Letersia boterore.Aty ktu merr ne dore nje liber dhe shpirti flutiron shekuj me pare duke u futur e imagjinuar jeten e shkrimtareve me te medhenje te te gjitha kohrave
3. REZULTATE E TE NXENIT
Letërsia botërore e shekullit XX
Objektiv I realizur nga Kledi Mani
Letërsia shqiptare e gjusmes se parë të shekullit XX
Objektiv I realizuar nga Fatjon Hoda
Letersia moderne dhe posmoderne
Objektiv I realizuar nga Xhojtan Gozhdari
4. “FJALËT JANË GJITHÇKA KEMI.” (SAMUEL
BECKETT)
Jeta e Lasgush Poradecit dhe analize Ylli I zemrës
Objektiv I realizuar nga Selma Abazi
Jeta e Migjenit ,Analize Vargjet e Lira dhe Novelat e qytetit te veriut
Objektiv I zhvilluar nga Elizabeta Hasaj
Jeta e Dritero Agollit ,analize Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo
Objektiv I zhvilluar nga Esmiralda Kola
5. “NJË ROMAN QË IA VLEN TË LEXOHET
ËSHTË NJË EDUKIM I ZEMRËS.”
Jeta e Ismail adares ,analizë”Pallati I ëndrrave”
Objektiv I realizuar nga Enada Danaj
Jeta e Marin Camaj ,Analize”Njeriu me veten dhe të tjerët”
Objektiv I realizuar nga Eralda Cani
Jeta e Azem Shkrelit,analize”Lirike me shi”
Objektiv I realizuar nga Klea Ramaliu
6. JETA E DRITERO AGOLLIT
Lindi më 13 tetor 1931 në Menkulas të Devollit, afër Korçës dhe u
nda nga jeta më 3 shkurt 2017 në Tiranë.
Mësimet e para në vendlindje, vazhdoi
gjimnazin e Gjirokastrës.
Pas mbarimit të kësaj shkolle, i jepet e
drejta e studimit për
filologji në Shën
Petersburg
7. Mbresat e kësaj lufte u
shtresuan në kujtimet e tij,
duke krijuar një pikë referimi të vazhdueshme dhe, një motiv,
në krijimtarinë e tij letrare.
Kthehet në atdhe në vitin 1957 dhe punon për shumë kohë si
redaktor e
gazetar në gazetën e përditshme “Zëri i popullit”.
8. .
“Në rrugë dola”, 1958,
“Hapat e mia në asfalt”, 1961,
“Shtigje malesh e trotuare”, 1965,
“Mesditë”, 1969,
“Pleshti”, 1971,
“Nënë Shqipëri”, 1974,
“Fjala gdhend gurin”, 1977,
“Udhëtoj i menduar”,1985,
“Pelegrini i vonuar”, 1993,
9. ROMANE
,
“Komisari Memo”, 1970,
“Shkëlqimi dhë rënia e shokut Zylo”,
1973,
“Njeriu me top”, 1980,
“Trëndafili në gotë”, 1980,
“Dështaku”, 1991,
“Kalorësi lakuriq”, 1996,
“Arka e Djallit”, 1997 etj
10. TREGIME E NOVELA
“Zhurma e erërave të dikurshme”,
1964,
“Njeriu i mirë”, 1973,
“Njerëz të krisur”, 1995
11. DRAMA
“Fytyra e dytë”,
“Mosha e Bardhë”, 1974,
“Baladë për një grua
12. VEPRIMTARIA SHOQËRORE DHE POLITIKE E AGOLLIT
-Dritëro Agolli është një personalitet i shquar i
fushës së letrave. Veprat e tij kanë pasuruar
gjuhën tonë, duke ia shpërfaqur asaj më fort
vlerat dhe mundësitë e mëdha të shprehjes.
