O slideshow foi denunciado.
Utilizamos seu perfil e dados de atividades no LinkedIn para personalizar e exibir anúncios mais relevantes. Altere suas preferências de anúncios quando desejar.

12982581 procesi-i-globalizimit

  • Entre para ver os comentários

12982581 procesi-i-globalizimit

  1. 1. Dr. Skender Berisha Globalizimi – Proces i pashmangshëm Hyrje Ideja për globalizim është e kamotshme, mirëpo për tëflitet intensivisht dhe sistematikisht që nga vitet e 90-ta tëshekullit të kaluar, pra pas falimentimit të sistemit monist tëvendeve socialiste të Evropës Lindore. Ndryshe nga idetë e mëhershme për një Rend të Ri Eko-nomik Ndërkombëtar human, globalizimi, si pikënisje dhe sibazë, ka konkurrencën, si një kategori progresive të zhvilli-mit të shoqërisë bashkëkohore botërore. Globalizimi mbësh-tetet në shoqërinë demokratike pluraliste, ekonominë e tre-gut dhe respektimin e të drejtave dhe të lirive të njeriut. Globalizimi është fenomen kompleks i cili ka efekte tëdyanshme. Nga njëra anë, globalizimi është një integrim ikapitalit, i teknologjisë dhe i informatave përtej kufijve shte-tëror, me qëllim që të krijohet një treg i madh në botë. Pra,ky fenomen përmban në vete procese të cilat çojnë drejt zvo-gëlimit të rolit të kufijve shtetërorë dhe të bashkimit tëtregjeve kombëtare (shtetërore) në një treg të vetmin global(botëror). Nga ana tjetër, globalizimi akuzohet si një burim isëmundjeve të ndryshme të shoqërisë bashkëkohore. Për këtë arsye, duhet kërkuar rrugë dhe mënyra të rejapër organizimin dhe qeverisjen e epokës së globalizimit. Nëkëtë kontekst duhet një reformim i konsiderueshëm i institu-cioneve të sotme globale, siç janë: Organizata Botërore eTregtisë, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore,natyrisht në krye me Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
  2. 2. 92 Dr. Skender Berisha 1. Karakteristikat e globalizimit Duke u nisur nga mendimet e analistëve, sidomos ekonomistëve,globalizimi paraqitet si proces që shpie drejt integrimit më të madh të po-pujve në ekonomi, financa dhe shumë fusha tjera. Karakteristikat kryeso-re të globalizimit janë: rritja e tregtisë ndërkombëtare, rritja dhe koncen-trimi i kapitalit ndërkombëtar, migrimi i popullatës, zhvillimi i teknikësdhe teknologjisë dhe deindustrializimi. 1. Rritja e tregtisë ndërkombëtare - është një prej karakteristikavekryesore të globalizimit. Kjo rritje, veç tjerash, është rezultat i konceptit tëliberalizimit të tregtisë. Politika e konceptit të globalizimit të tregtisëndërkombëtare është njëra prej parimeve kryesore që doli nga Konferen-ca Ekonomike Ndërkombëtare, e mbajtur në vitin 2000 në Davos (Zvicër).Tregtia liberale ndikon drejtpërdrejt në shtimin ekonomik dhe në rritjen estandardit jetësor. Sipas një studimi të Universitetit të Harvardit, gjatë de-kadës 19801990, vendet e zhvilluara me tregti më liberale, patën një shtimekonomik prej 2,3%, ndërsa ato, me tregti më paketliberale, vetëm 0,7%.Po ashtu, sipas këtij studimi, vendet në zhvillim me tregti më liberale,patën një shtim ekonomik prej 4,5%, ndërsa ato me tregti më pak liberale,vetëm 0,7%.1 Fal liberalizimit, duke zvogëluar doganat dhe duke hequr barrieratsasiore, eksporti botëror u rrit prej 1.901 miliardë dollarë, siç ishte në vitin1980, në 5.397 miliardë në vitin 1998.2 Në këtë rritje ndikuan edhe zvogëli-mi i shpenzimeve të transportit dhe i komunikimeve me internet. Tregtiamë e madhe në bote sot bëhet nëpërmjet shfrytëzimit të internetit. Për shkak të rritjes së lidhjeve ekonomike midis sferave tregtare, gji-thnjë e më shpejt, po formohen blloqet e mëdha ekonomike në bote, siç ja-në: Amerika Veriore (SHBA, Kanadaja dhe Meksiko), Unioni Evropian("pesëmbëdhjetëshja"evropiane me perspektivë të kyçjes së vendeve tëEvropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore) dhe vendet e zhvilluara tëAzisë Lindore (Japonia, Koreja Jugore, Tajvani, Hong-Kongu, Singaporidhe Malajzia). 2. Rritja dhe koncentrimi i kapitalit ndërkombëtar- është, po ashtu,karakteristikë e rëndësishme e globalizimit. Madje, në krahasim me treg-tinë ndërkombëtare, kapitali ndërkombëtar u rrit shumë më tepër. Kësh-tu, për shembull, gjatë periudhës 1983-1993, vlera e kapitalit ndërkombë-1 Economic Reform and the Process of Global Integration, Washington D.C. 1995.2 The World Bank, World Development Indicators, 2000.
