SlideShare a Scribd company logo
1 of 4
Download to read offline
Konferenca "Ditët Informative të Tempusit në Shqipëri" - 16 nëntor 2005
1
Cili eshte motivi i qendrimit ne Danimarke?
Në Danimarkë qendrova 6 javë (dhe 1 javë në itali). Motivi i vizitës në këtë vend
ishte realizimi i disa objektiva që lidhen me punën si pedagog i Edukimit Artistik Visual
në Fakultetin e Mësuesisë të Universitetit ”A.Xhuvani” Elbasan. Këto objektiva ndihmojnë
në përmirësimin e programeve mësimore të Artit Visual, që zhvillohet në edukimin e
moshave 3 – 18 vjet. Një pjesë e këtyre programeve kushtëzohen me njohjen e Arteve
Figurative, nga ku kam mundësinë potenciale të observoj trajtimin strukturor të procesit
mësimor në linjë paralele me funksionet e artit, si:
vlerat ndjesore,
parimet e ndërtimit të punës,
procesi analitik i krijimit,
lidhja e artit me historinë dhe kulturën,
vlerësimi i individualitetetve në pozicione të ndryshme etj…
Trajnimi me ndihmen e Programit "Tempus", nëpërmjet një burse 7 javore në Danimarkë
(dhe Itali) ofronte njohjen e eksperiancave dhe mundësinë për grumbullimin e
materialeve, që ndihmojnë në rishikimin e programeve (atje ku duhet) për të lehtësuar
”Hyrjen në Art” të fëmijëve, me synimin për të edukuar një qytetar modern e të kulturuar në
shkollën tonë.
Nisur nga këto objektiva kam ndjekur punën në disa institucione arsimore si Kolegji
i Edukatorëve për Kopshte Fëmijësh (Viborg) - ku ishin djem ata që studjonin për rritjen
dhe edukimin e fëmijëve parashkollor, Shkolla të Ciklit Ulët, Ciklit të Lartë (Herning),
Kolegje të Arësimit të Lartë ku dhe kam ndjekur disa senca të ndryshme mësimor (Viborg,
Herning, Norre Nissum), kam vizituar muze historie, kulture, muze arti, ekspozita, galeri
kontemporane etj…(Herning, Struer, Holstebro, Sonderbigard dhe Arhus).
♦ Midis një hapësire sociale të tillë mendoj se më tepër se sa të mësuarit
e eksperiencave të panjohura, të krijohet mundësia për të filtruar idetë e tua
personale dhe të njihesh realisht me aftësitë individuale, që zotëron brenda teje,
duke u konvertuar në një vizionar në përputhje me kërkesat e arsimimit dhe
edukimit në vendin tënd.
Përmes kontakteve me shkolla, kolegje dhe institucione artistike e arsimore, pashë se
prioritetet kryesore në shkollën daneze janë edukimi kulturor i brezit të ri nëpërmjet
lëndëve të artit dhe sporteve, dhe të gjitha lëndët e tjera integrohen me lëndët artistike, për
t'u asimiluar më shpejtë dhe lehtë nga fëmijët.
Më vjen ndërmend një shkrim i z. Betim Muco në vitet 1991 a 92, pasi ishte kthyer nga
Japonia me mbresat që i kishte lënë zhvillimi i arsimit japonez, ku edukimi infiltrohej
nëpërmjet lëndëve artistike dhe sportive, që ndihmojnë në edukimin modern të shtetasve
të vet, të cilët edhe nëse nuk do të punojnë, sipas profilit të shkollimit, do të kenë aftësinë
të edukojnë fëmijë të shëndetshëm brenda familjes së tyre, një vizion modern i edukimit.
♦ Pra shkolla daneze, në përgjithësi (përjashto Akademinë e Arteve), nuk
synon edukimin profesional dhe kopetent në lëndën e Edukimit Vizual, por synon të
pajisë nxënësit me një ombrellë mbrojtëse në rrugën e jetës, nëpërmjet aftësimit
praktik në realizimin e punimeve artistike, të cilat ofrojnë njohuri mbi problemet e artit dhe
mundësojnë atë të kuptojë parimet e Kulturës Pamore Figurative, në funksion të
Konferenca "Ditët Informative të Tempusit në Shqipëri" - 16 nëntor 2005
2
komunikimit me ambientin dhe realitetin ku jeton e punon, duke aplikuar rregulla ,
metoda, koncepte, parime, ligje dhe teori të mendimit esteto - filozofik.
Analizat, sintezat dhe evoluimet i takojnë profesionalizmit, i cili nga teoritë e
njohjes pjesë - pjesë dhe ajo e lëvizjes spirale në zgjerimin e njohurive, ka kaluar në
teorinë moderne të njohjes.
Kjo teori ndjek rrugën nga Përshtatja (Akomodimi) në Përvetësimin e Njohurive (Asimilimi),
nëpërmjet një metode, cikli të vazhdueshëm, bazuar në respektimin e tre faktorëve
ndërtimorë të mësimit, që nis me:
