O slideshow foi denunciado.
Utilizamos seu perfil e dados de atividades no LinkedIn para personalizar e exibir anúncios mais relevantes. Altere suas preferências de anúncios quando desejar.

Gazrat teknike dhe pajisjet nen presion

2.403 visualizações

Publicada em

  • Seja o primeiro a comentar

  • Seja a primeira pessoa a gostar disto

Gazrat teknike dhe pajisjet nen presion

  1. 1. 1 8. MBROJTJA-EKZAMINIMI DHE KONTROLLI I SISTEMEVE DHE PAJISJEVE Ekzaminimi dhe kontrolli perfshijnë -ekzminimin e sistemeve stabile për sinjalizim dhe fikjen e zjarrit është kompetencë e organeve shtetërore të kontrollit dhe ekzaminimit për të evituar krijimin e humbjeve materjale ,rrezikimin jo vetem të personelit por edhe të popullates në përgjithësi duke kontrolluar dhe shqyrtuar funksionimin e sigurt gjatë leshuarjes në punë për heren e pare dhe periodikisht sipas ligjit , të gjitha sistemet - për sinjalizim zjarri, - për zjarrfikje me dioksid karboni për zjarrfikje me shkumë për zjarrfikje me ujë për zjarrfikje me pluhur për sinjalizim të ekzistimit të gazrave dhe avujve të djegshme për rrjetin e hidrantve dhe e pajisjeve mbrojtëse dhe sinjalizuese për parandalim dhe zgjerim zjarri dhe ekzplodimi. -ekzaminimi I makinave dhe pajisjeve me shkallë të lartë të rrezikut është kompetencë e organeve shtetërore të kontrollit dhe ekzaminimit për të lëshuar dokumentacionin e nevojshem e mbrojtjes në punë duke u bazuar në certifikimin e prodhuesit për makina dhe pajisje të punuara për heren e parë dhe makina dhe pajisje të cilat kanë shkallë të lartë të rrezikshmer Pos pajisjeve dhe makinave tjera zakonisht për ekzaminim janë edhe pajisjet e kuzhinës pajisje për restorane gjeneratoret për prodhimin e rrymes stacioni I pompave stacioni I kompresorve pajisjet në vegeltore (çpojse,ratifika etj). -ekzaminimi I karakteristikave të vendit të punes është e domosdoshme qe të behet inspektimi I kushteve të ambijentit : temperatura,lagështira relative,shpejtësia e rrymimit të ajrit,zhurma ,ndriqimi etj. -ekzaminimi I makinave , pajisjeve dhe instalimeve tjera duhen të behen poashtu gjatë leshuarjes në punë për heren e pare dhe në mënyrë periodike: instalimet elektrike,rrufepritsat,vinqat,platformat ngritëse,sistemet e ventilimit,daljet emergjente,instlimet mbrojtës nga zjarri-dyert automatike dhe kapaket mbylles nësistemet e ventilimit/klimatizimit.
  2. 2. 2 Mbrojtja në punë gjatë bartjes me dorë - Sipas shumë standardeve të punës shumë shtete I normojnë në përgjithësi punet qe kanë të bëjnë me bartjen me dorë ngarkesave. Punet të cilat lidhen me sigurinë në punë për personelin gjithnjë janë të kushtëzuara me aftësinë psikofizike ,moshen dhe gjinin e punetorit. Këtu bëjnë pjesë të gjitha operimet me fuqinë e punëtorit- ngritja,bartja,lëshuarja,shtyrja,terhjekja mbajtja etj. Ergonomija është lëmia e cila i përfshinë mundësitë e levizjes së trupit dhe gjymtyrve gjatë proceseve të punës dhe bartjes së materjaleve. Me punë të sigurtë nenkuptohet: -të dhënat për ngarkesen (pesha,forma,dimenzionet,pozita dhe mundësia e shkaperderdhjes), -angazhimi I punëtorit (mundësia e bartjes,largësia/lartësia dhe intenziteti i bartjes, perdorimi I masave mbrojtëse të nevojshme dhe planifikimi I punës dhe pushimit) dhe -ndikimi mjedisit të punës (hapsira e punës,ndryshimii niveleve për kalim gjatë palosjes,temperatura,lagështira dhe shpejtësia e rrymimit të ajrit në hapsiren e punës) Bazuar në kushtet e punës së puntorit është obligim i punëdhënsit qe ta bëjë kategorizimin dhe vlerësimin e punëve në funksion të : -mases bartëse maksimale e lejuar –MBML (lejohet qe brenda dites të barten ma se shumti 1000 kg ) është në funksion të moshes dhe gjinisë së punëtorit: mosha- vjeç 15-19 19-45 mbi 45 shtatzënat mashkuj 35 50 45 - femra 13 15 13 5 -frkuences dhe kohëzgjatjes së punës së punëtorit, -pozites së trupit të punëtorit gjatë bartjes së ngarkeses (vertikale,me ngarkesë afer trupit,me krrusje-në vend dhe me çvendosje dhe kombinim I tyre dhe me perkulje cuc), -hapsires manovruese gjatë punës dhe -temperatures dhe lagështires në vendin e punës. 8.1.KONTROLLI I MJEDISIT , MAKINAVE DHE PAJISJEVE ME RREZIKSHMERI TË LARTË- Kontrolli dhe shqyrtimi I mjedisit,makinave dhe pajisjeve me shkallë të lartë të rezikshmerisë bëhet sipas: -kontrollit të mjedisit nga aspekti I mbrojtjes në punë duke shqyrtuar parametrat : - fizik (temperature,lagështirë,shpejtësi e levizjes së ajrit,ndriqim,zurmë dhe vibrim) dhe - kimik (koncentrimi I ndotësave – gaze dhe avull dhe pluhur), -kontrolli I pajisjeve dhe makinave sipas listes së pranuar për shkallë të rritur të rrezikshmerisë.
  3. 3. 3 Kontrolli dhe shqyrtimi I pajisjeve me shkallë të lartë të rrezikshmerisë bëhet sipas standardit ISO 10013 dhe pastaj behet regjistrimi I posaqem I cili duhet të përfshijë: -emertimi I pajisjes, -prodhuesi, -tipi I pajisjes dhe numri serik, -viti I prodhimit, -viti I leshuarjes në punë dhe pëerdorim dhe -data e fundit e shqyrtit dhe kontrollit. Pajisjet dhe makinat me shkallë të lartë të rrezikshmerisë gjatë operimit me to duhet qe të jenë të ditura shumë parametra qe maten me instrumente të kolauduara (kalibruara-bazhdaruara) ashtuqe të jepet në momente të caktuara pasqyra e qartë sipas: -madhesive mekanike ( masë,gjatësi,kohë,temperature,numri I rrotullimeve etj), - madhesive elektrike (rezistencë,tension,intenzitet,fuqi ,tokëzimetj.), -madhësive të rezistencave të izolimit, -madhësive të zhurmes (sipas standardeve nderkombëtare IEC 651 dhe IEC 804), -madhësive të vibrimeve (frkuencat sipas IEC 225), -madhësive të ndriqimit (lux) dhe korksionit (kosinusit), -madhësive të koncentrimit të materjeve të rrezikshme (pluhurit , avujve organik dhe joorganik dhe materjet të cilat duhen të analizohen sipas teknikes analitike) -pajisjeve matëse (pompave për marrje të mostrave,dozimetrat, , kronometrat, anemometrat termometrat,hidrometrat dhe barometrat), -matja e pluhurit (stacionare ,peshorja analitike ,filtrat,koncentrimi I pluhurit respirabil) -matja e pluhurit fibrinogjen (kokat matese per fibra dhe mikroskopi optik), -gazrat dhe avujt inorganik (absorbimet,sprektofotometri,leximi diret të koncentrimeve ndotëse në ajër dhe aplikimi I metodes së koncentrimit potenciometrik), --gazrat dhe avujt organik (absorbimet,kromatografi me kapilar me detector,spektrofotometri,sistemi I identifikimit dhe leximi diret të koncentrimeve ndotëse në ajër), -materjalet të cilat analizohen sipas teknikes analitike (kromatografi dhe koncentromi I karbonit organik) dhe -mikroklima (temperature,lagështi relative,shpejtësi e levizjes dhe rrezatimi termik). 9. GAZRAT TEKNIKE DHE PAJISJET NËN PRESION Edhe puna me gazna teknike paraqet gjithnjë rrezik per personelin dhe si e tillë kerkon perkushtim dhe pergjegjesi për mbrojtjen në punë.Rast më të padeshirueshem është atëhere kur gazi është helmues ,I djegshem apo eksploziv.
  4. 4. 4 Veprimet të cilat duhen të ndermirren (në hapsirat e mbyllura) atëhere kur hetojmë eren e gazit janë: -të fiket çdo burim zjarri, -të hapen dyer e dritare, -të nderpritet furnizimi me gaz (të mbyllet ventili), -mos të perdoret drita e hapur, -mos të përdoret shkrepsa, -mos të lëshohet rryma elektrke , -mos të nxjerret priza elektrike nga rrjeti elektrik, -mos të kyqet zilja elektrike, -mos të pihet duhan, -drita mund të ndezet vetem kur nuk hetohet era e gazit, -mos u bazo vetem në mendimet tua por konsultohu edhe me tjeret, -të thirret personeli I autorizuar për gazna etj. OKSIGJENI – O2 Të gjithë ata të cilet punojnë me oksigjen duhet të dijnë: -ti ken rrobat e pastra sidomos pa vajra sepse në kontakt me oksigjenin mund të vetndizen, -veglat e punës,elementet nderlidhëse dhe copat për pastrim duhet të jen të pastra dhe pa yndyrna dhe vajra, -pastrimi dhe çyndyrizimi I elementeve duhet të behet me tretje të veçanta dhe terja duhet bërë në ajer ose me azot, -oksigjeni nuk guxon të ruhet në mediume ku ka materjale të cilat lehtë ndezen,eksplodojnë apo vetndezen, -rezervoari për oksigjen të gaztë me presion mbi 1.bar dhe oksigjeni I lenget duhet të jet I paster dhe pa materje ndezese, -vendzbrazja e oksigjenit nuk duhet të jet nga materjet qe ndezen (asfalt etj.),duhet të jet pa fuga dhe joporoz, -gjatë perdorimit të oksigjenit të lenget duhet kushtuar rendësi mbrojtjes së fytyres (me syza) dhe duarve (me dorëza)për shkak të temperaturave të ulta të cilat mund të shkaktojnë merdhirjen, -oksigjeni I paster perdoret në medicine,zhytësa dhe për djegie të sotisfikuar, -oksigjeni I paster nuk duhet të perdoret për pastrimin e materjeve nga goma, -oksigjeni nuk guxon të përdoret në ato mediume ku perdoret ajri I komprimuar,gjatë punes me MDB,për pastrimin e ashklave të drurit,për pastrimin e pluhurit (çfardo sidomos pluhurit të qymyrit) dhe të rrobave, -oksigjeni nuk guxon të përdoret në zbrazjen e materjeve me presion,bartje pneumatike apo atestimin e enve nen shtypje, -në hapsirat punuese (prodhim, riparim,metalprerje, saldim,ngjitje etj.) ku ka mundësi qe të rritet koncentrimi I oksigjenit duhet të ket sistem të ventilimit,
  5. 5. 5 -në rast zjarri duhet perdorur pajisjet për fikjen e zjarrit ma materje të thata (CO2,azot etj.)të cilat duhen të jen të testuara se paku një here në vit, -gjatë punes me oksigjen ndalohet pirja e duhanit dhe perdorimi I flakes së hapur, -rrobat e punës qe permbajnë oksigjen duhet të ndrrohen ose të ajrosen, -hapsira në të cilen ruhen rrobat duhet të jenë në vendin ku rrymon ajri ashtuqe të ajrosen, -armaturat të lidhura në sistemin e oksigjenit duhet të hapen/mbyllen ngadal, -armaturat të lidhura në sistemin e oksigjenit duhet të testohen pas çdo pauze, -armaturat dhe elementet tjera të lidhura në sistemin e oksigjenit duhet të pastrohen me ajër të ngrohtë,ujë të vluar ose avull, -pajisjet ,makinat dhe instrumentet matëse në sistemet e oksigjenit duhet të jen të posaqme (destinuese), -kompresoret për punen me oksigjen duhet të evitojnë ndikimin e vajrave, -nuk prerferohet qe të ndrrohen kompresoret dhe të punojnë me gazna të ndryshme, -për izolim të pajisjeve dhe sistemit të oksigjenit (edhe rezervoarve) duhet perdorur materjalet qe nuk digjen (lesh xhami,lesh minera,poliuretan etj.), -ekzaminimi I rrjedhjes nepër sistemin e oksigjenit duhet bërë institucioni I autorizuar, -nese fundrrohet vaj në sistemin e oksigjenit do të çfaqet një aromë e pakëndshme, -pas çdo riparimi të sistemeve me oksigjen duhet larguar drurin I cili është perdorur eventualisht gjatë intervenimit mekanik, -mbushja/zbrazja e sistemit me oksigjen behet në mbikqyrje të personelit dhe me tabela njoftese për kujdes dhe mosperdorim të zjarrit, -oksigjeni medicinal duhet të mbushet bartet dhe ruhet me bombola të posaqme pa ndonjë aromë karakteristike, -oksigjeni I gaztë gjatë frymmarrjes nuk ka ndonjë efekt të demshem pos veshtirësisë në ngopje me ajër, -në rast të lendimeve në lekurë duhet të mbulohet varra me fasha sterile ashtuqe mos të bie në kontakt me oksigjen të lenget ,të ndrrohet shpesh dhe mos të perdoren puder,vaj ose yndyrna për sherim, -merdhirja eventuale e ndonje pjese të trupit nuk guxon te trajtohet me akull apo bore por të imobilizohet dhe të vazhdoi mjekimi spitalor etj. Objekti me të cilin është vendosur ena për oksigjen të lengët duhet të ketë tabelat e vërejtjës me këtë tekst: - Stacioni për oksigjen të lëngët, - Rrezik nga zjarri dhe eksplodimi, - Ndalohet pirja e duhanit dhe përdorimi i flakës së hapur, - Ndalohet puna me duarë rroba apo vegla të yndyrosura, - Ndalohet prania e jopunëtorve, - Përdorimi i mjetëve për mbrojtjen personale është i detyruar Mbishkrimet në tabela duhet të jenë të dukshme dhe tabelat të vendosën në vendet të dukshme. Hidrogjeni-H
  6. 6. 6 Hidrogjeni është lendë djegëse qe ka perdorim të gjërë në teknik ,perdorimi I tij paraqet veshtirësi dhe probleme për sigurinë në punë - pasiqe ka mundesi qe të rrjedhe nëpër të qarat e sistemit për efekt të vetive difuzive.Për efekt të sigurisë në punë me hidrogjen duhet qe: -gjithnjë të bëhet shiqimi vizuel I sistemit, -të behet se paku një here gjatë ndrrimit shqyrtimi I rrjedhjes -shkalla e hermetizimit nëper vendet e mundshme bile me fluska sapuni nese nuk ka mundësi tjera, -të shifet dhe të evitohet mundesia e formimit të xhepave (lokalizimit) të hidrogjenit sidomos mbi tubacione të sistemit të hidrogjenit apo edhe në hapsirat e mbyllura-duhet të ventilohen keto hapsira se paku me 5 ndrrime të ajrit në orë ashtuqe të evitohet eksploziviteti, -nuk lejohet qe tubacionet bartese të hidrogjenit të vendosen afer tubacioneve të oksigjenit,klorit dhe acetilenit, -duhet qe të evitohet krijimi eventual I elektricitetit static, -mbushja ,ruajtja dhe transporti I hidrogjenit në bombola speciale të çelikut me 40.litra,6.m3 dhe presion deri në 150.bar, -deponimi I hidrogjenit do të behet në vende të posaqme ku parashef projektani dhe me lejen speciale të inspeksionit shteteror, -deponimi I hidrogjenit behet në hapsiratë hapura , me mbrojtje nga të reshurat dhe të ndara bombolat e mbushura nga ato të zbraztat, -deponija duhet ruajtur edhe nga shkarkimet elektrike dhe kontrolli vizuel duhet të jet permanent, -deponitë e medhe (centralet me 12 ose 24 bombola) per konsumues të medhenjë ndertohen shtepiza me mure të gjëra , me konstruksion kulmi të lehtë dhe të mbrojtura nga veprimi I diellit, -rrjeti elektrik duhet të bëhet ashtuqe mbrojtja antieksplozive të jet primare, -të vendosen shenjat e lajmërimit për rrezikun nga perdorimi I flakes,rreziku nga eksplodimi dhe ventilat të hapen ngadal etj. Monoksidi i karbonit -CO- Edhe pse ka shumë dilemma lidhur me emertimin e ketij gazi si gaz teknik, është e arsyeshme qe të analizohet si I tillë pasiqe në shumë vende – furrlartat jo vetem të metalurgjisë së rendë përdoret si lendë djegse sekondare pasiqe lirohet sasi e madhe e këti gazi. Perdoret di lendë djegëse shtesë por për shkak të vetive të theksuara ngulfatëse kriteret e perdorimit të tij janë shumë të theksuara. Në sasira t]ë vogla mund të çfaqet , sidomos kur djegia është jo e plotë, të motorat me djegje te brendshme dhe kaldajat e ndryshme,CO është shumë helmues CO ne ajer shnderrohel ne CO2. CO Ildhet me hemoglobinen e gjakut te njeriut dhe sulmon sistemin nervor dhe ate kardiovaskular . Motorat me benzin lirojne deri ne 8% CO nga produklet e djegjes . Vlere te madhe te koncentrimit te tij ka edhe ne tymln e duhamt.
