Pashalleku i shkodres

UNIVERSITETI I PRISHTINËS
FAKULTETI FILOZOFIK
DEGA: HISTORI
PUNIM SEMINARIK
Lënda: Histori Mesjetare Shqiptare
Tema: Pashallëku i Shkodrës
Student: Genc Rashiti Mentori :
ASS/Selim Bezeraj
Prishtinë, 2014
PËRMBAJTIA
HYRJE
1.0. GRINDJET FEUDALE NË PASHALLËKUN E SHKODRËS
(1733-1757)
2.0.PASHALLËKU I SHKODRËS NËN UDHËHEQIEN E MEHEMT
PASHË BUSHATLIUT (PLAKUT)
3.0. PASHALLËKU I SHKODRËS NËN SUNDIMIN E KARA MAHMUT
PASHË BUSHATLIUT (1775-1796)
3.1. FITORJA E KOSOVËS DHE NJË VARG BETEJA TJERA
3.2. RRETHIMI I PARË I SHKODRËS (1787 )
3.3. MARDHËNJET E JASHTME TË PASHALLËKUT
3.4. RËNDËSIA DHE KARAKTERI I PASHALLËKUT TË SHKODRËS
3.5. RRETHIMI I DYTË I SHKODRËS (1793)
4.0. PASHALLËKU I SHKODRËS NËN QEVERISJEN E IBRAHIM PASHË
BUSHATLIUT (1797-1809) DHE RËNIA E TIJ
5.0. PASHALLËKU NË VITET 1822-1829, MUSTAF PASHË BUSHATLIU
6.0. SHTYPJA E PASHALLËKUT TË SHKODRËS (1831)
PËRFUNDIMI
LITERATURA
Fig 01 (Harta ku për afërsisht
ndodhej Pashallaku i Shkodrës
edhe pse nuk mund të japim një
përkufizim të sakt se me kë
kufizohej për shkak të largimit të
disa feudalve dhe zgjerimeve nga
udhëhesit, por mund të themi se
shtrihej në pjesën veriore të
Shqipërisë).
HYRJA
Në gjysmën e parë të shekullit 18 feudalët e mëdhenjë shqiptarë filluan të forcoheshin dhe
filluan ta ndjenin vehtën më pak të varur nga Stambolli. Këta feudal sundonin si mytesarif
ose myteselim (sipërmarrës për mbledhjen e taksave shtetrore të sanxhaqeve) duke u
mbështetur më tepër në fuqinë e vetë ekonomike, politike dhe ushtarake se sa në pushtetin
qendror otoman,dalngadalë po pushonin së qeni funksionar të Stambollit dhe po
ktheheshin nëqeveritarë gjysmë-autonomë. Këto zotrime gjysmë autonome u quajtën
Pashallëk. Pashallëku përfshinte sipas fuqisë së qeveritarit feudal territorin e një,dy a më
tepër kazave ndonjëherë krejt territorin e një sanxhaku dhe ndonjë qeveritar
feudal që kishte fituar titullin e pashës. Në qerekun e dyt të shekullit XVIII kur Turqia ishte
e zënë me lufta kundër Persisë, Austrisë, Rusisë u formuan ne Shqipëri pashallëku i
Shkodrës, Delvinës, Vlorës, Elbasanit,Kavajës, Çamëris etj. Familjet feudale të mëdha
udhëheqnin pashallakun dhe për tu dalluar nga feudalët e vegjël u quajtën oxhaqe. Të tilla
qenë oxhaqet e Begollajve në Pejë, Biçakçijve në Elbasan, Vlorajve në Vlorë. Veçanërisht
në pashallëkun e Shkodrës luftrat për marrjen e sundimit në mes oxhakut të Begollajve,
Çaushollajve dhe Bushatëlinjëve vazhduan afërsisht gjysmë shekulli.
Por jo vetum në pashallëkun e Shkodrës por edhe në pashallëqet e tjera të
Shqipërisë gjatë çerekut të tret të shekullit XVIII e zhytën Shqipërinë në një
anarki të thellë feudale e cila i shkaktoi dëme të mëdha ekonomisë së vendit.
Zhvillimi kulturor që kishte filluar të merrte hovë në pjesen e parë të shekullit
18, me keqësimin e jetës qytetare pësoj një ramje. Letërsia shqipe që sapo
kishte filluar të zhvillohej nuk u zhvillua dotë më tejë. Në mënyrë të veçant
luftrat feudale morrën hovë të madhë në pashallëkun e Shkodrës. Pas këtyre
luftrave në pashallëkun e Shkodrës në mesë të Begollajve, Çaushollajve dhe
Bushatëlinjëve sundimin e morën këta të fundit dhe si themelues i tijë
konsiderohet të jetë Mehmet Pashë Bushatliu (Plaku). Mos pajtimet në mesë të
Mehemet Pashë Plakut dhe Stambollit egzistonin. Pas helmimit të tijë në
Shkodër u vendos një pashë jo Bushatli. Kjo nuk u pritë mirë as nga qytetarët
dhe as nga malsorët e vendit. Më këtë rast mos marrveshjet nga të dyja palët
nuk mbaruan të cilat shpien deri te shkatrrimi i këtij pashallaku.
1.0. GRINDJET FEUDALE NË PASHALLËKUN
E SHKODRËS (1733-1757)
Qysh në gjysmën e parë të shekullit XVIII anarkia feudale plasi në sanxhakun e
Shkodrës, e cila solli si pasojë çthurjen e krejt organizimit administrativ të më
parshumë. Në vitet e para të këtijë shekulli Mali i Zi, pas luftrave të pa ndërprera u
shkëput nga vartësia e mytesarifit të Shkodrës, si dhe nga kontrolli turk dhe u kthye në
një krahinë të pavarur. Më vonë agallarët e Ulqinit pronar të anijave e kantierash pasi
vranë autoritetet e kazasë u shkëputën nga kontrolli i Shkodrës. Brenda Shkodrës dy
familje të mëdha feudale shkodrane ajo e Çaushollajve dhe e Bushatlijve si dhe feudalet
e mëdhenj të Pejës, Begollajt të cilet ishin vendosur në Shkodër në fund të shekullit
XVIII, lakmonin secila për sundimin e sanxhakut. Po ashtu edhe masa e zejtarve ishte
e përçar në dy tarafe : në tarafin e Tabakëve dhe në atë të Terzive. Stambolli me
ndërhyrjet e veta i acaronte ose i zbuste konfliktet e brendshme dhe të jashtmë të
Shkodrës sipas interesave të tyre. Rreth vitit 1730 sundimin në Shkodër e kishin feudalët
oxhakut të Begollajve të emëruar nga sulltani, të cilët u mbështeten në tarafin e
Tabakëve. Rivalitet e tyre bënë që feudalët e oxhakut të Çaushollajve të bashkohen me
tarafin e Terzive. Gjatë sundimit të Begollajve mos qeverisja e mirë shkaktoi
paknaqësinë e tregtarëve shkodran, agallarëve ulqinak dhe malsorëve katolik.
Me 1733 dhe 1737 kur Mahmut Pashë Begolli mytesarif i Shkodrës u largu për në
fornin e luftës në ndihmë të Portës së Lartë në Shkodër plasën grindje feudale midis
oxhaqeve të ndihmuar nga tarafët e tyre.Në shkurt të vitit 1739 oxhaku i Çaushollajve
së bashku me tarafin e Terzive dhe me përkrahjen e malsorëve katolik, të tregtarëve
shkodran dhe të agallarëve ulqinak vranë Mahmut Pashë Begollin dhe sulltani emërojë
mytesarif të Shkodrës, Jusuf Çaushollin. Por edhe sundimi i Çaushollajve nuk ishte i
qetë dhe nuk vazhdoi gjatë. Sapo Jusuf Pashë Çausholli u largua në vitin 1745 për në
frontin e Persisë, Tabakët të nxitur nga Begollajt të cilët ishin tërhequr në Pejë filluan
luftën e armatosur dhe pas 3 vjet në vitin 1748 sulltani emërojë si kryes detyre si
mytesarif një Begollaj. Në vitin 1751 oxhaku i Çaushollajve u përça në dy tarafe që
hynë në luftë midis tyre. Për ti shuar konfliktet sulltani emëroi në vitin 1755 mytesarif
në Shkodër një feudal jo shkodran, Omer Pashë Kavajën. Në vitin 1756 kur Omer
Pashë Kavaja u largua nga Shkodra, Mehmet Çausholli u përpoqë të merrte përsëri
pushtetin. Por këtë radhë ai u ndesh me Mehmet Bej Bushatliun i cili theu
kundërshtarët dhe u bë sundimtar i Shkodrës. Sulltani i dërgoi atij titullin e pashës dhe
emërimin e mytesarifit. Me ardhjen në fuqi të Mehmet Bushatliut, filloi për krahinat e
Shkodrës dhe për krahinat tjera të Shqipërisë veriore periudha afërsisht 75 vjecare
(1757-1831) e sundimit të Bushatlinjëve.
2.0. PASHALLËKU I SHKODRËS NËN UDHËHEQIEN E
MEHEMT PASHË BUSHATLIUT (PLAKUT)
Familja Bushatlinjëve mbahet si oxhaqet më të vjetra feudale në Shqipëri. Në disa
të dhëna thuhet se origjina e tyre para shekullit XV, mbanin mbiemrin Beganj-Sumaj.
Për ta shpëtuar tokën që kishin në Bushat në jug të Shkodrës pranuan fenë islame
në shekullin XV dhe shpesh herë udhëheqnin poste të larta në aparaturen turke. Në
kohën kur erdhi në fuqi Mehmet pashë Bushatliu ose siq njihet Mehmet pashë Plaku