1. Eksperimentin (zgjedhjen e materialeve te punës nga vetë nxënësi)
2. Eksperiencat (marrja parasysh e përvojave dhe njohurive të vetë
fëmijëve) dhe
3. Reflektimi (Përshtatja e vëzhgimit nga ana e mësuesit në përputhje me
situatat e punës që synon nxënësi).
Të tre këta faktorë në bashkëveprim ofrojnë një përvetësim konceptual, të
qëndrueshëm e jo formal.
Në ballafaqim me këtë teori vlen të gjykojmë se tek ne rezulton shpesh e kundërta, nën
imponimin e diktatit nga ana e mësuesit për çdo veprim të kryer nga nxënësit, deri në një
formalizëm absurd e të shterpët, në krijimin e ideve uniforme e jo aktive, që i tret harresa
me kalimin e kohës, ose ofrojnë varfërimin e vullnetit të njeriut për të mësuar e punuar.
Për më tepër tek ne ky fenomen thellohet negativisht edhe në marrëdhenie profesionale
kolegësh dhe epror - vartës, ku pedagogu jep një lëndë që nuk i është marrë mendimi as
për Projektimin, as Emërtimin e saj. Shpesh mjafton të njohësh anglisht dhe i zhvillon të
gjitha lëndët mësimore, dhe për më keq kur nuk dinë anglisht e kthejnë shkollën në një
strukturë jofleksibël, me tendenca organizimi të ashpër ose libral, ekstreme ku puqen
vetëm interesa personale në dëm të modernizimit të arsimit kombëtar.
♦ Gjatë kontakteve me shkollat daneze njoha vetëm një parim, që rregullin e
rrezaton gjithësecili nga vetëdija e të qënit komunitet, parimi themelor i ekzistencës.
Përgjegjësitë zhvillohen vetëm nëpërmjet stimulimit të nxënësve e studentëve. Aty nuk
ekzistonte ankthi i të mbeturit në klasë, por dëshira për të përvetësuar njohuri dhe
admirimi për mësimdhënësit e tyre.
Mësimi realizohej në mënyrë krejt të lirë, dikush mund të hajë ushqimin, në tjetër
shtrihet në dysheme për të vizatuar, dalin e hyjnë në klasë, por asnjë zhurmë nuk ndjehet,
sikur të jesh në laborator. Dyert e klasave nuk mbyllen asnjë çast. Në pritjen që na bënë
disa shkolla në vizitat që isha me një grup pedagogësh francez, kontakti i parë ishte
nxënës e mësues këndonin hymnin e tyre kombëtar për nder të mysafirëve, me tekstin e
projektuar në murin përballë sallës dhe shoqëruar me një istrument muzikor, dhe ajo që
më la mbresë të thellë ishte Rektori i Kolegjit që këndonte me pasion midis rradhëve të
kolegëve dhe studentëve në sallë sikur të ishin një asambël artistik.
♦ Kurrikulat përgatiteshin nga Titullari, Mësuesit dhe Prindërit, madje Prindërit
gëzonin të drejtën për të futur në programe tema mësimore që lidhen me problemet që
shohin për t'u zgjidhur tek fëmijët e tyre.
Konferenca "Ditët Informative të Tempusit në Shqipëri" - 16 nëntor 2005
3
Zhvillimi Historik i Edukimit Vizual në shkollën daneze lëvizte çuditërisht brenda një
periudhe kohore 60 vjeçare në lëvizjen e akrepave dialektik të veprimit.
* Në vitet '30 shkolla bazohej në teoritë e materializmit mekanik, duke i kushtuar më
tepër vëmendje observimit material të formave, dritës, linjave etj , nëpërmjet atij që ne e
quajmë Vizatimi nga Natyra.
* Në vitet '50 shkolla bazohej në teoritë e idealizmit mekanik, duke i dhënë përparësi
strukturimit dhe grupimeve abstrakte të objekteve, formave, ngjyrave etj., nëpërmjet
Vizatimit Dekorativ, i cili ofronte mundësira modelimi arketipesh të specieve apo
objekteve ngjashëm. Në këtë kohë kryhet paralelisht edhe një Reformë Pedagogjike e
marrëdhënieve dhe komunikimit brenda sistemit arsimor, mbi bazën e stimulimit të
përgjegjësive brenda punës në kolektiv, duke shmangur psikologjinë e urrejtjes dhe
xhelozisë nëpërmjet mirësjelljes dhe respektit.
* Në vitet '60 - '70 shkolla kapërcen prej një procesi mekanik në atë dialektik, duke u
mbështetur në teorinë e idealizmit dialektik, nëpërmjet atyre orëve mësimore që ne i
quajmë Biseda, Diskutime mbi Artin, dhe Komunikime mbi vlerat konkrete në art. Kjo
tendencë i jepte rëndësi zhvillimit të Kulturës Vizuale në shkollat e asaj kohe që ishin nën
influencën e Lëvizjeve Shoqërore e Kulturore dhe Politike të Kohës, si dhe rëndësia dhe