-Dritëro Agolli ishte një veprimtar i shquar
për shoqërinë shqiptare, çka e dëshmoi me
veprimtarinë e tij politike dhe shoqërore për
vite e vite me radhë. Ai drejtoi Lidhjen e
Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë nga
viti 1973 deri në vitin 1992 dhe për më shumë
se 30 vjet me radhë ishte deputet në Kuvendin
e Shqipërisë.
13. -Filozofia e veprës së tij është e lidhur ngushtë me misionin dhe rolin që
vetë shkrimtari ka luajtur në zhvillimet e shoqërisë shqiptare.
Personalitet me kurajo qytetare, mendim të lire. Agolli solli një model
të ri, origjinal, të parimeve morale dhe të komunikimit: thjeshtësinë,
shprehjen e drejtpërdrejtë, humorin e vetvetishëm,
- Agolli ka sjellë në shqip vepra të autorëve të mëdhenj të letërsisë
botërore, gjë që përbën një ndihmesë të vyer në fushën e përkthimit.
Për vlerat artistike që bartin, mjaft vepra të tij, si “Shkëlqimi dhe rënia
e shokut Zylo”, “Njeriu me top”, “Nënë Shqipëri”, “Pelegrini i vonuar”,
“Komisari Memo” etj. janë përkthyer në gjuhë të ndryshme.
14. “DASHURIA NUK I DHURON, POR I JEP TË GJITHA. NDOFTA
KJO MUND TË MOS JETË E PËRJETSHME, POR I PËRJETSHËM
MBETET ÇASTI
Në fushën e publicistikës, Agolli ka dhënë një
ndihmesë të shquar si me artikujt e tij, por edhe si
pedagog që ka përgatitur dhjetëra e dhjetëra
gazetarë në Shqipëri,
Ai është nderuar disa herë me çmime dhe tituj të
ndryshëm, si “Çmimi i Republikës të shkallës së
pare si krijues”, qytetar nderi i qyteteve Tiranë e
Korçë, titulli “Doktor Honoris Causa” nga
Universiteti Europian I Tiranës, titulli “Doktor
Honoris Causa”, nga Universiteti i Korçës
15. RISITË QË SOLLI AGOLLI NË LETËRSINË
SHQIPE
“Brezi i viteve ‘60”. Së bashku me
Kadarenë e Arapin, Agolli solli një
frymë të re në letërsinë shqipe (të
gjysmës së dytë të shekullit XX),
frymë që prirej drejt një letërsie më
cilësore, sidomos në elementet e
formës artistike, por edhe në
drejtim të zgjerimit dhe pasurimit
të temave letrare.
16. “JETA ËSHTË E VËSHTIRË . PO VDEKJA ? KUR
DO TË KTHEHET NDONJËRI TË NA
TREGOJË?
Agolli është poeti i tokës dhe i
dashurisë për të, shkrimtari i
filozofisë dhe i dhimbjes
njerëzore. Ai synoi një poezi të
veçantë, me më shumë
individualitet
Agolli dallohet si një shkrimtar
që ka lëvruar me sukses si
prozën, dhe poezinë e dramën
17. “DASHURIA ËSHTË NJË LIBËR QË E LEXOJNË TË GJITHË, POR TË PAKTË
JANË ATA QË ARRIJNË DERI NË FAQEN E FUNDIT”.
Poezia e Agollit është e afërt me
njeriun e thjeshtë, ndaj është e lexuar
gjerësisht. Poeti e zgjeroi shumë
hapësirën e realitetit nëpoezi dhe
krijoi poezi antologjike me motive të
përditshmërisë së jetës.
18. “Asnjë diktaturë nuk gjen dot armë për të
vrarë letërsinë e vërtetë”.
Risitë që solli Agolli në prozë lidhen si me
strukturën narrative edhe me galerinë e
personazheve që ai krijoi në tregimet e
romanet e tij. Personazhet e tij janë sa të
çuditshëm aq dhe të zakonshëm, sa
tragjikë aq edhekomikë, sa të thjeshtë aq
edhe madhështorë. Karakteret që Agolli
krijoi në prozë, i japin fuqi të brendshme
veprës së tij.
