Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)

INDIVIDI
PERBALL SHTETIT
E P O K A M O D E R N E
ANTARËT PUNËT
• Rexhino Kovaci Cinizmi modern, nga individët te shoqëria
jonë sot!
• Suada Meta Njeriu dhe shteti, Jacques Maritain!
• Xhina Sinani Taksat dhe detyrimet nga shteti!
• Xhonatan Preci Artikull! (Njeriu dhe shteti: sistemi i
refuzimit)
• Francesko Lushla Shteti dhe karateristikat e tij!
• Fabjan Zenelaj Individi më i fortë se shteti
TEMAT QE DO TE DALLOJME!
• Cinizmi modern
• Cinizmi në politikë
• Cinizmin sot
• Arrogancë pushteti
• Perspektivat
• Njeriu dhe shteti, Jacques Maritain (Mbi librin)
dhe (Mbi autorin)
• Shoqëria dhe shteti
• Zhvillimi tekniko-teknologjik
• Shfaqja e ideologjive ekstreme
• Indoktrinimi i individëve
• Ideologjite
• Amerika dhe Shqiperia si prijëse e këtij sistemi
• Shteti dhe të drejtat e njeriut
• Filozofe te ndryshem mbi doktrinen e tezes se
shtetit
• Krijimi i shtetit
REFERENCAT
• Interneti
• Filozofia 11 PEGI
• Libri: Njeriu dhe shteti, nga Jacques Maritain!
• Artikuj : https://sot.com.al/opinion-editorial/cinizmi-modern-nga-individ%C3%ABt-te-
shoq%C3%ABria-jon%C3%AB-sot / / /
https://sot.com.al/node?page=3045&Itemid=omromuizk / / /
https://telegrafi.com/shteti-dhe-te-drejtat-e-njeriut/ / / /
https://www.google.al/search?q=individi+dhe+shteti+modern&oq=individi+&aqs=chr
ome.3.69i57j35i39j0l4.4112j0j7&sourceid=chrome&ie=UTF-8 / / /
• Libri: Psikologjia 12 PEGI
FALENDERIMET!
• Falenderojm te gjithe grupin e 3-te I cili ka kontribuar ne marrjen e informacioneve
dhe me shpalosjen e tyre dhe liderin Rexhino Kovaci ne permbledhjen dhe redaktimin
e tyre.
• Grupi I dyte na ka ndihmuar gjithashtu me marrjen e te dhenave dhe statistikave te
paraqitura me poshte.
SHENIME!
• Disa nga pjesetaret e grupit tone nuk kane kontribuar ne perfundimin e projektit te
filozofise me temen: Individi perballe shtetit (Epoka Moderne)
• Projekti perfundoi me date: 07/05/2018 dhe u dorezua me email ne date: 07/05/2018
• Cinizmi modern nuk ka lidhje kaq të
mëdha me kohën e vjetër të lindjes së tij,
me shkollën filozofike të Antistenit dhe
Diogjenit të Sinopës. Sidomos ky i fundit,
ishte eksponenti më i rëndësishëm që ju
dha një “moral” të përbuzjes së të gjithë
rrymave filozofike kundërshtare. Kjo
kohë e shikonte cinizmin si model i jetës
së lirë të rrugës, pavarësisë së saj, ishte
indiferente nga nevojat dhe pasionet dhe
besnike vetëm ndaj drejtësisë së moralit.
Punoi: Rexhino Kovaci
• Në kohët moderne, cinizmi është
një sjellje ose gjendje mendore e
karakterizuar nga një mosbesim i
përgjithshëm nga motivimet
përtej vetes. Po pra, në bindjen se
qëniet njerëzore janë egoistë prej
natyrës, të drejtuara dhe
qeverisura nga emocionet,
fortësisht të influencuara nga
instiktet e tyre primitive, që kanë
ndihmuar qeniet njerëzore të
mbijetojnë në kohët prehistorike.
Ky vizion mbi natyrën njerëzore
shumë më tepër se sa në autorët
antikë, janë pjesë e kohës së
autorëve modernë si Machiaveli
dhe Hobbes. Normalisht janë
gjendje e mizantropisë dhe
nihilizmit ekstrem. Por sigurisht
janë të temperuar (aksioni kimiko
fizik i forcimit të sipërfaqes dhe
materialit) me anën e sarkazmës
dhe ironisë. Sot akoma më tepër
ekzagjerohet kjo gjë, duke futur
dhe humorin e zi dhe
makabritetin (shikoni disi
politikën tonë si flet dhe sillet)
shpeshherë në politikë në mënyrë
të fortë dhe alogjike. Një cinik
“profesionist” nuk ka besim dhe
po ashtu as shpresë te raca
njerëzore, ose dhe te personat që
janë të motivuar nga ambicja,
dëshira etj. Pastaj dalin dhe
pasojat si skepticizmi me anësitë
pesimizëm dhe anti pozitivizmin
akut. E njerëzit të tillë ka në
rangjet e larta të politikës,
mendimit filozofik, akademizmit
dhe padyshim tanimë shoqëria
jonë, cinizmin e ka bërë mënyrë
jetese. Me të drejtë apo pa të
drejtë, një pjesë e madhe e
mendimtarëve tanë dhe po ashtu
pjesë e politikës dhe letërsisë janë
pothuaj të tillë. Një nga njerëzit
më të fortë dhe si kapacitet dhe si
model është Konica, sidomos kur
shikonte një shoqëri që
prodhonte vese dhe individë të
hurit dhe litarit jashtë kodekseve
perëndimore. Por cinikë të zinj
kanë qenë në gjendje alarmante
dhe sundimtarët e pjesëve të
kohës së këtij populli. Shumica e
tyre ka pasur sarkazmën, humorin
e zi dhe bindjen e thellë, se nuk
mund të kesh besim se gjërat
ndryshojnë në këtë shoqëri dhe
këtë vend për mirë. Po kanë pasur
vetëm arsyen e sundimit me anë
të alogjizmave dhe cinizmit më të
zi që mund të ketë prodhuar një
shoqëri në rritje si kjo e jona, që
shpesh ka rezultuar model në
rënie të vazhdueshme.
Punoi: Rexhino Kovaci
CINIZEM NE POLITIKE!
• Cinizmi në politikë i shërben vetëm sundimit dhe është një mur i lartë dhe i trashë
kundër demokracisë dhe besimit, te kjo e fundit. Të tillë cinikë janë kundra rregullave
në thelb dhe si pasojë kundra ligjit që është rregulli më i madh dhe më i imponuar në
demokraci. Në mënyrë të fortë kundra pasionantëve dhe njerëzve me botë të
iluminuar, që duan të lëvizin në rrafshin kombëtar shoqërinë shqiptare përpara- ata
vinin si “demokratë dhe sundonin si autokratë”. Kanë qenë kundra njerëzve që
pasionohen me punën dhe mendimin përparimtar dhe kundra besimit të tyre, për ta
shpërndarë këtë besim dhe frymëzim psikologjik në popull. Kryeciniku dhe
kryemaskarai ka qenë Enver Hoxha në horrorin e tij të madh politik - që bënte keq me
fytyrë të qeshur. Po ashtu e shoqja ose Nexhmija, është cinikja më e madhe dhe një
armike më e madhe se i shoqi për popullin e vet ose “derrat” sikundër ajo i quante në
fund të diktaturës, por që kështu i kishte parë si model jo zhvillimi që kur ishte më e re.
Edhe Ramiz Alia, sigurisht më i mirë disi se këta të dy ishte një super cinik i
pashërueshëm.
Punoi: Rexhino Kovaci
• Por sot, ne jemi katandisur në një popull cinik. Po, nihilist dhe sarkastik, deri në arrogancën e
makabritetit për veten. Kush shan më shumë shqiptarët për qënie të pazhvilluara - se sa veten
shqiptarët?! Në tavolina, përpara një teke rakie, ne bëjmë copë-copë shoqërinë tonë moralisht dhe
politikisht. Kush më tepër se sa shqiptarët (akoma më shumë se serbët dhe grekët ne shqiptarët)
shajnë dhe demulojnë veten e tyre, në sytë dhe veshët e të huajve? Ne pra - kot fare sa takojmë një të
huaj, shajmë vendin dhe shoqërinë tonë! Pa na pyetur ai fare. E bëjmë këtë për të treguar sa “mbrapa
jemi dhe sa vuajmë nga kjo retrokultura dhe jo qytetërimi ynë epileptik”! Jemi shndërruar në një
shoqëri cinike dhe arrogante në këtë lloj gjendje psikologjike, sa jo vetëm në biseda të vogla, por dhe
në takimet e mëdha politike - politikanët tanë super cinikë, egoistë dhe servilë, edhe kur nuk është
nevoja bëjnë punën e djallit me veten, pa prezencën e këtij të fundit! Cinizmin sot e rrisin si në pushtet
dhe ka bërë dreqi “vaki” akoma më shumë opozita?! Nuk mund të ketë opozitë politike më cinike dhe
përbuzëse ndaj çdo gjëje që ndodh sot në Shqipëri. Në saj të luftës “pa kompromis” me pozitën, në saj
të ngutjes së madhe për pushtet, nuk ngurojnë as për psikologjinë e nxirjes dhe të pikturës makabër
dhe sarkastike, që i bëjnë vendit dhe shoqërisë, ku dhe vetë bëjnë pjesë. Shqiptarët sot shohin vetëm
anët negative, pikturojnë vetëm errësirën dhe tunele që nuk kanë dritë në fund. Shqiptarët sot në saj
të “filmave horror” që bën politika, jetojnë cinizmin më të madhe shoqëror, që në fakt, është një
gjendje patologjike dhe e sëmurë rëndë, e cila bën keq çdo ditë. Kjo gjendje është e përgjithshme dhe
tashmë shoqëria është një cinizëm i përgjithshëm politik që vetëm fyen veten. Ky cinizëm dhe
nihilizëm, ka bërë dhe atë mosbesim pothuaj të drejtë të shoqërisë tonë, se kjo klasë politike po e
shkatërron vendin dhe se nuk është më model për të pasur besim. Në fakt shoqërinë e ka mësuar
vetëm politika të jetë pikërisht cinike dhe individët sipër saj të jetë dhe ato kështu. Kjo gjë është
transmetuar tashmë plotësisht edhe poshtë në shtresat më të ulta të shoqërisë.
Punoi: Rexhino Kovaci
KONKLUZIONI I ARRITUR!
• Mirëpo është fatkeqësi. Sepse rreth 15 vite me regjimin e Zogut cinizëm dhe arrogancë
pushteti, por dhe prishje tentativash për shtet normal (në fakt ishte shteti pak fare më
normal) e modern. Pastaj 45 vite cinizëm brutal dhe diktaturë cinike, ku nuk shkon më keq
se sa kaq - nga Enveri. Pastaj 25 vite Berisha-Nano etj., etj., mbas tyre, cinizëm anarkik dhe
bajraktarësh në pasurim, e bëjnë këtë shoqëri që mos dalë kurrë nga spiralja e cinizmit
masiv, me elementë të horrorit kundra njëri tjetrit. Tani cinizmi politik ka arritur majat e tij,
duke formuar monstra të pasuruara maksimalisht dhe me tepri në këtë vend. Tani cinikët
arrogantë po tentojnë për herë të fundit, të dëmtojnë fillimin e pastrimit nga pasuritë e
vjedhura dhe cinizmat anti ligj. Po po, duan të dëmtojnë Vetingun përfundimisht dhe biles
kanë bërë plane për kryengritje popullore me idetë cinistike të dramës së madhe
tragjikomedi të një populli të vogël. Sigurisht, edhe për këtë ka një plan dhe njerëzit për ta
bërë. A do t’ja arrijnë? Sigurisht që nuk jam dhe nuk do të jem kurrë kaq cinik që të them –
jo jo, as këtë nuk jemi të zot ta bëjmë! Për keq po, besojmë të gjithë se cinizmi ynë është në
të njëjtën gjatësi vale me keqdashësinë tonë. Po, po - gjithsesi qëllon nganjëherë që ja
arrijmë të fitojmë kundra dhe vesit tonë numër një!
Punoi: Rexhino Kovaci
NJERIU DHE SHTETI, JACQUES
MARTIN
Jacques Maritain është një nga studiuesit më të shquar mbi idetë moderne të marrëdhënies midis personit dhe
Shteti. Ky koleksion i eseve shqyrton vendin dhe rolin e shtetit, zhvillimin e idesë së
të drejtat e njeriut, dhe nevojën për dialog ndërkombëtar. Cila formë duhet të marrë ky bashkëpunim ndërkombëtar?
Cilat institucione janë të nevojshme për këtë bashkëpunim? Njeriu dhe Shteti është një nga eksplorimet e para të
lidhje në konceptin tonë modern të shtetësisë, të drejtave të njeriut dhe dinjitetit të patjetërsueshëm të personit.
Rreth Jacques Maritain
Jacques Maritain (1882-1973), filozof francez dhe mendimtar politik, ishte një nga eksponentët kryesorë të
Thomism në shekullin e njëzetë dhe një përkthyes me ndikim të mendimit të Shën Toma Akuinas.
Jacques studiuar në Lycée Henri IV (1898-99) dhe në Sorbonne, ku ai përgatiti një licencë në
filozofia (1900-1901) dhe në shkencat natyrore (1901-1902). Jacques u martua në vitin 1904. Menjëherë pas,
nëpërmjet ndikimit të shkrimtarit Léon Bloy, ai dhe gruaja e tij kërkuan pagëzimin në Kishën Katolike Romake