përmasat e artit figurativ në atë kohë ndjente ngritje të dukshme.
* Në vitet '80 e deri më sot shkolla daneze bazohet në teoritë e materializmit dialektik,
duke vepruar brenda një procesi të plotë zhvillimi i cili mbështetet fort mbas funksioneve
që ofron Vizatimi Tematik, i cili si një aktivitet krijues projekton fusha veprimi të
ndërthurura ndërmjet imagjinatës që nxit tematika e vizatimit, observimit dhe vëzhgimit të
përgjithshëm e të detajuar të natyrës, që na rrethon, në vizatimet nga natyra, dhe
abstragimit stilizues e individual të formave, linjave, ngjyrave etj...në vizatimet dekorative.
Ky stad kërkon më tepër pjekuri dhe korrelim lëndor në procesin mësimor, sepse
mbizotërohet nga një fushë perceptimi e gjerë, që ndihmon për të nxjerrë në pah aftësitë
mendore. Rol në aplikimin e kësaj rruge mund të ketë edhe Taxonomia e Blumit mbi
objektivat e edukimit (njohja, komunikimi, aplikimi - për nivelet e ulëta dhe analiza, sinteza,
evoluimi - për nivele të larta mendore.
♦ I gjithë ky proces dialektik i Edukimit Pamor Figurativ bazohet edhe në
shtratin e gjerë e të thellë të arteve figurative daneze dhe në fondin e gjerë të
muzeve dhe galerive të artit në Danimarkë.
Arti figurativ danez ofron një gamë të gjerë shijesh e cila depërton tek vizitori dhe
e bën të ndjehet në lëvizje idesh e shartesash të brendshme. I tillë është kontakti i parë
me ”Muzeun e artit” në Herning ku dallohej qartë që arti kishte kaluar në etapa të plota,
evidentohej edhe tema sociale e fillim shekullit të 20-të brenda një gjuhe klasike e të
realismit kritik, por me një teknikë të lartë në gjuhën grafike edhe pse në miniaturë, deri tek
kompozimet konvencionale-matematikore, të cilat qëndronin përballë vizitorit, të gatshme
për të ndërtuar subjekte të ndryshme në planin kompozicional, me pretendime të larta
artistike. Por figura më sugjestive e artit danez është Karl Hening Pedersen, piktor që
për nga forca intelektuale që mbartin veprat e tij ngjason me Pikason. Veprat e tij ndodhen
në muzeun ”Carl-Henning Pedersen” në Herning, në qytetin e tij ku dhe sot vazhdon të
jetojë në moshën 99 vjeçare. Ky muze është ngritur me donacionet e qytetarëve të cilët
shkonin përditë në shtëpinë e tij dhe nuk mund të përballoheshin në hapësirën ku jetonte.
Konferenca "Ditët Informative të Tempusit në Shqipëri" - 16 nëntor 2005
4
Veprat e tij janë si një poemë me figura, linja e ngjyra, subjekt i të cilave janë zog, anije,
kal, peshk, kështjellë, pemë, gjethe etj…ndaj dhe njerëzit thonë ato janë krijime të
përfytyrimit që ekziston tek secili prej nesh dhe nëpërmjet këtij thesari kolektiv neve na
ofrohet gjithçka. Ndaj mendoj që këta artistë të mëdhej të grupit COBRA (COpenhagen-
BRussels-Amsterdam), si Asger Jorn, Henry Heerup, Alechinsky, Karel Appel, Carl
Pedersen etj ..me artin e tyre të strukturuar nën influencën e drejtimit abstrakt dhe
surealist të Ernest Miro, Mark Shagall, Pikaso, Xhiakometi, Pol Kle dhe Kandinski dhe të
frymëzuar nga fryma poetike e kulturës daneze i kanë ofruar një bazë të fortë
edukimit Artistik Vizual në shkollën daneze.
Pikturat e piktorit të madh danez Per Kikerby, një nga më të adhuruarit e publikut danez e
europian, madje pata mundësi të shoh një film që ishin regjistruar në studio seanca të tëra
për realizimin e një pikture monumentale, nëpërmjet së cilës kuptova mekanizmin e
procesit të tij krijues që transformohesh nga një gjuhë reale e konkrete në një forme e
kolorit impresiv, sikur të kishte luajtur e zhgarravitur një fëmijë, por me ngarkesa
intelektuale e surrealiste për të rriturit, gati deri në një besim religjioz.
♦ Si përfundim në këtë përshkrim mbresash të shpejta dhe intensive, mendoj
se gjendet hapësira e duhur për të reflektuar moralisht mbi mënyrën e organizimit të punës
në ndërtimin e institucioneve, programeve dhe mardhenieve etiko - morale. Krenari është
vetëm modestia ajo na shtyn drejt ndryshimeve brenda vetes në dobi të komunitetit.
FALEMINDERIT!
bujar kapllani
16 nentor 2005
Elbasan