  7. 7. 7 Ky gaz mund të paraqitet edhe në garazha dhe tunele –një veturë me shpejtësi levizje rreth 50 km/h liron 0,025 m3 /për çdo kilometer kurse një automjet transportues deri në 0,07.Në rastet kur levizja është e ngadalsuar (në rastet kur bëhet ekzaminimi i automjretit në pajisjet e kontrollit teknik) për efekt trafikut apo perpjetëze lirimi I CO mund të trefishohet. Koncentrimi vellimor I monoksidit të karbonit(CO) mbi 1% ngulfatë. Koncentrimi i CO është -ne zonat me komumkacion normal -25 ppm (30 mg/m3) -ne zonat me komunikacion intenziv- 50 ppm (60 mgjm3) -ne zonat kur kemi gazra le djegies -3% (36 000 mg/m3) dhe -ne mediumet ku pihet dahan mbi 50 mg/m3 Dioksidi I karbonit –CO2 Dioksidi I karbonit nuk është gaz helmues në koncentrime të vogla deri në koncentrimin 0,03%. Për vlera të ndryshme të këtij koncentrimi themi se: -kur rritet koncentrimi I dioksidit te karbonit në ajër njeriu nuk ndihet mire, bile në koncentrimi vellimor prej 1% çfaqet rritja e frymmarrjes ashtuqe të kompenzohet marrja e oksigjenit dhe si pasojë e qendrimit të gjatë kemi kokëdhembje intensive, -kur çfaqet rritja e koncentrimit të dioksidit të karbonit në 3% rritet frymmarrja deri në dyfish dhe si pasojë çfaqet zvoglimi I të ndegjuarit,theksohet kokëdhëmbje,rritet tensioni I gjakut dhe pulsi, -me rritje deri në 5%,frymmarrja veshtirësohet dhe pas gjysem ore çfaqen shenjat e helmimit-pra preferohet perforcim I personelit të kontrollit ose operimit sidomos ne mediume kur nuk funksionon ventilimi, -rritja e koncentrimit 5-10% çfaq aromen e ajrit sikurse uji I gazuar karbonik , e rritë kokëdhëmbjen , çfaqen pengesa në të pamë,konfuzitet në sjellje dhe humbje e vetdijes, -koncentrimi mbi 10% mund të sjellë gjendje komatike dhe vazhdimi I qendrimit në këtë medium mund të sjell vdekjen, -për efekt të peshes specifike të dioksidit të karbonit ma të madhe se e ajrit koncentrimi është më I theksuar afer siperfaqes së tokes-pra kur një person e humb vetdijen dhe bije duhet sa më pare qe të largohet ose ngritet më lartë, -në depo ku deponohet dioksidi I karbonit duhet të kët gjithnjë bombolat e shpetimit me oksigjen ashtuqe në hapsirat pa ventilim vizita duhet bërë me percjellës, -mjetet personale të mbrojtje në punë (dorezat për mbrojtje nga merdhirja dhe kepucet speciale) duhet perdorur në mediumet ku ka akull të thatë etj. Acetileni –C2H2
  8. 8. 8 Edhe acetileni si gaz teknik është lendë djegëse ku gjatë prodhimit,bartjes dhe shfrytëzimit duhet permbajtur disa kritereve me të cilat veprojmë sigurt: -gypat dhe elementet tjera të sistemit (baterive) të acetilenit nga bombola deri te ventili redukues kerkohet që të testohen në presion 300.bar, -pasiqe acetileni shumë lehtë ndezet gjithnjë duhet pas parasysh mundësinë e çfaqjes së flakes afer bomboles, -qe të evitohet mundesia e eksplodimit në pajisjen më acetilen kerkohet qe projektanti gjatë dimnzionimit të tubacioneve ta merr parasysh mundeinë e djegies sidomos kur tubat janë më gjërë dhe në mediumet e punës kerkohet qe ventilimi të behet me 6.ndrrime të ajrit brenda ore, -flaka e hapur është e rrezikshme siç paraqet rrezik edhe trupi me temperature të lartë-sidomos elektromotoret dhe nderprersit e rrymes të punohen sipas kriterit antieksploziv, -në sistemet e acetilenit zakonisht janë të instaluara pajisjet e ndaljes së flakes qoftë të thatë (kur diametri është I madh ) apo edhe të lagët (kur diametric është I vogel), -në sistemet bateri janë të vendosura poashtu edhe valvolat jokthyese, -koncentrimi I acetilenit në ajër deri ne 5% nuk kandonjendikim esvident ne frymmarrje, -për vlera te koncentrimit të acetilenit në ajër mbi 5% mund të çfaqen ngulqim sepse zvoglohet koncentrimi I ajrit, -per koncentrimin 20% kemi çfaqjen e kokëdhembjes dhe frymmarrjen e veshtirësuar, -kurse gjat koncentrimit 40% mund të krijoi mundësinë e humbjes së vetdijes dhe vdekjen. Mediumet ftohese Pos tjerave mediumet ftohëse përdoren edhe në klimatizimin e autmjeteve andaj mediumet ftohëse paraqesin interesë për mbrojtjen në punë , pasiqe: -të gjitha fluidet qe perdoren në tekniken e ftohjes paraqesin mundësinë e helmimit të organizmave të gjalla, -është definuar saktësisht shkalla e mundësisë së veprimit të dëmshem për fluide ftohëse të ndryshme,sipas koncentrimit maksimal të lejuar (KML), -organet e frymmarrjes preferohen qe te mbrohen me maska të posaqme ose aparatura e posaqme me oksigjen, -për rastin e rrjedhjes së amonjkut duhet përdor syzat e posaqme , -për rastin e disa mediumeve ftohëse duhet të përdoren dorëzat e posaqme pasiqe ka mundësi qe të behet djegia në lëkurë, -ndikimet e mediumeve ftohëse të cilat dihen janë: Nr. Grupi toksik Koncentrimi vellimor në ajër % veprimi Koha e veprimit emertimi Formula kimike verejtje 1 1 0.5-1.0 Vdekje 5 min Dioksidi I squfurit SO2
  9. 9. 9 2 2 0.5-1.0 60 min Amonjak NH3 Metilbromid CH3Br 3 3 2.0-2.5 Vdekje ose demtim afatgjatë 1 orë Kloroform CHCl3 Tetraklor I karbonit CCl4 4 4 2.0-2.5 Veprim I demshem 2 orë metilklorid CH3Cl etilklorid C2H5Cl 5 4 Më shumë toksik se grupi 5 e më pak se 4. Freon 21 CHFCl2 Freon 113 C2F3Cl3 6 5 Deri 30 P veprim të demshem 2 orë Dioksid karboni CO2 Freon 11 CFCl3 Freon 22 CHF2Cl 7 6 Mbi 20 Nuk ka veprim specifik 2 orë Freon 114 CF2Cl2 Freon 12 CF2Cl2 Freon 13 CF3Cl Argoni dhe azoti Gaznat teknike inerte kanë perdorim të gjërë në teknikë .Veporimi I mundshem I presionit të lartë gjatë prodhimit ,bartjes apo deponiomit mund të paraqet rrezik. Objekti në të cilin është e vendosur ena për azot të lëngët ose argon duhet të ketë tabelat e vërejtjes me këtë tekst: - Stacioni për azot të lëngët, - Rrezik nga zjarri dhe eksplodimi, - Ndalohet prania e jopunëtorve, - Përdorimi i mjetëve për mbrojtjen personale është i detyruar. Mbishkrimet në tabela duhet të jenë të dukshme dhe tabelat të vendosën në vendet të dukshme. 10. LËNDET DJEGËSE DHE MBROJTJA NË PUNË Lëndet djegëse konvencionale të cilat perdoren në kushtet tona janë:thengjilli,mazuti,nafta,benzini,gazi I lëngët natyral (GLN-LPG),biovaji (vaji bimor) etj.dhe jokonvencionale : lëndet djegëse radioactive. Krahas perparsive dhe aplikueshmerisë së domosdoshme të lëndve djegëse në përgjithësi,paraqiten veshtirësi të shumta për punen dhe shfrytëzimin e sigurtë të tyre.
  10. 10. 10 Thengjilli –nuk paraqet ndonjë vështirësi gjatë shfrytëzimit të tij nga aspekti I mbrojtjes në punë.Problem kryesor është rrezatimi radioaktiv I cili nuk është I vogel dhe mundësia e vetndezjes së pluhurit të tij duke krijuar edhe mundësitë e shperthimeve. Druri – në aspektin e mbrojtjes në punë paraqet problem sidomos në ato makina ku behet perpunimi I mire I drurit sepse mund të krijohet mundësia e shperthimeve –eksplozionit.Kjo do të thotë së në ket industri duhet kushtuar randësi dhe perkushtim na domenin e sigurisë në punë. Mazuti- nuk paraqet ndonjë vështirësi gjatë shfrytëzimit të tij nga aspekti I mbrojtjes në punë. Nafta –ka përdorim të gjërë në MDB,për startimin e punës në TEC, e për nevoja tjera. LËNDA DJEGËSE DIESEL - Karakteristikat sipas DIN: Shenja e shkurtuar-D1, D2,Koncentrimi i lejuar maksimal në mg/m3 100,klasifikimi sipas sjelljes në zjarr -lëng i ndezëshëm, përmbajtja e materieve të dëmshëm 0.5 – 1%, ,klasifikimi I zjarrit të ndezshem të materies-zjarrë pa prushë dhe ngjyra - lëng i pangjyrë RREZIKU PËR SHENDET - Lëndet djegëse diesel shkaktoin helmime akute nëse thithen avujt e tyre me koncentrime të mëdha . Në rast të përbirjës shfaqet kokëdhëmbja , marramendja dhe dobësia. Në rast të prekjes së lëkurës së njeriut është i mundur irritimi i lëkurës. Në rast të thithjes së koncentrimeve më të medha të avullit dhe përbirja e lëndës djegëse diesel, duhet kerkuar ndihmën e mjekut . Në rast të derdhjes së lëndës djegëse diesel nëpër trup duhet larë ajo pjesë me sapun dhe ujë. Gjatë punës me lëndë djegëse diesel duhet patjetër të përdorën këpucët dhe rrobat mbrojtës. RREZIKU NGA ZJARRI -Lënda djegëse diesel është lëng i ndezshëm. Nuk ka rrezik të madh për shfaqjen e zjarrit në kushtet normale të punës dhe kur temperatura e lëndës djegëse dhe e ambientit sillet nën 303K. Reziqet shfaqen kryesisht për shkak të mundësisë së përmbajtjes së fraksioneve më të lehta në lëndën djegëse diesel . Përzierja e avullit dhe lëngut të lëndës djegëse diesel mund të ndizet: Me flakë të hapët, me hark elektrik, me thermi të shkuqur dhe shkëndi. Këtu duhet vërejtur se lënda djegëse diesel ka nxehtësi të lartë volumetrike, kështu që edhe sasitë më të vogla , nëse ndizen , mund të jenë shumë të rrezikshme, në rast se kryhet fikja e zjarrit në fillim të shfaqjes së tij. Gjatë djegies krijohet në masë të madhe tymi me çrast është i vështirsuar shpëtimi i njerzëve dhe i pasurisë si dhe aksioni i fikjes së zjarrit. Në rastet e zjarrëve të vogla, lokale, në fillim të shfaqjes së tyre, zjarrin e fikë puntori me aparatin doracak, ndërsa në rastin e zjarrit më të madh, duhen njësitë e specializuara për këtë të zjarrfikësve. RREZIKU NGA EKSPLODIMI - Avujt e lëndës djegëse diesel me ajrin (0.6-2.5%) japin përzierje eksplozive. Avujt e lëndëve djegëse diesel janë më të randa se ajri. Rreziku më i madh nga eksplodimi shfaqet në temperaturën e ambientit mbi 313K. Eksplodimi i përzierjes mund të nxitet: me flajë të hapët , hark elektrik, thërmi të shkuqur dhe shkëndi.
