SlideShare a Scribd company logo
1 of 10
Politika kriminale dhe objekti i saj<br />right0Nocioni quot;
Politikë kriminalequot;
Shprehja quot;
politikë kriminalequot;
 po gjen një përdorim gjithnjë e më të shpeshtë në fjalorin e përditshëm, jo vetëm të specialistëve të drejtësisë, të kriminologëve dhe hartuesve të politikave, por edhe në radhët e medias e të publikut të gjerë. Kjo shprehje njeh përcaktime të ndryshme, të cilat në më të shumtën e rasteve, janë të lidhura me konceptet e ndryshme që ekzistojnë, lidhur me këtë disiplinë dhe përmbajtjen e saj.Duke dashur të analizojë këto përcaktime, u përpoqëm të gjejmë në fjalorin e gjuhës shqipe kuptimin e fjalës quot;
politikëquot;
. Në Fjalorin e shqipes së sotme, politika përkufizohet, si quot;
veprimtaria e pushtetit, me marrëdhëniet me shtetet e tjeraquot;
 etj. Dhe që ka për qëllim të ruajë e të forcojë bazën ekonomike e rendin që lidhet me çështjen e shtetit. Nga ana tjetër, shpesh dëgjojmë shprehje, si: politika ekonomike, politika e jashtme, politika sociale.Edhe pse fjalori nuk jep një përkufizim të shprehjes quot;
politika kriminalequot;
, del e qartë se kjo politikë ka të bëjë me një veprimtari të institucioneve të drejtësisë penale dhe të organeve të tjera të ngarkuara me ligj për ruajtjen e rendit shoqëror, veprimtarinë e ligjshme të publikut, parandalimin e krimit dhe të kriminalitetit.Duke qenë se fjalorët e terminologjisë juridike në gjuhën shqipe janë të pakta, iu referova fjalorëve dhe literaturës së huaj në këtë fushë. Politika kriminale është një koncept i gjerë dhe konceptohet ndryshe në kohë dhe vende të ndryshme. Në literaturën e sotme hasen disa përkufizime të politikës kriminale. Ka studiues që e konceptojnë atë si një tërësi procedurash, me anë të të cilave shoqëria përgjigjet ndaj një kulture kriminale. Një grup tjetër mendon se politka kriminale mund të përkufizohet si një tërësi masash të ndryshme penale ose çfarëdo lloji tjetër që kanë si qëllim mbrojtjen e shoqërisë nga krimi dhe që kanë të bëjnë, si me autorët e krimit, ashtu edhe mbrojtjen e të drejtave të viktimave.Politika kriminale është një disiplinë teorike dhe praktike që merret me parandalimin e kriminalitetit, si dukuri individuale dhe kolektive. Ajo përfshin studimin e strategjisë së përgjithshme të luftës kundër kriminalitetit si dhe masat dhe mjetet e tjera që përdor shoqëria ndaj tij.Pavarësisht nga larmia e përcaktimeve të asaj që quhet politikë kriminale, e rëndësishme është të analizohet kuptimi i shprehjes, quot;
politikë kriminalequot;
 nga dy këndvështrime: ai i shtrirjes dhe i kuptimit të tij. Nga pikëpamja e shtrirjes së konceptit quot;
politikë kriminalequot;
, disa përkufizime e ngushtojnë kuptimin e kësaj disipline si një reagim respektiv kundër krimit, ndërsa disa përkufizime të tjera e zgjerojnë kuptimin e saj, duke e bërë pjesë të saj edhe parandalimin e kriminalitetit dhe praktikat e institucioneve të ndryshme shtetërore të ngarkuara me ligj, për të zbatuar ligje të ndryshme, si: policia, prokuroria, gjykatat, administratat e vendeve të vuajtjes së dënimit, organet e mbikqyrjes së dënimeve, strukturat dhe organet e parandalimit të krimit, shërbimet sociale etj.Nga pikëpamja e kuptimit të shprehjes quot;
politikë kriminalequot;
, ky koncept është më i vështirë. Nga njëra anë, ekziston koncepti klasik i tij i dhënë nga Von Liszt dhe mbështetur nga Marc Ancel, sipas të cilëve politika kriminale është një lloj modeli i luftës kundër krimit, i cili zbatohet në funksion të të dhënave filozofike dhe shkencore, të rrethanave historike, të zhvillimit të doktrinës së dënimit dhe parandalimit, që janë zbatuar në praktikë (kjo shprehje e fundit është shtuar nga kriminologu francez Pinateli), nga ana tjetër, përkufizime të tjera e trajtojnë politikën kriminale si politika kriminale konkrete që zbatohen në praktikë, pavarësisht nga niveli i efektivitetit të saj dhe mënyra e konceptimit. Kriminologu francez R.Gassin është mbështetës i kuptimit të fundit të kësaj shprehjeje.Pavarësisht nga përkufizimet e ndryshme të saj, politika kriminale shihet si një tërësi masash të karakterit penal ose jopenal, që synojnë të parandalojnë kriminalitetin si dukuri individuale dhe kolektive në një vend dhe kohë të caktuar.Objekti i politikës kriminaleNdonëse politika kriminale është disiplinë e re, ajo po njeh një zhvillim të vrullshëm gjatë viteve të fundit, për shkak të nevojës së parandalimit dhe luftës kundër formave të reja të kriminalitetit. Nevoja e parandalimit të krimit brenda një vendi, rajoni dhe më gjerë, si dhe gjetja e formave sa më efektive për realizimin e tij, ka nxitur rritjen e punimeve dhe të botimeve në fushën e politikës kriminale. Në këtë kuadër, politika kriminale jo vetëm është zhvilluar, por është bërë edhe më e larmishme. Fillimisht, masat represive kanë zënë vend të rëndësishëm në politikën kriminale por, me zhvillimin e shoqërisë, krahas masave të ndëshkimit, janë zbatuar dhe po zbatohen gjerësisht masa të tjera me karakter parandalues, penale ose jo penale. Orientimi i sotëm i politikës kriminale është dimensioni parandalues i kriminalitetit. Pjesë e objektit të studimit të politikës kriminale janë: legjislacioni, strategjitë që hartohen për parandalimin e krimit, institucionet e zbatimit të tyre. Zhvillimi i politikës kriminale vihet re, jo vetëm në objektin e saj, por edhe në emërtimin e kësaj disipline. Nocioni politika kriminale është një nocion i ri. Përdorimi i një termi të tillë filloi të shfaqet atëhere kur shoqëria filloi të mendojë për forma të reja të luftës kundër kriminalitetit, veçanërisht për parandalimin e tij. Duke qenë se konceptet dhe qëndrimet rreth luftës kundër krimit kanë ndryshuar, kanë ndryshuar edhe strategjitë e luftës kundër tij. Ndryshimet janë të tilla, saqë sot, gjithnjë e më shumë, shfaqen strategji të reja, të ashtuquajtura sociale dhe që dallojnë nga strategjitë penale.Masat dhe mjetet që propozojnë strategjinë sociale të parandalimit të krimit, ndryshojnë nga ato që propozon politika kriminale. Strategjitë sociale përmbajnë mjete dhe mekanizma, që synojnë të parandalojnë mjete dhe mekanizma, ndikimin e disa faktorëve kriminogjenë, për të cilët është folur gjerësisht në kriminologji. Sikurse strategjitë sociale, politika kriminale nënkupton masa dhe veprime, të cilat janë të organizuara dhe të drejtuara për arritjen e qëllimeve të caktuara. Megjithatë, ndërmjet tyre ka ndryshime. Politika kriminale, në të shumtën e rasteve, ka afruar mjetet penale për të luftuar krimin. Mjafton të hedhim një vështrim në legjislacionet penale, në pjesën e posaçme të tyre, të shumë kodeve, në kohë dhe në vende të ndryshme dhe konstatojmë me lehtësi se pjesa më e madhe e dispozitave të tyre përmbajnë dënime me burgim.Një dallim tjetër që ekziston ndërmjet tyre është autoriteti që i zbaton masat. Masat penale zbatohen nga organe të specializuara si: policia, prokuroria, gjykata, ndërsa masat sociale, duke qenë shumë më të gjera e të larmishme, zbatohen nga organe që u përkasin sektorëve të ndryshëm, ose një pjese prej tyre edhe nga organet e drejtësisë penale.Në lëndën quot;
politika kriminalequot;
