Menaxhimi i resurseve humane pytje

Menaxherat
MenaxheratVolunteer em Menaxherat

Menaxhimi i resurseve humane pytje

PYETJET ME ALTERNATIVA TË SAKTA
1. Cila nga këto është e saktë:
a) Metoda e akordit mbështetet në pagesën e punëtorëve sipas njësisë së
prodhimeve apo sasisë së punës së kryer.
b) Metoda e akordit mbështetet në pagesën e punëtorëve sipas orëve të cilat i kanë
kaluar në punë, përkatësisht sipas ditëve apo muajve.
c) Metoda e akordit reflekton në lojalitetin e punëtorëve ndaj ndërmarrjes.
d) Metoda e akordit pasqyrohet me qëndrim efektiv në ndërmarrje për një kohë
gjatë së cilës punëtorët kanë kaluar në këtë ndërmarrje.
2. Cila nga këto është e saktë:
a) Kompensimi është mekanizëm që mbron punëtorin nga ndjenja e vlerës së ulët.
b) Racionalizimi është mekanizëm mbrojtës i orientuar në bartjen e energjisë fizike
dhe psiqike për shkak se qëllimi i zgjedhur nuk është realizuar.
c) Shembulli i sublimimit (kompenzimit) është kur tekniku i PTT-së nuk është i
mirë në spontelen e bankës, por mund të jetë i mirë në instalimin e rrjetave
kompjuterike.
d) Shembulli i racionalizimit (sublimimit) është kur punëtori me kualifikim të lartë
nuk është zgjedhur për drejtor të ndërmarrjes, prandaj i është përkushtuar
punës kërkimore shkencore.
3. Cila nga këto është e saktë:
a) Teoria e motivimit të Herzberg-ut quhet edhe teoria e dy faktorëve ose teoria
higjienës.
b) Teoria e motivimit të Herzberg-ut përfshinë nevojat fiziologjike dhe nevojën për
autoritet.
c) Teoria e motivimit të Herzbergut përfshinë nevojën për t’u dëshmuar.
d) Teoria e motivimit të Herzberg-ut thotë se e kundërta e kënaqësisë është
kënaqësia dhe e kundërta pakënaqësisë është pakënaqësia.
4. Në jetën e përditshme hasim në vlerësimin e performancave:
a) Për ndërmarrjen,
b) Për personelin e ndërmarrjes,
c) Për menaxherin,
d) Për pajimet, teknologjinë,
e) Të gjitha.
| Prof.: Dr. Ymer Havolli
MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE 3
5. Cila nga këto është e saktë:
a) Sipas Platonit dituritë ndahen në dy grupe: teorike dhe bazike.
b) Sipas Platonit dituritë ndahen në tre grupe: teorike, praktike dhe bazike.
c) Sipas Aristotelit dituritë ndahen në dy grupe: teorike dhe bazike.
d) Sipas Aristotelit dituritë ndahen në tre grupe: teorike, praktike dhe poetike.
6. Procesi i menaxhmentit të resurseve njerëzore është një proces:
a) Për sigurimin e njerëzve të duhur,
b) Në vendin e duhur,
c) Në kohën e duhur,
d) Proces i të gjitha aktiviteteve të lidhura mes vete.
7. Studimet e para lidhur me marrëdhëniet humane të resurseve njerëzore janë
bërë në:
a) Western Elektrik në Çikago - Hawthorne,
b) New York - SHBA,
c) Filadelfia,
d) Tokio - Japoni,
e) Uashington.
8. Burimet e rekrutimit të resurseve njerëzore janë:
a) Vetëm burimet e brendshme të ndërmarrjes,
b) Vetëm burimet e jashtme të ndërmarrjes,
c) Burimet e brendshme dhe të jashtme të ndërmarrjes.
9. Disa nga kriteret e vlerësimit të performancave të personelit të ndërmarrjes
përfshinë:
a) Cilësinë dhe sasinë e punës,
b) Iniciativën dhe inovacionet,
c) Asnjëra,
d) Të gjitha.
10.Cila nga këto është e saktë:
a) Teoria X thotë se principi i brendshëm i punëtorit është paraja.
b) Teoria X thotë se punëtorët nuk detyrohen të punojnë për të arritur rezultatin e
ndërmarrjes.
c) Teoria X thotë se puna është si lojë.
d) Teoria X thotë se njerëzit shfaqin kreativitetin në punën e tyre.
| Prof.: Dr. Ymer Havolli
MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE 4
11. Madhësia e ndërmarrjes është faktor për planifikimin e resurseve njerëzore.
a) Po b) Jo.
12.Cila nga këto është e saktë?
a) Metoda e kohës së punës mbështetet në pagesën e punëtorëve sipas njësive të
prodhimit apo sipas punës së kryer.
b) Metoda e akordimit mbështetet në pagesën e punëtorëve sipas orëve të cilat i
kanë kaluar në punë, përkatësisht sipas ditëve e muajve.
c) Metoda e pagesës në bazë të nevojave reflektohet në lojalitetin e punëtorëve
ndaj ndërmarrjes.
d) Metoda e senioritetit bazohet (pasqyrohet) me qëndrim efektiv në ndërmarrje
për një kohë gjatë së cilës punëtorët i kanë kaluar në këtë ndërmarrje.
13.Cila nga këto është e saktë?
a) Të dhënat përbëhen nga disa fakte bazike.
b) Dituritë janë të dhëna që shfrytëzohen për qëllime zhvillimore,
c) Informatat janë dituri të cilat janë përpunuar në mënyrën në të cilën janë
kuptimplota për individët.
14.Resurset njerëzore si kapital i ndërmarrjes konsiderohen nga:
a) Theodore Schultz,
b) Elton Mayo,
c) Mery Parker Follet.
15.Në cilat raste organizata orientohet kah burimet e jashtme të rekrutimit?
a) Kur mangësitë e burimeve të brendshme janë më të vogla sesa përfitimet.
b) Kur kandidatët e brendshëm nuk i plotësojnë kushtet.
c) Kur organizata dëshiron të tërheqë njerëz të rinjë me ide të reja.
d) Në të gjitha rastet e mësipërme.
e) B dhe C.
16.Nuk mund të menaxhohet diçka që nuk mund të matet. Kapitali intelektual
është vlerë e padukshme, e paprekshme. Kjo vlerë mund të konsiderohet si
kapital nëse kjo rezulton efekte të matshme financiare në ndërmarrje. Këtë
konstatim e thotë:
a) Frensis Likert,
b) Fredrik Teylor,
c) Theodore Schultz,
d) Peter Drucker.
| Prof.: Dr. Ymer Havolli
MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE 5
PYETJET ME NDARJE
17.Në menaxhmentin e resurseve njerëzore në ndërmarrje ndikojnë:
1. Fusha e veprimtarisë,
2. Niveli i pajisjeve teknologjike të ndërmarrjes,
3. Madhësia e ndërmarrjes,
4. Ndërlikueshmëria e saj.
18.Metodat më të shpeshta për zgjedhjen e burimeve njerëzore janë:
1. Testi,
2. Intervista,
3. Qendra për vlerësim,
19.Numëroni përparësitë e burimeve të brendshme të rekrutimit:
1. Njohja më e mirë e përparësive dhe të metave të kandidatëve.
2. Kandidati e njeh ndërmarrjen.
3. Pozitivisht ndikon në moral të të punësuarit.
4. Krijimi i besimit se ndërmarrja kujdeset për punëtorë.
5. Është metodë më e shpejtë dhe më e lehtë.
20.Numëroni të metat e burimeve të brendshme të rekrutimit:
1. Njerëzit mund të përparojnë deri në atë nivel në të cilin nuk mund t’i kryejnë
punët si duhet.
2. Përpjekjet (lufta) për përparim dhe promocion të secilit kandidat mund të
shprehet negativisht.
3. Mund të ketë ngufatje të ideve të reja.
4. Forcohet gjithnjë e më shumë mënyra e deritashme e punës dhe me këtë
ngadalësohen ndërrimet.
21.Numëroni përparësitë e burimeve të jashtshme të rekrutimit:
1. Mundësi më e madhe e sjelljes së talenteve.
2. Futja e ideve të reja.
3. Mundësia më e madhe për ndërrime.
4. Zvogëlimi i rivalitetit për vende të punës.
5. Mund të shkaktojë ndërrime pozitive në marrëdhëniet brenda ndërmarrjes.
| Prof.: Dr. Ymer Havolli
MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE 6
22.Numëroni të metat e burimeve të jashtme të rekrutimit:
1. Rekrutimi, kontaktimi është i vështirë dhe i shtrenjtë.
2. Koha më e gjatë për njohje dhe adaptim.
3. Shkakton pakënaqësi te punëtorët e tjerë, për shkak se ata konsiderojnë se ato
punë pa vështirësi do t’i kryenin vet.
4. Gjithëherë ekziston mundësia që zgjedhja e kandidatit të jetë e gabuar.
23.Qëllimi i intervistës është mbledhja e informatave të mjaftueshme për
kandidatin që të mësojë diçka për ndërmarrjen gjatë zhvillimit të intervistës.
Ka disa lloje intervistash, numëroni:
1. Intervista e strukturuar,
2. Intervista gjysmëstrukturuar,
3. Intervista sekuenciale.
24.Metodat më të shpeshta për zgjedhjen e personelit janë:
1. Planifikimi,
2. Rekrutimi,
3. Seleksionimi.
25.Në planifikimin e resurseve njerëzore ndikojnë një mori faktorësh të
brendshëm dhe të jashtëm. Numëro faktorët e brendshëm:
1. Qëllimet dhe strategjia,
2. Detyrat dhe teknologjia,
3. Madhësia e ndërmarjes,
4. Produktet që ajo prodhon.
26.Në planifikimin e resurseve njerëzore ndikojnë një mori faktorësh të
brendshëm dhe të jashtëm. Numëro faktorët e jashtëm:
1. Tregu,
2. Zhvillimi i teknikës dhe teknologjisë,
3. Sistemi i edukimit.
27.Motivimi derivon edhe prej faktorëve të jashtëm:
1. Shpërblimin,
2. Njohjen,
3. Beneficionet,
4. Promovimin,
5. Çmimin.
| Prof.: Dr. Ymer Havolli
MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE 7
28.Përveç parasë, si motivator në procesin e punës mund të numërohen edhe një
mori motivatorësh të karakterit organizativ, që kanë të bëjnë me punën dhe
vendin e punës:
1. Punësim i përhershëm,
2. Kushtet e mira të punës,
3. Kolegët e punës me të cilët mund të bashkëpunojnë,
4. Menaxherët e mirë të ndërmarrjes,
5. Mundësitë për përparim në punë,
6. Paga e mirë,
7. Respektimi i idesë.
29.Kriteret për përcaktimin e performancave ekipore janë:
1. Planifikimi,
2. Procesi i vendosjes,
3. Organizimi,
4. Koordinimi,
5. Motivimi,
6. Kontrolli,
7. Shkathtësia,
8. Përvoja e anëtarëve të ekipit,
9. Njohuritë individuale.
30.Edhe pse intervista është njëra prej metodave më të përhapura për
seleksionimin e kandidatëve, edhe kjo metodë ka kufizimet siç janë:
1. Pyetjet e njëjta për të gjithë kandidatët.
2. Ekspertët mund t’u japin rëndësi më të madhe pyetjeve të njëjta, kështu që
zvogëlohet saktësia e rezultatit.
3. Te ekspertët, shpesh më shumë përshtypje lënë informatat negative sesa ato
pozitive.
4. Sjellja e kanditatit varet nga sjellja e atyre që udhëheqin intervistën.
5. Të gjithë kandidatët nuk e pranojnë njësoj intervistën.
31.Përcaktimi i madhësisë së ndërmarrjes matet me këta parametra:
1. Numrin e të punësuarve,
2. Realizimin e fitimit brenda vitit,
3. Vlerën e mjeteve themelore,
4. Pjesëmarrjen e saj në treg.
| Prof.: Dr. Ymer Havolli
MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE 8
32.Nga aspekti i kontabilitetit mund të dallojmë 3 lloje të mjeteve të cilat janë
prezente në çdo kompani:
1. Mjetet financiare,
2. Mjetet kryesore - asetet,
3. Mjetet e paprekshme.
33.Numëroni shpenzimet të cilat i bëjnë ndërmarrjet gjatë procesit të
seleksionimit/rekrutimit:
1. Shpenzimet e drejtpërdrejta (rekrutim, seleksionim).
2. Shpenzimet e adaptimit të punëtorëve në punë.
3. Efektet e vogla fillestare.
4. Pakënaqësia dhe frustrimi (ndërmarrjes, por edhe kandidatit).
34.Seleksionimi i kandidatëve të rekrutuar mund të bëhet në dy mënyra:
1. Seleksionimi parësor,
2. Seleksionimi (testimin, intervistën dhe teknikat tjera).
35.Menaxherët të cilët merren me çështjen e seleksionimit duhet të kenë
parasysh disa variabla të resurseve njerëzore në rastin e zgjedhjes së
kandidatëve janë gjithëherë të ndryshme. Ato mund të jenë të natyrës
psikologjike sikur:
1. Aftësia e përceptimit,
2. Interesimi i kandidatit,
3. Nevojat dhe motivimi,
4. Aftësitë, karakteri dhe personaliteti i individit.
36.Numëro simptomat e frustrimit në punë?
1. Agresioni – më së shpeshti është reaksion i frustrimit.
2. Regresioni – paraqet sjellje të pakontrolluar të punëtorit që përcillet me sharje.
3. Apatia – është mosinteresim i punëtorit për kryerjen e punëve të tij.
4. Neurozat – janë çrregullime psiqike, forma të buta të sëmundjeve shpirtërore.
37.Maslow-i propozon 5 nevoja bazike që krijojnë tension, të cilat rezultojnë në
aksion - motivim. Shkruaji!
1. Nevojat fiziologjike,
2. Nevojat për siguri,
3. Nevojat e përkatësisë,
4. Nevojat për autoritet,
5. Nevojat për të dëshmuar - arritur.
| Prof.: Dr. Ymer Havolli
MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE 9
38.Përgjegjësitë e menaxherëve janë:
1. Ta vlerësojnë performancën e punëtorit.
2. Të kompletojë dokumentacionin e V.P dhe ta kthejnë tek D.R.H.
3. Të rishikojnë metodat e VP-së së bashku me punëtorët.
39.Përshkrimi i vendit të punës zakonisht përmbanë:
1. Qëllimin e punës,
2. Veprimet që duhet të ndërmirren,
3. Performancat standarde,
4. Detyrat dhe përgjegjësitë,
5. Interferimi me vendet e tjera të punës, dhe
6. Kualifikimet e nevojshme për atë punë.
40.Kërkesat që i shtron çdo vend pune janë:
1. Dituria,
2. Aftësia,
3. Përgjegjësia,
4. Angazhimi - përpjekja dhe
5. Kushtet e vendit të punës.
41.Përparësitë e vlerësimit të performancës nga kolegët janë:
1. Kolegët kanë më shumë raste për të vrojtuar.
2. Sjellja para kolegëve është më natyrale dhe më reale, sesa sjelljet që bëhen kur
dihet që je i vrojtuar nga një epror.
3. Vlerësimi nga më shumë persona ka më shumë nuanca sesa ato që bëhen nga një
person.
42.Të metat e vlerësimit të performancës nga kolegët janë:
1. Konkurrenca e kolegëve për arritje, rritjen e pagave, për të përfituar promocione