  3. 3. 93 Globalizimi - proces i pashmangshëmtar u rrit për 3,5 here, duke arritur kështu shumën prej afro 4000 miliardëdollarë.3 Faktorët më të rëndësishëm që ndikojnë në rritjen e kapitalit ndër-kombëtar, janë: rritja e shpejtë e normës së zhvillimit ekonomik, pasuritënatyrore, resurset njerëzore, infrastruktura solide dhe stabiliteti ekonom-mik, posaçërisht ai politik i vendit. Kapitali ndërkombëtar investohet kry-esisht brenda vendeve të zhvilluara, mirëpo në kohët e fundit, investimetndërkombëtare po rriten sidomos në Amerikën Latine dhe Azinë Lindore(Japoni, Kore Jugore, Hong-Kong, Tajvan, Singapor dhe Malezi). Në de-kadën e fundit të shekullit të kaluar, këto investime nuk janë koncentruarvetëm në industrinë ekstraktive, pra, në shfrytëzimin e pasurive natyrore,por edhe në degë të tjera ekonomike. 2. Çështë globalizimi? Në shumë debate për këtë çështje, globalizimi ekonomik tregohetnjëkohësisht si fuqi konvergjente dhe divergjente, përkatësisht si proces icili shpien drejt bashkimit të ekonomisë botërore, por edhe si proces i cilithellon hendekun midis pjesës së zhvilluar dhe të pazhvilluar të botës.Ndërkaq, për secilën prej tezave ka argumente bindëse. Në një spektër tëtillë të qëndrimeve, hipotezave dhe argumenteve, të vërtetën për globali-zimin duhet kërkuar në analiza parimore dhe objektive të ngjarjeve dhe tëndodhurave reale. Globalizimi është proces asimetrik. Niveli i ndryshëm zhvillimor ivendeve, mund të merret si shkas kryesor që një pjesë e madhe e tyre nukmund të integrohet në rrjedhat ekonomike botërore, përkatësisht nukmund ti shfrytëzojë në masë të mjaftueshme. Disa nga këto vende gjen-den edhe jashtë procesit të globalizimit, përafërsisht janë të "humbura" nëte. Ky margjinalizim, në fazën e tashme të globalizimit, është proces ipashmangshëm për arsye se në vetë globalizimin është i artikuluar mode-li i "fundamentalizmit të tregut", i cili, sipas definicionit përkufizi-mitvepron në bazë të parimit qendro-periferi, përkatësisht prodhon dispari-tete rajonale, duke i avancuar të zhvilluarit dhe duke i nënshtruar tëpazhvilluarit. periferi, përkatësisht prodhon disparitete rajonale, ûarit dhe duke inënshtruar të pazhvilluarit. Qëndrimi i mëparshëm do të na sqarohet nëse nisemi nga një tezëtjetër që nocioni globalizim në sytë e njerëzve të rëndomtë përjetohet si3 IMF, World Economic Outilok, May 1995.
  4. 4. 94 Dr. Skender Berishashumëdimensional. Kështu, për shembull, si qytetarë të një shteti, njerëzitjanë më të lumtur nëse konsumojnë prodhime të një shteti tjetër, që mundtë investojnë në një shtet tjetër, që fitojnë të ardhura në një shtet tjetër,janë më të lumtur nëse dijnë më shumë për vendet tjera, domethënë shu-më më tepër dhe më ndryshe sesa më parë. Pastaj, nëse punëtorët e një vendi, pronarët e kompanive, janë tëvetëdijshëm se përmes procesit të globalizimit rritet konkurrenca, bëhetfitues ose humbës në afat të shkurtër, ruhet ose humbet vendi i punës,kompania, etj., atëherë dilemat për globalizim janë të pashmangshme.Njerëzit si etnos, me rritjen e kulturës ndërkombëtare, gjithmonë e mëtepër ndihen sikur është e rrezikuar kultura e tyre kombëtare ose lokalenga vendet lidere të botes, të cilët bëjnë diskriminim të pamëshirshëmndaj vlerave kulturore të tyre edhe atë përmes masmediumeve, infor-matikës dhe gjuhës. (mund të thuhet se gjuha angleze u bë gjuhë botërorepër komunikim). Globalizimi ka edhe ndikim politik mbi vendet të cilat janë në inte-grimet ekonomike kryesore në bote, siç janë: Unioni Evropian (EU), Orga-nizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), etj.4 Mund të thuhet se globalizimi, në radhë të parë, ka dimensionin eko-nomik: rritja tejet e madhe e tregtisë dhe investimeve direkte, të drejtpër-drejta, globalizimi i tregjeve financiare, prodhimi i integruar ndërkombë-tar, firmat ndërkombëtare, konkurrenca lokale e shteteve dhe rajoneve,fundi i ekonomive kombëtare, etj. Mirëpo, nuk duhet nënçmuar edhedimensionet tjera të globalizimit: dimensioni politik, dimensioni kulturor,dimensionin informativ, dimensioni i mjedisit, dimensioni social, etj. 3. Migrimi i popullatës- nuk është vetëm karakteristikë e globalizi-mit, sepse migrimi ka traditë historike. Pas zbulimit të Amerikës (1492),janë të njohura migrimet, në fillim nga Evropa, kurse më vonë, nga Afrikasi skllevër. Sot, migrimi i popullatës bëhet në drejtim të Amerikës Veriore(SHBA-së dhe Kanadasë), Evropës dhe Australisë. Në këto vende vazhdi-misht po vjen e po rritet pjesëmarrja e emigrantëve në popullatën ven-dëse. Sipas të dhënave të vitit 1990,5 pjesëmarrja e emigrantëve nëpopullatën e përgjithshme ishte kështu: në Amerikën Veriore (SHBA dheKanada) 8,6%, në Evropë 5,0%, kurse në Australi 17,8%.4 Georg Soros - Kriza e kapitalizimit global, Kultura, Shkup.1992,fage,16.5 OECD, Report, 1991. Vetëm ne Vankuver (Kanada) prej 1,6 milionë banorë, afro 500.000 janë me prejardhje nga Koreja, Kina, India, Filipinet, etj., gjë që do të thotë se mbi 30% te popullatës , janë emigrantë.