gjendja ekonomike dhe politike e sanxhakut vecanërisht në qytetin e Shkodrës ishte
cthurur. Pasi vendi përballej me këto grindje feudale, Mehmet pashë Plaku u përpoq
ta siguronte përkrahjen e malësorve dhe qytetarve. Për ti nxitur malsorët ta përkrahin
ju premtoi se do t’u respektoi privilegjet e vjetra. Atyre u kërkoi në rast nevoje do ta
dërgonin një burr për shtëpi në rast lufte. Me përkrahjen e malësorve, Mehmet
Pashë Plaku filloi spastrimin e oxhaqeve kundërshtare dhe përkrahësve të tyre. Në
në vitin 1759 i nënshtroi agallarët e Ulqinit, më pas vendosi zonën e lirë të
tregtarëve me këtë rast ai fitoi simpatin e tarafit të Terzive. Pas grindjeve të gjata
Mehmet Plaku, në vitin 1760 për më shumë se gjysmë shekulli vendosi qetësi në
Pashallëk. Pasi forcoi pozitën brenda pashallëkut ai filloi politikën e zgjerimit të
kufijëve të Pashallëkut. Sulmet e para i bëri drejt krahinës së Zadrimës atë e mori
pas 10 vjetësh. Me 1768 kur filloi lufta ruso-turke, Mehmet Plaku u thirr nga sulltani
por para se të shkonte ai sulmoi Lezhën, Krujën (ku i kapi dy agallarët Tahir Toptanin
dhe Ismail Toptanin), po atë vit me urdhër të sulltanit dërgoi në More 20 mijë
Malsorë për ta shuar kryengritjen greke. Politika e Mehmet pashë Plakut që ndoqi
ndaj sulltanit ishte bindja dhe shërbimi si mytesarif i Portës së Lartë. Por pas këtyre
fitoreve ai e ndjeu vehtën të fuqishëm dhe nuk iu bind më sulltanit. Këto veprimtari
ngjallën shqetësimin e Stambollit dhe me nxitjen e Ahmet Kurt pashës sundimtar i
Beratit thelluan dyshimet e sulltanit. Me 1775, Porta e Lartë e helmoi tinxërisht
Plakun Bushatli dhe në vend të tij emëroi një pashë jo Bushatli, Mehmet Pashë
Qysendilin.
3.0. PASHALLËKU I SHKODRËS NËN SUNDIMIN
E KARA MAHMUT PASHË BUSHATLIUT
(1775-1796)
Emërimi i Mehmet pashë Qysendilit si
mytesarif në Shkodër nuk u prit mirë. Me
përkrahjen e qytetarve dhe malësorëve vendin
e plakut Bushatli e zuri i biri i tij Mustafai, por
Stambolli nuk e njohu këtë ndryshim. Duke
shpresuar se do të shaktoi grindje në vend të
Mustafait emëroi vëllain e tij Mahmut pashën.
Porta e Lartë vendosi ti zhdukte dy udhëheqsit
Bushatlinj. Ky rasti iu ofrua kur urdhëroi për ta
shtypur kryengritjen greje në More dhe derebejt
e pa bindur. Me urdhër të sulltanit u arrit të
helmonte Mustafain. Nga ky rast Mehmet pasha
filloi mbështetjen vetëm në forcën shoqrore
dhe politike shqiptare. Sundimi i Kara Mahmutit
zgjati 21 vjet dhe ky ishte sundimi më energjik
në këtë Pashallëk.
Fig 02 (Kara Mahmut Pasha Bushatliu)
3.1. FITORJA E KOSOVËS DHE NJË VARG BETEJ
Kohë më parë Porta e Lartë ia kishte shkëputur Shkodrës, Malin e Zi dhe ia kishte
dhënë valiut të Bosnjës me pretekstin se malazezët ishin sllav. Kara Mahmuti
kërkoi kthimin e Malit të Zi valiu i Bosnjës nuk pranoi, at’herë ai sulmoi
kështjellën e Podgoricës në fillim nuk e mori. Por pasi shpërthyen kryengritjet në
Mal të Zi, Mahmut pasha mori kështjellën e Podgoricës dhe Shpuzës. Kara
Mahmuti sulmoi dhe Ahmet Kurtin ku arriti ta mund. Në vitin 1785, Mahmut pasha e
shpartalloi në Kosovë, Abdi pashën. Kjo fitore ia shtoi prestigjin jo vetëm në
Shqipëri po dhe jashtë saj. Ai menjëherë tërhoqi vëmendjen e Rusisë dhe Austrisë
të cilët po pregaditnin luft kundër Turqisë. Austria i premtoi se ai do bëhej një
mbret i Shqipëris, si pasardhës i Kastriotëve. Kara Mahmuti thirri një kuvend të
përbashkët në Podgoricë në vitin 1786, ku morën pjesë popullsia sllave e Malit të
Zi, Bosnja dhe Hercegovina. Vendimet që mori kuvendi ishin bashkimi i forcave në
luftë kundër turqëve dhe kjo lidhje u quajt Konfederata e Ilirikut. Kryetar i lidhjes u
zgjodh Kara Mahmut pashë Bushatliu.
3.2. RRETHIMI I PARË I SHKODRËS (1787 )
Sulltani shpalli Mahmut pashën tradhtar. Ai ngarkoi Mahmut Ajdosi në krye të
ekspeditës kundër Kara Mahmutit, me 5 maj pushtoi Tivarin dhe me 22 gusht 1787
pushtoi Ulqinin. Me 25 gusht 1787 rrethoi kështjellën e Rozafës qendresa e Kara
Mahmutit zgjati 80 ditë. Me 25 nëntor 1787 malsorët e Hotit, Shoshit, Mirditës dhe
tarafet e Tabakëve, Terzive ngrin krye kundër turkut. Kara Mahmuti at’herë doli nga
kalaja dhe shpartalloi turqit. Kjo fitore kishte jehon të madhe në Shqipëri dhe jasht saj.
3.3. MARDHËNJET E JASHTMË TË PASHALLËKUT
Afrimi i pashallëkut të Shkodrës me Austrinë katolike kundër Turqisë myslimane
ngjalli paknaqësi e mjaft feudalëve të pashallëkut. Kjo paknaqësi përfshiu dhe
vëllain e tij Ibrahimin. Kara Mahmuti i theu këto lëvizje kundërshtare. Për ta njohur
sovranitetin e tij Austria i kërkoi të merte pjesë në luftë kundër Turqisë. Për ta
bindur Austria dërgoi në Shqipëri ne vitin 1788 një delegacion të kryesuar nga De
Broajar. Pos marrëveshjes Kara Mahmuti fitoi 50 mijë dukat. Austria nuk e respektoi
marrveshjen pasi bëri aleancë me Malin e Zi pa dijenin e Kara Mahmutit. Me kuptimin
e kësaj marrveshje Kara Mahmuti, sulmoi ushtrin austriake në afërsi të lumit të Bunës.
Nga ku qast marveshja me Austrinë u prishë. Kara Mahmuti iu bashku në ndihmë Turiqis.
Në vitin 1789 sulltani e fali dhe ia dha titullin e vezirit dhe komandant në fronin e
Bosnjës. Kjo marrveshje me sulltanin bëri që konfederata e Ilirikut të prishej. Pasi u kthye
në Shkodër e vazhdoi politiken e tij të pavarur ndaj sulltanit. Si rrjedhoj mardhënjet me
Stambollin përsëri u prishën.
3.4. RËNDËSIA DHE KARAKTERI I PASHALLËKUT TË
SHKODRËS
Formimi i këtij pashallëku shqiptar shënon një kthesë të rëndësishme në historinë
politike të Shqipërisë. Dy figura të rëndësishme Mehmet pashë Plaku, por në
mënyr të veqantë pushtetin e forcoi Kara Mahmuti. Sundimi i tij përfshinte pjesën
më të madhe të krahinës së Gegërisë dhe të Kosovës. Në krahasim me grindjet e
mëdha feudale të më parshme tani qëllimi ishte shkëputja nga sulltani. Ata nuk
ndryshuan karakterin klasor feudal të aparaturës (administrata, ushtria, gjyqet, burgjet
etj) mbeti ashtu siq ishte më parë. Por kjo aparatur më nuk i shërbente Portës së
Lartë por vetë Shkodrës. Shpesh herë konflikteve me Porten e Lartë iu shmangeshin
duke e parë fuqin ushtarake të tyre. Por kur mardhënjet me Stambollin u acaruan, ai
vepronte si shtet në vehte.
3.5. RRETHIMI I DYTË I SHKODRËS (1793)
Kara Mahmuti edhe pas marrveshje së veproi në mënyr të pa varur pa e përfillur
autoritetin e sulltanit. Gjatë viteve 1791-92, ai i sulmoi Malin e Zi ky sulm cenonte
Traktatin e Sistovës ku Turqia ishte zotuar të mos e prekte Malin e Zi. Sulltan
Selimi III e këshilloi të hiqte dorë nga këto vendime por Kara Mahmuti nuk ia vëri
veshin. Kështu sulltan Selimi III urdhëroi të gjitha pashallëqet e Shqipërisë të
merrnin pjesë kundër Shkodrës. Ushtria turke e udhëhequr nga Ebubeqir Pasha me
22 gusht 1793 hyri në Shkodër. Sulmet e turqëve nuk kishin sukses dhe u thyen nga
ushtria e Kara Mahmutit. Kara Mahmuti në betejën kundër Palabardhit në Mal të Zi
pësoi disfat përveq që humbi një numër të madh ushtarësh u vra edhe ai vetë me