(1906). Ai u bë një figurë e shquar e mendimit katolik, duke shkruar disa libra mbi filozofinë politike. ai
u zhvendos në Shtetet e Bashkuara në vitin 1940 dhe mësoi në Princeton dhe Kolumbi. Në 1960 Maritain u kthye në
France. Pas vdekjes së gruas së tij atë vit, Maritain u zhvendos në Toulouse, ku jetonte me një besimtar
por, Vëllezërit e Vogël të Jezusit. Ai vazhdoi të shkruante gjatë kësaj kohe. Ai vdiq në Toulouse më 28 prill,
1973.
Suada Meta
SHENIME!
• Në këtë ekstrakt filozof francez francez Jacques Maritain nuk është kritik për shtetin, por
për faktin se shteti e ka bërë veten sovran absolut të organit politik (shoqërisë). Duke
vepruar kështu, ajo ka kthyer kokën poshtë marrëdhëniet midis qenieve njerëzore dhe
shtetit, duke e bërë mjetet e vjetra në shërbim të këtij të fundit.
• Kjo ndodhi, sipas Maritainit, gjatë Revolucionit Francez, kur fuqia u zhvendos nga Mbreti
tek Kombi dhe Kombi u pa si një person superior që quhej Shteti Shtetëror.
• Ky tekst i shkurtër është pjesë e një libri që sistematizon gjashtë ligjërata të dhëna nga
Maritain në dhjetor 1949 në SHBA nën kujdesin e Fondacionit Charles R. Walgreen për
Studimin e Institucioneve Amerikane.
Suada Meta
• Shteti nuk është mishërimi suprem i Ideës, siç besonte Hegeli; shteti nuk është një lloj
mbikëqyrës kolektiv; shteti është vetëm një agjenci që ka të drejtë të përdorë pushtetin
dhe detyrimin dhe përbëhet nga ekspertë ose specialistë të rendit dhe mirëqenies
publike, një instrument në shërbim të njeriut. Vendosja e njeriut në shërbim të atij
instrumenti është perversioni politik. Personi njerëzor si individ është për trupin politik
dhe organi politik është për personin njerëzor si person. Por njeriu nuk është aspak për
shtetin. Shteti është për njeriun.
• Kur themi se shteti është pjesa më e lartë në trupin politik, kjo do të thotë se është më
e lartë se organet e tjera ose pjesët kolektive të këtij trupi, por kjo nuk do të thotë se
është më e lartë se vetë organizmi i trupit. Pjesa si e tillë është më e ulët se e tërë.
Shteti është më i ulët se organi politik në tërësi dhe është në shërbim të trupit politik
në tërësi. A është shteti edhe kreu i organit politik? Vështirë, sepse në qenie njerëzore,
kreu është një instrument i fuqive të tilla shpirtërore si intelekti dhe vullneti, të cilin i
gjithë trupi duhet t'i shërbejë; ndërsa funksionet e ushtruara nga shteti janë për
organin politik dhe jo për trupin politik.
Suada Meta
• eoria që unë sapo përmblodha dhe që e konsideron Shtetin si një pjesë ose një instrument të trupit
politik, në vartësi të tij dhe i pajisur me autoritet më të lartë, jo me të drejtën e vet dhe për hir të vet,
por vetëm me virtyt dhe me shtrirja e kërkesave të së mirës së përbashkët, mund të përshkruhet si një
teori "instrumentaliste", duke krijuar nocionin e vërtetë politik të Shtetit. Por ne jemi të ballafaquar me
një nocion tjetër, nocionin despotik të shtetit, bazuar në një teori "substanciale" ose "absolutiste".
Sipas kësaj teorie shteti është subjekt i së drejtës, dmth. Një person moral dhe rrjedhimisht një tërësi ,
si rezultat ajo është mbivendosur në trup politik ose është bërë për të absorbuar plotësisht trupin
politik dhe gëzon pushtet suprem në sajë të së drejtës së tij natyrore, të patjetërsueshme dhe për hir
të vet.
• Sigurisht që për çdo gjë ka një tendencë instiktive të madhe dhe të fuqishme - dhe një tundim të
veçantë - të rritet përtej kufijve të vet. Fuqia ka tendencë për të rritur fuqinë, makina e fuqisë tenton
vazhdimisht të shtrihet; makina supreme ligjore dhe administrative tenton drejt vetë-mjaftueshmërisë
burokratike; do të dëshironte ta konsideronte veten një fund, jo një mjet. Ata që specializohen në
punët e tërësisë kanë një prirje për të marrë veten për të gjithë; shtabet e përgjithshme për të marrë
veten për të gjithë ushtrinë, autoritetet e Kishës për të gjithë Kishën; shteti për tërë trupin politik. Në të
njëjtën mënyrë, shteti tenton të sjellë në vetvete një të mirë të veçantë të përbashkët - ruajtjen dhe
rritjen e saj të vetin - të dallueshme nga rendi dhe mirëqenia publike që janë fundi i saj i
menjëhershëm, dhe nga e mira e përbashkët që është fundi i saj përfundimtar. Të gjitha këto fatkeqësi
janë vetëm raste të tepërt "natyrale" ose abuzimi
Suada Meta
KONKLUZIONI!
• Pika që duhet theksuar është kjo. Për demokracitë sot, përpjekja më urgjente është të zhvillojë
drejtësinë sociale dhe të përmirësojë menaxhimin ekonomik botëror dhe të mbrohet nga kërcënimet
totalitare nga jashtë dhe zgjerimi totalitar në botë; por ndjekja e këtyre objektivave do të përfshijë në
mënyrë të pashmangshme rrezikun për të pasur shumë funksione të jetës shoqërore të kontrolluar nga
shteti dhe ne do të detyrohemi në mënyrë të pashmangshme të pranojmë këtë rrezik, për sa kohë që
nocioni ynë i shtetit nuk është riparaqitur fondacionet e vërteta dhe të vërteta demokratike dhe për aq
kohë sa trupi politik nuk ka ripërtërirë strukturat dhe vetëdijen e vet, në mënyrë që njerëzit të jenë më
të efektshëm të pajisur për ushtrimin e lirisë dhe Shteti mund të bëhet një instrument i vërtetë për të
mirën e përbashkët të gjithë. Atëherë vetëm ajo agjenci shumë e lartë, e cila bëhet nga qytetërimi
modern gjithnjë e më shumë i nevojshëm për njeriun në përparimin e tij politik, shoqëror, moral,
madje edhe intelektual dhe shkencor, nuk pushon në të njëjtën kohë një kërcënim për liritë e personi
njerëzor, si dhe inteligjenca dhe shkenca. Atëherë vetëm funksionet më të larta të shtetit - për të
siguruar ligjin dhe për të lehtësuar zhvillimin e lirë të trupit politik - do të rivendosen dhe ndjenjën e
shtetit do të rifitohen nga qytetarët. Atëherë vetëm shteti do ta arrijë dinjitetin e vërtetë, i cili nuk vjen
nga pushteti dhe prestigj, por nga ushtrimi i drejtësisë.
Suada Meta
SHTETI I TAKSAVE DHE TAKSAT PËR
SHTETIN
• Sigurisht që taksat janë produkt i sistemit që zgjodhëm vetë. Ato tashmë janë fakt i jetës dhe të
domosdoshme për kthimin e tyre në investime e shërbime. Diku ato aplikohen si taksa të
përgjithshme, diku specifike, diku tjetër të
• drejtpërdrejta ose të tërthorta etj. “Vdekjes dhe taksave nuk u shpëton dot”, ka thënë një President
amerikan. Rritja e shpenzimeve dhe keqmenaxhimi i financave publike, detyrojnë shpesh qeverinë të
rishikojë politikat fiskale, pra taksat, ti rrisë ato ose të sajojë taksa të reja, gjithmonë këto në emër të
reformave. Politikat monopoliste dhe ato fiskale kanë patur ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e
familjeve shqiptare, e cila çdo ditë e më tepër po bëhet më e varfër për shkak të barrës fiskale që
detyrohen ato të përballojnë. Amnistia fiskale rrezikon mospagimin e taksave. Ajo u shfaq si ide gjatë
fushatës elektorale dhe ju dha karakter politik si shumë masa të tjera, legalizimet etj.
Sipas qeverisë, amnistia do të gjenerojë për ekonominë shqiptare miliarda euro. Amnistia pra u
konceptua si një ligj që i fal biznesit mëkatet që ka bërë për fshehjen e të ardhurave, mospagimin e
taksave e gjobave dhe për tu pastruar do ti duhet atyre që i posedojnë këto të ardhura të paligjshme,
të paguajnë një prim ose taksë, e cila do ti shërbejë për nxjerrjen e qeverisë nga kriza ekonomike nga
ku është futur. Taksa e sheshtë e cila nuk përfaqëson asgjë përveç taksimit në nivelin 10 % të tatimit
mbi fitimet dhe tatimit mbi të ardhurat personale, ka rënduar jo pak të ardhurat personale të familjeve
shqiptare.
Xhina Sinani
• Kjo masë në fakt edhe pse rriten pagat, ka bërë që “de
facto” të ulen të ardhurat. Tashmë kjo ide po tentohet
të ndryshohet. Kemi një kalim nga sistemi i taksave të
sheshta të ulta mbi të ardhurat pra mbi fitimin, në taksa
progresive. Shqiptarët po përballen me një fluks rritjeje
të çmimeve të karburanteve në vend prej fillimit të këtij
viti. Aktualisht çmimet e tyre variojnë nga 165-175 lekë
litri, pra afro dy dollarë litri. Kësisoj rezulton se çmimi i
tyre edhe pse vendi më i varfër në Europë, të jetë më i
shtrenjti në kontinent. Nëse situata e politikave fiskale
dhe i rregullimit të tregut nuk do të ndryshojë, atëhere
do të përballemi me rritje të tjera të mëtejshme.
Ekspertët thonë se arsyet kryesore janë masat
shtrënguese të qeverisë që do të thotë referenca
doganore ka bërë që tregtarët të rishikojnë çmimet në
funksion të interesit të këtij biznesi. Ekspertët
pretendojnë se çmimet e referencës duhet të
rishikohen duke u bazuar në vlerat reale të tregut dhe
jo të mbushet arka e shtetit në kurriz të konsumatorit.
Vlen të theksohet se rritja e çmimit të karburantit ka
dhënë impakt negativ dhe në shitjet e automjeteve të
reja në Shqipëri. Tashmë kryeministri i vendit deklaroi
se një pjesë e aksit rrugor nga Miloti në Morinë do t’i
jepet me koncesion një shoqërie private e specializuar
në mirëmbajtjen e rrugëve. Kjo do të thotë që qeveria
deri në fund të vitit ose më saktë duke filluar nga 1
janari i vitit 2019 do të vendosë taksa rrugore në këtë
segment dhe më vonë në segmente të tjera.
Xhina Sinani
VENDIMI
• Vendimi për të zbatuar këtë masë dhe justifikimi në emër të marrëveshjes që ka
qeveria me IFC (një nga sektorët e Bankës Botërore) nuk është i bazuar për shkak se
rruga edhe pse e inaguruar disa herë, nuk ka përfunduar akoma. Për ti ardhur në
ndihmë lexuesit, më lejoni që të bëj me dije se superstradës Durrës-Kukës-Morinë i
mungojnë rrjetat mbrojtëse, ndriçimi publik, sinjalistikat vertikale dhe horizontale,
mbikalimet dhe nënkalimet dhe shumë aksesorë të tjerë që plotëson rrjetin rrugor.
Aksidentet që kanë ndodhur në këtë segment, janë një dëshmi e argument i
padiskutueshëm. Dhënia me koncesion me kaq nxitim dhe aspak transparent të bën të
dyshosh aq më tepër që nxitimi mban parasysh si prioritet koncesionerin e huaj edhe
pse janë krijuar kushte dhe mundësi financiare ta bëjë një kompani shqiptare.
Sigurisht, si specialist i vjetër i transportit edhe unë jam dakord që të taksohen disa
rrugë duke mbajtur parasysh dhe aspektet sociale që ka vendi dhe drejtuesit e
automjeteve, duke hequr në këtë mënyrë taksat e përvitshme të regjistrimit dhe ato të
qarkullimit që paguhen sot, por jo në këtë moment. Deri tani reformat e zbatuara nga
qeveria nuk kanë sjellë asgjë të re, përkundrazi shpesh kanë krijuar probleme me
shërbimet e tyre.
Xhina Sinani
KONKLUZIONI!
• Mburrjet me investimet e lëna përgjysmë, duke varfëruar popullin dhe duke rritur
papunësinë, taksat e gjithçka tjetër nuk bëjnë gjë tjetër vetëm e shtojnë krizën.
