalizar e exibir anúncios mais relevantes. Altere suas preferências de anúncios quando desejar.

Skënderbeu

1.128 visualizações

Publicada em

Skënderbeu

Publicada em: Arte e fotografia
  • Seja o primeiro a comentar

Skënderbeu

  1. 1. *
  2. 2. *Rinia e Skenderbeut *Kryengritja e Skenderbeut *Fjalimi I Skenderbeut *Skenderbeu,kryetar I lidhjes se Lezhes *“Hero Kombetar” *Forcimi I pushtetit *Rendesia e Skenderbeut *Taktika ne lufte *Princ I pa kurorezuar I shqiptareve *Marredheniet e Skenderbeut ne Evrope *Diplomacia *Vdekja e tij *Vepra per Skenderbeut *Titujt e marre *
  3. 3. * *Skenderbeu (emri i vërtetë: Gjergj Kastrioti) ishte djali më i vogel i Gjon Kastriotit dhe i princeshsës Vojsava,femija i fundit midis 4 djemve e 5 vajzave. Mendohet se lindi me 6 maj 1405 ne Mat. U mor peng si nizame pas thyerjes se te atit nga Sulltan Murati me 1421 dhe u dergua ne oborrin e Sulltanit ne Adrianopoje. Atje,zgjuarsia dhe shkathtesia e cuan Gjergjin ne shkollen e Sulltanit (içogllaneve) qe pergatiste komandante e nenpunes. Atje mori emrin Iskender (Aleksander). Pas mbarimit te shkolles ,Gjergj kastrioti “Skenderi” kreu detyra ushtarake ne Ballkan dhe ne Azine e Vogel,duke u dalluar per trimeri dhe per kete arsye iu dha titulli BEJ qe do te thote princ ose fisnik. Skenderbeu nuk e harroi vendin e tij te dashur dhe priste me padurim rastin te kthehej ne token qe e lindi.Me vdekjen e te atit,ai shpresonte t’i zinte vendin,por ne fakt Sulltani e emeroi Sanxhakbej jashte tokave shqiptare. Skenderbeu nuk hoqi dore nga ideja per t’u kthyer ne Shqiperi ne fronin e te atit,deri ne vitin 1443 kur ai u nis kunder Janosh Huniadit nen komanden e bejlerbeut te Rumelise.
  4. 4. * *Me 3 nentor 1443 ne afersi te Nishit ,u ndeshen dy ushtrite.Ushtria osmane u shpartallua dhe u terhoq ne panik.Skederbeu filloi te zbatonte planin e kryengritjes,Se bashku me 300 kalores shqiptar e me te nipin Hamza Kastriotin ,u kthye ne Diber,ku populli e priti si çlirimtar .Mori masa per perforecimin e rrugeve nga mund te vinin osmanet ,dhe prej andej iu drejtua Krujes. Me nje ferman te rreme shtiu ne dore qytetin e garnizonin dhe keshtu me 28 nentor 1443 u shpall rimekembja e principates se Kastrioteve. Mbi keshtjellen e Krujes u ngrit flamuri me shkaben e zeze dykrenare te Kastrioteve. *Kryengritja u perhap shpejt ne viset e tjera dhe feudalet e tjere u ngriten gjithashtu.Gjate dhjetorit ,Shqiperia e Mesme dhe e Veriut u spastruan nga forcat osmane,U çliruan njera pas tjetres keshtjellat e kesaj zone . Skenderbeu ishte organizatori I Kuvendit te Arberit ,ne te cilin u zgjodh si prijes I Lidhjes Shqiptare te Lezhes.Ai u martua me te bijen e Gjergj Arianitit ,me Donika Arianitin,per te forcuar lidhjet e tij me principatat e tjera.
  5. 5. *
  6. 6. * *“… Lirine nuk ua solla une ,ate e gjeta mes jush! Sapo me shkeli kemba truallin tuaj , sapo degjuat emrin tim , m’u derdhet me vrap te gjithe ,me dualet perpara kush e kush me pare, sikur te kishit degjuar qe u ngriten nga varret eterit, vellezerit,bijte tuaj ,sikur te kishin zbritur ketu gjithe perendite…. Armet nuk ua solla une ,por ju gjeta te armatosur! Lirine e pashe se e keni kudo , ne kraharor , ne balle , ne shpatat e ne ushtat”.