22 shtator 1796. Menjëher pas vdekjes së tij sulltani emëroi mytesarif në Shkodër,
Ibrahim pashë Bushatliun që e kishte tradhtuar disa herë Kara Mahmutin.
4.0. PASHALLËKU I SHKODRËS NËN QEVERISJEN E
IBRAHIM PASHË BUSHATLIUT (1797-1809) DHE RËNIA E
TIJ
Me vdekjen e Kara Mahmutit mori fund dhe autonomia që gëzoi Pashallëku i Shodrës
gjatë sundimit të tij. Pasardhësi i Kara Mahmutit, Ibrahim Pashë Bushatliu, nuk kishte
as energjinë dhe as synimet e vëllait të vet. Ky përfaqësonte atë pjesë të feudalëve
shqiptarë që nuk donin të shkëputeshin nga vartësia e sulltanit turk. Si përfaqësues i
këtyre feudalëve gjysmë të turqizuar, ky ishte treguar më se një herë kundërshtar i
politikës së Kara Mahmutit. Ibrahim Pasha ndoqi politikën e besnikërisë dhe të bindjes
së plotë ndaj Portës së Lartë. Në vitet 1807-1809, Ibrahim Pasha i kaloi si një
mytesarif i thjeshtë i sanxhakut të Shkodrës. Më 1809 ai ndërmori një ekspeditë kundër
Tiranës për të shtënë në dorë qytetin që ishte zhytur në një luftë të ashpër midis tarafit
të Molla Beut dhe feudalit Kapllan Pashë Toptanit. Por këtu, pas tri ditë luftimesh pësoi
një disfatë të rëndë nga qytetarët tiranas. Disfata e detyroi Ibrahim Pashën të kthehej në
Shkodër, ku pas pak kohe vdiq.
5.0. PASHALLËKU NË VITET 1822-1829, MUSTAF PASHË
BUSHATLIU
Me pjesëmarrjen në ekspeditën turke kundër Ali Pashë Tepelenës. Mustafa Pashë
Bushatliu kontribuoi në shembjen jo vetëm të Pashallëkut të Janinës por edhe të
Pashallëkut të Shkodrës. Ai i dha mundësi sulltanit të thyente njerën pas tjetrës dy
qendrat kryesore dhe të organizuara të rezistencës shqiptare. Ky qëndrim i Mustafa
Pashës u përcaktua jo vetëm nga rivaliteti i thellë feudal që vazhdonte midis dy
sundimtarëve të fuqishëm të Shqipërisë por edhe nga pavendosmeria e tij për tu
shkëputur prej vartësisë së sulltanit. Mustafa Pasha e vazhdoi politikën e bindjes ndaj
Stambollit edhe pas vrasjes së Ali Pashës. Më 1822 ai mori pjesë në fushatën turke për
shtypjen e revolucionit grek. Pas marrveshjes së paqës ruso-turke i pari që posoi ishte
ushtria e Mustaf pashës. Me 4 tetor 1829 ushtritë ruse i ranë ushtrive shqiptare në
Arnaut-Kalesi dhe i thyen. Me këtë disfatë Mustafa Pasha u detyrua të kthehej
në Shkodër. Tani ky u gjend i izoluar përballë Portës së Lartë e cila, sapo i çliroi
ushtritë nga fronti rus, i përgatiti ato për nënshtrimin e plotë të Shqipërisë. Me këtë
mision u ngarkua vetë sadriazemi turk, Mehmet Reshit Pasha, i cili i filloi operacionet
ushtarake më parë kundër Toskërisë dhe pastaj kundër Pashallëkut të Shkodrës.
6.0. SHTYPJA E PASHALLËKUT TË SHKODRËS
(1831)
Fushata turke kundër derebejve dhe feudalëve të pabindur të Toskërisë ishte një
paralajmërim për Pashallëkun e Shkodrës. Megjithatë, Mustafa Pashë Bushatlliun nuk
pranoi të merrte anën e feudalëve të jugut që kërkuan ndihmën e tij. Ky qëndrim pasiv
solli izolimin e plotë të tij në fillim të vitit 1831 kur Porta e Lartë vendosi ekspeditën
kundër Shkodrës. Më 4 janar 1831 sulltani ia hoqi Mustafa Pashës të drejtën e
qeverisjes së Ohrit, Elbasanit, Dibrës dhe Dukagjinit të cilat i vuri nën sundimin e
sadriazemit, Mehmet Reshit pashës. Mustafa pashës i njohu vetëm sundimin e
Shkodrës. Me të njejtin ferman sulltani e urdhëronte Bushatlliun të pranonte në
Shkodër vendosjen e një garnizoni të ushtrisë së re turke, dhe të fillohej nga çarmatimi
i popullsisë. Për të shpëtuar nga sundimi apsolut turke ai bëri disa përpjekje por
nuk mundi ti bënte ballë turqisë. Me dorëzimin e Mustafa Pashë Bushatlliut,
Pashallëku i Shkodrës, pashallëku i fundit në Shqipëri, u shtyp. Me të mori fund
periudha 12 vjeçare (1820-1831) e përpjekjeve të Portës së Lartë për nënshtrimin e
oxhaqeve dhe derebejve shqiptarë, për të hapur rrugën e vendosjes së autoritetit
shtetëror turk në Shqipëri.
PËRFUNDIMI
Pashallëku i Shkodrës përfshinte pjesën veriore të Shqiperisë. Ky pashallëk
gjatë viteve 1733-1757 u ndesh me grindje të mëdha në mesë të familjeve
oxhaqe të Begollajve, Çaushollajve dhe Bushatlinjëve. Pas shumë grindjeve në
mesë tyre Bushatlinjët në krye me Mehmet Bushatliun morën sundimin
afërsisht 75 vjecarë të Shkodrës 1757-1831. Sundimtarët më të njohur të këtij
pashallëku ishin Mehmet pashë Plaku (1757-1775). Për një kohë të shkurt
sulltani si sundimtar në Shkodër emëroi një jo Shkodranë, Mehmet Pashët
Qystendilin i cili nuk u prit aspak mirë nga shkodranët dhe u detyrua të
largohejë. Pas tij pashallëkun e Shkodrës e qeverisi i biri i Mehmet Plakut,
Kara Mahmut Pashë Bushatliu i cili sundoi gjatë viteve 1775-1796 dhe ishte
sundimtari me i sukseshum i këtijë pashallëku. Kara Mahmuti arriti ti zotroj
disa krahina ndër to edhe një pjesë të Kosovës. Qëllimi i Kara Mahmutit ishte
të bëhej sundimtari i vetum i Shqipërisë, për këtë arsye ai iu drejtua Austrisë
dhe Rusisë të cilat po ia premtonin se do ta ndihmonin ta udhëhiqte tërë
Shqipërinë. Gjatë sundimit të Kara Mahmutit pashallëku i Shkodrës po
shikohej me një mëri nga Porta e Lartë e cila po iu friksohej një shkëputje nga
ky pashallëk. Për këtë arsye Porta e Lartë disa herë e rrethoi kështjellen e
Rozafës por nuk mund ta thyente kjo qëndresë sikur na e kujtonte kohën e
Skenderbeut.
Karakteri i këtij pashallëku ishta shkëputja nga administrimi i Stambollit. Me
vdekjen e Kara Mahmutit mori fund dhe autonomia që gëzoi Pashallëku i
Shkodrës gjatë sundimit të tij. Pasardhësi i Kara Mahmutit, Ibrahim Pashë
Bushatliu, nuk kishte as energjinë dhe as synimet e vëllait të vet. Ky
përfaqësonte atë pjesë të feudalëve shqiptarë që nuk donin të shkëputeshin nga
vartësia e sulltanit turk. Pashallëku i Shkodrës nën qeverisjen e Mustafa pashë
Bushatliut, i cili jo se e forcoi por dhe kontriboi në shembjen jo vetëm të
pashallëkut të Janinës por edhe të pashallëkut të Shkodrës duke marrë pjese
përkrah turqëve në ekspeditat e tyre. Pashallëku i Shkodrës u shtyp në vitin
1831. Por kjo nuk ishte qendresa e fundit e Shqiptarëve për të drejtën kombtare
vetëm në Shkodër ndodhën një varg kryengritjesh.
Përmes këtijë punimi seminarik shpresoj se para jush arrita të servojë
informacine të reja për këtë pashallëk për rrezistencen e tij dhe qëllimet që
kishte të rëndësishme për historinë e Shqipërisë .
Normalisht se ky punim lë hapsirë për këshilla, sygjerime dhe kritika të cilat
janë të mirëseardhura.
LITERATURA
A).
1. “HISTORIA E POPULLIT SHQIPTAR” VËLLIMI I, TIRANË, 1967
2. “ HISTORIA E POPULLIT SHQIPTAR”, VËLLIMI I, TIRANË, 2002
3. KRYEZIU, SEDAT “ KOSOVA NË PASHALLËKUN E
SHKODRËS” PRISHTINË, 2010
4. BUSHATI, HAMDI “BUSHATLLINJËT” SHKODËR, 2003
5. JAZEXHIU, OLSI “THE ALBANIAN PASHALIK OF SHKODRA
UNDER BUSHATLIS” 2002 ( Përkthyer: Dr. Venemin Dashit, Tiranë )
B).
1. http://en.ëikipedia.org/ëiki/Kara_Mahmud_Bushati (14.05.2014)
2. http://sq.ëikipedia.org/ëiki/Bushatllinjt%C3%AB (14.05.2014)
3. http://sq.ëikipedia.org/ëiki/Pashall%C3%ABku_i_Shkodr%C3%ABs
(14.05.2014)
FALEMNDERIT
PËR
VËMENDJE
1 de 21

