SlideShare uma empresa Scribd logo
1 de 61
Besimi i muslimanit  (60 pytje dhe pergjigje)
   1-Përse na ka krijuar All-llahu i Lartësuar? Përgjigje-All-llahu i Lartësuar na ka krijuar për te adhuruar Atë dhe mos t’i  shoqërojmë Atij askënd.  Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Nuk i kam krijuar xhinët dhe njëyit vetëm se për të më adhuruar Mua.’’(Edh-Dharijat:56)  Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’E drejta e All-llahut mbi njëzit është që ta Adhurojnë  vetëm Atë dhe mos t’bëjnë Atij shok:’’
  2-Si duhet ta adhurojmë All-llahun e Lartësuar? Përgjigje-Ashtu si na ka urdhëruar All-llahu dhe i Dërguari i Tj;me sinqeritet dhe sipas synetit.  Thotë All-llahu i Lartësuar:Dhe nuk ishin të urdhëruar për tjetër vetëm se për ta adhuruar All-llahun me sinqeritet’’(El-Bejjineh:5)  Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të: Kush punon  një vepër e cila nuk është sipas punës sonë, ajo është e kthyer mbrapsht (nuk pranohet)’’
3-Si mund ta realizojmë kuptimin e adhurimit të vërtetë në zemrat tona?  Përgjigje-Duke adhuruar All-llahun e Lartësuar me frikë prej Zjarrit të Tij, shpresë për Xhenetin e Tij dhe dashuri për Të.  Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Dhe luteni Atë me frikë e shpresë’’ (Frikë prej Zjarrit të Tij dhe duke shpresuar Xhenetin e Tij. (El-A’raf:56)  Dhe thotë:’’... Atëherë All-llahu do të bjerë një popull të cilin e do dhe ata e duan Atë.’’(El-Maide:54)  Thotë i Dërguari i All-llahu, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’I lutem All-llahut për Xhenetin dhe kërkoj mbrojtje prej Tij nga Zjarri.’’
4-Ç’është Ihsani-bamirësia   në adhurim?  Përgjigje-Të ndjesh mbikqyrjen  e All-llahut të Vetëm i Cili na sheh dhe i di të gjitha çështjet tona.  Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Vertët që  All-llahu është mbikqyrës mbi ju’’(En-Nisa’:1),  Është Ai i Cili të sheh kur ti ngrihesh në këmb ( kur falesh) si dhe përmbysjen tënde në mesin e atyre që bëjnë sexhde (në namaz):’’ (Esh-Shuara:218)  Thotë i Dërguari i All-llahut ,paqja dhe mëshira e All-llahut ,qofshin mbi të::’’Bamirësia është të adhurosh All-llahun sikur ta shihje Atë, edhe pse ti nuk e sheh Atë, Ai të sheh ty.’’
5-Përse i ka dërguar All-llahu të Dërguarit e Tij? Përgjigje-Për të ftuar njerëzit ne adhurimin e Tij dhe të mohojnë shirkun Atij.  Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Ne kemi dërguar në gjdo popull të dërguar ashtuqë t’i urdhërojnë ata  për të adhuruar All-llahun e t’i largohen idhujve.’’(En-Nahl:36)  Thotë i Dërguari i All-llahut ,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Të Dërguarit e All-llahut janë vëllezër dhe feja e tyre është një.’’( d.m.th:të gjithë të Dërguarit kanë ftuar popujt e tzre në Njësimin e All-llahut)
6-Ç’do të thotë:Njësimi i All-llahut ne adhurim? Përgjigje-Të bësh adhurimin vetëm për All-llahun, siç janë ,lutja, premtimi ,gjykimi e adhurime te tjera.  Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Dije se nuk ka të adhuruar tjetër përveç All-llahut.’’(Muhamed:19) (d.m.th: nuk ka te adhuruar tjetër me  të drejtë përveç All-llahut)  Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Le të jetë gjëja e parë në të cilën t’i ftosh ata Njësimi i All-llahut të Lartësuar.’’
7-Ç’do të thotë:’’La ilahe il-la All-llah’’?  Përgjigje-Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç All-llahut, Një e të pa shoq.  Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Kjo sepse All-llahu është i Vërteti dhe se gjdo gjë adhurojnë përveç Atij është e kotë:’’(Lukman:30)  Thotë i Dërguari i All-llahut ,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Kush thotë’’La ilahe il-la All-llah’’ dhe mohon çdo gjë që adhurohet përveç All-llahut, ndalohet për muslimanin marrja e pasuris dhe e gjakut të tij.’’
8-Ç’do të thotë:Muhammedi është i Dërguari i All-llahut?  Përgjigje-Nuk ka kush që meriton të pasohet përveç tij,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të.  Thotë Alll-llahu i Lartësuar:’’E nese i bindeni atij (Muhammedit) atëherë jeni të udhëzuar.’’(En-Nur:54)  Thotë i Dërguari i All-llahut ,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Nëse do të ishte gjallë Musa (alejhi selam)nuk do të bënte gjë   tjetër vetëm se do të më pasonte mua.’’
9-Ç’do të thotë:Njësimi i All-llahut në Cilësitë dhe Emrat e Tij?  Përgjigje-Pohimi i cilësive me të cilat All-llahu e ka cilësuar Veten e Tij  apo e ka cilësuar Atë i Dërguari i Tij pa përngjasim, shëmbëllim, komentim të devijuar apo mohim të tyre.  Thotë All-llahu i lartësuar:’’Asgjë nuk është si Ai e Ai është Dëgjusi , Shikuesi,’’(Esh-Shura:11)  Thotë i Dëerguari i All-llahut ,pqaja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’All-llahu ka nëntëdhjetë e nëntë em,ra;kush i mëson ato do të hyjë në Xhenet.’’(Dhe çdo ëmer prej emrave të All-llahut të Lartësuar tregonë një cilësi të Tij, në formën që i përket Lartësis e Madhështisë së Tij.)
10-Ç’dobi ka Njësimi për muslimanin?  Përgjigje-Udhëzimi në këtë botë dhe siguria në botën tjetër, gjë që i siguron atij lumturinë në të dz botërat.  Thotë All-llahu i Lartësuat:’’Ato të cilët kanë besuar dhe nuk e kanë përzier besimin e tyre me padrejtësi, për ta është siguria dhe ata janë të udhëzuar drejt:’’(El-En’am:82)  Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’E drejta e njerëzve tek All-llahu është që të mos e dënojë atë që nuk i bën shok Atij.’’
11-Cila është e vërteta e besimit?   Përgjigje-Ai është: Shprehje me gjuhë, vepër me gjymtyrë dhe bindje me zemër e përulje.   Thotë All-llahu i Lartësuar:’’O ju që keni besuar!Kini frikë All-llahun dhe flisni fjalë të drejta ashtu që t’ua rregullojë juve punët tuaja dhe t’ua falë gjynahet tuaja:’’(El-Ahzab:70)   Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut, qofshin mbi të:’’Besimi është shtatëdhjetë e dia degë ,më e larta prj tyre është fjala’’La ilahe il-la All-llah’’dhe më e ulta është largimi i një pengese nga rruga, edhe turpi është një prej degëve të besimit.’’
12-A lejohet të mjaftuarit me thënien që je besimtar? Përgjigje-Që të vërtetohet besimi i vërtetë duhen prova të prera për të.  Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Beduinët thanë: Kemi besuar.Thuaj, Ju nuk keni besuar por thoni që jemi dorëzuar sepse akoma nuk ka hyrë besimi në zemrat tuaja.E nëse i bindeni All-llahut dhe të Dërguarit të Tij, Ai nuk ua pakëson punët tuaja (të cilat i keni bërë),All-llahu është Falësi, Mëshirëbërësi.’’(El-Huxhurat:14)  Thotë i Dërguari i All-llahut ,paqja dhe mësjira e All-llahut qofshin mbi të:’’O ju që jeni bërë muslimanë me gjuhën tuaj por që nuk ka hyrë besimi në zemrat tuaja!Mos i dëmtoni muslimanët!....
13-Ku është All-llahu i Lartësuar?  Përgjigje-All-llahu  është në qiell mbi Arsh, në atë mënyrë e cila i përket Madhështisë së Tij.  Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Mëshiruesi qëndroi mbi Arsh.’’(Ta-Ha:5) (d.mth.: u ngrit e u lartësua-siç ceket në Sahihun e Buhariut)  I Dërguari i All-llahut e pyeti atë robëreshen:Ku është All-llahu? Ajo tha:Në qiell,Atëherë ai i tha totëriut te saj: Lirojr atë sepse ajo është besimtare!’’  Dhe ka thënë i Dërguari i All-llahut ,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’All-llahu ka shkruar në një libër:’’Mëshira ime e ka kaluar Hidhërimin Tim’’e ai ndodhet i shkruajtur tek Ai, mbi Arsh.’’
14-A është All-llahu me ne me Qenien e Tij apo me Dijen e Tij?  Përgjigje:All-llahu është me ne me Dijen e Tij, na sheh e na dëgjon.  Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Tha (All-llahu Musës dhe Harunit):Mos kini frikë sepse Unë jam me ju,iu dëgjoj dhe iu shoh,’’(Ta-Ha:46)  Thotë i Dërguari i All-llahut paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Ju i luteni Atij që dëgjon e është afër ,Atij që është me ju.’’(d.m.th:që iu dëgjon e iu sheh)
15-Cili është gjunahu më i madh?  Përgjigje-Gjynahu më i madh është t’i bësh shok All-llahut.  Thotë All-llahu i Lartësuar për kur Lukmani, alejhis-selam, tha:’’O biri im!Mos i shoqëro diç All-llahut sepse shirku është padrejtësia më e madhe,’’(Lukman:13)  E pyetën të Dërguarin e All-lahut,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Cili është gjynahu më i madh? Tha: T’i bësh All-llahut shok ndërsa Ai është që të ka krijuar ty.’’
16-Ç’është ‘’shirku i madh’’?  Përgjigje-Ai është drejtimi i çdo lloj adhurimi tjetër përveç All-llahut, siç është lutja, premtimi, kurbani etj.  Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Thuaj:Unë i lutem Zotit tim dhe nuk i shoqëroj Atë me askënd.’’(El-Xhinn:20)  Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut, qofshin mbi të.:Gjynahu më i madh prej të mëdhave është të shoqëruarit e All-llahut shok.’’
17-Cili është dëmi i shirkut të madh?  Përgjigje-Ai është shkak për të qëndruarit e përhershëm në Zjarr.  Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Atij që i shoqëron All-llahut ndokënd, All-llahu ia bën haram Xhenetin dhe vendi i tij është Zjarri.’’ (El-Maide:72)  Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin  mbi të:’’Kush vdes duke i shoqëruar All-llahut shok, do të hyjë në Zjarr.’’
18-A ka  dobi puna e shoqëruar me shirk të madh? Përgjigje-Nuk bën dobi asnjë punë e shoqëruar me shirkun e madh.  Thotë All-llahu i Lartësuar:’’E nëse ata do të adhuronin tjetër me All-llahun, atëherë do t’i fshiheshin te gjitha punët e tyre që ata kishin punuar.’’ (El-En’am:88),’’Dhe do t’i bëjmë ato pluhur e hi.’’(El-Furkan:23)  Thotë All-llahu i Lartësuar në një Hadith Kudsi:’’Kush vepron një punë në të cilën më shoqëron dikënd tjetër, e kam lënë atë dhe shirkun e tij.’’
19- A ndodhet shirku në mesin e muslimanëve?  Përgjigje-Po, gjendet me shumicë-me keqardhje!-  Thotë All-llahu i Lartësuar.’’Dhe nuk beson shumica e tyre vetëm se duke i shoqëruar All-llahut shok.’’(Junus:106)  Thotë i Dërguari i All-llahut,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:Nuk do të bëhet Kiameti derisa të bashkohen disa fise prej popullit tim me idhujtarët dhe derisa të adhurohen idhujt.’’
20-Cili është gjykimi për akuzimin e muslimanit se ai  është bërë qafir-mosbesimtar,pa pasur argument?  Përgjigje-Kjo gjë nuk lejohet madje është prej gjynaheve të mëdha.  Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Thuaj:Zoti im i ka ndaluar punët e ndyta, qofshin ato hapurazi apo fshehtasi, gjithashtu (ka ndalur ) çdo lloj kriki, shtypjen pa të drejtë,vënien shok All-llahut në adhurim, gjë për të cilën ai nuk ka dhënë asnjë të drejtë e asnjë provë, si dhe ( ka ndaluar) përfoljen  për All-llahun për gjërat për të cilat ju nuk keni asnjë dijeni.’’(El-A’raf:33)  Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Nëse dikush i thotë  vëllait të tij (ne fe ):Ti je mos besimtar (qafir);ajo fjalë do të bjerë mbi njërin nga ata të dy.’’
