O slideshow foi denunciado.
Seu SlideShare está sendo baixado. ×

Crregullimet ushqimore

Anúncio
Anúncio
Anúncio
Anúncio
Anúncio
Anúncio
Anúncio
Anúncio
Anúncio
Anúncio
Anúncio
Anúncio
Carregando em…3
×

Confira estes a seguir

1 de 7 Anúncio

Mais Conteúdo rRelacionado

Diapositivos para si (20)

Quem viu também gostou (20)

Anúncio

Semelhante a Crregullimet ushqimore (20)

Anúncio

Crregullimet ushqimore

  1. 1. CRREGULLIMET USHQIMORE ANOREKSIA NERVORE BULIMIA OBEZITETI
  2. 2. ANOREKSIA NERVORE Njerezit qe vuajne nga kjo semundje mendojne se jane te shendoshe dhe kane shume frike nga mundesia qe mund te shtojne peshe. Ne pergjithesi personat qe vuajne nga anoreksia nervore vuajne dhe nga depresioni. Rreth 25 % te rasteve me anoreksi permiresohen per nje periudhe rreth 6 vjecare, kurse pjesa tjeter vazhdojne, ose zhvillojne patologji te tjera te ushqyerjes si bulimi nervore apo ushqyerja ne menyre te pakontrollueshme.Anoreksia nervore fillon kryesisht ne adoleshence. Dietat ekstreme jane paralajmeruesi kryesor per nje crregullim te mundshem te ushqyerjes. Ne rastet kur adoloshentet shfaqin shqetesime per peshen e tyre ata duhen keshilluar te bejne aktivitet fizik dhe jo dieta ne reduktimin normal te menyres se ushqyerjes.
  3. 3.  Anoreksisë nervore, karakteristikat që e shoqërojnë :  Refuzimi i mbajtjes së peshës trupore, mbi peshën minimale normale  Frika e vazhdueshme e ngritjes në peshë dhe shtrembërimi i imazhit trupor.  Në pjesën më të madhe të rasteve këto subjekte arrijnë të kufizohen në pak kategori ushqimesh.  Për më tepër, ata mund të kryejnë sjellje eliminimi apo pastrimi siç janë: “Të vjella të provokuara nga vetë personi, përdorim i papërshtatshëm i laksativëve dhe diuretikëve, praktikim të tepruar të aktivitetit fizik me qëllim uljen e peshës.  Megjithëse disa individë mund të jenë të ndërgjegjshëm për dobësinë e tyre fizike, ata në mënyrë tipike i mohojnë pasojat e rënda mbi shëndetin e tyre mendor dhe emocional.  Personat me anoreksi kane pamjen tipike “kocke e lekure’’. Pasha trupoure mund te shkoje deri ne 85 % me pak se pesha e tyre normale trupore ( kane BMI< 15 ).  Kane metabolizem te ngadalesuar,rrahje te ngadalta te zemres, lekure te thate te ashper, per shkak se jane te dehidratuar dhe mund te kene dhe shenja ne lekure, per shkak te mungeses se shtreses dhjamore poshte lekures, qe ka efekt mbrojtes.  Efekte te tjera negative ne shendet jane :  Fryrje barku qe zgjat per disa ore pas ngrenies si rezultat i metabolizmit shume te ngadalsuar  Renie floku  Nivele te ulta ne proteina ne organizem si rezultat i mosngrenies  Crregullim te neurotransemtueve dhe si rezultat zhvillim i depresionit  Renie te dhembeve si rezultat i demtimit te tyre nga aciditeti i stomakut prej vjelljeve te shpeshta Trajtimi i anoreksise nervore Personat qe vuajne nga anoreksia nervore jane te izoluar dhe nuk mendojne se ka ndonje problem me ta.Trajtimi i tyre eshte i dyfishte : ne aspektin mendor dhe nutricional.Fillohet ushqyerja ne menyre graduale, me 1000 -1600 kcal ne dite, me vakte te vogla disa here ne dite dhe duke tentuar rritje me 100-200 kcal ne jave. Merren edhe multivitamina dhe calcium si suplement per te plotesuar nevojat e organizmit. Ne rast se marrin ndihme profesionale, pacientet qe vuajne nga anoreksia nervore mund te bejne nje jete normale.
  4. 4. BULIMIA  Bulimia është një çregullim psikologjik i të ngrënit, që karakterizohet me intervale të të ngrënit të pakontrolluar të përcjellur me metoda joadekuate për kontrollim të peshës (të vjellur). Brengosja e tepruar për formën dhe peshën janë poashtu karakteristika të bulimisë.  Faza e kënaqësisë është intervali kur një individ ha sasi shumë më të mëdha të ushqimit se shumica e njerëzve në situate të ngjashme. Të ngrënit me kënaqësi nuk është përgjigje ndaj urisë intenzive. Zakonisht është rezultat i depresionit, stresit apo çështjes së vetbesimit. Gjatë këtij intervali, individi përjeton humbjen e kontrollit.  