  5. 5. 95 Globalizimi - proces i pashmangshëm Pra, historikisht si edhe gjatë globalizimit, migrimi i popullatës bëhetprej vendeve në zhvillim në vendet e zhvilluara. Nga kjo, mund të thuhetse shkaku kryesor i migrimeve është faktori ekonomik, përkatësisht,kërkesa për kushte më të mira të jetesës. Natyrisht, përveç faktorit ekono-mik, njerëzit emigrojnë edhe për shkak të bindjeve politike, kombëtare,religjioze, familjare, të sigurisë, etj. 4. Zhvillimi i teknikës dhe i teknologjisë- është një prej karakteristi-kave kryesore të globalizimit. Zhvillimin e vet më të lartë, teknologjiaarriti mu në dekadën e fundit të shekullit të kaluar, pra në kohën e globa-lizimit. Pa një zbatim të teknologjisë së lartë, bota sot nuk do të kishtékëtë nivel të zhvillimit ekonomik, të standardit jetësor dhe të civilizimit.Fatmirësisht, kjo teknologji e lartë nuk zbatohet vetëm në vendet e zhvi-lluara si më parë, por zbatimi i saj vazhdimisht po vie duke u rritur edhenë vendet në zhvillim. Me zbatimin e teknologjisë së lartë, vendet nëzhvillim do të shtojnë punësimin dhe të ardhurat, do të përmirësojnëstandardin jetësor dhe, rrjedhimisht do të zvogëlojnë varfërinë, gjëra këtoqë kanë rëndësi jetike për këto vende. Sipas disa të dhënave, sot gatigjysma e popullatës zbaton, si në prodhim, ashtu edhe në konsum, tëarriturat e larta teknologjike, në radhë të parë kompjuterët dhe disa mjetetë tjera të telekomunikimit. Zbatimi i kësaj teknologjie ka kahe të rritjesdhe të zgjerimit edhe në pjesën tjetër të popullatës botërore. Përhapja e ideve, e lajmeve dhe informatave nëpërmjet internetit,mundëson informimin e shpejtë të njerëzve për politikë, ekonomi, nor-mën e interesit, mjekësinë, etj., të cilat kanë rëndësi vitale për jetën dhebiznesin e suksesshëm. Bartja (transferi) i teknologjisë bëhet në shumë forma, por ato mëkryesore janë: - në forme të mallrave (kompjuterë, makina, faksa, telefonamobilë, etj.) dhe - në forme të patentave. Zhvillimi i teknikës dhe i teknologjisë, po e zvogëlon hendekun mi-dis vendeve të zhvilluara dhe të atyre në zhvillim, midis veriut dhe jugut,midis Evropës dhe Afrikës, midis Amerikës Veriore dhe Amerikës Latine. 5. Deindustrializimi - është një prej karakteristikave të rëndësishmetë globalizimit. Me termin deindustrializim nuk duhet të kuptojmë vetëmngushtimin dhe zvogëlimin e degëve industriale, zvogëlimin e të punë-suarve në industri, etj., por, me te duhet të kuptojmë edhe bartjen e indus-trisë prej vendeve të zhvilluara (SHBA, UE dhe Japoni), në ato që janë nëzhvillim, sidomos në "tigrat e vegjël ekonomikë" (Kore Jugore, Hong-Kong, Tajvan, Singapur, dhe Malezi). Natyrisht, kjo bartje nuk përfundonvetëm në këto vende, por ajo vjen e zgjerohet edhe në vende të tjera qëjanë në zhvillim e që kanë pasuri natyrore dhe resurse njerëzore.
