SlideShare a Scribd company logo
1 of 273
Download to read offline
N
BESAlibri i shenjtë
ARTUR SHKURTI
FEJA IME, E FËMIJËVE TË MI, DHE E BUJARËVE SHQIPTARË
FALTORJA SHQIPTARE
3
Falenderoj Zotin që më caktoi mua ta bëj këtë
punë dhe të nderoj shqiptarët kudo që janë duke
e kthyer fenë e tyre nga një gjendje e gaztë, në
të lëngët dhe më së fundi në gjendje të ngurtë me
hartimin e Librit të Shenjtë “Besa” dhe me statutin
e Faltores Shqiptare.
Artur Shkurti
bujar shqiptar
5
Shqipja në mbrëmje
në qiejt fluturoi
e lartazi shkoi.
Tue fluturuar lartaz nga qielli
dhe, para se të hynte, në hijen e natës
e çojti lart fletën e saj
dhe shkrojti
në qiellin me yj të ARBËRISË:
“BESA E SHQIPËRISË”.
Ibrahim Kodra [BN - 1]
[BN - 1]
7udhaeshkronjave.edu.al
BESA LIBRI I SHENJTË
FALTORJA SHQIPTARE
N
Çdo njeri e ka një fjalë ku vë kryet.
(Frederik Reshpja)
“BESA” është Fjala ku dua të mbështet kryet unë,
fëmijët e mi dhe bujarët shqiptarë.
Libri i Shenjtë “BESA” është Zbulimi i Fesë së
Shqiptarëve,qëkapërprofettëvetNaimFrashërin
dhe për ndjekës të saj – bujarët shqiptarë.
Gjithë ç’jemi Shqipëtarë,
Jemi një fis e një farë,
Kemi të tërë një shpresë,
Një gjak, një gjuhë, një Besë.
(Naim Frashëri)
Leu dh’u la për trashëgim
- Me nderim e me qëndrim –
Besa jon’ e shentëruar.
(Lasgush Poradeci)
Shqiptarë ne na thonë,
bëjmë si ç’kemi zakonë,
O shokë ndë kemi Besë,
kush ka lindur dhe do vdesë,
Ndë u vra nga trimëria,
Namin e merr Shqipëria.
(popullore)
Dashuria, tungjatjeta,
midis çiftit të selitur
dhe me Besën ton’ të situr,
është e ëmbël shumë e shkreta,
është gosti nga qielli zbritur!
(Ali Asllani)
Vargjet e Pashko Vasës “E mos shikoni kisha e
xhamia / Feja e shqiptarit është shqiptaria” ishin
e para fjalë shkëndijë e fesë së re.
Vetë Pashko Vasa flet qartë për fenë tonë në këto
vargje:
	 Si atje n’empir të lartë,
	 ku Hyu qëndron gjithmonë,
	 këndojnë shpirtrat me fletë
	 krejt himnin e fesë sonë,
	 t’mbarën i bien njerëzimit
	 me vepër t’lartë mirësie. (Pashko Vasa)
Naimi Frashëri u bë Profeti i vërtetë i kësaj feje.
Shumë shpejt, që në të gjallë të tij, ai mblodhi
aq dashuri nga shqiptarët sa nuk kishte mbledhur
asnjë njeri tjetër i mendimit. Kjo dashuri mbeti e
pashuar brez pas brezi.
	 “Shekujt vijnë e vitet shkojnë,
	 Naim, djemtë ligjërojnë.” (polifonia labe)
NAIMI është njeriu që Migjeni e kërkonte për
kombin tonë, edhe pse Migjeni lindi e vdiq pas
Naimit. Njeriu i Migjenit në të vërtetë nuk u lind,
por u rilind.
	 “Të lindet një njeri,
	 i madh si madhni,
	 dhe ndërgjegjet tona t’i ndezi në dashni,
	 për një ide të re, ideal bujar,
	 për një agim të lum e të drejtë kombtar.”
BESA - ZBULESA E SHENJTË
feja ime, e fëmijëve të mi dhe e bujarëve shqiptarë
8 Artur Shkurti
BESA LIBRI I SHENJTË
FALTORJA SHQIPTARE
N
Me “BESËN” ne do të ngremë FALTORET
SHQIPTARE, që janë bashkësitë e bujarëve
shqiptarë që besojnë në Zot dhe besojnë se fjala
e NAIMIT është frymëzim hyjnor i mjaftueshëm; që
besojnë se copëra frymëzimi hyjnor shpërndahen
si mjegull në shpirtrat e shqiptarëve në shekuj, një
pjesë të të cilës e ka mbledhur ky libër shpalljesh
aty ku burimi është më i sigurt se është i pastër
(Ti me gojët e tyre fole...); që besojnë se duhet të
japin Besën për të qenë Bujarë; dhe që besojnë
se është koha e duhur për të patur faltoret tona
dhe për t’i kthyer xhamitë e kishat në një kujtim
historik.
	 Eja t’a ndrrojmë ankimin
		 n’nji hymn uzdaje, eja
	 t’ndërtojm’ permbi gërmadha
		 faletoret e reja. (Ernest Koliqi)
	 Nuk është qëllimi ai që e bën luftën e
shenjtë, por është lufta ajo që e bën qëllimin e
shenjtë (Niçe).
	 Shenjtërinë e këtij libri e ka vendosur
lufta e shqiptarëve për t’ju afruar Zotit në atë
mënyrë që kombi i tyre të mos humbë në rrjedhën
e historisë njerëzore.
S’duem me humbë në lojë të përgjaktë të historis
njerëzore,
jo! jo! s’i duem humbjet prore –
duem ngadhnim!
ngadhnim ndërgjegje dhe mendimi të lirë!
S’duem për hir
të kalbsinave të vjetra që kërkojnë “shejtnim”,
të zhytemi prap në pellgun e mjerimit
që të vajtojmë prap këngën e trishtimit,
kangën monotone, pa shpirt, të skllavnis –
të jem’ një thumb i ngulun ndër trutë e njerëzis.
(Migjeni)
E pra, ti, o perëndi, pse na le në dorë të djallit,
që na shtypi, na përtypi
nëpër nofulla të çakallit?
Po tani u bë ç’u bë, ti, o zot i këtij dheu,
s’mund të bësh asgjë,
t’i thuash kohës: prapa kthehu!,
edhe rri e bën sehir, bën sikur asgjë nuk di,
pra dhe neve jemi kundra,
duam një tjetër perëndi!
Duam një zot që do të mund
të na kap’ e të na tund,
të na tund e të na shkund,
vëllavrasjes t’i jap fund.
Perëndi, o perëndi, vi përpara zotris’ sate,
duke pasur përmbi supe
një vandak të rënd’ mëkate,
po mëshira hyjnore ësht’ e thell’ e ësht’ e gjërë
më e thellë nga gjith’ mëkatet
që ka vendi yn’ i tërë.
Po më fal për këto fjal’,
që guxova e i thashë, i rrëmbyer e i trembur,
mbasi gjuha më rreh dhëmbin,
atë dhëmb që më ka dhëmbur.
Vendi ynë që ka jetuar
herë me pushkë e her me shat,
s’mund të lihet tash e tutje
si një flet’ në degë të that’,
ai lipset që të rrojë, qoft’ me hir’ e qoft’ pa hirë,
dhe aty ku bie zjarri, bëhet lulja më e mirë.
(Ali Asllani)
Libri i shenjtë “BESA” vjen pas shekujsh reflektimi
dhe fermentimi të idesë sonë fetare dhe
kombëtare. Në çështjet fetare kombi ynë thuajse
i provoi të tëra: paganizmin, krishterizmim,
muslimanizmin, ateizmin shtetëror, konvertimet,
varësinë dhe autoqefalinë. Mbajti respektin për
profetët dhe ruajti edhe dyshimin për ata që e
sollën fjalën e tyre. Nga një stad në stadin tjetër,
zhvillimet botërore patën një rol kryesor, por edhe
shqiptarët nuk e lanë veten pasivë dhe bën më të
mirën për kombin e tyre.
9udhaeshkronjave.edu.al
BESA LIBRI I SHENJTË
FALTORJA SHQIPTARE
N
“Sot mund të flitet me krenari për “sintezën
shqiptare” të feve monoteiste, çka duhet ruajtur
jo vetëm si vlerë shqiptare, por edhe si vlerë
europiane dhe botërore.” (Abdi Baleta)
Ne nuk kemi tagër t’u themi priftërinjve dhe
hoxhallarëve të kujdesen për fatet e kombit
shqiptar. Ata janë në “biznesin” e tyre. Kleri
katolik ka për qendër Vatikanin dhe mungon
organizimi kombëtar autoqefal si tek fetë e tjera,
kleri ortodoks e kishte autoqefalinë dhe pranuan
t’u shkelet me këmbë, muslimanizmin në Shqipëri
më shumë e kanë mbrojtur laikët.
Naimi i porositi klerikët e krishterë dhe muslimanë
dhe fjala ra shpesh në vesh të shurdhër:
	 Fet’ e besëtë t’i kemi
	 Po të ndarë të mos jemi,
	 Hoxh’ e xhami e dervishë,
	 Priftër’ e kllogjër’ e kishë
	 Nderë që kanë ta kenë,
	 Po të duan Mëmëdhenë,
	 Të duan njerëzinë,
	 Dhe të tërë Shqipërinë,
	 Mirësit’ e urtësitë
	 T’i kenë përpara dritë,
	 Të ken’ udhë njerëzinë,
	 dhe zot gjithë Perëndinë;
	 Me dritët të Perëndisë
	 T’i ndihinë Shqipërisë,
	 E të ngrenë Shqipëtarë
	 Të bëhet si ish më parë (Naim Frashëri)
	 Ju priftërë mjekrë-gjatë!
	 Q’u quan kombi uratë,
	 Uratë e Perëndisë,
	 Q’është drit’ e gjithësisë,
	 Mund të bëhi të pa-besë
	 Për të mirët të Moresë?
	
	 Mund të lini Perëndinë?
	 Dhe Krishtin’ e Shqipërinë?
	 Edhe i fali Moresë?
	 Q’është pa-fe e pa-besë.
	 Dhe ju hoxh’ e ju dervishë,
	 Mos shihni Xhami e Kishë,
	 Si Kisha ësht’ dhe Xhamija
	 Tekdo është Perëndia. (Naim Frashëri)
Fjalëve t’armiqve të egër kurrë mos u vini veshin,
Se ata duan gjithmonë, me intriga të urrejtshme,
Me çdo mjet ta bëjë fenë vegël të shkatërrimit
tonë. Ata duan të na ndajnë për të tyret
interesa. (Naim Frashëri)
“BESA” është përpjekja për të kompaktësuar
kombin shqiptar, këtë pjesë të njerëzimit, për t’iu
kundërvënë më fuqishëm pasojave më negative
të zhvillimeve të shoqërisë së sotme dhe të
ardhshme njerëzore. Nuk mund të ketë bashkim
e përparim njerëzor pa bashkime të forta e të
shëndosha kombëtare, siç nuk mund të ketë kombe
të shëndetshëm pa familje të shendetshme. Vlerat
e përbashkëta njerëzore fillimisht përvetësohen
nga organizimet kombëtare dhe pastaj shkojnë
në nivelin e njeriut. Rruga tjetër nga universalja
direkt tek njeriu është e mundshme por është e
pasigurt në masivizimin e saj, pasi çdo individ
në radhë të parë u përket grupeve shoqërore të
organizuara që janë kombet.
“BESA” në një kuptim është edhe mohim edhe
pohim i feve ekzistuese. Është mohim i të gjitha
feve tradicionale në truallin shqiptar, pasi del me
përfytyrim të veçantë për Perëndinë, e cila i jep
vendin e duhur njeriut, lutje të reja, me rite të reja
të besimit dhe një kuptim të ri për hyjnoren në
përgjithësi. Ajo mban prej të gjitha feve besimin
në Zot, pikërisht sepse besimi në zot nuk është
produkt i fesë, por feja është produkt i besimit
në zot. Lidhja më e fuqishme me to është vetë
historia jonë e harmonisë fetare.
10 Artur Shkurti
BESA LIBRI I SHENJTË
FALTORJA SHQIPTARE
N
Parimet e moralit fetar të shqiptarëve janë
krejt të ndryshme me ato të korrupsionit politik,
shoqëror dhe të degjenerimit social, si edhe krejt
të ndryshme nga hipokrizia fetare e derisotme.
Ndaj edukoni fëmijët me këtë libër, recitojuni
atyre çdo ditë diçka dhe ja tek do të keni të
tjera frymëzime dhe ja tek e keni tërmetin në
themelet e së Keqes. Mos u interesoni se Si e
Qysh do të bëhet e mundur që prej së ardhmes
së fëmijëve tuaj do të zhduken retë e zeza të
pesimizmit. Deduksionet që ata do të bëjnë janë
të Pashmangshme dhe pas deduksioneve vjen
Kauza dhe pastaj Veprimi. Nuk mund të mendohen
mënyrat kaq të ndryshme, kaq me fantazi për ta
shpërbërë nga themelet atë çka quhet “E KEQE”
edhe pse ajo sot duket e konsoliduar në themelet
e jetës shoqërore shqiptare, si një virus që ende
nuk i është gjetur bari. “Isha e sigurt se ky ishte
zëri i Zotit. Isha e sigurt se ai më thërriste mua.
Mënyra se si më thirri nuk duhet të të preokupojë,
se kjo është diçka midis Zotit dhe meje: ç’është me
rëndësi, është se Zoti e thërret secilin në mënyrë
të ndryshme. Ne nuk kemi ndonjë meritë. Ajo që
është shumë me rëndësi është që t’i përgjigjemi
me gëzim thirrjes së tij. Unë tani jam aq e sigurt sa
ç’kam qenë në ato çaste të rënda dhe dramatike
se kjo ishte punë e Zotit dhe jo e imja. Dhe, pasi
që kjo ishte punë e Zotit, unë e dija se bota do të
përfitonte” (Gonxhe Bojaxhi)
	 Na duhet një fe që të na kthejë atdheun,
ose më mirë me thënë dashurinë për atdheun.
Flamuri kombtar nuk ka shka ban nder ne,
Po kje se dashtuni nuk kem p’r Atdhe!
(Gjergj Fishta)
Çifutët e kërkuan atdheun për qindra vjet duke
qenë jashtë tij. Kurse ne e kërkojmë atdheun duke
qenë brenda tij. Ose më mirë me thënë se po
kërkojmë dashurinë e munguar për atdheun, duke
patur një atdhe.
Kur ta gjejmë, atëherë do të shohim sa të
largpamës dhe sa të verbër kemi qenë në histori.	
	 Po kërkoj një Tokë të Re
	Që duhet të jetë
	Atdheu im.
	 Kjo Tokë e Re
	Ekziston diku
	 O dheu im, por nuk është prej dheu.
(Lindita Arapi)
Nësenenukbëjmëmëtëvoglinmundimqë“BESËN”
ta kthejmë në realitet, atëherë çfarë pritet prej
nesh? Veç një rrjedhje drejt fatit të paracaktuar?!
Uji i lumit dihet se ku shkon. Veç se para se Drini
të derdhet kot në det, ne i marrim energjinë dhe
me të ndriçojmë shtëpitë e shqiptarëve. Atëherë
të mos shkojnë kot breza të tërë shqiptarësh, pa
bërë dritë në jetën e tyre.
	 Ej ti që mban trishtim,
	 Jo! Jo! Jo! Mos prit! Lufto!
	 Bëj dritë si një Naim,
	 Dhe jeto! (Alqi Boshnjaku)
“BESA” nuk është shpikje, por zbulim: zbulimi i
shpirtit fetar dhe kombëtar shqiptar.
Lutjet sjellin Besën, Besa sjell Dashurinë, dhe
Dashuria sjell Ndihmën reciproke. Kjo ide vjen prej
bujares së famshme shqiptare Gonxhe Bojaxhi.
Çfarë ndihme të ndërsjelltë kërkojmë ne prej
njëri-tjetrit? Ndihmën e shqiptarit për shqiptarin.
Atëherë çfarë dashurie duhet të sjellë këtë pasojë,
përveç se dashuria për kombin? Çfarë feje duhet
të sjellë këtë dashuri përveçse një fe me tipare të
theksuara kombëtare?
Përderisa bashkohemi në lutjet tona për të
ardhmen e kombit tonë, nuk mund të mos
bashkohemi në të njëjtën fe. Le t’u japim fëmijëve
tanë “BESËN” që i bashkon dhe jo fe të tjera që i
mbajnë ata përsëri të ndarë në vlera tek të cilat
duhet të besojnë. Le t’i shmangemi përmes fesë
sonë njëanshmërisë në vlerësimin e qytetërimeve
lindore dhe perëndimore.
11udhaeshkronjave.edu.al
BESA LIBRI I SHENJTË
FALTORJA SHQIPTARE
N
Le të vlerësojmë gjithçka ka arritur shoqëria
njerëzore deri më sot.
Me “Besën” shmanget diskutimi për dyzimin e
karakterit të shqiptarit në çështjet e besimit, që
vihet re që nga koha e këngës kushtuar konvertimit
në muslimanizëm të fisit të Gjolekajve:
	 Qishëz-o, moj qishëz-o,
	 të ma falçë fajin-o,
	 synë e djathtë e kam tek ti,
	 të mëngjërin në xhami. (Dukat, Vlorë)
Sikur të ushtrohet për shumë kohë që syri i djathtë
të mbahet tek kisha dhe i majti te xhamia i bie që
kombi të bëhet strabik dhe të mos fokusohet dot,
si duhet, në të njëjtin objekt, dhe të mos ngrihet
dot kurrë në këmbë.
Me çalue n’anë të djathtë, me çalue n’anë të
majtë ...
Si paljaço i gjorë që kah t’ia mbajë s’di,
mbasi kambën e theu n’akrobaci –
jet’ e tij asht helm pa asnjë pikë mjaltë.
(Migjeni)
Ja, pse “BESA” është ajo që del nga shpirti i
kombit shqiptar. “Besa” do t’i bëjë edhe më fetarë
shqitparët nga sa kanë qenë, pasi kjo është dhe
një fe jashtëzakonisht e bukur dhe e mbrujtur
shqipëtarisht. Sot shumica e shqiptarëve e shohin
me dyshim angazhimin fetar të një personi,
sidomos kur ai dëshiron të bëhet edhe klerik.
“Çuditërisht” në vend se të thonë që i ka hyrë
rrugës së Zotit, thonë “ka dalë nga rruga e Zotit”.
Kjo deri diku shpjegohet me faktin se “rruga e
Zotit” për shqiptarët duhet të ishte gjetiu. Rruga
e Zotit është jo besimi për besim, besimi për të
ngrënë e për të pirë, por besimi i cili jep i vlera të
tilla shoqërisë që e bëjnë atë të ecë para. Nëse
ka një fushë ku feja mund të bëjë mrekullira, kjo
është jeta shoqërore. Feja nuk mund të na shërojë
zemrën e sëmurë, por mund të na japë një doktor
me besë që nuk i ngre çarkun e korrupsionit të tij
pacientit tek dera e spitalit.
	 Me zbulimet e BESËS, unë mund t’ua besoj
shpirtin e fëmijëve të mi pa frikë Naim Frashërit
dhe bujarëve të tjerë shqiptarë që kanë shkruar
këtë libër me dorën time. Tashmë unë nuk do të
kem frikë se ata do të më dalin nga “rruga e
Zotit”. Është krejt e shëndetshme që ato të shëtitin
nëpër hapësirat e gjelbërta dhe të lulëzuara të
Besës Shqiptare. Aty ato do të takojnë shpirtrat e
mrekullueshëm të shqiptarëve të gjallë e të vdekur,
të shqiptarëve që jetojnë në atdhe dhe jashtë
atdheut. “Besa” është një dritare e mjaftueshme
për të parë të tërë botën dhe për të futur brenda
të tërë dritën e kulturës së njerëzimit.
	
