Më shumë hapësirë i është dhënë vuajtjeve dhe vdekjes së Krishtit në të katër Ungjijtë se në çdo vend tjetër. Kjo është një çështje qendrore. Pa vdekjen e Krishtit nuk mund të ketë falje, shpëtim dhe shpresë në jetën e ardhshme – thelbi ky i shpalljes së Ungjillit.