SlideShare uma empresa Scribd logo
1 de 18
Baixar para ler offline
UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS
___________________________________________________________________
FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKE-JURIDIKE
DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE
PROGRAMI " MASTER SHKENCOR "
LËNDA: KERKIM NE SHKENCA SOCIALE
DETYRE KURSI
Tema: Hapat e Integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Europian
Punoi : Danjel Dragjoshi
Pranoi : Dr. Dorina Berdufi
1
TABELA E PËRMBAJTJES
Abstarkti…………………………………………………………......
Lista e shkurtimeve..............................................................................
Tema kerkimore…………………………………………………......
Qasjet e perdorura per studimin………………………......................
Qellimi i punimit................................................................................
Hyrje………………………………………………………………….
Progres Raporti I KE…………………………………………..........
Funksionimi I gjyqsorit……………………………………….........
Sfidat ne fushen e ligjit ……………………………………............
Ecuria drejt Integrimit Europian…………………………............
Meritokracia ne rrugen antaresimit..................................................
Fenomenologjia..............................................................................
Intervista…………………………………………………………….
Konkluzione....................................................................................
Referenca & Bibliografia……...........................................................
2
Abstrakti
Procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian është një objektiv kombëtar, në
funksion të demokratizimit dhe transformimit të shoqërisë shqiptare, në përputhje
me vlerat dhe parimet e Europës së Bashkuar. Për t’i dhënë fund, kësisoj, një
tranzicioni të pafund që nuk krijon institucione demokratike, modele zhvillimi të
qëndrueshme dhe cilësi jete. Marrja e statusit të vendit kandidat dhe fillimi i
bisedimeve për anëtarësimin në Bashkimin Europian do të përbëjnë përparë sinë
e veprimit politik të shumicë s së re. Zbatimi me korrektësi i Marrëveshjes së
Stabilizim Asociimit përmbushja e pjesës së mbetur nga 12 prioritetet e Planit të
Veprimit, janë elementë kryesorë për cilësinë dhe shpejtësinë e procesit të aderimit
të Shqipërisë në BE. Ne e konsiderojmë suksesin e procesit të integrimit Europian
të lidhur ngushtë me komunikimin e zhdërvjelltë që duhet të përfshijë të gjithë
aktorët kryesorë, e më posaçërisht partnerët socialë, shoqërinë civile, shoqërinë
akademike dhe grupet e interesit. Vetëm në këtë mënyrë pritshmëria e qytetarëve
do të jetë realiste dhe reformat do mund të shoqërohen me mbështetjen e duhur.
Lista e shkurtimeve :
KE - Komisioni Europian
BE - Bashkimi Europian
FATF - Financial Action Task Force
OKB - Organizata e Kombeve te Bashkuara
MSA - Marreveshja e Stabilizim Asocimit
PBB - Prodhimi I Brendeshem Bruto .
Tema kerkimore : Organizoni nje pasqyre dy faqeshe te nje studimi qe deshironi
te realizoni . Ne permledhjen tuaj perfshini , problemin qe ju planifikoni te studioni
, pyetjet kryesore te studimit qe planifikoni te beni , te dhenat qe deshironi te
mblidhni dhe analizoni , rendesine tuaj ne studim dhe marredheniet me temen dhe
pjesmarresit qe do studiohen
3
Qasjet qe do perdoren ne studim : Studim rasti dhe Fenomenologjia
Qasja studim rasti : Qellimi kryesor i kesaj qasjeje eshte te prezantojne nje
kuptim in depth te rastit .Me ane te kesaj qasje ne do të studiojme me detaje një
proçes siç është Integrimi i Shqipërisë në BE , nepermjet mbledhjes se te dhenave
sa më të sakta dhe te detajuara, nëpërmjet intervistave me persona kopetenë dhe
pyetjeve kërkimore . Me këtë hulumtim, synojmë të intervistojmë ekspertë të
integrimit, akademik dhe pëfaqesues të shoqërisë civile .
Qasja fenomenologjike : Qellimi i studimit fenomenologjik synon te pershkruaj
fenomenin e procesit te integrimit ne BE dhe te kuptojme ndikimet e pergjithshme
qe shkakton ne vendin tone .
Qellimi i studimit : Qellimi i ketij studim ne aspektin fenomenologjik dhe rast
studimi eshte te kuptojme edhe analizojme ecurine edhe pjesmarrjen e vendit tone
ne Integrimin Europian . Ne kete faze studimi do percaktohet ne forme te
pergjitshme se si do te ndikohet vendi yne sipas fenomenit banke dhe formave te
tjera nga procesi i integrimit .
Metodologjia : Metodologjia e ndjekur ne realizimin e ketij punimi eshte
metodologjia hulumtuese cilesore e cila bazohet ne analizen e te dhenave dhe
informacionit te marre ne literatura te ndryshme qe jane paresore per temen ne
fjale .
Pyetja kryesore per studim : Cilat jane kushtet qe Shqiperia duhet te permbushe
dhe pengesat qe duhet te kaloje ne rrugen e saj drejt antaresimit ne BE ?
5 Nen/pyetjet : Cilat jane shkaqet qe kane vonuar integrimin tone ne BE ?
Cfare duhet te permirsoje qe Shqiperia qe te behet pjese e BE sa me shpejt ?
Cfare rendesi ka hapja e negociatave per antaresim , dhe plotesimi i kushteve te
vendosura nga ne BE ?
Sa e gatshme është Shqipëria në realizimin e kushteve të vëna ? Cilat janë
avantazhet dhe disavantazhet e Shqipërisë në këtë process sfidues
Burimet e te dhenave : Per kete hulumtim synojme te intervistojme
eksperte te integrimit dhe akademik , por do marrim informacione edhe nga
dokumenta , raporte dhe burime te tjera paresore per temen.
Konkluzionet
Referencat & Bilografia
5
HYRJE
Sfidat e integrimit të Shqipërisë në BE janë të ndryshme dhe jo domosdoshmërish
kanë të bëjë vetëm me përparimin e vendit në konsolidimin e demokracinë, sundimin
e ligjit dhe të ekonomisë së tregut. Në këtë punim perspektivat e integrimit shihen në
funksion të ndikimit të shumë faktorëve si çështjet e identitetit, ekonomisë, sigurisë,
dhe të demokratizimit në nivel lokal, rajonal dhe europian. Kjo qasje nxjerr një tablo
të gjerë dhe realiste jo vetëm të sfidave me të cilat përballet Shqipëria por dhe të
perspektivës për integrim në Evropë . Këto faktore të sipërpërmendura fillimisht
duhet te kene mbështetje nga klasa politike, në të cilën, sipas raporteve të Komisionit
Europian dhe Departamentit Amerikan të Shtetit, mosndëshkimi i korrupsioni lidhet
mbi të gjitha me ndikimin dhe presionin e ushtruar nga klasa politike ndaj
autoriteteve përgjegjëse.Më pas,ajo mbështetet nga një sistem gjyqësor i korruptuar
që garanton mosndëshkueshmërinë e autorëve të veprave penale dhe së fundi
mbështetet nga ekzistenca e një kulture të mosndëshkimit ose e dënimeve të buta
ndaj korrupsionit të nivelit të lartë .Megjithëse gjatë këtyre viteve, Shqipëria është
përballur me sfida të ndryshme në rrugën drejt integrimit në strukturat e BE-
së, vendi ka ndërmarrë një sërë reformash për të transformuar sistemin ekonomik
dhe politik me një ekonomi tregu, me një shoqëri pluraliste dhe një demokraci
liberale të bazuar në të drejtat e njeriut. Shqipëria ka bërë përparim gjatë 20 viteve të
fundit, por progresi ka qenë i ngadaltë dhe i pamjaftueshëm për t'u anëtarësuar në
BE. Megjithatë, për Shqipërine BE-ja mbetet qendra kryesore e veprimtarisë
ekonomike, politike dhe diplomatike.
Duhet theksuar se procesi i integrimit të Shqipërisë është një proces kompleks që
ndikohet nga qëndrimet e BE-së ndaj politikës së zgjerimit nga njëra anë dhe nga ana
tjetër nga zhvillimet e brendshme në Shqipëri. Pavarësisht dëshirës së shqiptarëve
për të qenë pjesë e projektit europian, janë disa faktorë të brendshëm si polarizimi
politik, ekzistenca e fenomeneve si korrupsioni, “kapja e shtetit”, që kushtëzojnë
demokracinë dhe një ekonomi e brishtë e cila karakterizohet nga një numër i lartë
papunësie, një borxh i lartë publik i shoqëruar nga një nivel i lartë i varfërie, të gjitha
këto arsye ndikojnë në procesin e integrimit të vendit.
Pavarësisht të gjithë faktorëve dhe sfidave që ndikojnë procesin e integrimit,
Shqipëria vazhdon të jetë një nga vendet më pro-europiane dhe e konsideron
integrimin në BE si të vetmen alternativë për të ardhmen e vendit .
6
Progres raporti i Komisionit Europian 2023
Për sa u përket kritereve politike, zgjedhjet e rregullta vendore më 14 maj 2023 u
zhvilluan në një mënyrë përgjithësisht të qetë. Vëzhguesit i vlerësuan ato si të
mirëadministruara, konkurruese dhe me pjesëmarrjen e aktorëve kryesorë politikë.
Shqetësimet kanë të bëjnë me keqpërdorimin e burimeve shtetërore, pretendimet
për presion mbi punonjësit e sektorit publik dhe votuesit, si dhe me pretendimet për
blerje votash. U regjistrua një pjesëmarrje e ulët prej vetëm 38.2%. Skena politike
vazhdoi të shënohej nga polarizim politik, në sfondin e përçarjeve të thella e të
vazhdueshme brenda partisë më të madhe opozitare. Mbikëqyrja parlamentare e
ekzekutivit mbeti e kufizuar. Në mars 2023, me një shumicë të madhe, u miratuan
amendamente që forcojnë rolin konsultativ të Parlamentit në procesin e negociatave
të anëtarësimit. Vonesat dhe politizimi i emërimeve të Avokatit të Popullit dhe
Komisionerit të ri kundër Diskriminimit i dobësojnë këto institucione të pavarura.
Nën koordinimin e Kryenegociatorit dhe strukturave të reja të reformuara për
negociatat me BE-në, institucionet shqiptare kanë mobilizuar burime të
konsiderueshme për t'u angazhuar aktivisht në procesin e shqyrtimit dhe për t'u
përgatitur për hapat e ardhshëm të negociatave të anëtarësimit. Ndërsa i ka
vendosur reformat në lidhje me BE-në në qendër të planifikimit të vet legjislativ
dhe të politikave, qeveria duhet t’i shmangë masat që nuk janë në përputhje me
standardet e BE-së. Qeveria gjithashtu duhet të angazhohet për një komunikim më
të fortë publik mbi procesin e anëtarësimit në BE. Ndërsa shoqëria civile është
përgjithësisht e lirë, mangësitë ndikojnë negativisht tek aftësia e organizatave të
shoqërisë civile për të kontribuar në proceset e politikave. Roli i shoqërisë civile,
përfshirë në procesin e negociatave për anëtarësim në BE, duhet të forcohet.
Shqipëria mbetet mesatarisht e përgatitur në fushën e administratës publike.
Strategjitë e reja për reformën e administratës publike dhe reformën e menaxhimit
të financave publike ende nuk janë përgatitur dhe miratuar. Riorganizimi i roleve
dhe përgjegjësive brenda zyrës së Kryeministrit ende vazhdon. Dispozitat për
rekrutimin e bazuar në merita të Ligjit për Shërbimin Civil nuk zbatohen në mënyrë
të qëndrueshme, veçanërisht në nivelin e lartë të menaxhimit. Janë bërë përpjekje të
konsiderueshme për digjitalizimin e shërbimeve publike, por mbetet thelbësore të
sigurohet qasje e barabartë në shërbime për qytetarët me aftësi të kufizuara digjitale
apo qasje të kufizuar në pajisjet e TI-së. Kërkohet gjithashtu një vëmendje e shtuar
për sigurinë digjitale dhe mbrojtjen e të dhënave personale, veçanërisht pas
sulmeve kibernetike të vitit 2022 dhe një sërë rrjedhjesh të të dhënave.
7
Funksionimi i gjyqesorit dhe korrupsioni
Shqipëria ka një nivel mesatar përgatitjeje për funksionimin e gjyqësorit. Zbatimi
i reformës në drejtësi ka vazhduar, duke rezultuar me një progres të mirë në
përgjithësi. Emërimet në Gjykatën Kushtetuese kanë përfunduar me të nëntë