	 Seç më shtruan bukën,
	 dhe buka s’më haet,
	 një merak që kam
	 nga zemra s’më ndahet. (Përmet)
Shpresoj që kjo farë që po mbjell rrallë, të më
mbijë plot.
Ne rrugën drejt e mbajtëm gjithë me ndjesë,
Të tretur shumë herë nga trishtimi;
Por mjaltë krejt na dukej hidhërimi
Kur shihnim se fjala jonë zinte Besë.
(Asdreni)
dhe të kthehet në realitet profecia e NAIMIT:
	 Në jan’ ata shqipëtarë,
	 që i njoh e i di unë,
	 bota po ka për të parë
	 këtu një të madhe punë!
Falenderoj Zotin që më caktoi mua ta bëj këtë
punë dhe të nderoj shqiptarët kudo që janë duke
e kthyer fenë e tyre nga një gjendje e gaztë, në
të lëngët dhe më së fundi në gjendje të ngurtë me
hartimin e Librit të Shenjtë “Besa” dhe me statutin
e Faltores Shqiptare.
ARTUR SHKURTI
bujar shqiptar
drejtor i shkollës “Udha e shkronjave” (1997)
FALTORJA SHQIPTARE
BESA
15udhaeshkronjave.edu.al
BESA LIBRI I SHENJTË
FALTORJA SHQIPTARE
N
Si atje n’empir të lartë,
ku Hyu qëndron gjithmonë,
këndojnë shpirtrat me fletë
krejt himnin e fesë sonë,
t’mbarën i bien njerëzimit
me vepër t’lartë mirësie.
Pashko Vasa [BN - 2]
[BN - 2]
16 Artur Shkurti
BESA LIBRI I SHENJTË
FALTORJA SHQIPTARE
N
S’do dëgjoj veç gjuhën që më flet pa zë:
Naim Frashëri [BN - 3]
Kjo kupore e pafund që kemi sipër,
Këto shkronja, këto radhë dhe ky libër
Të atij fytyrën çfaqin gjith’ këto,
Lexo veten, o njeri, këtu kërko!
Naim Frashëri [BN - 4]
Se je ti mëkëmbësi i tij në jetë;
Vendi prej nga del në shesh thesari i fshehtë;
Pikëz e të thellit det të gjallërisë;
Dhe një afsh nga shpirti i madh i Gjithësisë.
Naim Frashëri [BN - 5]
Për Krijuesin e përsosur flet çdo send.
Hirin e fytyrn’e tij shoh në çdo vend.
Naim Frashëri [BN - 6]
Besojmë Zotn’ e vërtetë,
q’është gjithësija vetë,
pa atë s’ka vënt gjëkundi,
ajy ‘shtë kreji dhe fundi
më ç’do anë, që shikojmë,
fytyrën’ e tij vështrojmë,
e tërë ç’është kjo jetë,
ësht’ay Zot’ i vërtetë!
Naim Frashëri [BN - 7]
Luletë, që lulëzojnë,
bukurin’ e tij tregojnë.
Ajy është trëndafili;
ajy vetë dhe bilbili.
Naim Frashëri [BN - 8]
Po kur desh Zot’ i vërtetë,
të dil faqeza në jetë,
ahere bëri njerinë,
atje t’a gjesh Perëndinë!
Naim Frashëri [BN - 9]
Ç’sheh, është Zot’ i vërtetë,
Ç’dëgjon, është zër’ i tija,
Gjithë ç’ka e s’ka në jetë,
Është vetë Perëndija.
Naim Frashëri [BN - 10]
Më çdo anë e kërkova,
Thashë: ku ‘shtë Perëndija?
Po më pastaj e mësova,
Qënke ndaj mej’ e s’e dija!
Naim Frashëri [BN - 11]
Kërkonja gjetkë ta gjeje
Zotn’ e math e të vërtetë,
Ajy qënkej ndaj meje,
E paskësha unë vetë!
Naim Frashëri [BN - 12]
Pa s’vdes kurrë Perëndija.
Po kush vdes në jetë vallë?
Gjë s’vdes, sepse gjithësija
Është gjithnjë e gjallë.
Naim Frashëri [BN - 13]
Qeshë diell, ishnja hënë.
U bësh’ uj’ e balt’ e erë,
Yll e zok e dash kam qenë
Pa dhe njeri shumë herë.
Naim Frashëri [BN - 14]
[BN - 3]
17udhaeshkronjave.edu.al
BESA LIBRI I SHENJTË
FALTORJA SHQIPTARE
N
Sa det i math e i gjerë!
Edhe sa mijëra valë!
Sicil’ atje do të bjerë,
Prapë soje do të dalë.
Naim Frashëri [BN - 15]
Mijëra shpirtëra ngrihen,
Bijen mijëra të tjera,
Vjen dimëri, lulet pshihen,
I nxjerr prapë në sheshtë vera.
Naim Frashëri [BN - 16]
Nj’është, po ka gjyrë,
Duket sikur s’ka të ngjarë,
E sheh fytyrë – fytyrë,
Po’ shtë i njëjt’ e i pandarë.
Naim Frashëri [BN - 17]
Mos shiko ç’rrobë ka veshur,
Është brenda vet’ i qetë,
Syr’i t’urtit e sheh ç’veshur,
Veç atij s’ka gjë ndë jetë.
Naim Frashëri [BN - 18]
Zoti është gjithësija,
Ay është gjithë ç’janë;
Po kush njeh vet’hen e tija,
S’e kërkon më tjatër anë.
Naim Frashëri [BN - 19]
Ti je ç’është jet’ e tërë,
Ti je vetë gjithësija,
Ti vetë njeri je bërë,
More fytyrën’ e tija.
Naim Frashëri [BN - 20]
Paskëtaj, o shokë, kurrë
Mos kërkoni Perëndinë
Nëpër murë e nëpër gurë,
Po shihni mirë njerinë!
Naim Frashëri [BN - 21]
Zëmr’ e njeriut në jetë
Është vend’ i Perëndisë,
Ësht’ atje Zot’ i vërtetë,
Det’ i math i gjithësisë.
Naim Frashëri [BN - 22]
Ay është gjithësija
Edhe udh’ e Perëndisë,
Është vetëm njerëzija
Q’i duhetë njerëzisë.
Naim Frashëri [BN - 23]
Hapësira e paanë është tempulli i Krijuesit.
Natyra gjith’anembanë është libri i shenjtë
Dhe shkronja të atij libri janë trupat qiellorë.
Ndërsa si meshtar në tempull është shkenca, që
njeriun e afron tek Perëndia, q’është gjithëçka në
botë.
Naim Frashëri [BN - 24]
E të madhit zot fytyrë është drita që shikojmë
Dhe njeriu është korë edhe shëmbëlles’ e Zotit.
Zemra e tij e pastër është fron i Perëndisë
Edhe vetëdija e tij një gjykatës brenda vetes;
E shpërblen për çdo të mirë, e mundon për çdo
të keqe.
Naim Frashëri [BN - 25]
Çdo gjë që shohëm në këtë jetë,
Tregon fuqin’ e Zotit vërtet.
Naim Frashëri [BN - 26]
[BN - 26]
18 Artur Shkurti
BESA LIBRI I SHENJTË
FALTORJA SHQIPTARE
N
Nuk sheh tjetër po veç dritë bukurie,
Vetëtimë e zjarr vështrimesh Perëndie.
Naim Frashëri [BN - 27]
Zot’i math e i vërtetë!
gjithësija je ti vetë!
më ç’do anë, që vërejmë,
fytyrënë tënde gjejmë.
Naim Frashëri [BN - 28]
Pa kur desh Zot’ i vërtetë,
të çfaqej në këtë jetë,
nxori në jetë njerinë,
atje e gjen Perëndinë
Naim Frashëri [BN - 29]
Ç’do gjë që shohëm në jetë
na rrëfen Zotn’ e vërtetë,
më ç’do anë, që shikojmë,
atë fytyrë vështrojmë.
Naim Frashëri [BN - 30]
Kush pandeh’ të dil nga dheu
Gjithë ky rrëmet q’është sot,
Oh! përveç se i madhi Zot,
Që me dorë të ti e kreu.
Naim Frashëri [BN - 31]
Feja e kohës së sotme është vetëm njerëzimi.
Naim Frashëri [BN - 32]
Shpirt! o shpirt! ta dëgjonj zënë,
fjala jote poshtë s’bije,
bëhenë gjithë ç’ke thënë,
ky është zë Perëndije!
Naim Frashëri [BN - 33]
I bukur është qielli dhe si i tillë,
neve na ndez me mall,
dhe plot besim ai synon po fill,
psherëtimë n’çdo zemër t’kallë.
Pashko Vasa [BN - 34]
Duket një port, ku fatin e zezuar
shkon zemra ta vendosë
për t’thithë pastaj një ajër më t’kulluar
ku dhimbja të jetë sosë.
Pashko Vasa [BN - 35]
Kështu mendja e njeriut, që shpresën hoqi
prej botës së padrejtë,
krijoi një emër që me ëndje e ndoqi
dhe atij iu mbërthye krejt;
Pashko Vasa [BN - 36]
edhe kur sos hareja e nis vajtimi
që dhimbjen na lajmon
vetëm në qiell ka shpresë, jo te njerëzimi
drejt tij, pra, fluturon.
Pashko Vasa [BN - 37]
Kështu çdo vdekatar, kur rëndë lëshohet
vetë dora e fatkeqësisë,
nga dheu dhe nga çdo e keqe e saj largohet
dhe udhën ai e nis.
Pashko Vasa [BN - 38]
mu drejt asaj lavdie që n’fëmijëri
lakmi nga djepi i mbeti,
pa ditur nse tej varrit çdo njeri
gjet’ hiçin o diç gjeti.
Pashko Vasa [BN - 39]
[BN - 27]
19udhaeshkronjave.edu.al
BESA LIBRI I SHENJTË
FALTORJA SHQIPTARE
N
Se është pasqyra e një tjetër jete
E kulluara e zemrës dlirësi
Dhe një ditë do të shkelesh n’breg të detit
Të asaj bote që ka veç përjetësi.
Zef Serembe [BN - 40]
Në gjuhë shqype nanat t’ona
Shi prej djepit na kanë thanun,
Se asht nji Zot, qi do t’a donna:
Njatë, qi jeten na ka dhanun.
Gjergj Fishta [BN - 41]
Unë jam mjalti, unë jam helmi,
Unë jam plaga dhe melhelmi,
Unë jam vdekja, unë jam jeta,
Unë jam shpresa, e vërteta.
Arben Duka [BN - 42]
Unë jam Ati, Biri, Nëna,
Unë jam Dielli dhe Hëna,
Unë jam gjumi, unë jam zgjimi,
Unë jam fundi dhe fillimi.
Arben Duka [BN - 43]
Unë jam zgjimi, unë jam gjumi,
Unë jam zjarri, unë jam lumi,
Unë jam brenga dhe gëzimi,
Unë jam fundi dhe fillimi.
Arben Duka [BN - 44]
Unë jam zogu, unë jam qielli,
Unë jam rrezja, unë jam dielli,
Tek unë nis, tek unë mbaron,
Mjerë ai që s’më beson.
Arben Duka [BN - 45]
Në kulm,
Në thelb,
Në fund të vetes s’ate
Më mban, njeri;
Me tëmbëla nër duar
Kupto tashi çfardo dyshim që pate!
Lasgush Poradeci [BN - 46]
Të flas me zë të fjalës së kulluar:
Kur ti shijon...
Kur ti përket....
Kur ti
Një lules s’heshtur erë-i merr në fletë:
Jam pemë...
flutur...
lule..., o njeri:
Je lëng...
Je pluhur...
J’er’ e lules vetë...
Lasgush Poradeci [BN - 47]
A sheh ku zbriti vera mi bregore?
Dëgjon në pyll këmborën q’oshëtiu?
Je fije bar,
Je tingëll prej këmbore:
Jam vera,
Jam këmbora vetvetiu.
Pra ndje tashi si ryn në det një vlak,
Kupto tashi si shket... fundet... humbet...
Heu! tej-së-tejmi deti zemërak
Nër vlak kullon!...
Njeri:
Je vlak!
Jam det!
Lasgush Poradeci [BN - 48]
Në harmoninë universale
pashë perfeksionin
dhe besova në krijuesin.
Kujtim Murati [BN - 49]
[BN - 49]
20 Artur Shkurti
BESA LIBRI I SHENJTË
FALTORJA SHQIPTARE
N
E prandaj, dyke filluar, ay Lart i shpije kryet
Dh’i ngreh sipër-e-më-sipër gjer sa qafa ment i thyet.
Asohere-e ndjej si dridhet me një zë pa shëmbëllim
Asohere-e ndjej si foli: Të jam falë, - o Zoti im!
Lasgush Poradeci [BN - 50]
[BN - 50]
21udhaeshkronjave.edu.al
BESA LIBRI I SHENJTË
FALTORJA SHQIPTARE
N
Familja, që lutet së bashku, mbetet tok.
Fryt i lutjes është feja.
Fryt i besimit është dashuria.
Fryt i dashurisë është shërbimi i ndërsjelltë ...”
Gonxhe Bojaxhiu [BN - 51]
[BN - 51]
22 Artur Shkurti
BESA LIBRI I SHENJTË
FALTORJA SHQIPTARE
N
Falna, Zot i math, ne njerëzinë,
Edhe të mirat’ e dashurinë,
Vëllazërinë, zemrën’ e qruar,
Mëndjenë pa faj, shpirt të uruar,
Bëna të drejtë në këtë jetë,
T’urt’e të mirë dhe të vërtetë.
Naim Frashëri [BN - 52]
Det i p’an’ i mirësisë! q’emrin tënt s’e zë dot
n’goje,
Qysh e ngrehe gjithësinë pa lënë farë nevoje!
Naim Frashëri [BN - 53]
Fali njeriut urtësinë, mirësinë, njerëzinë,
Butësinë, miqësinë, dashuri, vëllazërinë;
Naim Frashëri [BN - 54]
Epu sheshevet lul’e bar, dhe pyjevet gjeth’ e
fletë,
Resë shi, aravet bimë, e mos lërë gjë të metë,
Fali erë trëndelinës, manushaqes, trëndafilit,
Kalliut bukë, mizës pjesë, zogut ngrënie, zë
bilbilit,
E drurëve jepu pemë, dhe uratë bagëtisë,
Dërgo dhembj’e kujdes për to në zemërt të
njerëzisë
Naim Frashëri [BN - 55]
Epu pjergulls’ e veshtit rrush dhe vozesë fali verë,
Mos e lërë pa të kurrë, kurrë thatë mos e lerë,
Fali diellit flak’ e zjar, dhe hënës’ yjet dritë
Edhe detit ujë e kripë, gjithësisë jet’ e ditë.
Naim Frashëri [BN - 56]
Yjtë le të vinë rrotull dhe njerëzit të punojnë,
Të dëfrejn’ e të gëzohen, dhe si vëllezër të
shkojnë.
Naim Frashëri [BN - 57]
Tregomu dhe Shqipëtaret udhën’ e punës së
mbarë,
Bashkomi, bëmi vëllezër, edhe fjeshtë
Shqipëtarë.
Naim Frashëri [BN - 58]
Falmi, falmi Shqipërisë, ditën’ e bardh’ e lirisë,
Udhën’ e vëllazërisë, vahn’ e gjithë mirësisë.
Naim Frashëri [BN - 59]
Nxir të vërtetënë në shesht, paskëtaj të
mbretëronjë,
Errësira të përndahet, gënjeshtra të pushonjë.
Naim Frashëri [BN - 60]
Lutja për fëmijët
Zot’i math e i vërtetë!
N’atë sy kurrë mos shtjerë
Lotn’ e hidhur e të shkretë,
Dhe mos e lërë të bjerë,
Naim Frashëri [BN - 61]
Po falu në buzët gazë,
Dhe në sythit bukurinë,
E rriti cazë-nga-cazë,
Duke dhënë urtësinë;
Naim Frashëri [BN - 62]
Epu jetëzën’ e gjatë,
Edhe mos i lerë kurrë
Pa mëmëzë e pa atë,
Dhe në breng e të sëmurë,
Naim Frashëri [BN - 63]
S’munt t’i shoh të mallëngjyer,
A të varfër’ e të mjerë!
Dhe të grisur’ e të çqyer!
Kurrë, kurrë mos i lerë!
Naim Frashëri [BN - 64]
Falu gjithë mirësitë,
Të rrojnë me nder në jetë,
Të mësojnë dituritë,
Të bëhenë të vërtetë;
Naim Frashëri [BN - 65]
[BN - 52]
23udhaeshkronjave.edu.al
BESA LIBRI I SHENJTË
FALTORJA SHQIPTARE
N
Të nderojnë mëmëdhenë,
Vjeftënë t’ia lartësojnë,
Mbi gjithë botët t’a ngrenë,
Si lule t’a zbukurojnë.
Naim Frashëri [BN - 66]
Begatoje, o Zot, ti këtë vend!
Epu njerëzve të tij ti mbroth e shend!
Hi u bëfshin gjithëmon’armiqtë e tij!
Gaz përjetë paçin zotërit e tij!
I begatë, i lulëzuar qoftë ai,
Një të ardhme pastë plot me lumturi!
Naim Frashëri [BN - 67]
Fali, fali Shqipërisë
gjithë’ ke të mirësisë.
Edhe ju gjithë të mirët!
mos na lini n’errësirët!
Naim Frashëri [BN - 68]
Shqipërinë mos e lerë,
të prishetë e të bjerë,
po të jetë gjall për jetë,
gjithë ç’i duhet, t’a ketë,
të rronj’ e të mbretëronjë,
të jetë lulez’ e zonjë,
fali ti vetëz’uratë,
që të jetë jetë gjatë.
Naim Frashëri [BN - 69]
Zot i math e i vërtetë!
Që kreve ç’shohim në jetë,
Edhe të tjerë që janë
Pa funt e pa krye pa anë,
Edhe kudo je ti vetë,
Syri ynë tekdo shikon,
Që nga lint e gjer tek perndon,
Më çdo vënt të sheh fuqinë,
Urtësinë’ e madhërinë,
Falna gjithë mirësitë,
Epna dituri e dritë,
Tregona udhën’ e mirë,
Mos na lërë n’errësirë,
Dhurona gjithë të mirat,
Mërgona nga të pështirat.
Naim Frashëri [BN - 70]
Zot! falna vëllazërinë,
Dashurinë e miqësinë,
Epna dëshirë të msojmë,
E të mirat të punojmë,
Bëna të but’ e të qetë,
E të urt’ e të vërtetë,
Jetënë ta trashëgojmë.
Naim Frashëri [BN - 71]
Zot’ i math e i vërtetë!
Edhe gjithë ju të Mirët!
Mos na lini keq’ e shkretë,
N’arratit e n’errësirët.
Naim Frashëri [BN - 72]
Po falini Shqipërisë,
Fatbardhësin’ e lirinë,
Gazë në vendit të zisë,
Edhe gjithë mirësinë.
Naim Frashëri [BN - 73]
Zot’ i math e i vërtetë!
të qofshim falë për jetë,
mërgona nga marrëzitë,
nga të gjitha ligësitë.
Naim Frashëri [BN - 74]
Zot i math e i vërtetë!
Të qofshim falë për jetë!
Falna shënden’ e fuqinë,
Miqt’ e gjithë njerëzinë,
Naim Frashëri [BN - 75]
Zot i math e i vërtetë!
Bëna të urt’ e të mirë,
Epna në zëmrë mëshirë.
Naim Frashëri [BN - 76]
[BN - 76]
24 Artur Shkurti
BESA LIBRI I SHENJTË
FALTORJA SHQIPTARE
N
Zot i math e i vërtetë!
Falna gjithë urtësitë,
Mirësit’ e dituritë,
Naim Frashëri [BN - 77]
Zot i math e i vërtetë!
Mos na lërë n’errësirë,
Rrëfena udhën’ e mirë
Dërgona në shpirtit dritë,
Të njohëmë mirësitë.
Naim Frashëri [BN - 78]
Zot i math e i vërtetë!
Mërgona nga ligësija,
Nga punërat e këqija,
Prej çdo farë marrëzije,
Që s’i ka njeriut hije,
Nga të ligatë vetija,
Që nuk i qas vetëdija.
Naim Frashëri [BN - 79]
Ndiej’, o Zot, se nuk dinë
Se ç’bëjnë, janë mahnitur,
Rrahin të prishin shtëpinë;
Pun’ e lig’edh’ e mërzitur!
Naim Frashëri [BN - 80]
Zot i math e i vërtetë!
Bëna njerës të vërtetë,
Pa të keq’ e pa të metë,
Të mos jemi fajëtorë,
Të liq, të mjerë, e të gjorë,
Të ndyerë e të pabesë,
Të mundurë e të pashpresë,
Nga të ligatë mërgona,
Në mirësit’ afërona,
Mos na lërë në mundime,
Në s’mundje dhe në lëngime.
Naim Frashëri [BN - 81]
Falna Zot’ i math! uratë,
Të mos bijem në mëkatë!
Me vëllazëri të shkojmë,
Jetënë ta trashëgojmë.
Nga çdo mënxyrë shpëtona,
Udhën e drejtë tregona.
Mos na lërë kurrë shkretë!
Zot i math e i vërtetë!
Naim Frashëri [BN - 82]
Ruana, Zot i vërtetë,
nga ç’do pun’ q’ësht’ e metë
hiqu ligësi e ndyrë,
në zëmërë mos na hyrë!
Naim Frashëri [BN - 83]
Zot’i math! O Zot’ i mirë!
falna durim e mëshirë!
Naim Frashëri [BN - 84]
Zot’i math e i vërtetë!
bëna t’urtëth e të qetë,
falna gjithë mirësitë,
epna dituri e dritë,
dhe njerëzi e mëshirë,
mos na lerë n’errësirë,
afërona urtësinë,
e mërgona djallëzinë,
hiqna nga makutëritë,
dhe nga gjithë marrëzitë,
nga dëmi, nga lëkmimi,
e na shpjerë te gëzimi,
udhën’ e drejtë rrëfena,
me kamjet t’ënde ushqena,
falna durime dhe shpresë,
urat’e shpëtim e ndjesë,
mos na turpëro në jetë,
Zot’i math e i vërtetë.
Naim Frashëri [BN - 85]
Zot i math e i vërtetë
mos na lërë kurrë shkretë,
Naim Frashëri [BN - 86]
[BN - 77]
25udhaeshkronjave.edu.al
BESA LIBRI I SHENJTË
FALTORJA SHQIPTARE
N
ti je Zot’ i gjithësisë,
Perëndi e Shqipërisë,
urdhëri yt po të jetë
e po të duash ti vetë,
gjithë punëtë mbarohen,
gjëkundi nukë ndalohen.
Naim Frashëri [BN - 87]
Zot’i math! Zot’i vërtetë!
fali, fali Shqipërisë
gjithë ç’i duhet në jetë,
se je Mbret’i gjithësisë.
Naim Frashëri [BN - 88]
Shqipëtari trim me fletë,
si ka qënë, le të jetë,
të ketë gjith’urtësinë,
e ta dojë Shqipërinë,
të vdesë për Mëmëdhenë,
Naim Frashëri [BN - 89]
të jetë trim e i mirë,
po të mos jet’ egërsirë,
të jet’ i qytetëruar,
i ditur’ e i mësuar,
t’i apë nder Shqipërisë
U bëftë e Perëndisë.
Naim Frashëri [BN - 90]
Epi Shqipëtarit dritë,
Zot’ i vërtetë! të shohë,
Të marrë vesh mirësitë,
Të vërtetën ta njohë.
Naim Frashëri [BN - 91]
Fali njësin’ e bashkimnë.
Trimërin’ e urtësinë,
Zotërizën’ e shpëtimnë,
Besën’ e vëllazërinë.
Naim Frashëri [BN - 92]
Të jetë i papenguar,
Me ner në jetë të rronjë,
Po si Zot’ i Zotëruar,
Vet’ ajy të mbretëronjë.
Naim Frashëri [BN - 93]
Engjëll i bukur, pa xbritmë,
dhe, me dritët të uruar,
shko përpara mej’ e ndritmë,
të shoh gjithë ç’kanë shkuar.
Naim Frashëri [BN - 94]
Lutja e Skënderbeut
“Zot’i math i vërtetë!
Le të bënet ç’është thënë”,
tha, “se unë s’rronj për jetë;
po më ki kujdes, Ti vetë,
shqipëtar’ e Shqipërinë,
mos m’i lërë kurrë shkretë
se Ti e do mirësinë;
në dorë të huaj kurrë
Shqipërija të mos bjerë,
shqipëtari trim e burrë
të jet’ e ta ketë nderë;
mbaje Shqipërinë zonjë,
të ketë gjithë të mirat,
të rronj’ e të mbretëronjë,
të mos ta han’egërsirat,
fali lirinë ta ketë
edhe gjithë mirësitë,
të jetë m’emrë për jetë,
epi jet’ e dit’ e dritë!”
Naim Frashëri [BN - 95]
Lutja e mbretëreshës
“Zot’i math e i vërtetë!”
tha mbretëresha, “kam shpresë,
bëj si të duash, ti vetë,
se të kemi prurë besë”.
Naim Frashëri [BN - 96]
[BN - 96]
26 Artur Shkurti
BESA LIBRI I SHENJTË
FALTORJA SHQIPTARE
N
O Zot i lum, qi vetem n’dorë Ti i ke
Shartet e popujve e mbretnive t’tana,
E gja pa hiri kurr Ty s’t’ndodhë mbi dhe,
As nalt mbi qiellë, ku shndrisin dielli e hana,
Deh! Ti, i Pushtetshëm heret si ne e vona,
Shih e gjyko mbi gjith kto kobet t’ona.
Gjergj Fishta [BN - 97]
Nemi ato vite t’arta
që zemra i humbi shqimit,
nem ato ide të larta,
që feja i sjell njerëzimit.
Pashko Vasa [BN - 98]
nem’ t’ëmblat ndiesi,
nëm dashurinë tënde t’dëlirë,
nëm ndjenjat pa kufi
të zemrës sate aq të mirë;
Pashko Vasa [BN - 99]
Mëshirë o Zot, mos ki për mua
Në s’jam i ndershëm të rroj nuk dua.
Pano Taçi [BN - 100]
“Pranoje këtë flijim, o Zot,
Dëshmi e përbetimit që të dashuroj,
Ndihmoi gjallesës Tënde sot
Që emrin do ta madhëroj!”
Gonxhe Bojaxhiu [BN - 101]
“Si shpërblim, Të lus o i Hirt’,
O Ati ynë plot mirësi
Të më japësh vetëm atë shpirt
Atë shpirt që – veçse Ti e di”.
Gonxhe Bojaxhiu [BN - 102]
E gjeta dritën
atje ku terri më thoshte vdis
dhe nisa të shkruaj vargun e parë
në mure të qelisë.
Kujtim Murati [BN - 103]
Mos i largo nga unë sytë e dlirë
Më mbaj mua të zinë në tënden dorë		
Se shumë e dëshiroj jetën e mirë
Dhe gjithë këngët e mia t’i bëj kurorë.
Zef Serembe [BN - 104]
Shëromi plagët që kam këtu në gji
Në shpirtin tim vendos ti qetësi,
Bëj që mbretëria e dashurisë të kthehet
Dhe çdo mëkatar si unë të prehet.
M’i pastro lotët në qerpikë tani,
Kthema zambakun që quhet pafajësi.
Zef Serembe [BN - 105]
Degjomë, Zot, në halle
Mos më lër Ti më, as në stuhi,
Ma dhuro paqen, të lartin mal,
Tani që brenga ma treti at rini.
Zef Serembe [BN - 106]
Të lus, o Lajmës qielluar!
O Frym’ e Zotit, Vetë Zot!
Me hirin t’ënd të pashteruar
Që ka mburim përjetësije,
Hirplot, o Shpirt, nër gaze Ti-je.
Dhe nër mjerime je hirplot!
Lasgush Poradeci [BN - 107]
Më merr në krahët e tua
Si merr fëmijët nëna,
Që ballin të ma puthë
Edhe dielli, edhe hëna.
Të lutem, o perëndi,
për një simfoni
me tinguj t’argjendtë
e akorde t’artë.
Migjeni [BN - 108]
[BN - 97]
27udhaeshkronjave.edu.al
BESA LIBRI I SHENJTË
FALTORJA SHQIPTARE
N
Lutja e nënës
“Perëndi, lemë të gjallë,-
Të mund të rrit këtë djalë,
S’ka një javë që ka lerë.
Kush do ta marrë ta rrijë?
Jetimi që do të rrojë?
Kush do t’i apë të pijë?
Si unë kush do ta dojë?
Çajupi [BN - 109]
Po, po; Ti sod, o gurra e dashtnis shejte,
Lshoj fashë zemrat e njerzvet,
Vllaznoj popuj e mbreten,
E ban qi paqa vrik t’na ngushllojë jeten;
Gjergj Fishta [BN - 110]
Pse bota mbarë, atëherë, kah len e kah merr
dielli
ka me t’lavdue me t’ambla jone t’reja,
E ma e kerthnesët ka me lulzue prap Feja.
Gjergj Fishta [BN - 111]
Lusim, Atë, një fat më të mirë,
Na i shkri ëndrrat ngurosur në erë,
Kjo dritë që digjet është gjaku yt,
Dashuria, fryma Jote eterne ...
Timo Flloko [BN - 112]
Lem, pra lem se, deomos,
sot a nesër un’ do sos,
dhe do bëhem fije bari,
ose plis i një ugari,
ose fletë e një hardhie
do më ndukë një dhëmb dhie!
Ali Asllani [BN - 113]
Zoti im, e s’ka më tjetër
Më largo nga çdo gënjeshtër,
Mos më bëj mbret me thesar,
As të varfër gjynahqar.
Arben Duka [BN - 114]
[BN - 114]
29udhaeshkronjave.edu.al
BESA LIBRI I SHENJTË
FALTORJA SHQIPTARE
N
Zot’ i math e i vërtetë!
emri yt qoft’i lëvduar,
të qofshim falë për jetë,
mos qofshim teje mërguar!
Naim Frashëri [BN - 115]
[BN - 115]
30 Artur Shkurti
BESA LIBRI I SHENJTË
FALTORJA SHQIPTARE
N
Zot’ i math e i vërtetë!
emri yt qoft’i lëvduar,
të qofshim falë për jetë,
mos qofshim teje mërguar!
Naim Frashëri [BN - 116]
Ti i dhe nder mirësisë,
dhe zëmërs’ së mallëngjyer
në vajt e në mes të zisë
ngushëllim’ i ke rrëfyer!
Naim Frashëri [BN - 117]
Zot, o Zot
Që më përkunde
Në ujëvara drite,
Kur më hodhe
Me një dorë
Me tjetrën më prite.
Arben Duka [BN - 118]
Rruga ime,
Thikë e pjerrët
S’shoh asgjë me sy
Ti në shtegun më të errët
Më ndez një qiri.
Arben Duka [BN - 119]
Zot, o Zot
Të dua unë
Përmbi çdo njeri
Se pa ty
Nuk do të kisha
Asnjë dashuri.
Arben Duka [BN - 120]
Dhe sa herë hapja sytë përsëri
Çdo çast gjithnjë ma shihje, Perëndi,
Ma njihje mendjen, të zjarrtën dëshirë
Që tek Ti seç e drejtonte zemra e dlirë
Dhe në dritën e qetë të mikes hënë
Me pëshpëritjen e flladit këngën plot trishtim
Që bilbili këndonte plot vajtim.
Me lot ta shprehja dhimbjen e pathënë.
Zef Serembe [BN - 121]
E nëse, Ti, Perëndi, na hedh vështrimin,
Zemra jonë shndërrohet në parajsë
Largohen njollat, del prapë shkëlqimi
Dhe me gas gjen njeriu lirinë e parë.
Zef Serembe [BN - 122]
Po, shpresa e ambël je për ne
Pse zemra e jote asht fort e mirë,
Sjelli syet t’ne e mos harro ket dhe
E të keshë edhe për ne mallë e dishirë.
Shkodër [BN - 123]
S’je vallë ti Pafundësia? S’lëviz vallë
me vullnetin tënd çdo qënie në gjithësi?
Prej Teje s’vjen çdo dhimbje? A s’ringjall
në gjokset tona gazin prapë ti?
E fjala jote paqe s’i premton
atij që drejt teje sytë i ngre në mjerim?
Apo, o Zot, kërkon
në dëshpërim të shuhet
shkëndija jote që dergjet në mërgim?
Zef Serembe [BN - 124]
Ti mbret i Qiellit! Zot, Perëndi!
Ty të rrethojnë yjet e kupa e qiellit.
Rrezaton botë drite prej nga del
jetë e re që në gjithësi përhapet.
Zef Serembe [BN - 125]
Dritë e amshuar! Dije! Dashuri!
Nga zëri yt i fshehtë rrahin flatrat
Dhe luftohet e lind në mënyrë të paedukuar
Rendi më i bukur e kënga më e lumtur.
Zef Serembe [BN - 126]
I plotfuqishëm je ... E unë që rrethuar
nga brenga plot jetë e kam kaluar
[BN - 116]
31udhaeshkronjave.edu.al
BESA LIBRI I SHENJTË
FALTORJA SHQIPTARE
N
fuqinë e mbretërisë sate ndjej
Porsi dyllë i shkrin Ti ata qiej.
Zef Serembe [BN - 127]
Qënia buron nga Ti e Ti s’do të vdesë,
prandaj i jep dashurinë e zemrën.
Zef Serembe [BN - 128]
Manë qiellore mbi njerëzoren brengë
Pa shih, Zot, të harmonishëmin
mendim që ndriti përmbi djepin tim
dhe unë me art të ri e zemër të re
të vizatoj ëndërroja çdo drithërim
që njeriu thellë fsheh
dhe këngët t’ia kushtoj
atij që vdekjen mposhti.
Zef Serembe [BN - 129]
Sa herë në heshtje, në të natës errësi,
ndërsa në qiellin lart yjet shkëlqenin
mendimi e zemra në gji
drejt shëmbëlltyrës sate fluturonin
n’ekstazë! Vërtiteshin gremina bukurie
Vepra të reja në dritë dlirësie
lindnin dhe ndihej në pafundësi
si e humbiste buçimën çdo stuhi.
Zef Serembe [BN - 130]
Dhe sa herë hapja sytë përsëri
çdo çast gjithnjë ma shihje, o Perëndi,
ma njihje mendjen, të zjarrtën dëshirë
që tek ti seç drejtonte zemra e dlirë
dhe në dritën e qetë të mikes hënë
me pëshpëritjen e flladit, këngën plot trishtim
që bilbili këndonte plot vajtim
me lot te shprehja dhimbjen e përhirë.
Zef Serembe [BN - 131]
[BN - 131]
32 Artur Shkurti
BESA LIBRI I SHENJTË
FALTORJA SHQIPTARE
N
Me zëmrë shumë të qetë
lith duartë në kraharuar,
pa thotë: “Zot i vërtetë!
emri yt qoft’i lëvduar!”
		 (Naim Frashëri - BN - 761)
Gjatë lujtes kthehemi me fytyrë nga varri i Naim
Frashërit në Tiranë, sytë i mbajmë nga qielli, me
duar të kryqëzuara në gjoks dhe duke thënë “Zot
i vërtetë, emri yt qoft’i lëvduar”.
Simbolika është ndërthurje e simboleve:
- Kthimi nga varri i Naim Frashërit nderon profetin
e shqiptarëve.
- Fytyra nga qielli nderon Zotin.
- Duart kryqëzuar në formën e një shqiponje me
dy kokë mbi zemër tregojnë shpirtin vetjak dhe
kombëtaren.
- lutja ““Zot i vërtetë, emri yt qoft’i lëvduar””
është e profetit Naim Frashërit.
Për një BUJAR SHQIPTAR, praktikant i BESËS lutja
është e detyrueshme të bëhet në ditët e agjërimit,
në ditët e adhurimit që vijnë një ditë pas tyre, si
edhe çdo ditë të mërkurë dhe të dielë, si edhe në
ditët e përcaktuara familjarisht një herë në javë,
tre herë në ditë, mëngjes, drekë dhe darkë, me zë
të ulët ose pa zë, e para prej të cilave është lutja
e mëposhtme e NAIM FRASHËRIT:
	 Zot’ i math e i vërtetë!
	 emri yt qoft’i lëvduar,
	 të qofshim falë për jetë,
	 mos qofshim teje mërguar
	 Falna, Zot, i math ne njerëzinë,
	 Edhe të mirat’ e dashurinë,
	 Vëllazërinë, zemrën’ e qëruar,
	 Mëndjenë pa faj, shpirt të uruar,
	 Bëna të drejtë në këtë jetë,
	 T’urt’e të mirë dhe të vërtetë.
(Naim Frashëri)
Lutja e dytë është për atdheun.
	 Zot’ i math e i vërtetë!
	 emri yt qoft’i lëvduar,
	 të qofshim falë për jetë,
	 mos qofshim teje mërguar
	 Begatoje, o Zot, ti këtë vend!
	 Epu njerëzve të tij ti mbroth e shend!
	 Hi u bëfshin gjithëmon’armiqtë e tij!
	 Gaz përjetë paçin zotërit e tij!
(Naim Frashëri)
Lutja e tretë është personale dhe zgjidhet nga
libri “BESA” ose formulohet sipas personit, por
gjithnjë fillon me vargjet:
	 Zot’ i math e i vërtetë!
	 emri yt qoft’i lëvduar,
	 të qofshim falë për jetë,
	 mos qofshim teje mërguar
(Naim Frashëri)
LUTJA E BUJARIT SHQIPTAR
33udhaeshkronjave.edu.al
BESA LIBRI I SHENJTË
FALTORJA SHQIPTARE
N
O Zot, o Zot, përse,
nga lart çdo gjë duket njëlloj,
por kur zbret poshtë atje,
njerëzit ndryshe jetojnë.
Të lutem, ndihmoi, o Zot,
i solle të barabartë në këtë botë.
Alqi Boshnjaku [BN - 132]
[BN - 132]
34 Artur Shkurti
BESA LIBRI I SHENJTË
FALTORJA SHQIPTARE
N
Ah! o moj ti vdekj’ e shkretë,
ç’le një hidhërim për jetë!
Njeriu me kaqë shpresë,
qysh të bjerë e të vdesë?
vallë si bëhetë fundi?
kemi tjatrë vënt gjëkundi?
a këtu kthehemi prapë?
përgjigje kush munt të m’apë?
Naim Frashëri [BN - 133]
O ti! që bëre njerinë,
ç’e mundove ditë-zinë,
pa s’i dhe gjë besa besë!
veç një durim e një shpresë,
nuk’ e marr vesh si kove,
e të gjorit j’a ngarkove!
t’ja epnje drurit, e thante!
gur’ e drasënë e çante!
Naim Frashëri [BN - 134]
Po fuqi e gjë e shkretë
çdo punë e muntkan në jetë
dh’e drejta edh’e vërteta
mbetkanë fare të shkreta,
paska fuqi djallëzia,
sa s’e muntka urtësija,
të gjithë nuk e durojmë.
Naim Frashëri [BN - 135]
Si i kroit ujët shkojnë pa pushim
Asnjë gjë nuk rron përjetë, ah, ç’mjerim!
Naim Frashëri [BN - 136]
I pikëlluari: Çdo përpjekje, çdo rropatje, është e
kotë, Lum ai që s’e pa fare këtë botë!
Naim Frashëri [BN - 137]
Të mjerët ne! ahtet tona
i ka ndrydhur fatkeqësia!
T’mjerët ne! se neve shpirtin
na e spastron rrept dhimsuria!
Pashko Vasa [BN - 138]
Lëviz, o Zot, kah unë ktheji sytë,
se mirë e njoh un’ zemrën tënde t’butë;
pa mjete jam, jetoj i rrezikuar,
e ti ma jep një ndihmë n’kët’trishtim.
Zef Serembe [BN - 139]
Pa asnjë gëzim, asnjë hov të dlirë,
Jeta për tmerr tani po më thahet.
Mos më braktis, pra, Ti, o Perëndi
Në këtë botë të trishtuar pa lumturi.
Zef Serembe [BN - 140]
Ndihmomë, o Zot, sepse më kanë mbështjellë
e po më çojnë në fund mjerimet,
një dhimbje e egër dhe e thellë
po ma tret lulen e rinisë sime
dhe pres, shpresoj e kurrë s’lind agimi
i faljes sate, i mëshirimit
mbi këtë zemër të brengosur
që lëngon e vuan në dhimbjen e pasosur.
Zef Serembe [BN - 141]
Çdo gjë u zhduk! Mandej Oqeanin
përshkova i shtyrë nga mendimi i zi.
Dhe ty t’u luta, Zot, po ti
rënkimet tim larg i ndjeftë.
Zef Serembe [BN - 142]
Më le dhe rashë si guri i kotë në dhe.
Zef Serembe [BN - 143]
[BN - 133]
35udhaeshkronjave.edu.al
BESA LIBRI I SHENJTË
FALTORJA SHQIPTARE
N
Bashkë me rrugën mua m’u zhduk çdo shpresë
dhe më rrethoi një natë pa agim
dhe kur m’u shqye kraharori
bota me qeshje e me tallje më mbuloi
Mbeta bashkë me hidhërimin
Të ëndërroj për kujtimin.
Zef Serembe [BN - 144]
Po Ti, o Perëndi, zgjohu e m’u afro,
më hidh një vështrim të dhëmbshur në këto
hidhërime
Zef Serembe [BN - 145]
I ëmbël siç je Ti, kuptomë, nxito,
mos më gjyko se jam plot me gabime.
Zef Serembe [BN - 146]
Si bimë vetmitare në shkretëtirë,
si ujë përroi që nuk di të ndalet,
pa asnjë gëzim, asnjë hov të dlirë,
jeta për tmerr tani po më thahet.
Zef Serembe [BN - 147]
Mos më braktis, pra, Ti, o Perëndi
në këtë botë të trishtuar pa lumturi.
Zef Serembe [BN - 148]
Shëromi plagët që kam këtu në gji,
në shpirtin tim vendos Ti qetësi,
bëj që mbretëria e dashurisë të kthehet
dhe çdo mëkatar si unë të prehet.
Zef Serembe [BN - 149]
M’i pastro lotët në qerpikë tani,
kthema zambakun që quhet pafajësi.
Zef Serembe [BN - 150]
Sa errësi s’zhduk Dielli vallë,
kur ndriçon botën e detin e ndes flakë,
përtërihet gazi e dëgjon vallet
dhe bukuria në plotësi seç shfaqet.
Zef Serembe [BN - 151]
E nëse Ti, Perëndi, ma hedh vështrimin
zemra jonë shndërrohet në parajsë
largohen njollat, del prapë shkëlqimi
dhe me gaz gjen njeru lirinë e parë.
Zef Serembe [BN - 152]
Eja, pra, Zot, eja; në halle
mos më lërë Ti më, as në stuhi,
ma dhuro paqen e të senjtit mal,
tani që brenga ma treti at’rini.
Zef Serembe [BN - 153]
Në hijen e qeparizit natë për natë
këtë fat njerëzor do të vajtoj
dhe Ty, o Zot, uratën
mbi krahë dashurie do lartësoj.
Zef Serembe [BN - 154]
Dhe kur t’jem lodhur nga rruga e ulliri
hijen e vet të këndshme do më falë,
i mbushur plot me atë shkëlqim të artë
që kur kthehet sjell prilli
një këngë të re do Thur
Zef Serembe [BN - 155]
