SlideShare uma empresa Scribd logo
1 de 41
Baixar para ler offline
PASHKO VASA




  E vërteta
     për
 Shqipërinë
dhe shqiptarët
(Një studim kritik historik)
E përkthyer nga gjermanishtja
     Skënder Maçi



                                Faqe|1
Botohet i plote per here te pare ne shqip ne
130 vjetorin e botimit te pare dhe 185 vjetorit
të lindjes së Pashko Vases




   Përkthimin dhe botimin e kësaj vepre ia dedikojmë në shenjë
mirënjohje dhe respekti të thellë të gjithë popullit amerikan, dhe në
veçanti, ish-presidentit amerikan Bill Clinton, ish-kryeministrit anglez
Toni Blair, ish-ministres së jashtme të Amerikes zonjës Medlin Ollbrait,
dhe diplomatit Richard Holbrooke, nën udhëheqjen dhe me aktivitetin e
të cilëve u bë i mundur shkatërrimi i një prej bastioneve të fundit kolonial
të Europës, në mes të Europës, ndërprerja e spastrimit etnik dhe
genocidit europian të rradhës ndaj popullit më të vjetër të Europës, ndaj
popullit më të persekutuar të Europës, ndaj popullit më të privuar të
Europës, ndaj popullit shqiptar.
   Gjithashtu dëshirojmë t’i shprehim mirënjohjen dhe respektin më të
madh edhe ish-presidentit amerikan George Bush i cili me ardhjen e tij


                                                                   Faqe|2
në Tiranë dhe kurorëzimin e Pavarësisë së Kosovës ia ngriti edhe një
herë më lart emrin dhe nderin Shqipërisë.
  Përkulemi me respekt dhe mirënjohje të thellë dhe iu urojmë nga
zemra: “Mos pafshi keq me sy! As ju, as familjet tuaja dhe as të dashurit
e zemrave tuaja.
  Bekuar qofshi përjetë!”
                                                              Përkthyesi




  Pashko Vasa, ose Vaso Pasha lindi në Shkodër                  në vitin 1825. Pasi kreu
mësimet e para në vendlindje, shërbeu si sekretar i konsullatës britanike. Më 1847
vajti në Itali dhe mori pjesë në luftën çlirimtare të popullit të këtij vendi kundër
zgjedhës së huaj. Për t’u shpëtuar përndjekjeve u shtrëngua të hidhej në Stamboll,
ku më pas zuri vende me rëndësi në administratën osmane. Pashko Vasa hyri që
herët në lëvizjen patriotike, por veprimtari të dendur për çështjen kombëtare zhvilloi
në vitet 70, kur bashkë me Kostandin Kristoforidhin, u përpoq për krijimin e një
shoqërie për përhapjen e shkrimit shqip dhe ngjalljen e ndërgjegjes kombëtare. Në
vitet 1878-1882 krahas Abdyl Frashërit u shqua si një nga figurat kryesore të
Komitetit të Stambollit për mbrojtjen e Shqipërisë. Më 1879 ishte ndër veprimtarët
më aktivë të «Shoqërisë së të shtypurit shkronja shqip». Pashko Vasa është autor i
një vargu veprash me karakter politik e historik, në të cilat mbrojti çështjen e popullit
shqiptar, të drejtën e tij për të rrojtur i lirë dhe i pavarur. Botoi «Skicë historike mbi
Malin e Zi sipas traditave të Shqipërisë («Esquisse historique sur le Monténégro
d’après les traditions de l’Albanie», Constantinopole, 1872), ku përshkroi
pashallëkun e Shkodrës nën Bushatasit.

   Më 1878 Pashko Vasën e gjejmë ndër nxitësit kryesorë të Lidhjes Shqiptare të
Prizrenit. Ai u afirmua si ideolog, poet, publicist dhe organizator duke shënuar një
aktivizim të madh për çështjen shqiptare. Në atë kohë shërbente si këshilltar pranë
Valiut të Kosovës. Ngjarjet politike përshpejtohen. Pashko Vasa forcon lidhjet me
bashkëluftëtarët atdhetarë në Stamboll dhe në Korçë. Ai paraqet një kërkesë
ambasadës britanike në Stamboll, ku vihet në dukje fakti se çështja shqiptare, që ka
lindur, nuk duhet nënvleftësuar po duhet zgjidhur drejt dhe përkrahur.

    Si personalitet i njohur politik, Pashko Vasa merr nisma dhe bën përçapje të
ndryshme ndaj opinionit publik të huaj që ky të kuptonte dhe të përkrahte të drejtat e
ligjshme kombëtare të shqiptarëve. Më 20 tetor 1878, Vasa i bëri një vizitë
ambasadorit të Austro-Hungarisë në Stamboll për t’i treguar shkurtimisht historinë
dhe gjendjen e popullit shqiptar. Ambasadori ia kërkoi me shkrim në formën e
përkujtesës. Vasa ia dorëzoi fill pastaj «E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët»
(«La vérité sur l’Albanie et les Albanais», Paris 1879), që njohu disa përkthime në
gjuhë të tjera, në të cilën, krahas të dhënave historike mbi popullin shqiptar dhe
qëllimet e luftës së tij, kritikoi administratën burokratike osmane dhe paraqiti kërkesat

                                                                               Faqe|3
e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Me këtë vepër, ai renditet ndër ideologët e mëdhenj
të çështjes shqiptare, bashkë me Rilindësit e tjerë. Është dashur të shkruhet shpesh
mbi atë të vërtetë jetësore, sidomos nga vetë shqiptarët, se çdo periudhë historike
ka njohur falsifikues të shumtë të saj, profesionistë. Janë hartuar plane gjenocide, që
janë vënë edhe në jetë, duke u nisur nga falsifikimet. Vepra e P.Vasës nuk ka vetëm
një titull përherë aktual. E shkruar në frymën e atdhetarizmit të zjarrtë, ajo ruan mirë
argumentet-bazë të së vërtetës që mbron kundër shovinistëve, pavarësisht
kufizimeve që sillte koha dhe ndonjë tepri romantike të vetëkuptueshme. Penës së
Pashko Vasës i përket edhe vepra «Bosnja dhe Hercegovina gjatë misionit të
Xhevdet Efendiut» («Bosnie et Hercegovine pendant la mission de Djevdet Effendi»,
Constantinopole 1865).

   Pashko Vasa shkroi një varg veprash të cilat i shërbenin zgjidhjes së çështjes së
shkrimit dhe mësimit të shqipes; «Alfabeti latin i zbatuar në gjuhën shqipe»
(«L’alphabet latin appliqué à la langue albanaise», Constantinopole 1878,
«Gramatika shqipe për t’u përdorur nga ata që dëshirojnë ta nxënë këtë gjuhë pa
ndihmën e një mësuesi» («Grammaire albanaise à l’usage de ceux qui désirent
apprendre cette langue sans l’aide d’un maître», London 1887).

   Pashko Vasa zuri një vend edhe në historinë e letërsisë shqiptare që po krijohej;
ai është autor i vjershës së njohur «Mori Shqypni!» (1880), e cila u botua si fletë
fluturuese, në vitet sa heroike dhe tragjike të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, atë
Pashkoja e shkroi në pranverë 1880, qe para poemë e pavdekshme për nënën
Shqipëri, e shkruar në frymën e përgjithshme të romantizmit ballkanas me nota
sentimentaliste. Me dashurinë e flaktë për atdheun që dergjej nën thundrën e të
huajit, me notën e dhimbjes për të, me grishjen drejtuar bashkatdhetarëve për të
kapërcyer dasitë fetare dhe për t’u bashkuar në emër të çlirimit të vendit, vjersha
luajti rol për zgjimin kombëtar të shqiptarëve. E vënë në muzikë, ajo u këndua si
himn patriotik. Është koha kur Europa dhe sulltani, me dhunë të egër diplomatike
dhe ushtarake, bënin që t’u rrëmbeheshin shqiptarëve trojet stërgjyshore, që lëvizja
jonë kombëtare i mbrojti me çdo sakrificë. Vepër tjetër e Pashko Vasës në lëmin e
letërsisë është «Bardha e Temalit» («Barda de Témal», Paris 1890), një nga
romanet e para në letërsinë shqiptare. Aty përshkruhet mjedisi shqiptar në Shkodër
në vitet 40 të shek. XIX me doket dhe zakonet karakteristike. Botoi edhe një
përmbledhje me vjersha italisht “Trëndafila e gjemba” «Rose e spine»,(1873).

   Që nga viti 1883 e derisa ndërroi jetë, Pashko Vasa shërbeu si guvernator i
përgjithshëm i Libanit, ku edhe vdiq. Eshtrat e tij u sollën në atdhe pas Luftës së
Dytë Botërore, në qershor 1978.
         “Bardha e Temali” («Barda de Témal», Paris 1890.
         “O moj Shqypni!”, 1880.
         «Skicë historike mbi Malin e Zi sipas traditave të
Shqipërisë («Esquisse historique sur le Monténégro d’après les traditions de
l’Albanie», Constantinopole, 1872).
         «E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët» («La vérité sur l’Albanie et
les Albanais», Paris 1879).
         «Bosnja dhe Hercegovina gjatë misionit të Xhevdet Efendiut»
(«Bosnie et Hercegovine pendant la mission de Djevdet Effendi», Constantinopole
1865.

                                                                             Faqe|4
     «Alfabeti latin i zbatuar në gjuhën shqipe» («L’alphabet latin appliqué à
la langue albanaise», Constaninopole 1878).
         Gramatika shqipe për t’u përdorur nga ata që dëshirojnë ta nxënë
këtë gjuhë pa ndihmën e një mësuesi» («Grammaire albanaise à l’usage de ceux
qui désirent apprendre cette langue sans l’aide d’un maître», London 1887).
         “Trëndafila e gjemba” («Rose e spine», 1873, – italisht).


  ____________
  1. Arkivi i Institutit të Historisë së Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë,
Dosja, Filmi A 739, 1878-1890.




                                               I

  Ashtu si jeta e individëve të veçantë, po
      ashtu edhe jeta e kombeve i është nën-shtruar ndryshimeve të mahnitshme.
Koha – kjo barazuese e madhe e të gjitha gjërave dhe qenieve, ia nënshtron
gjithçka, çfarë jeton dhe merr frymë, të njëjtave ligje. Ne shohim kudo të njëjtin ligj të
rritjes, të venitjes, - ligjin e transformimit.
    Të gjithë popujt duhet të kalojnë të njëjtën rrugë zhvillimi; të gjithë i paguajnë
fuqisë së kohës tributin e tyre. Te të gjithë, shikojmë ne ngritje dhe rënie.
    Ekzistojnë popuj, që pas periudhave të bumit dhe pasurisë, të fuqisë, janë
shkatërruar, megjithatë në histori, - brezat e ardhshëm, kujtimin për ekzisten-cën e
tyre dhe për rangun e tyre të dikurshëm e mbajnë gjallë, - jetojnë akoma me të; të
tjerë janë më të trishtuar, megjithëse ndoshta janë përpjekur shumë fort për
ekzistencën e tyre, nga historia ata janë fshirë dhe vetëm gjurmë të zbehta na japin
sugjerime ndaj tyre, vetëm legjenda kujtohet për ta!

   Përveç këtyre dy klasave - nga të cilat njëra përfshin popujt, të cilët e kanë
humbur ekzistencën e tyre dhe kanë rilindur dhe janë ngritur lart brenda popujve të
tjerë dhe tjetra përfshin në vetvete ata popuj, që janë zhdukur krejtësisht nga skena
botërore, që janë shuar pa lënë mbrapa as edhe një gjurmë të ekzistencës së tyre –
ka edhe një grup të tretë, dhe këtij i përkasin ata popuj, fillesa e të cilëve humbet në
errësirën e lashtësisë, dhe megjithëse në mes të vështirësive shumë të mëdha,
rrethuar nga armiq, megjithatë e kanë kuptuar se si të ruajnë një ekzistencë të
pavarur, dhe historia e tyre na ofron ne një problem të mrekullueshëm.

  Në kategorinë e fundit bën pjesë populli i shqiptarëve.

  Nga vjen? Çfarë është? Si jeton?

  Këto janë pyetje të vështira, që nuk kanë marrë deri tani akoma përgjigje të
mjaftueshme.

                                                                                  Faqe|5
As që e çojmë nëpër mend, që të duam t’i japim këtyre pyetjeve një përgjigje
përfundimtare; as që e çojmë nëpër mend që të duam t’i detyrojmë forcat tona të
dobta, të mposhtin vështirësitë, që ofron studimi abstrakt i prejardhjes dhe kushteve
të jetës së një populli që nuk ka historianët e tij, që të mund të na kishin transmetuar,
qoftë historinë e organizimit shoqëror dhe politik të tij, ose luftërat fitimtare të vetat
ndaj rreziqeve kërcënuese të ekzistencës së tij.
   Në faqet që vijojnë ne duam të përshkruajmë objektivisht vetëm përshtypjet, që
kemi përfituar nga doket dhe zakonet, nga gjuha dhe karakteri i këtij populli dhe
pastaj duam të heqim një paralele midis këtij populli dhe popujve të antikitetit.

  Do zoti, të tjerë studiues, që janë më të aftë dhe më të mësuar, se ne t’i përdorin
më me sukses vrojtimet dhe deduktimet tona, se sa ç’kemi kuptuar ne ta bëjmë!

  Po ta kthejmë vështrimin nga koha e lashtë do të përballemi me legjendën e
popujve të panumërt, që përmbytën Greqinë duke ardhur nga Azia; ndërmjet tyre,
kështu tregon legjenda më tej, ishin të parët dhe më të shumtit pellazgët.

   Në shekullin e 19-të para erës sonë duhet të ketë qenë Pellazgu I “biri i tokës”, që
është vendosur në Arkadi, të cilin e pasuan PellazguII, sundimtar i Etolisë
dhe Phaetoni sundimtari i molosëve, një grupim popujsh te Epirit. Më tej shikojmë,
sipas legjendës, në shekullin e 16 para erës sonë, një egjiptian me emrin Danaus, që
pasi u prit si mik shtëpie, nga Pelasgu, ose Gelanori, e vrau këtë të fundit tinëzisht
dhe i grabiti Skeptrin e Argos.

   Të gjitha informacionet përputhen, që në kohën legjendare të historisë së Greqisë,
ku ne llogarisim kohën deri në shekullin e 9-të para erës sonë, kanë qenë pellazgët
të parët që kanë zënë Greqinë, dhe pastaj kanë filluar të shtyjnë popujt e tjerë që
janë ngulur aty. Ka qenë një ikje dhe ardhje e pafund e popujve që kishin përmbytur
kontinentin dhe në qoftë se nuk arrinin të shkriheshin me njëri-tjetrin, ktheheshin nga
kishin ardhur, ose shkonin dhe vendoseshin aty ku s’kishte njeri dhe ishin të parët që
e zinin.
   Pellazgët që kanë prejardhjen nga Pellazgu I kanë qenë pa dyshim të parët dhe
ata kishin, në krahasim me të ardhurit më vonë, karakterin e autoktonit. Përplasjeve
të vazhdueshme me të ardhurit pas tyre, etolianët, jonianët, dorianët etj., me kalimin
e kohës, pellazgët nuk mundën t’i rezistonin, dhe në fund të fundit u ndjenë të
detyruar ta lënë bregun e detit dhe ultësirën dhe të kërkonin strehim në brendësi të
vendit në zona të pakalueshme lehtë.
   Nuk ka dyshim, që Pellazgu I, II, ..., sundimtarë të Etolisë dhe Phaetoni, sundimtar
i molosëve, një grupim popujsh të Epirit, mund të kenë qenë vetëm udhëheqësit e
këtyre pellazgëve, të cilët kishin qenë të detyruar, nga sulmet e etolianëve, jonianëve
dhe helenëve, të lëshonin Argosin dhe të gjitha territoret që kishin marrë në zotërim
në momentin e shfaqjes së tyre në kontinent. Një dëshmi më tepër për këtë arsyetim
është rasti i Danaus, që vizitoi Argosin në shekullin e 16-të para erës sonë dhe pasi
vret Gelanorin, që i ofroi atij mikpritje, i grabiti perandorinë dhe jetën.

   Në shekullin e 9-të para erës sonë, një periudhë kohe që i afrohet më shumë
historisë së studiuar, gjejmë Karanusin, që largohet nga Argosi dhe vendoset në
Ematia dhe kështu krijon Perandorinë Maqedone. Ky Karanus ishte pasardhës i
Herakliut dhe rridhte me gjasë shumë të madhe nga këta pellazgë, prejardhja e të

                                                                               Faqe|6
cilëve humbet te legjenda. Meqenëse ai nuk mund të rrinte në Argos, sepse sikurse
pamë, Argosi ishte i pushtuar nga Danausi dhe më vonë me siguri edhe nga të tjerët,
ai kërkoi azil, më tej, në brendësi të vendit, dhe u vendos në Emathia.
   Përpara kësaj epoke, nocioni Maqedoni nuk ekzistonte akoma. Në atë kohë, në
përputhje të plotë me të gjithë shkrimet antike, vendi në fjalë quhej Ematia, dhe
Ematia duhet parë si djep i perandorisë, e cila më vonë u bë aq e fuqishme dhe
famëmadhe.

  Por Ematia quhej vendi midis maleve të Shqipërisë, midis Krujës, Dibrës dhe
Mirditës të cilin njerëzit e quajnë akoma, edhe sot Mat, Matia. Ky emër, Matia, i
është dhënë vendit sipas lumit që mban emrin Mat, dhe që rrjedh midis Epidamnit
(Durrësit) dhe Scodres (Shkodrës) dhe derdhet në detin Adriatik.

  Në rrethinat e Matit gjendet vërtet një fushë e madhe rrënojash, brenda së cilës
duket një kullë e rrumbullakët e cila në gjuhën popullore quhet Pela.

    Pse nuk do të duhej ta pranonim, që Matia dhe Ematia janë i njëjti vend, dhe që
Pela ka qenë kryeqyteti i këtij vendi?
    Ne dimë, që popujt e vjetër kur e braktisnin vendbanimin ku kishin banuar deri
atëherë, për të kërkuar një të ri, vendbanimit të ri i jepnin emrin e vendbanimit
fillestar dhe po ashtu, në qoftë se ndërtonin qytete në këto vendbanime, atëherë
edhe këtyre i bashkëngjitnin emrat e qyteteve të tyre të vjetra, të braktisura.

   Ne dimë gjithashtu, që Karanusi, shoqëruesit dhe pasardhësit e tij jo vetëm që e
pushtuan Ematian, por edhe e zgjeruan hap pas hapi sundimin e tyre, nëpërmjet
mençurisë dhe trimërisë, dhe sa të përmbajtur tregoheshin kur fitonin në beteja po
ashtu silleshin edhe me popujt apo fiset që nënshtronin, duke i trajtuar ata si
vëllezër.

   Kështu, nuk e përjashton asgjë mundësinë e pohimit, që emri Ematia u bë i
përgjithshëm, në fund të fundit, për të gjitha territoret e pushtuara dhe Pela, të cilën
gjeografët, e vendosin në afërsi të Selanikut, është një qytet, i cili është ndërtuar më
vonë, nga mbretërit maqedonë dhe emrin e mori nga ajo Pela, që ishte djepi
prejardhës i fuqisë së tyre. Emri Maqedoni, që e bëri të famshëm Aleksandri i madh
nëpërmjet gjenisë se tij ushtarake, iu dha vendit më vonë.

   Sigurisht, ne nuk duam të pretendojmë, që ndaj pikëpamjeve tona të përshkruara
më lart është e pamundur të bëhen vërejtje. Ne duam të paraqesim vetëm faktet,
duam të numërojmë vrojtimet dhe të nxjerrim prej tyre konkluzionet, që na detyrojnë
të vëmë në dukje, koincidenca e emrit, e dokeve, e zakoneve e karakterit të popullit
aktual të distriktit të Matit, me emrin, doket dhe zakonet e maqedonasve të vjetër. Ia
lëmë në dorë shkencës, të zbulojë të vërtetën nga vrojtimet tona, dhe të nxjerrë
konsekuencat që dalin prej saj.

   Në shekullin e 7-të para erës sonë, ne gjejmë një mbret të maqedonasve: Filipi I,
që ndoshta është një pasardhës i drejtpërdrejtë i Karanusit dhe i pasardhësit të
drejtëpërdrejtë të tij, Eropusit. Në fund të të njëjtit shekull ne takojmë një mbret të
epirotëve, Alkon, dhe në fillim të shekullit të gjashtë një mbret të maqedonasve,
Aleksandër, djali i Amintës, që urdhëroi të vriteshin të dërguarit e persianëve, që
ndodheshin tek ai, sepse kishin shkelur virtytin e grave. Në shekullin e pestë, në

                                                                              Faqe|7
epokën e Perikliut, periudhë në të cilën fama e Greqisë shkëlqente më shumë se
kurdoherë, shikojmë një mbret maqedon, Perdikën, i cili po bënte luftë me Sitalkun,
mbretin e Trakës. Në këtë periudhë Maqedonia ishte një mbretëri e fuqishme dhe
shumë e zgjeruar.

   Për t’u mbrojtur nga sulmi i persëve, që solli ky shekull me vete, të gjitha fiset
helene u bashkuan në mbrojtje të nacionalitetit të tyre, të të drejtave të tyre, të nderit
të tyre dhe të pavarësisë së tyre; Por, as maqedonasit, as epirotët nuk i gjejmë në
krah të grekëve, që ndodheshin përpara hordhive të Kserksit. Herodoti na tregon që
vetëm fiset në jug të Tesprotisë, që banonin drejtpërdrejt afër kufirit grek, i ofruan
grekëve ndihmën e tyre. Popullsitë e Epirit as nuk bënin gjëra të përbashkëta me
grekët dhe as nuk ishin fare shokë të tyre. Në të kundërt i gjejmë ne trakët, epirotët,
maqedonasit dhe galët, të cilët ndjekin si popuj ndihmës ushtrinë perse, të luftojnë
kundër grekëve, të cilët u mbuluan me famë të pavdekshme, se si me fuqinë e tyre
të vogël i mbajtën larg kufijve të saj dhe asgjësuan ushtritë më të fuqishme që ka
njohur historia.

   Në shekullin e katërt ka ekzistuar një Perdika III., mbret i maqedonasve, i cili u vra
në luftë me ilirët, dhe pak më larg, në të njëjtin shekull shfaqet Filipi, babai i
Aleksandrit të Madh, që mundi athinasit, nënshtroi foqidhasit dhe, në fund fare, duke
hedhur vështrimin për të nënshtruar edhe Greqinë, i detyroi grekët, që të bëhej
anëtar i Kuvendit të Amfiktionëve, duke i hapur kështu rrugën djalit të vet drejt
veprimtarisë së tij të pavdekshme.

   Sigurisht, ata grekët, të cilët të gjithë popujt, që banonin jashtë kufijve të
republikave të tyre i shikonin si barbar dhe i quanin të gjithë barbarë, bile edhe ata
popuj që zotëronin si gjuhën greke ashtu edhe pellazge, dhe që jetonin në
marrëdhënie shumë të ngushta fqinjësie ndaj tyre, nuk e pranuan Filipin nga
dashuria vëllazërore dhe nga ndjenja e nacionalitetit të përbashkët në Kuvendin e
Amfiktionëve. Filipi i kishte mundur ata, dhe i kërcënonte me nënshtrim total. Në
qoftë se ai u fut në Kuvendin e Amfiktionëve, u fut se kjo ishte për të një hap drejt
politikës së madhe, në mënyrë që të shtronte rrugën për planet e tij ambicioze, kurse
të tjerët, ata që i hapën atij portat e Kuvendit e bënë këtë gjë nga halli: Ata u
detyruan nga pozicionimi i tij armiqësor, që të tregoheshin paqësorë; ata i dhanë
gjoja sa për sy e faqe me hir atë që ai do të mund ta merrte me pahir. Ndoshta Filipi,
që deri në atë kohë ishte trajtuar si barbar, e ndiente veten të përkëdhelur, që në
këtë mënyrë u pranua në prehrin e qytetërimit.




                                                                                Faqe|8
II

  Në periudhën që i paraprin Aleksandrit të
     Madh nuk gjejmë, ndër mbretërit e Epirit, ndonjë personalitet veçanërisht të
madh; legjenda ka ruajtur shumë pak karakteristika nga të tillë njerëz, karakteristika
të cilat nuk ofrojnë bazë të mjaftueshme për studime të veçanta.

   Hijet e mëdha të mbretërve të Epirit fillojnë të dalin në pah në shekullin e katërt,
shekull në të cilin ne takojmë një Aleksandër, mbret i Epirit, i cili marshon nëpër Itali
dhe në aleancë me romakët mposhti samnitët, ndërkohë që Aleksandri i
Madh1 pushton Azinë. Ky fakt historik meriton një vrojtim serioz; sepse ky fakt
vërteton jo vetëm, që Epiri nuk ishte pjesë e Greqisë, të cilën Aleksandri e sundonte,
por edhe se vetë ky Epir në vetvete nuk bënte pjesë tek aleatët politikë të
Aleksandrit të Madh dhe nuk mori pjesë fare në sulmin, që maqedonasit ndërmorën
kundër Greqisë dhe Azisë; Epiri qëndroi neutral dhe indiferent.

  _____________
  1 Aleksandër Molosi, daja i Aleksandrit të Madh.



     Në vitin 376 para erës sonë Epiri iu dorëzua Kasandrit, mbretit të maqedonasve;
por vetëm tre vjet më vonë epirotët bënë revoltë dhe u shkëputën prej tyre. Në
shekullin që vijon del në pah një personalitet i madh epirot, Pirroja, i cili përpara se të
shkonte në Itali, mundi si maqedonasit ashtu edhe fqinjët grekë. Asokohe, ushtarët e
tij, të magjepsur nga lëvizjet e tij të shpejta ushtarake, e krahasonin atë me
shqiponjën dhe Pirroja u përgjigjej, se ata kishin të drejtë, dhe shtonte se ishin
shigjetat e tyre që ai i përdorte si krahë në fluturimet e tij.
     Plutarku, që ka fiksuar këtë tipar karakteristik nga jeta e Pirros, as që e ka pasur
idenë, që për shkak të kësaj rrethane epirotët dhe fiset që sot quhen albanë mbajnë
emrin shqipëtar.

     Plutarku, i cili nuk e njihte gjuhën pellazge, e cila në kohën e Herodotit
konsiderohej si gjuhë barbare, dhe Epirin dhe fiset e tij, nuk i kishte parë nga ana e
tij, natyrisht nuk mund të na e transmetonte, shpjegimin që ne do ta japim më poshtë
sipas faktit të gjetur nga filologu dhe dijetari.

  Shqiponja quhet shqip Shqype. Shqypëri ose Shqypëni do të thotë: “Vendi i
shqiponjës”. Shqipëtar është baraz me “bir i shqiponjës”.

    Ky fakt historik, që u ka shpëtuar, si historianëve të vjetër edhe filologëve
modernë dhe dijetarëve, meriton vëmendje të madhe; sepse ky fakt vërteton me
siguri absolute, që epirotët dhe populli helen kanë qenë trungje popujsh plotësisht të
ndarë dhe se gjatë gjithë kohëve epirotët kanë pasur gjuhën e tyre; gjuhën e
pellazgëve të vjetër, që grekët nuk e njihnin dhe që sigurisht është e njëjta gjuhë, që
flitet sot akoma në Epir, në Maqedoni, në Iliri dhe në ishuj të veçantë të Arkipelagut,
sikurse flitet edhe në malet e Atikës e njëjta gjuhë, që quhet gjuha shqipe, ose
Shqipëtare.


                                                                                Faqe|9
Për t’i ofruar filologjisë një pikë të sigurt referimi, për ta kuptuar më mirë rëndësinë
e këtij paragrafi, ne duam të bëjmë me dije që përcaktimet “Epir”, “Maqedoni” dhe
“Albani”, për vetë shqiptarët, janë krejtësisht të panjohura. Në gjuhën e tyre nuk
ekzistojnë këto përcaktime. Ata e njohin njëri tjetrin vetëm me emrin e
përbashkët Shqiptar, dhe ata nuk e dinë fare që jashtë vendit ekzistojnë emra të tjerë
për vendin e tyre, ndryshe nga Shqypëri, ose Shqypëni.

   Përcaktimet Epir dhe Maqedoni janë me prejardhje të huaj, me prejardhje greke,
emërtimi Albani është modern dhe i është bashkëngjitur vendit të shqyptarëve në
shekullin e 14 ose 15. Por shqyptarët vetë nuk e dinë, se ç’kuptim duhet të ketë emri
Epir, Maqedoni dhe Albani. Këta emra për ta janë krejtësisht të panjohur, janë emra
pa kuptim në gjuhën e tyre. Për ata është i gjithë vendi, që përfshin, duke nisur nga
Shkodra, rrethet Pejë, Prishtinë, Vranjë, Kaçanik, Shkup, Përlep, Manastir, Follorinë,
Grebene, Kallarit, Janinë deri te gjiri i Prevezës dhe i gjithë vendi që kufizohet nga
këto pika gjeografike dhe detet, si “Shqipëri”, një vend që i përket
racës shqyptaredhe që nuk ka asgjë të përbashkët me Greqinë.1
   Në qoftë se do të pyesnim fshatarin e parë, më të mirë: kujt populli i përket ti? ai
do të përgjigjet shkurt dhe qartë: Unë jam Shqyptâr! Dhe këtë përgjigje do të të japin
të gjithë në të gjithë vendin Albani, qoftë në male, qoftë në lugina, qoftë ata
myslimanë, katolikë ose ortodoksë.

  Në qoftë se do t’u thonin atyre, që ju jeni epirotë ose albanezë, ata do të
ndieheshin të lënduar, sepse do të kujtojnë, që duan t’i fyejnë në gjuhë të huaj.

  _______________

   1. Pjesërisht sot këto shpjegime nuk qëndrojnë. Emërtimi Albani-a haset që në shek. II te
vepra e gjeografit aleksandrin, Klaud Ptolemeu, si emër i fisit albanoi që banonte në trevën
midis Durrësit e Krujës, kurse trajta Arbanon, përmendet më pas në shek. XI nga shkrimtarët
bizantinë Mihal Ataliati dhe Ana Komnena. Trajta mesjetare Arbëni, arbër, arbëresh, nuk
qenë krejt të panjohura në Shqipëri në shek. XI, ato janë përdorur në këngët popullore edhe
nga arbëreshët e Italisë. (shën. i red.)