  6. 6. 96 Dr. Skender Berisha Sipas shumë analistëve e studiuesve ekonomikë, deindustrializimishton papunësinë në SHBA, Unionin Evropian dhe në Japoni dhe, përpasojë, shfaqen trazira dhe tensione të shpeshta sociale. Kjo është më se evërtetë, prandaj asaj duhet ti kushtojmë rëndësi të veçantë gjatë procesittë globalizimit. Kur kësaj i shtojmë edhe shfaqjen e problemeve të reja, siçjanë: ndotja e ambientit jetësor, terrorizmi ndërkombëtar, shpeshtimi iluftërave lokale, kyçja e vendeve në zhvillim dhe atyre ish socialiste nëtranzicion në ekonominë botërore, atëherë realizimi i globalizimit po vjenduke u vështirësuar. Mendojmë se, me një globalizim më real dhe mëhuman, mund të tejkalohen këto probleme dhe globalizimi do të jetë më ipranueshëm, më i mbështetur dhe më atraktiv për shumicën e vendevedhe të njerëzve në bote. M’u për këtë arsye, shumë analistë dhe studiues në botë janë skepti-kë dhe me kontraargumente që paraqesin, dyshojnë në cilësinë dhe rezul-tatet pozitive të globalizimit. Prandaj, globalizimi ka përkrahësit dhekundërshtarët e vet. Përkrahësit e globalizimit janë kryesisht nga vendet e zhvilluara, menë krye SHBA-ne, Japoninë, Gjermaninë, etj., të cilët globalizimin e konsi-derojnë si lokomotivë të zhvillimit të ardhshëm ekonomik në bote. Këtë eargumentojnë me të arriturat e mëdha që u realizuan gjatë dekadave tëfundit në shumë fusha ekonomike, siç janë: prodhimi botëror, GDP përcapita, tregtia ndërkombëtare, financimi ndërkombëtar, teknika dhe tek-nologjia, informatika, etj. Të gjitha këto kanë ndikuar në rritjen e duk-shme të standardit dhe të mirëqenies njerëzore. Madje, një ekonomist japonez, globalizimin e simbolizon me katër " i" investimet, industria, informata dhe individualiteti. Të gjitha këto, sipastij, kanë përparuar shumë, fal globalizimit. Përkrahësit, globalizimin e konsiderojnë si një proces të paevitue-shëm dhe të pakthyeshëm, dhe që do ti përfshijë të gjitha vendet dhe tëtëra fushat e jetës në bote. Kundërshtarët e globalizimit janë kryesisht nga vendet në zhvillim,ithtarë të proteksionizmit dhe të intervencionizmit. Brenda tyre veçohendisa kategori njerëzore, si për shembull, ekologjistë, feministë, anarkistë,të gjelbrit, neokomunistë, etj. Kundërshtarët, globalizmin e shikojnë meskepticizëm dhe dyshojnë në zhvillimin e ardhshëm ekonomik botëror.Madje, globalizmin ata e konsiderojnë si shkaktarin kryesor të pabarazisëdhe të thellimit të hendekut midis shteteve të zhvilluara dhe të atyre nëzhvillim, pastaj të shfaqjes së varfërisë, të papunësinë, të sëmundjeve epi-demike dhe të ndotjes së ambientit.
  7. 7. 97 Globalizimi - proces i pashmangshëm Kundërshtarët po e shprehin mllefin e vet ndaj globalizimit me reagi-me, protesta, demonstrata dhe mitingje, që po organizohen me rastin e tu-bimeve të rëndësishme ndërkombëtare, siç janë ato të Organizatës Botë-rore të Tregtisë (WTO), të institucioneve financiare botërore (IMF dheIBRD, të G-7 (Grupi i 7 vendeve më të zhvilluara në botë), etj. Reagimetdhe protestat e fundit, janë mbajtur në Sjetëll (SHBA), në Uashington, nëPrage te Çekisë, ne Kvebek (Kanada), ne Napoli dhe së fundi në Hong-Kong. Organizatorët dhe pjesëmarrësit e këtyre protestave tubohen nga tëgjitha anët e botës (kanë organizim të mirë fal internetit), i bllokojnë rru-gët, avenytë dhe sheshet, duke kërkuar ndërprerjen e tubimeve ndërkom-bëtare, pasi ato shkojnë në dëm të njerëzimit në botë. Prandaj, shumë politikanë në botë, kur flasin për globalizimin,shpesh potencojnë se globalizimi është një proces human, me perspekti-vë, por, si çdo fenomen i madh, edhe ai, i ka dobësitë dhe problemet eveta. 3. Problemet dhe pasojat e globalizimit Globalizimi na prek të gjithëve në mënyrë të drejtpërdrejtë. Në njëartikull të Daniel Bell, në vitet 80 të shekullit të kaluar, fjalia e shumë-cituar se shtetet kombëtare janë shumë të mëdha për problemet e vogla,dhe shumë të vogla për problemet e mëdha, është zhvlerësuar. Problemetglobale janë aq të mëdha sa që shtetet e ndryshme, individualisht nukmund ti zgjidhin. Shteti kombëtar gërryhet. Ai nuk zhduket apo bëhet itepërt, siç vlerësojnë shumë komente, ai gërryhet. Nivele të tjera tëzgjidhjes së problemeve, si nën, ashtu edhe sipër rrafshit kombëtar, dalinnë skenë. Kufijtë, dikur të ngurte të territorit, të pushtetit dhe të popullittë një shteti, tashmë janë më të zgjeruar. Ky proces ka ardhur në shprehjesidomos brenda Unionit Evropian (EU), ku shtetet e këtij Unioni ia kanëdhënë kompetencat e tyre qendrore, deri në njësinë e përbashkëtmonetare- Euro. Të gjitha këto fenomene nuk janë të reja , por proceset janë për-shpejtuar dhe kanë arritur në përmasa të reja, si nga pikëpamja cilësore,ashtu edhe nga ajo sasiore. Këtu qëndron edhe risia e globalizimit. Kjo vlen në të njëjtën masë edhe për aspekte të tjera siç janë: shkatë-rrimi i mjedisit, problemi social, etj. Shkatërrimi i mjedisit si dhe shpër-ndarja e padrejtë kanë ekzistuar që përpara se të flitej për globalizimin.Këtë e nxjerrë në pah me force edhe lëvizja e konsiderueshme e kritikëvetë globalizimit. Nga ana tjetër globalizimi krijon premisat, që problemet