  7. 7. * Më 2 mars të vitit 1444, në Katedralen e Shënkollit të qytetit të Lezhës u mbajt i pari Kuvend Kombëtar i princërve dhe i fisnikëve shqiptarë të shek. XV. Skënderbeu, si drejtues i Kuvendit, mbajti fjalën e hapjes në të cilën theksoi domosdoshmërinë dhe rëndësinë e bashkimit të Shqiptarëve. Kuvendi vendosi që bashkimi të bëhej në formën e një besëlidhjeje, të një aleance ushtarake nëpërmjet drejtuesve të principatave dhe të krerëve të tjerë të vendit, që njihet më emrin Lidhja shqiptarë e Lezhës. Kryetar i saj u zgjodh Skënderbeu.Skënderbeuu caktua edhe si komandant I pergjithshem se ushtrise të përballuar shpenzimet e ushtrisë, të armatimit të saj etj.Kuvendi vendosi gjithashtu të krijohej një arkë të përbashkët që do të administrohej nga Skënderbeu.Me vendimet e Kuvendit të Lezhës u bë një hap i madh e vendimtar drejt bashkimit politik të vendit dhe krijimit të një pushteti qendror të përfaqësuar nga Skënderbeu. *
  8. 8. * *Gjergj kastriot-Skenderbeu sintetizon nje epoke te tere historike qe mori emrin e tij:luften njeshekullore kunder pushtimit osman. Nen udheheqjen e tij ,lufta e shqiptareve u ngrit ne nje shkalle me te organizuar e me te larte dhe shenoi nje kthese vendimtare ne zhvilimin politik te shqiperise. *Gjergj kastriot –Skenderbeu ishte perfaqesuesi me konsekuent dhe me i shquar i elites drejtuese shqiptare qe terhoqi me vendosmeri frontin e luftes se shqiptare kunder pushtuesve osmane. Ai realizoi te parin bashkim te shqiptareve , lidhjen shqiptare te lezhes , e cila hapi rrugen e krijimit te shtetit te pavarur shqiptar ,themeluesi i te cilit u be vete ai.kujdes te vecante Skenderbeu i kushtoi ruajtjes se burimeve te brendshme ekonomike ,tek te cilat u mbeshtet lufta.duke fuqizuar mbrojtjen ne brezin kufitar , ne lindje e ne jug,ai i dha mundesi banoreve te viseve te lira te zhvillonin nje veprimtari ekonomike deri diku normale.
  9. 9. * *Shpartallimi prej Skënderbeut i lëkundjeve dhe tendencave separatiste, që arritën deri në bashkëpunim të hapur me pushtuesit osmanë, u bë faktor i rëndësishëm për ruajtjen dhe forcimin e pushtetit të tij mbi të gjitha viset e lira dhe krijimin e një shteti të vetëm shqiptar. Në këtë proces u përfshinë edhe rajonet periferike jugore e veriore të vendit, ku shtriheshin zotërimet e Arianitëve dhe të Dukagjinëve. Integrimi i tyre në shtetin e Skënderbeut u bë më vonë se në viset e tjera dhe në fillim të viteve 60 mund të quhej i kryer. *Forcimi i pushtetit qendror të Skënderbeut mbi zotërimet e Arianitëve eci më lehtë se mbi ato të Dukagjinëve. Në këtë proces ndikonin lidhjet martesore të familjes së Skënderbeut me Arianitët dhe sidomos fakti që zotërimet e këtyre ishin kufitare dhe qenë vazhdimisht nën kërcënimin e pushtimit osman. Pushteti qendror shtetëror u forcua aq shumë mbi Arianitët saqë, pas vdekjes së Gjergj Arianitit, më 1461, djemtë e tij ishin të detyruar të përmbushnin urdhrat e Skënderbeut. Djali i madh i Gj. Arianitit, Thomai, në emër të tij dhe të dy vëllezërve më të vegjël, në qershor të vitit 1461, u pranua në audiencë nga duka i Venedikut me letërekomandimin e Skënderbeut. Ndaj një vartësie të tillë të plotë, e ëma e tyre, që ishte edhe vjehrra e Skënderbeut, në fund të vitit 1463 do t`u shprehte pakënaqësinë e saj shteteve të tjera.
