SlideShare uma empresa Scribd logo
1 de 15
1
KOLEGJI UNIVERSITAR “BIZNESI’’
FAKULTETI EKONOMIK
PRISHTINË
PUNIM SEMINARIK
LËNDA: MENAXHMENT BANKAR
TEMA: BANKAT DHE SHËRBIMET E TYRE
Mentori: Kandidati:
Prof.Dr. Kujtim Raçi Behar Rrahimi
Prishtinë, 2012
2
I.HYRJE
1. Fillet e para të bankav……………………………………..………..3
2. Zhvillimi i bankave në Evropë…………………………..………….5
II.Punët bankare
1. Klasifikimi i punëve bankare…………………………………....…..6
2. Punët bankare pasive…………………………………………….….7
2.1Punët bankare passive me afat të shkurtër………………………….7
1).Emisioni i kartmonedhave…………………………………………..7
2)Mobilizimi dhe mbajtja e mjeteve afatshkurtura-
depozita me te pare…………………………………………………….8
3)Hyrja borxh te bankat tjera………………………………...………...9
4)Lëshimi i bonave të arkës………………………………………...…11
5)Eskontimi i kambialeve vetjake……………………………………..11
2.2Punët bankare pasive me afat të gjatë………………………...…....11
1)Emisioni i aksioneve dhe i letrave me vlerë………………………....12
2)Depozitat e afatizuara…………………………………………..…....12
3)Depozitat afatëgjat të shtetit,enteve dhe institucioneve publike.…....12
4)Lëshimi I fletëobligacioneve………………………………………....13
III.Përfundimi……………………………………………………………….....14
IV.Literatura………………….…………………………….…………………..15
3
HYRJE
FILLET E PARA TË BANKAVE
Bankat jane institucione shume te rendesishme qe kane ngjajshmeri me organizatat tjera
ekonomike (pra kane status te pavarur juridik, punojne sipas parimit te ekonomizimit dhe
rentabilitetit, etj), por i kane edhe specifikat e veta qe i dallojne ato prej organizatave ekonomike.
Pra mund te themi se bankat jane nje nder institucionetme te rendesishme te nje ekonomie, sepse
ato jane burimi kryesore i kredive per individet, familjet, ndermarrjet e ndryshme, etj,
Gjurmet e para te bankave i gjejme kah viti 3.000 para e.r. ne Azine Qendrore. Nje nder
zbulimet kane qene Pllakezat e Argjilitte cilat jane gjetur ne “Tempullin e Kuq” qe paraqesin
fillet e aktivitetit bankar te prifterinjeve Sumerane, dhe ky aktivitet bankar kishte per qellim
zhvillimin e bujqesise dhe tregtise ne vendet rreth tempujve. Zbulime te tilla jane bere edhe ne
tempujt tjere, e sidomos ne Babiloni. Ne tempujt e Babilonise jane kryer punet e kembimit te
parave dhe te depozitimit, si dhe huazimi i parave me kamate dhe kryerja e pagesave. Nga
kjomund te themi se prifterinjet e tempujve antike kane kryer operacione qe jane shume te
ngjajshme me punet bankare te bankave te sotit. Shtepia me e njohur bankare e cila vepronte ne
Babiloni njihej me emrin MURASHO, e cila merrte para me kamate (depozita) dhe jepte hua me
kamate (kredi) dhe mbante depo te mallrave. Ne kete kohe paraqiten edhe shtepite bankare te
quajtur TEZAURE te cilat shtepi bankare grumbullonin ushqimin, parate dhe gjerat tjera dhe
pastaj ato i jipnin hua me kamate. Prej tyre edhe lindi shprehja e sotme TEZAURIM qe don te
thote terheqja e ndonje malli apo parave nga qarkullimi.
Prifterinjet kishin rol te madh ne keta tempuj (banka), ata udhheqnin me te gjitha punet
ekonomike shteterore, si dhe ishin bashkpuntore kryesore te mbreterve.
4
Me zhvillimin e tregtise ne Greqine antike zhvillohen edhe punet bankare te cilat kryhheshin ne
tempuj. Pasi qe ne Greqi qdo qytet-shtet kishte parane e vet, u paraqit nevoja per te bere
kembimin e tyre. Punet e kembimit te parave i kryenin bankieret qe jane quajtur TRAPEZITE
(trapeza-tavoline apo banka ku kryeheshn punet e kembimit). Ata filluan te miiren edhe me
dhenien hua te parave dhe ketu shfaqet edhe kapitali fajde dhe kamata fajde.
Zhvillimi i puneve bankare ne Rome eshte bere ne baze te pervojave te Greqise antike. Bankieret
Romake jane quajtur ARGENTARIUS (argjend, para). Ata kane pranuar depozita, kane dhene
hua me kamate fajde dhe kane kryer punet e qarkullimit te pagesave ne vend dhe ne boten e
jashtme.Mirepo me shkatrimin e perandorise Romake shkatrrohet edhe organizimi i bankave ne
Rome.
Pra bankat e para ishin institucione kyresisht per kembimin e parave, te cilat punen e tyre e
kryenin ne nje tavoline apo dyqan te vogel i vendosur ne vendin me frekuentues, duke i
ndihmuar udhetareve qe vinin ne qytet qe ti kembejne parate e huaja ne para te vendit
5
Zhvillimi i bankave në evropë
Bankat gradualisht u përhapën nga civilizimi klasik i Greqisë e i Romës në Evropën Veriore e
Perëndimore.
Në Mesjetë paraqiten në Italin Veriore këmbyesit e quajtur”campores”(lat.cambio-
këmbim),dhe bankierët të cilët pranonin para për të ruajtur,duke dhënë dëftesa,në bazë të të
cilave kanë mundur të tërhiqen paratë e deponuara te partnerët afarist të atyre bankierve në
vende të ndryshme.
Viti 1407 mundë të merret si vitë bankarë,pasiqë në Gjenovë themelohet banka e parë,Casa
di San Giorgio.Ajo ishte bankë në kuptimin e plotë të fjalës,dispononte shuma të mëdha
mjetesh monetare dhe jepte hua të shumta.Bankat shtetrore të Venedikut ishin:Banko di
Rialto(1587-1617) dhe Banco del Giro(1617-1806).
Në vitin 1694 themelohet në Angli Bank of England sipas planit të skotlandezit, Ëilliam
Paterson,dhe kjo bankë konsiderohet si bankë e parë emisionare modern në historinë bankare.
Ndërsa në vitin 1800 themelohet në Francë Banque de France,e cila ishte bankë qëndrore të
cilën e themeloj Napoleoni për financimin e luftrave.
Me kalimin e kohës zhvillohen bankat kështu që në shekullin e XIX fillojnë të themelohen
bankat aksionare,të cilat me kohë ndryshojnë rolin e deri tashëm të huadhënësit dhe
ndërmjetësuesit në qarkullimin e pagesave,kurse disponojnë capital të madh,i cili është krijuar
në procesin e koncentrimit të bankave dhe të shumave të mëdha të mjeteve të huaja.
6
SHERBIMET(OPERACIONET)BANKARE NË KUSHTET BASHKËKOHORE
KLASIFIKIMI I PUNËVE BANKARE
Ekzistojnë kritere të ndryshme për klasifikimin e punëve bankare,por kriteret më të
rëndësishme janë:
a)sipas bilancit analitik,
b)sipas parimit funksional dhe
c)sipas afatit
a)Ndarja e punëve bankare sipas bilancit analitik-është bërë varësisht nga pozita e një
pune bankare në bilancin e bankës ,dhe varësisht nga kjo se,në një punë të caktuar,a paraqitet
banka si debitore, besorëse apo vetëm si ndërmjetësuse.
Sipas këtij kriteri,punët bankare ndahen në:
-punët bankare passive,
-punët bankare aktive dhe
-punët bankare neutrale(ndërmjetësuse).
 b)Ndarja e punëve bankare sipas parimit funksional– është e kohës më të re dhe i
pergjegjet më së miri afatizimit bankar të sotëm, i cili është gjithnjë e më i ndërlikuar.
-punët e koncentrimit dhe të mobilizimit të mjeteve monetare,
-punët e kreditimit,
-punët ndërmjetësuese-komisionare,