  11. 11. 11 Benzini –përdoret për MDB.Gjatë rafinimit të petroleumit si dhe gjatë transportit deri në deponim dhe deri te konsumatori gjithnjë mund të çfaqen problerme të cilat kanë mundësi që të sjellin pasiguri në punë. BENZINA PER MDB- karakteristikat sipas DIN: shenjat e shkurtuar-BM-98 , BM95, BM86, koncentrimi maksimal i lejuar mg/m2 -300, klasifikimi sipas sjelljes në zjarr-lëng që ndizët dhe që digjet,-përmbajtja e materialeve të dëmshme- 0.6gPB/100ml për BM-95 0.1%S,klasifikimi i zjarrit sipas llojit të materieve të ndezëshme-zjarr pa prushë, zjarri nuk fiket me ujë me vrushkull të plotë , ngjyra- lëng i pa ngjyrë. RREZIKU PËR JETË - Koncentrimet e larta të avullit të benzinës mund të sjellin deri te humbja e vetëdijes, koma dhe vdekja. Shkaktar i kësaj është çrregullimi i punës së zemrës dhe organeve të frymarrjes. Në rastet më të lehta: dehja, shpesh e përcjellur me halucinacione kohëshkurtëra. Futja orale e sasisë nga 30-40ml sjellë deri te euforia, shqetësimi , konfuzioni, kokëdhëmbja dhe vjellja. Helmimet kronike shprehen me kokëdhembje, marramendje, humbje të apetitit, neurozë,të mukozës së hundës, bronkëve etj.Vie deri te ndryshimi i fotografisë së gjakut. Në rast të thithjes së sasive të mëdha të avullit dhe te përbirjes së benzinës , duhet kërkuar ndihmën e mjekut. Në rast të derrjedhjes së benzinës nëpër rroba dhe trup, rrobat duhet hequr dhe të lahet pjesa e kontaminuar e trupit me ujë dhe sapun.Gjatë punës me benzinë motorikë duhet gjithsesi të shfrytëzohen rrobat dhe këpucet mbrojtës. RREZIKU NGA ZJARRI - Benzinamotorrike është lëng që ndizet lehtë dhe që digjet. Me rastin e djegies benzina ngrohet në mbrendi, duke krijuar një shtresë hermetike e cila vazhdimisht rritet (70cm/h). Rreziku nga zjarri është gjithmon prezent kur temperatura e lëndës djegëse sillet në mes 236-286K Përzieja e avullit dhe lëngut të benzinës mund të ndizët me: flakë të hapët, hark elektrik, thërmi të shkuqur dhe shkëndi. Në rast të djegies më të gjatë të benzinës, e cila krijon shtresën hermëtike, shpenzimi i mjeteve për fikjen e zjrrit dhe zgjatja e fikjes rritet. Gjatë djegies shfaqet në masë të madhe tymi me çrast vështersohet shpëtimi i njerzve dhe pasurisë si aksioni i fikjes së zjarrit.Në rastin e zjarrit të vogël lokal, në fillim të shfaqies së tij, zjarrin e fikë puntori me aparat doracak, ndërsa në rastin e zjarreve më të mëdha, njësitë e specializuara për këtë qellim të specializuar. RREZIKU NGA EKSPLODIMI- Avulli i benzinës me ajrin (1.0-5.0%) japin përzierje eksplozive. Avujt e benzinës motorike janë më të rëndë se ajri .Rreziku nga eksplodimi lindë kur temperatura e ambientit është mbi 246K. Eksplodimi i përzierjes mund të ngacmohet me: flakë të hapur, hark elektrik, thermi të shkuqur dhe shkëndi. Biovaji-Vaji I bimve – paraqet edhe një hap drejtë shfrytëzimit ekologjik por edhe të sigurisë në punë nga produktet e natyres.Prodhohet nga bimet – panxhari,luledielli etj. Shfrytëzohet për ngasje të automjteve dhe për ngrohje. GAZI I LËNGËT NATYROR –GLN (LIQUIEFIED PETROLEUM GAS- LPG) - është lendë djegëse qe ka perdorim të gjërë në ato vende ku ka mundësi. GLN perdoret në industri ,automobilizem ,amvisni – për ngrohje dhe kuzhinë. Përbërsi kryesor i tij është metani. Nga aspekti I mbrojtjes në punë ,perdorimi I GLN paraqet veshtirësi në sigurin e personelit për shkak të vetive : ngulfatëse (helmuese), lehtë të ndezshme dhe eksploduese (sidomos bartja dhe depozitimi).
  12. 12. 12 Supozohet qe në botë sot ka afersisht 5 milion automjete të cilat punojnëme gaz të lënget natyror , çmimi i së ciles lendë djegse është për gjysem ma lire sesa benzini, mirëmbajtja e ketyre automjeteve është shumë më e lire. Nga aspekti ekologjik automjeti i cili punon me GLP ndotë më pak sepse: -nuk liron shumë tym , plumb,grimca materjale (PM),pak okside të squfurit ,CO2 dhe hidrokarbure (CH) -puna e motorit është ma e qetë dhe qendrushmeria e tij rritet afersisht per 35%, -cilindrat e motorit ma pak konsumohen, -rritet qendrushmeria e vajrave lubrifikuese, -dyfishohet qendrushmeria e katalizatorit, -produktet e djegies janë shumë ma pak ndotëse etj. Me veti pothuajse te ngjajshme janë edhe të gjitha lëndet djegës: -grupi S (gasi I rrjetit dhe kreking gasi), -grupi N (gazi I tokes dhe gazi I naftës), -grupi F (gaznat e lëngëta-propa,butan etj.) dhe -gazrat e perzira 2 ose 3 –grupi I gazrave me ajër. Sipas emertimit komercial gaznat teknike si lendë djegëse janë: -gazi I furrave ( grotleni, gjeneratorik, I koksit,I thengjillit të gurit ,sauggas –i etj.) -gazrat tjera (propani,butani,I vajit,I rrjetit komunal,metani,I tokes etj.). 10.1.SIGURIA GJATË PUNES ME LËNDË DJEGËSE Prodhimi ,deponimi dhe ruajtja e lëndve djegëse paraqet shkallë rrezikut sipas normave duke filluar nga prodhimi,vendzbrazja ,ruajtja dhe te konsumatori. Udhëzime për punë mund të konsiderohen njësoj të rëndëshishme si për prodhimin ashtu edhe për punë në instalimin e depos dhe në vendet e zbrazjes. Të gjitha punët mund të jenë shumë të rrezikshme dhe të damshme, sepse mund të ketë pasoja serioze në punë , e deri te humbja e jetës së puntorëve. Udhëzimet kanë të bëjnë me përdorimin e veglave gjatë kryerjes se këtyre veprimeve. Zonat e rrezikut nga shperthimi i zjarrit Zona I përfshinë - brendin e rezervoarit, shahtin mbi hapjen hyrse të rezervoarit në të cilin janë vendosur kyqjet për mbushje, automatin për mbushje, matësin e rrjedhjes, armaturen dhe paisjen tjetër e cila përben tërsin e aparatit për mbushje. Zona II përfshinë – a) hapsirën rreth hapjes hyrese të rezervoarit nëntoksor, gypin për ajrosje dhe valvolen me rreze 3m të matur horizontalisht dhe me lartësin 1m mbi shahtin gjegjës, valvolën dhe gypin për ajrosje të matur nga toka.
  13. 13. 13 b) hapsiren e objektit për vendosjen e përsonelit të punësuar në të cilin mbahen lëngjet e ndezëshme të grupit të I , II dhe III. Zona III përfshinë - Hapsiren rreth terenit rrethues me gjërsi 5m horizontalisht nga skaji i zones II dhe me lartësi 0.5m matur nga toka. a.Në Zonën II nuk guxojnë të gjinden hapjet e kanalizimit për largimin e fundrinave atmosferike, gropat dhe kanalet e hapëta për kabllo dhe gypa. b. Me përjashtim nga rregulloret e permendura, në zonat II dhe III lejohet hyrja dhe dalja e automjeteve pa mbledhësit e shkendiave. 11. MATERJE TE RREZIKSHME Materiet e rrezikshme janë ato materie te cilat para prodhimit, transportimit (te mbrendeshem), shfrytzimit manipulimit jane shum te rrezikshme dhe te damshme per shendetin e njeriut, por edhe mund te shkaktojn dame ne te mira materjale. Do te thotë ato mund ta dëmtojnë mesin jetsor dhe te punës, te gjitha këto materie ne te llojit dhe grupeve mund te ndahen ne baze te normave ndërkombëtare te cilat baze rregullojnë përdorimin e tyre transportimin dhe deponimin. Me këto rregullore dhe marrëveshje janë përfshi mase 50.000 materie te rrezikshme te cilat I ndajmë ne 9 klasa dhe atë: Klasa 1a Matjet eksplozive; Klasa 1b lëndet për mbushje te materieve te rrezikshme; Klasa 1c Mjetet për mbushje, lëndet e ndryshme; Klasa 2 Gazrat e ndryshëm, ne gjendje te lënget dhe nën presion; Klasa 3 Lëngjet e ndezshme; Klasa 4.1 Materiet e ndezshme te ngurta; Klasa 4.2 Materiet e vetndezshme; Klasa 4.3 Materiet te cillat ne kontakt me ujin krijojn gazra te ndezshem; Klasa 5.1 Materiet oksidues; Klasa 5.2 Materiet peroksid okside; Klasa 6.1 Helmet; Klasa 6.2 Materiet helmues – ndotëse; Klasa 7 Materiet radioaktive; Klasa 8 Materiet korodive brejtëe; Klasa 9 Materiet te tjera te rrezikshme; Klasa 1-Materiet e forta kimike te cilat kane karakteristika veprime te jashtme (ramje apo ferkim) eksplozivet kimike lirojnë energji ne formë nxëhsije apo gasra .Ne baze te shpejtisë me te pillen zhvillohet procesi dallohen
  14. 14. 14 eksplozivet progresive (reaksioni është i jashtëm).Ne materiet eksplozive bëjnë pjesë - nitroceluloza, lënda e pare e barutit, peroksidi benzoli, përzija e amonjumnitratit dhe amonjum kloridit, dinamiti, trinitrotoluolli etj.Ne lenden mbushe materieve eksplozive hajn pjese shtypini për ndezje, municion për armatim luftarak, gjuetie etj.Ne mjetet për ndezje hajn pjesë shkrepat sigurues ne baza kloratit te kaljumit dhe fosforit, shtapini ngadalshem, ndezsi elektrik pa detonim.Mjetet eksplozive bëjnë pjesë mjetet piroteknike për lodra, si janë petardët, mjetet pluhurore, materie raketore, materje ne form tymi etj. Klasa 2-Gazrat ne ketë formë kanë temperaturën kritike ma te vogël se 50 C apo shtypje te avullit ma te madhe se 3 bar. Materiet - gazrat ndezës lidhen me oksigjenin dhe ndizen ne prezencën burimit te ndezjes. Ne baze kushteve te përpirjes këto gazra me oksigjenin ( ajrin) mund te eksplodojnë derisa koncentrimi i tyre është ne mes te kufirit te lartë dhe te ulte te eksplozivitetit. Rreziku është ma madh deri sa kufiri i ulet i eksplozivitetit është ma i vogel, deri sa intervali ne mes te kufirit te lartë dhe te ultë zgjerohet.Veprimi i famshëm i gazrave ne njeri varet prej llojit se sa mund te jete helmues, frymëzënës, apo narkotik. pos keti veprimi ndoni prej gasrave ne gjendje te langet ku mund te shkaktojn lendime për shkak te temperatures se ultë. Klasa 3-Lëngjet e ndezshme janë lëngjet te cilat ne temperature prej 50 shkallesh shtypja e avujve është ma e ulet se 3 bar, gjersa pika e ndezjes ma e vogël se 100 C.. Ne lëngjet e ndezshme hajn pjesë edhe materiet te cilat ne temperaturën prej 15 C janë ne gjendje te lënget.Lëngjet e ndezshme lehte dhe shpejt avullohen gjersa avujt e tyre te përbërë me ajrin lehte ndezën (apo edhe eksplodojnë) dhe nëse është prezent burimi i ndezjes (shkëndija elektrike, apo për shkak te elektricitetit statik, lëndve të nxehtë, ndezja e cigare, flaka e hapur e te tjera).Avujt e lëngjeve te ndezshme janë ma te rënd se ajri, do te thotë koncentrohen ne pjeset e poshtme te hapësirës mund te ndezën nga burimi i ndezjes edhe nga nji largësi e konsiderueshme.Hapësira nga e cila bahet deponimi apo toçitja e landve te langta te ndezshme mvarsisht nga shkalla e rrezikshmeris nga shkaktimi dhe zgjerimi zjarrit ndahen ne tri zona: Zona I zona e madhe e rrezikshmëri, Zona II zona e rritjes se rrezikshmeris dhe Zona III zona rrezikshme. Ne zonat e lartpërmendura nuk guxon te gjinde materja apo paimi i cili mund te shkaktoj zjarr apo mundon zgjerim te njëjte.Ne këto zona është e ndaluar: Mbajtja e flakës se hapur,Te punohet me flakë te hapur (duke salduar dhe te ngjashme),Pirja e duhanit,Te punohet me mjete te cilat shkaktojnë shkendia, Te vendosen përqus te ndryshëm elektrik. Ne zona te rrezikshme ne vende te dukshme me ligjet ne fuqi duhet dhe e obliguar është te vendosen shenjat e rrezikut me përmbajtje nga pikat e larteshenura.Gjithashtu ne zona te rrezikut instalimet duhet te jen ne “EX” instalim. Mjetet transportues, te cilat transportojnë lendet e lehtendezshme duhet apo te obliguar janë te bejn përtokzimin gjat ngarkim shkarkimit, si dhe te vendos perfshisin ao terheqsin e shkendijave ne gypin fryers. Gjersa puna e motorit dhe paimeve për nxemje te kabinës duhet te jete e ndërpre, pos nëse motori i mjetit transportues nevojitet për ta future ne punë pompën apo te paimeve tjera për zbrazje.