gjyqtarët tashmë në detyrë, nga të cilët tetë me mandat të plotë nëntëvjeçar.
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka arritur
rezultate të mëtejshme dhe në dhjetor 2022 u zgjodh një Kryeprokuror i ri i
Posaçëm, pas një procesi të shëndoshë. Efikasiteti i sistemit gjyqësor dhe qasja në
drejtësi vazhduan të ndikohen nga afati i gjatë i procedurave, ngarkesa e shtuar e
punës dhe numri i madh i çështjeve të pazgjidhura, që mbetet veçanërisht i lartë në
gjykatat e apelit dhe ato të shkallës së parë. Është bërë përparim në trajtimin e
çështjes së vendeve vakante të gjyqësorit me betimin e 40 magjistratëve të rinj në
tetor 2023. Vlerësimi i përkohshëm i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve ka
vazhduar të ecë me ritme të kënaqshme. Deri më 6 tetor, 57% e dosjeve të vetingut
të përpunuara rezultuan me shkarkime, dorëheqje apo përfundim të mandatit. Në
qershor 2023, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe
Krimit të Organizuar dënoi ish-kreun e Gjykatës Kushtetuese me 6 muaj burg për
deklarim të rremë dhe fshehje gjatë procesit të vetingut. Shqipëria duhet të
garantojë nisjen sistematike të procedurave penale kundër gjyqtarëve dhe
prokurorëve, procesi i verifikimit të të cilëve ka zbuluar elementë kriminalë.
Sistemi i menaxhimit të çështjeve dhe sistemi i trajnimit gjyqësor kanë nevojë për
përmirësim për të rritur më tej efikasitetin dhe profesionalizmin në gjithë sektorin.
Janë ndërmarrë veprime pozitive për rritjen e rëndësisë së programit të trajnimit të
vazhdueshëm në periudhën raportuese. Është bërë njëfarë progresi në sistemin e
menaxhimit të rasteve, veçanërisht me ngritjen e grupit të punës për ndërveprimin
dhe miratimin e kornizës së ndërveprimit që vendos bazat për vënien në punë të
sistemit.
Shqipëria ka njëfarë niveli përgatitjeje në luftën kundër korrupsionit. Pavarësisht
njëfarë përparimi dhe përpjekjeve të vazhdueshme në luftën kundër korrupsionit, ai
mbetet një fushë shqetësimi serioz. Organet e SPAK-ut kanë kryer hetime për një
sërë çështjesh të nivelit të lartë, duke urdhëruar disa arrestime dhe dënime për to.
Në përgjithësi, korrupsioni është i përhapur në shumë fusha të jetës publike dhe të
biznesit dhe masat parandaluese vazhdojnë të kenë një ndikim të kufizuar,
veçanërisht në sektorë e cenueshëm. Rritja e numrit të dënimeve përfundimtare në
një nivel të lartë mbetet një prioritet i rëndësishëm për të trajtuar më tej kulturën e
mosndëshkimit. Nevojiten përpjekje të mëtejshme për të siguruar ndjekjen e duhur
gjyqësore në rastet e vetingut ku ka indikacione për vepra penale
8
Sfidat ne fushen e ligjit dhe te drejtave te njeriut
Shqipëria ka njëfarë niveli përgatitjeje në luftën kundër krimit të organizuar, me
një nivel të mirë e të vazhdueshëm bashkëpunimi me Shtetet Anëtare të BE-së dhe
me agjencitë e BE-së. Duhet të bëhen më shumë përpjekje në luftën kundër
drogave të paligjshme, duke përfshirë rritjen e kapaciteteve të autoriteteve të
zbatimit të ligjit. Pas miratimit të një ligji për prodhimin e kanabisit për qëllime
mjekësore dhe industriale, Shqipëria duhet të garantojë se ekzistojnë mekanizma
për të parandaluar në mënyrë efektive devijimin e kanabisit për përdorim të
padëshiruar. Progresi që është arritur me sekuestrimin dhe konfiskimin e aseteve të
lidhura me krimin e organizuar duhet të vazhdojë. Përpjekjet duhet të vazhdojnë
gjithashtu për të siguruar një rritje të numrit të ndjekjeve penale dhe dënimeve
përfundimtare, veçanërisht në rastet e nivelit të lartë, si dhe për të krijuar zyrën e
rikuperimit të pasurisë. Lufta kundër krimit kibernetik, pastrimit të parave, si dhe
parandalimit dhe luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore mbeten fusha ku
nevojiten më shumë rezultate. Të gjitha format e abuzimit seksual të fëmijëve në
internet duhet të kriminalizohen dhe të ndiqen penalisht . Pas tërheqjes së
projektligjit, në qershor 2023, FATF vendosi të propozojë një vizitë në terren, e cila
u zhvillua në gusht, dhe çoi në heqjen e Shqipërisë nga lista në tetor 2023.
Megjithatë, Shqipëria duhet të garantojë që çdo ligj i ardhshëm të jetë në përputhje
me acquis të BE-së dhe standardet ndërkombëtare. Historiku i rasteve të pastrimit
të parave dhe korrupsionit të nivelit të lartë mbetet i pamjaftueshëm dhe hetimet
financiare duhet të zhvillohen më tej.
Për të drejtat themelore, duhen intensifikuar përpjekjet për zbatimin e kornizës
ligjore dhe atë të politikave. Është bërë përparim në përdorimin e alternativave të
burgimit. Ka pasur disa përparime në të drejtat e personave me aftësi të kufizuara,
sa i përket vlerësimit biopsikosocial. Procesi i regjistrimit të parë të pronave dhe
proceset e tjera kalimtare duhet të avancojnë me transparencë të plotë, duke
përfshirë edhe trajtimin e korrupsionit. Për mbrojtjen e pakicave kombëtare,
miratimi i legjislacionit të mbetur zbatues nuk ka avancuar. Për më tepër, Shqipëria
duhet të vendosë garanci të forta ligjore dhe institucionale për të parandaluar
shkeljet e mëtejshme të të dhënave personale.Shqipëria ndodhet mes njëfarë niveli
dhe nivel mesatar përgatitjeje në fushën e lirisë së shprehjes. Është bërë përparim i
kufizuar. Ndërthurja e interesave të biznesit dhe politikës, mungesa e transparencës
së burimeve të financimit, përqendrimi i pronësisë së medias, frikësimi dhe kushtet
e pasigurta të punës kanë vazhduar të pengojnë pavarësinë e medias, pluralizmin
dhe cilësinë e gazetarisë. Atmosfera e sulmeve verbale dhe fizike, fushatave të
shpifjeve dhe padive për frikësim ndaj gazetarëve nuk është përmirësuar.
9
Kuadri ligjor për migracionin është gjerësisht në përputhje me acquis të BE-së, por
ka nevojë për përditësim në përputhje me zhvillimet nga ana e BE-së. Shqipëria ka
kontribuar për menaxhimin e flukseve të përziera të migracionit drejt BE-së, duke
bashkëpunuar për zbatimin e Planit të Veprimit të BE-së për Ballkanin Perëndimor.
Shqipëria ka përfunduar një Marrëveshje të rishikuar Statusi me Frontex-in në
shtator. Në vitin 2022, numri i migrantëve të parregullt që hyjnë në Shqipëri u
reduktua me 34% krahasuar me vitin 2021. Nuk është bërë përparim në referime
dhe qasje në procedurat e azilit, si dhe ka ende mangësi në procedurat e kthimit.
Shqipëria duhet të ndërmarrë hapa konkretë për të trajtuar nevojat e të miturve të
pashoqëruar dhe për ta harmonizuar politikën e vet të vizave me atë të BE-së.
Megjithëse numri i kërkesave për azil të paraqitura nga shtetasit shqiptarë në
Shtetet Anëtare të BE-së dhe vendet që lidhen me Schengen-in mbetet më i ulët se
niveli para pandemisë, ai u rrit sërish në vitin 2022. Për të trajtuar këtë fenomen
nevojiten ende përpjekje të vazhdueshme dhe të qëndrueshme.Për sa i përket
kritereve ekonomike, Shqipëria ka një nivel midis mesatares dhe nivelit të mirë të
përgatitjes për zhvillimin e një ekonomie tregu funksionale, si dhe ka bërë disa
përparime në trajtimin e rekomandimeve të vitit të kaluar. Ekonomia tregoi
elasticitet dhe rritja e PBB-së mbeti e fortë në vitin 2022, pavarësisht pasojave
ekonomike nga lufta e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. Shqipëria ka nivel
përgatitjeje për të përballuar presionin konkurrues dhe forcat e tregut brenda
BE-së, si dhe ka bërë disa përparime në reformat strukturore në tregun e energjisë,
infrastrukturën e transportit, digjitalizimin e ekonomisë dhe rezultatet e arsimit,
megjithëse ka ende boshllëqe të konsiderueshme me nivelet rajonale dhe
evropiane.Për sa i përket prokurimit publik, Shqipëria është mesatarisht e
përgatitur dhe ka bërë njëfarë përparimi, veçanërisht nëpërmjet rritjes së përdorimit
të kritereve ekonomikisht më të favorshme për dhënien e tenderave. Për sa u
përket statistikave, Shqipëria është mesatarisht e përgatitur dhe ka bërë njëfarë
përparimi në përafrimin e mëtejshëm me standardet e Sistemit Evropian të
Llogarive Kombëtare dhe Rajonale si dhe në hapat për forcimin e rolit të Institutit
të Statistikave. Shqipëria është mesatarisht e përgatitur në fushën e kontrollit
financiar, ku është bërë njëfarë progresi, veçanërisht me përditësimet e kuadrit
ligjor për kontrollin e brendshëm dhe auditimin e brendshëm, si dhe zbatimin e
dokumentit të politikave për forcimin e kontrollit të brendshëm financiar publik,
dhe ka vazhduar të synojë auditimet e brendshme për detyrimet e prapambetura.
Shqipëria është mesatarisht e përgatitur në shumicën e fushave të tregut të
brendshëm, përkatësisht lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve dhe kapitalit,
shërbimet financiare dhe politikën e konkurrencës. E njëjta gjë vlen edhe për të
drejtën e shoqërive tregtare dhe të drejtën e pronësisë intelektuale.
10
Ecuria drejt Integrimit Europian
Në qershor të 2006-tës, Shqipëria nënshkroi Marrëveshjen e Stabilizim dhe
Asocimit, e cila hyri në fuqi në prill të vitit 2009. Kjo marrëveshje zëvendësoi
marrëveshjen e mëparshme me Komunitetin Ekonomik Evropian mbi tregtinë dhe
bashkëpunimin ekonomik dhe atë tregtar, nënshkruar në maj të vitit 1992. Objektivi
i kësaj qasje të re politike të BE-së ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor lidhet me
rritjen e stabilitetit rajonal dhe parapërgatitjen e vendeve të rajonit për t’u integruar
në Bashkimin Europian. Në dhjetor të vitit 2010, hyri në fuqi marrëveshja për heqjen
e regjimit të vizave, duke lejuar qytetarët shqiptarë të udhëtojnë pa viza në Zonën
Shengen. Në 2009-tën, Shqipëria gjithashtu paraqiti kërkesën e saj zyrtare për
antarësim në Bashkimin Europian. vitin 2010), me kërkesën e Këshillit Europian në
lidhje me aplikimin për anëtarësim, duke vlerësuar se Shqipëria kishte ende për të
përmbushur 12 prioritetet kyçe, në mënyrë që të arrinte një shkallë të nevojshme të
pajtueshmërisë me kriteret e anëtarësimit .
Në tetor të vitit 2012, Komisioni rekomandoi që Shqipërisë t’i jepej statusi i
kandidatit të BE, në varësi të përfundimit të reformave, veçanërisht në fushat e
reformës së gjyqësorit dhe administratës publike.
Në qershor të vitit 2014, Këshilli Europian i dha Shqipërisë statusin e kandidatit.
Marrja e statusit të vendit kandidat shënon një hap shumë të rëndësishëm në procesin
e integrimit të Shqipërisë në BE, pasi reflekton ecurinë e reformave të ndërrmara dhe
i hap rrugë procesit të plotë të aderimit të vendit në BE.
Hapi tjetër i radhës në këtë proces është hapja e negociatave (bisedimeve) për
anëtarësimin në BE, i kushtëzuar nga përmbushja e plotë e 5 prioriteteve kyçe si:
1. Krijimi i një administrate profesioniste dhe të depolitizuar
2. Forcimi i pavarësisë të institucioneve të drejtësisë
3. Lufta kundër korrupsionit
4. Lufta kundër krimit të organizuar
5. Mbrojtja e të drejtave të njeriut
11
Meritokracia ne rrugen e antaresimit
“Vende që bëjnë reforma duhet të vlerësohen”
Kjo thirrje shkonte si në adresë të vendeve kandidate, por më tepër në adresë të
vendeve antare të BE, që sipas Scholzit duhet të mundësojnë reformimin e
brendshëm të unoinit. Konkretisht, kancelari gjerman kërkoi që për shumë hapa, në
kuadër të procesit të zgjerimit, të hiqet rregulli i vetos.
12