21-Cili është gjykimi për lutjen e të tjerëve përveç All-llahut-siç janë:’’ilvijatë’’?  Përgjigje-Të luturit atyre është shirk i cili të fut në Zjarr.  Thotë  All-llahu i Lartësuar:’’Mos lut Zot  tjetër  me All-llahun se përndryshe do të jesh prej atyre që ndëshkohën.’’( Esh-Shuara:213)  Thotë i Dërguari i All-llahut ,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Kush vdes duke qenë që ka lutur dikë tjetër përveç All-llahut , do të hyjë në zjarr.’’
22-A është lutja prej adhurimit të All-llahut të Lartësuar?  Përgjigje-Po,sigurisht që lutja është prej adhurimit të All-llahut, madje prej  adhurimeve më të mëdha.  Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Dhe Zoti juaj thotë: M’u lutni Mua, Unë do t’ju përgjigjem!’’ (Gafir:60)  Thotë i Dëerguari i All-llahut i All-llahut ,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Lutja është vetë adhurimi.’’
23-A e dëgjojnë të vdekurit lutjen?  Përgjigje-Të vdekurit nuk dëgjojnë as lutjen e as ndonjë gjë tjetër.  Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Sigurisht që ti nuk mund të bësh të vdekurit të dëgjojnë.’’(En-Neml:80).’’...Ndërsa ti nuk mund t’i bësh të dëgjojnë ata në varre.’’ (Fatir:22)  Thotë i Dërguari i All-llahut paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’All-llahu ka zbritur disa ëngjëj që sillen nëpër tokë e që më dërgojnë selam nga ummeti im.’’(d.m.th.:që engjëjt janë ata që percjellin selamin, , ndërsa njerëzit nuk mund  të kenë dot lidhje me ata të botës tjeter).’’
24-A lejohet kërkimi i ndihmës prej të vdekurve apo prej atyre që janë prezent?  Përgjigje-Nuk lejohet kërkimi i ndihmës pre tyre, kjo gjë është shirk, por kërkojmë ndihmë vetëm nga All-llahu i Lartësuar.  Thotë All-llahu i Lartësuar.’’(Përkujtoni) Kur ju kërkuat ndihmë te Zoti juaj e Ai iu përgjigjë juve.’’ (El-Enfal:9’  Kur të Dërguarin e All-llahut,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të, e godiste ndonjë breng apo veshtirësi thoshte:’’O Ti që je  i Përjetshëm dhe Mbajtës e Mbrojtës i gjithçkaje që egziston!Tek mëshira  Jote kërkoj ndihmë.’’
25-A lejohet  mbështetja në ndihmën e ndokujt tjetër përveç All-llahut?  Përgjigje-Kjo gjë nuk lejohet sepse është shirk.  Për ndihmë i mbështetemi  vetëm te All-llahu i Madhëruar.  Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Vetëm ty të adhurojmë dhe vetëm Ty të mbështetemi e të kërkojmë ndihmë (kudo , në çdo  kohë e për çdo gjë).’’(El-Fatiha:5)  Thotë i Dërguari i All-llahut,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Nëse kërkon diçka, kërkoje prej All-llahut e nëse kërkon ndihmë, kërko prej All-llahut.’
26-A lejohet të kërkojmëndihmë prej të gjallëve që janë prezent?  Përgjigje-Po, lejohet në ato gjëra që janë brenda mundësive të njeriut.  ThotëAll-llahu i Lartësuar:’’...Dhe ndihmoni njëri-tjetrin në punë të mira e devotshmëri të All-llahut; dhe mos e ndihmoni njëri-tjetrin në gjynah e zemërim (armiqësi).’’(El-Maide:2)  Thotë i Dërguari i All-llahut paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’All-llahu është në ndihmën e robit të Tij sa të jetë robi në ndihmën e vëllait të vet.’’
27-A lejohet përkushtimi i diçkaje dikujt tjetër përveç All-llahut?  Përgjigje-Nuk lejohet përkushtimi vetëm se për All-llahun e Madhëruar.  Thotë All-llahu i Lartësuar:’’(Përkujto) Kur bashkëshortja e Imranit tha ‘’Zoti im! Të jam betuar Ty se fëmija që është në barkun tim të jetë i përkushtuar për shërbimet e Tua, kështu  që ma prano këtë (përkushtim) mua.’’(El-Imran:35)  Thotë i Dërguari i All-llahut , paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Kush përkushtohet për të kryer një punë të mirë që është bindje ndaj All-llahut, le ta bëjë atë, e kush përkushtohet për të bërë një punë të keqe që thyen urdhërin e All-llahut, mos ta bëjë atë.’’
28- A lejohet prerja e kurbanit për dikë tjetër përveç All-llahut?  Përgjigje-Nuk lejohet sepse kjo gjë është prej shirkut të madh.  Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Falu për Zotin tënd dhe pre  kurban vetëm për Të.’’(El-Keuther:2)  Thotë i Dërguari i All-llahut ,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’E mallkoftë All-llahu atë që prët kurban për dikë tjetër përveç All-llahut!’’
29-A lejohet tavafi-të sjellurit përreth-varreve?  Përgjigje-Nuk lejohet tavafi rreth ndonjë gjëjë tjetër përveç se rreth Qabes.  Thotë All-llahu i Lartësuar:’’...Dhe le të sillen rreth shtepisë se lashtë (Qabes në Mekë).’’(El-Haxh:29)  Thotë i Dëerguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Kush sillet rreth Qabes shtatë herë dhe pastaj fal dy rekate, i quhet sikur ka liruar një robëreshë.’’
30-A lejohet të falesh duke pasur përpara teje ndonjë varr?  Përgjigje-Nuk lejohet falja drejt varreve pasi që kjo gjë të çon në madhërimin e adhurimin e tyre.  Thotë All-llahu i Lartësuar.’’...Kështu pra, ktheje fytyren tënde (gjatë faljes) në drejtim të Xhamisë së Shenjtë-Qabes!’’(El-Bekare:144)  Thotë i Dërguari i All-llahut ,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Mos u ulni mbi varre dhe mos u falni në drejtim të tzre!’’
31-Cili është gjykimi i të punuarit me magji?  Përgjigje-Të punosh me magji (të bësh magji) është prej gjynaheve më të mëdha të cilat të çojnë në mosbesim e mohim të All-llahut të Lartësuar.  Poashtu edhe të mesuarit e saj është njësoj si puna me të.  Thotë All-llahu i Lartësuar:’’...Por shejtanët mohuan (u bënë mosbesimtarë) duke u mëauar njerëzve magjinë.’’(El-Bekare:102)  Thotë i Dërguari i All-llahut ,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Largojuni shtatë shkatrrueseve (që të fusin në zjarr) :Shirkut, magjis...’’
32-A mund t’i besojmë fallgjorit e magjistarit?  Përgjigje-Nuk i besojmë ata për asgjë që thonë,madje nuk shkojmë kurrë tek ata.  Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Thuaj:Nuk e di të fshehtën askush që ndodhet në qiej apo në tokë përveç All-llahut.’’(En-Neml:65)  Thotë i Dërguar i All-llahut paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Kush shkon tek  n donjë fallxhor apo magjistare dhe e beson atë në ato që thotë, ka mohuar atë që ka zbritur Muhammedit:’’
33-A e di të fshehtën ndokush prej krijesave? Përgjigje-Nuk e di të fshehtën askush përveç All-llahut të Lartësuar.  Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Dhe tek Ai janë çëlesat e të fshehtës e askush nuk i di ato përveç Atij.’’(El-En’am:59)  Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Nuk e di të fshehtën askush tjetër përveç All-llahut.’’
34-Me ç’ligj duhet të gjykojnë muslimanët?  Përgjigje-Muslimanët duhet të gjykojnë sipas Kur’anit dhe Sunetit-fjalës së të Dërguarit të All-llahut,qofshin ata individë, kolektiv apo pushtetarë.  Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Dhe gjyko në mes tyre me atë që ka zbritur All-llahu.’’(El-Maide:49)  Thotë i Dërguari i All-llahut ,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’ ’All-llahu  është Gjykues dhe tek Ai është kthimi.’’
35-Cili është gjykimi për  ligjet e vendosura nga shtetet e mëdha sot, të cilat kundërshtojnë Islamin?  Përgjigje-Zbatimi i tyre është kufër-mosbesim, dalje nga Islami nëse personi i bën të lejuara apo i paraprin mbi Ligjin e All-llahut (Kur’anin dhe Sunetin) duke besuar se janë më të mira.  Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Dhe kushdo që nuk gjykonë me Atë që ka shpallur All-llahu, ata janë mosbesimtarë.’’(El-Maide:44)  Thotë i Dërguari i All-llahut ,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Nëse prijësit e tyre do të vazhdojnë të mos gjykojnë me Ligjin e All-llahut e të mos zgjedhin ndërmjet atyre që ka zbritur All-llahu, atëherë All-llahu i jep secilit pjesën që i takon( të dënimit për shkak të padrejtësisë që i kanë bërë  njerëzve duke gjykuar me ligje jo të drejta).
36-A lejohet betimi në dikënd tjetër përveç All-llahut?  Përgjigje-Nuk lejohet betimi vetëm se në All-llahun e Madhëruar.  Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Thuaj: Po! Për Zotin tim!Ju padyshim që do të  ringjalleni.’’Thotë i Dërguari i All-llahut ,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Kush betohet në dikënd tjetër përveç All-llahut, ka bërë shirk (i ka bërë shok  All-llahut).’’
37-A lejohet lidhja e nuskave dhe hajmalive?  Përgjigje-Nuk lejohet varja apo lidhja e nuskave dhe hajmalive sepse kjo gjë është prej shirkut.  Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Dhe nëse All-llahu iu prek me njdonjë të keqe, askush nuk mund ta largojë atë përveç Atij.’’(El-En’am:17)  Thotë i Dërguari i All-llahut ,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Kush var apo lidh nuskë i ka bërë shok All-llahut.’’(Nuskë është çdo gjë lidhet për të larguar syrin e keq apo amirën, apo me qëllim të shërimit ose ruajtjes  nga sëmundjet.sh.r.)
38- Me ç’farë ndërmjetësohemi tek All-llahu i Lartësuar?  Përgjigje-Ndërmjetësohemi tek All-llahu me Emrat e Cilësitë  e Tij, të Pastërtit nga mekatet, me punët tona të mira dhe më duanë-lutjen e një besimtari të mirë.  Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Dhe të All-llahut janë të gjithë Emrat më të bukur, kështu që luteni Atë me to:’’(El-A’raf:80)  Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Të lutem Ty çdo Emër Tëndin me të cilin Ti ke quajtur Veten Tënde!’’
39-A ka nevojë duaja-lutja për ndërmjetësinë e ndonjë krijese?  Përgjigje-Kur lutemi nuk ka nevojë për ndonjë ndërmjetës,prej krijesave.  Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Dhe kur robët e Mi të pysin ty (o  Muhammed) për Mua, atëherë (thuaju): Vërtet Unë jam pranë , u përgjigjem lutjeve te lutesit kur ai më drejtohet Mua me lutje.’’(El-Bekare:186)  Thotë  i Dërguari i All-llahut ,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Ju i luteni Atij që Dëgjon e është afër ,Atij që është me ju.’’(d.m.th:që ju Dëgjon e ju Sheh)’’
40-Cili është misioni i të të Dërguarit të All-llahut,Muhanmmed?  Përgjigje-Misioni i tij është shpallja,sqarimi dhe ngritja e argumentit.  Thotë All-llahu i Lartësuar:’’O ti i Dërguar! Shpalle mesazhin i cili të është zbritur tz nga Zoti yt.’’(El-Maide:67)  Tha i Dërguari i All-llahut (Paqja dhe mëshira e All-llahut e All-llahut qofshin mbi të);’’Zoti im!Dëshmo!’’ E tha këtë si përgjigje për fjalën e shokëve të tij kur thanë:’’Dëshmojmë që ti e kreve  shpalljen, e çove në vend amanetin dhe këshillove.
41-Prej kujt kërkojmë që të na mundësohet ndërmjetësimi i të të Dërguarit në Ditën e Gjykimit?  Përgjigje- E kërkojmë ndërmjetësinë e Muhammedit, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të,vetëm prej All-llahut të Lartësuar.  Thotë All-llahu i Lartësuar:’’E  kush është  ai që mund të ndërmjetësojë tek Ai përveç se me lejen e Tij.’’(El-Bekare:255)  ‘’Thuaj: I gjithë ndërmjetësimi i takon All-llahut.’’(Ez-Zumer:44)  Thotë i Dërguari i All-llahut,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të,duke mësuar njërin prej shokëve të tij thotë:’’O Zoti im!Bëjë atë (të Dërguarin, Muhammedin) ndërmjetës për mua .’’