More Related Content

Viewers also liked

0 - Diploma - Punimi Fundit
0 - Diploma - Punimi Fundit0 - Diploma - Punimi Fundit
0 - Diploma - Punimi Fundit
Bujar Kapllani
 
R. E. M. (tradução) todo mundo sofre
R. E. M.  (tradução) todo mundo sofreR. E. M.  (tradução) todo mundo sofre
R. E. M. (tradução) todo mundo sofre
pietra bravo
 
Componentes
ComponentesComponentes
Componentes
dodi1997
 
JonBrown_Portfolio_1504
JonBrown_Portfolio_1504JonBrown_Portfolio_1504
JonBrown_Portfolio_1504
Jon Brown
 
Gerenciamento de Resíduos Sólidos
Gerenciamento de Resíduos SólidosGerenciamento de Resíduos Sólidos
Gerenciamento de Resíduos Sólidos
Phelipe Gonçalves
 

Viewers also liked (17)

lOGO kONFERENCE
lOGO kONFERENCElOGO kONFERENCE
lOGO kONFERENCE
 
0 - Diploma - Punimi Fundit
0 - Diploma - Punimi Fundit0 - Diploma - Punimi Fundit
0 - Diploma - Punimi Fundit
 
Boekje inspiratietoer
Boekje inspiratietoerBoekje inspiratietoer
Boekje inspiratietoer
 
Лекция 14 Матрицы
Лекция 14 МатрицыЛекция 14 Матрицы
Лекция 14 Матрицы
 
Read me
Read meRead me
Read me
 
Imformatica
ImformaticaImformatica
Imformatica
 
Monografia carlos rocano 3ro b
Monografia carlos rocano 3ro bMonografia carlos rocano 3ro b
Monografia carlos rocano 3ro b
 
Early Adolescent Development
Early Adolescent DevelopmentEarly Adolescent Development
Early Adolescent Development
 
αυτo – πορτραίτα
αυτo – πορτραίτααυτo – πορτραίτα
αυτo – πορτραίτα
 
R. E. M. (tradução) todo mundo sofre
R. E. M.  (tradução) todo mundo sofreR. E. M.  (tradução) todo mundo sofre
R. E. M. (tradução) todo mundo sofre
 
Marketing Online: o que realmente funciona?
Marketing Online: o que realmente funciona?Marketing Online: o que realmente funciona?
Marketing Online: o que realmente funciona?
 
Componentes
ComponentesComponentes
Componentes
 
JonBrown_Portfolio_1504
JonBrown_Portfolio_1504JonBrown_Portfolio_1504
JonBrown_Portfolio_1504
 
Periiferiicos
PeriiferiicosPeriiferiicos
Periiferiicos
 
Gerenciamento de Resíduos Sólidos
Gerenciamento de Resíduos SólidosGerenciamento de Resíduos Sólidos
Gerenciamento de Resíduos Sólidos
 
Sistema Político Salvadoreño
Sistema Político SalvadoreñoSistema Político Salvadoreño
Sistema Político Salvadoreño
 
Presentación 2 mod 2 prcpcn y prndzj
Presentación 2 mod   2 prcpcn y prndzjPresentación 2 mod   2 prcpcn y prndzj
Presentación 2 mod 2 prcpcn y prndzj
 

Similar to Tempus 16 NentorDanimarka

Filozofia e Edukimit(Punimi ne ppt)
Filozofia e Edukimit(Punimi ne ppt)Filozofia e Edukimit(Punimi ne ppt)
Filozofia e Edukimit(Punimi ne ppt)
Vilma Hoxha
 
Metodologjia dhe puna_praktike_nga_teknologjia
Metodologjia dhe puna_praktike_nga_teknologjiaMetodologjia dhe puna_praktike_nga_teknologjia
Metodologjia dhe puna_praktike_nga_teknologjia
anele892
 
Metodologjia dhe puna_praktike_nga_teknologjia
Metodologjia dhe puna_praktike_nga_teknologjiaMetodologjia dhe puna_praktike_nga_teknologjia
Metodologjia dhe puna_praktike_nga_teknologjia
anele892
 
Met ndervepruese mesimin_mat
Met ndervepruese mesimin_matMet ndervepruese mesimin_mat
Met ndervepruese mesimin_mat
Seadin Xhaferi
 
Projekt qytetarie "Petro Nini Luarasi"
Projekt qytetarie "Petro Nini Luarasi"Projekt qytetarie "Petro Nini Luarasi"
Projekt qytetarie "Petro Nini Luarasi"
Matilda Gremi
 
Portfolio nga Gentrit Kastrati
Portfolio nga Gentrit KastratiPortfolio nga Gentrit Kastrati
Portfolio nga Gentrit Kastrati
Gentrit Kastrati
 
