Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 50 ( 8 Nentor 2018)

Më dt. 31 Tetor Vatra Biblike ora 23 Vatra Biblike zhvilloi takimin e rradhës. Ishte Vigjilja e festës së Gjithë Shenjtërve. Sipas programit takimi u zhvillua me Meshë,

JETA E VATRËS
B U L E T I N I I N F O R M A T I V I V A T R Ë S B I B L I K E K A T O L I K E
0 5 N E N T O R 2 0 1 8 N R . 5 0
Më dt. 31 Tetor Vatra Biblike ora 23 Vatra
Biblike zhvilloi takimin e rradhës. Ishte
Vigjilja e festës së Gjithë Shenjtërve. Sipas
programit takimi u zhvillua me Meshë,
Adhurim të të Shenjtit Sakrament, Rruzare,
Bekim dhe Lutje për qytetin e Tiranës.
Mesha u bashkëkremtua nga Atë Flavio, Don
Beni dhe Atë Piero. Ishin të pranishëm 46
pjesëmarrës nga të katër famullitë e qytetit të
Tiranës.
Predikimi i Atë Flavios mbi 1 Gjn 3, 1-3
Letra e Shën Gjonit i është drejtuar të
gjithëve, por sidomos neve që jemi gjallë në
këtë moment. Na quan bij të Hyjit. Ne jemi birësuar nëpërmjet Jezusit, për faktin që Ai ka
marrë pjesë në jetën tonë e na ka shoqëruar nëpërmjet flijimit në jetën e Tij. Jemi bij nga moment
i pagëzimit, pasi është përmbytja jonë në misterin e vdekjes dhe ngjalljes së Krishtit, që na bën të
tillë. Kjo është situata jonë e sotme, por vazhdon shën Gjoni, “tani jemi fëmijët e Hyjit, por çka
do të jemi ende nuk u zbulua” Ky është një mister i madh, e çka mund të jemi më tepër se Bij?
Në fakt Shenjtëria fillon me pagëzimin tonë, nga falja e mëkateve, por e ka një mbarim që nuk e
kemi të qartë në mënyrë të plotë. Në fakt pjesën më të mirë të ekzistencës tonë ende nuk e kemi
jetuar. Për këtë arsye duhet të jetojmë mirë në këtë botë, plotësisht në këtë botë, por jo të lëshojmë
rrënjë në këtë botë, sepse jemi njerëz që vrapojmë drejt diçkaje që tejkalon çdo imagjinatë. Realiz-
imi do të jetë në atë që ishte projekti fillestar i Zotit, përngjasimi me Hyjin. Sepse përngjasimi do
të jetë i plotë e sipas mendjes së Zotit kur të jemi të
ngjashëm me të në Jezu Krishtin. Do kemi vend në
zemrën e Hyjit të Shenjtë. E jo vetëm si shpirtra, por
edhe me trupin tonë. Sepse përngjasimi i plotë do të
jetë kur të kenë edhe ata një trup të Ngjallur si Jezu
Krishti. Atëherë jo vetëm ne si njerëz do jemi të shen-
jtëruar por shenjtërimi do përfshijë edhe materien. Fes-
ta e sotme është festa e bukurisë. Bukuria e Zotit që
është shtypur në mendjen tonë, shpirtin tonë, në
shpresën tonë.
Vatra Biblike takimi nr. 50
Mos harroni të
merrni Biblën
me vete!
“Me kryqin e tij Jezusi hapi derën e Zotit, derën midis Zotit dhe njerëzve.”
Papa Emérito Benedikti XVI
INFORMACION
TAKIMI I RRADHËS
08 NENTOR 2018
Ora 19.00—20.30
Famullia
“Zoja Ndihmëtare”
Rruga “Don Bosko”
Lutja e Mbrëmjes
(tek kapela)
Mësimi:
(tek salla)
Padre
Flavio Cavallini
Ju lutemi lexoni
kapitullin 15
të Ungjillit
sipas Mateut!
F A Q J A 2
J E T A E V A T R Ë S N R . 5 0
BOTIMET E VATRËS
126 Në formimin e Ungjijve mund të dallohen tri etapa:
1. Jeta dhe mësimi i Jezusit. Kisha mbron me ngulm se të katër ungjijtë, “për të
cilët pohon pa ngurrim që kanë karakter historik, përcjellin me besnikëri ato që
Jezusi Biri i Zotit, gjatë jetës së tij në mes të njerëzve, me të vërtetë i bëri dhe ua
mësoi njerëzve për shpëtimin e tyre në amshim, deri në ditën kur u ngjit në qiell”.
2. Tradita gojore. “Pastaj Apostujt, pas Ngjitjes në qiell të Zotit tonë, ia kumtuan
dëgjuesve të tyre ato që Ai kishte thënë e kishte bërë, me atë inteligjencë më të
plotë për të kuptuar që e zotëronin meqë ishin të mësuar nga ngjarjet e lavdishme
