O slideshow foi denunciado.
Seu SlideShare está sendo baixado. ×

Bullizmi ne shkolle.pptx

Anúncio
Anúncio
Anúncio
Anúncio
Anúncio
Anúncio
Anúncio
Anúncio
Anúncio
Anúncio
Anúncio
Anúncio
Próximos SlideShares
Bulizmi ne shkolle...!!!!
Bulizmi ne shkolle...!!!!
Carregando em…3
×

Confira estes a seguir

1 de 16 Anúncio

Mais Conteúdo rRelacionado

Mais recentes (20)

Anúncio

Bullizmi ne shkolle.pptx

  1. 1. Bullizmi në Shkollë SHMLP “Ymer Prizreni”
  2. 2. Çfarë është fenomeni Bullizëm Dhuna ndërmjet fëmijëve (bullizmi) është një formë e sjelljes agresive në të cilën dikush qëllimisht dhe në mënyrë të përsëritur i shkakton lëndim ose shqetësim një personi tjetër.
  3. 3.  Disa nga shenjat kur një fëmijë paraqet “viktimën” e bullizmit :  Vetëvlerësimi i ulët,  Shmangie sociale ,  Mosbashkëveprim me të tjerët,  Humb interesin për detyrat që i caktohen nga mësuesi,  Ç`rregullime të gjumit dhe të ngrënit,  Shfaq agresivitet pa kuptim,  Qan, dhe shfaq trishtim.
  4. 4.  Disa raste specifike kur ndodh bullizmi : • Fëmija merr ofendime, sharje dhe kërcënime, • I vënë pseudonime , • E shtyjnë, e gjuajnë, • E ofendojnë mbi racën, seksin ose fenë e tij, • Përhapin fjalë dashakeqe rreth tij , • Flasin me kode kur është i pranishëm, duke e izoluar nga fëmijët e tjerë, • Merr sms, e-mail ose telefonata fyese, • I vjedhin ose i fshehin librat, parat ose gjërat e tjera personale, • E detyrojnë të bëjë gjëra që nuk do t`i bëjë.
  5. 5. Kjo sjellje merr forma të ndryshme të mëposhtme: 1.Bullizëm fizik, i cili është bullizmi që merr formën e abuzimit fizik (p.sh. grushtimin, shkelmimi, goditje të formave të ndryshme, shtytje, të pështyerit, vjedhje ose shkatërrim i sendeve a i pronës, si p.sh. vjedhje e lekëve, vjedhje ose shkatërrim i librave, i veshmbathjeve etj.). Bullizmi fizik është tipik për meshkujt, por nuk përjashtohet as te femrat, të cilat mund të jenë viktima të tij, por edhe pjesëmarrëse aktive, pra agresore. 2.Bullizëm verbal (p.sh.: ngacmimi, sharjet, kërcënimi, përhapja e thashetheme dashakeqe, nofkat ofenduese etj.). Qëllimi i tij kryesor është degradimi i viktimës. Në shumë raste bullizmi verbal është veti e vajzave, të cilat e përdorin atë, si dhe teknikat e përjashtimeve sociale, për të sunduar të tjerët dhe për të treguar epërsinë dhe pushtetin e tyre. 3.Bullizëm social (p.sh., duke lënë një ose disa nxënës jashtë lojërave apo grupit bashkëmoshatar, duke i shpërfillur apo duke mos i ftuar në festat e klasës apo të shkollës, prishja e miqësisë etj.)