“Nuk ka pse çdo vendim, si çelja apo mbyllja e kapitujve të negociatave, të varet
nga çdo vend anëtar. Nëse vende, si për shembull Shqipëria, kanë bërë reforma të
rëndësishme, kjo duhet të vlerësohet. Përndryshe, rrezikohet të dëmtohet i gjithë
procesi i anëtarësimit dhe këtë nuk duhet ta lejojmë“.
Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë pajtuar me deklaratën e samitit BE-
Ballkani Perëndimor, i cili u mbajt në Bruksel. Kështu thuhet në deklaratën e
miratuar nga 27 kryetarë shtetesh dhe qeverish të Bashkimit Evropian. Deklarata u
bën thirrje të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor të vendosin sanksione ndaj
Rusisë dhe të punojnë për të parandaluar shmangien e masave kufizuese që
Brukseli vendosi kundër Moskës si përgjigje ndaj agresionit të saj kundër Ukrainës.
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel tha pas samitit se porosia kryesore e
ishte nevoja për integrim gradual të këtyre vendeve në bllok, si dhe forcimi i
bashkëpunimit mes tyre në rajon. presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von
der Leyen deklaroi pas samitit të BE-së Ballkani Perëndimor, se si për Kosovën
ashtu edhe për Serbinë, rruga përpara qëndron në përmbushjen e angazhimeve të
tyre në kuadër të dialogut të BE-së, teksa ka kërkuar edhe zbatimin e marrëveshjes
së Ohrit.
Në një konferencë për media tha se në samit u diskutua gjendja aktuale në sfondin e
raportit të Komisionit për Zgjerim. Von der Leyen tha se negociatat e anëtarësimit
janë pjesë e përpjekjeve të BE-së për të afruar vendet e Ballkanit Perëndimor më
pranë bllokut evropian, duke përmendur këtu Shqipërinë .
13
Intervisa
Interviste me Dr. Elda Zotaj , pedagoge ne Universitetit "Aleksander Moisiu
Durres" dhe eksperte e Intergrimit Europian
Cilat jane sfidat kryesore qe duhet te plotesoje Shqiperia per t'u bere sa me
shpejt vend anetar i BE ?
Elda Zotaj : Shqiperia ka nje kornize ligjore me BE - qe eshte MSA , dhe
plotesimi i te gjitha kritereve qe jane te perfshira ne permbushjen e standarteve te
Marreveshjes se Stabilizim Asoccimit te tilla si : standarteve politike ,
instuticionale dhe ekonomike etj . Pra te gjitha fushat e bashkepunimit qe ne kemi
me Bashkimin Europian jane te detyrueshme per Shqiperine ne menyre qe ajo te
antarsohet . Kuptohet qe vlerat me themelore qe BE ka jane rrespektimi i ligjit , te
drejtat e njeriut , gjyqesori i pavarur dhe shteti i se drejtes , realizimi i reformes ne
administrates publike .Dhe plotesimi i 33 marreveshjeve qe ka MAS jane te
rendesishme per antarsimin e vendit
Sa e rendesishme eshte hapja e negociatave per antaresimin e Shqiperise ne
Bashkimin Europian ?
Elda Zotaj : Duhet te ishin hapur shume vite me perpara .Ne jemi duke pritur
tashme ne nje gjendje te ngrire kemi gati 2 vite . Hapja e negociatave nenkupton qe
eshte kryer procesi i screening, eshte kryer procesi i te parit se cfare ka bere shteti
dhe cilat jane pikat kryesore ne cdo sektor ku do te duhet qe Shqiperia te punoje me
shume . Sa me shpejt te hapen negociatat aq me shume nxitje do te kete nga
institucionet e vendit per te plotesuar kushtet , diskutuar kapitujt dhe mbylljen e
tyre sa me pare .Mbyllja e 33 kapitujve do te nenkuptonte finalizimin e procesit qe
shteti shqiptar do duhet te beje ne menyre qe vendi yne te behet anetar i BE ne nje
te ardhe me te afert .Procesi i negociatave nuk ka afat kohor , eshte meritokrat . Me
metodologjine e re te komisionit europian nje kapitull mund te hapet , dhe te paret
jane 23 , 24 dhe jane te fundit qe mbyllen dhe qe kane te bejne me drejtesine ,
shtetin e se drejtes me rrespektimin e te drejtave te njeriut . Me metodologjine e re ,
te Komisioni Europian ajo qe eshte me themelore eshte se KE mund te ktheje
diskutimet nga fillimi nese shteti ben regres dhe jo progres .Nuk eshte nje proçes
teknik eshte nje proces shume here me shume shtrengues per vendin qe behet anet
14
Sa e gatshme eshte Shqiperia per plotesimin e kushteve te vendosura nga BE
?
Elda Zotaj :Po te marrim diskursin e liderve politike te Kryeministrit p.sh ai eshte
shume i gatshem , por performanca e institucioneve te shtetit shqiptar tregon se ka
shume pune per te bere , sepse kemi problematike ne radhe te pare midis partive
politike qe pengon nderrmarrjen e reformave .Keto probleme ne jeten politike te
vendit reflektojne edhe ne performancen qe Shqiperia duhet te beje per pranimin e
saj si nje vend antar i BE
Cilat jane avanazhet dhe disavantazhet qe ka Shqiperia ne kete proces ?
Elda Zotaj : Ajo qe te gjithe ekspertet thone eshte qe mrekullia e vertet ndodh gjate
procesit te integrimit , pra ne momentin qe shteti eshte ne procesin e zbatimit te
reformave merr fonde nga BE . Kur vendi zbaton kushtet dhe reformat ketu ndodh
dhe zhvillimi me i madhe , pasi shteti krijon organizmat per tu bere nje vend anetar
i BE .Kuptohet qe ajo cfare eshte e rendesishme eshte qe ky proces te mos jete
vetem per te permbushur ato kushtet , po duhet te jene reforma te qensishme dhe te
mire zbatura nga shteti .Reforma qe garantojne qendrueshmeri ne fushat respektive
, si bujqesia , arsimi , shendetesine .Drejtesia eshte pune shume e rendesishme , nje
reforme e besuesheme . Nga disavantazhet ky proces ka kosto per buxhetin e
shteteve , qeshtja e sigurise , kosto tjeter eshte monedha lek euro dhe keto tregojne
qe shteti duhet ti marre ne konsiderate .
A eshte i vonuar antarsimi i Shqiperise ne BE ?
Elda Zotaj: Nese e marrim ne kontestin kohor dhe e krahasojme me Kroacine qe
mbrenda nje dekade u be vend anatar i BE , mund te themi qe antarsimi yni eshte
shume i zgjatur por duke pasur parasysh problemet qe ka pasur vendi yne , vendet e
tjera nuk i kane patur .Ne kemi patur regjimin me te ashper komunist , menyren se
si ne e kemi ekspozuar vendin ndaj tranzicionit ka qene e ndryshme dhe
tranziocioni ka qene shume i veshtire . Mendoj qe kemi shume pune per te bere per
te permbushur arritjen e standarteve per realizimin e kushteve per te bere vendin
tone antar te Bashkimit Europian
15
Qasja Fenomenologjike
Fenomenti i hyrejs në BE për shqipëtarët ka qenë nje ëndërr e herëshme, e cila
vazhdon akoma të jetë e pa realizuar . Ndonëse kemi bërë goxha progres, me
hapjen e negociatave dhe fillimin e plotesimit të kushteve të vendosuar, por sa
është e gatëshme në të vërtetë Shqipëria në plotesimin e këtyre reformave dhe më
pas me përballjen e disavantazheve që do të ketë pas Integrimit në BE . Një pyetje
tjetër e cila duhet të jetë në vëmendje është se sa populli shqipëtar është I
informuar për disavantazhet nga ky “fenomen” . Këto do ti prekim pak edhe në
intervistën e bërë me eksperten e Integrimit Europian .
Një Disavantazh mund të themi aplikimin e monedhës së përbashkët euro
Kur analizojmë euroizimin si fenomen , përveç avantazheve dueht të shqyrtojmë
me hollësi edhe anën tjetër të monedhës , kostot e saj në ekonominë dhe sistemin
monetar të një vendi. Në të gjitha literaturat ku diskutohen disavantazhet e
aplikimit të një monedhe unike, insitucioni më I lkamuardhe që rrezikon më tepër
vijueshmërinë e funksioneve të tij është Banka Qendrore.
Banka Qendrore dhe eliminimi i rolit të saj
Në faqen kryesore të Bankës së Shqipërisë thuhet se është institucioni i vetëm në
Republikën e Shqipërisë përgjegjës për konceptimin, hartimin, miratimin dhe
zbatimin e politikës monetare. Kjo politikë hartohet në funksion të përmbushjes së
objektivit kryesor të Bankës së Shqipërisë: arritjes dhe ruajtjes së stabilitetit të
çmimeve. Nëse do të mendonim një aplikim të monedhës unike,do të
“eliminoheshin” pothuajse të gjitha funksionet bazë të saj. Nëpërmjet euroizimit ,
shtetet pranojnë humbjen e pavarësisë në aplikimin e politikave monetare duke I
hequr Bankës Qendrore instrumentet për zbatimin e politikës monetare. Mungesa e
të ardhura nga senjorazhi si dhe humbja e rolit të Bankës Qendrore si huadhënës i
shkallës së fundit janë dy nga fenomenet më të rëndësishme që studiohen në rastin
e një euroizimi/dollarizimi të një ekonomie.
16
Konkluzione
Procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian është një objektiv kombëtar, në
funksion të demokratizimit dhe transformimit të shoqërisë shqiptare, në përputhje
me vlerat dhe parimet e Europës së Bashkuar. Për t’i dhënë fund, kësisoj, një
tranzicioni të pafund që nuk krijon institucione demokratike, modele zhvillimi të
qëndrueshme dhe cilësi jete. Marrja e statusit të vendit kandidat dhe fillimi i
bisedimeve për anëtarësimin në Bashkimin Europian do të përbëjnë përparë sinë e
veprimit politik të shumicë s së re . Sfidat e integrimit të Shqipërisë në BE janë të
ndryshme dhe jo domosdoshmërish kanë të bëjë vetëm me përparimin e vendit në
konsolidimin e demokracinë, sundimin e ligjit dhe të ekonomisë së tregut. Në këtë
punim perspektivat e integrimit shihen në funksion të ndikimit të shumë faktorëve si
çështjet e identitetit, ekonomisë, sigurisë, dhe të demokratizimit në nivel lokal,
rajonal dhe europian. Kjo qasje nxjerr një tablo të gjerë dhe realiste jo vetëm të
sfidave me të cilat përballet Shqipëria por dhe të perspektivës për integrim në Evropë
. Duhet theksuar se procesi i integrimit të Shqipërisë është një proces kompleks që
ndikohet nga qëndrimet e BE-së ndaj politikës së zgjerimit nga njëra anë dhe nga ana
tjetër nga zhvillimet e brendshme në Shqipëri. Pavarësisht dëshirës së shqiptarëve
për të qenë pjesë e projektit europian, janë disa faktorë të brendshëm si polarizimi
politik, ekzistenca e fenomeneve si korrupsioni, “kapja e shtetit”, që kushtëzojnë
demokracinë dhe një ekonomi e brishtë e cila karakterizohet nga një numër i lartë
papunësie, një borxh i lartë publik i shoqëruar nga një nivel i lartë i varfërie, të gjitha
këto arsye ndikojnë në procesin e integrimit të vendit.
Pavarësisht të gjithë faktorëve dhe sfidave që ndikojnë procesin e integrimit,
Shqipëria vazhdon të jetë një nga vendet më pro-europiane dhe e konsideron
integrimin në BE si të vetmen alternativë për të ardhmen e vendit .
“Vende që bëjnë reforma duhet të vlerësohen”
Kjo thirrje shkonte si në adresë të vendeve kandidate, por më tepër në adresë të
vendeve antare të BE, që sipas Scholzit duhet të mundësojnë reformimin e
brendshëm të unoinit. Konkretisht, kancelari gjerman kërkoi që për shumë hapa, në
kuadër të procesit të zgjerimit, të hiqet rregulli i vetos.
17
Referencat & Bilografia
https://www.eurospeak.al/news/zgjerimi/sfidat-e-procesit-te-integrimit-europian/
https://www.eeas.europa.eu/delegations/albania/gjetjet-kryesore-t%C3%AB-
raportit-2023-p%C3%ABr-shqip%C3%ABrin%C3%AB_sq?s=214
https://top-channel.tv/2023/12/13/perfundon-samiti-be-ballkani-perendimor-
michel-integrim-gradual-te-vendeve-ne-
bllok33/https://www.eupolicyhub.eu/rrugetimi-i-shqiperise-drejt-bashkimit-
europian/
https://www.eeas.europa.eu/delegations/albania_en?s=214
https://www.drejtesia.gov.al/integrimi-ne-bashkimin-europian/
https://erletshaqe.typepad.com/blog/2011/06/avantazhet-dhe-disavantazhet-e-
hyrjes-s%C3%AB-shqip%C3%ABris%C3%AB-n%C3%AB-monedh%C3%ABn-
euro-a-duhet-konsideruar-alternativa-e-euroizimit-t.ht
18