dhe do thuhet: Lavdi Emrit plot nur
Emrit të shenjtë të shpresës e ngushëllimit.
Zef Serembe [BN - 156]
Po më shkallmojnë, o Hyj,
flijime të njëpasnjëshme!
Agron Tufa [BN - 157]
[BN - 157]
36 Artur Shkurti
BESA LIBRI I SHENJTË
FALTORJA SHQIPTARE
N
Si m’u bë e zhbë rinia?
Haj e zeza jetë, haj.
Rri e qesh burgjet e mia
se nuk di të qaj.
Pano Taçi [BN - 158]
Më përbuzi dashuria,
haj e zeza jetë, haj.
Rri e qesh ndjenjat e mia
se nuk di të qaj.
Pano Taçi [BN - 159]
Se ç’heq, s’m’i mban pleqërija,
haj e zeza jetë, haj.
Rri e qesh brengat e mia
se nuk di të qaj.
Pano Taçi [BN - 160]
Më harroj dhe Perëndia,
haj e zeza jetë, haj.
Rri e qesh lutjet e mia
se nuk di të qaj.
Pano Taçi [BN - 161]
Bir, mos u mërzit
Ky është një privilegj i ëmbël,
Ti këtu do të gjesh njerinë.
Ja, që fati na caktoi pikërisht ne
të gatuajmë me gjakun tonë lirinë.
Kujtim Murati [BN - 162]
Tufanët pastaj, na hodhën tutje.
Ne trokitëm ndër shtëpitë e zotit.
Shpresëhumbur thurëm nga një lutje.
Ndihmë i kërkuam, më të fortit....
Mbase Zoti do t’na dojë më shumë
Meqë.... s’na ndihmoi që në fillim
Ne që nuk i derdhëm lotët lumë....
Por sakrifikuam gjithë rininë.
Mimoza Ahmeti [BN - 163]
Pse sytë e Nënës janë mbuluar.
Me lot?
Po ti pse vallë na ke harruar,
O Zot?..
Arben Duka [BN - 164]
Pse toka ime e bekuar,
Nuk çel?...
Pse dielli rri kaq i menduar,
Kur del?....
Arben Duka [BN - 165]
Në vend të këgëve veç krisma,
Dëgjoj!....
Vajza të reja me vello zie..
Shikoj…
Fëmijë të vegjël rrinë të menduar,
Si pleq…
Po kush na ka ngatërruar,
Kaq keq?...
Arben Duka [BN - 166]
Zotin nga gjumi dua ta zgjoj,
Të hapi sytë, të na vështrojë.
Arben Duka [BN - 167]
Dua t’i  lutem me përgjërim,
Të na çlirojë nga ky mallkim.
Arben Duka [BN - 168]
Të mbjellim lulet e mirësisë,
Të ndezim zjarrin e dashurisë.
Arben Duka [BN - 169]
Si trëndafili të çeli jeta,
Nga mirësia dhe e vërteta.
Arben Duka [BN - 170]
Hedhim shikimin mbi detin blu,
një zë ndiejmë që na bekon,
atdheu është me ne këtu,
bashkë me ne po udhëton.
Alqi Boshnjaku [BN - 171]
O Zot, o Zot, përse,
nga lart çdo gjë duket njëlloj,
por kur zbret poshtë atje,
njerëzit ndryshe jetojnë.
Të lutem, ndihmoi, o Zot,
i solle të barabartë në këtë botë.
Alqi Boshnjaku [BN - 172]
[BN - 158]
37udhaeshkronjave.edu.al
BESA LIBRI I SHENJTË
FALTORJA SHQIPTARE
N
Brigjet i puth i njëjti det,
retë dhurojnë të njëjtin shi,
tokën e ngroh i njëjti diell,
të njëjtin qiell kanë çati.
Alqi Boshnjaku [BN - 173]
O Zot, kujt t’i qahem?
Kush zemrën ma qetëson,
askush veç Teje
brengën nuk ma shëron.
Alqi Boshnjaku [BN - 174]
Po shpresa ime nuk humb,
Se do të ketë një gjyq në fund,
Paskëtaj do hapen retë,
E mira shpallet si mbret.
Arben Duka [BN - 175]
E pra, ti, o perëndi, pse na le në dorë të djallit,
që na shtypi, na përtypi nëpër nofulla të
çakallit?
Ali Asllani [BN - 176]
Po tani u bë ç’u bë, ti, o zot i këtij dheu,
s’mund të bësh asgjë, t’i thuash kohës: prapa
kthehu!,
Ali Asllani [BN - 177]
edhe rri e bën sehir, bën sikur asgjë nuk di,
pra dhe neve jemi kundra, duam një tjetër
perëndi!
Ali Asllani [BN - 178]
Duam një zot që do të mund të na kap’ e të na
tund,
të na tund e të na shkund, vëllavrasjes t’i jap
fund.
Ali Asllani [BN - 179]
Perëndi, o perëndi, vi përpara zotris’ sate,
duke pasur përmbi supe një vandak të rënd’
mëkate,
Ali Asllani [BN - 180]
po mëshira hyjnore ësht’ e thell’ e ësht’ e gjërë
më e thellë nga gjith’ mëkatet që ka vendi yn’ i
tërë.
Ali Asllani [BN - 181]
Po më fal për këto fjal’,
që guxova e i thashë, i rrëmbyer e i trembur,
mbasi gjuha më rreh dhëmbin, atë dhëmb që më
ka dhëmbur.
Ali Asllani [BN - 182]
Vendi ynë që ka jetuar herë me pushkë e her me
shat,
s’mund të lihet tash e tutje si një flet’ në dëgë të
that’,
Ali Asllani [BN - 183]
ai lipset që të rrojë, qoft’ me hir’ e qoft’ pa hirë,
dhe aty ku bie zjarri, bëhet lulja më e mirë.
Ali Asllani [BN - 184]
[BN - 184]
38 Artur Shkurti
BESA LIBRI I SHENJTË
FALTORJA SHQIPTARE
N
Të lindet një njeri
nga gjin’ i dheut tonë të rim me lot të vakët,
nga thalb’ i shpirtit tonë që shkrihet në dëshirë të flakët
për një gen të ri.
Të lindet një njeri!
Pa hyll në ball, por që me fjalë të pushton,
që të rrëmben qetsin e ban gjakun të të vlojë
rrkajë, e ban synin ligshtin të zgjetojë,
që nëpër shekuj ndërgjegjen na tradhton.
Të dali një njeri!
Të mkambi një Kohë të Re!
Të krijojë një Epope!
Ndër lahuta tona të këndohet Jeta e Re ...
Migjeni [BN - 185]
[BN - 185]
39udhaeshkronjave.edu.al
BESA LIBRI I SHENJTË
FALTORJA SHQIPTARE
N
Të gjithë kombet po dehen n’epopea të veta,
flakë e zjarrmit të tyne na i përzhiti ftyrat
dhe nëpër to një nga një po shtohen rrudhat,
e nën këmbë e mbi krye tinzë po na ikën jeta.
(Liri! – Po, liri dhe gaforrja gëzon,
por gaforre asht...
Liri, ku plogsi ndërgjegje gjallon,
jo, liri nuk asht!)
Të lindet një njeri
i madh si madhni
dhe ndërgjegjet tona t’i ndezi në dashni
për një ide të re, ideal bujar,
për një agim të lum e të drejtë kombtar.
Migjeni [BN - 186]
[BN - 186]
40 Artur Shkurti
BESA LIBRI I SHENJTË
FALTORJA SHQIPTARE
N
FJALËT E QIRIRIT
Në mest tuaj kam qëndruar,
E jam duke përvëluar,
Që t’u ap pakëzë dritë
Natën t’ua bënj ditë.
Naim Frashëri [BN - 187]
Do të tretem, të kullohem,
Të digjem, të përvëlohem,
Që t’u ndrinj mir’ e të shihni,
Njëri-tjatrin të njihni.
Naim Frashëri [BN - 188]
Për ju do të rri të tretem,
Asnjë çikë të mos mbetem,
Të digjem e të qanj me lot,
Se dëshirën s’e duronj dot,
Naim Frashëri [BN - 189]
Unë zjarrit nuk i ndruhem,
Dhe kurrë s’dua të shuhem,
Po të digjem me dëshirë,
Sa të munt t’ju ndrinj më mirë.
Naim Frashëri [BN - 190]
Kur më shihni që jam tretur,
Mos pandehni se kam vdekur,
Jam i gjall’ e jam ndë jetë
Jam në dritë të vërtetë.
Naim Frashëri [BN - 191]
Unë jam në shpirtit tuaj,
Mos më kini për të huaj.
M’është falurë durimi,
Andaj po digjem si trimi,
Naim Frashëri [BN - 192]
Se ma kënda t’u bënj mirë,
Të mos mbeti n’errësirë.
Naim Frashëri [BN - 193]
Jakëni rreth meje rrini.
Flisni, qeshni, hani, pini.
Naim Frashëri [BN - 194]
Në shpirtit kam dashurinë,
Po digjem për njerëzinë,
Naim Frashëri [BN - 195]
Lemëni të përvëlohem,
Nukë dua më të ftohem.
Naim Frashëri [BN - 196]
Dua ta djek trupn e shkretë
Për atë Zotn’ e vërtetë.
Naim Frashëri [BN - 197]
Me zjarr ta djek mushkërinë,
E të tretem për njerinë.
Naim Frashëri [BN - 198]
Bashkë me gëzimt të tija,
të vete te Perëndija.
Naim Frashëri [BN - 199]
Unë dua njerëzinë,
Mirësin’ e urtësinë.
Naim Frashëri [BN - 200]
Në bëni shokë me mua,
Në më doni si u dua,
Njëri – tjatrinë në doni,
Të paudhë mos punoni.
Naim Frashëri [BN - 201]
O zemëra fluturake,
Qasju pakë kësaj flake,
Mbase krahët t’i përvëlon,
Po dhe shpirtin ta shenjtëron.
Naim Frashëri [BN - 202]
[BN - 187]
41udhaeshkronjave.edu.al
BESA LIBRI I SHENJTË
FALTORJA SHQIPTARE
N
Unë duke përvëluar,
Njerëzit i kam ndrituar.
Naim Frashëri [BN - 203]
Kam qenë mik me njerinë,
Andaj i di e më dinë:
Naim Frashëri [BN - 204]
Gjithë tuajt i kam parë,
Mëm’ e at’ e fis’ e farë,
Si tani gjith’ i kam ndër mënt,
Që rrininë më këtë vent.
Naim Frashëri [BN - 205]
Edhe sot nër ju ata shoh,
Se shpirtin e tyre ua njoh,
Dhe unë si ju kam ndruar,
E jam përzjer’ e ndryshuar.
Naim Frashëri [BN - 206]
Pa jam bërë shumë herë
Zjar e uj’ e balt’ e erë.
Naim Frashëri [BN - 207]
Jam një shkëndijë prej qielli,
Dhe një drudhëzë pej dielli.
Naim Frashëri [BN - 208]
Edhe ndër qiej fluturonj,
Edhe brenda në dhet qëndronj,
Naim Frashëri [BN - 209]
Shumë herë fle në baltë,
Diku ndodhem dhe ne mjaltë;
Naim Frashëri [BN - 210]
Bëhem qënq e kec i pirë,
Lul’ e bar e gjeth i mbirë.
Naim Frashëri [BN - 211]
Dua shumë fjalë t’u them,
Po trembem mos i bënj ujem.
Naim Frashëri [BN - 212]
E ku shkruhenë në kartë
Fjalët e gjuhës së Zjartë?
Naim Frashëri [BN - 213]
LUTJA PËR FËMIJËT
Lerini gjithë të vinë
Të vegjëlthitë ndaj meje
Se edhe vetë Perëndinë
Ndër ata donja ta gjeje,
Naim Frashëri [BN - 214]
Janë ëngjëj të vërtetë,
Xbriturë nga Perëndija,
Posi luletë në jetë,
Q’u ngjajnë nga miturija,
Naim Frashëri [BN - 215]
Ah! mos i bëni të qajnë,
Kurrë të mos mallëngjehen,
Syt’ unjur të mos i mbajnë,
Dhe të meken’ e të ndehen;
Naim Frashëri [BN - 216]
Po të qeshin të nxitojnë,
Të bredhin’ e të gëzohen,
Të prëhen’ e të këndojnë,
E kurrë të mos mejtohen,
Naim Frashëri [BN - 217]
Më vjen keq t’u mardhnjë dora,
E faqeza bukuroshe,
Kur bij’ e shkreta dëbora,
Dhe këmbëza vogëloshe.
Naim Frashëri [BN - 218]
[BN - 218]
42 Artur Shkurti
BESA LIBRI I SHENJTË
FALTORJA SHQIPTARE
N
O foshnjazët’ e uruar!
U kam mall’ e dashurinë,
Më k’ënda t’u mbanj nër duar,
U dua si Perëndinë.
Naim Frashëri [BN - 219]
Zot’i math e i vërtetë!
N’atë sy kurrë mos shtjerë
Lotn’ e hidhur e të shkretë,
Dhe mos e lërë të bjerë,
Naim Frashëri [BN - 220]
Po falu në buzët gazë,
Dhe në sythit bukurinë,
E rriti cazë-nga-cazë,
Duke dhënë urtësinë;
Naim Frashëri [BN - 221]
Epu jetëzën’ e gjatë,
Edhe mos i lerë kurrë
Pa mëmëzë e pa atë,
Dhe në breng e të sëmurë,
Naim Frashëri [BN - 222]
S’munt t’i shoh të mallëngjyer,
A të varfër’ e të mjerë!
Dhe të grisur’ e të çqyer!
Kurrë, kurrë mos i lerë!
Naim Frashëri [BN - 223]
Falu gjithë mirësitë,
Të rrojnë me nder në jetë,
Të mësojnë dituritë,
Të bëhenë të vërtetë;
Naim Frashëri [BN - 224]
Të nderojnë mëmëdhenë,
Vjeftënë t’ia lartësojnë,
Mbi gjithë botët t’a ngrenë,
Si lule t’a zbukurojnë.
Naim Frashëri [BN - 225]
Edhe pse një hi si ti në dukje jam,
Një të madhe flakë, moj, në zemër kam.
Naim Frashëri [BN - 226]
Larg nga bota më gremisi, ah, kjo Rrotë,
Që të tretem në mundime e në lotë,
Që një mall të ri të kem mbi mallin e vjetër
Pranë ndarjes të shijoj një ndarje tjetër.
Naim Frashëri [BN - 227]
Gjersa të vinj’e të bjerë
Pik’ e shpirtit tim si lumi
Në det të math e të gjerë;
Zëmrën time s’e zë gjumi.
Naim Frashëri [BN - 228]
Më dërgoi dhe tek ti Zoti,
Që të t’ap jetëz’ e ditë,
Të të bije shpirt e dritë,
E të bëhesh si qëmoti.
Naim Frashëri [BN - 229]
Më s’më gjen këtu në botë,
po më kërko nd’atë jetë,
pranë Zotit të vërtetë.
Naim Frashëri [BN - 230]
Urdhëro, Zot’i vërtetë!
e më dërgo tatëpjetë
ëngjëllinë krahzjartë,
fjalë-ëmbl’ e këmbëartë.
Ti me gojët time fole,
Naim Frashëri [BN - 231]
[BN - 219]
43udhaeshkronjave.edu.al
BESA LIBRI I SHENJTË
FALTORJA SHQIPTARE
N
Pranë Bundës, Moisiut,
Në atë bir’it Perëndisë,
Pranë Muhamet – Aliut,
Lëçin shpirt i Zotnisë!
Dushi Jorgobaba [BN - 232]
Ku psherëtin dëshir’ e djegur,
Në shesh të kuq të Qerbelasë,
Mes trimërish shtërgjyshërishte
Të shoh tek po m’i bje xhurasë.
Lasgush Poradeci [BN - 233]
E me të lum, me të përmallshmë
Të sjell në dritën e mejtimit
Ndaj fërfëllon si yll me flakë
Prej shkretëtirës së harimit:
Lasgush Poradeci [BN - 234]
Qëndroj në tmerr zili’ e botës
Se më s’u lodhe dyke ndritur,
Se më s’të treti prush’i vojtjes
Në kraharorin e zhuritur.
Lasgush Poradeci [BN - 235]
Po ti me vrap të piraustit
Që fluturon në zjarr e flakë,
Therorësin’ e vetëvetes
E pate dhimbjen më të pakë ...
Lasgush Poradeci [BN - 236]
O, sikur këng’ e zemrës s’ate
Që ligjëroj aq më të kotë,
Që veç me fjalë dhembshurije
U pat dëgjuar përmbi botë,
Lasgush Poradeci [BN - 237]
Në gji të çdo mëmëdhetari
të mund t’a përtëritte mallë
Dhe një të tërë varg dëshirash
Q’i thurri mendja jote-e rrallë,-
Lasgush Poradeci [BN - 238]
Me ç’zë të pastër lavdurimi
Do kish bekuar varfëritë!
Vaj’ e një çasi-i këngës s’ate
Përjetësisht do dil në dritë!
Lasgush Poradeci [BN - 239]
Po t’u pat thënë short’ e verbër
Të përvëlohesh nër padije:
Me mijë rreze shkrepëtimi
Mezi të ndritish po një fije ...
Lasgush Poradeci [BN - 240]
Dh’aher’ i dehur prej durimit,
Në mall të math të këngës s’ate,
Kaq zilitar këpute zemre
Ç’më të paçmuarshmë ti pate.
Lasgush Poradeci [BN - 241]
Dh’u ngrite për në të vërtetën
Me fluturim të artit mjeshtër:
U drodh alltari jon’ i lashtë
Sapo t’a ndjeu të shentën eshtër ...
Lasgush Poradeci [BN - 242]
Se ngashërim’ e vjershës s’ate
Ish mall i fellë-e pa të ngjarë,
Posi një krua pastërsije
Këndimi yt nër ne pat rarë;
Lasgush Poradeci [BN - 243]
[BN - 243]
44 Artur Shkurti
BESA LIBRI I SHENJTË
FALTORJA SHQIPTARE
N
U pat tërhedhur shpirt’ i kombit
N’atë vajtim aq të lënduar
Q’e thurri gjuha jote-e-zjarrtë,
Dhe balli yt i frymëzuar;
Lasgush Poradeci [BN - 245]
Se bukuritë-e vetes s’onë
Mendimi yt desh të na falë,
O! Fjal’ e pikave qiriri,
E pika lotëvet o Fjalë!
Lasgush Poradeci [BN - 246]
Q’ahere dyke shpënë sytë
Nga Toskëri’ e Gegërija,
Shpesh e më shpesh patm’ëndërruar
Si ndrin në famë Shqipëria.
Lasgush Poradeci [BN - 247]
Mes ligësish armiqërishte
Stolismë lulen e vullnetit ...
Sbuluam gur margaritari
Prej fundit thëthimtar të detit ...
Lasgush Poradeci [BN - 248]
E m’i çkëlqyer sesa djelli,
M’i lum se kohët që më s’janë
Filloi për ne ndryshim i motit
Me një të pritme të pa anë:
Lasgush Poradeci [BN - 249]
Ti! Fjalëtor i mallëngjyer!
Ti! Këng’ e rritur ndaj selvisë!
Ti! O rapsod i lasht’ i kombit,
Ti pate pjes-urgjin’ e zisë!-
Lasgush Poradeci [BN - 250]
A! po n’u trete prej mendimesh
Me tëmbla t’ulura nër duar:
Në ç’qjell të larg pat gjetur prehje
Kjo zemra jote- e përvëluar?
Lasgush Poradeci [BN - 251]
Nga fluturoi bilbil finoshi
Q’e fryri era posi fletë?
Ku vanë pendët e pëllumbit
Q’e shtiu në dhet mërgim’ i shkretë?
Lasgush Poradeci [BN - 252]
Sikur të shoh, i tmerrshmë Frashër,
Tek po mban zi përgjithmonë,
Ti: më besniku trashëgonjës
I dashuris’ së vendit t’onë.
Lasgush Poradeci [BN - 253]
Na vdiqe, Drit, na le o Vlla,
T’met’ nat ç’t’man, i lum’ aj dheu!
Punt’ ç’i nise, s’t’shkuen vra m’vra,
N’bot t’njifen, t’i njef Atdheu.
Shtjefën Gjeçovi [BN - 254]
Emn’i Jot, s’ka m’u harrue,
Sa koh t’ndrrohet gjithësia
T’gjith Shqyptart kan me t’bekue,
Se për Ty, Shqypnis i erdh dia.
Shtjefën Gjeçovi [BN - 255]
E kur t’vin koha ç’p’e presim...
Vorr’ i Jot ngrehet n’pomendtar
Kto fjal, ktij, n’ball do t’ja njesim:
“NAIM FRASH’RI A KTU SHQYPTAR!”
Shtjefën Gjeçovi [BN - 256]
[BN - 245]
45udhaeshkronjave.edu.al
BESA LIBRI I SHENJTË
FALTORJA SHQIPTARE
N
U ndritët shpirti në qiell
Edhe qoftë për ne ndihmë
U bëfshi Hënë e Diell
E ndritofshi Shqipërinë.
Petro Nini Luarasi [BN - 257]
Si ty o Vidhehem, e Mek’ e Arabisë
Që kini lerë Muhamet, e Krisht të krishterisë
Është për mua Frashëri, vent i Perëndisë
Atje ku lerë Naim beu, zemr’ e Shqipërisë!
Mihal Grameno [BN - 258]
Ay ish ëngëll rënë mi dhe për të ndritur kombinë
Edhe ta nzjerrë në liman, si Moisiu me shkopnë
Vëllazëri e dashuri, t’u apë e kërkojnë
Nga gjumi Shqipërinë, ta xgjojnë e lirojnë.
Mihal Grameno [BN - 259]
Të qofshim falë atje ku je, o engjell’ i pavdekur
Ty që eshtrat kurrë-kush, s’të janë për të tretur!
Gëzo ti zemrën e dëfre se farën që ke hedhur
U rrënjos mirë e lulëzoi, një pemë fort të çelur.
Mihal Grameno [BN - 260]
Mi gjitha anët nuku dëgjon, përveç se muziqinë
Duke kënduar emrin tënd, ashtu si Perëndinë!
Se ti, o ëngjëll tinë na le, të njohëm kombësinë
Edhe të vdesëm me gëzim, për mëmë Shqipërinë.
Mihal Grameno [BN - 261]
Të lutem, o Balt’ e Varrit,
Mos i rëndo, lehtësohu,
Bëji nder shqiptarit,
Dimër verë, lulëzohu.
M.A.Përmeti [M.Vejsiu] [BN - 262]
Ju mbi të kurrë mos shkelni
Se keq i vjen njerëzisë,
Rreth e rrotull lule çelni
Atij Shënjtorit Shqipërisë.
M.A.Përmeti [M.Vejsiu] [BN - 263]
Nuk di, është fshehtësira që kalon me fat në
duar;
Është njoll’ e zez’ e qiellit që lë pas një yll i
shuar;
Heshtj’ e këngës që pat qarë me një harmoni
divine:
Po nër bijt e Mëmës s’ate-yll i ndritur yll! me
zjarr!-
Vetëtim e harmonishmë që pushove nënë varr!
Lasgush Poradeci [BN - 264]
... Të përmbysim vetëdijen kur na fton mburim i
jetës?!
... Të mendojmë kaqe errët mun në mes të së
vërtetës?!
... Ta mjerojmë kuvendimin me kaq helm e kaqe
prishmë
Kur fillon t’ja thotë shqipja me një hir të
perëndishmë?!
Lasgush Poradeci [BN - 265]
Sepse hir të perëndishmë kish kuvendi yt, Naim,
Ajo këng’ e tepërlumtur që më s’pati shëmbëllim;
Se mendimi yt kish flakën e kuptimit të kulluar,
Goja jote vjershëtore kish një zë të pastërtuar;
Lasgush Poradeci [BN - 266]
Po ti dridh-u,o! komb i lashtë, me-atë zemërën e
gjërë,
E në gaz të drithmës sate le të tundet bot’ e tërë!
Le të ndritet Shqipëria nën bregor-e nër fushore
Si buçet me zë të thjeshtë frym’ e gojës
[BN - 267]
46 Artur Shkurti
BESA LIBRI I SHENJTË
FALTORJA SHQIPTARE
N
stërgjyshore;
Si flet shqip’e lumturuar e bekon me gjith bekimin
Vjazërinë- e virgjërinë ... – zemërimin ...-
renegimit
Lasgush Poradeci [BN - 267]
Gjuha: shpirti i shenjt’ i kombit, që kalon dyke
kënduar!
Gjuha: zjarr ku djeg me dritë një mendim i
frymëzuar!
Gjuha: afsh’ i gjall’ i jetës! shpat’ e ndritur e
lirisë!
Gjuha: yll’ i vjershërisë! Gjuha: Verb’ i Perëndisë!
Lasgush Poradeci [BN - 268]
Se guxove të na thuash me kalem të zi në kartë
Mall’ e Math që të pat djegur: Fjalët e Gjuhës së
Zjarrtë.
Lasgush Poradeci [BN - 269]
Atëherë o i shënjtë dolle si Orpheu
O Naim! E guxove
Me notën shqip shqipen këndove
dëshmitar të janë qielli e dheu
E Zoti q’e ndëgjoi lutjen q’i drejtove.
Isuf Luzaj [BN - 270]
Një endje gas e mall të ri mbolle
Në fytyrë të bukur në kraharor prej molle
dashurija në çifte këngës s’ate u dhurua
Nën emrin e femrës Shqipërija u këndua
e melodi e shtrënjt
e një fyelli të shenjt
Shekujt do t’a kenë kujtim
Shpirt gjerë i pavdekur shënjtor, o Naim!
Isuf Luzaj [BN - 271]
Ti je Kisha, je Xhamija,
O bashkim për njerëzinë,
Je i ardhur nga Perëndija
Një Profet për Shqipërinë.
Mediha Frashëri [BN - 272]
Një rreth ëngjëjsh kordhëtarë,
Ty mbi krye lart të ngritnë
Ishin burra Shqipëtarë
Tok me Ty në Qiej u ngjitnë.
Mediha Frashëri [BN - 273]
Na ke lënë gjurmën tënde,
Fjala jote nuk vdes kurrë,
Të kujtojnë këto vende
Për Ty qajnë gur e drurë.
Mediha Frashëri [BN - 274]
O Naim! na bije dritë ... mall të madh e
ngashërim
O Naim! m’u përcëllove nga një zjarr pa
shëmbëllim
O Naim! të shkoi të ritë, atje ku është tjetër natë
O Naim! të vështroj pyllit, ndaj vë veshin mbi
xhuratë
Kur mbaroi ... një regëtimë, i tha Zotit
Po të vim’
Si Bilbil zemër- copëtuar ... si një Bir
si një NAIM!
Syrja Minarolli [BN - 275]
Pra në botë
Me të plotë
Do të falemi, O Naim!
Fmijve tonë
Dhe ma vonë
Do t’ia lamë kët’ trashëgim!
Mustafa Greblleshi [BN - 276]
[BN - 267]
47udhaeshkronjave.edu.al
BESA LIBRI I SHENJTË
FALTORJA SHQIPTARE
N
Të falemi, o Dritë, o Yll i Perëndisë!
Që me veprat tua, i dhe shije jetës;
Të falemi, Naim, o Birë i Shqipërisë!
Mësonjës’ i lart’ i shkollës së vërtetës.
F.Vokopola [BN - 277]
Shpirti Yt’ shprehja e frymës shenjtëruar.
Të falemi, Naim, o Yll’ i Shqipërisë,
Kujtimi Yt’ qoftë amëshimi i jetës,
Të falemi, o Dritë, Dritë e Kombësisë,
Qofshë pranë Zotit, burim i së vërtetës.
F.Vokopola [BN - 278]
Larg këtij dheu frym’ e fundit t’u shpërnda dhe
shkoj në Qiell
Ibrahim Hasnaji [BN - 279]
Por qetsohu pse’ n’Shqipni përmbi t’gjitha fjal’ e
jote.
Thellë ka hy në fund t’ç’do shpirti qi ka emnin e
Arbnorit,
Tue fillu n’kërthi t’njomë, me mbarue në gjoks
t’malsorit
Pa dyshim do t’na udhëheqi sa t’ketë rruzlli stin’
e mote!
Ibrahim Hasnaji [BN - 280]
Thonë është grisur dorë e Naimit,
që si dorë e rrezes gris një errësirë,
atje lart në qiell, porsi yll i ndrirë
të shoh kryelartë, o shpirti Naimit!
Dhimitër Mino [BN - 281]
Nuk ndez qiri në çast trishtimi,
Kur errësira më pushton,
Dhe them “gjersa jeton Naimi
Këtu qiriri i tij mjafton”...
Dritëro Agolli [BN - 282]
Bir i madh i kombit që s’u shemb
Nga rrebesh’ i egër shekullor,
Ti me zjarr të ligjërimit tënd
Ndez flakë shpirtin arbënor.
Jorgo Bllaci [BN - 283]
Kënga jote kujt s’i zgjon dëshirën
T’i flijohet Mëmës Shqipëri?
Shpirti i kombit, zgjohu, rrëmbe lirën,
Përvëlona gjokset përsëri!
Jorgo Bllaci [BN - 284]
Të të bënin ty, donin,
Shqipëri memece,
Por ja, erdhi Naimi,
Si yll mbi ty ecte.
Ismail Kadare [BN - 285]
Dorën e zbehtë
Mbi ballë ta vuri,
Të të hiqte zjarrllëkun
Prej të sëmuri.
Ismail Kadare [BN - 286]
Pastaj, kur zbardh dita, e shoh përsëri:
as në dritën e diellit nuk zbehet, flakë e tij,
që digjet në përjetësi.
Bilal Xhaferri [BN - 287]
Digjeshe ti flakë e bardhë
tek i bëje ze pranverës,
kur Atdheu s’kish behar,
Ti na dhe “Lulet e Verës”.
Qazim Sheme [BN - 288]
Etje, Etje, Kam etje,
Po ku, ku është burimi?
Dal jashtë, verbtas, kërkoj
Takoj Naimin.
Xhevahir Spahiu [BN - 289]
[BN - 289]
48 Artur Shkurti
BESA LIBRI I SHENJTË
FALTORJA SHQIPTARE
N
I dëgjoi djaloshi këngët,
fjalët e dheut të ndritur,
tok me qumështin e nënës
gjuhën shqipe pati thithur.
Ato fjalë që t’i tha zemra,
o bilbil, kumbojnë mes nesh;
qysh fëmijë, “Mbaj vesh!, tha nëna,
dhe babai më tha: “Mbaj vesh”!
Futi brenda kraharorit
thuaj, siç themi ne ngaherë
që kur lindim, gjersa vdesim:
“Ti, Shqipëri, më jep nder!...”
Xhevahir Spahiu [BN - 290]
Gjuh’ e zogjve nëpër djepe,
zgjove kombin, dritë derdhe,
bilbil i vendeve të mia, bilbil-o,
more Naim Shqipëria.
Vlorë [BN - 291]
Shqipëri, o shkëmb i sertë,
ti bilbila i bën djemtë,
shekujt vin e vitet shkojnë,
Naim, djemtë ligjërojnë.
Vlorë [BN - 292]
Vallë dergjja jote-e fellë pat pushim e lumtëri?
A t’j’u çduk dobare gjumit e përjetëshmeja zi?
N’atë varr ku për së fundi mort’ i keq të zu në
rrasë,
Të çkëlqeu pakmos së largu fush’e ndriçm’ e
Qerbelasë?
Të këndoj me këngë malli Drini plak e i kulluar?
Zot, o! Zot, të qofshim falë që Naimi pat
pushuar!
Lasgush Poradeci [BN - 293]
Vdiq Naimi, vdiq Naimi,
moj e mjera Shqipëri!
Mendje larti zemërtrimi
vjershëtori si ai!
Çajupi [BN - 294]
Vdiq Naimi, po vajtoni
Shqipëtarka, Shqipëtarë!
Naimnë kur ta kujtoni,
mos pushoni duke qarë!
Çajupi [BN - 295]
Vdiq Naimi, Naim Beu,
vate te zot i vërtetë!
Qysh u nda nga mëmëdheu
dhe iku e la për jetë?
Çajupi [BN - 296]
Vdiq Naimi, gjithë thonë,
qani turq, qani kaurë!
bilbil i gjuhës tonë
s’do të dëgjohet më kurrë!
Çajupi [BN - 297]
Vdiq Naimi, që këndoi
trimërinë, Skënderbenë;
vdiq Naimi, që lëvdoi
dhe nderoi mëmëdhenë!
Çajupi [BN - 298]
Vdiq Naimi, po ç’të gjeti,
o moj Shqipëri e mjerë!
Vdiq Naimi, po kush mbeti?
Si Naimi s’ka të tjerë.
Çajupi [BN - 299]
Vdiq Naimi, vdekje e shkretë,
pse more të tillë burrë?
I ndritë shpirti për jetë
mos i vdektë nami kurrë!
Çajupi [BN - 300]
“Naimi preu shkurret, shkuli ferrat,
Pastaj qilizmë truallin punoi;
Fidanët mbollën me durim të tjerët
Dhe vreshti i bukur shpatin gjelbëroi.
Kur vajta unë atje, - ma tha Lasgushi,
Një mbrëmje buzë gjolit tek shëtisnim, -
[BN - 290]
49udhaeshkronjave.edu.al
BESA LIBRI I SHENJTË
FALTORJA SHQIPTARE
N
Hardhitë kishin lidhur vile rrushi,
Por, kemi etje! dukej sikur flisnin.
Ahere ç’bëra? Nëpër shkëmb të malit,
Një brazdë hapa deri tek burimet
Dhe më së fundi, ujrat si kristali
U derdhën nëpër të me mërmërime.”
Si tha këto, mbështeti të dy duart
Përmbi bastun, dhe shtoi si nëpër lotë:
“E keni radhën ju për ta punuar
Këtë të bukur vresht, pa shok në botë,
Ta rritni të shëndetshëm, ta selitni,
Ta doni si thesarin më me vlerë;
Dhe neve, që aty e lamë shpirtin,
Na sillni nëpër mend ngandonjëherë! ...”
Jorgo Bllaci [BN - 301]
Hënë e diell edhe qiell
Naim Frashërin a e njihni?
Për liri ai përpiqesh,
për lirin’ e Shqipërisë.
Të lutem, o baltë e varrit,
mos iu rënd e lehtësoju,
bëni nderin shqipëtarit,
dimër, verë lulëzoju.
Dhe ju shi, dëbor’ e erë,
kini mendjen kur zemrohi,
varrin e atij të mjeri
shqipëtari, mos ngarkoni,
Ju mbi të kurrë mos shkelni,
se keq i vjen njerëzisë,
rreth e rrotull lule çeli,
Ati i shenjt’ i Shqipërisë.
Dallëndyshet kudo shkojnë,
prej qyteti ku kalojnë,
vjershat shqipe që ka thënë,
të dëgjojë dhe të zgjohet.
Ditën e Shëngjergjit, më njëzet e tri,
se ç’u doq dhe Frashëri,
Digjeni të shkretin dhe e bëni hi;
u doq, u shkretua për këtë Shqipri
dhe foshnjat qajnë lajthi më lajthi.
Frashër, Përmet [BN - 302]
Unë e çmova si ju dhe pas gjurmëve ndoqa
Naimin,
Ai ma pushtoi dikur si shenjti shpirtin tim dhe
mendimin.
Dritëro Agolli [BN - 303]
Shpirti i dlirë, tungjatjeta,
Një stërnip të përshëndet
Ti, o tempull me dy veta
Një shenjtor e një poet.
Pano Taçi [BN - 304]
Vështroj tej edhe përhumb,
Nëpër tis të poezisë.
Ti më rri si një pëllumb
Në altar të pavdekësisë.
Pano Taçi [BN - 305]
Marr lexoj ungjillin tënd,
Thyej gjunjët mëkatarë,
Edhe ndjej se përnjëmënd
Vishem e pastrohem ar.
Pano Taçi [BN - 306]
Brenda vetes ndjej një himn,
Te qiriri yt bëj rit
Ç’tmerr që kam shenjti Naim,
Fjala jote ma bën dritë.
Pano Taçi [BN - 307]
Si në ëndrra feks e ndizet,
Toka amë siç qe një herë,
Presim ne sërish të ngjizet,
Katër copash ç’e kanë prerë.
Pano Taçi [BN - 308]
O Zot një me Perëndinë!
N’ini të vërtetë si thonë,
Kini kujdes Naimn
Se punoi për kombin tonë.
Adham Shkaba [BN - 309]
Librat’ e Zotëris’ së tija
Njeriut i apin shpresë,
Rrëfejnë ç’është gjithësija
E bëjnë njeri me besë.
Adham Shkaba [BN - 310]
[BN - 310]
50 Artur Shkurti
BESA LIBRI I SHENJTË
FALTORJA SHQIPTARE
N
E mbushin dhe me dëshirë
E bëjnë të urt’ e të qetë,
Rrëfejnë bukur e mirë
Zotn’ e Math e të vërtetë!
Adham Shkaba [BN - 311]
Emri kurrë mos j’u harroftë
Vjershëtorit, Shqipërisë!
Shpirti i tij për herë qoftë,
Në dritë të Perëndisë!
Adham Shkaba [BN - 312]
Ej, ti që mban trishtim,
Jo, Jo, Jo, mos prit lufto!
Bëj dritë si një Naim.
Dhe jeto!
Alqi Boshnjaku [BN - 313]
O vjesht’ e dytë, o mot i tretë,
Që na përmbyse një shpirt të bukur,
Ku vallë e shputë? Ku vallë e fshehtë?
në gji të Zotit! A ku ësht’ futur?
Jani Vruho [BN - 314]
Shokë e vëllezër, o Shqiptarë!
Ky shpirt i shenjtë s’duhet harruar,
Se na tregoi udhën e mbarë,
I ndritët balta, ku është mbuluar!
Jani Vruho [BN - 315]
Këto të këqia punë
që hoqa dhe po heq unë
s’i duron as det, as lumë.
dhe kush t’i shohë në gjumë,
do të tretet si qiri!
Po e kam zemrënë shkëmb
këto plagë i kam si gjëmb,
po të ishte tjatër komb,
do pëlcit të bënte bomb,
do shuhej dhe emëri.
Koto Hoxhi [BN - 316]
Kur isha i vogël,
Dy pëllëmbë e pak,
Im atë një gështenjë,
Preu me merak.
	 Nga gjithë trungu mori,
	 Ç’i duhej për vete,
	 Aq sa mund të bënte,
	 Për mua një djepe.
		 Kur e bëri gati,
		 Për të tundur djepin,
		 Te koka i gdhendi
		 Naimit portretin.
Arben Duka [BN - 317]
Nëna ime zogë
Kur më jipte gji,
ç’kishte bërë për mua
një ninull flori.
	 Eh, ç’qe ajo ninull,
	 që këndonte Zoga:
	 “M’u rriç biri i nënës,
	 Me flori tek koka!...”
Arben Duka [BN - 318]
Shpejt kaluan vitet,
Si një fllad i lehtë,
Pak nga pak fillova,
Të këndoja vetë.
	 Atë nina-nana,
	 Që ma thoshte nëna,
	 Desha ta kuptoja,
	 Si ma donte zemra.
		 Floriri i rrallë,
		 Te jastëku im,
		 S’mund të ishte veç,
		 I madhi Naim.
Arben Duka [BN - 319]
[BN - 311]
51udhaeshkronjave.edu.al
BESA LIBRI I SHENJTË
FALTORJA SHQIPTARE
N
Prapë kaluan vitet,
Si një fllad i lehtë,
Nisa ndonjë këngë
Të thurja dhe vetë.
	 Naim zemërmadhi,
	 Thesarin ç’ma hapi,
	 M’i hodhi në dorë,
	 Gjithë florinjtë që pati.
Arben Duka [BN - 320]
Një e nga një i sollën fshatërët këta gurë të
çmuar
Për këtë shtëpi të rrallë,
Si foshnja të sapolindura i mbanin ndër duar
- Kujdes ustallarë!
Dhe, ja, tani ...
Dikush pluhurat fshin ngadalë,
Dikush me manushaqe odën e stolis,
E dikush tjetër reciton ngadalë:
“O malet e Shqipërisë!”
Tani është gati muzeu,
Le të vinë vëllezërit në shtëpinë e tyre
Dhe vetë dielli vizitor ja behu
Malet, gërxhet, fushat, pyjet ...
Oh, për këta vëllezër muzeu
Qenka i madh sa Atdheu ...
Zenel Anxhaku [BN - 324]
Si ty o Vidhehem, e Mek’ e Arabisë
Që kini lerë Muhamet, e Krisht të krishterisë
Është për mua Frashëri, vent i Perëndisë
Atje ku lerë Naim beu, zemr’ e Shqipërisë!
Mihal Grameno [BN - 325]
Eh, moj nënë shpirti
Naimi ç’më bëri,
Nga ai u vesha,
Me flori i tëri.
Arben Duka [BN - 321]
Sikur të shoh, i tmerrshmë Frashër,
Tek po mban zi përgjithmonë,
Ti: më besniku trashëgonjës
I dashuris’ së vendit t’onë.
Lasgush Poradeci [BN - 322]
Këtu mbaj erë trëndafil,
dhe fjalët i kam këngë.
Më mbushet gjoksi me tërfil,
selvitë më bëhen këmbë.
	 Këtu kam qejf të kthehem tokë
	 me drurin, lumin, erën, bilbilin,
	 ta kem hollaken hënë mbi kokë –
	 qiriri i Naimit.
Kam qejf një plis të jem në Frashër,
një gur i fortë që mban qoshet.
Kur dielli të më ngrohë krahët
të ngrihem e të shkoj poet.
Teodor Keko [BN - 323]
FRASHËRI
[BN - 325]
52 Artur Shkurti
BESA LIBRI I SHENJTË
FALTORJA SHQIPTARE
N
Fillon me lutjen e përbashkët të mëngjesit:
	 Zot’ i math e i vërtetë!
	 emri yt qoft’i lëvduar,
	 të qofshim falë për jetë,
	 mos qofshim teje mërguar
	 Falna, Zot, i math ne njerëzinë,
	 Edhe të mirat’ e dashurinë,
	 Vëllazërinë, zemrën’ e qëruar,
	 Mëndjenë pa faj, shpirt të uruar,
	 Bëna të drejtë në këtë jetë,
	 T’urt’e të mirë dhe të vërtetë.
(Naim Frashëri)
Vijon me leximin e ndonjë prej pjesëve të librit
“BESA”.
Në orën 11:00 ndizen tri qirinj: një për kujtimin e
Naimit, një për mbarësinë apo kujtimin e prindërve
dhe një për mbarësinë e fëmijëve. Qirinjtë mund të
ndizen në cilindo mjedis të zgjedhur personalisht.
Lutja e drekës. 	
	 Zot’ i math e i vërtetë!
	 emri yt qoft’i lëvduar,
	 të qofshim falë për jetë,
	 mos qofshim teje mërguar
	 Begatoje, o Zot, ti këtë vend!
	 Epu njerëzve të tij ti mbroth e shend!
	 Hi u bëfshin gjithëmon’armiqtë e tij!
	 Gaz përjetë paçin zotërit e tij!
(Naim Frashëri)
Dreka është festive dhe kalohet në bashkësi.
Pasditja është një kohë bujarie e trefishtë:
a) njëra bujari duhet të jetë patjetër për fëmijë,
(p.sh. dhuratë)
b) bujaria e dytë duhet të jetë për institucion (p.sh.
një libër për një bibliotekë)
c) bujaria e tretë sipas zgjedhjes personale.
	 Lutja e fundit është për fëmijët:
	