-punët vetijake dhe
-punët administrative-kontrolluse dhe administrative planifikuse.
 c)Ndarja e punëve bankare sipas afatit-Kjo ndarje rezulton nga ndarja e mjeteve për
riprodhim në mjete fikse dhe mjete qarkulluese, përkatësisht në mjete themelore dhe
mjete qarkulluese. Sipas,afatit punët bankare mund të ndahen:
-punët bankare me afat të shkurtër dhe me afat të gjatë.
7
Punët bankare pasive
Punët bankare pasive me afat të shkurtër
Në këto punë me afat të shkurtër hyjnë:
1)Emisioni i kartëmonedhave
2)Mobilizimi dhe mbajtja e mjeteve afatshkurtëra-depozitave me te pare(a vista depozitave)
3)Marrja hua te bankat tjera
4)Lëshimi i bonave të arkës dhe
5)Eskontimi i kambialeve.
1)Emisioni i kartëmonedhave-si punë bankare pasive paraqitet në shekullin e kaluar me
evolimin e standartit të arit.
Mirpo me zvoglimin gradual të mbulesës të arit d.m.th.me lëshimin e vlerës më të madhe
të kartëmonedhave se që është mbulesa e tyre në ari,si dhe intervenimi më i madh i shtetit në
emisionin e parasë,ndryshojn edhe botëkuptimet e parasë dhe paraja bëhet mjet ligjor i
pagesës në teritorin e një vendi.
Emisioni i parasë në sistemin bashkohor është e drejt ekskluzive e priveligjuar e bankës
qendrore.Prandaj emisioni i parasë bëhet me anë të emisionit të kredisë përkatëse me anë të
lejimit ndaj bankës qendrore1
, emisioni i parasë bëhet edhe me ndryshimet që ndodhin në
rezervat monetare të sektorit bankar,emisioni i parasë bëhet edhe me blerjen e letrave me
vlerë nga ana e bankës prej organizatave si dhe kur depozitat e afatizuara në depozit në të
pare(kur depozitat e afatizuara aktivizohen).
1) Dr.S.Komoni:financat f.187
8
2)Mobilizimi dhe mbajtja e mjeteve afatshkurtër-depozitat me të pare-karakteristik
kryesore e depozitave me të pare se banka ato i paguan në qdo kohë dhe se ato paraqesin
masën monetare,e cila mund të shëndrrohet në para të gatshme ose në depozita,që
shërbejn për pagesat e pronarit të depozitave.
Varësisht nga deponuesi i mjeteve, depozitat me të pare mund t’i ndajmë në disa grupe:
b)depozitat e popullsë(depozitat e kursimit)dhe
c)depozitat tjera në llogaritë e ndryshme të bankës.
a)Depozitat në rrjedhëse dhe xhirollgaritë e ndërmarrjeve-paraqesin mjetet monetare të
ndërrmarrjeve, të cilat në dobi të ketyre mjeteve I kryejen të gjitha pagesat në lidhje me
pridhimin e qarkullimit,kurse ne dobi te tyre arketimin e realizuar ne ketë mënyrë banka,
duke bërë bartjen e para më tve prej një llogarie në tjetren, shpejton qarkullimin e mjeteve
monetare, i zvogelon shpenzimet rreth pagesave dhe krijon mundësinë që me nje masë më të
vogël të mjeteve monetare të kryhet një numër më I madhë i pagesave.
b)Depozitat e popullsisë(depozitat e kursimit)- Këto janë mjete e sektorit të popullsisë të
depozituara në bankë. Në sistemet bankare bashkëkohore depozitave të kursimit u kushtohet
një vëmendje e veqant dhe ato paraqesin mjetet e mëdha monetare,të cilat mundë të
shfrytëzohen për qëllim produktiv. Pra bankat tentojnë që me anë të kursimit, të
aaklumulojnë sa më shumë se mjetet minetare të cilat më vonë do ti shëndërrojë në kapital
dhe me të do të realizojë fitim sa më të madhë.
c)Depozitat e tjera në llogaritë të ndryshme të bankës-kto janë mjete e depozituara në
bankë të cilat ngelin një kohë të caktuar në bankë.Përkatësisht ngelin mjetet e lira të
paangazhuara në bankë,andaj për bankën janë shumë të rëndësishme meqë depozitat e tilla
edhe pse në intervale kohore.
9
3. Marrja hua te bankat tjera-Kryesisht motivi i hyrjes borxh të një banke në bankat tjera është
sigurimi i likuiditetit të bankes dhe rritja e potencialit kreditor. Të këtilla janë kreditë e bankes
qendrore që u lejojnë bankave të tjera. Me këtë, banka i siguron mjetet e nevojshme monetare për
lejimin e kredive. Këtu hynë:
a) Rieskonti
b) Rilombardi
c) Kreditë postare
d) Kreditë ndërbankare
a) Rieskonti-është punë bankare passive, me të cilen banka eskonton kambialet nga
portofoli i vet te një bankë tjeter-banka qendrore, me qrast banka shëndrron një punë
bankare active-kredinë eskonte, me punë passive dhe ia shet bankës tjatër kambialet, të
cilar më parëi ka blerë me lejimin kredisë eskonte. Me këtë punë, banka rritë obligimet e
saja mirëpo njëkohsisht ajo siguron mjetet e nevojshme monetare për kreditim dhe për
sigurimin e likiuditetit të saj.
b) Rilombardi-është mënyra e dytë e marrjes hua të bankës te banka qendrore apo te ndonjë
bankë tjetër. Rilombardi bënë transformimin e të drejtave të letrave me vlerë. Nëse banka
ka nevojë për mjete monetare. Atëherë ato letrat me vlerë që janë lënë peng te ajo (lënja
peng e letrave me vlerë quhet Lombard), i lë peng përsëri dhe kështu i siguron mjetet për
ruajtjen e likuiditetit të saj.
Te lombardi dhe rilombardi, baza për lëjimin e kredive është çmimi i letrave me vlerë në bursë.
Zakonisht, bankat nuk lejojnë kredi në vlerë e plotë të letrave me vlerë, por deri në 75% të vlerës
së tyre në bursë.Për shkak se letrat me vlerë ndryshojnë shumë shpejt në bursë, andaj edhe për
këtë kreditë lejohen me afat të shkurtër prej disa ditësh deri në 15 ditë.
10
c) Kreditë postare- Apo kreditë revolving janë kredi të cilat ia lejojnë bankat njëra tjetrës
për kryerjen më ekspeditive e më të shpejtë të punëve. Bankat të cilat kanë lidhje afariste
dhe gjenden në vende të ndryshme të largëta, lidhin kontratën për korrespodencën e tyre.
Zakonisht me këtë kontratë parashihet nevoja që bankat ta kreditojnë njëra-tjetrën në mes
veti përkohsisht. Këto kredi të cilat janë në shuma të vogla quhen kredi postare, sepse për
këto kredi pritet që në posten tjetër të arrijë mbulesa. Te këto kredi nuk parashihet pagimi i
kamatës apo i shpenzimeve tjera.
d) Kreditë ndërbankare- paraqesin një lloj të veçantë të kredive, të cilat bankat ia lejojnë
njëra-tjetrës, më së shpshti nëpërmjet llogarive rrjedhëse. Këto kredi më së shpeshti bëhen
për të siguruar rentabilitetin e deponimeve ose për kryerjen më lukuide të bankës tjetër.
11
4)Lëshimi i bonave të arkës- Ato janë letra me vlerë, të cilat i lëshon banka në shuma të plota të
parave, me ç’rast banka obligohet që në afatin e kontraktuar do t’ia paguaj regjistruesit të bonit
shumën e shënuar në të bashkë me kamatën e kontraktuar. Bonat e arkës zakonisht lëshohen në
afat prej 3 deri në 12 muaj.
Bonat e arkës duhet t’i permbajnë këto elemente kryesore:
-shenjën se është bon i arkës
-emërtimin dhe selinë e lëshuesit të bonit të arkës
-emërtimin e personit që ka regjistruar bonin e arkës shumën e bonit të arkës
-afatin e skandimit të bonit të arkës