etj, janë rreziqet për një vlerësim real.
2. Kolegët në raport me eprorin nuk e dijnë saktësisht se cilat janë objektivat e të
vlerësuarit.
3. Hezitimi për të vlerësuar kolegët. Një vlerësim negativ mund të çon në krijimin e
raporteve të këqija ndërmjet tyre.
| Prof.: Dr. Ymer Havolli
MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE 10
43.Karakteristikat kryesore të burimeve njerëzore janë:
1. Plotësimi i nevojave të burimeve njerëzore, duke u mbështetur në strategjinë e
ndërmarrjes dhe në bizneset e saj.
2. Përkrahja reciproke e politikave dhe praktikave të punësimit, adaptimit dhe
integrimit të burimeve njerëzore, duke zbatuar politikat e zhvillimit të tyre.
3. Krijimi i hapësirave dhe mundësive të punëtorëve në mënyrë të vazhdueshme.
4. Burimet njerëzore konsiderohen si përparësi konkurruese të ndërmarrjeve.
44.Numëroni informatat e nevojshme gjatë analizimit të vendit të punës?
1. Për punën,
2. Kërkesat e punës,
3. Përgjegjësitë dhe
4. Specifikimi i vendit të punës.
45.Edukimi joformal i resurseve njerëzore bëhet përmes:
1. Seminareve me ushtrime nga përvoja,
2. Workshopeve për tematikë të zgjedhur,
3. Trajnimit dhe simulimit të punëve dhe detyrave,
4. Studimit të rasteve,
5. Ligjëratave lidhur me tema të veçanta.
46.Cilët janë faktorët që nxisin ndërrimet në edukimin formal?
1. Ndryshimet teknologjike,
2. Ndërrimet në rrehtinë,
3. Adaptimi i kushteve të ekonomisë së tregut.
47.Procesi i rekrutimit të resurseve njerëzore nga burimet e brendshme
kryesisht mund të bëhet nëpërmjet:
1. Shpalljes,
2. Rekomandimet te menaxherëve,
3. Rekomandimeve te sektorit të burimeve njerëzore.
| Prof.: Dr. Ymer Havolli
MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE 11
ESETË
48.Çka kuptoni me Menaxhimin e Resurseve Humane (MRH) dhe cilat janë
rezultatet dhe profitet nga MRH-ja?
Menaxhimi i resurseve humane nënkupton identifikimin, zgjedhjen, ushtrimin dhe
shpërblimin e resurseve humane.
Rezultatet e MRH-së janë:
- Përmirësimi i kushteve të punës,
- Rritja e produktivitetit të punës,
- Rritja e kënaqësisë në punë,
- Zhvillimi R.H,
- Gatishmëria për ndryshim.
49.Diskuto rreth procesit të menaxhimit të resurseve humane?
Procesi i menaxhimit të resurseve humane konsiston në sigurinë e njerëzve të
duhur, në vendin e duhur dhe në kohën e duhur.
Procesi i MRH-së mbështetet në disa parime:
- Fusha e veprimtarisë,
- Niveli teknologjik i organizatës,
- Madhësia e organizatës,
- Ndërlikueshmëria e saj etj.
50.Çka kuptoni me fjalën strategji. Diskuto rreth strategjisë së resurseve humane
dhe trego se çfarë ndikimi ka strategjia e rritjes së kualitetit në procesin e
MRH-së?
Strategjia e resurseve humane nënkupton përcaktimin e qëllimeve afatgjata lidhur
me numrin, profitin dhe çmimin e resurseve humane. Strategjia e resurseve humane
paraqet aftësi të kombinimit tek resurset humane dhe resurseve tjera të organizatës
që të realizohen resurse sa më të mira në kushte të konkurrencës së tregut.
51.Diskuto rreth orientimit dhe adaptimit në punë?
Orientimi është njoftim i punëtorëve të rinjë me organizatën, vendin e punës dhe
detyrat specifike. Qëllimi i orientimit është ambientimi dhe përshtatja e punëtorëve
të rinjë në organizatë. Orientimi mund të jetë formal dhe joformal.
52.Planifikimi i resurseve njerëzore mund të definohet si?
Planifikimi i burimeve njerëzore mund të definohet si përpjekje për ta parashikuar
numrin dhe strukturën e punëtorëve që do të kërkohen në të ardhmen, sidhe
mundësitë e përmbushjes së kësaj kërkese.
| Prof.: Dr. Ymer Havolli
MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE 12
53.Diskuto rreth vlerësimit të punës dhe vlerësimit të performancës?
Vlerësimi i punës është përcaktim sistematik i çdo elementi të punës. Është proces
që ka për qëllim dizajnimin e strukturës së pagës dhe nuk ka të bëjë me vlerësimin e
performancës së punëtorit. Performanca i referohet shkallës së kryerjes së detyrës
dhe suksesit të treguar.
Vlerësimi i performancës, është sistem me anë të të cilit përcaktohet se si një
punëtor është duke e kryer punën e tij. Performanca është ajo çka mund të matet
dhe çka mund të bëhet.
54.Sistemi i kompenzimit, llojet e pagave dhe cilat paga i përshtaten
ndërmarrjeve dhe shkollave fillore?
Kompenzimi dhe paga nuk janë të njëjta.
Kompenzimi i punëtorëve i referohet të gjitha shpërblimeve të cilat punëtori i merr
për punën e bërë, përfshirë shumën e pagës, shpërblimet, bonuset, dobitë dhe
përfitimet tjera.
Paga paraqet shumën monetare që punëtori merr për punën e
bërë. Llojet e pagave janë:
Paga në bazë të autputeve:
Përparësitë: Lidhet me efikasitetin.
Mangësitë: Nuk lidhet me efikasitetin.
Paga në bazë të gradimit:
Përparësitë: Është e barabartë në të gjitha organizatat.
Mangësitë: Nuk lidhet me efikasitetin.
Paga në bazë të aftësisë:
Përparësitë: Shpërblehet dituria.
Mangësitë: Vështirësi në matjen e diturisë.
55.Analiza e vendeve të punës?
Analiza e vendeve të punës është një proces i aftësisë së menaxherëve që nëpërmjet
informatave, analizave dhe njohurive që disponojnë, të krijojnë vende të reja pune,
të përcaktojnë njohuritë e nevojshme për ato vende pune, sidhe numrin e
nevojshëm të njerëzve për plotësimin e tyre.
56.Çka paraqet seleksionimi negativ i burimeve njerëzore?
Seleksionimi negativ paraqet zgjedhjen jo të duhur të personelit të ndërmarrjes, te
cilët nuk japin një performancë efikase drejt realizimit të qëllimeve të ndërmarrjes.
| Prof.: Dr. Ymer Havolli
MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE 13
57.Cilat janë detyrat dhe përgjegjësitë e DRH-së dhe detyrat e menaxherëve?
Detyrat dhe përgjegjësitë e DRH-së janë:
- Dizajnimi i një sistemi efektiv të vlerësimit të performancës.
- Zgjedhja e metodave adekuate për vlerësimin e performancës.
- Trajnimi i menaxherëve për vlerësimin e performancës.
- Mbajtja e evidencave për vlerësimin e performancës.
Detyrat kryesore të menaxherëve janë:
- Plotësimi i nevojave me BNJ.
- Përkrahja reciproke e politikave dhe praktikave të punësimit, adaptimit dhe
integrimit të BNJ duke zbatuar politikat e zhvillimit të tyre.
- BNJ konsiderohen si asete ose kapital i ndërmarrjes prandaj detyrë e menaxherëve
është zhvillimi i vazhdueshëm i tyre (trajnimet…).
- Të krijojë relacione në mes të punëdhënsit dhe BNJ duke përjashtuar parimin
unitariste (të shihet interesi vetëm i njërës palë të punësuarit apo
punëdhënësit), por ai komplamentar në mënyrë që mos të vinë në rrezik
objektivat e ndërmarrjes.
- Zhvillimi i përformansave dhe
- Interesimi për mënyrën e shpërblimit.
58.Seleksionimi parësor shërben për?
Shërben që ta reduktojë numrin e kanditatëve, duke i eliminuar ata që nuk i
plotësojnë kushtet. Seleksionimi parësor fillon me shqyrtimin e dokumentacionit të
kandidatëve të rekrutuar. Në këtë fazë të seleksionimit, të gjithë kandidatët duhet të
kenë tretman të njëjtë.
59.Shkruani për procesin e rekrutimit të BNJ?
Rekrutimi është proces i tërheqjes së njerëzve të duhur dhe të kualifikuar, është
proces i evaluimit - vlerësimit të tyre, proces i zhvillimit të njerëzve të posapranuar.
“Rekrutimi është proces i tërheqjes së njerëzve të cilët mund të kontribuojnë në
organizatë me plotësimin e vendeve të punës.”
Zakonisht, rekrutimi simulohet kur ndonjë punëtor largohet për shkaqe të
ndryshme nga ndërmarrja (pensionimit, shkuarjes në ndonjë ndërmarrje tjetër, ose
për shkak të ndryshimeve teknologjike).
Qëllimi i rekrutimit është tërheqja e njerëzve për të konkurruar për vende të lira në
ndërmarrje, për t’i plotësuar vendet e lira të punës.
60.Kur ka filluar zhvillimi i konceptit të menaxhmentit të burimeve njerëzore?
Ka filluar të paraqitet në vitet e 80’-ta të shekullit të kaluar.
| Prof.: Dr. Ymer Havolli
MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE 14
61.Planifikimi sipsa teknikës Delphi ka për qëllim të marrë opinionin e
përgjithshëm të një...?
... Numri të ekspertëve profesional, të cilët opinionet e tyre kërkohen në formë të
shkruar.
62.Kapitali njerëzor nga shumë autorë është definuar në mënyra të ndryshme.
Mirëpo, nga shumë koncepte mund të themi se kapitali intelektual është...?
... Përpjekje për ta vlerësuar financiarisht diturinë në ndërmarrje.
63.Përshkruani secilën prej etapave te edukimit formal ?
1. Etapa e parë është etapa e edukimit dhe aftësimit të burimeve njerëzore sipas
standardeve për përgatitjen e individit për punë konkrete, pavarësisht nivelin e
shkollimit.
2. Etapa e dytë është etapa e zhvillimit të karrierës, e cila i nxitë njerëzit për
rezultate të reja dhe hierarki në karrierë. Kjo kategori përfshinë grup të ngushtë
të njerëzve të cilët janë të talentuar dhe të aftë, të cilët kanë mundësi për
përparime të cilat provokohen nga punët e ndryshme për t’u aftësuar për ato
punë dhe për të përparuar.
3. Etapa e tretë është etapa e përgatitjes për nevojat në të ardhmen, e cila përfshinë
programet e edukimit, të cilat mbështeten në prognozimin e “fotografisë” së
dijeve për të ardhmen, për misionet e reja dhe strategji të cilat ndërmarrja
planifikon t’i realizojë.
64.Cilat janë elementet që i motivojnë punëtorët?
Përveç parasë, si motivues në procesin e punës mund të numërohen edhe një mori
motivuesish të karakterit organizativ që kanë të bëjnë me punën dhe vendin e
punës: punësimi i përhershëm, kushtet e mira të punës, kolegët e punës me të cilët
mund të bashkëpunojmë, menaxherët e mirë në ndërmarrje, mundësitë për
përparim në punë, paga e mirë, respektimi i idesë etj.
65.Teoria X dhe teoria Y?
Teoria “X”, njeriun që në fillim e identifikon si dembel dhe të painteresuar për punë,
saqë me gjithë shpërblimin ndonjëherë, sado që të jetë i madh, atë duhet detyruar të
punojë.
Teoria “Y”, mbështetet në atë se njerëzit janë forca kryesore dhe krijuese, që
angazhohen në mënyrë të vetëdijshme, mirëpo për t’u angazhuar, atyre duhet t’u
krijohen kushte të cilat ata do t’i nxisnin për punë.
| Prof.: Dr. Ymer Havolli
MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE 15
66.Si e kuptoni specifikimin e vendit të punës dhe çka përfshinë?
Specifikimi i vendit të punës është pasqyrimi me shkrim i kualifikimit, aftësive,
arsimit, stazhit në punë etj. Në bazë të kësaj liste, menaxheri i personelit nëpërmjet
rekutimit kërkon të tërheqë kandidatë me kualifikim, eksperiencë, shkathtësi dhe
shkollim që i përgjigjet vendit të lirë të punës.
67.Qendra për vlerësim është metodë…?
Qendra për vlerësim është metodë komplekse, e cila në vete përfshinë informatat
lidhur me boigrafinë, testet psikologjike, pyetësorë të ndryshëm, intervista,
kontrolla e mjekut, pastaj testet në formë të tryezës së rrumbullakët, simulimet
kompjuterike, diskutimet grupore, luajtja e roleve etj.
68.Seleksionimi negativ i resurseve njerëzore zakonisht është pasojë e njerëzve...?
... Që nuk kanë cilësi të cilat mund t’i shfrytëzojnë në aktivitetin e tyre të përditshëm
menaxherik, nuk i kushtojnë kujdes të mjaftuar rrethinës se si vlerësohen nga të
tjerët. Në procesin e seleksionimit të kandidatëve, ata mbështesin njerëzit të cilët do
të anojnë kah ata pa përfillur kërkesat e vendeve të punës.
69.Gjatë vendosjes hasim dy mënyra ekstreme të sjelljes së menaxherëve në
procesin e vendosjes.
a) Menaxherë e tillë vendosin… shumë lehtë, sepse nuk janë të vetëdijshëm për
pasojat e marrjes së vendimit të gabuar.
b) Grupi i dytë i menaxherëve vendimet i merr… ngadalë e me kujdes dhe
gjithmonë
“shkon në të sigurt”, duke i hulumtuar të gjitha alternativat e mundshme.
70.Në çka më tepër është i fokusuar menaxhmenti i personelit?
Është i orientuar në fuqinë punëtore, organizimin e punëtorëve, pagesën, zgjidhjen e
problemeve etj.
71.Kriteret për caktimin e shpërblimit mbeshteten në disa rregulla?
1. Të thjeshta - Rregulla të cilat duhet të jenë të qarta, të kuptueshme dhe të
njohura për të gjithë të punësuarit.
2. Specifike - Të punësuarit duhet të dijnë saktësisht se çfarë punësh priten nga ta.
3. I realizueshëm - Secili punëtor do të ketë mundësi dhe gjasë reale që të marrë
shpërblim nëse angazhon potencialin e vet kreativ.
4. I matshëm - Qëllimet e matshme duhet të jenë themel i të gjitha planeve për
stimulim.
5. I drejtë - Tretmani i drejtë i çdo individi është një parakusht i motivit pozitiv.
| Prof.: Dr. Ymer Havolli