	 Zot’i math e i vërtetë!
	 N’atë sy kurrë mos shtjerë
	 Lotn’ e hidhur e të shkretë,
	 Dhe mos e lërë të bjerë,
	 Po falu në buzët gazë,
	 Dhe në sythit bukurinë,
	 E rriti cazë-nga-cazë,
	 Duke dhënë urtësinë;
	 Epu jetëzën’ e gjatë,
	 Edhe mos i lerë kurrë
	 Pa mëmëzë e pa atë,
	 Dhe në breng e të sëmurë,
	 S’munt t’i shoh të mallëngjyer,
	 A të varfër’ e të mjerë!
	 Dhe të grisur’ e të çqyer!
	 Kurrë, kurrë mos i lerë!
	 Falu gjithë mirësitë,
	 Të rrojnë me nder në jetë,
	 Të mësojnë dituritë,
	 Të bëhenë të vërtetë;
	 Të nderojnë mëmëdhenë,
	 Vjeftënë t’ia lartësojnë,
	 Mbi gjithë botët t’a ngrenë,
	 Si lule t’a zbukurojnë.
(Naim Frashëri)
Në këtë ditë fëmijët organizojnë festat e tyre.
Duke qenë se Naimi kishte një dashuri të
veçantë për kafshët, ushqimi i kësaj dite është
vegjetarian.
Kafshët edhe bagëtinë, që u ka kaqë nevojë,
Njëriu duhet t’i shohë, t’i ketë kujdes, t’i dojë.
Të mos t’i mundojë kurrë, po si fëmijë t’i kemi,
Është mëkat edhe fjalë të ligë për to të themi.
Naim Frashëri [BN - ]
ADHURIMI I DITËLINDJES SË PROFETIT NAIM FRASHËRI 25 MAJ 1846
53udhaeshkronjave.edu.al
BESA LIBRI I SHENJTË
FALTORJA SHQIPTARE
N
Parajsa, kopsht’ ndrejtuar
për të mirët është shtruar,
s’ta pret mendja, si të thuash
me nonj’emrë s’munt t’a quash
kur të shohç një vent të gjerë
një mirësi të paprerë,
një fatbardhësi për jetë,
atje dhe Zotth’ i vërtetë,
edhe gjith’ata që vanë
të dashuritë, që na lanë,
dhe ata, që do të lemë
në mos qofshinë të rremë.
Naim Frashëri [BN - 327]
Lum të mirëtë ku venë!
sa çpërblim nga Zoti gjenë!
Naim Frashëri [BN - 328]
PARAJSA DHE SKËTERRA
M’anët tjatërë skëterra,
mbushurë gjëmba e ferra,
një rripë, një shkretëtirë,
një natë që s’ka të gdhirë!
mjerë të liqt’ atë ditë!
djallë gjejn’ e ligësitë,
një të madhe errësirë,
për ata po s’ka mëshirë,
mundonjësit i përpshijnë,
edhe në zjart’ i vërvijnë!
Naim Frashëri [BN - 329]
[BN - 327/9]
55udhaeshkronjave.edu.al
BESA LIBRI I SHENJTË
FALTORJA SHQIPTARE
N
Edhe vetëm filli të jesh, mos del udhës njerëzisë,
Je bashkë me shpirtin tënt, je përpara Perëndisë.
Naim Frashëri [BN -330]
[BN - 330]
56 Artur Shkurti
BESA LIBRI I SHENJTË
FALTORJA SHQIPTARE
N
FJALA E ZOTIT
Perëndija njerin’ e parë e mori pej dore vetë,
E zbriti mbi faqet të dheut, q’ish me lulez’e me
fletë,
Më të drejtënë të themi, mbi faqet të dheut e
ngriti,
E bëri të zotthin’e dheut edhe kështu e porositi:
Nga kjo baltë të kam bërë, rri këtu, në paç
uratë,
Mos u lodh e mos psho kurrë, po përpiqu dit’ e
natë,
Sheh si punon gjithësija, ashtu të punosh edhe ti,
Të mos rrish kurrë pa punë, e të vësh duartë në
gji.
Mos u bëj i lik e i keq, i paudh’ e i pabesë,
I rrem, i ndyrë, i dëmshim, i rënduar e pa
shpresë,
Mërgohu nga të këqijat, pej çdo fare ligësije,
Pej nakari, pej lakmimi, pej vjedhje, pej
marrëzije,
Mos vra, mos merr tek s’ke vënë, edhe ki nom
dashurinë
Bes’ e fe ki urtësinë, të drejtënë, mirësinë.
Në bëfsh mirë, liksht s’gjen kurrë, po në bëfsh
liksht, mos prit mirë,
Ki dëshirë për të mirë, dhe në zëmërë mëshirë,
Ji i but’, i urt’, i vjyer, e mos u bëj kurrë makut,
I egër’ e i mërzitur dh’i mahnitur e ladut,
Mos ju afro dhelpërisë, po së drejtësë ju nis pas;
Në dëgjofsh fjalët e mija, do të jesh gjithnjë në
gas.
Nga gjithë ç’pat gjithësija, të kam dhënë dhe ty
pjesë,
Në u bëfsh si them, i mirë, emr’i math do të të
mbesë.
Të kam dhënë mënt, të mësosh, të vërtetën me të
ta shohç,
Dhe zëmër’ e vetëdijë, të mir’, e të drejtë të
njohç,
Do të të lë dhe nevojën, udhënë të të tregonjë,
Të të ndihnjë më çdo punë, të të psonj’ e të të
zgjonjë.
Gjithë të mirat që janë, këtu në dhet i kam
mbluar,
Po gjësendi në shesh s’nxjerr dot pa dirsur e pa
munduar,
I gjen të gjitha me kohë, po rrëmo thellë e më
thellë,
Çdo gjë duhet kërkoje, barku i tij do ta pjellë.
Sa gjërërazë të vlera do të gjesh ti këtu brenda,
Edhe përsipërë soje, e sa do të t’i ket’ ënda!
Me fuqit, që të kam dhënë, them që të vinjë një
ditë
Të marrç udhën e së mirës e të gjesh të madhe
dritë,
Të març vesh dalengadale sa punëra, që kam
bërë,
Diell, hënë, yj, dhe, qiej e gjithësinë të tërë!
Po që u bëre i urtë, mua më ke afër teje,
Ndryshe, - qofsh i mallëkuar, edhe mërguarë
meje!
Të parit tënë Perëndija këto fjalë vetëm i tha,
I fali gjithë të mirat, i dha uratën dhe e la.
Naim Frashëri [BN - 331]
[BN - 331]
57udhaeshkronjave.edu.al
BESA LIBRI I SHENJTË
FALTORJA SHQIPTARE
N
Bes’është Perëndija
Për gjithë Shqipëtarët
Edhe vëllazërija,
Urtësia, të mbarët,
Fe është njerëzia.
Naim Frashëri [BN - 332]
Do udhën’ e Perëndisë?
Mos ju mërgo njerëzisë,
S’ajy, që do Perëndinë,
Bën gjithnjë mirësinë.
Nga të ligat kush mërgohet,
Te Zot’i math afërohet.
Naim Frashëri [BN - 333]
Doni fjalën e vërtetë
njeriu është kuran vetë,
besa është në kraharuar
nuk është në kartë shkruar.
Naim Frashëri [BN - 334]
Me fjal’ e me agjërime
Nuk’ e gjen dot Perëndinë,
As me kreshm’ e me kungime,
Si punojn’ ata që s’dinë.
Naim Frashëri [BN - 335]
Është ndaj teje i gjallë,
Ti e kërkon nëpër gurë,
Në të rrem’ e në përrallë,
Andaj nuk’ e gjen dot kurrë.
Naim Frashëri [BN - 336]
Ne e dinim ndryshe, rrugn’ e Perëndisë
Pa e lamë dashurin’ ndaj njerëzisë.
Naim Frashëri [BN - 337]
Ai bir që do njerinë, - ai ka Zot.
Naim Frashëri [BN - 338]
Po të nderojë njeriu njerinë
E ka nderuar dhe Perëndinë.
Naim Frashëri [BN - 339]
Duaj atën’ edhe mëmën,
Të jesh fatbardhë në jetë,
Se po të t’apinë nëmën,
Kurrë nukë bën përpjetë.
Duaj motërn’ e vëllanë,
Bëje zakon dashurinë,
Duaj atë, që ke pranë,
Edhe gjithë njerëzinë.
Bëhu qënq i but’ i leshtë,
E mos rro si egërsirë,
Që të bënesh njeri i fjeshtë,
I nderuar’ e i mirë.
Naim Frashëri [BN - 340]
Fjalëve t’armiqve të egër kurrë mos u vini veshin,
Se ata duan gjithmonë, me intriga të urrejtshme,
Me çdo mjet ta bëjë fenë vegël të shkatërrimit
tonë.
Ata duan të na ndajnë për të tyret interesa.
Naim Frashëri [BN - 341]
Nga e drejta rrugë kurrë mos u ndaj,
Të mos thuash: Ç’bëra unë, ah, pastaj.
Naim Frashëri [BN - 342]
Bëhu shok e mik me gjithë njerëzinë!
Naim Frashëri [BN - 343]
Mërgo shtypjen, ligësinë dhe mërinë!
Naim Frashëri [BN - 344]
E si munden që të bëhen pluhur vallë
Vepra e mirë, shpirti i dëlirë, zemra e gjallë!
Naim Frashëri [BN - 345]
[BN - 345]
58 Artur Shkurti
BESA LIBRI I SHENJTË
FALTORJA SHQIPTARE
N
Po qe se nuk do njerinë, s’je njeri.
Shpirt e zemër s’janë gjë pa dëlirësi.
Ndaj nga zemra jote kthehu vështrimplot!
Naim Frashëri [BN - 346]
Dëlire shpirtin, o ti miku besëdëlirë,
Që kështu të gjesh pastaj të Zotit hirë!
Naim Frashëri [BN - 347]
Ndrite zemrën, mbaje larg nga ligësitë
Që të bjerë tek ajo e madhja dritë! ...
Naim Frashëri [BN - 348]
Te njeriu ke pasqyrn’ e Perëndisë,
Ndaj hiq dorë, o njeri, prej ligësisë!
Naim Frashëri [BN - 349]
Ai që me brumn’ e vuajtjes na gatoi,
Zemrën, shpresën dhe durimin e dhuroi.
Naim Frashëri [BN - 350]
Është i vetëm, i brengosur, i urishëm,
Si një gur në mes të lumit të furishëm.
Kush e bën atë të qesh i ngazëlluar,
Pa dyshim të vetën zemër ka gëzuar.
Naim Frashëri [BN - 351]
Thelbin tënd s’e di njeriu, moj natyrë,
Dhe pse thellë kësaj fushe i ka hyrë.
Naim Frashëri [BN - 352]
Kjo e gjera hapësirë pa kufi,
Kaqë drita dhe të fshehta mban në gji.
Naim Frashëri [BN - 353]
Veç një njeri shoh pa punë dhe të mjer’ e të
brengosur,
Të këputur, të mejtuar, të grisur e të rreckosur;
Lipën i gjori pa shpresë, se atje e pru përtimi,
S’i ka mbetur gas në zemrë, se s’i la vend
idhërimi.
Është njeri, si dhe neve, po epini, o të pasur,
E mos e lini të urët dhe të mjer’ e buzëplasur,
Se përtimn’ e zi, që e pruri të gjorin më këtë
ditë,
Nuk e dimë vetë e zgjodhi, apo ja dhanë
perënditë;
Edhe për një mizë, kur heq, i vjen keq njeriut të
mirë,
Zëmëra s’thuhet zëmrë me mos pasurë mëshirë.
Naim Frashëri [BN - 354]
Pa lodhur e pa këputur, pa djersë e pa mundime
Njeriu i gjorë në jetë nukë gjen dot as thërrime!
Si të punosh ditë e natë e të bësh ç’duhenë
gjithë,
Aherë kërko nga Zoti të t’apë bukëz e drithë.
Njeri! puno, mos psho kurrë, dhe lark nga
makutërija,
Zemërënë kije të gjerë, mos ki keq, pa t’ep
Perndija.
Puna ka duk e uratë, Zot’i math e ka bekuar,
Njerinë mbi faqet të dheut e dërgoj për të
punuar.
Naim Frashëri [BN - 355]
Ju shokë, kur pini verën, mos dehi, mos zemërohi,
Mos u zihni, mos u shani, mos lëvdohi, mos
qërtohi,
Se përçmoni Perëndin, q’i ka falur hardhisë rrush,
Edhe kërkon dashurinë, e ndodhet pshehtazi ndaj
jush;
Po gëzohi, prehi, qeshni, duhi, xbaviti, dëfreni,
Flisni fjalë të pëlqyer, loni, këndoni, kërceni,
Bëjeni zëmërn të gjerë edhe shtoni dashurinë,
[BN - 346]
59udhaeshkronjave.edu.al
BESA LIBRI I SHENJTË
FALTORJA SHQIPTARE
N
Mirësinë, njerëzinë dhe besën e miqësinë;
Se në breng’ e në të keqe, në punë e në të pirë,
Mirretë vesh njeriu i lik, njihetë njeriu i mirë.
Naim Frashëri [BN - 356]
Dhe zemra i gëzohet, pa i faletë Perëndisë
Q’e çpërblen punën e djersën e mundimn’ e
njerëzisë.
Naim Frashëri [BN - 357]
Është nj’udhëtar i gjorë, që ka mbetur në
dëborë,
I kanë ngrirë të mjerit vesh’e goj, e këmb’e dorë;
Ngrihet i zoti i shtëpisë, edhe të huajthin e mer
E vë në krye të vatrës me njerëzi, me të math
nder,
Posa e shohënë që vjen, i ngrihen gjithë fëmija,
Se të huajnë më derë na e dërgon Perëndija;
Pa i bëjnë zjar e ngrohet, edh’e mbajnë me të
mirë,
I sjellin shtresë të flerë, edhe të ngrën’ e të pirë.
Kështu të huajt’ e miqtë njeriu q’është i uruar
I pret me krahëror hapur, e i përsjell të gëzuar.
Naim Frashëri [BN - 358]
A e doni miqësinë edhe dashurinë tonë?
Hiqni dorë nga sofizmat, nga gënjeshtrat, nga
mashtrimet.
Naim Frashëri [BN - 359]
Se ky shekull, o vëllezër, është shekulli i dritës,
Dhe pa gjuhën dhe pa shkencën, pa shkollën e
mbrothësinë,
Pa të mjafta dituri, sot asgjë nuk vlen në botë.
Naim Frashëri [BN - 360]
Lëfton gënjeshtra me të vërtetën
Dhe errësira dritën lëftonte
Që t’errësonte së gjithash jetën
Dhe djallëzija të mbretëronte.
Naim Frashëri [BN - 361]
Trajstën’ e ke plot me bukë
Edhe hiqesh si i mjerë,
Dhe ke zën’ e thua nukë
E lipën derë më derë.
Naim Frashëri [BN - 362]
Oh, epni ju që kini!
Kush i ndih varfërisë,
Ay q’ep, po e dini
Q’i huan Perëndisë.
T’apim, se vjen një ditë
Q’e lemë këtë jetë
Dhe gjën’ e bagëtitë,
Vemi në të vërtetë,
Përpara Perëndisë
Që do të na gjykonjë;
Urat’ e varfërisë
Arrin të na shpëtonjë.
Naim Frashëri [BN - 363]
Epni t’u falnjë Zoti
Juve gjithë të mirat
E të mos muntnjë moti
T’u sjellë të pahirat.
Mba unazat në dorë
Pa një farë nevoje!
Zonjë! Shumë të gjorë
Vdesën për bukë ngoje!
Ep t’apë Perëndija
Të gjitha mirësitë,
Të të kenë fëmija
Shëndet e jet’ e ditë.
Zot i math’, i vërtetë
E gjithë ju të Mirët,
Mos e lini përjetë
Njerin n’errësirët!
Naim Frashëri [BN - 364]
[BN - 364]
60 Artur Shkurti
BESA LIBRI I SHENJTË
FALTORJA SHQIPTARE
N
Zemëra, q’ësht’ e qëruar
Kurdoher’ ësht’ e gëzuar.
Naim Frashëri [BN - 365]
Mos ji me dy faqe kurrë,
Ji i drejt’, i mir’ e burrë.
Naim Frashëri [BN - 366]
Njerëzija anë mb’anë
Janë gjithë një fëmijë:
Një mëm’ e një atë kanë,
Dhe një shpirt e një vetijë.
Naim Frashëri [BN - 367]
Shiko faqebardhë të rrosh,
E përpiqu të bësh mirë.
Edhe me çdo njeri të shkosh
I pa dëm edhe i lirë.
Naim Frashëri [BN - 368]
Kusëria, ligësia,
Dhe sa të këqia janë,
Edhe gjithë marrëzia
Paditjenë mëmë kanë.
Naim Frashëri [BN - 369]
Mos mesavit e mos përqish,
Mos shaj, të rreme mos thuaj,
Qëro zëmrënë ligësish.
Nga të këqijat u ruaj.
Se dëmi me ligësinë
E përçmojnë fort njerinë.
Naim Frashëri [BN - 370]
I dëgjo fjalët e pleqet. Se ata janë të vuar,
Edhe punërat’ e jetës një nga një i kanë msuar.
Naim Frashëri [BN - 371]
Me skamje shum’ e me vjet
S’bënesh dot i math vërtet,
Po bënesh me urtësi,
Me ment e me njerëzi.
Naim Frashëri [BN - 372]
Mos e kthe fjalën kurrë,
Po qëndro më një si burrë.
Naim Frashëri [BN - 373]
Kohën e çdo pune e ndaj,
Çdo punë ka kohën’ e saj.
Naim Frashëri [BN - 374]
Çdo gjë e verë në vënt të saj,
Të mos mundonesh ta gjesh pasdaj.
Naim Frashëri [BN - 375]
Për çdo gjë që ke dëshirë,
Mos pandeh se ësht’ e mirë.
Naim Frashëri [BN - 376]
Lipset në këtë jetë
Të jemi të vërtetë:
Perëndinë ta besojmë
Njerinë ta nderojmë,
Të varfërin ta qasim,
Gjësendi të mos ngasim,
Si vëllazër të shkojmë,
Të ligat t’i harrojmë
Të drejtën ta gjejmë,
Të mirën ta shpërblejmë,
Fajet tona t’i ndreqim,
E njeri të mos heqim,
Gjithnjë të punojmë,
Kurrë të mos përtojmë,
Kurrë të mos gënjejmë,
Fajëtorë ta ndjejmë,
Të jemi të kënduar,
Të ditur’ e të msuar,
Të rrim e të dëgjojmë,
Dhe fjalën ta peshojmë.
Naim Frashëri [BN - 377]
Sado i pasur të jesh,
Punënë të mos e lesh.
Naim Frashëri [BN - 378]
[BN - 365]
61udhaeshkronjave.edu.al
BESA LIBRI I SHENJTË
FALTORJA SHQIPTARE
N
Ka uratë nga Perndija
Kush ha me djersët e tija.
Naim Frashëri [BN - 379]
Mos zërë punë që nuk e bën dot,
Se do mundohesh e të lodhesh kot.
Naim Frashëri [BN - 380]
Zoti vërtet njerinë
E bëri të shpenguar,
Po i dha urtësinë,
Dhe ment për të menduar.
Naim Frashëri [BN - 381]
Po s’pati njeriu zëmrën të qruar,
Shpirtin të mirë e të bekuar,
Vetijën e ti të lartësuar.
	 Dhe njerëzinë;
Po s’zuri udhën’ e Perëndisë
Të marrë gjurmën’ e mbarësisë,
Të mos bënjë gjë, veç mirësisë,
	 S’ngjan më njerinë.
Naim Frashëri [BN - 382]
Po s’zuri të drejtën e të vërtetën,
E po s’mori vesh se ç’është jetën,
Po s’mbajti besën, po e ktheu fletën
	 Ka djallëzinë.
Naim Frashëri [BN - 383]
Ki në zemërë mëshirë,
Bëhu i urtë dhe me mënt,
	 E mos rro si egërsirë,
Po ruaje nderthinë tënt,
	 Të bëhesh njeri i mirë,
Dhe i lëvduar më ç’do vent.
Naim Frashëri [BN - 384]
Pa msuarë dituritë,
Nuk e gjen dot Perëndinë,
Lipset të kesh shumë dritë,
Pa ta shohç q’është tek tinë.
Naim Frashëri [BN - 385]
Kur të jesh i zëmëruar,
Mëndja ësht’ e trumbulluar,
Bëj durim sa të kullohet,
Se njeriu pastaj pendohet.
Naim Frashëri [BN - 386]
Lum ay q’ësht i vërtetë,
Veç së mirës s’bën gjë tjatër,
Se lë emërin përjetë.
Dhe i vete Zotit afër.
Naim Frashëri [BN - 387]
Mos u mburr kurrë me mënt,
As me fis e me ergjënt.
Naim Frashëri [BN - 388]
Do të rrosh me nder mbi dhe?
Me të liq mos u përzje.
Naim Frashëri [BN - 389]
Mos u hiq nga njerëzija,
Dhe nga vetij’ e pëlqyer,
Se mërgohe nga Perndija,
Pa pasdaj del i gënjyer.
Naim Frashëri [BN - 390]
Të varfërinë ta duash,
Sikur do djalënë tënt,
Dhe vëlla e bir ta quash,
Se Zoti andaj të dha mënt.
Naim Frashëri [BN - 391]
[BN - 391]
62 Artur Shkurti
BESA LIBRI I SHENJTË
FALTORJA SHQIPTARE
N
Ki njohënë të qëruar,
Dhe zëmërënë të larë,
Shpirtinë të lartësuar,
Edhe punënë të mbarë.
Naim Frashëri [BN - 392]
Përveçse një e vërtetë,
Gjësendi s’ka nder në jetë.
Naim Frashëri [BN - 393]
Njeriu që vetëm për vethe punon,
Është si një dru, që pemë s’lëshon.
Naim Frashëri [BN - 394]
Ki durimn’ e trimërinë,
Se shum’ e gjejnë njerinë.
Naim Frashëri [BN - 395]
Tjatrin mos e gënje,
Po të drejtën i rrëfe.
Naim Frashëri [BN - 396]
Ati puna s’i ka duk,
Që e bën për me u duk.
Naim Frashëri [BN - 397]
Mos u rrëmbe, mos u nxito,
S’dueht në çdo kohë çpejtim,
Me urtësi, dhe me mejtim,
Zërë ç’gjë munt, nuk ç’gjë do.
Naim Frashëri [BN - 398]
Gjuha është thik’ e prehtë
Plag’ e saj nuk është e lehtë.
Naim Frashëri [BN - 399]
Shumë njerës gjuha mundon
Ca të tjerë i turpëron.
Naim Frashëri [BN - 400]
Mos lerë punën për pasdaj,
Çdo kohë ka punën’ e saj.
Naim Frashëri [BN - 401]
Miku njihet, q’është mik,
Në të keq e në rrezik.
Naim Frashëri [BN - 402]
Trupi shëndoshet me të punuar,
Mëndja ndritohet me të mësuar.
Naim Frashëri [BN - 403]
Folë kur është nevojë,
Pa nevoje mos hap gojë.
Naim Frashëri [BN - 404]
Po s’bëre një të mirë në botë,
Jetën’ e bëre dëm, vate kotë.
Naim Frashëri [BN - 405]
Mos thuaj kurrë atë që s’ta pret,
Njeriu peshonet me fjalët që flet.
Naim Frashëri [BN - 406]
Ç’fjalë të thuash atëzë dëgjon,
Gjithnjë do gjesh atë që kërkon.
Naim Frashëri [BN - 407]
Atë gjë, që ti ndruhesh pej asaj,
Qysh kuxuake t’ia bësh tët vëllaj?
Naim Frashëri [BN - 408]
Atë që i bën t’yt eti,
Ta preç nga yt bir edhe ti.
Naim Frashëri [BN - 409]
E mir’ e mëmës kurrë s’çpërblehet,
Si mjer’ ajy q’e bën të pshonjë,
Mos e bëj kurr të mallëngjehet,
Dhe të të nëmnjë e të të mallkonjë.
Naim Frashëri [BN - 410]
[BN - 392]
63udhaeshkronjave.edu.al
BESA LIBRI I SHENJTË
FALTORJA SHQIPTARE
N
Thuaj fjalën’ e mirë,
E bëj punën e mbarë.
Gënjeshtra mos thuaj,
E gjë që s’ka të ngjarë.
Naim Frashëri [BN - 411]
Kurrë mos qesh me shokë,
Munt që të vjen më kokë.
Naim Frashëri [BN - 412]
Gjithë njerëzit, që janë,
Vëllezër janë të tërë,
Një mëm’ e një atë kanë,
Nga një baltë janë bërë.
Naim Frashëri [BN - 413]
Një që bën liksht, mirë s’gjen,
Jeta njeriut ja çpërblen.
Naim Frashëri [BN - 414]
Mos gënje, se të mësojnë,
Pa pastaj më s’të besojnë.
Naim Frashëri [BN - 415]
Duhet të rronç i vërtetë,
Pa të lësh emër për jetë.
Naim Frashëri [BN - 416]
E vërteta dhe e drejta kurdo njihen,
E shtrembëra dhe gënjeshtra nuk pshihen.
Naim Frashëri [BN - 417]
A do të arrësesh djalën?
Mos thua vetëm fjalën,
Bej mirë të të shohë,
Që të mirën ta njohë.
Naim Frashëri [BN - 418]
Duhet që nga vogëlija,
Bërë zakon mirësija.
Naim Frashëri [BN - 419]
Mos dëgjo tjatërin ç’thotë,
Po shiko se ç’bën në botë,
Mos e pyet se ç’gjë beson,
Po i shih punën që punon.
Naim Frashëri [BN - 420]
Njeriu nga shokët njihet,
Rrushi sheh rrushn’ edhe nxihet,
Andaj të ligut, mos ju qas,
E së ligës mos i hiq pas.
Naim Frashëri [BN - 421]
Ay që hiqet i math, edhe mbahet rëndë,
E ka mendjen të vogël, e të lehtë pëndë.
Naim Frashëri [BN - 422]
Mos vërë kurrë nakar,
Të djek zëmrën, është zjarr.
Naim Frashëri [BN - 423]
Punëtori s’varfërohet,
Përtesi s’bëhet i pasur,
I ligu kurrë s’nderohet,
I pabesi s’është i dashur.
Naim Frashëri [BN - 424]
Mos i bëj njeriu në jetë
Gjë që s’do ta pësonç vetë.
Naim Frashëri [BN - 425]
Më i mir’i njerëzisë,
Ësht’ i zot’ i mirësisë.
Naim Frashëri [BN - 426]
Kohën e kurse,
Se vet’ e më s’vjen,
Shkon e më s’e gjen,
Ikën e të le,
Me pun’ e fiton,
Pa punë dëm shkon.
Naim Frashëri [BN - 427]
[BN - 427]
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË
BESA E BUJARËVE SHQIPTARË