, do të studiohen faktorët që ndikojnë në hartimin e politikës kriminale, baza juridike e politikës kriminale, vlerat shkresore të sistemit të drejtësisë penale, mendimet e ndryshme për politikën kriminale, krimi, tendencat dhe politika kriminale në Evropën e sotme, legjislacioni shqiptar për ekzekutimin e vendimeve penale dhe zbatimi i tij në praktikë, politika kriminale ndaj të miturve, femrave, personave të sëmurë dhe recidivistëve, krimit të organizuar dhe formave të tjera të përhapura të krimit, viktimave në procesin penal etj. (vijon në numrin e ardhshëm)1.3 Politika kriminale dhe faktorët që ndikojnë në formimin e saj.Politika kriminale është e suksesshme kush është e studiuar dhe e hartuar mbi parime të përgjithshme të përcaktuara drejt. Përveç përcaktimit të parimeve të përgjithshme të politikës kriminale, rëndësi ka legjislacioni penal dhe zhvillimi i tij, institucionet penale për të luftuar krimin, përsosja e sistemit të masave të parandalimit të përgjithshëm dhe të veçantë të krimit, përmirësimi i sistemit të ekzekutimit të vendimeve penale dhe i funksioneve të institucioneve të riedukimit dhe vuajtjes së dënimit. Në këtë kuadër ka rëndësi jo vetëm njohja teorike e masave e politikës kriminale, por edhe zbatimi i saj në praktikë. Në hartimin dhe zbatimin e një politike kriminale të caktuar në një kohë dhe vend ndikohjë faktorë të shumtë siç:Zhvillimi kulturor, niveli ekonomik dhe emancipimi i një vendi nuk ka si të mos ndikojnë në konceptin dhe përmbajtjen e politikës kriminale.Në periudhat e hershme të historisë, politika kriminale pasqyronte shkallën e zhvillimit të shoqërisë, zakonet dhe traditat sunduese të periudhës. Mjafton të sjellim në vëmendjen tonë të drejtën zakonore dhe masat ndëshkuese të parashikuara prej saj. Politika kriminale karakterizohej nga dënime të ashpra, mosrespektimi i të drejtave të personave në kontakt me drejtësisë, mungesa ose zbatimi i kufizuar i dënimeve të ndryshme nga dënimi me burgim, institucione të orientuara më shumë drejt ndëshkimit sesa rehabilitimit të autorit.Politika kriminale nuk mund të studiohet e shkëputur nga politika dhe orientimi i një vendi të caktuar ose vlerat që ai njeh. Në vendet me regjim demokratik, parimet e demokracisë shërbejnë si bazë e ndërtimit dhe e zhvillimit të politikave kriminale. Mjafton të përmendim këtu një sërë aktesh ndërkombëtare të hartuara në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut që i përkasin ose jo drejtpërsëdrejti fushës penale dhe që përmbajnë orientime të dobishme për politikën kriminale. Në vendet me regjim diktatorial, legjislacioni penal dhe politika kriminale janë të orientuara për mbrojtjen e interesave të shtetit të diktaturës. Kështu, nëse i referohemi Kodit Penal shqiptar të vitit 1977, që në nenet e para të tij ishin të sanskionuara qëllimet e legjislacionit penal dhe në pjesën e posaçme të tij kishte dispozita të cilat dënonin krimet kundër shtetit, si agjitacioni dhe propaganda etj. Edhe struktura e këtij kodi ishte e tillë që në fillim të pjesës së posaçme të ishin të parashikuara krimet kundër shtetit, ndërkohë që në Kodin Penal të 1995-s në vend të parë renditen krimet kundër njerëzimit.Politika kriminale e një vendi të caktuar merr në konsideratë zhvillimet e kriminalitetit në rajon dhe më gjerë.Karakteri ndërkombëtar i krimit kushtëzon edhe ndërtimin e politikave kriminale të tilla që t?i përgjigjen parandalimit dhe ndëshkimit të tij në nivel rajonal dhe ndërkombëtar, hartimin e ligjeve dhe të strukturave që i japin mundësi bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar në luftë kundër formave të veçanta të krimit.Shfaqja e disa formave të krimit të organizuar si, : krimi kompjuterik, pastrimi i parave të pista etj., dikton nevojën e miratimit të një sërë ligjeve të reja në këtë fushë, por edhe të krijimit të institucioene të specializuara për parandalimin dhe luftimin e këtij krimi.Nga ana tjetër, politika e dënimit e ndjekur nga organet e drejtësisë varet në shkallë të ndjeshme nga shkalla e përhapjes së kriminalitetit dhe format e tij. Për krime të tilla, si: krimi i organizuar, korrupsioni, krimi ekonomik, dënimet janë më të rënda sesa për krimet e tjera.Krahas veçorive dhe zhvillimeve të krimit në një vend, politika kriminale e këtij të fundit mban parasysh edhe orientimet e politikës kriminale në rajon dhe nevojat e koordinimit të përpjekjeve të vendeve për të luftuar dhe për të parandaluar krimin.Globalizimi i ekonomisë, rritja e kriminalitetit ndërkombëtar, bashkëpunimi i elementeve dhe grupeve kriminale të vendeve të ndryshme, lëvizja e lirë e njerëzve etj. Kanë diktuar nevojën e hartimit të legjislacioneve dhe të politikave kriminale sa më të përafërta. Mjafton të sjellim në vëmendjen tonë përpjekjet që bëhen për të studiuar kriminalitetin, në rajon dhe më gjërë, krahasimin e sistemeve të drejtësisë penale, konventat dhe traktatet ndërkombëtare, marrëveshjet e ndërsjellta dhe bashkepunimin në fushën penale, institutret e reja në të drejtën proceduriale penale, si: estradimi, transferimi i procedimeve penale, bashkëpunimi penal ndërkombëtar.Prandaj, orientimet bashkëkohore të politikës kriminale do të zënë një vend të veçantë në objektin e kësaj lënde. Nëse i referohemi zhvillimit të politikës kriminale shqiptare pas viteve ?90, vihet re se ajo është e orientuar sipas rekomandimeve të institucioeneve ndërkombëtare, si: Këshilli i Europës, direktivat e Bashkimit Europian, rekomandimet që përmbajnë konventat e ratifikuara në fushën penale. Krahas ndryshimeve në legjislacion, krijimit të strukturave të specializuara të luftës kundër krimit, shtetet bëjnë pjesë të legjislacionit të tyre konventa ose marrëveshje të ndryshme ndërkombëtare. Gjithashtu, shtete të veçanta, sidomos në rajon ose vendet fqinje, nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi të ndërsjellta.Nevoja e një strategjie të studiuar dhe në përputhje me veçoritë që paraqet krimi i kryer nga grup mosha të ndryshme ose natyra dhe përhapja e tij në një vend dhe periudhë të caktuar, kërkon ekzistencën e një politike kriminale të veçantë për të parandaluar krimin në grupe ose shtresa të caktuara.Në mjaft vende të Europës Perëndimore dhe në Shqipëri, strategjinë e luftës kundër krimeve të kryera ndaj të miturve ose parandalimi i kriminalitetit të të miturve, përbëjnë objektivat parësore të politikës kriminale. Në funksion të përmbushjes së këtyre objektivave janë përpunuar dhe janë zhvilluar instrumente të shumta, si: strategji për të parandaluar dhe për të luftuar trafikimin e fëmijëve, programeve të veçanta për parandalimin e dhunës ndaj fëmijëve, programe sociale për trajtimin e fëmijëve, modele të zhvillimit të drejtësisë penale për të miturit.Kohët e fundit, për shkak të dukurisë së përhapur të korrupsionit, është luftuar një strategji për luftën antikorrupsion në Shqipëri., ndërsa, në nivel rajonal dhe ndërkombëtar, janë hartuar dhe miratuar akte të shumta ndërkombëtare për luftimin e korrupsionit.Format e reja të krimit dhe tendencat e tij (krimi i organizuar, rritja e krimit në radhët e të rinjve etj.) kërkojnë ndërtimin dhe zbatimin e një politike të studiuar dhe të specifikuar, e cila duhet të marrë në konsideratë, përveç të tjerash, dhe aktet ndërkombëtare (konventa, marrëveshje, protokolle, rekomandime etj).Ratifikimi i marrëveshjeve dhe i konventave ndërkombëtare në përgjithësi dhe ato të fushës penale në veçanti, miratimi i rekomandimeve dhe ato të fushës penale në veçanti, miratimi i rekomandimeve dhe i rezultateve nga institucione ndërkombëtare, si OKB-ja, Këshilli i Europës, Bashkimi Europian, marrëveshjet dypalëshe dhe shumëpalëshe të lidhura midis shteteve bëjnë që politika kriminale e një vendi të mbajë parasysh edhe përmbajtjen e këtyre dokumentave. Bazuar në këto akte, ka ndryshuar jo vetëm legjislacioni i një vendi, por kanë njohur zhvillime të vrullshme edhe praktikat e zbatimit të tij. Në politikën kriminale të vendeve të Europës Perëndimore janë përfshirë mjaft instrumente të reja.Për shembull, politika kriminale ndaj krimit të organizuar në Shqipëri mban parasysh jo vetëm nevojat e luftës kundër krimit të organizuar, por edhe përmbajtjen e konventës së Kombeve të Bashkuara, quot;
Për luftën kundër krimit të organizuarquot;