42-Si mund ta duam All-llahun dhe të Dërguarin e Tij?  Përgjigje-Dashurija vërtetohet në bindje dhe zbatimin e urdhërave.  Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Thuaj:Nëse jeni që e doni All-llahun ,atëhere më ndiqni mua që t’ju dojë All-llahu.’’(Al-Imran:31)  Thotë i Dëerguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Nuk beson askush prej  derisa të jem më i dashur tek ai sesa prindi apo femija e tij e  të gjithë njerëzit.’’
43-A mund ta teprojmë në lavdërimin e të Dërguarit?  Përgjigje-Nuk lejohet ta teprojmë në lavdërimin e të Dërguarit, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të,apo ngritjen e tij.  Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Thuaj (O Muhammed):Unë jam vetëm një njeri sikurse edhe ju, (por) mua më është shpallur se i adhuruarijuaj është Një i Adhuruar i Vetëm.’’(El-Kehf:110)  Thotë i Dërguari i All-llahut ,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Mos më lavdëroni ashtu siç bënë të krishterët me birin e Merjemes , sepse unë jam rob i All-llahut, por thoni:Rob i All-llahut dhe i Dërguari Tij.’’
44-Kush është krijesa e parë?  Përgjigje-Krijesa e parë prej e njerzve është Ademi,alejhi selam,paqja e All-llahut qoftë mbi të,ndërsa prej sendeve është Lapsi.  Thotë All-llahu i Lartësuar:’’(Përmend) Kur Zoti yt u tha engjëjve:Me të vërtetë që Unë do të krijoj njeriun nga balta.’’(Sad:71)  Thotë i Dërguari i All-llahut,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Sendi i parë që ka krijuar All-llahu është Kalemi-lapsi .’’
45-Si është krijuar Muhammedi ,alejhi-selam?  Përgjigje- E ka krijuar All-llahu Muhammedin, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të, ashtu siç krijoj të gjithë njerëzit.  Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Thuaj(O Muhammed): Unë jam vetëm një njeri sikurse edhe ju ,por që më shpallet...’’(El-Kehf:110)  ‘’Ai është i Cili ju ka krijuar juve nga dheu e pastaj prej një pike uji.’’(Gafgir:67)  Thotë i Dërguari i All-llahut ,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Ç’dokush prej jush krijohet në barkun e nënes së tij për dyzet ditë në gjëndje të lëngët...’’
46-Cili është gjykimi për Xhihadin-luftën në Rrugë të All-llahut?  Përgjigje-Xhihadi është obligim mbi muslimanët qoft ai me pasuri, me gjuhë apo me trup.  Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Ecni përpara, qoft kur e keni të lehtë (jeni të shëndoshë) apo të rëndë dhe luftoni me pasuritë dhe vetet tuaja në Rrugë të All-llahut.’’(Et-Teube:41)  Thotë i Dërguari i All-llahut paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Luftoni idhujtarët me pasuritë, vetet dhe gjuhët tuaja’’  Dhe ai (Xhihadi) është detyrë mbi çdo musliman të mundshëm nëse pushohet një tokë prej tokave të muslimanëve.Në fillim e kanë për detyrë ata që janë më afër e kështu me radhë derisa të mposhtet e të largohet armiku.
47-Ç’është miqësia për besimtarët?  Përgjigje-Ajo është dashuria dhe përkrahja për besimtaret janë njësues.                   Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Besimtarët dhe besimtaret janë Eulija (ndihmues, mbrojtës e miq) për njëri-tjetrin.’’(Et-Teube:71)  Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Besmtari për besimtarin është si një ndërtes e vetme që mbajnë njëri-tjetri.’’
48-A lejohet miqësia me mosbesimtarët dhe përkrahja e tyre?  Përgjigje- Nuk lejohet miqësia me mosbesimtarët dhe as përkrahja e tyre sepse kjo është prej njollave të besimit.  Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Dhe kush i miqëson ata (mosbesimtarë) prej jush , ai është prej tyre.’’(El-Maide:51)  Thotë i Dërguari i All-llahut ,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Bijtë e filan fisi nuk janë miq të mi.’’(Ngaqe ata ishin mosbesimtarë)
49-Kush është mik e i dashur?   Përgjigje-Mik është besimtari i devotshëm sunni-që ndjek rrugën e Pejagmberit,paqja dhe mëshira e  All-llahut qofshin mbi të.  Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Nuk ka fare dyshim! Me të vërtetë për Eulijatë-miqtë e All-llahut, as frikë nuk do të ketë mbi ata, as nuk do të pikëllohen.  Të cilët besuan dhe gjithnjë e patën frikë All-llahun.’’(Junus:62-63)  Thotë i Dërguari i All-llahut ,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Miku im është All-llahu dhe besimtari i mirë.’’
50-Përse e ka zbritur All-llahu Kur’anin?  Përgjigje- E ka zbritur All-llahu Kur’anin për ta lexuar atë , për të menduar atë dhe për të punuar sipas tij.  Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Pasoni atë që iu është zbritur nga Zoti juaj dhe mos pasoni asnjë të dashur tjetër përveç All-llahut.’’(El-A’raf:3)  Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Lexojeni  Kur’anin dhe punoni me të.’’;e mos hani me Kur’anin e as mos shtoni (pasurinë tuaj)me të.’’
51-A mjaftohemi me Kur’anin pa Hadithin? Përgjigje-Nuk mund të mjaftohemi me   Kur’anin pa Hadithin e të Dërguarit,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të.  Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Ne të zbritëm ty Përkujtimin (hadithin, sunetin) ashtu që tua sqarosh njërzve atë që u është zbritur atyre (Kur’anin).’’(En-Nahl:44)  Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Vërtet që mua më është dhënë Kur’ani dhe një tjetër me të si ai (Hadithi).’’
52-A mund ta paraprijmë fjalën e ndokujt prej krijesave    Para Fjalës se All-llahut dhe të Dërguarit?  Përgjigje-Nuk lejohet të paraprijmë fjalën e asujt, kushdo qoftë ai,para Fjalës së All-llahut dhe të Dërguarit të Tij.  Thotë All-llahu i Lartësuar:’’O ju që keni besuar!Mos vendosni ( mos flisni) para se të vendosë All-llahu dhe i Dërguari i Tij.’’(El-Huxhura:1)  Thotë i Dërguari i All-llahut ,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Nuk lejohet t’i bindesh krijesës nëse të urdhëron për atë që kundërshton Fjalën e Krijuesit,por bindja është në punë të mira.’’
53-Ç’farë duhet të bëjmë nëse kundërshtohemi?  Përgjigje-Kthehemi tek libri Fisnik (Kur’ani) dhe te Suneti i saktë, sipas kuptimit të selefëve-te parëve të mire të kësaj feje dhe duke u  këshilluar me dijetarët e vërtetë.  Thotë All-llahu i Lartësuar:’’E nëse kundërshtoheni në ndonjë gjë, atëherë kthejeni atë tek All-llahu (Libri i Tij) dhe te i Dërguari i Tij .’’(En-Nisa’:59)          Thotë i Dërguari i All-llahut , paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Kam lënë në mesin tuaj dy gjëra me të cilat nuk do të humbni kurrë nëse kapeni pas tyre:Librin e All-llahut dhe Sunetin e të Dërguarit të Tij.’’
54-Ç’është bidati?  Përgjigje-Bidati është çdo gjë me të cilen adhurohet All-llahu pa pasur ndonje argument në fe.  Thotë All-llahu i Lartësuar:’’ A  kanë ata shok (idhuj) të cilët kanë themeluar e përcaktuar për ta ndonjë fe të cilën nuk e ka urdheruar e përcaktuar All-llahu.’’(Esh-Shura:21)  Thotë i Dërguari i All-llahut , paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Kush vjen me diçka të re në çështjen tonë , e cila nuk është prej saj, ajo është e kthzer mbrapsht.’’
55-A ka bidat të mirë në fe?  Përgjigje-Nuk ka  në fe bidat të mirë, por ato janë epshet dhe dëshirat e atyre që vijnë me to.  Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Këtë ditë Unë e përsosa për ju  fenë tuaj, plotësova mirësinë Time mbi ju dhe zgjodha  për ju Islamin si Fe.’’(El-Maide:3)  Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qoft mbi të:’’Ruajuni punëve të shpikura )risive në Fe) sepse çdo punë e shpikur është bidat dhe  çdo bidat të çon në humbje.’’
56-A ka në Islam hapje të një rruge të mirë?  Përgjigje-Po, siç është ai person që fillon i pari me një punë të mirë për të vazhduar e për të qenë shembull për të tjerët.  Thotë All-llahu i Lartësuar:’’O Zoti ynë!...Dhe na bëj prijës të Muttekinëve (të përkushtuarve në besimin e pastër Islam).’’(El-Furkan:74)  Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Kush hap në Islam një rrugë të mirë do të ketë shpërblimin e asaj dhe e të gjithë atyre që do ta vazhdojnë pas tij.’’
57- A i mjafton muslimanit rregullimi i vetes së tij?  Përgjigje-Duhet patjetër që të rregullojë veten dhe familjen e tij, si dhe sa të mundet prej njerëzve të tjerë.  Thotë All-llahu i Lartësuar:’’O ju që keni besuar!Ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri ,lënd djegëse e të cilët janë njerëzit dhe gurët.’’  Thotë i Dëerguari i All-llahut ,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’All-llahu i Lartësuar do ta pysë çdo përgjëgjës për atë që kishte në përgjegjësi;A e ruajti atë apo e humbi?
58-Kur triumfojnë muslimanët?  Nëse ndihmojnë Fenë e All-llahut , duke punuar sipas Librit të Zotit të tyre dhe sipas Rrugës së të Dërguarit të tyre.  Thotë All-llahu i Lartësuar:’’O ju që keni besuar! Nëse ju ndihmoni All-llahun, Ai do t’ju ndihmojë juve dhe do t’ju bëjë të qëndroni fort në këmbët tuaja.’’(Muhammed:7)  Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Kur do të tregtoni me kamatë,ndiqni bishtat e lopëve e të kënaqeni me të mbjellat, dhe do ta lini Luftën në Rrugë të All-llahut, atëherë All-llahu do të hedhë mbi ju një përulje e nënçmim të cilin nuk do ta heqë prej jush deri sa të ktheheni në Fenë tuaj.’’
59-Si mund të shpëtojmë prej përçarjes e belasë?  Përgjigje- Shpëtimi është duke u kthyer tek Feja e vërtetë dhe e saktë sipas kuptimit të selfëve të mirë dhe duke lënë grindjet dhe mosmarrëveshjet.  Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Dhe kushdo që kundërshton të Dërguarin (Muhammedin) pasi ti jetë treguar qartë atij Rruga e Drejtë dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarve, Ne do ta mbajmë atë në atë drejtim që ai vetë ka zgjedhur dhe do ta djegim atë në Zjarr. E  sa përfundim i keq është ai!( En-Nisa:115)  Thotë i Dërguari i All-llahut .paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’...E ai që do të jetojë prej jush do të shohë mosmarrveshje të shumta.Kështu që kapuni pas Sunetit tim dhe Sunetit (rrugës) së prijësve të drejtë e të udhëzuar që do të jenë pas meje, Shtrëngohuni pas tyre fort me dhëmballë!...’’
60-Cila është detyra e muslimanëve sot?   Përgjigje-Kapja e të gjithëve për Litarin e All-llahut që të jenë një dorë e vetme.   Thotë All-llahu i Lartësuar:’’...Dhe kapuni që të gjithë për Litarin e All-llahut, dhe mos u përçani:’’(Al-Imran:102)   Thotë i Dërguari i All-llahut paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Shembulli i muslimanëve në dashurinë e tyre për njëri-tjetrin, mëshirën e tyre dhe butësinë e tyre ndaj njëri-tjetrit është sikur shembulli i një trupi të vetëm, nëse ankohet njëra prej gjymtyrëve të tij, atëherë i gjithë trupi ndjen dhembje e ethe.’’   Vel-hamdu lilahi Rabil-alemin.

