SlideShare uma empresa Scribd logo
1 de 20

UNIVERSITETI I PRISHTINËS
FAKULETETI JURIDIK
Punim seminarik:Banka Qendrore e Kosovës
Banka e Shqipërisë
Banka Qendrore Evropiane
Profesori:                                                           Studenti:
Korab Sejdiu                                                     Shyqri Hoxha
Prishtinë,më  12 maj 2011

Përmbajtja
I.Banka Qendrore e Kosovës----------------------------------------------------------3
Nocioni dhe karekteristikat  -----------------------------------------------------------3
Mardhëniet me Kuvendin, Qeverinë dhe Shtetin---------------------------------4
Qeverisja dhe organizimi -------------------------------------------------------------5
Pasqyrat financiare dhe buxheti------------------------------------------------------6
Dispozitat  e përgjithshme-----------------------------------------------------------6
II.Banka e Shqipërisë----------------------------------------------------------------7
Objektivat dhe karektaristikat -------------------------------------------------------7
Mardheniet e Bankës Shqiptare me shtetin shqiptar-----------------------------8
Emetimi I Monedhës-----------------------------------------------------------------9
Organizimi dhe Drejtimi-------------------------------------------------------------10
Konatbiliteti dhe pasqyrat financiare----------------------------------------------10
III.Banka Qendrore Evropiane------------------------------------------------------11
Nocioni dhe themielimi--------------------------------------------------------------11
Struktura organizative----------------------------------------------------------------11
Eurosistemi ----------------------------------------------------------------------------12
Objektivi I Eourosistemit------------------------------------------------------------13
Pavarësia e Bankës Qendrore  Evropiane----------------------------------------14
Materiali I shfrytezuar----------------------------------------------------------------15

BANKA QENDRORE E KOSOVËS
NOCIONI DHE KARAKTERISTIKAT E BQK-SË
Me  27  korrik  2010  Kuvendi  I  Kosovës  ka  miratuar   Ligjin  nr.03/L-209  për  “Bankën  Qendrore  të  Republikës  së  Kosovës”
Banka  Qendrore  e  Republikës  së  Kosovës  pasardhëse  Autoritetit  Qendror  të  Kosovës,  është  subject  jurdik  public  bazuar  në  nenet  11  dhe 140  të  Kushtetutës  dhe  të  dispozitave  të  ligjit  te  lartecekur  që  ka autonomi  administrative, financiare  dhe  menaxhuese. BQK-ja  nuk   regjistrohet ne librin e regjistrimeve te bizneseve
BQK-ja si subject  juridik  në  bazë  të  nenit 3  të  ligjiit   per këtë institucion ka  kompetencë të plotë, po ashtu  ka  edhe  kompetencë  të vecantë  që:
1 Të  hyjë  në  mardhënie kontraktore
2.Të  ndërmmarrë  procedura ligjore dhe të jetë subject I këtyre procedurave
3 Të fitoj, administrojë, mbajë dhe disponoj pronë të luajtshme dhe te paluajtshme
BQK-ja  është  institucion  I  pavarur  ne  kryerjen  e  detyrave  te  veta, pra  me  këtë nenkuptojmë  që  në  cdo  kohë  duhet  të  respektohet  pavarësia  e  këtij institucioni, nga cdokush  qe  mundohet  që  të  ndikojë  në  anëtarët  e  organeve  vendimarrëse  apo    personelit  të  BQK-së.Por, nga  kjo pavarësi nuk duhet nenkuptuar qe BQK-ja nuk jep pergjegësi për punënën e vet, përkundrazi BQK-ja të paktën njëherë në vit, varësisht edhe prej nevojës raporton para Kuvendit të Republikës se Kosovës dhe para publikut në lidhje me realizimin e politikave dhe objektivave të saj.
BQK-ja  si objektivat e saj I ka te parapara konkretisht ne nenit 7  te ligjit te lartcekur ku shpreshimisht percaktohen keto objektiva te cilat janë:
1.Që të nxisë dhe të mbajë një system financiar stabil, duke përfshirë një system të qëndrueshëm, të sigurt dhe efikas të pagesave.
2.Objekivi I dytë I cili I  nënshtrohet objektivit parësor të saj është të kontribuoj në arritjen dhe ruajtjen e stabilitetit të cmimeve vendore.
3.BQK-ja mbështet politikat e përgjitshme ekonomike të Qeverise së Kosovës.
4.Vepron në pajtim me parimin e ekonomisë së tregut të hapur me konkurrencë të lirë,duke favorizuar shpërndarjen efikase të resurseve.
Për përmbushjen e këtyre objektivave parësore BQK-ja ka një varg detyrash per ti kryer ku do ti permbendim veq disa prej tyre ku percakohen ne nenin 8:
1. përcaktimin dhe zbatimin e politikave të një sistemi financiar stabil duke përfshirë
mbikëqyrjen e një skeme të sigurimit të depozitave, kryerjen e operacioneve të tregut,
si dhe ofrimin e likuiditetit emergjent;
2. rregullimin,licencimin, regjistrimin dhe mbikëqyrjen e institucioneve financiare
3. promovimin dhe mbikëqyrjen e sistemeve të sigurta, të qëndrueshme dhe efikase
të pagesave, të kliringut dhe të shlyerjes së letrave me vlerë;
4. sigurimin e një furnizimi të duhur të kartëmonedhave dhe monedhave në Kosovë;
5. mbajtjen dhe menaxhimin e rezervave ndërkombëtare;
Ndërkohë për ti realizuar qellimet e saja BQK-ja mund të hapë dhe të mbajë në librat  e saj llogari të parave dhe letrave me vlerë për bankat dhe institucionet tjera financiare, bankat e huaja ,institucionet financiare nderkombëtare  dhe sipas kërkesës qe I drejtohen mund te mbajë edhe  për qeveritë e huaja,organizatat ndërkombëtare dhe organizatat donatore. Por, nuk mundet që të hapë dhe të mbaje ne librat e saj llogari për institucionet jo financiare dhe per personat fizik.
Banka Qendrore e Kosovës mundet që të veprojë edhe në tregjet finaciare me blerje, shitje,huadhenje ose huammarrje të të drejtave dhe te instrumenteve të tregtueshme si dhe metaleve të cmuara, por mundet edhe te kryej operacione kreditore me bankat dhe pjesmarrësit e tjerë  të tregut që veprojnë në vendin tonë me huadhenie të mbështtur në kolateral adekuat. Këto veprime BQK-ja I bën për ti përmbushur objektivat dhe detyrat e veta qe I ka parashtruar para vetës.
MARRËDHËNIET ME KUVENDIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS,                                                                          QEVERINË DHE SHTETIN
Përgjegjësia e Bankes Qendorore  para Kuvendit të Republikës së Kosovës specifikohet në nenin 29 te ligjit per Banken Qendrore ku specifikisht thuhet “Guvernatori me kërkesë të Kuvendit të Republikës së Kosovës ose me nismën e vet, së paku një here në vit, dëgjohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe nga komisionet e tij për objektivat e Bankës Qendrore të :BQK-ja dhe ne te njejten kohe përgjegjësinë që ka ky isntitucion financiar karshi të zgjedhurve te popullit.
Po ashtu BQK-ja ka raporte e nderlidhura edhe me ekzekutivin e vendit ku paraqitet si këshilltar financiar dhe agjent fiscal,ku  për këtë raport bëhet fjalë edhe në nenin 30 te ligjit për BQK konkretshit janë keto dispozita:
1. Banka Qendrore vepron si bankier dhe si këshilltar financiar për Qeverinë.
2. Banka Qendrore mund, për dhe në emër të Qeverisë, të pranojë huazime të jashtme, të
menaxhojë dhe të administrojë borxhe të tilla, si dhe të shlyejë të drejtat dhe detyrimet financiare
të Shtetit ndaj palëve të jashtme.
3. Banka Qendrore mund, sipas kushteve për të cilat do të merret vesh me Qeverinë, të veprojë
si agjent fiskal për llogari të Qeverisë ose për agjenci tjetër publike të përcaktuar nga Qeveria.
4. Banka Qendrore mund të operojë me regjistër të letrave me vlerë të emetuara nga Shteti.
Edhe pse ekziston nje raport kaq I mirë në mes ekzekutivit të vendit dhe BQK-së,por ekziton nje nen (neni 33)ku I ndalohet kreditimi direct dhe indirect I institucioneve të vendit dhe cdo agjencie tjetër publike nga ana e BQK-së,,me përjashtim të kreditve brendaditore për të siguruar funksionimin e rregullt të pagesave.
QEVERISJA  DHE  ORGANIZIMI  I  BANKËS  QENDRORE
Si cdo institucion tjetër që ka organet dhe sistemin e vetë organizativ, po ashtu edhe BQK-ja ka këtë strukturë organizative për kryerjen sa më efikase të detyrave dhe qellimeve të veta.
Organet qendrore dhe vendimarrëse në strukturën organizative janë :
Bordi I Bankës Qendrore ku përbëhet nga Guvernatori,Drejtori I Pergjithshem I Thesarit dhe nga tre anëtarë joekzekutiv të cilët nuk janë anëtraë të personelit të BQK-së.
Ky Bord ka nje hapsirë të madhe kompetencash  ku ndër të tjera hyn miratimi I rregulloreve të BQK-se,mbikqyre zbatimin e politikave,permbushjen e detyrave,miraton buxhetin e BQK-së, emron zëvendësguvernatorët etj.
Bordi Ezekutiv përbëhet nga Guvernatori ku do të jetë kryesues, si dhe nga zëvendësguvernatorët dhe do të jetë i ngarkuar në zbatimin e politikave dhe operacioneve të BQK-së.Në kuadër të kompetencave të këtij bordi hyn edhe përcaktimi dhe miratimi ipolitikave për nxitjen dhe mbajtjen stabile të stistemit financiar dhe të një sistemi të sigurt të pagesave.
Guvernatori është organi I trëtë sipas hirarkisë së strukturës organizative dhe ai shërben si Kryeshef ekzekutiv I Bankës Qendrore I ngarkuar me operacionet e përditshme.Kompetencë dhe detyrë e Guvernatorit është zbatimi I politikave e BQK për ti realizuar objektivat e parashtruara, si dhe drejtimin dhe kontrollimin e administrimit të operacioneve të BQK-së
PASQYRAT FINANCIARE DHE BUXHETI
Raporti që më së shpeshti paraqitet ne mes të Bankës Qendrore dhe Kuvendit te Republikës së Kosovës vjen në shprehjë me rastin e raportimit të paqyrave financiare qe BQK-ja I bën brenda gjashte muajve nga mbyllja e vitit kalendarik financiar. BQK-ja  ia dërgon Kuvendit dhe Ministrit  nga një  kopje të pasqyrave finaciare dhe një raport me operacionet dhe punët e BQK-së gjatë vitit financiar që sapo ka përfunduar posaqërisht në lidhje me objektivar e politikave të saj dhe ngjarjet që kanë ndikuar në ekonominë e vendit.
Në  nenin 64 të ligjit për Bankën Qendrore është percaktuarkonkretisht procedura e miratimit të buxhetit BQK-së,ku konkretisht thuhet:
1. Banka Qendrore do të përgatisë buxhetin e saj vjetor , i cili do të miratohet nga Bordi i Bankës
Qendrore, para fillimit të çdo viti financiar.
2. Të gjitha të hyrat dhe të ardhurat e projektuara për t’u gjeneruar nga Banka Qendrore apo për
t’iu dhënë Bankës Qendrore nga cilido burim bashkë me shpenzimet e projektuara, duke
përfshirë zhvlerësimin dhe provizionet për humbje, do të përfshihen në buxhetin vjetor.
3. Buxheti vjetor i miratuar do t’i komunikohet për qëllim informimi Ministrit të Financave.
4. Bordi Ekzekutiv do të miratojë urdhëresa të brendshme për zbatimin e buxhetit të Bankës
Qendrore.

DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
Në nenin 65 percaktohen sakt instrumentet rregullative qe përdor BQK-ja për implementimin e detyrave dhe organizimin structural brenda institucionit.
1. Banka Qendrore do të ketë kompetencë të nxjerrë Rregullore, Udhëzime, dhe Urdhra ashtu si
do të jetë e nevojshme për realizimin e detyrave që i janë besuar Bankës Qendrore me këtë ligj
apo ndonjë ligj tjetër.
2. Rregulloret dhe Udhëzimet e nxjerra nga Banka Qendrore do të kenë aplikim të përgjithshëm.
Ato do të jenë të detyrueshme në tërësinë e tyre dhe drejtpërdrejt të aplikueshme.
3. Një Urdhër i nxjerrë nga Banka Qendrore do të jetë i detyrueshëm për personin të cilit i
adresohet.
4. Organet vendimmarrëse të Bankës Qendrore do të miratojnë të gjitha instrumentet e
nevojshme rregullatore  që kanë të bëjnë me çështjet brenda fushave përkatëse të kompetencës
së tyre.
BANKA  E SHQIPËRISË
NOCIONI DHE KARAKTERISTIKAT
Banka  e  Shqipërisë  u  krijua  gjatë  procesit  të  tranzicionit  me  kalimin  në  sistemin bankar  dynivelor,  me  krijimin  e  hapësireës  së  nevojshme  ligjore  për  një  bankë qendrore  e  cila  u  zyrtarizua  me  miratimin  e  ligjit  nr .7559  për  “Bankën  e Shqipërisë” më  22  prill  1992.
Me  ristrikturimin  që  u  bë  në  sistemin  bankar  në  Shqipëri  u  krijua  sistemi  bankar dynivelesh:  në  nivelin  e  parë  u  vendos  Banka  e  Shqipërisë  dhe  në  nivelin  e  dytë – bankat  tjera  që  ushtrojnë  veprimtari  bankare  në  Repiblikën  e  Shqipërisë.  Në  këtë mënyrë  ligji  vendos  Banken  Qendrore  ne  majë  të  sistemit  bankar  dhe  I  ka  dhënë kompetenca  të  tilla  si  hartimi  I  politikave  të  rëndësishme  në  sektorin  monetar  dhe bankar, si  dhe  marrja  e  vendimeve  në  funksion  të  zhvillimit  të  sistemit  bankar  në Repiblikën  e  Shqipërisë.
Banka  e  Shqipërisë  është  person  juridik  public  dhe  në  bazë  të  autorizimeve  që  I  ka nga   ligji nr. 8269 ,  ushtron  në  mënyrë  të  pavarur  veprimtarinë  e  vetë  më  qëlllim  të  arritjes  së  objektivave dhe  qellimeve  të  veta.  Pra ,  me  këtë  nënkuptojmë  që  cdo subjekt  tjetër  është  I  detyruar  të  respektojë  këtë  pavarësi  të  këtij  institucioni. Mirëpo  në  bazë  të  nenit  2  të  këtij  ligji  Banka  e  Shqipërise  ka  detyrim  që  ne  nje interval   kohor  cdo  gjashtë  muaj  të  raportojë  për  punën  e  vet  para  Kuvendit  të Republikës  së  Shqipërisë  dhe  Këshillit  të  MInistrave. Pra,  Banka  e Shqipërisë  më konkretisht  me  këtë  raport  I  tregon  institucioneve  vendore   për  realizimin  e  objektivave të  saj  në  funksion  të  parimeve  të  vlerësimt  të  politikës  monetare, kreditit  dhe këmbimeve  valutore.
Banka  e  Shqipërise  si  subjekt  I  së  drejtës  gëzon  keto  të  drejta  të cilat  I  janë garantuar  në  nenin  4 të  ligjit  për  BSH-në,  ku  specifikohen  këto  të  drejta:
1.të  lidhë  kontrata;
2.të  nxjerrë  akte  normative;
3.të  posedojë, të  gëzojë, të  disponojë, si  dhe  të  blejë  pasuri  të  luajtshme  ose  të  paluajtshme që  i  shërbejnë  veprimtarisë  së  saj;
4.të  tregtojë  letra  me  vlerë,  të  shpërndajë  letra  me  vlerë  për  llogari  të  Qeverisë  së Republikës  të  Shqipërisë  dhe  të  emetojë  letra  me  vlerë  për  llogari të vet.