Recomendados

Menaxhimi i resurseve humane - Ligjërata por
Menaxhimi i resurseve humane - LigjërataMenaxhimi i resurseve humane - Ligjërata
Menaxhimi i resurseve humane - LigjërataJozef Nokaj
2.1K visualizações32 slides
Menaxhimi i resurseve humane (ndarjet) por
Menaxhimi i resurseve humane (ndarjet)Menaxhimi i resurseve humane (ndarjet)
Menaxhimi i resurseve humane (ndarjet)Gashi Besnik
3.5K visualizações10 slides
Pyetje nga menaxhimi i resurseve humane por
Pyetje nga menaxhimi i resurseve humanePyetje nga menaxhimi i resurseve humane
Pyetje nga menaxhimi i resurseve humanesamel123456
7.5K visualizações21 slides
SJELLJA ORGANIZATIVE - Dr. Berim Ramosaj (Pyetjet e provimeve) por
SJELLJA ORGANIZATIVE - Dr. Berim Ramosaj (Pyetjet e provimeve)SJELLJA ORGANIZATIVE - Dr. Berim Ramosaj (Pyetjet e provimeve)
SJELLJA ORGANIZATIVE - Dr. Berim Ramosaj (Pyetjet e provimeve)fatonbajrami1
28.1K visualizações57 slides
Menaxhimi i Resurseve Njerzore por
Menaxhimi i Resurseve NjerzoreMenaxhimi i Resurseve Njerzore
Menaxhimi i Resurseve NjerzoreErmon Cërvadiku
4.9K visualizações10 slides
Sjellja Organizative - Dr. Berim Ramosaj (Sllajdet e ligjëratave) por
Sjellja Organizative - Dr. Berim Ramosaj (Sllajdet e ligjëratave)Sjellja Organizative - Dr. Berim Ramosaj (Sllajdet e ligjëratave)
Sjellja Organizative - Dr. Berim Ramosaj (Sllajdet e ligjëratave)fatonbajrami1
36.7K visualizações104 slides

Mais conteúdo relacionado

Mais procurados

Menaxhimi i Resurseve Njerëzore por
Menaxhimi i Resurseve NjerëzoreMenaxhimi i Resurseve Njerëzore
Menaxhimi i Resurseve NjerëzoreTaulant Zeqiri
7.1K visualizações33 slides
Planifikimi si funksion i menaxhimit por
Planifikimi si funksion i menaxhimitPlanifikimi si funksion i menaxhimit
Planifikimi si funksion i menaxhimitMenaxherat
19.5K visualizações24 slides
Menaxhimi i resureseve njerzore1111 por
Menaxhimi i resureseve njerzore1111Menaxhimi i resureseve njerzore1111
Menaxhimi i resureseve njerzore1111kulla 2010
17.2K visualizações23 slides
Menaxhimi i Resurseve Humane - Dr. Enver Kutllovci (Pyetje dhe përgjigje) por
Menaxhimi i Resurseve Humane - Dr. Enver Kutllovci (Pyetje dhe përgjigje)Menaxhimi i Resurseve Humane - Dr. Enver Kutllovci (Pyetje dhe përgjigje)
Menaxhimi i Resurseve Humane - Dr. Enver Kutllovci (Pyetje dhe përgjigje)fatonbajrami1
33.5K visualizações31 slides
Menaxhment - Permbledhje por
Menaxhment - PermbledhjeMenaxhment - Permbledhje
Menaxhment - PermbledhjeJozef Nokaj
20.3K visualizações33 slides
Menaxhimi i resurseve humane - Provime të kaluara por
Menaxhimi i resurseve humane - Provime të kaluaraMenaxhimi i resurseve humane - Provime të kaluara
Menaxhimi i resurseve humane - Provime të kaluaraJozef Nokaj
1K visualizações16 slides