More Related Content

Similar to BESA E BUJARËVE SHQIPTARË

Misioni i-paqes-per-shqiptaret
Misioni i-paqes-per-shqiptaretMisioni i-paqes-per-shqiptaret
Misioni i-paqes-per-shqiptaretali lacej
 
Krenaria jone kombetare gjergj kastrioti
Krenaria jone kombetare gjergj kastriotiKrenaria jone kombetare gjergj kastrioti
Krenaria jone kombetare gjergj kastriotiInternet VloraAlb
 
Mexhid yvejsi përse e pranuam fenë islame
Mexhid yvejsi   përse e pranuam fenë islameMexhid yvejsi   përse e pranuam fenë islame
Mexhid yvejsi përse e pranuam fenë islameLibra Islame
 
Grup autorësh shtresimet
Grup autorësh   shtresimetGrup autorësh   shtresimet
Grup autorësh shtresimetLibra Islame
 
“REPUBLIKA” E SHATËRVANIT - nga Gjoke Dabaj
“REPUBLIKA” E SHATËRVANIT - nga Gjoke Dabaj“REPUBLIKA” E SHATËRVANIT - nga Gjoke Dabaj
“REPUBLIKA” E SHATËRVANIT - nga Gjoke DabajMarjan DODAJ
 
Dr. rexhep qosja takimi i madh
Dr. rexhep qosja   takimi i madhDr. rexhep qosja   takimi i madh
Dr. rexhep qosja takimi i madhLibra Islame
 
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLI
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLIFeja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLI
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLIMarjan DODAJ
 
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurtiMarjan DODAJ
 
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANIMarjan DODAJ
 
Komunikim Nderkulturor
Komunikim NderkulturorKomunikim Nderkulturor
Komunikim NderkulturorSuzana Muja
 
Nga Fritz RADOVANI: O QOSE, JE INJORANT, APO TË KRUHET...MJEKRRA?! (Pjesa e d...
Nga Fritz RADOVANI: O QOSE, JE INJORANT, APO TË KRUHET...MJEKRRA?! (Pjesa e d...Nga Fritz RADOVANI: O QOSE, JE INJORANT, APO TË KRUHET...MJEKRRA?! (Pjesa e d...
Nga Fritz RADOVANI: O QOSE, JE INJORANT, APO TË KRUHET...MJEKRRA?! (Pjesa e d...Marjan DODAJ
 
Mbyllur - . Arti eshte Shpirt pa thembra.
Mbyllur - . Arti eshte Shpirt pa thembra.Mbyllur - . Arti eshte Shpirt pa thembra.
Mbyllur - . Arti eshte Shpirt pa thembra.Bujar Kapllani
 
Xhelal el alim - qendrimi i perendimit ndaj islamit dhe muslimaneve
Xhelal el alim - qendrimi i perendimit ndaj islamit dhe muslimaneveXhelal el alim - qendrimi i perendimit ndaj islamit dhe muslimaneve
Xhelal el alim - qendrimi i perendimit ndaj islamit dhe muslimaneveLibra Islame
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (6 Shtator)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (6 Shtator)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (6 Shtator)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (6 Shtator)Azbiela Meta
 
Kryepeshkopi Aleksander sjell ëndrrën e Fan Nolit në Shqipëri
Kryepeshkopi Aleksander sjell ëndrrën e Fan Nolit në ShqipëriKryepeshkopi Aleksander sjell ëndrrën e Fan Nolit në Shqipëri
Kryepeshkopi Aleksander sjell ëndrrën e Fan Nolit në ShqipëriMarjan Dodaj
 
Lahuta e Malësisë - nga At Gjergj Fishta
Lahuta e Malësisë - nga At Gjergj FishtaLahuta e Malësisë - nga At Gjergj Fishta
Lahuta e Malësisë - nga At Gjergj FishtaMarjan DODAJ
 
LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTA
LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTALAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTA
LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTAMarjan DODAJ
 
Lahuta e Malcis - At Gjergj FISHTA
Lahuta e Malcis   - At Gjergj FISHTALahuta e Malcis   - At Gjergj FISHTA
Lahuta e Malcis - At Gjergj FISHTAMarjan DODAJ
 

Similar to BESA E BUJARËVE SHQIPTARË (20)

Hipnoza
HipnozaHipnoza
Hipnoza
 
Misioni i-paqes-per-shqiptaret
Misioni i-paqes-per-shqiptaretMisioni i-paqes-per-shqiptaret
Misioni i-paqes-per-shqiptaret
 
Krenaria jone kombetare gjergj kastrioti
Krenaria jone kombetare gjergj kastriotiKrenaria jone kombetare gjergj kastrioti
Krenaria jone kombetare gjergj kastrioti
 
Mexhid yvejsi përse e pranuam fenë islame
Mexhid yvejsi   përse e pranuam fenë islameMexhid yvejsi   përse e pranuam fenë islame
Mexhid yvejsi përse e pranuam fenë islame
 
Grup autorësh shtresimet
Grup autorësh   shtresimetGrup autorësh   shtresimet
Grup autorësh shtresimet
 
“REPUBLIKA” E SHATËRVANIT - nga Gjoke Dabaj
“REPUBLIKA” E SHATËRVANIT - nga Gjoke Dabaj“REPUBLIKA” E SHATËRVANIT - nga Gjoke Dabaj
“REPUBLIKA” E SHATËRVANIT - nga Gjoke Dabaj
 
Dr. rexhep qosja takimi i madh
Dr. rexhep qosja   takimi i madhDr. rexhep qosja   takimi i madh
Dr. rexhep qosja takimi i madh
 
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLI
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLIFeja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLI
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLI
 
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
 
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 
Komunikim Nderkulturor
Komunikim NderkulturorKomunikim Nderkulturor
Komunikim Nderkulturor
 
Nga Fritz RADOVANI: O QOSE, JE INJORANT, APO TË KRUHET...MJEKRRA?! (Pjesa e d...
Nga Fritz RADOVANI: O QOSE, JE INJORANT, APO TË KRUHET...MJEKRRA?! (Pjesa e d...Nga Fritz RADOVANI: O QOSE, JE INJORANT, APO TË KRUHET...MJEKRRA?! (Pjesa e d...
Nga Fritz RADOVANI: O QOSE, JE INJORANT, APO TË KRUHET...MJEKRRA?! (Pjesa e d...
 
Mbyllur - . Arti eshte Shpirt pa thembra.
Mbyllur - . Arti eshte Shpirt pa thembra.Mbyllur - . Arti eshte Shpirt pa thembra.
Mbyllur - . Arti eshte Shpirt pa thembra.
 
iSLAM
iSLAMiSLAM
iSLAM
 
Xhelal el alim - qendrimi i perendimit ndaj islamit dhe muslimaneve
Xhelal el alim - qendrimi i perendimit ndaj islamit dhe muslimaneveXhelal el alim - qendrimi i perendimit ndaj islamit dhe muslimaneve
Xhelal el alim - qendrimi i perendimit ndaj islamit dhe muslimaneve
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (6 Shtator)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (6 Shtator)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (6 Shtator)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (6 Shtator)
 
Kryepeshkopi Aleksander sjell ëndrrën e Fan Nolit në Shqipëri
Kryepeshkopi Aleksander sjell ëndrrën e Fan Nolit në ShqipëriKryepeshkopi Aleksander sjell ëndrrën e Fan Nolit në Shqipëri
Kryepeshkopi Aleksander sjell ëndrrën e Fan Nolit në Shqipëri
 
Lahuta e Malësisë - nga At Gjergj Fishta
Lahuta e Malësisë - nga At Gjergj FishtaLahuta e Malësisë - nga At Gjergj Fishta
Lahuta e Malësisë - nga At Gjergj Fishta
 
LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTA
LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTALAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTA
LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTA
 
Lahuta e Malcis - At Gjergj FISHTA
Lahuta e Malcis   - At Gjergj FISHTALahuta e Malcis   - At Gjergj FISHTA
Lahuta e Malcis - At Gjergj FISHTA
 