Mais conteúdo relacionado

Semelhante a Sfidat e Shqiperise drejt Bashkimit Europian !!

E ardhmja e Unionit Evropian
E ardhmja e Unionit EvropianE ardhmja e Unionit Evropian
E ardhmja e Unionit EvropianMenaxherat
 
Integrimi ekonomik i shqiperise
Integrimi ekonomik i shqiperiseIntegrimi ekonomik i shqiperise
Integrimi ekonomik i shqiperiseornela rama
 
Shqiperia dhe Integrimi Evropian
Shqiperia dhe Integrimi EvropianShqiperia dhe Integrimi Evropian
Shqiperia dhe Integrimi EvropianAferdita Bicaku
 
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...ALTAX Consulting
 
Mundësitë dhe sfidat e integrimit ekonomik
Mundësitë dhe sfidat e integrimit ekonomikMundësitë dhe sfidat e integrimit ekonomik
Mundësitë dhe sfidat e integrimit ekonomikTarget
 
A do të mbijetojë euro zona
A do të mbijetojë euro zonaA do të mbijetojë euro zona
A do të mbijetojë euro zonashabanh
 
1. hyrje ne integrime
1. hyrje ne integrime1. hyrje ne integrime
1. hyrje ne integrimeekonomia
 
Gjeo. ekonomike-Viti II
Gjeo. ekonomike-Viti IIGjeo. ekonomike-Viti II
Gjeo. ekonomike-Viti IIEkloidaBengu
 
Raport vleresimi i strategjise per femijet 2006 2011 (30 november 2012)
Raport vleresimi i strategjise per femijet 2006 2011 (30 november 2012)Raport vleresimi i strategjise per femijet 2006 2011 (30 november 2012)
Raport vleresimi i strategjise per femijet 2006 2011 (30 november 2012)ALB-AID Kukes
 
20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh
20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh
20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXhEnis Xhemaili
 
Ndikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjon
Ndikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjonNdikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjon
Ndikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjonbetrex
 
Broshura 300 ditet web final-web
Broshura 300 ditet web final-webBroshura 300 ditet web final-web
Broshura 300 ditet web final-webEljo Hyska
 
Fundamental Rights and Values of the European Union (in Albanian Language) by...
Fundamental Rights and Values of the European Union (in Albanian Language) by...Fundamental Rights and Values of the European Union (in Albanian Language) by...
Fundamental Rights and Values of the European Union (in Albanian Language) by...Lorenc Gordani
 
integrimi europian
integrimi europianintegrimi europian
integrimi europianornela rama
 
Studim mbi njohjen dhe zbatimin e KEDNJ nga gjyqtaret, prokuroret dhe avokatet
Studim mbi njohjen dhe zbatimin e KEDNJ nga gjyqtaret, prokuroret dhe avokatetStudim mbi njohjen dhe zbatimin e KEDNJ nga gjyqtaret, prokuroret dhe avokatet
Studim mbi njohjen dhe zbatimin e KEDNJ nga gjyqtaret, prokuroret dhe avokatetErsida Sefa
 