  15. 15. 15 Klasa 4- Materiet ndeze te forta janë ato materie te cilat kur janë ne gjendje te terur, mund lehte te ndezën ne kontakt me flaken apo shendin (fosfori, celuloidi, nitroceluloza, fosfori i kuq etj). Materiet e vetndezshme ndezen ne kontakt me ajrin apo ujin pa ndihme apo me burimet e ndezjes ( fosfori bardh dhe i zi, mbeturinat te hudhura nitroceluloza, filmat, pamuku dhe lecka te perlyra).Materiet te cilat bin ne kontakt me ujin zhvillojnë krijon gazra te ndezshëm e te njëjtët ndezen ne kontakt flaken dhe shkëndija.Këto materjale janë: Natriumi, kaliumi, kalciumi, kalcium karbit, alkalin silici etj.me shembullin e reakcionit te kalcium karbidit me uji eshte shum eksploziv. Klasa 5- Materiet oksidues ne kontakt me materie te tjera mund te shkaktoj zjarr (hloridi, përflorati, përoksidet alkali, metalet dhe përzirjet e tyre).Peroksidet organike janë materie organike me shkallë te lartë oksidimit te cilat mund te shkaktojnë shumë pasoja për shëndeti e njeriut dhe dëme tjera materiale. Numri i madh te peroksideve organike janë te prirur për ngritjen e temperaturës pran te cilles mund te eksplodojnë. Për shkak te stabilitetit ndoni nga to mund te deponohen dhe te transportohen ne temperature te ulte. Klasa 6-Helmet janë materie sintetike, biologjike apo me prejardhje natyrore dhe preparate te prodhuar nga këto materie te cilat futen ne organizmin e njeriut permes te kontaktit, mund te rrezikojnë jetën dhe shëndetin e njeriut si dhe te dëmshme për rrethinën. Helme llogariten materiet te cilat kur futen ne organizmin e njeriut me sasi te vogël do te bëjnë ndryshime ne funksionet normale ne organizëm, apo vjen deri te dëmtimet e përkohshme apo te vazhdueshme. Mvarsisht nga dozat e marrura ne organizem helmet ndahen ne kater grupe (I,II,III dhe IV). Ku ma te rrezikshme janë helmet e gupes se I, ku nevojitet sasi shumë vogël te depertoi ne organizëm dhe te shkaktoj vdekjen për shkak te helmimit. Helmimi mund te jetë akut- kur për kohe te shkurt ne organizëm merret sasi e madhe e materieve helmues. Kur sasi te vogla futen ne organizëm për nji kohë te gjate te materieve helmues ato do te ndikojnë ne mënyrë kronike. Disa nga materiet helmues mund te jenë eksplozive, te ndezshme apo oksidues, dhe si te tilla mund te shkaktojnë zjarr, disa prej tyre mund te kenë edhe veti te brejtjes. Materjet helmuse jane ato materje te cillat përhapin erë te pakandshme e cilla futet ne organizem ku përmbajn ne vete mikrroorganizma toksike për te cillat dihet se mund te shkaktojn smundje ngjitse te njerzit dhe kafshet ( lekura e fresket apo e vjeter, hedhurinat pas prodhimit, tutkalli, fekaljet dhe mbeturina te tjera). Klasa 7- Materiet radioaktive janë ato materie te cilat përmban atome radioaktive. Radioaktivitet do te thotë aftësi e nji trupi për te emitua rreze radioaktive , ky është nji proces ku ne te cilin trupi gjatë imitimit shkatërrohet. Rr ezatim nga rrezet alfa (qendra e atomit te heljumit) neqofse keto rreze depertojn ne organizem shum jane te rrezikshme per shendetin e njeriut. Rrezatimi nga rreze beta ( elektroni ) ka veprim te madh me mundesi te jonizimit duke u futer ne trup per disa centimetra. Rrezatimi nga rrezet gama përbehet prej valve elektromagnetike me vale shumë te shkurta këto rreze depërtoj neper trup por shkalla e jonizimit është shumë ma e vogël. Materiet radioaktive janë ato materie me te cilat aktiviteti specifik kalon 74 bekerela (0,02 mikrokiri) për gram.
  16. 16. 16 Klasa 8 -Materiet koreduse brejtese janë ato materje te cillat ne kontakt me materie tjeter apo organizma shkaktojn ndryshime apo demtime. (acidi sulfurik, acidi azotik, bromi, natrium hloridi, hidroksidi, elementat halogen) .Materiet koredive ne kontakt me organizmin e njeriut shkakton dëmtime te mdha ne lëkur, sy, organet e frymarrjes pos kesaj, disa raste mund te shkaktojn temperature te madhe. Zhvillimit i gasrave dhe avujve, si dhe shkaktim te zjarrit apo eksplozivit.Te nji numer i madh materjeve koreduse (acide dhe baza) koncentracioni ma i vogel mund te shkaktoj pasoja te rrezikshme Neutralizimi i acideve bahet përms te bazave. Klasa 9- Materiet tjera te rrezikshme janë ato materie te cilat gjate transportimit paraqesin rrezik dhe te cilat nuk mund ti radhisim ne klasat e lartëshenura (azbesti, akulli that, materjet magnetike etj.) . Materiet rrezikshme mund te llogariten lëndët e para prodhues materie dhe hedhurina - neqofëse kanë veti të atyre materjeve. 12. MBROJTJA NGA ZJARRI - PAJIMET PËR MBROJTJE NGA ZJARRI DHE TEMPËRATURA Këto pajime kanë aplikim mbrojtjen e përsonelit të rrezikuar apo të ndoni sendi me vlerë nga zjarri e gjithashtu nga temperature e jashtëmase. Në keto grupe paimesh bëjnë pjesë: rroba mbrojtëse (të azbestit dhe tempeksi) dhe mbshtjellësit nga azbesti apo tempeksi. Rrobat nga azbesti-Rrobat e azbesti përbahen nga pantollanat, bluza, kapela, dorzat dhe qizmet. Rrobat e azbestit mbrojn nga nxëhtësia duke ju falenderuar ngjyres se ndritshme e cilla zmbraps rrezatimin e rrezeve. është konstatuar se me rroba te azbestit nuk mund te hyhet ne zjarr, por me to mund te punohet ne afersi te zjarrit, e randesishme është edhe gjendja shendetsore e përsonit I cilli ka veshur Rrobat mbrojtëse tempeks -Për dallim nga rrobate azbestit rrobat tmpeks janë punuar nga pelhura e thurur shpesh ne vek, te lyra me ngjyr speciale të bardhë qe shkelqen apo janë te mveshura me foli speciale të shkelqyshmëris së lartë. Këto rroba kanë aftësi ma te madhe për reflektimin e nxehtësis kurse sipërfaqja e lëmuar siguron izolimin thuja të plotë. Me to mund te kalohet edhe nëpër zjarr dhe të qendrohet aty deri ne 20 sekonda . Me këto rroba mund te punohet afer zjarrit me temperature deri 1500 C, dy tri metra larg kjo temperature zvoglohet prej 90- 95% andaj kjo temperature është durushme për zjarrfiks. Mbshtjellsit e azbestit-Mbshtjellsit e azbestit ashtu edhe ato tempeks, kanë detyrë krysore të mbrojnë disa sende nga zjarri gjatë shpetimit. Gjithashtu këta mbshtjells mund te përdoren edhe për mbulimin e përsonave qe I nxjerrim nga zjarri . 12.1.APARATET E DORES PËR FIKJE TË ZJARRIT.
  17. 17. 17 Aparatet e dores për fikje të zjarrit janë paime shum praktike te cilat sherbejn për shurje të zjarrit fillestar. Pesha e qdo aparati veq e veq nuk mund të kaloj peshen mbi 20 kg. nese është I mbushur. Këto aparate aktivizohen permes te shtypjes qe çdoher duhet të domionoj ne aparat apo shtypjes e cilla duhet të mbretroj ne momentine e aktivizimit. Keto paime përdoren për mbrojtje nga zjarri ne puntori të ndryshme, depo, si dhe objekte të ndryshme. Sipas materjalit te cilin e bartin ne vetë aparatet për fikje këto aparate I ndajm në: Aparate për fikje të lënget, Aparate për fikje me shkumë, Aparate për fikje të thatë, Aparate përfikje me dioksid karboni, dhe Aparate për fikje me tetraklor karboni Aparatet për fikje të lëngët- Këto aparate sherbejnë për fikjen e të gjitha zjarreve qe janë ne fazen e pare fillestare pos derivative të naftes, stabilimentet elektrike dhe materjeve qe ne kontaktë me uji zberthehen dhe formojn gazra helmus, djegse apo eksploduse. Pos kësaj këto aparate nuk përdoren për fikje te zjarreve ne ato materje me të cillat lengu I cilli del nga aparati mund të bëjë dëmë. Këto aparate ndahen në:Aparate te mbushura me uji bazik dhe aparate te mbushura me uji të paster Nga ana e jashtme e enës gjinden dy dorza për bartje dhe veshëz për varje. Ne brendi te enes gjindet gypi përqus gjysem rrethor I cilli është ngjitur për buzez dhe qon deri ne anen tjeter të enës.Ne fytin e aparatit vendoset shportëza ne form site e plumbit e cilla sherben për vendosjen e ampules me thartinë.Për mbushjen e ketyre aparateve sherben një qese sodë bikarboni dhe një ampulë e qelqt në të cillen gjindet e koncentruar thartira sulforike. Ne rastë te përdorimit të aparatit, ate duhet tundur mire, të kthehet mbrapshtë ne menyrë qe meshusi të jetë në anen e poshtme. Me tër aparatin I mshohet mshusit për ndonjië mjeti të forte. Keshtu keputet siguresa, thehet ampula e qelqit, thartira sulforike përzihet me sodden bikarboni duke krijuar reaksioni kimik qe krijojnë gazra te cillet shtynë (bejn presion) qe lengu të del nepër buzez.Meniher pas përdorimit aparatin duhet pastruar dhe mbushë. Aparati dorës për fikje me shkum kimike- Me aparatin e shkumes kimike mund te fiken të gjitha zjarret pos atyre të ne stabilimente elektrike. Përdoret posaqerisht për fikjen e lengjeve qe ndizen lehtë( benzina, vaj).Aparati I dorës për fikje me shkum kimike përbahet nga pjeset e njejta, ku te njejtat vellime për mbushje, punohet nga I njejti materjal si aparati për fikje të langet UK, me te vetmin dallim se ky ka nji enë të brendshme me vellim prej 1.51. Aparati I dorës për fikje të thatë “C”-Aparati për fikje të that mund te përdoret për fikje të te gjitha zjarreve, mandej edhe zjarret ne stabilimente elektrike me tension te lartë. Mase shpeshti përdoren për fikje të derivative te langta qe ndizen lehtë dhe zjarreve ne bybloteka , muze etj. Ne bazë te standaredeve ekzistuse aparatet për fikje te thatë kanë këto madhesi:C-1, C-2, C-3, C-6, C-9 dhe C-12.
  18. 18. 18 Numri pas shkronjes C tregon sasin e pluhrit për fikjene aparat.Punohet edhe aparate me mbushje prej 1,5 kg pluhur. Mbushjet për këto aparate janë paqetime origjinale të pluhrit për fikje me pëshë të caktuar dhe dyoksidit të komprimuar në bombolën e qelikt. Pluhuri për fikje të thatë nuk pranon lageshtinë por edhe nuk e përqon rrymën. Pluhëri për fikje në sasi të caktuar hudhet ne enën e aparatit pastaj mbyllsi me bombollën me CO2 te komprimuar lidhur me enë. Para mbylljës se enes duhet vertetuar se a është ne rregull pllaka mbyllse e gomes. Në raste të aktivizimit te aparatit veprohet sipas udhzimeve të prodhusit. Gazi me ndihmen e shtypjes hynë ne aparatë dhe e shtyn pluhrin qe te del me shtypje nëper zorrën e gomës dhe nepër fishkallë deri ne vendin kun e e orjentojmë. Me kete aparati mundë të fiken të gjitha zjarret, mandje edhe zjarret ne stabilimentet elektrike me tension të lartë. Aparati CO2 përbahet nga : Bombolla e qelikt ne të cilen gjinden dioksidi I karbonit I komprimuar ne gjendje te lëngët, ventillit për shtypje te madhe me ventill sigurus, zorres shtytse (përcjellse) të armiruar dhe fishkalles ekspanzione Brenda bomboles se qelikt gjindet zorra vertikale e ne anen e jashtme zorra për bartje. Ne pjesen e poshtme te aparatit gjindet hallka e metalit. Keta aparata te dores prodhohen me madhesi prej 1-6 kg. Mbushja e aparatave me dioksid karboni kryhet ne ndermarrjet qe prodhojn gazra te komprimuar. Kur te perdoret aparati fiskaja nxiret nga vendi I vetë dhe hapet ventilli ne bombolë. Dioksidi karbonit kalon nëpër gypin vertical me shtypje të lartë e pastaj nëpër zorren përcjellëse ne fishkallë, nga e cilla del fisku I dioksidit të karbonit pjesrishtë I lëngët e pjesrisht në form të pluhrit te bores e qe ka një temperature prej minus -79 C. Haloni si mjet për fikje të zjarrit është paraqitur shum vonë dhe ka nji përvoj disa vjeqare. Haloni është gas I cili ne bombollë është ne gjendje të langet nga se është I shtypur. Përbahet nga atomet e bromit, karbonit dhe florit, andaj dhe shkurtesa “BrCF” janë simbolet e ketyre elementave kimike. Është mjaftë efikas ne fikjen thuja të gjtha zjarreve. “BrCF” nuk përqon rrymën dhe për atë përdoret edhe për fikje të zjarreve ku ka rrym nenë tension deri ne 1000,000 volt, është mjaft efikas për shurje te zjarrit edhe ne paimet elektronike nuk le kurfar gjurme.Haloni mund te përdoret aty ku përdoret edhe dioksidi I karbonit, por është shum ma efikas se ai. Aprati me halon mund te mbushet ne bomboll prej 1,2,3,6 madje edhe 12 dhe 25 kg. Konstrukcioni është I njejt si të aparatet e tipit “C” ( me pluhur). Ne enen e jashtme vendoset sasija e caktuar e BCF (haloni) I cili nxirret nga aparati me shtypjen e gazit inert azotit.Haloni 1211 I cili nxirret nga aparati me shtypjen e gazit inert azotit. Haloni1211 nuk është toksik (helmus) për njerz andaj dhe preferohet për përdorim. 12.2.MJETET PËR DOZIMETRI DHE DETEKCION Kohes se fundit qdo her ma shum janë present gazërat ndezes ne industri këta gazra te përzir me ajrë bajn përzirje eksplozive , aty ku ndodhen ne mes të zones se ulet dhe të lartë të eksplodimit , ku mund te ekzistoj ndoni burim I temperatures ne afersi dhe ne ate vje deri të eksplodimi këta gazra janë pa ngjyrë shije dhe erë , prezenca e tyre veshtir të zbulohet apo hetohet. Zbulimi i hershem dhe me kohë I këtyre gazrav do të thotë mbrojtje e mesit të ambientit.