Mais conteúdo relacionado

Mais procurados

Libraria islame botime elektronike (142)
Libraria islame botime elektronike (142)Libraria islame botime elektronike (142)
Libraria islame botime elektronike (142)RregullatIslame
 
Aureti i muslimanes përpara grave
Aureti i muslimanes përpara graveAureti i muslimanes përpara grave
Aureti i muslimanes përpara graveRregullatIslame
 
Ç’farë obligohet fillimisht muslimanit të dijë prej fesë
Ç’farë obligohet fillimisht muslimanit të dijë prej fesëÇ’farë obligohet fillimisht muslimanit të dijë prej fesë
Ç’farë obligohet fillimisht muslimanit të dijë prej fesëRregullatIslame
 
Ndalesa e Miqësimit të çifutëve dhe krishterëve
Ndalesa e Miqësimit të çifutëve dhe krishterëveNdalesa e Miqësimit të çifutëve dhe krishterëve
Ndalesa e Miqësimit të çifutëve dhe krishterëveRregullatIslame
 
Shejkh Mukbili Rreth Votimeve
Shejkh Mukbili Rreth VotimeveShejkh Mukbili Rreth Votimeve
Shejkh Mukbili Rreth VotimeveRregullatIslame
 
Version i shkurtuar i librit Forma e namazit
Version i shkurtuar i librit Forma e namazitVersion i shkurtuar i librit Forma e namazit
Version i shkurtuar i librit Forma e namazitRregullatIslame
 
Pozita që ka Namazi dhe gjurmët e tij të mira
Pozita që ka Namazi dhe gjurmët e tij të miraPozita që ka Namazi dhe gjurmët e tij të mira
Pozita që ka Namazi dhe gjurmët e tij të miraRregullatIslame
 
Paralajmërim nga përngjasimi me të pamoralshmit
Paralajmërim nga përngjasimi me të pamoralshmitParalajmërim nga përngjasimi me të pamoralshmit
Paralajmërim nga përngjasimi me të pamoralshmitRregullatIslame
 
Bashkëjetesa e mirë mes burrit dhe gruas
Bashkëjetesa e mirë mes burrit dhe gruasBashkëjetesa e mirë mes burrit dhe gruas
Bashkëjetesa e mirë mes burrit dhe gruasRregullatIslame
 
Fragmente nga kuptimet e sures el-Fatiha
Fragmente nga kuptimet e sures el-FatihaFragmente nga kuptimet e sures el-Fatiha
Fragmente nga kuptimet e sures el-FatihaRregullatIslame
 
Manual i shkurtër për ata që sapo kanë hyrë në islam
Manual i shkurtër për ata që sapo kanë hyrë në islamManual i shkurtër për ata që sapo kanë hyrë në islam
Manual i shkurtër për ata që sapo kanë hyrë në islamRregullatIslame
 
Haxhi dhe katër llojet e njerëzve
Haxhi dhe katër llojet e njerëzveHaxhi dhe katër llojet e njerëzve
Haxhi dhe katër llojet e njerëzveRregullatIslame
 
Shpjegimi i Fjalës së Teuhidit
Shpjegimi i Fjalës së TeuhiditShpjegimi i Fjalës së Teuhidit
Shpjegimi i Fjalës së TeuhiditRregullatIslame
 
Besimi në melekë dhe ndikimi i tij në jetën e umetit
Besimi në melekë dhe ndikimi i tij në jetën e umetitBesimi në melekë dhe ndikimi i tij në jetën e umetit
Besimi në melekë dhe ndikimi i tij në jetën e umetitRregullatIslame
 
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në SelefizëmKëshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në SelefizëmRregullatIslame
 
Këshillë me rastin e pritjes së muajit të Ramadanit
Këshillë me rastin e pritjes së muajit të RamadanitKëshillë me rastin e pritjes së muajit të Ramadanit
Këshillë me rastin e pritjes së muajit të RamadanitRregullatIslame
 
Dr. Musli Vërbani - Turpi
Dr. Musli Vërbani - TurpiDr. Musli Vërbani - Turpi
Dr. Musli Vërbani - TurpiLibra Islame
 

Mais procurados (20)

Libraria islame botime elektronike (142)
Libraria islame botime elektronike (142)Libraria islame botime elektronike (142)
Libraria islame botime elektronike (142)
 
Aureti i muslimanes përpara grave
Aureti i muslimanes përpara graveAureti i muslimanes përpara grave
Aureti i muslimanes përpara grave
 
Ç’farë obligohet fillimisht muslimanit të dijë prej fesë
Ç’farë obligohet fillimisht muslimanit të dijë prej fesëÇ’farë obligohet fillimisht muslimanit të dijë prej fesë
Ç’farë obligohet fillimisht muslimanit të dijë prej fesë
 
Ndalesa e Miqësimit të çifutëve dhe krishterëve
Ndalesa e Miqësimit të çifutëve dhe krishterëveNdalesa e Miqësimit të çifutëve dhe krishterëve
Ndalesa e Miqësimit të çifutëve dhe krishterëve
 
Shtyllat e besimit
Shtyllat e besimitShtyllat e besimit
Shtyllat e besimit
 
Shejkh Mukbili Rreth Votimeve
Shejkh Mukbili Rreth VotimeveShejkh Mukbili Rreth Votimeve
Shejkh Mukbili Rreth Votimeve
 
Version i shkurtuar i librit Forma e namazit
Version i shkurtuar i librit Forma e namazitVersion i shkurtuar i librit Forma e namazit
Version i shkurtuar i librit Forma e namazit
 
Porosi Profetike
Porosi ProfetikePorosi Profetike
Porosi Profetike
 
Pozita që ka Namazi dhe gjurmët e tij të mira
Pozita që ka Namazi dhe gjurmët e tij të miraPozita që ka Namazi dhe gjurmët e tij të mira
Pozita që ka Namazi dhe gjurmët e tij të mira
 
Paralajmërim nga përngjasimi me të pamoralshmit
Paralajmërim nga përngjasimi me të pamoralshmitParalajmërim nga përngjasimi me të pamoralshmit
Paralajmërim nga përngjasimi me të pamoralshmit
 
Bashkëjetesa e mirë mes burrit dhe gruas
Bashkëjetesa e mirë mes burrit dhe gruasBashkëjetesa e mirë mes burrit dhe gruas
Bashkëjetesa e mirë mes burrit dhe gruas
 
Fragmente nga kuptimet e sures el-Fatiha
Fragmente nga kuptimet e sures el-FatihaFragmente nga kuptimet e sures el-Fatiha
Fragmente nga kuptimet e sures el-Fatiha
 
Manual i shkurtër për ata që sapo kanë hyrë në islam
Manual i shkurtër për ata që sapo kanë hyrë në islamManual i shkurtër për ata që sapo kanë hyrë në islam
Manual i shkurtër për ata që sapo kanë hyrë në islam
 
Haxhi dhe katër llojet e njerëzve
Haxhi dhe katër llojet e njerëzveHaxhi dhe katër llojet e njerëzve
Haxhi dhe katër llojet e njerëzve
 
Shpjegimi i Fjalës së Teuhidit
Shpjegimi i Fjalës së TeuhiditShpjegimi i Fjalës së Teuhidit
Shpjegimi i Fjalës së Teuhidit
 
02 - Revista Medina
02 - Revista Medina02 - Revista Medina
02 - Revista Medina
 
Besimi në melekë dhe ndikimi i tij në jetën e umetit
Besimi në melekë dhe ndikimi i tij në jetën e umetitBesimi në melekë dhe ndikimi i tij në jetën e umetit
Besimi në melekë dhe ndikimi i tij në jetën e umetit
 
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në SelefizëmKëshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
 
Këshillë me rastin e pritjes së muajit të Ramadanit
Këshillë me rastin e pritjes së muajit të RamadanitKëshillë me rastin e pritjes së muajit të Ramadanit
Këshillë me rastin e pritjes së muajit të Ramadanit
 
Dr. Musli Vërbani - Turpi
Dr. Musli Vërbani - TurpiDr. Musli Vërbani - Turpi
Dr. Musli Vërbani - Turpi
 

Semelhante a Besimi I Muslimanit

Ndjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë Botë
Ndjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë BotëNdjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë Botë
Ndjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë BotëLexo dhe Mëso
 
Ndjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë Botë
Ndjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë BotëNdjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë Botë
Ndjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë BotëRregullatIslame
 
T’ua mësojmë fëmijëve besimin!
T’ua mësojmë fëmijëve besimin!T’ua mësojmë fëmijëve besimin!
T’ua mësojmë fëmijëve besimin!Lexo dhe Mëso
 
Metodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesë
Metodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesëMetodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesë
Metodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesëLexo dhe Mëso
 
Metodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesë
Metodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesëMetodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesë
Metodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesëRregullatIslame
 
Nxitja e harmonise dhe mencurise ne davet
Nxitja e harmonise dhe mencurise ne davetNxitja e harmonise dhe mencurise ne davet
Nxitja e harmonise dhe mencurise ne davetAvni Xhemajli
 
Ç’farë obligohet fillimisht muslimanit të dijë prej fesë
Ç’farë obligohet fillimisht muslimanit të dijë prej fesëÇ’farë obligohet fillimisht muslimanit të dijë prej fesë
Ç’farë obligohet fillimisht muslimanit të dijë prej fesëLexo dhe Mëso
 
02. Kërkimi i udhëzimit në të vërtetën
02. Kërkimi i udhëzimit në të vërtetën02. Kërkimi i udhëzimit në të vërtetën
02. Kërkimi i udhëzimit në të vërtetënLexo dhe Mëso
 
Sq Teuhidi
Sq TeuhidiSq Teuhidi
Sq TeuhidiFatos
 
02. Kërkimi i udhëzimit në të vërtetën
02. Kërkimi i udhëzimit në të vërtetën02. Kërkimi i udhëzimit në të vërtetën
02. Kërkimi i udhëzimit në të vërtetënRregullatIslame
 
Shpjegimi i Fjalës së Teuhidit
Shpjegimi i Fjalës së TeuhiditShpjegimi i Fjalës së Teuhidit
Shpjegimi i Fjalës së TeuhiditLexo dhe Mëso
 
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në SelefizëmKëshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në SelefizëmLexo dhe Mëso
 
Çelësi I Tokës Së Paqes Me Vërtetimin e Dy Dëshmive Të Islamit
Çelësi I Tokës Së Paqes Me Vërtetimin e Dy Dëshmive Të IslamitÇelësi I Tokës Së Paqes Me Vërtetimin e Dy Dëshmive Të Islamit
Çelësi I Tokës Së Paqes Me Vërtetimin e Dy Dëshmive Të IslamitLexo dhe Mëso
 
Fetva rreth shtyllave të Islamit
Fetva rreth shtyllave të IslamitFetva rreth shtyllave të Islamit
Fetva rreth shtyllave të IslamitLexo dhe Mëso
 
Sq Mburoja e Tevhidit
Sq Mburoja e TevhiditSq Mburoja e Tevhidit
Sq Mburoja e TevhiditFatos
 
mburoja e muslimanit
mburoja e muslimanitmburoja e muslimanit
mburoja e muslimanitFSstudio
 
Njohje rreth Islamit dhe vlerave të tij
Njohje rreth Islamit dhe vlerave të tijNjohje rreth Islamit dhe vlerave të tij
Njohje rreth Islamit dhe vlerave të tijLexo dhe Mëso
 

Semelhante a Besimi I Muslimanit (20)

Ndjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë Botë
Ndjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë BotëNdjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë Botë
Ndjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë Botë
 
Ndjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë Botë
Ndjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë BotëNdjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë Botë
Ndjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë Botë
 
T’ua mësojmë fëmijëve besimin!
T’ua mësojmë fëmijëve besimin!T’ua mësojmë fëmijëve besimin!
T’ua mësojmë fëmijëve besimin!
 
Metodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesë
Metodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesëMetodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesë
Metodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesë
 
Metodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesë
Metodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesëMetodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesë
Metodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesë
 
Pergezim
PergezimPergezim
Pergezim
 
Nxitja e harmonise dhe mencurise ne davet
Nxitja e harmonise dhe mencurise ne davetNxitja e harmonise dhe mencurise ne davet
Nxitja e harmonise dhe mencurise ne davet
 
Ç’farë obligohet fillimisht muslimanit të dijë prej fesë
Ç’farë obligohet fillimisht muslimanit të dijë prej fesëÇ’farë obligohet fillimisht muslimanit të dijë prej fesë
Ç’farë obligohet fillimisht muslimanit të dijë prej fesë
 
02. Kërkimi i udhëzimit në të vërtetën
02. Kërkimi i udhëzimit në të vërtetën02. Kërkimi i udhëzimit në të vërtetën
02. Kërkimi i udhëzimit në të vërtetën
 
Sq Teuhidi
Sq TeuhidiSq Teuhidi
Sq Teuhidi
 
02. Kërkimi i udhëzimit në të vërtetën
02. Kërkimi i udhëzimit në të vërtetën02. Kërkimi i udhëzimit në të vërtetën
02. Kërkimi i udhëzimit në të vërtetën
 
Shpjegimi i Fjalës së Teuhidit
Shpjegimi i Fjalës së TeuhiditShpjegimi i Fjalës së Teuhidit
Shpjegimi i Fjalës së Teuhidit
 
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në SelefizëmKëshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
 
Çelësi I Tokës Së Paqes Me Vërtetimin e Dy Dëshmive Të Islamit
Çelësi I Tokës Së Paqes Me Vërtetimin e Dy Dëshmive Të IslamitÇelësi I Tokës Së Paqes Me Vërtetimin e Dy Dëshmive Të Islamit
Çelësi I Tokës Së Paqes Me Vërtetimin e Dy Dëshmive Të Islamit
 
Devotshmeria dhe rruget e forcimit te saj
Devotshmeria dhe rruget e forcimit te sajDevotshmeria dhe rruget e forcimit te saj
Devotshmeria dhe rruget e forcimit te saj
 
Fetva rreth shtyllave të Islamit
Fetva rreth shtyllave të IslamitFetva rreth shtyllave të Islamit
Fetva rreth shtyllave të Islamit
 
Devotshmeria shejh-uthejmin
Devotshmeria shejh-uthejminDevotshmeria shejh-uthejmin
Devotshmeria shejh-uthejmin
 
Sq Mburoja e Tevhidit
Sq Mburoja e TevhiditSq Mburoja e Tevhidit
Sq Mburoja e Tevhidit
 
mburoja e muslimanit
mburoja e muslimanitmburoja e muslimanit
mburoja e muslimanit
 
Njohje rreth Islamit dhe vlerave të tij
Njohje rreth Islamit dhe vlerave të tijNjohje rreth Islamit dhe vlerave të tij
Njohje rreth Islamit dhe vlerave të tij
 

Mais de Elldini-Upfiek

Mais de Elldini-Upfiek (20)

Impossiblepictures 5
Impossiblepictures 5Impossiblepictures 5
Impossiblepictures 5
 
Airoplanet
AiroplanetAiroplanet
Airoplanet
 
Planetet
PlanetetPlanetet
Planetet
 
Planetet
PlanetetPlanetet
Planetet
 
çUdi!!!
çUdi!!!çUdi!!!
çUdi!!!
 
Hytbeja e lamtumires
Hytbeja e lamtumiresHytbeja e lamtumires
Hytbeja e lamtumires
 
E Mira Dhe E Keqja
E Mira Dhe E KeqjaE Mira Dhe E Keqja
E Mira Dhe E Keqja
 
Receta Gatimi
Receta GatimiReceta Gatimi
Receta Gatimi
 
Ebu Bekri Pjesa E Parë
Ebu Bekri Pjesa E ParëEbu Bekri Pjesa E Parë
Ebu Bekri Pjesa E Parë
 
Fjal Të Urta
Fjal Të UrtaFjal Të Urta
Fjal Të Urta
 
Vijmë Edhe Një Her
Vijmë Edhe Një HerVijmë Edhe Një Her
Vijmë Edhe Një Her
 
Durimi Ndaj Sprovave
Durimi Ndaj SprovaveDurimi Ndaj Sprovave
Durimi Ndaj Sprovave
 
Shkurorzmi Divorci
Shkurorzmi DivorciShkurorzmi Divorci
Shkurorzmi Divorci
 
Urime PëRvjetori I Pavarsisë Së KosovëS
Urime PëRvjetori I Pavarsisë Së KosovëSUrime PëRvjetori I Pavarsisë Së KosovëS
Urime PëRvjetori I Pavarsisë Së KosovëS
 
Paradox
ParadoxParadox
Paradox
 
Bimet Mjekesore Shq%5 B1%5 D
Bimet Mjekesore Shq%5 B1%5 DBimet Mjekesore Shq%5 B1%5 D
Bimet Mjekesore Shq%5 B1%5 D
 
Dijet E NjerëZve Të MëDhenj
Dijet E NjerëZve Të MëDhenjDijet E NjerëZve Të MëDhenj
Dijet E NjerëZve Të MëDhenj
 
Femna ,,,,
Femna ,,,,Femna ,,,,
Femna ,,,,
 
Asgjë Nuk ëShtë E Pamundur Në Botë
Asgjë Nuk ëShtë E Pamundur     Në BotëAsgjë Nuk ëShtë E Pamundur     Në Botë
Asgjë Nuk ëShtë E Pamundur Në Botë
 
Kuriozitete Sportive
Kuriozitete SportiveKuriozitete Sportive
Kuriozitete Sportive
 