BESA E BUJARËVE SHQIPTARË

  • 1. N BESAlibri i shenjtë ARTUR SHKURTI FEJA IME, E FËMIJËVE TË MI, DHE E BUJARËVE SHQIPTARË FALTORJA SHQIPTARE
  • 2.
  • 3. 3 Falenderoj Zotin që më caktoi mua ta bëj këtë punë dhe të nderoj shqiptarët kudo që janë duke e kthyer fenë e tyre nga një gjendje e gaztë, në të lëngët dhe më së fundi në gjendje të ngurtë me hartimin e Librit të Shenjtë “Besa” dhe me statutin e Faltores Shqiptare. Artur Shkurti bujar shqiptar
  • 4.
  • 5. 5 Shqipja në mbrëmje në qiejt fluturoi e lartazi shkoi. Tue fluturuar lartaz nga qielli dhe, para se të hynte, në hijen e natës e çojti lart fletën e saj dhe shkrojti në qiellin me yj të ARBËRISË: “BESA E SHQIPËRISË”. Ibrahim Kodra [BN - 1] [BN - 1]
  • 6.
  • 7. 7udhaeshkronjave.edu.al BESA LIBRI I SHENJTË FALTORJA SHQIPTARE N Çdo njeri e ka një fjalë ku vë kryet. (Frederik Reshpja) “BESA” është Fjala ku dua të mbështet kryet unë, fëmijët e mi dhe bujarët shqiptarë. Libri i Shenjtë “BESA” është Zbulimi i Fesë së Shqiptarëve,qëkapërprofettëvetNaimFrashërin dhe për ndjekës të saj – bujarët shqiptarë. Gjithë ç’jemi Shqipëtarë, Jemi një fis e një farë, Kemi të tërë një shpresë, Një gjak, një gjuhë, një Besë. (Naim Frashëri) Leu dh’u la për trashëgim - Me nderim e me qëndrim – Besa jon’ e shentëruar. (Lasgush Poradeci) Shqiptarë ne na thonë, bëjmë si ç’kemi zakonë, O shokë ndë kemi Besë, kush ka lindur dhe do vdesë, Ndë u vra nga trimëria, Namin e merr Shqipëria. (popullore) Dashuria, tungjatjeta, midis çiftit të selitur dhe me Besën ton’ të situr, është e ëmbël shumë e shkreta, është gosti nga qielli zbritur! (Ali Asllani) Vargjet e Pashko Vasës “E mos shikoni kisha e xhamia / Feja e shqiptarit është shqiptaria” ishin e para fjalë shkëndijë e fesë së re. Vetë Pashko Vasa flet qartë për fenë tonë në këto vargje: Si atje n’empir të lartë, ku Hyu qëndron gjithmonë, këndojnë shpirtrat me fletë krejt himnin e fesë sonë, t’mbarën i bien njerëzimit me vepër t’lartë mirësie. (Pashko Vasa) Naimi Frashëri u bë Profeti i vërtetë i kësaj feje. Shumë shpejt, që në të gjallë të tij, ai mblodhi aq dashuri nga shqiptarët sa nuk kishte mbledhur asnjë njeri tjetër i mendimit. Kjo dashuri mbeti e pashuar brez pas brezi. “Shekujt vijnë e vitet shkojnë, Naim, djemtë ligjërojnë.” (polifonia labe) NAIMI është njeriu që Migjeni e kërkonte për kombin tonë, edhe pse Migjeni lindi e vdiq pas Naimit. Njeriu i Migjenit në të vërtetë nuk u lind, por u rilind. “Të lindet një njeri, i madh si madhni, dhe ndërgjegjet tona t’i ndezi në dashni, për një ide të re, ideal bujar, për një agim të lum e të drejtë kombtar.” BESA - ZBULESA E SHENJTË feja ime, e fëmijëve të mi dhe e bujarëve shqiptarë
  • 8. 8 Artur Shkurti BESA LIBRI I SHENJTË FALTORJA SHQIPTARE N Me “BESËN” ne do të ngremë FALTORET SHQIPTARE, që janë bashkësitë e bujarëve shqiptarë që besojnë në Zot dhe besojnë se fjala e NAIMIT është frymëzim hyjnor i mjaftueshëm; që besojnë se copëra frymëzimi hyjnor shpërndahen si mjegull në shpirtrat e shqiptarëve në shekuj, një pjesë të të cilës e ka mbledhur ky libër shpalljesh aty ku burimi është më i sigurt se është i pastër (Ti me gojët e tyre fole...); që besojnë se duhet të japin Besën për të qenë Bujarë; dhe që besojnë se është koha e duhur për të patur faltoret tona dhe për t’i kthyer xhamitë e kishat në një kujtim historik. Eja t’a ndrrojmë ankimin n’nji hymn uzdaje, eja t’ndërtojm’ permbi gërmadha faletoret e reja. (Ernest Koliqi) Nuk është qëllimi ai që e bën luftën e shenjtë, por është lufta ajo që e bën qëllimin e shenjtë (Niçe). Shenjtërinë e këtij libri e ka vendosur lufta e shqiptarëve për t’ju afruar Zotit në atë mënyrë që kombi i tyre të mos humbë në rrjedhën e historisë njerëzore. S’duem me humbë në lojë të përgjaktë të historis njerëzore, jo! jo! s’i duem humbjet prore – duem ngadhnim! ngadhnim ndërgjegje dhe mendimi të lirë! S’duem për hir të kalbsinave të vjetra që kërkojnë “shejtnim”, të zhytemi prap në pellgun e mjerimit që të vajtojmë prap këngën e trishtimit, kangën monotone, pa shpirt, të skllavnis – të jem’ një thumb i ngulun ndër trutë e njerëzis. (Migjeni) E pra, ti, o perëndi, pse na le në dorë të djallit, që na shtypi, na përtypi nëpër nofulla të çakallit? Po tani u bë ç’u bë, ti, o zot i këtij dheu, s’mund të bësh asgjë, t’i thuash kohës: prapa kthehu!, edhe rri e bën sehir, bën sikur asgjë nuk di, pra dhe neve jemi kundra, duam një tjetër perëndi! Duam një zot që do të mund të na kap’ e të na tund, të na tund e të na shkund, vëllavrasjes t’i jap fund. Perëndi, o perëndi, vi përpara zotris’ sate, duke pasur përmbi supe një vandak të rënd’ mëkate, po mëshira hyjnore ësht’ e thell’ e ësht’ e gjërë më e thellë nga gjith’ mëkatet që ka vendi yn’ i tërë. Po më fal për këto fjal’, që guxova e i thashë, i rrëmbyer e i trembur, mbasi gjuha më rreh dhëmbin, atë dhëmb që më ka dhëmbur. Vendi ynë që ka jetuar herë me pushkë e her me shat, s’mund të lihet tash e tutje si një flet’ në degë të that’, ai lipset që të rrojë, qoft’ me hir’ e qoft’ pa hirë, dhe aty ku bie zjarri, bëhet lulja më e mirë. (Ali Asllani) Libri i shenjtë “BESA” vjen pas shekujsh reflektimi dhe fermentimi të idesë sonë fetare dhe kombëtare. Në çështjet fetare kombi ynë thuajse i provoi të tëra: paganizmin, krishterizmim, muslimanizmin, ateizmin shtetëror, konvertimet, varësinë dhe autoqefalinë. Mbajti respektin për profetët dhe ruajti edhe dyshimin për ata që e sollën fjalën e tyre. Nga një stad në stadin tjetër, zhvillimet botërore patën një rol kryesor, por edhe shqiptarët nuk e lanë veten pasivë dhe bën më të mirën për kombin e tyre.
  • 9. 9udhaeshkronjave.edu.al BESA LIBRI I SHENJTË FALTORJA SHQIPTARE N “Sot mund të flitet me krenari për “sintezën shqiptare” të feve monoteiste, çka duhet ruajtur jo vetëm si vlerë shqiptare, por edhe si vlerë europiane dhe botërore.” (Abdi Baleta) Ne nuk kemi tagër t’u themi priftërinjve dhe hoxhallarëve të kujdesen për fatet e kombit shqiptar. Ata janë në “biznesin” e tyre. Kleri katolik ka për qendër Vatikanin dhe mungon organizimi kombëtar autoqefal si tek fetë e tjera, kleri ortodoks e kishte autoqefalinë dhe pranuan t’u shkelet me këmbë, muslimanizmin në Shqipëri më shumë e kanë mbrojtur laikët. Naimi i porositi klerikët e krishterë dhe muslimanë dhe fjala ra shpesh në vesh të shurdhër: Fet’ e besëtë t’i kemi Po të ndarë të mos jemi, Hoxh’ e xhami e dervishë, Priftër’ e kllogjër’ e kishë Nderë që kanë ta kenë, Po të duan Mëmëdhenë, Të duan njerëzinë, Dhe të tërë Shqipërinë, Mirësit’ e urtësitë T’i kenë përpara dritë, Të ken’ udhë njerëzinë, dhe zot gjithë Perëndinë; Me dritët të Perëndisë T’i ndihinë Shqipërisë, E të ngrenë Shqipëtarë Të bëhet si ish më parë (Naim Frashëri) Ju priftërë mjekrë-gjatë! Q’u quan kombi uratë, Uratë e Perëndisë, Q’është drit’ e gjithësisë, Mund të bëhi të pa-besë Për të mirët të Moresë? Mund të lini Perëndinë? Dhe Krishtin’ e Shqipërinë? Edhe i fali Moresë? Q’është pa-fe e pa-besë. Dhe ju hoxh’ e ju dervishë, Mos shihni Xhami e Kishë, Si Kisha ësht’ dhe Xhamija Tekdo është Perëndia. (Naim Frashëri) Fjalëve t’armiqve të egër kurrë mos u vini veshin, Se ata duan gjithmonë, me intriga të urrejtshme, Me çdo mjet ta bëjë fenë vegël të shkatërrimit tonë. Ata duan të na ndajnë për të tyret interesa. (Naim Frashëri) “BESA” është përpjekja për të kompaktësuar kombin shqiptar, këtë pjesë të njerëzimit, për t’iu kundërvënë më fuqishëm pasojave më negative të zhvillimeve të shoqërisë së sotme dhe të ardhshme njerëzore. Nuk mund të ketë bashkim e përparim njerëzor pa bashkime të forta e të shëndosha kombëtare, siç nuk mund të ketë kombe të shëndetshëm pa familje të shendetshme. Vlerat e përbashkëta njerëzore fillimisht përvetësohen nga organizimet kombëtare dhe pastaj shkojnë në nivelin e njeriut. Rruga tjetër nga universalja direkt tek njeriu është e mundshme por është e pasigurt në masivizimin e saj, pasi çdo individ në radhë të parë u përket grupeve shoqërore të organizuara që janë kombet. “BESA” në një kuptim është edhe mohim edhe pohim i feve ekzistuese. Është mohim i të gjitha feve tradicionale në truallin shqiptar, pasi del me përfytyrim të veçantë për Perëndinë, e cila i jep vendin e duhur njeriut, lutje të reja, me rite të reja të besimit dhe një kuptim të ri për hyjnoren në përgjithësi. Ajo mban prej të gjitha feve besimin në Zot, pikërisht sepse besimi në zot nuk është produkt i fesë, por feja është produkt i besimit në zot. Lidhja më e fuqishme me to është vetë historia jonë e harmonisë fetare.
  • 10. 10 Artur Shkurti BESA LIBRI I SHENJTË FALTORJA SHQIPTARE N Parimet e moralit fetar të shqiptarëve janë krejt të ndryshme me ato të korrupsionit politik, shoqëror dhe të degjenerimit social, si edhe krejt të ndryshme nga hipokrizia fetare e derisotme. Ndaj edukoni fëmijët me këtë libër, recitojuni atyre çdo ditë diçka dhe ja tek do të keni të tjera frymëzime dhe ja tek e keni tërmetin në themelet e së Keqes. Mos u interesoni se Si e Qysh do të bëhet e mundur që prej së ardhmes së fëmijëve tuaj do të zhduken retë e zeza të pesimizmit. Deduksionet që ata do të bëjnë janë të Pashmangshme dhe pas deduksioneve vjen Kauza dhe pastaj Veprimi. Nuk mund të mendohen mënyrat kaq të ndryshme, kaq me fantazi për ta shpërbërë nga themelet atë çka quhet “E KEQE” edhe pse ajo sot duket e konsoliduar në themelet e jetës shoqërore shqiptare, si një virus që ende nuk i është gjetur bari. “Isha e sigurt se ky ishte zëri i Zotit. Isha e sigurt se ai më thërriste mua. Mënyra se si më thirri nuk duhet të të preokupojë, se kjo është diçka midis Zotit dhe meje: ç’është me rëndësi, është se Zoti e thërret secilin në mënyrë të ndryshme. Ne nuk kemi ndonjë meritë. Ajo që është shumë me rëndësi është që t’i përgjigjemi me gëzim thirrjes së tij. Unë tani jam aq e sigurt sa ç’kam qenë në ato çaste të rënda dhe dramatike se kjo ishte punë e Zotit dhe jo e imja. Dhe, pasi që kjo ishte punë e Zotit, unë e dija se bota do të përfitonte” (Gonxhe Bojaxhi) Na duhet një fe që të na kthejë atdheun, ose më mirë me thënë dashurinë për atdheun. Flamuri kombtar nuk ka shka ban nder ne, Po kje se dashtuni nuk kem p’r Atdhe! (Gjergj Fishta) Çifutët e kërkuan atdheun për qindra vjet duke qenë jashtë tij. Kurse ne e kërkojmë atdheun duke qenë brenda tij. Ose më mirë me thënë se po kërkojmë dashurinë e munguar për atdheun, duke patur një atdhe. Kur ta gjejmë, atëherë do të shohim sa të largpamës dhe sa të verbër kemi qenë në histori. Po kërkoj një Tokë të Re Që duhet të jetë Atdheu im. Kjo Tokë e Re Ekziston diku O dheu im, por nuk është prej dheu. (Lindita Arapi) Nësenenukbëjmëmëtëvoglinmundimqë“BESËN” ta kthejmë në realitet, atëherë çfarë pritet prej nesh? Veç një rrjedhje drejt fatit të paracaktuar?! Uji i lumit dihet se ku shkon. Veç se para se Drini të derdhet kot në det, ne i marrim energjinë dhe me të ndriçojmë shtëpitë e shqiptarëve. Atëherë të mos shkojnë kot breza të tërë shqiptarësh, pa bërë dritë në jetën e tyre. Ej ti që mban trishtim, Jo! Jo! Jo! Mos prit! Lufto! Bëj dritë si një Naim, Dhe jeto! (Alqi Boshnjaku) “BESA” nuk është shpikje, por zbulim: zbulimi i shpirtit fetar dhe kombëtar shqiptar. Lutjet sjellin Besën, Besa sjell Dashurinë, dhe Dashuria sjell Ndihmën reciproke. Kjo ide vjen prej bujares së famshme shqiptare Gonxhe Bojaxhi. Çfarë ndihme të ndërsjelltë kërkojmë ne prej njëri-tjetrit? Ndihmën e shqiptarit për shqiptarin. Atëherë çfarë dashurie duhet të sjellë këtë pasojë, përveç se dashuria për kombin? Çfarë feje duhet të sjellë këtë dashuri përveçse një fe me tipare të theksuara kombëtare? Përderisa bashkohemi në lutjet tona për të ardhmen e kombit tonë, nuk mund të mos bashkohemi në të njëjtën fe. Le t’u japim fëmijëve tanë “BESËN” që i bashkon dhe jo fe të tjera që i mbajnë ata përsëri të ndarë në vlera tek të cilat duhet të besojnë. Le t’i shmangemi përmes fesë sonë njëanshmërisë në vlerësimin e qytetërimeve lindore dhe perëndimore.
  • 11. 11udhaeshkronjave.edu.al BESA LIBRI I SHENJTË FALTORJA SHQIPTARE N Le të vlerësojmë gjithçka ka arritur shoqëria njerëzore deri më sot. Me “Besën” shmanget diskutimi për dyzimin e karakterit të shqiptarit në çështjet e besimit, që vihet re që nga koha e këngës kushtuar konvertimit në muslimanizëm të fisit të Gjolekajve: Qishëz-o, moj qishëz-o, të ma falçë fajin-o, synë e djathtë e kam tek ti, të mëngjërin në xhami. (Dukat, Vlorë) Sikur të ushtrohet për shumë kohë që syri i djathtë të mbahet tek kisha dhe i majti te xhamia i bie që kombi të bëhet strabik dhe të mos fokusohet dot, si duhet, në të njëjtin objekt, dhe të mos ngrihet dot kurrë në këmbë. Me çalue n’anë të djathtë, me çalue n’anë të majtë ... Si paljaço i gjorë që kah t’ia mbajë s’di, mbasi kambën e theu n’akrobaci – jet’ e tij asht helm pa asnjë pikë mjaltë. (Migjeni) Ja, pse “BESA” është ajo që del nga shpirti i kombit shqiptar. “Besa” do t’i bëjë edhe më fetarë shqitparët nga sa kanë qenë, pasi kjo është dhe një fe jashtëzakonisht e bukur dhe e mbrujtur shqipëtarisht. Sot shumica e shqiptarëve e shohin me dyshim angazhimin fetar të një personi, sidomos kur ai dëshiron të bëhet edhe klerik. “Çuditërisht” në vend se të thonë që i ka hyrë rrugës së Zotit, thonë “ka dalë nga rruga e Zotit”. Kjo deri diku shpjegohet me faktin se “rruga e Zotit” për shqiptarët duhet të ishte gjetiu. Rruga e Zotit është jo besimi për besim, besimi për të ngrënë e për të pirë, por besimi i cili jep i vlera të tilla shoqërisë që e bëjnë atë të ecë para. Nëse ka një fushë ku feja mund të bëjë mrekullira, kjo është jeta shoqërore. Feja nuk mund të na shërojë zemrën e sëmurë, por mund të na japë një doktor me besë që nuk i ngre çarkun e korrupsionit të tij pacientit tek dera e spitalit. Me zbulimet e BESËS, unë mund t’ua besoj shpirtin e fëmijëve të mi pa frikë Naim Frashërit dhe bujarëve të tjerë shqiptarë që kanë shkruar këtë libër me dorën time. Tashmë unë nuk do të kem frikë se ata do të më dalin nga “rruga e Zotit”. Është krejt e shëndetshme që ato të shëtitin nëpër hapësirat e gjelbërta dhe të lulëzuara të Besës Shqiptare. Aty ato do të takojnë shpirtrat e mrekullueshëm të shqiptarëve të gjallë e të vdekur, të shqiptarëve që jetojnë në atdhe dhe jashtë atdheut. “Besa” është një dritare e mjaftueshme për të parë të tërë botën dhe për të futur brenda të tërë dritën e kulturës së njerëzimit. Seç më shtruan bukën, dhe buka s’më haet, një merak që kam nga zemra s’më ndahet. (Përmet) Shpresoj që kjo farë që po mbjell rrallë, të më mbijë plot. Ne rrugën drejt e mbajtëm gjithë me ndjesë, Të tretur shumë herë nga trishtimi; Por mjaltë krejt na dukej hidhërimi Kur shihnim se fjala jonë zinte Besë. (Asdreni) dhe të kthehet në realitet profecia e NAIMIT: Në jan’ ata shqipëtarë, që i njoh e i di unë, bota po ka për të parë këtu një të madhe punë! Falenderoj Zotin që më caktoi mua ta bëj këtë punë dhe të nderoj shqiptarët kudo që janë duke e kthyer fenë e tyre nga një gjendje e gaztë, në të lëngët dhe më së fundi në gjendje të ngurtë me hartimin e Librit të Shenjtë “Besa” dhe me statutin e Faltores Shqiptare. ARTUR SHKURTI bujar shqiptar drejtor i shkollës “Udha e shkronjave” (1997)
  • 12.
  • 14.
  • 15. 15udhaeshkronjave.edu.al BESA LIBRI I SHENJTË FALTORJA SHQIPTARE N Si atje n’empir të lartë, ku Hyu qëndron gjithmonë, këndojnë shpirtrat me fletë krejt himnin e fesë sonë, t’mbarën i bien njerëzimit me vepër t’lartë mirësie. Pashko Vasa [BN - 2] [BN - 2]
  • 16. 16 Artur Shkurti BESA LIBRI I SHENJTË FALTORJA SHQIPTARE N S’do dëgjoj veç gjuhën që më flet pa zë: Naim Frashëri [BN - 3] Kjo kupore e pafund që kemi sipër, Këto shkronja, këto radhë dhe ky libër Të atij fytyrën çfaqin gjith’ këto, Lexo veten, o njeri, këtu kërko! Naim Frashëri [BN - 4] Se je ti mëkëmbësi i tij në jetë; Vendi prej nga del në shesh thesari i fshehtë; Pikëz e të thellit det të gjallërisë; Dhe një afsh nga shpirti i madh i Gjithësisë. Naim Frashëri [BN - 5] Për Krijuesin e përsosur flet çdo send. Hirin e fytyrn’e tij shoh në çdo vend. Naim Frashëri [BN - 6] Besojmë Zotn’ e vërtetë, q’është gjithësija vetë, pa atë s’ka vënt gjëkundi, ajy ‘shtë kreji dhe fundi më ç’do anë, që shikojmë, fytyrën’ e tij vështrojmë, e tërë ç’është kjo jetë, ësht’ay Zot’ i vërtetë! Naim Frashëri [BN - 7] Luletë, që lulëzojnë, bukurin’ e tij tregojnë. Ajy është trëndafili; ajy vetë dhe bilbili. Naim Frashëri [BN - 8] Po kur desh Zot’ i vërtetë, të dil faqeza në jetë, ahere bëri njerinë, atje t’a gjesh Perëndinë! Naim Frashëri [BN - 9] Ç’sheh, është Zot’ i vërtetë, Ç’dëgjon, është zër’ i tija, Gjithë ç’ka e s’ka në jetë, Është vetë Perëndija. Naim Frashëri [BN - 10] Më çdo anë e kërkova, Thashë: ku ‘shtë Perëndija? Po më pastaj e mësova, Qënke ndaj mej’ e s’e dija! Naim Frashëri [BN - 11] Kërkonja gjetkë ta gjeje Zotn’ e math e të vërtetë, Ajy qënkej ndaj meje, E paskësha unë vetë! Naim Frashëri [BN - 12] Pa s’vdes kurrë Perëndija. Po kush vdes në jetë vallë? Gjë s’vdes, sepse gjithësija Është gjithnjë e gjallë. Naim Frashëri [BN - 13] Qeshë diell, ishnja hënë. U bësh’ uj’ e balt’ e erë, Yll e zok e dash kam qenë Pa dhe njeri shumë herë. Naim Frashëri [BN - 14] [BN - 3]
  • 17. 17udhaeshkronjave.edu.al BESA LIBRI I SHENJTË FALTORJA SHQIPTARE N Sa det i math e i gjerë! Edhe sa mijëra valë! Sicil’ atje do të bjerë, Prapë soje do të dalë. Naim Frashëri [BN - 15] Mijëra shpirtëra ngrihen, Bijen mijëra të tjera, Vjen dimëri, lulet pshihen, I nxjerr prapë në sheshtë vera. Naim Frashëri [BN - 16] Nj’është, po ka gjyrë, Duket sikur s’ka të ngjarë, E sheh fytyrë – fytyrë, Po’ shtë i njëjt’ e i pandarë. Naim Frashëri [BN - 17] Mos shiko ç’rrobë ka veshur, Është brenda vet’ i qetë, Syr’i t’urtit e sheh ç’veshur, Veç atij s’ka gjë ndë jetë. Naim Frashëri [BN - 18] Zoti është gjithësija, Ay është gjithë ç’janë; Po kush njeh vet’hen e tija, S’e kërkon më tjatër anë. Naim Frashëri [BN - 19] Ti je ç’është jet’ e tërë, Ti je vetë gjithësija, Ti vetë njeri je bërë, More fytyrën’ e tija. Naim Frashëri [BN - 20] Paskëtaj, o shokë, kurrë Mos kërkoni Perëndinë Nëpër murë e nëpër gurë, Po shihni mirë njerinë! Naim Frashëri [BN - 21] Zëmr’ e njeriut në jetë Është vend’ i Perëndisë, Ësht’ atje Zot’ i vërtetë, Det’ i math i gjithësisë. Naim Frashëri [BN - 22] Ay është gjithësija Edhe udh’ e Perëndisë, Është vetëm njerëzija Q’i duhetë njerëzisë. Naim Frashëri [BN - 23] Hapësira e paanë është tempulli i Krijuesit. Natyra gjith’anembanë është libri i shenjtë Dhe shkronja të atij libri janë trupat qiellorë. Ndërsa si meshtar në tempull është shkenca, që njeriun e afron tek Perëndia, q’është gjithëçka në botë. Naim Frashëri [BN - 24] E të madhit zot fytyrë është drita që shikojmë Dhe njeriu është korë edhe shëmbëlles’ e Zotit. Zemra e tij e pastër është fron i Perëndisë Edhe vetëdija e tij një gjykatës brenda vetes; E shpërblen për çdo të mirë, e mundon për çdo të keqe. Naim Frashëri [BN - 25] Çdo gjë që shohëm në këtë jetë, Tregon fuqin’ e Zotit vërtet. Naim Frashëri [BN - 26] [BN - 26]
  • 18. 18 Artur Shkurti BESA LIBRI I SHENJTË FALTORJA SHQIPTARE N Nuk sheh tjetër po veç dritë bukurie, Vetëtimë e zjarr vështrimesh Perëndie. Naim Frashëri [BN - 27] Zot’i math e i vërtetë! gjithësija je ti vetë! më ç’do anë, që vërejmë, fytyrënë tënde gjejmë. Naim Frashëri [BN - 28] Pa kur desh Zot’ i vërtetë, të çfaqej në këtë jetë, nxori në jetë njerinë, atje e gjen Perëndinë Naim Frashëri [BN - 29] Ç’do gjë që shohëm në jetë na rrëfen Zotn’ e vërtetë, më ç’do anë, që shikojmë, atë fytyrë vështrojmë. Naim Frashëri [BN - 30] Kush pandeh’ të dil nga dheu Gjithë ky rrëmet q’është sot, Oh! përveç se i madhi Zot, Që me dorë të ti e kreu. Naim Frashëri [BN - 31] Feja e kohës së sotme është vetëm njerëzimi. Naim Frashëri [BN - 32] Shpirt! o shpirt! ta dëgjonj zënë, fjala jote poshtë s’bije, bëhenë gjithë ç’ke thënë, ky është zë Perëndije! Naim Frashëri [BN - 33] I bukur është qielli dhe si i tillë, neve na ndez me mall, dhe plot besim ai synon po fill, psherëtimë n’çdo zemër t’kallë. Pashko Vasa [BN - 34] Duket një port, ku fatin e zezuar shkon zemra ta vendosë për t’thithë pastaj një ajër më t’kulluar ku dhimbja të jetë sosë. Pashko Vasa [BN - 35] Kështu mendja e njeriut, që shpresën hoqi prej botës së padrejtë, krijoi një emër që me ëndje e ndoqi dhe atij iu mbërthye krejt; Pashko Vasa [BN - 36] edhe kur sos hareja e nis vajtimi që dhimbjen na lajmon vetëm në qiell ka shpresë, jo te njerëzimi drejt tij, pra, fluturon. Pashko Vasa [BN - 37] Kështu çdo vdekatar, kur rëndë lëshohet vetë dora e fatkeqësisë, nga dheu dhe nga çdo e keqe e saj largohet dhe udhën ai e nis. Pashko Vasa [BN - 38] mu drejt asaj lavdie që n’fëmijëri lakmi nga djepi i mbeti, pa ditur nse tej varrit çdo njeri gjet’ hiçin o diç gjeti. Pashko Vasa [BN - 39] [BN - 27]
  • 19. 19udhaeshkronjave.edu.al BESA LIBRI I SHENJTË FALTORJA SHQIPTARE N Se është pasqyra e një tjetër jete E kulluara e zemrës dlirësi Dhe një ditë do të shkelesh n’breg të detit Të asaj bote që ka veç përjetësi. Zef Serembe [BN - 40] Në gjuhë shqype nanat t’ona Shi prej djepit na kanë thanun, Se asht nji Zot, qi do t’a donna: Njatë, qi jeten na ka dhanun. Gjergj Fishta [BN - 41] Unë jam mjalti, unë jam helmi, Unë jam plaga dhe melhelmi, Unë jam vdekja, unë jam jeta, Unë jam shpresa, e vërteta. Arben Duka [BN - 42] Unë jam Ati, Biri, Nëna, Unë jam Dielli dhe Hëna, Unë jam gjumi, unë jam zgjimi, Unë jam fundi dhe fillimi. Arben Duka [BN - 43] Unë jam zgjimi, unë jam gjumi, Unë jam zjarri, unë jam lumi, Unë jam brenga dhe gëzimi, Unë jam fundi dhe fillimi. Arben Duka [BN - 44] Unë jam zogu, unë jam qielli, Unë jam rrezja, unë jam dielli, Tek unë nis, tek unë mbaron, Mjerë ai që s’më beson. Arben Duka [BN - 45] Në kulm, Në thelb, Në fund të vetes s’ate Më mban, njeri; Me tëmbëla nër duar Kupto tashi çfardo dyshim që pate! Lasgush Poradeci [BN - 46] Të flas me zë të fjalës së kulluar: Kur ti shijon... Kur ti përket.... Kur ti Një lules s’heshtur erë-i merr në fletë: Jam pemë... flutur... lule..., o njeri: Je lëng... Je pluhur... J’er’ e lules vetë... Lasgush Poradeci [BN - 47] A sheh ku zbriti vera mi bregore? Dëgjon në pyll këmborën q’oshëtiu? Je fije bar, Je tingëll prej këmbore: Jam vera, Jam këmbora vetvetiu. Pra ndje tashi si ryn në det një vlak, Kupto tashi si shket... fundet... humbet... Heu! tej-së-tejmi deti zemërak Nër vlak kullon!... Njeri: Je vlak! Jam det! Lasgush Poradeci [BN - 48] Në harmoninë universale pashë perfeksionin dhe besova në krijuesin. Kujtim Murati [BN - 49] [BN - 49]
  • 20. 20 Artur Shkurti BESA LIBRI I SHENJTË FALTORJA SHQIPTARE N E prandaj, dyke filluar, ay Lart i shpije kryet Dh’i ngreh sipër-e-më-sipër gjer sa qafa ment i thyet. Asohere-e ndjej si dridhet me një zë pa shëmbëllim Asohere-e ndjej si foli: Të jam falë, - o Zoti im! Lasgush Poradeci [BN - 50] [BN - 50]
  • 21. 21udhaeshkronjave.edu.al BESA LIBRI I SHENJTË FALTORJA SHQIPTARE N Familja, që lutet së bashku, mbetet tok. Fryt i lutjes është feja. Fryt i besimit është dashuria. Fryt i dashurisë është shërbimi i ndërsjelltë ...” Gonxhe Bojaxhiu [BN - 51] [BN - 51]
  • 22. 22 Artur Shkurti BESA LIBRI I SHENJTË FALTORJA SHQIPTARE N Falna, Zot i math, ne njerëzinë, Edhe të mirat’ e dashurinë, Vëllazërinë, zemrën’ e qruar, Mëndjenë pa faj, shpirt të uruar, Bëna të drejtë në këtë jetë, T’urt’e të mirë dhe të vërtetë. Naim Frashëri [BN - 52] Det i p’an’ i mirësisë! q’emrin tënt s’e zë dot n’goje, Qysh e ngrehe gjithësinë pa lënë farë nevoje! Naim Frashëri [BN - 53] Fali njeriut urtësinë, mirësinë, njerëzinë, Butësinë, miqësinë, dashuri, vëllazërinë; Naim Frashëri [BN - 54] Epu sheshevet lul’e bar, dhe pyjevet gjeth’ e fletë, Resë shi, aravet bimë, e mos lërë gjë të metë, Fali erë trëndelinës, manushaqes, trëndafilit, Kalliut bukë, mizës pjesë, zogut ngrënie, zë bilbilit, E drurëve jepu pemë, dhe uratë bagëtisë, Dërgo dhembj’e kujdes për to në zemërt të njerëzisë Naim Frashëri [BN - 55] Epu pjergulls’ e veshtit rrush dhe vozesë fali verë, Mos e lërë pa të kurrë, kurrë thatë mos e lerë, Fali diellit flak’ e zjar, dhe hënës’ yjet dritë Edhe detit ujë e kripë, gjithësisë jet’ e ditë. Naim Frashëri [BN - 56] Yjtë le të vinë rrotull dhe njerëzit të punojnë, Të dëfrejn’ e të gëzohen, dhe si vëllezër të shkojnë. Naim Frashëri [BN - 57] Tregomu dhe Shqipëtaret udhën’ e punës së mbarë, Bashkomi, bëmi vëllezër, edhe fjeshtë Shqipëtarë. Naim Frashëri [BN - 58] Falmi, falmi Shqipërisë, ditën’ e bardh’ e lirisë, Udhën’ e vëllazërisë, vahn’ e gjithë mirësisë. Naim Frashëri [BN - 59] Nxir të vërtetënë në shesht, paskëtaj të mbretëronjë, Errësira të përndahet, gënjeshtra të pushonjë. Naim Frashëri [BN - 60] Lutja për fëmijët Zot’i math e i vërtetë! N’atë sy kurrë mos shtjerë Lotn’ e hidhur e të shkretë, Dhe mos e lërë të bjerë, Naim Frashëri [BN - 61] Po falu në buzët gazë, Dhe në sythit bukurinë, E rriti cazë-nga-cazë, Duke dhënë urtësinë; Naim Frashëri [BN - 62] Epu jetëzën’ e gjatë, Edhe mos i lerë kurrë Pa mëmëzë e pa atë, Dhe në breng e të sëmurë, Naim Frashëri [BN - 63] S’munt t’i shoh të mallëngjyer, A të varfër’ e të mjerë! Dhe të grisur’ e të çqyer! Kurrë, kurrë mos i lerë! Naim Frashëri [BN - 64] Falu gjithë mirësitë, Të rrojnë me nder në jetë, Të mësojnë dituritë, Të bëhenë të vërtetë; Naim Frashëri [BN - 65] [BN - 52]
  • 23. 23udhaeshkronjave.edu.al BESA LIBRI I SHENJTË FALTORJA SHQIPTARE N Të nderojnë mëmëdhenë, Vjeftënë t’ia lartësojnë, Mbi gjithë botët t’a ngrenë, Si lule t’a zbukurojnë. Naim Frashëri [BN - 66] Begatoje, o Zot, ti këtë vend! Epu njerëzve të tij ti mbroth e shend! Hi u bëfshin gjithëmon’armiqtë e tij! Gaz përjetë paçin zotërit e tij! I begatë, i lulëzuar qoftë ai, Një të ardhme pastë plot me lumturi! Naim Frashëri [BN - 67] Fali, fali Shqipërisë gjithë’ ke të mirësisë. Edhe ju gjithë të mirët! mos na lini n’errësirët! Naim Frashëri [BN - 68] Shqipërinë mos e lerë, të prishetë e të bjerë, po të jetë gjall për jetë, gjithë ç’i duhet, t’a ketë, të rronj’ e të mbretëronjë, të jetë lulez’ e zonjë, fali ti vetëz’uratë, që të jetë jetë gjatë. Naim Frashëri [BN - 69] Zot i math e i vërtetë! Që kreve ç’shohim në jetë, Edhe të tjerë që janë Pa funt e pa krye pa anë, Edhe kudo je ti vetë, Syri ynë tekdo shikon, Që nga lint e gjer tek perndon, Më çdo vënt të sheh fuqinë, Urtësinë’ e madhërinë, Falna gjithë mirësitë, Epna dituri e dritë, Tregona udhën’ e mirë, Mos na lërë n’errësirë, Dhurona gjithë të mirat, Mërgona nga të pështirat. Naim Frashëri [BN - 70] Zot! falna vëllazërinë, Dashurinë e miqësinë, Epna dëshirë të msojmë, E të mirat të punojmë, Bëna të but’ e të qetë, E të urt’ e të vërtetë, Jetënë ta trashëgojmë. Naim Frashëri [BN - 71] Zot’ i math e i vërtetë! Edhe gjithë ju të Mirët! Mos na lini keq’ e shkretë, N’arratit e n’errësirët. Naim Frashëri [BN - 72] Po falini Shqipërisë, Fatbardhësin’ e lirinë, Gazë në vendit të zisë, Edhe gjithë mirësinë. Naim Frashëri [BN - 73] Zot’ i math e i vërtetë! të qofshim falë për jetë, mërgona nga marrëzitë, nga të gjitha ligësitë. Naim Frashëri [BN - 74] Zot i math e i vërtetë! Të qofshim falë për jetë! Falna shënden’ e fuqinë, Miqt’ e gjithë njerëzinë, Naim Frashëri [BN - 75] Zot i math e i vërtetë! Bëna të urt’ e të mirë, Epna në zëmrë mëshirë. Naim Frashëri [BN - 76] [BN - 76]
  • 24. 24 Artur Shkurti BESA LIBRI I SHENJTË FALTORJA SHQIPTARE N Zot i math e i vërtetë! Falna gjithë urtësitë, Mirësit’ e dituritë, Naim Frashëri [BN - 77] Zot i math e i vërtetë! Mos na lërë n’errësirë, Rrëfena udhën’ e mirë Dërgona në shpirtit dritë, Të njohëmë mirësitë. Naim Frashëri [BN - 78] Zot i math e i vërtetë! Mërgona nga ligësija, Nga punërat e këqija, Prej çdo farë marrëzije, Që s’i ka njeriut hije, Nga të ligatë vetija, Që nuk i qas vetëdija. Naim Frashëri [BN - 79] Ndiej’, o Zot, se nuk dinë Se ç’bëjnë, janë mahnitur, Rrahin të prishin shtëpinë; Pun’ e lig’edh’ e mërzitur! Naim Frashëri [BN - 80] Zot i math e i vërtetë! Bëna njerës të vërtetë, Pa të keq’ e pa të metë, Të mos jemi fajëtorë, Të liq, të mjerë, e të gjorë, Të ndyerë e të pabesë, Të mundurë e të pashpresë, Nga të ligatë mërgona, Në mirësit’ afërona, Mos na lërë në mundime, Në s’mundje dhe në lëngime. Naim Frashëri [BN - 81] Falna Zot’ i math! uratë, Të mos bijem në mëkatë! Me vëllazëri të shkojmë, Jetënë ta trashëgojmë. Nga çdo mënxyrë shpëtona, Udhën e drejtë tregona. Mos na lërë kurrë shkretë! Zot i math e i vërtetë! Naim Frashëri [BN - 82] Ruana, Zot i vërtetë, nga ç’do pun’ q’ësht’ e metë hiqu ligësi e ndyrë, në zëmërë mos na hyrë! Naim Frashëri [BN - 83] Zot’i math! O Zot’ i mirë! falna durim e mëshirë! Naim Frashëri [BN - 84] Zot’i math e i vërtetë! bëna t’urtëth e të qetë, falna gjithë mirësitë, epna dituri e dritë, dhe njerëzi e mëshirë, mos na lerë n’errësirë, afërona urtësinë, e mërgona djallëzinë, hiqna nga makutëritë, dhe nga gjithë marrëzitë, nga dëmi, nga lëkmimi, e na shpjerë te gëzimi, udhën’ e drejtë rrëfena, me kamjet t’ënde ushqena, falna durime dhe shpresë, urat’e shpëtim e ndjesë, mos na turpëro në jetë, Zot’i math e i vërtetë. Naim Frashëri [BN - 85] Zot i math e i vërtetë mos na lërë kurrë shkretë, Naim Frashëri [BN - 86] [BN - 77]
  • 25. 25udhaeshkronjave.edu.al BESA LIBRI I SHENJTË FALTORJA SHQIPTARE N ti je Zot’ i gjithësisë, Perëndi e Shqipërisë, urdhëri yt po të jetë e po të duash ti vetë, gjithë punëtë mbarohen, gjëkundi nukë ndalohen. Naim Frashëri [BN - 87] Zot’i math! Zot’i vërtetë! fali, fali Shqipërisë gjithë ç’i duhet në jetë, se je Mbret’i gjithësisë. Naim Frashëri [BN - 88] Shqipëtari trim me fletë, si ka qënë, le të jetë, të ketë gjith’urtësinë, e ta dojë Shqipërinë, të vdesë për Mëmëdhenë, Naim Frashëri [BN - 89] të jetë trim e i mirë, po të mos jet’ egërsirë, të jet’ i qytetëruar, i ditur’ e i mësuar, t’i apë nder Shqipërisë U bëftë e Perëndisë. Naim Frashëri [BN - 90] Epi Shqipëtarit dritë, Zot’ i vërtetë! të shohë, Të marrë vesh mirësitë, Të vërtetën ta njohë. Naim Frashëri [BN - 91] Fali njësin’ e bashkimnë. Trimërin’ e urtësinë, Zotërizën’ e shpëtimnë, Besën’ e vëllazërinë. Naim Frashëri [BN - 92] Të jetë i papenguar, Me ner në jetë të rronjë, Po si Zot’ i Zotëruar, Vet’ ajy të mbretëronjë. Naim Frashëri [BN - 93] Engjëll i bukur, pa xbritmë, dhe, me dritët të uruar, shko përpara mej’ e ndritmë, të shoh gjithë ç’kanë shkuar. Naim Frashëri [BN - 94] Lutja e Skënderbeut “Zot’i math i vërtetë! Le të bënet ç’është thënë”, tha, “se unë s’rronj për jetë; po më ki kujdes, Ti vetë, shqipëtar’ e Shqipërinë, mos m’i lërë kurrë shkretë se Ti e do mirësinë; në dorë të huaj kurrë Shqipërija të mos bjerë, shqipëtari trim e burrë të jet’ e ta ketë nderë; mbaje Shqipërinë zonjë, të ketë gjithë të mirat, të rronj’ e të mbretëronjë, të mos ta han’egërsirat, fali lirinë ta ketë edhe gjithë mirësitë, të jetë m’emrë për jetë, epi jet’ e dit’ e dritë!” Naim Frashëri [BN - 95] Lutja e mbretëreshës “Zot’i math e i vërtetë!” tha mbretëresha, “kam shpresë, bëj si të duash, ti vetë, se të kemi prurë besë”. Naim Frashëri [BN - 96] [BN - 96]