Filozofia e edukimit(teme mikroteze)
Filozofia e edukimit(teme mikroteze)Filozofia e edukimit(teme mikroteze)
Filozofia e edukimit(teme mikroteze)
Vilma Hoxha
 
Psikologjia e zhvillimit të fëmijës
Psikologjia e zhvillimit të fëmijësPsikologjia e zhvillimit të fëmijës
Psikologjia e zhvillimit të fëmijës
Anida Rroshi
 
Etikaekriminalistikes 111219032200-phpapp02
Etikaekriminalistikes 111219032200-phpapp02Etikaekriminalistikes 111219032200-phpapp02
Etikaekriminalistikes 111219032200-phpapp02
Ministry of Health
 

Similar to Tempus 16 NentorDanimarka (20)

Filozofia e Edukimit(Punimi ne ppt)
Filozofia e Edukimit(Punimi ne ppt)Filozofia e Edukimit(Punimi ne ppt)
Filozofia e Edukimit(Punimi ne ppt)
 
E shtuna krijuese tek Udha e shkronjave
E shtuna krijuese tek Udha e shkronjaveE shtuna krijuese tek Udha e shkronjave
E shtuna krijuese tek Udha e shkronjave
 
Metodologjia dhe puna_praktike_nga_teknologjia
Metodologjia dhe puna_praktike_nga_teknologjiaMetodologjia dhe puna_praktike_nga_teknologjia
Metodologjia dhe puna_praktike_nga_teknologjia
 
Metodologjia dhe puna_praktike_nga_teknologjia
Metodologjia dhe puna_praktike_nga_teknologjiaMetodologjia dhe puna_praktike_nga_teknologjia
Metodologjia dhe puna_praktike_nga_teknologjia
 
Met ndervepruese mesimin_mat
Met ndervepruese mesimin_matMet ndervepruese mesimin_mat
Met ndervepruese mesimin_mat
 
Projekt qytetarie "Petro Nini Luarasi"
Projekt qytetarie "Petro Nini Luarasi"Projekt qytetarie "Petro Nini Luarasi"
Projekt qytetarie "Petro Nini Luarasi"
 
NJË SHKOLLË MIQËSORE PËR TË GJITHË....SHKOLLË KOMUNITARE
NJË SHKOLLË MIQËSORE PËR TË GJITHË....SHKOLLË KOMUNITARENJË SHKOLLË MIQËSORE PËR TË GJITHË....SHKOLLË KOMUNITARE
NJË SHKOLLË MIQËSORE PËR TË GJITHË....SHKOLLË KOMUNITARE
 
Nje bashkepunim i suksesshem
Nje bashkepunim i suksesshemNje bashkepunim i suksesshem
Nje bashkepunim i suksesshem
 
Manual, parandalimi dhunes MASHT Kosove
Manual, parandalimi dhunes MASHT KosoveManual, parandalimi dhunes MASHT Kosove
Manual, parandalimi dhunes MASHT Kosove
 
METODOLOGJIA E MËSIMDHËNIES BASHKËKOHORE
METODOLOGJIA E MËSIMDHËNIES BASHKËKOHOREMETODOLOGJIA E MËSIMDHËNIES BASHKËKOHORE
METODOLOGJIA E MËSIMDHËNIES BASHKËKOHORE
 
Portfolio nga gentrit kastrati
Portfolio nga gentrit kastratiPortfolio nga gentrit kastrati
Portfolio nga gentrit kastrati
 
Portfolio nga Gentrit Kastrati
Portfolio nga Gentrit KastratiPortfolio nga Gentrit Kastrati
Portfolio nga Gentrit Kastrati
 
Plani Qytetari 8-Erik - OK-2022.doc
Plani Qytetari 8-Erik - OK-2022.docPlani Qytetari 8-Erik - OK-2022.doc
Plani Qytetari 8-Erik - OK-2022.doc
 
Ese Pedagogjie
Ese PedagogjieEse Pedagogjie
Ese Pedagogjie
 
Mesimi Bashkekohor
Mesimi  BashkekohorMesimi  Bashkekohor
Mesimi Bashkekohor
 
Filozofia e edukimit(teme mikroteze)
Filozofia e edukimit(teme mikroteze)Filozofia e edukimit(teme mikroteze)
Filozofia e edukimit(teme mikroteze)
 
Liber_Mesuesi_Qytetaria_7.docxcv ffff vv
Liber_Mesuesi_Qytetaria_7.docxcv ffff    vvLiber_Mesuesi_Qytetaria_7.docxcv ffff    vv
Liber_Mesuesi_Qytetaria_7.docxcv ffff vv
 
Psikologjia e zhvillimit të fëmijës
Psikologjia e zhvillimit të fëmijësPsikologjia e zhvillimit të fëmijës
Psikologjia e zhvillimit të fëmijës
 
Etikaekriminalistikes 111219032200-phpapp02
Etikaekriminalistikes 111219032200-phpapp02Etikaekriminalistikes 111219032200-phpapp02
Etikaekriminalistikes 111219032200-phpapp02
 