Mais procurados(20)

Menaxhimi i Resurseve Njerëzore por Taulant Zeqiri
Menaxhimi i Resurseve NjerëzoreMenaxhimi i Resurseve Njerëzore
Menaxhimi i Resurseve Njerëzore
Taulant Zeqiri7.1K visualizações
Planifikimi si funksion i menaxhimit por Menaxherat
Planifikimi si funksion i menaxhimitPlanifikimi si funksion i menaxhimit
Planifikimi si funksion i menaxhimit
Menaxherat19.5K visualizações
Menaxhimi i resureseve njerzore1111 por kulla 2010
Menaxhimi i resureseve njerzore1111Menaxhimi i resureseve njerzore1111
Menaxhimi i resureseve njerzore1111
kulla 201017.2K visualizações
Menaxhimi i Resurseve Humane - Dr. Enver Kutllovci (Pyetje dhe përgjigje) por fatonbajrami1
Menaxhimi i Resurseve Humane - Dr. Enver Kutllovci (Pyetje dhe përgjigje)Menaxhimi i Resurseve Humane - Dr. Enver Kutllovci (Pyetje dhe përgjigje)
Menaxhimi i Resurseve Humane - Dr. Enver Kutllovci (Pyetje dhe përgjigje)
fatonbajrami133.5K visualizações
Menaxhment - Permbledhje por Jozef Nokaj
Menaxhment - PermbledhjeMenaxhment - Permbledhje
Menaxhment - Permbledhje
Jozef Nokaj20.3K visualizações
Menaxhimi i resurseve humane - Provime të kaluara por Jozef Nokaj
Menaxhimi i resurseve humane - Provime të kaluaraMenaxhimi i resurseve humane - Provime të kaluara
Menaxhimi i resurseve humane - Provime të kaluara
Jozef Nokaj1K visualizações
Ese arsyet e falimentimit të biznesit.roli i menaxhimit por Shpejtim Rudi
Ese  arsyet e falimentimit të biznesit.roli i menaxhimitEse  arsyet e falimentimit të biznesit.roli i menaxhimit
Ese arsyet e falimentimit të biznesit.roli i menaxhimit
Shpejtim Rudi7K visualizações
Hyrje ne menaxhimin e operacioneve por Hamit Agushi
Hyrje ne menaxhimin e operacioneveHyrje ne menaxhimin e operacioneve
Hyrje ne menaxhimin e operacioneve
Hamit Agushi4.6K visualizações
Sjellja organizative finale por Fatof Hyseni
Sjellja organizative finaleSjellja organizative finale
Sjellja organizative finale
Fatof Hyseni17.7K visualizações
Tema e diplomes Përgjegjësia shoqërore e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme por Albijon Pirku
Tema e diplomes Përgjegjësia shoqërore e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesmeTema e diplomes Përgjegjësia shoqërore e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme
Tema e diplomes Përgjegjësia shoqërore e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme
Albijon Pirku963 visualizações
sjellje organizative - berimi pytje por drilon emini
sjellje organizative - berimi pytjesjellje organizative - berimi pytje
sjellje organizative - berimi pytje
drilon emini4.3K visualizações
BIZNESI ELEKTRONIK - Dr. Mihane Berisha (Skriptë) por fatonbajrami1
BIZNESI ELEKTRONIK - Dr. Mihane Berisha (Skriptë)BIZNESI ELEKTRONIK - Dr. Mihane Berisha (Skriptë)
BIZNESI ELEKTRONIK - Dr. Mihane Berisha (Skriptë)
fatonbajrami123.3K visualizações
MENAXHMENTI - Dr. Berim Ramosaj (Pyetje dhe përgjigje) por fatonbajrami1
MENAXHMENTI - Dr. Berim Ramosaj (Pyetje dhe përgjigje)MENAXHMENTI - Dr. Berim Ramosaj (Pyetje dhe përgjigje)
MENAXHMENTI - Dr. Berim Ramosaj (Pyetje dhe përgjigje)
fatonbajrami161K visualizações
Menaxhimi i Burimeve Njerëzore - Dr. Ymer Havolli (Skriptë) por fatonbajrami1
Menaxhimi i Burimeve Njerëzore - Dr. Ymer Havolli (Skriptë)Menaxhimi i Burimeve Njerëzore - Dr. Ymer Havolli (Skriptë)
Menaxhimi i Burimeve Njerëzore - Dr. Ymer Havolli (Skriptë)
fatonbajrami186K visualizações
Hyrje Në Manaxhimin E Operacioneve por fakete duraku
Hyrje Në Manaxhimin E OperacioneveHyrje Në Manaxhimin E Operacioneve
Hyrje Në Manaxhimin E Operacioneve
fakete duraku14.3K visualizações
Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje) por fatonbajrami1
Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)
Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)
fatonbajrami145.9K visualizações
Menaxhmenti strategjik por coupletea
Menaxhmenti strategjikMenaxhmenti strategjik
Menaxhmenti strategjik
coupletea36.8K visualizações
menaxhimi i operacioneve - vehbi rama por drilon emini
menaxhimi i operacioneve - vehbi rama menaxhimi i operacioneve - vehbi rama
menaxhimi i operacioneve - vehbi rama
drilon emini9.3K visualizações
Vleresimi i Performances por Menaxherat
Vleresimi i PerformancesVleresimi i Performances
Vleresimi i Performances
Menaxherat32.6K visualizações

Destaque

Menaxhimi i qmimeve por
Menaxhimi i qmimeveMenaxhimi i qmimeve
Menaxhimi i qmimeveMenaxherat
4.4K visualizações9 slides
Biznesi nderkombetar por
Biznesi nderkombetarBiznesi nderkombetar
Biznesi nderkombetarMenaxherat
806 visualizações7 slides
Sjellja organizative berim ramosaj por
Sjellja organizative   berim ramosajSjellja organizative   berim ramosaj
Sjellja organizative berim ramosajMenaxherat
2K visualizações103 slides
Punim seminarik menaxhimi i resurseve humane-rekrutimi por
Punim seminarik menaxhimi i resurseve humane-rekrutimiPunim seminarik menaxhimi i resurseve humane-rekrutimi
Punim seminarik menaxhimi i resurseve humane-rekrutimiShpejtim Rudi
24.6K visualizações18 slides
Analiza statistikore - mostra por
Analiza statistikore  - mostraAnaliza statistikore  - mostra
Analiza statistikore - mostraMenaxherat
623 visualizações3 slides
Krizat ekonomike vecorite e krizes 1929 33 ligj.5 myrvete badivuku-pantina por
Krizat ekonomike vecorite e krizes 1929 33 ligj.5 myrvete badivuku-pantinaKrizat ekonomike vecorite e krizes 1929 33 ligj.5 myrvete badivuku-pantina
Krizat ekonomike vecorite e krizes 1929 33 ligj.5 myrvete badivuku-pantinaMenaxherat
1.2K visualizações13 slides

Destaque(20)

Menaxhimi i qmimeve por Menaxherat
Menaxhimi i qmimeveMenaxhimi i qmimeve
Menaxhimi i qmimeve
Menaxherat4.4K visualizações
Biznesi nderkombetar por Menaxherat
Biznesi nderkombetarBiznesi nderkombetar
Biznesi nderkombetar
Menaxherat806 visualizações
Sjellja organizative berim ramosaj por Menaxherat
Sjellja organizative   berim ramosajSjellja organizative   berim ramosaj
Sjellja organizative berim ramosaj
Menaxherat2K visualizações
Punim seminarik menaxhimi i resurseve humane-rekrutimi por Shpejtim Rudi
Punim seminarik menaxhimi i resurseve humane-rekrutimiPunim seminarik menaxhimi i resurseve humane-rekrutimi
Punim seminarik menaxhimi i resurseve humane-rekrutimi
Shpejtim Rudi24.6K visualizações
Analiza statistikore - mostra por Menaxherat
Analiza statistikore  - mostraAnaliza statistikore  - mostra
Analiza statistikore - mostra
Menaxherat623 visualizações
Krizat ekonomike vecorite e krizes 1929 33 ligj.5 myrvete badivuku-pantina por Menaxherat
Krizat ekonomike vecorite e krizes 1929 33 ligj.5 myrvete badivuku-pantinaKrizat ekonomike vecorite e krizes 1929 33 ligj.5 myrvete badivuku-pantina
Krizat ekonomike vecorite e krizes 1929 33 ligj.5 myrvete badivuku-pantina
Menaxherat1.2K visualizações
Menaxhment ymer havolli permbledhje por Menaxherat
Menaxhment   ymer havolli permbledhjeMenaxhment   ymer havolli permbledhje
Menaxhment ymer havolli permbledhje
Menaxherat3.7K visualizações
Bilanci i pagesave dhe politika makroekonomike në ekonomi të hapur 2015 por Menaxherat
Bilanci i pagesave dhe politika makroekonomike në ekonomi të hapur 2015Bilanci i pagesave dhe politika makroekonomike në ekonomi të hapur 2015
Bilanci i pagesave dhe politika makroekonomike në ekonomi të hapur 2015
Menaxherat3.6K visualizações
Statistika dr rahmije mustafa provime nga afatet e kaluara por Menaxherat
Statistika dr rahmije mustafa provime nga afatet e kaluaraStatistika dr rahmije mustafa provime nga afatet e kaluara
Statistika dr rahmije mustafa provime nga afatet e kaluara
Menaxherat2.2K visualizações
Biznesi nerkombetar 2 por Menaxherat
Biznesi nerkombetar 2Biznesi nerkombetar 2
Biznesi nerkombetar 2
Menaxherat3.5K visualizações
Seminar analiza e tregut te punes ne kosove por Menaxherat
Seminar   analiza e tregut te punes ne kosoveSeminar   analiza e tregut te punes ne kosove
Seminar analiza e tregut te punes ne kosove
Menaxherat2.7K visualizações
Krizat ekonomike dalja nga kriza ligj.4 myrvete badivuku-pantina por Menaxherat
Krizat ekonomike dalja nga kriza   ligj.4 myrvete badivuku-pantinaKrizat ekonomike dalja nga kriza   ligj.4 myrvete badivuku-pantina
Krizat ekonomike dalja nga kriza ligj.4 myrvete badivuku-pantina
Menaxherat838 visualizações
Krizat ekonomike kriza e naftes ligj.8 myrvete badivuku pantina por Menaxherat
Krizat ekonomike kriza e naftes ligj.8 myrvete badivuku pantinaKrizat ekonomike kriza e naftes ligj.8 myrvete badivuku pantina
Krizat ekonomike kriza e naftes ligj.8 myrvete badivuku pantina
Menaxherat996 visualizações
Statistike indekset por Menaxherat
Statistike indeksetStatistike indekset
Statistike indekset
Menaxherat4.5K visualizações
Tatimi mbi vleren e shtuar dhe tatimi ne te ardhurat e korporatave taksa d... por Menaxherat
Tatimi mbi vleren e shtuar  dhe tatimi ne  te ardhurat e korporatave  taksa d...Tatimi mbi vleren e shtuar  dhe tatimi ne  te ardhurat e korporatave  taksa d...
Tatimi mbi vleren e shtuar dhe tatimi ne te ardhurat e korporatave taksa d...
Menaxherat4.1K visualizações
Statistike treguesit e korelacionit ardiana gashi por Menaxherat
Statistike treguesit e korelacionit   ardiana gashiStatistike treguesit e korelacionit   ardiana gashi
Statistike treguesit e korelacionit ardiana gashi
Menaxherat2.8K visualizações
Financat ushtrime 1-3 por Menaxherat
Financat ushtrime 1-3Financat ushtrime 1-3
Financat ushtrime 1-3
Menaxherat4.9K visualizações
Si te bejme hulumtim por Menaxherat
Si te bejme hulumtimSi te bejme hulumtim
Si te bejme hulumtim
Menaxherat15.1K visualizações
Kontabiliteti i Kostos dhe Drejtimit - Menaxhimit - Libri por Menaxherat
Kontabiliteti i  Kostos dhe Drejtimit - Menaxhimit - LibriKontabiliteti i  Kostos dhe Drejtimit - Menaxhimit - Libri
Kontabiliteti i Kostos dhe Drejtimit - Menaxhimit - Libri
Menaxherat17.5K visualizações
Statistike nocionet kryesore dhe mostra ligjerata 2 - ardiana gashi por Menaxherat
Statistike   nocionet kryesore dhe mostra ligjerata 2 - ardiana gashiStatistike   nocionet kryesore dhe mostra ligjerata 2 - ardiana gashi
Statistike nocionet kryesore dhe mostra ligjerata 2 - ardiana gashi
Menaxherat10.5K visualizações