OBJEKTIVAT DHE DETYRAT

Banka  e  Shqipërisë  I  ka  projektuar  dhe  I  ka  perpiluar  objektivat  e  veta,  ku  mundohet qe  ne  kuadër  të  kornizave  ligjore  dhe  me instrumente  ligjore  dhe  financiare  ti implementoje  këto  objektiva  të  cilat  janë  shprehur  detaisht  ne  nenin  3  të  ligjit  nr. 8269
1.Objektivi  kryesor  I  Bankës  së  Shqipërisë  është  të  arrijë  dhe  të  ruajë  stabilitetin  e çmimeve.
2.Banka  e  Shqipërisë,  në  përputhje  me  objektivin  e  saj  kryesor  dhe  mbi  bazën  e  tregut  të  brendshëm  bankar,  nxit  dhe  mbështet  zhvillimin  e  regjimit  dhe  të  sistemit  të këmbimeve  valutore,  tregun  e  brendshëm  financiar,  sistemin  e  pagesave,  si  dhe  ndihmon në  përmirësimin  e  kushteve  monetare  e  kredituese,  në mbështetje  të  stabilitetit  dhe  të zhvillimeve  ekonomike  të  vendit.
3.Objektivat  e  tjerë  të  Bankës  së  Shqipërisë,  të  kushtëzuara  nga  objektivi  kryesor  I  saj, duhet  të  nxisin  ruajtjen  e  likuiditetit,  aftësinë  paguese  dhe  funksionimin  normal  të  sistemit  bankar  të  bazuar  në  parimet  e  tregut.
Po  ashtu  Banka  e  Shqipërisë  I  ka  përcaktuar  edhe  detyrat  e  veta  që  I  ka  për  qellim kryerjen  sa  më  efikase  të  punës  së  saj  ku  shprehismisht  thuhet  ne  nenin  3  të  ligjit  të lartcekur:
1.Të  hartojë,  të miratojë  dhe  të  zbatojë  në  mënyrë të  pavarur  politikën  monetare  të Republikës  së  Shqipërisë,  në  përputhje  me  objektivin  e  saj  kryesor;
2.Të hartojë,  të miratojë  dhe  të zbatojë  regjimin  e  këmbimit  valutor,  si  dhe  politikën  e kursit  të  këmbimit  të  valutave  në  Republikën  e  Shqipërisë;
3.Të  licencojë  ose  të  revokojë  këtë  licencë  bankave  dhe  mbikëqyrë  veprimtarinë e tyre bankare,  me  qëllim  që  të  të  sigurojë  stabilitetin  e  sistemit  bankar;
4.Të  disponojë  dhe  të  administrojë  rezervat  e  saj valutore;
5.Të  veprojë  me  cilësinë  e  bankierit,  këshilltarit  dhe  të  agjentit  fiskal  për  Qeverinë  e Republikës  së  Shqipërisë;
6.Të  nxisë  funksionimin  normal  të  sistemit  të  pagesave.
7.Të  përdorë,  në  mënyrë  të pavarur,  instrumentet  e  politikës  monetare  për  realizimin  e objektivit  kryesor  dhe  të objektivave  të  politikës  monetare.
MARDHENIET E BANKËS SHQIPTARE ME SHTETIN SHQIPTAR
Banka  Shqiptare  si  institucioni  pavarur  shtetror  zhvillon  mardhenie  me  institucionet  tjera shtetrore  të  shtetit  shqiptar.  Këto  raporte  apo  mardhenie  janë  të  konceptuara  si mardhenie  partneriteti   dhe  jo  si  mardhenie  varësie  në  mës  të  Bankës  së  Shqipëerise dhe  Institucioneve  të  Repubikës  së  Shqipërisë  konkretisht  Qeverisë  dhe  Ministrisë  së Financave.  Banka  e  Shqipërisë  si  një  ndër  institucionet  më  të  rëndësishme  të administratës  shtetrore  të  Republikës  së  Shqipërisë,  për  ti  përmbushur  me sukses funksionet, objektivat, të  drejtat  dhe  detyrimet  që  I  dalin  nga  kompetenca  dhe përgjegjesite  e  percaktuara  me  dispozita  kushtetuese  dhe  ligjore  gëzon  të  drejtën  që  të bashkpunojë  në  mënyrë  active  me  organet  e  tjera  të larta  të  shtetit  shqiptar,  kryesisht me  pushtetin  legjislativ  dhe  ekzekutiv.
Banka  e  Shqipërise  mardheniet  dhe  raportet  që  I  ka  me  shtetin  shqiptar  më  së  miri  I shpreh  në  atë  se  ka  të  drejtë  që  shtetin  shqiptar  t’a  përfaqesojë  në  të  gjitha mardheniet  dhe  veprimtaritë  bankare  me  shtetet, bankat  dhe  institucionet  e  huaja,  Po ashtu,  ka  të  drejtë  që  të  veprojë  si  agjente  fiscal  për  llogari  dhe  në  emër  të Qeverisë  së  Republikës  së  Shqipërisë. Ndërkaq  rroli  më  thelbesor  dhe  më  I rendesishem  karshi  shtetit  është  se  Banka  Qendrore  nëpërmjet  sistemit  bankar  kryen funksionin  e  arkës  së  buxhetit  të  shtetit.
EMETIMI  I  MONEDHËS
Karkteristikë  thelbësore  dhe  dalluese  e  Bankave  Qendrore  te  shteteve  (konkretisht e shtetit shqiptar)  karshi  bankave  tjera  të   nivelit  të  dytë  është  shtypja  dhe  emetimi  I monedhave  dhe  kartmonedhave  shtetrore.  Këtë  funksion  Banka  e  Shqipërisëe  ka  të garantuar  dhe  të  sanksionuar  në  nenin  161  në  paragrafin  e parë  të  Kushtetutës  së Republikës  së  Shqipërisë, ku  shprehimisht  thuhet  “Ajo  (Banka  e  Shqipërisë)  ka  të drejtën   ekskluzive   të  nxjerrjes  e  të  qarkullimit  të  monedhës  shqiptare…”
Në  nenin  33  të  ligjit  për  Bankën  e  Shqipërisë  percaktohet  se  njesia  monetare  ne Republikën  e  Shqipërise  është  “Leku”. Pra , në  këtë  nen  konkretizohet  dispozita kushtetuese  për  te  drejtën  e  emitimit,  ku   autorizohet  Banka  e  Shqipërise  për  emitimin ekskluziv  dhe  si  emituese  e  vetme  e  monedhes  dhe  kartmonedhes  kombëtare  qe  ka  kurs ligjor  brenda  territorit  të  Republikës  së  Shqipërisë.  Po  ashtu  Banka  e  Shqipërisë  ka për  obligim  dhe  në  të  njejtën  kohë  autorizim  dhe  competence  kushtetuese  dhe  ligjore që  të  përcaktojë  format , masat, peshat, modelin  dhe  karakteristikat  e  tjera  te  monedhave  dhe  kartmonedhave  metalike  shqiptare, si  dhe  sasinë  dhe  procedurat  e  eksport-importit  të kartmonedhes.
Banka  e  Shqipërise  ka  për  obligim  sipas   nenit  36  të  ligjit  të  përmendur  që  të  harton  planet  e  emetimit dhe  te  siguron  furnizimin  e  rregullt  të  tregut  me  kartmonedha dhe  monedha  metalike  për  të  plotësuar  kërkesat  e e konomise  për  para.                                                                                                Banka  e  Shqipërisë  e  ka  obligim  ligjor  për  të  sigurar  ruajtjen  dhe  mbajtjen  ne  vende të  sigurta  të  kartmonedhave dhe  monedhave  metalike  të  emetuara. Njekohesisht  ka  për detyrë  të  ruajë  ose  t’I  asgjësojë  pllakat  dhe  stampat  e  monedhave metalike  dhe kartmonedhave që  hiqen  nga  qarkullimi.
ORGANIZIMI DHE DREJTIMI
Në  nenin  41  te  ligjit  për  Bankën  e  Shqipërisë  përcaktohet  sakt  organizimi  dhe   drejtimi  I  Bankës  së  Shqipërisë  ku  shprehimisht  thuhet:  “Banka e Shqipërisë organizohet,  drejtohet  dhe  kryen  veprimtarinë  e  saj  nëpërmjet  Këshillit  Mbikqyrës, administratorëve,  që  janë  guvernatori  dhe  dy  zëvendësguvernatorët, si  dhe  personeli tjetër  sic  percaktohet  në  këtë  ligj”.