  10. 10. * *Përballimi me sukses i luftës kundër pushtuesve osmanë kërkonte në radhë të parë krijimin e një ushtrie të aftë dhe me cilësi të lartë luftarake. *Si njohës i mirë i ushtrisë osmane, i organizimit dhe i armatimit të saj, Skënderbeu, që në fillim, vuri në qendër të vëmendjes organizimin dhe fuqizimin e forcave ushtarake të vendit, që të ishin në gjendje të përballonin një kundërshtar aq të fuqishëm. Në Kuvendin e Lezhës të marsit 1444 u vendos që, me kontributin e pjesëmarrësve të tij, të krijohej një ushtri e përbashkët. Bërthamën kryesore të saj e formuan luftëtarët që i mobilizonte vetë Skënderbeu, si komandant i përgjithshëm i ushtrisë. Në fillim forcat ushtarake të Besëlidhjes Shqiptare kishin karakter federal, sepse fisnikët shqiptarë, jashtë ushtrisë së përbashkët që ishte nën komandën e Skënderbeut, mbanin një numër jo të vogël forcash ushtarake. Këto trupa, gjatë procesit të formimit të shtetit të bashkuar shqiptar, u shkrinë me forcat e ushtrisë së përbashkët. *Masa e luftëtarëve vinte kryesisht nga radhët e fshatarësisë. Ajo mbante një qëndrim të papajtueshëm ndaj pushtetit osman dhe ishte në gatishmëri të tillë të përhershme luftarake aq sa, siç shprehej Barleci, "burrat me njërën dorë lëronin arat dhe me tjetrën mbanin shpatën". Fshatarësia u bë burim i pashtershëm forcash njerëzore për formimin e një ushtrie të madhe popullore, të fuqishme, me shpirt të lartë vetëmohimi, të panjohur në kushtet e luftërave të zakonshme feudale.
  11. 11. * *Pjesëmarrja e gjerë e shqiptarëve në ushtrinë e Skënderbeut la gjurmët e veta në taktikën dhe armatimin e saj. Në kushtet e vendit tonë mori përhapje të gjerë lufta guerile, formë tradicionale kjo e luftës së fshatarësisë në epoka e vende të ndryshme. Ushtria shqiptare përbëhej nga kalorësia, që përgjithësisht ishte e pakoracuar, prandaj lëvizte me shpejtësi, dhe nga këmbësoria. Luftëtarët e saj përgjithësish kishin armatim të lehtë dhe nuk mbanin armatime të rënda si ato që përdoreshin në ushtrinë feudale të kohës. Skënderbeu e mbështeti strategjinë dhe taktikën ushtarake në trimërinë dhe heroizmin e luftëtarëve të tij, në traditën luftarake të shqiptarëve, në njohjen prej tij të organizimit e të artit ushtarak të armikut.varietet taktike qe perdorte skenderbeu per te shpartalluar ushtrite armike ishin te larmishme e mbeshteteshin ne bashkerendimin e mbrojtjes me slmin,te mesymjes se ushtrise se rregullt me goditjen e cetave ,te ndeshjeve ballore me sulmete e befasishme ,duke futur ne perdorim si kembesorine ashtu edhe kaloresine e armatosur lehte.Ne cdo luftim Skenderbeu perpiqej ta parashikonte ecurine e tij ,sulmonte e hapte beteja ne kushte qe I dukeshin me te pershtatshme.Ai gershetoi dhe perdori gjeresisht manovren e shpejte te forcave te veta me sulmet e befasishme mbi ushtrite armike ne cdo kohe,diten dhe naten,duke I shoqeruar keto ne menyre te persosur me prita e kurthe te ndryshme. *Skenderbeu kishte aftesi te jashtezakonshme ushtarake. Ai ishte ne te njejten kohe strateg dhe ushtar ,hartonte e ndryshonte ne pershtatje me situatat plani e luftes ,udhehiqte ushtrine dhe njekohesisht luftonte edhe vete.