, protokollet shtesë të saj, parimet e luftës kundër krimit të organizuar të përfshira në rekomandimet e Këshillit të Europës etj. Ky ndikim ëshët aq I madh, saqë këtu mjafton të kujtojmë se institucionet monitoruese ndërkombëtare monotorojnë efektivitetin e drejtësisë penale dhe të politikës së saj bazuar në kriteret dhe standartet e legjislacionit vendës dhe atij ndërkombëtar.Politika kriminale, në një masë të caktuar, varet nga opinioni publik. Politika e drejtësisë kriminale ka rëndësi të madhe për cilësinë e jetës sonë dhe na tregon rreth llojit të shoqërisë në të cilën jetojmë. Duke qënë se krimi prek të gjithë shtetasit, pikëpamjet dhe vlerësimet e publikut për politikat e sistemit penal kanë rëndësi. Kjo është kaq e vërtetë, sa shpesh herë fushat elektorale të partive politike në vende të zhvilluara ose në zhvillim barazohen në trajtimin e aspekteve të veçanta të krimit. Një forcë politike humbet ose fiton pushtetin në varësi të perceptimit që publiku ka për aftësitë që ka kjo forcë për të trajtuar krimin ose forma të veçanta të tij, media rrit tirazhin e saj kur ka një mbulim të krimeve në faqet e saj, viktimat bëjnë përpjekje për një trajtim më të mirë të tyre nga ana e drejtësisë, ndërsa të dënuarit i bëjnë thirrje publikut për një trajtim më të mirë të tyre.Vitet e fundit janë të shumta anketimet e publikut për aspekte të veçanta të politikës kriminale dhe të vlerave të saj dhe të institucioneve që e zbatojnë atë. Perceptimet e publikut rreth politikës kriminale variojnë nga një vend në tjetrin nga një kohë në tjetrën. Në shumë vende të Europës, njerëzit mendojnë se sistemi i drejtësisë penale nuk është ashtu siç duhet. Opinioni publik në disa shtete mendon se dënimi me vdekje duhet të rivendoset, dënimet duhet të zbatohen më shpesh dhe të jenë më të gjata. Ndërsa në vende të tjera, publiku mendon se shoqëria duhet të ndjekë një politikë kriminale sociale.Nën ndikimin e opinionit publik, shumë herë politikanët përdorin si argument atë për të ashpërsuar politikat e trajtimit të autorëve të krimit ose për të ndërmarrë reforma me prapavijë politike, por duke përdorur sensibilitetin e publikut në lidhje me një çështje të caktuar.Përvoja botërore dhe ajo shqiptare ka treguar se, në momente të caktuara, lëvizjet e grupeve të veçantë të popullsisë, reagimet e viktimave kanë ndikuar ndjeshëm në politikën kriminale të asaj periudhe. Për shembull në SHBA presioni i viktimave të krimit ndikon në ekzistencën dhe zbatimin e dënimit me vdekje, ndërsa në Shqipëri, ekzekutimi me anë të varjes në mes të qytetit të Fierit të dy të rinjve për vrasjen që kryen në vitin 1992, shkaktoi një reaksion të fuqishëm, madje dhe kontradiktor ndërmjet partizanëve të dënimit me vdekje dhe atyre që ishin kundër këtij dënimi. Organizata ndërkombëtare dhe vendëse që veprojnë në fushën e të drejtave të njeriut, reaguan fuqishëm kundër dënimit me vdekje dhe mënyrës së ekzekutimit të tij, ndërkohë që një pjesë e qytetarëve të asaj zone mirëpritën dënimin e autorëve të krimit.Frika ndaj krimit është një faktor tjetër që ndikon në politikën kriminale.Në ato vende dhe periudha ku rendi dhe siguria mungojnë ose nuk janë në nivelin e duhur, publiku është më i prirur drejt ashpërsimit të politikës kriminale ndaj krimit dhe autorëve të tij. Mjafton të sjellim në vemendjen tonë reagimin e publikut të shprehur në media pas ngjarjeve të rënda që kanë tronditur botën, pas akteve terroriste ose të krimeve të rënda në familje. Rritja e pasigurisë në Europë ka sjellë që shpesh, vendet e Shengenit të ndërmarrin masa më të rrepta të kontrollit të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe të shtrëngimit të politikave të dhënies së azilit politik ose të emigrimit.Nga ana tjetër, ndryshimet në legjislacion, ashpërsimi i disa dënimeve për veprat penale më të përhapura dhe me rrezikshmëri të lartë, inkriminimi i sjelljeve të cilat më parë nuk janë konsideruar si vepra penale, janë shprehje e frikës ndaj krimit. Gjithashtu, zgjerimi i masave për parandalimin e krimit, programet e ndryshme me karakter të përgjithshëm dhe të veçantë janë të kushtëzuara në masë të ndjeshme nga frika ndaj krimit. Në ndonjë rast, frika ndaj krimit ka ndikuar edhe në marrjen e masave të luftës kundër krimit, të cilat kanë vënë në diskutim raportin e luftës kundër krimit dhe respektimin e të drejtave të njeriut.1.4 Vlerat shkencore të politikës kriminale. Të vlerësosh politikën kriminale, para së gjithash duhet të vlerësohen objektivat e saj dhe instrumentet që përdor ajo për të luftuar krimin. Pavarësisht nga këto, një gjë është e qartë, në çdo kohë dhe në çdo rend është synuar të arrihet një rregull shoqëror minimum, fillimisht duke transmetuar rregulla të pashkruara nga brezi në brez, dhe më pas të parashikuara në ligje të veçanta, veçanërisht penale, veprimet dhe mos veprimet e ndaluara për t?u kryer dhe dënimet përkatëse që mund të zbatohen ndaj personale që i kryenin ato. Në termat e politikës kriminale ky proçes njihet me fjalën quot;
inkriminimquot;
.Në realizimin e këtij procesi, ligjvënësi mban parasysh kriterin bazë se nuk ka dënim për një krim të paparashikuar në ligj. Përcaktimi i asaj që quhet krim dhe i kritereve të dënimit të tij, është nevojë, por edhe mundëson drejtësi në zbatimin e tyre. Sipas Gassin, kjo nevojë shihet e materializuar në doktrinë, në tekste, madje edhe në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut (neni 8) dhe në jurisprudencë. Nga ana tjetër, inkriminimi i veprimeve dhe mos veprimeve të caktuara duhet të bëhet në mënyrë të drejtë dhe në interes të shoqërisë. Në këtë këndvështim, gjatë historisë së tij, funksionet e dënimit penal kanë qënë të ndryshme, si frikësimi kolektiv dhe individual, ndalimi i veprimtarisë së mëtejshme kriminale, shpagimi, shpërblimi i asaj që personi ka bërë, risocializimi. Pavarësisht nga kjo. Gjithnjë është mbajtur parasysh interesi i shoqërisë për të luftuar krimin dhe shkalla e zhvillimit të saj.Objekti i politikës kriminale ka ardhur duke u rritur dhe për shkak të faktit se procesi i inkriminimit zhvillohet dhe ndryshon, pavarësisht se në legjislacionet penale të vendeve të ndryshme ka një numër të madh veprimesh dhe mos veprimesh që konsiderohen penale. Jo të gjitha kanë të njejtën peshë dhe rëndësi. Në çdo kohë ekzistojnë përparësi të cilat nuk janë vështirë të kuptohen në ligj dhe në veprimtarinë e përditshme të institucioneve të ngarkuara me luftën kundër krimit dhe kriminalitetit. Kështu, në ligjet penale, përparësitë e politikës së inkriminimit vihen re në llojin e veprave penale që përfshihen dhe në llojin e veprave penale që përfshihen dhe në llojet dhe masat e dënimit që zbatohen për to. Ndërsa, për sa u përket institucioneve që zbatojnë ligjin, mjafton të analizosh në cilët drejtime ato zhvillohen dhe në cilat drejtime politika kriminale orientohet. Le ta ilistrujmë këtë zhvillim të politikës kriminale me ndikime të mëdha në objektin e saj me përvojën ndërkombëtëre dhe atë shqiptare.Politika kriminale ka qenë në qendër të vëmendjes së shumë organizmave ndërkombëtare. Pas viteve 50 të shekullit që sapo lamë pas, Këshilli i Europës, u ka kushtuar kujdes të madh aspekteve të veçantë të sistemit të drejtësisë penale, më konkretisht të drejtave të njeriut dhe trajtimit të autorëve të veprave penale. Në të kaluarën, çështja e trajtimit të viktimave dhe parandalimi i krimit ka qenë injoruar ose është keqkuptuar, madje edhe sot e kësaj dite nuk arrihet të kuptohet se të ndihmosh viktimën do të thotë të zbutësh dhembjen dhe vuajtjen e saj, por edhe të rritësh mundësinë e dënimit të fajtorit. Sipas Christopher Nuttall, viktimat e trajtuara me ndershmëri dhe me respekt janë dëshmitarët më të mirë dhe rrisin mundësinë që fajtorët të kapen dhe të dënohen.Gjatë viteve të fundit, vihen re ndryshime dhe prirje të reja të legjislacionit, të politikave të procedimit dhe të dënimit. Për më tepër, ndryshime vihen re edhe në mënyrën e trajtimit të personave të dënuar dhe në sistemet e ekzekutimit të dënimeve penale, duke u dhënë rëndësi alternativave të tjera, të ndryshme nga dënimi me burgim. Kjo ka çuar në ndërtimin e institucioneve dhe të shërbimeve të ndryshme sociale. Nga ana tjetër krimi i organizuar dhe tendencat në rritje të tij sollën zhvillimin e shpejtë të procesit të inkriminimit në të gjitha vendet e Europës dhe më gjërë, por edhe të ndërtimit të strategjive dhe të strukturave të specializuara për parandalimin dhe luftimin e tij. Pas ngjarjeve të 11 shtatorit 2001, në plan të parë ka dalë siguria dhe rreziku i cënimit të saj për shkak të akteve terrriste. Krahas këtyre tendencave, vihen re edhe prirje për të braktisur ato që quhen masa, mjete ose institucione penale. Kjo lëvizje ka lindur rreth viteve ?60 dhe në fillimet e viteve 70 të shekullit të XX. Shprehje e saj janë dekriminalizimi dhe depenalizimi dhe autorë të tjerë shkojnë më tej, në heqjen e së drejtës penale. Një nga zhvillimet më të shpeshta të politikës kriminale në shumë vende është zbutja e dënimit me burgim ose parashikimi I tij krahas një dënimi tjetër alternative jo penal. Ndërsa quot;
kriminalizimiquot;