Recomendados

Te drejtat e njeriut por
Te drejtat  e njeriutTe drejtat  e njeriut
Te drejtat e njeriutDonart Geci
64.1K visualizações17 slides
PROJEKT/KIMI •HEKURI SI ELEMENT KIMIK por
 PROJEKT/KIMI •HEKURI SI ELEMENT KIMIK PROJEKT/KIMI •HEKURI SI ELEMENT KIMIK
PROJEKT/KIMI •HEKURI SI ELEMENT KIMIKKleaHaka
5.4K visualizações10 slides
Hekuri ,elementi kimik me vlere... por
Hekuri ,elementi kimik me vlere...Hekuri ,elementi kimik me vlere...
Hekuri ,elementi kimik me vlere...Xhesiana Muka
50.9K visualizações7 slides
matematika projekt por
matematika projektmatematika projekt
matematika projektFacebook
62.8K visualizações9 slides
Projekt "Letersi": Katedralja e Parisit - Viktor Hygo por
Projekt "Letersi": Katedralja e Parisit  - Viktor HygoProjekt "Letersi": Katedralja e Parisit  - Viktor Hygo
Projekt "Letersi": Katedralja e Parisit - Viktor HygoAldrin Pashku
10.1K visualizações15 slides
Komunizmi ne Shqiperi por
Komunizmi ne ShqiperiKomunizmi ne Shqiperi
Komunizmi ne ShqiperiDenis Lezo
44.2K visualizações18 slides

Mais conteúdo relacionado

Mais procurados

Elementet kimik ne trupin tone projekt kimi por
Elementet kimik ne trupin tone  projekt kimiElementet kimik ne trupin tone  projekt kimi
Elementet kimik ne trupin tone projekt kimiFacebook
76.6K visualizações23 slides
Filozofia gjate shekullit XVII por
Filozofia gjate shekullit XVIIFilozofia gjate shekullit XVII
Filozofia gjate shekullit XVIIDenisa Caushi
6.7K visualizações5 slides
Lojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperi por
Lojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperiLojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperi
Lojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperiAlimerko Brunilda
27.2K visualizações4 slides
Kenget E milosaos por
Kenget E milosaos Kenget E milosaos
Kenget E milosaos Ulpian Allaraj
37.8K visualizações12 slides
Projekt Kimi - Burime te hidrokarbureve ne Shqiperi por
Projekt Kimi - Burime te hidrokarbureve ne ShqiperiProjekt Kimi - Burime te hidrokarbureve ne Shqiperi
Projekt Kimi - Burime te hidrokarbureve ne ShqiperiMarinela Abedini
49.2K visualizações23 slides
Lidhja e matematikes me lendet e tjera por
Lidhja e matematikes me lendet e tjeraLidhja e matematikes me lendet e tjera
Lidhja e matematikes me lendet e tjeraolinuhi
44.4K visualizações15 slides

Mais procurados(20)

Elementet kimik ne trupin tone projekt kimi por Facebook
Elementet kimik ne trupin tone  projekt kimiElementet kimik ne trupin tone  projekt kimi
Elementet kimik ne trupin tone projekt kimi
Facebook76.6K visualizações
Filozofia gjate shekullit XVII por Denisa Caushi
Filozofia gjate shekullit XVIIFilozofia gjate shekullit XVII
Filozofia gjate shekullit XVII
Denisa Caushi6.7K visualizações
Lojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperi por Alimerko Brunilda
Lojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperiLojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperi
Lojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperi
Alimerko Brunilda27.2K visualizações
Kenget E milosaos por Ulpian Allaraj
Kenget E milosaos Kenget E milosaos
Kenget E milosaos
Ulpian Allaraj37.8K visualizações
Projekt Kimi - Burime te hidrokarbureve ne Shqiperi por Marinela Abedini
Projekt Kimi - Burime te hidrokarbureve ne ShqiperiProjekt Kimi - Burime te hidrokarbureve ne Shqiperi
Projekt Kimi - Burime te hidrokarbureve ne Shqiperi
Marinela Abedini49.2K visualizações
Lidhja e matematikes me lendet e tjera por olinuhi
Lidhja e matematikes me lendet e tjeraLidhja e matematikes me lendet e tjera
Lidhja e matematikes me lendet e tjera
olinuhi44.4K visualizações
Ndikimi i kultures osmane ne Shqiperi por FlavioHabilaj
Ndikimi i kultures osmane ne ShqiperiNdikimi i kultures osmane ne Shqiperi
Ndikimi i kultures osmane ne Shqiperi
FlavioHabilaj67.2K visualizações
Rilindja kombetare shqiptare (1831 1912) por Kristjana Duni
Rilindja  kombetare shqiptare (1831  1912)Rilindja  kombetare shqiptare (1831  1912)
Rilindja kombetare shqiptare (1831 1912)
Kristjana Duni74.4K visualizações
Shqiperia ne OKB por Durim Krasniqi
Shqiperia ne OKBShqiperia ne OKB
Shqiperia ne OKB
Durim Krasniqi10K visualizações
DESHMITE E DHUNES PERGJATE REGJIMIT KOMUNIST por elvakastrati
DESHMITE E DHUNES PERGJATE REGJIMIT KOMUNISTDESHMITE E DHUNES PERGJATE REGJIMIT KOMUNIST
DESHMITE E DHUNES PERGJATE REGJIMIT KOMUNIST
elvakastrati19.4K visualizações
prilli i thyer BISEDA LETRARE por manomano46
 prilli i thyer BISEDA LETRARE prilli i thyer BISEDA LETRARE
prilli i thyer BISEDA LETRARE
manomano4691.5K visualizações
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boterore por Xheni Marku
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boteroreKontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boterore
Xheni Marku110K visualizações
Historia e zhvillimit te matematikes por Xhuliana Haxhiu
Historia e zhvillimit te matematikesHistoria e zhvillimit te matematikes
Historia e zhvillimit te matematikes
Xhuliana Haxhiu203.7K visualizações
Ndikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptare por Exhitah Vasija
Ndikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptareNdikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptare
Ndikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptare
Exhitah Vasija94.8K visualizações
Shqiperia dhe Bashkimi Europian por olinuhi
Shqiperia dhe Bashkimi EuropianShqiperia dhe Bashkimi Europian
Shqiperia dhe Bashkimi Europian
olinuhi16.7K visualizações
traditat dhe zakonet shkodrane por Eva Kajushi
traditat dhe zakonet shkodranetraditat dhe zakonet shkodrane
traditat dhe zakonet shkodrane
Eva Kajushi51K visualizações
Natyra shqiptare por Megi Braka
Natyra shqiptareNatyra shqiptare
Natyra shqiptare
Megi Braka7.4K visualizações
Gazeta e shkolles por Mirsad - New
Gazeta e shkolles Gazeta e shkolles
Gazeta e shkolles
Mirsad - New9.9K visualizações
Sëmundjet gjenetike por XhuLia Muca
Sëmundjet gjenetikeSëmundjet gjenetike
Sëmundjet gjenetike
XhuLia Muca50.8K visualizações
Metalet por EraldVula
MetaletMetalet
Metalet
EraldVula18K visualizações

Destaque

Kris Ushe Pashalleku i Janines por
Kris Ushe Pashalleku i JaninesKris Ushe Pashalleku i Janines
Kris Ushe Pashalleku i Janineslira kuca
6.7K visualizações11 slides
Ardit Rexhmataj Pashalleqet por
Ardit Rexhmataj PashalleqetArdit Rexhmataj Pashalleqet
Ardit Rexhmataj PashalleqetArdit Rexhmataj
3.9K visualizações10 slides
Sulltan Ahmed Kureshi - Letrat e Muhamedit a.s. por
Sulltan Ahmed Kureshi - Letrat e Muhamedit a.s.Sulltan Ahmed Kureshi - Letrat e Muhamedit a.s.
Sulltan Ahmed Kureshi - Letrat e Muhamedit a.s.Libra Islame
467 visualizações261 slides
Prezantim por
Prezantim  Prezantim
Prezantim Luan Sejdijaj
3K visualizações24 slides
Presentation mikroekonomi por
Presentation mikroekonomiPresentation mikroekonomi
Presentation mikroekonomiDuresa M. Bytyqi
1.4K visualizações16 slides
Qyteterimi ilir !!!! por
Qyteterimi ilir !!!!Qyteterimi ilir !!!!
Qyteterimi ilir !!!!#MesueseAurela Elezaj
30.9K visualizações4 slides