Similar a Menaxhimi i resurseve humane pytje

Menaxhimiiburimevenjerzore dr-150314125326-conversion-gate01 por
Menaxhimiiburimevenjerzore dr-150314125326-conversion-gate01Menaxhimiiburimevenjerzore dr-150314125326-conversion-gate01
Menaxhimiiburimevenjerzore dr-150314125326-conversion-gate01Rilind Kastrati
408 visualizações16 slides
Menaxhimiiburimevenjerzore dr-150314125326-conversion-gate01 por
Menaxhimiiburimevenjerzore dr-150314125326-conversion-gate01Menaxhimiiburimevenjerzore dr-150314125326-conversion-gate01
Menaxhimiiburimevenjerzore dr-150314125326-conversion-gate01vali89
95 visualizações16 slides
Menaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFON por
Menaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFONMenaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFON
Menaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFON#MesueseAurela Elezaj
7.8K visualizações21 slides
Definimi i nevojave_per_personel por
Definimi i nevojave_per_personelDefinimi i nevojave_per_personel
Definimi i nevojave_per_personelBlinera Sahiti
1.3K visualizações15 slides
Perzantimi enver kutllovci mrh por
Perzantimi enver kutllovci   mrhPerzantimi enver kutllovci   mrh
Perzantimi enver kutllovci mrhdrilon emini
1.3K visualizações18 slides
Menaxhimi i Burimeve Njerëzore por
Menaxhimi i Burimeve NjerëzoreMenaxhimi i Burimeve Njerëzore
Menaxhimi i Burimeve Njerëzoreedona krasniqi
11.7K visualizações18 slides

Similar a Menaxhimi i resurseve humane pytje(20)

Menaxhimiiburimevenjerzore dr-150314125326-conversion-gate01 por Rilind Kastrati
Menaxhimiiburimevenjerzore dr-150314125326-conversion-gate01Menaxhimiiburimevenjerzore dr-150314125326-conversion-gate01
Menaxhimiiburimevenjerzore dr-150314125326-conversion-gate01
Rilind Kastrati408 visualizações
Menaxhimiiburimevenjerzore dr-150314125326-conversion-gate01 por vali89
Menaxhimiiburimevenjerzore dr-150314125326-conversion-gate01Menaxhimiiburimevenjerzore dr-150314125326-conversion-gate01
Menaxhimiiburimevenjerzore dr-150314125326-conversion-gate01
vali8995 visualizações
Menaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFON por #MesueseAurela Elezaj
Menaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFONMenaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFON
Menaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFON
#MesueseAurela Elezaj7.8K visualizações
Definimi i nevojave_per_personel por Blinera Sahiti
Definimi i nevojave_per_personelDefinimi i nevojave_per_personel
Definimi i nevojave_per_personel
Blinera Sahiti1.3K visualizações
Perzantimi enver kutllovci mrh por drilon emini
Perzantimi enver kutllovci   mrhPerzantimi enver kutllovci   mrh
Perzantimi enver kutllovci mrh
drilon emini1.3K visualizações
Menaxhimi i Burimeve Njerëzore por edona krasniqi
Menaxhimi i Burimeve NjerëzoreMenaxhimi i Burimeve Njerëzore
Menaxhimi i Burimeve Njerëzore
edona krasniqi11.7K visualizações
Metodologji e hulumtimeve Skripta Master por Muhamet Sopa
Metodologji e hulumtimeve Skripta MasterMetodologji e hulumtimeve Skripta Master
Metodologji e hulumtimeve Skripta Master
Muhamet Sopa38.7K visualizações
Pytje nga vendosje ne biznes por Gazmend Tolaj
Pytje nga vendosje ne biznesPytje nga vendosje ne biznes
Pytje nga vendosje ne biznes
Gazmend Tolaj18.2K visualizações
Definimi i nevojave për personel por fatlumhashani
Definimi i nevojave për personelDefinimi i nevojave për personel
Definimi i nevojave për personel
fatlumhashani2.6K visualizações
Menaxhimi I Prodhimit Nga Libri por Veton Sopjani
Menaxhimi I Prodhimit Nga LibriMenaxhimi I Prodhimit Nga Libri
Menaxhimi I Prodhimit Nga Libri
Veton Sopjani5.3K visualizações
Menaxhimi strategjik 2 per test por Veton Sopjani
Menaxhimi strategjik 2 per testMenaxhimi strategjik 2 per test
Menaxhimi strategjik 2 per test
Veton Sopjani10.5K visualizações
Punim seminarik ne menaxhment (2) por Ramë Hajraj
Punim seminarik ne menaxhment (2)Punim seminarik ne menaxhment (2)
Punim seminarik ne menaxhment (2)
Ramë Hajraj9.2K visualizações
MENAXHMENTI - Dr. Ymer Havolli (Provime të zgjidhura) por fatonbajrami1
MENAXHMENTI - Dr. Ymer Havolli (Provime të zgjidhura)MENAXHMENTI - Dr. Ymer Havolli (Provime të zgjidhura)
MENAXHMENTI - Dr. Ymer Havolli (Provime të zgjidhura)
fatonbajrami112.9K visualizações
Projekt seminari metodologjia e hulumtimeve lulzim jaha por Lulzim Jaha
Projekt  seminari  metodologjia e hulumtimeve   lulzim jahaProjekt  seminari  metodologjia e hulumtimeve   lulzim jaha
Projekt seminari metodologjia e hulumtimeve lulzim jaha
Lulzim Jaha33.8K visualizações
Doracaku Menaxherial rreth MOTIVIMIT - Flamur Shehu por FlamurShehu
Doracaku Menaxherial rreth MOTIVIMIT - Flamur ShehuDoracaku Menaxherial rreth MOTIVIMIT - Flamur Shehu
Doracaku Menaxherial rreth MOTIVIMIT - Flamur Shehu
FlamurShehu1.5K visualizações
Analiza e punës 1.pptx por LedianaXhakollari
Analiza e punës 1.pptxAnaliza e punës 1.pptx
Analiza e punës 1.pptx
LedianaXhakollari43 visualizações
Ndermarresia por Besart Rexhepi
NdermarresiaNdermarresia
Ndermarresia
Besart Rexhepi14.4K visualizações
NDËRMARRËSIA - Dr. Safet Merovci (Pyetje dhe përgjigje) por fatonbajrami1
NDËRMARRËSIA - Dr. Safet Merovci (Pyetje dhe përgjigje)NDËRMARRËSIA - Dr. Safet Merovci (Pyetje dhe përgjigje)
NDËRMARRËSIA - Dr. Safet Merovci (Pyetje dhe përgjigje)
fatonbajrami135.6K visualizações
Hr prezentimi por Berat Gashi
Hr prezentimiHr prezentimi
Hr prezentimi
Berat Gashi553 visualizações
Vendosja decisions por Menaxherat
Vendosja decisionsVendosja decisions
Vendosja decisions
Menaxherat5.1K visualizações

Mais de Menaxherat

Statistike treguesit statistikor te pozicionit ardiana gashi por
Statistike treguesit statistikor te pozicionit   ardiana gashiStatistike treguesit statistikor te pozicionit   ardiana gashi
Statistike treguesit statistikor te pozicionit ardiana gashiMenaxherat
2.3K visualizações18 slides
Promocioni nail reshidi por
Promocioni nail reshidiPromocioni nail reshidi
Promocioni nail reshidiMenaxherat
6.3K visualizações48 slides
Treguesit e pozicionit ushtrime por
Treguesit e pozicionit ushtrimeTreguesit e pozicionit ushtrime
Treguesit e pozicionit ushtrimeMenaxherat
795 visualizações2 slides
Variabla e rastësishme dhe distribucionet diskrete të probabilitetit ardian... por
Variabla e rastësishme dhe distribucionet diskrete të probabilitetit   ardian...Variabla e rastësishme dhe distribucionet diskrete të probabilitetit   ardian...
Variabla e rastësishme dhe distribucionet diskrete të probabilitetit ardian...Menaxherat
888 visualizações19 slides
Projektimi i procesit Vehbi Ramaj por
Projektimi i procesit Vehbi RamajProjektimi i procesit Vehbi Ramaj
Projektimi i procesit Vehbi RamajMenaxherat
3K visualizações50 slides
Politika e produktit nail reshidi por
Politika e produktit   nail reshidiPolitika e produktit   nail reshidi
Politika e produktit nail reshidiMenaxherat
1.8K visualizações24 slides

Mais de Menaxherat(17)