  • 26. 26 Artur Shkurti BESA LIBRI I SHENJTË FALTORJA SHQIPTARE N O Zot i lum, qi vetem n’dorë Ti i ke Shartet e popujve e mbretnive t’tana, E gja pa hiri kurr Ty s’t’ndodhë mbi dhe, As nalt mbi qiellë, ku shndrisin dielli e hana, Deh! Ti, i Pushtetshëm heret si ne e vona, Shih e gjyko mbi gjith kto kobet t’ona. Gjergj Fishta [BN - 97] Nemi ato vite t’arta që zemra i humbi shqimit, nem ato ide të larta, që feja i sjell njerëzimit. Pashko Vasa [BN - 98] nem’ t’ëmblat ndiesi, nëm dashurinë tënde t’dëlirë, nëm ndjenjat pa kufi të zemrës sate aq të mirë; Pashko Vasa [BN - 99] Mëshirë o Zot, mos ki për mua Në s’jam i ndershëm të rroj nuk dua. Pano Taçi [BN - 100] “Pranoje këtë flijim, o Zot, Dëshmi e përbetimit që të dashuroj, Ndihmoi gjallesës Tënde sot Që emrin do ta madhëroj!” Gonxhe Bojaxhiu [BN - 101] “Si shpërblim, Të lus o i Hirt’, O Ati ynë plot mirësi Të më japësh vetëm atë shpirt Atë shpirt që – veçse Ti e di”. Gonxhe Bojaxhiu [BN - 102] E gjeta dritën atje ku terri më thoshte vdis dhe nisa të shkruaj vargun e parë në mure të qelisë. Kujtim Murati [BN - 103] Mos i largo nga unë sytë e dlirë Më mbaj mua të zinë në tënden dorë Se shumë e dëshiroj jetën e mirë Dhe gjithë këngët e mia t’i bëj kurorë. Zef Serembe [BN - 104] Shëromi plagët që kam këtu në gji Në shpirtin tim vendos ti qetësi, Bëj që mbretëria e dashurisë të kthehet Dhe çdo mëkatar si unë të prehet. M’i pastro lotët në qerpikë tani, Kthema zambakun që quhet pafajësi. Zef Serembe [BN - 105] Degjomë, Zot, në halle Mos më lër Ti më, as në stuhi, Ma dhuro paqen, të lartin mal, Tani që brenga ma treti at rini. Zef Serembe [BN - 106] Të lus, o Lajmës qielluar! O Frym’ e Zotit, Vetë Zot! Me hirin t’ënd të pashteruar Që ka mburim përjetësije, Hirplot, o Shpirt, nër gaze Ti-je. Dhe nër mjerime je hirplot! Lasgush Poradeci [BN - 107] Më merr në krahët e tua Si merr fëmijët nëna, Që ballin të ma puthë Edhe dielli, edhe hëna. Të lutem, o perëndi, për një simfoni me tinguj t’argjendtë e akorde t’artë. Migjeni [BN - 108] [BN - 97]
  • 27. 27udhaeshkronjave.edu.al BESA LIBRI I SHENJTË FALTORJA SHQIPTARE N Lutja e nënës “Perëndi, lemë të gjallë,- Të mund të rrit këtë djalë, S’ka një javë që ka lerë. Kush do ta marrë ta rrijë? Jetimi që do të rrojë? Kush do t’i apë të pijë? Si unë kush do ta dojë? Çajupi [BN - 109] Po, po; Ti sod, o gurra e dashtnis shejte, Lshoj fashë zemrat e njerzvet, Vllaznoj popuj e mbreten, E ban qi paqa vrik t’na ngushllojë jeten; Gjergj Fishta [BN - 110] Pse bota mbarë, atëherë, kah len e kah merr dielli ka me t’lavdue me t’ambla jone t’reja, E ma e kerthnesët ka me lulzue prap Feja. Gjergj Fishta [BN - 111] Lusim, Atë, një fat më të mirë, Na i shkri ëndrrat ngurosur në erë, Kjo dritë që digjet është gjaku yt, Dashuria, fryma Jote eterne ... Timo Flloko [BN - 112] Lem, pra lem se, deomos, sot a nesër un’ do sos, dhe do bëhem fije bari, ose plis i një ugari, ose fletë e një hardhie do më ndukë një dhëmb dhie! Ali Asllani [BN - 113] Zoti im, e s’ka më tjetër Më largo nga çdo gënjeshtër, Mos më bëj mbret me thesar, As të varfër gjynahqar. Arben Duka [BN - 114] [BN - 114]
  • 28.
  • 29. 29udhaeshkronjave.edu.al BESA LIBRI I SHENJTË FALTORJA SHQIPTARE N Zot’ i math e i vërtetë! emri yt qoft’i lëvduar, të qofshim falë për jetë, mos qofshim teje mërguar! Naim Frashëri [BN - 115] [BN - 115]
  • 30. 30 Artur Shkurti BESA LIBRI I SHENJTË FALTORJA SHQIPTARE N Zot’ i math e i vërtetë! emri yt qoft’i lëvduar, të qofshim falë për jetë, mos qofshim teje mërguar! Naim Frashëri [BN - 116] Ti i dhe nder mirësisë, dhe zëmërs’ së mallëngjyer në vajt e në mes të zisë ngushëllim’ i ke rrëfyer! Naim Frashëri [BN - 117] Zot, o Zot Që më përkunde Në ujëvara drite, Kur më hodhe Me një dorë Me tjetrën më prite. Arben Duka [BN - 118] Rruga ime, Thikë e pjerrët S’shoh asgjë me sy Ti në shtegun më të errët Më ndez një qiri. Arben Duka [BN - 119] Zot, o Zot Të dua unë Përmbi çdo njeri Se pa ty Nuk do të kisha Asnjë dashuri. Arben Duka [BN - 120] Dhe sa herë hapja sytë përsëri Çdo çast gjithnjë ma shihje, Perëndi, Ma njihje mendjen, të zjarrtën dëshirë Që tek Ti seç e drejtonte zemra e dlirë Dhe në dritën e qetë të mikes hënë Me pëshpëritjen e flladit këngën plot trishtim Që bilbili këndonte plot vajtim. Me lot ta shprehja dhimbjen e pathënë. Zef Serembe [BN - 121] E nëse, Ti, Perëndi, na hedh vështrimin, Zemra jonë shndërrohet në parajsë Largohen njollat, del prapë shkëlqimi Dhe me gas gjen njeriu lirinë e parë. Zef Serembe [BN - 122] Po, shpresa e ambël je për ne Pse zemra e jote asht fort e mirë, Sjelli syet t’ne e mos harro ket dhe E të keshë edhe për ne mallë e dishirë. Shkodër [BN - 123] S’je vallë ti Pafundësia? S’lëviz vallë me vullnetin tënd çdo qënie në gjithësi? Prej Teje s’vjen çdo dhimbje? A s’ringjall në gjokset tona gazin prapë ti? E fjala jote paqe s’i premton atij që drejt teje sytë i ngre në mjerim? Apo, o Zot, kërkon në dëshpërim të shuhet shkëndija jote që dergjet në mërgim? Zef Serembe [BN - 124] Ti mbret i Qiellit! Zot, Perëndi! Ty të rrethojnë yjet e kupa e qiellit. Rrezaton botë drite prej nga del jetë e re që në gjithësi përhapet. Zef Serembe [BN - 125] Dritë e amshuar! Dije! Dashuri! Nga zëri yt i fshehtë rrahin flatrat Dhe luftohet e lind në mënyrë të paedukuar Rendi më i bukur e kënga më e lumtur. Zef Serembe [BN - 126] I plotfuqishëm je ... E unë që rrethuar nga brenga plot jetë e kam kaluar [BN - 116]
  • 31. 31udhaeshkronjave.edu.al BESA LIBRI I SHENJTË FALTORJA SHQIPTARE N fuqinë e mbretërisë sate ndjej Porsi dyllë i shkrin Ti ata qiej. Zef Serembe [BN - 127] Qënia buron nga Ti e Ti s’do të vdesë, prandaj i jep dashurinë e zemrën. Zef Serembe [BN - 128] Manë qiellore mbi njerëzoren brengë Pa shih, Zot, të harmonishëmin mendim që ndriti përmbi djepin tim dhe unë me art të ri e zemër të re të vizatoj ëndërroja çdo drithërim që njeriu thellë fsheh dhe këngët t’ia kushtoj atij që vdekjen mposhti. Zef Serembe [BN - 129] Sa herë në heshtje, në të natës errësi, ndërsa në qiellin lart yjet shkëlqenin mendimi e zemra në gji drejt shëmbëlltyrës sate fluturonin n’ekstazë! Vërtiteshin gremina bukurie Vepra të reja në dritë dlirësie lindnin dhe ndihej në pafundësi si e humbiste buçimën çdo stuhi. Zef Serembe [BN - 130] Dhe sa herë hapja sytë përsëri çdo çast gjithnjë ma shihje, o Perëndi, ma njihje mendjen, të zjarrtën dëshirë që tek ti seç drejtonte zemra e dlirë dhe në dritën e qetë të mikes hënë me pëshpëritjen e flladit, këngën plot trishtim që bilbili këndonte plot vajtim me lot te shprehja dhimbjen e përhirë. Zef Serembe [BN - 131] [BN - 131]
  • 32. 32 Artur Shkurti BESA LIBRI I SHENJTË FALTORJA SHQIPTARE N Me zëmrë shumë të qetë lith duartë në kraharuar, pa thotë: “Zot i vërtetë! emri yt qoft’i lëvduar!” (Naim Frashëri - BN - 761) Gjatë lujtes kthehemi me fytyrë nga varri i Naim Frashërit në Tiranë, sytë i mbajmë nga qielli, me duar të kryqëzuara në gjoks dhe duke thënë “Zot i vërtetë, emri yt qoft’i lëvduar”. Simbolika është ndërthurje e simboleve: - Kthimi nga varri i Naim Frashërit nderon profetin e shqiptarëve. - Fytyra nga qielli nderon Zotin. - Duart kryqëzuar në formën e një shqiponje me dy kokë mbi zemër tregojnë shpirtin vetjak dhe kombëtaren. - lutja ““Zot i vërtetë, emri yt qoft’i lëvduar”” është e profetit Naim Frashërit. Për një BUJAR SHQIPTAR, praktikant i BESËS lutja është e detyrueshme të bëhet në ditët e agjërimit, në ditët e adhurimit që vijnë një ditë pas tyre, si edhe çdo ditë të mërkurë dhe të dielë, si edhe në ditët e përcaktuara familjarisht një herë në javë, tre herë në ditë, mëngjes, drekë dhe darkë, me zë të ulët ose pa zë, e para prej të cilave është lutja e mëposhtme e NAIM FRASHËRIT: Zot’ i math e i vërtetë! emri yt qoft’i lëvduar, të qofshim falë për jetë, mos qofshim teje mërguar Falna, Zot, i math ne njerëzinë, Edhe të mirat’ e dashurinë, Vëllazërinë, zemrën’ e qëruar, Mëndjenë pa faj, shpirt të uruar, Bëna të drejtë në këtë jetë, T’urt’e të mirë dhe të vërtetë. (Naim Frashëri) Lutja e dytë është për atdheun. Zot’ i math e i vërtetë! emri yt qoft’i lëvduar, të qofshim falë për jetë, mos qofshim teje mërguar Begatoje, o Zot, ti këtë vend! Epu njerëzve të tij ti mbroth e shend! Hi u bëfshin gjithëmon’armiqtë e tij! Gaz përjetë paçin zotërit e tij! (Naim Frashëri) Lutja e tretë është personale dhe zgjidhet nga libri “BESA” ose formulohet sipas personit, por gjithnjë fillon me vargjet: Zot’ i math e i vërtetë! emri yt qoft’i lëvduar, të qofshim falë për jetë, mos qofshim teje mërguar (Naim Frashëri) LUTJA E BUJARIT SHQIPTAR
  • 33. 33udhaeshkronjave.edu.al BESA LIBRI I SHENJTË FALTORJA SHQIPTARE N O Zot, o Zot, përse, nga lart çdo gjë duket njëlloj, por kur zbret poshtë atje, njerëzit ndryshe jetojnë. Të lutem, ndihmoi, o Zot, i solle të barabartë në këtë botë. Alqi Boshnjaku [BN - 132] [BN - 132]
  • 34. 34 Artur Shkurti BESA LIBRI I SHENJTË FALTORJA SHQIPTARE N Ah! o moj ti vdekj’ e shkretë, ç’le një hidhërim për jetë! Njeriu me kaqë shpresë, qysh të bjerë e të vdesë? vallë si bëhetë fundi? kemi tjatrë vënt gjëkundi? a këtu kthehemi prapë? përgjigje kush munt të m’apë? Naim Frashëri [BN - 133] O ti! që bëre njerinë, ç’e mundove ditë-zinë, pa s’i dhe gjë besa besë! veç një durim e një shpresë, nuk’ e marr vesh si kove, e të gjorit j’a ngarkove! t’ja epnje drurit, e thante! gur’ e drasënë e çante! Naim Frashëri [BN - 134] Po fuqi e gjë e shkretë çdo punë e muntkan në jetë dh’e drejta edh’e vërteta mbetkanë fare të shkreta, paska fuqi djallëzia, sa s’e muntka urtësija, të gjithë nuk e durojmë. Naim Frashëri [BN - 135] Si i kroit ujët shkojnë pa pushim Asnjë gjë nuk rron përjetë, ah, ç’mjerim! Naim Frashëri [BN - 136] I pikëlluari: Çdo përpjekje, çdo rropatje, është e kotë, Lum ai që s’e pa fare këtë botë! Naim Frashëri [BN - 137] Të mjerët ne! ahtet tona i ka ndrydhur fatkeqësia! T’mjerët ne! se neve shpirtin na e spastron rrept dhimsuria! Pashko Vasa [BN - 138] Lëviz, o Zot, kah unë ktheji sytë, se mirë e njoh un’ zemrën tënde t’butë; pa mjete jam, jetoj i rrezikuar, e ti ma jep një ndihmë n’kët’trishtim. Zef Serembe [BN - 139] Pa asnjë gëzim, asnjë hov të dlirë, Jeta për tmerr tani po më thahet. Mos më braktis, pra, Ti, o Perëndi Në këtë botë të trishtuar pa lumturi. Zef Serembe [BN - 140] Ndihmomë, o Zot, sepse më kanë mbështjellë e po më çojnë në fund mjerimet, një dhimbje e egër dhe e thellë po ma tret lulen e rinisë sime dhe pres, shpresoj e kurrë s’lind agimi i faljes sate, i mëshirimit mbi këtë zemër të brengosur që lëngon e vuan në dhimbjen e pasosur. Zef Serembe [BN - 141] Çdo gjë u zhduk! Mandej Oqeanin përshkova i shtyrë nga mendimi i zi. Dhe ty t’u luta, Zot, po ti rënkimet tim larg i ndjeftë. Zef Serembe [BN - 142] Më le dhe rashë si guri i kotë në dhe. Zef Serembe [BN - 143] [BN - 133]
  • 35. 35udhaeshkronjave.edu.al BESA LIBRI I SHENJTË FALTORJA SHQIPTARE N Bashkë me rrugën mua m’u zhduk çdo shpresë dhe më rrethoi një natë pa agim dhe kur m’u shqye kraharori bota me qeshje e me tallje më mbuloi Mbeta bashkë me hidhërimin Të ëndërroj për kujtimin. Zef Serembe [BN - 144] Po Ti, o Perëndi, zgjohu e m’u afro, më hidh një vështrim të dhëmbshur në këto hidhërime Zef Serembe [BN - 145] I ëmbël siç je Ti, kuptomë, nxito, mos më gjyko se jam plot me gabime. Zef Serembe [BN - 146] Si bimë vetmitare në shkretëtirë, si ujë përroi që nuk di të ndalet, pa asnjë gëzim, asnjë hov të dlirë, jeta për tmerr tani po më thahet. Zef Serembe [BN - 147] Mos më braktis, pra, Ti, o Perëndi në këtë botë të trishtuar pa lumturi. Zef Serembe [BN - 148] Shëromi plagët që kam këtu në gji, në shpirtin tim vendos Ti qetësi, bëj që mbretëria e dashurisë të kthehet dhe çdo mëkatar si unë të prehet. Zef Serembe [BN - 149] M’i pastro lotët në qerpikë tani, kthema zambakun që quhet pafajësi. Zef Serembe [BN - 150] Sa errësi s’zhduk Dielli vallë, kur ndriçon botën e detin e ndes flakë, përtërihet gazi e dëgjon vallet dhe bukuria në plotësi seç shfaqet. Zef Serembe [BN - 151] E nëse Ti, Perëndi, ma hedh vështrimin zemra jonë shndërrohet në parajsë largohen njollat, del prapë shkëlqimi dhe me gaz gjen njeru lirinë e parë. Zef Serembe [BN - 152] Eja, pra, Zot, eja; në halle mos më lërë Ti më, as në stuhi, ma dhuro paqen e të senjtit mal, tani që brenga ma treti at’rini. Zef Serembe [BN - 153] Në hijen e qeparizit natë për natë këtë fat njerëzor do të vajtoj dhe Ty, o Zot, uratën mbi krahë dashurie do lartësoj. Zef Serembe [BN - 154] Dhe kur t’jem lodhur nga rruga e ulliri hijen e vet të këndshme do më falë, i mbushur plot me atë shkëlqim të artë që kur kthehet sjell prilli një këngë të re do Thur Zef Serembe [BN - 155] dhe do thuhet: Lavdi Emrit plot nur Emrit të shenjtë të shpresës e ngushëllimit. Zef Serembe [BN - 156] Po më shkallmojnë, o Hyj, flijime të njëpasnjëshme! Agron Tufa [BN - 157] [BN - 157]
  • 36. 36 Artur Shkurti BESA LIBRI I SHENJTË FALTORJA SHQIPTARE N Si m’u bë e zhbë rinia? Haj e zeza jetë, haj. Rri e qesh burgjet e mia se nuk di të qaj. Pano Taçi [BN - 158] Më përbuzi dashuria, haj e zeza jetë, haj. Rri e qesh ndjenjat e mia se nuk di të qaj. Pano Taçi [BN - 159] Se ç’heq, s’m’i mban pleqërija, haj e zeza jetë, haj. Rri e qesh brengat e mia se nuk di të qaj. Pano Taçi [BN - 160] Më harroj dhe Perëndia, haj e zeza jetë, haj. Rri e qesh lutjet e mia se nuk di të qaj. Pano Taçi [BN - 161] Bir, mos u mërzit Ky është një privilegj i ëmbël, Ti këtu do të gjesh njerinë. Ja, që fati na caktoi pikërisht ne të gatuajmë me gjakun tonë lirinë. Kujtim Murati [BN - 162] Tufanët pastaj, na hodhën tutje. Ne trokitëm ndër shtëpitë e zotit. Shpresëhumbur thurëm nga një lutje. Ndihmë i kërkuam, më të fortit.... Mbase Zoti do t’na dojë më shumë Meqë.... s’na ndihmoi që në fillim Ne që nuk i derdhëm lotët lumë.... Por sakrifikuam gjithë rininë. Mimoza Ahmeti [BN - 163] Pse sytë e Nënës janë mbuluar. Me lot? Po ti pse vallë na ke harruar, O Zot?.. Arben Duka [BN - 164] Pse toka ime e bekuar, Nuk çel?... Pse dielli rri kaq i menduar, Kur del?.... Arben Duka [BN - 165] Në vend të këgëve veç krisma, Dëgjoj!.... Vajza të reja me vello zie.. Shikoj… Fëmijë të vegjël rrinë të menduar, Si pleq… Po kush na ka ngatërruar, Kaq keq?... Arben Duka [BN - 166] Zotin nga gjumi dua ta zgjoj, Të hapi sytë, të na vështrojë. Arben Duka [BN - 167] Dua t’i  lutem me përgjërim, Të na çlirojë nga ky mallkim. Arben Duka [BN - 168] Të mbjellim lulet e mirësisë, Të ndezim zjarrin e dashurisë. Arben Duka [BN - 169] Si trëndafili të çeli jeta, Nga mirësia dhe e vërteta. Arben Duka [BN - 170] Hedhim shikimin mbi detin blu, një zë ndiejmë që na bekon, atdheu është me ne këtu, bashkë me ne po udhëton. Alqi Boshnjaku [BN - 171] O Zot, o Zot, përse, nga lart çdo gjë duket njëlloj, por kur zbret poshtë atje, njerëzit ndryshe jetojnë. Të lutem, ndihmoi, o Zot, i solle të barabartë në këtë botë. Alqi Boshnjaku [BN - 172] [BN - 158]
  • 37. 37udhaeshkronjave.edu.al BESA LIBRI I SHENJTË FALTORJA SHQIPTARE N Brigjet i puth i njëjti det, retë dhurojnë të njëjtin shi, tokën e ngroh i njëjti diell, të njëjtin qiell kanë çati. Alqi Boshnjaku [BN - 173] O Zot, kujt t’i qahem? Kush zemrën ma qetëson, askush veç Teje brengën nuk ma shëron. Alqi Boshnjaku [BN - 174] Po shpresa ime nuk humb, Se do të ketë një gjyq në fund, Paskëtaj do hapen retë, E mira shpallet si mbret. Arben Duka [BN - 175] E pra, ti, o perëndi, pse na le në dorë të djallit, që na shtypi, na përtypi nëpër nofulla të çakallit? Ali Asllani [BN - 176] Po tani u bë ç’u bë, ti, o zot i këtij dheu, s’mund të bësh asgjë, t’i thuash kohës: prapa kthehu!, Ali Asllani [BN - 177] edhe rri e bën sehir, bën sikur asgjë nuk di, pra dhe neve jemi kundra, duam një tjetër perëndi! Ali Asllani [BN - 178] Duam një zot që do të mund të na kap’ e të na tund, të na tund e të na shkund, vëllavrasjes t’i jap fund. Ali Asllani [BN - 179] Perëndi, o perëndi, vi përpara zotris’ sate, duke pasur përmbi supe një vandak të rënd’ mëkate, Ali Asllani [BN - 180] po mëshira hyjnore ësht’ e thell’ e ësht’ e gjërë më e thellë nga gjith’ mëkatet që ka vendi yn’ i tërë. Ali Asllani [BN - 181] Po më fal për këto fjal’, që guxova e i thashë, i rrëmbyer e i trembur, mbasi gjuha më rreh dhëmbin, atë dhëmb që më ka dhëmbur. Ali Asllani [BN - 182] Vendi ynë që ka jetuar herë me pushkë e her me shat, s’mund të lihet tash e tutje si një flet’ në dëgë të that’, Ali Asllani [BN - 183] ai lipset që të rrojë, qoft’ me hir’ e qoft’ pa hirë, dhe aty ku bie zjarri, bëhet lulja më e mirë. Ali Asllani [BN - 184] [BN - 184]
  • 38. 38 Artur Shkurti BESA LIBRI I SHENJTË FALTORJA SHQIPTARE N Të lindet një njeri nga gjin’ i dheut tonë të rim me lot të vakët, nga thalb’ i shpirtit tonë që shkrihet në dëshirë të flakët për një gen të ri. Të lindet një njeri! Pa hyll në ball, por që me fjalë të pushton, që të rrëmben qetsin e ban gjakun të të vlojë rrkajë, e ban synin ligshtin të zgjetojë, që nëpër shekuj ndërgjegjen na tradhton. Të dali një njeri! Të mkambi një Kohë të Re! Të krijojë një Epope! Ndër lahuta tona të këndohet Jeta e Re ... Migjeni [BN - 185] [BN - 185]
  • 39. 39udhaeshkronjave.edu.al BESA LIBRI I SHENJTË FALTORJA SHQIPTARE N Të gjithë kombet po dehen n’epopea të veta, flakë e zjarrmit të tyne na i përzhiti ftyrat dhe nëpër to një nga një po shtohen rrudhat, e nën këmbë e mbi krye tinzë po na ikën jeta. (Liri! – Po, liri dhe gaforrja gëzon, por gaforre asht... Liri, ku plogsi ndërgjegje gjallon, jo, liri nuk asht!) Të lindet një njeri i madh si madhni dhe ndërgjegjet tona t’i ndezi në dashni për një ide të re, ideal bujar, për një agim të lum e të drejtë kombtar. Migjeni [BN - 186] [BN - 186]
  • 40. 40 Artur Shkurti BESA LIBRI I SHENJTË FALTORJA SHQIPTARE N FJALËT E QIRIRIT Në mest tuaj kam qëndruar, E jam duke përvëluar, Që t’u ap pakëzë dritë Natën t’ua bënj ditë. Naim Frashëri [BN - 187] Do të tretem, të kullohem, Të digjem, të përvëlohem, Që t’u ndrinj mir’ e të shihni, Njëri-tjatrin të njihni. Naim Frashëri [BN - 188] Për ju do të rri të tretem, Asnjë çikë të mos mbetem, Të digjem e të qanj me lot, Se dëshirën s’e duronj dot, Naim Frashëri [BN - 189] Unë zjarrit nuk i ndruhem, Dhe kurrë s’dua të shuhem, Po të digjem me dëshirë, Sa të munt t’ju ndrinj më mirë. Naim Frashëri [BN - 190] Kur më shihni që jam tretur, Mos pandehni se kam vdekur, Jam i gjall’ e jam ndë jetë Jam në dritë të vërtetë. Naim Frashëri [BN - 191] Unë jam në shpirtit tuaj, Mos më kini për të huaj. M’është falurë durimi, Andaj po digjem si trimi, Naim Frashëri [BN - 192] Se ma kënda t’u bënj mirë, Të mos mbeti n’errësirë. Naim Frashëri [BN - 193] Jakëni rreth meje rrini. Flisni, qeshni, hani, pini. Naim Frashëri [BN - 194] Në shpirtit kam dashurinë, Po digjem për njerëzinë, Naim Frashëri [BN - 195] Lemëni të përvëlohem, Nukë dua më të ftohem. Naim Frashëri [BN - 196] Dua ta djek trupn e shkretë Për atë Zotn’ e vërtetë. Naim Frashëri [BN - 197] Me zjarr ta djek mushkërinë, E të tretem për njerinë. Naim Frashëri [BN - 198] Bashkë me gëzimt të tija, të vete te Perëndija. Naim Frashëri [BN - 199] Unë dua njerëzinë, Mirësin’ e urtësinë. Naim Frashëri [BN - 200] Në bëni shokë me mua, Në më doni si u dua, Njëri – tjatrinë në doni, Të paudhë mos punoni. Naim Frashëri [BN - 201] O zemëra fluturake, Qasju pakë kësaj flake, Mbase krahët t’i përvëlon, Po dhe shpirtin ta shenjtëron. Naim Frashëri [BN - 202] [BN - 187]
  • 41. 41udhaeshkronjave.edu.al BESA LIBRI I SHENJTË FALTORJA SHQIPTARE N Unë duke përvëluar, Njerëzit i kam ndrituar. Naim Frashëri [BN - 203] Kam qenë mik me njerinë, Andaj i di e më dinë: Naim Frashëri [BN - 204] Gjithë tuajt i kam parë, Mëm’ e at’ e fis’ e farë, Si tani gjith’ i kam ndër mënt, Që rrininë më këtë vent. Naim Frashëri [BN - 205] Edhe sot nër ju ata shoh, Se shpirtin e tyre ua njoh, Dhe unë si ju kam ndruar, E jam përzjer’ e ndryshuar. Naim Frashëri [BN - 206] Pa jam bërë shumë herë Zjar e uj’ e balt’ e erë. Naim Frashëri [BN - 207] Jam një shkëndijë prej qielli, Dhe një drudhëzë pej dielli. Naim Frashëri [BN - 208] Edhe ndër qiej fluturonj, Edhe brenda në dhet qëndronj, Naim Frashëri [BN - 209] Shumë herë fle në baltë, Diku ndodhem dhe ne mjaltë; Naim Frashëri [BN - 210] Bëhem qënq e kec i pirë, Lul’ e bar e gjeth i mbirë. Naim Frashëri [BN - 211] Dua shumë fjalë t’u them, Po trembem mos i bënj ujem. Naim Frashëri [BN - 212] E ku shkruhenë në kartë Fjalët e gjuhës së Zjartë? Naim Frashëri [BN - 213] LUTJA PËR FËMIJËT Lerini gjithë të vinë Të vegjëlthitë ndaj meje Se edhe vetë Perëndinë Ndër ata donja ta gjeje, Naim Frashëri [BN - 214] Janë ëngjëj të vërtetë, Xbriturë nga Perëndija, Posi luletë në jetë, Q’u ngjajnë nga miturija, Naim Frashëri [BN - 215] Ah! mos i bëni të qajnë, Kurrë të mos mallëngjehen, Syt’ unjur të mos i mbajnë, Dhe të meken’ e të ndehen; Naim Frashëri [BN - 216] Po të qeshin të nxitojnë, Të bredhin’ e të gëzohen, Të prëhen’ e të këndojnë, E kurrë të mos mejtohen, Naim Frashëri [BN - 217] Më vjen keq t’u mardhnjë dora, E faqeza bukuroshe, Kur bij’ e shkreta dëbora, Dhe këmbëza vogëloshe. Naim Frashëri [BN - 218] [BN - 218]
  • 42. 42 Artur Shkurti BESA LIBRI I SHENJTË FALTORJA SHQIPTARE N O foshnjazët’ e uruar! U kam mall’ e dashurinë, Më k’ënda t’u mbanj nër duar, U dua si Perëndinë. Naim Frashëri [BN - 219] Zot’i math e i vërtetë! N’atë sy kurrë mos shtjerë Lotn’ e hidhur e të shkretë, Dhe mos e lërë të bjerë, Naim Frashëri [BN - 220] Po falu në buzët gazë, Dhe në sythit bukurinë, E rriti cazë-nga-cazë, Duke dhënë urtësinë; Naim Frashëri [BN - 221] Epu jetëzën’ e gjatë, Edhe mos i lerë kurrë Pa mëmëzë e pa atë, Dhe në breng e të sëmurë, Naim Frashëri [BN - 222] S’munt t’i shoh të mallëngjyer, A të varfër’ e të mjerë! Dhe të grisur’ e të çqyer! Kurrë, kurrë mos i lerë! Naim Frashëri [BN - 223] Falu gjithë mirësitë, Të rrojnë me nder në jetë, Të mësojnë dituritë, Të bëhenë të vërtetë; Naim Frashëri [BN - 224] Të nderojnë mëmëdhenë, Vjeftënë t’ia lartësojnë, Mbi gjithë botët t’a ngrenë, Si lule t’a zbukurojnë. Naim Frashëri [BN - 225] Edhe pse një hi si ti në dukje jam, Një të madhe flakë, moj, në zemër kam. Naim Frashëri [BN - 226] Larg nga bota më gremisi, ah, kjo Rrotë, Që të tretem në mundime e në lotë, Që një mall të ri të kem mbi mallin e vjetër Pranë ndarjes të shijoj një ndarje tjetër. Naim Frashëri [BN - 227] Gjersa të vinj’e të bjerë Pik’ e shpirtit tim si lumi Në det të math e të gjerë; Zëmrën time s’e zë gjumi. Naim Frashëri [BN - 228] Më dërgoi dhe tek ti Zoti, Që të t’ap jetëz’ e ditë, Të të bije shpirt e dritë, E të bëhesh si qëmoti. Naim Frashëri [BN - 229] Më s’më gjen këtu në botë, po më kërko nd’atë jetë, pranë Zotit të vërtetë. Naim Frashëri [BN - 230] Urdhëro, Zot’i vërtetë! e më dërgo tatëpjetë ëngjëllinë krahzjartë, fjalë-ëmbl’ e këmbëartë. Ti me gojët time fole, Naim Frashëri [BN - 231] [BN - 219]
  • 43. 43udhaeshkronjave.edu.al BESA LIBRI I SHENJTË FALTORJA SHQIPTARE N Pranë Bundës, Moisiut, Në atë bir’it Perëndisë, Pranë Muhamet – Aliut, Lëçin shpirt i Zotnisë! Dushi Jorgobaba [BN - 232] Ku psherëtin dëshir’ e djegur, Në shesh të kuq të Qerbelasë, Mes trimërish shtërgjyshërishte Të shoh tek po m’i bje xhurasë. Lasgush Poradeci [BN - 233] E me të lum, me të përmallshmë Të sjell në dritën e mejtimit Ndaj fërfëllon si yll me flakë Prej shkretëtirës së harimit: Lasgush Poradeci [BN - 234] Qëndroj në tmerr zili’ e botës Se më s’u lodhe dyke ndritur, Se më s’të treti prush’i vojtjes Në kraharorin e zhuritur. Lasgush Poradeci [BN - 235] Po ti me vrap të piraustit Që fluturon në zjarr e flakë, Therorësin’ e vetëvetes E pate dhimbjen më të pakë ... Lasgush Poradeci [BN - 236] O, sikur këng’ e zemrës s’ate Që ligjëroj aq më të kotë, Që veç me fjalë dhembshurije U pat dëgjuar përmbi botë, Lasgush Poradeci [BN - 237] Në gji të çdo mëmëdhetari të mund t’a përtëritte mallë Dhe një të tërë varg dëshirash Q’i thurri mendja jote-e rrallë,- Lasgush Poradeci [BN - 238] Me ç’zë të pastër lavdurimi Do kish bekuar varfëritë! Vaj’ e një çasi-i këngës s’ate Përjetësisht do dil në dritë! Lasgush Poradeci [BN - 239] Po t’u pat thënë short’ e verbër Të përvëlohesh nër padije: Me mijë rreze shkrepëtimi Mezi të ndritish po një fije ... Lasgush Poradeci [BN - 240] Dh’aher’ i dehur prej durimit, Në mall të math të këngës s’ate, Kaq zilitar këpute zemre Ç’më të paçmuarshmë ti pate. Lasgush Poradeci [BN - 241] Dh’u ngrite për në të vërtetën Me fluturim të artit mjeshtër: U drodh alltari jon’ i lashtë Sapo t’a ndjeu të shentën eshtër ... Lasgush Poradeci [BN - 242] Se ngashërim’ e vjershës s’ate Ish mall i fellë-e pa të ngjarë, Posi një krua pastërsije Këndimi yt nër ne pat rarë; Lasgush Poradeci [BN - 243] [BN - 243]
  • 44. 44 Artur Shkurti BESA LIBRI I SHENJTË FALTORJA SHQIPTARE N U pat tërhedhur shpirt’ i kombit N’atë vajtim aq të lënduar Q’e thurri gjuha jote-e-zjarrtë, Dhe balli yt i frymëzuar; Lasgush Poradeci [BN - 245] Se bukuritë-e vetes s’onë Mendimi yt desh të na falë, O! Fjal’ e pikave qiriri, E pika lotëvet o Fjalë! Lasgush Poradeci [BN - 246] Q’ahere dyke shpënë sytë Nga Toskëri’ e Gegërija, Shpesh e më shpesh patm’ëndërruar Si ndrin në famë Shqipëria. Lasgush Poradeci [BN - 247] Mes ligësish armiqërishte Stolismë lulen e vullnetit ... Sbuluam gur margaritari Prej fundit thëthimtar të detit ... Lasgush Poradeci [BN - 248] E m’i çkëlqyer sesa djelli, M’i lum se kohët që më s’janë Filloi për ne ndryshim i motit Me një të pritme të pa anë: Lasgush Poradeci [BN - 249] Ti! Fjalëtor i mallëngjyer! Ti! Këng’ e rritur ndaj selvisë! Ti! O rapsod i lasht’ i kombit, Ti pate pjes-urgjin’ e zisë!- Lasgush Poradeci [BN - 250] A! po n’u trete prej mendimesh Me tëmbla t’ulura nër duar: Në ç’qjell të larg pat gjetur prehje Kjo zemra jote- e përvëluar? Lasgush Poradeci [BN - 251] Nga fluturoi bilbil finoshi Q’e fryri era posi fletë? Ku vanë pendët e pëllumbit Q’e shtiu në dhet mërgim’ i shkretë? Lasgush Poradeci [BN - 252] Sikur të shoh, i tmerrshmë Frashër, Tek po mban zi përgjithmonë, Ti: më besniku trashëgonjës I dashuris’ së vendit t’onë. Lasgush Poradeci [BN - 253] Na vdiqe, Drit, na le o Vlla, T’met’ nat ç’t’man, i lum’ aj dheu! Punt’ ç’i nise, s’t’shkuen vra m’vra, N’bot t’njifen, t’i njef Atdheu. Shtjefën Gjeçovi [BN - 254] Emn’i Jot, s’ka m’u harrue, Sa koh t’ndrrohet gjithësia T’gjith Shqyptart kan me t’bekue, Se për Ty, Shqypnis i erdh dia. Shtjefën Gjeçovi [BN - 255] E kur t’vin koha ç’p’e presim... Vorr’ i Jot ngrehet n’pomendtar Kto fjal, ktij, n’ball do t’ja njesim: “NAIM FRASH’RI A KTU SHQYPTAR!” Shtjefën Gjeçovi [BN - 256] [BN - 245]
  • 45. 45udhaeshkronjave.edu.al BESA LIBRI I SHENJTË FALTORJA SHQIPTARE N U ndritët shpirti në qiell Edhe qoftë për ne ndihmë U bëfshi Hënë e Diell E ndritofshi Shqipërinë. Petro Nini Luarasi [BN - 257] Si ty o Vidhehem, e Mek’ e Arabisë Që kini lerë Muhamet, e Krisht të krishterisë Është për mua Frashëri, vent i Perëndisë Atje ku lerë Naim beu, zemr’ e Shqipërisë! Mihal Grameno [BN - 258] Ay ish ëngëll rënë mi dhe për të ndritur kombinë Edhe ta nzjerrë në liman, si Moisiu me shkopnë Vëllazëri e dashuri, t’u apë e kërkojnë Nga gjumi Shqipërinë, ta xgjojnë e lirojnë. Mihal Grameno [BN - 259] Të qofshim falë atje ku je, o engjell’ i pavdekur Ty që eshtrat kurrë-kush, s’të janë për të tretur! Gëzo ti zemrën e dëfre se farën që ke hedhur U rrënjos mirë e lulëzoi, një pemë fort të çelur. Mihal Grameno [BN - 260] Mi gjitha anët nuku dëgjon, përveç se muziqinë Duke kënduar emrin tënd, ashtu si Perëndinë! Se ti, o ëngjëll tinë na le, të njohëm kombësinë Edhe të vdesëm me gëzim, për mëmë Shqipërinë. Mihal Grameno [BN - 261] Të lutem, o Balt’ e Varrit, Mos i rëndo, lehtësohu, Bëji nder shqiptarit, Dimër verë, lulëzohu. M.A.Përmeti [M.Vejsiu] [BN - 262] Ju mbi të kurrë mos shkelni Se keq i vjen njerëzisë, Rreth e rrotull lule çelni Atij Shënjtorit Shqipërisë. M.A.Përmeti [M.Vejsiu] [BN - 263] Nuk di, është fshehtësira që kalon me fat në duar; Është njoll’ e zez’ e qiellit që lë pas një yll i shuar; Heshtj’ e këngës që pat qarë me një harmoni divine: Po nër bijt e Mëmës s’ate-yll i ndritur yll! me zjarr!- Vetëtim e harmonishmë që pushove nënë varr! Lasgush Poradeci [BN - 264] ... Të përmbysim vetëdijen kur na fton mburim i jetës?! ... Të mendojmë kaqe errët mun në mes të së vërtetës?! ... Ta mjerojmë kuvendimin me kaq helm e kaqe prishmë Kur fillon t’ja thotë shqipja me një hir të perëndishmë?! Lasgush Poradeci [BN - 265] Sepse hir të perëndishmë kish kuvendi yt, Naim, Ajo këng’ e tepërlumtur që më s’pati shëmbëllim; Se mendimi yt kish flakën e kuptimit të kulluar, Goja jote vjershëtore kish një zë të pastërtuar; Lasgush Poradeci [BN - 266] Po ti dridh-u,o! komb i lashtë, me-atë zemërën e gjërë, E në gaz të drithmës sate le të tundet bot’ e tërë! Le të ndritet Shqipëria nën bregor-e nër fushore Si buçet me zë të thjeshtë frym’ e gojës [BN - 267]