Indiferentizmi ndaj kontrollit të çmimeve në treg, paaftësia e Autoritetit të Konkurrencës
si institucion që duhet të kontrollojë e dënojë spekulimet në treg e bëjnë më prezent
varfërinë e shqiptarëve. Sigurisht që shteti ka nevojë për taksa e para dhe ne jemi të
gatshëm të paguajmë por vetëm atëhere kur ato bëhen transparente dhe paratë e
taksapagueseve kthehen në investime e shërbime. Politikat e reformat duhet ti
nënshtrohen një studimi të hollësishëm sepse vetëm atëhere ato bëhen efektive dhe
kthehen në dobi të popullit si posedues i pasurisë kombëtare, në të kundërtën ato bëhen
pa efektivitet dhe për një grup njerëzish që më së paku i takojnë pushtetit.
Xhina Sinani
NJERIU DHE SHTETI: SISTEMI I
REFUZIMIT
• Historiku rajonal i shoqërisë pa shtet dhe i
shtetit kundër shoqërisë, në rrethana të
ndryshme, në dilema po kështu të ndryshme,
është i gjerë, dhe ato gjetën rrugën e
refuzimit të nënshtrimit përmes
vetorganizimit, me theks të veçantë të
organizimit të jetës sociale. Madje, në këtë
rrugëtim të gjatë, pa e njohur dhe ditur
fundin e tij, kjo formë organizimi social e
kulturor mundësoi dhe fuqizoi tashmë jo
vetëm mendësinë dhe mundësinë e refuzimit
ndaj nënshtrimit, por edhe atë të organizimit
dhe rikonfigurimit politik dhe ekonomik, për
çka Berishaj nënvizon faktin se “solidariteti
imponohet si koncept qendror, si mekanizëm
integrues dhe homogjenizues i grupit
shoqëror”.
Xhonatan Preci
• Vetëm përmes rrugës së solidaritetit, krijohej
mundësia e integrimit të individit në grup
dhe grupi mund të mbijetonte dhe të
funksiononte përmes vullnetit të individit
dhe gatishmërisë së tij për të qenë
pjesëmarrës, qoftë në rrafshin
kontributdhënës, qoftë në atë të veprimit
dhe qëndrimit në pozicionin e tij të
paluhatshëm për ruajtjen e vlerave
identitare. “Solidariteti ishte elementi
qendror i strukturës farefisnore dhe vlerë e
dëshmisë së integrimit të plotë të individit
në grup”.
Xhonatan Preci
KONKLUZIONI
• Derisa të gjithë kufijtë janë të rëndësishëm, por edhe të parëndësishëm në një formë,
madje rëndësia e tyre sa vinte e shtohej nga një anë dhe sa zhytej në pakuptimësi nga
ana tjetër; një fakt ishte tashmë i pamohueshëm, të gjithë kufijtë tashmë kishin lëvizur,
edhe ata kulturorë, socialë, arsimorë, politikë. Kjo sidomos në një rrethanë të tillë kur
në thelb rrezikohej Qenia dhe të Qenit e një shoqërie. Pa dyshim se studimi i akademik
Anton Kolë Berishajt, në gjithë zbrazëtitë e studimeve nga kjo fushë në kulturën
shqiptare, vë hap të rëndësishëm sociologjik drejt një përgjigje socioantropologjike e
historiko-politike ndaj kësaj teme.
Xhonatan Preci
SHTETI DHE KARATERISTIKAT E TIJ!
• Lidhur me shtetin dhe lindjen e tij kan egzistuar një mori teorissh të cilat e kan shpjeguar apo
interpretuar lindjen e shtetit në mënyra të ndryshme , e sit ë tilla mundë të përmendim këto teori:
• *teoria teologjike- lindjen e shtetit e shpjegon si rezultat i vullnetit të zotit, pëfaqësues i kësaj teorie ka
qenë Shën Augustini me veprën “Dei Civitas Dei” –mbi shtetin e zotit.
• *teoria organike- lindjene shtetit e shpjegon si një organizëm i gjallë shoqëror, ndërsa vetë shtetin si si
organ drejtues të këti organizmi, përfaqësues i kësaj teorie ishte Herbert Spencer.
• *teoria e forces- e shpjegon lindjen e shtetit si rezultat i fitores së një grupi shoqëror përball një grupi
tjetër, ose e shfaros ose e nënshtron atë grup.
• *teoria e kontratës shoqërore- e shpjegon lindjen e shtetit, si rezultat i marrëveshjes së dy grupeve të
ndryshme shoqërore, të cilat për shkak të pronës private, armiqsohen aq shumë sa që bëjnë
luftë gjerë në asgjësim. Mirëpo fatëmirësisht lindë arsya e shëndosh dhe grupet shoqërore bëjnë
marrëveshje (kontrat), për ta themeluar shtetin dhe në këtë mënyr i zgjidhin problemet, përfaqësues i
kësaj teorie, ka qenë Zhan Zhak Rouso dhe Tomas Hobbse, me veprat “Kontrata
Shoqërore” ZH.ZH.R dhe “Leviatani” T.H
• *teoria markësiste- lindjen e shtetit e shpjegon si rezultat i luftës se dy klasave antagoniste ndërmjet
veti te dy formacioneve të ndryshme ekonomike-shoqërore, përfaqësues i kësaj teorie ishte Karl Max.
Francesko Lushkaj
KARATERISTIKAT!
• Përvec karakteristikave te lartëtheksuara, cdo shtet i ka edhe funksionet e veta të cilat janë të përshkruara
me kushtetut, si akti më i lartë juridiko-politik i shtetit.
• Funksioni parësor i shtetit është, krijimi i siguris dhe stabilitetit të mbrendshëm, për të gjithë qytetarët e saj,
dhe njëkohësisht, edhe krijimin e një rendi dhe një sistemi të sjelljeve dhe mardhënjeve shoqërore, të
përcaktuara me ligjë, funksioni kryesor i shtetit, është siguria e sovranitetit dhe integritetit territorial të tij.
• Me zhvillimin e demokracis, edhe shteti si i till demokratizohet, ne ketë aspekt ndikim të madhë kanë patur
pikëpamjet e Wolterit dhe Monteskeut, të cilë hudhën iden e ndarjes së psuhteteve me ç’rast në masë të
madhe do të frenonin keqpërdorimin e shtetit, që në faktë do të thotë lind ideja e frenimit të shtetit,
permes ndarjes së pushteteve, dhe kjo ndarje bëhet sipas këtij parimi në:
• *legjislativ- i cili nxjerr ligjet në parlament;
• *ekzekutiv-i cili bënë zbatimin e këtyre ligjeve;
• *gjyqësor-i cili bënë zbatimin dhe kontrollimin të realizimit të ligjeve të egzekutuara.
• Kjo ndarje është karaktersitik e demokracive parlamentare. Me qenëse lindja e shtetit është proces historic
me të cilën ka kaluar shteti si i till edhe ai ka zhvillimin historik të tij të ngjashëm në te cilën ka kaluar edhe
shoqëria njerëzore.
Francesko Lushkaj
KONKLUZIONI!
• Pavarësisht nga forma dhe qeverisja e tyre shtetet mundë të jenë: pakë, ose shumë
*demokratike, pak, ose shumë *autokratike, *diktatoriale, *totalitar.
• Funksionimi i shtetit demokrtatik karakterizohet me ndrjen dhe ballansimin e
pushteteve të të gjithë niveleve, që është parakusht themelor i funksionimit të
shtetit të së drejtës , nënkuptohet, respektimi i ligjit dhe siguria e liris së individit, dhe
pjesëmarrja e tij në jetën politike pa e cënuar asnjë e drejt individuale apo kolektive.
• Ndërkaq mos respektimi i ligjit, cënimi i siguris dhe liris individuale nënkupton*shtetin
policor. Në vendet e ndryshme ku funksionon shteti i së drejtës , gjyqësia është e
pavarur dhe në këtë rast politika nuk mund të ndërhy në vendimet e saj.
Francesko Lushkaj
INDIVIDI MË I FORTË SE SHTETI
• Zhvillimi tekniko-teknologjik, shfaqja e ideologjive ekstreme, indoktrinimi i individëve nga këto ideologji përtej kufijve
nacional përmes internetit dhe rrjeteve sociale ka bërë që individi të bëhet më i fortë sesa shteti dhe sfiduesi më i madh i
sigurisë në shtet.
Bota me procesin e globalizimit është bërë më e ndërvarur, më e vogël dhe më e pasigurt, kjo pasi që kufijtë dhe diferencat
mes shteteve janë tkurrur, dhe kështu jemi duke u përballur me sfida globale si epidemitë, ngrohja globale, terrorizmi etj e
të cilat mund të zgjidhen vetëm me një bashkëpunim ndërkombëtar. Pra shteti sot është bërë më i ndërvarur nga tjetri,
siguria dhe mirëqenia e tij varet edhe nga shtetet tjera.
Globalizimi përveç të mirave që ka sjellë si në aspektin e zhvillimit ekonomik e të lirive individuale ka zgjuar edhe shumë
pakënaqësi tek popujt e ndryshëm të botës, duke kundërshtuar kështu dominimin e kulturës perëndimore në raport me
kulturën tradicionale, humbjen e sovranitetit të shtetit, konkurrencën jo lojale nga korporatat multinacionale si dhe politikat
denigruese të FMN-së dhe mekanizmave tjerë ndërkombëtar.
Amerika si prijëse e këtij sistemi ka krijuar armiq të ri dhe kështu ka ushqyer ideologjitë ekstreme dhe nacionalizmat që të
zgjohen në kundërshtim të këtij sistemi që sipas tyre është sistemi më i keq i cili të varfëritë i bënë edhe me të varfë e të
pasurit edhe me të pasur.
Këto grupe ani pse e kundërshtojnë procesin e globalizimit , ato mjaft mirë shfrytëzojnë dhe falë këtij procesi arrijnë të
shtrijnë ideologjinë e tyre në tërë globin, duke krijuar kështu grupe që me një urdhër nga organizata që bënë pjesë pa
pasur asnjëherë kontakte fizike binden që të kryejnë sulme terroriste të cilat as shtetet me të forta nuk po munden t’i
parandalojnë.
Fabjan Zenelaj
• Grupet e tilla kanë një organizim tejet të
sofistikuar ku përmes rrjeteve sociale
dhe videove në internet arrijnë të
indoktrinojnë individ shumë shpejt dhe
kështu shtrohet pyetja se si është e
mundur që këto ligjërata disa muajshe
po sfidojnë shkollimin 15 vjeçar që
individët marrin në shkolla, pra si është e
mundur që njeriu me shkollim mbi 15
vjeçar të binden për të vrarë njerëz
vetëm me disa ligjërata apo thirrje nga
grupet terroriste.
Është kjo një pyetje që kërkon qasja
shumë disiplinare për të ardhur deri tek
një përgjigje e saktë
Fabjan Zenelaj
KONKLUZIONI
• Së pari duhet të ndalemi tek lloji i mjeteve që përdorin këto ideologji për të bindur
individët. Këto grupe përdorin besimin fetar si anën më të ndjeshme të besimtarëve duke
proklamuar veprimet e tyre në emër të ruajtjes së identitetit të tyre fetar, pastaj mungesa
e rolit edukues( Shkollat nuk arrijnë të vetëdijësojnë individët që nuk duhet vrarë) që
duhet të luajnë shkollat, mos aftësia e shtetit për t’u kujdesur për mirëqenien e individëve
dhe kështu këta individ kërkojnë mbështetje tek këto grupe të cilat kanë kohezion të
madh social si dhe mungesa e një organizimi të mirëfilltë të jetës së individëve, me një
laramani aktivitetesh të cilat nuk lëjnë kohë për aktivitete të tjera ilegale sepse siç e thotë
edhe Michel Foucault njerëzit nuk lindin kriminel, shoqëria është ajo që i bënë të tillë.
Pra sot vëmendja është tek individi, tek aftësia e tij që të shkatërroj gjithçka në emër të
ideologjisë që i përket duke sfiduar kështu sigurinë e shtetit më shumë sesa armiqtë
shtetëror të jashtëm që do të thotë se procesi i globalizimit vetë i ka ushqyer këtë
ideologji dhe tani është shumë sfiduese reduktimi apo zhdukja e këtyre ideologjive
ekstreme.
Fabjan Zenelaj
PERFUNDIMI!
• Faleminderit ne arritjen tuaj ne faqen e fundit te projektit, shpresoj te kemi
ndergjegjesuar ndopak ndonjerin prej nesh dhe te jemi te gatshem ne zgjidhjen e
problemeve shoqerore.
• Ju ftojme te ndiqni nje nga muziket me interesante dhe domethense te shekullit 20
• Lideri: Rexhino Kovaci
• Punoi: Rexhino Kovaci
• Redaktoi: Rexhino Kovaci
• Punoi ne Powerpoint: Rexhino Kovaci
• Ndarja e puneve: Rexhino Kovaci
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)
1 de 31