Këshilli Mbikqyrës   është  organi  më  I  lartë  vendimarrës  dhe  mbikqyrës  I  politikave, I  administrimit  dhe  operacioneve  të  Bankës  së  Shqiperisë.  Këshilli  për  ta  pasur  në kontroll  punën  dh e veprimtarinë  që  e  realizon  Banka  e  Shqipërisë  duhet  të  vlerësojë në  mënyrë  periodike  situatën  ekonomike, duke  përfshirë  politikën  monetare,  të kreditit dhe  të  këmbimeve  valutore. Këshilli  Mbikqyres  ka  përbërje  prej  nënte  anëtraësh, ku Guvernatori   eshte  edhe  kryetar  I  Këshillit,  zëvendësguvernatorët  janë  po  ashtu  anetarë të  Këshillit  dhe  po  ashtu  gjashtë  anëtarë  të  tjerë.
Guvernatori  vepron  si   drejtor  I  përgjithshëm  ekzekutiv  I  Bankës  së  Shqipërisë.  Ai përgjigjet  për  hartimin  dhe  paraqitjen  në  Këshillin Mbikqyrës  të  politikës  monetare, të kreditit ,të këmbimeve  valutore  si  dhe  të  politikave  tjera.  Po  ashtu  Guvernatori  zbaton vendimet  e  marrura  nga  Këshilli  Mbikqyres   duke  përfshirë   zbatimin  e  politikës monetare, të  kreditit  dhe  të  këmbimeve  valutore.
KONTABILITETI DHE RAPORTIMET E BANKËS SË SHQIPËRISË
Banka  e  Shqipërisë  duhet  të  mbajë  kontabilitetin, bilancet  apo  raportimet  e  saja  në përputhje  me  standartet  ndërkombëtare  si  dhe  me  parimet  përgjithsisht  të  pranuara  të kontabilitetit  dhe  me  legjislacionin  shqiptarë  në  fuqi.  Është  obligim  ligjor  I   Bankes Shqiptare  që  të  këtë  një  transaprencë  maksimale  në  lidhje  me  këto  raporte  finaciare, të  publikojë  edhe  opinionin  e  kontrollorëve, si  dhe  publikimet  periodike  të  tyre.
Banka  Shqipërisë  mban,  në  përputhje  me  ligjin  “Për  Kontabilitetin”  dhe standartet ndërkombëtare,   llogari  dhe regjistra  që  në  cdo  kohë  duhet  të  pasqyrojë  në  mënyrë të  saktë  gjendjen  financiare  të  Bankës   së  Shqipërisë.
Në  nenin  69  të  ligjit  nr.  8269 ,  Bankës  së  Shqipërisë  I  specifikohet  se  duhet  të përgatit  raportin  dhe  llogaritë  financiare  në fund  të  cdo  viti financiar. Ato  I  paraqiten Kuvendit  të  Republikës  së  Shqipërisë  dhe  Këshillit  të  MInistrave  nga  Guvernatori  I Bankës  së  Shqipërisë  jo  më  vonë  se  tre muaj  nga  përfundimi  I  vitit  financiar.                                    Pasqyrat  financiare  japin  informacion  për  gjendjen  financiare,  performancën  dhe ndryshimin  e  gjendjes  financiare  të  Bankës  së  Shqipërisë.  Zakonisht,  pasqyrat  financiare vihen  në  dispozicion  ose  publikohen  jo  më  pak  se  një  here  në  vit  dhe  janë  objekt  i raportit  të  kontrollorit.
BANKA QENDRORE EVROPIANE
NOCIONI DHE THEMELIMI
Banka  Qendrore  Evropiane  është  themeluar  më  1  qershor  1998  dhe  mban  epitetin  si  një  nga  bankat  më  të  reja  në  botë. Kjo  bankë  themelimin  e  vet  e mbeshtet  në Traktaatin  e  themelimit  të  Komunitetit  Evropian.
Banka  Qendrore  Evropiane  bazën  e  vet  e  ka   në  Frankfurt  të  Gjermanisë.  Në  këtë institucion  bankar  punojnë  rreth  1000  persona  që  te  gjithe  te  rekrutuar  në  mënyre propercionale  nga  vendet  anëtare  të  Bashkimit  Evropian  dhe  në  bashkpunim  me  stafin  e bankave  qendrore  të  cdo  vendi  anëtar  punojnë  për  impementimin  e  vendimeve  të organeve  vendimarrësë  të  Bankës  Qendrore  Evropiane.
STRUKTURA ORGANIZATIVE E BANKËS QENDRORE EVROPIANE
Banka  Qendrore  Evropiane  drejtohet  nga  kjo  hierarki  organesh:
Këshilli  Drejtues – ky  Këshill  është  organi  më  I  lartë  vendimarrës  I  Bankës Qendrore   Evropiane.  Përbehet  nga  gjashtë  anëtarë  të  Bordit  Ekzekutiv  dhe  nga dymbëdhjetë  guvernatorë  të  Bankave  Qendrore  të  Eurozonës.  Si  Këshilli  Drejtues ashtu  edhe  Bordi Ekzekutiv  drejtohet nga Presidenti I Bankës  Qendrore  Evropiane.
Detyra  kryesore  e  Këshillit  Drejtues  është  formulimi  I  politikës  monetare  të  Eurozonës.
Në  veçanti,  ai  ka  fuqinë  të  përcaktojë  normat  e  interesit  me  të  cilat  bankat  tregtare
të  secilit  prej  vendeve  të  Eurozonës,  mund  të  sigurojnë  likuiditet  nga  banka  qendrore  e tyre.  Kështu,  Këshilli  Drejtues  në  mënyrë  indirekte  ndikon  mbi  normat  e  interesit  në ekonominë  e  Eurozonës.
Bordi Ekzekutiv - i   Bankës  Qendrore  Evropiane  përbëhet  nga  Presidenti, Zëvendëspresidenti  dhe  katër  anëtarë  të  tjerë.  Ata  zgjidhen  me  marrëveshje  nga  kryetarët e  12  shteteve, anëtare  të  Eurozonës. Bordi  Ekzekutiv  është  përgjegjës  për  implementimin  e politikës  monetare  sipas  udhëzimeve  të  Këshillit  Drejtues  dhe  në  funksion  të  kësaj  detyre ai  u  jep  instruksionet  e  nevojshme  bankave  qendrore  të  12 vendeve. Gjithashtu,  ai  përgatit takimet  e  Këshillit  Drejtues dhe  administron  punën  e  përditshme  të  Bankës  Qendrore Evropiane.
Këshilli  I  Përgjthshëm – përbëhet  nga  Presidenti,  Zëvendëspresidenti  dhe  guvernatorët  e 15  bankave  qendrore  të  vendeve  anëtare  të  Bashkimit  Evropian.  Këshilli  I  Përgjithshëm kontribuon  në  funksionet  këshilluese  dhe  koordinuese  të  Bankës  Qendrore  Evropiane  dhe në  përgatitjet  për zgjerimin e Eurozonës. Njësitë  organizative  të  Bankës  Qendrore  Evropiane
janë  të  ndara  në  Direktorate  të  Përgjithshme  dhe  Direktorate, të  cilat  janë  të  varura  nga anëtarët  e  Bordit  Ekzekutiv.
EUROSISTEMI
Dymbëdhjetë  bankat  qendrore  të  Eurozonës  së  bashku  me  Bankën  Qendrore  Evropiane përbëjnë  atë  që njihet  si  Eurosistemi.  Ky  term  u  zgjodh  nga  Këshilli  Drejtues  për  të  bërë dallimin  me  termin  Sistemi  Evropian  I  Bankave  Qendrore  (ESCB).  Ky  I  fundit  është krijuar  mbi  bazën  e  Traktatit  për  themelimin  e  Komunitetit  Evropian  dhe  përbëhet  nga Banka  Qendrore  Evropiane  dhe 15  bankat qendrore  të  vendeve  anëtare  në Bashkimit Evropian . Përsa  kohë që  ka  ende  vende  anëtare  të  Bashkimit  Evropian,  por  jo  të Eurozonës, si  Danimarka, Suedia  dhe  Britania  e  Madhe, dallimi  midis  Eurosistemit  dhe