 është një aspekt më I thellë I politikës kriminale, pasi një lloj I caktuar vepre penale, e trajtuar më parë si e tillë nga sistemi I drejtësisë penale, nuk trajtohet më si vepër penale, por mund të trajtohet si shkelje administrative, civile.Nëse I referohemi zhvillimit të politikës kriminale në plan të brendshëm, lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit janë objektivat parësose të politikës kriminale në fillimet e shekullit të XXI. Këto përparësi vihen re qartë në reformën e legjislacionit penal, në ngritjen dhe forcimin e institucioneve të specializuara, në hartimin e strategjive dhe politikave të veçanta. Gjithashtu, analiza e institutit të dënimit, ashpërsia e dënimit dhe politika e zbatimit të tyre në rastet e krimeve të organizuara janë tregues të përparësisë së politikës kriminale në Shqipëri.Pasja e objektivave të qarta të politikës kriminale nuk është e mjaftueshme. Rëndësi kanë edhe instrumentet që përdor politika kriminale për realizimin e objektivave të saj. Ndër këto instrumente, me rëndësi janë instituti I përgjegjësisë penale dhe funksionet e dënimit.Legjislacionet penale të vendeve të ndryshme përcaktojnë kritere për përgjegjësinë penale. Përsa I përket dënimit dhe funksioneve të tij, në politikën kriminale bashkëkohore vihet re një kombinim I llojeve të ndryshme të dënimeve, por edhe dënimet kanë funksione të reja. Nëse duam të vlerësojmë vlerat shkencore të politikës kriminale në një vend të caktuar, para së gjithash duhet të vlerësojmë funksionet tradicionale të dënimeve dhe funksionet moderne të tyre. Funksioni më I vjetër I dënimit: frikësimi kolektiv, paravësisht nga dëbësimi I tij, mbetet ende një funksion I dënimit. Ndikimi I dënimit me vdekje në nivelin e kriminalitetit në një vend është nga debatet më të shpeshta. Partizanët e këtij dënimi mbështesin idenë se dënimi me vdekje ndikon në uljen e kriminalitetit, ndërsa kundërshtarët e tij nuk shohin ndonjë ndikim pozitiv të këtij dënimi. Në Shqipëri dënimi me vdekje është hequr në vitin 1999.Nga ana tjetër, studime kryhen edhe lidhur me ashpërsinë e dënimit me burgim dhe ndikimin e tij në krim. Duke besuar në këtë lidhje, edhe në praktikën shqiptare ka pasur momente kur politikbërësit kanë propozuar dënime të ashpra me burgim, madje dënime fikse, pa marrë parasysh rrezikshmërinë e veprës dhe të personit.Parandalimi I veçantë I krimit nëpërmjet frikësimit individual përbën një funksion tjetër tradicional të dënimit, I cili shihet si mjet efektiv për parandalimin e recidivizmit. Lidhur me vlerën shkencore të këtij funksioni studiueisit janë skeptikë dhe studimet kanë treguar, se pavarësisht nga dënimet, niveli I recidivizmit është I lartë, duke vënë theksin tek ndikimi negativ I vendeve të vuajtjes së dënimit dhe stigmatizimi I shoqërisë ndaj këtij personi.Funksioni neutralizues I dënimit është trajtuar si një funksion I dobishëm I tij dhe konsiston në formën më të skajshme me dënimin me vdekje dhe me forma më të zbutura dënimi me burgim. Qëndrimet rreth vlerës së këtij funksioni variojnë: disa mendojnë se ky dënim realizon funksionin e tij më mirë kur ai jepet në përputhje me rrezikshmërinë e veprës, ndërsa të tjerë mendojnë se ky funksion përmbushet kur dënimi jepet në bazë të rrezikshmërisë së personit, çka nënkupton se mund të zbatohen dënime të tjera të ndryshme nga dënimi me burgim kur rrezikshmëria e personit është e vogël. Historikisht, shpagimi është konsideruar si një nga funksionet e dënimit. Ky funksion ka arrdhur duke u rikoncepruar në drejtim të proporcionalitetit të dënimit me rrezikshmërinë e veprës penale.Duke filluar nga shekulli I XIX, dënimi ka njohur edhe funksione të reja, si riadaptimi shoqëror ose risocializimi. Ky funksion ka reflektuar në politikën kriminale të vendeve që e kanë këtë funksion si qendër të filozofisë së dënimit. Kështu, realizimi I këtij funksioni ka diktuar: nevojen e individualizimit të dënimit, trajtimin e autorit me qëllim përshtatjes e tij me pjesën tjetër të shoqërisë, mundësi më të mëdha për organet që zbatojnë sanksione, të zgjedhin një masë të përshtatshme, të kenë mundësi ta kontrollojnë atë, dhe në rast nevoje, ta ndryshojnë, të marrin, masa të tilla ndaj autorit që të jenë në përputhje edhe me nevojat e shoqërisë dhe të studiojnë rezultatet e zbatimit të kësaj mase.Vlerat shkencore të politikës kriminale përcaktohen edhe nga teknikat që përdor ligjvënësi për t?I evituar ato. Kështu, e drejta penale dhe institutet e saj, si. Vepra penale, përgjegjësia dhe dënimi, janë tegues të rëndësishëm për të përcaktuar vlerat shkencore të politikës kriminale. Gjithahtu, vlerat e kësaj të fundit përcaktohen edhe nga vlerat shkencore të procedurës penale, sidomos mundësitë që jep ligji për të zbatuar procedura të tjera jashtëgjyqësore, si: ndërmjetësimin, dëmshpërblimin etj. Pozicioni I viktimës në precesin penal, trajtimi I grupeve të veçanta, si të miturit dhe personat e sëmurë.1.5 POLITIKA KRIMINALE DHE LIDHJET E SAJ ME SHKENCAT E TJERAPolitika kriminale ka lidhje të ngushtë me disa shkenca, veçanërisht me ato penale. Lidhjet më të forta janë me të drejtën penale, kriminologjinë, penologjinë, psikologjinë, pedagogjinë, kriminalistikën etj. Le të trajtojmë shkurtimisht lidhjet që ekzistojnë ndërmjet këtyre disiplinave.Politika kriminale dhe e drejta penale.Siç dihet, e drejta penale është një shkencë teoriko-praktike e cila studion veprimet dhe mosveprimet e konsideruara nga shoqëria si të kundërligjshme dhe të rrezikshme. Qëllimi i saj është përcaktuar që në nenin 1 të Kodit Penal ku thuhet se: quot;
Ligji penal përcakton veprat penale, dënimet dhe masat e tjera që merren ndaj autorëve të tyrequot;
. Në paragrafin e dytë të nenit 2 të Kodit Penal thuhet gjithashtu, se quot;
Askush nuk mund të dënohet me një lloj dhe masë dënimi të paparashikuar në ligjquot;
. Ky kod përcakton sanksionet penale që mund të zbatohen ndaj një personi që ka kryer një vepër penale, përcakton rrethanat lehtësuese dhe rënduese që duhet të mbahen parasysh gjatë caktimit të llojit dhe masës së dënimit.Ndonëse ligji penal përcakton dënimet dhe masat e tjera, politika kriminale në një periudhë kohe të caktuar kushtëzohet edhe nga gjendja e kriminalitetit dhe format e shfaqjes së tij. Ashpërsia e dënimit të një krimi nuk është e njejtë, si kur kriminaliteti njeh rritje, ashtu edhe në ato kohë kur tendencat e tij janë drejt uljes. E drejta penale përcakton zhvillimin e politikës kriminale dhe kjo e fundit e orienton të drejtën penale drejt përsosjes dhe mjeteve të tjera të luftës kundër krimit. Vlerat e politikës kriminale duken në vetë ligjin dhe parimet në të cilat është ndërtuar ai.Politika kriminale dhe kriminologjia.Lidhjet ndërmjet këtyre disiplinave janë të forta. Nga vetë objekti i kriminologjisë del e qartë se politika kriminale është një mjet që synon të realizojë objektivat që ka kriminologjia. Një politikë, efektive ose jo, ndikon drejtpërdrejt në parandalimin ose jo të kriminalitetit. Parandalimi i krimit nuk mund të arrihet pa njohur format, shkaqet dhe faktorët e tjerë kriminologjikë. Politika kriminale që ndiqet, duhet të mbështetet në një infomacion të hollësishëm rreth shkaqeve, vëllimit, strukturës dhe shkallës së përhapjes së kriminalitetit. Vetëm kështu ajo do të jetë efektive dhe do të evidentojë vlerat shkencore të saj.Pra, për politikën kriminale, kriminalogjia përbën një burim informimi dhe zhvillimi dhe, nga ana tjetër, mundësitë që ofron politika kriminale përcaktojnë luftimin me sukses ose jo të kriminalitetit.Nga ana tjetër, politika kriminale, konkretisht: legjislacioni penal, sistemi gjyqësor dhe organet e tjera që lidhen me të, dënimi dhe zbatimi I tij, ndikojnë në parandalimin e kriminalitetit. <br />
Politikakriminaledheobjektiisaj 100324141141-phpapp01
Politikakriminaledheobjektiisaj 100324141141-phpapp01
Politikakriminaledheobjektiisaj 100324141141-phpapp01
Politikakriminaledheobjektiisaj 100324141141-phpapp01
Politikakriminaledheobjektiisaj 100324141141-phpapp01
Politikakriminaledheobjektiisaj 100324141141-phpapp01
Politikakriminaledheobjektiisaj 100324141141-phpapp01
Politikakriminaledheobjektiisaj 100324141141-phpapp01
Politikakriminaledheobjektiisaj 100324141141-phpapp01