  19. 19. 19 Mjetet për zbulimin e hershem te këtyre gazrave quhen detector të gazit apo eksplozimeter i cili regjistro gjdo tejkalim kufirit të lejushemeris ne ajr apo atmosfer 20% të kufiri i fundit. Eksplozimetri zbulon se a ka ardhe deri te tejkalimi i prezences se ketyre gazrav, dhe verteto se koncentracioni gazit ne hapsir është ne mesin e kufirit të lartë dhe të ulet. Metodat e detekcionit te gazit bahen principe te ndryshme kimike dhe fizike Detekcioni I gazrav reagensav kimike, “ djegjes katalitike, “ ne bazë të sinjalizimit terrmik “ “ principit gazrav defuziv “ gjysem perqus elektrik. Nga varshmerija e përdorimit eksplozimetrat ndahen: Te levizshem për raste të shqyrtimit Stacionar me sonda të detektimit Detektoret me sonda funkcionojn ne shtepizë me pjesen e lartë të shtepizës ndodhet nji dalje qe mundson cirkulim të ajrit, ky tip I detektorve është I lidhur me central dhe alarm, ne pjesen e saj të parë ndodhen, indikatoret me dritë alarm dhe indikatoret me za alarm.Ne raste të detekcionit të gazrave janë të kyqur si drita dhe zeri, disa nga mjetet për dozimetri dhe detekcion Disa nga llojet e dozometrave të levizshem Detektoret e tymit mund te jen: a) lajmrusit jonizus te zjarrit te cillet reagojn ne prodhime te djegjes te cillet ndikojn ne ndryshimet jonizuse te rrymave ne komoren radioactive te lajmrusit. b) lajmrust optic te tymit te cillet reagojn nga produktet e djegjes te cillet qojn deri te apsorbimi apo shperndarja e drites infra te kuqe. c) lajmrusit e gasit, te cillet reagojn ne prodhimet e gasit qe vin nga djegja gjegjsisht temperatura. d) lajmrusit e flakes te cillet reagojn rrezet e emitura prej flake. Neqofse fazat e vazhdimit mund te llogariten.
  20. 20. 20 Neqofse ne fazen e zhvillimit te zjarrit mund te llogaritet me tymim ne fillim te zjarrit(ku zhvillimi tymit, temperatures se vogel, rrezatim te flakes) shfrytzohen detektoret e tymit. Ne qoftse ne faze e vazhdimit te zjarrit mund te llogarisim me shpejtsi te zhvillimit te zjarrit, (zhvillim ishpejt I tymit, pak temperature dhe rrezatim te flakes) shfrytzohen detektoret e tymit terrmik dhe kombinimet e tyre. Detektoret jonizus te tymit reagojn ne produkte jo te pashme te ndezjes, te cillet janë present te shumica e zjarreve ne fazen fillestare, ku me kete mundson zbulimin e zjarrit ne fazen fillestare pa mbrri permasa te medha.. Detektori foto elektrik I drites, reagon ne produktet e djegjes ne madhesi 2 deri ne 20 milimetra (mikrrona) posaqerisht janë te përshtatshemper zbulimin zjarret te cilat tymojn, te cillat ngadal zhvillohen. Punon ne princip te detektimit grimcat reflektuse te drites, shembullin e zbulusit te drites. Pjeset e tymit depertojn ne detektor dhe reflektojn driten I cilli bjen foto transmetus I cil percjell signal te posaqem. Vvv 2.0.RREZIQET E PËRGJITHSHME, DËMTIMET DHE MASAT MBROJTËSE NË HAPËSIRËN PUNUESE Teknologjia bashkëkohore, automatizimi dhe modernizimi i proceseve prodhuese për çdo ditë e ndërrojnë qëllimin e caktuar (destinimin) të punës së njeriut. Punëtori për kohë të njëjtë është i detyruar t’i kontrolloj në punë më shumë makina, që shpejtë dhe në mënyrë precize të reagojë në sistemet ekzistuese komanduese. Do të thotë, prodhimtaria moderne në njërën anë e lehtëson veprimtarinë nga aspekti i mundit fizik, ndërsa në anën tjetër, i rritet obligimi dhe përgjegjësia, sepse në këtë situatë punëtori paraqitet si kontrollues i prodhimtarisë. Kualiteti dhe kuantiteti i prodhimeve drejtpërdrejt varet nga profesioni dhe aftësive punuese të punëtorit i cili e kontrollon procesin teknologjik. Në suaza të këtyre obligimeve dhe programit, duhet të mbahet aftësia punuese e punëtorit në nivelin me të cilin realizohet efekti i programuar. Në shëndetin dhe aftësive punuese të punëtorit në masë të madhe ndikojnë faktorët e hapësirës punuese. Këta faktorë në relacionin NJERI-MAKINË lajmërohen si të lidhura prej të cilave shumë varet efekti i punës, përkatësisht ata lajmërohen si faktor ergonomik të cilët drejtpërdrejt ndikojnë në aftësinë punuese, e me këtë në tërësinë e prodhimtarisë. Kërkesat për kualitetin e prodhimtarisë më të madh mund të arrihet nëse, përpos tjerash, duhet pas kujdes edhe në vlerën e faktorëve të cilët e kushtëzojnë konformitetin e hapësirës punuese në të cilën çdo ditë e më tepër rritet kujdesi për kualitet. Duhet pas parasysh edhe faktin se prodhimtaria bashkëkohore nga secili punëtorë kërkon personin komplet (profesional, të shëndetshëm, kreativ ndaj punës, etj.), dhe se aftësia punuese e njeriut në prodhimtari krejtësisht nuk varet nga hapësira punuese, veç edhe nga masës së mirë të hapësirës jetësore në përgjithësi (kushtet e banimit, raporti në familje, pushimi dhe rekreacioni, etj.).
  21. 21. 21 Procesi teknologjik dhe operacionet e punës ndikojnë në vlerat e faktorëve të hapësirës punuese dhe do të jenë burim i rreziqeve dhe dëmeve. Për këtë arsye punëtori duhet ta njoh mirë procesin e punës dhe teknologjik edhe atë jo vetëm në rrethin e veprimit, por edhe më gjerë. Njohja e procesit teknologjik nënkupton njohjen e: karakteristikën e materialit, mjetet e punës dhe mënyrën punuese të regjimit të punës dhe teknologjik. Pasi që se secila teknologji e punës ka specifikat e veta, është e nevojshme që me këto të njihen punëtorët, kuadri teknologjik në organizatën punuese. Faktorët që ndikojnë në gjendjen e hapësirës punuese në reparte janë: faktorët mikroklimatik, rrezatimi i nxehtësisë, ndriçimi, zhurma, vibrimet, rrezatimi, gazrat, avulli, pluhuri toksik dhe interno, rreziqet mekanike, rreziku nga rryma, etj. (figura 1). 1. MIKROKLIMA Gjatë punës njeriu mund ta arrij efektin optimal, nëse e ndien vetën komod, përkatësisht, kur hapësira aty ku punon i plotëson kushtet e caktuara klimatike i cili nuk do të shkaktojnë pakomoditet fizik ose psikik. Kur flitet për kushtet klimatike të punës, në rend të parë mendohet klimën e punës, përkatësisht mikroklimën. Me mikroklim nënkuptojmë gjendjen fizike dhe vetit e ajrit të atij ambienti të cilën e karakterizojnë këta faktor: - temperatura e ajrit, - lagështia relative e jarit, - shpejtësia e rrymimit e ajrit. Përpos këtyre faktorëve, në mikroklim ndikon edhe rrezatimi i nxehtësisë në hapësirën punuese. Këta faktorë e kushtëzojnë mikroklimën në hapësirën e punës. Veprimi i tyre mund të jetë i dëmshëm më së tepërmi duke u shfaqur bashkërisht, sepse këta faktorë janë të ndërlidhur në mes veti. Ekziston vlera e caktuar e faktorëve e cila e kushtëzon që mikroklima varësisht nga zona të jetë e përshtatshme për punë. Në atë zonë efekti i punës është më i madh, dhe quhet zona komfore. MIKROKLIMA Ndriçimi Zhurma dhe vibrimet Rrezatimi Rreziqet mekanike Pluhuri Gazrat toksike Avulli, pluhuri Rreziqet nga rryma FAKTORËTE HAPËSIRËS PUNUESE Figura 1
  22. 22. 22 Mikroklima mund të jetë në zonën jashtë zonës komfore. Kjo vërtetohet duke i hulumtua dhe analizuar faktorët, të cilën e bënë ekipi profesional i institucionit. Secila organizatë punuese është e obliguar ta bëjë hulumtimin periodik të mikroklimës në periodën e nxehtë dhe të ftohtë. Në bazë të kësaj, do të vijë deri te njohuria se a janë vlerat e faktorëve të cilat e kushtëzojnë mikroklimën në suaza të kërkesave të Rregullores së masave të përgjithshme dhe normave të mbrojtjes në punë të objekteve të ndërtimtarisë të dedikuara hapësirave punuese dhe ndihmëse, përkatësisht se mikroklima është në zonën komfore ose jashtë asaj zone të periodës së nxehtë ose të ftohtë. Tani në pika të shkurta do t’i përshkruajmë faktorët të cilët e kushtëzojnë mikroklimën. Temperatura e ajrit Vlera e temperaturës së ajrit në hapësirën punuese varet nga temperatura e jashtme, procesit teknologjik, trupave nxehëse në repart, ajrimit, etj. Në periodat e ftohta, që puna të kryhet pa pengesë, temperatura e ajrit duhet të jetë: prej 17 deri 22o C për të lehtat, prej 15 deri 17o C të mesmet dhe prej 13 deri 15o C për punët fizike të rënda. Në periodat e nxehta temperatura e ajrit në hapësirën punuese duhet të jetë: prej 20 deri 28o C për të lehtat, prej 22 deri 23o C të mesmet dhe prej 17 deri 20o C për punët fizike të rënda. Vlerat e përmendura të temperaturës së ajrit mund të mbahen në cilën do periodë duke e kondicionuar ajrin. Por, nëse temperatura e ajrit është mbi vlerat e kërkuar, do të vijë te ngrohja e ambientit të punës. Praktika ka treguar se numri i lëndimeve rritet kur temperatura e ajrit është shumë e ulët ose shumë e lartë. Organizmi i punëtorit e ka mundësin që në kufijtë e caktuar i përshtatet dhe i akordohet të disa vlerave jo normale të temperaturës në hapësirën punese. Secili organizëm njëjtë nuk mund t’i përshtaten, dhe kjo më së tepërmi varet nga lodhja fizike të cilën e kërkon puna e caktuar. Posaçërisht puna vështirësohet aty ku rritet temperatura, sidomos te fonderitë, shkritoret, farkëtaret, etj., përkatësisht aty ku ka burime të rrezatimit të nxehtësisë. Puna në hapësirën me temperaturë të lartë të ajrit e shpejton dhe e rritë frekuencën e frymëmarrjes me të cilën shkakton rritjen e djersitjes së organizmit të punëtorit, e me këtë e humbë sasinë e nevojshme të kripës dhe lëngjeve nga organizmi. Nëse hapësira e punës është e tejngrohur dhe e ngopur (ngimë) me avull të ujit, atëherë dhënia e nxehtësisë dhe këmbimi me rrethin është e pa mundur dhe mund të vij deri te goditja e nxehtësisë. Në figurën 2 është treguar ndikimi në ndjenjat komode dhe gjendjen psikofizike të njeriut rritja e temperaturës së ajrit në hapësirën punuese.
  23. 23. 23 Temperaturaeajrit Temperatura e nxehtësisë komfore20oC 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 32 34 35 40 jo komode e brengosur vështirësitë për ruajtjen e zjarreve rënia e efektit të punës mendore rritja e gabimeve në punë rënia e produktivitetit te punët precize rritja e numrit të fatkeqësive rënia e produktivitetit gjatë punës së rënd çrregullimet ujit dhe kripës në organizëm çrregullimi i rënd i qarkullimit të gjakut rezistenca e madhe dhe rreziku i shterjes mundësia më e madhe e qëndrueshmërisë kufiri i temperaturës aftësia e plotë për punë çrregullim i lehtë psikik çrregullimi psikofizik çrregullimi fizik çrregullimi fizik Figura 2 Aftësia punuese në shumë raste varet nga temperatura efektive, e kjo vartësi është treguar në figurën 3. Temperatura efektive është e përshtatshme për paraqitjen gjendjen e nxehtësisë të ajrit të secilës hapësirë punuese, sepse ai i përfshinë të dy faktorët që janë shumë të rëndësishëm për ndërrimin e gjendjes së hapësirës punuese. Duhet pas parasysh se temperaturat e ulëta gjithashtu janë të pa përshtatshme për punë. Gjatë paraqitjes së gjatë të temperaturës së ulët te punëtorët, mund të ndodhë deri te ngrirja e ndonjë pjese të organizmit të tij. Prezenca e tillë paraqitet gjatë punës te ngurrëtat dhe në repartet tjera atje ku kërkon vetë procesi teknologjik. Figura 3 Për mbrojtjen e punëtorëve në reparte ku është temperatura e lartë ose e ulët, përdoren rrobat mbrojtëse. Detyra e rrobave mbrojtëse është që t’i mbrojnë nga ftohti ose nga nxehti, i ofron punëtorit komfor të caktuar. Përdorimi i rrobave mbrojtëse nuk duhet të kenë ndikim negativ ndaj efikasitetit dhe manipulimit në punë. Roli i rrobave mbrojtëse gjatë këmbimit të temperaturës të ajrit është treguar në figurën 4 edhe atë nën: a) përdorimi i
  24. 24. 24 rrobave mbrojtëse në kushtet e temperaturës së ulët dhe b) përdorimi i rrobave mbrojtëse në kushtet e temperaturës së lartë të ajrit. Në figurën 4a) shihet se rrobat mbrojtëse në kushtet e temperaturës së ulët (puna në ngrirës, e të ngjashëm) e kanë rolin e mbrojtjes së organizmit të punëtorit nga temperatura shumë e ulët e temperaturës së punës. Ku lakorja e ndërrimit të temperaturës gjatë kalimit të nxehtësisë nëpër shtresën e rrobave do të rritet deri në temperaturën e trupit (37o C), çka do të thotë se shtresa mbrojtëse e rrobave pengon rënien e shpejtë në ndikimin e saj në organizëm, d.m.th. e mbron organizmin. Figura 4 Në figurën 4b) situata është e kundërta, përkatësisht roli i rrobave të mbrojtjes ka rolin e mbrojtjes së organizmit nga temperaturat e larta në vendin e punës. Sigurimi i temperaturës së nevojshme të ajrit në hapësirën punuese, e bënë që rrobat mbrojtëse të mos përdoren, ku aftësia punuese e punëtorit do të jetë më e lartë. Lagështia e ajrit Lagështia e ajrit në hapësirën punuese ashtu edhe temperatura varen nga procesi teknologjik dhe nga kushtet e jashtme meteorologjike. Për hapësirën punuese është me rëndësi lagështia relative ajrit. Vlera optimale e lagështisë relative e ajrit, pa marr parasysh periodën gjatë vitit, është prej 40 deri 60%. Ajri me lagështi të tillë mundëson punë të papenguar. Lagështia e ajrit jashtë këtyre kufijve është e dëmshme për shëndetin e punëtorit dhe me te ai e zvogëlon aftësinë punuese. Lagështia relative e lartë në hapësira punuese përcillet me temperaturë të ulët dhe sillen sëmundjet e ndryshme. Në disa degë industriale, si për shembull në tekstil (në disa reparte), procesi teknologjik kërkon vlerën e lartë të lagështisë së ajrit. Për shkak të dëmit nga lagështia në organizmin e njeriut, më se e nevojshme janë masat mbrojtëse. Kjo do të arrihet me futjen e ajrit të thatë (në hapësirat e lagështa), zvogëlimin e kohës së punës në ndërrim, automatizimin e prodhimtarisë e të ngjashëm.