-nënshkrimet e personave të autorizuar të bankës, e cila i ka lëshuar bonat e arkës
6) Eskontimi i kambialeve vetiake- është po ashtu një nga mënyrat për grumbullimin e mjeteve
të nevojshme për afarizimin e bankës. Parakusht për kryerjen e këtij operavioni është ekzistimi i
tregut të zhvilluar monetar.
Punët bankare pasive me afat të gjatë
Punët bankare pasive me afat të gjatë paraqesin koncentrimin dhe akumilimin e mjeteve në
bankë për një periudhë të gjatë.Mjetet e këtilla bankat i shfrytëzojnë për financimin e
investimeve. Akumulimin e këtyre mjeteve banka e bënë me anë të këtyre punëve pasive:
1) Emisionet e aksioneve dhe të letrave të tjera me vlerë
2) Depozitave të afatizuara
3) Depozitave afatgjata të shtetit, të enteve të institucioneve publike,
4) Leshimi në fletë i obligacioneve
5) Marrjen e kredive me afat të gjatë në botën e jashtme.
12
1)Emisioni i aksioneve dhe i letrave të tjera me vlerë
Me emisionin e aksioneve banka i rritë mjetet e saj për lejimin e kredive dhe kështu krijon
kapitale të reja që deri atëherë kan qenë në duartë e
regjstruesëve të aksioneve. Në letrat me vlerë nëpërmjet të cilave mobilizohen mjetet me afat të
gjatë i numërojnë:
a) Fletëobligacionet
b) Aksionet
c) Dëftesat e pengut, qertifikatat pë mjetet e bashkuara dhe vërtetimet mbi mjetet e
deponuara.
1) Fletëobligacioni është një dokument i shkruar në bazë të të cilit dhënësi obligohet që
subjektit të shënuar në fletëobligacion, ose sipas urdhërit të tij ose prurësit të
fletëobligacionit t’ia paguaj shumën e shënuar në fletëobligacion bashkë me kamatën
përkatëse në afat të caktuar. Dëftesat e pengut janë letra me vler emisionin e të cilave e
bejnë bankat hiportektare ose organizatat tjera financiare të cilat merren me lejimin e kredis
hiportektare.
2) Depozitat e afatizuar- paraqesin mjetet e deponuara në bankë për të cilat pronarët e tyre
kan lidhur kontrat me bankën dhe janë obliguar që ato mjete nuk do ti shfrytzojn në afatin e
kontraktuar. Për këto depozita banka paguan kamatë më të lartë se sa paguan për depozita
me të parë. Këto mjete shfrytëzohen për afat të gjatë pasi që banka e di se kur skandon afati
e këtyre depozitave dhe kur do të ketë mjete të mjaftueshme për pagimin e tyre.
3) Depozitat me afat të gjatë të shtetit, të enteve e të instucioneve publike- vendet e
zhvilluara për ndërtimin e objekteve të caktuara të cilt janë me interes për zhvillim të vendit,
ndajnë mjete të konsiderueshme financiare të cilat deponohen në bankat e priveligjuara. Pos
këtyre mjeteve në bankë deponohen edhe mjetet e
fondeve të enteve apo të instuticioneve publike te cila kan karakter afatgjatë dhe mbesin të
deponuara bë bankë një kohë të gjatë.
13
4) Lëshimi i fletëobligacionit- është instrument shumë i përshatëshem për mobilizimin e
mjeteve monetare me afat të gjatë. Kjo letër me vlerë që sjell kamatë fikse dhe me të cilën
lëshuesi obligohet, qe personit të shënuar në flet obligacion apo sipas urdhërit të tij,
perkatësishtë prurësit të fletëobligacionit tja paguaj shumën e shënuar në obligacion, bashkë
me kamatë përkatëse. Ndryshe nga letrat tjera me vlerë, fletobligacionet kanë këto
karakteristika:
5) -paraqesin dokumentin, i cili jep të drejtë pronarit që ti kthehet huaja e regjistruar bashkë me
kamatë.
-fletëobligacioni lëshohet në formë të caktuar. Përbëhet nga fletobligacioni dhe kuponat, që
mund të jenë të kamatës dhe të anuiteteve-paraqesin dokumentin, i cili jep të drejtë pronarit
që t’i kthehet huaja e regjistruar bashkë me kamaten,
-fletobligacioni lëshohet në formë të caktuar, përbëhet nga fletobligacioni dhe kuponat, që
mund të jenë të kamatës dhe të anuiteteve.Me kuponat e kamatës pronari i arkëton kamatat
për periudhat e kaluara, kurse me kuponat e anuieteve arkëton kamatat dhe pjsesen
përkatëse të kryegjësë për periudhen e kaluar.
-Mund të bëhet shitë blerja e obligacioneve në tregun e kapitalit. Varëshisht nga oferta e
kerkesa përcaktohet edhe qmimi i tyre në treg.
-Paraqesin intrumente të rëndësishëm në politikën e tregut të hapur, me anë të tëilit Banka
Qëndrore bënë rregullimin e masës monetare.
1) Lartësia e kredisë së lejuar regjistrohet në llogarin rrjedhëse dhe komitenti i bakës mund
të debitojë deri në lartësinë e kredisë së lejuar. Hyrja dhe dalja tërsishme e mjeteve rryhet
përmes llogarisë rrjedhëse, gjë që i mundëson bankës qënë mënyrë kontinuale ta përcjell
afarizimin e komitentit të vetë.
Baza juridike për kredin e lejuar është kontrate që lidhet në mes të bankës dhe bartësit të
kredisë, ku përcaktohen kushtet për kredin e lejuar si: shuma e kredis së lejuar, afati për
të cilin lejohet kredia, lartësia e kamatave aktive e pasive sipas kontokorentës, lartësia e
provizionit, kushtet e prishjes së kontratës, menyra e valutimit etj.2
2) Dr.G.Luboteni:bankat dhe afarizim bankar f.138
14
Përfundimi
Më parë bankat kanë qenë krijuese të vetëme të likuiditetit dhe bartëse të funksionit
depozitarë.Mirpo me zhvillimin e ekonomisë bashkëkohore zhvillohen edhe punët bankare.
Zakonishtë me konceptin bankë janë lidhura punët rredh krijimit të parave, grumbullimit të
depozitave dhe kryerjes së qarkullimit të pagesave.
Duke u bazuar në këtë mund të themi se banka është një instuticion i posaqëm financiar i
sistemit monetaro-kreditorë, qe merret me marrjen dhe dhenjën e kredisë në mënyrë
profesionale, si dhe me ndërmjetësimin me qarkullimin e pagesave të komitentëve.
Esenca e konceptit qëndron në marrjen dhe dhënjen e kredive që përfshin dy grupe themelore të
punëve financiare të bankës :punët e krijimit të parave dhe punët e ndërmjetësimit financiar.
Escenca ekonomike e krijimit të parave që zakonishtë bëhet nga ana e bankës qëndrore është
furnizimi i procesit të riprodhimit shoqëror me sasisë të nevojshme.
Ndërsa funksioni i ndërmjetësimit është funksioni bazik i bankave, ngase është prezentë në gati
në tërë afatizimin bankarë dhe i përshkon të gjitha punët, intrumentet dhe teknikën e bankave.
Me plot të drejtë mund të themi se sot në kushtet bashkëkohore bankat po bëhen gjithnjë më të
rëndësishtme për ekonoimin e një vendi sepse kryejn punë të ndryshme financiare, pasiqë ato
janë burim kryesor i kredive për individët,familjet,si dhe institucionet dhe ndërmarrjet e
ndryshme.
15
LITERATURA
1. Prof.dr.Gazmend Luboteni:Bankat dhe Afarizimi
Bankar, Prishtinë 2002.
2. Prof.dr.Sabahudin Komoni: Financat, Enti i teksteve dhe i mjeteve mësimore të kosovës,
Prishtinë 1986.
3. Prof.dr.Skender Berisha: Financat Ndërkombëtare, Prishtinë 2000.

