1. UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS
PUNIM SEMINARIK
Lënda : IMUNOLOGJI
Tema :KOMPLEKSI MADHOR I PAJTUESHMERISE INDORE-
(KMPI– HLA - MHC)
Mentori : Kandidati :
Prof. Dr. Enver Zenku Ardian Hyseni
Tetovë 2014
2. Kompleksi madhor i pajtueshmerise indore (KMPI)
Kompleksi madhor i pajtueshmerise indore (KMPI) është një kompleks gjenesh që
kodohen në krahun e shkurtër të kromozomit të gjashtë tek njeriu (ku njihet edhe me
emërtimin HLA - human leucocyte antigen-). Karakteristikë kryesore e këtyre gjeneve
është polimorfizmi alelik i tyre, pra brenda të njëjtes specie grupe të ndryshme
individësh bartin alele të ndryshme të te njëjteve lokuse. Funksioni i këtij kompleksi
është kodimi për molekula membranore në sipërfaqen e mjaftë qelizave të organizmit
dhe që luajnë një rol të rëndësishëm në përgjigjen imunitare.
Te njeriu dhe te miu ekzistojnë grupe dominante antigjenike që shkaktojnë reaksione të
forta. Kompleksi HLA është i ngjashem me sistemin ABO të gjakut, dhe janë përgjegjës
për transplantim, sikur sistemi antigjenik ABO për transfuzion të gjakut.
Kompleksi i histokompatibilitetit për herë të parë është gjetur te miu dhe është
emërtuar si lokus H-2 e si i këtillë emërtohet edhe sot. Reaksioni imunologjik gjendet
nën kontrollin e dy sistemeve gjenetike edhe ate:
1. Gjeni kryesor i sistemit të histokompatibilitetit i cili bën rregullimin e reaksionit
imunologjik kunder antigjenit timovarës.
2. Gjeni struktural përgjegjës për zingjiret e imunoglobulinave që e bën kodimin e
alotipeve.
3. Komleksi HLA përbëhet nga 5 gjene (lokuse) e që emërtohen si: HLA- A, HLA- B, HLA-C,
HLA- D, dhe HLA- DR. Antigjenet që bëjnë kodimin e HLA- A, HLA- B, HLA-C, HLA-DR
ka mundësi të përcaktohen me ndihmen e metodave serologjike ngjashëm me
përcaktimin e grupeve të gjakut, por kuptohet me metoda të veçanta laboratorike.
Përcaktimi i lokuseve emërtohet si tipizim i indeve dhe përdoret te transplantimi i indeve
dhe i organeve të ndryshme.
Gjenet HLA-A, HLA-B, HLA- C bëjnë kodimin e struktures kryesore të
histokompatibilitetit i cili gjendet po thuaj se në të gjitha strukturat qelizore të indeve dhe
organeve. Ndërsa antigjeni HLA- DR gjendet kryesishtë në limfocitet- B. Pa marr
parasysh shpërndarjen e tyre ky antigjen si i tërsishem ose si i vetem, është shkaktar
kryesor i hudhjes së transplantit indor.
Tipizimi bëhet duke kërkuar jo reaktivitetin kundër qelizave homozigote të cakut. Këto
qeliza të cakut mund të fitohen nga pasardhësit e bashkëshortësive të kusherinjëve të
parë.
KMPI e ndajmë në 3 regjione kryesore gjenetike. Sipa vendosjes 5' - 3' në gjenome pra
duke u nisur nga afërsia me centromerin këta regjione jane:
1. Regjione të klasës II
2. Regjione të klasës III
3. Regjioni i klasës I.
4. Në klasën I të KMPI kemi 3 lokuse kryesore: B,C, A. Secili prej tyre karakterizohet nga
shumëllojshmeria alelike që është më e shprehur për lokusin B pastaj A dhe me pak për
lokusin C. Këto gjene kodojnë për një varg polipeptidik që quhet vargu alfa dhe që është
i shprehur në sipërfaqen e të gjitha qelizave me bërthame të organizmit. Ky varg
përbëhet nga 3 domene ekstraqelizore (homologe me domenet e imunoglobulinave) që
duke filluar nga domeni me distal quhen alfa 1, alfa2, alfa3, Beta2.
