Anúncio
Anúncio

Mais conteúdo relacionado

Anúncio

Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boterore

  1. Dt. .03.2015 PUNË PRAKTIKE № 5 Tema: kontributi I shqiptareve ne mbrojtjen e hebrejneve gjate luftes se II boterore
  2. -TE TREGOJME GJENDJEN E POPULLIT SHQIPTARE DHE HEBREJ GJATE LUFTES SE II BOTERORE -TE SHPJEGOJME PERPJEKJET E HEBREJNEVE PER TE SHPETUAR NGA REGJIMI NAZIST -TE TREGOJME KONTRIBUTIN E SHQIPTAREVE NE MBROJTJEN E HERJNEVE GJATE LUFTES II BOTERORE KOHA: 1 ORË MËSIMI MATERJALET BURIMORE : INFORMACJONE NGA LIBRAT, GAZETAT, INTERNETI ETJ. PUNOI: XHENI MARKU PRANOI: TEFTA LALA objektivat
  3. Populli shqiptar gjate luftes se II boterore Shqiperia gjate luftes se dyte Boterore Per Shqiperine, Lufta e Dyte Boterore nisi me te vertete kur ajo u pushtua nga Italia ne prill te vitit 1939. Italia jo vetem thjesht pushtoi Shqiperine, por ajo e ankesoi ate. Shqiperia trajtohej si koloni. Lufta kunder Italise nuk ishte thjesht nje levizje "rezistence", sikurse ne shumicen e vendeve te pushtuara te Europes, por nje lufte nacionalclirimtare. Vec kesaj, Italia e perdori Shqiperine si baze per te sulmuar Greqine me 1940. Gjate periudhes se pushtimit, Italia e njesoi territorin e Shqiperise se sotme me rajonin qe njihet si Kosova (tani gjendet ne Jugosllavine jugore, por shumica e popullsise jane shqiptare etnike), dhe me zonen ne Veri te Greqise, qe quhet cameri. Ky bashkim territorial, te cilit ndonjehere i referohen si "Shqiperia e Madhe", ndersa respektonte kufijte e Shqiperise etnike, shkaktonte gjithashtu probleme te medha me dy fqinjet tokesore te Shqiperise.
  4. Ndërkohë, grupet e ndryshme komuniste që kishin mbirë në Shqipërinë e Zogut nen drejtimin e dy emisarve te partise komuniste jugosllallave, u shkrinë së bashku për të formuar Partinë Komuniste Shqiptare dhe filluan ti luftojnë pushtuesit si një forcë e bashkuar qëndrese. Pas një beteje të suksesshme kundër fashistëve dhe me pas kunder frontit nacionalist dhe antikomunist të Ballit Kombëtar dhe atij pro-Zog te Legalitetit, komunistët morën kontrollin mbi vendin më 28 nëntor 1944. Enver Hoxha, i zgjedhur nga emisaret jugosllave si sekretar i përgjithshëm i partisë komuniste shqiptare kishte udhëhequr luftën përballuese të forcave komuniste. Shqipëria, e cila para luftës kishte qënë në diktaturën vetjake të Mbretit Zog, do të binte nën diktaturën e eger 40 vjecare te Enver Hoxhës. Vendi qe u zyrtarizua Republika Popullore e Shqipërisë në vitin 1946 dhe në vitin 1976 Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë, do te binte ne nje izolim fanatik ku do te pushkatoheshin dhe burgoseshin .Shqiprai u lirua më 20 Nëntor 1944 dhe Forcat politike ishin:Balli Kombëtar, Partia Komuniste dhe Legaliteti. Në tetor te vitit 1942 u krijua Shtabi kryesor i perkohsem i cili ne pranverë te vitit 1943 u quajt Shtabi kryesor i Ushtrise Nacionalçlirimtare te jugosllavise per Kosoven.
  5. holokausti Holokausti është inciativa më famëkeqe, për shfarosjen e njerëzve në historinë e botës. Hitleri në librin e tij Lufta ime shënon se Raca gjermane është racë e pasardhëse e racës ariane (popull që ka jetuar shumë vitë më parë-qytetërim i zhdukur tanimë) dhe racë e pastër, dhe si e tillë duhet ta sundojë botën... disa popuj duhet të zhduken nga faqja e dheut, hebrenjtë, romët dhe sllavët. Hitleri gjatë Luftës së Dytë Botërore kishte krijuar shumë burgje dhe kampe përqendrimi. Kampet kishin kishin filluar të hapen që nga viti 1940. Ndër kampet më të njohura ishin ; Kampi i Aushvicit, i Dahaut, i Mat'hauzenit, i Belsenit, i Firensburgut. Në këto vende ishin vendosur njerëz nga të gjitha vendet e pushtuara nga blloku nazi- fashis