  25. 25. 25 Shpejtësia e rrymimit të ajrit Rrymimi i ajrit në hapësirat punuese është faktor i rëndësishëm i mikroklimës, sepse ndikon në këmbimin e ajrit. Në çdo hapësirë punuese është e domosdoshme të bëhet ndërrimi i ajrit që nuk është i pastër. Atmosfera punuese ndytët për shkak të: procesit teknologjik, qëndrimi i gjatë i punëtorit në hapësirë, ajrosja, pluhuri dhe avullosja. Aftësia punuese e njeriut në kushtet e tilla do të zvogëlohet, prandaj është e nevojshme që në atmosferën e punës të kemi ajër sa më të pastër. Kjo arrihet me ventilimin natyror dhe artificial. Nën ndikimin e sistemit ventilues dhe temperaturës së ajrit do të ndërrohet edhe shpejtësia e rrymimit të ajrit. Është e dëshirueshme që shpejtësia e rrymimit të ajrit në vendet e punës nuk duhet ta kaloj 0.5 m/s. Kësaj vlere të shpejtësisë më së lehti arrihet me ventilim artificial. Sa më mirë e kryer dhe e vendosur e ventilimit artificial do të siguroj përzierje normale të ajrit, largimin e avullimeve të ndryshme dhe pluhurit, dhe futjen normale të ajrit të freskët. Formimin e kushteve të punës të cilat i përgjigjen njeriut në masë të madhe varen nga zgjedhja e mirë e shpejtësisë së rrymimit (figura 5). 28 C 26 24 22 20 18 16 0 0.2 0.4 0.6 0.8 10 m/s 1.2 Shpejtësia e lëvizjes së ajrit Temperaturaeajrit Kufiri kom for i epërm Kush p tet të e litshme vo unës së lehtë Ku li p sh ts r t h ë e me p t e vo unë të rënd Figura 5 Nëse shpejtësia e rrymimit të ajrit është mbi kufirin e lejuar, ajo do të ndikoj jo mirë në aftësinë punuese të punëtorit, sepse vjen deri te ftohja jo e barabartë e pjesëve të trupit të njeriut. Në këto kushte shpesh vjen deri te sëmundje të ndryshme (ishijazi, reuma, ftohja, etj.) dhe çrregullimi i adaptimit normal të njeriut. Më ndihmën e shpejtësisë së rrymimit të ajrit mund të caktohet aftësia punuese në secilin vend të punës varësisht nga parametrat mikroklimatike. Në këtë rast, së pari është e nevojshme të matet shpejtësinë e rrymimit të ajrit me katatermometrin. Me katatermometrin praktikisht në vendin e punës caktohet sasia e nxehtësisë (H) në xhula (e reguar në shkallë K) të cilin mundet që 1 cm2 e sipërfaqes e trupit të njeriut në një sekondë t’ia kthej ajrit për rreth. Në bazë të vlerës së K Nga grafiku në figurën 6 përcaktohet aftësia punuese në atë vend të punës. Si shembull të përcaktimit të këtillë mund të na shërbej rasti i kanali i fonderisë së furrës së lartë ku vlera e matur me katatermometrin është 9 .H K nga
  26. 26. 26 grafiku pastaj shihet se në atë vend të punës gjatë një ndërrimi (8 orë) aftësia punuese do të jetë 62%. Çka do të thotë se puna efektive gjatë një ndërrimi është 8 0.62 4.96 orë, përkatësisht 5 orë. Për shkak të rritjes së kushteve jo të mira mikroklimatike punëtori në vendin e punës do të jetë efektiv vetëm 5 orë gjatë një ndërrimi. Ky shembull qartë tregon se sa kanë rëndësi dhe ndikim faktorët mikroklimatik në aftësinë punuese dhe se është e nevojshme të kemi kujdes në problemin e rregullimit dhe të përshtatjes të parametrave mikroklimatik dhe fiziologjik të mundësive të njeriut. Ndërrimi i ajrit Mënyra më e mirë e formimit të kushteve optimale të mikroklimës në hapësirat punuese është ndërrimi i ajrit. Është tejet e nevojshme në industri ku proceset teknologjike janë burim i shkaktimit të vendit të punës së njeriut. Ajri i cili futet në hapësirën punuese para së gjithash duhet të jetë i pastër dhe të ketë temperaturën e caktuar, varësisht nga perioda vjetore, dhe në suaza të Rregullores. Në fund, kujtojmë se veprimi kompleks i përnjëhershëm i parametrave të ndryshëm të mikroklimës edhe më tepër e potencon veprimi e vetë jo të mirë në aftësinë e punëtorit. Por, gjatë formimit të rrethit të punës nuk duhet humbur nga shikimi vepruesit tjerë ergonomik si që janë: ndriçimi, avullimet e ndryshme dëmtues të shëndetit, ajrosje, zhurma dhe vibrimet e të ngjashëm. Rrezatimi i nxehtësisë Në aftësinë punuese të punëtorit në repartet e nxehta në masë të madhe ndikon faktori i mesit punues. Faktori direkt që ndikon në mikroklim në rrethin e punës, në repartet e nxehta, është rrezatimi i nxehtësië, nën ndikimin e rrezatimit të nxehtësisë do të ndërrohen edhe vlerat: e temperaturave, lagështisë relative, si dhe shpejtësia e rrymimit të ajrit në rrethin e punës. Intensiteti i rritur i rrezatimit të nxehtësisë formon kushte jo të mira të mikroklimës, e cila ndikon jo këndshëm në aftësitë punuese dhe në shëndet të punëtorit. Optimalizimi i faktorit të rrethit punues në repartet e nxehta kërkon njohjen komplekse të problemit të rrezatimit të nxehtësisë dhe ndërmarrjen e masave të mbrojtjes nga veprimi i tij i rrezikshëm dhe i dëmshëm (figura 7). Çka është rrezatimi i nxehtësisë Figura 6 Figura 7
  27. 27. 27 Trupat e nxehtë të ngurtë deri në temperaturë të lartë të mjaftuar do të skuqen, përkatësisht fillojnë të emitojnë ndriçim të dukshëm. Por, edhe gjatë temperaturave të ulëta ata emitojnë energjinë në formë të valëve të nxehta. Në të vërtet, është e njohur mirë se dallimi në mes valëve të nxehta dhe të dukshme kushtëzohet vetëm me specificitetin e aparateve fiziologjike të shqisës së tonë të dëgjimit dhe nuk do të kenë kurrfarë lidhje me natyrën e njërit dhe valës tjetër. Sasia e energjisë e cila ndahet në formë të valëve të nxehtësisë do të varet ashpër nga temperatura e trupit dhe paraqet rrezatim të nxehtësisë. Rrezet e nxehtësisë pa pengesë kalojnë nëpër ajrin e qetë dhe të lëvizshëm. Ata mund t’i shmangen rrymimit të ajrit. Trupi i thithë, i dëbon ose i lëshon rrezet e nxehtësisë. Pjesa e dëbuar dhe e lëshuar e ruan rrezatimin derisa pjesa e thithur gati në tërësi kalon në nxehtësi. Burimi i rrezatimit të nxehtësisë në rrethinën e punës Burimi i rrezatimit të nxehtësisë mund të ndahet në të lëvizshëm dhe jo të lëvizshëm, dhe të pa lëvizshmit mund të jenë të hapur dhe të mbyllur. Burimet jo të lëvizshëm i rrezatimit të nxehtësisë janë: furrat për përfitimin dhe shkrirjen e metaleve, furrat për përfitimin e xhamit (qelqit), të gjitha operacionet dhe proceset te të cilët vjen deri te rritja e ndarjes së nxehtësisë. Burimet e lëvizshëm të rrezatimit të nxehtësisë janë: detalet e derdhura të nxehta, prodhimet nga farkëtimi, llamarinat e petëzuara, zgjyrë, etj. Rrezatimi i nxehtësisë te burimet e hapura (burimi i nxehtësisë në formë të flakës) vepron pandërprerë me intensitet të lartë nga ai burim. Në praktik gjithnjë është kujdesur që sipas mundësisë, burimi i hapur të transformohet në të mbyllur. Në prodhimtari burimet më të shpeshta të rrezatimit ku sipas konstruksionit janë shumë të ndryshëm. Intensiteti i rrezatimit të këtyre burimeve nuk është i njohur por spektri i rrezatimit është shumë kompleks. Në figurën 8 në mënyrë skematike janë treguar disa nga burimet e rrezatimit të nxehtësisë në procesin e fitimit të hekurit dhe çelikut.
  28. 28. 28 Figura 8 Në kompleksin e tërësishëm të rrezatimit është e nevojshme të dallohen rrezatimet e drejtpërdrejta nga burimi primar (nga masat metalike e tejnxehura dhe nxehura dhe flaka) dhe rrezatimi sekondar (nga muret e nxehura të furrave, detaleve, pajisjeve dhe dyshemesë). Disa nga këta burime të rrezatimit gjithmonë veprojnë në punëtor, si për shembull: prerja e metalit të nxehur, farkëtimi dhe shtancimi, rrezatimi nga muret e furrave, armatura e metaleve, etj., si dhe lëshuara e kohëpaskohshme dhe derdhja e metalit, hapja periodike e dyerve të furrës, etj. Rrezatimi i nxehtësisë dallohet për kah intensiteti, hapësira, kohës së veprimit si nga kahja e rrjedhës së rrezatimit në raport ndaj pozitës së trupit të punëtorit. Për shembull, nëse rrjedhja bazike e rrezatimit të nxehtësisë nga burimi primar është i drejtuar kah gjoksi i punëtorit, atëherë rrjedha e rrezatimit sekondar mund të jetë i drejtuar me kahe të kundërt. Rrethana e tillë mjaftë do ta komplikojë përpunimin konstruktiv të pajisjes mbrojtëse. Në prodhimtari intensiteti maksimal i rrezatimit del nga rrezatimi jokontinual të furrave për nxehje dhe furrave për shkrirje në momentin kur hapen dyert, gjatë kalimit të masave të skuqura nëpër kanale, gjatë zhvillimit të metaleve, elektrolizës së aluminit dhe nga operacionet e ngjashëm. Rrezatimet sekondare janë të përhershme nga detalet, dyshemesë dhe pajisjeve me më pak intensitet, sepse në ato raste temperatura e sipërfaqes rrezatuese është më e vogël. Por edhe ky rrezatim nuk duhet të neglizhohet, sepse në këto raste sipërfaqet rrezatuese janë shumë të mëdha, ndërsa vendi i punës është relativisht i përafërt me këto sipërfaqe. Transmetimi i nxehtësisë nga burimi i rrezatimit në punëtor Transmetimi i nxehtësisë në njeri mund të bëhet në këto mënyra: - me rrezatim (direkt), Figura 9
  29. 29. 29 - konveksion (thithjen dhe kontakti me ajrin e nxehtë), - vënia në veprim e nxehtësisë (kontanti me detalin e nxehur). Veprimet e dëmshme të rrezatimit të nxehtësisë në organizmin e punëtorit Energjia e rrezatuar nga pjesa spektrale e nxehtësisë të cilën e thith sipërfaqja e trupit të njeriut (si dhe trupat tjerë) kryesisht transformohet, në nxehtësi, ku pjesa e së cilës vepron në organizmin e njeriut. Reaksioni i njeriut në rrezatimin e nxehtësisë është shumë subjektiv. Pikëpamjen që e ka bërë Koh (1957) janë përcaktuar këto reagime mesatare të njeriut: Tabela 1. Reaksioni i njeriut nga rrezatimi i nxehtësisë Intensiteti i rrezatimit të nxehtësisë (4.1868 J/cm2 min) Reaksioni 0.09 – 0.14 0.29 – 0.38 1.43 – 3.30 4.30 – 8.17 Ndjeshmëria e vogël e nxehtësisë Nxehtësia është e ndjeshme Ndjehet përvilmi Ndjehet dhimbja Në vendin e punës punëtori është nën ndikimin më shumë ose më pakë në ngarkesën fizike varësisht nga procesi teknologjik. Në organizmin e njeriut gjithnjë vepron procesi i produktit të nxehtësisë, rezultat i së cilës është formimi së sasisë së caktuar të nxehtësisë e cila e mirëmban temperaturën e organzimit preh 38 deri në 37o C. Nxehtësia e prodhuar varet nga lloji i punës dhe nga aktiviteti i punëtorit. Për shembull, në pozitën e qetësisë punëtori prodhon 293 kJ/h, gjatë kryerjes së punës së rënd fizike prodhon më tepër se 921 kJ/h, ndërsa gjatë kryerjes së punës së lehtë fizike prodhon prej 418.6 deri në 502.42 kJ/h. Në kushtet e prodhimtarisë ndikimi i energjisë së nxehtësisë do të ruhet para së gjithash gjendja e lëkurës së njeriut. Ndjeshmëria e lëkurës së njeriut në rrezatimin e nxehtësisë caktohet në bazë të strukturës spektrale të burimit të nxehtësisë, veprimi intensivë dhe zgjatja e saj në vendin e pjesës së lëkurës së rrezatuar dhe gjendjen funksionale të organizmit. Rritja e temperaturës në pjesët e rrezatuara të lëkurës do të jetë reaksioni i caktuar direkt të organizmit të njeriut në veprimin e radiacionit të nxehtësisë. Intensivi minimal i rrezatimit të nxehtësisë e cila shkakton në ndjeshmërinë e nxehtësisë është 1.55 10-3 J/cm2 min. Ndjeshmëria e dhimbjes dhe e djegies, dhe ndjeshmëria e padurueshëm lajmërohet gjatë rritjes së temperaturës së lëkurës deri në 46o C. Nëse rrezatimi vazhdon edhe më tej, mund të vijë deri te djegmja.