Mais conteúdo relacionado

Mais procurados

Universiteti i prishtinës
Universiteti i prishtinësUniversiteti i prishtinës
Universiteti i prishtinësJeton Bytyqi
 
Hyrje ne Ekonomi - Investimet
Hyrje ne Ekonomi - Investimet Hyrje ne Ekonomi - Investimet
Hyrje ne Ekonomi - Investimet Menaxherat
 
Institucionet financiare(leksion)
Institucionet financiare(leksion)Institucionet financiare(leksion)
Institucionet financiare(leksion)Vilma Hoxha
 
Projekt ekonomie/Sistemi Bankar ne Shqiperi
Projekt ekonomie/Sistemi Bankar ne ShqiperiProjekt ekonomie/Sistemi Bankar ne Shqiperi
Projekt ekonomie/Sistemi Bankar ne ShqiperiMatilda Gremi
 
Paraja dhe banka
Paraja dhe bankaParaja dhe banka
Paraja dhe bankaMenaxherat
 
Letrat me vlere
Letrat me vlere Letrat me vlere
Letrat me vlere Menaxherat
 
Tregu Dhe Llojet E Tij
Tregu Dhe Llojet E TijTregu Dhe Llojet E Tij
Tregu Dhe Llojet E Tijha 15753
 
Parimet baze te kontabilitetit
Parimet baze te kontabilitetitParimet baze te kontabilitetit
Parimet baze te kontabilitetitBledi Lila
 
Punimi seminarik bankat qendrore
Punimi seminarik   bankat qendrorePunimi seminarik   bankat qendrore
Punimi seminarik bankat qendroreEdonis Hoxha
 
Paraja dhe funksionet e saj
Paraja dhe funksionet e sajParaja dhe funksionet e saj
Paraja dhe funksionet e sajbehar199004
 
Banka Qendrore
Banka QendroreBanka Qendrore
Banka QendroreMenaxherat
 
Makro: Banka qendrore (1)
Makro: Banka qendrore (1)Makro: Banka qendrore (1)
Makro: Banka qendrore (1)Kastriot Gashi
 
Bursat, punet e bureses dhe llojet e
Bursat, punet e bureses dhe llojet eBursat, punet e bureses dhe llojet e
Bursat, punet e bureses dhe llojet eMenaxherat
 
Tregjet financiare (1)
Tregjet financiare  (1)Tregjet financiare  (1)
Tregjet financiare (1)Violeta Visha
 
02 financa, paraja - kuptimi, format, dhe funksionet
02 financa,   paraja - kuptimi, format, dhe funksionet02 financa,   paraja - kuptimi, format, dhe funksionet
02 financa, paraja - kuptimi, format, dhe funksionetShkumbin Gashi
 
MENAXHMETI-FINANCIAR (1)
MENAXHMETI-FINANCIAR (1)MENAXHMETI-FINANCIAR (1)
MENAXHMETI-FINANCIAR (1)Ymer Ejupi
 
ROLI DHE RËNDËSIA E BURSËS NË KOSOVË
ROLI DHE RËNDËSIA E BURSËS NË KOSOVËROLI DHE RËNDËSIA E BURSËS NË KOSOVË
ROLI DHE RËNDËSIA E BURSËS NË KOSOVËFitoreDervishi
 

Mais procurados (20)

Universiteti i prishtinës
Universiteti i prishtinësUniversiteti i prishtinës
Universiteti i prishtinës
 
Hyrje ne Ekonomi - Investimet
Hyrje ne Ekonomi - Investimet Hyrje ne Ekonomi - Investimet
Hyrje ne Ekonomi - Investimet
 
Institucionet financiare(leksion)
Institucionet financiare(leksion)Institucionet financiare(leksion)
Institucionet financiare(leksion)
 
Projekt ekonomie/Sistemi Bankar ne Shqiperi
Projekt ekonomie/Sistemi Bankar ne ShqiperiProjekt ekonomie/Sistemi Bankar ne Shqiperi
Projekt ekonomie/Sistemi Bankar ne Shqiperi
 
Paraja dhe banka
Paraja dhe bankaParaja dhe banka
Paraja dhe banka
 
Menaxhment Bankar
Menaxhment BankarMenaxhment Bankar
Menaxhment Bankar
 
Letrat me vlere
Letrat me vlere Letrat me vlere
Letrat me vlere
 
Tregu Dhe Llojet E Tij
Tregu Dhe Llojet E TijTregu Dhe Llojet E Tij
Tregu Dhe Llojet E Tij
 
Paraja Kuptimi, Format, Dhe Funksionet
 Paraja   Kuptimi, Format, Dhe Funksionet Paraja   Kuptimi, Format, Dhe Funksionet
Paraja Kuptimi, Format, Dhe Funksionet
 
Parimet baze te kontabilitetit
Parimet baze te kontabilitetitParimet baze te kontabilitetit
Parimet baze te kontabilitetit
 
Punimi seminarik bankat qendrore
Punimi seminarik   bankat qendrorePunimi seminarik   bankat qendrore
Punimi seminarik bankat qendrore
 
Paraja dhe funksionet e saj
Paraja dhe funksionet e sajParaja dhe funksionet e saj
Paraja dhe funksionet e saj
 
Banka Qendrore
Banka QendroreBanka Qendrore
Banka Qendrore
 
Makro: Banka qendrore (1)
Makro: Banka qendrore (1)Makro: Banka qendrore (1)
Makro: Banka qendrore (1)
 
Bursat, punet e bureses dhe llojet e
Bursat, punet e bureses dhe llojet eBursat, punet e bureses dhe llojet e
Bursat, punet e bureses dhe llojet e
 
Tregjet financiare (1)
Tregjet financiare  (1)Tregjet financiare  (1)
Tregjet financiare (1)
 
02 financa, paraja - kuptimi, format, dhe funksionet
02 financa,   paraja - kuptimi, format, dhe funksionet02 financa,   paraja - kuptimi, format, dhe funksionet
02 financa, paraja - kuptimi, format, dhe funksionet
 
MENAXHMETI-FINANCIAR (1)
MENAXHMETI-FINANCIAR (1)MENAXHMETI-FINANCIAR (1)
MENAXHMETI-FINANCIAR (1)
 
Financa Monetare
Financa MonetareFinanca Monetare
Financa Monetare
 
ROLI DHE RËNDËSIA E BURSËS NË KOSOVË
ROLI DHE RËNDËSIA E BURSËS NË KOSOVËROLI DHE RËNDËSIA E BURSËS NË KOSOVË
ROLI DHE RËNDËSIA E BURSËS NË KOSOVË
 

Destaque

Banka dhe afarizem bankar
Banka dhe afarizem bankarBanka dhe afarizem bankar
Banka dhe afarizem bankarMuhamet Sopa
 
Menaxhment bankar II
Menaxhment bankar IIMenaxhment bankar II
Menaxhment bankar IIMuhamet Sopa
 
Punim seminarik "PARAJA DHE BANKAT"
Punim seminarik "PARAJA DHE BANKAT"    Punim seminarik "PARAJA DHE BANKAT"
Punim seminarik "PARAJA DHE BANKAT" Valmir Nuredini
 