Sistemit  Evropian  të  Bankave  Qendrore  është  I  nevojshëm.  Drejtimi  I  Eurosistemit  kryhet nëpërmjet  organeve  vendimmarrëse  të  Bankës  Qendrore  Evropiane.
Vendimet  merren  nga  Këshilli  Drejtues  dhe  Bordi  Ekzekutiv,  ndërsa  Këshilli i Përgjithshëm  kryen  vetëm  funksionin  e  këshilltarit  në  Eurosistem.  Kjo  sepse,  siç  u përmend  më  sipër,  ai  përfshin  edhe  përfaqësuesit  e  tre  bankave  qendrore  të  vendeve anëtare  të  Bashkimit  Evropian,  por  që  nuk  ndodhen  në  Eurozonë. Këto  tre  shtete  kanë monedhat  e  tyre  kombëtare  dhe  ndjekin  politika  të  pavarura  monetare. Vendimet  e politikës  monetare  që  Banka  Qendrore  Evropiane  merr  në  lidhje  me  Eurosistemin, transmetohen  në  ekonomitë  e  vendeve  të  Eurozonës  nëpërmjet  sistemit  bankar  të  secilit prej  këtyre  vendeve.  Rreth  8,000  institucione  krediti  (banka tregtare, banka  kursimi  dhe
institucione të  tjera  financiare)  në  12  vendet  e  Eurozonës  shërbejnë  si  kanale  për transaksionet  e  politikës  monetare,  të  cilat  synojnë  të  rregullojnë  nivelin  e  likuiditetit  në Eurozonë.  Është  e  natyrshme  që  zhvillimet  e  sektorit  bankar  në  Eurozonë  të  monitorohen
nga  afër  nga  Eurosistemi,  sikurse  parashikohet  në  Traktatin  për  themelimin  e  Komunitetit Evropian. Megjithatë,  përgjegjësia  direkte  për  mbikëqyrjen  bankare  qëndron  mbi  autoritetet kombëtare.
FUNKSIONET KRYESORE TË EUROSISTEMIT JANË:
• formulimi dhe zbatimi i politikës monetare për Eurozonën;
• kryerja e operacioneve në tregun e këmbimit valutor dhe ruajtja
e administrimi i rezervave valutore zyrtare për vendet e
Eurozonës;
• emetimi i kartëmonedhave euro; dhe
• mbështetja për funksionimin e duhur të sistemit të pagesave.
FUNKSIONE TË TJERA JANË:
• të mbledhë informacionin e nevojshëm statistikor nga autoritetet
kombëtare dhe nga agjentët ekonomikë, si për shembull nga
institucionet financiare;
• të mbikëqyrë zhvillimet në sektorin bankar dhe financiar; dhe
• të përkrahë shkëmbimin e informacionit midis Sistemit Evropian
të Bankave Qendrore dhe autoriteteve mbikëqyrëse të çdo vendi.
OBJEKTIVI I EUROSISTEMIT -
STABILITETI I ÇMIMEVE.
Objektivi  i  pare  I  Eurosistemit  është  ruajtja  e  stabilitetit  të  çmimeve  në  Eurozonë,  duke mbrojtur  fuqinë  blerëse  të  monedhës  euro. Sigurimi  I  stabilitetit  të  çmimeve  është kontributi  më  i  rëndësishëm  që  mund  të  jape  politika  monetare  në  arritjen  e  një  mjedisi të  favorshëm  ekonomik  me  një  nivel  të  lartë  punësimi. Si  inflacioni,  ashtu  edhe  deflacioni mund  të  jenë  të  kushtueshëm  për  popullsinë  në  aspektin social  dhe  në  atë  ekonomik. Pa cënuar  objektivin primar të  ruajtjes  së  stabilitetit  të  çmimeve, Eurosistemi  mbështet  edhe
politika  të  përgjithshme  ekonomike  të  zbatueshme  në  Komunitetin  Evropian.
Si  pjesë  e Sistemit  Evropian  të  Bankave Qendrore, ai  vepron  në  përputhje  me  parimet  e  një ekonomie  të hapur sikurse përcaktohet në Traktatin për themelimin e Komunitetit Evropian.
Me  qëllim  që  të  jetë  më  e  lehtë  për  publikun,  të  vlerësojë  suksesin  e  politikës  monetare të  Eurozonës,  Banka  Qendrore  Evropiane  ka  shpallur  më  konkretisht  objektivin  kryesor  të saj. Stabiliteti  i  çmimeve  është  përcaktuar  si rritje  vjetore  prej  më  pak  se  2 për  qind  e çmimeve të konsumit. Dihet se në  periudha  afatshkurtra,  çmimet  nuk  kontrollohen  nga politika  monetaremeqenëse  duhet  kohë  që  ndryshimet  në  politikën  monetare  të  japin ndikimin e vet në çmime. Në  periudha  afatshkurtra, çmimet  përcaktohen  nga  faktorë  të  tjerë
si  ndryshime  në  çmimet  e  lëndëve  të  para  ose  ndryshime  në  nivelin  e  taksave  për  mallra. Kështu, qëllimi  është  ruajtja  e stabilitetit të çmimeve  në  periudha  afatmesme  dhe afatgjata. Luhatje t sezonale  dhe  efekte  të tjera  për  periudha  shumë  të  shkurtra  nuk  duhet  të  konsiderohen  si  shmangie  nga  objektivi  i  stabilitetit  të  çmimeve.
PAVARËSIA E BANKËS QENDRORE EVROPIANE
Pavarësia  është  një  element  jetësor  për  suksesin  e  çdo  banke  qendrore.  Në  përputhje  me Traktatin  për  themelimin  e  Komunitetit  Evropian,  Eurosistemi  gëzon  pavarësi  të  plotë  në
Zbatimin  e  funksioneve  të  veta:  as  Banka  Qendrore  Evropiane, as  bankat  qendrore kombëtare  të  Eurosistemit, as  edhe  ndonjë  anëtar  i  organeve  vendimmarrëse  të  tyre  nuk kërkon  apo  merr  udhëzime  nga  të  tjerë.  Institucionet  e  Komunitetit  Evropian  dhe  qeveritë e  shteteve  anëtare  janë  të  detyruara  ta  respektojnë  këtë  parim  dhe  nuk  duhet  të  përpiqen të  ndikojnë  anëtarët  e  organeve  vendimmarrëse  të  Bankës  Qendrore  Evropiane  apo  të bankave  qendrore  kombëtare.
Eurosistemi  ka  në  dispozicion  të  gjitha  instrumentet  dhe  kompetencat  e  nevojshme  për  të ndjekur  një  politikë  monetare  efikase. Ai  nuk  mund  të  ofrojë  hua  për  subjektet  e Komunitetit  Evropian  apo  për  institucionet  qeveritare  të  vendeve  anëtare. Ky  kufizim  e mbron  atë  nga  ndikimet  politike. Për  më  tepër, Banka  Qendrore Evropiane  ka  buxhetin
e saj, të  pavarur  nga  Komuniteti Evropian dhe kjo e veçon atë nga interesat financiarë të Komunitetit.
Kapitali  I  Bankës  Qendrore  Evropiane  nuk  vjen  nga  Komuniteti  Evropian, por  është  i paguar  nga  bankat  qendrore  të  vendeve  të  Bashkimit Evropian. Ajo  çka  përcakton  kuotën  e kapitalit  për  çdo  bankë  qendrore  është  përqindja  që  zë  PBB-ja  dhe  popullsia  e  vendit  të  saj  në  Komunitet.
Materiaili I shfrytëzuar:
Për Bankën Qendrore të Kosovës materiali u shfrytezua nga:
Kushtetuta e Kosovës
Ligji Nr.03-209
Ëebfaqja zyrtare e BQK-se
Për Bankën e Shqipërisë Materilai u shfrytëzua nga:
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë
Ligji nr . nr  7559
Ligji  nr. nr. 8269
Komentari I ligjit nr. 8269
Ëebfaqja zyrtare e Bankës së Shqipërisë
Për Banken Qendrore Evropiane materiali u shfrytëzua nga:
Materiali I Botuar nga Banka e Shqipërisë “Banka Qendrore Evropiane”
Ëebfaqja zyrtare e Bankës Qendrore Evropiane