                                              III


  Atë që kemi thënë për epirotët, vlen gjithashtu edhe për maqedonasit e vjetër.
Historikisht është vërtetuar që ky popull, ashtu si epirotët, ka pasur gjuhën e tij, që
dallohej krejtësisht nga të gjithë dialektet e gjuhës greke. Gjithashtu edhe ata kishin
krejtësisht një tjetër kushtetutë shtetërore, edhe ata kishin ligje, zakone, doke dhe
organizim ushtarak, që nuk kishte asgjë të përbashkët me atë të Heladës.




                                                                                F a q e | 10
Dëshmi për këtë është historia. Gjithashtu edhe Plutarku rrëfen si Aleksandri u
tregon shokëve historinë se si e vrau ai Klitin: “Aleksandri, i dehur nga vera dhe
tërbimi, doli me rrëmbim nga çadra dhe thirri në gjuhën maqedonase rojen dhe
shefin e stallës së tij”.

    Sipas pikëpamjes së të gjithë historianëve gjuha maqedonase ishte një gjuhë
absolutisht e ndryshme nga idiomat greke; si rrjedhim, Aleksandri nuk mund të
përdorte gjuhën greke kur fliste me njerëzit e tij, sepse maqedonasit nuk do ta
kuptonin atë, meqenëse ata nuk e njihnin gjuhën greke. Gjuha që njihnin dhe që
flisnin ushtarët e Filipit dhe të Aleksandrit, duhej të ishte vetëm gjuha e pellazgëve të
vjetër, e njëjta gjuhë, që fliste populli i Epirit e njëjta gjuhë që quhet shqypé, ajo që
quhet gjuha e shqiponjave, gjuhë e cila edhe sot e kësaj dite flitet kudo në Albani.

    Në shkrime të ndryshme të vjetra përmendet që fiset etoliane, që ishin në kufi me
Epirin, flisnin një gjuhë të përzier greqisht-pellazgjisht, dhe me këtë, ata drejtpërdrejt,
cilësoheshin si barbarë. Për shkak të pozitës së tyre gjeografike ata e krijuan këtë
gjuhë, sepse në njërën anë kufizoheshin me Greqinë dhe nga ana tjetër me Epirin.
Kjo hollësi që është theksuar së tepërmi e plotëson krejtësisht faktin, që gjuha e
epirotëve ka qenë gjuha e pellazgëve, dhe kjo gjuhë, sikurse e pamë, ndryshon
krejtësisht nga idiomat dhe dialektet e Greqisë. Gjuha greke ka qenë e njohur vetëm
te klasat e larta, që e studionin atë, njëlloj siç studiohet edhe sot në Shqipëri dhe bile
mund të jetë e mundur, që oborri i Filipit dhe Pirros dhe njerëzit e oborrit të tyre,
gjeneralë dhe burra shteti të kenë folur dhe shkruar greqisht. Gjuha e helenëve ishte
gjithashtu e përhapur në Azi dhe në Afrikë, sikurse në Romë dhe Itali, sepse ajo
ishte gjuha më e kultivuar e kohës, dhe ishte më mirë nga të gjitha gjuhët në gjendje
për komunikim midis popujve, që përkujdeseshin të kishin ndërmjet tyre lidhje
politike dhe tregtare. Atëherë studiohej greqishtja, sikurse sot, si me thënë, studiohet
gjuha e kthyer në gjuhë të përgjithshme, gjuha frënge.

   Askush nuk do ta mohojë, që helenët nëpërmjet zhvillimit të qytetërimit të vet dhe
famës së tyre u ngritën në majat më të larta të civilizimit të kohës, që ata me anë të
gjuhës së tyre, që ishte bërë gjuhë letrare e botës, nëpërmjet arteve, qoftë dhe
tregtisë, si dhe biznesit kanë zënë vendin e parë ndërmjet popujve të antikitetit, por
kjo nuk na bën në asnjë mënyrë të besojmë, që të gjithë ata që kanë folur greqisht,
kanë qenë grekë dhe i përkasin familjes helene.
   Ajo çfarë kemi thënë më sipër vërteton mjaftueshëm, që epirotët dhe maqedonasit
kanë qenë dy trungje fisesh, prejardhja e të cilëve ndoshta e përbashkët, si edhe ajo
e etolianëve dhe e joni-anëve etj., dhe që po këta që nga çasti i parë i shfaqjes në
kontinent, kanë qëndruar të ndarë nga grekët, dhe se ata në vetvete formonin një
komunitet të veçantë, një nacionalitet të veçantë, dhe nuk kanë asgjë të përbashkët
me helenët. Ata ecnin në rrugën e tyre të ekzistencës, dhe as nuk kanë pasur kurrë
marrëdhënie me grekët dhe as janë simpatizuar me ta.
   E vetmja gjë e përbashkët ishin, ndoshta, perënditë pagane.
   Por, shumica e këtyre perëndive, ishin krijuar dhe përdorur nga pellazgët e vjetër
dhe ishin grekët ata që e morën më vonë kultin e tyre.

   Ky fakt, për të cilin dëshmon historia, ndriçohet akoma më qartë, nëpërmjet emrit
të këtyre zotave, të cilët kanë një emërim të qartë dhe racional në gjuhën shqipe. Në
lidhje me këtë më hollësisht në vijim.


                                                                               F a q e | 11
IV

     Pellazgët, të cilët dyndën të parët kontinentin grek, sollën me vete zakonet
dhe kultin e një feje fare primitive. Historianët e vjetër me Herodotin në krye, tregojnë
që pellazgët i bënin zotave të tyre kurbane të llojeve të ndryshme, dhe që, për këta
zota ata nuk kishin emërtime të veçanta. Ata nuk kishin shëmbëlltyra materiale
zotash, të bëra nga dora e njeriut. Ajo së cilës ata i luteshin, ishte natyra me
fenomenet e saj bamirëse. Teogonia e tyre, e cila u pranua më vonë nga grekët dhe
u përsos prej tyre, ishte vetëm produkt i vrojtimit të lëvizjeve fizike të natyrës, e
ndryshimit të stinëve, të qenies së elementeve. Ajo ishte, me fjalë të tjera, një seri
deduksionesh logjike, ose e thënë më mirë, shpjegimi primitiv i rregullit botëror,
rezultat i veprës së parë të inteligjencës njerëzore në fushën e filozofisë.
       Kaosi, Chaos, Χαος quhet zbrazëtira, voluminozja, ajo që përpin, rrjedh nga
fjalët pellazge: ha, hao, unë ha, dhe hàs, hâos, kullufitës, ai që përpin, ose nga
fjalët haap, haapsî, haopsî, e hapura, zbrazëtia. Këto fjalë kanë akoma edhe sot të
njëjtin kuptim në gjuhën shqipe.

     Nga Chaos-i lindi Erebus, Ερεβος. Kjo fjalë ka prejardhjen: irh, Miem,
irhem, ose irhësî hije, errësirë. Në shqip do të thotë u-érh:errësirë. Srhä: është
errësirë, me hije. Mient: vend i errët, me hije: Erebus ishte selia e hijes së
pavdekshme.

      Gea, Γεά ishte toka. Dorët ndryshonin γ në δ dhe shqiptonin: δã, dhâ. Në
gjuhën shqipe quhet toka: dhê.
      Uranos, ούραύός. Kjo fjalë me digamë shqiptohet oran-os. Mirëpo vran, vrant, i
vrant do të thotë në shqip: me re. Në qoftë se fjalësvran i shtojmë pjesoren greke os,
atëherë do të kemi fjalën vranos ose oύραυός, dhe ky është emri me të cilin pellazgët
dhe pasardhësit e tyre të drejtpërdrejtë, shqiptarët, quajnë qiellin si vendndodhja e
reve.

     Bashkimi i Geas dhe Uranit, që do të thotë i Tokës dhe i Qiellit, ka
dhënë Rhea dhe Chronos. Rhea në gjuhën shqipe do të thotë:Reja, grumbuj resh.
     Chronos, χρόνος, ka rrjedhur nga fjala shqipe Kohë. Në disa vende të
Shqipërisë transformohet k në r dhe, në vend që të shqiptohetkohë,
shqiptohet rohë. Kohn dhe rohn do të thotë: Kohë; po t’i shtosh pjesoren
greke os, atëherë marrim rohnos, χρόνος.

      Nga Rhea lindi Zeus Ζεύς (Jupiter), Zaa, Zëë në gjuhën shqipe do të thotë: Zëri.
Rhea, Reja nuk mund të pillte veçse me anë të shkreptimës, shpërthimit; shpërthimi
dha një ton: kjo është bubullima dhe vetëtima, pikërisht Zaa-ni, Zëë-ri i pellazgëve.
Ne e dimë që Jupiteri, orakullin e tij dodonian, e shfaqte me zhurmë, me anë të një
zëri, dhe prandaj zëri, Zëë, ishte Zoti i pellazgëve. Akoma edhe sot thuhet në
Shqipëri: Zëë! Lirôna sot së kéq! Zot, na çliro sot nga e keqja! Këto fjalë Zaa, Zëë u
transformuan më vonë në Zaan, Zoon dheZoot, dhe sot Zoti, që do të thotë Perëndi,
dhe njerëzit betohen për Zoon për Zoot për Zotin.



                                                                             F a q e | 12
Zeus lidhet me Metis Μήτις, inteligjencën, mendimin. Ment do të thotë shqip:
inteligjenca, mendimi. Grekët i kanë hequr kësaj fjalen-në, dhe duke i shtuar
pjesoren e tyre is kanë bërë prej saj Metis. Në këtë lidhje është Zeus Jupiteri, nga i
cili lind Athena Αθηυã(Minerva). Por akti i lindjes krijohet në kokën e Jupiterit, në
selinë e inteligjencës, dhe na nxjerr Athena-në ose Athene-në (Minervën). Grekët, që
nuk ruajtën asnjëfarëlloj kujtimi nga gjuha pellazge, nuk kanë mundur kurrë t’i japin
fjalës Athena ndonjë kuptim racional dhe prandaj qenë të detyruar të kufizoheshin në
hipoteza të thjeshta. Nga ana tjetër, një shpjegim shumë të qartë dhe shumë
racional na ofron ne gjuha shqipe. Thanë dhe thënë do të thotë shqip: Me fol; e
thana dhe e thëna është të folurit, fjala Athena, Aθηνã është pra, fjala e zotit, ajo fjalë
që gjendet në të gjitha fetë, si në të vjetrat, ashtu edhe në modernet. Fjala e Zotit të
pellazgëve, rrjedh nga lidhja e Zeus, - forcës, fuqisë dhe Metis, - inteligjencës,
mendimit.

       Hera, Ηρα, Junona e grekëve është ajri: êrë, êra do të thotë në gjuhën shqipe:
Ajri, era. Nemesis, Νέμεςις, në gjuhën shqipe do të thotë nëmë, nëmës: mallkim, një
gjë, e cila shkakton të keqen, e cila të bën të vuash dhe ndjell keq. Sipas mendimit
tonë, atributet e Nemesis, ndodhen në kuptimin e fjalës shqipe nëmë, nëmës.

     Erinët, Εριvvϋες. Kjo fjalë buron nga èrr, errni. Hije, errësirë, ose nga rrënëe,
rrënime, rrënoja, dekompozim.
     Muse, Moϋςαι, shqip, mësoj dhe musoj, do të thotë: unë mësoj, unë jap
mësim. Musois është ai i cili jep mësim, i cili na frymëzon dijen, që lindi shkencën.
Këto janë atributet e Muzave, Musois, mësuese, inspiruese.

    Thetî, θέτις. Dihet, që Theti prejardhjen e saj ia dedikon detit. Në shqip
quhet Déti: deti.

      Afërdita, - Αφροδίτη, Venus: Venusi është perëndia e dashurisë, e bukurisë, e
gjithashtu edhe e Yllit të Mëngjesit. Afërditë do të thotë shqip: afër ditës, Yllit të
Mëngjesit.

      Delos është një ishull që i është dedikuar Dielit. Diel quhet shqip dielli. Në qoftë
se i shtohet pjesorja greke os, na del diélos. Latona lindi Dianën (Σελήνη,
Selene). Hân dhe Hâna është emri shqip i hënës, dhe Diana është simboli i saj.

     Selenë. Lénë do të thotë shqip: me lind, lindja. Ne pamë, tashmë, që Zaa,
Zëë është Zoti; kështu është pra Zaa ose Zëë selene Zoti, ose perëndia e të lindurit.
Ne dimë që Selenë thërritej gjithmonë për të mbrojtur lindjet.

      Ne po ndalemi këtu, me shembujt tanë, që të mos e lodhim më shumë se
ç’duhet lexuesin, sepse ne jemi të bindur që shembujt tanë janë më shumë se të
mjaftueshëm për të mbajtur në këmbë pohimin tonë dhe për të ngritur këtu
përfundimisht të drejtën e të qenit fëmija i parë, për kombin dhe gjuhën shqipe,
kundrejt të gjithë gjuhëve dhe kombësive të tjera që janë të njohura në Europë.
      Sido që të jetë, ne entuziazmohemi, që i kemi hapur dijetarëve dhe filologëve
një fushë të re, për zhvillimin e mëtejshëm të tezës sonë, të ngritur nga ne.




                                                                               F a q e | 13
V

  Përveç riteve të shumta fetare, që kanë lidhje me kultin e vjetër të pellazgëve, që
as Krishti, as Muhameti nuk arritën t’i zhduknin nga shpirti i popullit shqiptar, ekziston
betimi për gurin, që akoma edhe sot përdoret në malet e Shqipërisë. Ky betim ka
gjithashtu të njëjtën peshë dhe shoqërohet me të njëjtat rite, si në lashtësi.

    Të gjithë historianët pohojnë të njëjtën gjë dhe Zh.-Zh.Amperi tregon për faktin në
vijim me të gjitha hollësitë. Përpara se Sula të largohej nga Roma, për të luftuar
kundër Mitridatit, kërkoi nga Cina, drejtuesi i partisë së Mariusit, një betim solemn,
nëpërmjet të cilit ai të zotohej solemnisht se nuk do të ndryshonte qeverisjen në
Romë, gjatë mungesës së tij. Sula dëshironte që këtë betim, Cina, të mos ta bënte
për perënditë romake, por sipas ritit të vjetër etrusk, të cilët e kishin trashëguar, këtë
rit, nga pellazgët, dhe që bëhej mbi gurin e shenjtë. Cina e kreu betimin, duke vënë
një gur, në fillim, mbi shpatullat e tij, e duke e hedhur pastaj menjëherë prapa dhe
njëkohësisht duke mallkuar veten, nëse ai do të shkelte betimin.

   Në raste të rëndësishme, kur ishte fjala për të bërë një betim të një rëndësie të
madhe, u kërkohej pleqve të klaneve shqiptare, pa dallim myslimanë apo katolikë, që
të bënin betimin te guri.
   Ky betim ekziston akoma, madje, edhe në kohët tona, në lartësitë dhe në vendet e
ulëta të Shqipërisë. Ai shoqërohet nga të njëjtat formalitete dhe nga të njëjtat rite dhe
betime që përmbajnë shkrimet e vjetra. Ne vetë kemi qenë të pranishëm në malet e
Shqipërisë, kur ishte fjala për të zgjidhur një sherr, që kishte lindur për punë kufijsh
tokash midis dy fiseve. Më të moshuarit e dy fiseve fqinj, qenë zgjedhur nga
Kuvendi1; për të vendosur për sherrin, ata do të duhej që në fillim të bënin betimin
mbi gur. Midis personave që ndanin kanun kishte myslimanë dhe katolikë.
   Banorët e malësisë së Epirit, Maqedonisë, Ilirisë, domethënë banorët e trungut
pellazg ose shqiptar, e kanë edhe sot e kësaj dite zakon të betohen për gurin,
sikurse të tjerët betohen për Zotin, për Krishtin, për nderin. Gjithashtu banorët e
maleve të Shqipërisë, kanë traditë që kur janë të mbledhur për të kuvenduar –
marrin një gur, ose tregojnë në drejtim të një guri – dhe përdorin shprehjen: për kët
peshëdhe banorët e luginave të Shqipërisë, ose Epirit shprehen kështu: për të randët
të këtij guri!.

    Ne nuk besojmë dhe nuk kemi asnjë shenjë për këtë, që ky rit dhe kjo formë
betimi të jetë futur ndonjëherë në ritet fetare të Greqisë. Ky është një rit primitiv, të
cilin e kanë ruajtur dhe marrë me vete, gjatë shtegtimeve të tyre, vetëm pasardhësit
e pellazgëve, të cilët e përdornin në vendet, që ata popullojnë sot. Pellazgët, që nuk
dalloheshin për artet e bukura, dhe që nuk kishin ndonjë arsimim veçanërisht të
shkëlqyer, nderonin thjesht natyrën në shfaqjet e saj në forma të dukshme, në
paraqitjen e saj më të thjeshtë bamirëse. Zotat e tyre ishin: toka, qielli, fusha, mali,
uji, guri, dielli, hëna, yjet etj. Populli shqiptar, dhe në mënyrë të veçantë banorët e
maleve, betohen edhe sot akoma për tokë e për qiell e për dhé: për qiell e për
dhé; për zjarrin dhe për ujin: për kët zjarr e për kët ujë; për malin e për fushën: për
mal e për fushë; për hënën e për diellin: për kët diell e për kët hanë, në vend që të
betohen për Zotin dhe shenjtorët e tij.
    ___________
  1. tërësia e pleqve të fiseve.

                                                                               F a q e | 14
Këto forma të betimit, të cilat vijnë nga thellësitë e lashtësisë, kanë mbetur të
pandryshuara, si në vetëdijen e popullit, po ashtu edhe nga shprehja e tyre. Të
ngulur në një vend në këto 40 shekuj, që kanë kaluar mbi ta, shqiptarët nuk kanë
mundur të gjejnë, as fjalë, dhe as sende të tjera, ku të mund të dëshmonin
adhurimin, dhe as ide të tjera, për t’i paraqitur prekshëm perënditë. Gjuha, zakonet,
besimi, u ka ngelur i njëjtë pellazgjik nga njëra anë e kufirit shqiptar në tjetrën, pa u
ndryshuar nga ndikimi i civilizimit, pa u shndërruar nën ndikimin e shekujve dhe
ndikimi i oportunizmit njerëzor.
    Është me të vërtetë një fenomen i çuditshëm, se si kjo gjuhë e lashtë, më e vjetra
e të gjitha gjuhëve të njohura të Europës, që flitet vetëm nga një popullsi 2
milionëshe, ka mundur, megjithatë, të ruhet në origjinalitetin e saj, pa pasur as edhe
një letërsi të njohur. Gjuha, dhe ata që e flasin atë, kanë mundur t’i rezistojnë
gjithçkaje, dhe shqiptari ka ngelur gjatë të gjitha periudhave kohore pellazg. Ky fakt i
pashpjegueshëm shfaqet jo vetëm në Epir, në Maqedoni dhe në Iliri, domethënë në
zonën që quhet sot në të vërtetë Shqipëri, ku popullsia është kompakte, homogjene
dhe e shumtë në numër, por edhe në shumë ishuj të ndryshëm të Arkipelagut, në
malet e Atikës, në kolonitë shqiptare të Italisë dhe të Dalmacisë, shkurt kudo, ku ky
trung populli ka banuar, qoftë kjo në kohët e vjetra, qoftë në kohët e reja. Megjithëse
shqiptarët kanë ndërruar fenë e tyre, edhe se janë integruar në shtete të tjerë, kujtimi
për besimin fillestar, u ka ngelur atyre i paprekur, gjuha e tyre është ruajtur në
vazhdimësi e pandryshuar nga kontakti me gjuhët e tjera.

   Këtë fenomen, të konstatuar nga historianët grekë, e shikojmë gjithashtu edhe sot
te popujt shqiptarë dhe meriton, vërtet, vëmendjen e plotë të filologëve dhe
dijetarëve dhe shkenca do të fitonte vërtet shumë, në qoftë se ajo do t’i përkushtohej
me zell dhe pasion studimit më të hollësishëm të këtij fenomeni.

    Pavarësisht nga gjithçka çfarë kemi përmendur deri tani, për të vërtetuar
lashtësinë e popullit shqiptar dhe ekzistencën e tij të pavarur në vetvete, jashtë
familjes helenike, ekzistojnë edhe fakte të tjera, që ndihmojnë, për përforcimin
gjithmonë e më shumë të mendimit tonë. Në Shqipëri ekziston besimi tek e
mbinatyrshmja në masë të gjerë. Shikohet e nxirret horoskopi nga të brendshmet,
ose nga kocka të veçanta të kafshëve, nga krahët e zogjve, nga ulërima e ujkut, nga
ëndrrat etj. Këto bestytni janë rrënjosur thellë në shpirtin e popullit dhe asgjë nuk ka
mundur t’i bëjë ato të zbehen. Festat për të vdekurit, pastrimet në ujë dhe shumë
zakone të tjera bestytnish, që lidhen me kultin primitiv të pellazgëve, të cilat janë
akoma të gjalla, vërtetojnë që shqiptarët, edhe pse janë bërë të krishterë ose
myslimanë, në brendësi të tyre, ashtu siç flasin gjuhën e të parëve të tyre, po ashtu
kanë ruajtur besimin e të parëve të tyre.
    Kështu perceptohet gjithashtu edhe hakmarrja, gjaku (gjakmarrja), respektivisht, si
një detyrim i shenjtë, duke presupozuar që shpirti i një njeriu, që është vrarë nga një
tjetër, nuk gjen dot as qetësi dhe as lumturi në botën tjetër, në qoftë se të afërmit e tij
nuk vrasin vrasësin ose një nga familja apo fisi i tij.
    _____________
   1. Qëllimi i Pashko Vasës ishte të tregonte autencitetin e shqiptarëve si pellazgë të
mirëfilltë. (shën. i red.




                                                                                  F a q e | 15
VI


   Duke u kthyer prapë te historia, në vitin 274 p.e.s. Pirro, mbreti i Epirit, mundi
Antigonin dhe u bë mbret i Maqedonisë. Kështu Maqedonia dhe Epiri u bashkuan
nën një sovran të vetëm; por, pas vdekjes së Pirros, maqedonasit bënë revoltë dhe
Aleksandrit, djalit të Pirros, pasi u bë mbret, iu desh që të luftonte me ta.

   Që nga kjo periudhë kohe, deri në kohën e Perseut, mbretit të fundit të
maqedonasve, do të shikojmë, se si Maqedonia dhe Epiri, herë ishin të bashkuar
dhe herë, në periudha të mëdha ose të vogla, shkëputeshin, herë të sunduar nga
mbretërit e njërës anë dhe herë nga mbretërit e pjesës tjetër; por, asnjëherë nuk iu
drejtuan ata grekëve, kur kishin sherr me njëri-tjetrin, as për t’u kërkuar ndihmë, dhe
as për të bërë aleanca me ta.

   Kur romakët të provokuar nga Perseu i shpallën atij luftë, republikat greke nuk i
ofruan atij asnjë ndihmë, sepse lidhja politike e grekëve me Maqedoninë, rezultat i
së cilës kishte qenë pranimi i Filipit në “Kuvendin e Amfiktionëve”1, kishte qenë e
detyruar nga rrethanat dhe menjëherë sapo ishin hequr arësyet që e mbanin në jetë
këtë lidhje, ishte shpërbërë dhe që prej shumë kohësh nuk ekzistonte më. Pas
vdekjes së Aleksandrit të Madh, si maqedonasit ashtu edhe epirotët, si pasojë e
rivalitetit të gjeneralëve të tij, u kthyen në pozicionin fillestar, kjo do të thotë që
meqenëse ata nuk kishin asnjëfarëlloj ndjenje bashkësie me racën greke, edhe
afrimi që ishte bërë ndërmjet dy popujve, i cili ishte bërë nën epërsinë e armëve
maqedonase, nuk mundi të mbahej në këmbë.

    Në kontrast me grekët, epirotët dhe ilirët, të cilët gjithashtu, janë pasardhës të
pellazgëve, me të njëjtën gjuhë, me të njëjtat zakone me maqedonasit, nxituan për
t’iu bashkuar si një trup i vetëm, për t’i ndihmuar, për ta mbajtur së bashku peshën e
luftës dhe patën fatin e keq, sepse më pas erdhi beteja e Pidnës2 Maqedonia u nda
në katër provinca të Perandorisë Romake, të gjitha qytetet e Epirit u bënë rrafsh me
tokën dhe popullsia e tij u skllavërua, ndërsa në të njëjtën kohë, Iliria gjithashtu u bë
provincë romake, mbreti i fundit i saj, Genti, u çua rob në Romë, për të kurorëzuar
triumfin e fitimtarit.
    I njëjti fat i ishte rezervuar edhe Greqisë, pak më vonë, kur romakët e asgjësuan
edhe pavarësinë e saj dhe nënshtruan vendin. Ata grabitën dhe shkatërruan jo vetëm
pasuritë e Greqisë, por përvetësuan edhe thesarin e saj artistik, tek i cili edhe sot duket
shkëlqimi i moçëm i famës së vjetër, dhe e gjenisë së pakrahasueshme greke, që do të
vazhdojë të mahnisë edhe kohët e mëvonshme.
  Nga tronditja e kësaj kohe, Greqia nuk ka mundur të marrë më veten kurrë.
Rizgjimi i shkurtër i Greqisë në kohën e Perandorisë Bizantine, ku u integrua, nuk i
është afruar kurrë shkëlqimit të saj të vjetër. E ndarë në dy provinca, Akaia dhe
Peloponezi, është shkretuar shumë shpesh nga gotët e bullgarët dhe u rrënua së
bashku me Perandorinë Bizantine.

   _______________
1 “Liga e Fqinjëve”.
2 “Beteja e Pydnas” 168 p.l.K. ndërmjet romakëve dhe maqedonasve


                                                                                    F a q e | 16
Pastaj pasuan kryqëzatat, të cilat e copëtuan vendin, sipas sistemit të vjetër
feudal në ngastra, dhe po aq keq edhe shtypnin. Kështu hodhi themelet barbaria e
Perëndimit mbi rrënojat e civilizimit të vjetër, asgjësimi i të cilit u vulos prej saj.


   Edhe Epiri, Maqedonia dhe Iliria, të cilat u degraduan në provinca të thjeshta, nuk
kishin fare marrëdhënie me Greqinë. Ndryshimi i racës, i botëkuptimit, i interesave,
që nuk mund t’i linin ata të bashkoheshin në një ide kombësie, fshinë edhe gjurmët e
fundit të lidhjes së vjetër të përkohshme politike të tyre.

   Dyndjet e gotëve, bullgarëve dhe të barbarëve të tjerë i dhanë goditjen
vdekjeprurëse Perandorisë së Lindjes, e cila nëpërmjet sistemit të saj despotik të
qeverisjes dhe administrimit të keq, e kishte humbur forcën e vet, dhe kështu u bë
gjahu i Perëndimit, që e copëtoi përpara se të binte plotësisht pré e otomanëve.

   Në mes të kësaj fatkeqësie të pamasë, që peshonte shumë mbi shpatullat e
popullit, po zbehej mendimi i të qenit një kombësi, gjithnjë e më shumë njerëzit nuk e
ndienin më veten si qytetarë të të njëjtit atdhe. Gjithashtu fanatizmi fetar asgjësoi
edhe gjurmën e fundit të dashurisë për atdheun, idenë e racës dhe të përkatësisë së
përbashkët dhe, vendosi në vend të tyre, antagonizmin midis fitimtarëve dhe të
mundurve. Njëra palë shtypte, tjetra vuante, njëra palë shtyhej, tjetra rrinte pasive,
njëra palë e ndiente veten të komunitetit mysliman, të tjerët gjetën një lidhje të
përbashkët si të krishterë.

   Të krishterët e Greqisë asimiluan të krishterët e pjesës tjetër të perandorisë, dhe
pas përmbysjeve të para të shkaktuara nga pushtimi turk, u dhanë pas tregtisë,
lundrimit dhe bregdetit. Në kontrast nga grekët, ata epirotët, ilirët dhe maqedonasit,
domethënë fiset që ishin të racës së pastër pellazge, të cilëve të huajt, së fundi u
kishin vënë emrin kolektiv, albanë, nën idenë e patriotizmit u bashkuan dhe në
shekullin e 15 i bënë sundimit otoman rezistencë shumë të fortë.

   Ne shikojmë në të vërtetë, se si, në këtë shekull e gjithë shqiptaria ka kapur
armët, për të mbrojtur pavarësinë e vendit. Gjergj Kastrioti, i quajtur nga turqit
Skënderbe, u mori turqve, pasi kishte jetuar si peng te sulltani, Krujën dhe të gjithë
zotërimet e stërgjyshërve të tij, që ata ia kishin përvetësuar me dhunë. Në emër të
shqiptarëve dhe me përkrahjen e tyre, ai i deklaroi luftë të dy sulltanëve më të
fuqishëm të Perandorisë Otomane, Muratit IV dhe djalit të tij Mehmetit, asgjësuesit të
Perandorisë Bizantine, pushtuesit të Kostandinopojës.
   Kjo ishte koha e bashkimit shqiptar, koka e të cilit ishte Skënderbeu. Ne nuk po
japim të dhëna biografike të hollësishme për këtë burrë të jashtëzakonshëm. Na
mjafton të konstatojmë, që në atë kohë kur askush dhe asgjë nuk mund t’i bënte dot
rezistencë armëve turke, Skënderbeu ishte i vetmi, ai me shqiptarët e tij, që i tregoi
ballin atyreve dhe bëri 22 beteja me turqit. Këto fakte historike flasin vetë me zë të
lartë mjaft mirë dhe s’kanë nevojë për komente.