të Krishtit dhe të ndriçuar nga drita e Shpirtit të së vërtetës”.
3. Ungjijtë e shkruar. “Autorët e shenjtë i shkruan katër Ungjijtë, duke zgjedhur
disa gjëra nga një shumicë e transmetuar me gojë ose me shkrim para tyre, duke
redaktuar një përmbledhje të të tjerave ose duke i shpjeguar në lidhje me situatën
e Kishave, duke ruajtur më në fund karakterin e predikimit, por kurdoherë në
mënyrë të atillë që të referonin për Jezusin gjëra të vërteta dhe të sinqerta”.
KONC. EKUM. VAT. II, Dei Verbum, 19.
BIBLA NË KATEKIZMIN E KISHËS KATOLIKE
(KKK)
SHENJAT E FESË
Mistagogji
Përgatitur nën kujdesin e
Atë Flavio Cavallini,OFM
EKZORCISTI
LUFTA IME KUNDËR
DJALLIT
Nga
Dom Ermes Macchioni
MAGJIA DHE VEPRIMI
I DJALLIT
Qëndrimi i Kishës Katolike
Përgatitur nën kujdesin e
Atë Flavio Cavallini, OFM
PROGRAMI I TAKIMIT nr. 51
Lutja e Mbrëmjes: 19.00
Vazhdojmë të mësojmë të lutemi së bashku me Psalmet
Mësimi: 19.30
Do të fillojmë leximin dhe komentimin e kapitullit 15 të Ungjillit sipas Mateut.
Kur thërrasim emrin e Marisë,
Parajsa bëhet më e bukur
dhe toka gëzon.
Demonët tmerrohen
dhe zhduken si pluhuri në erë.
Shën Françesku i Asizit
FJALOR I THJESHTË
PARAJSA
Do të thotë “kopësht”. Në librin e Zanafillës tregon vendin ku Zoti vendosi Ada-
min dhe Evën. Në traditën e krishterë ai vend quhet “parajsë tokësore”, për ta dal-
luar nga “parajsa qiellore” i cili është vendi ku të drejtët, pas vdekjes, shijojnë
lumturinë e përjetëshme. Por në të vërtetë në Besëlidhjen e Re fjala parajsë do të
thotë më shumë se një vend, është lumturia që merrë pjesë në vet jetën e Atit Zot.
“Është besimi
që ushqen lutjen
dhe në të njëjtën kohë
lutja është vaji
që e mban të ndezur
llambën e besimit.”
P. Livio Fanzaga
F A Q J A 3
J E T A E V A T R Ë S N R . 5 0
NA KONTAKTONI
E-mail: vatrabiblike@gmail.com
Vatra Biblike
Çdo të enjte, ora 19.00 - 20.30
Famullia “Zoja Ndihmëtare”
Rruga “Don Bosko”
Pyetja 42: Nëse Hyji di gjithçka atëherë e di edhe se populli i Izraelit
shpesh herë nuk i qëndron besnik: përse lidh një aleancë me të në vend që
ta lërë të humbasë?
Hyji e ka dashur gjithmonë popullin e vet edhe kur ai nuk i ka qëndruar besnik
e kështu ka lidhur një beslidhje me të, pra një pakt miqësie, sepse dashuria e
Hyjit është më e madhe se çdo pabesi dhe çdo gabim. Duhet të imagjinohet se
dashuria e hyjit është paksa si ajo e nënës dhe e babait për fëmijët e tyre: është
e madhe, e madhe. Sigurisht, mund të ndodhë që fëmijët të sillen keq me
prindërit, që të mos i dëgjojnë këshillat e tyre por të veprojnë sipas kokës së
tyre, e kështu të provokojnë një të qortuar ose një dënim…, por nëse babai e
nëna e bëjnë këtë me siguri nuk është se nuk i duan më, përkundrazi, kjo
ndodh sepse i duan shumë fëmijët dhe duan që ti korrigjojnë. E kur fëmijët
mistrecë pendohen, kthehen në krahët e hapur të nënës dhe babait. Kështu ka
ndodhur edhe me popullin e Izraelit: shumë herë ka qenë i pabesë, por dashuria
e Hyjit ka qenë gjithnjë më e madhe; e kështu pas ndonjë të bërtiture e
ndëshkimi, Hyji është kthyer gjithmonë për të qenë miku i tij.
101 PYETJE MBI BIBLËN
JEZUSI I NAZARETIT
Qendra e universit dhe hi-
storisë.
nga Giacomo Biffi
LECTIO DIVINA
Leximi Shpirtëror i Shkrimit
Shenjtë
Përgatitur nën kujdesin e
Atë Flavio Cavallini,OFM
MËSOJMË TË LUTEMI
Letër për Probën
nga
Shën Augustini i Iponës
VATRA BIBLIKE KATOLIKE
BABRRU
Të shtunën më dt. 3 Nëntor Vatra Biblike
Katolike në Babrru, në famullinë e Shën