Recomendados

Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boterore por
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boteroreKontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boteroreXheni Marku
109.9K visualizações9 slides
Projekt Fizik - Elektriciteti por
Projekt Fizik - ElektricitetiProjekt Fizik - Elektriciteti
Projekt Fizik - ElektricitetiMarinela Abedini
45K visualizações21 slides
Filozofia gjate shekullit XVII por
Filozofia gjate shekullit XVIIFilozofia gjate shekullit XVII
Filozofia gjate shekullit XVIIDenisa Caushi
6.7K visualizações5 slides
Hebrenjtë në Shqipëri por
Hebrenjtë në ShqipëriHebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në ShqipëriDonikaLici
39.1K visualizações13 slides
Ekonomia e Shqiperise por
Ekonomia e ShqiperiseEkonomia e Shqiperise
Ekonomia e ShqiperiseAron Neli
13.3K visualizações12 slides
Zbatimet e elektricitetit ne jeten e perditshme dhe Aparatet matese te elektr... por
Zbatimet e elektricitetit ne jeten e perditshme dhe Aparatet matese te elektr...Zbatimet e elektricitetit ne jeten e perditshme dhe Aparatet matese te elektr...
Zbatimet e elektricitetit ne jeten e perditshme dhe Aparatet matese te elektr...Edward Newgate
37.7K visualizações25 slides

Mais conteúdo relacionado

Mais procurados

Projekt; Gjeometria ne programet shkollore e jeten e perditshme por
Projekt; Gjeometria ne programet shkollore e jeten e perditshmeProjekt; Gjeometria ne programet shkollore e jeten e perditshme
Projekt; Gjeometria ne programet shkollore e jeten e perditshmesidorelahalilaj113
53K visualizações27 slides
PROJEKT/KIMI •HEKURI SI ELEMENT KIMIK por
 PROJEKT/KIMI •HEKURI SI ELEMENT KIMIK PROJEKT/KIMI •HEKURI SI ELEMENT KIMIK
PROJEKT/KIMI •HEKURI SI ELEMENT KIMIKKleaHaka
5.4K visualizações10 slides
shkrimtaret e brezit te humbur por
shkrimtaret e brezit te humburshkrimtaret e brezit te humbur
shkrimtaret e brezit te humburFialdoMema
47K visualizações12 slides
Zbatimet e valeve ne teknik dhe ne jeten e perditshme por
Zbatimet e valeve ne teknik dhe ne jeten e perditshmeZbatimet e valeve ne teknik dhe ne jeten e perditshme
Zbatimet e valeve ne teknik dhe ne jeten e perditshmeErhan Luma
23.4K visualizações19 slides
Matematika ne jeten e perditshme por
Matematika ne jeten e perditshmeMatematika ne jeten e perditshme
Matematika ne jeten e perditshmeAna Ana
150.7K visualizações15 slides
Ngrohja globale por
Ngrohja globaleNgrohja globale
Ngrohja globaleKristjana Llolli
51.3K visualizações8 slides

Mais procurados(20)

Projekt; Gjeometria ne programet shkollore e jeten e perditshme por sidorelahalilaj113
Projekt; Gjeometria ne programet shkollore e jeten e perditshmeProjekt; Gjeometria ne programet shkollore e jeten e perditshme
Projekt; Gjeometria ne programet shkollore e jeten e perditshme
sidorelahalilaj11353K visualizações
PROJEKT/KIMI •HEKURI SI ELEMENT KIMIK por KleaHaka
 PROJEKT/KIMI •HEKURI SI ELEMENT KIMIK PROJEKT/KIMI •HEKURI SI ELEMENT KIMIK
PROJEKT/KIMI •HEKURI SI ELEMENT KIMIK
KleaHaka5.4K visualizações
shkrimtaret e brezit te humbur por FialdoMema
shkrimtaret e brezit te humburshkrimtaret e brezit te humbur
shkrimtaret e brezit te humbur
FialdoMema47K visualizações
Zbatimet e valeve ne teknik dhe ne jeten e perditshme por Erhan Luma
Zbatimet e valeve ne teknik dhe ne jeten e perditshmeZbatimet e valeve ne teknik dhe ne jeten e perditshme
Zbatimet e valeve ne teknik dhe ne jeten e perditshme
Erhan Luma23.4K visualizações
Matematika ne jeten e perditshme por Ana Ana
Matematika ne jeten e perditshmeMatematika ne jeten e perditshme
Matematika ne jeten e perditshme
Ana Ana150.7K visualizações
Ngrohja globale por Kristjana Llolli
Ngrohja globaleNgrohja globale
Ngrohja globale
Kristjana Llolli51.3K visualizações
Komunizmi ne shqiperi por Elton Gjoka
Komunizmi ne shqiperiKomunizmi ne shqiperi
Komunizmi ne shqiperi
Elton Gjoka49.3K visualizações
Ndikimi i kultures osmane ne Shqiperi por FlavioHabilaj
Ndikimi i kultures osmane ne ShqiperiNdikimi i kultures osmane ne Shqiperi
Ndikimi i kultures osmane ne Shqiperi
FlavioHabilaj67K visualizações
Shqiperia ne OKB por Durim Krasniqi
Shqiperia ne OKBShqiperia ne OKB
Shqiperia ne OKB
Durim Krasniqi10K visualizações
Gazeta e shkolles por Mirsad - New
Gazeta e shkolles Gazeta e shkolles
Gazeta e shkolles
Mirsad - New9.9K visualizações
Komunizmi ne Shqiperi por Denis Lezo
Komunizmi ne ShqiperiKomunizmi ne Shqiperi
Komunizmi ne Shqiperi
Denis Lezo44.2K visualizações
PROJEKT tema:hekuri por romina balla
PROJEKT tema:hekuri PROJEKT tema:hekuri
PROJEKT tema:hekuri
romina balla57.9K visualizações
Ndërtimi i bazës së të dhënave në programin Access por Rexhino Kovaci
Ndërtimi i bazës së të dhënave në programin AccessNdërtimi i bazës së të dhënave në programin Access
Ndërtimi i bazës së të dhënave në programin Access
Rexhino Kovaci5.2K visualizações
Projekti me instrumente muzike por S Gashi
Projekti me instrumente muzikeProjekti me instrumente muzike
Projekti me instrumente muzike
S Gashi30.8K visualizações
Projekt gjeografie klasa 9 por S Gashi
Projekt gjeografie klasa 9Projekt gjeografie klasa 9
Projekt gjeografie klasa 9
S Gashi22.9K visualizações
Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti. por enerisaloti
Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.
Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.
enerisaloti58.6K visualizações
Elementet kimik ne trupin tone projekt kimi por Facebook
Elementet kimik ne trupin tone  projekt kimiElementet kimik ne trupin tone  projekt kimi
Elementet kimik ne trupin tone projekt kimi
Facebook76.4K visualizações
Gazeta e shkolles por Valeria Baçi
Gazeta e shkollesGazeta e shkolles
Gazeta e shkolles
Valeria Baçi148.1K visualizações
Syprina e katërorit dhe drejtkëndëshit por Adelina Fejzulla
Syprina e katërorit dhe drejtkëndëshitSyprina e katërorit dhe drejtkëndëshit
Syprina e katërorit dhe drejtkëndëshit
Adelina Fejzulla124.3K visualizações
Iluminizmi por FialdoMema
IluminizmiIluminizmi
Iluminizmi
FialdoMema11.8K visualizações

Similar a Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)

Mexhid yvejsi përse e pranuam fenë islame por
Mexhid yvejsi   përse e pranuam fenë islameMexhid yvejsi   përse e pranuam fenë islame
Mexhid yvejsi përse e pranuam fenë islameLibra Islame
1.3K visualizações58 slides
Fatos Aliu ``Sekretet E Sundimit Te Botes`` por
Fatos Aliu ``Sekretet E Sundimit Te Botes``Fatos Aliu ``Sekretet E Sundimit Te Botes``
Fatos Aliu ``Sekretet E Sundimit Te Botes``Adriatik Rexha
1.3K visualizações55 slides
Islami dhe Nacionalizmi por
Islami dhe NacionalizmiIslami dhe Nacionalizmi
Islami dhe Nacionalizmiamarstafa
90 visualizações81 slides
Nikolla nikollov komploti boteror por
Nikolla nikollov   komploti boterorNikolla nikollov   komploti boteror
Nikolla nikollov komploti boterorLibra Islame
637 visualizações292 slides
Komploti Boteror por
Komploti BoterorKomploti Boteror
Komploti Boterorguest41e4e
521 visualizações292 slides
WikiLeaks – Dadaizëm Politik - Shkurtuar por
WikiLeaks – Dadaizëm Politik - ShkurtuarWikiLeaks – Dadaizëm Politik - Shkurtuar
WikiLeaks – Dadaizëm Politik - ShkurtuarBujar Kapllani
100 visualizações5 slides