  ____________
  1. Lidhja e Lezhës (shën. i red.).




                                                                              F a q e | 17
Nga këto ngjarje del një fakt i ri për tezën tonë. Gjatë kësaj kohe, udhëheqësit,
dhe fiset shqiptare të gjithë tërësisht, iu bashkuan Lidhjes1. Ndërkohë që Leka –
princi i Dukagjinit, Arianiti – zoti i Kaninës dhe i Vlorës, Bozhdari – kreu i Artës dhe i
Janinës, Moisiu – kreu i Dibrës, Topiajt, Stresët, Kukajt, Shpatët, Vranët, Engjëjt dhe një
numër princash të tjerë dhe udhëheqës fisesh shqiptare, ishin radhitur nën komandën e lartë
të Skënderbeut, popullsitë e Greqisë ndejtën krejt mënjanë dhe nuk bënë asgjë, për të
mbështetur lëvizjen kombëtare shqiptare.

   Ky indiferentizëm i hapur është një dëshmi më shumë, që tregon se grekët nuk u
solidarizuan me pasardhësit e vërtetë të pellazgëve; ata nuk besonin as në
përkatësinë e racës dhe as në të qenurit kushërinj, politikisht ose moralisht. Ndarja e
vjetër, ndarja e prejardhjes u shfaq për herë të tretë po aq shprehëse dhe popujt
ndenjën edhe në këtë çast poashtu të ndarë, qëndruan gjithashtu si të huaj ndaj
njeri-tjetrit, si në kohën e sulmeve perse, si në kohën e pushtimeve romake.




                                              VII


  Pas vdekjes së Skënderbeut, i cili vdiq nga mesi i shekullit të 15, turqit pushtuan
Shqipërinë dhe e nënshtruan, nga fillimi deri në fund, cep më cep, ashtu siç kishin
nënshtruar Greqinë më parë. Ngjarjet në Shqipëri u zhvilluan njëlloj si kishin ngjarë
edhe në Greqi. Një pjesë e popullsisë iku në Itali, pjesa tjetër u konvertua në
myslimane ndërkohë që pjesa më e mirë e popullsisë ndenjti në vend, duke i
qëndruar besnike fesë së krishterë, qoftë ortodokses ose katolikes.

   Nënshtrimi i Shqipërisë, nuk qe në asnjë mënyrë në gjendje, të asgjësonte shpirtin
luftarak të fiseve të saj. Banorët e maleve të pakalueshme dhe jopjellore nuk kishin
tokë të mjaftueshme për t‘iu përkushtuar bujqësisë dhe nuk kishin as qafë për t’u
përkulur nën zgjedhën e veprimtarive të tjera si dhe për t’u hedhur në krahët e
tregëtisë dhe industrisë. Populli shqiptar e ruajti vazhdimisht karakterin e tij të lashtë
dhe kujtimin e bëmave të vjetra. Ai mbeti një popull luftëtarësh, një popull i lindur për
ushtarë, ashtu siç kishin qenë dhe paraardhësit e tyre. Me këtë shpirt luftarak ngelën
njëlloj, si ata, që ishin bërë myslimanë dhe ata që ngelën katolikë. Të gjithë i mbajtën
armët dhe i gëzoheshin instinkteve të tyre luftarake.
   Ushtritë që merreshin nga Shqipëria, ishin të përziera dhe nuk kishte rëndësi nëse
ushtarët ishin myslimanë apo katolikë, ata ishin qytetarë të të njëjtit vend, pasardhës
së të njëjtës racë, dhe ata rrëmbyen armët e, pa dallim, luftuan me trimëri për
çështjen e Perandorisë Osmane.

   Në distriktet malore të Shqipërisë, katolikët gëzonin në krahasim nga katolikët në
pjesë të tjera të Perandorisë Osmane, liri dhe privilegje, që me përjashtime shumë të

                                                                                F a q e | 18
vogla, ishin pothuajse njëlloj me ato të bashkëkombësve të tyre myslimanë.
Pashallarët e Shqipërisë kanë qenë gjithmonë të rrethuar nga udhëheqës ushtarakë,
që ishin, pjesërisht myslimanë dhe pjesërisht të krishterë, dhe mbështeteshin te
besnikëria e tyre, pa dallim feje.

    Të gjitha racat e tjera, që nuk i përkisnin racës shqiptare, i qëndruan larg
komunitetit mysliman dhe nuk donin të kishin të bënin me myslimanët. Ata e kishin
pranuar në heshtje fatin e të mundurve, dhe u treguan të gatshëm të jetonin në një
gjendje vasaliteti. Duke ndenjur në këtë pozicion ata e humbën zakonin e të mbajturit
të armëve dhe kështu tërhoqën dyshimin dhe përçmimin e myslimanëve, të cilët
mbetën kasta luftarake. Gjithashtu të gjitha racat e popujt, që nuk ishin shqiptare,
nuk e kanë njohur kurrë ndjenjën e detyrës, ndjenjën e të mbrojturit me armë të
atdheut të përbashkët dhe ata të gjithë ikën e përfunduan në punë si tregtia,
industria, bujqësia, ashtu si skllevërit e mesjetës.
    Në fillim të periudhës sonë ne gjejmë Mustafa pashën e Shkodrës dhe Ali
Tepelenën, pashain e Janinës, të cilët ishin bërë kaq të pavarur, saqë Portën e Lartë
kishte filluar ta frikësonte pavarësia e tyre. Njëri sundonte pjesën e sipërme dhe tjetri
pjesën e poshtme të Shqipërisë dhe të dy e kishin kuptuar dhe i bashkuan si një trup
i vetëm elementët myslimanë e të krishterë, në të njëjtin mendim patriotik, dhe i
frymëzuan të dyja palët, në të njëjtën mënyrë, me shpirtin e famës luftarake. Të
mbështetur edhe nga bejlerët myslimanë, kapedanët e katolikëve dhe shefat e
fiseve, që të dy e kishin kuptuar se si të ngriheshin në një lartësi të
pakrahasueshme. Por rivaliteti, që shpërtheu midis tyre, i shkatërroi ata. Filluan të
luftojnë me njëri-tjetrin, sjellja e tyre si tiranë, i largoi nga populli, i cili në fund fare i
braktisi dhe ata përfundimisht u shtruan me dhunë nga sulltani.
    Ishin kleftët dhe udhëheqësit shqiptarë, që i përkisnin ortodoksisë, që i dhanë
Greqisë së re heronjtë më të mëdhenj në luftën çlirimtare. Boçari, Karaiskaqi,
Xhavella, Miauli, Bulgari dhe shumë luftëtarë të tjerë ishin shqiptarë, që e bënë të
tyren kauzën e Greqisë, të udhëhequr nga shpirti i tyre luftarak, të etur për aventura
dhe luftë, dhe përveç këtyre edhe nëpërmjet fesë, që e kishin të njëjtë me të
grekëve. Lufta çlirimtare greke nuk është e mundur të jetë parë, si luftë kombëtare
prej udhëheqësve të ashpër shqiptarë. Ata e kuptonin atë, si luftë fetare. Ata ishin të
krishterë dhe luftonin kundër myslimanëve. Ishte lufta e kryqit kundër gjysmëhënës,
kështu që edhe këtu doli në dritë, sikurse te të gjithë popujt europianë, që qytetarët e
të njëjtit atdhe, ia marrin shpirtin njëri-tjetrit në emër të fesë dhe nuk i pranojnë fare
besimet e tjera. Po, është e tmerrshme të shikosh, deri në çfarë grade mund t’i
rrëmbejë njerëzit verbëria, fanatizmi fetar dhe urrejtja klasore.
    Megjithëse jemi të detyruar të pranojmë, që pas pavarësisë së Greqisë,
udhëheqësit shqiptarë, të dehur nga fitorja dhe nga pozicioni i tyre i shkëlqyer, të
cilin e kishte fituar heroizmi i tyre midis grekëve, e quajtën veten helenë dhe morën
shtetësinë greke, ne kurrën e kurrës, në asnjë mënyrë, nuk mund të përfundojmë që
të gjithë anëtarët e fisit të këtyre individëve ishin helenë.

   Gjëra të tilla të ngjashme kanë ndodhur vazhdimisht dhe do të ndodhin edhe në të
ardhmen, do të dalin gjithmonë individë të veçantë të një kombi, që do të marrin
kombësinë e një kombi tjetër dhe shikojmë, se si, në Francë, njerëz të fiseve
angleze, irlandeze, greke, ose italiane, bëhen francezë, pasi kanë jetuar për njëfarë
kohe të gjatë në Francë. E njëjta pamje na del përpara në Angli, në Rusi dhe kudo
gjetkë; por kjo e gjitha vërteton vetëm, që individë të veçuar mund ta ndryshojnë
kombësinë e tyre, me dëshirë, ose të detyruar nga presionet e rrethanave, por ky

                                                                                   F a q e | 19
veprim, nuk është e mundur të ketë influencë te kombësia e bashkëkombësve të
tyre.

   Përveç kësaj, ia vlen të përmendet se të gjithë shqiptarët që gjenden në Greqi dhe
janë bërë nënshtetas grek, nuk kanë pushuar kurrë së foluri gjuhën e tyre dhe
kështu ata formojnë një familje të veçantë, midis të huajve, sepse nuk e kanë harruar
prejardhjen e tyre as nuk i kanë harruar doket.
   Në qoftë se jemi të detyruar, të pranojmë, që ekzistojnë shqiptarë me nënshtetësi
greke, nuk mundet të pranohet kurrë, që shqiptarët të jenë racë helene, dhe as që
këta dy popuj të kenë të njëjtën kombësi si dhe as që ata të kenë të njëjtat prirje.

    Por edhe në qoftë se do të donim të pranonim që të krishterët e Shqipërisë (Epirit
ose Maqedonisë) do të mund t’i mbanim për grekë, sepse kanë të përbashkët me
helenët, fenë e njëjtë ortodokse, ose sepse në shkollat e tyre mësohet greqisht dhe
sepse individë të veçantë të tyre e flasin këtë gjuhë me kënaqësi, atëherë do të na
duhej të pranonim, që katolikët e Shqipërisë janë italianë, sepse mësojnë e flasin
italisht dhe ushtrojnë të njëjtat rite fetare si italianët; por të pasurit të përbashkët të
këtyre gjërave, nuk e ka bërë kurrë Italinë të mendojë që të kërkojë t’i shikojë
katolikët e Shqipërisë, që të kenë edhe gjënë më të vogël farefisnore të përbashkët
me fiset e Italisë dhe po ashtu, katolikët shqiptarë nuk e kanë çuar ndonjëherë ndër
mend që të kenë afërsi farefisnore me popujt e Italisë për shkak të riteve fetare të
përbashkëta.
    Siç i shikojmë gjërat, shqiptarët, qofshin mysli-manë, ortodoksë apo katolikë, kanë
mbetur të njëjtët, kanë ngelur ata që kanë qenë gjatë 30 shekujve: Populli më i vjetër
i Europës, raca më e pastër e të gjitha racave të tjera të njohura. Një racë, që
nëpërmjet një fenomeni, që i afrohet mrekullisë, që ne nuk mund ta shpjegojmë dot, i
ka bërë ballë të gjitha stuhive të kohës, që normalisht e ndryshojnë dhe e
transformojnë gjithshka, një racë që e ka kuptuar, se si ta mbajë gjallë gjuhën e saj,
pa ndonjë letërsi të veçantë, pa ndonjë civilizim të gjerë, që e ka kuptuar, dhe kjo ka
kuptim akoma më të madh, ia ka dalë ta ruajë tipin e vet origjinal dhe karakteristik,
pa u treguar e papajtueshme dhe pa kundërshtuar, në shfaqjet e veta të jashtme,
besimin dhe ritet e atyre feve, që ishin përhapur si fitimtare gjatë ndërrimit të
shekujve.

   Por ekzistojnë edhe një varg idesh të tjera te të cilat ne duam të drejtojmë
vëmendjen e dijetarëve dhe filologëve për të na mbështetur për të mbajtur në këmbë
argumentet tona.

   Ne nuk e kemi të nevojshme, të tërheqim vëmen-djen në mënyrë të veçantë, që
ishte Konstandini, perandori i romakëve, ai që e zhvendosi selinë e perandorisë në
Bizant, as që më vonë, kjo perandori e pafundme u nda në dy pjesë, njëra pjesë e së
cilës, mori emrin Perandoria e Perëndimit dhe tjetra Perandoria e Lindjes, as që më
vonë, nëpërmjet një abuzimi, pjesa e fundit u quajt Perandoria Bizantine ose
Perandoria Greke. Këto janë gjëra elementare, që i njeh çdokush. Në këtë mënyrë
është e qartë, që nuk ishin grekët ata që themeluan Perandorinë Greke dhe që
nënshtruan Perandorinë Bizantine; kjo ishte vepër e romakëve. Në qoftë se më vonë
perandoria u quajt greke, kjo s’do të thotë në asnjë mënyrë, që ishte një krijim grek,
por sepse, meqenëse perandorët, që pasonin njëri-tjetrin dhe shumica e popullatave
që ishin të varura prej tyre, u ndanë nga kisha romake dhe pranuan një rit fetar, që u
quajt grek, për ta dalluar nga riti tjetër që quhej romak ose latin.

                                                                               F a q e | 20
Duke patur parasysh këto fakte, njeriu është i detyruar të pranojë që
përcaktimi Perandori Greke, nuk ka absolutisht kuptim kombëtar, por vetëm një
kuptim fetar, dhe që vetëm nëpërmjet abuzimit me emrin, u arrit të vihej deri këtu, që
të përcaktoheshin si grek, jo vetëm ata që i përkisnin racës dhe kombësisë greke,
por gjithashtu edhe ata, të cilët i përkisnin racave të tjera, dhe që kishin pranuar ritin
e Kishës orientale greke.

   Akoma më me zell i mbahemi ne mendimit tonë, meqë, që nga ndarja e Fotiusitt
dhe akoma më vonë, Perandoria e Lindjes nuk quhej ndryshe, veçse Perandoria
Romake. Si perandorë romakë, perandorët e Bizantit mbanin deri vonë, emrin
administratorë të Ravenës1 dhe gjithashtu, një numër të madh vendesh të tjera që
ndodhen në zemër të Italisë.
   Emri grek, që iu ngjit nënshtetasve të kësaj perandorie, ishte thjesht, romei,
romakë, edhe sot i quajnë arabët banorët e Perandorisë Osmane, që nuk janë të
racës armene, me emrin rumî, romei, dhe gjithashtu përcaktojnë me
emrat rumei dhe romei pushtuesit romakë, themeluesit e perandorisë, dhe në asnjë
mënyrë burrat e racës greke. Arabët e ditëve tona, madje edhe kur është fjala për
myslimanët, zyrtarë të qeverisë turke, i përcaktojnë ata me emrin
shpërfillës rumi, burrë romak i bardhë, sepse arabët i urrenin dhe i përçmonin
romakët, ata ishin armiqtë e tyre për vdekje. E përbashkëta e të pasurit të njëjtën fe
nuk i ka ndryshuar dhe as i ka zbutur këto ndjenja.


   Kështu përcaktojnë, gjithashtu, bijtë e shkretëtirës edhe sot me emrin rumî ata
njerëz, që morën sundimin e vendit të tyre në dorë pas romakëve.
   Vetëm pasi lulëzoi Perandoria Osmane mbi gërmadhat e Perandorisë Bizantine
dhe kur pushtuesit e rinj kishin marrë emrinosmanllinj, atëherë filloi përdorimi i
përcaktimit romeî për banorët e perandorisë, që e quanin veten të fesë
ortodokse. Romeos u bë në gjuhën popullore sinonim me grek.

     Hapësira që iu dha kuptimit të këtij emri dhe abuzimi që u bë në vijim me të, e
bënë atë, në fund të fundit, pak a shumë përgjithësues. Me të përcaktoheshin, në
fillim, romakët, themeluesit e perandorisë, pastaj të krishterët e riti ortodoks, dhe më
vonë, edhe njerëzit e racës dhe kombësisë greke, sikurse edhe ata që ndanin me ta
të njëjtat dogma dhe parime fetare. Ndodhi njëlloj si me islamizmin: Me emrin turk
nuk kuptohej kombësia, por ky emër iu vu të gjithëve që kishin pranuar islamizmin,
pa bërë asnjëfarëlloj dallimi. Në mungesë të një kombësie të vetme, ishte feja
myslimane, që e zuri këtë vend dhe që bashkoi myslimanët e të gjitha racave dhe e
të gjitha kombësive, në një ide të vetme, fetare dhe politike, e cila nuk përbënte një
kombësi, por një fuqi të madhe, një perandori po aq të tmerrshme sa edhe ajo e
romakëve të vjetër, paraardhësve të tyre.


  ____________
   1. Exarchat for Ravena – Ravena ishte kryeqyteti i Perandorisë Romake të Perëndimit
për kohën.




                                                                              F a q e | 21
Sot po bëhen përpjekje duke pasur parasysh, pasionet dhe lakmitë e ditëve tona,
për të futur në qorrsokak, nuk po them shkencën, - e cila qëndron e patundur dhe e
pandikueshme ndaj interesave dhe epsheve të kombësive të ndryshme, - por,
opinionin publik, të cilin ndonjëherë e gënjejnë, dhe çështjet që bazohen në principe
të gabuara, ia paraqesin atij si të favorshme për të.
   Disa besojnë se të gjithë ata njerëz që kanë pranuar fenë greke dhe, për këtë
arësye, kanë qenë të detyruar të mësojnë gjuhën greke, janë grekë nga raca dhe
nga prejardhja. Mbi këtë bazë qëndrojnë mbështetësit e panhelenizmit kur
pretendojnë si të tyren një pjesë të popullsisë së Epirit dhe të Maqedonisë. Por, duke
u bazuar në shtjellimin tonë dhe te provat që ne sollëm në favor të argumenteve
tona, pretendime të tilla janë të palejueshme, ato nuk qëndrojnë dot në këmbë para
historisë dhe përpara fakteve që dolën prej saj. Gjithashtu edhe kuptimi, që
mundohen t’i japin fjalëve dhe gjërave, është një punë falsifikimi, që ka shumë pak
argumentim për t’u besuar nga njerëzit dhe për t’u sanksionuar nga shkenca.
   Në qoftë se islamizmi i bashkoi njerëzit në një njësi fetare, që ishte një bashkim
funksional, që favorizonte të gjitha dëshirat që sillnin triumfin e besimit, duke lënë
mënjanë çështjen e kombësisë, ky fakt nuk mund të na shërbejë ne si premisë, për
të dalë në përfundimin, që të gjithë ata të cilët, në pjesën europiane të Turqisë,
kishin pranuar fenë greke, janë të racës helene.

   Identiteti i besimit fetar e ka ushtruar këtë pushtet dhe te muhamedanët,
themeluesit e Perandorisë Osmane, e ka nxjerrë në pah këtë fenomen. Por kjo gjë
nuk mund të deklarohet si një e drejtë dhe as si një provë e kombësisë helenike të
ortodoksëve të Epirit, të Maqedonisë etj., etj.

   Në ditët e sotme dëgjojmë, që myslimanët e Epirit dhe të Maqedonisë etj., të
quhen shqiptarë dhe, nga ana tjetër, quhen të krishterët e të njëjtit vend, grekë,
helenë. Broshurat dhe gazetat e kohëve të fundit, e kanë përsëritur papushim këtë
përcaktim, pa e vrarë mendjen njeri për saktësinë e saj. Por ata, që i lënë të kalojnë
pa vënë re këto dallime, gabohen në një mënyrë shumë të trashë, sepse ata lënë pa
marrë në konsideratë një nga vrojtimet më të thjeshta, d.m.th. lënë pa menduar, që
myslimanët e Epirit dhe të krishterët e këtij vendi janë thjesht vëllezër, i përkasin të
njëjtës racë, dhe që në venat e tyre qarkullon i njëjti gjak, dhe se paraardhësit e tyre
janë të njëjtë.
   Para pushtimit otoman, ka pasur vetëm të krishterë ortodoksë, të cilët, sipas
prirjeve dhe për shkak të interesave të tjera, pranuan islamizmin, sikurse edhe
myslimanët e pjesës së sipërme të Shqipërisë kanë qenë vetëm katolikë dhe u bënë
muhamedanë, sikurse myslimanët e Greqisë që ishin grekë dhe pranuan islamizmin.
   Të thuash që vetëm myslimanët dhe katolikët, të cilët nuk i përkasin Kishës greke,
janë shqiptarë, do të ishte njëlloj sikur të duash të pretendosh që ortodoksët e të
njëjtit vend janë helenë, vetëm sepse i përkasin Kishës ortodokse; kjo do të thotë që
besimin fetar ta vendosësh përpara principit të kombësisë, si dhe ta zëvendësosh
racën me dogmën, atdheun ta futësh poshtë riteve, gjë që s’bëhet.

   Në qoftë se popujt e Epirit, ata që janë më afër kufirit grek, e flasin pjesërisht
gjuhën greke, as kjo nuk mund të përdoret për të folur, në favor të pretendimit të
turpshëm, që kemi përmendur më sipër. Gjeografikisht, etnologjikisht dhe historikisht
ne provuam që Epiri dhe Maqedonia kurrë s’kanë qenë pjesë e Greqisë: Raca e
banorëve, gjuha e tyre, zakonet, institucionet civile, politike e ushtarake, gjithçka
është e ndryshme nga ato të grekëve. Ashtu si etolianët, të cilët banonin në kufi me

                                                                            F a q e | 22
Epirin, që flisnin një gjuhë gjysmë-pellazgjike dhe gjysmë-greke, po ashtu edhe
epirotët, që jetonin në kufi me Greqinë, natyrisht kanë mësuar shumë fjalë greke dhe
i kanë përzierë këto me gjuhën e tyre. Kjo nuk është ndonjë gjë për t’u habitur. Por
vetëm epirotët që ndodheshin në kufirin më të afërt me Greqinë, kanë marrë fjalë
greke. Sa më tej nga kufiri të tërhiqemi, aq më e rrallë do të bëhet gjuha greke dhe
humb plotësisht në rrethet e Filatit, Margëllëçit, Gjirokastrës, etj., ku populli, qoftë
mysliman qoftë ortodoks, njeh vetëm gjuhën shqipe në të gjithë pastërtinë e saj.
    Përveç kësaj, nëqoftëse gjuha greke është pranuar dhe kultivuar në disa distrikte
të Epirit, të cilat ndodhen në kufi me Greqinë, ky fakt shpjegohet, në radhë të parë,
për shkak të afërsisë gjeografike, dhe pastaj për shkak të fesë ortodokse, besim i cili
lutjet ua mëson besimtarëve në gjuhën greke, dhe në fund fare, nga indiferentizmi i
qeverisë otomane, e cila asnjëherë nuk ka menduar që arsimin ta kultivojë me bazë
të gjerë dhe të njëtrajtshme për të gjithë pa përjashtim.
    Duke munguar shkollat e organizuara nga autoriteti politik, mësimi i popullit ra në
duart e priftërinjve dhe të dhaskenjve helenë, dhe i shërben gjuhës greke, për
shkak të mungesës së një letërsie shqipe ose pellazgjike, si për mësimin ashtu edhe
për lutjet.
    Ky fakt është akoma më bindës, po të kemi parasysh që në pjesën e sipërme të
Shqipërisë na shfaqet e njëjta tablo në lidhje me popullsinë katolike. Gjithashtu edhe
atje qeveria otomane nuk ka bërë asgjë për arsimin, dhe atje kisha, veçanërisht
priftërinjtë dhe murgjit françeskanë me prejardhje italiane, ishin ata që jepnin mësim
fenë, që udhëhiqnin kishën, që hapnin shkolla, në të cilat mësohej njëkohësisht në
gjuhën shqipe dhe italiane. Megjithëse priftërinjtë italianë të Shqipërisë së Sipërme
as nuk e çonin nëpër mend për ta italianizuar popullin dhe për t’ia zhdukur kombë-
sinë, prapë se prapë, vetvetiu, nëpërmjet afërsisë me Italinë, nëpërmjet lidhjeve
tregtare me të dhe gjithashtu, nga kujtimi i kohës së sundimit të Republikës së
Venedikut, gjuha italiane gjeti rrugë hyrjeje. Por megjithatë gjuha shqipe si gjuhë e
vendit nuk u përçmua, as nga lutjet, dhe as nga kisha. Ne i jemi mirënjohës, pikërisht
klerit katolik, për ato pak libra, që janë shtypur në gjuhën shqipe dhe që ekzistojnë
edhe sot, dhe do të jenë, ndoshta, këto libra, që do të mund të bëhen shtyllat e një
letërsie, që nuk ka ekzistuar deri më tani dhe që, ndoshta mund të jetë e thënë që, të
marrë një vend të fuqishëm në civilizimin europian.

   Feja dhe studimi i gjuhëve, qoftë greqisht, italisht ose turqisht, janë vetëm mjete
ndihmëse për të zhvilluar inteligjencën dhe moralin e një populli; por ato nuk munden
kurrë ta ndikojnë racën, ato mund të transformojnë kombin – një komb, që ngelet një
dhe i pandarë për të gjithë albanezët, për të gjithë shqipëtarët, qofshin këta
besimtarë të Jezusit ose të Muhametit, qofshin këta adhurues të kultit latin ose të
kultit grek.




                                                                            F a q e | 23
VIII


  Ne vërtetuam në ekspozenë tonë qartë dhe
            pa lënë asnjë fije dyshimi se populli i parë që e shkeli në kohët e
legjendës kontinentin grek, ka qenë populli pellazg. Në këtë të vërtetë nuk ka më
njeri sot që të mund të ketë dyshime, sepse kjo e vërtetë është futur në faktet
historike që janë të fiksuara në mënyrë të pakundërshtueshme nga shkenca dhe
filologjia.
    Gjithashtu u soll dëshmia që, më vonë, janë derdhur mbi Greqi popuj të tjerë të
drejtuar nga udhëheqës të ndryshëm, që u vendosën në vendin e pellazgëve, të cilët
i shtynë në territore që ndodheshin më lart dhe vetë u vendosën në pjesën
bregdetare dhe në rrafshinat e Greqisë.
    Kjo tërheqje e racës pellazge ka ndodhur shkallë-shkallë, dhe ne shikojmë të
shfaqen, si nëpërmjet mjegullës së kohës, etolianët, jonianët dhe të tjerë, që shpesh
janë përmbledhur nën emrin helenë, një emër që, me të drejtë, mbahet vetëm nga
një fis që banonte në Tesali dhe ne shikojmë se si secili nga ata popuj, që kemi
përmendur më lart, nën emrin kolektiv, helenë, vazhdimisht i shtynë pellazgët më tej.

   Më vonë na shfaqen dorianët në sipërfaqen e tokës, të cilët nga ana e tyre,
përzënë etolianët dhe jonianët, dhe këta të fundit u tërhoqën tutje në Azinë e Vogël,
dhe themeluan atje qytete etoliane dhe joniane duke transmetuar në Azi civilizimin e
tyre të përparuar.
   Ne nuk besojmë ta kemi të nevojshme të ndalemi te rivalitetet, te luftërat që u
zhvilluan ndërmjet jonianëve dhe etolianëve, ndërmjet atyre jonianëve dhe
etolianëve që ngelën në Greqi dhe dorianëve, as te luftërat e tyre të brendshme që
vazhduan; sepse para nesh ka qenë Paparigopuli1 i cili në historitë e tij të
shkëlqyera, në mënyrë shumë tërheqëse, ka përshkruar shumëllojshmërinë e ideve,
zakoneve, karakterit dhe të prirjeve, duke na treguar se si nëpër shekuj përçarja
ndërmjet tyre arriti deri në atë gradë, aq sa edhe ata vetë e shikonin njëri-tjetrin si
fise të veçantë me prejardhje të ndryshme, saqë pretendonin, se nuk kishin asgjë të
përbashkët midis tyre, përveç urrejtjes dhe armiqësisë reciproke.
   Pellazgët në qetësinë e tyre të sigurt, në Epir, Maqedoni dhe Iliri, nuk kishin dhe
nuk donin të kishin lidhje me racën fqinje të grekëve. Kështu jetonin ata në punë të
vet, duke u mbajtur fort tek institucionet e tyre, që ndryshonin nga ato të grekëve,
nuk përziheshin kurrë me ata helenë, të cilët i kishin përzënë, nga vendbanimet e
tyre dhe, midis atyre dhe grekëve, u zhvillua një urrejtje për të drejtën e
trashëgimisë.
   –––––––––––––
  1. Historian grek i shekullit të 19-të .

    Megjithatë mendohet akoma, që vetë grekët kanë qenë pellazgë dhe që, në
kohën e shfaqjes së tyre në Europë, do të kenë pas folur pellazgjisht, gjuha greke
ose çorba greke u fut më vonë në përdorim, nëpërmjet ndikimit të këngëve
homerike. Ky parakuptim është i drejtë, kjo do të thotë, që është i drejtë deri në
njëfarë mase, d.m.th. është e vërtetë se popujt e parë që shkelën kontinentin grek
flisnin vetëm gjuhën pellazge; por ky pohim thuhet vetem në lidhje me pellazgët dhe
jo me fiset e tjerë që u shtrinë më vonë në Greqi dhe që flisnin një gjuhë krejtësisht
tjetër. Supozimi grek që shtrohet sot nuk është i argumentuar as nga faktet dhe as

                                                                            F a q e | 24
nga historia. Herodoti dëshmon që helenët kanë pasur një gjuhë të tyren dhe se këtë
gjuhë e flisnin vetëm anëtarët e fisit të tyre. Në qoftë se grekët në fillim do të kenë
folur gjuhën pellazge, si është e mundur që ata që erdhën të parët, pellazgët e
vërtetë, që kanë ngelur në vetvete të pastër në ishullin Hydra (Hidra) dhe në ishuj të
tjerë të Arkipelagut, sikurse po ashtu në malet e Atikës dhe në zona të veçanta të
Samosit, e kanë mbajtur të pastër gjuhën e paraardhësve të tyre, ndërsa banorëve
të tjerë të të njëjtave zona nuk u kujtohet fare kjo gjuhë?