Destaque(20)

Kris Ushe Pashalleku i Janines por lira kuca
Kris Ushe Pashalleku i JaninesKris Ushe Pashalleku i Janines
Kris Ushe Pashalleku i Janines
lira kuca6.7K visualizações
Ardit Rexhmataj Pashalleqet por Ardit Rexhmataj
Ardit Rexhmataj PashalleqetArdit Rexhmataj Pashalleqet
Ardit Rexhmataj Pashalleqet
Ardit Rexhmataj3.9K visualizações
Sulltan Ahmed Kureshi - Letrat e Muhamedit a.s. por Libra Islame
Sulltan Ahmed Kureshi - Letrat e Muhamedit a.s.Sulltan Ahmed Kureshi - Letrat e Muhamedit a.s.
Sulltan Ahmed Kureshi - Letrat e Muhamedit a.s.
Libra Islame467 visualizações
Prezantim por Luan Sejdijaj
Prezantim  Prezantim
Prezantim
Luan Sejdijaj3K visualizações
Presentation mikroekonomi por Duresa M. Bytyqi
Presentation mikroekonomiPresentation mikroekonomi
Presentation mikroekonomi
Duresa M. Bytyqi1.4K visualizações
Memoria e brendshme por Enxhi_01
Memoria e brendshmeMemoria e brendshme
Memoria e brendshme
Enxhi_011.6K visualizações
Histori por XhuLia Muca
HistoriHistori
Histori
XhuLia Muca6.1K visualizações
Reklama (1) por svetlana72
Reklama (1)Reklama (1)
Reklama (1)
svetlana722.3K visualizações
Biomat tokesore por Enxhi_01
Biomat  tokesoreBiomat  tokesore
Biomat tokesore
Enxhi_0114.2K visualizações
Berati, Albania por Lili Liljana
Berati, AlbaniaBerati, Albania
Berati, Albania
Lili Liljana5.9K visualizações
Histori 10 - vecorite e qyteterimeve te lashta por Eriona Mustafa
Histori 10 - vecorite e qyteterimeve te lashtaHistori 10 - vecorite e qyteterimeve te lashta
Histori 10 - vecorite e qyteterimeve te lashta
Eriona Mustafa50.8K visualizações
Shperberja e ish-Jugosllavisë por Valon Pecani
 Shperberja e ish-Jugosllavisë Shperberja e ish-Jugosllavisë
Shperberja e ish-Jugosllavisë
Valon Pecani17.1K visualizações
Ekonomi por Valiana Rama
EkonomiEkonomi
Ekonomi
Valiana Rama10.1K visualizações
Projekt ekonomi por Sajad Alla
Projekt ekonomiProjekt ekonomi
Projekt ekonomi
Sajad Alla5.7K visualizações
Reklama por Monika Pahumi
ReklamaReklama
Reklama
Monika Pahumi16.6K visualizações
Punimi seminarik ne ekonomi por Arben
Punimi seminarik ne ekonomiPunimi seminarik ne ekonomi
Punimi seminarik ne ekonomi
Arben16.9K visualizações
Tema:Reklama por Jetmira Sula
Tema:ReklamaTema:Reklama
Tema:Reklama
Jetmira Sula11K visualizações
Reklama por Klodjan Hoxha
Reklama Reklama
Reklama
Klodjan Hoxha6.1K visualizações
Biodiversiteti por Arlinda
BiodiversitetiBiodiversiteti
Biodiversiteti
Arlinda 64.7K visualizações

Similar a Pashalleku i shkodres

Myzeqeja por
MyzeqejaMyzeqeja
MyzeqejaSaimir Dine
2.7K visualizações7 slides
Dominimi i botes pj3(perandria osmane) por
Dominimi i botes pj3(perandria osmane)Dominimi i botes pj3(perandria osmane)
Dominimi i botes pj3(perandria osmane)EGLI TAFA
2.6K visualizações24 slides
Gjergj kastrioti - Skënderbeu por
Gjergj kastrioti - SkënderbeuGjergj kastrioti - Skënderbeu
Gjergj kastrioti - SkënderbeuBesjona Jusufi
2K visualizações9 slides
Rusia gjatë shek.XVII-XVIII por
Rusia gjatë shek.XVII-XVIIIRusia gjatë shek.XVII-XVIII
Rusia gjatë shek.XVII-XVIIIErollMustafi
1.2K visualizações11 slides
Si u islamizuan shqiptaret? por
Si u islamizuan shqiptaret?Si u islamizuan shqiptaret?
Si u islamizuan shqiptaret?amarstafa
43 visualizações21 slides
Skënderbeu por
SkënderbeuSkënderbeu
SkënderbeuYsni Ismaili
1.8K visualizações26 slides

Similar a Pashalleku i shkodres(17)

Myzeqeja por Saimir Dine
MyzeqejaMyzeqeja
Myzeqeja
Saimir Dine2.7K visualizações
Dominimi i botes pj3(perandria osmane) por EGLI TAFA
Dominimi i botes pj3(perandria osmane)Dominimi i botes pj3(perandria osmane)
Dominimi i botes pj3(perandria osmane)
EGLI TAFA2.6K visualizações
Gjergj kastrioti - Skënderbeu por Besjona Jusufi
Gjergj kastrioti - SkënderbeuGjergj kastrioti - Skënderbeu
Gjergj kastrioti - Skënderbeu
Besjona Jusufi2K visualizações
Rusia gjatë shek.XVII-XVIII por ErollMustafi
Rusia gjatë shek.XVII-XVIIIRusia gjatë shek.XVII-XVIII
Rusia gjatë shek.XVII-XVIII
ErollMustafi1.2K visualizações
Si u islamizuan shqiptaret? por amarstafa
Si u islamizuan shqiptaret?Si u islamizuan shqiptaret?
Si u islamizuan shqiptaret?
amarstafa43 visualizações
Skënderbeu por Ysni Ismaili
SkënderbeuSkënderbeu
Skënderbeu
Ysni Ismaili1.8K visualizações
Abdyl frashëri, jeta dhe veprimtaria por Andi Belegu
Abdyl frashëri, jeta dhe veprimtariaAbdyl frashëri, jeta dhe veprimtaria
Abdyl frashëri, jeta dhe veprimtaria
Andi Belegu7.9K visualizações
Gjergj Kastrioti Skenderbeu por Anja Cami
Gjergj Kastrioti SkenderbeuGjergj Kastrioti Skenderbeu
Gjergj Kastrioti Skenderbeu
Anja Cami14.1K visualizações
Islamizimi tek Shqiptaret nga Profesor Georg Stadtmuller por Marjan DODAJ
Islamizimi tek Shqiptaret nga Profesor Georg StadtmullerIslamizimi tek Shqiptaret nga Profesor Georg Stadtmuller
Islamizimi tek Shqiptaret nga Profesor Georg Stadtmuller
Marjan DODAJ1.6K visualizações
Historia e se Drejtes 7-1 por Ferdi Nuredini
Historia e se Drejtes 7-1Historia e se Drejtes 7-1
Historia e se Drejtes 7-1
Ferdi Nuredini2K visualizações
Projekt histori por Adi Hoxha
Projekt historiProjekt histori
Projekt histori
Adi Hoxha13.1K visualizações
Skenderbeu by : Detjon Korro por Detjon Korro
Skenderbeu by : Detjon KorroSkenderbeu by : Detjon Korro
Skenderbeu by : Detjon Korro
Detjon Korro173 visualizações
Skënderbeu por Marc Antony
SkënderbeuSkënderbeu
Skënderbeu
Marc Antony1.3K visualizações
Levizjet nacionaliste ne ballkan por Arlinda
Levizjet nacionaliste ne ballkanLevizjet nacionaliste ne ballkan
Levizjet nacionaliste ne ballkan
Arlinda 7.2K visualizações
Punim seminarik por Durim Krasniqi
Punim seminarikPunim seminarik
Punim seminarik
Durim Krasniqi2.1K visualizações
Monarket e ndricuar por AdoraHallunej
Monarket e ndricuarMonarket e ndricuar
Monarket e ndricuar
AdoraHallunej14.5K visualizações