More Related Content

Featured

Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)contently
 
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024Albert Qian
 
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie InsightsSocial Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie InsightsKurio // The Social Media Age(ncy)
 
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024Search Engine Journal
 
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summarySpeakerHub
 
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd Clark Boyd
 
Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next Tessa Mero
 
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search IntentGoogle's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search IntentLily Ray
 
Time Management & Productivity - Best Practices
Time Management & Productivity -  Best PracticesTime Management & Productivity -  Best Practices
Time Management & Productivity - Best PracticesVit Horky
 
The six step guide to practical project management
The six step guide to practical project managementThe six step guide to practical project management
The six step guide to practical project managementMindGenius
 
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...RachelPearson36
 
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...Applitools
 
12 Ways to Increase Your Influence at Work
12 Ways to Increase Your Influence at Work12 Ways to Increase Your Influence at Work
12 Ways to Increase Your Influence at WorkGetSmarter
 
Ride the Storm: Navigating Through Unstable Periods / Katerina Rudko (Belka G...
Ride the Storm: Navigating Through Unstable Periods / Katerina Rudko (Belka G...Ride the Storm: Navigating Through Unstable Periods / Katerina Rudko (Belka G...
Ride the Storm: Navigating Through Unstable Periods / Katerina Rudko (Belka G...DevGAMM Conference
 
Barbie - Brand Strategy Presentation
Barbie - Brand Strategy PresentationBarbie - Brand Strategy Presentation
Barbie - Brand Strategy PresentationErica Santiago
 
Good Stuff Happens in 1:1 Meetings: Why you need them and how to do them well
Good Stuff Happens in 1:1 Meetings: Why you need them and how to do them wellGood Stuff Happens in 1:1 Meetings: Why you need them and how to do them well
Good Stuff Happens in 1:1 Meetings: Why you need them and how to do them wellSaba Software
 

Featured (20)

Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
 
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
 
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie InsightsSocial Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
 
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
 
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
 
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
 
Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next
 
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search IntentGoogle's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
 
How to have difficult conversations
How to have difficult conversations How to have difficult conversations
How to have difficult conversations
 
Introduction to Data Science
Introduction to Data ScienceIntroduction to Data Science
Introduction to Data Science
 
Time Management & Productivity - Best Practices
Time Management & Productivity -  Best PracticesTime Management & Productivity -  Best Practices
Time Management & Productivity - Best Practices
 
The six step guide to practical project management
The six step guide to practical project managementThe six step guide to practical project management
The six step guide to practical project management
 
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
 
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...
 
12 Ways to Increase Your Influence at Work
12 Ways to Increase Your Influence at Work12 Ways to Increase Your Influence at Work
12 Ways to Increase Your Influence at Work
 
ChatGPT webinar slides
ChatGPT webinar slidesChatGPT webinar slides
ChatGPT webinar slides
 
More than Just Lines on a Map: Best Practices for U.S Bike Routes
More than Just Lines on a Map: Best Practices for U.S Bike RoutesMore than Just Lines on a Map: Best Practices for U.S Bike Routes
More than Just Lines on a Map: Best Practices for U.S Bike Routes
 
Ride the Storm: Navigating Through Unstable Periods / Katerina Rudko (Belka G...
Ride the Storm: Navigating Through Unstable Periods / Katerina Rudko (Belka G...Ride the Storm: Navigating Through Unstable Periods / Katerina Rudko (Belka G...
Ride the Storm: Navigating Through Unstable Periods / Katerina Rudko (Belka G...
 