   Në qoftë se raca dhe gjuha do të kishin qenë të njëjta vërtet për grekët dhe
pellazgët, atëherë nuk do të ekzistonte ky fenomen. Nëse do të kishin qenë nga e
njëjta racë dhe do t’i përkisnin një kombësie, një populli të vetëm, si do të ishte e
mundur, që ata në mes të pjesës tjetër të gjithë u mbajtën të pastër, ashtu siç ishin
kur u shfaqën në kontinent, ndërkohë që të tjerët u transformuan? Një fenomen i tillë
do të ishte i mundur vetëm nëpërmjet një rrëmuje të përgjithshme; por, në qoftë se
do të kishte ndodhur një kataklizmë e tillë, atëherë duhej të kishte nxjerrë në pah të
njëjtat efekte për të gjithë e jo vetëm për fise të veçantë dhe t’i linte të tjerët të
paprekur.
   Meqë ra fjala, nuk kemi as edhe më të voglën pikë referimi që të mendojmë se një
kataklizmë e tillë të ketë ndodhur vërtet.

   Kështu, pellazgët janë raca e parë, që vuri këmbën në kontinentin grek dhe e
mbushi atë nga njëri cep në tjetrin. Asokohe flitej në të gjithë Greqinë gjuha
pellazgjike, sepse etolianët, jonianët, dorianët, helenët nuk ishin shfaqur akoma në
kontinent dhe, si rrjedhim, gjuha greke nuk mund të ishte folur akoma atje. Por në
çastin që u shfaqën etolianët, jonianët dhe dorianët, pellazgët tërhiqen, shpëtojnë
nga sulmi i të ardhurve të rinj, dhe marrin me vete gjatë tërheqjes, gjuhën e tyre,
zakonet, besimin dhe hyjnitë e veta dhe kudo ku vendosen, larg nga Greqia, në
majat më të larta të maleve apo në humnerat e detit, ata i ruajnë të gjitha këto gjëra
të shenjta, si amanetin më të shenjtë të të parëve të tyre, i ruajnë këto thesare, në
gjendje funksionale, përmes të gjitha periudhave të kohës, pa u tronditur nga
ndryshimet politike dhe fetare të shekujve.

   Po ashtu edhe helenët, qofshin këta vetëm etolianët, jonianët ose dorianët, e
ruajtën gjuhën e tyre, ndoshta mund të jetë e njëjta gjuhë që ata flisnin në çastin që
u shfaqën në Greqi, ndoshta e kanë ndryshuar dhe përmirësuar më vonë, kjo nuk ka
rëndësi, është e njëjta gjë.
   Por një gjë është e sigurt, që kjo gjuhë greke, këto gjuhë etoliane, joniane, doriane
me të gjitha kthesat dhe përjashtimet, kanë një gjë të përbashkët, që nuk kishin fare
analogji me gjuhën e pellazgëve, përveç atyre rrënjë-fjalësh, që e shfaqin të gjitha
gjuhët që e kanë prejardhjen nga i njëjti burim, nga rrënja e gjuhës ariane dhe e
sanskritishtes. Këtë gjuhë grekët e kanë ruajtur, madje, edhe në zonat ku banonin të
përzier me pellazgët, të cilët gjithashtu, e kanë ruajtur gjuhën nga ana e tyre të plotë,
siç e kanë patur të parët e tyre.

   Sigurisht njerëzit e fisit pellazg, që ruajtën gjuhën e tyre si të tillë, në raste të
veçanta e mësuan gjuhën greke, por nuk dimë që grekët, të kenë folur gjuhën
pellazgjike, të kenë ruajtur ndonjë kujtim të saj. Në veprat e grekëve të vjetër, nuk
gjejmë asnjë citat, as edhe një udhëzim që të mund të na vërtetonte neve të
kundërtën.


                                                                               F a q e | 25
Që ta përfundojmë, duam edhe njëherë të përsërisim, që ka patur burra të
shoqërisë së lartë që i përkisnin fisit pellazg, që, ndërsa, njëkohësisht me ruajtjen e
gjuhës së tyre, të cilën grekët e konsideronin gjuhë barbare, duke kuptuar
avantazhet që mund t’i sillte gjuha greke, e mësuan dhe e studiuan me dashuri këtë
gjuhë; por populli, shpirti i kombit, nuk e njihte atë, nuk e fliste atë.




                                               IX


  Faktet e sjella nga ne, nuk ka gjë, që t’i trondisë. Pasi ne, duke u bazuar te
historia dhe tek transmetimet, i vrojtuam të gjithë shekujt me radhë, depërtuam deri
në kohën e hershme të shfaqjes së pellazgëve në kontinentin grek, ndaluam gjatë
ecjes në etapa të ndryshme dhe, me faktet në dorë, kemi treguar se shqiptarët janë
pasardhësit e tyre të vërtetë.
     Nuk na ngelet gjë tjetër, veçse të skicojmë gjendjen në të cilën gjendet sot populli
shqiptar. Për ta plotësuar studimin tonë, do të përshkruajmë ekzistencën e tij
aktuale, organizimin e tij politik, nevojat e tij, shpresat dhe dëshirat e tij dhe,
megjithëse nuk mendojmë t’i ofrojmë lexuesit një vepër të përfunduar plotësisht, ia
bëjmë qejfin vetes, se të paktën kemi qenë një nga të parët që ka bërë një
projektide, me konture shumë të qarta për këtë temë. Politikanët dhe dijetarët do të
mundin t’i gjejnë edhe elementet me pluhur për t’i thelluar studimet e tyre dhe për t’i
dhënë punës sonë atë zhvillim, për të cilin ata janë të aftë.
     I ngelur në dorë të instinkteve të tij, përshkuar nga legjendat e tij të vjetra, të cilat
zëvendësojnë për të historinë dhe legjislacionin pa literaturën e tij, që ia kishin
vjedhur dhe i rrethuar nga mijëra vështirësi, të cilat kontribuan për ta frenuar
zhvillimin e tij moral dhe material, populli shqiptar ka ngelur fatkeqësisht mbrapa, ka
ruajtur të njëjtin këndvështrim, si në epokat e hershme të shpërnguljeve të tij.
     Me një karakter te theksuar krenar dhe i pajisur me një dashuri të
jashtëzakonshme, për vdekje, për racën dhe traditat e tij, nuk është përzier as me
racat e tjera, dhe as nuk ka mundur të zhvillohet më lart në ekzistencën e vet, dhe
gjithashtu, nga pikëpamja e civilizimit dhe e zhvillimit, është parakaluar nga fqinjët e
tij, pa u mbytur nga ndjenjat e veta fisnike kombëtare, në ruajtjen e kombëtarisë së
tij, të gjuhës, dinjitetit dhe të të drejtave të tij. Pellazg nga prejardhja dhe pellazg nga
zemra, i drejtoi të gjitha përpjekjet për të ruajtur ekzistencën e vet, dhe, pa e vrarë
mendjen për një civilizim më të përparuar, avantazhet e të cilit ai nuk i njeh ende,
është mjaftuar me atë që ai e konsideron si amanet të të parëve të tij. Trim deri në
skaj, inteligjent, i palodhur, që kënaqet me pak, as ambicioz në teprim, dhe as me
prirje për padrejtësira, është kapur me forcë në shkëmbinjtë e tij me një dashuri, që
nuk është në gjendje t’ia zbehë asgjë. I veshur me ndjenja kalorësiake, me ndjesi të
ashpër për të nderuar të drejtën dhe ligjet e shenjta të mikpritjes si dhe të fjalës së
dhënë, ka përshkuar kaq shumë shekuj pa iu nënshtruar asnjë ndryshimi, ka ngelur
pellazg, luftarak, i ndershëm dhe i varfër.
     Populli shqiptar ndahet në dy familje të mëdha: Guégeria (Gegëria)
dhe Tosquerie (Toskëria); e para quhet Shqipëria e Sipërme, dhe tjera Shqipëria e

                                                                                  F a q e | 26
Poshtme. Shqipëria e Sipërme fillon me Tivarin, përfshin të gjitha fiset katolike të
veriut, rrethet e: Pejës, Prishtinës, Vranjës, Kaçanikut, Shkupit, Përlipit, Manastirit,
Ohrit, dhe mbaron në Elbasan. Shqipëria e Poshtme fillon me Elbasanin dhe
shtrihet deri në gjirin e Prevezës (Préveza).

   Shqipëria e poshtme ndahet në tre trungje familjare: Tosques (Toskët), Tchams
(Çamët), Liapes (Labët), të cilët i përkasin tre popujve të lashtë, që popullonin në
kohët e hershme Epirin dhe këta janë: Kaonët, Tesprotët, Molosët, këto tri familje
ndahen përsëri në fise më të vogla, Farë, që na kujtojnë 14 fiset e vjetra që
përmendin shkrimtarët klasikë, para të gjithëve Teopompi, i cili citon Strabonin.
Shqipëria e Sipërme, nga ana tjetër, nuk ndahet në trungje familjare të mëdha,
përkundrazi ajo është e banuar nga një numër fisesh, klanesh, të cilët, megjithëse
nuk përkojnë plotësisht me emrat e sotëm, por nga numri, ama, përputhen me
numrin e fiseve që citojnë të vjetrit, dhe emërtimin e tyre të plotë e gjejmë te Plini.
Kështu, korrespondojnë fiset e tanishme: Hot, Kelmend, Kastrat, Shkrel, Shalë,
Shosh, Mirditë, Mërtur, Krasniq, Temal etj., me përcaktimet e vjetra: Ballaj, Mestë,
Manli, Enkelej, Taulantë, Autariatë, Ardianë, etj.
   Për emrin Toskëri me të cilin emërohet zakonisht Shqipëria e Poshtme, ne nuk
gjejmë një përcaktim përkatës.

  Për emrin Gegëri gjejmë një përcaktim përkatës te Homeri: “Përtej
maleve Akrokeraune banojnë Gigat ()”, thotë Babai i Poezisë.

   Fjala , gigas do të thotë gjigant. Meqenëse banorët e maleve të Shqipërisë
së Sipërme kanë një figurë që është shumë më tepër se mesatarja, të vjetrit i
konsideronin ata si gjigantë edhe i thërrisnin kështu. Gígas dhe Gegas është e
njëjta fjalë dhe ka të njëjtin kuptim.
   Është e sigurt që të parët e fiseve të Shqipërisë së Sipërme në kohët e vjetra,
kishin titullin Gegas  dhe ne na kujtohet, që kemi parë vetë një dokument me
sytë tanë, të lëshuar nga Kadiu i parë, këta ishin gjykatës që u vendosën nga
qeveria otomane në rajonin e Dukagjinit rreth shekullit të 15, menjëherë pas
vdekjes së Skënderbeut. Në këtë dokument thuhet që Gegë Lleshi, Gegë Doda,
Gegë Tanushi dhe një tjetër Gegë, të cilit ia kam harruar emrin, po largohen nga
malet e Poshterikut, për t’u vendosur në Mirditë. Ky dokument, në të cilin tregohen
paraardhësit e drejtuesve të Mirditës, ishte pronë e pashait Bib Doda, që tashmë ka
vdekur. Ai na e ka treguar atë, para se të vdiste; ne e lexuam vetë dhe jemi të sigurt,
që djali i tij, Prengë pasha, do ta ketë akoma.

   Meqenëse kurrë në Shqipëri nuk janë bërë regjistrime popullsie të
herëpashershme, është e pamundur të dihet shifra e vërtetë e popullsisë. Sipas
informacioneve zyrtare dhe informacioneve private, mund të themi, pa pasur frikë se
gabohemi shumë, se numri i popullsisë lëviz ndërmjet 1.800.000 deri në 2.000.000
frymë. Nga këta 1.200.000 i përkasin Shqipërisë së Ssipërme dhe pjesa tjetër
Shqipërisë së Poshtme.
   Kjo popullsi, e cila flet të njëjtën gjuhë, që ka të njëjtat zakone dhe që ruan të
njëjtat doke dhe tradita, ndahet në tri besime, myslimane, ortodokse dhe katolike.



                                                                              F a q e | 27
Myslimanët përbëjnë gjysmën e popullsisë dhe gjysma tjetër ndahet në ortodokse
dhe katolike. Myslimanët së bashku me katolikët përbëjnë 2/3 e popullsisë, ndërsa
ortodoksët 1/3 e popullsisë.
   Vendi është në pjesën e tij më të madhe malor dhe i lehtë për t’u mbrojtur nga
sulmet e huaja. Zonat që shtrihen në pjesën bregdetare janë shumë pjellore. Luginat
e Bunës, Matit, Shkumbinit, Erzenit, Vjosës, Drinit, Bistricës, Vardarit etj., përfshijnë
një numër të madh tokash shumë prodhuese; por mënyra e kultivimit është
absolutisht primitive dhe nuk arrihet ai rendiment, që do të mund të arrihej nga një
kultivim racional. Me një përkujdesje pak më të madhe, për bujqësinë do të ishte e
lehtë të arrihej një sukses, që jo vetëm do të përmbushte nevojat e konsumit të
brendshëm, por gjithashtu edhe një pjesë të konsiderueshme të mbiprodhimit do ta
eksportonte, eksport i cili do të shërbente si bazë për tregtinë ndërkombëtare
jashtëzakonisht fitimprurëse.

   Meqë jemi këtu, populli shqiptar merret më shumë me blegtori sesa me bujqësi.
Blegtoria zhvillohet kudo dhe përbën burimin më të mirë të pasurisë së vendit.

   Në Shqipëri ka pyje të mëdha, lumenj dhe miniera të të gjitha llojeve, që
fatkeqësisht, qëndrojnë të pashfrytëzuara. Industria e vendit ndodhet në fazën e
foshnjërisë, dhe të gjitha vështirësitë, që i dalin vazhdimisht përpara zhvillimit të
pasurisë kombëtare, të bashkuara këto, ndërmjet të tjerash, me rolin negativ që ka
luajtur indiferentizmi ndaj gjithçkaje materiale, si dhe karakteri luftarak i popullit, e
kanë lënë vendin në një gjendje të trishtuar varfërie, kështu që ka ngelur, më shumë
se të gjithë të tjerët, prapa civilizimit modern. Kudo natyra është e mrekullueshme,
peizazhi mahnitës, malet janë madhështore dhe mitologjia greke e vendosi me të
drejtë aty selinë e zotave dhe të muzave. Lugina të qeshura, që përshkohen nga
lumenj me ujë të bollshëm, në brigjet e të cilëve qëndrojnë pyje të virgjëra, të
fuqishëm. Është një vend që të frymëzon për këngë dhe për poezi, vend që nxjerr
burra trima, inteligjentë dhe të fortë, dhe gra të bukura, të virtytshme dhe me shpirt të
pastër.

  Sikur të kishte patur pak më shumë civilizim, sikur të kishin qenë kushtet vetëm
pak më të mira, jo vetëm që Shqipëria nuk do t’i linte gjë mangut Zvicrës, por,
përkundrazi, Shqipëria do t‘ia kalonte shumë shpejt Zvicrës për nga bukuria, poezia
dhe fuqia.



                                             X


  Jeta që bëhet në Shqipëri është krejtësisht
primitive dhe patriarkale. Çdo fis ka të parin dhe pleqtë e tij të cilët qeverisin së
bashku sipas zakoneve e dokeve të vjetra dhe japin vendime, që bazohen në të
drejtën e hakmarrjes: sy për sy, dhëmb për dhëmb. I pari i fisit dhe më të vjetrit e tij e
fitojnë pozicionin nëpërmjet trashëgimisë. Por ky pozicion, kur është fjala për të
drejtën, nuk ka absolutisht fare imunitet. Kryetari dhe pleqtë, kur është fjala për
çështje të së drejtës publike dhe private, mund të dënohen si çdo njeri i zakonshëm


                                                                              F a q e | 28
dhe i nënshtrohen të njëjtave ligje: Një prijës që vret, do të vritet, dhe me këtë janë
thënë të gjitha.

   Pa iu futur hollësirave që nuk janë në synimin e këtij libri, do të tregojmë ndonjë
gjë të vogël, shkurtimisht, nga ligjet e zakonshme që rregullojnë marrëdhëniet
ndërmjet popullsisë.

   Kush vret, do të vritet nga pasardhësit e të vrarit. Në qoftë se nuk mund të vritet
dot vrasësi vetë, atëherë vritet babai, djali, vëllai ose kushëriri i tij. Madje, në qoftë se
vrasësi dhe familja e tij arrijnë t’i shpëtojnë hakmarrjes, në njëfarë mënyre, atëherë
vritet dikush tjetër nga pjesëtarët e fisit në fjalë.

   Kush vjedh, kush grabit, duhet ta zëvendësojë gjënë e vjedhur dyfish dhe, përveç
kësaj, duhet të paguajë një gjobë, vlerësimin e së cilës e vendosin kryeplaku me
pleqtë e tjerë. Burri që vritet duke vjedhur, vdes i çnderuar.

    Rrëmbimi i një gruaje të martuar dënohet me vdekje. Rrëmbyesi ose një nga fisi i
tij duhet të vritet nga bashkëshorti i ofenduar ose nga farefisi i tij.

    Një grua që shkon dhe martohet me një tjetër, i jep të drejtën burrit që ka lënë, që
t’i vrasë asaj, babanë, vëllanë, xhaxhanë ose një nga fisi i saj.

   Tradhtia bashkëshortore dënohet me vdekje. Bashkëshorti ka të drejtë të vrasë
dashnorin, po e gjeti te gruaja e tij, ose edhe në qoftë se tradhtia bashkëshortore
është e padyshimtë.
   Borxhliu duhet t’i paguajë borxhet e tij, qoftë në natyrë ose me lekë.
   Prona është e shenjtë. Askush nuk ka të drejtë të kërkojë të marrë pronën e tjetrit.
Të gjitha sherret për kufijtë e pronës zgjidhen nga pleqtë, të cilët, në varësi të
rrethanave, duhet të bëjnë betimin te guri. Kundër vendimit të pleqve nuk ka apelim,
vendimi ka formë të menjëhershme ekzekutive.

   Këto ligje janë të barabarta për të gjithë, pa dallim feje. Në qoftë se një mysliman
vret një të krishterë, atëherë anasjelltas atë e vret një i krishterë. Në qoftë se një
mysliman vret një të krishterë, atëherë një i krishterë i fisit të të vrarit është i
detyruar, si farefis i të vrarit, që të vrasë myslimanin që ka kryer vrasjen, dhe
anasjelltas e njëjta gjë, në qoftë se një i krishterë vret një myslyman.

    Miku është i shenjtë. Detyrimet ndaj mikut nuk duhet të shkelen për asnjëfarëlloj
arsye. Ai i cili plagos një mik ose e vret atë, është i çnderuar, fisi i tij e dëbon atë dhe
askush nuk duhet të ketë të bëjë më kurrë me familjen e tij. Ky turp është i
përjetshëm, dhe as vetë gjaku nuk mund ta lajë. Ai i cili vret mikun e një tjetri, i ka
borxh këtij 40 herë gjak, gjak, që fisi që ka bërë mikpritjen, ka të drejtë t’ia kërkojë
fisit të atij që i shkeli mikpritjen.
    Ai burrë që vret një grua, është i çnderuar, dhe ky çnderim bie mbi të gjithë
pjesëtarët e familjes së tij. Ata do të quhen vrasës grash.

  Sikurse çdo fis ka kryetarin e tij, kështu ka çdo familje kryetarin e vet, dhe
zakonisht ky është më i moshuari. Gruaja më e moshuar e familjes është e zonja e
shtëpisë, dhe meqenëse jeta është shumë patriarkale, pjesëtarët e familjes janë
shumë kokë; ka familje që numërojnë 100-120 pjesëtarë. Burrat zbatojnë urdhrat e

                                                                                 F a q e | 29
kryeplakut, dhe këtij i rrinë në dispozicion. Ai ka nën kontroll gjithçka dhe të gjithë i
binden pa asnjëfarëlloj kundërshtimi. Atë e ndjekin me bindje të verbër; sepse
prestigji i më të vjetrit është i pakufizuar. E zonja e shtëpisë ushtron të njëjtin pushtet
ndaj grave dhe vajzave. Kur ndonjë pjesëtar i familjes ka ankesa për një pjesëtar
tjetër, atëherë është kryeplaku i familjes që gjykon, dënon dhe pajton, sipas
rrethanave. Të kundërshtosh vendimin e kryeplakut, është një veprim që të çnderon.
    Shqiptari është i përkorë dhe kënaqet me një ushqim modest. Bukë misri, djathë
dhe qumësht, këto janë ushqimet e tij të zakonshme. Ai pi ujë dhe nuk e përdor
verën e alkoolin vetëm në porcione të vogla. Veshja e tij është e lehtë. Të ftohtit dhe
të nxehtin nuk e ndien fare. Lodhjet dhe mungesat i duron me një indiferentizëm
stoik. Dashuria dhe urrejtja e tij nuk njeh kufi. As gëzimin dhe as dhimbjen ai nuk
mundohet t’i fshehë; qesh dhe qan me sinqeritet. Miqësia është për të e shenjtë, për
besnikërinë e tij ka dhënë prova. Ai ngazëllehet shumë shpejt, është i hapur për të
gjitha idetë e bukura, të mëdha, për të gjitha bëmat e shkëlqyera. Ai është poet. Po,
madje malësori shqiptar, edhe kur është i dënuar me vdekje, shkon rrugës për në
vendin ku do të ekzekutohet, duke kënduar e duke qeshur këngën e tij, pa pikë
mendjemadhësie, pa pikën e dobësisë, ndërsa nga pas e ndjekin e ëma dhe të
afërmit e tij, me zemër të thyer nga dhimbja.
    Pushka dhe jatagani janë armët më të dashura të shqiptarit, sidomos pushka,
është shoku i tij, miku i tij i pandarë. Ai përkujdeset për të dhe e do atë me shumë
përkushtim dhe butësi, ai betohet për armët e tij, njëlloj siç betohet për Zotin ose për
nderin e tij. Armët e bukura janë krenaria e tij, janë lavdia e tij.


                                             XI


  Deri në vitin 1831 Shqipëria qeverisej nga
krerë kombëtarë. Çdo qytet, që kishte njëfarë rëndësie, kishte pashanë e tij ose
beun e vet, që pushtetin e tyre e trashëgonin nga të parët e tyre. Porta e Lartë e
respektonte këtë zakon dhe vetëm sa jepte pëlqimin e saj formal për udhëheqësin e
radhës.
    Shqipëria ishte e ndarë në dy qeveri të mëdha, kryeqytetet e të cilave ishin
Shkodra dhe Janina. Pashait të Shkodrës i rrinin në krah të gjithë pashallarët dhe
bejlerët e Shqipërisë së Sipërme, ashtu sikurse pashait të Janinës i rrinin në krah të
gjithë pashallarët dhe bejlerët e Shqipërisë së Poshtme.
    Këta dy pashallarë duhen parë, në njëfarë mënyre, si dy sundues feudalë, që
kishin nën sovranitet pashallarët, që vinin më poshtë dhe kryetarët e fiseve të tjerë,
të cilët ua kishin pranuar epërsinë dhe u bindeshin urdhrave të tyre.
    Shpesh është bërë përpjekje për të thënë, sikur prej kohësh ka ekzistuar një
përçarje ndërmjet toskëve dhe gegëve, njëlloj urrejtjeje e trashëguar. Nuk ekziston
në botë konstatim më i gabuar. Në atë kohë kur kanë lindur diskutime, mosmarrë-
veshje midis tyre, këto nuk kanë pasur të bëjnë fare me vetëdijen e popullit, sepse
këto mosmarrëveshje kanë dalë në dritë, pra janë shfaqur, nga rivalitetet e pashait të
Shkodrës me pashain e Janinës, të cilat kishin si rrjedhim vetëm karakter personal,
që diktohej vetëm nga ambiciet e familjeve në fjalë. Herë-herë njerëzit i mbështesnin
ato, por në thellësi të zemrës së tyre ata nuk merrnin pjesë në këto sherre, sepse
gjithmonë kur ishte fjala për të luftuar për Perandorinë, gegët dhe toskët qëndronin
krah për krah me njëri-tjetrin. Kurrë nuk ka ekzistuar konkurrencë midis tyre, përveç

                                                                               F a q e | 30
Pashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret

Mais conteúdo relacionado

Mais procurados

Analizë e veprës së një autori
Analizë e veprës së një autoriAnalizë e veprës së një autori
Analizë e veprës së një autoriErtil EB
 
Filozofia gjate shekullit XVII
Filozofia gjate shekullit XVIIFilozofia gjate shekullit XVII
Filozofia gjate shekullit XVIIDenisa Caushi
 
Cfare ishte Holokausti?
Cfare ishte Holokausti?Cfare ishte Holokausti?
Cfare ishte Holokausti?Valeria Baçi
 
Libër mësuesi-fizika-10
Libër mësuesi-fizika-10Libër mësuesi-fizika-10
Libër mësuesi-fizika-10Luan Hykaj
 
Pashalleku i shkodres
Pashalleku i shkodresPashalleku i shkodres
Pashalleku i shkodresGencRashiti
 
lasgush poradeci
lasgush poradecilasgush poradeci
lasgush poradeciornela rama
 
Komunizmi ne Shqiperi
Komunizmi ne ShqiperiKomunizmi ne Shqiperi
Komunizmi ne ShqiperiDenis Lezo
 
Projekt histori
Projekt historiProjekt histori
Projekt historiAdi Hoxha
 
dokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradeci
dokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradecidokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradeci
dokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradecimikaela basha
 
Barazia gjinore dhe diskriminimi
Barazia gjinore dhe diskriminimiBarazia gjinore dhe diskriminimi
Barazia gjinore dhe diskriminimielvakastrati
 
Babai i Filozofisë....Aristoteli !!!!
Babai  i Filozofisë....Aristoteli !!!!Babai  i Filozofisë....Aristoteli !!!!
Babai i Filozofisë....Aristoteli !!!!#MesueseAurela Elezaj
 
Algat dhe karakteristikat e tyre
Algat dhe karakteristikat e tyreAlgat dhe karakteristikat e tyre
Algat dhe karakteristikat e tyreG. Muça
 
xha gorioi (2).pptx
xha gorioi (2).pptxxha gorioi (2).pptx
xha gorioi (2).pptxXheniRela
 
Huazimet ne gjuhen shqipe
Huazimet ne gjuhen shqipeHuazimet ne gjuhen shqipe
Huazimet ne gjuhen shqipebusinessforlife
 
Toleranca fetare
Toleranca fetareToleranca fetare
Toleranca fetareAlgita
 
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boteroreKontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boteroreXheni Marku
 

Mais procurados (20)

Skenderbeu
SkenderbeuSkenderbeu
Skenderbeu
 
Analizë e veprës së një autori
Analizë e veprës së një autoriAnalizë e veprës së një autori
Analizë e veprës së një autori
 
Filozofia gjate shekullit XVII
Filozofia gjate shekullit XVIIFilozofia gjate shekullit XVII
Filozofia gjate shekullit XVII
 
Cfare ishte Holokausti?
Cfare ishte Holokausti?Cfare ishte Holokausti?
Cfare ishte Holokausti?
 
Libër mësuesi-fizika-10
Libër mësuesi-fizika-10Libër mësuesi-fizika-10
Libër mësuesi-fizika-10
 
Pashalleku i shkodres
Pashalleku i shkodresPashalleku i shkodres
Pashalleku i shkodres
 
lasgush poradeci
lasgush poradecilasgush poradeci
lasgush poradeci
 
Komunizmi ne Shqiperi
Komunizmi ne ShqiperiKomunizmi ne Shqiperi
Komunizmi ne Shqiperi
 
Projekt
ProjektProjekt
Projekt
 
Projekt histori
Projekt historiProjekt histori
Projekt histori
 
dokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradeci
dokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradecidokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradeci
dokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradeci
 
Barazia gjinore dhe diskriminimi
Barazia gjinore dhe diskriminimiBarazia gjinore dhe diskriminimi
Barazia gjinore dhe diskriminimi
 
Mbrojtja e mjedisit
Mbrojtja e mjedisitMbrojtja e mjedisit
Mbrojtja e mjedisit
 
Babai i Filozofisë....Aristoteli !!!!
Babai  i Filozofisë....Aristoteli !!!!Babai  i Filozofisë....Aristoteli !!!!
Babai i Filozofisë....Aristoteli !!!!
 
