“Fillimi i Ungjillit të Jezu Krishtit, Birit të Perëndisë” (Marku 1:1). Kështu fillon dëshmia e frymëzuar e jetës dhe shërbesës së Zotit Jezus. Thelbi i besimit të krishterë – mesazhi më i madh i dëgjuar ndonjëherë nga njeriu – është ky: “Krishti vdiq për mëkatet tona sipas Shkrimeve, se u varros dhe u ringjall të tretën ditë” (1 Korintasve 15:3-4). Ai është përmbledhur në Gjoni 3:16: “Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme”. Është vërtet lajm i mirë, pasi kjo është çfarë do të thotë fjala “ungjill”. Është hapur rruga për njeriun që të shkojë te Perëndia dhe Ai ka urdhëruar që ky mesazh t'i shpallet çdo krijese mbi faqen e dheut (Marku 16:15).