  8. 8. 98 Dr. Skender Berishaglobale të përballohen në mënyrë të përshtatshme, pikërisht në nivelglobal. Ulja e shërbimeve sociale dhe për pasojë edhe e shpenzimeve dytëso-re të pagës, me qëllim rritjen e aftësisë konkurruese në kuadër të konku-rrencës globale, kërkohet nga ekonomia si domosdoshmëri, ndërsa sindi-kaltat paralajmërojnë për rrezikun nga "Dumping social" . Faktorë të tjerë, si për shembull, niveli i arsimimit apo prezenca nëtreg, luajnë një rol po aq të rëndësishëm. Dimensioni social i globalizimit nënkupton, sa duhet të jetëglobalizi-mi i njerëzve, përkatësisht si të ndryshojë ai: prej globalizimit të tregjeve,të bëhet globalizimi për jetesën, demokracinë, të drejtat e njeriut, bara-zinë, etj. Rruga e tashme e globalizimit doemos duhet të ndryshojë. Një grupshumë i vogël merr pjesë në favor të tij, një grup tjetër i madh nuk vendospër dizajnimin e tij dhe as që ndikon në përcaktimin e kahes së tij. Rezultatet e globalizimit qëndrojnë në atë s e ç bëjmë ne me to. Atovaren nga politikat, rregullat e institucioneve të cilat e drejtojnë kahen eglobalizimit, vlerat që i inspirojnë autorët e tij, etj. Në këtë kuptim dimen-sioni social i globalizimit është kritik por me porosi pozitive: ai beson sedobitë nga globalizimi duhet që të zgjerohen, rezultatet të ndahen mëmirë, shumë nga problemet të zgjidhen, etj. Gjykimi social për globalizimin është sipas asaj se çfitohet prej saj.Edhe pse shumë prej sëmundjeve të botës së sotme- varfëria, mungesa epunës respektive, zvogëlimi i të drejtave të njeriut etj,- kanë ekzistuar njëkohë të gjatë, para fazës së tanishme të globalizimit, ai tani fuqizohet. Përshumë kë, globalizimi e dislokon mënyrën tradicionale të jetesës edhe nëkomunitetet lokale, e zvogëlon hapësirën e qëndrueshme dhe llojlloj-shmërinë kulturore. Në procesin e tanishëm të marrëdhënieve ndërkufi-tare dhe lidhjeve të ndërsjella, debatimi bëhet jo vetëm për jobarazinë mesvendeve, por edhe për jobarazinë brenda vendeve të caktuara. Debati përglobalizimin transformohet shpejt në debat për demokracinë dhe tëdrejtën sociale në ekonominë e globalizuar. Në kuadër të dimensionit social të globalizimit, ne duhet ti shtrojmëkëto pyetje: Ku qëndrojmë sot? Ku dëshirojmë të shkojmë, përkatësisht si të veprojmë në të ardhmen? Si mund ta fitojmë atë, përkatësisht si mund ta përfundojmë? 1) Sa i përket pyetjes ku qëndrojmë sot?, mund të konstatojmë seekzistojnë jobarazi të thella, përkatësisht jobarazpeshë në punimet rrje-dhore të ekonomisë globale të cilat janë etnikisht të papranueshme, kurse
  9. 9. 99 Globalizimi - proces i pashmangshëmpolitikisht të paqëndrueshme. Ekonomia transformohet në globale, kurseinstitucionet sociale dhe politike mbeten kryesisht lokale, nacionale oserajonale. Nevojitet kornizë më e mirë institucionale dhe politike nësedëshirohet që të realizohen premtimet për globalizimin si proces pozitiv. Jobaraspesha ndërmjet ekonomisë dhe shoqërisë (institucioneve) emposhtë të drejtën sociale: Ekziston ndarje në rritje në mes ekonomisë formale globale dhe eks-pansionit të ekonomisë joformale të zezë në shumë vende. Shumica e nje-rëzve në bote që jetojnë dhe punojnë në ekonominë joformale, vazhdojnëtë jene të shkyçur prej pjesëmarrjes së drejtpërdrejt në tregjet dhe nëglobalizim të bazuar në baza korrekte dhe të barabarta. Ata nuk Mund t’i qasen pronës dhe të drejtave vetanake, përkatësisht nukkanë mundësi të futen në transaksione produktive ekonomike; Dobitë nga globalizimi shpërndahen në mënyrë të jobarabartë ndër-mjet shteteve dhe brenda shteteve. Ekziston polarizimi në rritje ndërmjetfituesve dhe humbësve. Ekziston jobarspeshë në rregullat globale. Rregullat ekonomike dheinstitucionet mbizotërojnë mbi rregullat sociale dhe institucionet, kurseefikasiteti i rregullave ekzistuese dhe të institucioneve ndërmjet veti, tes-tohen me realitetin global. Për shembull, tregtia dhe industria liberalizo-hen, kurse agrokompleksi mbetet i mbrojtur. Ose, mallrat dhe kapitaliqarkullojnë shumë më lirshëm tej kufirit, se sa njerëzit. Ndryshimet strukturale për adaptim, pa vendime dhe zgjidhje ade-kuate sociale dhe ekonomike, sjellin josiguri për punëtorët dhe biznes-menët gjithandej, si në Veri ashtu edhe në Jug. Femrat, punëtorët pa kua-lifikime dhe njerëzit pa pasuri, janë më të goditur. Papunësia mbetet rea-litet për shumicën e popullatës botërore. Institucionet udhëheqëse nacionale dhe ndërkombëtare sot, nuk ta-kohen krahas me kërkesat e reja të njerëzve dhe të vendeve për përfaqë-sim dhe vendimmarrje. a) Ekziston mungesa e besimit publik në sjelljen globale të vendime-ve të Kombeve të Bashkuara, të institucioneve të Bretonvuds-it, të Orga-nizatës Botërore të Tregtisë dhe të ngjashme. b) Tregu global ka mungesë të institucioneve për mbikëqyrje pub-like, kurse shumë vende mundësojnë tregje nacionale me legjitimitet dhestabilitet. 2. Në pyetjen se ku duhet të shkojmë?, përgjigjemi me vizion seprocesi i globalizimit duhet t’i vendosë njerëzit në vendin e duhur që tëjetë proces i cili e respekton dinjitetin njerëzor dhe vlerën e barabartë tëçdo qenie.