Statistike treguesit statistikor te pozicionit ardiana gashi por Menaxherat
Statistike treguesit statistikor te pozicionit   ardiana gashiStatistike treguesit statistikor te pozicionit   ardiana gashi
Statistike treguesit statistikor te pozicionit ardiana gashi
Menaxherat2.3K visualizações
Promocioni nail reshidi por Menaxherat
Promocioni nail reshidiPromocioni nail reshidi
Promocioni nail reshidi
Menaxherat6.3K visualizações
Treguesit e pozicionit ushtrime por Menaxherat
Treguesit e pozicionit ushtrimeTreguesit e pozicionit ushtrime
Treguesit e pozicionit ushtrime
Menaxherat795 visualizações
Variabla e rastësishme dhe distribucionet diskrete të probabilitetit ardian... por Menaxherat
Variabla e rastësishme dhe distribucionet diskrete të probabilitetit   ardian...Variabla e rastësishme dhe distribucionet diskrete të probabilitetit   ardian...
Variabla e rastësishme dhe distribucionet diskrete të probabilitetit ardian...
Menaxherat888 visualizações
Projektimi i procesit Vehbi Ramaj por Menaxherat
Projektimi i procesit Vehbi RamajProjektimi i procesit Vehbi Ramaj
Projektimi i procesit Vehbi Ramaj
Menaxherat3K visualizações
Politika e produktit nail reshidi por Menaxherat
Politika e produktit   nail reshidiPolitika e produktit   nail reshidi
Politika e produktit nail reshidi
Menaxherat1.8K visualizações
Permbledhje pytjesh ne nvm prof besnik krasniqi por Menaxherat
Permbledhje pytjesh ne nvm prof besnik krasniqiPermbledhje pytjesh ne nvm prof besnik krasniqi
Permbledhje pytjesh ne nvm prof besnik krasniqi
Menaxherat576 visualizações
Politika e cmimit nail reshidi por Menaxherat
Politika e cmimit nail reshidiPolitika e cmimit nail reshidi
Politika e cmimit nail reshidi
Menaxherat3.3K visualizações
Mjedisi ligjor i bizneseve por Menaxherat
Mjedisi ligjor i bizneseveMjedisi ligjor i bizneseve
Mjedisi ligjor i bizneseve
Menaxherat1.2K visualizações
Kuptimi i sjelljes organizative so por Menaxherat
Kuptimi i sjelljes organizative soKuptimi i sjelljes organizative so
Kuptimi i sjelljes organizative so
Menaxherat2.4K visualizações
Krizat ekonomike kriza ne shqiperi ligj.9 myrvete badivuku pantina por Menaxherat
Krizat ekonomike kriza ne shqiperi ligj.9 myrvete badivuku pantinaKrizat ekonomike kriza ne shqiperi ligj.9 myrvete badivuku pantina
Krizat ekonomike kriza ne shqiperi ligj.9 myrvete badivuku pantina
Menaxherat604 visualizações
Krizat ekonomike teorite ligj.3 myrvete badivuku-pantina por Menaxherat
Krizat ekonomike teorite  ligj.3 myrvete badivuku-pantinaKrizat ekonomike teorite  ligj.3 myrvete badivuku-pantina
Krizat ekonomike teorite ligj.3 myrvete badivuku-pantina
Menaxherat632 visualizações
Krizat ekonomike ligj.1 por Menaxherat
Krizat ekonomike ligj.1Krizat ekonomike ligj.1
Krizat ekonomike ligj.1
Menaxherat1.4K visualizações
Krizat financiare globale ne kosove ligj 13 myrvete badivuku-pantina por Menaxherat
Krizat financiare globale ne kosove  ligj 13 myrvete badivuku-pantinaKrizat financiare globale ne kosove  ligj 13 myrvete badivuku-pantina
Krizat financiare globale ne kosove ligj 13 myrvete badivuku-pantina
Menaxherat658 visualizações
Krizat ekonomike ciklet ligj.2 myrvete badivuku-pantina por Menaxherat
Krizat ekonomike ciklet   ligj.2 myrvete badivuku-pantinaKrizat ekonomike ciklet   ligj.2 myrvete badivuku-pantina
Krizat ekonomike ciklet ligj.2 myrvete badivuku-pantina
Menaxherat474 visualizações
Krizat ekonomike kriza globale financiare ligj.10 myrvete badivuku-pantina por Menaxherat
Krizat ekonomike   kriza globale financiare ligj.10 myrvete badivuku-pantinaKrizat ekonomike   kriza globale financiare ligj.10 myrvete badivuku-pantina
Krizat ekonomike kriza globale financiare ligj.10 myrvete badivuku-pantina
Menaxherat819 visualizações
Krizat ekonomike intervenimi ne sektorin bankar ligj.11 myrvete badivuku-pa... por Menaxherat
Krizat ekonomike   intervenimi ne sektorin bankar ligj.11 myrvete badivuku-pa...Krizat ekonomike   intervenimi ne sektorin bankar ligj.11 myrvete badivuku-pa...
Krizat ekonomike intervenimi ne sektorin bankar ligj.11 myrvete badivuku-pa...
Menaxherat466 visualizações