Etika e kriminalistikes
Etika e kriminalistikesEtika e kriminalistikes
Etika e kriminalistikes
 

Tempus 16 NentorDanimarka

  • 1. Konferenca "Ditët Informative të Tempusit në Shqipëri" - 16 nëntor 2005 1 Cili eshte motivi i qendrimit ne Danimarke? Në Danimarkë qendrova 6 javë (dhe 1 javë në itali). Motivi i vizitës në këtë vend ishte realizimi i disa objektiva që lidhen me punën si pedagog i Edukimit Artistik Visual në Fakultetin e Mësuesisë të Universitetit ”A.Xhuvani” Elbasan. Këto objektiva ndihmojnë në përmirësimin e programeve mësimore të Artit Visual, që zhvillohet në edukimin e moshave 3 – 18 vjet. Një pjesë e këtyre programeve kushtëzohen me njohjen e Arteve Figurative, nga ku kam mundësinë potenciale të observoj trajtimin strukturor të procesit mësimor në linjë paralele me funksionet e artit, si: vlerat ndjesore, parimet e ndërtimit të punës, procesi analitik i krijimit, lidhja e artit me historinë dhe kulturën, vlerësimi i individualitetetve në pozicione të ndryshme etj… Trajnimi me ndihmen e Programit "Tempus", nëpërmjet një burse 7 javore në Danimarkë (dhe Itali) ofronte njohjen e eksperiancave dhe mundësinë për grumbullimin e materialeve, që ndihmojnë në rishikimin e programeve (atje ku duhet) për të lehtësuar ”Hyrjen në Art” të fëmijëve, me synimin për të edukuar një qytetar modern e të kulturuar në shkollën tonë. Nisur nga këto objektiva kam ndjekur punën në disa institucione arsimore si Kolegji i Edukatorëve për Kopshte Fëmijësh (Viborg) - ku ishin djem ata që studjonin për rritjen dhe edukimin e fëmijëve parashkollor, Shkolla të Ciklit Ulët, Ciklit të Lartë (Herning), Kolegje të Arësimit të Lartë ku dhe kam ndjekur disa senca të ndryshme mësimor (Viborg, Herning, Norre Nissum), kam vizituar muze historie, kulture, muze arti, ekspozita, galeri kontemporane etj…(Herning, Struer, Holstebro, Sonderbigard dhe Arhus). ♦ Midis një hapësire sociale të tillë mendoj se më tepër se sa të mësuarit e eksperiencave të panjohura, të krijohet mundësia për të filtruar idetë e tua personale dhe të njihesh realisht me aftësitë individuale, që zotëron brenda teje, duke u konvertuar në një vizionar në përputhje me kërkesat e arsimimit dhe edukimit në vendin tënd. Përmes kontakteve me shkolla, kolegje dhe institucione artistike e arsimore, pashë se prioritetet kryesore në shkollën daneze janë edukimi kulturor i brezit të ri nëpërmjet lëndëve të artit dhe sporteve, dhe të gjitha lëndët e tjera integrohen me lëndët artistike, për t'u asimiluar më shpejtë dhe lehtë nga fëmijët. Më vjen ndërmend një shkrim i z. Betim Muco në vitet 1991 a 92, pasi ishte kthyer nga Japonia me mbresat që i kishte lënë zhvillimi i arsimit japonez, ku edukimi infiltrohej nëpërmjet lëndëve artistike dhe sportive, që ndihmojnë në edukimin modern të shtetasve të vet, të cilët edhe nëse nuk do të punojnë, sipas profilit të shkollimit, do të kenë aftësinë të edukojnë fëmijë të shëndetshëm brenda familjes së tyre, një vizion modern i edukimit. ♦ Pra shkolla daneze, në përgjithësi (përjashto Akademinë e Arteve), nuk synon edukimin profesional dhe kopetent në lëndën e Edukimit Vizual, por synon të pajisë nxënësit me një ombrellë mbrojtëse në rrugën e jetës, nëpërmjet aftësimit praktik në realizimin e punimeve artistike, të cilat ofrojnë njohuri mbi problemet e artit dhe mundësojnë atë të kuptojë parimet e Kulturës Pamore Figurative, në funksion të
  • 2. Konferenca "Ditët Informative të Tempusit në Shqipëri" - 16 nëntor 2005 2 komunikimit me ambientin dhe realitetin ku jeton e punon, duke aplikuar rregulla , metoda, koncepte, parime, ligje dhe teori të mendimit esteto - filozofik. Analizat, sintezat dhe evoluimet i takojnë profesionalizmit, i cili nga teoritë e njohjes pjesë - pjesë dhe ajo e lëvizjes spirale në zgjerimin e njohurive, ka kaluar në teorinë moderne të njohjes. Kjo teori ndjek rrugën nga Përshtatja (Akomodimi) në Përvetësimin e Njohurive (Asimilimi), nëpërmjet një metode, cikli të vazhdueshëm, bazuar në respektimin e