  12. 12. *Skenderbeu formoni një Ushtri për herë të parë të Kombit Shqiptar, diku rreth 25 mije ushtarë në krahasim me 100.000 ushtarë osman që mernin pjesë aktive ne ekspeditat ushtarake të Perandorisë Osmane drejt tokave shqiptare. Skenderbeu ishte njëtalent i rallë ushtarak. Ai gjithë strategjinë e tij të profeksionuar nën Perandorinë Osmane dhe ne betejat e saj konvertoi një strategji unike shqiptare dhe harmonizonte taktikat luftarake në teritoret e origjinës së lindjes së tij.Skenderbeu në strategjin e tij taktike,shfrytëzonte jashtëzakonisht mirë konfiguracionin e gjeografik të teritorit të vet, të disfavorshëm për ushtrinë osmane. Ai i fuste ushtritë osmane në gryka shkëmbore shumëtë larta ku rallë herë madje depërtonte edhe dielli. Nga kjo lartësi dhe epërsi në taktikat operative luftarake të tij ,sulmonte nga lart poshtë. Duke realizuar operacionet ushtarake sulmuese të cilat i përdorte kryesisht natën për shkak të lodhjes dhe molisjes së ushtarëve osman, arrinte të dominonte me aftësin e tij taktiko - strategjike dhe të neutralizonte ushtarët osman lehtësisht me një kreativitet komod luftarak për kushtet e kohës.Duke shfrytëzuar mirë infrastrukturën kodrinore , si gurët shkëmbor, pritat e improvizuara dhe aftësite e sulmit të befasishëm në vend dhe kohë të caktuar, Skenderbeu arrinte në atë kohë ate që quhet në terminologjinë e sotme ushtarake “ Aftësia e neutralizimit masiv”
  13. 13. * Vrana Konti Ushtria e Skenderbeut Sulm I befasishme Sulm I befasishem Ushtria osmane
  14. 14. * Nga letrat e Papa Piu II per Skenderbeun ,ne vitin 1463 ,mesojme se Papa propozonte se ai do te linte Romen ne krye te nje ushtrie-kryqezate te madhe kunder Fuqise Turke. Ai deklaronte se do ti hipte anijes ne Ankona dhe do te kalonte pastaj ne Epir ,ku ai do ti jepte titullin e kardinalit Pal Engjellit, kryepeshkopit te Durresit si dhe do te kurorezonte Skenderbeun-mbret I Epirit dhe I Shqiperise si dhe ta emertonte ate komandant te forcave kristiane.Besimi ne autoritetin e skenderbeut dhe aftesite e tij ushtarake ishin ne shkallen me te larte . * Ne gusht te vitit1464 Papa piu II, kerkoi qe te nisej per ne Shqiperi dhe te permbushte misionin e tij ,por mjerisht nje semundje e papapritur nuk e la ta plotesonte kete deshire.Keshtu Papa Piu II vdiq pa arritur ta kurorezonte Skenderbeun mbret te Epirit dhe Shqiperise. *
  15. 15. * *Lufta heroike dhe e sukseshme e shqiptareve kunder forcave osmane beri qe ata te vlersoheshin nga shtetet e huaja si nje fuqi e rendesishme e dores se pare dhe I vuri shqiptaret ne balle te perpjekjes per debimin e osmaneve nga viset e pushtuara te Evropes.Lufta kunder te njejtit agresor, Perandorise Osmane,I afroi dhe I beri aleate te natyrshem vendet e Evropes Juglindore.Me 448 dhe 1456 ,Skenderbeu u pergatit te merrte pjese perkrah Janosh Huniadit ne betejat qe ai zhvilloi ne Kosove dhe ne Beograd .Por ushtria shqiptare nuk arriti te merrte pjese ne keto beteja per shkak te pengesave qe vinin nga largesite e medha midis vendeve te tyre dhe te qendrimeve armiqesore te sundimtareve serbe te atyre aneve. Marredheniet e Skenderbeut me sundimtaret sllave ,si me Gjergj Brankovicin , ne zoterimet e te cilit perfsihej ne ate kohe pjesa me e madhe e Kosoves dhe me princin Stefan te Bosnjes ,nuk arriten shkallen e bashkepunimit,sepse ata ishin te pavendosur edhe iu nenshtruan osmaneve si vasale. Lidhjet tradicionale dhe te vazhdueshme ,kryesisht ekonomike -tregtare shqiptaret I kishin me qytetin e Raguzes,qe ishte nen sovranitetin e Hungarise . Raguza I dha nje mbeshtetje te gjere morale luftes heroike te shqiptareve si dhe nje ndihme modeste ekonomike-financiare.Kurse ne aspektin ushtarak ,ajo I ruhej konfontimit me osmanet , ndaj te cileve paguante nje tribut vjetor.
