Ndertimet pa leje si problem mjedisor ne Komunen e Prizrenit
1. “Ndërtimet pa leje si problem
mjedisor në Komunën e Prizrenit”
PUNIM DIPLOME
Durim Kërhanaj
2. Përmbajtja e temës:
1. Vështrim i gjendjes mjedisore në Kosovë
2. Ndërtimet pa leje si problem mjedisor në
Komunën e Prizrenit, dhe
3. Veprimi institucional në parandalimin e
ndërtimeve pa leje
3. 1.Vështrim i gjendjes mjedisore në
Kosovë
Sfidat mjedisore të Kosovës
Mjedisi është rrethina natyrore: ajri, toka, uji, klima,
flora dhe fauna, në tërësinë e ndërveprimit dhe
trashëgimisë kulturore si pjesë e rrethinës të cilën e ka
krijuar njeriu
4. (vazhdim)…
Çështja e ndotjes së mjedisit
Ndotja e mjedisit është ndikimi i drejtpërdrejtë ose i tërthortë i
materieve ndotëse apo i energjisë në mjedis, e shkaktuar
përmes aktiviteteve të njeriut ose përmes proceseve natyrore
që kanë pasoja të dëmshme në cilësinë e mjedisit dhe në
shëndetin e njeriut
5. 1.1. Disa nga problemet kryesore mjedisore
në Kosovë janë:
Ndotja e ajrit
Ndotja e ujit
Ndotja e tokës, dhe
Problematika e ndërtimeve pa leje në Kosovë.
6. 1.2 Zanafilla e problemeve mjedisore në
Kosovë
Nga vije ky rrezik i ndotjes së mjedisit në Kosovë ?
Rreziku vije nga:
Termocentralet,
Komplekset industriale (Ferronikeli, Sharrcemi, Trepça etj),
Shkatërrimet e shkaktuara nga lufta,
Rritja e vendbanimeve,
Faktorët tjerë.
8. 2.1 Problematika e ndërtimeve pa leje
Disa nga shkaktarët që mundësuan zhvillimin e kësaj
problematike në Komunën e Prizrenit janë:
Periudha prej vitit 1991 deri më 2003 pa plan
zhvillimor urban,
Rritja e pakontrolluar e hapësirës së banueshme nga
zhvendosja e popullatës nga zonat rurale në ato
urbane,
Mungesa e Planeve Rregullative Urbane,
Mosveprimi Institucional,
9. 2.2 Ndotja e mjedisit si pasojë e ndërtimeve
pa leje në Prizren
Ndërtimet pa leje në mjedis shkaktojnë ndotjen e: ujit,
tokës, ajrit dhe ndotjen nga zhurma .
Mungesa e infrastrukturës së domosdoshme
komunale shkakton ndotjen e mjedisit.
Gjithashtu, këto ndërtime shkaktojnë edhe: mungesën
e hapësirave të gjelbëruara, atyre për rekreim, si dhe
prishjen e peizazhit natyror
10. 2.3 Vështrimi i ndërtimeve pa leje
Është bërë në:
Qendrën Historike të Prizrenit,
Zonat tjera Urbane,
Tokat bujqësore,
Zonat rurale.
11. 2.2.1 Vështrimi i ndërtimeve pa leje në
Qendrën Historike të Prizrenit
Përbëhet nga objekte dhe monumente të trashëgimisë kulturore
dhe fetare,
Mbrojtja e trashëgimisë me Kushtetutë Ligjin për
Trashëgiminë Kulturore Ligjin për zonat e veçanta të
mbrojtura dhe Ligjin për Qendrën Historike të Prizrenit
Ndërtimet pa leje dhe ndërtimet të cilat nuk i përmbahen
lejeve të lëshuara,
Procedura e pajisjes me leje ndërtimore (Instituti i monumenteve të
Kulturës, Këshilli për Trashëgimi i QHP dhe Drejtoria e Urbanizmit).
Dështimi i organeve komunale.
12. 2.2.2 Vështrim i ndërtimeve pa leje në Zonat
tjera Urbane
Vërshim nga ndërtimet pa leje.
Faktorët që kanë ndikuar:
1. Zgjerimi i kufirit urban të qytetit,
2. Fokusimi i zgjerimit të qytetit në drejtim të
veriut dhe perëndimit,
3.Mungesa e Planeve Rregullative Urbane.
Mosrespektimi i distancës në mes ndërtimeve të larta,
problematika e ndërtimit të objekteve shumë katëshe në
fqinjësi me ndërtimet e ulëta, ndërtimi i shtëpive në renditje të
çrregullt, e deri tek ndërtimi i objekteve në afërsi të zonave të
rrezikshme.
13. 2.2.3 Vështrim i ndërtimeve pa leje në toka
bujqësore
Toka bujqësore duhet të shfrytëzohet për prodhimtari
bujqësore dhe nuk mund të përdoret për qëllime tjera.
Kundertheniet e pjesëve të Planit Zhvillimor Urban.
Mungesa e kontrollit nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit
Hapësinor.
Ndërrimi i çasjes aktuale të Kuvendit Komunal të Prizrenit,
Zgjidhjet e propozuara
14. 2.2.4 Vështrimi i ndërtimeve pa leje në zonat
rurale
Karakteristikat dalluese te ketyre zonave ndaj zonave
urbane.