Mëhillit, zhvilloi takimin e 3-të. Në këtë
takim u bë një parashtrim i Ungjillit sipas
Mateut. Ungjilli (Lajmi i Mirë) është një, por
i paraqitur sipas formimit dhe qëllimit të
katër ungjilltarëve, në katër libra të
ndryshëm. Ato nuk kundërshtojnë njeri-
tjetrin por ndihmojnë në dhënien e plotë dhe
për të gjithë të Lajmit të Mirë.
Nëse ndien mëri kundrejt dikujt, lutu për të
dhe ajo ndjenjë do të fashitet; pasi falë lutjes
do të mund të ndash mërinë tënde nga
mendimet e të keqes që të ka bërë.
Kur të jesh bërë i dashur dhe i mëshirshëm
ndaj tij, atëherë do ta shkulësh tërësisht atë
ndjenjë nga shpirti yt.
Nëse dikush ndjen mëri ndaj teje, ji i mirë
ndaj tij, i përulur dhe dashamirës në praninë
e tij dhe do ta çlirosh nga ndjenja e tij.
Shën Masimo Rrëfyestari
Në një vend të largët jetonte një burrë që be-
sonte në Zotin. Një natë ndërsa burri po flinte
qetësisht, një zhurmë e papritur e zgjoi nga
gjumi. Kur hapi sytë pa se dhoma e tij ishte
plotë dritë.
Pikërisht atëherë Zoti iu shfaq dhe i tregoi
një shkëmb të madh jashtë shtëpisë së tij dhe i
tha ta shtynte atë shkëmb me gjithë fuqinë e tij.
Kur u zgjua në mëngjes ai u kujtua çfarë ki-
shte parë gjatë natës, doli jashtë dhe e shtyu
shkëmbin me gjithë fuqinë e tij por nuk mundi
ta lëvizte. Megjithatë burri nuk hoqi dorë dhe
nga ajo ditë ai përpiqej çdo ditë që të lëvizte
shkëmbin.
Për vite me rradhë ai u mundua nga lindja e diellit deri në perëndim duke vendosur shpatullat kundër masivit të
ftohtë të shkëmbit duke e shtyrë me gjithë fuqinë e tij.
Çdo natë burri kthehej në kasollen e tij i lodhur dhe me trupin që i dhimbte duke menduar se e gjithë dita e tij
kishte ikur kot pasi shkëmbi nuk kishte lëvizur fare edhe pas gjithë atyre viteve.
Duke mos parë rezultate, burri filloi të shkurajohej dhe pikërisht atëherë i erdhi djalli në ëndërr dhe i tha, “Ke
vite që e shtyn atë shkëmb dhe ai nuk ka lëvizur fare...Pse e torturon veten kështu? Është e pamundur ta lëvizësh
atë shkëmb prandaj është më mirë që ta lësh me kaq dhe të jetosh një jetë të rehatshme.”
Sapo tha këtë djalli u zhduk.
Burri ishte i shkurajuar por përsëri vendosi ti lutej Zotit dhe ti tregonte atij mendimet që e shqetësonin.
Ai u lut, “Kam punuar dhe jam lodhur shume gjatë këtyre viteve që të të shërbej, duke vendosur gjithë fuqinë
time në shërbim të asaj që më ke kërkuar të bëj e megjithatë pas gjithë kësaj kohe nuk kam mundur ta lëviz as një
milimetër atë shkëmb... Çfarë po bëj gabim? Pse po dështoj?”
Pikërisht në atë moment Zoti u shfaq dhe i tha, “Biri im, unë të kërkova të më shërbesh dhe ti pranove. Të thashë
të shtyje atë shkëmb por nuk të thashë që prisja që ti ta lëvizje...!! Detyra jote ishte të shtyje dhe pas gjithë këtyre
viteve ti mendon se ke dështuar, por a është e vërtet kjo?
Shikoje veten, krahët e tu janë të fortë dhe me muskuj, shpina jote është e fortë dhe muskuloze, duart e tua janë
me kallo nga forca e ushtruar, këmbët e tua janë të forta
Duke u përballuar me kundërshtimin ti je rritur dhe aftësitë e tua tani janë më të mëdha se më parë. Nuk e ke
lëvizur shkëmbin por thirrja jote ishte të ishe i Bindur dhe të shtyje dhe të ushtroje besimin tënd dhe të besoje në
Mencurinë time. Dhe këtë e ke bërë.”
Pikërisht atëherë kur përballemi me vështirësi në Jetë, ne duhet vetëm të Besojmë në Zotin
dhe të “shtyjmë”. Të Ushtrojmë Besimin tonë i cili lëviz male, por duke pasur gjithmonë pa-
rasysh se është Zoti, Ai që i lëviz malet.
BURRI DHE SHKËMBI
Tregimi