Algat dhe karakteristikat e tyre
Algat dhe karakteristikat e tyreAlgat dhe karakteristikat e tyre
Algat dhe karakteristikat e tyre
 
xha gorioi (2).pptx
xha gorioi (2).pptxxha gorioi (2).pptx
xha gorioi (2).pptx
 
Huazimet ne gjuhen shqipe
Huazimet ne gjuhen shqipeHuazimet ne gjuhen shqipe
Huazimet ne gjuhen shqipe
 
FILOZOFIA
FILOZOFIA FILOZOFIA
FILOZOFIA
 
Toleranca fetare
Toleranca fetareToleranca fetare
Toleranca fetare
 
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boteroreKontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boterore
 

Semelhante a Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret

Sami frashri shqipriaqkaqenqeshteqdotebehet
Sami frashri shqipriaqkaqenqeshteqdotebehetSami frashri shqipriaqkaqenqeshteqdotebehet
Sami frashri shqipriaqkaqenqeshteqdotebehetAlbi Muca
 
Rilindja,histori..daniela
Rilindja,histori..danielaRilindja,histori..daniela
Rilindja,histori..danielaDaniela Muhaj
 
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptarePyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare#MesueseAurela Elezaj
 
Figurat e rilindjes sonë kombëtare
Figurat e rilindjes sonë kombëtareFigurat e rilindjes sonë kombëtare
Figurat e rilindjes sonë kombëtareolinuhi
 
Gjergj Fishta
Gjergj FishtaGjergj Fishta
Gjergj FishtaElio Mema
 
Ilir MALINDI Aristidh KOLEN e vranë shërbimet sekrete greke
Ilir MALINDI   Aristidh KOLEN e vranë shërbimet sekrete grekeIlir MALINDI   Aristidh KOLEN e vranë shërbimet sekrete greke
Ilir MALINDI Aristidh KOLEN e vranë shërbimet sekrete grekeMarjan DODAJ
 
Shqiperia pj2
Shqiperia pj2Shqiperia pj2
Shqiperia pj2EGLI TAFA
 
Alfabeti pellazgjik i dhaskal todhrit
Alfabeti pellazgjik i dhaskal todhritAlfabeti pellazgjik i dhaskal todhrit
Alfabeti pellazgjik i dhaskal todhritGezim Zim
 
GJERGJ KASTRIOTI DHE SHQIPNIA JANË NJË ! Nga Fritz RADOVANI
GJERGJ KASTRIOTI DHE SHQIPNIA JANË NJË ! Nga Fritz RADOVANIGJERGJ KASTRIOTI DHE SHQIPNIA JANË NJË ! Nga Fritz RADOVANI
GJERGJ KASTRIOTI DHE SHQIPNIA JANË NJË ! Nga Fritz RADOVANIMarjan DODAJ
 
Shkrimtare te shquar shkrimtar
Shkrimtare te shquar shkrimtarShkrimtare te shquar shkrimtar
Shkrimtare te shquar shkrimtarDenis Celaj
 
Aurel plasari - ORIENTI APO HIJA NGA OKSIDENTI?
Aurel plasari - ORIENTI APO HIJA NGA OKSIDENTI?Aurel plasari - ORIENTI APO HIJA NGA OKSIDENTI?
Aurel plasari - ORIENTI APO HIJA NGA OKSIDENTI?Albania Energy Association
 
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe Shqipe
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe ShqipeLetersia shqiptare e rilindjes Gjuhe Shqipe
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe ShqipeAjlinda Idrizi
 

Semelhante a Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret (20)

Naim Frasheri
Naim FrasheriNaim Frasheri
Naim Frasheri
 
Projekt histori
Projekt historiProjekt histori
Projekt histori
 
Sami frashri shqipriaqkaqenqeshteqdotebehet
Sami frashri shqipriaqkaqenqeshteqdotebehetSami frashri shqipriaqkaqenqeshteqdotebehet
Sami frashri shqipriaqkaqenqeshteqdotebehet
 
Rilindja,histori..daniela
Rilindja,histori..danielaRilindja,histori..daniela
Rilindja,histori..daniela
 
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptarePyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare
 
Figurat e rilindjes sonë kombëtare
Figurat e rilindjes sonë kombëtareFigurat e rilindjes sonë kombëtare
Figurat e rilindjes sonë kombëtare
 
Gjergj Fishta
Gjergj FishtaGjergj Fishta
Gjergj Fishta
 
Ilir MALINDI Aristidh KOLEN e vranë shërbimet sekrete greke
Ilir MALINDI   Aristidh KOLEN e vranë shërbimet sekrete grekeIlir MALINDI   Aristidh KOLEN e vranë shërbimet sekrete greke
Ilir MALINDI Aristidh KOLEN e vranë shërbimet sekrete greke
 
Kongresi i manastirit
Kongresi i manastiritKongresi i manastirit
Kongresi i manastirit
 
Besa e Sami Frasherit
Besa e Sami FrasheritBesa e Sami Frasherit
Besa e Sami Frasherit
 
Letersi
LetersiLetersi
Letersi
 
Shqiperia pj2
Shqiperia pj2Shqiperia pj2
Shqiperia pj2
 
Alfabeti pellazgjik i dhaskal todhrit
Alfabeti pellazgjik i dhaskal todhritAlfabeti pellazgjik i dhaskal todhrit
Alfabeti pellazgjik i dhaskal todhrit
 
GJERGJ KASTRIOTI DHE SHQIPNIA JANË NJË ! Nga Fritz RADOVANI
GJERGJ KASTRIOTI DHE SHQIPNIA JANË NJË ! Nga Fritz RADOVANIGJERGJ KASTRIOTI DHE SHQIPNIA JANË NJË ! Nga Fritz RADOVANI
GJERGJ KASTRIOTI DHE SHQIPNIA JANË NJË ! Nga Fritz RADOVANI
 
Gjergj Fishta
Gjergj FishtaGjergj Fishta
Gjergj Fishta
 
Shkrimtarët e letërsisë bashkohore Shqiptare
Shkrimtarët e letërsisë bashkohore ShqiptareShkrimtarët e letërsisë bashkohore Shqiptare
Shkrimtarët e letërsisë bashkohore Shqiptare
 
Shkrimtare te shquar shkrimtar
Shkrimtare te shquar shkrimtarShkrimtare te shquar shkrimtar
Shkrimtare te shquar shkrimtar
 
Golgota Shqiptare
Golgota ShqiptareGolgota Shqiptare
Golgota Shqiptare
 
Aurel plasari - ORIENTI APO HIJA NGA OKSIDENTI?
Aurel plasari - ORIENTI APO HIJA NGA OKSIDENTI?Aurel plasari - ORIENTI APO HIJA NGA OKSIDENTI?
Aurel plasari - ORIENTI APO HIJA NGA OKSIDENTI?
 
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe Shqipe
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe ShqipeLetersia shqiptare e rilindjes Gjuhe Shqipe
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe Shqipe
 

Mais de Marjan DODAJ

“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI
“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI
“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELIMarjan DODAJ
 
Kodi i procedurës penale i kosoves
Kodi i procedurës penale i kosovesKodi i procedurës penale i kosoves
Kodi i procedurës penale i kosovesMarjan DODAJ
 
Kodi penal i kosoves
Kodi penal i kosovesKodi penal i kosoves
Kodi penal i kosovesMarjan DODAJ
 
FLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTES
FLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTESFLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTES
FLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTESMarjan DODAJ
 
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANIMarjan DODAJ
 
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurtiMarjan DODAJ
 
Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter Logoreci
Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter LogoreciPranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter Logoreci
Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter LogoreciMarjan DODAJ
 
Te pavertetat dhe faktet rreth Pjeter Bogdanit
Te pavertetat dhe faktet rreth Pjeter BogdanitTe pavertetat dhe faktet rreth Pjeter Bogdanit
Te pavertetat dhe faktet rreth Pjeter BogdanitMarjan DODAJ
 
GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...
GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...
GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...Marjan DODAJ
 
ROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANIN
ROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANINROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANIN
ROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANINMarjan DODAJ
 
Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poezi
 Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poezi Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poezi
Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poeziMarjan DODAJ
 
Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)
Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)
Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)Marjan DODAJ
 
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQIOLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQIMarjan DODAJ
 
Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar
Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar
Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar Marjan DODAJ
 
libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit”
libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit”libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit”
libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit”Marjan DODAJ
 
Kosova nje veper kapitale historiografike shkruan ramadan musliu
Kosova nje veper kapitale historiografike   shkruan ramadan musliuKosova nje veper kapitale historiografike   shkruan ramadan musliu
Kosova nje veper kapitale historiografike shkruan ramadan musliuMarjan DODAJ
 
Agim Gashi - N`aeroplan Zotin e luta
Agim Gashi - N`aeroplan Zotin e lutaAgim Gashi - N`aeroplan Zotin e luta
Agim Gashi - N`aeroplan Zotin e lutaMarjan DODAJ
 
Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature
Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim matureLetersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature
Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim matureMarjan DODAJ
 
ZBATIM I SAKTE I KANUNIT TE MALEVE TONA ... SOT - nga Fritz Radovani
ZBATIM I SAKTE I KANUNIT TE MALEVE TONA ... SOT - nga Fritz RadovaniZBATIM I SAKTE I KANUNIT TE MALEVE TONA ... SOT - nga Fritz Radovani
ZBATIM I SAKTE I KANUNIT TE MALEVE TONA ... SOT - nga Fritz RadovaniMarjan DODAJ
 

Mais de Marjan DODAJ (20)

“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI
“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI
“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!” NGA J. W. PANDELI
 
Kalkulator-i
Kalkulator-iKalkulator-i
Kalkulator-i
 
Kodi i procedurës penale i kosoves
Kodi i procedurës penale i kosovesKodi i procedurës penale i kosoves
Kodi i procedurës penale i kosoves
 
Kodi penal i kosoves
Kodi penal i kosovesKodi penal i kosoves
Kodi penal i kosoves
 
FLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTES
FLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTESFLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTES
FLAGS OF THE WORLD - FLAMUJT E BOTES
 
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
 
Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter Logoreci
Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter LogoreciPranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter Logoreci
Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter Logoreci
 
Te pavertetat dhe faktet rreth Pjeter Bogdanit
Te pavertetat dhe faktet rreth Pjeter BogdanitTe pavertetat dhe faktet rreth Pjeter Bogdanit
Te pavertetat dhe faktet rreth Pjeter Bogdanit
 
GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...
GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...
GRADAT apo INSIGNIA per Forcat e Armatosura te Shqiperise - Albanian Armed Fo...
 
ROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANIN
ROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANINROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANIN
ROZAFA NJE VIT PA DON SIMON JUBANIN
 
Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poezi
 Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poezi Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poezi
Angjelina Krasniqi Bardhaj - Nene TEREZA - poezi
 
Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)
Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)
Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)
 
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQIOLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
 
Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar
Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar
Dom Nikolle Kacorri nje gur themeli per shtetin shqyptar
 
libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit”
libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit”libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit”
libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit”
 
Kosova nje veper kapitale historiografike shkruan ramadan musliu
Kosova nje veper kapitale historiografike   shkruan ramadan musliuKosova nje veper kapitale historiografike   shkruan ramadan musliu
Kosova nje veper kapitale historiografike shkruan ramadan musliu
 
Agim Gashi - N`aeroplan Zotin e luta
Agim Gashi - N`aeroplan Zotin e lutaAgim Gashi - N`aeroplan Zotin e luta
Agim Gashi - N`aeroplan Zotin e luta
 
Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature
Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim matureLetersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature
Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature
 
ZBATIM I SAKTE I KANUNIT TE MALEVE TONA ... SOT - nga Fritz Radovani
ZBATIM I SAKTE I KANUNIT TE MALEVE TONA ... SOT - nga Fritz RadovaniZBATIM I SAKTE I KANUNIT TE MALEVE TONA ... SOT - nga Fritz Radovani
ZBATIM I SAKTE I KANUNIT TE MALEVE TONA ... SOT - nga Fritz Radovani
 

Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret

  • 1. PASHKO VASA E vërteta për Shqipërinë dhe shqiptarët (Një studim kritik historik) E përkthyer nga gjermanishtja Skënder Maçi Faqe|1
  • 2. Botohet i plote per here te pare ne shqip ne 130 vjetorin e botimit te pare dhe 185 vjetorit të lindjes së Pashko Vases Përkthimin dhe botimin e kësaj vepre ia dedikojmë në shenjë mirënjohje dhe respekti të thellë të gjithë popullit amerikan, dhe në veçanti, ish-presidentit amerikan Bill Clinton, ish-kryeministrit anglez Toni Blair, ish-ministres së jashtme të Amerikes zonjës Medlin Ollbrait, dhe diplomatit Richard Holbrooke, nën udhëheqjen dhe me aktivitetin e të cilëve u bë i mundur shkatërrimi i një prej bastioneve të fundit kolonial të Europës, në mes të Europës, ndërprerja e spastrimit etnik dhe genocidit europian të rradhës ndaj popullit më të vjetër të Europës, ndaj popullit më të persekutuar të Europës, ndaj popullit më të privuar të Europës, ndaj popullit shqiptar. Gjithashtu dëshirojmë t’i shprehim mirënjohjen dhe respektin më të madh edhe ish-presidentit amerikan George Bush i cili me ardhjen e tij Faqe|2
  • 3. në Tiranë dhe kurorëzimin e Pavarësisë së Kosovës ia ngriti edhe një herë më lart emrin dhe nderin Shqipërisë. Përkulemi me respekt dhe mirënjohje të thellë dhe iu urojmë nga zemra: “Mos pafshi keq me sy! As ju, as familjet tuaja dhe as të dashurit e zemrave tuaja. Bekuar qofshi përjetë!” Përkthyesi Pashko Vasa, ose Vaso Pasha lindi në Shkodër në vitin 1825. Pasi kreu mësimet e para në vendlindje, shërbeu si sekretar i konsullatës britanike. Më 1847 vajti në Itali dhe mori pjesë në luftën çlirimtare të popullit të këtij vendi kundër zgjedhës së huaj. Për t’u shpëtuar përndjekjeve u shtrëngua të hidhej në Stamboll, ku më pas zuri vende me rëndësi në administratën osmane. Pashko Vasa hyri që herët në lëvizjen patriotike, por veprimtari të dendur për çështjen kombëtare zhvilloi në vitet 70, kur bashkë me Kostandin Kristoforidhin, u përpoq për krijimin e një shoqërie për përhapjen e shkrimit shqip dhe ngjalljen e ndërgjegjes kombëtare. Në vitet 1878-1882 krahas Abdyl Frashërit u shqua si një nga figurat kryesore të Komitetit të Stambollit për mbrojtjen e Shqipërisë. Më 1879 ishte ndër veprimtarët më aktivë të «Shoqërisë së të shtypurit shkronja shqip». Pashko Vasa është autor i një vargu veprash me karakter politik e historik, në të cilat mbrojti çështjen e popullit shqiptar, të drejtën e tij për të rrojtur i lirë dhe i pavarur. Botoi «Skicë historike mbi Malin e Zi sipas traditave të Shqipërisë («Esquisse historique sur le Monténégro d’après les traditions de l’Albanie», Constantinopole, 1872), ku përshkroi pashallëkun e Shkodrës nën Bushatasit. Më 1878 Pashko Vasën e gjejmë ndër nxitësit kryesorë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Ai u afirmua si ideolog, poet, publicist dhe organizator duke shënuar një aktivizim të madh për çështjen shqiptare. Në atë kohë shërbente si këshilltar pranë Valiut të Kosovës. Ngjarjet politike përshpejtohen. Pashko Vasa forcon lidhjet me bashkëluftëtarët atdhetarë në Stamboll dhe në Korçë. Ai paraqet një kërkesë ambasadës britanike në Stamboll, ku vihet në dukje fakti se çështja shqiptare, që ka lindur, nuk duhet nënvleftësuar po duhet zgjidhur drejt dhe përkrahur. Si personalitet i njohur politik, Pashko Vasa merr nisma dhe bën përçapje të ndryshme ndaj opinionit publik të huaj që ky të kuptonte dhe të përkrahte të drejtat e ligjshme kombëtare të shqiptarëve. Më 20 tetor 1878, Vasa i bëri një vizitë ambasadorit të Austro-Hungarisë në Stamboll për t’i treguar shkurtimisht historinë dhe gjendjen e popullit shqiptar. Ambasadori ia kërkoi me shkrim në formën e përkujtesës. Vasa ia dorëzoi fill pastaj «E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët» («La vérité sur l’Albanie et les Albanais», Paris 1879), që njohu disa përkthime në gjuhë të tjera, në të cilën, krahas të dhënave historike mbi popullin shqiptar dhe qëllimet e luftës së tij, kritikoi administratën burokratike osmane dhe paraqiti kërkesat Faqe|3
  • 4. e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Me këtë vepër, ai renditet ndër ideologët e mëdhenj të çështjes shqiptare, bashkë me Rilindësit e tjerë. Është dashur të shkruhet shpesh mbi atë të vërtetë jetësore, sidomos nga vetë shqiptarët, se çdo periudhë historike ka njohur falsifikues të shumtë të saj, profesionistë. Janë hartuar plane gjenocide, që janë vënë edhe në jetë, duke u nisur nga falsifikimet. Vepra e P.Vasës nuk ka vetëm një titull përherë aktual. E shkruar në frymën e atdhetarizmit të zjarrtë, ajo ruan mirë argumentet-bazë të së vërtetës që mbron kundër shovinistëve, pavarësisht kufizimeve që sillte koha dhe ndonjë tepri romantike të vetëkuptueshme. Penës së Pashko Vasës i përket edhe vepra «Bosnja dhe Hercegovina gjatë misionit të Xhevdet Efendiut» («Bosnie et Hercegovine pendant la mission de Djevdet Effendi», Constantinopole 1865). Pashko Vasa shkroi një varg veprash të cilat i shërbenin zgjidhjes së çështjes së shkrimit dhe mësimit të shqipes; «Alfabeti latin i zbatuar në gjuhën shqipe» («L’alphabet latin appliqué à la langue albanaise», Constantinopole 1878, «Gramatika shqipe për t’u përdorur nga ata që dëshirojnë ta nxënë këtë gjuhë pa ndihmën e një mësuesi» («Grammaire albanaise à l’usage de ceux qui désirent apprendre cette langue sans l’aide d’un maître», London 1887). Pashko Vasa zuri një vend edhe në historinë e letërsisë shqiptare që po krijohej; ai është autor i vjershës së njohur «Mori Shqypni!» (1880), e cila u botua si fletë fluturuese, në vitet sa heroike dhe tragjike të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, atë Pashkoja e shkroi në pranverë 1880, qe para poemë e pavdekshme për nënën Shqipëri, e shkruar në frymën e përgjithshme të romantizmit ballkanas me nota sentimentaliste. Me dashurinë e flaktë për atdheun që dergjej nën thundrën e të huajit, me notën e dhimbjes për të, me grishjen drejtuar bashkatdhetarëve për të kapërcyer dasitë fetare dhe për t’u bashkuar në emër të çlirimit të vendit, vjersha luajti rol për zgjimin kombëtar të shqiptarëve. E vënë në muzikë, ajo u këndua si himn patriotik. Është koha kur Europa dhe sulltani, me dhunë të egër diplomatike dhe ushtarake, bënin që t’u rrëmbeheshin shqiptarëve trojet stërgjyshore, që lëvizja jonë kombëtare i mbrojti me çdo sakrificë. Vepër tjetër e Pashko Vasës në lëmin e letërsisë është «Bardha e Temalit» («Barda de Témal», Paris 1890), një nga romanet e para në letërsinë shqiptare. Aty përshkruhet mjedisi shqiptar në Shkodër në vitet 40 të shek. XIX me doket dhe zakonet karakteristike. Botoi edhe një përmbledhje me vjersha italisht “Trëndafila e gjemba” «Rose e spine»,(1873). Që nga viti 1883 e derisa ndërroi jetë, Pashko Vasa shërbeu si guvernator i përgjithshëm i Libanit, ku edhe vdiq. Eshtrat e tij u sollën në atdhe pas Luftës së Dytë Botërore, në qershor 1978.  “Bardha e Temali” («Barda de Témal», Paris 1890.  “O moj Shqypni!”, 1880.  «Skicë historike mbi Malin e Zi sipas traditave të Shqipërisë («Esquisse historique sur le Monténégro d’après les traditions de l’Albanie», Constantinopole, 1872).  «E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët» («La vérité sur l’Albanie et les Albanais», Paris 1879).  «Bosnja dhe Hercegovina gjatë misionit të Xhevdet Efendiut» («Bosnie et Hercegovine pendant la mission de Djevdet Effendi», Constantinopole 1865. Faqe|4
  • 5. «Alfabeti latin i zbatuar në gjuhën shqipe» («L’alphabet latin appliqué à la langue albanaise», Constaninopole 1878).  Gramatika shqipe për t’u përdorur nga ata që dëshirojnë ta nxënë këtë gjuhë pa ndihmën e një mësuesi» («Grammaire albanaise à l’usage de ceux qui désirent apprendre cette langue sans l’aide d’un maître», London 1887).  “Trëndafila e gjemba” («Rose e spine», 1873, – italisht). ____________ 1. Arkivi i Institutit të Historisë së Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, Dosja, Filmi A 739, 1878-1890. I Ashtu si jeta e individëve të veçantë, po ashtu edhe jeta e kombeve i është nën-shtruar ndryshimeve të mahnitshme. Koha – kjo barazuese e madhe e të gjitha gjërave dhe qenieve, ia nënshtron gjithçka, çfarë jeton dhe merr frymë, të njëjtave ligje. Ne shohim kudo të njëjtin ligj të rritjes, të venitjes, - ligjin e transformimit. Të gjithë popujt duhet të kalojnë të njëjtën rrugë zhvillimi; të gjithë i paguajnë fuqisë së kohës tributin e tyre. Te të gjithë, shikojmë ne ngritje dhe rënie. Ekzistojnë popuj, që pas periudhave të bumit dhe pasurisë, të fuqisë, janë shkatërruar, megjithatë në histori, - brezat e ardhshëm, kujtimin për ekzisten-cën e tyre dhe për rangun e tyre të dikurshëm e mbajnë gjallë, - jetojnë akoma me të; të tjerë janë më të trishtuar, megjithëse ndoshta janë përpjekur shumë fort për ekzistencën e tyre, nga historia ata janë fshirë dhe vetëm gjurmë të zbehta na japin sugjerime ndaj tyre, vetëm legjenda kujtohet për ta! Përveç këtyre dy klasave - nga të cilat njëra përfshin popujt, të cilët e kanë humbur ekzistencën e tyre dhe kanë rilindur dhe janë ngritur lart brenda popujve të tjerë dhe tjetra përfshin në vetvete ata popuj, që janë zhdukur krejtësisht nga skena botërore, që janë shuar pa lënë mbrapa as edhe një gjurmë të ekzistencës së tyre – ka edhe një grup të tretë, dhe këtij i përkasin ata popuj, fillesa e të cilëve humbet në errësirën e lashtësisë, dhe megjithëse në mes të vështirësive shumë të mëdha, rrethuar nga armiq, megjithatë e kanë kuptuar se si të ruajnë një ekzistencë të pavarur, dhe historia e tyre na ofron ne një problem të mrekullueshëm. Në kategorinë e fundit bën pjesë populli i shqiptarëve. Nga vjen? Çfarë është? Si jeton? Këto janë pyetje të vështira, që nuk kanë marrë deri tani akoma përgjigje të mjaftueshme. Faqe|5
  • 6. As që e çojmë nëpër mend, që të duam t’i japim këtyre pyetjeve një përgjigje përfundimtare; as që e çojmë nëpër mend që të duam t’i detyrojmë forcat tona të dobta, të mposhtin vështirësitë, që ofron studimi abstrakt i prejardhjes dhe kushteve të jetës së një populli që nuk ka historianët e tij, që të mund të na kishin transmetuar, qoftë historinë e organizimit shoqëror dhe politik të tij, ose luftërat fitimtare të vetat ndaj rreziqeve kërcënuese të ekzistencës së tij. Në faqet që vijojnë ne duam të përshkruajmë objektivisht vetëm përshtypjet, që kemi përfituar nga doket dhe zakonet, nga gjuha dhe karakteri i këtij populli dhe pastaj duam të heqim një paralele midis këtij populli dhe popujve të antikitetit. Do zoti, të tjerë studiues, që janë më të aftë dhe më të mësuar, se ne t’i përdorin më me sukses vrojtimet dhe deduktimet tona, se sa ç’kemi kuptuar ne ta bëjmë! Po ta kthejmë vështrimin nga koha e lashtë do të përballemi me legjendën e popujve të panumërt, që përmbytën Greqinë duke ardhur nga Azia; ndërmjet tyre, kështu tregon legjenda më tej, ishin të parët dhe më të shumtit pellazgët. Në shekullin e 19-të para erës sonë duhet të ketë qenë Pellazgu I “biri i tokës”, që është vendosur në Arkadi, të cilin e pasuan PellazguII, sundimtar i Etolisë dhe Phaetoni sundimtari i molosëve, një grupim popujsh te Epirit. Më tej shikojmë, sipas legjendës, në shekullin e 16 para erës sonë, një egjiptian me emrin Danaus, që pasi u prit si mik shtëpie, nga Pelasgu, ose Gelanori, e vrau këtë të fundit tinëzisht dhe i grabiti Skeptrin e Argos. Të gjitha informacionet përputhen, që në kohën legjendare të historisë së Greqisë, ku ne llogarisim kohën deri në shekullin e 9-të para erës sonë, kanë qenë pellazgët të parët që kanë zënë Greqinë, dhe pastaj kanë filluar të shtyjnë popujt e tjerë që janë ngulur aty. Ka qenë një ikje dhe ardhje e pafund e popujve që kishin përmbytur kontinentin dhe në qoftë se nuk arrinin të shkriheshin me njëri-tjetrin, ktheheshin nga kishin ardhur, ose shkonin dhe vendoseshin aty ku s’kishte njeri dhe ishin të parët që e zinin. Pellazgët që kanë prejardhjen nga Pellazgu I kanë qenë pa dyshim të parët dhe ata kishin, në krahasim me të ardhurit më vonë, karakterin e autoktonit. Përplasjeve të vazhdueshme me të ardhurit pas tyre, etolianët, jonianët, dorianët etj., me kalimin e kohës, pellazgët nuk mundën t’i rezistonin, dhe në fund të fundit u ndjenë të detyruar ta lënë bregun e detit dhe ultësirën dhe të kërkonin strehim në brendësi të vendit në zona të pakalueshme lehtë. Nuk ka dyshim, që Pellazgu I, II, ..., sundimtarë të Etolisë dhe Phaetoni, sundimtar i molosëve, një grupim popujsh të Epirit, mund të kenë qenë vetëm udhëheqësit e këtyre pellazgëve, të cilët kishin qenë të detyruar, nga sulmet e etolianëve, jonianëve dhe helenëve, të lëshonin Argosin dhe të gjitha territoret që kishin marrë në zotërim në momentin e shfaqjes së tyre në kontinent. Një dëshmi më tepër për këtë arsyetim është rasti i Danaus, që vizitoi Argosin në shekullin e 16-të para erës sonë dhe pasi vret Gelanorin, që i ofroi atij mikpritje, i grabiti perandorinë dhe jetën. Në shekullin e 9-të para erës sonë, një periudhë kohe që i afrohet më shumë historisë së studiuar, gjejmë Karanusin, që largohet nga Argosi dhe vendoset në Ematia dhe kështu krijon Perandorinë Maqedone. Ky Karanus ishte pasardhës i Herakliut dhe rridhte me gjasë shumë të madhe nga këta pellazgë, prejardhja e të Faqe|6
  • 7. cilëve humbet te legjenda. Meqenëse ai nuk mund të rrinte në Argos, sepse sikurse pamë, Argosi ishte i pushtuar nga Danausi dhe më vonë me siguri edhe nga të tjerët, ai kërkoi azil, më tej, në brendësi të vendit, dhe u vendos në Emathia. Përpara kësaj epoke, nocioni Maqedoni nuk ekzistonte akoma. Në atë kohë, në përputhje të plotë me të gjithë shkrimet antike, vendi në fjalë quhej Ematia, dhe Ematia duhet parë si djep i perandorisë, e cila më vonë u bë aq e fuqishme dhe famëmadhe. Por Ematia quhej vendi midis maleve të Shqipërisë, midis Krujës, Dibrës dhe Mirditës të cilin njerëzit e quajnë akoma, edhe sot Mat, Matia. Ky emër, Matia, i është dhënë vendit sipas lumit që mban emrin Mat, dhe që rrjedh midis Epidamnit (Durrësit) dhe Scodres (Shkodrës) dhe derdhet në detin Adriatik. Në rrethinat e Matit gjendet vërtet një fushë e madhe rrënojash, brenda së cilës duket një kullë e rrumbullakët e cila në gjuhën popullore quhet Pela. Pse nuk do të duhej ta pranonim, që Matia dhe Ematia janë i njëjti vend, dhe që Pela ka qenë kryeqyteti i këtij vendi? Ne dimë, që popujt e vjetër kur e braktisnin vendbanimin ku kishin banuar deri atëherë, për të kërkuar një të ri, vendbanimit të ri i jepnin emrin e vendbanimit fillestar dhe po ashtu, në qoftë se ndërtonin qytete në këto vendbanime, atëherë edhe këtyre i bashkëngjitnin emrat e qyteteve të tyre të vjetra, të braktisura. Ne dimë gjithashtu, që Karanusi, shoqëruesit dhe pasardhësit e tij jo vetëm që e pushtuan Ematian, por edhe e zgjeruan hap pas hapi sundimin e tyre, nëpërmjet mençurisë dhe trimërisë, dhe sa të përmbajtur tregoheshin kur fitonin në beteja po ashtu silleshin edhe me popujt apo fiset që nënshtronin, duke i trajtuar ata si vëllezër. Kështu, nuk e përjashton asgjë mundësinë e pohimit, që emri Ematia u bë i përgjithshëm, në fund të fundit, për të gjitha territoret e pushtuara dhe Pela, të cilën gjeografët, e vendosin në afërsi të Selanikut, është një qytet, i cili është ndërtuar më vonë, nga mbretërit maqedonë dhe emrin e mori nga ajo Pela, që ishte djepi prejardhës i fuqisë së tyre. Emri Maqedoni, që e bëri të famshëm Aleksandri i madh nëpërmjet gjenisë se tij ushtarake, iu dha vendit më vonë. Sigurisht, ne nuk duam të pretendojmë, që ndaj pikëpamjeve tona të përshkruara më lart është e pamundur të bëhen vërejtje. Ne duam të paraqesim vetëm faktet, duam të numërojmë vrojtimet dhe të nxjerrim prej tyre konkluzionet, që na detyrojnë të vëmë në dukje, koincidenca e emrit, e dokeve, e zakoneve e karakterit të popullit aktual të distriktit të Matit, me emrin, doket dhe zakonet e maqedonasve të vjetër. Ia lëmë në dorë shkencës, të zbulojë të vërtetën nga vrojtimet tona, dhe të nxjerrë konsekuencat që dalin prej saj. Në shekullin e 7-të para erës sonë, ne gjejmë një mbret të maqedonasve: Filipi I, që ndoshta është një pasardhës i drejtpërdrejtë i Karanusit dhe i pasardhësit të drejtëpërdrejtë të tij, Eropusit. Në fund të të njëjtit shekull ne takojmë një mbret të epirotëve, Alkon, dhe në fillim të shekullit të gjashtë një mbret të maqedonasve, Aleksandër, djali i Amintës, që urdhëroi të vriteshin të dërguarit e persianëve, që ndodheshin tek ai, sepse kishin shkelur virtytin e grave. Në shekullin e pestë, në Faqe|7
  • 8. epokën e Perikliut, periudhë në të cilën fama e Greqisë shkëlqente më shumë se kurdoherë, shikojmë një mbret maqedon, Perdikën, i cili po bënte luftë me Sitalkun, mbretin e Trakës. Në këtë periudhë Maqedonia ishte një mbretëri e fuqishme dhe shumë e zgjeruar. Për t’u mbrojtur nga sulmi i persëve, që solli ky shekull me vete, të gjitha fiset helene u bashkuan në mbrojtje të nacionalitetit të tyre, të të drejtave të tyre, të nderit të tyre dhe të pavarësisë së tyre; Por, as maqedonasit, as epirotët nuk i gjejmë në krah të grekëve, që ndodheshin përpara hordhive të Kserksit. Herodoti na tregon që vetëm fiset në jug të Tesprotisë, që banonin drejtpërdrejt afër kufirit grek, i ofruan grekëve ndihmën e tyre. Popullsitë e Epirit as nuk bënin gjëra të përbashkëta me grekët dhe as nuk ishin fare shokë të tyre. Në të kundërt i gjejmë ne trakët, epirotët, maqedonasit dhe galët, të cilët ndjekin si popuj ndihmës ushtrinë perse, të luftojnë kundër grekëve, të cilët u mbuluan me famë të pavdekshme, se si me fuqinë e tyre të vogël i mbajtën larg kufijve të saj dhe asgjësuan ushtritë më të fuqishme që ka njohur historia. Në shekullin e katërt ka ekzistuar një Perdika III., mbret i maqedonasve, i cili u vra në luftë me ilirët, dhe pak më larg, në të njëjtin shekull shfaqet Filipi, babai i Aleksandrit të Madh, që mundi athinasit, nënshtroi foqidhasit dhe, në fund fare, duke hedhur vështrimin për të nënshtruar edhe Greqinë, i detyroi grekët, që të bëhej anëtar i Kuvendit të Amfiktionëve, duke i hapur kështu rrugën djalit të vet drejt veprimtarisë së tij të pavdekshme. Sigurisht, ata grekët, të cilët të gjithë popujt, që banonin jashtë kufijve të republikave të tyre i shikonin si barbar dhe i quanin të gjithë barbarë, bile edhe ata popuj që zotëronin si gjuhën greke ashtu edhe pellazge, dhe që jetonin në marrëdhënie shumë të ngushta fqinjësie ndaj tyre, nuk e pranuan Filipin nga dashuria vëllazërore dhe nga ndjenja e nacionalitetit të përbashkët në Kuvendin e Amfiktionëve. Filipi i kishte mundur ata, dhe i kërcënonte me nënshtrim total. Në qoftë se ai u fut në Kuvendin e Amfiktionëve, u fut se kjo ishte për të një hap drejt politikës së madhe, në mënyrë që të shtronte rrugën për planet e tij ambicioze, kurse të tjerët, ata që i hapën atij portat e Kuvendit e bënë këtë gjë nga halli: Ata u detyruan nga pozicionimi i tij armiqësor, që të tregoheshin paqësorë; ata i dhanë gjoja sa për sy e faqe me hir atë që ai do të mund ta merrte me pahir. Ndoshta Filipi, që deri në atë kohë ishte trajtuar si barbar, e ndiente veten të përkëdhelur, që në këtë mënyrë u pranua në prehrin e qytetërimit. Faqe|8
  • 9. II Në periudhën që i paraprin Aleksandrit të Madh nuk gjejmë, ndër mbretërit e Epirit, ndonjë personalitet veçanërisht të madh; legjenda ka ruajtur shumë pak karakteristika nga të tillë njerëz, karakteristika të cilat nuk ofrojnë bazë të mjaftueshme për studime të veçanta. Hijet e mëdha të mbretërve të Epirit fillojnë të dalin në pah në shekullin e katërt, shekull në të cilin ne takojmë një Aleksandër, mbret i Epirit, i cili marshon nëpër Itali dhe në aleancë me romakët mposhti samnitët, ndërkohë që Aleksandri i Madh1 pushton Azinë. Ky fakt historik meriton një vrojtim serioz; sepse ky fakt vërteton jo vetëm, që Epiri nuk ishte pjesë e Greqisë, të cilën Aleksandri e sundonte, por edhe se vetë ky Epir në vetvete nuk bënte pjesë tek aleatët politikë të Aleksandrit të Madh dhe nuk mori pjesë fare në sulmin, që maqedonasit ndërmorën kundër Greqisë dhe Azisë; Epiri qëndroi neutral dhe indiferent. _____________ 1 Aleksandër Molosi, daja i Aleksandrit të Madh. Në vitin 376 para erës sonë Epiri iu dorëzua Kasandrit, mbretit të maqedonasve; por vetëm tre vjet më vonë epirotët bënë revoltë dhe u shkëputën prej tyre. Në shekullin që vijon del në pah një personalitet i madh epirot, Pirroja, i cili përpara se të shkonte në Itali, mundi si maqedonasit ashtu edhe fqinjët grekë. Asokohe, ushtarët e tij, të magjepsur nga lëvizjet e tij të shpejta ushtarake, e krahasonin atë me shqiponjën dhe Pirroja u përgjigjej, se ata kishin të drejtë, dhe shtonte se ishin shigjetat e tyre që ai i përdorte si krahë në fluturimet e tij. Plutarku, që ka fiksuar këtë tipar karakteristik nga jeta e Pirros, as që e ka pasur idenë, që për shkak të kësaj rrethane epirotët dhe fiset që sot quhen albanë mbajnë emrin shqipëtar. Plutarku, i cili nuk e njihte gjuhën pellazge, e cila në kohën e Herodotit konsiderohej si gjuhë barbare, dhe Epirin dhe fiset e tij, nuk i kishte parë nga ana e tij, natyrisht nuk mund të na e transmetonte, shpjegimin që ne do ta japim më poshtë sipas faktit të gjetur nga filologu dhe dijetari. Shqiponja quhet shqip Shqype. Shqypëri ose Shqypëni do të thotë: “Vendi i shqiponjës”. Shqipëtar është baraz me “bir i shqiponjës”. Ky fakt historik, që u ka shpëtuar, si historianëve të vjetër edhe filologëve modernë dhe dijetarëve, meriton vëmendje të madhe; sepse ky fakt vërteton me siguri absolute, që epirotët dhe populli helen kanë qenë trungje popujsh plotësisht të ndarë dhe se gjatë gjithë kohëve epirotët kanë pasur gjuhën e tyre; gjuhën e pellazgëve të vjetër, që grekët nuk e njihnin dhe që sigurisht është e njëjta gjuhë, që flitet sot akoma në Epir, në Maqedoni, në Iliri dhe në ishuj të veçantë të Arkipelagut, sikurse flitet edhe në malet e Atikës e njëjta gjuhë, që quhet gjuha shqipe, ose Shqipëtare. Faqe|9
  • 10. Për t’i ofruar filologjisë një pikë të sigurt referimi, për ta kuptuar më mirë rëndësinë e këtij paragrafi, ne duam të bëjmë me dije që përcaktimet “Epir”, “Maqedoni” dhe “Albani”, për vetë shqiptarët, janë krejtësisht të panjohura. Në gjuhën e tyre nuk ekzistojnë këto përcaktime. Ata e njohin njëri tjetrin vetëm me emrin e përbashkët Shqiptar, dhe ata nuk e dinë fare që jashtë vendit ekzistojnë emra të tjerë për vendin e tyre, ndryshe nga Shqypëri, ose Shqypëni. Përcaktimet Epir dhe Maqedoni janë me prejardhje të huaj, me prejardhje greke, emërtimi Albani është modern dhe i është bashkëngjitur vendit të shqyptarëve në shekullin e 14 ose 15. Por shqyptarët vetë nuk e dinë, se ç’kuptim duhet të ketë emri Epir, Maqedoni dhe Albani. Këta emra për ta janë krejtësisht të panjohur, janë emra pa kuptim në gjuhën e tyre. Për ata është i gjithë vendi, që përfshin, duke nisur nga Shkodra, rrethet Pejë, Prishtinë, Vranjë, Kaçanik, Shkup, Përlep, Manastir, Follorinë, Grebene, Kallarit, Janinë deri te gjiri i Prevezës dhe i gjithë vendi që kufizohet nga këto pika gjeografike dhe detet, si “Shqipëri”, një vend që i përket racës shqyptaredhe që nuk ka asgjë të përbashkët me Greqinë.1 Në qoftë se do të pyesnim fshatarin e parë, më të mirë: kujt populli i përket ti? ai do të përgjigjet shkurt dhe qartë: Unë jam Shqyptâr! Dhe këtë përgjigje do të të japin të gjithë në të gjithë vendin Albani, qoftë në male, qoftë në lugina, qoftë ata myslimanë, katolikë ose ortodoksë. Në qoftë se do t’u thonin atyre, që ju jeni epirotë ose albanezë, ata do të ndieheshin të lënduar, sepse do të kujtojnë, që duan t’i fyejnë në gjuhë të huaj. _______________ 1. Pjesërisht sot këto shpjegime nuk qëndrojnë. Emërtimi Albani-a haset që në shek. II te vepra e gjeografit aleksandrin, Klaud Ptolemeu, si emër i fisit albanoi që banonte në trevën midis Durrësit e Krujës, kurse trajta Arbanon, përmendet më pas në shek. XI nga shkrimtarët bizantinë Mihal Ataliati dhe Ana Komnena. Trajta mesjetare Arbëni, arbër, arbëresh, nuk qenë krejt të panjohura në Shqipëri në shek. XI, ato janë përdorur në këngët popullore edhe nga arbëreshët e Italisë. (shën. i red.) III Atë që kemi thënë për epirotët, vlen gjithashtu edhe për maqedonasit e vjetër. Historikisht është vërtetuar që ky popull, ashtu si epirotët, ka pasur gjuhën e tij, që dallohej krejtësisht nga të gjithë dialektet e gjuhës greke. Gjithashtu edhe ata kishin krejtësisht një tjetër kushtetutë shtetërore, edhe ata kishin ligje, zakone, doke dhe organizim ushtarak, që nuk kishte asgjë të përbashkët me atë të Heladës. F a q e | 10
  • 11. Dëshmi për këtë është historia. Gjithashtu edhe Plutarku rrëfen si Aleksandri u tregon shokëve historinë se si e vrau ai Klitin: “Aleksandri, i dehur nga vera dhe tërbimi, doli me rrëmbim nga çadra dhe thirri në gjuhën maqedonase rojen dhe shefin e stallës së tij”. Sipas pikëpamjes së të gjithë historianëve gjuha maqedonase ishte një gjuhë absolutisht e ndryshme nga idiomat greke; si rrjedhim, Aleksandri nuk mund të përdorte gjuhën greke kur fliste me njerëzit e tij, sepse maqedonasit nuk do ta kuptonin atë, meqenëse ata nuk e njihnin gjuhën greke. Gjuha që njihnin dhe që flisnin ushtarët e Filipit dhe të Aleksandrit, duhej të ishte vetëm gjuha e pellazgëve të vjetër, e njëjta gjuhë, që fliste populli i Epirit e njëjta gjuhë që quhet shqypé, ajo që quhet gjuha e shqiponjave, gjuhë e cila edhe sot e kësaj dite flitet kudo në Albani. Në shkrime të ndryshme të vjetra përmendet që fiset etoliane, që ishin në kufi me Epirin, flisnin një gjuhë të përzier greqisht-pellazgjisht, dhe me këtë, ata drejtpërdrejt, cilësoheshin si barbarë. Për shkak të pozitës së tyre gjeografike ata e krijuan këtë gjuhë, sepse në njërën anë kufizoheshin me Greqinë dhe nga ana tjetër me Epirin. Kjo hollësi që është theksuar së tepërmi e plotëson krejtësisht faktin, që gjuha e epirotëve ka qenë gjuha e pellazgëve, dhe kjo gjuhë, sikurse e pamë, ndryshon krejtësisht nga idiomat dhe dialektet e Greqisë. Gjuha greke ka qenë e njohur vetëm te klasat e larta, që e studionin atë, njëlloj siç studiohet edhe sot në Shqipëri dhe bile mund të jetë e mundur, që oborri i Filipit dhe Pirros dhe njerëzit e oborrit të tyre, gjeneralë dhe burra shteti të kenë folur dhe shkruar greqisht. Gjuha e helenëve ishte gjithashtu e përhapur në Azi dhe në Afrikë, sikurse në Romë dhe Itali, sepse ajo ishte gjuha më e kultivuar e kohës, dhe ishte më mirë nga të gjitha gjuhët në gjendje për komunikim midis popujve, që përkujdeseshin të kishin ndërmjet tyre lidhje politike dhe tregtare. Atëherë studiohej greqishtja, sikurse sot, si me thënë, studiohet gjuha e kthyer në gjuhë të përgjithshme, gjuha frënge. Askush nuk do ta mohojë, që helenët nëpërmjet zhvillimit të qytetërimit të vet dhe famës së tyre u ngritën në majat më të larta të civilizimit të kohës, që ata me anë të gjuhës së tyre, që ishte bërë gjuhë letrare e botës, nëpërmjet arteve, qoftë dhe tregtisë, si dhe biznesit kanë zënë vendin e parë ndërmjet popujve të antikitetit, por kjo nuk na bën në asnjë mënyrë të besojmë, që të gjithë ata që kanë folur greqisht, kanë qenë grekë dhe i përkasin familjes helene. Ajo çfarë kemi thënë më sipër vërteton mjaftueshëm, që epirotët dhe maqedonasit kanë qenë dy trungje fisesh, prejardhja e të cilëve ndoshta e përbashkët, si edhe ajo e etolianëve dhe e joni-anëve etj., dhe që po këta që nga çasti i parë i shfaqjes në kontinent, kanë qëndruar të ndarë nga grekët, dhe se ata në vetvete formonin një komunitet të veçantë, një nacionalitet të veçantë, dhe nuk kanë asgjë të përbashkët me helenët. Ata ecnin në rrugën e tyre të ekzistencës, dhe as nuk kanë pasur kurrë marrëdhënie me grekët dhe as janë simpatizuar me ta. E vetmja gjë e përbashkët ishin, ndoshta, perënditë pagane. Por, shumica e këtyre perëndive, ishin krijuar dhe përdorur nga pellazgët e vjetër dhe ishin grekët ata që e morën më vonë kultin e tyre. Ky fakt, për të cilin dëshmon historia, ndriçohet akoma më qartë, nëpërmjet emrit të këtyre zotave, të cilët kanë një emërim të qartë dhe racional në gjuhën shqipe. Në lidhje me këtë më hollësisht në vijim. F a q e | 11
  • 12. IV Pellazgët, të cilët dyndën të parët kontinentin grek, sollën me vete zakonet dhe kultin e një feje fare primitive. Historianët e vjetër me Herodotin në krye, tregojnë që pellazgët i bënin zotave të tyre kurbane të llojeve të ndryshme, dhe që, për këta zota ata nuk kishin emërtime të veçanta. Ata nuk kishin shëmbëlltyra materiale zotash, të bëra nga dora e njeriut. Ajo së cilës ata i luteshin, ishte natyra me fenomenet e saj bamirëse. Teogonia e tyre, e cila u pranua më vonë nga grekët dhe u përsos prej tyre, ishte vetëm produkt i vrojtimit të lëvizjeve fizike të natyrës, e ndryshimit të stinëve, të qenies së elementeve. Ajo ishte, me fjalë të tjera, një seri deduksionesh logjike, ose e thënë më mirë, shpjegimi primitiv i rregullit botëror, rezultat i veprës së parë të inteligjencës njerëzore në fushën e filozofisë. Kaosi, Chaos, Χαος quhet zbrazëtira, voluminozja, ajo që përpin, rrjedh nga fjalët pellazge: ha, hao, unë ha, dhe hàs, hâos, kullufitës, ai që përpin, ose nga fjalët haap, haapsî, haopsî, e hapura, zbrazëtia. Këto fjalë kanë akoma edhe sot të njëjtin kuptim në gjuhën shqipe. Nga Chaos-i lindi Erebus, Ερεβος. Kjo fjalë ka prejardhjen: irh, Miem, irhem, ose irhësî hije, errësirë. Në shqip do të thotë u-érh:errësirë. Srhä: është errësirë, me hije. Mient: vend i errët, me hije: Erebus ishte selia e hijes së pavdekshme. Gea, Γεά ishte toka. Dorët ndryshonin γ në δ dhe shqiptonin: δã, dhâ. Në gjuhën shqipe quhet toka: dhê. Uranos, ούραύός. Kjo fjalë me digamë shqiptohet oran-os. Mirëpo vran, vrant, i vrant do të thotë në shqip: me re. Në qoftë se fjalësvran i shtojmë pjesoren greke os, atëherë do të kemi fjalën vranos ose oύραυός, dhe ky është emri me të cilin pellazgët dhe pasardhësit e tyre të drejtpërdrejtë, shqiptarët, quajnë qiellin si vendndodhja e reve. Bashkimi i Geas dhe Uranit, që do të thotë i Tokës dhe i Qiellit, ka dhënë Rhea dhe Chronos. Rhea në gjuhën shqipe do të thotë:Reja, grumbuj resh. Chronos, χρόνος, ka rrjedhur nga fjala shqipe Kohë. Në disa vende të Shqipërisë transformohet k në r dhe, në vend që të shqiptohetkohë, shqiptohet rohë. Kohn dhe rohn do të thotë: Kohë; po t’i shtosh pjesoren greke os, atëherë marrim rohnos, χρόνος. Nga Rhea lindi Zeus Ζεύς (Jupiter), Zaa, Zëë në gjuhën shqipe do të thotë: Zëri. Rhea, Reja nuk mund të pillte veçse me anë të shkreptimës, shpërthimit; shpërthimi dha një ton: kjo është bubullima dhe vetëtima, pikërisht Zaa-ni, Zëë-ri i pellazgëve. Ne e dimë që Jupiteri, orakullin e tij dodonian, e shfaqte me zhurmë, me anë të një zëri, dhe prandaj zëri, Zëë, ishte Zoti i pellazgëve. Akoma edhe sot thuhet në Shqipëri: Zëë! Lirôna sot së kéq! Zot, na çliro sot nga e keqja! Këto fjalë Zaa, Zëë u transformuan më vonë në Zaan, Zoon dheZoot, dhe sot Zoti, që do të thotë Perëndi, dhe njerëzit betohen për Zoon për Zoot për Zotin. F a q e | 12