Rast studimore "ProCreditBank"
Rast studimore "ProCreditBank"Rast studimore "ProCreditBank"
Rast studimore "ProCreditBank"Fitore ZEQIRI
 
Sistemi bankar islamik
Sistemi bankar islamikSistemi bankar islamik
Sistemi bankar islamikVilma Hoxha
 
Testi menxhmenti i banakve
Testi menxhmenti i banakveTesti menxhmenti i banakve
Testi menxhmenti i banakveMuhamet Sopa
 
Menaxhmenti bankar -hyrje
Menaxhmenti bankar -hyrjeMenaxhmenti bankar -hyrje
Menaxhmenti bankar -hyrjeFisnik Morina
 
Nehar islami dhe Arben Dedaj-Krahasimi i bankes Teb dhe i bankes Raiffeisen
Nehar islami dhe Arben Dedaj-Krahasimi i bankes Teb dhe i bankes RaiffeisenNehar islami dhe Arben Dedaj-Krahasimi i bankes Teb dhe i bankes Raiffeisen
Nehar islami dhe Arben Dedaj-Krahasimi i bankes Teb dhe i bankes RaiffeisenTarget
 
Tregjet dhe institucionet financare
Tregjet dhe institucionet financareTregjet dhe institucionet financare
Tregjet dhe institucionet financareFisnik Morina
 
Aktivitetet Financiare
Aktivitetet FinanciareAktivitetet Financiare
Aktivitetet FinanciareMenaxherat
 
Menaxhmenti Bankar
Menaxhmenti BankarMenaxhmenti Bankar
Menaxhmenti BankarMenaxherat
 
Politika monetare
Politika monetarePolitika monetare
Politika monetareMenaxherat
 

Destaque (15)

Banka dhe afarizem bankar
Banka dhe afarizem bankarBanka dhe afarizem bankar
Banka dhe afarizem bankar
 
Menaxhment bankar II
Menaxhment bankar IIMenaxhment bankar II
Menaxhment bankar II
 
Punim seminarik "PARAJA DHE BANKAT"
Punim seminarik "PARAJA DHE BANKAT"    Punim seminarik "PARAJA DHE BANKAT"
Punim seminarik "PARAJA DHE BANKAT"
 
Punim seminarik hyrje afarizem
Punim seminarik hyrje afarizemPunim seminarik hyrje afarizem
Punim seminarik hyrje afarizem
 
Rast studimore "ProCreditBank"
Rast studimore "ProCreditBank"Rast studimore "ProCreditBank"
Rast studimore "ProCreditBank"
 
Sistemi bankar islamik
Sistemi bankar islamikSistemi bankar islamik
Sistemi bankar islamik
 
Testi menxhmenti i banakve
Testi menxhmenti i banakveTesti menxhmenti i banakve
Testi menxhmenti i banakve
 
Menaxhmenti bankar -hyrje
Menaxhmenti bankar -hyrjeMenaxhmenti bankar -hyrje
Menaxhmenti bankar -hyrje
 
Banka qendrore
Banka qendroreBanka qendrore
Banka qendrore
 
Politika fiskale
Politika fiskalePolitika fiskale
Politika fiskale
 
Nehar islami dhe Arben Dedaj-Krahasimi i bankes Teb dhe i bankes Raiffeisen
Nehar islami dhe Arben Dedaj-Krahasimi i bankes Teb dhe i bankes RaiffeisenNehar islami dhe Arben Dedaj-Krahasimi i bankes Teb dhe i bankes Raiffeisen
Nehar islami dhe Arben Dedaj-Krahasimi i bankes Teb dhe i bankes Raiffeisen
 
Tregjet dhe institucionet financare
Tregjet dhe institucionet financareTregjet dhe institucionet financare
Tregjet dhe institucionet financare
 
Aktivitetet Financiare
Aktivitetet FinanciareAktivitetet Financiare
Aktivitetet Financiare
 
Menaxhmenti Bankar
Menaxhmenti BankarMenaxhmenti Bankar
Menaxhmenti Bankar
 
Politika monetare
Politika monetarePolitika monetare
Politika monetare
 

Semelhante a Bankat edhe funksoni i tyere

Banka Qendrore Shqiptare
Banka Qendrore ShqiptareBanka Qendrore Shqiptare
Banka Qendrore ShqiptareGoogle
 
Universiteti i prishtinёs
Universiteti i prishtinёsUniversiteti i prishtinёs
Universiteti i prishtinёssebi044
 
Banka Qendrore e R.M
Banka Qendrore e R.MBanka Qendrore e R.M
Banka Qendrore e R.MValon Memedi
 
Paraja dhe funksionet "money and its functions"
Paraja dhe funksionet "money and its functions" Paraja dhe funksionet "money and its functions"
Paraja dhe funksionet "money and its functions" Labinot Aliu
 
Banka Qendrore e Kosoves
Banka Qendrore e KosovesBanka Qendrore e Kosoves
Banka Qendrore e KosovesDiana Rama
 
Paraja dhe sistemi bankar
Paraja dhe sistemi bankarParaja dhe sistemi bankar
Paraja dhe sistemi bankarMenaxherat
 
Banak afarizmi bankar
Banak afarizmi bankarBanak afarizmi bankar
Banak afarizmi bankarhysi
 
Punim seminarik bursa- lulzim jaha
Punim seminarik  bursa- lulzim jahaPunim seminarik  bursa- lulzim jaha
Punim seminarik bursa- lulzim jahaLulzim Jaha
 
Banka dhe biznesi bankar
Banka dhe biznesi bankarBanka dhe biznesi bankar
Banka dhe biznesi bankarshar bakalli
 

Semelhante a Bankat edhe funksoni i tyere (13)

Banka qendrore
Banka qendroreBanka qendrore
Banka qendrore
 
Banka Qendrore Shqiptare
Banka Qendrore ShqiptareBanka Qendrore Shqiptare
Banka Qendrore Shqiptare
 
Ekonomi
EkonomiEkonomi
Ekonomi
 
Universiteti i prishtinёs
Universiteti i prishtinёsUniversiteti i prishtinёs
Universiteti i prishtinёs
 
Banka Qendrore e R.M
Banka Qendrore e R.MBanka Qendrore e R.M
Banka Qendrore e R.M
 
Paraja dhe funksionet "money and its functions"
Paraja dhe funksionet "money and its functions" Paraja dhe funksionet "money and its functions"
Paraja dhe funksionet "money and its functions"
 
Banka Qendrore e Kosoves
Banka Qendrore e KosovesBanka Qendrore e Kosoves
Banka Qendrore e Kosoves
 
Paraja dhe sistemi bankar
Paraja dhe sistemi bankarParaja dhe sistemi bankar
Paraja dhe sistemi bankar
 
Banak afarizmi bankar
Banak afarizmi bankarBanak afarizmi bankar
Banak afarizmi bankar
 
Seminari
SeminariSeminari
Seminari
 
Pagesat elektronike..
Pagesat elektronike..Pagesat elektronike..
Pagesat elektronike..
 