Recomendados

Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 6 (26 Tetor 2017 ) por
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 6 (26 Tetor 2017 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 6 (26 Tetor 2017 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 6 (26 Tetor 2017 )VatraBiblike
12 visualizações5 slides
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 55 (13 Dhjetor 2018) por
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 55 (13 Dhjetor 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 55 (13 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 55 (13 Dhjetor 2018) Azbiela Meta
20 visualizações5 slides
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 49 ( 31 Tetor 2018) por
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 49 ( 31 Tetor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 49 ( 31 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 49 ( 31 Tetor 2018)Azbiela Meta
26 visualizações4 slides
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 12 (07 Dhjetor 2017) por
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 12 (07 Dhjetor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 12 (07 Dhjetor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 12 (07 Dhjetor 2017)VatraBiblike
23 visualizações5 slides
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019) por
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019) VatraBiblike
31 visualizações5 slides
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 65 ( 7 Mars 2019) por
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 65 ( 7 Mars 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 65 ( 7 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 65 ( 7 Mars 2019) VatraBiblike
19 visualizações6 slides

Mais conteúdo relacionado

Mais procurados

Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 42 ( 13 shtator 2018 ) por
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 42 ( 13 shtator 2018 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 42 ( 13 shtator 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 42 ( 13 shtator 2018 )Azbiela Meta
30 visualizações5 slides
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 77 ( 13 Qershor 2019) por
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 77 ( 13 Qershor 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 77 ( 13 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 77 ( 13 Qershor 2019) VatraBiblike
26 visualizações6 slides
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 18 (18 Janar 2018) por
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 18 (18 Janar 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 18 (18 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 18 (18 Janar 2018)VatraBiblike
30 visualizações5 slides
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 62 (14 Shkurt 2019) por
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 62 (14 Shkurt 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 62 (14 Shkurt 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 62 (14 Shkurt 2019) VatraBiblike
32 visualizações5 slides
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019) por
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019) VatraBiblike
32 visualizações9 slides
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 53 (29 Nentor) por
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 53 (29 Nentor)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 53 (29 Nentor)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 53 (29 Nentor)Azbiela Meta
21 visualizações5 slides

Mais procurados(20)

Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 42 ( 13 shtator 2018 ) por Azbiela Meta
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 42 ( 13 shtator 2018 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 42 ( 13 shtator 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 42 ( 13 shtator 2018 )
Azbiela Meta30 visualizações
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 77 ( 13 Qershor 2019) por VatraBiblike
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 77 ( 13 Qershor 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 77 ( 13 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 77 ( 13 Qershor 2019)
VatraBiblike26 visualizações
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 18 (18 Janar 2018) por VatraBiblike
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 18 (18 Janar 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 18 (18 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 18 (18 Janar 2018)
VatraBiblike30 visualizações
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 62 (14 Shkurt 2019) por VatraBiblike
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 62 (14 Shkurt 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 62 (14 Shkurt 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 62 (14 Shkurt 2019)
VatraBiblike32 visualizações
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019) por VatraBiblike
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019)
VatraBiblike32 visualizações
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 53 (29 Nentor) por Azbiela Meta
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 53 (29 Nentor)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 53 (29 Nentor)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 53 (29 Nentor)
Azbiela Meta21 visualizações
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 52 ( 22 Nentor 2018) por Azbiela Meta
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 52 ( 22 Nentor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 52 ( 22 Nentor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 52 ( 22 Nentor 2018)
Azbiela Meta20 visualizações
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 17 (11 Janar 2018) por VatraBiblike
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 17 (11 Janar 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 17 (11 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 17 (11 Janar 2018)
VatraBiblike21 visualizações
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 4 (12 Tetor 2017 ) por VatraBiblike
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 4 (12 Tetor 2017 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 4 (12 Tetor 2017 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 4 (12 Tetor 2017 )
VatraBiblike22 visualizações
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 15 (28 Dhjetor 2017) por VatraBiblike
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 15 (28 Dhjetor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 15 (28 Dhjetor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 15 (28 Dhjetor 2017)
VatraBiblike13 visualizações
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 81 ( 05 Shtator 2019) por VatraBiblike
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 81 ( 05 Shtator 2019)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 81 ( 05 Shtator 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 81 ( 05 Shtator 2019)
VatraBiblike37 visualizações
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 57 (10 Janar 2019) por Azbiela Meta
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 57 (10 Janar 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 57 (10 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 57 (10 Janar 2019)
Azbiela Meta26 visualizações
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 9 (16 Nëntor 2017) por VatraBiblike
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 9 (16 Nëntor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 9 (16 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 9 (16 Nëntor 2017)
VatraBiblike22 visualizações
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 39 (28 Qershor 2018) por VatraBiblike
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 39 (28 Qershor 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 39 (28 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 39 (28 Qershor 2018)
VatraBiblike19 visualizações
Dialogu muslimanit me krishterin por amarstafa
Dialogu muslimanit me krishterinDialogu muslimanit me krishterin
Dialogu muslimanit me krishterin
amarstafa72 visualizações
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (31 Maj 2018) por VatraBiblike
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (31 Maj 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (31 Maj 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (31 Maj 2018)
VatraBiblike28 visualizações
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 54 ( 6 Dhjetor 2018) por Azbiela Meta
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 54 ( 6 Dhjetor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 54 ( 6 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 54 ( 6 Dhjetor 2018)
Azbiela Meta45 visualizações
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 56 (21 Dhjetor 2018) por Azbiela Meta
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 56 (21 Dhjetor 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 56 (21 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 56 (21 Dhjetor 2018)
Azbiela Meta23 visualizações
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 14 (21 Dhjetor 2017 ) por VatraBiblike
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 14 (21 Dhjetor 2017 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 14 (21 Dhjetor 2017 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 14 (21 Dhjetor 2017 )
VatraBiblike71 visualizações
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 67 ( 21 Mars 2019) por VatraBiblike
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 67 ( 21 Mars 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 67 ( 21 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 67 ( 21 Mars 2019)
VatraBiblike27 visualizações

Similar a Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 50 ( 8 Nentor 2018)

Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24 ( 01 Mars 2018) por
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24  ( 01 Mars 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24  ( 01 Mars 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24 ( 01 Mars 2018)VatraBiblike
26 visualizações4 slides
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 59 ( 24 Janar 2019) por
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 59 ( 24 Janar 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 59 ( 24 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 59 ( 24 Janar 2019) VatraBiblike
17 visualizações4 slides
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 11 (30 Nëntor 2017) por
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 11 (30 Nëntor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 11 (30 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 11 (30 Nëntor 2017)VatraBiblike
14 visualizações4 slides
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 3 (5 Tetor 2017 ) por
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 3 (5 Tetor 2017 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 3 (5 Tetor 2017 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 3 (5 Tetor 2017 )VatraBiblike
18 visualizações4 slides
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 44 ( 27 Shtator ) por
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 44 ( 27 Shtator )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 44 ( 27 Shtator )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 44 ( 27 Shtator )Azbiela Meta
21 visualizações5 slides
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 23 (22 Shkurt 2018) por
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 23 (22 Shkurt 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 23 (22 Shkurt 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 23 (22 Shkurt 2018)VatraBiblike
25 visualizações5 slides

Similar a Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 50 ( 8 Nentor 2018)(16)

Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24 ( 01 Mars 2018) por VatraBiblike
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24  ( 01 Mars 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24  ( 01 Mars 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24 ( 01 Mars 2018)
VatraBiblike26 visualizações
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 59 ( 24 Janar 2019) por VatraBiblike
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 59 ( 24 Janar 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 59 ( 24 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 59 ( 24 Janar 2019)
VatraBiblike17 visualizações
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 11 (30 Nëntor 2017) por VatraBiblike
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 11 (30 Nëntor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 11 (30 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 11 (30 Nëntor 2017)
VatraBiblike14 visualizações
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 3 (5 Tetor 2017 ) por VatraBiblike
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 3 (5 Tetor 2017 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 3 (5 Tetor 2017 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 3 (5 Tetor 2017 )
VatraBiblike18 visualizações
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 44 ( 27 Shtator ) por Azbiela Meta
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 44 ( 27 Shtator )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 44 ( 27 Shtator )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 44 ( 27 Shtator )
Azbiela Meta21 visualizações
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 23 (22 Shkurt 2018) por VatraBiblike
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 23 (22 Shkurt 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 23 (22 Shkurt 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 23 (22 Shkurt 2018)
VatraBiblike25 visualizações
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 63 ( 21 Shkurt 2019) por VatraBiblike
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 63 ( 21 Shkurt 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 63 ( 21 Shkurt 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 63 ( 21 Shkurt 2019)
VatraBiblike16 visualizações
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 ) por VatraBiblike
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )
VatraBiblike16 visualizações
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 10 (23 Nëntor 2017) por VatraBiblike
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 10 (23 Nëntor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 10 (23 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 10 (23 Nëntor 2017)
VatraBiblike14 visualizações
Ungjillëzimi - Pjesa 2 (Kisha sipas Dhiatës së Re) por Asambleja Biblike
Ungjillëzimi - Pjesa 2 (Kisha sipas Dhiatës së Re)Ungjillëzimi - Pjesa 2 (Kisha sipas Dhiatës së Re)
Ungjillëzimi - Pjesa 2 (Kisha sipas Dhiatës së Re)
Asambleja Biblike324 visualizações
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 13 (14 Dhjetor 2017) por VatraBiblike
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 13 (14 Dhjetor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 13 (14 Dhjetor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 13 (14 Dhjetor 2017)
VatraBiblike27 visualizações
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 43 ( 20 Shtator 2018 ) por Azbiela Meta
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 43 ( 20 Shtator 2018 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 43 ( 20 Shtator 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 43 ( 20 Shtator 2018 )
Azbiela Meta24 visualizações
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 19 (25 Janar 2018) por VatraBiblike
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 19 (25 Janar 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 19 (25 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 19 (25 Janar 2018)
VatraBiblike17 visualizações
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019) por VatraBiblike
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)
VatraBiblike16 visualizações
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 84 ( 19 Shtator 2019) por VatraBiblike
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 84 ( 19 Shtator 2019)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 84 ( 19 Shtator 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 84 ( 19 Shtator 2019)
VatraBiblike23 visualizações
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 16 (04 Janar 2018) por VatraBiblike
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 16 (04 Janar 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 16 (04 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 16 (04 Janar 2018)
VatraBiblike11 visualizações

Mais de Azbiela Meta

Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 48 (25 Tetor 2018) por
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 48 (25 Tetor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 48 (25 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 48 (25 Tetor 2018)Azbiela Meta
20 visualizações4 slides
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 47 (18 Tetor 2018) por
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 47 (18 Tetor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 47 (18 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 47 (18 Tetor 2018)Azbiela Meta
24 visualizações5 slides
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 46 (11 Tetor 2018) por
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 46 (11 Tetor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 46 (11 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 46 (11 Tetor 2018)Azbiela Meta
23 visualizações5 slides
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 45 (4 Tetor 2018) por
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 45 (4 Tetor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 45 (4 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 45 (4 Tetor 2018)Azbiela Meta
28 visualizações5 slides
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (6 Shtator) por
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (6 Shtator)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (6 Shtator)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (6 Shtator)Azbiela Meta
32 visualizações4 slides
Buletini jeta e vatres_biblike nr 1 por
Buletini jeta e vatres_biblike nr 1Buletini jeta e vatres_biblike nr 1
Buletini jeta e vatres_biblike nr 1Azbiela Meta
26 visualizações2 slides