  10. 10. 100 Dr. Skender Berisha Bëhet fjalë pra për globalizim me dimensione sociale që i përkrahvlerat njerëzore dhe mirëqenien e njerëzve. Me rëndësi për dimensioninsocial të globalizimit është: që të bazohet në vlerat universale të cilat kër-kohen prej të gjithë aktorëve, siç janë: shteti, organizatat ndërkombëtare,bizneset, puna, shoqëria civile dhe mediat. 3. Në fund shtrohet pyetja si ta arrijmë këtë? Zgjidhja është në siste-min multinacional të Kombeve të bashkuara, si institucion i paevitu-eshëm për aksionin global. Që të mund të vlerësohet ndikimi social i globalizimit, është merëndësi që, përpos përformansave ekonomike, të analizohet se çbëhet mepunësimin, jobarabarësinë në të ardhurat dhe me varfërinë në dy dekadate fundit. Globalizimi është proces i cili paralelisht shkakton dy gjendje tëndryshme: 1. Gjendje të hapjes të ekonomive nacionale me prishjen e kufiritekonomik të tregjeve nacionale, për shkak të shtrirjes në tregun unikbotëror, dhe 2. Gjendja e divergjencës së mëtejshme ndërmjet pjesës së pasur dhetë varfër të botës, me rritjen e hendekut midis tyre. Gjendja e vërtetë është rezultat i trendit të përgjithshëm të libera-lizimit të tregtisë botërore dhe regjimit të lëvizjes së kapitalit. Dekada efundit e shekullit të XX do të mbetet në kujtesë për rrëzimin e kufijveekonomikë në botë, gjë që zgjoi interes të madh edhe në botën e zhvilluardhe atë të pazhvilluar. Punëtorët e botës së zhvilluar janë të shqetësuar për shkak të graviti-mit të kapitalit në drejtim të punës së lirë, që është në lidhshmëri mefondin e" shteteve me begati" në ekonominë e tregut, shkaktoi tensione tëfuqishme sociale edhe në vendet e zhvilluara. Në vendet e pazhvilluara shqetësimi është i të njëjtës natyrë,përkatësisht liberalizimi e nxiti proteksionizmin e fshehur në nivel global,prandaj fitimi i sovranitetit ekonomik nacional për shtetet e pazhvilluarabëhet gjithnjë e më i rende. Për kyçje në "specializimin" botëror , vendet epazhvilluara praktikojnë eksploatimin e vet, duke "shitur" fuqi punuesetepër të lirë, në krahasim me vendet e zhvilluara. Me fjalë të tjera, vendete pazhvilluara, në ndarjen ndërkombëtare të punës, përkatësisht nëkëmbimin e lirë, kyçen me përparësinë e vetme që kanë të mundshme -me fuqinë punëtore të lirë. Konvergjenca manifestohet, nga njëra anë, përmes trendit të uljes sëshifrave absolute të njerëzve më të varfër në bote dhe nga ana tjetër,përmes zgjerimit të perimetrit të ekonomisë botërore. Për shembull, ne
  11. 11. 101 Globalizimi - proces i pashmangshëmvitin 1993, bota ishte e brengosur për fatin e 1.3 miliardë njerëzve, të cilëtjetonin me më pak se l dollar në ditë, kurse në vitin 2001, varfërinë aso-lute e ndjenje 1.2 miliardë njerëz nga popullata e përgjithshme botërore.Domethënë më pak se një decenie "të lumturit" , 120 milionë të varfër utërhoqën nga grupi më ekstrem të të varfërve duke iu falënderuarkapitalit të jashtëm, të cilit ia shitën punën e vet për disa centë në orë, osenga ndihma e jashtme dhënë botës së pazhvilluar.6 Për botën si tërësi, hulumtimet e fundit të Organizatës Botërore tëPunës (ILO), tregojnë se papunësia e hapur është rritur në dekadën efundit për më se 188 milionë në vitin 2003. Globalizimi nuk është proces simetrik, por është proces që ekarakterizojnë asimetria e shkallës së lartë apo më të ulët. Prej asimetrivenuk është i kursyer as tregu i punës. Për derisa tipet tjera të tregjevenëpërmjet liberalizimit, integrohen në tregun botëror, ky nuk është rastpër tregun e punës- ai nuk liberalizohet, kurse me këtë, lëvizja e lirë ekëtij faktori has në barriera. Me fjalë të tjera: është evidente se mobiliteti isipërmarrësve është prezent, kurse këtë privilegj nuk e gëzojnë