Punimi seminarik   bankat qendrore
Punimi seminarik   bankat qendrore
Punimi seminarik   bankat qendrore
Punimi seminarik   bankat qendrore
Punimi seminarik   bankat qendrore
Punimi seminarik   bankat qendrore
Punimi seminarik   bankat qendrore
Punimi seminarik   bankat qendrore
Punimi seminarik   bankat qendrore
Punimi seminarik   bankat qendrore
Punimi seminarik   bankat qendrore
Punimi seminarik   bankat qendrore
Punimi seminarik   bankat qendrore
Punimi seminarik   bankat qendrore
Punimi seminarik   bankat qendrore
Punimi seminarik   bankat qendrore
Punimi seminarik   bankat qendrore
Punimi seminarik   bankat qendrore
Punimi seminarik   bankat qendrore

Mais conteúdo relacionado

Mais procurados

Pyetjet me përgjigje nga kontabiliteti
Pyetjet me përgjigje nga kontabilitetiPyetjet me përgjigje nga kontabiliteti
Pyetjet me përgjigje nga kontabilitetiKushtrim Xhemajli

Banka dhe punët bankare
Banka dhe punët bankareBanka dhe punët bankare
Banka dhe punët bankareShpejtim Rudi

02 financa, paraja - kuptimi, format, dhe funksionet
02 financa,   paraja - kuptimi, format, dhe funksionet02 financa,   paraja - kuptimi, format, dhe funksionet
02 financa, paraja - kuptimi, format, dhe funksionetShkumbin Gashi

Banka dhe afarizem bankar
Banka dhe afarizem bankarBanka dhe afarizem bankar
Banka dhe afarizem bankarMuhamet Sopa

Letrat me vlere
Letrat me vlere Letrat me vlere
Letrat me vlere Menaxherat

Banka dhe punet bankare
Banka dhe punet bankareBanka dhe punet bankare
Banka dhe punet bankareMenaxherat

7. politika monetare dhe fiskale e be
7. politika monetare dhe fiskale e be7. politika monetare dhe fiskale e be
7. politika monetare dhe fiskale e beekonomia

Menaxhment bankar II
Menaxhment bankar IIMenaxhment bankar II
Menaxhment bankar IIMuhamet Sopa

Punim seminarik "PARAJA DHE BANKAT"
Punim seminarik "PARAJA DHE BANKAT"    Punim seminarik "PARAJA DHE BANKAT"
Punim seminarik "PARAJA DHE BANKAT" Valmir Nuredini

ANALIZA E FLUKSEVE TЁ MJETEVE MONETARE
ANALIZA E FLUKSEVE TЁ MJETEVE MONETAREANALIZA E FLUKSEVE TЁ MJETEVE MONETARE
ANALIZA E FLUKSEVE TЁ MJETEVE MONETAREMenaxherat