  30. 30. 30 Në tabelën 2 është treguar koha e durueshme e veprimit të rrezatimit të nxehtësisë të intensiteteve të ndryshme, gjatë temperaturës së burimit prej 800 deri 1600o C. Tabela 2. Koja e durueshme veprimit të rrezatimit të nxehtësisë Intensiteti i rrezatimit të nxehtësisë 4.1868 J/cm2 min 2 3 4 5 7.5 10 12.5 15 17.5 20 25 Koha e durueshme në sek. 150–305 39–59 27–38 12–27 6–15 5–11 4–8 3–7 3–6 1–5 1-3 PROVAT DHE PËRCAKTIMI I EFIKASITETIT TË MJETEVE MBROJTËSE TË STABILIMENTEVE TERMOENERGJETIKE DHE HIDRAULIKE
  31. 31. 31 I. HYRJE Enët dhe stabilimentet, të cilat punojnë nën shtypje, mund të ndahen në dy grupe themelore dhe atë: A. Enë të palëvizshme dhe stabilimente B. Enë të lëvizshme Në enë të palëvizshme dhe stabilimente bëjnë pjesë: - Kaldaja e avullit - Enët e avullit - Tejngrohësit e avullit - Ngrohësit e ujit Në enë të lëvizshme bëjnë pjesë: - Bocat - Buret - Enët - Kaldajat e lëvizshme të avullit. Definicioni i kuptimeve, karakteristikave e disa enëve dhe llojeve e ekzaminimeve, janë përcaktuar me Rregulloret mbi normativat teknike dhe atë: - Me Rregulloren mbi normat teknike për sendërtimin dhe përdorimin e kaldajave të avullit, enëve të avullit/të shpallur në Fletoren zyrtare të RSFJ, numër 7/1957, përmirësimet janë dhënë në Fletoren zyrtare të RSFJ numër 22/1957, ndrësa ndryshimet dhe plotësimet në Fletoren zyrtare të RSFJ numër 3/1958. - Me Rregulloren mbi normat teknike për sendërtimin dhe përdorimin e enëve të lëvizshme e të mbyllura për gazra të komprimuar të lëngët dhe nën shtypje të tretur/të shpallur në Fletoren zyrtare të RSFJ numër
  32. 32. 32 6/1957, përmirësimet janë dhënë në Fletoren zyrtare të RSFJ numër 22/1957 ndërsa ndryshimet dhe plotësimet ne Fletoren zyrtare të RSFJ numër 3/1958/. Me dispozitat të këtyre normativave teknike ndër të tjera është përcaktuar se edhe çfarë me cilin emër të enës dhe stabilimentit nënkuptohet. A. ENËT E PALËVIZSHME DHE STABILIMENTEVE A.1 KALDAJAT E AVULLIT Me kaldaja të avullit nënkuptohet secila anë e mbyllur në të cilën zhvillohet avulli i ujit me shtypje mbi atë të atmosferës. Mirëpo dispozitat e Normativave teknike nuk i përkasin: - kaldajave të vegjël të avullit tek të cilët produkti nga numri i atmosferëve të mbipresionit punues të lejuar dhe numrit të litarëve të përmbajtjes punues të lejuar dhe numrit të litarëve të përmbajtjes së gjithmbarshëm të kaldajes me avull nuk kalon 20, me kusht që këto kaldaja mund të jenë të furnizuara me nga një valvul të sigurisë, me një tregues dhe monometër, - kaldaja e avullit në të cilën mbishtypja nuk kalon 0.5 stimosfera, me kushtë që ekziston sigures e cila nguron se mbi presionin maksimal lejuar mos të tejkalohet. A.2 ENËT E AVULLIT Më enë të avullit nënkuptohet ena hapësira e së cilës mbushet me avull të ujit ose avull nën shtypje të prodhuar jashtë enës ose të mbetur nga përmbushja e enës për shkak të ndryshimeve kimike të rrethojës së enës mbizotëron ose mund të zënë fill shtypja më e madhe se gjysma e atmosferës. - dispozitat e Normativave teknike nuk i përkasin, - enëve të hapura të ngrohjes indirekte me rrethojë të mbushur me avull të ujit, nëse përmbajtja (mbushja) nuk është e lëngët dhe nuk bëhet e lëngët as në temperaturë tek e cila përmbajtja mund të ngrohet dhe nëse shtypja e avullit në hapësirë të rrethojës nuk kalon 0.5 atmosfera. A.4 NGROHËSIT R UJIT Me ngrohës të ujit nënkuptohet ena e mbyllur në të cilën ngrohet uji në presion mbi atë atmosferik. Mirëpo, dispozitat e Normativave teknike nuk i përkasin ngrohësve të ujit në të cilët mbi presion nuk kalon 0.5 atmosferik. B. ENËT E LËVIZSHME B.1 BOCAT
  33. 33. 33 Me bocë nënkuptohet çfarëdo boce diametri i jashtëm i të cilave është më i vogël se 420 mm ndërsa gjatësia 2 m. B.2 BURET Me bure nënkuptohet çdo bure me masa të ndërtuara për rrokullisje, me përmasa të çfarëdoshme, të vëllimit prej 100 deri në 1000 litra. B.3 ENËT Më enë nënkuptohet çfarëdo ene me përmasa të çfarëdoshme e cila sendërtohet në automjet. Mirëpo dispozitat e gazrave teknik nuk i përkasin. - enëve për mbushje me shkrirje të amoniakut në një nënshtypje, nëse shkrirja nuk përmban më tepër se 35% të amoniakut. - enëve të vogla pa tegel, vëllimi i të cilëve nuk është më i madh se sa 220 3 cm . B.4 KALDAJAT E LËVOZSHME TË AVULLIT Ndonëse bëjnë pjesë në enët e lëvizshme dhe stabilimenteve definicioni i detyrave dhe përshkrimi i punëve për to janë të përbashkëta me kaldajat e palëvizshme të avullit. Disa dallime, janë në formën e shmangies së disa punëve, ose përmes të disa punëve specifike të cekura posaçërisht në material i cili i përgjigjet disa enëve dhe stabilimenteve. C. LLOJET E KONTROLLAVE DHE EKZAMINIMET Bazuar në kushtet me të cilat punojnë (presioni i rritur, temperatura e rritur, dëmtimet e mundura gjatë transportimit) me normativë precizohet e tëra ajo që mund të parashihet tek sendërtimi si dhe gjatë eksploatimit në mënyrë që të sigurohet kushtet e sigurta të punës. Këto kushte duhet t’i sigurojë prodhuesi dhe shfrytëzuesi ndërsa përcaktimin e ekzistimit të këtyre e bëjnë institutet dhe inspektorati kompetent, gjatë kontrollimit. Në varësi të kohës kur ato bëhen, dallojmë tri lloje të kontrollave: - kontrollimi i parë, i cili bëhet pas sendërtimit të kryer ndërsa para lëshimit në eksploatim, - kontrollimi i rregullt, i cili bëhet saktësisht në periudhat e caktuara kohore të cilat për secilin lloj të enëve janë të përcaktuara me normativë. - Kontrollimi jo i rregullt, i cili bëhet pas riparimit të vogël apo të madh si dhe gjatë zhvendosjes. Sipas natyrës së vetë kontrollimi mund të përfshijë: - ekzaminimin me shtypje të ujit të ftohët, - kontrollimi i brendshëm, - kontrollimi i jashtëm.
  34. 34. 34 Për secilin lloj të enëve dhe secilën kontroll përshkruhet se çfarë përfshihet në kontrollim dhe ekzaminim, dhe se çfarë procedimi duhet të ndërmerret gjatë kësaj. II. DEFINICIONI I DETYRËS A. PËR ENË TË PALËVIZSHME DHE STABILIMENTE 1. Kontrollimi i parë Kontrollimi i parë përfshinë: - ekzaminimi me shtypje të ujit të ftohët, - kontrollimi i brendshëm, - kontrollimi i jashtëm, - kontrollimi i karakteristikave konstruktive dhe dokumentacionit. Tek kaldajat e lëvizshme te avulli kontrollimi i jashtëm nuk është i obligueshëm përveç nëse gjatë kontrollimit të brendshëm nuk vihet në dukje se a është e nevojshme bërja e ndryshimeve dhe përmirësimeve kështu që me kontrollim të jashtëm konstatojmë se a janë bërë ato apo jo. Kontrollimi i parë bëhet: - pas sendërtimit (vendosjes) në vendin e eksploatimit dhe para lëshimit në punë, - pas bërjes së rekonstruktimit e cila është bërë në bazë të lejes së organeve kompetente, - pas në ndërrimit të vendit të punës. 2. Kontrollomi i rregullt Kontrollimi i rregullt përfshinë: - ekzaminimin me shtypjen e ujit të ftohët, - kontrollimin e jashtëm, - kontrollimin e brendshëm. Këto kontrollime dhe ekzaminime bëhen gjatë periudhës së eksploatimit në afatet saktësisht të caktuar dhe atë. - ekzaminimi me shtypje të ujit të ftohët me kontrollim të obligueshëm të brendshëm, një në gjatë vite, - kontrollimi i brendshëm bëhet në çdo tri vit (një herë gjatë ekzaminimit në shtypje të ftohët, e një pa të, radhazi). Tek kaldaja e lokomobilëve të cilët përdoren vetëm për sjelljen e fryteve bujqësore, kontrollimi i brendshëm bëhet pas 12 viteve. Nëse dyshohet se ekziston ndonjë prishje e llamarinës në brendinë e kaldajes, ose nëse shfrytëzuesi këtë e
  35. 35. 35 kërkon, shikimi i brendshëm bëhet edhe para kësaj kohe. Atëherë kur kaldaja i bënë 12 vite vjetërsie, kontrollimi i brendshëmëhet për çdo tri vite, dhe gjatë çdo kontrollimi të dytë bëhet edhe ekzaminimi me shtypje të ujit të ftohët. Gjatë kësaj duhet pasur kujdes se gjatë kontrollimit të brendshëm, të gjitha tubat e zjarrit duhet të nxirren në çdo 12 vite. Në rastin e nxjerrjes së këtyre tubave përnjëherë, duhet të bëhet kontrollimi i brendshëm. 3. Kontrollimi jo i rregullt Kontrollimi jo i rregullt përfshinë: - ekzaminimi me shtypje të ujit të ftohët, - kontrollimin e brendshëm, - si dhe kontrollimin e jashtëm në rastin kur në bazë të ekzaminimin me shtypje të ujit të ftohët ose gjatë kontrollimit të brendshëm konstatohet se është e nevojshme që të bëhet ndonjë riparim i vogël ose ndryshim në stabiliment apo ndërtesë, përkatësisht në impiantin e ndërtesës, pas së cilës nuk është e nevojshme përsëritja e ekzaminimit me shtypje të ujit të ftohët. Kontrollimi i jashtëm mëketë rast paraqet sprovimin e kryerjes së operimeve të cekura më parë. Kontrollimi i jashtëm bëhet: - para lëshimit në punë (repart) të stabilimentit i cili para kësaj ka qenë dy ose më shumë vite jashtë përdorimit, - kur stabilimenti ka qenë i flakëruar ose ka mbetur pa ujë, dhe me këtë rast një pjesë e tij është tejngrohur, me ose pa dëmtime të dukshme të sipërfaqeve. Në këtë rast mund të kërkohet edhe ekzaminimi i materialit, - nëse stabilimenti është dëmtuar dhe se janë bërë disa nga këto riparime, a) ndryshimi i një pjese apo e tërë tuba e flakuesit, rrjedhimisht e një pjese tjetër diametri i së cilës është edhe më i madh se 102 mm, b) - ndryshimi mbi 15% të numrit të gjithmbarshëm të ankorave apo bulonave të plafonit, - mbi 25% të numrit të gjithmbarshëm të tubave të ujëngrohjes, - mbi 50% nga numri i gjithmbarshëm i tubave të tymit, c) ndryshimi i një pjese të llamarinës së kaldajes, pavarësisht nga madhësia e saj, d) ndryshimi i më së paku të 15 ribatinave të njërës apo tjetrës ose më së paku 25^ të numrit të gjithmbarshëm të ribatinave në një tërësi, e) nëse riparimi është bërë me saldim, f) nëse në sipërfaqen e kaldajës janë vënë në dukje shtreresat, poret, gërvishtet dhe dëmtimet tjera. Në këtë rast mund të kërkohet edhe kryerja e ekzaminimit të materialit.