punëtorët.Kjo anomali, si duket nuk do të jetë me "afat të shkurtër. Argumenti qën-dron në krizën e punësimit prezent edhe në pjesët e zhvilluara dhe ato tëpazhvilluara të botës. Tregu i punës, në fakt, është i eliminuar nga procesii liberalizimit për shkak të numrit të pamjaftueshëm të vendeve të punësnë shtetet me industri të zhvillimit të lartë dhe për shkak të papunësisë sëmadhe, veçanërisht të punëtorët me kualifikime të ulëta, si rezultat indryshimeve strukturale, rritjes së produktivitetit dhe zvogëlimit tënivelit të rritjes ekonomike. Të dhënat alarmojnë se pabarazia rritet më së shumti kur zhvillimitekniko-teknologjik është më intensiv, ashtu që faktori i civilizimit bëhetme shumë barrë se sa gëzim. Lidhjet ndërmjet pjesës së zhvilluar dhe tëpazhvilluar të botës, me të vërtetë përjetojnë modifikime, por megjithatëmbetet fakti që të zhvilluarit pasurohen në kurriz të botës së pazhvilluar. Globalizimi nuk do të thotë se gjithçka mund te rregullohet dhezgjidhet pa probleme. Por, globalizimi mund të instrumentalizohet siargument apo si shtrat për kërcënime largimi.6 The Report of the World Commission on the Social Dimenzion of Globalization: A fair globalization- Crating opportunities for all, International Labour Organization, 2004, http:/www. dadalos.org/ globalisierung alb/index.htm
  12. 12. 102 Dr. Skender Berisha 4. Qeverisja globale Nëse problemet dhe pasojat gjithnjë e më shumë marrin karakterglobal, atëherë duhet të globalizohet edhe zgjidhja politike e tyre. Për këtëekzistojnë koncepte të ndryshme deri në ngritjen e një shteti ndërkombë-tar. Meqenëse kjo do të mbetet të paktën për një kohë utopi dhe, sipasmendimit të shumë analistëve, e dhe e padëshiruar, janë duke u kërkuarrrugët dhe mënyrat e tjera (të reja) për organizimin dhe qeverisjen eepokës së globalizimit. Qeverisja e globalizimit përcaktohet si: - qeverisje dhe qeveri botërore; - politikë e brendshme botërore; - politikë e Rendit të Ri Botëror; - politikë e shekullit XXI; - kundërkoncepti i neoliberalizmit dhe - përgjigje ndaj globalizimit. Lidhur me këtë, Benjamin R. Barber thotë: "Kapitalizmi është njëtigër i fuqishëm dhe i madh, i cili mund të ngacmohet dhe nxitet për tegjallëruar ekonominë- duke presupozuar që forcat e tij zbuten nëpërmjetinstitucioneve qytetare dhe politike. Globalizimi e ka liruar këtë tigër ngakafazi, duke ia ekspozuar një kapitalizmi "të egër", i cili në mënyrë tëngjashme me një tigër, i ka rifituar sërish të gjitha instinktet e tij grabit-qare. Prandaj qëllimi i qeverisjes globale është rizbutja e "tigrit" të liruarnga globalizimi.7 Shpërndarja e padrejtë e fitimeve, pezullimi i tatimeve përmes qen-drave kryesore, krizat ndërkombëtare si pasojë e lëvizjeve të paimagji-nueshme spekulative të kapitalit, konkurrenca lokale e shkatërrimtare përshkak të potencialit kërcënues të sipërmarrjeve multinacionale si dheprobleme të tjera, pasojë të globalizimit (ekonomik), mund të trajtohen nëmënyrë të përshtatshme vetëm në kuadrin global, ku aktorët duhet tëbashkëpunojnë në të gjitha nivelet. E njëjta gjë vlen edhe për problemetglobale të tjera siç janë ato mbi migrimin dhe kriminalitetin ndërkombë-tar deri në përhapjen e armëve atomike, biologjike dhe kimike. Për të gjitha këto, por edhe për probleme të tjera, shteti kombëtarështë shumë i vogël. Në këtë kuadër u realizua "zbutja e parë dhe e suk-sesshme e kapitalizmit". T kufijtë e tij, përmes të cilëve ai përkufizohet nmënyrë standarde, janë n një raport disproporcioni me çkufizimin përmes7 Marrë nga: Dirk Messner & Franz Nuscheler, Koncepti Global; Governace - Stadi dhe perspektivat ; INEF- Report, fletorja 67/2003. Instituti për Zhvillimin dhe Paqën, Autori: Ragnar Muler .