Tregjet dhe institucionet financare
Tregjet dhe institucionet financareTregjet dhe institucionet financare
Tregjet dhe institucionet financareFisnik Morina

Tregjet financiare
Tregjet  financiareTregjet  financiare
Tregjet financiareMenaxherat

Projekt ekonomie/Sistemi Bankar ne Shqiperi
Projekt ekonomie/Sistemi Bankar ne ShqiperiProjekt ekonomie/Sistemi Bankar ne Shqiperi
Projekt ekonomie/Sistemi Bankar ne ShqiperiMatilda Gremi

Paraja dhe funksionet e saj
Paraja dhe funksionet e sajParaja dhe funksionet e saj
Paraja dhe funksionet e sajbehar199004

Kontratat e sigurimeve - (Ligjerata 4)
Kontratat e sigurimeve - (Ligjerata 4) Kontratat e sigurimeve - (Ligjerata 4)
Kontratat e sigurimeve - (Ligjerata 4) Fisnik Morina

Makro . paraja dhe sistemi bankar
Makro . paraja dhe sistemi bankarMakro . paraja dhe sistemi bankar
Makro . paraja dhe sistemi bankarKastriot Gashi

Mais procurados (20)

Pyetjet me përgjigje nga kontabiliteti
Pyetjet me përgjigje nga kontabilitetiPyetjet me përgjigje nga kontabiliteti
Pyetjet me përgjigje nga kontabiliteti

Tregu devizor
Tregu devizorTregu devizor
Tregu devizor

Banka dhe punët bankare
Banka dhe punët bankareBanka dhe punët bankare
Banka dhe punët bankare

02 financa, paraja - kuptimi, format, dhe funksionet
02 financa,   paraja - kuptimi, format, dhe funksionet02 financa,   paraja - kuptimi, format, dhe funksionet
02 financa, paraja - kuptimi, format, dhe funksionet

Banka dhe afarizem bankar
Banka dhe afarizem bankarBanka dhe afarizem bankar
Banka dhe afarizem bankar

Tregu i kapitalit
Tregu i kapitalitTregu i kapitalit
Tregu i kapitalit

Letrat me vlere
Letrat me vlere Letrat me vlere
Letrat me vlere

Banka dhe punet bankare
Banka dhe punet bankareBanka dhe punet bankare
Banka dhe punet bankare

7. politika monetare dhe fiskale e be
7. politika monetare dhe fiskale e be7. politika monetare dhe fiskale e be
7. politika monetare dhe fiskale e be

Menaxhment bankar II
Menaxhment bankar IIMenaxhment bankar II
Menaxhment bankar II

Punim seminarik "PARAJA DHE BANKAT"
Punim seminarik "PARAJA DHE BANKAT"    Punim seminarik "PARAJA DHE BANKAT"
Punim seminarik "PARAJA DHE BANKAT"

Tregu i kapitalit
Tregu i kapitalitTregu i kapitalit
Tregu i kapitalit

Menaxhmenti Financiar - Hyrje Ne Financa
Menaxhmenti Financiar - Hyrje Ne FinancaMenaxhmenti Financiar - Hyrje Ne Financa
Menaxhmenti Financiar - Hyrje Ne Financa

ANALIZA E FLUKSEVE TЁ MJETEVE MONETARE
ANALIZA E FLUKSEVE TЁ MJETEVE MONETAREANALIZA E FLUKSEVE TЁ MJETEVE MONETARE
ANALIZA E FLUKSEVE TЁ MJETEVE MONETARE

Tregjet dhe institucionet financare
Tregjet dhe institucionet financareTregjet dhe institucionet financare
Tregjet dhe institucionet financare

Tregjet financiare
Tregjet  financiareTregjet  financiare
Tregjet financiare

Projekt ekonomie/Sistemi Bankar ne Shqiperi
Projekt ekonomie/Sistemi Bankar ne ShqiperiProjekt ekonomie/Sistemi Bankar ne Shqiperi
Projekt ekonomie/Sistemi Bankar ne Shqiperi

Paraja dhe funksionet e saj
Paraja dhe funksionet e sajParaja dhe funksionet e saj
Paraja dhe funksionet e saj

Kontratat e sigurimeve - (Ligjerata 4)
Kontratat e sigurimeve - (Ligjerata 4) Kontratat e sigurimeve - (Ligjerata 4)
Kontratat e sigurimeve - (Ligjerata 4)

Makro . paraja dhe sistemi bankar
Makro . paraja dhe sistemi bankarMakro . paraja dhe sistemi bankar
Makro . paraja dhe sistemi bankar

Destaque

Banka Qendrore e Kosoves
Banka Qendrore e KosovesBanka Qendrore e Kosoves
Banka Qendrore e KosovesDiana Rama

Banka qendrore dhe politika monetare, si dhe paraja dhe sistemi bankar
Banka qendrore dhe politika monetare, si dhe paraja dhe sistemi bankarBanka qendrore dhe politika monetare, si dhe paraja dhe sistemi bankar
Banka qendrore dhe politika monetare, si dhe paraja dhe sistemi bankarMenaxherat

Politika monetare
Politika monetarePolitika monetare
Politika monetareMenaxherat

Rast studimore "ProCreditBank"
Rast studimore "ProCreditBank"Rast studimore "ProCreditBank"
Rast studimore "ProCreditBank"Fitore ZEQIRI

Banka qendrore e europes
Banka qendrore e europesBanka qendrore e europes
Banka qendrore e europesshar bakalli

Menaxhimi Zevendesimit Lek-Euro, ne Shqiperi.Versioni per t'u riperdorur.Drit...
Menaxhimi Zevendesimit Lek-Euro, ne Shqiperi.Versioni per t'u riperdorur.Drit...Menaxhimi Zevendesimit Lek-Euro, ne Shqiperi.Versioni per t'u riperdorur.Drit...
Menaxhimi Zevendesimit Lek-Euro, ne Shqiperi.Versioni per t'u riperdorur.Drit...Tani Len

Krizat ek. sistemi monetar nderkombetar ligj.6
Krizat ek. sistemi monetar nderkombetar ligj.6Krizat ek. sistemi monetar nderkombetar ligj.6
Krizat ek. sistemi monetar nderkombetar ligj.6Kastriot Gashi

Universiteti i prishtinёs
Universiteti i prishtinёsUniversiteti i prishtinёs
Universiteti i prishtinёssebi044

Punim seminarik në menaxhment financiar
Punim seminarik në menaxhment financiarPunim seminarik në menaxhment financiar
Punim seminarik në menaxhment financiarDenis Panxha

Menaxhment Financiar- Material teorik
Menaxhment Financiar- Material teorikMenaxhment Financiar- Material teorik
Menaxhment Financiar- Material teorikTarget

Universiteti i prishtinës
Universiteti i prishtinësUniversiteti i prishtinës
Universiteti i prishtinësJeton Bytyqi

Hyrje ne Ekonomi - Investimet
Hyrje ne Ekonomi - Investimet Hyrje ne Ekonomi - Investimet
Hyrje ne Ekonomi - Investimet Menaxherat

Tregu dhe sistemi monetar unik i BE
Tregu dhe sistemi monetar unik i BETregu dhe sistemi monetar unik i BE
Tregu dhe sistemi monetar unik i BEMenaxherat

