Anúncio

Kujdes nga ajo lëvizje që njihet si kisha organike

Media Center em Asambleja Biblike
20 de Jul de 2014
Anúncio

Mais conteúdo relacionado

Apresentações para você(20)

Anúncio

Mais de Asambleja Biblike(20)

Kujdes nga ajo lëvizje që njihet si kisha organike

  1. Dita e sotme! 2 Tim. 4:3 Sepse do të vijë koha kur njerëzit nuk do ta durojnë doktrinën e shëndoshë, por, sipas ëndjeve të veta, do të mbledhin grumbull mësues për të gudulisur veshët 2 Tim. 4:4 dhe do t’i largojnë veshët nga e vërteta e do t’i sjellin drejt përrallave.
  2. Shume sfida Lëvizja pentekostale/karizmatike Kalvinizmi Kisha emergjente Kisha organike Shumë të tjera Çfarë libri po lexon tani? Frank Viola
  3. Librat e tij – Kini kujdes Manifesti i Jezusit Krishterimi Pagan Ripërfytyrimi i Krishterimit
  4. Libri - Krishterimi pagan Edhe ne besojmë që DISA të ashtuquajtura kisha të krishtera janë të rreme dhe pagane Sistemi klerikal Rite fetare të kota Por, kjo nuk është një gjë e re Çfarë qëllimi ka libri i tij?
  5. Viola = Thirrja te Kisha “organike” ORGANIK (mbiemër). Që ka të bëjë me organizmat e gjallë, Ideja është të kthehemi te Bibla Të kemi praktika biblike Që besimtarët të jenë aktiv duke kryer vullnetin e Zotit Por, kjo nuk është një ide e re Kishat si ne (të vëllezërve) gjithmonë kemi theksuar gjëra të tilla.
  6. Themeli biblik – Çfarë thotë Bibla? Nuk ka asnjë qendër tokësore Kreu është Krishti Çdo kishë është autonome Nuk ka sistem klerikal Priftëria e besimtarëve Të gjithë besimtarët janë pajisur me një dhunti frymërore Janë mësime revolucionare por biblike
  7. Kisha = Shtëpi frymërore 1 Pje. 2:5 edhe ju, si gurë të gjallë, ndërtoheni për të qenë një shtëpi frymërore, një priftëri e shenjtë, për të ofruar flijime frymërore, që i pëlqejnë Perëndisë me anë të Jezu Krishtit. Tulla = besimtar
  8. Themeli biblik – Çfarë thotë Bibla? Pagëzim nuk është një sakrament, por një dëshmi publike Darka e Zotit nuk është një sakrament, por një përkujtim
  9. Themeli biblik – Çfarë thotë Bibla? Ka role të veçanta për burrat dhe gratë Vep. 2:42 Ata ishin ngulmues në zbatimin e mësimit të apostujve, në bashkësi, në thyerjen e bukës dhe në lutje. Edhe shumë gjëra të tjera (p.sh. ungjillëzim) Por, kjo nuk është një gjë e re!
  10. Ki kujdes Sipas Frank Violës ka nevojë për gjëra të reja! Le t’i hetojmë mësimet e tij
  11. Gabimi 1 – Rebelim i hapur “Ne po bëjmë një propozim të egër: që kisha në formën e saj bashkëkohore, institucionale nuk ka as të drejtë biblike, as të drejtë historike për të funksionuar siç po bën” (Krishterimi Pagan, vendndodhja 110).
  12. Fryma e sotme – “Unë” dhe rebelim 2 Tim. 3:1 Dhe dije këtë: në ditët e fundit do të vijnë kohë të vështira, 2 Tim. 3:2 sepse njerëzit do të jenë egoistë, lakmues parash, mburravecë, krenarë, blasfemues, të pabindur ndaj prindërve, mosmirënjohës, . . . 2 Tim. 3:5 të perëndishëm në dukje, por mohues të fuqisë së saj; edhe nga këta largohu.
  13. Gabimi 1 – sulm kundër kishës “Le të supozojmë që autorët e këtij libri vijnë në shërbesën e kishës suaj. Dhe le të supozojmë që Zoti Jezus Krisht vendos diçka në zemrat tona për të ndarë me pjesën tjetër të trupit të Tij. A do ta kemi ne lirinë për të vepruar kështu spontanisht? … Nëse jo, atëherë ne do të dyshojmë nëse shërbesa e kishës suaj është nën kryesimin e Krishtit” (Krishterimi Pagan). Dmth, nëse pleqtë nuk të lejojnë të flasësh gjatë predikimit të Xhorxhit, atëherë....
  14. Standard Biblik 1 Kor. 14:40 Por të gjitha të bëhen sikur ka hije dhe me rregullsi.
  15. Gabimi 2 – kisha në shtëpi Ideja e vendeve të shenjta, tempuj, dhe katedralet nuk janë biblike - Jemi dakord Kisha është trupi i Krishtit, jo një ndërtesë – Jemi dakord “Nuk ekziston asnjë grimë mbështetje biblik për godinën e kishës” (Krishterimi pagan, vendndodhja 602) – PRIT PAK! Logjikë e dobët! Vep. 19:9 shkolla e njëfarë Tirani.
  16. Gabimi 3 - udhëheqësia e Krishterë “Një parim kryesor i kishës organike është se çdo anëtar ka autoritet të barabartë dhe se nuk ka një pozitë bariu ose plaku. Ajo është përkufizuar si “e drejtuar nga Fryma, takime me pjesëmarrje të hapur dhe udhëheqësi johierarkike”. Viola, Krishterimi Pagan Shih 1 Thes 5:12- 13, Heb 13:17