Te gjitha qelizat me bërthame të organizmit bartin në sipërfaqen e tyre molekulat e
klasës se I. Më tepër ato janë shprehur me qelizat limfoide, me pak në ato hepatike,
mushkëri dhe veshka dhe mjaftë rrallë në tru dhe muskujt skeletik. Antigenët me shumë
të shprehur të njëriu janë HLA-A dhe HLA-B.
5. Klasa e II:
Molekulat e klasës II janë gjithashtu glikoproteina transmembranore të përbëra nga një
varg alfa dhe një beta. Ekziston një homologji në sekuencat e alfa 2 dhe beta 2, kanë
palosjen karakteristike të Ig ndërsa ato alfa 1 dhe beta 1 i ngjajnë domeneve alfa 1 dhe
alfa 2 të Kl I duke formuar një "gropëz" ku vendoset polipeptidi antigenik. Molekulat e
Klasës II janë të shprehura në limfocitet B, qelizat dentritike, dhe makrofagët.
Klasa e III:
Ne këtë regjion kodohen një sërë molekulash të komplementit kryesisht si dhe të TNF
(faktori i nekrozes së tumoreve), molekula këto që nuk janë në sipërfaqet qelizore, por
në serum ose sekretohen nga qeliza të ndryshme.
6. Polimorfizmi i gjeneve HLA
Ndryshimet e aminoacideve përgjegjës për këtë polimorfizem ndodhin në domenet alfa1
dhe alfa2 të klasës I si dhe në ato alfa1 dhe beta1 të klasës II. Eshtë shumë sinjifikant
fakti që këto ndryshime ndodhin në aminoacidet e domeneve të mesipërme të
lokalizuara rreth gropëzes ku vendoset polipeptidi antigjenik, pra ato përcaktojnë dhe
variabilitetin e lidhjes me antigenin nga alele të ndryshme të sistemit HLA.
Gjenet e sistemit HLA kanë ekspresion kodominant dhe segregojnë në mënyrë
mendeliane (si grupet e gjakut p.sh.). Tërësia e gjeneve KMPI që ndodhen në një nga
kromozomet çift formojnë haplotipin. Pra çdo individ ka 2 haplotipe dhe fëmija trashegon
një haplotip nga çdo prind.
7. Funksionet e molekulave të KMPI Kl I
Megjithëse fillimisht të zbuluar nëpërmjet reaksioneve të flakjes se transplantit,
molekulat e HLA kanë funksione jetësore biologjike për organizmin. Ato funksionojnë si
shënues qelizorë që i mundësojnë qelizat e infektuara të organizmit të njihen nga
limfocitet T helper dhe citotoksikë.
Ky funksion ka të bëjë me faktin që limfocitet T citotoksikë të një organizmi mund të
realizojnë vrasjen e një qelize të infektuar me virus që bart një antigjen të huaj vetëm në
qoftë se ky antigjen është i shoqëruar me molekulat e KMPI të klasës I të alotipit të këtij
organizmi.
Me antigjenë endogjene quajme antigjenët virale,
autoantigjenët ose antigjenët tumorale, që kanë
karakteristikë të përbashkët faktin që ata përdorin
aparatin biologjik të vetë qelizës për t'u sintetizuar.
Antigjenët endogjene sintetizohen në citoplazmën
e qelizës dhe aty ata lidhen me molekulat KMPI
të Kl I.
8. Funksionet e Klasës II të KMPI
Funksioni kryesor imunologjik i këtyre molekulave është paraqitja e Antigjenëve
ekzogjene limfociteve T helper, të cilët njohin antigjenin KMPI të klasës II. Kjo paraqitje
bëhet nga qelizat antigjen-paraqitëse si limfocitet B, makrofagët apo qelizat dendritike.
Megjithëse fillimisht të zbuluar nëpërmjet transplanteve, molekulat HLA përdoren për
funksione të rëndësishme vitale. Roli i tyre në përgjigjen imune është shumë i
rëndësishëm dhe në këtë aspekt polimorfizmi i pasur i KMPI paraqet një përgjigje të
species për të rritur variabilitetin e përgjigjes imune ndaj shumëllojshmerise se
mikroorganizmave.
9. Përdorimi klinik i tipizimit të KMPI të njeriu (HLA):
1. Përdorimi kryesor është pa dyshim përcaktimi i përshtatshmerisë midis dhuruesit dhe
marrësit të transplantit. Kjo bëhet me metodat klasike të limfocitotoksicitetit ose ato
më bashkëkohore të biologjisë molekulare, në rastin e parë limfocitet e individit për
t'u tipizuar vihen në fillim në kontakt me serume me specifitet të njohur për alelet e
ndryshme HLA. në një etape të dytë shtohet komplementi i cili realizon lizën e
limfocitit në qoftë se ky individ përmban alotipin HLA të antiserumit.