Lista e Kontabilistëve të Çertifikuar
Lista e Kontabilistëve të ÇertifikuarLista e Kontabilistëve të Çertifikuar
Lista e Kontabilistëve të ÇertifikuarFatos Budeci

Destaque (20)

Banka Qendrore e Kosoves
Banka Qendrore e KosovesBanka Qendrore e Kosoves
Banka Qendrore e Kosoves

Banka qendrore dhe politika monetare, si dhe paraja dhe sistemi bankar
Banka qendrore dhe politika monetare, si dhe paraja dhe sistemi bankarBanka qendrore dhe politika monetare, si dhe paraja dhe sistemi bankar
Banka qendrore dhe politika monetare, si dhe paraja dhe sistemi bankar

Menaxhment Bankar
Menaxhment BankarMenaxhment Bankar
Menaxhment Bankar

Politika monetare
Politika monetarePolitika monetare
Politika monetare

Banka qendrore
Banka qendroreBanka qendrore
Banka qendrore

Rast studimore "ProCreditBank"
Rast studimore "ProCreditBank"Rast studimore "ProCreditBank"
Rast studimore "ProCreditBank"

Banka qendrore e europes
Banka qendrore e europesBanka qendrore e europes
Banka qendrore e europes

Menaxhimi Zevendesimit Lek-Euro, ne Shqiperi.Versioni per t'u riperdorur.Drit...
Menaxhimi Zevendesimit Lek-Euro, ne Shqiperi.Versioni per t'u riperdorur.Drit...Menaxhimi Zevendesimit Lek-Euro, ne Shqiperi.Versioni per t'u riperdorur.Drit...
Menaxhimi Zevendesimit Lek-Euro, ne Shqiperi.Versioni per t'u riperdorur.Drit...

Krizat ek. sistemi monetar nderkombetar ligj.6
Krizat ek. sistemi monetar nderkombetar ligj.6Krizat ek. sistemi monetar nderkombetar ligj.6
Krizat ek. sistemi monetar nderkombetar ligj.6

Universiteti i prishtinёs
Universiteti i prishtinёsUniversiteti i prishtinёs
Universiteti i prishtinёs

Punim seminarik në menaxhment financiar
Punim seminarik në menaxhment financiarPunim seminarik në menaxhment financiar
Punim seminarik në menaxhment financiar

Politika fiskale
Politika fiskalePolitika fiskale
Politika fiskale

Financa Monetare
Financa MonetareFinanca Monetare
Financa Monetare

Menaxhment Financiar- Material teorik
Menaxhment Financiar- Material teorikMenaxhment Financiar- Material teorik
Menaxhment Financiar- Material teorik

Universiteti i prishtinës
Universiteti i prishtinësUniversiteti i prishtinës
Universiteti i prishtinës

Punim Seminarik
Punim SeminarikPunim Seminarik
Punim Seminarik

Hyrje ne Ekonomi - Investimet
Hyrje ne Ekonomi - Investimet Hyrje ne Ekonomi - Investimet
Hyrje ne Ekonomi - Investimet

Tregu dhe sistemi monetar unik i BE
Tregu dhe sistemi monetar unik i BETregu dhe sistemi monetar unik i BE
Tregu dhe sistemi monetar unik i BE

Lista e Kontabilistëve të Çertifikuar
Lista e Kontabilistëve të ÇertifikuarLista e Kontabilistëve të Çertifikuar
Lista e Kontabilistëve të Çertifikuar

Project
ProjectProject
Project

Semelhante a Punimi seminarik bankat qendrore

Punimiseminarik bankatqendrore-110513164651-phpapp02
Punimiseminarik bankatqendrore-110513164651-phpapp02Punimiseminarik bankatqendrore-110513164651-phpapp02
Punimiseminarik bankatqendrore-110513164651-phpapp02Ramë Hajraj

Punimiseminarik bankatqendrore-110513164651-phpapp02
Punimiseminarik bankatqendrore-110513164651-phpapp02Punimiseminarik bankatqendrore-110513164651-phpapp02
Punimiseminarik bankatqendrore-110513164651-phpapp02emiliosm

Traktati i Komunitetit Europian dhe statuti i ESCB-se.
Traktati i Komunitetit Europian dhe statuti i ESCB-se.Traktati i Komunitetit Europian dhe statuti i ESCB-se.
Traktati i Komunitetit Europian dhe statuti i ESCB-se.Vilma Hoxha

86 2009-fletore zyrtare fshzh ekstrakt
86 2009-fletore zyrtare fshzh ekstrakt86 2009-fletore zyrtare fshzh ekstrakt
86 2009-fletore zyrtare fshzh ekstraktFerit Fazliu

Humanitarian Law Centre (HLC)- Report
Humanitarian Law Centre (HLC)- ReportHumanitarian Law Centre (HLC)- Report
Humanitarian Law Centre (HLC)- ReportDenis didikovic

Banka Qendrore Shqiptare
Banka Qendrore ShqiptareBanka Qendrore Shqiptare
Banka Qendrore ShqiptareGoogle

Kuvendi komunal 2015
Kuvendi komunal 2015Kuvendi komunal 2015
Kuvendi komunal 2015Ardian Elezi

Institucionalizimi(selanik)
Institucionalizimi(selanik)Institucionalizimi(selanik)
Institucionalizimi(selanik)ShtetiWeb

Semelhante a Punimi seminarik bankat qendrore (10)

Punimiseminarik bankatqendrore-110513164651-phpapp02
Punimiseminarik bankatqendrore-110513164651-phpapp02Punimiseminarik bankatqendrore-110513164651-phpapp02
Punimiseminarik bankatqendrore-110513164651-phpapp02

Punimiseminarik bankatqendrore-110513164651-phpapp02
Punimiseminarik bankatqendrore-110513164651-phpapp02Punimiseminarik bankatqendrore-110513164651-phpapp02
Punimiseminarik bankatqendrore-110513164651-phpapp02

Traktati i Komunitetit Europian dhe statuti i ESCB-se.
Traktati i Komunitetit Europian dhe statuti i ESCB-se.Traktati i Komunitetit Europian dhe statuti i ESCB-se.
Traktati i Komunitetit Europian dhe statuti i ESCB-se.

Moduli kontraktor
Moduli kontraktorModuli kontraktor
Moduli kontraktor

86 2009-fletore zyrtare fshzh ekstrakt
86 2009-fletore zyrtare fshzh ekstrakt86 2009-fletore zyrtare fshzh ekstrakt
86 2009-fletore zyrtare fshzh ekstrakt

Humanitarian Law Centre (HLC)- Report
Humanitarian Law Centre (HLC)- ReportHumanitarian Law Centre (HLC)- Report
Humanitarian Law Centre (HLC)- Report

Banka Qendrore Shqiptare
Banka Qendrore ShqiptareBanka Qendrore Shqiptare
Banka Qendrore Shqiptare

Kuvendi komunal 2015
Kuvendi komunal 2015Kuvendi komunal 2015
Kuvendi komunal 2015

Kuvendi komunal 2015
Kuvendi komunal 2015Kuvendi komunal 2015
Kuvendi komunal 2015

Institucionalizimi(selanik)
Institucionalizimi(selanik)Institucionalizimi(selanik)
Institucionalizimi(selanik)

Punimi seminarik bankat qendrore

• 1.