Barbie - Brand Strategy Presentation
Barbie - Brand Strategy PresentationBarbie - Brand Strategy Presentation
Barbie - Brand Strategy Presentation
 
Good Stuff Happens in 1:1 Meetings: Why you need them and how to do them well
Good Stuff Happens in 1:1 Meetings: Why you need them and how to do them wellGood Stuff Happens in 1:1 Meetings: Why you need them and how to do them well
Good Stuff Happens in 1:1 Meetings: Why you need them and how to do them well
 

Politikakriminaledheobjektiisaj 100324141141-phpapp01

  • 1. Politika kriminale dhe objekti i saj<br />right0Nocioni quot; Politikë kriminalequot; Shprehja quot; politikë kriminalequot; po gjen një përdorim gjithnjë e më të shpeshtë në fjalorin e përditshëm, jo vetëm të specialistëve të drejtësisë, të kriminologëve dhe hartuesve të politikave, por edhe në radhët e medias e të publikut të gjerë. Kjo shprehje njeh përcaktime të ndryshme, të cilat në më të shumtën e rasteve, janë të lidhura me konceptet e ndryshme që ekzistojnë, lidhur me këtë disiplinë dhe përmbajtjen e saj.Duke dashur të analizojë këto përcaktime, u përpoqëm të gjejmë në fjalorin e gjuhës shqipe kuptimin e fjalës quot; politikëquot; . Në Fjalorin e shqipes së sotme, politika përkufizohet, si quot; veprimtaria e pushtetit, me marrëdhëniet me shtetet e tjeraquot; etj. Dhe që ka për qëllim të ruajë e të forcojë bazën ekonomike e rendin që lidhet me çështjen e shtetit. Nga ana tjetër, shpesh dëgjojmë shprehje, si: politika ekonomike, politika e jashtme, politika sociale.Edhe pse fjalori nuk jep një përkufizim të shprehjes quot; politika kriminalequot; , del e qartë se kjo politikë ka të bëjë me një veprimtari të institucioneve të drejtësisë penale dhe të organeve të tjera të ngarkuara me ligj për ruajtjen e rendit shoqëror, veprimtarinë e ligjshme të publikut, parandalimin e krimit dhe të kriminalitetit.Duke qenë se fjalorët e terminologjisë juridike në gjuhën shqipe janë të pakta, iu referova fjalorëve dhe literaturës së huaj në këtë fushë. Politika kriminale është një koncept i gjerë dhe konceptohet ndryshe në kohë dhe vende të ndryshme. Në literaturën e sotme hasen disa përkufizime të politikës kriminale. Ka studiues që e konceptojnë atë si një tërësi procedurash, me anë të të cilave shoqëria përgjigjet ndaj një kulture kriminale. Një grup tjetër mendon se politka kriminale mund të përkufizohet si një tërësi masash të ndryshme penale ose çfarëdo lloji tjetër që kanë si qëllim mbrojtjen e shoqërisë nga krimi dhe që kanë të bëjnë, si me autorët e krimit, ashtu edhe mbrojtjen e të drejtave të viktimave.Politika kriminale është një disiplinë teorike dhe praktike që merret me parandalimin e kriminalitetit, si dukuri individuale dhe kolektive. Ajo përfshin studimin e strategjisë së përgjithshme të luftës kundër kriminalitetit si dhe masat dhe mjetet e tjera që përdor shoqëria ndaj tij.Pavarësisht nga larmia e përcaktimeve të asaj që quhet politikë kriminale, e rëndësishme është të analizohet kuptimi i shprehjes, quot; politikë kriminalequot; nga dy këndvështrime: ai i shtrirjes dhe i kuptimit të tij. Nga pikëpamja e shtrirjes së konceptit quot; politikë kriminalequot; , disa përkufizime e ngushtojnë kuptimin e kësaj disipline si një reagim respektiv kundër krimit, ndërsa disa përkufizime të tjera e zgjerojnë kuptimin e saj, duke e bërë pjesë të saj edhe parandalimin e kriminalitetit dhe praktikat e institucioneve të ndryshme shtetërore të ngarkuara me ligj, për të zbatuar ligje të ndryshme, si: policia, prokuroria, gjykatat, administratat e vendeve të vuajtjes së dënimit, organet e mbikqyrjes së dënimeve, strukturat dhe organet e parandalimit të krimit, shërbimet sociale etj.Nga pikëpamja e kuptimit të shprehjes quot; politikë kriminalequot; , ky koncept është më i vështirë. Nga njëra anë, ekziston koncepti klasik i tij i dhënë nga Von Liszt dhe mbështetur nga Marc Ancel, sipas të cilëve politika kriminale është një lloj modeli i luftës kundër krimit, i cili zbatohet në funksion të të dhënave filozofike dhe shkencore, të rrethanave historike, të zhvillimit të doktrinës së dënimit dhe parandalimit, që janë zbatuar në praktikë (kjo shprehje e fundit është shtuar nga kriminologu francez Pinateli), nga ana tjetër, përkufizime të tjera e trajtojnë politikën kriminale si politika kriminale konkrete që zbatohen në praktikë, pavarësisht nga niveli i efektivitetit të saj dhe mënyra e konceptimit. Kriminologu francez R.Gassin është mbështetës i kuptimit të fundit të kësaj shprehjeje.Pavarësisht nga përkufizimet e ndryshme të saj, politika kriminale shihet si një tërësi masash të karakterit penal ose jopenal, që synojnë të parandalojnë kriminalitetin si dukuri individuale dhe kolektive në një vend dhe kohë të caktuar.Objekti i politikës kriminaleNdonëse politika kriminale është disiplinë e re, ajo po njeh një zhvillim të vrullshëm gjatë viteve të fundit, për shkak të nevojës së parandalimit dhe luftës kundër formave të reja të kriminalitetit. Nevoja e parandalimit të krimit brenda një vendi, rajoni dhe më gjerë, si dhe gjetja e formave sa më efektive për realizimin e tij, ka nxitur rritjen e punimeve dhe të botimeve në fushën e politikës kriminale. Në këtë kuadër, politika kriminale jo vetëm është zhvilluar, por është bërë edhe më e larmishme. Fillimisht, masat represive kanë zënë vend të rëndësishëm në politikën kriminale por, me zhvillimin e shoqërisë, krahas masave të ndëshkimit, janë zbatuar dhe po zbatohen gjerësisht masa të tjera me karakter parandalues, penale ose jo penale. Orientimi i sotëm i politikës kriminale është dimensioni parandalues i kriminalitetit. Pjesë e objektit të studimit të politikës kriminale janë: legjislacioni, strategjitë që hartohen për parandalimin e krimit, institucionet e zbatimit të tyre. Zhvillimi i politikës kriminale vihet re, jo vetëm në objektin e saj, por edhe në emërtimin e kësaj disipline. Nocioni politika kriminale është një nocion i ri. Përdorimi i një termi të tillë filloi të shfaqet atëhere kur shoqëria filloi të mendojë për forma të reja të luftës kundër kriminalitetit, veçanërisht për parandalimin e tij. Duke qenë se konceptet dhe qëndrimet rreth luftës kundër krimit kanë ndryshuar, kanë ndryshuar edhe strategjitë e luftës kundër tij. Ndryshimet janë të tilla, saqë sot, gjithnjë e më shumë, shfaqen strategji të reja, të ashtuquajtura sociale dhe që dallojnë nga strategjitë penale.Masat dhe mjetet që propozojnë strategjinë sociale të parandalimit të krimit, ndryshojnë nga ato që propozon politika kriminale. Strategjitë sociale përmbajnë mjete dhe mekanizma, që synojnë të parandalojnë mjete dhe mekanizma, ndikimin e disa faktorëve kriminogjenë, për të cilët është folur gjerësisht në kriminologji. Sikurse strategjitë sociale, politika kriminale nënkupton masa dhe veprime, të cilat janë të organizuara dhe të drejtuara për arritjen e qëllimeve të caktuara. Megjithatë, ndërmjet tyre ka ndryshime. Politika kriminale, në të shumtën e rasteve, ka afruar mjetet penale për të luftuar krimin. Mjafton të hedhim një vështrim në legjislacionet penale, në pjesën e posaçme të tyre, të shumë kodeve, në kohë dhe në vende të ndryshme dhe konstatojmë