Punim seminarik bursa- lulzim jaha
Punim seminarik  bursa- lulzim jahaPunim seminarik  bursa- lulzim jaha
Punim seminarik bursa- lulzim jaha
 
Banka dhe biznesi bankar
Banka dhe biznesi bankarBanka dhe biznesi bankar
Banka dhe biznesi bankar
 

Bankat edhe funksoni i tyere

  • 1. 1 KOLEGJI UNIVERSITAR “BIZNESI’’ FAKULTETI EKONOMIK PRISHTINË PUNIM SEMINARIK LËNDA: MENAXHMENT BANKAR TEMA: BANKAT DHE SHËRBIMET E TYRE Mentori: Kandidati: Prof.Dr. Kujtim Raçi Behar Rrahimi Prishtinë, 2012
  • 2. 2 I.HYRJE 1. Fillet e para të bankav……………………………………..………..3 2. Zhvillimi i bankave në Evropë…………………………..………….5 II.Punët bankare 1. Klasifikimi i punëve bankare…………………………………....…..6 2. Punët bankare pasive…………………………………………….….7 2.1Punët bankare passive me afat të shkurtër………………………….7 1).Emisioni i kartmonedhave…………………………………………..7 2)Mobilizimi dhe mbajtja e mjeteve afatshkurtura- depozita me te pare…………………………………………………….8 3)Hyrja borxh te bankat tjera………………………………...………...9 4)Lëshimi i bonave të arkës………………………………………...…11 5)Eskontimi i kambialeve vetjake……………………………………..11 2.2Punët bankare pasive me afat të gjatë………………………...…....11 1)Emisioni i aksioneve dhe i letrave me vlerë………………………....12 2)Depozitat e afatizuara…………………………………………..…....12 3)Depozitat afatëgjat të shtetit,enteve dhe institucioneve publike.…....12 4)Lëshimi I fletëobligacioneve………………………………………....13 III.Përfundimi……………………………………………………………….....14 IV.Literatura………………….…………………………….…………………..15
  • 3. 3 HYRJE FILLET E PARA TË BANKAVE Bankat jane institucione shume te rendesishme qe kane ngjajshmeri me organizatat tjera ekonomike (pra kane status te pavarur juridik, punojne sipas parimit te ekonomizimit dhe rentabilitetit, etj), por i kane edhe specifikat e veta qe i dallojne ato prej organizatave ekonomike. Pra mund te themi se bankat jane nje nder institucionetme te rendesishme te nje ekonomie, sepse ato jane burimi kryesore i kredive per individet, familjet, ndermarrjet e ndryshme, etj, Gjurmet e para te bankave i gjejme kah viti 3.000 para e.r. ne Azine Qendrore. Nje nder zbulimet kane qene Pllakezat e Argjilitte cilat jane gjetur ne “Tempullin e Kuq” qe paraqesin fillet e aktivitetit bankar te prifterinjeve Sumerane, dhe ky aktivitet bankar kishte per qellim zhvillimin e bujqesise dhe tregtise ne vendet rreth tempujve. Zbulime te tilla jane bere edhe ne tempujt tjere, e sidomos ne Babiloni. Ne tempujt e Babilonise jane kryer punet e kembimit te parave dhe te depozitimit, si dhe huazimi i parave me kamate dhe kryerja e pagesave. Nga kjomund te themi se prifterinjet e tempujve antike kane kryer operacione qe jane shume te ngjajshme me punet bankare te bankave te sotit. Shtepia me e njohur bankare e cila vepronte ne Babiloni njihej me emrin MURASHO, e cila merrte para me kamate (depozita) dhe jepte hua me kamate (kredi) dhe mbante depo te mallrave. Ne kete kohe paraqiten edhe shtepite bankare te quajtur TEZAURE te cilat shtepi bankare grumbullonin ushqimin, parate dhe gjerat tjera dhe pastaj ato i jipnin hua me kamate. Prej tyre edhe lindi shprehja e sotme TEZAURIM qe don te thote terheqja e ndonje malli apo parave nga qarkullimi. Prifterinjet kishin rol te madh ne keta tempuj (banka), ata udhheqnin me te gjitha punet ekonomike shteterore, si dhe ishin bashkpuntore kryesore te mbreterve.
  • 4. 4 Me zhvillimin e tregtise ne Greqine antike zhvillohen edhe punet bankare te cilat kryhheshin ne tempuj. Pasi qe ne Greqi qdo qytet-shtet kishte parane e vet, u paraqit nevoja per te bere kembimin e tyre. Punet e kembimit te parave i kryenin bankieret qe jane quajtur TRAPEZITE (trapeza-tavoline apo banka ku kryeheshn punet e kembimit). Ata filluan te miiren edhe me dhenien hua te parave dhe ketu shfaqet edhe kapitali fajde dhe kamata fajde. Zhvillimi i puneve bankare ne Rome eshte bere ne baze te pervojave te Greqise antike. Bankieret Romake jane quajtur ARGENTARIUS (argjend, para). Ata kane pranuar depozita, kane dhene hua me kamate fajde dhe kane kryer punet e qarkullimit te pagesave ne vend dhe ne boten e jashtme.Mirepo me shkatrimin e perandorise Romake shkatrrohet edhe organizimi i bankave ne Rome. Pra bankat e para ishin institucione kyresisht per kembimin e parave, te cilat punen e tyre e kryenin ne nje tavoline apo dyqan te vogel i vendosur ne vendin me frekuentues, duke i ndihmuar udhetareve qe vinin ne qytet qe ti kembejne parate e huaja ne para te vendit
  • 5. 5 Zhvillimi i bankave në evropë Bankat gradualisht u përhapën nga civilizimi klasik i Greqisë e i Romës në Evropën Veriore e Perëndimore. Në Mesjetë paraqiten në Italin Veriore këmbyesit e quajtur”campores”(lat.cambio- këmbim),dhe bankierët të cilët pranonin para për të ruajtur,duke dhënë dëftesa,në bazë të të cilave kanë mundur të tërhiqen paratë e deponuara te partnerët afarist të atyre bankierve në vende të ndryshme. Viti 1407 mundë të merret si vitë bankarë,pasiqë në Gjenovë themelohet banka e parë,Casa di San Giorgio.Ajo ishte bankë në kuptimin e plotë të fjalës,dispononte shuma të mëdha mjetesh monetare dhe jepte hua të shumta.Bankat shtetrore të Venedikut ishin:Banko di Rialto(1587-1617) dhe Banco del Giro(1617-1806). Në vitin 1694 themelohet në Angli Bank of England sipas planit të skotlandezit, Ëilliam Paterson,dhe kjo bankë konsiderohet si bankë e parë emisionare modern në historinë bankare. Ndërsa në vitin 1800 themelohet në Francë Banque de France,e cila ishte bankë qëndrore të cilën e themeloj Napoleoni për financimin e luftrave. Me kalimin e kohës zhvillohen bankat kështu që në shekullin e XIX fillojnë të themelohen bankat aksionare,të cilat me kohë ndryshojnë rolin e deri tashëm të huadhënësit dhe ndërmjetësuesit në qarkullimin e pagesave,kurse disponojnë capital të madh,i cili është krijuar në procesin e koncentrimit të bankave dhe të shumave të mëdha të mjeteve të huaja.
  • 6. 6 SHERBIMET(OPERACIONET)BANKARE NË KUSHTET BASHKËKOHORE KLASIFIKIMI I PUNËVE BANKARE Ekzistojnë kritere të ndryshme për klasifikimin e punëve bankare,por kriteret më të rëndësishme janë: a)sipas bilancit analitik, b)sipas parimit funksional dhe c)sipas afatit a)Ndarja e punëve bankare sipas bilancit analitik-është bërë varësisht nga pozita e një pune bankare në bilancin e bankës ,dhe varësisht nga kjo se,në një punë të caktuar,a paraqitet banka si debitore, besorëse apo vetëm si ndërmjetësuse. Sipas këtij kriteri,punët bankare ndahen në: -punët bankare passive, -punët bankare aktive dhe -punët bankare neutrale(ndërmjetësuse).  b)Ndarja e punëve bankare sipas parimit funksional– është e kohës më të re dhe i pergjegjet më së miri afatizimit bankar të sotëm, i cili është gjithnjë e më i ndërlikuar. -punët e koncentrimit dhe të mobilizimit të mjeteve monetare, -punët e kreditimit, -punët ndërmjetësuese-komisionare, -punët vetijake dhe -punët administrative-kontrolluse dhe administrative planifikuse.  c)Ndarja e punëve bankare sipas afatit-Kjo ndarje rezulton nga ndarja e mjeteve për riprodhim në mjete fikse dhe mjete qarkulluese, përkatësisht në mjete themelore dhe mjete qarkulluese. Sipas,afatit punët bankare mund të ndahen: -punët bankare me afat të shkurtër dhe me afat të gjatë.