  6. Torturat ne kampe Në këto kampe, u mbytën, u torturuan, dhe u bënë eksperimente të gjalla në fushën medicinale. Shumë njerëz për të mos parë skenat e tilla dhe për të mos përjetuar torturat e tilla bënë vetëvrasje. Mbytja e njerëzve në dhomat me gaz Nazistët kishin tubuar shumë njerëz në kampet e tyre. Vrasjet me bomba, armë zjarri, pushkatimet, mbytjet me tortura... ishin bërë të zakonshme. Tani terrori ndaj njerëzve në kampet e përqendrimit kishte ndërruar formën. Nazistët donin t'i mbysnin njerëzit pa lënë gjurmë. Prandaj, filluan asgjësimin e tyre nëpërmjet helmimit masiv në dhomat me gaz në shumicën e kampeve të përqendrimit. Mbytja me gaz brenda një dite arrinte deri në 20.000 njerëz. Trupat e pajetë të njerëzve hidheshin në furra me temperatura të larta, për të zhdukur çdo gjurmë. Shumica e këtyre njerëzve ishin hebrenj
  7. Kontributi shqiptar ne mbrojtjen e hejbrenjve Hebrenjtë dhe shqiptarët një lidhje që i mbrojti nga revanshi gjerman dhe internimi në Aushvic bën pjesë tashmë në kujtesën e popujve. Kjo mikpritje ka marrë vlerësim përtej kufijve duke e renditur popullin tonë përkrah mbështetësve dhe mbrojtësve të shumë personave madje edhe familjeve që gjetën strehë duke i shpëtuar vdekjes së sigurt. Populli shqiptar ruajti integritetin e tij dhe çështja e hebrenjve u cilësua si një çështje e brendshme. Shumë vite pas, ende familjet shqiptare ruajnë kujtimet, kanë marrë vlerësimet dhe madje mirënjohjen e atyre që shpëtuan nën mbrojtjen e shqiptarëve. Nuk janë shumë, madje me certifikatën e mirënjohjes “Të drejtë midis popujve”. Një prej këtyre familjeve është familja Nosi në Elbasan. Nipi i kësaj familjes Skënder Kosturi sjell kujtimet e nënës së tij Adelinës, e cila u nda nga jeta pak kohë më parë. Në këtë familje ka jetuar një hebre, Marko Manehami, i cili nëpërmjet një letre ka treguar historinë e tij, por edhe vlerësimin për familjen Nosi që e mbajti dhe e mbrojti në çdo rast. Një tjetër rast i njohur për strehimin e hebrenjve është familja Biçaku nga Qarrishta e Librazhdit. Nga kjo familje nuk kanë mbetur dëshmitarë, pasi shumica prej tyre emigruan në mundësinë e parë drejt Amerikës apo vendeve të tjera. Një prej tyre në kujtimet e tij tregon se si i strehuan 26 hebrenj, të cilët ruajnë edhe kujtime të bukura nga përpjekjet për t’u fshehur. Një prej tyre në shtëpinë e Biçakajve u bë baba.
  8. Gjatë Luftës së Dytë Botërore në Elbasan u strehuan dhjetëra familje hebrenjsh. Mbiemrat e njohur elbasanas kanë qenë edhe pritësit e familjeve hebreje, të cilat kërkonin t’i shpëtonin genocidit nazist. Mes familjeve që strehuan hebrenj përmenden familja e madhe e Biçakçinjve, Shuteriqët, familja e Vasil Nosit, Adelina Nosi, Qemal Karaosmani, Destan Kurmaku, Besim Zyma, Niko Piluri etj. Banorët e lagjes “Kala” i mirëpritën pasi panë tek hebrenjtë besimin dhe respektin që kishin ata për shqiptarët. Edhe pse pushtuesit gjermanë ishin të rrezikshëm dhe mund të masakronin familjet e tyre, ata sërish ruajtën traditën shqiptare të besës. Gjatë periudhës së luftës hebrenjtë kanë qëndruar brenda katër mureve të shtëpive ku strehoheshin. Jo vetëm familjet ku jetonin, por edhe familjet e tjera të kësaj lagjeje ofronin ndihma materiale dhe ushqimore për hebrenjtë. Pas përfundimit të luftës ata u rikthyen në Elbasan duke ju ofruar ndihmë banorëve të kësaj lagjeje. Hebrenjtë i ndihmuan më pas familjet elbasanase me viza, bursa studimi etj. Miqësia mes familjeve elbasanase dhe hebrenjve ka ekzistuar deri vonë. Hebrenjtë u vlerësuan si njerëz të zgjuar, të suksesshëm dhe të respektuar nga të gjithë.
Anúncio