tre faktorëve ndërtimorë të mësimit, që nis me: 1. Eksperimentin (zgjedhjen e materialeve te punës nga vetë nxënësi) 2. Eksperiencat (marrja parasysh e përvojave dhe njohurive të vetë fëmijëve) dhe 3. Reflektimi (Përshtatja e vëzhgimit nga ana e mësuesit në përputhje me situatat e punës që synon nxënësi). Të tre këta faktorë në bashkëveprim ofrojnë një përvetësim konceptual, të qëndrueshëm e jo formal. Në ballafaqim me këtë teori vlen të gjykojmë se tek ne rezulton shpesh e kundërta, nën imponimin e diktatit nga ana e mësuesit për çdo veprim të kryer nga nxënësit, deri në një formalizëm absurd e të shterpët, në krijimin e ideve uniforme e jo aktive, që i tret harresa me kalimin e kohës, ose ofrojnë varfërimin e vullnetit të njeriut për të mësuar e punuar. Për më tepër tek ne ky fenomen thellohet negativisht edhe në marrëdhenie profesionale kolegësh dhe epror - vartës, ku pedagogu jep një lëndë që nuk i është marrë mendimi as për Projektimin, as Emërtimin e saj. Shpesh mjafton të njohësh anglisht dhe i zhvillon të gjitha lëndët mësimore, dhe për më keq kur nuk dinë anglisht e kthejnë shkollën në një strukturë jofleksibël, me tendenca organizimi të ashpër ose libral, ekstreme ku puqen vetëm interesa personale në dëm të modernizimit të arsimit kombëtar. ♦ Gjatë kontakteve me shkollat daneze njoha vetëm një parim, që rregullin e rrezaton gjithësecili nga vetëdija e të qënit komunitet, parimi themelor i ekzistencës. Përgjegjësitë zhvillohen vetëm nëpërmjet stimulimit të nxënësve e studentëve. Aty nuk ekzistonte ankthi i të mbeturit në klasë, por dëshira për të përvetësuar njohuri dhe admirimi për mësimdhënësit e tyre. Mësimi realizohej në mënyrë krejt të lirë, dikush mund të hajë ushqimin, në tjetër shtrihet në dysheme për të vizatuar, dalin e hyjnë në klasë, por asnjë zhurmë nuk ndjehet, sikur të jesh në laborator. Dyert e klasave nuk mbyllen asnjë çast. Në pritjen që na bënë disa shkolla në vizitat që isha me një grup pedagogësh francez, kontakti i parë ishte nxënës e mësues këndonin hymnin e tyre kombëtar për nder të mysafirëve, me tekstin e projektuar në murin përballë sallës dhe shoqëruar me një istrument muzikor, dhe ajo që më la mbresë të thellë ishte Rektori i Kolegjit që këndonte me pasion midis rradhëve të kolegëve dhe studentëve në sallë sikur të ishin një asambël artistik. ♦ Kurrikulat përgatiteshin nga Titullari, Mësuesit dhe Prindërit, madje Prindërit gëzonin të drejtën për të futur në programe tema mësimore që lidhen me problemet që shohin për t'u zgjidhur tek fëmijët e tyre.
  • 3. Konferenca "Ditët Informative të Tempusit në Shqipëri" - 16 nëntor 2005 3 Zhvillimi Historik i Edukimit Vizual në shkollën daneze lëvizte çuditërisht brenda një periudhe kohore 60 vjeçare në lëvizjen e akrepave dialektik të veprimit. * Në vitet '30 shkolla bazohej në teoritë e materializmit mekanik, duke i kushtuar më tepër vëmendje observimit material të formave, dritës, linjave etj , nëpërmjet atij që ne e quajmë Vizatimi nga Natyra. * Në vitet '50 shkolla bazohej në teoritë e idealizmit mekanik, duke i dhënë përparësi strukturimit dhe grupimeve abstrakte të objekteve, formave, ngjyrave etj., nëpërmjet Vizatimit Dekorativ, i cili ofronte mundësira modelimi arketipesh të specieve apo objekteve ngjashëm. Në këtë kohë kryhet paralelisht edhe një Reformë Pedagogjike e marrëdhënieve dhe komunikimit brenda sistemit arsimor, mbi bazën e stimulimit të përgjegjësive brenda punës në kolektiv, duke shmangur psikologjinë e urrejtjes dhe xhelozisë nëpërmjet mirësjelljes dhe respektit. * Në vitet '60 - '70 shkolla kapërcen prej një procesi mekanik në atë dialektik, duke u mbështetur në teorinë e idealizmit dialektik, nëpërmjet atyre orëve mësimore që ne i quajmë Biseda, Diskutime mbi Artin, dhe Komunikime mbi vlerat konkrete në art. Kjo tendencë i jepte rëndësi zhvillimit të Kulturës Vizuale në shkollat e asaj kohe që ishin nën influencën e Lëvizjeve Shoqërore e Kulturore dhe Politike të Kohës, si dhe rëndësia dhe përmasat