me lehtësi se pjesa më e madhe e dispozitave të tyre përmbajnë dënime me burgim.Një dallim tjetër që ekziston ndërmjet tyre është autoriteti që i zbaton masat. Masat penale zbatohen nga organe të specializuara si: policia, prokuroria, gjykata, ndërsa masat sociale, duke qenë shumë më të gjera e të larmishme, zbatohen nga organe që u përkasin sektorëve të ndryshëm, ose një pjese prej tyre edhe nga organet e drejtësisë penale.Në lëndën quot; politika kriminalequot; , do të studiohen faktorët që ndikojnë në hartimin e politikës kriminale, baza juridike e politikës kriminale, vlerat shkresore të sistemit të drejtësisë penale, mendimet e ndryshme për politikën kriminale, krimi, tendencat dhe politika kriminale në Evropën e sotme, legjislacioni shqiptar për ekzekutimin e vendimeve penale dhe zbatimi i tij në praktikë, politika kriminale ndaj të miturve, femrave, personave të sëmurë dhe recidivistëve, krimit të organizuar dhe formave të tjera të përhapura të krimit, viktimave në procesin penal etj. (vijon në numrin e ardhshëm)1.3 Politika kriminale dhe faktorët që ndikojnë në formimin e saj.Politika kriminale është e suksesshme kush është e studiuar dhe e hartuar mbi parime të përgjithshme të përcaktuara drejt. Përveç përcaktimit të parimeve të përgjithshme të politikës kriminale, rëndësi ka legjislacioni penal dhe zhvillimi i tij, institucionet penale për të luftuar krimin, përsosja e sistemit të masave të parandalimit të përgjithshëm dhe të veçantë të krimit, përmirësimi i sistemit të ekzekutimit të vendimeve penale dhe i funksioneve të institucioneve të riedukimit dhe vuajtjes së dënimit. Në këtë kuadër ka rëndësi jo vetëm njohja teorike e masave e politikës kriminale, por edhe zbatimi i saj në praktikë. Në hartimin dhe zbatimin e një politike kriminale të caktuar në një kohë dhe vend ndikohjë faktorë të shumtë siç:Zhvillimi kulturor, niveli ekonomik dhe emancipimi i një vendi nuk ka si të mos ndikojnë në konceptin dhe përmbajtjen e politikës kriminale.Në periudhat e hershme të historisë, politika kriminale pasqyronte shkallën e zhvillimit të shoqërisë, zakonet dhe traditat sunduese të periudhës. Mjafton të sjellim në vëmendjen tonë të drejtën zakonore dhe masat ndëshkuese të parashikuara prej saj. Politika kriminale karakterizohej nga dënime të ashpra, mosrespektimi i të drejtave të personave në kontakt me drejtësisë, mungesa ose zbatimi i kufizuar i dënimeve të ndryshme nga dënimi me burgim, institucione të orientuara më shumë drejt ndëshkimit sesa rehabilitimit të autorit.Politika kriminale nuk mund të studiohet e shkëputur nga politika dhe orientimi i një vendi të caktuar ose vlerat që ai njeh. Në vendet me regjim demokratik, parimet e demokracisë shërbejnë si bazë e ndërtimit dhe e zhvillimit të politikave kriminale. Mjafton të përmendim këtu një sërë aktesh ndërkombëtare të hartuara në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut që i përkasin ose jo drejtpërsëdrejti fushës penale dhe që përmbajnë orientime të dobishme për politikën kriminale. Në vendet me regjim diktatorial, legjislacioni penal dhe politika kriminale janë të orientuara për mbrojtjen e interesave të shtetit të diktaturës. Kështu, nëse i referohemi Kodit Penal shqiptar të vitit 1977, që në nenet e para të tij ishin të sanskionuara qëllimet e legjislacionit penal dhe në pjesën e posaçme të tij kishte dispozita të cilat dënonin krimet kundër shtetit, si agjitacioni dhe propaganda etj. Edhe struktura e këtij kodi ishte e tillë që në fillim të pjesës së posaçme të ishin të parashikuara krimet kundër shtetit, ndërkohë që në Kodin Penal të 1995-s në vend të parë renditen krimet kundër njerëzimit.Politika kriminale e një vendi të caktuar merr në konsideratë zhvillimet e kriminalitetit në rajon dhe më gjerë.Karakteri ndërkombëtar i krimit kushtëzon edhe ndërtimin e politikave kriminale të tilla që t?i përgjigjen parandalimit dhe ndëshkimit të tij në nivel rajonal dhe ndërkombëtar, hartimin e ligjeve dhe të strukturave që i japin mundësi bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar në luftë kundër formave të veçanta të krimit.Shfaqja e disa formave të krimit të organizuar si, : krimi kompjuterik, pastrimi i parave të pista etj., dikton nevojën e miratimit të një sërë ligjeve të reja në këtë fushë, por edhe të krijimit të institucioene të specializuara për parandalimin dhe luftimin e këtij krimi.Nga ana tjetër, politika e dënimit e ndjekur nga organet e drejtësisë varet në shkallë të ndjeshme nga shkalla e përhapjes së kriminalitetit dhe format e tij. Për krime të tilla, si: krimi i organizuar, korrupsioni, krimi ekonomik, dënimet janë më të rënda sesa për krimet e tjera.Krahas veçorive dhe zhvillimeve të krimit në një vend, politika kriminale e këtij të fundit mban parasysh edhe orientimet e politikës kriminale në rajon dhe nevojat e koordinimit të përpjekjeve të vendeve për të luftuar dhe për të parandaluar krimin.Globalizimi i ekonomisë, rritja e kriminalitetit ndërkombëtar, bashkëpunimi i elementeve dhe grupeve kriminale të vendeve të ndryshme, lëvizja e lirë e njerëzve etj. Kanë diktuar nevojën e hartimit të legjislacioneve dhe të politikave kriminale sa më të përafërta. Mjafton të sjellim në vëmendjen tonë përpjekjet që bëhen për të studiuar kriminalitetin, në rajon dhe më gjërë, krahasimin e sistemeve të drejtësisë penale, konventat dhe traktatet ndërkombëtare, marrëveshjet e ndërsjellta dhe bashkepunimin në fushën penale, institutret e reja në të drejtën proceduriale penale, si: estradimi, transferimi i procedimeve penale, bashkëpunimi penal ndërkombëtar.Prandaj, orientimet bashkëkohore të politikës kriminale do të zënë një vend të veçantë në objektin e kësaj lënde. Nëse i referohemi zhvillimit të politikës kriminale shqiptare pas viteve ?90, vihet re se ajo është e orientuar sipas rekomandimeve të institucioeneve ndërkombëtare, si: Këshilli i Europës, direktivat e Bashkimit Europian, rekomandimet që përmbajnë konventat e ratifikuara në fushën penale. Krahas ndryshimeve në legjislacion, krijimit të strukturave të specializuara të luftës kundër krimit, shtetet bëjnë pjesë të legjislacionit të tyre konventa ose marrëveshje të ndryshme ndërkombëtare. Gjithashtu, shtete të veçanta, sidomos në rajon ose vendet fqinje, nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi të ndërsjellta.Nevoja e një strategjie të studiuar dhe në përputhje me veçoritë që paraqet krimi i kryer nga grup mosha të ndryshme ose natyra dhe përhapja e tij në një vend dhe periudhë të caktuar, kërkon ekzistencën e një politike kriminale të veçantë për të parandaluar krimin në grupe ose shtresa të caktuara.Në mjaft vende të Europës Perëndimore dhe në Shqipëri, strategjinë e luftës kundër krimeve të kryera ndaj të miturve ose parandalimi i kriminalitetit të të miturve, përbëjnë objektivat parësore të politikës kriminale. Në funksion të përmbushjes së këtyre objektivave janë përpunuar dhe janë zhvilluar instrumente të shumta, si: strategji për të parandaluar dhe për të luftuar trafikimin e fëmijëve, programeve të veçanta për parandalimin e dhunës ndaj fëmijëve, programe sociale për trajtimin e fëmijëve, modele të zhvillimit të