Besimi I Muslimanit

  • 1. Besimi i muslimanit (60 pytje dhe pergjigje)
  • 2.   1-Përse na ka krijuar All-llahu i Lartësuar? Përgjigje-All-llahu i Lartësuar na ka krijuar për te adhuruar Atë dhe mos t’i  shoqërojmë Atij askënd. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Nuk i kam krijuar xhinët dhe njëyit vetëm se për të më adhuruar Mua.’’(Edh-Dharijat:56) Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’E drejta e All-llahut mbi njëzit është që ta Adhurojnë  vetëm Atë dhe mos t’bëjnë Atij shok:’’
  • 3.   2-Si duhet ta adhurojmë All-llahun e Lartësuar? Përgjigje-Ashtu si na ka urdhëruar All-llahu dhe i Dërguari i Tj;me sinqeritet dhe sipas synetit. Thotë All-llahu i Lartësuar:Dhe nuk ishin të urdhëruar për tjetër vetëm se për ta adhuruar All-llahun me sinqeritet’’(El-Bejjineh:5) Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të: Kush punon  një vepër e cila nuk është sipas punës sonë, ajo është e kthyer mbrapsht (nuk pranohet)’’
  • 4. 3-Si mund ta realizojmë kuptimin e adhurimit të vërtetë në zemrat tona? Përgjigje-Duke adhuruar All-llahun e Lartësuar me frikë prej Zjarrit të Tij, shpresë për Xhenetin e Tij dhe dashuri për Të. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Dhe luteni Atë me frikë e shpresë’’ (Frikë prej Zjarrit të Tij dhe duke shpresuar Xhenetin e Tij. (El-A’raf:56) Dhe thotë:’’... Atëherë All-llahu do të bjerë një popull të cilin e do dhe ata e duan Atë.’’(El-Maide:54) Thotë i Dërguari i All-llahu, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’I lutem All-llahut për Xhenetin dhe kërkoj mbrojtje prej Tij nga Zjarri.’’
  • 5. 4-Ç’është Ihsani-bamirësia në adhurim? Përgjigje-Të ndjesh mbikqyrjen  e All-llahut të Vetëm i Cili na sheh dhe i di të gjitha çështjet tona. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Vertët që  All-llahu është mbikqyrës mbi ju’’(En-Nisa’:1), Është Ai i Cili të sheh kur ti ngrihesh në këmb ( kur falesh) si dhe përmbysjen tënde në mesin e atyre që bëjnë sexhde (në namaz):’’ (Esh-Shuara:218) Thotë i Dërguari i All-llahut ,paqja dhe mëshira e All-llahut ,qofshin mbi të::’’Bamirësia është të adhurosh All-llahun sikur ta shihje Atë, edhe pse ti nuk e sheh Atë, Ai të sheh ty.’’
  • 6. 5-Përse i ka dërguar All-llahu të Dërguarit e Tij? Përgjigje-Për të ftuar njerëzit ne adhurimin e Tij dhe të mohojnë shirkun Atij. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Ne kemi dërguar në gjdo popull të dërguar ashtuqë t’i urdhërojnë ata  për të adhuruar All-llahun e t’i largohen idhujve.’’(En-Nahl:36) Thotë i Dërguari i All-llahut ,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Të Dërguarit e All-llahut janë vëllezër dhe feja e tyre është një.’’( d.m.th:të gjithë të Dërguarit kanë ftuar popujt e tzre në Njësimin e All-llahut)
  • 7. 6-Ç’do të thotë:Njësimi i All-llahut ne adhurim? Përgjigje-Të bësh adhurimin vetëm për All-llahun, siç janë ,lutja, premtimi ,gjykimi e adhurime te tjera. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Dije se nuk ka të adhuruar tjetër përveç All-llahut.’’(Muhamed:19) (d.m.th: nuk ka te adhuruar tjetër me  të drejtë përveç All-llahut) Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Le të jetë gjëja e parë në të cilën t’i ftosh ata Njësimi i All-llahut të Lartësuar.’’
  • 8. 7-Ç’do të thotë:’’La ilahe il-la All-llah’’? Përgjigje-Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç All-llahut, Një e të pa shoq. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Kjo sepse All-llahu është i Vërteti dhe se gjdo gjë adhurojnë përveç Atij është e kotë:’’(Lukman:30) Thotë i Dërguari i All-llahut ,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Kush thotë’’La ilahe il-la All-llah’’ dhe mohon çdo gjë që adhurohet përveç All-llahut, ndalohet për muslimanin marrja e pasuris dhe e gjakut të tij.’’
  • 9. 8-Ç’do të thotë:Muhammedi është i Dërguari i All-llahut? Përgjigje-Nuk ka kush që meriton të pasohet përveç tij,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të. Thotë Alll-llahu i Lartësuar:’’E nese i bindeni atij (Muhammedit) atëherë jeni të udhëzuar.’’(En-Nur:54) Thotë i Dërguari i All-llahut ,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Nëse do të ishte gjallë Musa (alejhi selam)nuk do të bënte gjë tjetër vetëm se do të më pasonte mua.’’
  • 10. 9-Ç’do të thotë:Njësimi i All-llahut në Cilësitë dhe Emrat e Tij? Përgjigje-Pohimi i cilësive me të cilat All-llahu e ka cilësuar Veten e Tij  apo e ka cilësuar Atë i Dërguari i Tij pa përngjasim, shëmbëllim, komentim të devijuar apo mohim të tyre. Thotë All-llahu i lartësuar:’’Asgjë nuk është si Ai e Ai është Dëgjusi , Shikuesi,’’(Esh-Shura:11) Thotë i Dëerguari i All-llahut ,pqaja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’All-llahu ka nëntëdhjetë e nëntë em,ra;kush i mëson ato do të hyjë në Xhenet.’’(Dhe çdo ëmer prej emrave të All-llahut të Lartësuar tregonë një cilësi të Tij, në formën që i përket Lartësis e Madhështisë së Tij.)
  • 11. 10-Ç’dobi ka Njësimi për muslimanin? Përgjigje-Udhëzimi në këtë botë dhe siguria në botën tjetër, gjë që i siguron atij lumturinë në të dz botërat. Thotë All-llahu i Lartësuat:’’Ato të cilët kanë besuar dhe nuk e kanë përzier besimin e tyre me padrejtësi, për ta është siguria dhe ata janë të udhëzuar drejt:’’(El-En’am:82) Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’E drejta e njerëzve tek All-llahu është që të mos e dënojë atë që nuk i bën shok Atij.’’
  • 12. 11-Cila është e vërteta e besimit? Përgjigje-Ai është: Shprehje me gjuhë, vepër me gjymtyrë dhe bindje me zemër e përulje. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’O ju që keni besuar!Kini frikë All-llahun dhe flisni fjalë të drejta ashtu që t’ua rregullojë juve punët tuaja dhe t’ua falë gjynahet tuaja:’’(El-Ahzab:70) Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut, qofshin mbi të:’’Besimi është shtatëdhjetë e dia degë ,më e larta prj tyre është fjala’’La ilahe il-la All-llah’’dhe më e ulta është largimi i një pengese nga rruga, edhe turpi është një prej degëve të besimit.’’
  • 13. 12-A lejohet të mjaftuarit me thënien që je besimtar? Përgjigje-Që të vërtetohet besimi i vërtetë duhen prova të prera për të. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Beduinët thanë: Kemi besuar.Thuaj, Ju nuk keni besuar por thoni që jemi dorëzuar sepse akoma nuk ka hyrë besimi në zemrat tuaja.E nëse i bindeni All-llahut dhe të Dërguarit të Tij, Ai nuk ua pakëson punët tuaja (të cilat i keni bërë),All-llahu është Falësi, Mëshirëbërësi.’’(El-Huxhurat:14) Thotë i Dërguari i All-llahut ,paqja dhe mësjira e All-llahut qofshin mbi të:’’O ju që jeni bërë muslimanë me gjuhën tuaj por që nuk ka hyrë besimi në zemrat tuaja!Mos i dëmtoni muslimanët!....
  • 14. 13-Ku është All-llahu i Lartësuar? Përgjigje-All-llahu  është në qiell mbi Arsh, në atë mënyrë e cila i përket Madhështisë së Tij. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Mëshiruesi qëndroi mbi Arsh.’’(Ta-Ha:5) (d.mth.: u ngrit e u lartësua-siç ceket në Sahihun e Buhariut) I Dërguari i All-llahut e pyeti atë robëreshen:Ku është All-llahu? Ajo tha:Në qiell,Atëherë ai i tha totëriut te saj: Lirojr atë sepse ajo është besimtare!’’ Dhe ka thënë i Dërguari i All-llahut ,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’All-llahu ka shkruar në një libër:’’Mëshira ime e ka kaluar Hidhërimin Tim’’e ai ndodhet i shkruajtur tek Ai, mbi Arsh.’’
  • 15. 14-A është All-llahu me ne me Qenien e Tij apo me Dijen e Tij? Përgjigje:All-llahu është me ne me Dijen e Tij, na sheh e na dëgjon. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Tha (All-llahu Musës dhe Harunit):Mos kini frikë sepse Unë jam me ju,iu dëgjoj dhe iu shoh,’’(Ta-Ha:46) Thotë i Dërguari i All-llahut paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Ju i luteni Atij që dëgjon e është afër ,Atij që është me ju.’’(d.m.th:që iu dëgjon e iu sheh)
  • 16. 15-Cili është gjunahu më i madh? Përgjigje-Gjynahu më i madh është t’i bësh shok All-llahut. Thotë All-llahu i Lartësuar për kur Lukmani, alejhis-selam, tha:’’O biri im!Mos i shoqëro diç All-llahut sepse shirku është padrejtësia më e madhe,’’(Lukman:13) E pyetën të Dërguarin e All-lahut,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Cili është gjynahu më i madh? Tha: T’i bësh All-llahut shok ndërsa Ai është që të ka krijuar ty.’’
  • 17. 16-Ç’është ‘’shirku i madh’’? Përgjigje-Ai është drejtimi i çdo lloj adhurimi tjetër përveç All-llahut, siç është lutja, premtimi, kurbani etj. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Thuaj:Unë i lutem Zotit tim dhe nuk i shoqëroj Atë me askënd.’’(El-Xhinn:20) Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut, qofshin mbi të.:Gjynahu më i madh prej të mëdhave është të shoqëruarit e All-llahut shok.’’
  • 18. 17-Cili është dëmi i shirkut të madh? Përgjigje-Ai është shkak për të qëndruarit e përhershëm në Zjarr. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Atij që i shoqëron All-llahut ndokënd, All-llahu ia bën haram Xhenetin dhe vendi i tij është Zjarri.’’ (El-Maide:72) Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin  mbi të:’’Kush vdes duke i shoqëruar All-llahut shok, do të hyjë në Zjarr.’’
  • 19. 18-A ka  dobi puna e shoqëruar me shirk të madh? Përgjigje-Nuk bën dobi asnjë punë e shoqëruar me shirkun e madh. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’E nëse ata do të adhuronin tjetër me All-llahun, atëherë do t’i fshiheshin te gjitha punët e tyre që ata kishin punuar.’’ (El-En’am:88),’’Dhe do t’i bëjmë ato pluhur e hi.’’(El-Furkan:23) Thotë All-llahu i Lartësuar në një Hadith Kudsi:’’Kush vepron një punë në të cilën më shoqëron dikënd tjetër, e kam lënë atë dhe shirkun e tij.’’
  • 20. 19- A ndodhet shirku në mesin e muslimanëve? Përgjigje-Po, gjendet me shumicë-me keqardhje!- Thotë All-llahu i Lartësuar.’’Dhe nuk beson shumica e tyre vetëm se duke i shoqëruar All-llahut shok.’’(Junus:106) Thotë i Dërguari i All-llahut,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:Nuk do të bëhet Kiameti derisa të bashkohen disa fise prej popullit tim me idhujtarët dhe derisa të adhurohen idhujt.’’
  • 21. 20-Cili është gjykimi për akuzimin e muslimanit se ai  është bërë qafir-mosbesimtar,pa pasur argument? Përgjigje-Kjo gjë nuk lejohet madje është prej gjynaheve të mëdha. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Thuaj:Zoti im i ka ndaluar punët e ndyta, qofshin ato hapurazi apo fshehtasi, gjithashtu (ka ndalur ) çdo lloj kriki, shtypjen pa të drejtë,vënien shok All-llahut në adhurim, gjë për të cilën ai nuk ka dhënë asnjë të drejtë e asnjë provë, si dhe ( ka ndaluar) përfoljen  për All-llahun për gjërat për të cilat ju nuk keni asnjë dijeni.’’(El-A’raf:33) Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Nëse dikush i thotë vëllait të tij (ne fe ):Ti je mos besimtar (qafir);ajo fjalë do të bjerë mbi njërin nga ata të dy.’’