  • 7. 7 Punët bankare pasive Punët bankare pasive me afat të shkurtër Në këto punë me afat të shkurtër hyjnë: 1)Emisioni i kartëmonedhave 2)Mobilizimi dhe mbajtja e mjeteve afatshkurtëra-depozitave me te pare(a vista depozitave) 3)Marrja hua te bankat tjera 4)Lëshimi i bonave të arkës dhe 5)Eskontimi i kambialeve. 1)Emisioni i kartëmonedhave-si punë bankare pasive paraqitet në shekullin e kaluar me evolimin e standartit të arit. Mirpo me zvoglimin gradual të mbulesës të arit d.m.th.me lëshimin e vlerës më të madhe të kartëmonedhave se që është mbulesa e tyre në ari,si dhe intervenimi më i madh i shtetit në emisionin e parasë,ndryshojn edhe botëkuptimet e parasë dhe paraja bëhet mjet ligjor i pagesës në teritorin e një vendi. Emisioni i parasë në sistemin bashkohor është e drejt ekskluzive e priveligjuar e bankës qendrore.Prandaj emisioni i parasë bëhet me anë të emisionit të kredisë përkatëse me anë të lejimit ndaj bankës qendrore1 , emisioni i parasë bëhet edhe me ndryshimet që ndodhin në rezervat monetare të sektorit bankar,emisioni i parasë bëhet edhe me blerjen e letrave me vlerë nga ana e bankës prej organizatave si dhe kur depozitat e afatizuara në depozit në të pare(kur depozitat e afatizuara aktivizohen). 1) Dr.S.Komoni:financat f.187
  • 8. 8 2)Mobilizimi dhe mbajtja e mjeteve afatshkurtër-depozitat me të pare-karakteristik kryesore e depozitave me të pare se banka ato i paguan në qdo kohë dhe se ato paraqesin masën monetare,e cila mund të shëndrrohet në para të gatshme ose në depozita,që shërbejn për pagesat e pronarit të depozitave. Varësisht nga deponuesi i mjeteve, depozitat me të pare mund t’i ndajmë në disa grupe: b)depozitat e popullsë(depozitat e kursimit)dhe c)depozitat tjera në llogaritë e ndryshme të bankës. a)Depozitat në rrjedhëse dhe xhirollgaritë e ndërmarrjeve-paraqesin mjetet monetare të ndërrmarrjeve, të cilat në dobi të ketyre mjeteve I kryejen të gjitha pagesat në lidhje me pridhimin e qarkullimit,kurse ne dobi te tyre arketimin e realizuar ne ketë mënyrë banka, duke bërë bartjen e para më tve prej një llogarie në tjetren, shpejton qarkullimin e mjeteve monetare, i zvogelon shpenzimet rreth pagesave dhe krijon mundësinë që me nje masë më të vogël të mjeteve monetare të kryhet një numër më I madhë i pagesave. b)Depozitat e popullsisë(depozitat e kursimit)- Këto janë mjete e sektorit të popullsisë të depozituara në bankë. Në sistemet bankare bashkëkohore depozitave të kursimit u kushtohet një vëmendje e veqant dhe ato paraqesin mjetet e mëdha monetare,të cilat mundë të shfrytëzohen për qëllim produktiv. Pra bankat tentojnë që me anë të kursimit, të aaklumulojnë sa më shumë se mjetet minetare të cilat më vonë do ti shëndërrojë në kapital dhe me të do të realizojë fitim sa më të madhë. c)Depozitat e tjera në llogaritë të ndryshme të bankës-kto janë mjete e depozituara në bankë të cilat ngelin një kohë të caktuar në bankë.Përkatësisht ngelin mjetet e lira të paangazhuara në bankë,andaj për bankën janë shumë të rëndësishme meqë depozitat e tilla edhe pse në intervale kohore.
  • 9. 9 3. Marrja hua te bankat tjera-Kryesisht motivi i hyrjes borxh të një banke në bankat tjera është sigurimi i likuiditetit të bankes dhe rritja e potencialit kreditor. Të këtilla janë kreditë e bankes qendrore që u lejojnë bankave të tjera. Me këtë, banka i siguron mjetet e nevojshme monetare për lejimin e kredive. Këtu hynë: a) Rieskonti b) Rilombardi c) Kreditë postare d) Kreditë ndërbankare a) Rieskonti-është punë bankare passive, me të cilen banka eskonton kambialet nga portofoli i vet te një bankë tjeter-banka qendrore, me qrast banka shëndrron një punë bankare active-kredinë eskonte, me punë passive dhe ia shet bankës tjatër kambialet, të cilar më parëi ka blerë me lejimin kredisë eskonte. Me këtë punë, banka rritë obligimet e saja mirëpo njëkohsisht ajo siguron mjetet e nevojshme monetare për kreditim dhe për sigurimin e likiuditetit të saj. b) Rilombardi-është mënyra e dytë e marrjes hua të bankës te banka qendrore apo te ndonjë bankë tjetër. Rilombardi bënë transformimin e të drejtave të letrave me vlerë. Nëse banka ka nevojë për mjete monetare. Atëherë ato letrat me vlerë që janë lënë peng te ajo (lënja peng e letrave me vlerë quhet Lombard), i lë peng përsëri dhe kështu i siguron mjetet për ruajtjen e likuiditetit të saj. Te lombardi dhe rilombardi, baza për lëjimin e kredive është çmimi i letrave me vlerë në bursë. Zakonisht, bankat nuk lejojnë kredi në vlerë e plotë të letrave me vlerë, por deri në 75% të vlerës së tyre në bursë.Për shkak se letrat me vlerë ndryshojnë shumë shpejt në bursë, andaj edhe për këtë kreditë lejohen me afat të shkurtër prej disa ditësh deri në 15 ditë.
  • 10. 10 c) Kreditë postare- Apo kreditë revolving janë kredi të cilat ia lejojnë bankat njëra tjetrës për kryerjen më ekspeditive e më të shpejtë të punëve. Bankat të cilat kanë lidhje afariste dhe gjenden në vende të ndryshme të largëta, lidhin kontratën për korrespodencën e tyre. Zakonisht me këtë kontratë parashihet nevoja që bankat ta kreditojnë njëra-tjetrën në mes veti përkohsisht. Këto kredi të cilat janë në shuma të vogla quhen kredi postare, sepse për këto kredi pritet që në posten tjetër të arrijë mbulesa. Te këto kredi nuk parashihet pagimi i kamatës apo i shpenzimeve tjera. d) Kreditë ndërbankare- paraqesin një lloj të veçantë të kredive, të cilat bankat ia lejojnë njëra-tjetrës, më së shpshti nëpërmjet llogarive rrjedhëse. Këto kredi më së shpeshti bëhen për të siguruar rentabilitetin e deponimeve ose për kryerjen më lukuide të bankës tjetër.