Tregtia nderkombetare dhe avantazhet relative dhe absolute te bujqesise shqip...
Tregtia nderkombetare dhe avantazhet relative dhe absolute te bujqesise shqip...Tregtia nderkombetare dhe avantazhet relative dhe absolute te bujqesise shqip...
Tregtia nderkombetare dhe avantazhet relative dhe absolute te bujqesise shqip...Kliton Domi
 
Doracak Për Pjesëmarrjen e Opinionit Publik në Procesin e Sjelljes së Ligjeve
Doracak Për Pjesëmarrjen e Opinionit Publik në Procesin e Sjelljes së LigjeveDoracak Për Pjesëmarrjen e Opinionit Publik në Procesin e Sjelljes së Ligjeve
Doracak Për Pjesëmarrjen e Opinionit Publik në Procesin e Sjelljes së LigjeveМЦМС | MCIC
 

Semelhante a Sfidat e Shqiperise drejt Bashkimit Europian !! (20)

BE
BEBE
BE
 
E ardhmja e Unionit Evropian
E ardhmja e Unionit EvropianE ardhmja e Unionit Evropian
E ardhmja e Unionit Evropian
 
Integrimi ekonomik i shqiperise
Integrimi ekonomik i shqiperiseIntegrimi ekonomik i shqiperise
Integrimi ekonomik i shqiperise
 
Agenda, SIGMA Public procurement review bodies conference, Ohrid 9 June 2016 ...
Agenda, SIGMA Public procurement review bodies conference, Ohrid 9 June 2016 ...Agenda, SIGMA Public procurement review bodies conference, Ohrid 9 June 2016 ...
Agenda, SIGMA Public procurement review bodies conference, Ohrid 9 June 2016 ...
 
Shqiperia dhe Integrimi Evropian
Shqiperia dhe Integrimi EvropianShqiperia dhe Integrimi Evropian
Shqiperia dhe Integrimi Evropian
 
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
 
Mundësitë dhe sfidat e integrimit ekonomik
Mundësitë dhe sfidat e integrimit ekonomikMundësitë dhe sfidat e integrimit ekonomik
Mundësitë dhe sfidat e integrimit ekonomik
 
A do të mbijetojë euro zona
A do të mbijetojë euro zonaA do të mbijetojë euro zona
A do të mbijetojë euro zona
 
1. hyrje ne integrime
1. hyrje ne integrime1. hyrje ne integrime
1. hyrje ne integrime
 
Gjeo. ekonomike-Viti II
Gjeo. ekonomike-Viti IIGjeo. ekonomike-Viti II
Gjeo. ekonomike-Viti II
 
Raport vleresimi i strategjise per femijet 2006 2011 (30 november 2012)
Raport vleresimi i strategjise per femijet 2006 2011 (30 november 2012)Raport vleresimi i strategjise per femijet 2006 2011 (30 november 2012)
Raport vleresimi i strategjise per femijet 2006 2011 (30 november 2012)
 
20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh
20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh
20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh
 
Ndikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjon
Ndikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjonNdikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjon
Ndikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjon
 
Broshura 300 ditet web final-web
Broshura 300 ditet web final-webBroshura 300 ditet web final-web
Broshura 300 ditet web final-web
 
Fundamental Rights and Values of the European Union (in Albanian Language) by...
Fundamental Rights and Values of the European Union (in Albanian Language) by...Fundamental Rights and Values of the European Union (in Albanian Language) by...
Fundamental Rights and Values of the European Union (in Albanian Language) by...
 
Be
BeBe
Be
 
integrimi europian
integrimi europianintegrimi europian
integrimi europian
 
Studim mbi njohjen dhe zbatimin e KEDNJ nga gjyqtaret, prokuroret dhe avokatet
Studim mbi njohjen dhe zbatimin e KEDNJ nga gjyqtaret, prokuroret dhe avokatetStudim mbi njohjen dhe zbatimin e KEDNJ nga gjyqtaret, prokuroret dhe avokatet
Studim mbi njohjen dhe zbatimin e KEDNJ nga gjyqtaret, prokuroret dhe avokatet
 
Tregtia nderkombetare dhe avantazhet relative dhe absolute te bujqesise shqip...
Tregtia nderkombetare dhe avantazhet relative dhe absolute te bujqesise shqip...Tregtia nderkombetare dhe avantazhet relative dhe absolute te bujqesise shqip...
Tregtia nderkombetare dhe avantazhet relative dhe absolute te bujqesise shqip...
 
Doracak Për Pjesëmarrjen e Opinionit Publik në Procesin e Sjelljes së Ligjeve
Doracak Për Pjesëmarrjen e Opinionit Publik në Procesin e Sjelljes së LigjeveDoracak Për Pjesëmarrjen e Opinionit Publik në Procesin e Sjelljes së Ligjeve
Doracak Për Pjesëmarrjen e Opinionit Publik në Procesin e Sjelljes së Ligjeve
 

Sfidat e Shqiperise drejt Bashkimit Europian !!