Similar a Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)(20)

Mexhid yvejsi përse e pranuam fenë islame por Libra Islame
Mexhid yvejsi   përse e pranuam fenë islameMexhid yvejsi   përse e pranuam fenë islame
Mexhid yvejsi përse e pranuam fenë islame
Libra Islame1.3K visualizações
Fatos Aliu ``Sekretet E Sundimit Te Botes`` por Adriatik Rexha
Fatos Aliu ``Sekretet E Sundimit Te Botes``Fatos Aliu ``Sekretet E Sundimit Te Botes``
Fatos Aliu ``Sekretet E Sundimit Te Botes``
Adriatik Rexha1.3K visualizações
Islami dhe Nacionalizmi por amarstafa
Islami dhe NacionalizmiIslami dhe Nacionalizmi
Islami dhe Nacionalizmi
amarstafa90 visualizações
Nikolla nikollov komploti boteror por Libra Islame
Nikolla nikollov   komploti boterorNikolla nikollov   komploti boteror
Nikolla nikollov komploti boteror
Libra Islame637 visualizações
Komploti Boteror por guest41e4e
Komploti BoterorKomploti Boteror
Komploti Boteror
guest41e4e521 visualizações
WikiLeaks – Dadaizëm Politik - Shkurtuar por Bujar Kapllani
WikiLeaks – Dadaizëm Politik - ShkurtuarWikiLeaks – Dadaizëm Politik - Shkurtuar
WikiLeaks – Dadaizëm Politik - Shkurtuar
Bujar Kapllani100 visualizações
Komploti boteror - Nikola Nikolov por Berat Gashi
Komploti boteror - Nikola NikolovKomploti boteror - Nikola Nikolov
Komploti boteror - Nikola Nikolov
Berat Gashi3.8K visualizações
Mr. Ukshin HOTI - FILOZOFIA POLITIKE E ÇËSHTJES SHQIPTARE por Marjan DODAJ
Mr. Ukshin HOTI - FILOZOFIA POLITIKE E ÇËSHTJES SHQIPTAREMr. Ukshin HOTI - FILOZOFIA POLITIKE E ÇËSHTJES SHQIPTARE
Mr. Ukshin HOTI - FILOZOFIA POLITIKE E ÇËSHTJES SHQIPTARE
Marjan DODAJ5.5K visualizações
Sociologjija eshte shkenc e cilla mirret me studimin e shoqris net e gjitha f... por kulla 2010
Sociologjija eshte shkenc e cilla mirret me studimin e shoqris net e gjitha f...Sociologjija eshte shkenc e cilla mirret me studimin e shoqris net e gjitha f...
Sociologjija eshte shkenc e cilla mirret me studimin e shoqris net e gjitha f...
kulla 201039K visualizações
Kundër asimilimit por JURIST
Kundër asimilimitKundër asimilimit
Kundër asimilimit
JURIST186 visualizações
CLIRIMI I SERBISE PREJ KOSOVES - Ismail Kadare por Marjan DODAJ
CLIRIMI I SERBISE PREJ KOSOVES - Ismail KadareCLIRIMI I SERBISE PREJ KOSOVES - Ismail Kadare
CLIRIMI I SERBISE PREJ KOSOVES - Ismail Kadare
Marjan DODAJ1.1K visualizações
Gazeta jemi edhe ne nr 45 shkurt 2014 por ALB-AID Kukes
Gazeta jemi edhe ne nr 45 shkurt 2014Gazeta jemi edhe ne nr 45 shkurt 2014
Gazeta jemi edhe ne nr 45 shkurt 2014
ALB-AID Kukes5.2K visualizações
Dr. rexhep qosja takimi i madh por Libra Islame
Dr. rexhep qosja   takimi i madhDr. rexhep qosja   takimi i madh
Dr. rexhep qosja takimi i madh
Libra Islame840 visualizações
Nje artikull nga Foni DILO: Me rastin e dites se "refugjatit politik" por Marjan DODAJ
Nje artikull nga Foni DILO: Me rastin e dites se "refugjatit politik"Nje artikull nga Foni DILO: Me rastin e dites se "refugjatit politik"
Nje artikull nga Foni DILO: Me rastin e dites se "refugjatit politik"
Marjan DODAJ298 visualizações
Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter Logoreci por Marjan DODAJ
Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter LogoreciPranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter Logoreci
Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter Logoreci
Marjan DODAJ1.8K visualizações
Sekreti i-studimit-te-botes por Ferit Fazliu
Sekreti i-studimit-te-botesSekreti i-studimit-te-botes
Sekreti i-studimit-te-botes
Ferit Fazliu1.3K visualizações
Komunizmi vs demokracia por Ergi Nushi
Komunizmi vs demokraciaKomunizmi vs demokracia
Komunizmi vs demokracia
Ergi Nushi7.8K visualizações
Grup autorësh shtresimet por Libra Islame
Grup autorësh   shtresimetGrup autorësh   shtresimet
Grup autorësh shtresimet
Libra Islame1.4K visualizações
Identiteti i çamërisë në fokusin e integrimit por ali lacej
Identiteti i çamërisë në fokusin e integrimitIdentiteti i çamërisë në fokusin e integrimit
Identiteti i çamërisë në fokusin e integrimit
ali lacej367 visualizações
Don Kishoti - Projekt por Arber Here
Don Kishoti - Projekt   Don Kishoti - Projekt
Don Kishoti - Projekt
Arber Here4.2K visualizações

Mais de Rexhino Kovaci

Portofoli i tik me zgjedhje 3 por
Portofoli i tik me zgjedhje 3Portofoli i tik me zgjedhje 3
Portofoli i tik me zgjedhje 3Rexhino Kovaci
1.1K visualizações13 slides
Deyrat e portofolit te informatikes semestri i dyte por
Deyrat e portofolit te informatikes semestri i dyteDeyrat e portofolit te informatikes semestri i dyte
Deyrat e portofolit te informatikes semestri i dyteRexhino Kovaci
1.2K visualizações34 slides
Deyrat e portofolit te Tik me Zgjedhje 12 Semestri i 1 por
Deyrat e portofolit te Tik me Zgjedhje 12 Semestri i 1Deyrat e portofolit te Tik me Zgjedhje 12 Semestri i 1
Deyrat e portofolit te Tik me Zgjedhje 12 Semestri i 1Rexhino Kovaci
822 visualizações17 slides
Deyrat e portofolit te Fizik me zgjedhje por
Deyrat e portofolit te Fizik me zgjedhjeDeyrat e portofolit te Fizik me zgjedhje
Deyrat e portofolit te Fizik me zgjedhjeRexhino Kovaci
588 visualizações4 slides
Deyrat e portofolit te Tik me Zgjedhje por
Deyrat e portofolit te Tik me Zgjedhje Deyrat e portofolit te Tik me Zgjedhje
Deyrat e portofolit te Tik me Zgjedhje Rexhino Kovaci
881 visualizações18 slides
Cyber Security Academy Albania 2018 por
Cyber Security Academy Albania 2018 Cyber Security Academy Albania 2018
Cyber Security Academy Albania 2018 Rexhino Kovaci
368 visualizações77 slides

Mais de Rexhino Kovaci(9)

Portofoli i tik me zgjedhje 3 por Rexhino Kovaci
Portofoli i tik me zgjedhje 3Portofoli i tik me zgjedhje 3
Portofoli i tik me zgjedhje 3
Rexhino Kovaci1.1K visualizações
Deyrat e portofolit te informatikes semestri i dyte por Rexhino Kovaci
Deyrat e portofolit te informatikes semestri i dyteDeyrat e portofolit te informatikes semestri i dyte
Deyrat e portofolit te informatikes semestri i dyte
Rexhino Kovaci1.2K visualizações
Deyrat e portofolit te Tik me Zgjedhje 12 Semestri i 1 por Rexhino Kovaci
Deyrat e portofolit te Tik me Zgjedhje 12 Semestri i 1Deyrat e portofolit te Tik me Zgjedhje 12 Semestri i 1
Deyrat e portofolit te Tik me Zgjedhje 12 Semestri i 1
Rexhino Kovaci822 visualizações
Deyrat e portofolit te Fizik me zgjedhje por Rexhino Kovaci
Deyrat e portofolit te Fizik me zgjedhjeDeyrat e portofolit te Fizik me zgjedhje
Deyrat e portofolit te Fizik me zgjedhje
Rexhino Kovaci588 visualizações
Deyrat e portofolit te Tik me Zgjedhje por Rexhino Kovaci
Deyrat e portofolit te Tik me Zgjedhje Deyrat e portofolit te Tik me Zgjedhje
Deyrat e portofolit te Tik me Zgjedhje
Rexhino Kovaci881 visualizações
Cyber Security Academy Albania 2018 por Rexhino Kovaci
Cyber Security Academy Albania 2018 Cyber Security Academy Albania 2018
Cyber Security Academy Albania 2018
Rexhino Kovaci368 visualizações
Dog shelters yes albania por Rexhino Kovaci
Dog shelters yes albaniaDog shelters yes albania
Dog shelters yes albania
Rexhino Kovaci198 visualizações
Startup albania e3 gaming por Rexhino Kovaci
Startup albania e3 gamingStartup albania e3 gaming
Startup albania e3 gaming
Rexhino Kovaci192 visualizações
Traveling in the United Kingdom por Rexhino Kovaci
Traveling in the United KingdomTraveling in the United Kingdom
Traveling in the United Kingdom
Rexhino Kovaci181 visualizações

Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)