  • 46. 46 Artur Shkurti BESA LIBRI I SHENJTË FALTORJA SHQIPTARE N stërgjyshore; Si flet shqip’e lumturuar e bekon me gjith bekimin Vjazërinë- e virgjërinë ... – zemërimin ...- renegimit Lasgush Poradeci [BN - 267] Gjuha: shpirti i shenjt’ i kombit, që kalon dyke kënduar! Gjuha: zjarr ku djeg me dritë një mendim i frymëzuar! Gjuha: afsh’ i gjall’ i jetës! shpat’ e ndritur e lirisë! Gjuha: yll’ i vjershërisë! Gjuha: Verb’ i Perëndisë! Lasgush Poradeci [BN - 268] Se guxove të na thuash me kalem të zi në kartë Mall’ e Math që të pat djegur: Fjalët e Gjuhës së Zjarrtë. Lasgush Poradeci [BN - 269] Atëherë o i shënjtë dolle si Orpheu O Naim! E guxove Me notën shqip shqipen këndove dëshmitar të janë qielli e dheu E Zoti q’e ndëgjoi lutjen q’i drejtove. Isuf Luzaj [BN - 270] Një endje gas e mall të ri mbolle Në fytyrë të bukur në kraharor prej molle dashurija në çifte këngës s’ate u dhurua Nën emrin e femrës Shqipërija u këndua e melodi e shtrënjt e një fyelli të shenjt Shekujt do t’a kenë kujtim Shpirt gjerë i pavdekur shënjtor, o Naim! Isuf Luzaj [BN - 271] Ti je Kisha, je Xhamija, O bashkim për njerëzinë, Je i ardhur nga Perëndija Një Profet për Shqipërinë. Mediha Frashëri [BN - 272] Një rreth ëngjëjsh kordhëtarë, Ty mbi krye lart të ngritnë Ishin burra Shqipëtarë Tok me Ty në Qiej u ngjitnë. Mediha Frashëri [BN - 273] Na ke lënë gjurmën tënde, Fjala jote nuk vdes kurrë, Të kujtojnë këto vende Për Ty qajnë gur e drurë. Mediha Frashëri [BN - 274] O Naim! na bije dritë ... mall të madh e ngashërim O Naim! m’u përcëllove nga një zjarr pa shëmbëllim O Naim! të shkoi të ritë, atje ku është tjetër natë O Naim! të vështroj pyllit, ndaj vë veshin mbi xhuratë Kur mbaroi ... një regëtimë, i tha Zotit Po të vim’ Si Bilbil zemër- copëtuar ... si një Bir si një NAIM! Syrja Minarolli [BN - 275] Pra në botë Me të plotë Do të falemi, O Naim! Fmijve tonë Dhe ma vonë Do t’ia lamë kët’ trashëgim! Mustafa Greblleshi [BN - 276] [BN - 267]
  • 47. 47udhaeshkronjave.edu.al BESA LIBRI I SHENJTË FALTORJA SHQIPTARE N Të falemi, o Dritë, o Yll i Perëndisë! Që me veprat tua, i dhe shije jetës; Të falemi, Naim, o Birë i Shqipërisë! Mësonjës’ i lart’ i shkollës së vërtetës. F.Vokopola [BN - 277] Shpirti Yt’ shprehja e frymës shenjtëruar. Të falemi, Naim, o Yll’ i Shqipërisë, Kujtimi Yt’ qoftë amëshimi i jetës, Të falemi, o Dritë, Dritë e Kombësisë, Qofshë pranë Zotit, burim i së vërtetës. F.Vokopola [BN - 278] Larg këtij dheu frym’ e fundit t’u shpërnda dhe shkoj në Qiell Ibrahim Hasnaji [BN - 279] Por qetsohu pse’ n’Shqipni përmbi t’gjitha fjal’ e jote. Thellë ka hy në fund t’ç’do shpirti qi ka emnin e Arbnorit, Tue fillu n’kërthi t’njomë, me mbarue në gjoks t’malsorit Pa dyshim do t’na udhëheqi sa t’ketë rruzlli stin’ e mote! Ibrahim Hasnaji [BN - 280] Thonë është grisur dorë e Naimit, që si dorë e rrezes gris një errësirë, atje lart në qiell, porsi yll i ndrirë të shoh kryelartë, o shpirti Naimit! Dhimitër Mino [BN - 281] Nuk ndez qiri në çast trishtimi, Kur errësira më pushton, Dhe them “gjersa jeton Naimi Këtu qiriri i tij mjafton”... Dritëro Agolli [BN - 282] Bir i madh i kombit që s’u shemb Nga rrebesh’ i egër shekullor, Ti me zjarr të ligjërimit tënd Ndez flakë shpirtin arbënor. Jorgo Bllaci [BN - 283] Kënga jote kujt s’i zgjon dëshirën T’i flijohet Mëmës Shqipëri? Shpirti i kombit, zgjohu, rrëmbe lirën, Përvëlona gjokset përsëri! Jorgo Bllaci [BN - 284] Të të bënin ty, donin, Shqipëri memece, Por ja, erdhi Naimi, Si yll mbi ty ecte. Ismail Kadare [BN - 285] Dorën e zbehtë Mbi ballë ta vuri, Të të hiqte zjarrllëkun Prej të sëmuri. Ismail Kadare [BN - 286] Pastaj, kur zbardh dita, e shoh përsëri: as në dritën e diellit nuk zbehet, flakë e tij, që digjet në përjetësi. Bilal Xhaferri [BN - 287] Digjeshe ti flakë e bardhë tek i bëje ze pranverës, kur Atdheu s’kish behar, Ti na dhe “Lulet e Verës”. Qazim Sheme [BN - 288] Etje, Etje, Kam etje, Po ku, ku është burimi? Dal jashtë, verbtas, kërkoj Takoj Naimin. Xhevahir Spahiu [BN - 289] [BN - 289]
  • 48. 48 Artur Shkurti BESA LIBRI I SHENJTË FALTORJA SHQIPTARE N I dëgjoi djaloshi këngët, fjalët e dheut të ndritur, tok me qumështin e nënës gjuhën shqipe pati thithur. Ato fjalë që t’i tha zemra, o bilbil, kumbojnë mes nesh; qysh fëmijë, “Mbaj vesh!, tha nëna, dhe babai më tha: “Mbaj vesh”! Futi brenda kraharorit thuaj, siç themi ne ngaherë që kur lindim, gjersa vdesim: “Ti, Shqipëri, më jep nder!...” Xhevahir Spahiu [BN - 290] Gjuh’ e zogjve nëpër djepe, zgjove kombin, dritë derdhe, bilbil i vendeve të mia, bilbil-o, more Naim Shqipëria. Vlorë [BN - 291] Shqipëri, o shkëmb i sertë, ti bilbila i bën djemtë, shekujt vin e vitet shkojnë, Naim, djemtë ligjërojnë. Vlorë [BN - 292] Vallë dergjja jote-e fellë pat pushim e lumtëri? A t’j’u çduk dobare gjumit e përjetëshmeja zi? N’atë varr ku për së fundi mort’ i keq të zu në rrasë, Të çkëlqeu pakmos së largu fush’e ndriçm’ e Qerbelasë? Të këndoj me këngë malli Drini plak e i kulluar? Zot, o! Zot, të qofshim falë që Naimi pat pushuar! Lasgush Poradeci [BN - 293] Vdiq Naimi, vdiq Naimi, moj e mjera Shqipëri! Mendje larti zemërtrimi vjershëtori si ai! Çajupi [BN - 294] Vdiq Naimi, po vajtoni Shqipëtarka, Shqipëtarë! Naimnë kur ta kujtoni, mos pushoni duke qarë! Çajupi [BN - 295] Vdiq Naimi, Naim Beu, vate te zot i vërtetë! Qysh u nda nga mëmëdheu dhe iku e la për jetë? Çajupi [BN - 296] Vdiq Naimi, gjithë thonë, qani turq, qani kaurë! bilbil i gjuhës tonë s’do të dëgjohet më kurrë! Çajupi [BN - 297] Vdiq Naimi, që këndoi trimërinë, Skënderbenë; vdiq Naimi, që lëvdoi dhe nderoi mëmëdhenë! Çajupi [BN - 298] Vdiq Naimi, po ç’të gjeti, o moj Shqipëri e mjerë! Vdiq Naimi, po kush mbeti? Si Naimi s’ka të tjerë. Çajupi [BN - 299] Vdiq Naimi, vdekje e shkretë, pse more të tillë burrë? I ndritë shpirti për jetë mos i vdektë nami kurrë! Çajupi [BN - 300] “Naimi preu shkurret, shkuli ferrat, Pastaj qilizmë truallin punoi; Fidanët mbollën me durim të tjerët Dhe vreshti i bukur shpatin gjelbëroi. Kur vajta unë atje, - ma tha Lasgushi, Një mbrëmje buzë gjolit tek shëtisnim, - [BN - 290]
  • 49. 49udhaeshkronjave.edu.al BESA LIBRI I SHENJTË FALTORJA SHQIPTARE N Hardhitë kishin lidhur vile rrushi, Por, kemi etje! dukej sikur flisnin. Ahere ç’bëra? Nëpër shkëmb të malit, Një brazdë hapa deri tek burimet Dhe më së fundi, ujrat si kristali U derdhën nëpër të me mërmërime.” Si tha këto, mbështeti të dy duart Përmbi bastun, dhe shtoi si nëpër lotë: “E keni radhën ju për ta punuar Këtë të bukur vresht, pa shok në botë, Ta rritni të shëndetshëm, ta selitni, Ta doni si thesarin më me vlerë; Dhe neve, që aty e lamë shpirtin, Na sillni nëpër mend ngandonjëherë! ...” Jorgo Bllaci [BN - 301] Hënë e diell edhe qiell Naim Frashërin a e njihni? Për liri ai përpiqesh, për lirin’ e Shqipërisë. Të lutem, o baltë e varrit, mos iu rënd e lehtësoju, bëni nderin shqipëtarit, dimër, verë lulëzoju. Dhe ju shi, dëbor’ e erë, kini mendjen kur zemrohi, varrin e atij të mjeri shqipëtari, mos ngarkoni, Ju mbi të kurrë mos shkelni, se keq i vjen njerëzisë, rreth e rrotull lule çeli, Ati i shenjt’ i Shqipërisë. Dallëndyshet kudo shkojnë, prej qyteti ku kalojnë, vjershat shqipe që ka thënë, të dëgjojë dhe të zgjohet. Ditën e Shëngjergjit, më njëzet e tri, se ç’u doq dhe Frashëri, Digjeni të shkretin dhe e bëni hi; u doq, u shkretua për këtë Shqipri dhe foshnjat qajnë lajthi më lajthi. Frashër, Përmet [BN - 302] Unë e çmova si ju dhe pas gjurmëve ndoqa Naimin, Ai ma pushtoi dikur si shenjti shpirtin tim dhe mendimin. Dritëro Agolli [BN - 303] Shpirti i dlirë, tungjatjeta, Një stërnip të përshëndet Ti, o tempull me dy veta Një shenjtor e një poet. Pano Taçi [BN - 304] Vështroj tej edhe përhumb, Nëpër tis të poezisë. Ti më rri si një pëllumb Në altar të pavdekësisë. Pano Taçi [BN - 305] Marr lexoj ungjillin tënd, Thyej gjunjët mëkatarë, Edhe ndjej se përnjëmënd Vishem e pastrohem ar. Pano Taçi [BN - 306] Brenda vetes ndjej një himn, Te qiriri yt bëj rit Ç’tmerr që kam shenjti Naim, Fjala jote ma bën dritë. Pano Taçi [BN - 307] Si në ëndrra feks e ndizet, Toka amë siç qe një herë, Presim ne sërish të ngjizet, Katër copash ç’e kanë prerë. Pano Taçi [BN - 308] O Zot një me Perëndinë! N’ini të vërtetë si thonë, Kini kujdes Naimn Se punoi për kombin tonë. Adham Shkaba [BN - 309] Librat’ e Zotëris’ së tija Njeriut i apin shpresë, Rrëfejnë ç’është gjithësija E bëjnë njeri me besë. Adham Shkaba [BN - 310] [BN - 310]
  • 50. 50 Artur Shkurti BESA LIBRI I SHENJTË FALTORJA SHQIPTARE N E mbushin dhe me dëshirë E bëjnë të urt’ e të qetë, Rrëfejnë bukur e mirë Zotn’ e Math e të vërtetë! Adham Shkaba [BN - 311] Emri kurrë mos j’u harroftë Vjershëtorit, Shqipërisë! Shpirti i tij për herë qoftë, Në dritë të Perëndisë! Adham Shkaba [BN - 312] Ej, ti që mban trishtim, Jo, Jo, Jo, mos prit lufto! Bëj dritë si një Naim. Dhe jeto! Alqi Boshnjaku [BN - 313] O vjesht’ e dytë, o mot i tretë, Që na përmbyse një shpirt të bukur, Ku vallë e shputë? Ku vallë e fshehtë? në gji të Zotit! A ku ësht’ futur? Jani Vruho [BN - 314] Shokë e vëllezër, o Shqiptarë! Ky shpirt i shenjtë s’duhet harruar, Se na tregoi udhën e mbarë, I ndritët balta, ku është mbuluar! Jani Vruho [BN - 315] Këto të këqia punë që hoqa dhe po heq unë s’i duron as det, as lumë. dhe kush t’i shohë në gjumë, do të tretet si qiri! Po e kam zemrënë shkëmb këto plagë i kam si gjëmb, po të ishte tjatër komb, do pëlcit të bënte bomb, do shuhej dhe emëri. Koto Hoxhi [BN - 316] Kur isha i vogël, Dy pëllëmbë e pak, Im atë një gështenjë, Preu me merak. Nga gjithë trungu mori, Ç’i duhej për vete, Aq sa mund të bënte, Për mua një djepe. Kur e bëri gati, Për të tundur djepin, Te koka i gdhendi Naimit portretin. Arben Duka [BN - 317] Nëna ime zogë Kur më jipte gji, ç’kishte bërë për mua një ninull flori. Eh, ç’qe ajo ninull, që këndonte Zoga: “M’u rriç biri i nënës, Me flori tek koka!...” Arben Duka [BN - 318] Shpejt kaluan vitet, Si një fllad i lehtë, Pak nga pak fillova, Të këndoja vetë. Atë nina-nana, Që ma thoshte nëna, Desha ta kuptoja, Si ma donte zemra. Floriri i rrallë, Te jastëku im, S’mund të ishte veç, I madhi Naim. Arben Duka [BN - 319] [BN - 311]
  • 51. 51udhaeshkronjave.edu.al BESA LIBRI I SHENJTË FALTORJA SHQIPTARE N Prapë kaluan vitet, Si një fllad i lehtë, Nisa ndonjë këngë Të thurja dhe vetë. Naim zemërmadhi, Thesarin ç’ma hapi, M’i hodhi në dorë, Gjithë florinjtë që pati. Arben Duka [BN - 320] Një e nga një i sollën fshatërët këta gurë të çmuar Për këtë shtëpi të rrallë, Si foshnja të sapolindura i mbanin ndër duar - Kujdes ustallarë! Dhe, ja, tani ... Dikush pluhurat fshin ngadalë, Dikush me manushaqe odën e stolis, E dikush tjetër reciton ngadalë: “O malet e Shqipërisë!” Tani është gati muzeu, Le të vinë vëllezërit në shtëpinë e tyre Dhe vetë dielli vizitor ja behu Malet, gërxhet, fushat, pyjet ... Oh, për këta vëllezër muzeu Qenka i madh sa Atdheu ... Zenel Anxhaku [BN - 324] Si ty o Vidhehem, e Mek’ e Arabisë Që kini lerë Muhamet, e Krisht të krishterisë Është për mua Frashëri, vent i Perëndisë Atje ku lerë Naim beu, zemr’ e Shqipërisë! Mihal Grameno [BN - 325] Eh, moj nënë shpirti Naimi ç’më bëri, Nga ai u vesha, Me flori i tëri. Arben Duka [BN - 321] Sikur të shoh, i tmerrshmë Frashër, Tek po mban zi përgjithmonë, Ti: më besniku trashëgonjës I dashuris’ së vendit t’onë. Lasgush Poradeci [BN - 322] Këtu mbaj erë trëndafil, dhe fjalët i kam këngë. Më mbushet gjoksi me tërfil, selvitë më bëhen këmbë. Këtu kam qejf të kthehem tokë me drurin, lumin, erën, bilbilin, ta kem hollaken hënë mbi kokë – qiriri i Naimit. Kam qejf një plis të jem në Frashër, një gur i fortë që mban qoshet. Kur dielli të më ngrohë krahët të ngrihem e të shkoj poet. Teodor Keko [BN - 323] FRASHËRI [BN - 325]
  • 52. 52 Artur Shkurti BESA LIBRI I SHENJTË FALTORJA SHQIPTARE N Fillon me lutjen e përbashkët të mëngjesit: Zot’ i math e i vërtetë! emri yt qoft’i lëvduar, të qofshim falë për jetë, mos qofshim teje mërguar Falna, Zot, i math ne njerëzinë, Edhe të mirat’ e dashurinë, Vëllazërinë, zemrën’ e qëruar, Mëndjenë pa faj, shpirt të uruar, Bëna të drejtë në këtë jetë, T’urt’e të mirë dhe të vërtetë. (Naim Frashëri) Vijon me leximin e ndonjë prej pjesëve të librit “BESA”. Në orën 11:00 ndizen tri qirinj: një për kujtimin e Naimit, një për mbarësinë apo kujtimin e prindërve dhe një për mbarësinë e fëmijëve. Qirinjtë mund të ndizen në cilindo mjedis të zgjedhur personalisht. Lutja e drekës. Zot’ i math e i vërtetë! emri yt qoft’i lëvduar, të qofshim falë për jetë, mos qofshim teje mërguar Begatoje, o Zot, ti këtë vend! Epu njerëzve të tij ti mbroth e shend! Hi u bëfshin gjithëmon’armiqtë e tij! Gaz përjetë paçin zotërit e tij! (Naim Frashëri) Dreka është festive dhe kalohet në bashkësi. Pasditja është një kohë bujarie e trefishtë: a) njëra bujari duhet të jetë patjetër për fëmijë, (p.sh. dhuratë) b) bujaria e dytë duhet të jetë për institucion (p.sh. një libër për një bibliotekë) c) bujaria e tretë sipas zgjedhjes personale. Lutja e fundit është për fëmijët: Zot’i math e i vërtetë! N’atë sy kurrë mos shtjerë Lotn’ e hidhur e të shkretë, Dhe mos e lërë të bjerë, Po falu në buzët gazë, Dhe në sythit bukurinë, E rriti cazë-nga-cazë, Duke dhënë urtësinë; Epu jetëzën’ e gjatë, Edhe mos i lerë kurrë Pa mëmëzë e pa atë, Dhe në breng e të sëmurë, S’munt t’i shoh të mallëngjyer, A të varfër’ e të mjerë! Dhe të grisur’ e të çqyer! Kurrë, kurrë mos i lerë! Falu gjithë mirësitë, Të rrojnë me nder në jetë, Të mësojnë dituritë, Të bëhenë të vërtetë; Të nderojnë mëmëdhenë, Vjeftënë t’ia lartësojnë, Mbi gjithë botët t’a ngrenë, Si lule t’a zbukurojnë. (Naim Frashëri) Në këtë ditë fëmijët organizojnë festat e tyre. Duke qenë se Naimi kishte një dashuri të veçantë për kafshët, ushqimi i kësaj dite është vegjetarian. Kafshët edhe bagëtinë, që u ka kaqë nevojë, Njëriu duhet t’i shohë, t’i ketë kujdes, t’i dojë. Të mos t’i mundojë kurrë, po si fëmijë t’i kemi, Është mëkat edhe fjalë të ligë për to të themi. Naim Frashëri [BN - ] ADHURIMI I DITËLINDJES SË PROFETIT NAIM FRASHËRI 25 MAJ 1846
  • 53. 53udhaeshkronjave.edu.al BESA LIBRI I SHENJTË FALTORJA SHQIPTARE N Parajsa, kopsht’ ndrejtuar për të mirët është shtruar, s’ta pret mendja, si të thuash me nonj’emrë s’munt t’a quash kur të shohç një vent të gjerë një mirësi të paprerë, një fatbardhësi për jetë, atje dhe Zotth’ i vërtetë, edhe gjith’ata që vanë të dashuritë, që na lanë, dhe ata, që do të lemë në mos qofshinë të rremë. Naim Frashëri [BN - 327] Lum të mirëtë ku venë! sa çpërblim nga Zoti gjenë! Naim Frashëri [BN - 328] PARAJSA DHE SKËTERRA M’anët tjatërë skëterra, mbushurë gjëmba e ferra, një rripë, një shkretëtirë, një natë që s’ka të gdhirë! mjerë të liqt’ atë ditë! djallë gjejn’ e ligësitë, një të madhe errësirë, për ata po s’ka mëshirë, mundonjësit i përpshijnë, edhe në zjart’ i vërvijnë! Naim Frashëri [BN - 329] [BN - 327/9]
  • 54.
  • 55. 55udhaeshkronjave.edu.al BESA LIBRI I SHENJTË FALTORJA SHQIPTARE N Edhe vetëm filli të jesh, mos del udhës njerëzisë, Je bashkë me shpirtin tënt, je përpara Perëndisë. Naim Frashëri [BN -330] [BN - 330]
  • 56. 56 Artur Shkurti BESA LIBRI I SHENJTË FALTORJA SHQIPTARE N FJALA E ZOTIT Perëndija njerin’ e parë e mori pej dore vetë, E zbriti mbi faqet të dheut, q’ish me lulez’e me fletë, Më të drejtënë të themi, mbi faqet të dheut e ngriti, E bëri të zotthin’e dheut edhe kështu e porositi: Nga kjo baltë të kam bërë, rri këtu, në paç uratë, Mos u lodh e mos psho kurrë, po përpiqu dit’ e natë, Sheh si punon gjithësija, ashtu të punosh edhe ti, Të mos rrish kurrë pa punë, e të vësh duartë në gji. Mos u bëj i lik e i keq, i paudh’ e i pabesë, I rrem, i ndyrë, i dëmshim, i rënduar e pa shpresë, Mërgohu nga të këqijat, pej çdo fare ligësije, Pej nakari, pej lakmimi, pej vjedhje, pej marrëzije, Mos vra, mos merr tek s’ke vënë, edhe ki nom dashurinë Bes’ e fe ki urtësinë, të drejtënë, mirësinë. Në bëfsh mirë, liksht s’gjen kurrë, po në bëfsh liksht, mos prit mirë, Ki dëshirë për të mirë, dhe në zëmërë mëshirë, Ji i but’, i urt’, i vjyer, e mos u bëj kurrë makut, I egër’ e i mërzitur dh’i mahnitur e ladut, Mos ju afro dhelpërisë, po së drejtësë ju nis pas; Në dëgjofsh fjalët e mija, do të jesh gjithnjë në gas. Nga gjithë ç’pat gjithësija, të kam dhënë dhe ty pjesë, Në u bëfsh si them, i mirë, emr’i math do të të mbesë. Të kam dhënë mënt, të mësosh, të vërtetën me të ta shohç, Dhe zëmër’ e vetëdijë, të mir’, e të drejtë të njohç, Do të të lë dhe nevojën, udhënë të të tregonjë, Të të ndihnjë më çdo punë, të të psonj’ e të të zgjonjë. Gjithë të mirat që janë, këtu në dhet i kam mbluar, Po gjësendi në shesh s’nxjerr dot pa dirsur e pa munduar, I gjen të gjitha me kohë, po rrëmo thellë e më thellë, Çdo gjë duhet kërkoje, barku i tij do ta pjellë. Sa gjërërazë të vlera do të gjesh ti këtu brenda, Edhe përsipërë soje, e sa do të t’i ket’ ënda! Me fuqit, që të kam dhënë, them që të vinjë një ditë Të marrç udhën e së mirës e të gjesh të madhe dritë, Të març vesh dalengadale sa punëra, që kam bërë, Diell, hënë, yj, dhe, qiej e gjithësinë të tërë! Po që u bëre i urtë, mua më ke afër teje, Ndryshe, - qofsh i mallëkuar, edhe mërguarë meje! Të parit tënë Perëndija këto fjalë vetëm i tha, I fali gjithë të mirat, i dha uratën dhe e la. Naim Frashëri [BN - 331] [BN - 331]
  • 57. 57udhaeshkronjave.edu.al BESA LIBRI I SHENJTË FALTORJA SHQIPTARE N Bes’është Perëndija Për gjithë Shqipëtarët Edhe vëllazërija, Urtësia, të mbarët, Fe është njerëzia. Naim Frashëri [BN - 332] Do udhën’ e Perëndisë? Mos ju mërgo njerëzisë, S’ajy, që do Perëndinë, Bën gjithnjë mirësinë. Nga të ligat kush mërgohet, Te Zot’i math afërohet. Naim Frashëri [BN - 333] Doni fjalën e vërtetë njeriu është kuran vetë, besa është në kraharuar nuk është në kartë shkruar. Naim Frashëri [BN - 334] Me fjal’ e me agjërime Nuk’ e gjen dot Perëndinë, As me kreshm’ e me kungime, Si punojn’ ata që s’dinë. Naim Frashëri [BN - 335] Është ndaj teje i gjallë, Ti e kërkon nëpër gurë, Në të rrem’ e në përrallë, Andaj nuk’ e gjen dot kurrë. Naim Frashëri [BN - 336] Ne e dinim ndryshe, rrugn’ e Perëndisë Pa e lamë dashurin’ ndaj njerëzisë. Naim Frashëri [BN - 337] Ai bir që do njerinë, - ai ka Zot. Naim Frashëri [BN - 338] Po të nderojë njeriu njerinë E ka nderuar dhe Perëndinë. Naim Frashëri [BN - 339] Duaj atën’ edhe mëmën, Të jesh fatbardhë në jetë, Se po të t’apinë nëmën, Kurrë nukë bën përpjetë. Duaj motërn’ e vëllanë, Bëje zakon dashurinë, Duaj atë, që ke pranë, Edhe gjithë njerëzinë. Bëhu qënq i but’ i leshtë, E mos rro si egërsirë, Që të bënesh njeri i fjeshtë, I nderuar’ e i mirë. Naim Frashëri [BN - 340] Fjalëve t’armiqve të egër kurrë mos u vini veshin, Se ata duan gjithmonë, me intriga të urrejtshme, Me çdo mjet ta bëjë fenë vegël të shkatërrimit tonë. Ata duan të na ndajnë për të tyret interesa. Naim Frashëri [BN - 341] Nga e drejta rrugë kurrë mos u ndaj, Të mos thuash: Ç’bëra unë, ah, pastaj. Naim Frashëri [BN - 342] Bëhu shok e mik me gjithë njerëzinë! Naim Frashëri [BN - 343] Mërgo shtypjen, ligësinë dhe mërinë! Naim Frashëri [BN - 344] E si munden që të bëhen pluhur vallë Vepra e mirë, shpirti i dëlirë, zemra e gjallë! Naim Frashëri [BN - 345] [BN - 345]
  • 58. 58 Artur Shkurti BESA LIBRI I SHENJTË FALTORJA SHQIPTARE N Po qe se nuk do njerinë, s’je njeri. Shpirt e zemër s’janë gjë pa dëlirësi. Ndaj nga zemra jote kthehu vështrimplot! Naim Frashëri [BN - 346] Dëlire shpirtin, o ti miku besëdëlirë, Që kështu të gjesh pastaj të Zotit hirë! Naim Frashëri [BN - 347] Ndrite zemrën, mbaje larg nga ligësitë Që të bjerë tek ajo e madhja dritë! ... Naim Frashëri [BN - 348] Te njeriu ke pasqyrn’ e Perëndisë, Ndaj hiq dorë, o njeri, prej ligësisë! Naim Frashëri [BN - 349] Ai që me brumn’ e vuajtjes na gatoi, Zemrën, shpresën dhe durimin e dhuroi. Naim Frashëri [BN - 350] Është i vetëm, i brengosur, i urishëm, Si një gur në mes të lumit të furishëm. Kush e bën atë të qesh i ngazëlluar, Pa dyshim të vetën zemër ka gëzuar. Naim Frashëri [BN - 351] Thelbin tënd s’e di njeriu, moj natyrë, Dhe pse thellë kësaj fushe i ka hyrë. Naim Frashëri [BN - 352] Kjo e gjera hapësirë pa kufi, Kaqë drita dhe të fshehta mban në gji. Naim Frashëri [BN - 353] Veç një njeri shoh pa punë dhe të mjer’ e të brengosur, Të këputur, të mejtuar, të grisur e të rreckosur; Lipën i gjori pa shpresë, se atje e pru përtimi, S’i ka mbetur gas në zemrë, se s’i la vend idhërimi. Është njeri, si dhe neve, po epini, o të pasur, E mos e lini të urët dhe të mjer’ e buzëplasur, Se përtimn’ e zi, që e pruri të gjorin më këtë ditë, Nuk e dimë vetë e zgjodhi, apo ja dhanë perënditë; Edhe për një mizë, kur heq, i vjen keq njeriut të mirë, Zëmëra s’thuhet zëmrë me mos pasurë mëshirë. Naim Frashëri [BN - 354] Pa lodhur e pa këputur, pa djersë e pa mundime Njeriu i gjorë në jetë nukë gjen dot as thërrime! Si të punosh ditë e natë e të bësh ç’duhenë gjithë, Aherë kërko nga Zoti të t’apë bukëz e drithë. Njeri! puno, mos psho kurrë, dhe lark nga makutërija, Zemërënë kije të gjerë, mos ki keq, pa t’ep Perndija. Puna ka duk e uratë, Zot’i math e ka bekuar, Njerinë mbi faqet të dheut e dërgoj për të punuar. Naim Frashëri [BN - 355] Ju shokë, kur pini verën, mos dehi, mos zemërohi, Mos u zihni, mos u shani, mos lëvdohi, mos qërtohi, Se përçmoni Perëndin, q’i ka falur hardhisë rrush, Edhe kërkon dashurinë, e ndodhet pshehtazi ndaj jush; Po gëzohi, prehi, qeshni, duhi, xbaviti, dëfreni, Flisni fjalë të pëlqyer, loni, këndoni, kërceni, Bëjeni zëmërn të gjerë edhe shtoni dashurinë, [BN - 346]
  • 59. 59udhaeshkronjave.edu.al BESA LIBRI I SHENJTË FALTORJA SHQIPTARE N Mirësinë, njerëzinë dhe besën e miqësinë; Se në breng’ e në të keqe, në punë e në të pirë, Mirretë vesh njeriu i lik, njihetë njeriu i mirë. Naim Frashëri [BN - 356] Dhe zemra i gëzohet, pa i faletë Perëndisë Q’e çpërblen punën e djersën e mundimn’ e njerëzisë. Naim Frashëri [BN - 357] Është nj’udhëtar i gjorë, që ka mbetur në dëborë, I kanë ngrirë të mjerit vesh’e goj, e këmb’e dorë; Ngrihet i zoti i shtëpisë, edhe të huajthin e mer E vë në krye të vatrës me njerëzi, me të math nder, Posa e shohënë që vjen, i ngrihen gjithë fëmija, Se të huajnë më derë na e dërgon Perëndija; Pa i bëjnë zjar e ngrohet, edh’e mbajnë me të mirë, I sjellin shtresë të flerë, edhe të ngrën’ e të pirë. Kështu të huajt’ e miqtë njeriu q’është i uruar I pret me krahëror hapur, e i përsjell të gëzuar. Naim Frashëri [BN - 358] A e doni miqësinë edhe dashurinë tonë? Hiqni dorë nga sofizmat, nga gënjeshtrat, nga mashtrimet. Naim Frashëri [BN - 359] Se ky shekull, o vëllezër, është shekulli i dritës, Dhe pa gjuhën dhe pa shkencën, pa shkollën e mbrothësinë, Pa të mjafta dituri, sot asgjë nuk vlen në botë. Naim Frashëri [BN - 360] Lëfton gënjeshtra me të vërtetën Dhe errësira dritën lëftonte Që t’errësonte së gjithash jetën Dhe djallëzija të mbretëronte. Naim Frashëri [BN - 361] Trajstën’ e ke plot me bukë Edhe hiqesh si i mjerë, Dhe ke zën’ e thua nukë E lipën derë më derë. Naim Frashëri [BN - 362] Oh, epni ju që kini! Kush i ndih varfërisë, Ay q’ep, po e dini Q’i huan Perëndisë. T’apim, se vjen një ditë Q’e lemë këtë jetë Dhe gjën’ e bagëtitë, Vemi në të vërtetë, Përpara Perëndisë Që do të na gjykonjë; Urat’ e varfërisë Arrin të na shpëtonjë. Naim Frashëri [BN - 363] Epni t’u falnjë Zoti Juve gjithë të mirat E të mos muntnjë moti T’u sjellë të pahirat. Mba unazat në dorë Pa një farë nevoje! Zonjë! Shumë të gjorë Vdesën për bukë ngoje! Ep t’apë Perëndija Të gjitha mirësitë, Të të kenë fëmija Shëndet e jet’ e ditë. Zot i math’, i vërtetë E gjithë ju të Mirët, Mos e lini përjetë Njerin n’errësirët! Naim Frashëri [BN - 364] [BN - 364]
  • 60. 60 Artur Shkurti BESA LIBRI I SHENJTË FALTORJA SHQIPTARE N Zemëra, q’ësht’ e qëruar Kurdoher’ ësht’ e gëzuar. Naim Frashëri [BN - 365] Mos ji me dy faqe kurrë, Ji i drejt’, i mir’ e burrë. Naim Frashëri [BN - 366] Njerëzija anë mb’anë Janë gjithë një fëmijë: Një mëm’ e një atë kanë, Dhe një shpirt e një vetijë. Naim Frashëri [BN - 367] Shiko faqebardhë të rrosh, E përpiqu të bësh mirë. Edhe me çdo njeri të shkosh I pa dëm edhe i lirë. Naim Frashëri [BN - 368] Kusëria, ligësia, Dhe sa të këqia janë, Edhe gjithë marrëzia Paditjenë mëmë kanë. Naim Frashëri [BN - 369] Mos mesavit e mos përqish, Mos shaj, të rreme mos thuaj, Qëro zëmrënë ligësish. Nga të këqijat u ruaj. Se dëmi me ligësinë E përçmojnë fort njerinë. Naim Frashëri [BN - 370] I dëgjo fjalët e pleqet. Se ata janë të vuar, Edhe punërat’ e jetës një nga një i kanë msuar. Naim Frashëri [BN - 371] Me skamje shum’ e me vjet S’bënesh dot i math vërtet, Po bënesh me urtësi, Me ment e me njerëzi. Naim Frashëri [BN - 372] Mos e kthe fjalën kurrë, Po qëndro më një si burrë. Naim Frashëri [BN - 373] Kohën e çdo pune e ndaj, Çdo punë ka kohën’ e saj. Naim Frashëri [BN - 374] Çdo gjë e verë në vënt të saj, Të mos mundonesh ta gjesh pasdaj. Naim Frashëri [BN - 375] Për çdo gjë që ke dëshirë, Mos pandeh se ësht’ e mirë. Naim Frashëri [BN - 376] Lipset në këtë jetë Të jemi të vërtetë: Perëndinë ta besojmë Njerinë ta nderojmë, Të varfërin ta qasim, Gjësendi të mos ngasim, Si vëllazër të shkojmë, Të ligat t’i harrojmë Të drejtën ta gjejmë, Të mirën ta shpërblejmë, Fajet tona t’i ndreqim, E njeri të mos heqim, Gjithnjë të punojmë, Kurrë të mos përtojmë, Kurrë të mos gënjejmë, Fajëtorë ta ndjejmë, Të jemi të kënduar, Të ditur’ e të msuar, Të rrim e të dëgjojmë, Dhe fjalën ta peshojmë. Naim Frashëri [BN - 377] Sado i pasur të jesh, Punënë të mos e lesh. Naim Frashëri [BN - 378] [BN - 365]
  • 61. 61udhaeshkronjave.edu.al BESA LIBRI I SHENJTË FALTORJA SHQIPTARE N Ka uratë nga Perndija Kush ha me djersët e tija. Naim Frashëri [BN - 379] Mos zërë punë që nuk e bën dot, Se do mundohesh e të lodhesh kot. Naim Frashëri [BN - 380] Zoti vërtet njerinë E bëri të shpenguar, Po i dha urtësinë, Dhe ment për të menduar. Naim Frashëri [BN - 381] Po s’pati njeriu zëmrën të qruar, Shpirtin të mirë e të bekuar, Vetijën e ti të lartësuar. Dhe njerëzinë; Po s’zuri udhën’ e Perëndisë Të marrë gjurmën’ e mbarësisë, Të mos bënjë gjë, veç mirësisë, S’ngjan më njerinë. Naim Frashëri [BN - 382] Po s’zuri të drejtën e të vërtetën, E po s’mori vesh se ç’është jetën, Po s’mbajti besën, po e ktheu fletën Ka djallëzinë. Naim Frashëri [BN - 383] Ki në zemërë mëshirë, Bëhu i urtë dhe me mënt, E mos rro si egërsirë, Po ruaje nderthinë tënt, Të bëhesh njeri i mirë, Dhe i lëvduar më ç’do vent. Naim Frashëri [BN - 384] Pa msuarë dituritë, Nuk e gjen dot Perëndinë, Lipset të kesh shumë dritë, Pa ta shohç q’është tek tinë. Naim Frashëri [BN - 385] Kur të jesh i zëmëruar, Mëndja ësht’ e trumbulluar, Bëj durim sa të kullohet, Se njeriu pastaj pendohet. Naim Frashëri [BN - 386] Lum ay q’ësht i vërtetë, Veç së mirës s’bën gjë tjatër, Se lë emërin përjetë. Dhe i vete Zotit afër. Naim Frashëri [BN - 387] Mos u mburr kurrë me mënt, As me fis e me ergjënt. Naim Frashëri [BN - 388] Do të rrosh me nder mbi dhe? Me të liq mos u përzje. Naim Frashëri [BN - 389] Mos u hiq nga njerëzija, Dhe nga vetij’ e pëlqyer, Se mërgohe nga Perndija, Pa pasdaj del i gënjyer. Naim Frashëri [BN - 390] Të varfërinë ta duash, Sikur do djalënë tënt, Dhe vëlla e bir ta quash, Se Zoti andaj të dha mënt. Naim Frashëri [BN - 391] [BN - 391]
  • 62. 62 Artur Shkurti BESA LIBRI I SHENJTË FALTORJA SHQIPTARE N Ki njohënë të qëruar, Dhe zëmërënë të larë, Shpirtinë të lartësuar, Edhe punënë të mbarë. Naim Frashëri [BN - 392] Përveçse një e vërtetë, Gjësendi s’ka nder në jetë. Naim Frashëri [BN - 393] Njeriu që vetëm për vethe punon, Është si një dru, që pemë s’lëshon. Naim Frashëri [BN - 394] Ki durimn’ e trimërinë, Se shum’ e gjejnë njerinë. Naim Frashëri [BN - 395] Tjatrin mos e gënje, Po të drejtën i rrëfe. Naim Frashëri [BN - 396] Ati puna s’i ka duk, Që e bën për me u duk. Naim Frashëri [BN - 397] Mos u rrëmbe, mos u nxito, S’dueht në çdo kohë çpejtim, Me urtësi, dhe me mejtim, Zërë ç’gjë munt, nuk ç’gjë do. Naim Frashëri [BN - 398] Gjuha është thik’ e prehtë Plag’ e saj nuk është e lehtë. Naim Frashëri [BN - 399] Shumë njerës gjuha mundon Ca të tjerë i turpëron. Naim Frashëri [BN - 400] Mos lerë punën për pasdaj, Çdo kohë ka punën’ e saj. Naim Frashëri [BN - 401] Miku njihet, q’është mik, Në të keq e në rrezik. Naim Frashëri [BN - 402] Trupi shëndoshet me të punuar, Mëndja ndritohet me të mësuar. Naim Frashëri [BN - 403] Folë kur është nevojë, Pa nevoje mos hap gojë. Naim Frashëri [BN - 404] Po s’bëre një të mirë në botë, Jetën’ e bëre dëm, vate kotë. Naim Frashëri [BN - 405] Mos thuaj kurrë atë që s’ta pret, Njeriu peshonet me fjalët që flet. Naim Frashëri [BN - 406] Ç’fjalë të thuash atëzë dëgjon, Gjithnjë do gjesh atë që kërkon. Naim Frashëri [BN - 407] Atë gjë, që ti ndruhesh pej asaj, Qysh kuxuake t’ia bësh tët vëllaj? Naim Frashëri [BN - 408] Atë që i bën t’yt eti, Ta preç nga yt bir edhe ti. Naim Frashëri [BN - 409] E mir’ e mëmës kurrë s’çpërblehet, Si mjer’ ajy q’e bën të pshonjë, Mos e bëj kurr të mallëngjehet, Dhe të të nëmnjë e të të mallkonjë. Naim Frashëri [BN - 410] [BN - 392]
  • 63. 63udhaeshkronjave.edu.al BESA LIBRI I SHENJTË FALTORJA SHQIPTARE N Thuaj fjalën’ e mirë, E bëj punën e mbarë. Gënjeshtra mos thuaj, E gjë që s’ka të ngjarë. Naim Frashëri [BN - 411] Kurrë mos qesh me shokë, Munt që të vjen më kokë. Naim Frashëri [BN - 412] Gjithë njerëzit, që janë, Vëllezër janë të tërë, Një mëm’ e një atë kanë, Nga një baltë janë bërë. Naim Frashëri [BN - 413] Një që bën liksht, mirë s’gjen, Jeta njeriut ja çpërblen. Naim Frashëri [BN - 414] Mos gënje, se të mësojnë, Pa pastaj më s’të besojnë. Naim Frashëri [BN - 415] Duhet të rronç i vërtetë, Pa të lësh emër për jetë. Naim Frashëri [BN - 416] E vërteta dhe e drejta kurdo njihen, E shtrembëra dhe gënjeshtra nuk pshihen. Naim Frashëri [BN - 417] A do të arrësesh djalën? Mos thua vetëm fjalën, Bej mirë të të shohë, Që të mirën ta njohë. Naim Frashëri [BN - 418] Duhet që nga vogëlija, Bërë zakon mirësija. Naim Frashëri [BN - 419] Mos dëgjo tjatërin ç’thotë, Po shiko se ç’bën në botë, Mos e pyet se ç’gjë beson, Po i shih punën që punon. Naim Frashëri [BN - 420] Njeriu nga shokët njihet, Rrushi sheh rrushn’ edhe nxihet, Andaj të ligut, mos ju qas, E së ligës mos i hiq pas. Naim Frashëri [BN - 421] Ay që hiqet i math, edhe mbahet rëndë, E ka mendjen të vogël, e të lehtë pëndë. Naim Frashëri [BN - 422] Mos vërë kurrë nakar, Të djek zëmrën, është zjarr. Naim Frashëri [BN - 423] Punëtori s’varfërohet, Përtesi s’bëhet i pasur, I ligu kurrë s’nderohet, I pabesi s’është i dashur. Naim Frashëri [BN - 424] Mos i bëj njeriu në jetë Gjë që s’do ta pësonç vetë. Naim Frashëri [BN - 425] Më i mir’i njerëzisë, Ësht’ i zot’ i mirësisë. Naim Frashëri [BN - 426] Kohën e kurse, Se vet’ e më s’vjen, Shkon e më s’e gjen, Ikën e të le, Me pun’ e fiton, Pa punë dëm shkon. Naim Frashëri [BN - 427] [BN - 427]