  • 1. UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS ___________________________________________________________________ FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKE-JURIDIKE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI " MASTER SHKENCOR " LËNDA: KERKIM NE SHKENCA SOCIALE DETYRE KURSI Tema: Hapat e Integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Europian Punoi : Danjel Dragjoshi Pranoi : Dr. Dorina Berdufi 1
  • 2. TABELA E PËRMBAJTJES Abstarkti…………………………………………………………...... Lista e shkurtimeve.............................................................................. Tema kerkimore…………………………………………………...... Qasjet e perdorura per studimin………………………...................... Qellimi i punimit................................................................................ Hyrje…………………………………………………………………. Progres Raporti I KE………………………………………….......... Funksionimi I gjyqsorit………………………………………......... Sfidat ne fushen e ligjit ……………………………………............ Ecuria drejt Integrimit Europian…………………………............ Meritokracia ne rrugen antaresimit.................................................. Fenomenologjia.............................................................................. Intervista……………………………………………………………. Konkluzione.................................................................................... Referenca & Bibliografia……........................................................... 2
  • 3. Abstrakti Procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian është një objektiv kombëtar, në funksion të demokratizimit dhe transformimit të shoqërisë shqiptare, në përputhje me vlerat dhe parimet e Europës së Bashkuar. Për t’i dhënë fund, kësisoj, një tranzicioni të pafund që nuk krijon institucione demokratike, modele zhvillimi të qëndrueshme dhe cilësi jete. Marrja e statusit të vendit kandidat dhe fillimi i bisedimeve për anëtarësimin në Bashkimin Europian do të përbëjnë përparë sinë e veprimit politik të shumicë s së re. Zbatimi me korrektësi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit përmbushja e pjesës së mbetur nga 12 prioritetet e Planit të Veprimit, janë elementë kryesorë për cilësinë dhe shpejtësinë e procesit të aderimit të Shqipërisë në BE. Ne e konsiderojmë suksesin e procesit të integrimit Europian të lidhur ngushtë me komunikimin e zhdërvjelltë që duhet të përfshijë të gjithë aktorët kryesorë, e më posaçërisht partnerët socialë, shoqërinë civile, shoqërinë akademike dhe grupet e interesit. Vetëm në këtë mënyrë pritshmëria e qytetarëve do të jetë realiste dhe reformat do mund të shoqërohen me mbështetjen e duhur. Lista e shkurtimeve : KE - Komisioni Europian BE - Bashkimi Europian FATF - Financial Action Task Force OKB - Organizata e Kombeve te Bashkuara MSA - Marreveshja e Stabilizim Asocimit PBB - Prodhimi I Brendeshem Bruto . Tema kerkimore : Organizoni nje pasqyre dy faqeshe te nje studimi qe deshironi te realizoni . Ne permledhjen tuaj perfshini , problemin qe ju planifikoni te studioni , pyetjet kryesore te studimit qe planifikoni te beni , te dhenat qe deshironi te mblidhni dhe analizoni , rendesine tuaj ne studim dhe marredheniet me temen dhe pjesmarresit qe do studiohen 3
  • 4. Qasjet qe do perdoren ne studim : Studim rasti dhe Fenomenologjia Qasja studim rasti : Qellimi kryesor i kesaj qasjeje eshte te prezantojne nje kuptim in depth te rastit .Me ane te kesaj qasje ne do të studiojme me detaje një proçes siç është Integrimi i Shqipërisë në BE , nepermjet mbledhjes se te dhenave sa më të sakta dhe te detajuara, nëpërmjet intervistave me persona kopetenë dhe pyetjeve kërkimore . Me këtë hulumtim, synojmë të intervistojmë ekspertë të integrimit, akademik dhe pëfaqesues të shoqërisë civile . Qasja fenomenologjike : Qellimi i studimit fenomenologjik synon te pershkruaj fenomenin e procesit te integrimit ne BE dhe te kuptojme ndikimet e pergjithshme qe shkakton ne vendin tone . Qellimi i studimit : Qellimi i ketij studim ne aspektin fenomenologjik dhe rast studimi eshte te kuptojme edhe analizojme ecurine edhe pjesmarrjen e vendit tone ne Integrimin Europian . Ne kete faze studimi do percaktohet ne forme te pergjitshme se si do te ndikohet vendi yne sipas fenomenit banke dhe formave te tjera nga procesi i integrimit . Metodologjia : Metodologjia e ndjekur ne realizimin e ketij punimi eshte metodologjia hulumtuese cilesore e cila bazohet ne analizen e te dhenave dhe informacionit te marre ne literatura te ndryshme qe jane paresore per temen ne fjale . Pyetja kryesore per studim : Cilat jane kushtet qe Shqiperia duhet te permbushe dhe pengesat qe duhet te kaloje ne rrugen e saj drejt antaresimit ne BE ? 5 Nen/pyetjet : Cilat jane shkaqet qe kane vonuar integrimin tone ne BE ? Cfare duhet te permirsoje qe Shqiperia qe te behet pjese e BE sa me shpejt ? Cfare rendesi ka hapja e negociatave per antaresim , dhe plotesimi i kushteve te vendosura nga ne BE ? Sa e gatshme është Shqipëria në realizimin e kushteve të vëna ? Cilat janë avantazhet dhe disavantazhet e Shqipërisë në këtë process sfidues
  • 5. Burimet e te dhenave : Per kete hulumtim synojme te intervistojme eksperte te integrimit dhe akademik , por do marrim informacione edhe nga dokumenta , raporte dhe burime te tjera paresore per temen. Konkluzionet Referencat & Bilografia 5
  • 6. HYRJE Sfidat e integrimit të Shqipërisë në BE janë të ndryshme dhe jo domosdoshmërish kanë të bëjë vetëm me përparimin e vendit në konsolidimin e demokracinë, sundimin e ligjit dhe të ekonomisë së tregut. Në këtë punim perspektivat e integrimit shihen në funksion të ndikimit të shumë faktorëve si çështjet e identitetit, ekonomisë, sigurisë, dhe të demokratizimit në nivel lokal, rajonal dhe europian. Kjo qasje nxjerr një tablo të gjerë dhe realiste jo vetëm të sfidave me të cilat përballet Shqipëria por dhe të perspektivës për integrim në Evropë . Këto faktore të sipërpërmendura fillimisht duhet te kene mbështetje nga klasa politike, në të cilën, sipas raporteve të Komisionit Europian dhe Departamentit Amerikan të Shtetit, mosndëshkimi i korrupsioni lidhet mbi të gjitha me ndikimin dhe presionin e ushtruar nga klasa politike ndaj autoriteteve përgjegjëse.Më pas,ajo mbështetet nga një sistem gjyqësor i korruptuar që garanton mosndëshkueshmërinë e autorëve të veprave penale dhe së fundi mbështetet nga ekzistenca e një kulture të mosndëshkimit ose e dënimeve të buta ndaj korrupsionit të nivelit të lartë .Megjithëse gjatë këtyre viteve, Shqipëria është përballur me sfida të ndryshme në rrugën drejt integrimit në strukturat e BE- së, vendi ka ndërmarrë një sërë reformash për të transformuar sistemin ekonomik dhe politik me një ekonomi tregu, me një shoqëri pluraliste dhe një demokraci liberale të bazuar në të drejtat e njeriut. Shqipëria ka bërë përparim gjatë 20 viteve të fundit, por progresi ka qenë i ngadaltë dhe i pamjaftueshëm për t'u anëtarësuar në BE. Megjithatë, për Shqipërine BE-ja mbetet qendra kryesore e veprimtarisë ekonomike, politike dhe diplomatike. Duhet theksuar se procesi i integrimit të Shqipërisë është një proces kompleks që ndikohet nga qëndrimet e BE-së ndaj politikës së zgjerimit nga njëra anë dhe nga ana tjetër nga zhvillimet e brendshme në Shqipëri. Pavarësisht dëshirës së shqiptarëve për të qenë pjesë e projektit europian, janë disa faktorë të brendshëm si polarizimi politik, ekzistenca e fenomeneve si korrupsioni, “kapja e shtetit”, që kushtëzojnë demokracinë dhe një ekonomi e brishtë e cila karakterizohet nga një numër i lartë papunësie, një borxh i lartë publik i shoqëruar nga një nivel i lartë i varfërie, të gjitha këto arsye ndikojnë në procesin e integrimit të vendit. Pavarësisht të gjithë faktorëve dhe sfidave që ndikojnë procesin e integrimit, Shqipëria vazhdon të jetë një nga vendet më pro-europiane dhe e konsideron integrimin në BE si të vetmen alternativë për të ardhmen e vendit . 6 Progres raporti i Komisionit Europian 2023
  • 7. Për sa u përket kritereve politike, zgjedhjet e rregullta vendore më 14 maj 2023 u zhvilluan në një mënyrë përgjithësisht të qetë. Vëzhguesit i vlerësuan ato si të mirëadministruara, konkurruese dhe me pjesëmarrjen e aktorëve kryesorë politikë. Shqetësimet kanë të bëjnë me keqpërdorimin e burimeve shtetërore, pretendimet për presion mbi punonjësit e sektorit publik dhe votuesit, si dhe me pretendimet për blerje votash. U regjistrua një pjesëmarrje e ulët prej vetëm 38.2%. Skena politike vazhdoi të shënohej nga polarizim politik, në sfondin e përçarjeve të thella e të vazhdueshme brenda partisë më të madhe opozitare. Mbikëqyrja parlamentare e ekzekutivit mbeti e kufizuar. Në mars 2023, me një shumicë të madhe, u miratuan amendamente që forcojnë rolin konsultativ të Parlamentit në procesin e negociatave të anëtarësimit. Vonesat dhe politizimi i emërimeve të Avokatit të Popullit dhe Komisionerit të ri kundër Diskriminimit i dobësojnë këto institucione të pavarura. Nën koordinimin e Kryenegociatorit dhe strukturave të reja të reformuara për negociatat me BE-në, institucionet shqiptare kanë mobilizuar burime të konsiderueshme për t'u angazhuar aktivisht në procesin e shqyrtimit dhe për t'u përgatitur për hapat e ardhshëm të negociatave të anëtarësimit. Ndërsa i ka vendosur reformat në lidhje me BE-në në qendër të planifikimit të vet legjislativ dhe të politikave, qeveria duhet t’i shmangë masat që nuk janë në përputhje me standardet e BE-së. Qeveria gjithashtu duhet të angazhohet për një komunikim më të fortë publik mbi procesin e anëtarësimit në BE. Ndërsa shoqëria civile është përgjithësisht e lirë, mangësitë ndikojnë negativisht tek aftësia e organizatave të shoqërisë civile për të kontribuar në proceset e politikave. Roli i shoqërisë civile, përfshirë në procesin e negociatave për anëtarësim në BE, duhet të forcohet. Shqipëria mbetet mesatarisht e përgatitur në fushën e administratës publike. Strategjitë e reja për reformën e administratës publike dhe reformën e menaxhimit të financave publike ende nuk janë përgatitur dhe miratuar. Riorganizimi i roleve dhe përgjegjësive brenda zyrës së Kryeministrit ende vazhdon. Dispozitat për rekrutimin e bazuar në merita të Ligjit për Shërbimin Civil nuk zbatohen në mënyrë të qëndrueshme, veçanërisht në nivelin e lartë të menaxhimit. Janë bërë përpjekje të konsiderueshme për digjitalizimin e shërbimeve publike, por mbetet thelbësore të sigurohet qasje e barabartë në shërbime për qytetarët me aftësi të kufizuara digjitale apo qasje të kufizuar në pajisjet e TI-së. Kërkohet gjithashtu një vëmendje e shtuar për sigurinë digjitale dhe mbrojtjen e të dhënave personale, veçanërisht pas sulmeve kibernetike të vitit 2022 dhe një sërë rrjedhjesh të të dhënave. 7 Funksionimi i gjyqesorit dhe korrupsioni