  13. 13. 103 Globalizimi - proces i pashmangshëmglobalizimit: Shteti kombëtar po gërryhet, funksione të rëndësishme shte-tërore, siç është për shembull garantimi i sigurisë së qytetarëve të tij nëepokën e armëve të asgjësimit në masë, ai nuk mund ti realizojë me vetë. Qeverisja globale nuk është një projekt romantik për një "botë të vet-me" të shëndetshme, por një përgjigje realiste ndaj sfidave të globalizimit.Konceptet e Qeverisjes Globale përpiqen të gjejnë linja zgjidhjesh përproblemet ndërkombëtare. Domosdoshmëria e rrugëve të reja në zgjidh-jen e problemeve është pothuaj diçka e padiskutueshme, megjithatë arki-tektët e Qeverisjes globale e shohin veten shpesh si objekte të qortimit, seprojektet e tyre janë utopike. Si duhet të funksionojë bashkëpunimi global në mënyrë efektive,nëse shtetet e Bashkuara kërkojnë gjithnjë e më tepër të ecin vetëm, përshembull, duke dalë nga Protokolli i Kyotos, çka do të thotë një goditje erëndë për përpjekjet në ndërtimin e një mbrojtjeje të klimës? Kush pra,duhet ta koordinojë bashkëpunimin e shteteve dhe të sipërmarrjeve? Po edhe nëse do të mund të koordinohej një bashkëpunim efektiv:përmes kujt do të legjitimohen vendimet ? Qeverisja Globale duhet të jetënë të njëjtën kohë efektive dhe demokratike. Të dyja këto kërkesa bazëndërtojnë një raport të tendosur me njëra-tjetrën. Modelin më të përparuar të bashkëpunimit mes shteteve dhe shoqë-rive e shohim të Union Evropian, i cili mund të vlejë edhe si laborator përQeverisjen Globale. Në kuadër të Unionit Evropian mund të shihet mjaftqartë dilema e tematizuar mes efiçiencës dhe demokracisë, ku duhetmbajtur vazhdimisht parasysh që ngjashmëria mes shteteve evropianeështë natyrisht shumë më e madhe se sa është standardi botëror. Pra, njerëzimi gjendet në një pikë vendimtare të historisë së tij. Jemiduke e përjetuar një pabarazi në rritje mes dhe brenda popujve, një var-fëri gjithnjë e më të madhe, gjithnjë e më tepër uri, sëmundje, analfabeti-zëm si dhe një dëmtim në rritje të sistemeve ekologjike, prej të cilavevaret mirëqenia jone. Përmes bashkimit të interesave për mjedisin dhezhvillimin, si dhe përmes një vëmendjeje më të madhe ndaj tyre, mundt’u përgjigjemi nevojave bazë, të përmirësojmë standardin e jetesës për tëgjithë njerëzit, të mbrojmë dhe të menaxhojmë më mirë sistemet ekolo-gjike si dhe të garantojmë një të ardhme të sigurt dhe të begatë. Kjo nukmund të arrihet assesi nga një komb i vetëm, por nga ne të gjithë, por nënjë partneritet global, i cili orientohet për nga zhvillimi i qëndrueshëm. Për të arritur këtë, amerikani i njohur me origjine hungareze, z.George Soros, me librin e tij më të ri "On Globalization" (Mbi Globali-zimin), globalizimin përpiqet ta përkufizojë si qarkullim të lirë tëkapitalit, tregjeve financiare së bashku me kompanitë transnacionale
  14. 14. 104 Dr. Skender Berishanëpër të gjitha ekonomitë kombëtare, e diku edhe si proces i cili e zgjonkonkurrencën globale në të gjitha meridianët e botës. Soros, si njeri i invo-lvuar në lojën e globalistëve botëror mendon se për ta globalizuar pla-netin, do të duheshin institucionet globale të cilat do merrnin përgjegjësi-në për mbarë njerëzimin në mileniumin që po hyjmë. Në këtë kontekst aiparasheh një reformim të konsiderueshëm të institucioneve të sotmeglobale, siç janë: Banka Botërore, Pakti i Stabilitetit, Fondi Monetar Ndër-kombëtar, etj Përfundimi Ideja për globalizim nuk është e sotme, por intensivisht dhe siste-matikisht për të flitet prej fundit të shekullit të XX. Globalizimi, si pikënisje dhe si bazë, ka konkurrencën dhe mbështe-tet në shoqërinë demokratike pluraliste, ekonominë e hapur dhe të tregut,duke respektuar edhe të drejtat dhe liritë e njeriut. Globalizimi zvogëlonrolin e kufijve shtetëror dhe bashkon tregjet kombëtare në një treg tëpërbashkët dhe unik botëror. Karakteristikat kryesore të globalizimit janë rritja e tregtisë ndërkom-bëtare, rritja dhe koncentrimi i kapitalit ndërkombëtar, migrimi i populla-tës, zhvillimi i teknikës dhe i teknologjisë dhe industrializimi. Shumë analistë në botë, kur flasin për globalizimin, shpesh potencoj-në se globalizimi është një proces human me perspektivë dhe si i tillëështë i pashmangshëm. Mirëpo, si çdo fenomen i madh, edhe ai ka dobë-sitë dhe problemet e veta, që i kategorizon njerëzit në përkrahës dhe kun-dërshtarë të globalizimit. Me qëllim të flakjes së kësaj ndarjeje, midis njerëzve duhet të gjendenidetë e reja dhe të kapshme për të gjithë. Përndryshe, globalizimi mund tëjetë utopi. Literatura1. Berisha dr. Skender - Ekonomia Ndërkombëtare, Prishtinë, 2002.2. Berisha dr. Skender - Integrimet ekonomike evropiane, Prishtinë, 2005,3. Dirk Messner/ Franz Nuscheler- Konsepti Global Governance - Stadi dheperspektivat, INEF Report, Autor Rognar Müller4. Kristo,Ilia- Biznesi ndërkombëtar, Tiranë, 20025. Soros George - On Globalization, Washington D.C. 20026. Sidjanski Dusan - Federalisticka buducnost Evrope, Beograd, 1996.7. M. Sveticanin & H. Singer - The World Economy, "Challenges of Globalizationand Regionalization", London, Macmillan Press, 1996.

×