e artit figurativ në atë kohë ndjente ngritje të dukshme. * Në vitet '80 e deri më sot shkolla daneze bazohet në teoritë e materializmit dialektik, duke vepruar brenda një procesi të plotë zhvillimi i cili mbështetet fort mbas funksioneve që ofron Vizatimi Tematik, i cili si një aktivitet krijues projekton fusha veprimi të ndërthurura ndërmjet imagjinatës që nxit tematika e vizatimit, observimit dhe vëzhgimit të përgjithshëm e të detajuar të natyrës, që na rrethon, në vizatimet nga natyra, dhe abstragimit stilizues e individual të formave, linjave, ngjyrave etj...në vizatimet dekorative. Ky stad kërkon më tepër pjekuri dhe korrelim lëndor në procesin mësimor, sepse mbizotërohet nga një fushë perceptimi e gjerë, që ndihmon për të nxjerrë në pah aftësitë mendore. Rol në aplikimin e kësaj rruge mund të ketë edhe Taxonomia e Blumit mbi objektivat e edukimit (njohja, komunikimi, aplikimi - për nivelet e ulëta dhe analiza, sinteza, evoluimi - për nivele të larta mendore. ♦ I gjithë ky proces dialektik i Edukimit Pamor Figurativ bazohet edhe në shtratin e gjerë e të thellë të arteve figurative daneze dhe në fondin e gjerë të muzeve dhe galerive të artit në Danimarkë. Arti figurativ danez ofron një gamë të gjerë shijesh e cila depërton tek vizitori dhe e bën të ndjehet në lëvizje idesh e shartesash të brendshme. I tillë është kontakti i parë me ”Muzeun e artit” në Herning ku dallohej qartë që arti kishte kaluar në etapa të plota, evidentohej edhe tema sociale e fillim shekullit të 20-të brenda një gjuhe klasike e të realismit kritik, por me një teknikë të lartë në gjuhën grafike edhe pse në miniaturë, deri tek kompozimet konvencionale-matematikore, të cilat qëndronin përballë vizitorit, të gatshme për të ndërtuar subjekte të ndryshme në planin kompozicional, me pretendime të larta artistike. Por figura më sugjestive e artit danez është Karl Hening Pedersen, piktor që për nga forca intelektuale që mbartin veprat e tij ngjason me Pikason. Veprat e tij ndodhen në muzeun ”Carl-Henning Pedersen” në Herning, në qytetin e tij ku dhe sot vazhdon të jetojë në moshën 99 vjeçare. Ky muze është ngritur me donacionet e qytetarëve të cilët shkonin përditë në shtëpinë e tij dhe nuk mund të përballoheshin në hapësirën ku jetonte.
  • 4. Konferenca "Ditët Informative të Tempusit në Shqipëri" - 16 nëntor 2005 4 Veprat e tij janë si një poemë me figura, linja e ngjyra, subjekt i të cilave janë zog, anije, kal, peshk, kështjellë, pemë, gjethe etj…ndaj dhe njerëzit thonë ato janë krijime të përfytyrimit që ekziston tek secili prej nesh dhe nëpërmjet këtij thesari kolektiv neve na ofrohet gjithçka. Ndaj mendoj që këta artistë të mëdhej të grupit COBRA (COpenhagen- BRussels-Amsterdam), si Asger Jorn, Henry Heerup, Alechinsky, Karel Appel, Carl Pedersen etj ..me artin e tyre të strukturuar nën influencën e drejtimit abstrakt dhe surealist të Ernest Miro, Mark Shagall, Pikaso, Xhiakometi, Pol Kle dhe Kandinski dhe të frymëzuar nga fryma poetike e kulturës daneze i kanë ofruar një bazë të fortë edukimit Artistik Vizual në shkollën daneze. Pikturat e piktorit të madh danez Per Kikerby, një nga më të adhuruarit e publikut danez e europian, madje pata mundësi të shoh një film që ishin regjistruar në studio seanca të tëra për realizimin e një pikture monumentale, nëpërmjet së cilës kuptova mekanizmin e procesit të tij krijues që transformohesh nga një gjuhë reale e konkrete në një forme e kolorit impresiv, sikur të kishte luajtur e zhgarravitur një fëmijë, por me ngarkesa intelektuale e surrealiste për të rriturit, gati deri në një besim religjioz. ♦ Si përfundim në këtë përshkrim mbresash të shpejta dhe intensive, mendoj se gjendet hapësira e duhur për të reflektuar moralisht mbi mënyrën e organizimit të punës në ndërtimin e institucioneve, programeve dhe mardhenieve etiko - morale. Krenari është vetëm modestia ajo na shtyn drejt ndryshimeve brenda vetes në dobi të komunitetit. FALEMINDERIT! bujar kapllani 16 nentor 2005 Elbasan