19. VEÇORI TË POEZISË SË AGOLLIT PARA DHE
PAS VITEVE '90
Motivi i atdheut dhe historisë
-Agolli u ka kënduar vazhdimisht atdheut dhe luftës, historisë dhe jetës së njeriut të thjeshtë, si
bartës dhe pjesë e ligjeve të natyrës.
-Në poezinë e para viteve ’90, Agolli krijoi imazhin e një Shqipërie ideale.
-Vepra më e rëndësishme idealizuese dhe njëherësh më e angazhuar e tij është
poema “Nënë Shqipëri”, ai krijoi imazhin poetik të Shqipërisë që ëndërronte.
-Nga tradita paraardhëse Agolli ruajti kultin e atdheut dhe të tokës, si vazhdues i traditës
naimjane, por duke e rritur konkretësinë e tablove të realitetit dhe portreteve
-Pas viteve ’90, e sidomos në poezitë e fundit, atyre u shtohen dhe motivet e dhimbjes, të
zhgënjimeve dhe të qëndresës shpirtërore.
-Në poezitë e fundit, atdheun e shohim me plagët që i janë hapur, me dhimbjen që i kanë
shkaktuar bijtë e tij.
.
21. FJALA DHE UDHA
-Në poezinë e Agollit, fjala dhe udha janë sinonime që shënojnë kuptimin e lëvizjes së jetës e
mendimit të njeriut dhe kohës. Toka dhe si përbërës të saj: guri, bari rrënja, mali, zogu ose
detaje të mjedisit fshatar si: brazda, pushka, mali, kasollja, kali janë kudo që e shpie udha
poetike.
-Në themel të këtyre figurave është atdheu, populli dhe historia, që përmes imazheve e formave
të shumta formojnë fytyrën e Shqipërisë.
-Ato janë dhe portreti i njeriut që jeton në këtë tokë, e shkuara e tij dhe shpresa.
-Duke e ndjekur poezinë e Agollit, shpesh has një poet të trishtuar, të vetmuar, ndonjëherë të
lodhur, por asnjëherë të mposhtur, sepse në të gjitha rastet ai kërkon një dalje drejt një shtegu
nëpërmjet të cilit kërkon të vendosë, një harmoni të individit me botën ku jeton.
-Në këtë udhëtim, nëpër vite, nëpër kohëra të turbullta, me diell apo me mjegull, poeti ecën si
një pelegrin, duke duruar mundimet, për
të ndriçuar veten dhe të tjerët.
22. Dashuria e parë është një provim për të
hyrë në dashurinë e vërtetë.
23. MOTIVI FILOZOFIK-MEDITATIV
-Agolli është poeti i dhimbjes njerëzore dhe i filozofisë jetësore,
-Nga njera anë njeriu, apo poeti, nga ana tjetër natyra , lidhja
midis tyre, përbëjnë boshtin qendror, ose trinomin meditativo-
filozofik të jetës
-Në të dy fazat e krijimtarisë së tij (para dhe pas viteve 1990),
poeti i shtron dhe i lidh idetë filozofike të vazhdimësisë së jetës,
të mosvdekjes e mosharrimit me filozofinë e lirisë, të përballjes
me realitetin dhe triumfin mbi të
-Ndryshimet tronditëse të viteve ‘90 forcuan prijen meditative
filozofike Poeti bëhet shprehës i dukurive thelbësore
ekzistenciale, që burojnë nga raportet e tij me një realitet
kontradiktor, në një sfond të ri social-politik.