  • 8. Shqipëria ka një nivel mesatar përgatitjeje për funksionimin e gjyqësorit. Zbatimi i reformës në drejtësi ka vazhduar, duke rezultuar me një progres të mirë në përgjithësi. Emërimet në Gjykatën Kushtetuese kanë përfunduar me të nëntë gjyqtarët tashmë në detyrë, nga të cilët tetë me mandat të plotë nëntëvjeçar. Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka arritur rezultate të mëtejshme dhe në dhjetor 2022 u zgjodh një Kryeprokuror i ri i Posaçëm, pas një procesi të shëndoshë. Efikasiteti i sistemit gjyqësor dhe qasja në drejtësi vazhduan të ndikohen nga afati i gjatë i procedurave, ngarkesa e shtuar e punës dhe numri i madh i çështjeve të pazgjidhura, që mbetet veçanërisht i lartë në gjykatat e apelit dhe ato të shkallës së parë. Është bërë përparim në trajtimin e çështjes së vendeve vakante të gjyqësorit me betimin e 40 magjistratëve të rinj në tetor 2023. Vlerësimi i përkohshëm i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve ka vazhduar të ecë me ritme të kënaqshme. Deri më 6 tetor, 57% e dosjeve të vetingut të përpunuara rezultuan me shkarkime, dorëheqje apo përfundim të mandatit. Në qershor 2023, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dënoi ish-kreun e Gjykatës Kushtetuese me 6 muaj burg për deklarim të rremë dhe fshehje gjatë procesit të vetingut. Shqipëria duhet të garantojë nisjen sistematike të procedurave penale kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve, procesi i verifikimit të të cilëve ka zbuluar elementë kriminalë. Sistemi i menaxhimit të çështjeve dhe sistemi i trajnimit gjyqësor kanë nevojë për përmirësim për të rritur më tej efikasitetin dhe profesionalizmin në gjithë sektorin. Janë ndërmarrë veprime pozitive për rritjen e rëndësisë së programit të trajnimit të vazhdueshëm në periudhën raportuese. Është bërë njëfarë progresi në sistemin e menaxhimit të rasteve, veçanërisht me ngritjen e grupit të punës për ndërveprimin dhe miratimin e kornizës së ndërveprimit që vendos bazat për vënien në punë të sistemit. Shqipëria ka njëfarë niveli përgatitjeje në luftën kundër korrupsionit. Pavarësisht njëfarë përparimi dhe përpjekjeve të vazhdueshme në luftën kundër korrupsionit, ai mbetet një fushë shqetësimi serioz. Organet e SPAK-ut kanë kryer hetime për një sërë çështjesh të nivelit të lartë, duke urdhëruar disa arrestime dhe dënime për to. Në përgjithësi, korrupsioni është i përhapur në shumë fusha të jetës publike dhe të biznesit dhe masat parandaluese vazhdojnë të kenë një ndikim të kufizuar, veçanërisht në sektorë e cenueshëm. Rritja e numrit të dënimeve përfundimtare në një nivel të lartë mbetet një prioritet i rëndësishëm për të trajtuar më tej kulturën e mosndëshkimit. Nevojiten përpjekje të mëtejshme për të siguruar ndjekjen e duhur gjyqësore në rastet e vetingut ku ka indikacione për vepra penale 8 Sfidat ne fushen e ligjit dhe te drejtave te njeriut
  • 9. Shqipëria ka njëfarë niveli përgatitjeje në luftën kundër krimit të organizuar, me një nivel të mirë e të vazhdueshëm bashkëpunimi me Shtetet Anëtare të BE-së dhe me agjencitë e BE-së. Duhet të bëhen më shumë përpjekje në luftën kundër drogave të paligjshme, duke përfshirë rritjen e kapaciteteve të autoriteteve të zbatimit të ligjit. Pas miratimit të një ligji për prodhimin e kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale, Shqipëria duhet të garantojë se ekzistojnë mekanizma për të parandaluar në mënyrë efektive devijimin e kanabisit për përdorim të padëshiruar. Progresi që është arritur me sekuestrimin dhe konfiskimin e aseteve të lidhura me krimin e organizuar duhet të vazhdojë. Përpjekjet duhet të vazhdojnë gjithashtu për të siguruar një rritje të numrit të ndjekjeve penale dhe dënimeve përfundimtare, veçanërisht në rastet e nivelit të lartë, si dhe për të krijuar zyrën e rikuperimit të pasurisë. Lufta kundër krimit kibernetik, pastrimit të parave, si dhe parandalimit dhe luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore mbeten fusha ku nevojiten më shumë rezultate. Të gjitha format e abuzimit seksual të fëmijëve në internet duhet të kriminalizohen dhe të ndiqen penalisht . Pas tërheqjes së projektligjit, në qershor 2023, FATF vendosi të propozojë një vizitë në terren, e cila u zhvillua në gusht, dhe çoi në heqjen e Shqipërisë nga lista në tetor 2023. Megjithatë, Shqipëria duhet të garantojë që çdo ligj i ardhshëm të jetë në përputhje me acquis të BE-së dhe standardet ndërkombëtare. Historiku i rasteve të pastrimit të parave dhe korrupsionit të nivelit të lartë mbetet i pamjaftueshëm dhe hetimet financiare duhet të zhvillohen më tej. Për të drejtat themelore, duhen intensifikuar përpjekjet për zbatimin e kornizës ligjore dhe atë të politikave. Është bërë përparim në përdorimin e alternativave të burgimit. Ka pasur disa përparime në të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, sa i përket vlerësimit biopsikosocial. Procesi i regjistrimit të parë të pronave dhe proceset e tjera kalimtare duhet të avancojnë me transparencë të plotë, duke përfshirë edhe trajtimin e korrupsionit. Për mbrojtjen e pakicave kombëtare, miratimi i legjislacionit të mbetur zbatues nuk ka avancuar. Për më tepër, Shqipëria duhet të vendosë garanci të forta ligjore dhe institucionale për të parandaluar shkeljet e mëtejshme të të dhënave personale.Shqipëria ndodhet mes njëfarë niveli dhe nivel mesatar përgatitjeje në fushën e lirisë së shprehjes. Është bërë përparim i kufizuar. Ndërthurja e interesave të biznesit dhe politikës, mungesa e transparencës së burimeve të financimit, përqendrimi i pronësisë së medias, frikësimi dhe kushtet e pasigurta të punës kanë vazhduar të pengojnë pavarësinë e medias, pluralizmin dhe cilësinë e gazetarisë. Atmosfera e sulmeve verbale dhe fizike, fushatave të shpifjeve dhe padive për frikësim ndaj gazetarëve nuk është përmirësuar. 9
  • 10. Kuadri ligjor për migracionin është gjerësisht në përputhje me acquis të BE-së, por ka nevojë për përditësim në përputhje me zhvillimet nga ana e BE-së. Shqipëria ka kontribuar për menaxhimin e flukseve të përziera të migracionit drejt BE-së, duke bashkëpunuar për zbatimin e Planit të Veprimit të BE-së për Ballkanin Perëndimor. Shqipëria ka përfunduar një Marrëveshje të rishikuar Statusi me Frontex-in në shtator. Në vitin 2022, numri i migrantëve të parregullt që hyjnë në Shqipëri u reduktua me 34% krahasuar me vitin 2021. Nuk është bërë përparim në referime dhe qasje në procedurat e azilit, si dhe ka ende mangësi në procedurat e kthimit. Shqipëria duhet të ndërmarrë hapa konkretë për të trajtuar nevojat e të miturve të pashoqëruar dhe për ta harmonizuar politikën e vet të vizave me atë të BE-së. Megjithëse numri i kërkesave për azil të paraqitura nga shtetasit shqiptarë në Shtetet Anëtare të BE-së dhe vendet që lidhen me Schengen-in mbetet më i ulët se niveli para pandemisë, ai u rrit sërish në vitin 2022. Për të trajtuar këtë fenomen nevojiten ende përpjekje të vazhdueshme dhe të qëndrueshme.Për sa i përket kritereve ekonomike, Shqipëria ka një nivel midis mesatares dhe nivelit të mirë të përgatitjes për zhvillimin e një ekonomie tregu funksionale, si dhe ka bërë disa përparime në trajtimin e rekomandimeve të vitit të kaluar. Ekonomia tregoi elasticitet dhe rritja e PBB-së mbeti e fortë në vitin 2022, pavarësisht pasojave ekonomike nga lufta e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. Shqipëria ka nivel përgatitjeje për të përballuar presionin konkurrues dhe forcat e tregut brenda BE-së, si dhe ka bërë disa përparime në reformat strukturore në tregun e energjisë, infrastrukturën e transportit, digjitalizimin e ekonomisë dhe rezultatet e arsimit, megjithëse ka ende boshllëqe të konsiderueshme me nivelet rajonale dhe evropiane.Për sa i përket prokurimit publik, Shqipëria është mesatarisht e përgatitur dhe ka bërë njëfarë përparimi, veçanërisht nëpërmjet rritjes së përdorimit të kritereve ekonomikisht më të favorshme për dhënien e tenderave. Për sa u përket statistikave, Shqipëria është mesatarisht e përgatitur dhe ka bërë njëfarë përparimi në përafrimin e mëtejshëm me standardet e Sistemit Evropian të Llogarive Kombëtare dhe Rajonale si dhe në hapat për forcimin e rolit të Institutit të Statistikave. Shqipëria është mesatarisht e përgatitur në fushën e kontrollit financiar, ku është bërë njëfarë progresi, veçanërisht me përditësimet e kuadrit ligjor për kontrollin e brendshëm dhe auditimin e brendshëm, si dhe zbatimin e dokumentit të politikave për forcimin e kontrollit të brendshëm financiar publik, dhe ka vazhduar të synojë auditimet e brendshme për detyrimet e prapambetura. Shqipëria është mesatarisht e përgatitur në shumicën e fushave të tregut të brendshëm, përkatësisht lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve dhe kapitalit, shërbimet financiare dhe politikën e konkurrencës. E njëjta gjë vlen edhe për të drejtën e shoqërive tregtare dhe të drejtën e pronësisë intelektuale. 10
  • 11. Ecuria drejt Integrimit Europian Në qershor të 2006-tës, Shqipëria nënshkroi Marrëveshjen e Stabilizim dhe Asocimit, e cila hyri në fuqi në prill të vitit 2009. Kjo marrëveshje zëvendësoi marrëveshjen e mëparshme me Komunitetin Ekonomik Evropian mbi tregtinë dhe bashkëpunimin ekonomik dhe atë tregtar, nënshkruar në maj të vitit 1992. Objektivi i kësaj qasje të re politike të BE-së ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor lidhet me rritjen e stabilitetit rajonal dhe parapërgatitjen e vendeve të rajonit për t’u integruar në Bashkimin Europian. Në dhjetor të vitit 2010, hyri në fuqi marrëveshja për heqjen e regjimit të vizave, duke lejuar qytetarët shqiptarë të udhëtojnë pa viza në Zonën Shengen. Në 2009-tën, Shqipëria gjithashtu paraqiti kërkesën e saj zyrtare për antarësim në Bashkimin Europian. vitin 2010), me kërkesën e Këshillit Europian në lidhje me aplikimin për anëtarësim, duke vlerësuar se Shqipëria kishte ende për të përmbushur 12 prioritetet kyçe, në mënyrë që të arrinte një shkallë të nevojshme të pajtueshmërisë me kriteret e anëtarësimit . Në tetor të vitit 2012, Komisioni rekomandoi që Shqipërisë t’i jepej statusi i kandidatit të BE, në varësi të përfundimit të reformave, veçanërisht në fushat e reformës së gjyqësorit dhe administratës publike. Në qershor të vitit 2014, Këshilli Europian i dha Shqipërisë statusin e kandidatit. Marrja e statusit të vendit kandidat shënon një hap shumë të rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, pasi reflekton ecurinë e reformave të ndërrmara dhe i hap rrugë procesit të plotë të aderimit të vendit në BE. Hapi tjetër i radhës në këtë proces është hapja e negociatave (bisedimeve) për anëtarësimin në BE, i kushtëzuar nga përmbushja e plotë e 5 prioriteteve kyçe si: 1. Krijimi i një administrate profesioniste dhe të depolitizuar 2. Forcimi i pavarësisë të institucioneve të drejtësisë 3. Lufta kundër korrupsionit 4. Lufta kundër krimit të organizuar 5. Mbrojtja e të drejtave të njeriut 11