Mais de Azbiela Meta(6)

Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 48 (25 Tetor 2018) por Azbiela Meta
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 48 (25 Tetor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 48 (25 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 48 (25 Tetor 2018)
Azbiela Meta20 visualizações
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 47 (18 Tetor 2018) por Azbiela Meta
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 47 (18 Tetor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 47 (18 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 47 (18 Tetor 2018)
Azbiela Meta24 visualizações
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 46 (11 Tetor 2018) por Azbiela Meta
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 46 (11 Tetor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 46 (11 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 46 (11 Tetor 2018)
Azbiela Meta23 visualizações
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 45 (4 Tetor 2018) por Azbiela Meta
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 45 (4 Tetor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 45 (4 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 45 (4 Tetor 2018)
Azbiela Meta28 visualizações
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (6 Shtator) por Azbiela Meta
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (6 Shtator)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (6 Shtator)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (6 Shtator)
Azbiela Meta32 visualizações
Buletini jeta e vatres_biblike nr 1 por Azbiela Meta
Buletini jeta e vatres_biblike nr 1Buletini jeta e vatres_biblike nr 1
Buletini jeta e vatres_biblike nr 1
Azbiela Meta26 visualizações

Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 50 ( 8 Nentor 2018)

  • 1. JETA E VATRËS B U L E T I N I I N F O R M A T I V I V A T R Ë S B I B L I K E K A T O L I K E 0 5 N E N T O R 2 0 1 8 N R . 5 0 Më dt. 31 Tetor Vatra Biblike ora 23 Vatra Biblike zhvilloi takimin e rradhës. Ishte Vigjilja e festës së Gjithë Shenjtërve. Sipas programit takimi u zhvillua me Meshë, Adhurim të të Shenjtit Sakrament, Rruzare, Bekim dhe Lutje për qytetin e Tiranës. Mesha u bashkëkremtua nga Atë Flavio, Don Beni dhe Atë Piero. Ishin të pranishëm 46 pjesëmarrës nga të katër famullitë e qytetit të Tiranës. Predikimi i Atë Flavios mbi 1 Gjn 3, 1-3 Letra e Shën Gjonit i është drejtuar të gjithëve, por sidomos neve që jemi gjallë në këtë moment. Na quan bij të Hyjit. Ne jemi birësuar nëpërmjet Jezusit, për faktin që Ai ka marrë pjesë në jetën tonë e na ka shoqëruar nëpërmjet flijimit në jetën e Tij. Jemi bij nga moment i pagëzimit, pasi është përmbytja jonë në misterin e vdekjes dhe ngjalljes së Krishtit, që na bën të tillë. Kjo është situata jonë e sotme, por vazhdon shën Gjoni, “tani jemi fëmijët e Hyjit, por çka do të jemi ende nuk u zbulua” Ky është një mister i madh, e çka mund të jemi më tepër se Bij? Në fakt Shenjtëria fillon me pagëzimin tonë, nga falja e mëkateve, por e ka një mbarim që nuk e kemi të qartë në mënyrë të plotë. Në fakt pjesën më të mirë të ekzistencës tonë ende nuk e kemi jetuar. Për këtë arsye duhet të jetojmë mirë në këtë botë, plotësisht në këtë botë, por jo të lëshojmë rrënjë në këtë botë, sepse jemi njerëz që vrapojmë drejt diçkaje që tejkalon çdo imagjinatë. Realiz- imi do të jetë në atë që ishte projekti fillestar i Zotit, përngjasimi me Hyjin. Sepse përngjasimi do të jetë i plotë e sipas mendjes së Zotit kur të jemi të ngjashëm me të në Jezu Krishtin. Do kemi vend në zemrën e Hyjit të Shenjtë. E jo vetëm si shpirtra, por edhe me trupin tonë. Sepse përngjasimi i plotë do të jetë kur të kenë edhe ata një trup të Ngjallur si Jezu Krishti. Atëherë jo vetëm ne si njerëz do jemi të shen- jtëruar por shenjtërimi do përfshijë edhe materien. Fes- ta e sotme është festa e bukurisë. Bukuria e Zotit që është shtypur në mendjen tonë, shpirtin tonë, në shpresën tonë. Vatra Biblike takimi nr. 50 Mos harroni të merrni Biblën me vete! “Me kryqin e tij Jezusi hapi derën e Zotit, derën midis Zotit dhe njerëzve.” Papa Emérito Benedikti XVI INFORMACION TAKIMI I RRADHËS 08 NENTOR 2018 Ora 19.00—20.30 Famullia “Zoja Ndihmëtare” Rruga “Don Bosko” Lutja e Mbrëmjes (tek kapela) Mësimi: (tek salla) Padre Flavio Cavallini Ju lutemi lexoni kapitullin 15 të Ungjillit sipas Mateut!