  6. 6. 4.Bullizëm seksual (p.sh. sjellje seksuale e padëshiruar fizike ose verbale, që përfshin pohime seksuale eksplicite dashakeqe ose shënime seksualisht diskriminuese dhe kontakte të padëshirueshme fizike që bëhen nga dikush në një mjedisi edukativ që janë fyese dhe të pakëndshme për nxënësin dhe bëjnë që ai të ndjehet i turpëruar ose në siklet, ose ndërhyn në rezultatet e tij akademike etj.). 5.Bullizëm virtual/ kibernetik, i cili është bullizmi që ndodh nëpërmjet dërgimit të mesazheve të bezdisshme, shqetësuese dhe kërcënuese përmes telefonit apo internetit, nëpërmjet shërbimeve të rrjeteve sociale. Agresorët kibernetikë mund ta fshehin veten e tyre, kështu që viktimate tyre provojnë mbi kurrizin e tyre edhe sulme anonime. Në përmbajtjen e këtij lloji bullizmi mund të futen edhe format e bullizmit emocional të ushtruar nëpërmjet kibernetikës, futen edhe thashethemet, postimi i informacioneve private, përjashtimi i dikujt nga faqja onlajn (on line), kontakti i padëshiruar kibernetik etj. Meqë interneti dhe rrjetet sociale onlajn po rriten, një gjë e tillë çon edhe në rritjen e bullizmit kibernetik, i cili mund të jetë po aq shkatërrues sa edhe bullizmi tradicional. 6.Bullizëm racist, i cili është bullizmi që u drejtohet njerëzve të një race ose kulturë të veçantë.
  7. 7. FORMAT E BULLIZMIT NË SHKOLLË Mësuesit ndaj nxënësve. Nxënësit ndaj mësuesit. Nxënësit ndaj nxënësve.
  8. 8. Dhuna fizike  Përfshin dhunën fizike ndaj një personi  Është më e hasur në institucionet arsimore  Agresori zakonisht është më i madh se viktima, ose sulmi ndodh ne grup  Ideja e sulmeve të tilla është që agresori të ketë superioritet ndaj viktimës. Dhuna verbale  Përdorja e fjalëve te pahijshme  Bëhet për të përqesh dhe vënë në lojë nje person  Ngacmimi mund të ketë si subjekt aparencën, stilin e jetesës, racën etj.  Shumica e dhunës verbale bëhet për të ulur një person tjetër dhe për tu dukur më lart se të tjerët. Dhuna kibernetike  Është përdorimi i teknologjisë së informacionit për të dëmtuar apo ngacmojnë njerëzit e tjerë në mënyrë të qëllimshme, të përsëritur, dhe armiqësor.
  9. 9. Disa nga arsyet kryesore se përse fëmijët janë viktima të bulizmit: PAMJA E JASHTME STATUSI SOCIAL PËRKATËSIA FETARE ORIENTIMI SEKSUAL RACA DHE KOMBËSIA
  10. 10. EFEKTET E BULLIZMIT Efektet kryesore që ka bullizmi te viktimat janë: 1. Largimi nga shkolla. 2. Probleme psikologjike. 3. Probleme fizike. 4. Ndjesia e përjashtimit. 5. Tension në marrëdhënie me të tjerët. Efektet që ka bullizmi tek agresori janë: 1. Sjellje antisociale dhe të dënueshme. 2. Probleme me marrëdhëniet. 3. Probleme me agresivitetin dhe probleme psikologjike. 4. Bullizmi si një mënyrë zgjidhjeje.
  11. 11. Ana është 13 vjeç dhe jeton me bashkëmoshatarët e saj. Për të kujdesen edukatorët, psikologia dhe mësuesit. Anës ka filluar të mos i pëlqejë shkolla edhe pse me parë i pëlqente shume. Njëra nga mësueset e shkollës sillet keq me të, e ofendon dhe e bën të ndihet keq.
  12. 12. Një vajzë 16 vjeçare thotë: Ai më gjen gjithmonë numrin e telefonit dhe më kërcënon. Nëse nuk lidhem me të ai do të më rrahi. Më thotë gjëra të tmerrshme dhe mendoj që jam fajtore për këtë sepse në fillim kam qenë unë ajo që doja të flisja. Ndjehem shumë fajtore dhe kam shumë frikë...........

×