Menaxhimi i resurseve humane pytje

  • 1. PYETJET ME ALTERNATIVA TË SAKTA 1. Cila nga këto është e saktë: a) Metoda e akordit mbështetet në pagesën e punëtorëve sipas njësisë së prodhimeve apo sasisë së punës së kryer. b) Metoda e akordit mbështetet në pagesën e punëtorëve sipas orëve të cilat i kanë kaluar në punë, përkatësisht sipas ditëve apo muajve. c) Metoda e akordit reflekton në lojalitetin e punëtorëve ndaj ndërmarrjes. d) Metoda e akordit pasqyrohet me qëndrim efektiv në ndërmarrje për një kohë gjatë së cilës punëtorët kanë kaluar në këtë ndërmarrje. 2. Cila nga këto është e saktë: a) Kompensimi është mekanizëm që mbron punëtorin nga ndjenja e vlerës së ulët. b) Racionalizimi është mekanizëm mbrojtës i orientuar në bartjen e energjisë fizike dhe psiqike për shkak se qëllimi i zgjedhur nuk është realizuar. c) Shembulli i sublimimit (kompenzimit) është kur tekniku i PTT-së nuk është i mirë në spontelen e bankës, por mund të jetë i mirë në instalimin e rrjetave kompjuterike. d) Shembulli i racionalizimit (sublimimit) është kur punëtori me kualifikim të lartë nuk është zgjedhur për drejtor të ndërmarrjes, prandaj i është përkushtuar punës kërkimore shkencore. 3. Cila nga këto është e saktë: a) Teoria e motivimit të Herzberg-ut quhet edhe teoria e dy faktorëve ose teoria higjienës. b) Teoria e motivimit të Herzberg-ut përfshinë nevojat fiziologjike dhe nevojën për autoritet. c) Teoria e motivimit të Herzbergut përfshinë nevojën për t’u dëshmuar. d) Teoria e motivimit të Herzberg-ut thotë se e kundërta e kënaqësisë është kënaqësia dhe e kundërta pakënaqësisë është pakënaqësia. 4. Në jetën e përditshme hasim në vlerësimin e performancave: a) Për ndërmarrjen, b) Për personelin e ndërmarrjes, c) Për menaxherin, d) Për pajimet, teknologjinë, e) Të gjitha. | Prof.: Dr. Ymer Havolli
  • 2. MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE 3 5. Cila nga këto është e saktë: a) Sipas Platonit dituritë ndahen në dy grupe: teorike dhe bazike. b) Sipas Platonit dituritë ndahen në tre grupe: teorike, praktike dhe bazike. c) Sipas Aristotelit dituritë ndahen në dy grupe: teorike dhe bazike. d) Sipas Aristotelit dituritë ndahen në tre grupe: teorike, praktike dhe poetike. 6. Procesi i menaxhmentit të resurseve njerëzore është një proces: a) Për sigurimin e njerëzve të duhur, b) Në vendin e duhur, c) Në kohën e duhur, d) Proces i të gjitha aktiviteteve të lidhura mes vete. 7. Studimet e para lidhur me marrëdhëniet humane të resurseve njerëzore janë bërë në: a) Western Elektrik në Çikago - Hawthorne, b) New York - SHBA, c) Filadelfia, d) Tokio - Japoni, e) Uashington. 8. Burimet e rekrutimit të resurseve njerëzore janë: a) Vetëm burimet e brendshme të ndërmarrjes, b) Vetëm burimet e jashtme të ndërmarrjes, c) Burimet e brendshme dhe të jashtme të ndërmarrjes. 9. Disa nga kriteret e vlerësimit të performancave të personelit të ndërmarrjes përfshinë: a) Cilësinë dhe sasinë e punës, b) Iniciativën dhe inovacionet, c) Asnjëra, d) Të gjitha. 10.Cila nga këto është e saktë: a) Teoria X thotë se principi i brendshëm i punëtorit është paraja. b) Teoria X thotë se punëtorët nuk detyrohen të punojnë për të arritur rezultatin e ndërmarrjes. c) Teoria X thotë se puna është si lojë. d) Teoria X thotë se njerëzit shfaqin kreativitetin në punën e tyre. | Prof.: Dr. Ymer Havolli
  • 3. MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE 4 11. Madhësia e ndërmarrjes është faktor për planifikimin e resurseve njerëzore. a) Po b) Jo. 12.Cila nga këto është e saktë? a) Metoda e kohës së punës mbështetet në pagesën e punëtorëve sipas njësive të prodhimit apo sipas punës së kryer. b) Metoda e akordimit mbështetet në pagesën e punëtorëve sipas orëve të cilat i kanë kaluar në punë, përkatësisht sipas ditëve e muajve. c) Metoda e pagesës në bazë të nevojave reflektohet në lojalitetin e punëtorëve ndaj ndërmarrjes. d) Metoda e senioritetit bazohet (pasqyrohet) me qëndrim efektiv në ndërmarrje për një kohë gjatë së cilës punëtorët i kanë kaluar në këtë ndërmarrje. 13.Cila nga këto është e saktë? a) Të dhënat përbëhen nga disa fakte bazike. b) Dituritë janë të dhëna që shfrytëzohen për qëllime zhvillimore, c) Informatat janë dituri të cilat janë përpunuar në mënyrën në të cilën janë kuptimplota për individët. 14.Resurset njerëzore si kapital i ndërmarrjes konsiderohen nga: a) Theodore Schultz, b) Elton Mayo, c) Mery Parker Follet. 15.Në cilat raste organizata orientohet kah burimet e jashtme të rekrutimit? a) Kur mangësitë e burimeve të brendshme janë më të vogla sesa përfitimet. b) Kur kandidatët e brendshëm nuk i plotësojnë kushtet. c) Kur organizata dëshiron të tërheqë njerëz të rinjë me ide të reja. d) Në të gjitha rastet e mësipërme. e) B dhe C. 16.Nuk mund të menaxhohet diçka që nuk mund të matet. Kapitali intelektual është vlerë e padukshme, e paprekshme. Kjo vlerë mund të konsiderohet si kapital nëse kjo rezulton efekte të matshme financiare në ndërmarrje. Këtë konstatim e thotë: a) Frensis Likert, b) Fredrik Teylor, c) Theodore Schultz, d) Peter Drucker. | Prof.: Dr. Ymer Havolli
  • 4. MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE 5 PYETJET ME NDARJE 17.Në menaxhmentin e resurseve njerëzore në ndërmarrje ndikojnë: 1. Fusha e veprimtarisë, 2. Niveli i pajisjeve teknologjike të ndërmarrjes, 3. Madhësia e ndërmarrjes, 4. Ndërlikueshmëria e saj. 18.Metodat më të shpeshta për zgjedhjen e burimeve njerëzore janë: 1. Testi, 2. Intervista, 3. Qendra për vlerësim, 19.Numëroni përparësitë e burimeve të brendshme të rekrutimit: 1. Njohja më e mirë e përparësive dhe të metave të kandidatëve. 2. Kandidati e njeh ndërmarrjen. 3. Pozitivisht ndikon në moral të të punësuarit. 4. Krijimi i besimit se ndërmarrja kujdeset për punëtorë. 5. Është metodë më e shpejtë dhe më e lehtë. 20.Numëroni të metat e burimeve të brendshme të rekrutimit: 1. Njerëzit mund të përparojnë deri në atë nivel në të cilin nuk mund t’i kryejnë punët si duhet. 2. Përpjekjet (lufta) për përparim dhe promocion të secilit kandidat mund të shprehet negativisht. 3. Mund të ketë ngufatje të ideve të reja. 4. Forcohet gjithnjë e më shumë mënyra e deritashme e punës dhe me këtë ngadalësohen ndërrimet. 21.Numëroni përparësitë e burimeve të jashtshme të rekrutimit: 1. Mundësi më e madhe e sjelljes së talenteve. 2. Futja e ideve të reja. 3. Mundësia më e madhe për ndërrime. 4. Zvogëlimi i rivalitetit për vende të punës. 5. Mund të shkaktojë ndërrime pozitive në marrëdhëniet brenda ndërmarrjes. | Prof.: Dr. Ymer Havolli
  • 5. MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE 6 22.Numëroni të metat e burimeve të jashtme të rekrutimit: 1. Rekrutimi, kontaktimi është i vështirë dhe i shtrenjtë. 2. Koha më e gjatë për njohje dhe adaptim. 3. Shkakton pakënaqësi te punëtorët e tjerë, për shkak se ata konsiderojnë se ato punë pa vështirësi do t’i kryenin vet. 4. Gjithëherë ekziston mundësia që zgjedhja e kandidatit të jetë e gabuar. 23.Qëllimi i intervistës është mbledhja e informatave të mjaftueshme për kandidatin që të mësojë diçka për ndërmarrjen gjatë zhvillimit të intervistës. Ka disa lloje intervistash, numëroni: 1. Intervista e strukturuar, 2. Intervista gjysmëstrukturuar, 3. Intervista sekuenciale. 24.Metodat më të shpeshta për zgjedhjen e personelit janë: 1. Planifikimi, 2. Rekrutimi, 3. Seleksionimi. 25.Në planifikimin e resurseve njerëzore ndikojnë një mori faktorësh të brendshëm dhe të jashtëm. Numëro faktorët e brendshëm: 1. Qëllimet dhe strategjia, 2. Detyrat dhe teknologjia, 3. Madhësia e ndërmarjes, 4. Produktet që ajo prodhon. 26.Në planifikimin e resurseve njerëzore ndikojnë një mori faktorësh të brendshëm dhe të jashtëm. Numëro faktorët e jashtëm: 1. Tregu, 2. Zhvillimi i teknikës dhe teknologjisë, 3. Sistemi i edukimit. 27.Motivimi derivon edhe prej faktorëve të jashtëm: 1. Shpërblimin, 2. Njohjen, 3. Beneficionet, 4. Promovimin, 5. Çmimin. | Prof.: Dr. Ymer Havolli
  • 6. MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE 7 28.Përveç parasë, si motivator në procesin e punës mund të numërohen edhe një mori motivatorësh të karakterit organizativ, që kanë të bëjnë me punën dhe vendin e punës: 1. Punësim i përhershëm, 2. Kushtet e mira të punës, 3. Kolegët e punës me të cilët mund të bashkëpunojnë, 4. Menaxherët e mirë të ndërmarrjes, 5. Mundësitë për përparim në punë, 6. Paga e mirë, 7. Respektimi i idesë. 29.Kriteret për përcaktimin e performancave ekipore janë: 1. Planifikimi, 2. Procesi i vendosjes, 3. Organizimi, 4. Koordinimi, 5. Motivimi, 6. Kontrolli, 7. Shkathtësia, 8. Përvoja e anëtarëve të ekipit, 9. Njohuritë individuale. 30.Edhe pse intervista është njëra prej metodave më të përhapura për seleksionimin e kandidatëve, edhe kjo metodë ka kufizimet siç janë: 1. Pyetjet e njëjta për të gjithë kandidatët. 2. Ekspertët mund t’u japin rëndësi më të madhe pyetjeve të njëjta, kështu që zvogëlohet saktësia e rezultatit. 3. Te ekspertët, shpesh më shumë përshtypje lënë informatat negative sesa ato pozitive. 4. Sjellja e kanditatit varet nga sjellja e atyre që udhëheqin intervistën. 5. Të gjithë kandidatët nuk e pranojnë njësoj intervistën. 31.Përcaktimi i madhësisë së ndërmarrjes matet me këta parametra: 1. Numrin e të punësuarve, 2. Realizimin e fitimit brenda vitit, 3. Vlerën e mjeteve themelore, 4. Pjesëmarrjen e saj në treg. | Prof.: Dr. Ymer Havolli
  • 7. MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE 8 32.Nga aspekti i kontabilitetit mund të dallojmë 3 lloje të mjeteve të cilat janë prezente në çdo kompani: 1. Mjetet financiare, 2. Mjetet kryesore - asetet, 3. Mjetet e paprekshme. 33.Numëroni shpenzimet të cilat i bëjnë ndërmarrjet gjatë procesit të seleksionimit/rekrutimit: 1. Shpenzimet e drejtpërdrejta (rekrutim, seleksionim). 2. Shpenzimet e adaptimit të punëtorëve në punë. 3. Efektet e vogla fillestare. 4. Pakënaqësia dhe frustrimi (ndërmarrjes, por edhe kandidatit). 34.Seleksionimi i kandidatëve të rekrutuar mund të bëhet në dy mënyra: 1. Seleksionimi parësor, 2. Seleksionimi (testimin, intervistën dhe teknikat tjera). 35.Menaxherët të cilët merren me çështjen e seleksionimit duhet të kenë parasysh disa variabla të resurseve njerëzore në rastin e zgjedhjes së kandidatëve janë gjithëherë të ndryshme. Ato mund të jenë të natyrës psikologjike sikur: 1. Aftësia e përceptimit, 2. Interesimi i kandidatit, 3. Nevojat dhe motivimi, 4. Aftësitë, karakteri dhe personaliteti i individit. 36.Numëro simptomat e frustrimit në punë? 1. Agresioni – më së shpeshti është reaksion i frustrimit. 2. Regresioni – paraqet sjellje të pakontrolluar të punëtorit që përcillet me sharje. 3. Apatia – është mosinteresim i punëtorit për kryerjen e punëve të tij. 4. Neurozat – janë çrregullime psiqike, forma të buta të sëmundjeve shpirtërore. 37.Maslow-i propozon 5 nevoja bazike që krijojnë tension, të cilat rezultojnë në aksion - motivim. Shkruaji! 1. Nevojat fiziologjike, 2. Nevojat për siguri, 3. Nevojat e përkatësisë, 4. Nevojat për autoritet, 5. Nevojat për të dëshmuar - arritur. | Prof.: Dr. Ymer Havolli
  • 8. MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE 9 38.Përgjegjësitë e menaxherëve janë: 1. Ta vlerësojnë performancën e punëtorit. 2. Të kompletojë dokumentacionin e V.P dhe ta kthejnë tek D.R.H. 3. Të rishikojnë metodat e VP-së së bashku me punëtorët. 39.Përshkrimi i vendit të punës zakonisht përmbanë: 1. Qëllimin e punës, 2. Veprimet që duhet të ndërmirren, 3. Performancat standarde, 4. Detyrat dhe përgjegjësitë, 5. Interferimi me vendet e tjera të punës, dhe 6. Kualifikimet e nevojshme për atë punë. 40.Kërkesat që i shtron çdo vend pune janë: 1. Dituria, 2. Aftësia, 3. Përgjegjësia, 4. Angazhimi - përpjekja dhe 5. Kushtet e vendit të punës. 41.Përparësitë e vlerësimit të performancës nga kolegët janë: 1. Kolegët kanë më shumë raste për të vrojtuar. 2. Sjellja para kolegëve është më natyrale dhe më reale, sesa sjelljet që bëhen kur dihet që je i vrojtuar nga një epror. 3. Vlerësimi nga më shumë persona ka më shumë nuanca sesa ato që bëhen nga një person. 42.Të metat e vlerësimit të performancës nga kolegët janë: 1. Konkurrenca e kolegëve për arritje, rritjen e pagave, për të përfituar promocione etj, janë rreziqet për një vlerësim real. 2. Kolegët në raport me eprorin nuk e dijnë saktësisht se cilat janë objektivat e të vlerësuarit. 3. Hezitimi për të vlerësuar kolegët. Një vlerësim negativ mund të çon në krijimin e raporteve të këqija ndërmjet tyre. | Prof.: Dr. Ymer Havolli