  • 22. 21-Cili është gjykimi për lutjen e të tjerëve përveç All-llahut-siç janë:’’ilvijatë’’? Përgjigje-Të luturit atyre është shirk i cili të fut në Zjarr. Thotë  All-llahu i Lartësuar:’’Mos lut Zot  tjetër  me All-llahun se përndryshe do të jesh prej atyre që ndëshkohën.’’( Esh-Shuara:213) Thotë i Dërguari i All-llahut ,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Kush vdes duke qenë që ka lutur dikë tjetër përveç All-llahut , do të hyjë në zjarr.’’
  • 23. 22-A është lutja prej adhurimit të All-llahut të Lartësuar? Përgjigje-Po,sigurisht që lutja është prej adhurimit të All-llahut, madje prej  adhurimeve më të mëdha. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Dhe Zoti juaj thotë: M’u lutni Mua, Unë do t’ju përgjigjem!’’ (Gafir:60) Thotë i Dëerguari i All-llahut i All-llahut ,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Lutja është vetë adhurimi.’’
  • 24. 23-A e dëgjojnë të vdekurit lutjen? Përgjigje-Të vdekurit nuk dëgjojnë as lutjen e as ndonjë gjë tjetër. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Sigurisht që ti nuk mund të bësh të vdekurit të dëgjojnë.’’(En-Neml:80).’’...Ndërsa ti nuk mund t’i bësh të dëgjojnë ata në varre.’’ (Fatir:22) Thotë i Dërguari i All-llahut paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’All-llahu ka zbritur disa ëngjëj që sillen nëpër tokë e që më dërgojnë selam nga ummeti im.’’(d.m.th.:që engjëjt janë ata që percjellin selamin, , ndërsa njerëzit nuk mund të kenë dot lidhje me ata të botës tjeter).’’
  • 25. 24-A lejohet kërkimi i ndihmës prej të vdekurve apo prej atyre që janë prezent? Përgjigje-Nuk lejohet kërkimi i ndihmës pre tyre, kjo gjë është shirk, por kërkojmë ndihmë vetëm nga All-llahu i Lartësuar. Thotë All-llahu i Lartësuar.’’(Përkujtoni) Kur ju kërkuat ndihmë te Zoti juaj e Ai iu përgjigjë juve.’’ (El-Enfal:9’ Kur të Dërguarin e All-llahut,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të, e godiste ndonjë breng apo veshtirësi thoshte:’’O Ti që je  i Përjetshëm dhe Mbajtës e Mbrojtës i gjithçkaje që egziston!Tek mëshira  Jote kërkoj ndihmë.’’
  • 26. 25-A lejohet  mbështetja në ndihmën e ndokujt tjetër përveç All-llahut? Përgjigje-Kjo gjë nuk lejohet sepse është shirk. Për ndihmë i mbështetemi  vetëm te All-llahu i Madhëruar. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Vetëm ty të adhurojmë dhe vetëm Ty të mbështetemi e të kërkojmë ndihmë (kudo , në çdo  kohë e për çdo gjë).’’(El-Fatiha:5) Thotë i Dërguari i All-llahut,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Nëse kërkon diçka, kërkoje prej All-llahut e nëse kërkon ndihmë, kërko prej All-llahut.’
  • 27. 26-A lejohet të kërkojmëndihmë prej të gjallëve që janë prezent? Përgjigje-Po, lejohet në ato gjëra që janë brenda mundësive të njeriut. ThotëAll-llahu i Lartësuar:’’...Dhe ndihmoni njëri-tjetrin në punë të mira e devotshmëri të All-llahut; dhe mos e ndihmoni njëri-tjetrin në gjynah e zemërim (armiqësi).’’(El-Maide:2) Thotë i Dërguari i All-llahut paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’All-llahu është në ndihmën e robit të Tij sa të jetë robi në ndihmën e vëllait të vet.’’
  • 28. 27-A lejohet përkushtimi i diçkaje dikujt tjetër përveç All-llahut? Përgjigje-Nuk lejohet përkushtimi vetëm se për All-llahun e Madhëruar. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’(Përkujto) Kur bashkëshortja e Imranit tha ‘’Zoti im! Të jam betuar Ty se fëmija që është në barkun tim të jetë i përkushtuar për shërbimet e Tua, kështu  që ma prano këtë (përkushtim) mua.’’(El-Imran:35) Thotë i Dërguari i All-llahut , paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Kush përkushtohet për të kryer një punë të mirë që është bindje ndaj All-llahut, le ta bëjë atë, e kush përkushtohet për të bërë një punë të keqe që thyen urdhërin e All-llahut, mos ta bëjë atë.’’
  • 29. 28- A lejohet prerja e kurbanit për dikë tjetër përveç All-llahut? Përgjigje-Nuk lejohet sepse kjo gjë është prej shirkut të madh. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Falu për Zotin tënd dhe pre  kurban vetëm për Të.’’(El-Keuther:2) Thotë i Dërguari i All-llahut ,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’E mallkoftë All-llahu atë që prët kurban për dikë tjetër përveç All-llahut!’’
  • 30. 29-A lejohet tavafi-të sjellurit përreth-varreve? Përgjigje-Nuk lejohet tavafi rreth ndonjë gjëjë tjetër përveç se rreth Qabes. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’...Dhe le të sillen rreth shtepisë se lashtë (Qabes në Mekë).’’(El-Haxh:29) Thotë i Dëerguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Kush sillet rreth Qabes shtatë herë dhe pastaj fal dy rekate, i quhet sikur ka liruar një robëreshë.’’
  • 31. 30-A lejohet të falesh duke pasur përpara teje ndonjë varr? Përgjigje-Nuk lejohet falja drejt varreve pasi që kjo gjë të çon në madhërimin e adhurimin e tyre. Thotë All-llahu i Lartësuar.’’...Kështu pra, ktheje fytyren tënde (gjatë faljes) në drejtim të Xhamisë së Shenjtë-Qabes!’’(El-Bekare:144) Thotë i Dërguari i All-llahut ,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Mos u ulni mbi varre dhe mos u falni në drejtim të tzre!’’
  • 32. 31-Cili është gjykimi i të punuarit me magji? Përgjigje-Të punosh me magji (të bësh magji) është prej gjynaheve më të mëdha të cilat të çojnë në mosbesim e mohim të All-llahut të Lartësuar. Poashtu edhe të mesuarit e saj është njësoj si puna me të. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’...Por shejtanët mohuan (u bënë mosbesimtarë) duke u mëauar njerëzve magjinë.’’(El-Bekare:102) Thotë i Dërguari i All-llahut ,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Largojuni shtatë shkatrrueseve (që të fusin në zjarr) :Shirkut, magjis...’’
  • 33. 32-A mund t’i besojmë fallgjorit e magjistarit? Përgjigje-Nuk i besojmë ata për asgjë që thonë,madje nuk shkojmë kurrë tek ata. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Thuaj:Nuk e di të fshehtën askush që ndodhet në qiej apo në tokë përveç All-llahut.’’(En-Neml:65) Thotë i Dërguar i All-llahut paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Kush shkon tek n donjë fallxhor apo magjistare dhe e beson atë në ato që thotë, ka mohuar atë që ka zbritur Muhammedit:’’
  • 34. 33-A e di të fshehtën ndokush prej krijesave? Përgjigje-Nuk e di të fshehtën askush përveç All-llahut të Lartësuar. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Dhe tek Ai janë çëlesat e të fshehtës e askush nuk i di ato përveç Atij.’’(El-En’am:59) Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Nuk e di të fshehtën askush tjetër përveç All-llahut.’’
  • 35. 34-Me ç’ligj duhet të gjykojnë muslimanët? Përgjigje-Muslimanët duhet të gjykojnë sipas Kur’anit dhe Sunetit-fjalës së të Dërguarit të All-llahut,qofshin ata individë, kolektiv apo pushtetarë. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Dhe gjyko në mes tyre me atë që ka zbritur All-llahu.’’(El-Maide:49) Thotë i Dërguari i All-llahut ,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’ ’All-llahu është Gjykues dhe tek Ai është kthimi.’’
  • 36. 35-Cili është gjykimi për  ligjet e vendosura nga shtetet e mëdha sot, të cilat kundërshtojnë Islamin? Përgjigje-Zbatimi i tyre është kufër-mosbesim, dalje nga Islami nëse personi i bën të lejuara apo i paraprin mbi Ligjin e All-llahut (Kur’anin dhe Sunetin) duke besuar se janë më të mira. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Dhe kushdo që nuk gjykonë me Atë që ka shpallur All-llahu, ata janë mosbesimtarë.’’(El-Maide:44) Thotë i Dërguari i All-llahut ,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Nëse prijësit e tyre do të vazhdojnë të mos gjykojnë me Ligjin e All-llahut e të mos zgjedhin ndërmjet atyre që ka zbritur All-llahu, atëherë All-llahu i jep secilit pjesën që i takon( të dënimit për shkak të padrejtësisë që i kanë bërë  njerëzve duke gjykuar me ligje jo të drejta).
  • 37. 36-A lejohet betimi në dikënd tjetër përveç All-llahut? Përgjigje-Nuk lejohet betimi vetëm se në All-llahun e Madhëruar. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Thuaj: Po! Për Zotin tim!Ju padyshim që do të  ringjalleni.’’Thotë i Dërguari i All-llahut ,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Kush betohet në dikënd tjetër përveç All-llahut, ka bërë shirk (i ka bërë shok All-llahut).’’
  • 38. 37-A lejohet lidhja e nuskave dhe hajmalive? Përgjigje-Nuk lejohet varja apo lidhja e nuskave dhe hajmalive sepse kjo gjë është prej shirkut. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Dhe nëse All-llahu iu prek me njdonjë të keqe, askush nuk mund ta largojë atë përveç Atij.’’(El-En’am:17) Thotë i Dërguari i All-llahut ,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Kush var apo lidh nuskë i ka bërë shok All-llahut.’’(Nuskë është çdo gjë lidhet për të larguar syrin e keq apo amirën, apo me qëllim të shërimit ose ruajtjes  nga sëmundjet.sh.r.)
  • 39. 38- Me ç’farë ndërmjetësohemi tek All-llahu i Lartësuar? Përgjigje-Ndërmjetësohemi tek All-llahu me Emrat e Cilësitë  e Tij, të Pastërtit nga mekatet, me punët tona të mira dhe më duanë-lutjen e një besimtari të mirë. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Dhe të All-llahut janë të gjithë Emrat më të bukur, kështu që luteni Atë me to:’’(El-A’raf:80) Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Të lutem Ty çdo Emër Tëndin me të cilin Ti ke quajtur Veten Tënde!’’
  • 40. 39-A ka nevojë duaja-lutja për ndërmjetësinë e ndonjë krijese? Përgjigje-Kur lutemi nuk ka nevojë për ndonjë ndërmjetës,prej krijesave. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Dhe kur robët e Mi të pysin ty (o  Muhammed) për Mua, atëherë (thuaju): Vërtet Unë jam pranë , u përgjigjem lutjeve te lutesit kur ai më drejtohet Mua me lutje.’’(El-Bekare:186) Thotë  i Dërguari i All-llahut ,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Ju i luteni Atij që Dëgjon e është afër ,Atij që është me ju.’’(d.m.th:që ju Dëgjon e ju Sheh)’’
  • 41. 40-Cili është misioni i të të Dërguarit të All-llahut,Muhanmmed? Përgjigje-Misioni i tij është shpallja,sqarimi dhe ngritja e argumentit. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’O ti i Dërguar! Shpalle mesazhin i cili të është zbritur tz nga Zoti yt.’’(El-Maide:67) Tha i Dërguari i All-llahut (Paqja dhe mëshira e All-llahut e All-llahut qofshin mbi të);’’Zoti im!Dëshmo!’’ E tha këtë si përgjigje për fjalën e shokëve të tij kur thanë:’’Dëshmojmë që ti e kreve  shpalljen, e çove në vend amanetin dhe këshillove.
  • 42. 41-Prej kujt kërkojmë që të na mundësohet ndërmjetësimi i të të Dërguarit në Ditën e Gjykimit? Përgjigje- E kërkojmë ndërmjetësinë e Muhammedit, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të,vetëm prej All-llahut të Lartësuar. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’E  kush është  ai që mund të ndërmjetësojë tek Ai përveç se me lejen e Tij.’’(El-Bekare:255) ‘’Thuaj: I gjithë ndërmjetësimi i takon All-llahut.’’(Ez-Zumer:44) Thotë i Dërguari i All-llahut,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të,duke mësuar njërin prej shokëve të tij thotë:’’O Zoti im!Bëjë atë (të Dërguarin, Muhammedin) ndërmjetës për mua .’’