  • 11. 11 4)Lëshimi i bonave të arkës- Ato janë letra me vlerë, të cilat i lëshon banka në shuma të plota të parave, me ç’rast banka obligohet që në afatin e kontraktuar do t’ia paguaj regjistruesit të bonit shumën e shënuar në të bashkë me kamatën e kontraktuar. Bonat e arkës zakonisht lëshohen në afat prej 3 deri në 12 muaj. Bonat e arkës duhet t’i permbajnë këto elemente kryesore: -shenjën se është bon i arkës -emërtimin dhe selinë e lëshuesit të bonit të arkës -emërtimin e personit që ka regjistruar bonin e arkës shumën e bonit të arkës -afatin e skandimit të bonit të arkës -nënshkrimet e personave të autorizuar të bankës, e cila i ka lëshuar bonat e arkës 6) Eskontimi i kambialeve vetiake- është po ashtu një nga mënyrat për grumbullimin e mjeteve të nevojshme për afarizimin e bankës. Parakusht për kryerjen e këtij operavioni është ekzistimi i tregut të zhvilluar monetar. Punët bankare pasive me afat të gjatë Punët bankare pasive me afat të gjatë paraqesin koncentrimin dhe akumilimin e mjeteve në bankë për një periudhë të gjatë.Mjetet e këtilla bankat i shfrytëzojnë për financimin e investimeve. Akumulimin e këtyre mjeteve banka e bënë me anë të këtyre punëve pasive: 1) Emisionet e aksioneve dhe të letrave të tjera me vlerë 2) Depozitave të afatizuara 3) Depozitave afatgjata të shtetit, të enteve të institucioneve publike, 4) Leshimi në fletë i obligacioneve 5) Marrjen e kredive me afat të gjatë në botën e jashtme.
  • 12. 12 1)Emisioni i aksioneve dhe i letrave të tjera me vlerë Me emisionin e aksioneve banka i rritë mjetet e saj për lejimin e kredive dhe kështu krijon kapitale të reja që deri atëherë kan qenë në duartë e regjstruesëve të aksioneve. Në letrat me vlerë nëpërmjet të cilave mobilizohen mjetet me afat të gjatë i numërojnë: a) Fletëobligacionet b) Aksionet c) Dëftesat e pengut, qertifikatat pë mjetet e bashkuara dhe vërtetimet mbi mjetet e deponuara. 1) Fletëobligacioni është një dokument i shkruar në bazë të të cilit dhënësi obligohet që subjektit të shënuar në fletëobligacion, ose sipas urdhërit të tij ose prurësit të fletëobligacionit t’ia paguaj shumën e shënuar në fletëobligacion bashkë me kamatën përkatëse në afat të caktuar. Dëftesat e pengut janë letra me vler emisionin e të cilave e bejnë bankat hiportektare ose organizatat tjera financiare të cilat merren me lejimin e kredis hiportektare. 2) Depozitat e afatizuar- paraqesin mjetet e deponuara në bankë për të cilat pronarët e tyre kan lidhur kontrat me bankën dhe janë obliguar që ato mjete nuk do ti shfrytzojn në afatin e kontraktuar. Për këto depozita banka paguan kamatë më të lartë se sa paguan për depozita me të parë. Këto mjete shfrytëzohen për afat të gjatë pasi që banka e di se kur skandon afati e këtyre depozitave dhe kur do të ketë mjete të mjaftueshme për pagimin e tyre. 3) Depozitat me afat të gjatë të shtetit, të enteve e të instucioneve publike- vendet e zhvilluara për ndërtimin e objekteve të caktuara të cilt janë me interes për zhvillim të vendit, ndajnë mjete të konsiderueshme financiare të cilat deponohen në bankat e priveligjuara. Pos këtyre mjeteve në bankë deponohen edhe mjetet e fondeve të enteve apo të instuticioneve publike te cila kan karakter afatgjatë dhe mbesin të deponuara bë bankë një kohë të gjatë.
  • 13. 13 4) Lëshimi i fletëobligacionit- është instrument shumë i përshatëshem për mobilizimin e mjeteve monetare me afat të gjatë. Kjo letër me vlerë që sjell kamatë fikse dhe me të cilën lëshuesi obligohet, qe personit të shënuar në flet obligacion apo sipas urdhërit të tij, perkatësishtë prurësit të fletëobligacionit tja paguaj shumën e shënuar në obligacion, bashkë me kamatë përkatëse. Ndryshe nga letrat tjera me vlerë, fletobligacionet kanë këto karakteristika: 5) -paraqesin dokumentin, i cili jep të drejtë pronarit që ti kthehet huaja e regjistruar bashkë me kamatë. -fletëobligacioni lëshohet në formë të caktuar. Përbëhet nga fletobligacioni dhe kuponat, që mund të jenë të kamatës dhe të anuiteteve-paraqesin dokumentin, i cili jep të drejtë pronarit që t’i kthehet huaja e regjistruar bashkë me kamaten, -fletobligacioni lëshohet në formë të caktuar, përbëhet nga fletobligacioni dhe kuponat, që mund të jenë të kamatës dhe të anuiteteve.Me kuponat e kamatës pronari i arkëton kamatat për periudhat e kaluara, kurse me kuponat e anuieteve arkëton kamatat dhe pjsesen përkatëse të kryegjësë për periudhen e kaluar. -Mund të bëhet shitë blerja e obligacioneve në tregun e kapitalit. Varëshisht nga oferta e kerkesa përcaktohet edhe qmimi i tyre në treg. -Paraqesin intrumente të rëndësishëm në politikën e tregut të hapur, me anë të tëilit Banka Qëndrore bënë rregullimin e masës monetare. 1) Lartësia e kredisë së lejuar regjistrohet në llogarin rrjedhëse dhe komitenti i bakës mund të debitojë deri në lartësinë e kredisë së lejuar. Hyrja dhe dalja tërsishme e mjeteve rryhet përmes llogarisë rrjedhëse, gjë që i mundëson bankës qënë mënyrë kontinuale ta përcjell afarizimin e komitentit të vetë. Baza juridike për kredin e lejuar është kontrate që lidhet në mes të bankës dhe bartësit të kredisë, ku përcaktohen kushtet për kredin e lejuar si: shuma e kredis së lejuar, afati për të cilin lejohet kredia, lartësia e kamatave aktive e pasive sipas kontokorentës, lartësia e provizionit, kushtet e prishjes së kontratës, menyra e valutimit etj.2 2) Dr.G.Luboteni:bankat dhe afarizim bankar f.138
  • 14. 14 Përfundimi Më parë bankat kanë qenë krijuese të vetëme të likuiditetit dhe bartëse të funksionit depozitarë.Mirpo me zhvillimin e ekonomisë bashkëkohore zhvillohen edhe punët bankare. Zakonishtë me konceptin bankë janë lidhura punët rredh krijimit të parave, grumbullimit të depozitave dhe kryerjes së qarkullimit të pagesave. Duke u bazuar në këtë mund të themi se banka është një instuticion i posaqëm financiar i sistemit monetaro-kreditorë, qe merret me marrjen dhe dhenjën e kredisë në mënyrë profesionale, si dhe me ndërmjetësimin me qarkullimin e pagesave të komitentëve. Esenca e konceptit qëndron në marrjen dhe dhënjen e kredive që përfshin dy grupe themelore të punëve financiare të bankës :punët e krijimit të parave dhe punët e ndërmjetësimit financiar. Escenca ekonomike e krijimit të parave që zakonishtë bëhet nga ana e bankës qëndrore është furnizimi i procesit të riprodhimit shoqëror me sasisë të nevojshme. Ndërsa funksioni i ndërmjetësimit është funksioni bazik i bankave, ngase është prezentë në gati në tërë afatizimin bankarë dhe i përshkon të gjitha punët, intrumentet dhe teknikën e bankave. Me plot të drejtë mund të themi se sot në kushtet bashkëkohore bankat po bëhen gjithnjë më të rëndësishtme për ekonoimin e një vendi sepse kryejn punë të ndryshme financiare, pasiqë ato janë burim kryesor i kredive për individët,familjet,si dhe institucionet dhe ndërmarrjet e ndryshme.
  • 15. 15 LITERATURA 1. Prof.dr.Gazmend Luboteni:Bankat dhe Afarizimi Bankar, Prishtinë 2002. 2. Prof.dr.Sabahudin Komoni: Financat, Enti i teksteve dhe i mjeteve mësimore të kosovës, Prishtinë 1986. 3. Prof.dr.Skender Berisha: Financat Ndërkombëtare, Prishtinë 2000.