  • 9. MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE 10 43.Karakteristikat kryesore të burimeve njerëzore janë: 1. Plotësimi i nevojave të burimeve njerëzore, duke u mbështetur në strategjinë e ndërmarrjes dhe në bizneset e saj. 2. Përkrahja reciproke e politikave dhe praktikave të punësimit, adaptimit dhe integrimit të burimeve njerëzore, duke zbatuar politikat e zhvillimit të tyre. 3. Krijimi i hapësirave dhe mundësive të punëtorëve në mënyrë të vazhdueshme. 4. Burimet njerëzore konsiderohen si përparësi konkurruese të ndërmarrjeve. 44.Numëroni informatat e nevojshme gjatë analizimit të vendit të punës? 1. Për punën, 2. Kërkesat e punës, 3. Përgjegjësitë dhe 4. Specifikimi i vendit të punës. 45.Edukimi joformal i resurseve njerëzore bëhet përmes: 1. Seminareve me ushtrime nga përvoja, 2. Workshopeve për tematikë të zgjedhur, 3. Trajnimit dhe simulimit të punëve dhe detyrave, 4. Studimit të rasteve, 5. Ligjëratave lidhur me tema të veçanta. 46.Cilët janë faktorët që nxisin ndërrimet në edukimin formal? 1. Ndryshimet teknologjike, 2. Ndërrimet në rrehtinë, 3. Adaptimi i kushteve të ekonomisë së tregut. 47.Procesi i rekrutimit të resurseve njerëzore nga burimet e brendshme kryesisht mund të bëhet nëpërmjet: 1. Shpalljes, 2. Rekomandimet te menaxherëve, 3. Rekomandimeve te sektorit të burimeve njerëzore. | Prof.: Dr. Ymer Havolli
  • 10. MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE 11 ESETË 48.Çka kuptoni me Menaxhimin e Resurseve Humane (MRH) dhe cilat janë rezultatet dhe profitet nga MRH-ja? Menaxhimi i resurseve humane nënkupton identifikimin, zgjedhjen, ushtrimin dhe shpërblimin e resurseve humane. Rezultatet e MRH-së janë: - Përmirësimi i kushteve të punës, - Rritja e produktivitetit të punës, - Rritja e kënaqësisë në punë, - Zhvillimi R.H, - Gatishmëria për ndryshim. 49.Diskuto rreth procesit të menaxhimit të resurseve humane? Procesi i menaxhimit të resurseve humane konsiston në sigurinë e njerëzve të duhur, në vendin e duhur dhe në kohën e duhur. Procesi i MRH-së mbështetet në disa parime: - Fusha e veprimtarisë, - Niveli teknologjik i organizatës, - Madhësia e organizatës, - Ndërlikueshmëria e saj etj. 50.Çka kuptoni me fjalën strategji. Diskuto rreth strategjisë së resurseve humane dhe trego se çfarë ndikimi ka strategjia e rritjes së kualitetit në procesin e MRH-së? Strategjia e resurseve humane nënkupton përcaktimin e qëllimeve afatgjata lidhur me numrin, profitin dhe çmimin e resurseve humane. Strategjia e resurseve humane paraqet aftësi të kombinimit tek resurset humane dhe resurseve tjera të organizatës që të realizohen resurse sa më të mira në kushte të konkurrencës së tregut. 51.Diskuto rreth orientimit dhe adaptimit në punë? Orientimi është njoftim i punëtorëve të rinjë me organizatën, vendin e punës dhe detyrat specifike. Qëllimi i orientimit është ambientimi dhe përshtatja e punëtorëve të rinjë në organizatë. Orientimi mund të jetë formal dhe joformal. 52.Planifikimi i resurseve njerëzore mund të definohet si? Planifikimi i burimeve njerëzore mund të definohet si përpjekje për ta parashikuar numrin dhe strukturën e punëtorëve që do të kërkohen në të ardhmen, sidhe mundësitë e përmbushjes së kësaj kërkese. | Prof.: Dr. Ymer Havolli
  • 11. MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE 12 53.Diskuto rreth vlerësimit të punës dhe vlerësimit të performancës? Vlerësimi i punës është përcaktim sistematik i çdo elementi të punës. Është proces që ka për qëllim dizajnimin e strukturës së pagës dhe nuk ka të bëjë me vlerësimin e performancës së punëtorit. Performanca i referohet shkallës së kryerjes së detyrës dhe suksesit të treguar. Vlerësimi i performancës, është sistem me anë të të cilit përcaktohet se si një punëtor është duke e kryer punën e tij. Performanca është ajo çka mund të matet dhe çka mund të bëhet. 54.Sistemi i kompenzimit, llojet e pagave dhe cilat paga i përshtaten ndërmarrjeve dhe shkollave fillore? Kompenzimi dhe paga nuk janë të njëjta. Kompenzimi i punëtorëve i referohet të gjitha shpërblimeve të cilat punëtori i merr për punën e bërë, përfshirë shumën e pagës, shpërblimet, bonuset, dobitë dhe përfitimet tjera. Paga paraqet shumën monetare që punëtori merr për punën e bërë. Llojet e pagave janë: Paga në bazë të autputeve: Përparësitë: Lidhet me efikasitetin. Mangësitë: Nuk lidhet me efikasitetin. Paga në bazë të gradimit: Përparësitë: Është e barabartë në të gjitha organizatat. Mangësitë: Nuk lidhet me efikasitetin. Paga në bazë të aftësisë: Përparësitë: Shpërblehet dituria. Mangësitë: Vështirësi në matjen e diturisë. 55.Analiza e vendeve të punës? Analiza e vendeve të punës është një proces i aftësisë së menaxherëve që nëpërmjet informatave, analizave dhe njohurive që disponojnë, të krijojnë vende të reja pune, të përcaktojnë njohuritë e nevojshme për ato vende pune, sidhe numrin e nevojshëm të njerëzve për plotësimin e tyre. 56.Çka paraqet seleksionimi negativ i burimeve njerëzore? Seleksionimi negativ paraqet zgjedhjen jo të duhur të personelit të ndërmarrjes, te cilët nuk japin një performancë efikase drejt realizimit të qëllimeve të ndërmarrjes. | Prof.: Dr. Ymer Havolli
  • 12. MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE 13 57.Cilat janë detyrat dhe përgjegjësitë e DRH-së dhe detyrat e menaxherëve? Detyrat dhe përgjegjësitë e DRH-së janë: - Dizajnimi i një sistemi efektiv të vlerësimit të performancës. - Zgjedhja e metodave adekuate për vlerësimin e performancës. - Trajnimi i menaxherëve për vlerësimin e performancës. - Mbajtja e evidencave për vlerësimin e performancës. Detyrat kryesore të menaxherëve janë: - Plotësimi i nevojave me BNJ. - Përkrahja reciproke e politikave dhe praktikave të punësimit, adaptimit dhe integrimit të BNJ duke zbatuar politikat e zhvillimit të tyre. - BNJ konsiderohen si asete ose kapital i ndërmarrjes prandaj detyrë e menaxherëve është zhvillimi i vazhdueshëm i tyre (trajnimet…). - Të krijojë relacione në mes të punëdhënsit dhe BNJ duke përjashtuar parimin unitariste (të shihet interesi vetëm i njërës palë të punësuarit apo punëdhënësit), por ai komplamentar në mënyrë që mos të vinë në rrezik objektivat e ndërmarrjes. - Zhvillimi i përformansave dhe - Interesimi për mënyrën e shpërblimit. 58.Seleksionimi parësor shërben për? Shërben që ta reduktojë numrin e kanditatëve, duke i eliminuar ata që nuk i plotësojnë kushtet. Seleksionimi parësor fillon me shqyrtimin e dokumentacionit të kandidatëve të rekrutuar. Në këtë fazë të seleksionimit, të gjithë kandidatët duhet të kenë tretman të njëjtë. 59.Shkruani për procesin e rekrutimit të BNJ? Rekrutimi është proces i tërheqjes së njerëzve të duhur dhe të kualifikuar, është proces i evaluimit - vlerësimit të tyre, proces i zhvillimit të njerëzve të posapranuar. “Rekrutimi është proces i tërheqjes së njerëzve të cilët mund të kontribuojnë në organizatë me plotësimin e vendeve të punës.” Zakonisht, rekrutimi simulohet kur ndonjë punëtor largohet për shkaqe të ndryshme nga ndërmarrja (pensionimit, shkuarjes në ndonjë ndërmarrje tjetër, ose për shkak të ndryshimeve teknologjike). Qëllimi i rekrutimit është tërheqja e njerëzve për të konkurruar për vende të lira në ndërmarrje, për t’i plotësuar vendet e lira të punës. 60.Kur ka filluar zhvillimi i konceptit të menaxhmentit të burimeve njerëzore? Ka filluar të paraqitet në vitet e 80’-ta të shekullit të kaluar. | Prof.: Dr. Ymer Havolli
  • 13. MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE 14 61.Planifikimi sipsa teknikës Delphi ka për qëllim të marrë opinionin e përgjithshëm të një...? ... Numri të ekspertëve profesional, të cilët opinionet e tyre kërkohen në formë të shkruar. 62.Kapitali njerëzor nga shumë autorë është definuar në mënyra të ndryshme. Mirëpo, nga shumë koncepte mund të themi se kapitali intelektual është...? ... Përpjekje për ta vlerësuar financiarisht diturinë në ndërmarrje. 63.Përshkruani secilën prej etapave te edukimit formal ? 1. Etapa e parë është etapa e edukimit dhe aftësimit të burimeve njerëzore sipas standardeve për përgatitjen e individit për punë konkrete, pavarësisht nivelin e shkollimit. 2. Etapa e dytë është etapa e zhvillimit të karrierës, e cila i nxitë njerëzit për rezultate të reja dhe hierarki në karrierë. Kjo kategori përfshinë grup të ngushtë të njerëzve të cilët janë të talentuar dhe të aftë, të cilët kanë mundësi për përparime të cilat provokohen nga punët e ndryshme për t’u aftësuar për ato punë dhe për të përparuar. 3. Etapa e tretë është etapa e përgatitjes për nevojat në të ardhmen, e cila përfshinë programet e edukimit, të cilat mbështeten në prognozimin e “fotografisë” së dijeve për të ardhmen, për misionet e reja dhe strategji të cilat ndërmarrja planifikon t’i realizojë. 64.Cilat janë elementet që i motivojnë punëtorët? Përveç parasë, si motivues në procesin e punës mund të numërohen edhe një mori motivuesish të karakterit organizativ që kanë të bëjnë me punën dhe vendin e punës: punësimi i përhershëm, kushtet e mira të punës, kolegët e punës me të cilët mund të bashkëpunojmë, menaxherët e mirë në ndërmarrje, mundësitë për përparim në punë, paga e mirë, respektimi i idesë etj. 65.Teoria X dhe teoria Y? Teoria “X”, njeriun që në fillim e identifikon si dembel dhe të painteresuar për punë, saqë me gjithë shpërblimin ndonjëherë, sado që të jetë i madh, atë duhet detyruar të punojë. Teoria “Y”, mbështetet në atë se njerëzit janë forca kryesore dhe krijuese, që angazhohen në mënyrë të vetëdijshme, mirëpo për t’u angazhuar, atyre duhet t’u krijohen kushte të cilat ata do t’i nxisnin për punë. | Prof.: Dr. Ymer Havolli
  • 14. MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE 15 66.Si e kuptoni specifikimin e vendit të punës dhe çka përfshinë? Specifikimi i vendit të punës është pasqyrimi me shkrim i kualifikimit, aftësive, arsimit, stazhit në punë etj. Në bazë të kësaj liste, menaxheri i personelit nëpërmjet rekutimit kërkon të tërheqë kandidatë me kualifikim, eksperiencë, shkathtësi dhe shkollim që i përgjigjet vendit të lirë të punës. 67.Qendra për vlerësim është metodë…? Qendra për vlerësim është metodë komplekse, e cila në vete përfshinë informatat lidhur me boigrafinë, testet psikologjike, pyetësorë të ndryshëm, intervista, kontrolla e mjekut, pastaj testet në formë të tryezës së rrumbullakët, simulimet kompjuterike, diskutimet grupore, luajtja e roleve etj. 68.Seleksionimi negativ i resurseve njerëzore zakonisht është pasojë e njerëzve...? ... Që nuk kanë cilësi të cilat mund t’i shfrytëzojnë në aktivitetin e tyre të përditshëm menaxherik, nuk i kushtojnë kujdes të mjaftuar rrethinës se si vlerësohen nga të tjerët. Në procesin e seleksionimit të kandidatëve, ata mbështesin njerëzit të cilët do të anojnë kah ata pa përfillur kërkesat e vendeve të punës. 69.Gjatë vendosjes hasim dy mënyra ekstreme të sjelljes së menaxherëve në procesin e vendosjes. a) Menaxherë e tillë vendosin… shumë lehtë, sepse nuk janë të vetëdijshëm për pasojat e marrjes së vendimit të gabuar. b) Grupi i dytë i menaxherëve vendimet i merr… ngadalë e me kujdes dhe gjithmonë “shkon në të sigurt”, duke i hulumtuar të gjitha alternativat e mundshme. 70.Në çka më tepër është i fokusuar menaxhmenti i personelit? Është i orientuar në fuqinë punëtore, organizimin e punëtorëve, pagesën, zgjidhjen e problemeve etj. 71.Kriteret për caktimin e shpërblimit mbeshteten në disa rregulla? 1. Të thjeshta - Rregulla të cilat duhet të jenë të qarta, të kuptueshme dhe të njohura për të gjithë të punësuarit. 2. Specifike - Të punësuarit duhet të dijnë saktësisht se çfarë punësh priten nga ta. 3. I realizueshëm - Secili punëtor do të ketë mundësi dhe gjasë reale që të marrë shpërblim nëse angazhon potencialin e vet kreativ. 4. I matshëm - Qëllimet e matshme duhet të jenë themel i të gjitha planeve për stimulim. 5. I drejtë - Tretmani i drejtë i çdo individi është një parakusht i motivit pozitiv. | Prof.: Dr. Ymer Havolli