Pashalleku i shkodres

  • 1. UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI FILOZOFIK DEGA: HISTORI PUNIM SEMINARIK Lënda: Histori Mesjetare Shqiptare Tema: Pashallëku i Shkodrës Student: Genc Rashiti Mentori : ASS/Selim Bezeraj Prishtinë, 2014
  • 2. PËRMBAJTIA HYRJE 1.0. GRINDJET FEUDALE NË PASHALLËKUN E SHKODRËS (1733-1757) 2.0.PASHALLËKU I SHKODRËS NËN UDHËHEQIEN E MEHEMT PASHË BUSHATLIUT (PLAKUT) 3.0. PASHALLËKU I SHKODRËS NËN SUNDIMIN E KARA MAHMUT PASHË BUSHATLIUT (1775-1796) 3.1. FITORJA E KOSOVËS DHE NJË VARG BETEJA TJERA 3.2. RRETHIMI I PARË I SHKODRËS (1787 ) 3.3. MARDHËNJET E JASHTME TË PASHALLËKUT 3.4. RËNDËSIA DHE KARAKTERI I PASHALLËKUT TË SHKODRËS 3.5. RRETHIMI I DYTË I SHKODRËS (1793) 4.0. PASHALLËKU I SHKODRËS NËN QEVERISJEN E IBRAHIM PASHË BUSHATLIUT (1797-1809) DHE RËNIA E TIJ 5.0. PASHALLËKU NË VITET 1822-1829, MUSTAF PASHË BUSHATLIU 6.0. SHTYPJA E PASHALLËKUT TË SHKODRËS (1831) PËRFUNDIMI LITERATURA
  • 3. Fig 01 (Harta ku për afërsisht ndodhej Pashallaku i Shkodrës edhe pse nuk mund të japim një përkufizim të sakt se me kë kufizohej për shkak të largimit të disa feudalve dhe zgjerimeve nga udhëhesit, por mund të themi se shtrihej në pjesën veriore të Shqipërisë).
  • 4. HYRJA Në gjysmën e parë të shekullit 18 feudalët e mëdhenjë shqiptarë filluan të forcoheshin dhe filluan ta ndjenin vehtën më pak të varur nga Stambolli. Këta feudal sundonin si mytesarif ose myteselim (sipërmarrës për mbledhjen e taksave shtetrore të sanxhaqeve) duke u mbështetur më tepër në fuqinë e vetë ekonomike, politike dhe ushtarake se sa në pushtetin qendror otoman,dalngadalë po pushonin së qeni funksionar të Stambollit dhe po ktheheshin nëqeveritarë gjysmë-autonomë. Këto zotrime gjysmë autonome u quajtën Pashallëk. Pashallëku përfshinte sipas fuqisë së qeveritarit feudal territorin e një,dy a më tepër kazave ndonjëherë krejt territorin e një sanxhaku dhe ndonjë qeveritar feudal që kishte fituar titullin e pashës. Në qerekun e dyt të shekullit XVIII kur Turqia ishte e zënë me lufta kundër Persisë, Austrisë, Rusisë u formuan ne Shqipëri pashallëku i Shkodrës, Delvinës, Vlorës, Elbasanit,Kavajës, Çamëris etj. Familjet feudale të mëdha udhëheqnin pashallakun dhe për tu dalluar nga feudalët e vegjël u quajtën oxhaqe. Të tilla qenë oxhaqet e Begollajve në Pejë, Biçakçijve në Elbasan, Vlorajve në Vlorë. Veçanërisht në pashallëkun e Shkodrës luftrat për marrjen e sundimit në mes oxhakut të Begollajve, Çaushollajve dhe Bushatëlinjëve vazhduan afërsisht gjysmë shekulli.
  • 5. Por jo vetum në pashallëkun e Shkodrës por edhe në pashallëqet e tjera të Shqipërisë gjatë çerekut të tret të shekullit XVIII e zhytën Shqipërinë në një anarki të thellë feudale e cila i shkaktoi dëme të mëdha ekonomisë së vendit. Zhvillimi kulturor që kishte filluar të merrte hovë në pjesen e parë të shekullit 18, me keqësimin e jetës qytetare pësoj një ramje. Letërsia shqipe që sapo kishte filluar të zhvillohej nuk u zhvillua dotë më tejë. Në mënyrë të veçant luftrat feudale morrën hovë të madhë në pashallëkun e Shkodrës. Pas këtyre luftrave në pashallëkun e Shkodrës në mesë të Begollajve, Çaushollajve dhe Bushatëlinjëve sundimin e morën këta të fundit dhe si themelues i tijë konsiderohet të jetë Mehmet Pashë Bushatliu (Plaku). Mos pajtimet në mesë të Mehemet Pashë Plakut dhe Stambollit egzistonin. Pas helmimit të tijë në Shkodër u vendos një pashë jo Bushatli. Kjo nuk u pritë mirë as nga qytetarët dhe as nga malsorët e vendit. Më këtë rast mos marrveshjet nga të dyja palët nuk mbaruan të cilat shpien deri te shkatrrimi i këtij pashallaku.
  • 6. 1.0. GRINDJET FEUDALE NË PASHALLËKUN E SHKODRËS (1733-1757) Qysh në gjysmën e parë të shekullit XVIII anarkia feudale plasi në sanxhakun e Shkodrës, e cila solli si pasojë çthurjen e krejt organizimit administrativ të më parshumë. Në vitet e para të këtijë shekulli Mali i Zi, pas luftrave të pa ndërprera u shkëput nga vartësia e mytesarifit të Shkodrës, si dhe nga kontrolli turk dhe u kthye në një krahinë të pavarur. Më vonë agallarët e Ulqinit pronar të anijave e kantierash pasi vranë autoritetet e kazasë u shkëputën nga kontrolli i Shkodrës. Brenda Shkodrës dy familje të mëdha feudale shkodrane ajo e Çaushollajve dhe e Bushatlijve si dhe feudalet e mëdhenj të Pejës, Begollajt të cilet ishin vendosur në Shkodër në fund të shekullit XVIII, lakmonin secila për sundimin e sanxhakut. Po ashtu edhe masa e zejtarve ishte e përçar në dy tarafe : në tarafin e Tabakëve dhe në atë të Terzive. Stambolli me ndërhyrjet e veta i acaronte ose i zbuste konfliktet e brendshme dhe të jashtmë të Shkodrës sipas interesave të tyre. Rreth vitit 1730 sundimin në Shkodër e kishin feudalët oxhakut të Begollajve të emëruar nga sulltani, të cilët u mbështeten në tarafin e Tabakëve. Rivalitet e tyre bënë që feudalët e oxhakut të Çaushollajve të bashkohen me tarafin e Terzive. Gjatë sundimit të Begollajve mos qeverisja e mirë shkaktoi paknaqësinë e tregtarëve shkodran, agallarëve ulqinak dhe malsorëve katolik.
  • 7. Me 1733 dhe 1737 kur Mahmut Pashë Begolli mytesarif i Shkodrës u largu për në fornin e luftës në ndihmë të Portës së Lartë në Shkodër plasën grindje feudale midis oxhaqeve të ndihmuar nga tarafët e tyre.Në shkurt të vitit 1739 oxhaku i Çaushollajve së bashku me tarafin e Terzive dhe me përkrahjen e malsorëve katolik, të tregtarëve shkodran dhe të agallarëve ulqinak vranë Mahmut Pashë Begollin dhe sulltani emërojë mytesarif të Shkodrës, Jusuf Çaushollin. Por edhe sundimi i Çaushollajve nuk ishte i qetë dhe nuk vazhdoi gjatë. Sapo Jusuf Pashë Çausholli u largua në vitin 1745 për në frontin e Persisë, Tabakët të nxitur nga Begollajt të cilët ishin tërhequr në Pejë filluan luftën e armatosur dhe pas 3 vjet në vitin 1748 sulltani emërojë si kryes detyre si mytesarif një Begollaj. Në vitin 1751 oxhaku i Çaushollajve u përça në dy tarafe që hynë në luftë midis tyre. Për ti shuar konfliktet sulltani emëroi në vitin 1755 mytesarif në Shkodër një feudal jo shkodran, Omer Pashë Kavajën. Në vitin 1756 kur Omer Pashë Kavaja u largua nga Shkodra, Mehmet Çausholli u përpoqë të merrte përsëri pushtetin. Por këtë radhë ai u ndesh me Mehmet Bej Bushatliun i cili theu kundërshtarët dhe u bë sundimtar i Shkodrës. Sulltani i dërgoi atij titullin e pashës dhe emërimin e mytesarifit. Me ardhjen në fuqi të Mehmet Bushatliut, filloi për krahinat e Shkodrës dhe për krahinat tjera të Shqipërisë veriore periudha afërsisht 75 vjecare (1757-1831) e sundimit të Bushatlinjëve.