Njerëzit me bulimi mund të duken plotësisht normal. Shumica prej tyre kanë peshë normale e disa mund të kenë peshë të shtuar. Femrat me bulimia kanë tendenca të arrijnë lartë. Shpesh është e vështirë të përcaktohet se a vuan një person nga bulimia. Kjo për shkak se të ngrënit e tepruar dhe vjellja kryhen fshehurazi. Po ashtu individët që vuajnë nga bulimia shpesh e mohojnë gjendjen e tyre. Ata që vuajnë konzumojnë sasi të mëdha të ushqimit.  Shkaqet Të lidhura me fëmijërinë: probleme marrëdhëniesh apo mungesë e figurës së nënës, zakone të këqija të të ushqyerit, xhelozi ndaj vëllait më të vogël, abuzime seksuale….  Të lidhura me pamjen e trupit të tij: frikë e vazhdueshme për t’u shëndoshur, kompensim nëpërmjet ushqimit, auto-ndëshkim.  Të lidhura me episode të veçanta: prishja e një lidhjeje, divorci i prindërve, një vdekje, humbja e vendit të punës, stresi...
  5. 5.  Si shfaqet? Personat që vuajnë nga bulimia janë të përfshirë nga kriza, gjatë së cilave marrin sasi të jashtëzakonshme ushqimi në mënyrë të pandërprerë dhe në një interval kohë shumë të shkurtër. Viktima ha çdo gjë që i del përpara pa asnjë dallim. Kjo krizë urie e pakontrolluar mund të ndiqet nga dy veprime të ndryshme: disa persona bulimikë auto-provokojnë të vjellurat, sepse kanë frikë se mos shëndoshen, të tjerë jo dhe duhet të përballen pastaj me problemin e obezitetit. Tre fazat e krizës së bulimisë: Para krizës, personi bulimik ndihet i acaruar, i pikëlluar dhe i tensionuar. Pushtohet nga një ndjenjë boshllëku dhe fillon të kërkojë ushqim në mënyrë të pakontrolluar për të qetësuar krizën. Për të arritur qëllimin e duhur, nuk ngurron të boshatisë frigoriferin apo dollapët e kuzhinës . Gjatë krizës, personi me bulimi ka një humbje totale të autokontrollit dhe tërhiqet nga ushqimet me më shumë kalori e yndyra, duke i gëlltitur në pak minuta pa i përtypur fare. E bën fshehurazi, i mbyllur në banjë apo në kuzhinë .Kriza zakonisht shoqërohet me dhimbje barku dhe provokon ndjenjën e fajit. Disa persona reagojnë duke vjellur automatikisht, disa të tjerë e provokojnë vet vjelljen. Pas krizës, menjëherë pasi të ketë vjellë, personi me bulimi provon një ndjenjë çlirimi, që zgjat pak kohë, pasi vendin e saj e zë turpi dhe ndjenja e fajit. I premton sërish me vete se nuk do të rifillojë, edhe pse e di mirë se sa e vështirë është të mbajë fjalën. Në rastet më të rënda, mund të kalohen nga 10 deri në 15 kriza në ditë. Kuriozitete: • Ndër 100 persona bulimikë, 83 janë gra dhe 17 burra • Numri i personave bulimikë është dyfishuar në njëzet vjetët e fundit • Krizat e bulimisë vijnë mesatarisht të paktën dy herë në javë gjatë një periudhe prej tre muash. • Sipas disa studimeve, bulimia prek 20 % e studentëve universitarë • Shumë star vuajnë e kanë vuajtur nga bulimia: Amy Whinehouse, Elton John, Britney Spears, Alanis Morissette, Princesha Diana
  6. 6. OBEZITETI  Obeziteti konsiderohet një situate jonormale, ku ka depozitim te tepërt te yndyrës ne trup. Kjo ndodhe nga marrja e tepert te e ushqimit, dmth te energjisë te tepërt. Për të vlerësuar gjendjen ushqyese të trupit dhe te obezitetit, përdorim Body Mass Index ( BMI ).  BMI = Pesha / Gjatesia2 ( Kgr/m2 )  Nje person klasifikohet mbipeshe kur BMI eshte midis 25 – 30 ndersa si obez nese eshte ≥ 30. Per shembull nje person qe eshte 97kg dhe gjatesi 1,76, ka BMI 31,3…eshte obez !  Etimologjia e obezites eshte shumefaktor, por shkaku themelor eshte ngrenja e tepert...Obezita mund ti ndodhe te gjitheve. Megjitheate disa grupe jane me shume ne rrezik te behen te obez. Faktore te tjere qe lidhen me obezen jane :  • Stresi, lodhja, trishtimi • Mosha • Disa ilace • Çrregullime hormonale • Nderprerja e pirjes se duhanit ( kjo nuk do te thote qe te pini duhanin, perkundrazi ) • Mbajta e kileve te teperta te shtatzanise • Trashëgimia 
  7. 7.  Obeziteti eshte nje situate shume renduese per shendetin dhe eshte e lidhur me shume semundje :  • Zemra ( infrakt ne zemer ) • Sistemi i eneve te gjakut ( tensioni i gjakut, athirosklirosis ) • Sistemi I frymemarrjes ( syndrome kufizues, apnea ne gjume ) • Sistemi hepato-temth ( gure ne melci, dhjamth ne melci ) • Hormone dhe funksionet metabolike ( diabet, kolisterol etj ) • Funksioni i veshkave • Nyejt dhe muskujt • Lekure • Rrezik kirurgjikale • Crregullime riprodhuese dhe funksione seksuale • Crregullime psikollogike dhe sjellje shoqerore …etj

×