  • 2. F A Q J A 2 J E T A E V A T R Ë S N R . 5 0 BOTIMET E VATRËS 126 Në formimin e Ungjijve mund të dallohen tri etapa: 1. Jeta dhe mësimi i Jezusit. Kisha mbron me ngulm se të katër ungjijtë, “për të cilët pohon pa ngurrim që kanë karakter historik, përcjellin me besnikëri ato që Jezusi Biri i Zotit, gjatë jetës së tij në mes të njerëzve, me të vërtetë i bëri dhe ua mësoi njerëzve për shpëtimin e tyre në amshim, deri në ditën kur u ngjit në qiell”. 2. Tradita gojore. “Pastaj Apostujt, pas Ngjitjes në qiell të Zotit tonë, ia kumtuan dëgjuesve të tyre ato që Ai kishte thënë e kishte bërë, me atë inteligjencë më të plotë për të kuptuar që e zotëronin meqë ishin të mësuar nga ngjarjet e lavdishme të Krishtit dhe të ndriçuar nga drita e Shpirtit të së vërtetës”. 3. Ungjijtë e shkruar. “Autorët e shenjtë i shkruan katër Ungjijtë, duke zgjedhur disa gjëra nga një shumicë e transmetuar me gojë ose me shkrim para tyre, duke redaktuar një përmbledhje të të tjerave ose duke i shpjeguar në lidhje me situatën e Kishave, duke ruajtur më në fund karakterin e predikimit, por kurdoherë në mënyrë të atillë që të referonin për Jezusin gjëra të vërteta dhe të sinqerta”. KONC. EKUM. VAT. II, Dei Verbum, 19. BIBLA NË KATEKIZMIN E KISHËS KATOLIKE (KKK) SHENJAT E FESË Mistagogji Përgatitur nën kujdesin e Atë Flavio Cavallini,OFM EKZORCISTI LUFTA IME KUNDËR DJALLIT Nga Dom Ermes Macchioni MAGJIA DHE VEPRIMI I DJALLIT Qëndrimi i Kishës Katolike Përgatitur nën kujdesin e Atë Flavio Cavallini, OFM PROGRAMI I TAKIMIT nr. 51 Lutja e Mbrëmjes: 19.00 Vazhdojmë të mësojmë të lutemi së bashku me Psalmet Mësimi: 19.30 Do të fillojmë leximin dhe komentimin e kapitullit 15 të Ungjillit sipas Mateut. Kur thërrasim emrin e Marisë, Parajsa bëhet më e bukur dhe toka gëzon. Demonët tmerrohen dhe zhduken si pluhuri në erë. Shën Françesku i Asizit FJALOR I THJESHTË PARAJSA Do të thotë “kopësht”. Në librin e Zanafillës tregon vendin ku Zoti vendosi Ada- min dhe Evën. Në traditën e krishterë ai vend quhet “parajsë tokësore”, për ta dal- luar nga “parajsa qiellore” i cili është vendi ku të drejtët, pas vdekjes, shijojnë lumturinë e përjetëshme. Por në të vërtetë në Besëlidhjen e Re fjala parajsë do të thotë më shumë se një vend, është lumturia që merrë pjesë në vet jetën e Atit Zot.
  • 3. “Është besimi që ushqen lutjen dhe në të njëjtën kohë lutja është vaji që e mban të ndezur llambën e besimit.” P. Livio Fanzaga F A Q J A 3 J E T A E V A T R Ë S N R . 5 0 NA KONTAKTONI E-mail: vatrabiblike@gmail.com Vatra Biblike Çdo të enjte, ora 19.00 - 20.30 Famullia “Zoja Ndihmëtare” Rruga “Don Bosko” Pyetja 42: Nëse Hyji di gjithçka atëherë e di edhe se populli i Izraelit shpesh herë nuk i qëndron besnik: përse lidh një aleancë me të në vend që ta lërë të humbasë? Hyji e ka dashur gjithmonë popullin e vet edhe kur ai nuk i ka qëndruar besnik e kështu ka lidhur një beslidhje me të, pra një pakt miqësie, sepse dashuria e Hyjit është më e madhe se çdo pabesi dhe çdo gabim. Duhet të imagjinohet se dashuria e hyjit është paksa si ajo e nënës dhe e babait për fëmijët e tyre: është e madhe, e madhe. Sigurisht, mund të ndodhë që fëmijët të sillen keq me prindërit, që të mos i dëgjojnë këshillat e tyre por të veprojnë sipas kokës së tyre, e kështu të provokojnë një të qortuar ose një dënim…, por nëse babai e nëna e bëjnë këtë me siguri nuk është se nuk i duan më, përkundrazi, kjo ndodh sepse i duan shumë fëmijët dhe duan që ti korrigjojnë. E kur fëmijët mistrecë pendohen, kthehen në krahët e hapur të nënës dhe babait. Kështu ka ndodhur edhe me popullin e Izraelit: shumë