  36. 36. 36 Në rastin kur tek kaldaja e lëvizshme e avulli ndërrohet një mur i flakëruesit, një pjesë e llamarinës ose me saldim bëhet riparimi i vendit të dëmtuar duhet të bëhet kontrollimi jo i rregullt. B. PËR ENË TË LËVIZSHME 1. Kontrollimi i parë - ekzaminimi me shtypje të ujit të ftohët, - kontrollimin e brendshëm, - kontrollimin e jashtëm, - provën e karakteristikave konstruktive dhe të dokumentacionit. Kontrollimi i parë bëhet para përdorimit të çdo ene të re të rivendosur (sendërtuar). 2. Kontrollimi i rregullt Kontrollimi i rregullt përfshinë: - ekzaminimin me shtypje të ujit të ftohët, - kontrollimin e brendshëm, - kontrollimin e jashtëm. Ky kontrollom bëhet në afat saktësisht të caktuar ndërsa kërkesën për këtë e bënë shfrytëzuesi i enës. Ekzaminimi më shtypje të ujit të ftohët dhe kontrollimi i brendshëm bëhen njëkohësisht. Afatet për kryrjen e këtij kontrolli janë për çdo: - 5 vit për enë të ndërtuar me çelik, - 3 vit për enë të ndërtuara apo me çelik i legiruar, - 2 vit për enë të cilat janë të dedikuara për mbushje me gazra agresiv (klori, hidrogjeni i kolorit, dyoksidi i sumporit, fosgeni, azoti, tetraoksidi, hidrogjeni i Lumpurit, sluoridi i borit, gazi ndriçues, gazi i tokës, thartira e sumporit etj.). Enët për acetilen, si dhe të gjitha enët tjera janë të mbushura me masa poroze, i nënshtrohen kushteve të veçanta të ekzaminimit. 3. Kontrollimi jo i rregullt Kontrollimi jo i rregullt përfshinë: - ekzaminimi me shtypje të ujit të ftohët, - kontrollimin e brendshëm,
  37. 37. 37 - kontrollimin e jashtëm, Ky kontrollim bëhet sipas nevojës që paraqitet, jashtë afateve të caktuara kohore. III. PËSHKRIMI I PROCEDIMEVE TË KONTROLLIMIT A. PËR ENË TË PALËVIZSHME DHE STABILIMENTEVE A.1 EKZAMINIMI ME SHTYPJE TË UJIT TË FTOHËT Ekzaminimi me shtypje të ujit të ftohët bëhet me qëllim të vërtetimit mbi moslëshuarjen e enës dhe gjendjes së formës së saj. Gjatë ekzaminimit me shtypje të ujit të ftohët presioni provues duhet të jetë: - 1.3 P – shtypja punuese, por më së paku 1 bara mbi te, - 1.5 P – për stabilimente tek të cilat brendësia nuk është sa duhet e dukshme, por gjithashtu më së paku 1 mbi presioni punues, - 1.2 P – për stabilimentet të cilët përbëhen prej tubave pa tegela, edhe nëse brendësia nuk është sa duhet e dukshme. Kjo vlen edhe për kaldaja me koka të ribatinuara. Tek kaldaja me presione të larta duhet të sprovohet se ngarkesës gjatë ekzaminimit nuk arrin kufirin tërheqjes së materialit. Kontrollimi me shtypje të ujit të ftohët matet me anë të manometrit kontrollues të organit te i cili bëhet kontrolla. Presioni mbahet në atë nivel për kohë prej 5 minutash pas kësaj kohe ai bie në shtypjen e lejuar të presionit të ujit. Ky presion mbahet në veprim aq gjatë deri sa të zgjatë koha e kontrollimit. Ekzaminimi i suksesshëm nëse në stabilimentin e avullit nuk janë tregu çarjet, nëse nuk ka ndryshime të dukshme të formës të cilat mbesin edhe pas ekzaminimit të përfunduar dhe nëse nuk është vënë në pah rrjedha. Pikosja në tërsinë e llamarinës me ribatina, apo lëshimit në stilat e ujëtreguesëve dhe armaturës tjetër, të cilat nuk pengojnë në mbajtjen e presionit, nuk ndikojnë në vlerësimin e ekzaminimeve. Ekzaminimi gjatë të cilit në tegelat e salduar vërehet dukuria e pikosjes konsiderohet si i pasuksesshëm. Pas eliminimit të gabimeve të vëna në dukje tek ekzaminimi me shtypje të ujit të ftohët i cili konsiderohet si i pasuksesshëm, bëhet sërish ekzaminimi i njëjtë. A.2 KONTROLLIMI I BRENDSHËM Kontrollimi i brendshëm konsiderohet si i suksesshëm nëse në muret e stabilimentit nuk vëhen në dukje. - shtresimi i materialit, gërvishtjet dhe çarjet, - dëmtimet nga korrozioni i cili mund të rrezikon sigurinë,
  38. 38. 38 - deformimet dhe dëmtimet tek të cilat është ardhur për shkak të tejngrohjes, - dëmtimet e ribatinave, ankorave, bulonave të plafonit dhe pjesëve tjera, - jo rregullsia me tegelat e salduar. Mbas eliminimit të gabimeve të vëna në dukje gjatë kontrollimit të brendshëm i cili konsiderohet si jo i suksesshëm shkohet në kontrollimin e sërishëm. Gjatë bartjes së kontrollimit të brendshëm në veçanti i kushtohet kujdes gjendjes së mureve, ribatinave, ankorave, bulonave të plafonit dhe lidhjeve tjera. Kontrollohet gjendja e tubave të flakruesit, tymit dhe atyre të ujit, gurit, kaldajes, kanaleve të tymit, rrjetës furnizuese, tubave lidhëse ndërmjet kalas dhe ujëtreguesit. Gjithashtu konstatohet qëndrueshmëria pjesëve tjera të kadajës si dhe vetive kimike dhe fizike të ujit furnizues. A.3 KONTROLLIMI I JASHTËM Kontrollimi i jashtëm llogaritet si i suksesshëm nëse në stabilimentin nuk vërehen: - shtresimet e materialit, gërvishjet dhe çarjet, - dëmtimeve nga korrozioni e cila mund të rrezikojë sigurinë, - deformimet dhe paraqitja e poreve te disa elemente, - pasaktësia, dëmtimet ose mungesa e armaturës e cila është e parashikuar, - pasaktësia në tegelat e salduar. Gjatë kontrollimit të jashtëm e cila bëhet gjatë kohës kur procesi është në punë (veprim) duhet pas kujdes në gjendjen e kaldajës, mureve të kaldajës, furrës, gypave të avullit në kaldajë, funksionalitetin e aparateve furnizuese, aparatet për kontrollin, nivel matësi i ujit, manometrat, valvulat siguruese, veglat për ndarjen e kaldajës prej gypave të avullit të përbashkët, çeshmet për zbrazje dhe mënyra se si duhet të pastrohet kaldaja. A.4 KONTROLLIMI I KARAKTERISTIKAVE KONSTRUKTIVE DHE TË DOKUMENTACIONIT Kontrolli përbëhet në vërtetimin e argumenteve autentikë garantues dhe përbërjen e tyre. Në shikim vihen këto dokumentacione: 1. Përshkrimin e stabilimentit e cila përfshinë: - vendi dhe emri i fabrikës – prodhuesi, viti i ndërtimit, presioni më i larë i lejuar dhe numri i fabrikës, - sistemi i stabilimentit, dimensionet kryesore dhe kapaciteti i garantuar, - mënyra e lidhjes së disa detaleve të stabilimentit (ribatim, saldim),
  39. 39. 39 - argumentet e kualiteti të materialit të përdorur, - sipërfaqja nxehëse në 2 m të kaldajës me avull dhe të tejngrohësit e avullit, përkatësisht ngrohësit e ujit, - sistemi dhe dimensioni i valvulave siguruese, - përshkrimi dhe dimensionet kryesore të armaturës së mbetur, - numri, sistemi dhe kapaciteti i pompave, - qëllimi i stabilimentit. 2. Plani i stabilimentit, kaldaja stabile ose gjysmë stabile, ena e avullit, tejngrohësit e avullit dhe ngrohësit e ujit, duhet të përmbajë të dhënat në bazë të të cilave mund të bëhet kontrolli siguria e mantelës së kaldatores dhe detalet e kaldajës, lartësia më e ulët e nivelit të ujit në kaldajë, dhe sipërfaqja nxehëse e kalkuluar. Pos kësaj, për kaldajat stabile duhet të jetë e vizatuar (ozid) dhe në mënyrë skematike e treguar rrjeta. 3. Plani i kaldajës me kazan stabil dhe jo stabil, tejngrohësit e avullit dhe ngrohësit ujit të shënuara me dimensione të stabilimentit, trashësisë së mureve, me radhitje të dyerve dhe të dritareve, mënyra e mbulimit të konstruksionit të kulmit dhe shënjimi i materialit të përdorur dhe pesha e nën kulmit 2 kg/m . Në planin e kaldatores duhet të jetë i shënjuar pozita e kaldjes, furrës, oxhakut dhe stabilimentet për rreth. Për objektet lëvizëse nuk janë të nevojshëm planet, por vetëm skicat me dimensionet kryesore. 4. Përshkrimi i llojit të rrymimit të ajrit, pasi që te rrymimi i ajrit me detyrim tregohet mënyra e fitimit të rrymimit të ajrit. 5. Llogaritja e nxehtësisë me nënvizim të veçantë të ngarkesës së nxehtësisë së rrjetës dhe hapësirës së furrës, temperaturës, presionit, përkatësisht depresionit në disa prej rrymimeve të ajrit. Nëse hyrjet dhe dokumentacioni në tërësi i përgjigjen rregullave dhe dispozitave të ndërtimit dhe të përdorimit të kaldajave me avull, enëve të avullit, tejnxehësit e avullit, dhe ngrohësit e ujit. Atëherë një kopje e materialit e vërtetuar me zgjidhjen e saj i jepet pronarit në shfrytëzim. Ato vend shikime të cilat nuk i përgjigjen, i jepen të pa vërtetuara me një shkresë në të cilën paraqiten vendet që nuk i plotësojnë kushtet me argumente. Për kaldajat me avull të lëvizshme, jepet vetëm leja për përdorim, pasi të kryhet hulumtimi i parë i kaldajës së avullit me presion të ujit të ftohët. A.5 PËRGATITJA E STABILIMENTIT PËR KONTROLL Para se të bëhet hulumtimi me presin të ujit ose para se të bëhet kontrolli i brendshëm i stabilimentit me avull duhet t’i ndërpritet puna, sipas rregullave pajisja duhet edhe të ftohet, dhe pastaj duhet të pastrohet mirë nga vaska (gurëve) e kaldatores, baltës, çagjat dhe galës. Nëse disa prej detaleve të rëndësishëm të stabilimentit nuk janë në shikim të kontrolluesit (gjinden brenda) për shkak të murit ose të mantelës, duhet ose muri ose mantela pjesërisht ose e tëra të largohen. Armatura e tërë duhet të pastrohet shumë mirë, muslluqet dhe valvula të përpunohen dhe të pastrohen. Gjatë
  40. 40. 40 kontrollit me presion të ujit të ftohët ribatinat, kapakët dhe të ngjashëm duhet të jenë shumë mirë të mbyllur. Kazani me anë të blindimit duhet të ndahet nga gypat e avullit, gypat e ujit dhe rrjetave lëshuese ndërsa te kazani me ndezje me gaz duhet të ndahet edhe prej prurësit e gazit. Sipërfaqet e kaldatores para se të bëhet hulumtimi dhe shikimi nuk guxohet të lyhen. Gjatë kohës së kontrollit nuk është e lejuar të përdoren llambat e dritës me vajguri ose ndriçues me flak të hapur (çelur). A.6 REZULTATET E HULUMTIMIT Nëse gjatë kohës së kontrollit vërtetohet se stabilimenti i avullit e rrezikon sigurinë, patjetër duhet t’i ndalet puna. Vendimi mbi ndaljen e punës duhet të përmbaj arsyet e forta për ndërprerjes së punës dhe mënyra e veprimit rreth stabilimentit. Nëse gjatë kontrollimit konstatohet se stabilimenti është i mirë dhe është i aftë për punë të mëtutjeshëm me presion të zbritur, e cila një herit kjo gjendje duhet të verifikohet dhe të konstatohet edhe në mënyrë matematikore. Puna e këtij stabilimenti mund të lejohet me presion më të ulët, ku puna normale do ta ketë afatin më të shkurtër deri te kontrolli vijues ose puna me presion më të ulët me afat të shkurtuar të kontrollit. Kaldat stabile me vjetërsi më shumë se 25 vjet, si dhe te kazanat lokomobilskih e që janë më të vjetër se 40 vjet, gjatë ndërprerjes së parë të punës duhet të bëhet kontrolli i jashtëzakonshëm, gjatë së cilës kohë mund të bëhet hulumtimi i materialit. A.7 DISA DISPOZITA TË NORMAVE TEKNIKE Dispozitat teknike për ndërtimin dhe përdorimin e kaldajave me avull, enëve të avullit, tejngrohsit e avullit, ngrohësit e ujit, përpos tjerash është e rregulluar edhe materia e cila i përket te: 1. Kaldaja me avull: - lartësia e nivelit të ujit, kanalet e zjarrit dhe kufiri i zjarrit (neni 8), - pajisja për furnizim (neni 9), - mjeti për mbylljen dhe zbrazjen (neni 10). - valvulat siguruese (neni 11), - manometrat (neni 13), - pllakat e kaldatores (neni 14), - furra, kanali i tymit, oxhaku (neni 15 dhe 16), - uji për furnizim (neni 17),
  41. 41. 41 - vendi për kazanin e vogël, mesëm dhe të madh (neni 18 dhe 19), - kaldajat me nxehje elektrike (neni 20), - mbishkrimet dhe lajmërimet (neni 21). 2. Enët e avullit: - përgatitjen e anës (neni 22), - vendosja e enëve të avullit (neni 23). 3. Tejngrohësit e avullit: - në armaturën e tejngrohësit (neni 24). 4. Ngrohësit e ujit: - në vetë nxehëset (neni 25), - në armaturë (neni 26). - në ngasësin e ngrohësit të ujit (neni 27). A.7.5 NORMATIVAT TEKNIKE Është gjithashtu materie e rregulluar e cila i përket: - materialit, konstruksionit dhe pjesëve (detaleve) të stabilimentit me avull (llamarina e kazanit, gypat e kaldatores dhe tejngrohësit, si dhe gypat për ngrohjen e ujit, tuba e gypave dhe tuba e komoreve, ribatinat, ankorat dhe zinxhirët, - saldimeve (të gjitha dispozitat, normat e punëve të salduara, hulumtimin e vendeve të salduara me presion të ujit të ftohët, kontrollin dhe matjen e detaleve të salduara: tamburin, tamburin për mbledhjen e avullit, kontrolli dhe matja e saldimeve të rrafshëta dhe hulumtimi i kualitetit të saldimit), - kontrolli i llogaritjes matematikore të kazanit dhe pjesëve të tij (tamburi i kazanit, dancat anësor të kazanit të punuar me llamarinë të çeliktë, dancat e tamburit të kaldajave me gypa farktues, sipërfaqet e rrafshëta të dancave jo të lidhur dhe pllakave të rrafshëta, pllakat e rrafshëta të shtrënguara, gypat e kaldajave dhe gypat e tejngrohësit të avullit, gypat e flakëruesit me presion të jashtëm, gypat e rrafshët dhe valor katër këndor, ankorimet, gypat ankorim dhe shtrëngues, bartësit zengji të plafonit të furrës), - dispozitat tjera lidhur me kryerjen e mbikëqyrjes (legjitimiteti i kaldatores, ndërrimi i shfrytëzuesit, njoftimi i ndërrimeve dhe i dëmtimeve, eksplodimet dhe shërbimi i inspektorateve të kaldajave të avullit),
  42. 42. 42 - dispozitat kaluese (të kaldajave dhe gypave tejngrohës, tubave të gypave, tubave të komorës, materialit të ribatinave, materialit për ankorimit dhe zingjirëve, gypat pa tegel, fraktuesit, presuesit dhe të petëzuar të pjesëve të tamburit të kaldajave si dhe vetë tamburit, dhe pjesë të tjera të kaldajës). B. PËR ENË LËVIZËSE B.1 PROVA ME UJË TË FTOHTË NËN PRESION Prova me ujë të ftohtë nën presion bëhet me qëllim të përcaktimit të jo lëshueshëmrisë dhe dendjen e formës së tij. Presioni provues është 1.5 herë (por jo më pakë se 5 2 / )kp cm më i madh se sa presioni i lejuar i mbushjes. Nëse nuk hetohen edhe ato pengesa më të vogla ose ndonjë deformim i përhershëm i formës, atëherë ena konsiderohet e sigurt për punë. B.2 KONTROLLI I BRENDSHËM Para se të bëhet kontrolli i brendshëm ena duhet shumë mirë të pastrohet edhe nga jashtë edhe nga brenda për t’u pastruar nga të gjitha papastërtitë (yndyrërave) të mundshme (kjo nuk vlen për enët që mbushem me acetilen ose me disogas). Gjithashtu gjatë kontrollit duhet kontrolluar gjendjen e sipërfaqeve të brendshme. Nëse nuk ka tragje të shprehur (paraqitur) nga korrozioni dhe nga dëmtimet mekanike, ena konsiderohet e sigurt për punë. B.3 KONTROLLIMI I JASHTËM Para se të bëhet kontrolli duhet të pastrohet nga jo papastërtitë dhe yndyrërat. Gjatë kontrollimit bëhet kontrolla e gjendjes së sipërfaqeve të jashtme dhe plotësimin kushteve të përmendur në B.4.11, B.4.12, B.4.13. Nëse nuk janë të paraqitur traget e korrozionit, dëmtimeve mekanike. Ena konsiderohet e rregullt në bazë të shikimeve. B.4 KONTROLLIMI I KARAKTERISTIKAVE TË KONSTRUKSIONIT DHE DOKUMENTACIONIT Kontrolla përbehet në përcaktimin autentik të garantit së dhënë e sipas nevojës edhe vërtetimi i trashësisë së mureve të enës që janë dhënë përmes llogaritjes. Në shikim (dukje) duhet të jenë këto dokumentacione:

×