-Në poezinë e re shpirti i poetit shpaloset në mënyrë më të
drejtpërdrejtë, më të sinqertë. Zëri lirik i vetës së parë bëhet
pasqyrë e një bote komplekse shpirtërore
24. MOTIVI I DASHURISË
-Agolli i ka kënduar dashurisë përgjatë gjithë
krijimtarisë së tij; dashuria përbën një nga motivet më të dashura të tij.
-Lirika agolliane e dashurisë dallohet për tonet e ngrohta lirike, madje
edhe për notat e lehta e të përmbajtura të sensualizmit.
-Agolli shfaq në poezi një koncept jetësor për
dashurinë, ndonëse nuk u shmanget momenteve të trishtimit për
dashurinë pa përgjigje ose që ka marrë fund:
-Në poezinë e tij të dashurisë mbizotëron koncepti për gruan shoqe të
jetës dhe bashkëpunëtore e mbështetje për burrin, si dhe për një qenie
në thelb më delikate e fine se burri. Të tilla janë poezitë “E bukura”,
“Çast”, “Larg qytetit” etj.
-Agolli e sheh ndjenjën e dashurisë që ndryshon duke ruajtur thelbin;
dashurinë e pastër ndaj femrës, ndaj gruas, që herë vjen si dashuri
rinore, herë si dashuri e imagjinuar e një bote apo mjedisi tjetër, herë
përmes gëzim- trishtimit dhe herë si dashuri ndaj gruas së vet, shoqes
së tij të jetës.
25. KARAKTERISTIKA TË PËRGJITHSHME TË
POEZISË SË AGOLLIT
Poezia e Agollit ka ndikime të drejtpërdrejta prej poezisë popullore, prej artit poetik të
Naim Frashërit e Lasgush Poradecit, prej Robert Bërnsit, Uollt Uitmanit e autorëve
rusë të fillimit të shekullit të 20-të.
Krijimtaria poetike e Agollit në thelbin e saj është liriko-epike dhe përshkohet nga kulti
ivendlindjes, i tokës, i bukës, i parmendës, I familjes, i prindit. Ajo sundohet nga bota e
gjallë, ku shfaqen dhe gjurmë tëpanteizmit
Heroi lirik i Agollit është intelektuali me origjinë fshatare, me pasione të forta, që
dashuron dhe urren, që ngrihet kundër padrejtësisë
Agolli është një poet-piktor në vizatimin e pejzazhit dhe portretit.
Humori në poezinë e Agollit shfaqet në një larmi formash.
Plasticiteti dhe muzikaliteti janë veçori tëpoezisë së Agollit; edhe pse parapëlqen
vargune rregullt, poeti synon një varg të çlirët me tepër se një varg të lirë.
26. DASHURIA NUK MËSOHET NË KURSE
PROFESIONALE .
Poezitë e Agollit dallohen për muzikalitetin e tyre, por nga ana tjetër poeti
synon për një ligjërim poetik që i afrohet të folurit të zakonshëm.
Poezia e Agollit mbështetet gjerësisht në folklor; në shfrytëzimin e mjeteve të
formës, në figuracionin poetik, në përdorimin e këngëve apovargjeve
origjinale të folklorit,
Agolli është poeti i qartësisë, harmonisë, I thjeshtësisë dhe brendisë
emocionale. Ai ruan në të dy periudhat parapëlqimin për detajin, i cili në
poezinë më të vonë të poetit merr një theks të fuqishëm dhe vlerë simbolike.
27. LLOJI
.
‘Shkëlqimi dhe rënia e Shokut Zylo’ është
cilësuar si Roman Satirik. Ai është i
ndërtuar tërësisht mbi figurën e
irionisë duke kaluar deri në grotesk.
Romani
“Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo”
28. TEMATIKA:
Tema kryesore në këtë vepër është
ajo e demaskimit të dy dukurive
më negative të socializmit:
paaftësinë e drejtuesve në pushtet
dhe megalomaninë
(mendjemadhësi, dëshira për
fuqi), madhështinë e tyre të
rreme. Kjo temë është universale,
për cdo kohë e për cdo vend.