  • 12. Meritokracia ne rrugen e antaresimit “Vende që bëjnë reforma duhet të vlerësohen” Kjo thirrje shkonte si në adresë të vendeve kandidate, por më tepër në adresë të vendeve antare të BE, që sipas Scholzit duhet të mundësojnë reformimin e brendshëm të unoinit. Konkretisht, kancelari gjerman kërkoi që për shumë hapa, në kuadër të procesit të zgjerimit, të hiqet rregulli i vetos. 12
  • 13. “Nuk ka pse çdo vendim, si çelja apo mbyllja e kapitujve të negociatave, të varet nga çdo vend anëtar. Nëse vende, si për shembull Shqipëria, kanë bërë reforma të rëndësishme, kjo duhet të vlerësohet. Përndryshe, rrezikohet të dëmtohet i gjithë procesi i anëtarësimit dhe këtë nuk duhet ta lejojmë“. Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë pajtuar me deklaratën e samitit BE- Ballkani Perëndimor, i cili u mbajt në Bruksel. Kështu thuhet në deklaratën e miratuar nga 27 kryetarë shtetesh dhe qeverish të Bashkimit Evropian. Deklarata u bën thirrje të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor të vendosin sanksione ndaj Rusisë dhe të punojnë për të parandaluar shmangien e masave kufizuese që Brukseli vendosi kundër Moskës si përgjigje ndaj agresionit të saj kundër Ukrainës. Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel tha pas samitit se porosia kryesore e ishte nevoja për integrim gradual të këtyre vendeve në bllok, si dhe forcimi i bashkëpunimit mes tyre në rajon. presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen deklaroi pas samitit të BE-së Ballkani Perëndimor, se si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë, rruga përpara qëndron në përmbushjen e angazhimeve të tyre në kuadër të dialogut të BE-së, teksa ka kërkuar edhe zbatimin e marrëveshjes së Ohrit. Në një konferencë për media tha se në samit u diskutua gjendja aktuale në sfondin e raportit të Komisionit për Zgjerim. Von der Leyen tha se negociatat e anëtarësimit janë pjesë e përpjekjeve të BE-së për të afruar vendet e Ballkanit Perëndimor më pranë bllokut evropian, duke përmendur këtu Shqipërinë . 13
  • 14. Intervisa Interviste me Dr. Elda Zotaj , pedagoge ne Universitetit "Aleksander Moisiu Durres" dhe eksperte e Intergrimit Europian Cilat jane sfidat kryesore qe duhet te plotesoje Shqiperia per t'u bere sa me shpejt vend anetar i BE ? Elda Zotaj : Shqiperia ka nje kornize ligjore me BE - qe eshte MSA , dhe plotesimi i te gjitha kritereve qe jane te perfshira ne permbushjen e standarteve te Marreveshjes se Stabilizim Asoccimit te tilla si : standarteve politike , instuticionale dhe ekonomike etj . Pra te gjitha fushat e bashkepunimit qe ne kemi me Bashkimin Europian jane te detyrueshme per Shqiperine ne menyre qe ajo te antarsohet . Kuptohet qe vlerat me themelore qe BE ka jane rrespektimi i ligjit , te drejtat e njeriut , gjyqesori i pavarur dhe shteti i se drejtes , realizimi i reformes ne administrates publike .Dhe plotesimi i 33 marreveshjeve qe ka MAS jane te rendesishme per antarsimin e vendit Sa e rendesishme eshte hapja e negociatave per antaresimin e Shqiperise ne Bashkimin Europian ? Elda Zotaj : Duhet te ishin hapur shume vite me perpara .Ne jemi duke pritur tashme ne nje gjendje te ngrire kemi gati 2 vite . Hapja e negociatave nenkupton qe eshte kryer procesi i screening, eshte kryer procesi i te parit se cfare ka bere shteti dhe cilat jane pikat kryesore ne cdo sektor ku do te duhet qe Shqiperia te punoje me shume . Sa me shpejt te hapen negociatat aq me shume nxitje do te kete nga institucionet e vendit per te plotesuar kushtet , diskutuar kapitujt dhe mbylljen e tyre sa me pare .Mbyllja e 33 kapitujve do te nenkuptonte finalizimin e procesit qe shteti shqiptar do duhet te beje ne menyre qe vendi yne te behet anetar i BE ne nje te ardhe me te afert .Procesi i negociatave nuk ka afat kohor , eshte meritokrat . Me metodologjine e re te komisionit europian nje kapitull mund te hapet , dhe te paret jane 23 , 24 dhe jane te fundit qe mbyllen dhe qe kane te bejne me drejtesine , shtetin e se drejtes me rrespektimin e te drejtave te njeriut . Me metodologjine e re , te Komisioni Europian ajo qe eshte me themelore eshte se KE mund te ktheje diskutimet nga fillimi nese shteti ben regres dhe jo progres .Nuk eshte nje proçes teknik eshte nje proces shume here me shume shtrengues per vendin qe behet anet 14
  • 15. Sa e gatshme eshte Shqiperia per plotesimin e kushteve te vendosura nga BE ? Elda Zotaj :Po te marrim diskursin e liderve politike te Kryeministrit p.sh ai eshte shume i gatshem , por performanca e institucioneve te shtetit shqiptar tregon se ka shume pune per te bere , sepse kemi problematike ne radhe te pare midis partive politike qe pengon nderrmarrjen e reformave .Keto probleme ne jeten politike te vendit reflektojne edhe ne performancen qe Shqiperia duhet te beje per pranimin e saj si nje vend antar i BE Cilat jane avanazhet dhe disavantazhet qe ka Shqiperia ne kete proces ? Elda Zotaj : Ajo qe te gjithe ekspertet thone eshte qe mrekullia e vertet ndodh gjate procesit te integrimit , pra ne momentin qe shteti eshte ne procesin e zbatimit te reformave merr fonde nga BE . Kur vendi zbaton kushtet dhe reformat ketu ndodh dhe zhvillimi me i madhe , pasi shteti krijon organizmat per tu bere nje vend anetar i BE .Kuptohet qe ajo cfare eshte e rendesishme eshte qe ky proces te mos jete vetem per te permbushur ato kushtet , po duhet te jene reforma te qensishme dhe te mire zbatura nga shteti .Reforma qe garantojne qendrueshmeri ne fushat respektive , si bujqesia , arsimi , shendetesine .Drejtesia eshte pune shume e rendesishme , nje reforme e besuesheme . Nga disavantazhet ky proces ka kosto per buxhetin e shteteve , qeshtja e sigurise , kosto tjeter eshte monedha lek euro dhe keto tregojne qe shteti duhet ti marre ne konsiderate . A eshte i vonuar antarsimi i Shqiperise ne BE ? Elda Zotaj: Nese e marrim ne kontestin kohor dhe e krahasojme me Kroacine qe mbrenda nje dekade u be vend anatar i BE , mund te themi qe antarsimi yni eshte shume i zgjatur por duke pasur parasysh problemet qe ka pasur vendi yne , vendet e tjera nuk i kane patur .Ne kemi patur regjimin me te ashper komunist , menyren se si ne e kemi ekspozuar vendin ndaj tranzicionit ka qene e ndryshme dhe tranziocioni ka qene shume i veshtire . Mendoj qe kemi shume pune per te bere per te permbushur arritjen e standarteve per realizimin e kushteve per te bere vendin tone antar te Bashkimit Europian 15
  • 16. Qasja Fenomenologjike Fenomenti i hyrejs në BE për shqipëtarët ka qenë nje ëndërr e herëshme, e cila vazhdon akoma të jetë e pa realizuar . Ndonëse kemi bërë goxha progres, me hapjen e negociatave dhe fillimin e plotesimit të kushteve të vendosuar, por sa është e gatëshme në të vërtetë Shqipëria në plotesimin e këtyre reformave dhe më pas me përballjen e disavantazheve që do të ketë pas Integrimit në BE . Një pyetje tjetër e cila duhet të jetë në vëmendje është se sa populli shqipëtar është I informuar për disavantazhet nga ky “fenomen” . Këto do ti prekim pak edhe në intervistën e bërë me eksperten e Integrimit Europian . Një Disavantazh mund të themi aplikimin e monedhës së përbashkët euro Kur analizojmë euroizimin si fenomen , përveç avantazheve dueht të shqyrtojmë me hollësi edhe anën tjetër të monedhës , kostot e saj në ekonominë dhe sistemin monetar të një vendi. Në të gjitha literaturat ku diskutohen disavantazhet e aplikimit të një monedhe unike, insitucioni më I lkamuardhe që rrezikon më tepër vijueshmërinë e funksioneve të tij është Banka Qendrore. Banka Qendrore dhe eliminimi i rolit të saj Në faqen kryesore të Bankës së Shqipërisë thuhet se është institucioni i vetëm në Republikën e Shqipërisë përgjegjës për konceptimin, hartimin, miratimin dhe zbatimin e politikës monetare. Kjo politikë hartohet në funksion të përmbushjes së objektivit kryesor të Bankës së Shqipërisë: arritjes dhe ruajtjes së stabilitetit të çmimeve. Nëse do të mendonim një aplikim të monedhës unike,do të “eliminoheshin” pothuajse të gjitha funksionet bazë të saj. Nëpërmjet euroizimit , shtetet pranojnë humbjen e pavarësisë në aplikimin e politikave monetare duke I hequr Bankës Qendrore instrumentet për zbatimin e politikës monetare. Mungesa e të ardhura nga senjorazhi si dhe humbja e rolit të Bankës Qendrore si huadhënës i shkallës së fundit janë dy nga fenomenet më të rëndësishme që studiohen në rastin e një euroizimi/dollarizimi të një ekonomie. 16
  • 17. Konkluzione Procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian është një objektiv kombëtar, në funksion të demokratizimit dhe transformimit të shoqërisë shqiptare, në përputhje me vlerat dhe parimet e Europës së Bashkuar. Për t’i dhënë fund, kësisoj, një tranzicioni të pafund që nuk krijon institucione demokratike, modele zhvillimi të qëndrueshme dhe cilësi jete. Marrja e statusit të vendit kandidat dhe fillimi i bisedimeve për anëtarësimin në Bashkimin Europian do të përbëjnë përparë sinë e veprimit politik të shumicë s së re . Sfidat e integrimit të Shqipërisë në BE janë të ndryshme dhe jo domosdoshmërish kanë të bëjë vetëm me përparimin e vendit në konsolidimin e demokracinë, sundimin e ligjit dhe të ekonomisë së tregut. Në këtë punim perspektivat e integrimit shihen në funksion të ndikimit të shumë faktorëve si çështjet e identitetit, ekonomisë, sigurisë, dhe të demokratizimit në nivel lokal, rajonal dhe europian. Kjo qasje nxjerr një tablo të gjerë dhe realiste jo vetëm të sfidave me të cilat përballet Shqipëria por dhe të perspektivës për integrim në Evropë . Duhet theksuar se procesi i integrimit të Shqipërisë është një proces kompleks që ndikohet nga qëndrimet e BE-së ndaj politikës së zgjerimit nga njëra anë dhe nga ana tjetër nga zhvillimet e brendshme në Shqipëri. Pavarësisht dëshirës së shqiptarëve për të qenë pjesë e projektit europian, janë disa faktorë të brendshëm si polarizimi politik, ekzistenca e fenomeneve si korrupsioni, “kapja e shtetit”, që kushtëzojnë demokracinë dhe një ekonomi e brishtë e cila karakterizohet nga një numër i lartë papunësie, një borxh i lartë publik i shoqëruar nga një nivel i lartë i varfërie, të gjitha këto arsye ndikojnë në procesin e integrimit të vendit. Pavarësisht të gjithë faktorëve dhe sfidave që ndikojnë procesin e integrimit, Shqipëria vazhdon të jetë një nga vendet më pro-europiane dhe e konsideron integrimin në BE si të vetmen alternativë për të ardhmen e vendit . “Vende që bëjnë reforma duhet të vlerësohen” Kjo thirrje shkonte si në adresë të vendeve kandidate, por më tepër në adresë të vendeve antare të BE, që sipas Scholzit duhet të mundësojnë reformimin e brendshëm të unoinit. Konkretisht, kancelari gjerman kërkoi që për shumë hapa, në kuadër të procesit të zgjerimit, të hiqet rregulli i vetos. 17 Referencat & Bilografia