herë ka qenë i pabesë, por dashuria e Hyjit ka qenë gjithnjë më e madhe; e kështu pas ndonjë të bërtiture e ndëshkimi, Hyji është kthyer gjithmonë për të qenë miku i tij. 101 PYETJE MBI BIBLËN JEZUSI I NAZARETIT Qendra e universit dhe hi- storisë. nga Giacomo Biffi LECTIO DIVINA Leximi Shpirtëror i Shkrimit Shenjtë Përgatitur nën kujdesin e Atë Flavio Cavallini,OFM MËSOJMË TË LUTEMI Letër për Probën nga Shën Augustini i Iponës VATRA BIBLIKE KATOLIKE BABRRU Të shtunën më dt. 3 Nëntor Vatra Biblike Katolike në Babrru, në famullinë e Shën Mëhillit, zhvilloi takimin e 3-të. Në këtë takim u bë një parashtrim i Ungjillit sipas Mateut. Ungjilli (Lajmi i Mirë) është një, por i paraqitur sipas formimit dhe qëllimit të katër ungjilltarëve, në katër libra të ndryshëm. Ato nuk kundërshtojnë njeri- tjetrin por ndihmojnë në dhënien e plotë dhe për të gjithë të Lajmit të Mirë. Nëse ndien mëri kundrejt dikujt, lutu për të dhe ajo ndjenjë do të fashitet; pasi falë lutjes do të mund të ndash mërinë tënde nga mendimet e të keqes që të ka bërë. Kur të jesh bërë i dashur dhe i mëshirshëm ndaj tij, atëherë do ta shkulësh tërësisht atë ndjenjë nga shpirti yt. Nëse dikush ndjen mëri ndaj teje, ji i mirë ndaj tij, i përulur dhe dashamirës në praninë e tij dhe do ta çlirosh nga ndjenja e tij. Shën Masimo Rrëfyestari
  • 4. Në një vend të largët jetonte një burrë që be- sonte në Zotin. Një natë ndërsa burri po flinte qetësisht, një zhurmë e papritur e zgjoi nga gjumi. Kur hapi sytë pa se dhoma e tij ishte plotë dritë. Pikërisht atëherë Zoti iu shfaq dhe i tregoi një shkëmb të madh jashtë shtëpisë së tij dhe i tha ta shtynte atë shkëmb me gjithë fuqinë e tij. Kur u zgjua në mëngjes ai u kujtua çfarë ki- shte parë gjatë natës, doli jashtë dhe e shtyu shkëmbin me gjithë fuqinë e tij por nuk mundi ta lëvizte. Megjithatë burri nuk hoqi dorë dhe nga ajo ditë ai përpiqej çdo ditë që të lëvizte shkëmbin. Për vite me rradhë ai u mundua nga lindja e diellit deri në perëndim duke vendosur shpatullat kundër masivit të ftohtë të shkëmbit duke e shtyrë me gjithë fuqinë e tij. Çdo natë burri kthehej në kasollen e tij i lodhur dhe me trupin që i dhimbte duke menduar se e gjithë dita e tij kishte ikur kot pasi shkëmbi nuk kishte lëvizur fare edhe pas gjithë atyre viteve. Duke mos parë rezultate, burri filloi të shkurajohej dhe pikërisht atëherë i erdhi djalli në ëndërr dhe i tha, “Ke vite që e shtyn atë shkëmb dhe ai nuk ka lëvizur fare...Pse e torturon veten kështu? Është e pamundur ta lëvizësh atë shkëmb prandaj është më mirë që ta lësh me kaq dhe të jetosh një jetë të rehatshme.” Sapo tha këtë djalli u zhduk. Burri ishte i shkurajuar por përsëri vendosi ti lutej Zotit dhe ti tregonte atij mendimet që e shqetësonin. Ai u lut, “Kam punuar dhe jam lodhur shume gjatë këtyre viteve që të të shërbej, duke vendosur gjithë fuqinë time në shërbim të asaj që më ke kërkuar të bëj e megjithatë pas gjithë kësaj kohe nuk kam mundur ta lëviz as një milimetër atë shkëmb... Çfarë po bëj gabim? Pse po dështoj?” Pikërisht në atë moment Zoti u shfaq dhe i tha, “Biri im, unë të kërkova të më shërbesh dhe ti pranove. Të thashë të shtyje atë shkëmb por nuk të thashë që prisja që ti ta lëvizje...!! Detyra jote ishte të shtyje dhe pas gjithë këtyre viteve ti mendon se ke dështuar, por a është e vërtet kjo? Shikoje veten, krahët e tu janë të fortë dhe me muskuj, shpina jote është e fortë dhe muskuloze, duart e tua janë me kallo nga forca e ushtruar, këmbët e tua janë të forta Duke u përballuar me kundërshtimin ti je rritur dhe aftësitë e tua tani janë më të mëdha se më parë. Nuk e ke lëvizur shkëmbin por thirrja jote ishte të ishe i Bindur dhe të shtyje dhe të ushtroje besimin tënd dhe të besoje në Mencurinë time. Dhe këtë e ke bërë.” Pikërisht atëherë kur përballemi me vështirësi në Jetë, ne duhet vetëm të Besojmë në Zotin dhe të “shtyjmë”. Të Ushtrojmë Besimin tonë i cili lëviz male, por duke pasur gjithmonë pa- rasysh se është Zoti, Ai që i lëviz malet. BURRI DHE SHKËMBI Tregimi