29. TITULLI I ROMANIT
SHKËLQIMI RËNIA
vjen nga folja shkëlqej e do të thotë: që
lëshon dritë të fortë e të qartë, dallohet
për vetitë e mira,
shquhet mbi të tjerët për cilësitë e larta
etj.
vjen nga folja bie dhe do të thotë: ecje
drejt shkatërrimit të përgjithshëm, ulje
e shkallës së zhvillimit
ose e vlerave morale. Kuptimisht e
kundërta e shkëlqimit. E kështu, duke
qenë se shkëlqimi ishte i rremë, si pasojë
do të vinte rënia.
Titulli i romanit ndërtohet mbi një kundërshti të madhe: shkëlqimi dhe
rënia e personazheve.
30. “VETËM GJUHA E MUZIKËS, VERËS DHE
DASHURISË NUK KA NEVOJË TË PËRKTHEHET”.
SHOKU
fjala“shok”në socializëmkishtekuptimpozitivsi nga
ana morale, ashtudhe politike.Ajo përdorej nëvendtë
zoti/zotëridhekishtepërfunksiontë jeptebarazinëmes
njerëzve,drejtësinëdhehumanizmin,në dallimnganjë
shoqërimeskllevërdhe padronë. Pornë realitetkjo
mbeti njëutopi.Dhe,si e tillë,dukeu përdorurshpesh
në këtëromanmerrnuancatallëse.Në roman
fjala‘shok’ nënkuptontëkundërtëne barazisëdhe
respektitqëpërfaqësonkjo fjalënë të vërtetë,personazhi
i tjetërsuarnëzotëri,në epror.
,
31. MJEDISI
.
Zyra është pikërisht mjedisi që i
bashkon të gjitha personazhet e cila
shfaqet si qendra e burokracisë. Zyra
është vendi që e përpunon dhe e
tjetërson zyrtarin, që e kufizon dhe e
mbyll nga jeta e gjallë dhe njerëzit.
32. STRUKTURA
Dritëro Agolli e ka shkruar këtë vepër
sipas strukturimit të veprave satirike
botërore. Në qendër të romanit
qendron një cift heronjsh komik Zylo
dhe Demka të cilët janë të pandashëm
dhe nuk mund të kuptohen pa njëri –
tjetrin. Kjo strukturë vihet re edhe tek
Don Kishoti dhe Sanço Panço.
33. ANLIZA E PERSONAZHEVE
Dukeqenëse ky roman është
shkruar në një formë satirike,
rrjedhimisht personazhet
duhet t’i shohimnë dy
këndvështrime:në funksionin
që ata kryejnë në romandhe
në idenë që ata përfaqësojnë.
34. “KA FJALË QË QAJNË DHE LOTË QË FLASIN”.
,
ShokuZylo – është një nëpunës i lartë në ministri kohën e
Socializmit, i burokratizuar, një zyrtar i mbytur në shkresurina, që i
ka humbur lidhjet me jetën. Shoku Zylo është një personazh
tragjikomik:
Komizmi qëndron në kontraditën e karakterit të Zylos. Ai ngatërron
forcën e ligjit, të përgjegjësisë e të drejtave si epror, me forcën e
argumentit. Ai i jep vetes cilësi dhe vlera të pamerituara, beson
verbërisht në forcën e urdhrit.
Tragjizmi qëndron në faktin që ai vetë është viktimë e sistemit për të
cilin punon. Zylo është personazh tragjik, sepse duke ngjitur
shkallët e karrierës, ai është tjetërsuar. Dëshirat dhe realet e tij
asnjëherë nuk realizohen, pasi rruga që ai ndjek është e gabuar dhe
kështu dështon gjithmonë njësoj si Don Kishoti.