  17. Gabimi 3 – shumë i rrezikshëm “... Dhiata e Re nuk di asgjë për një kishë të drejtuar nga pleq, të qeverisur nga pleq apo të udhëhequr nga pleq. Dhe ajo aq më pak pranon një kishë të udhëhequr nga një pastor. Kisha e shekullit të parë ishte në duart e grupit të vëllezërve dhe të motrave. E thjeshtë dhe e qartë” (Ripërfytyrimi i Kishës, fq. 187).
  18. Gabimi 3 – shumë i rrezikshëm “Në tërësi, Dhiata e Re nuk di asgjë për një mënyrë udhëheqësie me autoritet” (Ripërfytyrimi i Kishës, fq. 198). “... Bibla nuk mëson kurrë që Perëndia u ka dhënë besimtarëve autoritet mbi besimtarët e tjerë” (Ripërfytyrimi i Kishës, fq. 214). Shih Tit 2:15, 3:8
  19. GABIMI 4 - Roli i grave “kultura e jetës së kishës organike e pengon çdo interpretim të 1 Kor. 14:34-35, 1 Tim. 2:11-14 që i ndalon gratë për të folur në takimet e kishës” (Frank Viola, Ripërfytyrimi i rolit të një gruaje në kishën)
  20. Gabimi 5 – sulm kundër PREDIKIMIT “Predikimi i krishterë u huazua nga pellgu pagan i kulturës greke” (Frank Viola dhe George Barna, Krishterimi Pagan) “Predikimi ruan mentalitetin jobiblik të klerit” (Krishterimi Pagan).
  21. Çfarë thotë Bibla? Vep. 20:7 Pali [...] e zgjati fjalën deri në mesnatë. 2 Tim. 4:2 prediko fjalën, ngul këmbë me kohë e pa kohë, kritiko dhe qorto, këshillo me çdo durim e doktrinë.
  22. Gabimi 6 – sulm kundër Bibles “Kapitujt 1 dhe 2 [nga Zanafilla] nuk ishin synuar kurrë të ishin fushëbeteja për debatin Krijimi-përballë- Evolucionit” (Frank Viola dhe Leonard Sweet, Manifesti i Jezusit, fq. 9). “[Bibla] nuk ofron një plan ose një model për jetën” (Manifesti i Jezusit, fq. 137).
  23. Gabimi 6 – sulm kundër Bibles “Feja e krishterë mëson se Bibla i përgjigjet praktikisht çdo çështje që çohet te teksti i shenjtë. Problemi me këtë linjë mendimi është se Perëndia i vërtetë nuk mund të futet në kutinë e dikujt” (Manifesti i Jezusit, fq. 130).
  24. Gabimi 6 – sulm kundër Bibles “E vërteta nuk është një libër … apo një kredo … E vërteta është një person. Dhe emri i Tij është Jezusi. Si rrjedhim, krishterimi nuk është në themel për të ndjekur një libër” (Manifesti i Jezusit, fq. 137).
  25. Gabimi 6 – rruga drejt apostazisë “[Bibla] i flet rishtas çdo brezi. Ajo duhet lexuar në dritën e të dhënave të reja dhe zbulimeve të freskëta. Gjithashtu ajo duhet kuptuar në komunitet, jo si një individ. … Çdo brez nxjerr mprehtësi të reja nga Shkrimet të bazuara mbi atë që sjell ai brez. (vazdhim . . .)
  26. Gabimi 6 – drejt apostazisë (vazhdim) Kjo do të thotë që zbulesa është gjithnjë e mbuluar me mister. Ne i sjellim asaj kulturën tonë, historinë tonë, vështrimin tonë dhe syzet tona. Ideja fondamentaliste që teksti ka vetëm një domethënie është relativisht një shpikje e kohëve të fundit” (Manifesti i Jezusit, fq. 139, 140).
  27. Gabimi 6 – Kush është autoriteti? “Ne kemi mësuar shumë nga perspektiva të ndryshme për Jezusin: teologjia feministe, teologjia e krijimit, teologjia e procesit, teologjia liberale, teologjia treguese, teologjia postliberale, teologjia emergjente” (Manifesti i Jezusit, fq. 109).
  28. Gabimi 6 – Rebelim kundër Bibles “Unë do të argumentoj në këtë libër, Dhiata e Re nuk përbman asnjë … listë rregullash dhe normash që të krishterët t'i ndjekin” (Viola, Ripërfytyrimi i Kishës).
  29. Ka probleme të tjera Shkurt, refuzimi i doktrinës së shëndoshë P.sh. Viola miraton librin Kasollja nga William Paul Young “Si përfundim, pa druajtur unë do të sfidoj ata që i japin lavdërim të pakualifikuar librit Kasollja.” Përfundim – rruga DREJT APOSTAZISË
  30. Përfundim – Shikoni frytin e atyre Prishja e unitetit Rebelim Krenari Ndarje dhe veçim Mungesa e shenjtërisë (sepse janë pa rregulla biblike)
  31. Përfundim – Ndodh edhe sot 2 Tim. 4:3 Sepse do të vijë koha kur njerëzit nuk do ta durojnë doktrinën e shëndoshë, por, sipas ëndjeve të veta, do të mbledhin grumbull mësues për të gudulisur veshët 2 Tim. 4:4 dhe do t’i largojnë veshët nga e vërteta e do t’i sjellin drejt përrallave.
  32. Përfundim – përgjegjësia jonë? 2 Tim. 4:2 prediko fjalën, ngul këmbë me kohë e pa kohë, kritiko dhe qorto, këshillo me çdo durim e doktrinë. 2 Tim. 4:5 Por ti rri syçelë në çdo gjë, duro vuajtjet, kryeje punën e ungjilltarit, përmbushe plotësisht shërbesën tënde.
Anúncio