  • 1. INDIVIDI PERBALL SHTETIT E P O K A M O D E R N E
  • 2. ANTARËT PUNËT • Rexhino Kovaci Cinizmi modern, nga individët te shoqëria jonë sot! • Suada Meta Njeriu dhe shteti, Jacques Maritain! • Xhina Sinani Taksat dhe detyrimet nga shteti! • Xhonatan Preci Artikull! (Njeriu dhe shteti: sistemi i refuzimit) • Francesko Lushla Shteti dhe karateristikat e tij! • Fabjan Zenelaj Individi më i fortë se shteti
  • 3. TEMAT QE DO TE DALLOJME! • Cinizmi modern • Cinizmi në politikë • Cinizmin sot • Arrogancë pushteti • Perspektivat • Njeriu dhe shteti, Jacques Maritain (Mbi librin) dhe (Mbi autorin) • Shoqëria dhe shteti • Zhvillimi tekniko-teknologjik • Shfaqja e ideologjive ekstreme • Indoktrinimi i individëve • Ideologjite • Amerika dhe Shqiperia si prijëse e këtij sistemi • Shteti dhe të drejtat e njeriut • Filozofe te ndryshem mbi doktrinen e tezes se shtetit • Krijimi i shtetit
  • 4. REFERENCAT • Interneti • Filozofia 11 PEGI • Libri: Njeriu dhe shteti, nga Jacques Maritain! • Artikuj : https://sot.com.al/opinion-editorial/cinizmi-modern-nga-individ%C3%ABt-te- shoq%C3%ABria-jon%C3%AB-sot / / / https://sot.com.al/node?page=3045&Itemid=omromuizk / / / https://telegrafi.com/shteti-dhe-te-drejtat-e-njeriut/ / / / https://www.google.al/search?q=individi+dhe+shteti+modern&oq=individi+&aqs=chr ome.3.69i57j35i39j0l4.4112j0j7&sourceid=chrome&ie=UTF-8 / / / • Libri: Psikologjia 12 PEGI
  • 5. FALENDERIMET! • Falenderojm te gjithe grupin e 3-te I cili ka kontribuar ne marrjen e informacioneve dhe me shpalosjen e tyre dhe liderin Rexhino Kovaci ne permbledhjen dhe redaktimin e tyre. • Grupi I dyte na ka ndihmuar gjithashtu me marrjen e te dhenave dhe statistikave te paraqitura me poshte.
  • 6. SHENIME! • Disa nga pjesetaret e grupit tone nuk kane kontribuar ne perfundimin e projektit te filozofise me temen: Individi perballe shtetit (Epoka Moderne) • Projekti perfundoi me date: 07/05/2018 dhe u dorezua me email ne date: 07/05/2018
  • 7. • Cinizmi modern nuk ka lidhje kaq të mëdha me kohën e vjetër të lindjes së tij, me shkollën filozofike të Antistenit dhe Diogjenit të Sinopës. Sidomos ky i fundit, ishte eksponenti më i rëndësishëm që ju dha një “moral” të përbuzjes së të gjithë rrymave filozofike kundërshtare. Kjo kohë e shikonte cinizmin si model i jetës së lirë të rrugës, pavarësisë së saj, ishte indiferente nga nevojat dhe pasionet dhe besnike vetëm ndaj drejtësisë së moralit. Punoi: Rexhino Kovaci
  • 8. • Në kohët moderne, cinizmi është një sjellje ose gjendje mendore e karakterizuar nga një mosbesim i përgjithshëm nga motivimet përtej vetes. Po pra, në bindjen se qëniet njerëzore janë egoistë prej natyrës, të drejtuara dhe qeverisura nga emocionet, fortësisht të influencuara nga instiktet e tyre primitive, që kanë ndihmuar qeniet njerëzore të mbijetojnë në kohët prehistorike. Ky vizion mbi natyrën njerëzore shumë më tepër se sa në autorët antikë, janë pjesë e kohës së autorëve modernë si Machiaveli dhe Hobbes. Normalisht janë gjendje e mizantropisë dhe nihilizmit ekstrem. Por sigurisht janë të temperuar (aksioni kimiko fizik i forcimit të sipërfaqes dhe materialit) me anën e sarkazmës dhe ironisë. Sot akoma më tepër ekzagjerohet kjo gjë, duke futur dhe humorin e zi dhe makabritetin (shikoni disi politikën tonë si flet dhe sillet) shpeshherë në politikë në mënyrë të fortë dhe alogjike. Një cinik “profesionist” nuk ka besim dhe po ashtu as shpresë te raca njerëzore, ose dhe te personat që janë të motivuar nga ambicja, dëshira etj. Pastaj dalin dhe pasojat si skepticizmi me anësitë pesimizëm dhe anti pozitivizmin akut. E njerëzit të tillë ka në rangjet e larta të politikës, mendimit filozofik, akademizmit dhe padyshim tanimë shoqëria jonë, cinizmin e ka bërë mënyrë jetese. Me të drejtë apo pa të drejtë, një pjesë e madhe e mendimtarëve tanë dhe po ashtu pjesë e politikës dhe letërsisë janë pothuaj të tillë. Një nga njerëzit më të fortë dhe si kapacitet dhe si model është Konica, sidomos kur shikonte një shoqëri që prodhonte vese dhe individë të hurit dhe litarit jashtë kodekseve perëndimore. Por cinikë të zinj kanë qenë në gjendje alarmante dhe sundimtarët e pjesëve të kohës së këtij populli. Shumica e tyre ka pasur sarkazmën, humorin e zi dhe bindjen e thellë, se nuk mund të kesh besim se gjërat ndryshojnë në këtë shoqëri dhe këtë vend për mirë. Po kanë pasur vetëm arsyen e sundimit me anë të alogjizmave dhe cinizmit më të zi që mund të ketë prodhuar një shoqëri në rritje si kjo e jona, që shpesh ka rezultuar model në rënie të vazhdueshme. Punoi: Rexhino Kovaci
  • 9. CINIZEM NE POLITIKE! • Cinizmi në politikë i shërben vetëm sundimit dhe është një mur i lartë dhe i trashë kundër demokracisë dhe besimit, te kjo e fundit. Të tillë cinikë janë kundra rregullave në thelb dhe si pasojë kundra ligjit që është rregulli më i madh dhe më i imponuar në demokraci. Në mënyrë të fortë kundra pasionantëve dhe njerëzve me botë të iluminuar, që duan të lëvizin në rrafshin kombëtar shoqërinë shqiptare përpara- ata vinin si “demokratë dhe sundonin si autokratë”. Kanë qenë kundra njerëzve që pasionohen me punën dhe mendimin përparimtar dhe kundra besimit të tyre, për ta shpërndarë këtë besim dhe frymëzim psikologjik në popull. Kryeciniku dhe kryemaskarai ka qenë Enver Hoxha në horrorin e tij të madh politik - që bënte keq me fytyrë të qeshur. Po ashtu e shoqja ose Nexhmija, është cinikja më e madhe dhe një armike më e madhe se i shoqi për popullin e vet ose “derrat” sikundër ajo i quante në fund të diktaturës, por që kështu i kishte parë si model jo zhvillimi që kur ishte më e re. Edhe Ramiz Alia, sigurisht më i mirë disi se këta të dy ishte një super cinik i pashërueshëm. Punoi: Rexhino Kovaci
  • 10. • Por sot, ne jemi katandisur në një popull cinik. Po, nihilist dhe sarkastik, deri në arrogancën e makabritetit për veten. Kush shan më shumë shqiptarët për qënie të pazhvilluara - se sa veten shqiptarët?! Në tavolina, përpara një teke rakie, ne bëjmë copë-copë shoqërinë tonë moralisht dhe politikisht. Kush më tepër se sa shqiptarët (akoma më shumë se serbët dhe grekët ne shqiptarët) shajnë dhe demulojnë veten e tyre, në sytë dhe veshët e të huajve? Ne pra - kot fare sa takojmë një të huaj, shajmë vendin dhe shoqërinë tonë! Pa na pyetur ai fare. E bëjmë këtë për të treguar sa “mbrapa jemi dhe sa vuajmë nga kjo retrokultura dhe jo qytetërimi ynë epileptik”! Jemi shndërruar në një shoqëri cinike dhe arrogante në këtë lloj gjendje psikologjike, sa jo vetëm në biseda të vogla, por dhe në takimet e mëdha politike - politikanët tanë super cinikë, egoistë dhe servilë, edhe kur nuk është nevoja bëjnë punën e djallit me veten, pa prezencën e këtij të fundit! Cinizmin sot e rrisin si në pushtet dhe ka bërë dreqi “vaki” akoma më shumë opozita?! Nuk mund të ketë opozitë politike më cinike dhe përbuzëse ndaj çdo gjëje që ndodh sot në Shqipëri. Në saj të luftës “pa kompromis” me pozitën, në saj të ngutjes së madhe për pushtet, nuk ngurojnë as për psikologjinë e nxirjes dhe të pikturës makabër dhe sarkastike, që i bëjnë vendit dhe shoqërisë, ku dhe vetë bëjnë pjesë. Shqiptarët sot shohin vetëm anët negative, pikturojnë vetëm errësirën dhe tunele që nuk kanë dritë në fund. Shqiptarët sot në saj të “filmave horror” që bën politika, jetojnë cinizmin më të madhe shoqëror, që në fakt, është një gjendje patologjike dhe e sëmurë rëndë, e cila bën keq çdo ditë. Kjo gjendje është e përgjithshme dhe tashmë shoqëria është një cinizëm i përgjithshëm politik që vetëm fyen veten. Ky cinizëm dhe nihilizëm, ka bërë dhe atë mosbesim pothuaj të drejtë të shoqërisë tonë, se kjo klasë politike po e shkatërron vendin dhe se nuk është më model për të pasur besim. Në fakt shoqërinë e ka mësuar vetëm politika të jetë pikërisht cinike dhe individët sipër saj të jetë dhe ato kështu. Kjo gjë është transmetuar tashmë plotësisht edhe poshtë në shtresat më të ulta të shoqërisë. Punoi: Rexhino Kovaci
  • 11. KONKLUZIONI I ARRITUR! • Mirëpo është fatkeqësi. Sepse rreth 15 vite me regjimin e Zogut cinizëm dhe arrogancë pushteti, por dhe prishje tentativash për shtet normal (në fakt ishte shteti pak fare më normal) e modern. Pastaj 45 vite cinizëm brutal dhe diktaturë cinike, ku nuk shkon më keq se sa kaq - nga Enveri. Pastaj 25 vite Berisha-Nano etj., etj., mbas tyre, cinizëm anarkik dhe bajraktarësh në pasurim, e bëjnë këtë shoqëri që mos dalë kurrë nga spiralja e cinizmit masiv, me elementë të horrorit kundra njëri tjetrit. Tani cinizmi politik ka arritur majat e tij, duke formuar monstra të pasuruara maksimalisht dhe me tepri në këtë vend. Tani cinikët arrogantë po tentojnë për herë të fundit, të dëmtojnë fillimin e pastrimit nga pasuritë e vjedhura dhe cinizmat anti ligj. Po po, duan të dëmtojnë Vetingun përfundimisht dhe biles kanë bërë plane për kryengritje popullore me idetë cinistike të dramës së madhe tragjikomedi të një populli të vogël. Sigurisht, edhe për këtë ka një plan dhe njerëzit për ta bërë. A do t’ja arrijnë? Sigurisht që nuk jam dhe nuk do të jem kurrë kaq cinik që të them – jo jo, as këtë nuk jemi të zot ta bëjmë! Për keq po, besojmë të gjithë se cinizmi ynë është në të njëjtën gjatësi vale me keqdashësinë tonë. Po, po - gjithsesi qëllon nganjëherë që ja arrijmë të fitojmë kundra dhe vesit tonë numër një! Punoi: Rexhino Kovaci
  • 12. NJERIU DHE SHTETI, JACQUES MARTIN Jacques Maritain është një nga studiuesit më të shquar mbi idetë moderne të marrëdhënies midis personit dhe Shteti. Ky koleksion i eseve shqyrton vendin dhe rolin e shtetit, zhvillimin e idesë së të drejtat e njeriut, dhe nevojën për dialog ndërkombëtar. Cila formë duhet të marrë ky bashkëpunim ndërkombëtar? Cilat institucione janë të nevojshme për këtë bashkëpunim? Njeriu dhe Shteti është një nga eksplorimet e para të lidhje në konceptin tonë modern të shtetësisë, të drejtave të njeriut dhe dinjitetit të patjetërsueshëm të personit. Rreth Jacques Maritain Jacques Maritain (1882-1973), filozof francez dhe mendimtar politik, ishte një nga eksponentët kryesorë të Thomism në shekullin e njëzetë dhe një përkthyes me ndikim të mendimit të Shën Toma Akuinas. Jacques studiuar në Lycée Henri IV (1898-99) dhe në Sorbonne, ku ai përgatiti një licencë në filozofia (1900-1901) dhe në shkencat natyrore (1901-1902). Jacques u martua në vitin 1904. Menjëherë pas, nëpërmjet ndikimit të shkrimtarit Léon Bloy, ai dhe gruaja e tij kërkuan pagëzimin në Kishën Katolike Romake (1906). Ai u bë një figurë e shquar e mendimit katolik, duke shkruar disa libra mbi filozofinë politike. ai u zhvendos në Shtetet e Bashkuara në vitin 1940 dhe mësoi në Princeton dhe Kolumbi. Në 1960 Maritain u kthye në France. Pas vdekjes së gruas së tij atë vit, Maritain u zhvendos në Toulouse, ku jetonte me një besimtar por, Vëllezërit e Vogël të Jezusit. Ai vazhdoi të shkruante gjatë kësaj kohe. Ai vdiq në Toulouse më 28 prill, 1973. Suada Meta