35. NJE TE CMENDUR NJE VEND CMENDE
. Demka – është nëpunës i thjeshtë në ministri i
cili i bindet për çdo gjë Zylos. Dikur njeri me
talent, por me kohë e ka lënë rrugën e suksesit
individual dhe i është nënshtruar vullnetit të
eprorit. Ai nuk e zotëron dinjitetin e nevojshëm
për të kundërshtuar eprorin. Demka në fakt nuk
ishte vetëm viktimë e burokratizimit të eprorit të
vet, por edhe mbështetje e domosdoshme për
fenomenin në përgjithësi, pasi vetë Demka është
ai që ‘kujdeset’ për Zylon
36. Demkaështëpersonazhmedy funksione:ai është rrëfimtari dhe rrëfen në vetën e
parë dhe në mënyrë ironike në të njëjtën kohë ai është “pasqyra” në të cilën
shfaqet i plotë personazhi i Zylos. Në roman Demka përfaqëson zyrtarin e bindur,
skllavin e eprorit. Aftësitë e tij shfrytëzohen nga eprori. Ai përfaqëson pozitën e
ulet të nëpunësit të thjeshtë por talenti i të cilit nuk vlerësohet. Vlen të përmendet
dhe fakti që Demka kishte një modesti të tepruar.
37. Araniti – është një nëpunës i thjeshtë në ministri. Ai
përfaqëson njeriun e drejtëpërdrejtë që guxon të zbulojë
paaftësinë e eprorit. Araniti shërben si pasqyrë për paaftësinë e
Zylos dhe për dobësinë e Demkës.
ShokuQ – është drejtues i lartë, pushtetar në socializëm. Ai
përfaqëson paaftësinë dhe megalomaninë, në luftë për pushtet
me Zylon.
38. ZaimAvazi, M. Krqasniqi – janë kritikë letrarë. Ata përfaqësojnë servilizmin për përfitime
personale, në momentin që nuk arrinin përfitimet e kërkuara guxonin të kundërviheshin.
Kleopatra – është një grua e bukur, që të gjithë i vërtiten. Ajo përfaqëson gruan lajkatare dhe
imponuese.
Adila– është gruaja e Zylos. Ajo ishte mbështetësja më e denjë e ëndrrave karrieriste të Zylos.
39. KARAKTERISTIKAT E ROMANIT “SHKELQIMI
DHE RENIA E SHOKUT ZYLO”
Kronikë e karrierës së palavdishme të zyrtarit të shtetit socialist dhe pasqyrë e
pozitës së mjerë të vartësit.
Ironia dhe sarkazma janë figurat kryesore.
Romani ështëndërtuarmbi dyshenZylo-Demkë, pasi lavdia e pamerituar e
shokut Zylo është fryt i punës anonime të Demkës që i përgatit të gjitha
fjalimet dhe raportet me të cilat shkëlqen Zylo. Dyshja Zylo-Demkë janë në
varësi të njëri-tjetrit. Mund ta paralelizojmë këtë dyshe me Don Kishotin dhe
Sanço Pançon.
40. •Kudonë romanmbizotëronZyloja, i cili është një nga personazhet më të vecantë të patrajtuar më parë
në letërsinë shqipe. Të gjitha personazhet janë në funksion të zbulimittë personazhitkryesor.
•Ka një mospërputhje të madhe midistipareve reale të karakterittë tijdhe sjelljeve të jashtme, midis
dëshirave dhe rezultateve që e bëjnë atë gjithmonë komik. Kjo pasi ai e mendon veten me më shumë
vlera dhe merita seç ka në të vërtetë.
41. •Gjuha e romanit është e mbushur me termazyrtare dhe me slogane
publike. Shpesh ai përdor edhe shprehje pompoze, shprehje letrare që
janë shenja dalluese të megalomanisë së tij. Sloganet politikë dhe
frazeologjinë zyrtare, ai i përdor kudo, jo vetëm në mjedise pune, por
kudo, edhe në familje, biseda intime, etj.