  • 13. Zeus lidhet me Metis Μήτις, inteligjencën, mendimin. Ment do të thotë shqip: inteligjenca, mendimi. Grekët i kanë hequr kësaj fjalen-në, dhe duke i shtuar pjesoren e tyre is kanë bërë prej saj Metis. Në këtë lidhje është Zeus Jupiteri, nga i cili lind Athena Αθηυã(Minerva). Por akti i lindjes krijohet në kokën e Jupiterit, në selinë e inteligjencës, dhe na nxjerr Athena-në ose Athene-në (Minervën). Grekët, që nuk ruajtën asnjëfarëlloj kujtimi nga gjuha pellazge, nuk kanë mundur kurrë t’i japin fjalës Athena ndonjë kuptim racional dhe prandaj qenë të detyruar të kufizoheshin në hipoteza të thjeshta. Nga ana tjetër, një shpjegim shumë të qartë dhe shumë racional na ofron ne gjuha shqipe. Thanë dhe thënë do të thotë shqip: Me fol; e thana dhe e thëna është të folurit, fjala Athena, Aθηνã është pra, fjala e zotit, ajo fjalë që gjendet në të gjitha fetë, si në të vjetrat, ashtu edhe në modernet. Fjala e Zotit të pellazgëve, rrjedh nga lidhja e Zeus, - forcës, fuqisë dhe Metis, - inteligjencës, mendimit. Hera, Ηρα, Junona e grekëve është ajri: êrë, êra do të thotë në gjuhën shqipe: Ajri, era. Nemesis, Νέμεςις, në gjuhën shqipe do të thotë nëmë, nëmës: mallkim, një gjë, e cila shkakton të keqen, e cila të bën të vuash dhe ndjell keq. Sipas mendimit tonë, atributet e Nemesis, ndodhen në kuptimin e fjalës shqipe nëmë, nëmës. Erinët, Εριvvϋες. Kjo fjalë buron nga èrr, errni. Hije, errësirë, ose nga rrënëe, rrënime, rrënoja, dekompozim. Muse, Moϋςαι, shqip, mësoj dhe musoj, do të thotë: unë mësoj, unë jap mësim. Musois është ai i cili jep mësim, i cili na frymëzon dijen, që lindi shkencën. Këto janë atributet e Muzave, Musois, mësuese, inspiruese. Thetî, θέτις. Dihet, që Theti prejardhjen e saj ia dedikon detit. Në shqip quhet Déti: deti. Afërdita, - Αφροδίτη, Venus: Venusi është perëndia e dashurisë, e bukurisë, e gjithashtu edhe e Yllit të Mëngjesit. Afërditë do të thotë shqip: afër ditës, Yllit të Mëngjesit. Delos është një ishull që i është dedikuar Dielit. Diel quhet shqip dielli. Në qoftë se i shtohet pjesorja greke os, na del diélos. Latona lindi Dianën (Σελήνη, Selene). Hân dhe Hâna është emri shqip i hënës, dhe Diana është simboli i saj. Selenë. Lénë do të thotë shqip: me lind, lindja. Ne pamë, tashmë, që Zaa, Zëë është Zoti; kështu është pra Zaa ose Zëë selene Zoti, ose perëndia e të lindurit. Ne dimë që Selenë thërritej gjithmonë për të mbrojtur lindjet. Ne po ndalemi këtu, me shembujt tanë, që të mos e lodhim më shumë se ç’duhet lexuesin, sepse ne jemi të bindur që shembujt tanë janë më shumë se të mjaftueshëm për të mbajtur në këmbë pohimin tonë dhe për të ngritur këtu përfundimisht të drejtën e të qenit fëmija i parë, për kombin dhe gjuhën shqipe, kundrejt të gjithë gjuhëve dhe kombësive të tjera që janë të njohura në Europë. Sido që të jetë, ne entuziazmohemi, që i kemi hapur dijetarëve dhe filologëve një fushë të re, për zhvillimin e mëtejshëm të tezës sonë, të ngritur nga ne. F a q e | 13
  • 14. V Përveç riteve të shumta fetare, që kanë lidhje me kultin e vjetër të pellazgëve, që as Krishti, as Muhameti nuk arritën t’i zhduknin nga shpirti i popullit shqiptar, ekziston betimi për gurin, që akoma edhe sot përdoret në malet e Shqipërisë. Ky betim ka gjithashtu të njëjtën peshë dhe shoqërohet me të njëjtat rite, si në lashtësi. Të gjithë historianët pohojnë të njëjtën gjë dhe Zh.-Zh.Amperi tregon për faktin në vijim me të gjitha hollësitë. Përpara se Sula të largohej nga Roma, për të luftuar kundër Mitridatit, kërkoi nga Cina, drejtuesi i partisë së Mariusit, një betim solemn, nëpërmjet të cilit ai të zotohej solemnisht se nuk do të ndryshonte qeverisjen në Romë, gjatë mungesës së tij. Sula dëshironte që këtë betim, Cina, të mos ta bënte për perënditë romake, por sipas ritit të vjetër etrusk, të cilët e kishin trashëguar, këtë rit, nga pellazgët, dhe që bëhej mbi gurin e shenjtë. Cina e kreu betimin, duke vënë një gur, në fillim, mbi shpatullat e tij, e duke e hedhur pastaj menjëherë prapa dhe njëkohësisht duke mallkuar veten, nëse ai do të shkelte betimin. Në raste të rëndësishme, kur ishte fjala për të bërë një betim të një rëndësie të madhe, u kërkohej pleqve të klaneve shqiptare, pa dallim myslimanë apo katolikë, që të bënin betimin te guri. Ky betim ekziston akoma, madje, edhe në kohët tona, në lartësitë dhe në vendet e ulëta të Shqipërisë. Ai shoqërohet nga të njëjtat formalitete dhe nga të njëjtat rite dhe betime që përmbajnë shkrimet e vjetra. Ne vetë kemi qenë të pranishëm në malet e Shqipërisë, kur ishte fjala për të zgjidhur një sherr, që kishte lindur për punë kufijsh tokash midis dy fiseve. Më të moshuarit e dy fiseve fqinj, qenë zgjedhur nga Kuvendi1; për të vendosur për sherrin, ata do të duhej që në fillim të bënin betimin mbi gur. Midis personave që ndanin kanun kishte myslimanë dhe katolikë. Banorët e malësisë së Epirit, Maqedonisë, Ilirisë, domethënë banorët e trungut pellazg ose shqiptar, e kanë edhe sot e kësaj dite zakon të betohen për gurin, sikurse të tjerët betohen për Zotin, për Krishtin, për nderin. Gjithashtu banorët e maleve të Shqipërisë, kanë traditë që kur janë të mbledhur për të kuvenduar – marrin një gur, ose tregojnë në drejtim të një guri – dhe përdorin shprehjen: për kët peshëdhe banorët e luginave të Shqipërisë, ose Epirit shprehen kështu: për të randët të këtij guri!. Ne nuk besojmë dhe nuk kemi asnjë shenjë për këtë, që ky rit dhe kjo formë betimi të jetë futur ndonjëherë në ritet fetare të Greqisë. Ky është një rit primitiv, të cilin e kanë ruajtur dhe marrë me vete, gjatë shtegtimeve të tyre, vetëm pasardhësit e pellazgëve, të cilët e përdornin në vendet, që ata popullojnë sot. Pellazgët, që nuk dalloheshin për artet e bukura, dhe që nuk kishin ndonjë arsimim veçanërisht të shkëlqyer, nderonin thjesht natyrën në shfaqjet e saj në forma të dukshme, në paraqitjen e saj më të thjeshtë bamirëse. Zotat e tyre ishin: toka, qielli, fusha, mali, uji, guri, dielli, hëna, yjet etj. Populli shqiptar, dhe në mënyrë të veçantë banorët e maleve, betohen edhe sot akoma për tokë e për qiell e për dhé: për qiell e për dhé; për zjarrin dhe për ujin: për kët zjarr e për kët ujë; për malin e për fushën: për mal e për fushë; për hënën e për diellin: për kët diell e për kët hanë, në vend që të betohen për Zotin dhe shenjtorët e tij. ___________ 1. tërësia e pleqve të fiseve. F a q e | 14
  • 15. Këto forma të betimit, të cilat vijnë nga thellësitë e lashtësisë, kanë mbetur të pandryshuara, si në vetëdijen e popullit, po ashtu edhe nga shprehja e tyre. Të ngulur në një vend në këto 40 shekuj, që kanë kaluar mbi ta, shqiptarët nuk kanë mundur të gjejnë, as fjalë, dhe as sende të tjera, ku të mund të dëshmonin adhurimin, dhe as ide të tjera, për t’i paraqitur prekshëm perënditë. Gjuha, zakonet, besimi, u ka ngelur i njëjtë pellazgjik nga njëra anë e kufirit shqiptar në tjetrën, pa u ndryshuar nga ndikimi i civilizimit, pa u shndërruar nën ndikimin e shekujve dhe ndikimi i oportunizmit njerëzor. Është me të vërtetë një fenomen i çuditshëm, se si kjo gjuhë e lashtë, më e vjetra e të gjitha gjuhëve të njohura të Europës, që flitet vetëm nga një popullsi 2 milionëshe, ka mundur, megjithatë, të ruhet në origjinalitetin e saj, pa pasur as edhe një letërsi të njohur. Gjuha, dhe ata që e flasin atë, kanë mundur t’i rezistojnë gjithçkaje, dhe shqiptari ka ngelur gjatë të gjitha periudhave kohore pellazg. Ky fakt i pashpjegueshëm shfaqet jo vetëm në Epir, në Maqedoni dhe në Iliri, domethënë në zonën që quhet sot në të vërtetë Shqipëri, ku popullsia është kompakte, homogjene dhe e shumtë në numër, por edhe në shumë ishuj të ndryshëm të Arkipelagut, në malet e Atikës, në kolonitë shqiptare të Italisë dhe të Dalmacisë, shkurt kudo, ku ky trung populli ka banuar, qoftë kjo në kohët e vjetra, qoftë në kohët e reja. Megjithëse shqiptarët kanë ndërruar fenë e tyre, edhe se janë integruar në shtete të tjerë, kujtimi për besimin fillestar, u ka ngelur atyre i paprekur, gjuha e tyre është ruajtur në vazhdimësi e pandryshuar nga kontakti me gjuhët e tjera. Këtë fenomen, të konstatuar nga historianët grekë, e shikojmë gjithashtu edhe sot te popujt shqiptarë dhe meriton, vërtet, vëmendjen e plotë të filologëve dhe dijetarëve dhe shkenca do të fitonte vërtet shumë, në qoftë se ajo do t’i përkushtohej me zell dhe pasion studimit më të hollësishëm të këtij fenomeni. Pavarësisht nga gjithçka çfarë kemi përmendur deri tani, për të vërtetuar lashtësinë e popullit shqiptar dhe ekzistencën e tij të pavarur në vetvete, jashtë familjes helenike, ekzistojnë edhe fakte të tjera, që ndihmojnë, për përforcimin gjithmonë e më shumë të mendimit tonë. Në Shqipëri ekziston besimi tek e mbinatyrshmja në masë të gjerë. Shikohet e nxirret horoskopi nga të brendshmet, ose nga kocka të veçanta të kafshëve, nga krahët e zogjve, nga ulërima e ujkut, nga ëndrrat etj. Këto bestytni janë rrënjosur thellë në shpirtin e popullit dhe asgjë nuk ka mundur t’i bëjë ato të zbehen. Festat për të vdekurit, pastrimet në ujë dhe shumë zakone të tjera bestytnish, që lidhen me kultin primitiv të pellazgëve, të cilat janë akoma të gjalla, vërtetojnë që shqiptarët, edhe pse janë bërë të krishterë ose myslimanë, në brendësi të tyre, ashtu siç flasin gjuhën e të parëve të tyre, po ashtu kanë ruajtur besimin e të parëve të tyre. Kështu perceptohet gjithashtu edhe hakmarrja, gjaku (gjakmarrja), respektivisht, si një detyrim i shenjtë, duke presupozuar që shpirti i një njeriu, që është vrarë nga një tjetër, nuk gjen dot as qetësi dhe as lumturi në botën tjetër, në qoftë se të afërmit e tij nuk vrasin vrasësin ose një nga familja apo fisi i tij. _____________ 1. Qëllimi i Pashko Vasës ishte të tregonte autencitetin e shqiptarëve si pellazgë të mirëfilltë. (shën. i red. F a q e | 15
  • 16. VI Duke u kthyer prapë te historia, në vitin 274 p.e.s. Pirro, mbreti i Epirit, mundi Antigonin dhe u bë mbret i Maqedonisë. Kështu Maqedonia dhe Epiri u bashkuan nën një sovran të vetëm; por, pas vdekjes së Pirros, maqedonasit bënë revoltë dhe Aleksandrit, djalit të Pirros, pasi u bë mbret, iu desh që të luftonte me ta. Që nga kjo periudhë kohe, deri në kohën e Perseut, mbretit të fundit të maqedonasve, do të shikojmë, se si Maqedonia dhe Epiri, herë ishin të bashkuar dhe herë, në periudha të mëdha ose të vogla, shkëputeshin, herë të sunduar nga mbretërit e njërës anë dhe herë nga mbretërit e pjesës tjetër; por, asnjëherë nuk iu drejtuan ata grekëve, kur kishin sherr me njëri-tjetrin, as për t’u kërkuar ndihmë, dhe as për të bërë aleanca me ta. Kur romakët të provokuar nga Perseu i shpallën atij luftë, republikat greke nuk i ofruan atij asnjë ndihmë, sepse lidhja politike e grekëve me Maqedoninë, rezultat i së cilës kishte qenë pranimi i Filipit në “Kuvendin e Amfiktionëve”1, kishte qenë e detyruar nga rrethanat dhe menjëherë sapo ishin hequr arësyet që e mbanin në jetë këtë lidhje, ishte shpërbërë dhe që prej shumë kohësh nuk ekzistonte më. Pas vdekjes së Aleksandrit të Madh, si maqedonasit ashtu edhe epirotët, si pasojë e rivalitetit të gjeneralëve të tij, u kthyen në pozicionin fillestar, kjo do të thotë që meqenëse ata nuk kishin asnjëfarëlloj ndjenje bashkësie me racën greke, edhe afrimi që ishte bërë ndërmjet dy popujve, i cili ishte bërë nën epërsinë e armëve maqedonase, nuk mundi të mbahej në këmbë. Në kontrast me grekët, epirotët dhe ilirët, të cilët gjithashtu, janë pasardhës të pellazgëve, me të njëjtën gjuhë, me të njëjtat zakone me maqedonasit, nxituan për t’iu bashkuar si një trup i vetëm, për t’i ndihmuar, për ta mbajtur së bashku peshën e luftës dhe patën fatin e keq, sepse më pas erdhi beteja e Pidnës2 Maqedonia u nda në katër provinca të Perandorisë Romake, të gjitha qytetet e Epirit u bënë rrafsh me tokën dhe popullsia e tij u skllavërua, ndërsa në të njëjtën kohë, Iliria gjithashtu u bë provincë romake, mbreti i fundit i saj, Genti, u çua rob në Romë, për të kurorëzuar triumfin e fitimtarit. I njëjti fat i ishte rezervuar edhe Greqisë, pak më vonë, kur romakët e asgjësuan edhe pavarësinë e saj dhe nënshtruan vendin. Ata grabitën dhe shkatërruan jo vetëm pasuritë e Greqisë, por përvetësuan edhe thesarin e saj artistik, tek i cili edhe sot duket shkëlqimi i moçëm i famës së vjetër, dhe e gjenisë së pakrahasueshme greke, që do të vazhdojë të mahnisë edhe kohët e mëvonshme. Nga tronditja e kësaj kohe, Greqia nuk ka mundur të marrë më veten kurrë. Rizgjimi i shkurtër i Greqisë në kohën e Perandorisë Bizantine, ku u integrua, nuk i është afruar kurrë shkëlqimit të saj të vjetër. E ndarë në dy provinca, Akaia dhe Peloponezi, është shkretuar shumë shpesh nga gotët e bullgarët dhe u rrënua së bashku me Perandorinë Bizantine. _______________ 1 “Liga e Fqinjëve”. 2 “Beteja e Pydnas” 168 p.l.K. ndërmjet romakëve dhe maqedonasve F a q e | 16
  • 17. Pastaj pasuan kryqëzatat, të cilat e copëtuan vendin, sipas sistemit të vjetër feudal në ngastra, dhe po aq keq edhe shtypnin. Kështu hodhi themelet barbaria e Perëndimit mbi rrënojat e civilizimit të vjetër, asgjësimi i të cilit u vulos prej saj. Edhe Epiri, Maqedonia dhe Iliria, të cilat u degraduan në provinca të thjeshta, nuk kishin fare marrëdhënie me Greqinë. Ndryshimi i racës, i botëkuptimit, i interesave, që nuk mund t’i linin ata të bashkoheshin në një ide kombësie, fshinë edhe gjurmët e fundit të lidhjes së vjetër të përkohshme politike të tyre. Dyndjet e gotëve, bullgarëve dhe të barbarëve të tjerë i dhanë goditjen vdekjeprurëse Perandorisë së Lindjes, e cila nëpërmjet sistemit të saj despotik të qeverisjes dhe administrimit të keq, e kishte humbur forcën e vet, dhe kështu u bë gjahu i Perëndimit, që e copëtoi përpara se të binte plotësisht pré e otomanëve. Në mes të kësaj fatkeqësie të pamasë, që peshonte shumë mbi shpatullat e popullit, po zbehej mendimi i të qenit një kombësi, gjithnjë e më shumë njerëzit nuk e ndienin më veten si qytetarë të të njëjtit atdhe. Gjithashtu fanatizmi fetar asgjësoi edhe gjurmën e fundit të dashurisë për atdheun, idenë e racës dhe të përkatësisë së përbashkët dhe, vendosi në vend të tyre, antagonizmin midis fitimtarëve dhe të mundurve. Njëra palë shtypte, tjetra vuante, njëra palë shtyhej, tjetra rrinte pasive, njëra palë e ndiente veten të komunitetit mysliman, të tjerët gjetën një lidhje të përbashkët si të krishterë. Të krishterët e Greqisë asimiluan të krishterët e pjesës tjetër të perandorisë, dhe pas përmbysjeve të para të shkaktuara nga pushtimi turk, u dhanë pas tregtisë, lundrimit dhe bregdetit. Në kontrast nga grekët, ata epirotët, ilirët dhe maqedonasit, domethënë fiset që ishin të racës së pastër pellazge, të cilëve të huajt, së fundi u kishin vënë emrin kolektiv, albanë, nën idenë e patriotizmit u bashkuan dhe në shekullin e 15 i bënë sundimit otoman rezistencë shumë të fortë. Ne shikojmë në të vërtetë, se si, në këtë shekull e gjithë shqiptaria ka kapur armët, për të mbrojtur pavarësinë e vendit. Gjergj Kastrioti, i quajtur nga turqit Skënderbe, u mori turqve, pasi kishte jetuar si peng te sulltani, Krujën dhe të gjithë zotërimet e stërgjyshërve të tij, që ata ia kishin përvetësuar me dhunë. Në emër të shqiptarëve dhe me përkrahjen e tyre, ai i deklaroi luftë të dy sulltanëve më të fuqishëm të Perandorisë Otomane, Muratit IV dhe djalit të tij Mehmetit, asgjësuesit të Perandorisë Bizantine, pushtuesit të Kostandinopojës. Kjo ishte koha e bashkimit shqiptar, koka e të cilit ishte Skënderbeu. Ne nuk po japim të dhëna biografike të hollësishme për këtë burrë të jashtëzakonshëm. Na mjafton të konstatojmë, që në atë kohë kur askush dhe asgjë nuk mund t’i bënte dot rezistencë armëve turke, Skënderbeu ishte i vetmi, ai me shqiptarët e tij, që i tregoi ballin atyreve dhe bëri 22 beteja me turqit. Këto fakte historike flasin vetë me zë të lartë mjaft mirë dhe s’kanë nevojë për komente. ____________ 1. Lidhja e Lezhës (shën. i red.). F a q e | 17
  • 18. Nga këto ngjarje del një fakt i ri për tezën tonë. Gjatë kësaj kohe, udhëheqësit, dhe fiset shqiptare të gjithë tërësisht, iu bashkuan Lidhjes1. Ndërkohë që Leka – princi i Dukagjinit, Arianiti – zoti i Kaninës dhe i Vlorës, Bozhdari – kreu i Artës dhe i Janinës, Moisiu – kreu i Dibrës, Topiajt, Stresët, Kukajt, Shpatët, Vranët, Engjëjt dhe një numër princash të tjerë dhe udhëheqës fisesh shqiptare, ishin radhitur nën komandën e lartë të Skënderbeut, popullsitë e Greqisë ndejtën krejt mënjanë dhe nuk bënë asgjë, për të mbështetur lëvizjen kombëtare shqiptare. Ky indiferentizëm i hapur është një dëshmi më shumë, që tregon se grekët nuk u solidarizuan me pasardhësit e vërtetë të pellazgëve; ata nuk besonin as në përkatësinë e racës dhe as në të qenurit kushërinj, politikisht ose moralisht. Ndarja e vjetër, ndarja e prejardhjes u shfaq për herë të tretë po aq shprehëse dhe popujt ndenjën edhe në këtë çast poashtu të ndarë, qëndruan gjithashtu si të huaj ndaj njeri-tjetrit, si në kohën e sulmeve perse, si në kohën e pushtimeve romake. VII Pas vdekjes së Skënderbeut, i cili vdiq nga mesi i shekullit të 15, turqit pushtuan Shqipërinë dhe e nënshtruan, nga fillimi deri në fund, cep më cep, ashtu siç kishin nënshtruar Greqinë më parë. Ngjarjet në Shqipëri u zhvilluan njëlloj si kishin ngjarë edhe në Greqi. Një pjesë e popullsisë iku në Itali, pjesa tjetër u konvertua në myslimane ndërkohë që pjesa më e mirë e popullsisë ndenjti në vend, duke i qëndruar besnike fesë së krishterë, qoftë ortodokses ose katolikes. Nënshtrimi i Shqipërisë, nuk qe në asnjë mënyrë në gjendje, të asgjësonte shpirtin luftarak të fiseve të saj. Banorët e maleve të pakalueshme dhe jopjellore nuk kishin tokë të mjaftueshme për t‘iu përkushtuar bujqësisë dhe nuk kishin as qafë për t’u përkulur nën zgjedhën e veprimtarive të tjera si dhe për t’u hedhur në krahët e tregëtisë dhe industrisë. Populli shqiptar e ruajti vazhdimisht karakterin e tij të lashtë dhe kujtimin e bëmave të vjetra. Ai mbeti një popull luftëtarësh, një popull i lindur për ushtarë, ashtu siç kishin qenë dhe paraardhësit e tyre. Me këtë shpirt luftarak ngelën njëlloj, si ata, që ishin bërë myslimanë dhe ata që ngelën katolikë. Të gjithë i mbajtën armët dhe i gëzoheshin instinkteve të tyre luftarake. Ushtritë që merreshin nga Shqipëria, ishin të përziera dhe nuk kishte rëndësi nëse ushtarët ishin myslimanë apo katolikë, ata ishin qytetarë të të njëjtit vend, pasardhës së të njëjtës racë, dhe ata rrëmbyen armët e, pa dallim, luftuan me trimëri për çështjen e Perandorisë Osmane. Në distriktet malore të Shqipërisë, katolikët gëzonin në krahasim nga katolikët në pjesë të tjera të Perandorisë Osmane, liri dhe privilegje, që me përjashtime shumë të F a q e | 18
  • 19. vogla, ishin pothuajse njëlloj me ato të bashkëkombësve të tyre myslimanë. Pashallarët e Shqipërisë kanë qenë gjithmonë të rrethuar nga udhëheqës ushtarakë, që ishin, pjesërisht myslimanë dhe pjesërisht të krishterë, dhe mbështeteshin te besnikëria e tyre, pa dallim feje. Të gjitha racat e tjera, që nuk i përkisnin racës shqiptare, i qëndruan larg komunitetit mysliman dhe nuk donin të kishin të bënin me myslimanët. Ata e kishin pranuar në heshtje fatin e të mundurve, dhe u treguan të gatshëm të jetonin në një gjendje vasaliteti. Duke ndenjur në këtë pozicion ata e humbën zakonin e të mbajturit të armëve dhe kështu tërhoqën dyshimin dhe përçmimin e myslimanëve, të cilët mbetën kasta luftarake. Gjithashtu të gjitha racat e popujt, që nuk ishin shqiptare, nuk e kanë njohur kurrë ndjenjën e detyrës, ndjenjën e të mbrojturit me armë të atdheut të përbashkët dhe ata të gjithë ikën e përfunduan në punë si tregtia, industria, bujqësia, ashtu si skllevërit e mesjetës. Në fillim të periudhës sonë ne gjejmë Mustafa pashën e Shkodrës dhe Ali Tepelenën, pashain e Janinës, të cilët ishin bërë kaq të pavarur, saqë Portën e Lartë kishte filluar ta frikësonte pavarësia e tyre. Njëri sundonte pjesën e sipërme dhe tjetri pjesën e poshtme të Shqipërisë dhe të dy e kishin kuptuar dhe i bashkuan si një trup i vetëm elementët myslimanë e të krishterë, në të njëjtin mendim patriotik, dhe i frymëzuan të dyja palët, në të njëjtën mënyrë, me shpirtin e famës luftarake. Të mbështetur edhe nga bejlerët myslimanë, kapedanët e katolikëve dhe shefat e fiseve, që të dy e kishin kuptuar se si të ngriheshin në një lartësi të pakrahasueshme. Por rivaliteti, që shpërtheu midis tyre, i shkatërroi ata. Filluan të luftojnë me njëri-tjetrin, sjellja e tyre si tiranë, i largoi nga populli, i cili në fund fare i braktisi dhe ata përfundimisht u shtruan me dhunë nga sulltani. Ishin kleftët dhe udhëheqësit shqiptarë, që i përkisnin ortodoksisë, që i dhanë Greqisë së re heronjtë më të mëdhenj në luftën çlirimtare. Boçari, Karaiskaqi, Xhavella, Miauli, Bulgari dhe shumë luftëtarë të tjerë ishin shqiptarë, që e bënë të tyren kauzën e Greqisë, të udhëhequr nga shpirti i tyre luftarak, të etur për aventura dhe luftë, dhe përveç këtyre edhe nëpërmjet fesë, që e kishin të njëjtë me të grekëve. Lufta çlirimtare greke nuk është e mundur të jetë parë, si luftë kombëtare prej udhëheqësve të ashpër shqiptarë. Ata e kuptonin atë, si luftë fetare. Ata ishin të krishterë dhe luftonin kundër myslimanëve. Ishte lufta e kryqit kundër gjysmëhënës, kështu që edhe këtu doli në dritë, sikurse te të gjithë popujt europianë, që qytetarët e të njëjtit atdhe, ia marrin shpirtin njëri-tjetrit në emër të fesë dhe nuk i pranojnë fare besimet e tjera. Po, është e tmerrshme të shikosh, deri në çfarë grade mund t’i rrëmbejë njerëzit verbëria, fanatizmi fetar dhe urrejtja klasore. Megjithëse jemi të detyruar të pranojmë, që pas pavarësisë së Greqisë, udhëheqësit shqiptarë, të dehur nga fitorja dhe nga pozicioni i tyre i shkëlqyer, të cilin e kishte fituar heroizmi i tyre midis grekëve, e quajtën veten helenë dhe morën shtetësinë greke, ne kurrën e kurrës, në asnjë mënyrë, nuk mund të përfundojmë që të gjithë anëtarët e fisit të këtyre individëve ishin helenë. Gjëra të tilla të ngjashme kanë ndodhur vazhdimisht dhe do të ndodhin edhe në të ardhmen, do të dalin gjithmonë individë të veçantë të një kombi, që do të marrin kombësinë e një kombi tjetër dhe shikojmë, se si, në Francë, njerëz të fiseve angleze, irlandeze, greke, ose italiane, bëhen francezë, pasi kanë jetuar për njëfarë kohe të gjatë në Francë. E njëjta pamje na del përpara në Angli, në Rusi dhe kudo gjetkë; por kjo e gjitha vërteton vetëm, që individë të veçuar mund ta ndryshojnë kombësinë e tyre, me dëshirë, ose të detyruar nga presionet e rrethanave, por ky F a q e | 19
  • 20. veprim, nuk është e mundur të ketë influencë te kombësia e bashkëkombësve të tyre. Përveç kësaj, ia vlen të përmendet se të gjithë shqiptarët që gjenden në Greqi dhe janë bërë nënshtetas grek, nuk kanë pushuar kurrë së foluri gjuhën e tyre dhe kështu ata formojnë një familje të veçantë, midis të huajve, sepse nuk e kanë harruar prejardhjen e tyre as nuk i kanë harruar doket. Në qoftë se jemi të detyruar, të pranojmë, që ekzistojnë shqiptarë me nënshtetësi greke, nuk mundet të pranohet kurrë, që shqiptarët të jenë racë helene, dhe as që këta dy popuj të kenë të njëjtën kombësi si dhe as që ata të kenë të njëjtat prirje. Por edhe në qoftë se do të donim të pranonim që të krishterët e Shqipërisë (Epirit ose Maqedonisë) do të mund t’i mbanim për grekë, sepse kanë të përbashkët me helenët, fenë e njëjtë ortodokse, ose sepse në shkollat e tyre mësohet greqisht dhe sepse individë të veçantë të tyre e flasin këtë gjuhë me kënaqësi, atëherë do të na duhej të pranonim, që katolikët e Shqipërisë janë italianë, sepse mësojnë e flasin italisht dhe ushtrojnë të njëjtat rite fetare si italianët; por të pasurit të përbashkët të këtyre gjërave, nuk e ka bërë kurrë Italinë të mendojë që të kërkojë t’i shikojë katolikët e Shqipërisë, që të kenë edhe gjënë më të vogël farefisnore të përbashkët me fiset e Italisë dhe po ashtu, katolikët shqiptarë nuk e kanë çuar ndonjëherë ndër mend që të kenë afërsi farefisnore me popujt e Italisë për shkak të riteve fetare të përbashkëta. Siç i shikojmë gjërat, shqiptarët, qofshin mysli-manë, ortodoksë apo katolikë, kanë mbetur të njëjtët, kanë ngelur ata që kanë qenë gjatë 30 shekujve: Populli më i vjetër i Europës, raca më e pastër e të gjitha racave të tjera të njohura. Një racë, që nëpërmjet një fenomeni, që i afrohet mrekullisë, që ne nuk mund ta shpjegojmë dot, i ka bërë ballë të gjitha stuhive të kohës, që normalisht e ndryshojnë dhe e transformojnë gjithshka, një racë që e ka kuptuar, se si ta mbajë gjallë gjuhën e saj, pa ndonjë letërsi të veçantë, pa ndonjë civilizim të gjerë, që e ka kuptuar, dhe kjo ka kuptim akoma më të madh, ia ka dalë ta ruajë tipin e vet origjinal dhe karakteristik, pa u treguar e papajtueshme dhe pa kundërshtuar, në shfaqjet e veta të jashtme, besimin dhe ritet e atyre feve, që ishin përhapur si fitimtare gjatë ndërrimit të shekujve. Por ekzistojnë edhe një varg idesh të tjera te të cilat ne duam të drejtojmë vëmendjen e dijetarëve dhe filologëve për të na mbështetur për të mbajtur në këmbë argumentet tona. Ne nuk e kemi të nevojshme, të tërheqim vëmen-djen në mënyrë të veçantë, që ishte Konstandini, perandori i romakëve, ai që e zhvendosi selinë e perandorisë në Bizant, as që më vonë, kjo perandori e pafundme u nda në dy pjesë, njëra pjesë e së cilës, mori emrin Perandoria e Perëndimit dhe tjetra Perandoria e Lindjes, as që më vonë, nëpërmjet një abuzimi, pjesa e fundit u quajt Perandoria Bizantine ose Perandoria Greke. Këto janë gjëra elementare, që i njeh çdokush. Në këtë mënyrë është e qartë, që nuk ishin grekët ata që themeluan Perandorinë Greke dhe që nënshtruan Perandorinë Bizantine; kjo ishte vepër e romakëve. Në qoftë se më vonë perandoria u quajt greke, kjo s’do të thotë në asnjë mënyrë, që ishte një krijim grek, por sepse, meqenëse perandorët, që pasonin njëri-tjetrin dhe shumica e popullatave që ishin të varura prej tyre, u ndanë nga kisha romake dhe pranuan një rit fetar, që u quajt grek, për ta dalluar nga riti tjetër që quhej romak ose latin. F a q e | 20
  • 21. Duke patur parasysh këto fakte, njeriu është i detyruar të pranojë që përcaktimi Perandori Greke, nuk ka absolutisht kuptim kombëtar, por vetëm një kuptim fetar, dhe që vetëm nëpërmjet abuzimit me emrin, u arrit të vihej deri këtu, që të përcaktoheshin si grek, jo vetëm ata që i përkisnin racës dhe kombësisë greke, por gjithashtu edhe ata, të cilët i përkisnin racave të tjera, dhe që kishin pranuar ritin e Kishës orientale greke. Akoma më me zell i mbahemi ne mendimit tonë, meqë, që nga ndarja e Fotiusitt dhe akoma më vonë, Perandoria e Lindjes nuk quhej ndryshe, veçse Perandoria Romake. Si perandorë romakë, perandorët e Bizantit mbanin deri vonë, emrin administratorë të Ravenës1 dhe gjithashtu, një numër të madh vendesh të tjera që ndodhen në zemër të Italisë. Emri grek, që iu ngjit nënshtetasve të kësaj perandorie, ishte thjesht, romei, romakë, edhe sot i quajnë arabët banorët e Perandorisë Osmane, që nuk janë të racës armene, me emrin rumî, romei, dhe gjithashtu përcaktojnë me emrat rumei dhe romei pushtuesit romakë, themeluesit e perandorisë, dhe në asnjë mënyrë burrat e racës greke. Arabët e ditëve tona, madje edhe kur është fjala për myslimanët, zyrtarë të qeverisë turke, i përcaktojnë ata me emrin shpërfillës rumi, burrë romak i bardhë, sepse arabët i urrenin dhe i përçmonin romakët, ata ishin armiqtë e tyre për vdekje. E përbashkëta e të pasurit të njëjtën fe nuk i ka ndryshuar dhe as i ka zbutur këto ndjenja. Kështu përcaktojnë, gjithashtu, bijtë e shkretëtirës edhe sot me emrin rumî ata njerëz, që morën sundimin e vendit të tyre në dorë pas romakëve. Vetëm pasi lulëzoi Perandoria Osmane mbi gërmadhat e Perandorisë Bizantine dhe kur pushtuesit e rinj kishin marrë emrinosmanllinj, atëherë filloi përdorimi i përcaktimit romeî për banorët e perandorisë, që e quanin veten të fesë ortodokse. Romeos u bë në gjuhën popullore sinonim me grek. Hapësira që iu dha kuptimit të këtij emri dhe abuzimi që u bë në vijim me të, e bënë atë, në fund të fundit, pak a shumë përgjithësues. Me të përcaktoheshin, në fillim, romakët, themeluesit e perandorisë, pastaj të krishterët e riti ortodoks, dhe më vonë, edhe njerëzit e racës dhe kombësisë greke, sikurse edhe ata që ndanin me ta të njëjtat dogma dhe parime fetare. Ndodhi njëlloj si me islamizmin: Me emrin turk nuk kuptohej kombësia, por ky emër iu vu të gjithëve që kishin pranuar islamizmin, pa bërë asnjëfarëlloj dallimi. Në mungesë të një kombësie të vetme, ishte feja myslimane, që e zuri këtë vend dhe që bashkoi myslimanët e të gjitha racave dhe e të gjitha kombësive, në një ide të vetme, fetare dhe politike, e cila nuk përbënte një kombësi, por një fuqi të madhe, një perandori po aq të tmerrshme sa edhe ajo e romakëve të vjetër, paraardhësve të tyre. ____________ 1. Exarchat for Ravena – Ravena ishte kryeqyteti i Perandorisë Romake të Perëndimit për kohën. F a q e | 21