  • 13. SHENIME! • Në këtë ekstrakt filozof francez francez Jacques Maritain nuk është kritik për shtetin, por për faktin se shteti e ka bërë veten sovran absolut të organit politik (shoqërisë). Duke vepruar kështu, ajo ka kthyer kokën poshtë marrëdhëniet midis qenieve njerëzore dhe shtetit, duke e bërë mjetet e vjetra në shërbim të këtij të fundit. • Kjo ndodhi, sipas Maritainit, gjatë Revolucionit Francez, kur fuqia u zhvendos nga Mbreti tek Kombi dhe Kombi u pa si një person superior që quhej Shteti Shtetëror. • Ky tekst i shkurtër është pjesë e një libri që sistematizon gjashtë ligjërata të dhëna nga Maritain në dhjetor 1949 në SHBA nën kujdesin e Fondacionit Charles R. Walgreen për Studimin e Institucioneve Amerikane. Suada Meta
  • 14. • Shteti nuk është mishërimi suprem i Ideës, siç besonte Hegeli; shteti nuk është një lloj mbikëqyrës kolektiv; shteti është vetëm një agjenci që ka të drejtë të përdorë pushtetin dhe detyrimin dhe përbëhet nga ekspertë ose specialistë të rendit dhe mirëqenies publike, një instrument në shërbim të njeriut. Vendosja e njeriut në shërbim të atij instrumenti është perversioni politik. Personi njerëzor si individ është për trupin politik dhe organi politik është për personin njerëzor si person. Por njeriu nuk është aspak për shtetin. Shteti është për njeriun. • Kur themi se shteti është pjesa më e lartë në trupin politik, kjo do të thotë se është më e lartë se organet e tjera ose pjesët kolektive të këtij trupi, por kjo nuk do të thotë se është më e lartë se vetë organizmi i trupit. Pjesa si e tillë është më e ulët se e tërë. Shteti është më i ulët se organi politik në tërësi dhe është në shërbim të trupit politik në tërësi. A është shteti edhe kreu i organit politik? Vështirë, sepse në qenie njerëzore, kreu është një instrument i fuqive të tilla shpirtërore si intelekti dhe vullneti, të cilin i gjithë trupi duhet t'i shërbejë; ndërsa funksionet e ushtruara nga shteti janë për organin politik dhe jo për trupin politik. Suada Meta
  • 15. • eoria që unë sapo përmblodha dhe që e konsideron Shtetin si një pjesë ose një instrument të trupit politik, në vartësi të tij dhe i pajisur me autoritet më të lartë, jo me të drejtën e vet dhe për hir të vet, por vetëm me virtyt dhe me shtrirja e kërkesave të së mirës së përbashkët, mund të përshkruhet si një teori "instrumentaliste", duke krijuar nocionin e vërtetë politik të Shtetit. Por ne jemi të ballafaquar me një nocion tjetër, nocionin despotik të shtetit, bazuar në një teori "substanciale" ose "absolutiste". Sipas kësaj teorie shteti është subjekt i së drejtës, dmth. Një person moral dhe rrjedhimisht një tërësi , si rezultat ajo është mbivendosur në trup politik ose është bërë për të absorbuar plotësisht trupin politik dhe gëzon pushtet suprem në sajë të së drejtës së tij natyrore, të patjetërsueshme dhe për hir të vet. • Sigurisht që për çdo gjë ka një tendencë instiktive të madhe dhe të fuqishme - dhe një tundim të veçantë - të rritet përtej kufijve të vet. Fuqia ka tendencë për të rritur fuqinë, makina e fuqisë tenton vazhdimisht të shtrihet; makina supreme ligjore dhe administrative tenton drejt vetë-mjaftueshmërisë burokratike; do të dëshironte ta konsideronte veten një fund, jo një mjet. Ata që specializohen në punët e tërësisë kanë një prirje për të marrë veten për të gjithë; shtabet e përgjithshme për të marrë veten për të gjithë ushtrinë, autoritetet e Kishës për të gjithë Kishën; shteti për tërë trupin politik. Në të njëjtën mënyrë, shteti tenton të sjellë në vetvete një të mirë të veçantë të përbashkët - ruajtjen dhe rritjen e saj të vetin - të dallueshme nga rendi dhe mirëqenia publike që janë fundi i saj i menjëhershëm, dhe nga e mira e përbashkët që është fundi i saj përfundimtar. Të gjitha këto fatkeqësi janë vetëm raste të tepërt "natyrale" ose abuzimi Suada Meta
  • 16. KONKLUZIONI! • Pika që duhet theksuar është kjo. Për demokracitë sot, përpjekja më urgjente është të zhvillojë drejtësinë sociale dhe të përmirësojë menaxhimin ekonomik botëror dhe të mbrohet nga kërcënimet totalitare nga jashtë dhe zgjerimi totalitar në botë; por ndjekja e këtyre objektivave do të përfshijë në mënyrë të pashmangshme rrezikun për të pasur shumë funksione të jetës shoqërore të kontrolluar nga shteti dhe ne do të detyrohemi në mënyrë të pashmangshme të pranojmë këtë rrezik, për sa kohë që nocioni ynë i shtetit nuk është riparaqitur fondacionet e vërteta dhe të vërteta demokratike dhe për aq kohë sa trupi politik nuk ka ripërtërirë strukturat dhe vetëdijen e vet, në mënyrë që njerëzit të jenë më të efektshëm të pajisur për ushtrimin e lirisë dhe Shteti mund të bëhet një instrument i vërtetë për të mirën e përbashkët të gjithë. Atëherë vetëm ajo agjenci shumë e lartë, e cila bëhet nga qytetërimi modern gjithnjë e më shumë i nevojshëm për njeriun në përparimin e tij politik, shoqëror, moral, madje edhe intelektual dhe shkencor, nuk pushon në të njëjtën kohë një kërcënim për liritë e personi njerëzor, si dhe inteligjenca dhe shkenca. Atëherë vetëm funksionet më të larta të shtetit - për të siguruar ligjin dhe për të lehtësuar zhvillimin e lirë të trupit politik - do të rivendosen dhe ndjenjën e shtetit do të rifitohen nga qytetarët. Atëherë vetëm shteti do ta arrijë dinjitetin e vërtetë, i cili nuk vjen nga pushteti dhe prestigj, por nga ushtrimi i drejtësisë. Suada Meta
  • 17. SHTETI I TAKSAVE DHE TAKSAT PËR SHTETIN • Sigurisht që taksat janë produkt i sistemit që zgjodhëm vetë. Ato tashmë janë fakt i jetës dhe të domosdoshme për kthimin e tyre në investime e shërbime. Diku ato aplikohen si taksa të përgjithshme, diku specifike, diku tjetër të • drejtpërdrejta ose të tërthorta etj. “Vdekjes dhe taksave nuk u shpëton dot”, ka thënë një President amerikan. Rritja e shpenzimeve dhe keqmenaxhimi i financave publike, detyrojnë shpesh qeverinë të rishikojë politikat fiskale, pra taksat, ti rrisë ato ose të sajojë taksa të reja, gjithmonë këto në emër të reformave. Politikat monopoliste dhe ato fiskale kanë patur ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e familjeve shqiptare, e cila çdo ditë e më tepër po bëhet më e varfër për shkak të barrës fiskale që detyrohen ato të përballojnë. Amnistia fiskale rrezikon mospagimin e taksave. Ajo u shfaq si ide gjatë fushatës elektorale dhe ju dha karakter politik si shumë masa të tjera, legalizimet etj. Sipas qeverisë, amnistia do të gjenerojë për ekonominë shqiptare miliarda euro. Amnistia pra u konceptua si një ligj që i fal biznesit mëkatet që ka bërë për fshehjen e të ardhurave, mospagimin e taksave e gjobave dhe për tu pastruar do ti duhet atyre që i posedojnë këto të ardhura të paligjshme, të paguajnë një prim ose taksë, e cila do ti shërbejë për nxjerrjen e qeverisë nga kriza ekonomike nga ku është futur. Taksa e sheshtë e cila nuk përfaqëson asgjë përveç taksimit në nivelin 10 % të tatimit mbi fitimet dhe tatimit mbi të ardhurat personale, ka rënduar jo pak të ardhurat personale të familjeve shqiptare. Xhina Sinani
  • 18. • Kjo masë në fakt edhe pse rriten pagat, ka bërë që “de facto” të ulen të ardhurat. Tashmë kjo ide po tentohet të ndryshohet. Kemi një kalim nga sistemi i taksave të sheshta të ulta mbi të ardhurat pra mbi fitimin, në taksa progresive. Shqiptarët po përballen me një fluks rritjeje të çmimeve të karburanteve në vend prej fillimit të këtij viti. Aktualisht çmimet e tyre variojnë nga 165-175 lekë litri, pra afro dy dollarë litri. Kësisoj rezulton se çmimi i tyre edhe pse vendi më i varfër në Europë, të jetë më i shtrenjti në kontinent. Nëse situata e politikave fiskale dhe i rregullimit të tregut nuk do të ndryshojë, atëhere do të përballemi me rritje të tjera të mëtejshme. Ekspertët thonë se arsyet kryesore janë masat shtrënguese të qeverisë që do të thotë referenca doganore ka bërë që tregtarët të rishikojnë çmimet në funksion të interesit të këtij biznesi. Ekspertët pretendojnë se çmimet e referencës duhet të rishikohen duke u bazuar në vlerat reale të tregut dhe jo të mbushet arka e shtetit në kurriz të konsumatorit. Vlen të theksohet se rritja e çmimit të karburantit ka dhënë impakt negativ dhe në shitjet e automjeteve të reja në Shqipëri. Tashmë kryeministri i vendit deklaroi se një pjesë e aksit rrugor nga Miloti në Morinë do t’i jepet me koncesion një shoqërie private e specializuar në mirëmbajtjen e rrugëve. Kjo do të thotë që qeveria deri në fund të vitit ose më saktë duke filluar nga 1 janari i vitit 2019 do të vendosë taksa rrugore në këtë segment dhe më vonë në segmente të tjera. Xhina Sinani
  • 19. VENDIMI • Vendimi për të zbatuar këtë masë dhe justifikimi në emër të marrëveshjes që ka qeveria me IFC (një nga sektorët e Bankës Botërore) nuk është i bazuar për shkak se rruga edhe pse e inaguruar disa herë, nuk ka përfunduar akoma. Për ti ardhur në ndihmë lexuesit, më lejoni që të bëj me dije se superstradës Durrës-Kukës-Morinë i mungojnë rrjetat mbrojtëse, ndriçimi publik, sinjalistikat vertikale dhe horizontale, mbikalimet dhe nënkalimet dhe shumë aksesorë të tjerë që plotëson rrjetin rrugor. Aksidentet që kanë ndodhur në këtë segment, janë një dëshmi e argument i padiskutueshëm. Dhënia me koncesion me kaq nxitim dhe aspak transparent të bën të dyshosh aq më tepër që nxitimi mban parasysh si prioritet koncesionerin e huaj edhe pse janë krijuar kushte dhe mundësi financiare ta bëjë një kompani shqiptare. Sigurisht, si specialist i vjetër i transportit edhe unë jam dakord që të taksohen disa rrugë duke mbajtur parasysh dhe aspektet sociale që ka vendi dhe drejtuesit e automjeteve, duke hequr në këtë mënyrë taksat e përvitshme të regjistrimit dhe ato të qarkullimit që paguhen sot, por jo në këtë moment. Deri tani reformat e zbatuara nga qeveria nuk kanë sjellë asgjë të re, përkundrazi shpesh kanë krijuar probleme me shërbimet e tyre. Xhina Sinani