  • 8. 2.0. PASHALLËKU I SHKODRËS NËN UDHËHEQIEN E MEHEMT PASHË BUSHATLIUT (PLAKUT) Familja Bushatlinjëve mbahet si oxhaqet më të vjetra feudale në Shqipëri. Në disa të dhëna thuhet se origjina e tyre para shekullit XV, mbanin mbiemrin Beganj-Sumaj. Për ta shpëtuar tokën që kishin në Bushat në jug të Shkodrës pranuan fenë islame në shekullin XV dhe shpesh herë udhëheqnin poste të larta në aparaturen turke. Në kohën kur erdhi në fuqi Mehmet pashë Bushatliu ose siq njihet Mehmet pashë Plaku gjendja ekonomike dhe politike e sanxhakut vecanërisht në qytetin e Shkodrës ishte cthurur. Pasi vendi përballej me këto grindje feudale, Mehmet pashë Plaku u përpoq ta siguronte përkrahjen e malësorve dhe qytetarve. Për ti nxitur malsorët ta përkrahin ju premtoi se do t’u respektoi privilegjet e vjetra. Atyre u kërkoi në rast nevoje do ta dërgonin një burr për shtëpi në rast lufte. Me përkrahjen e malësorve, Mehmet Pashë Plaku filloi spastrimin e oxhaqeve kundërshtare dhe përkrahësve të tyre. Në në vitin 1759 i nënshtroi agallarët e Ulqinit, më pas vendosi zonën e lirë të tregtarëve me këtë rast ai fitoi simpatin e tarafit të Terzive. Pas grindjeve të gjata Mehmet Plaku, në vitin 1760 për më shumë se gjysmë shekulli vendosi qetësi në Pashallëk. Pasi forcoi pozitën brenda pashallëkut ai filloi politikën e zgjerimit të kufijëve të Pashallëkut. Sulmet e para i bëri drejt krahinës së Zadrimës atë e mori pas 10 vjetësh. Me 1768 kur filloi lufta ruso-turke, Mehmet Plaku u thirr nga sulltani por para se të shkonte ai sulmoi Lezhën, Krujën (ku i kapi dy agallarët Tahir Toptanin dhe Ismail Toptanin), po atë vit me urdhër të sulltanit dërgoi në More 20 mijë
  • 9. Malsorë për ta shuar kryengritjen greke. Politika e Mehmet pashë Plakut që ndoqi ndaj sulltanit ishte bindja dhe shërbimi si mytesarif i Portës së Lartë. Por pas këtyre fitoreve ai e ndjeu vehtën të fuqishëm dhe nuk iu bind më sulltanit. Këto veprimtari ngjallën shqetësimin e Stambollit dhe me nxitjen e Ahmet Kurt pashës sundimtar i Beratit thelluan dyshimet e sulltanit. Me 1775, Porta e Lartë e helmoi tinxërisht Plakun Bushatli dhe në vend të tij emëroi një pashë jo Bushatli, Mehmet Pashë Qysendilin.
  • 10. 3.0. PASHALLËKU I SHKODRËS NËN SUNDIMIN E KARA MAHMUT PASHË BUSHATLIUT (1775-1796) Emërimi i Mehmet pashë Qysendilit si mytesarif në Shkodër nuk u prit mirë. Me përkrahjen e qytetarve dhe malësorëve vendin e plakut Bushatli e zuri i biri i tij Mustafai, por Stambolli nuk e njohu këtë ndryshim. Duke shpresuar se do të shaktoi grindje në vend të Mustafait emëroi vëllain e tij Mahmut pashën. Porta e Lartë vendosi ti zhdukte dy udhëheqsit Bushatlinj. Ky rasti iu ofrua kur urdhëroi për ta shtypur kryengritjen greje në More dhe derebejt e pa bindur. Me urdhër të sulltanit u arrit të helmonte Mustafain. Nga ky rast Mehmet pasha filloi mbështetjen vetëm në forcën shoqrore dhe politike shqiptare. Sundimi i Kara Mahmutit zgjati 21 vjet dhe ky ishte sundimi më energjik në këtë Pashallëk. Fig 02 (Kara Mahmut Pasha Bushatliu)
  • 11. 3.1. FITORJA E KOSOVËS DHE NJË VARG BETEJ Kohë më parë Porta e Lartë ia kishte shkëputur Shkodrës, Malin e Zi dhe ia kishte dhënë valiut të Bosnjës me pretekstin se malazezët ishin sllav. Kara Mahmuti kërkoi kthimin e Malit të Zi valiu i Bosnjës nuk pranoi, at’herë ai sulmoi kështjellën e Podgoricës në fillim nuk e mori. Por pasi shpërthyen kryengritjet në Mal të Zi, Mahmut pasha mori kështjellën e Podgoricës dhe Shpuzës. Kara Mahmuti sulmoi dhe Ahmet Kurtin ku arriti ta mund. Në vitin 1785, Mahmut pasha e shpartalloi në Kosovë, Abdi pashën. Kjo fitore ia shtoi prestigjin jo vetëm në Shqipëri po dhe jashtë saj. Ai menjëherë tërhoqi vëmendjen e Rusisë dhe Austrisë të cilët po pregaditnin luft kundër Turqisë. Austria i premtoi se ai do bëhej një mbret i Shqipëris, si pasardhës i Kastriotëve. Kara Mahmuti thirri një kuvend të përbashkët në Podgoricë në vitin 1786, ku morën pjesë popullsia sllave e Malit të Zi, Bosnja dhe Hercegovina. Vendimet që mori kuvendi ishin bashkimi i forcave në luftë kundër turqëve dhe kjo lidhje u quajt Konfederata e Ilirikut. Kryetar i lidhjes u zgjodh Kara Mahmut pashë Bushatliu.
  • 12. 3.2. RRETHIMI I PARË I SHKODRËS (1787 ) Sulltani shpalli Mahmut pashën tradhtar. Ai ngarkoi Mahmut Ajdosi në krye të ekspeditës kundër Kara Mahmutit, me 5 maj pushtoi Tivarin dhe me 22 gusht 1787 pushtoi Ulqinin. Me 25 gusht 1787 rrethoi kështjellën e Rozafës qendresa e Kara Mahmutit zgjati 80 ditë. Me 25 nëntor 1787 malsorët e Hotit, Shoshit, Mirditës dhe tarafet e Tabakëve, Terzive ngrin krye kundër turkut. Kara Mahmuti at’herë doli nga kalaja dhe shpartalloi turqit. Kjo fitore kishte jehon të madhe në Shqipëri dhe jasht saj. 3.3. MARDHËNJET E JASHTMË TË PASHALLËKUT Afrimi i pashallëkut të Shkodrës me Austrinë katolike kundër Turqisë myslimane ngjalli paknaqësi e mjaft feudalëve të pashallëkut. Kjo paknaqësi përfshiu dhe vëllain e tij Ibrahimin. Kara Mahmuti i theu këto lëvizje kundërshtare. Për ta njohur sovranitetin e tij Austria i kërkoi të merte pjesë në luftë kundër Turqisë. Për ta bindur Austria dërgoi në Shqipëri ne vitin 1788 një delegacion të kryesuar nga De Broajar. Pos marrëveshjes Kara Mahmuti fitoi 50 mijë dukat. Austria nuk e respektoi marrveshjen pasi bëri aleancë me Malin e Zi pa dijenin e Kara Mahmutit. Me kuptimin e kësaj marrveshje Kara Mahmuti, sulmoi ushtrin austriake në afërsi të lumit të Bunës. Nga ku qast marveshja me Austrinë u prishë. Kara Mahmuti iu bashku në ndihmë Turiqis. Në vitin 1789 sulltani e fali dhe ia dha titullin e vezirit dhe komandant në fronin e Bosnjës. Kjo marrveshje me sulltanin bëri që konfederata e Ilirikut të prishej. Pasi u kthye në Shkodër e vazhdoi politiken e tij të pavarur ndaj sulltanit. Si rrjedhoj mardhënjet me Stambollin përsëri u prishën.
  • 13. 3.4. RËNDËSIA DHE KARAKTERI I PASHALLËKUT TË SHKODRËS Formimi i këtij pashallëku shqiptar shënon një kthesë të rëndësishme në historinë politike të Shqipërisë. Dy figura të rëndësishme Mehmet pashë Plaku, por në mënyr të veqantë pushtetin e forcoi Kara Mahmuti. Sundimi i tij përfshinte pjesën më të madhe të krahinës së Gegërisë dhe të Kosovës. Në krahasim me grindjet e mëdha feudale të më parshme tani qëllimi ishte shkëputja nga sulltani. Ata nuk ndryshuan karakterin klasor feudal të aparaturës (administrata, ushtria, gjyqet, burgjet etj) mbeti ashtu siq ishte më parë. Por kjo aparatur më nuk i shërbente Portës së Lartë por vetë Shkodrës. Shpesh herë konflikteve me Porten e Lartë iu shmangeshin duke e parë fuqin ushtarake të tyre. Por kur mardhënjet me Stambollin u acaruan, ai vepronte si shtet në vehte.
  • 14. 3.5. RRETHIMI I DYTË I SHKODRËS (1793) Kara Mahmuti edhe pas marrveshje së veproi në mënyr të pa varur pa e përfillur autoritetin e sulltanit. Gjatë viteve 1791-92, ai i sulmoi Malin e Zi ky sulm cenonte Traktatin e Sistovës ku Turqia ishte zotuar të mos e prekte Malin e Zi. Sulltan Selimi III e këshilloi të hiqte dorë nga këto vendime por Kara Mahmuti nuk ia vëri veshin. Kështu sulltan Selimi III urdhëroi të gjitha pashallëqet e Shqipërisë të merrnin pjesë kundër Shkodrës. Ushtria turke e udhëhequr nga Ebubeqir Pasha me 22 gusht 1793 hyri në Shkodër. Sulmet e turqëve nuk kishin sukses dhe u thyen nga ushtria e Kara Mahmutit. Kara Mahmuti në betejën kundër Palabardhit në Mal të Zi pësoi disfat përveq që humbi një numër të madh ushtarësh u vra edhe ai vetë me 22 shtator 1796. Menjëher pas vdekjes së tij sulltani emëroi mytesarif në Shkodër, Ibrahim pashë Bushatliun që e kishte tradhtuar disa herë Kara Mahmutin.