  • 43. 42-Si mund ta duam All-llahun dhe të Dërguarin e Tij? Përgjigje-Dashurija vërtetohet në bindje dhe zbatimin e urdhërave. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Thuaj:Nëse jeni që e doni All-llahun ,atëhere më ndiqni mua që t’ju dojë All-llahu.’’(Al-Imran:31) Thotë i Dëerguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Nuk beson askush prej  derisa të jem më i dashur tek ai sesa prindi apo femija e tij e  të gjithë njerëzit.’’
  • 44. 43-A mund ta teprojmë në lavdërimin e të Dërguarit? Përgjigje-Nuk lejohet ta teprojmë në lavdërimin e të Dërguarit, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të,apo ngritjen e tij. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Thuaj (O Muhammed):Unë jam vetëm një njeri sikurse edhe ju, (por) mua më është shpallur se i adhuruarijuaj është Një i Adhuruar i Vetëm.’’(El-Kehf:110) Thotë i Dërguari i All-llahut ,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Mos më lavdëroni ashtu siç bënë të krishterët me birin e Merjemes , sepse unë jam rob i All-llahut, por thoni:Rob i All-llahut dhe i Dërguari Tij.’’
  • 45. 44-Kush është krijesa e parë? Përgjigje-Krijesa e parë prej e njerzve është Ademi,alejhi selam,paqja e All-llahut qoftë mbi të,ndërsa prej sendeve është Lapsi. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’(Përmend) Kur Zoti yt u tha engjëjve:Me të vërtetë që Unë do të krijoj njeriun nga balta.’’(Sad:71) Thotë i Dërguari i All-llahut,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Sendi i parë që ka krijuar All-llahu është Kalemi-lapsi .’’
  • 46. 45-Si është krijuar Muhammedi ,alejhi-selam? Përgjigje- E ka krijuar All-llahu Muhammedin, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të, ashtu siç krijoj të gjithë njerëzit. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Thuaj(O Muhammed): Unë jam vetëm një njeri sikurse edhe ju ,por që më shpallet...’’(El-Kehf:110) ‘’Ai është i Cili ju ka krijuar juve nga dheu e pastaj prej një pike uji.’’(Gafgir:67) Thotë i Dërguari i All-llahut ,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Ç’dokush prej jush krijohet në barkun e nënes së tij për dyzet ditë në gjëndje të lëngët...’’
  • 47. 46-Cili është gjykimi për Xhihadin-luftën në Rrugë të All-llahut? Përgjigje-Xhihadi është obligim mbi muslimanët qoft ai me pasuri, me gjuhë apo me trup. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Ecni përpara, qoft kur e keni të lehtë (jeni të shëndoshë) apo të rëndë dhe luftoni me pasuritë dhe vetet tuaja në Rrugë të All-llahut.’’(Et-Teube:41) Thotë i Dërguari i All-llahut paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Luftoni idhujtarët me pasuritë, vetet dhe gjuhët tuaja’’ Dhe ai (Xhihadi) është detyrë mbi çdo musliman të mundshëm nëse pushohet një tokë prej tokave të muslimanëve.Në fillim e kanë për detyrë ata që janë më afër e kështu me radhë derisa të mposhtet e të largohet armiku.
  • 48. 47-Ç’është miqësia për besimtarët? Përgjigje-Ajo është dashuria dhe përkrahja për besimtaret janë njësues.                   Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Besimtarët dhe besimtaret janë Eulija (ndihmues, mbrojtës e miq) për njëri-tjetrin.’’(Et-Teube:71) Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Besmtari për besimtarin është si një ndërtes e vetme që mbajnë njëri-tjetri.’’
  • 49. 48-A lejohet miqësia me mosbesimtarët dhe përkrahja e tyre? Përgjigje- Nuk lejohet miqësia me mosbesimtarët dhe as përkrahja e tyre sepse kjo është prej njollave të besimit. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Dhe kush i miqëson ata (mosbesimtarë) prej jush , ai është prej tyre.’’(El-Maide:51) Thotë i Dërguari i All-llahut ,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Bijtë e filan fisi nuk janë miq të mi.’’(Ngaqe ata ishin mosbesimtarë)
  • 50. 49-Kush është mik e i dashur? Përgjigje-Mik është besimtari i devotshëm sunni-që ndjek rrugën e Pejagmberit,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Nuk ka fare dyshim! Me të vërtetë për Eulijatë-miqtë e All-llahut, as frikë nuk do të ketë mbi ata, as nuk do të pikëllohen. Të cilët besuan dhe gjithnjë e patën frikë All-llahun.’’(Junus:62-63) Thotë i Dërguari i All-llahut ,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Miku im është All-llahu dhe besimtari i mirë.’’
  • 51. 50-Përse e ka zbritur All-llahu Kur’anin? Përgjigje- E ka zbritur All-llahu Kur’anin për ta lexuar atë , për të menduar atë dhe për të punuar sipas tij. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Pasoni atë që iu është zbritur nga Zoti juaj dhe mos pasoni asnjë të dashur tjetër përveç All-llahut.’’(El-A’raf:3) Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Lexojeni  Kur’anin dhe punoni me të.’’;e mos hani me Kur’anin e as mos shtoni (pasurinë tuaj)me të.’’
  • 52. 51-A mjaftohemi me Kur’anin pa Hadithin? Përgjigje-Nuk mund të mjaftohemi me Kur’anin pa Hadithin e të Dërguarit,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Ne të zbritëm ty Përkujtimin (hadithin, sunetin) ashtu që tua sqarosh njërzve atë që u është zbritur atyre (Kur’anin).’’(En-Nahl:44) Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Vërtet që mua më është dhënë Kur’ani dhe një tjetër me të si ai (Hadithi).’’
  • 53. 52-A mund ta paraprijmë fjalën e ndokujt prej krijesave   Para Fjalës se All-llahut dhe të Dërguarit? Përgjigje-Nuk lejohet të paraprijmë fjalën e asujt, kushdo qoftë ai,para Fjalës së All-llahut dhe të Dërguarit të Tij. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’O ju që keni besuar!Mos vendosni ( mos flisni) para se të vendosë All-llahu dhe i Dërguari i Tij.’’(El-Huxhura:1) Thotë i Dërguari i All-llahut ,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Nuk lejohet t’i bindesh krijesës nëse të urdhëron për atë që kundërshton Fjalën e Krijuesit,por bindja është në punë të mira.’’
  • 54. 53-Ç’farë duhet të bëjmë nëse kundërshtohemi? Përgjigje-Kthehemi tek libri Fisnik (Kur’ani) dhe te Suneti i saktë, sipas kuptimit të selefëve-te parëve të mire të kësaj feje dhe duke u  këshilluar me dijetarët e vërtetë. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’E nëse kundërshtoheni në ndonjë gjë, atëherë kthejeni atë tek All-llahu (Libri i Tij) dhe te i Dërguari i Tij .’’(En-Nisa’:59)         Thotë i Dërguari i All-llahut , paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Kam lënë në mesin tuaj dy gjëra me të cilat nuk do të humbni kurrë nëse kapeni pas tyre:Librin e All-llahut dhe Sunetin e të Dërguarit të Tij.’’
  • 55. 54-Ç’është bidati? Përgjigje-Bidati është çdo gjë me të cilen adhurohet All-llahu pa pasur ndonje argument në fe. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’ A  kanë ata shok (idhuj) të cilët kanë themeluar e përcaktuar për ta ndonjë fe të cilën nuk e ka urdheruar e përcaktuar All-llahu.’’(Esh-Shura:21) Thotë i Dërguari i All-llahut , paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Kush vjen me diçka të re në çështjen tonë , e cila nuk është prej saj, ajo është e kthzer mbrapsht.’’
  • 56. 55-A ka bidat të mirë në fe? Përgjigje-Nuk ka  në fe bidat të mirë, por ato janë epshet dhe dëshirat e atyre që vijnë me to. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Këtë ditë Unë e përsosa për ju  fenë tuaj, plotësova mirësinë Time mbi ju dhe zgjodha  për ju Islamin si Fe.’’(El-Maide:3) Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qoft mbi të:’’Ruajuni punëve të shpikura )risive në Fe) sepse çdo punë e shpikur është bidat dhe  çdo bidat të çon në humbje.’’
  • 57. 56-A ka në Islam hapje të një rruge të mirë? Përgjigje-Po, siç është ai person që fillon i pari me një punë të mirë për të vazhduar e për të qenë shembull për të tjerët. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’O Zoti ynë!...Dhe na bëj prijës të Muttekinëve (të përkushtuarve në besimin e pastër Islam).’’(El-Furkan:74) Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Kush hap në Islam një rrugë të mirë do të ketë shpërblimin e asaj dhe e të gjithë atyre që do ta vazhdojnë pas tij.’’
  • 58. 57- A i mjafton muslimanit rregullimi i vetes së tij? Përgjigje-Duhet patjetër që të rregullojë veten dhe familjen e tij, si dhe sa të mundet prej njerëzve të tjerë. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’O ju që keni besuar!Ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri ,lënd djegëse e të cilët janë njerëzit dhe gurët.’’ Thotë i Dëerguari i All-llahut ,paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’All-llahu i Lartësuar do ta pysë çdo përgjëgjës për atë që kishte në përgjegjësi;A e ruajti atë apo e humbi?
  • 59. 58-Kur triumfojnë muslimanët? Nëse ndihmojnë Fenë e All-llahut , duke punuar sipas Librit të Zotit të tyre dhe sipas Rrugës së të Dërguarit të tyre. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’O ju që keni besuar! Nëse ju ndihmoni All-llahun, Ai do t’ju ndihmojë juve dhe do t’ju bëjë të qëndroni fort në këmbët tuaja.’’(Muhammed:7) Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Kur do të tregtoni me kamatë,ndiqni bishtat e lopëve e të kënaqeni me të mbjellat, dhe do ta lini Luftën në Rrugë të All-llahut, atëherë All-llahu do të hedhë mbi ju një përulje e nënçmim të cilin nuk do ta heqë prej jush deri sa të ktheheni në Fenë tuaj.’’
  • 60. 59-Si mund të shpëtojmë prej përçarjes e belasë? Përgjigje- Shpëtimi është duke u kthyer tek Feja e vërtetë dhe e saktë sipas kuptimit të selfëve të mirë dhe duke lënë grindjet dhe mosmarrëveshjet. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’Dhe kushdo që kundërshton të Dërguarin (Muhammedin) pasi ti jetë treguar qartë atij Rruga e Drejtë dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarve, Ne do ta mbajmë atë në atë drejtim që ai vetë ka zgjedhur dhe do ta djegim atë në Zjarr. E  sa përfundim i keq është ai!( En-Nisa:115) Thotë i Dërguari i All-llahut .paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’...E ai që do të jetojë prej jush do të shohë mosmarrveshje të shumta.Kështu që kapuni pas Sunetit tim dhe Sunetit (rrugës) së prijësve të drejtë e të udhëzuar që do të jenë pas meje, Shtrëngohuni pas tyre fort me dhëmballë!...’’
  • 61. 60-Cila është detyra e muslimanëve sot? Përgjigje-Kapja e të gjithëve për Litarin e All-llahut që të jenë një dorë e vetme. Thotë All-llahu i Lartësuar:’’...Dhe kapuni që të gjithë për Litarin e All-llahut, dhe mos u përçani:’’(Al-Imran:102) Thotë i Dërguari i All-llahut paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të:’’Shembulli i muslimanëve në dashurinë e tyre për njëri-tjetrin, mëshirën e tyre dhe butësinë e tyre ndaj njëri-tjetrit është sikur shembulli i një trupi të vetëm, nëse ankohet njëra prej gjymtyrëve të tij, atëherë i gjithë trupi ndjen dhembje e ethe.’’ Vel-hamdu lilahi Rabil-alemin.