Si probleme të zonave rurale theksojmë:
mungesën e Planeve Rregulluese, mungesën e lejeve
të ndërtimit, mungesën e veprimit të inspektoratit në
parandalimin e ndërtimeve, e deri te infrastruktura
komunale jo e mjaftueshme për këto zona.
Zonat rurale të kenë të njejtin problem me ndërtimet
pa leje si zonat urbane, por me intensitet shumë më të
vogël.
15. 2.3 Raporti në mes ndërtimeve pa leje dhe
lejeve për ndërtim
Deri në vitin 2000, për nga sasia e ndërtimeve ilegale
Prizreni ishte komuna e katërt në Kosovë, me gjithsej
1500 ndërtime të tilla.
Mungojnë statistikat e sakta për ndërtimet pa leje.
Problem paraqitet edhe çështja e numrit të saktë të
lejeve ndërtimore.
Kohëzgjatja e procedurës për pajisje me leje
ndërtimore.
16. 2.4 Ndërtimet pa leje dhe problemi me
ofrimin e infrastrukturës komunale
Zhvillimi i ndërtimeve kërkon shtrirje të infrastrukturës
komunale.
Infrastruktura komunale ka të bëjë me ndërtimin e rrugëve
lokale, kanalizimit dhe ujësjellësit, trajtimin e ujërave të zeza,
menaxhimin e mbeturinave, ndriçimin publik dhe mbrojtjen e
mjedisit.
A duhet t’iu mundësohet qasje e lirë në infrastrukturën
komunale edhe qytetarëve që kanë ndërtuar pa leje në zona të
paplanifikuara për ndërtim?
Kjo kërkon përgjigje në dy aspekte: në atë të drejtave të
patjetërsueshme të qytetarëve dhe në përgjegjësinë e organeve
komunale.
Rasti i Lagjes së Re (te ish Baza e KFOR-it)
17. 3.Veprimi institucional në parandalimin e
ndërtimeve pa leje
Veprimi institucional është parakusht që një dukuri të
trajtohet në mënyrë meritore, krahas nxjerrjes së ligjeve
përkatëse.
Veprimi institucional është shumë i rëndësishëm në
parandalimin dhe trajtimin e ndërtimeve pa leje.
Për këtë është marrur veprimi i:
1. Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor
2. Drejtorisë së inspektorateve të Komunës së Prizrenit,
3. Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, dhe
4. Gjykatës Themelore-Divizioni për Kundërvajtje
18. Vazhdim…
Veprimi i Drejtorisë për Urbanizëm dhe
Planifikim Hapësinor ka të bëjë me: përcaktimi i
kushteve urbanistike, lëshimin e lejeve urbanistike
për të gjitha llojet e ndërtimit, pranimin teknik të
objekteve, legalizimin e objekteve dhe hartimin e
Planit Zhvillimor Komunal, Planit Zhvillimor Urban
dhe Planeve Rregulluese Urbane.
Veprimi i Drejtorisë për inspektorate bënë të
mundur që të kontrollohen ndërtimet të cilat janë të
pajisura me leje ndërtimore dhe po ashtu bënë
parandalimin e ndërtimeve pa leje, përmes punës
inspektuese në terren.
19. Vazhdim…
Veprimi i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit
Hapësinor ka të bëjë me: nxjerrjen e legjislacionit,
hartimin e planeve hapësinore në nivel qendror,
ofrimin e ndihmës teknike autoriteteve përgjegjëse
komunale për planifikim hapësinor dhe mbikëqyrjen
e zbatimit të ligjeve.
Gjykata Themelore-Divizionit për Kundërvajtje i
trajton çështjet nga ndërtimet pa leje dhe
kundërvajtjeve tjera që lidhen me ndërtimet.
20. 4.Përfundimet
Kosova po ballafaqohet me probleme të shumta
mjedisore të gjithë komponentëve mjedisor,
Invadim i ndërtimeve pa leje anembanë territorit,
problematika me ndërtimet pa leje është dukuri e
pranishme edhe në qytetin e Prizrenit,
Mosveprim dhe neglizhencë e punës e institucioneve
të cilat janë të përfshira në trajtimin e ndërtimeve pa
leje,
Gjyqësor jo efikas.
21. Rekomandimet
Të ndërmerren masa të shpejta në përmirësimin e mjedisit të
ndotur, sensibilizimin për ndikimin në ndotjen e mjedisit dhe
në shëndet nga ndërtimet pa leje.
Të ndalohen të gjitha ndërtimet pa leje dhe të trajtohen sipas
ligjit dhe të ndërmerren masa të menjëhershme në mbrojtjen e
Qendrës Historike të Prizrenit dhe zonave tjera urbane nga
ndërtimet pa leje,
Të ndërmerren masa për përmirësimin e gjendjes me ndërtime
pa leje nga institucionet lokale, qendrore dhe nga Gjykatat.
Të bëhet shtrirja më e shpejtë e infrastrukturës komunale në
zonat ku mungon
Të ndërmarrë më shumë masa në kontrollin e punës të
institucioneve lokale dhe në zbatim të ligjeve.