  • 20. KONKLUZIONI! • Mburrjet me investimet e lëna përgjysmë, duke varfëruar popullin dhe duke rritur papunësinë, taksat e gjithçka tjetër nuk bëjnë gjë tjetër vetëm e shtojnë krizën. Indiferentizmi ndaj kontrollit të çmimeve në treg, paaftësia e Autoritetit të Konkurrencës si institucion që duhet të kontrollojë e dënojë spekulimet në treg e bëjnë më prezent varfërinë e shqiptarëve. Sigurisht që shteti ka nevojë për taksa e para dhe ne jemi të gatshëm të paguajmë por vetëm atëhere kur ato bëhen transparente dhe paratë e taksapagueseve kthehen në investime e shërbime. Politikat e reformat duhet ti nënshtrohen një studimi të hollësishëm sepse vetëm atëhere ato bëhen efektive dhe kthehen në dobi të popullit si posedues i pasurisë kombëtare, në të kundërtën ato bëhen pa efektivitet dhe për një grup njerëzish që më së paku i takojnë pushtetit. Xhina Sinani
  • 21. NJERIU DHE SHTETI: SISTEMI I REFUZIMIT • Historiku rajonal i shoqërisë pa shtet dhe i shtetit kundër shoqërisë, në rrethana të ndryshme, në dilema po kështu të ndryshme, është i gjerë, dhe ato gjetën rrugën e refuzimit të nënshtrimit përmes vetorganizimit, me theks të veçantë të organizimit të jetës sociale. Madje, në këtë rrugëtim të gjatë, pa e njohur dhe ditur fundin e tij, kjo formë organizimi social e kulturor mundësoi dhe fuqizoi tashmë jo vetëm mendësinë dhe mundësinë e refuzimit ndaj nënshtrimit, por edhe atë të organizimit dhe rikonfigurimit politik dhe ekonomik, për çka Berishaj nënvizon faktin se “solidariteti imponohet si koncept qendror, si mekanizëm integrues dhe homogjenizues i grupit shoqëror”. Xhonatan Preci
  • 22. • Vetëm përmes rrugës së solidaritetit, krijohej mundësia e integrimit të individit në grup dhe grupi mund të mbijetonte dhe të funksiononte përmes vullnetit të individit dhe gatishmërisë së tij për të qenë pjesëmarrës, qoftë në rrafshin kontributdhënës, qoftë në atë të veprimit dhe qëndrimit në pozicionin e tij të paluhatshëm për ruajtjen e vlerave identitare. “Solidariteti ishte elementi qendror i strukturës farefisnore dhe vlerë e dëshmisë së integrimit të plotë të individit në grup”. Xhonatan Preci
  • 23. KONKLUZIONI • Derisa të gjithë kufijtë janë të rëndësishëm, por edhe të parëndësishëm në një formë, madje rëndësia e tyre sa vinte e shtohej nga një anë dhe sa zhytej në pakuptimësi nga ana tjetër; një fakt ishte tashmë i pamohueshëm, të gjithë kufijtë tashmë kishin lëvizur, edhe ata kulturorë, socialë, arsimorë, politikë. Kjo sidomos në një rrethanë të tillë kur në thelb rrezikohej Qenia dhe të Qenit e një shoqërie. Pa dyshim se studimi i akademik Anton Kolë Berishajt, në gjithë zbrazëtitë e studimeve nga kjo fushë në kulturën shqiptare, vë hap të rëndësishëm sociologjik drejt një përgjigje socioantropologjike e historiko-politike ndaj kësaj teme. Xhonatan Preci
  • 24. SHTETI DHE KARATERISTIKAT E TIJ! • Lidhur me shtetin dhe lindjen e tij kan egzistuar një mori teorissh të cilat e kan shpjeguar apo interpretuar lindjen e shtetit në mënyra të ndryshme , e sit ë tilla mundë të përmendim këto teori: • *teoria teologjike- lindjen e shtetit e shpjegon si rezultat i vullnetit të zotit, pëfaqësues i kësaj teorie ka qenë Shën Augustini me veprën “Dei Civitas Dei” –mbi shtetin e zotit. • *teoria organike- lindjene shtetit e shpjegon si një organizëm i gjallë shoqëror, ndërsa vetë shtetin si si organ drejtues të këti organizmi, përfaqësues i kësaj teorie ishte Herbert Spencer. • *teoria e forces- e shpjegon lindjen e shtetit si rezultat i fitores së një grupi shoqëror përball një grupi tjetër, ose e shfaros ose e nënshtron atë grup. • *teoria e kontratës shoqërore- e shpjegon lindjen e shtetit, si rezultat i marrëveshjes së dy grupeve të ndryshme shoqërore, të cilat për shkak të pronës private, armiqsohen aq shumë sa që bëjnë luftë gjerë në asgjësim. Mirëpo fatëmirësisht lindë arsya e shëndosh dhe grupet shoqërore bëjnë marrëveshje (kontrat), për ta themeluar shtetin dhe në këtë mënyr i zgjidhin problemet, përfaqësues i kësaj teorie, ka qenë Zhan Zhak Rouso dhe Tomas Hobbse, me veprat “Kontrata Shoqërore” ZH.ZH.R dhe “Leviatani” T.H • *teoria markësiste- lindjen e shtetit e shpjegon si rezultat i luftës se dy klasave antagoniste ndërmjet veti te dy formacioneve të ndryshme ekonomike-shoqërore, përfaqësues i kësaj teorie ishte Karl Max. Francesko Lushkaj
  • 25. KARATERISTIKAT! • Përvec karakteristikave te lartëtheksuara, cdo shtet i ka edhe funksionet e veta të cilat janë të përshkruara me kushtetut, si akti më i lartë juridiko-politik i shtetit. • Funksioni parësor i shtetit është, krijimi i siguris dhe stabilitetit të mbrendshëm, për të gjithë qytetarët e saj, dhe njëkohësisht, edhe krijimin e një rendi dhe një sistemi të sjelljeve dhe mardhënjeve shoqërore, të përcaktuara me ligjë, funksioni kryesor i shtetit, është siguria e sovranitetit dhe integritetit territorial të tij. • Me zhvillimin e demokracis, edhe shteti si i till demokratizohet, ne ketë aspekt ndikim të madhë kanë patur pikëpamjet e Wolterit dhe Monteskeut, të cilë hudhën iden e ndarjes së psuhteteve me ç’rast në masë të madhe do të frenonin keqpërdorimin e shtetit, që në faktë do të thotë lind ideja e frenimit të shtetit, permes ndarjes së pushteteve, dhe kjo ndarje bëhet sipas këtij parimi në: • *legjislativ- i cili nxjerr ligjet në parlament; • *ekzekutiv-i cili bënë zbatimin e këtyre ligjeve; • *gjyqësor-i cili bënë zbatimin dhe kontrollimin të realizimit të ligjeve të egzekutuara. • Kjo ndarje është karaktersitik e demokracive parlamentare. Me qenëse lindja e shtetit është proces historic me të cilën ka kaluar shteti si i till edhe ai ka zhvillimin historik të tij të ngjashëm në te cilën ka kaluar edhe shoqëria njerëzore. Francesko Lushkaj
  • 26. KONKLUZIONI! • Pavarësisht nga forma dhe qeverisja e tyre shtetet mundë të jenë: pakë, ose shumë *demokratike, pak, ose shumë *autokratike, *diktatoriale, *totalitar. • Funksionimi i shtetit demokrtatik karakterizohet me ndrjen dhe ballansimin e pushteteve të të gjithë niveleve, që është parakusht themelor i funksionimit të shtetit të së drejtës , nënkuptohet, respektimi i ligjit dhe siguria e liris së individit, dhe pjesëmarrja e tij në jetën politike pa e cënuar asnjë e drejt individuale apo kolektive. • Ndërkaq mos respektimi i ligjit, cënimi i siguris dhe liris individuale nënkupton*shtetin policor. Në vendet e ndryshme ku funksionon shteti i së drejtës , gjyqësia është e pavarur dhe në këtë rast politika nuk mund të ndërhy në vendimet e saj. Francesko Lushkaj
  • 27. INDIVIDI MË I FORTË SE SHTETI • Zhvillimi tekniko-teknologjik, shfaqja e ideologjive ekstreme, indoktrinimi i individëve nga këto ideologji përtej kufijve nacional përmes internetit dhe rrjeteve sociale ka bërë që individi të bëhet më i fortë sesa shteti dhe sfiduesi më i madh i sigurisë në shtet. Bota me procesin e globalizimit është bërë më e ndërvarur, më e vogël dhe më e pasigurt, kjo pasi që kufijtë dhe diferencat mes shteteve janë tkurrur, dhe kështu jemi duke u përballur me sfida globale si epidemitë, ngrohja globale, terrorizmi etj e të cilat mund të zgjidhen vetëm me një bashkëpunim ndërkombëtar. Pra shteti sot është bërë më i ndërvarur nga tjetri, siguria dhe mirëqenia e tij varet edhe nga shtetet tjera. Globalizimi përveç të mirave që ka sjellë si në aspektin e zhvillimit ekonomik e të lirive individuale ka zgjuar edhe shumë pakënaqësi tek popujt e ndryshëm të botës, duke kundërshtuar kështu dominimin e kulturës perëndimore në raport me kulturën tradicionale, humbjen e sovranitetit të shtetit, konkurrencën jo lojale nga korporatat multinacionale si dhe politikat denigruese të FMN-së dhe mekanizmave tjerë ndërkombëtar. Amerika si prijëse e këtij sistemi ka krijuar armiq të ri dhe kështu ka ushqyer ideologjitë ekstreme dhe nacionalizmat që të zgjohen në kundërshtim të këtij sistemi që sipas tyre është sistemi më i keq i cili të varfëritë i bënë edhe me të varfë e të pasurit edhe me të pasur. Këto grupe ani pse e kundërshtojnë procesin e globalizimit , ato mjaft mirë shfrytëzojnë dhe falë këtij procesi arrijnë të shtrijnë ideologjinë e tyre në tërë globin, duke krijuar kështu grupe që me një urdhër nga organizata që bënë pjesë pa pasur asnjëherë kontakte fizike binden që të kryejnë sulme terroriste të cilat as shtetet me të forta nuk po munden t’i parandalojnë. Fabjan Zenelaj
  • 28. • Grupet e tilla kanë një organizim tejet të sofistikuar ku përmes rrjeteve sociale dhe videove në internet arrijnë të indoktrinojnë individ shumë shpejt dhe kështu shtrohet pyetja se si është e mundur që këto ligjërata disa muajshe po sfidojnë shkollimin 15 vjeçar që individët marrin në shkolla, pra si është e mundur që njeriu me shkollim mbi 15 vjeçar të binden për të vrarë njerëz vetëm me disa ligjërata apo thirrje nga grupet terroriste. Është kjo një pyetje që kërkon qasja shumë disiplinare për të ardhur deri tek një përgjigje e saktë Fabjan Zenelaj
  • 29. KONKLUZIONI • Së pari duhet të ndalemi tek lloji i mjeteve që përdorin këto ideologji për të bindur individët. Këto grupe përdorin besimin fetar si anën më të ndjeshme të besimtarëve duke proklamuar veprimet e tyre në emër të ruajtjes së identitetit të tyre fetar, pastaj mungesa e rolit edukues( Shkollat nuk arrijnë të vetëdijësojnë individët që nuk duhet vrarë) që duhet të luajnë shkollat, mos aftësia e shtetit për t’u kujdesur për mirëqenien e individëve dhe kështu këta individ kërkojnë mbështetje tek këto grupe të cilat kanë kohezion të madh social si dhe mungesa e një organizimi të mirëfilltë të jetës së individëve, me një laramani aktivitetesh të cilat nuk lëjnë kohë për aktivitete të tjera ilegale sepse siç e thotë edhe Michel Foucault njerëzit nuk lindin kriminel, shoqëria është ajo që i bënë të tillë. Pra sot vëmendja është tek individi, tek aftësia e tij që të shkatërroj gjithçka në emër të ideologjisë që i përket duke sfiduar kështu sigurinë e shtetit më shumë sesa armiqtë shtetëror të jashtëm që do të thotë se procesi i globalizimit vetë i ka ushqyer këtë ideologji dhe tani është shumë sfiduese reduktimi apo zhdukja e këtyre ideologjive ekstreme. Fabjan Zenelaj
  • 30. PERFUNDIMI! • Faleminderit ne arritjen tuaj ne faqen e fundit te projektit, shpresoj te kemi ndergjegjesuar ndopak ndonjerin prej nesh dhe te jemi te gatshem ne zgjidhjen e problemeve shoqerore. • Ju ftojme te ndiqni nje nga muziket me interesante dhe domethense te shekullit 20 • Lideri: Rexhino Kovaci • Punoi: Rexhino Kovaci • Redaktoi: Rexhino Kovaci • Punoi ne Powerpoint: Rexhino Kovaci • Ndarja e puneve: Rexhino Kovaci