2. Në mjeksine ligjore tipizimi i HLA të fëmija dhe prindet është metoda më e efektshme
për përjashtimin e atësisë dhe e konfirmon atë deri në 99 %.
3. Në gjenetiken e popullatave studimi i aleleve të HLA është metoda më e saktë për
ndjekjen e përzierjes së popullatave të ndryshme dhe origjinës së tyre.
4. Disa alele të HLA janë të lidhura me sëmundje të ndryshme kryesishtë autoimune:
kështu HLA 95% të te sëmurëve me Spondiloartrit ankilozant, në të sëmurët me diabet
juvenil insulinovartes, LES (lupus sistemik eritematosis).
10. Parandalimi i flakjes se transplantit
Meqënëse antigenët e HLA (KMPI të njëriut) janë përgjegjësit kryesore të flakjes së
transplanteve, përshtatja sa më e mirë e këtyre antigjenëve midis marrësit dhe dhuruesit
është rruga kryesore për evitimin e flakjes se transplantit në mënyrë të ngjashme kjo me
nevojen e pajtueshmerisë së grupeve ABO në transfuzionet e gjakut.
Përcaktimi i antigenëve HLA realizohet me metoden e limfocitotoksicitetit ose me
metodat e biologjisë molekulare.
Transplantimi i palcës kockore kërkon një shkallë sa më të lartë pajtueshmerie dhe
saktësia më e madhe e metodave të biologjisë molekulare nëpërmjet tipizimit të ADN
është një kontribut i rëndësishëm në këtë drejtim.
11. Sipas specieve ku realizohet transplanti ato i ndajmë në autotransplant, izotransplant,
alotransplant, dhe heterotransplant.
Në autotransplant dhuruesi dhe marrësi janë i njëjti individ. Autotransplantet, kryesisht
të indeve (lekura, palca kockore) kanë gjithashtu një përdorim të shpështë.
Në izotransplant transplanti realizohet midis individëve gjenetikisht identike si psh.
binjaket monoovulare.
Alotransplantet janë transplantet midis individëve te të njëjtes specie por të ndryshëm
gjenetikisht. Alotransplanti me i shpeshtë indor është pa dyshim transfuzioni i gjakut në
të cilin njihen mirë pasojat e papajtueshmerisë.
Ksenotransplantet (ose heterotransplantet) janë transplantet midis individëve të
specieve të ndryshme.
Transplanti i lëkurës ka qënë gjithmonë një model interesant ekspërimental për studimin
e fatit të një transplanti. Në rastin e alo- apo heterotransplantit të lëkurës vihet re midis
ditës se 3 dhe të 9 një pakesim i qarkullimit të gjakut në indin e transplantuar si dhe një
rritje e infiltrimit të këtij indi me limfocite, plazmocite dhe shumë pak plazmocite.
12. Anëtarët e familjes HLA typing
Nëse kemi një transplantim të veshkave atëherë ajo mund të jetë e mundur që të marrim
atë organ nga një anëtar i familjes së ngushtë, në fillim duhet të Testohen për HLA
typing. Ky test mund të na jep informata në lidhje me gjenetiken në familje.
13. Çfarë është analiza antitrup?
Është e rëndësishme që mostren e gjakut të një marrësi të mundshëm ta dërgojm në
laborator dhe të bëhet analiza për antitrupat HLA. Disa njerëz tashmë kanë antitrupa
kundër HLA të njerëzve të tjerë të themi se ata janë "Sensibilizuar". Kjo zakonisht ndodh
me transfuzion, shtatzënisi apo transplantet e mëparshme.
Nëse antitrupat janë zbuluar është e rëndësishme që të gjejmë se cili lloj i HLA-së ka
këta antitrupa, këto quhen si HLA ‘'antigjene të papranueshme "për atë pacient dhe
duhet të shmanget në çdo transplantim të ardhmen, në të kundërten sistemi imunitar do
ta shkatrroj organin dhe do ta hudh (brenda pak minuta ose orë).
Serumi nga pacienti mund të ruhet një kohë të gjatë dhe të futen në listen e
transplantimit.