  • 22. Sot po bëhen përpjekje duke pasur parasysh, pasionet dhe lakmitë e ditëve tona, për të futur në qorrsokak, nuk po them shkencën, - e cila qëndron e patundur dhe e pandikueshme ndaj interesave dhe epsheve të kombësive të ndryshme, - por, opinionin publik, të cilin ndonjëherë e gënjejnë, dhe çështjet që bazohen në principe të gabuara, ia paraqesin atij si të favorshme për të. Disa besojnë se të gjithë ata njerëz që kanë pranuar fenë greke dhe, për këtë arësye, kanë qenë të detyruar të mësojnë gjuhën greke, janë grekë nga raca dhe nga prejardhja. Mbi këtë bazë qëndrojnë mbështetësit e panhelenizmit kur pretendojnë si të tyren një pjesë të popullsisë së Epirit dhe të Maqedonisë. Por, duke u bazuar në shtjellimin tonë dhe te provat që ne sollëm në favor të argumenteve tona, pretendime të tilla janë të palejueshme, ato nuk qëndrojnë dot në këmbë para historisë dhe përpara fakteve që dolën prej saj. Gjithashtu edhe kuptimi, që mundohen t’i japin fjalëve dhe gjërave, është një punë falsifikimi, që ka shumë pak argumentim për t’u besuar nga njerëzit dhe për t’u sanksionuar nga shkenca. Në qoftë se islamizmi i bashkoi njerëzit në një njësi fetare, që ishte një bashkim funksional, që favorizonte të gjitha dëshirat që sillnin triumfin e besimit, duke lënë mënjanë çështjen e kombësisë, ky fakt nuk mund të na shërbejë ne si premisë, për të dalë në përfundimin, që të gjithë ata të cilët, në pjesën europiane të Turqisë, kishin pranuar fenë greke, janë të racës helene. Identiteti i besimit fetar e ka ushtruar këtë pushtet dhe te muhamedanët, themeluesit e Perandorisë Osmane, e ka nxjerrë në pah këtë fenomen. Por kjo gjë nuk mund të deklarohet si një e drejtë dhe as si një provë e kombësisë helenike të ortodoksëve të Epirit, të Maqedonisë etj., etj. Në ditët e sotme dëgjojmë, që myslimanët e Epirit dhe të Maqedonisë etj., të quhen shqiptarë dhe, nga ana tjetër, quhen të krishterët e të njëjtit vend, grekë, helenë. Broshurat dhe gazetat e kohëve të fundit, e kanë përsëritur papushim këtë përcaktim, pa e vrarë mendjen njeri për saktësinë e saj. Por ata, që i lënë të kalojnë pa vënë re këto dallime, gabohen në një mënyrë shumë të trashë, sepse ata lënë pa marrë në konsideratë një nga vrojtimet më të thjeshta, d.m.th. lënë pa menduar, që myslimanët e Epirit dhe të krishterët e këtij vendi janë thjesht vëllezër, i përkasin të njëjtës racë, dhe që në venat e tyre qarkullon i njëjti gjak, dhe se paraardhësit e tyre janë të njëjtë. Para pushtimit otoman, ka pasur vetëm të krishterë ortodoksë, të cilët, sipas prirjeve dhe për shkak të interesave të tjera, pranuan islamizmin, sikurse edhe myslimanët e pjesës së sipërme të Shqipërisë kanë qenë vetëm katolikë dhe u bënë muhamedanë, sikurse myslimanët e Greqisë që ishin grekë dhe pranuan islamizmin. Të thuash që vetëm myslimanët dhe katolikët, të cilët nuk i përkasin Kishës greke, janë shqiptarë, do të ishte njëlloj sikur të duash të pretendosh që ortodoksët e të njëjtit vend janë helenë, vetëm sepse i përkasin Kishës ortodokse; kjo do të thotë që besimin fetar ta vendosësh përpara principit të kombësisë, si dhe ta zëvendësosh racën me dogmën, atdheun ta futësh poshtë riteve, gjë që s’bëhet. Në qoftë se popujt e Epirit, ata që janë më afër kufirit grek, e flasin pjesërisht gjuhën greke, as kjo nuk mund të përdoret për të folur, në favor të pretendimit të turpshëm, që kemi përmendur më sipër. Gjeografikisht, etnologjikisht dhe historikisht ne provuam që Epiri dhe Maqedonia kurrë s’kanë qenë pjesë e Greqisë: Raca e banorëve, gjuha e tyre, zakonet, institucionet civile, politike e ushtarake, gjithçka është e ndryshme nga ato të grekëve. Ashtu si etolianët, të cilët banonin në kufi me F a q e | 22
  • 23. Epirin, që flisnin një gjuhë gjysmë-pellazgjike dhe gjysmë-greke, po ashtu edhe epirotët, që jetonin në kufi me Greqinë, natyrisht kanë mësuar shumë fjalë greke dhe i kanë përzierë këto me gjuhën e tyre. Kjo nuk është ndonjë gjë për t’u habitur. Por vetëm epirotët që ndodheshin në kufirin më të afërt me Greqinë, kanë marrë fjalë greke. Sa më tej nga kufiri të tërhiqemi, aq më e rrallë do të bëhet gjuha greke dhe humb plotësisht në rrethet e Filatit, Margëllëçit, Gjirokastrës, etj., ku populli, qoftë mysliman qoftë ortodoks, njeh vetëm gjuhën shqipe në të gjithë pastërtinë e saj. Përveç kësaj, nëqoftëse gjuha greke është pranuar dhe kultivuar në disa distrikte të Epirit, të cilat ndodhen në kufi me Greqinë, ky fakt shpjegohet, në radhë të parë, për shkak të afërsisë gjeografike, dhe pastaj për shkak të fesë ortodokse, besim i cili lutjet ua mëson besimtarëve në gjuhën greke, dhe në fund fare, nga indiferentizmi i qeverisë otomane, e cila asnjëherë nuk ka menduar që arsimin ta kultivojë me bazë të gjerë dhe të njëtrajtshme për të gjithë pa përjashtim. Duke munguar shkollat e organizuara nga autoriteti politik, mësimi i popullit ra në duart e priftërinjve dhe të dhaskenjve helenë, dhe i shërben gjuhës greke, për shkak të mungesës së një letërsie shqipe ose pellazgjike, si për mësimin ashtu edhe për lutjet. Ky fakt është akoma më bindës, po të kemi parasysh që në pjesën e sipërme të Shqipërisë na shfaqet e njëjta tablo në lidhje me popullsinë katolike. Gjithashtu edhe atje qeveria otomane nuk ka bërë asgjë për arsimin, dhe atje kisha, veçanërisht priftërinjtë dhe murgjit françeskanë me prejardhje italiane, ishin ata që jepnin mësim fenë, që udhëhiqnin kishën, që hapnin shkolla, në të cilat mësohej njëkohësisht në gjuhën shqipe dhe italiane. Megjithëse priftërinjtë italianë të Shqipërisë së Sipërme as nuk e çonin nëpër mend për ta italianizuar popullin dhe për t’ia zhdukur kombë- sinë, prapë se prapë, vetvetiu, nëpërmjet afërsisë me Italinë, nëpërmjet lidhjeve tregtare me të dhe gjithashtu, nga kujtimi i kohës së sundimit të Republikës së Venedikut, gjuha italiane gjeti rrugë hyrjeje. Por megjithatë gjuha shqipe si gjuhë e vendit nuk u përçmua, as nga lutjet, dhe as nga kisha. Ne i jemi mirënjohës, pikërisht klerit katolik, për ato pak libra, që janë shtypur në gjuhën shqipe dhe që ekzistojnë edhe sot, dhe do të jenë, ndoshta, këto libra, që do të mund të bëhen shtyllat e një letërsie, që nuk ka ekzistuar deri më tani dhe që, ndoshta mund të jetë e thënë që, të marrë një vend të fuqishëm në civilizimin europian. Feja dhe studimi i gjuhëve, qoftë greqisht, italisht ose turqisht, janë vetëm mjete ndihmëse për të zhvilluar inteligjencën dhe moralin e një populli; por ato nuk munden kurrë ta ndikojnë racën, ato mund të transformojnë kombin – një komb, që ngelet një dhe i pandarë për të gjithë albanezët, për të gjithë shqipëtarët, qofshin këta besimtarë të Jezusit ose të Muhametit, qofshin këta adhurues të kultit latin ose të kultit grek. F a q e | 23
  • 24. VIII Ne vërtetuam në ekspozenë tonë qartë dhe pa lënë asnjë fije dyshimi se populli i parë që e shkeli në kohët e legjendës kontinentin grek, ka qenë populli pellazg. Në këtë të vërtetë nuk ka më njeri sot që të mund të ketë dyshime, sepse kjo e vërtetë është futur në faktet historike që janë të fiksuara në mënyrë të pakundërshtueshme nga shkenca dhe filologjia. Gjithashtu u soll dëshmia që, më vonë, janë derdhur mbi Greqi popuj të tjerë të drejtuar nga udhëheqës të ndryshëm, që u vendosën në vendin e pellazgëve, të cilët i shtynë në territore që ndodheshin më lart dhe vetë u vendosën në pjesën bregdetare dhe në rrafshinat e Greqisë. Kjo tërheqje e racës pellazge ka ndodhur shkallë-shkallë, dhe ne shikojmë të shfaqen, si nëpërmjet mjegullës së kohës, etolianët, jonianët dhe të tjerë, që shpesh janë përmbledhur nën emrin helenë, një emër që, me të drejtë, mbahet vetëm nga një fis që banonte në Tesali dhe ne shikojmë se si secili nga ata popuj, që kemi përmendur më lart, nën emrin kolektiv, helenë, vazhdimisht i shtynë pellazgët më tej. Më vonë na shfaqen dorianët në sipërfaqen e tokës, të cilët nga ana e tyre, përzënë etolianët dhe jonianët, dhe këta të fundit u tërhoqën tutje në Azinë e Vogël, dhe themeluan atje qytete etoliane dhe joniane duke transmetuar në Azi civilizimin e tyre të përparuar. Ne nuk besojmë ta kemi të nevojshme të ndalemi te rivalitetet, te luftërat që u zhvilluan ndërmjet jonianëve dhe etolianëve, ndërmjet atyre jonianëve dhe etolianëve që ngelën në Greqi dhe dorianëve, as te luftërat e tyre të brendshme që vazhduan; sepse para nesh ka qenë Paparigopuli1 i cili në historitë e tij të shkëlqyera, në mënyrë shumë tërheqëse, ka përshkruar shumëllojshmërinë e ideve, zakoneve, karakterit dhe të prirjeve, duke na treguar se si nëpër shekuj përçarja ndërmjet tyre arriti deri në atë gradë, aq sa edhe ata vetë e shikonin njëri-tjetrin si fise të veçantë me prejardhje të ndryshme, saqë pretendonin, se nuk kishin asgjë të përbashkët midis tyre, përveç urrejtjes dhe armiqësisë reciproke. Pellazgët në qetësinë e tyre të sigurt, në Epir, Maqedoni dhe Iliri, nuk kishin dhe nuk donin të kishin lidhje me racën fqinje të grekëve. Kështu jetonin ata në punë të vet, duke u mbajtur fort tek institucionet e tyre, që ndryshonin nga ato të grekëve, nuk përziheshin kurrë me ata helenë, të cilët i kishin përzënë, nga vendbanimet e tyre dhe, midis atyre dhe grekëve, u zhvillua një urrejtje për të drejtën e trashëgimisë. ––––––––––––– 1. Historian grek i shekullit të 19-të . Megjithatë mendohet akoma, që vetë grekët kanë qenë pellazgë dhe që, në kohën e shfaqjes së tyre në Europë, do të kenë pas folur pellazgjisht, gjuha greke ose çorba greke u fut më vonë në përdorim, nëpërmjet ndikimit të këngëve homerike. Ky parakuptim është i drejtë, kjo do të thotë, që është i drejtë deri në njëfarë mase, d.m.th. është e vërtetë se popujt e parë që shkelën kontinentin grek flisnin vetëm gjuhën pellazge; por ky pohim thuhet vetem në lidhje me pellazgët dhe jo me fiset e tjerë që u shtrinë më vonë në Greqi dhe që flisnin një gjuhë krejtësisht tjetër. Supozimi grek që shtrohet sot nuk është i argumentuar as nga faktet dhe as F a q e | 24
  • 25. nga historia. Herodoti dëshmon që helenët kanë pasur një gjuhë të tyren dhe se këtë gjuhë e flisnin vetëm anëtarët e fisit të tyre. Në qoftë se grekët në fillim do të kenë folur gjuhën pellazge, si është e mundur që ata që erdhën të parët, pellazgët e vërtetë, që kanë ngelur në vetvete të pastër në ishullin Hydra (Hidra) dhe në ishuj të tjerë të Arkipelagut, sikurse po ashtu në malet e Atikës dhe në zona të veçanta të Samosit, e kanë mbajtur të pastër gjuhën e paraardhësve të tyre, ndërsa banorëve të tjerë të të njëjtave zona nuk u kujtohet fare kjo gjuhë? Në qoftë se raca dhe gjuha do të kishin qenë të njëjta vërtet për grekët dhe pellazgët, atëherë nuk do të ekzistonte ky fenomen. Nëse do të kishin qenë nga e njëjta racë dhe do t’i përkisnin një kombësie, një populli të vetëm, si do të ishte e mundur, që ata në mes të pjesës tjetër të gjithë u mbajtën të pastër, ashtu siç ishin kur u shfaqën në kontinent, ndërkohë që të tjerët u transformuan? Një fenomen i tillë do të ishte i mundur vetëm nëpërmjet një rrëmuje të përgjithshme; por, në qoftë se do të kishte ndodhur një kataklizmë e tillë, atëherë duhej të kishte nxjerrë në pah të njëjtat efekte për të gjithë e jo vetëm për fise të veçantë dhe t’i linte të tjerët të paprekur. Meqë ra fjala, nuk kemi as edhe më të voglën pikë referimi që të mendojmë se një kataklizmë e tillë të ketë ndodhur vërtet. Kështu, pellazgët janë raca e parë, që vuri këmbën në kontinentin grek dhe e mbushi atë nga njëri cep në tjetrin. Asokohe flitej në të gjithë Greqinë gjuha pellazgjike, sepse etolianët, jonianët, dorianët, helenët nuk ishin shfaqur akoma në kontinent dhe, si rrjedhim, gjuha greke nuk mund të ishte folur akoma atje. Por në çastin që u shfaqën etolianët, jonianët dhe dorianët, pellazgët tërhiqen, shpëtojnë nga sulmi i të ardhurve të rinj, dhe marrin me vete gjatë tërheqjes, gjuhën e tyre, zakonet, besimin dhe hyjnitë e veta dhe kudo ku vendosen, larg nga Greqia, në majat më të larta të maleve apo në humnerat e detit, ata i ruajnë të gjitha këto gjëra të shenjta, si amanetin më të shenjtë të të parëve të tyre, i ruajnë këto thesare, në gjendje funksionale, përmes të gjitha periudhave të kohës, pa u tronditur nga ndryshimet politike dhe fetare të shekujve. Po ashtu edhe helenët, qofshin këta vetëm etolianët, jonianët ose dorianët, e ruajtën gjuhën e tyre, ndoshta mund të jetë e njëjta gjuhë që ata flisnin në çastin që u shfaqën në Greqi, ndoshta e kanë ndryshuar dhe përmirësuar më vonë, kjo nuk ka rëndësi, është e njëjta gjë. Por një gjë është e sigurt, që kjo gjuhë greke, këto gjuhë etoliane, joniane, doriane me të gjitha kthesat dhe përjashtimet, kanë një gjë të përbashkët, që nuk kishin fare analogji me gjuhën e pellazgëve, përveç atyre rrënjë-fjalësh, që e shfaqin të gjitha gjuhët që e kanë prejardhjen nga i njëjti burim, nga rrënja e gjuhës ariane dhe e sanskritishtes. Këtë gjuhë grekët e kanë ruajtur, madje, edhe në zonat ku banonin të përzier me pellazgët, të cilët gjithashtu, e kanë ruajtur gjuhën nga ana e tyre të plotë, siç e kanë patur të parët e tyre. Sigurisht njerëzit e fisit pellazg, që ruajtën gjuhën e tyre si të tillë, në raste të veçanta e mësuan gjuhën greke, por nuk dimë që grekët, të kenë folur gjuhën pellazgjike, të kenë ruajtur ndonjë kujtim të saj. Në veprat e grekëve të vjetër, nuk gjejmë asnjë citat, as edhe një udhëzim që të mund të na vërtetonte neve të kundërtën. F a q e | 25
  • 26. Që ta përfundojmë, duam edhe njëherë të përsërisim, që ka patur burra të shoqërisë së lartë që i përkisnin fisit pellazg, që, ndërsa, njëkohësisht me ruajtjen e gjuhës së tyre, të cilën grekët e konsideronin gjuhë barbare, duke kuptuar avantazhet që mund t’i sillte gjuha greke, e mësuan dhe e studiuan me dashuri këtë gjuhë; por populli, shpirti i kombit, nuk e njihte atë, nuk e fliste atë. IX Faktet e sjella nga ne, nuk ka gjë, që t’i trondisë. Pasi ne, duke u bazuar te historia dhe tek transmetimet, i vrojtuam të gjithë shekujt me radhë, depërtuam deri në kohën e hershme të shfaqjes së pellazgëve në kontinentin grek, ndaluam gjatë ecjes në etapa të ndryshme dhe, me faktet në dorë, kemi treguar se shqiptarët janë pasardhësit e tyre të vërtetë. Nuk na ngelet gjë tjetër, veçse të skicojmë gjendjen në të cilën gjendet sot populli shqiptar. Për ta plotësuar studimin tonë, do të përshkruajmë ekzistencën e tij aktuale, organizimin e tij politik, nevojat e tij, shpresat dhe dëshirat e tij dhe, megjithëse nuk mendojmë t’i ofrojmë lexuesit një vepër të përfunduar plotësisht, ia bëjmë qejfin vetes, se të paktën kemi qenë një nga të parët që ka bërë një projektide, me konture shumë të qarta për këtë temë. Politikanët dhe dijetarët do të mundin t’i gjejnë edhe elementet me pluhur për t’i thelluar studimet e tyre dhe për t’i dhënë punës sonë atë zhvillim, për të cilin ata janë të aftë. I ngelur në dorë të instinkteve të tij, përshkuar nga legjendat e tij të vjetra, të cilat zëvendësojnë për të historinë dhe legjislacionin pa literaturën e tij, që ia kishin vjedhur dhe i rrethuar nga mijëra vështirësi, të cilat kontribuan për ta frenuar zhvillimin e tij moral dhe material, populli shqiptar ka ngelur fatkeqësisht mbrapa, ka ruajtur të njëjtin këndvështrim, si në epokat e hershme të shpërnguljeve të tij. Me një karakter te theksuar krenar dhe i pajisur me një dashuri të jashtëzakonshme, për vdekje, për racën dhe traditat e tij, nuk është përzier as me racat e tjera, dhe as nuk ka mundur të zhvillohet më lart në ekzistencën e vet, dhe gjithashtu, nga pikëpamja e civilizimit dhe e zhvillimit, është parakaluar nga fqinjët e tij, pa u mbytur nga ndjenjat e veta fisnike kombëtare, në ruajtjen e kombëtarisë së tij, të gjuhës, dinjitetit dhe të të drejtave të tij. Pellazg nga prejardhja dhe pellazg nga zemra, i drejtoi të gjitha përpjekjet për të ruajtur ekzistencën e vet, dhe, pa e vrarë mendjen për një civilizim më të përparuar, avantazhet e të cilit ai nuk i njeh ende, është mjaftuar me atë që ai e konsideron si amanet të të parëve të tij. Trim deri në skaj, inteligjent, i palodhur, që kënaqet me pak, as ambicioz në teprim, dhe as me prirje për padrejtësira, është kapur me forcë në shkëmbinjtë e tij me një dashuri, që nuk është në gjendje t’ia zbehë asgjë. I veshur me ndjenja kalorësiake, me ndjesi të ashpër për të nderuar të drejtën dhe ligjet e shenjta të mikpritjes si dhe të fjalës së dhënë, ka përshkuar kaq shumë shekuj pa iu nënshtruar asnjë ndryshimi, ka ngelur pellazg, luftarak, i ndershëm dhe i varfër. Populli shqiptar ndahet në dy familje të mëdha: Guégeria (Gegëria) dhe Tosquerie (Toskëria); e para quhet Shqipëria e Sipërme, dhe tjera Shqipëria e F a q e | 26
  • 27. Poshtme. Shqipëria e Sipërme fillon me Tivarin, përfshin të gjitha fiset katolike të veriut, rrethet e: Pejës, Prishtinës, Vranjës, Kaçanikut, Shkupit, Përlipit, Manastirit, Ohrit, dhe mbaron në Elbasan. Shqipëria e Poshtme fillon me Elbasanin dhe shtrihet deri në gjirin e Prevezës (Préveza). Shqipëria e poshtme ndahet në tre trungje familjare: Tosques (Toskët), Tchams (Çamët), Liapes (Labët), të cilët i përkasin tre popujve të lashtë, që popullonin në kohët e hershme Epirin dhe këta janë: Kaonët, Tesprotët, Molosët, këto tri familje ndahen përsëri në fise më të vogla, Farë, që na kujtojnë 14 fiset e vjetra që përmendin shkrimtarët klasikë, para të gjithëve Teopompi, i cili citon Strabonin. Shqipëria e Sipërme, nga ana tjetër, nuk ndahet në trungje familjare të mëdha, përkundrazi ajo është e banuar nga një numër fisesh, klanesh, të cilët, megjithëse nuk përkojnë plotësisht me emrat e sotëm, por nga numri, ama, përputhen me numrin e fiseve që citojnë të vjetrit, dhe emërtimin e tyre të plotë e gjejmë te Plini. Kështu, korrespondojnë fiset e tanishme: Hot, Kelmend, Kastrat, Shkrel, Shalë, Shosh, Mirditë, Mërtur, Krasniq, Temal etj., me përcaktimet e vjetra: Ballaj, Mestë, Manli, Enkelej, Taulantë, Autariatë, Ardianë, etj. Për emrin Toskëri me të cilin emërohet zakonisht Shqipëria e Poshtme, ne nuk gjejmë një përcaktim përkatës. Për emrin Gegëri gjejmë një përcaktim përkatës te Homeri: “Përtej maleve Akrokeraune banojnë Gigat ()”, thotë Babai i Poezisë. Fjala , gigas do të thotë gjigant. Meqenëse banorët e maleve të Shqipërisë së Sipërme kanë një figurë që është shumë më tepër se mesatarja, të vjetrit i konsideronin ata si gjigantë edhe i thërrisnin kështu. Gígas dhe Gegas është e njëjta fjalë dhe ka të njëjtin kuptim. Është e sigurt që të parët e fiseve të Shqipërisë së Sipërme në kohët e vjetra, kishin titullin Gegas  dhe ne na kujtohet, që kemi parë vetë një dokument me sytë tanë, të lëshuar nga Kadiu i parë, këta ishin gjykatës që u vendosën nga qeveria otomane në rajonin e Dukagjinit rreth shekullit të 15, menjëherë pas vdekjes së Skënderbeut. Në këtë dokument thuhet që Gegë Lleshi, Gegë Doda, Gegë Tanushi dhe një tjetër Gegë, të cilit ia kam harruar emrin, po largohen nga malet e Poshterikut, për t’u vendosur në Mirditë. Ky dokument, në të cilin tregohen paraardhësit e drejtuesve të Mirditës, ishte pronë e pashait Bib Doda, që tashmë ka vdekur. Ai na e ka treguar atë, para se të vdiste; ne e lexuam vetë dhe jemi të sigurt, që djali i tij, Prengë pasha, do ta ketë akoma. Meqenëse kurrë në Shqipëri nuk janë bërë regjistrime popullsie të herëpashershme, është e pamundur të dihet shifra e vërtetë e popullsisë. Sipas informacioneve zyrtare dhe informacioneve private, mund të themi, pa pasur frikë se gabohemi shumë, se numri i popullsisë lëviz ndërmjet 1.800.000 deri në 2.000.000 frymë. Nga këta 1.200.000 i përkasin Shqipërisë së Ssipërme dhe pjesa tjetër Shqipërisë së Poshtme. Kjo popullsi, e cila flet të njëjtën gjuhë, që ka të njëjtat zakone dhe që ruan të njëjtat doke dhe tradita, ndahet në tri besime, myslimane, ortodokse dhe katolike. F a q e | 27
  • 28. Myslimanët përbëjnë gjysmën e popullsisë dhe gjysma tjetër ndahet në ortodokse dhe katolike. Myslimanët së bashku me katolikët përbëjnë 2/3 e popullsisë, ndërsa ortodoksët 1/3 e popullsisë. Vendi është në pjesën e tij më të madhe malor dhe i lehtë për t’u mbrojtur nga sulmet e huaja. Zonat që shtrihen në pjesën bregdetare janë shumë pjellore. Luginat e Bunës, Matit, Shkumbinit, Erzenit, Vjosës, Drinit, Bistricës, Vardarit etj., përfshijnë një numër të madh tokash shumë prodhuese; por mënyra e kultivimit është absolutisht primitive dhe nuk arrihet ai rendiment, që do të mund të arrihej nga një kultivim racional. Me një përkujdesje pak më të madhe, për bujqësinë do të ishte e lehtë të arrihej një sukses, që jo vetëm do të përmbushte nevojat e konsumit të brendshëm, por gjithashtu edhe një pjesë të konsiderueshme të mbiprodhimit do ta eksportonte, eksport i cili do të shërbente si bazë për tregtinë ndërkombëtare jashtëzakonisht fitimprurëse. Meqë jemi këtu, populli shqiptar merret më shumë me blegtori sesa me bujqësi. Blegtoria zhvillohet kudo dhe përbën burimin më të mirë të pasurisë së vendit. Në Shqipëri ka pyje të mëdha, lumenj dhe miniera të të gjitha llojeve, që fatkeqësisht, qëndrojnë të pashfrytëzuara. Industria e vendit ndodhet në fazën e foshnjërisë, dhe të gjitha vështirësitë, që i dalin vazhdimisht përpara zhvillimit të pasurisë kombëtare, të bashkuara këto, ndërmjet të tjerash, me rolin negativ që ka luajtur indiferentizmi ndaj gjithçkaje materiale, si dhe karakteri luftarak i popullit, e kanë lënë vendin në një gjendje të trishtuar varfërie, kështu që ka ngelur, më shumë se të gjithë të tjerët, prapa civilizimit modern. Kudo natyra është e mrekullueshme, peizazhi mahnitës, malet janë madhështore dhe mitologjia greke e vendosi me të drejtë aty selinë e zotave dhe të muzave. Lugina të qeshura, që përshkohen nga lumenj me ujë të bollshëm, në brigjet e të cilëve qëndrojnë pyje të virgjëra, të fuqishëm. Është një vend që të frymëzon për këngë dhe për poezi, vend që nxjerr burra trima, inteligjentë dhe të fortë, dhe gra të bukura, të virtytshme dhe me shpirt të pastër. Sikur të kishte patur pak më shumë civilizim, sikur të kishin qenë kushtet vetëm pak më të mira, jo vetëm që Shqipëria nuk do t’i linte gjë mangut Zvicrës, por, përkundrazi, Shqipëria do t‘ia kalonte shumë shpejt Zvicrës për nga bukuria, poezia dhe fuqia. X Jeta që bëhet në Shqipëri është krejtësisht primitive dhe patriarkale. Çdo fis ka të parin dhe pleqtë e tij të cilët qeverisin së bashku sipas zakoneve e dokeve të vjetra dhe japin vendime, që bazohen në të drejtën e hakmarrjes: sy për sy, dhëmb për dhëmb. I pari i fisit dhe më të vjetrit e tij e fitojnë pozicionin nëpërmjet trashëgimisë. Por ky pozicion, kur është fjala për të drejtën, nuk ka absolutisht fare imunitet. Kryetari dhe pleqtë, kur është fjala për çështje të së drejtës publike dhe private, mund të dënohen si çdo njeri i zakonshëm F a q e | 28
  • 29. dhe i nënshtrohen të njëjtave ligje: Një prijës që vret, do të vritet, dhe me këtë janë thënë të gjitha. Pa iu futur hollësirave që nuk janë në synimin e këtij libri, do të tregojmë ndonjë gjë të vogël, shkurtimisht, nga ligjet e zakonshme që rregullojnë marrëdhëniet ndërmjet popullsisë. Kush vret, do të vritet nga pasardhësit e të vrarit. Në qoftë se nuk mund të vritet dot vrasësi vetë, atëherë vritet babai, djali, vëllai ose kushëriri i tij. Madje, në qoftë se vrasësi dhe familja e tij arrijnë t’i shpëtojnë hakmarrjes, në njëfarë mënyre, atëherë vritet dikush tjetër nga pjesëtarët e fisit në fjalë. Kush vjedh, kush grabit, duhet ta zëvendësojë gjënë e vjedhur dyfish dhe, përveç kësaj, duhet të paguajë një gjobë, vlerësimin e së cilës e vendosin kryeplaku me pleqtë e tjerë. Burri që vritet duke vjedhur, vdes i çnderuar. Rrëmbimi i një gruaje të martuar dënohet me vdekje. Rrëmbyesi ose një nga fisi i tij duhet të vritet nga bashkëshorti i ofenduar ose nga farefisi i tij. Një grua që shkon dhe martohet me një tjetër, i jep të drejtën burrit që ka lënë, që t’i vrasë asaj, babanë, vëllanë, xhaxhanë ose një nga fisi i saj. Tradhtia bashkëshortore dënohet me vdekje. Bashkëshorti ka të drejtë të vrasë dashnorin, po e gjeti te gruaja e tij, ose edhe në qoftë se tradhtia bashkëshortore është e padyshimtë. Borxhliu duhet t’i paguajë borxhet e tij, qoftë në natyrë ose me lekë. Prona është e shenjtë. Askush nuk ka të drejtë të kërkojë të marrë pronën e tjetrit. Të gjitha sherret për kufijtë e pronës zgjidhen nga pleqtë, të cilët, në varësi të rrethanave, duhet të bëjnë betimin te guri. Kundër vendimit të pleqve nuk ka apelim, vendimi ka formë të menjëhershme ekzekutive. Këto ligje janë të barabarta për të gjithë, pa dallim feje. Në qoftë se një mysliman vret një të krishterë, atëherë anasjelltas atë e vret një i krishterë. Në qoftë se një mysliman vret një të krishterë, atëherë një i krishterë i fisit të të vrarit është i detyruar, si farefis i të vrarit, që të vrasë myslimanin që ka kryer vrasjen, dhe anasjelltas e njëjta gjë, në qoftë se një i krishterë vret një myslyman. Miku është i shenjtë. Detyrimet ndaj mikut nuk duhet të shkelen për asnjëfarëlloj arsye. Ai i cili plagos një mik ose e vret atë, është i çnderuar, fisi i tij e dëbon atë dhe askush nuk duhet të ketë të bëjë më kurrë me familjen e tij. Ky turp është i përjetshëm, dhe as vetë gjaku nuk mund ta lajë. Ai i cili vret mikun e një tjetri, i ka borxh këtij 40 herë gjak, gjak, që fisi që ka bërë mikpritjen, ka të drejtë t’ia kërkojë fisit të atij që i shkeli mikpritjen. Ai burrë që vret një grua, është i çnderuar, dhe ky çnderim bie mbi të gjithë pjesëtarët e familjes së tij. Ata do të quhen vrasës grash. Sikurse çdo fis ka kryetarin e tij, kështu ka çdo familje kryetarin e vet, dhe zakonisht ky është më i moshuari. Gruaja më e moshuar e familjes është e zonja e shtëpisë, dhe meqenëse jeta është shumë patriarkale, pjesëtarët e familjes janë shumë kokë; ka familje që numërojnë 100-120 pjesëtarë. Burrat zbatojnë urdhrat e F a q e | 29
  • 30. kryeplakut, dhe këtij i rrinë në dispozicion. Ai ka nën kontroll gjithçka dhe të gjithë i binden pa asnjëfarëlloj kundërshtimi. Atë e ndjekin me bindje të verbër; sepse prestigji i më të vjetrit është i pakufizuar. E zonja e shtëpisë ushtron të njëjtin pushtet ndaj grave dhe vajzave. Kur ndonjë pjesëtar i familjes ka ankesa për një pjesëtar tjetër, atëherë është kryeplaku i familjes që gjykon, dënon dhe pajton, sipas rrethanave. Të kundërshtosh vendimin e kryeplakut, është një veprim që të çnderon. Shqiptari është i përkorë dhe kënaqet me një ushqim modest. Bukë misri, djathë dhe qumësht, këto janë ushqimet e tij të zakonshme. Ai pi ujë dhe nuk e përdor verën e alkoolin vetëm në porcione të vogla. Veshja e tij është e lehtë. Të ftohtit dhe të nxehtin nuk e ndien fare. Lodhjet dhe mungesat i duron me një indiferentizëm stoik. Dashuria dhe urrejtja e tij nuk njeh kufi. As gëzimin dhe as dhimbjen ai nuk mundohet t’i fshehë; qesh dhe qan me sinqeritet. Miqësia është për të e shenjtë, për besnikërinë e tij ka dhënë prova. Ai ngazëllehet shumë shpejt, është i hapur për të gjitha idetë e bukura, të mëdha, për të gjitha bëmat e shkëlqyera. Ai është poet. Po, madje malësori shqiptar, edhe kur është i dënuar me vdekje, shkon rrugës për në vendin ku do të ekzekutohet, duke kënduar e duke qeshur këngën e tij, pa pikë mendjemadhësie, pa pikën e dobësisë, ndërsa nga pas e ndjekin e ëma dhe të afërmit e tij, me zemër të thyer nga dhimbja. Pushka dhe jatagani janë armët më të dashura të shqiptarit, sidomos pushka, është shoku i tij, miku i tij i pandarë. Ai përkujdeset për të dhe e do atë me shumë përkushtim dhe butësi, ai betohet për armët e tij, njëlloj siç betohet për Zotin ose për nderin e tij. Armët e bukura janë krenaria e tij, janë lavdia e tij. XI Deri në vitin 1831 Shqipëria qeverisej nga krerë kombëtarë. Çdo qytet, që kishte njëfarë rëndësie, kishte pashanë e tij ose beun e vet, që pushtetin e tyre e trashëgonin nga të parët e tyre. Porta e Lartë e respektonte këtë zakon dhe vetëm sa jepte pëlqimin e saj formal për udhëheqësin e radhës. Shqipëria ishte e ndarë në dy qeveri të mëdha, kryeqytetet e të cilave ishin Shkodra dhe Janina. Pashait të Shkodrës i rrinin në krah të gjithë pashallarët dhe bejlerët e Shqipërisë së Sipërme, ashtu sikurse pashait të Janinës i rrinin në krah të gjithë pashallarët dhe bejlerët e Shqipërisë së Poshtme. Këta dy pashallarë duhen parë, në njëfarë mënyre, si dy sundues feudalë, që kishin nën sovranitet pashallarët, që vinin më poshtë dhe kryetarët e fiseve të tjerë, të cilët ua kishin pranuar epërsinë dhe u bindeshin urdhrave të tyre. Shpesh është bërë përpjekje për të thënë, sikur prej kohësh ka ekzistuar një përçarje ndërmjet toskëve dhe gegëve, njëlloj urrejtjeje e trashëguar. Nuk ekziston në botë konstatim më i gabuar. Në atë kohë kur kanë lindur diskutime, mosmarrë- veshje midis tyre, këto nuk kanë pasur të bëjnë fare me vetëdijen e popullit, sepse këto mosmarrëveshje kanë dalë në dritë, pra janë shfaqur, nga rivalitetet e pashait të Shkodrës me pashain e Janinës, të cilat kishin si rrjedhim vetëm karakter personal, që diktohej vetëm nga ambiciet e familjeve në fjalë. Herë-herë njerëzit i mbështesnin ato, por në thellësi të zemrës së tyre ata nuk merrnin pjesë në këto sherre, sepse gjithmonë kur ishte fjala për të luftuar për Perandorinë, gegët dhe toskët qëndronin krah për krah me njëri-tjetrin. Kurrë nuk ka ekzistuar konkurrencë midis tyre, përveç F a q e | 30