  • 15. 4.0. PASHALLËKU I SHKODRËS NËN QEVERISJEN E IBRAHIM PASHË BUSHATLIUT (1797-1809) DHE RËNIA E TIJ Me vdekjen e Kara Mahmutit mori fund dhe autonomia që gëzoi Pashallëku i Shodrës gjatë sundimit të tij. Pasardhësi i Kara Mahmutit, Ibrahim Pashë Bushatliu, nuk kishte as energjinë dhe as synimet e vëllait të vet. Ky përfaqësonte atë pjesë të feudalëve shqiptarë që nuk donin të shkëputeshin nga vartësia e sulltanit turk. Si përfaqësues i këtyre feudalëve gjysmë të turqizuar, ky ishte treguar më se një herë kundërshtar i politikës së Kara Mahmutit. Ibrahim Pasha ndoqi politikën e besnikërisë dhe të bindjes së plotë ndaj Portës së Lartë. Në vitet 1807-1809, Ibrahim Pasha i kaloi si një mytesarif i thjeshtë i sanxhakut të Shkodrës. Më 1809 ai ndërmori një ekspeditë kundër Tiranës për të shtënë në dorë qytetin që ishte zhytur në një luftë të ashpër midis tarafit të Molla Beut dhe feudalit Kapllan Pashë Toptanit. Por këtu, pas tri ditë luftimesh pësoi një disfatë të rëndë nga qytetarët tiranas. Disfata e detyroi Ibrahim Pashën të kthehej në Shkodër, ku pas pak kohe vdiq.
  • 16. 5.0. PASHALLËKU NË VITET 1822-1829, MUSTAF PASHË BUSHATLIU Me pjesëmarrjen në ekspeditën turke kundër Ali Pashë Tepelenës. Mustafa Pashë Bushatliu kontribuoi në shembjen jo vetëm të Pashallëkut të Janinës por edhe të Pashallëkut të Shkodrës. Ai i dha mundësi sulltanit të thyente njerën pas tjetrës dy qendrat kryesore dhe të organizuara të rezistencës shqiptare. Ky qëndrim i Mustafa Pashës u përcaktua jo vetëm nga rivaliteti i thellë feudal që vazhdonte midis dy sundimtarëve të fuqishëm të Shqipërisë por edhe nga pavendosmeria e tij për tu shkëputur prej vartësisë së sulltanit. Mustafa Pasha e vazhdoi politikën e bindjes ndaj Stambollit edhe pas vrasjes së Ali Pashës. Më 1822 ai mori pjesë në fushatën turke për shtypjen e revolucionit grek. Pas marrveshjes së paqës ruso-turke i pari që posoi ishte ushtria e Mustaf pashës. Me 4 tetor 1829 ushtritë ruse i ranë ushtrive shqiptare në Arnaut-Kalesi dhe i thyen. Me këtë disfatë Mustafa Pasha u detyrua të kthehej në Shkodër. Tani ky u gjend i izoluar përballë Portës së Lartë e cila, sapo i çliroi ushtritë nga fronti rus, i përgatiti ato për nënshtrimin e plotë të Shqipërisë. Me këtë mision u ngarkua vetë sadriazemi turk, Mehmet Reshit Pasha, i cili i filloi operacionet ushtarake më parë kundër Toskërisë dhe pastaj kundër Pashallëkut të Shkodrës.
  • 17. 6.0. SHTYPJA E PASHALLËKUT TË SHKODRËS (1831) Fushata turke kundër derebejve dhe feudalëve të pabindur të Toskërisë ishte një paralajmërim për Pashallëkun e Shkodrës. Megjithatë, Mustafa Pashë Bushatlliun nuk pranoi të merrte anën e feudalëve të jugut që kërkuan ndihmën e tij. Ky qëndrim pasiv solli izolimin e plotë të tij në fillim të vitit 1831 kur Porta e Lartë vendosi ekspeditën kundër Shkodrës. Më 4 janar 1831 sulltani ia hoqi Mustafa Pashës të drejtën e qeverisjes së Ohrit, Elbasanit, Dibrës dhe Dukagjinit të cilat i vuri nën sundimin e sadriazemit, Mehmet Reshit pashës. Mustafa pashës i njohu vetëm sundimin e Shkodrës. Me të njejtin ferman sulltani e urdhëronte Bushatlliun të pranonte në Shkodër vendosjen e një garnizoni të ushtrisë së re turke, dhe të fillohej nga çarmatimi i popullsisë. Për të shpëtuar nga sundimi apsolut turke ai bëri disa përpjekje por nuk mundi ti bënte ballë turqisë. Me dorëzimin e Mustafa Pashë Bushatlliut, Pashallëku i Shkodrës, pashallëku i fundit në Shqipëri, u shtyp. Me të mori fund periudha 12 vjeçare (1820-1831) e përpjekjeve të Portës së Lartë për nënshtrimin e oxhaqeve dhe derebejve shqiptarë, për të hapur rrugën e vendosjes së autoritetit shtetëror turk në Shqipëri.
  • 18. PËRFUNDIMI Pashallëku i Shkodrës përfshinte pjesën veriore të Shqiperisë. Ky pashallëk gjatë viteve 1733-1757 u ndesh me grindje të mëdha në mesë të familjeve oxhaqe të Begollajve, Çaushollajve dhe Bushatlinjëve. Pas shumë grindjeve në mesë tyre Bushatlinjët në krye me Mehmet Bushatliun morën sundimin afërsisht 75 vjecarë të Shkodrës 1757-1831. Sundimtarët më të njohur të këtij pashallëku ishin Mehmet pashë Plaku (1757-1775). Për një kohë të shkurt sulltani si sundimtar në Shkodër emëroi një jo Shkodranë, Mehmet Pashët Qystendilin i cili nuk u prit aspak mirë nga shkodranët dhe u detyrua të largohejë. Pas tij pashallëkun e Shkodrës e qeverisi i biri i Mehmet Plakut, Kara Mahmut Pashë Bushatliu i cili sundoi gjatë viteve 1775-1796 dhe ishte sundimtari me i sukseshum i këtijë pashallëku. Kara Mahmuti arriti ti zotroj disa krahina ndër to edhe një pjesë të Kosovës. Qëllimi i Kara Mahmutit ishte të bëhej sundimtari i vetum i Shqipërisë, për këtë arsye ai iu drejtua Austrisë dhe Rusisë të cilat po ia premtonin se do ta ndihmonin ta udhëhiqte tërë Shqipërinë. Gjatë sundimit të Kara Mahmutit pashallëku i Shkodrës po shikohej me një mëri nga Porta e Lartë e cila po iu friksohej një shkëputje nga ky pashallëk. Për këtë arsye Porta e Lartë disa herë e rrethoi kështjellen e Rozafës por nuk mund ta thyente kjo qëndresë sikur na e kujtonte kohën e Skenderbeut.
  • 19. Karakteri i këtij pashallëku ishta shkëputja nga administrimi i Stambollit. Me vdekjen e Kara Mahmutit mori fund dhe autonomia që gëzoi Pashallëku i Shkodrës gjatë sundimit të tij. Pasardhësi i Kara Mahmutit, Ibrahim Pashë Bushatliu, nuk kishte as energjinë dhe as synimet e vëllait të vet. Ky përfaqësonte atë pjesë të feudalëve shqiptarë që nuk donin të shkëputeshin nga vartësia e sulltanit turk. Pashallëku i Shkodrës nën qeverisjen e Mustafa pashë Bushatliut, i cili jo se e forcoi por dhe kontriboi në shembjen jo vetëm të pashallëkut të Janinës por edhe të pashallëkut të Shkodrës duke marrë pjese përkrah turqëve në ekspeditat e tyre. Pashallëku i Shkodrës u shtyp në vitin 1831. Por kjo nuk ishte qendresa e fundit e Shqiptarëve për të drejtën kombtare vetëm në Shkodër ndodhën një varg kryengritjesh. Përmes këtijë punimi seminarik shpresoj se para jush arrita të servojë informacine të reja për këtë pashallëk për rrezistencen e tij dhe qëllimet që kishte të rëndësishme për historinë e Shqipërisë . Normalisht se ky punim lë hapsirë për këshilla, sygjerime dhe kritika të cilat janë të mirëseardhura.
  • 20. LITERATURA A). 1. “HISTORIA E POPULLIT SHQIPTAR” VËLLIMI I, TIRANË, 1967 2. “ HISTORIA E POPULLIT SHQIPTAR”, VËLLIMI I, TIRANË, 2002 3. KRYEZIU, SEDAT “ KOSOVA NË PASHALLËKUN E SHKODRËS” PRISHTINË, 2010 4. BUSHATI, HAMDI “BUSHATLLINJËT” SHKODËR, 2003 5. JAZEXHIU, OLSI “THE ALBANIAN PASHALIK OF SHKODRA UNDER BUSHATLIS” 2002 ( Përkthyer: Dr. Venemin Dashit, Tiranë ) B). 1. http://en.ëikipedia.org/ëiki/Kara_Mahmud_Bushati (14.05.2014) 2. http://sq.ëikipedia.org/ëiki/Bushatllinjt%C3%AB (14.05.2014) 3. http://sq.ëikipedia.org/ëiki/Pashall%C3%ABku_i_Shkodr%C3%ABs (14.05.2014)