  16. 16. * Lufta e shqiptareve nen udheheqjen e Skenderbeut vleresohej ne Evrope si nje barriere e fuqishme qe pengonte kalimin e ushtrive osmane ne drejtim te Italise. I vetedijshem per kete ishte edhe vete heroi shqiptar,i cili ne tetor te vitit 1460 I shkruante nje princi italian:”Ne qofte se une do te mbytesha,Italia do ta ndiente ,dhe si rrjedhim ,ai zoterim qe ju thoni se eshte I juaji ,do te ishte I osmaneve.”Gjate shek.XV Italia ishte e copetuar politikisht ne shume shtete,me te cilat Skenderbeu krijoi marredhenie te ngushta.Lidhje te shunanshme kishin shqiptaret sidomos me Venedikun ,ngaqe ky zoteronte ne viset bregdetare te Shqiperise qytete e qendra te rendesishme ekonomike e tregtare.Marredheniet e shqiptareve me Venedikun ka qene komplekse dhe ndermjet tyre ka pasur jo vetem mirekuptime ,por edhe mosmarreveshje dhe konfrontime ,sic ndodhi ne 1447-1448.Per ti ruajtur zoterimet e shumta qe kishte ne te gjithe bregdetin e Ballkanit,Venediku I duhej te mbante marredhenie sa me te mira me sulltanet osmane. *
  17. 17. * *Pas largimit të trupave osmane ne 1467 , si detyrë e ngutshme përpara vendit qëndronte përballimi i rrënimeve dhe vështirësive të shumta të shkaktuara nga lufta. Për masat që duheshin marrë në këtë drejtim, në janar 1468 Skënderbeu thirri në Lezhë Kuvendin e fisnikëve të vendit. *Ndërkohë një ushtri osmane e ardhur nga Kosova, sulmoi viset e Shkodrës. Ushtria shqiptare u mobilizua menjëherë, u doli përpara forcave armike dhe korri fitore në betejën që u zhvillua pranë lumit të Kirit. Këtë herë shqiptarët luftuan pa komandantin e tyre, Skënderbeun, i cili në atë kohë u sëmur. Pas disa ditësh, më 17 janar 1468, në Lezhë, pushoi së rrahuri zemra e tij. Lajmi i vdekjes së Skënderbeut shkaktoi një pikëllim të rëndë e të papërshkruar në mbarë popullin shqiptar. "Me vdekjen e tij, - theksohej ato ditë në Senatin e Venedikut, - arbërit kanë rënë në një ngashërim dhe tronditje të madhe". *Gjergj Kastrioti - Skënderbeu u varros në katedralen e Shën Kollit të Lezhës, po në atë vend ku ai themeloi Besëlidhjen Shqiptare.
  18. 18. * *Libra mbi princin shqipetar filluan te shfaqen ne Evropen Perndimore ne fillim te shekullit te16. *Ishte Dhimiter Frangu qe shkroi i pari jeten e Skenderbeut, realisht si u zhvillua, sepse Frangu ishte bashkeshoqerues i gjithe jetes dhe luftrave te Skenderbeut, arketar e shoqerues ne udhetimet e Princit Shqiptar. Shkrimi latinisht I Frangut i 1480, 12 vjet pas vdkjes se Skanderbeut, mjerisht u pervetesua nga te tjere, dhe perkthimi dhe botimi i saj italisht u be me vone, pas vdekjes se Frangut. Te gjithe shkrimater pasardhes, u mbeshteten mbi vepren e Frangut, edhe vete Barleti, por qe i shtoi tregime fantastike te paqena. Vepra e Barletit është “Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut”, të cilën e botoi italisht në Romë rreth viteve 1508-1510. Kjo vepër voluminoze njohu shumë ribotime në gjuhë e në vende të ndryshme të Evropës. Veprat e M. Barletit u bënë burimi më i rëndësishëm ku patriotët shqiptarë mësonin historinë e epopesë legjendare të shk. XV, kur nuk ishte zbuluar e njohur vepra e Dhimiter Frangut. *Ne shekujt XVI-XVII libri I Barletit ishte perkthyer ne nje numer versionesh ne gjuhe te huaj:ne gjuhen gjermane (1533),ne portugisht(1567),ne polonisht(1569),ne frengjisht1576),ne spanjisht(1582),ne anglisht e ne shume gjuhe te tjera. *Biografia e skenderbut ishte shkruar edhe nga Frenciscus Blancus,nje peshkop katolik ne Shqiperi.Libri I tij”Georgius Castriotus,Epirensis vulgo Scanderbegh,Epirotarum Princeps Fortissimus” eshte botuar ne latinisht ne 1636.
  19. 19. *Mbrojtes I krishterimit *Atlet I krishtit *I pari I shqiptareve *Hero kombetar *
  20. 20. *

×