drejtësisë penale për të miturit.Kohët e fundit, për shkak të dukurisë së përhapur të korrupsionit, është luftuar një strategji për luftën antikorrupsion në Shqipëri., ndërsa, në nivel rajonal dhe ndërkombëtar, janë hartuar dhe miratuar akte të shumta ndërkombëtare për luftimin e korrupsionit.Format e reja të krimit dhe tendencat e tij (krimi i organizuar, rritja e krimit në radhët e të rinjve etj.) kërkojnë ndërtimin dhe zbatimin e një politike të studiuar dhe të specifikuar, e cila duhet të marrë në konsideratë, përveç të tjerash, dhe aktet ndërkombëtare (konventa, marrëveshje, protokolle, rekomandime etj).Ratifikimi i marrëveshjeve dhe i konventave ndërkombëtare në përgjithësi dhe ato të fushës penale në veçanti, miratimi i rekomandimeve dhe ato të fushës penale në veçanti, miratimi i rekomandimeve dhe i rezultateve nga institucione ndërkombëtare, si OKB-ja, Këshilli i Europës, Bashkimi Europian, marrëveshjet dypalëshe dhe shumëpalëshe të lidhura midis shteteve bëjnë që politika kriminale e një vendi të mbajë parasysh edhe përmbajtjen e këtyre dokumentave. Bazuar në këto akte, ka ndryshuar jo vetëm legjislacioni i një vendi, por kanë njohur zhvillime të vrullshme edhe praktikat e zbatimit të tij. Në politikën kriminale të vendeve të Europës Perëndimore janë përfshirë mjaft instrumente të reja.Për shembull, politika kriminale ndaj krimit të organizuar në Shqipëri mban parasysh jo vetëm nevojat e luftës kundër krimit të organizuar, por edhe përmbajtjen e konventës së Kombeve të Bashkuara, quot; Për luftën kundër krimit të organizuarquot; , protokollet shtesë të saj, parimet e luftës kundër krimit të organizuar të përfshira në rekomandimet e Këshillit të Europës etj. Ky ndikim ëshët aq I madh, saqë këtu mjafton të kujtojmë se institucionet monitoruese ndërkombëtare monotorojnë efektivitetin e drejtësisë penale dhe të politikës së saj bazuar në kriteret dhe standartet e legjislacionit vendës dhe atij ndërkombëtar.Politika kriminale, në një masë të caktuar, varet nga opinioni publik. Politika e drejtësisë kriminale ka rëndësi të madhe për cilësinë e jetës sonë dhe na tregon rreth llojit të shoqërisë në të cilën jetojmë. Duke qënë se krimi prek të gjithë shtetasit, pikëpamjet dhe vlerësimet e publikut për politikat e sistemit penal kanë rëndësi. Kjo është kaq e vërtetë, sa shpesh herë fushat elektorale të partive politike në vende të zhvilluara ose në zhvillim barazohen në trajtimin e aspekteve të veçanta të krimit. Një forcë politike humbet ose fiton pushtetin në varësi të perceptimit që publiku ka për aftësitë që ka kjo forcë për të trajtuar krimin ose forma të veçanta të tij, media rrit tirazhin e saj kur ka një mbulim të krimeve në faqet e saj, viktimat bëjnë përpjekje për një trajtim më të mirë të tyre nga ana e drejtësisë, ndërsa të dënuarit i bëjnë thirrje publikut për një trajtim më të mirë të tyre.Vitet e fundit janë të shumta anketimet e publikut për aspekte të veçanta të politikës kriminale dhe të vlerave të saj dhe të institucioneve që e zbatojnë atë. Perceptimet e publikut rreth politikës kriminale variojnë nga një vend në tjetrin nga një kohë në tjetrën. Në shumë vende të Europës, njerëzit mendojnë se sistemi i drejtësisë penale nuk është ashtu siç duhet. Opinioni publik në disa shtete mendon se dënimi me vdekje duhet të rivendoset, dënimet duhet të zbatohen më shpesh dhe të jenë më të gjata. Ndërsa në vende të tjera, publiku mendon se shoqëria duhet të ndjekë një politikë kriminale sociale.Nën ndikimin e opinionit publik, shumë herë politikanët përdorin si argument atë për të ashpërsuar politikat e trajtimit të autorëve të krimit ose për të ndërmarrë reforma me prapavijë politike, por duke përdorur sensibilitetin e publikut në lidhje me një çështje të caktuar.Përvoja botërore dhe ajo shqiptare ka treguar se, në momente të caktuara, lëvizjet e grupeve të veçantë të popullsisë, reagimet e viktimave kanë ndikuar ndjeshëm në politikën kriminale të asaj periudhe. Për shembull në SHBA presioni i viktimave të krimit ndikon në ekzistencën dhe zbatimin e dënimit me vdekje, ndërsa në Shqipëri, ekzekutimi me anë të varjes në mes të qytetit të Fierit të dy të rinjve për vrasjen që kryen në vitin 1992, shkaktoi një reaksion të fuqishëm, madje dhe kontradiktor ndërmjet partizanëve të dënimit me vdekje dhe atyre që ishin kundër këtij dënimi. Organizata ndërkombëtare dhe vendëse që veprojnë në fushën e të drejtave të njeriut, reaguan fuqishëm kundër dënimit me vdekje dhe mënyrës së ekzekutimit të tij, ndërkohë që një pjesë e qytetarëve të asaj zone mirëpritën dënimin e autorëve të krimit.Frika ndaj krimit është një faktor tjetër që ndikon në politikën kriminale.Në ato vende dhe periudha ku rendi dhe siguria mungojnë ose nuk janë në nivelin e duhur, publiku është më i prirur drejt ashpërsimit të politikës kriminale ndaj krimit dhe autorëve të tij. Mjafton të sjellim në vemendjen tonë reagimin e publikut të shprehur në media pas ngjarjeve të rënda që kanë tronditur botën, pas akteve terroriste ose të krimeve të rënda në familje. Rritja e pasigurisë në Europë ka sjellë që shpesh, vendet e Shengenit të ndërmarrin masa më të rrepta të kontrollit të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe të shtrëngimit të politikave të dhënies së azilit politik ose të emigrimit.Nga ana tjetër, ndryshimet në legjislacion, ashpërsimi i disa dënimeve për veprat penale më të përhapura dhe me rrezikshmëri të lartë, inkriminimi i sjelljeve të cilat më parë nuk janë konsideruar si vepra penale, janë shprehje e frikës ndaj krimit. Gjithashtu, zgjerimi i masave për parandalimin e krimit, programet e ndryshme me karakter të përgjithshëm dhe të veçantë janë të kushtëzuara në masë të ndjeshme nga frika ndaj krimit. Në ndonjë rast, frika ndaj krimit ka ndikuar edhe në marrjen e masave të luftës kundër krimit, të cilat kanë vënë në diskutim raportin e luftës kundër krimit dhe respektimin e të drejtave të njeriut.1.4 Vlerat shkencore të politikës kriminale. Të vlerësosh politikën kriminale, para së gjithash duhet të vlerësohen objektivat e saj dhe instrumentet që përdor ajo për të luftuar krimin. Pavarësisht nga këto, një gjë është e qartë, në çdo kohë dhe në çdo rend është synuar të arrihet një rregull shoqëror minimum, fillimisht duke transmetuar rregulla të pashkruara nga brezi në brez, dhe më pas të parashikuara në ligje të veçanta, veçanërisht penale, veprimet dhe mos veprimet e ndaluara për t?u kryer dhe dënimet përkatëse që mund të zbatohen ndaj personale që i kryenin ato. Në termat e politikës kriminale ky proçes njihet me fjalën quot; inkriminimquot; .Në realizimin e këtij procesi, ligjvënësi mban parasysh kriterin bazë se nuk ka dënim për një krim të paparashikuar në ligj. Përcaktimi i asaj që quhet krim dhe i kritereve të dënimit të tij, është nevojë, por edhe mundëson drejtësi në zbatimin e tyre. Sipas Gassin, kjo nevojë shihet e materializuar në doktrinë, në tekste, madje edhe në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut (neni 8) dhe në jurisprudencë. Nga ana tjetër, inkriminimi i veprimeve dhe mos veprimeve të caktuara duhet të bëhet në mënyrë të drejtë dhe në interes të shoqërisë. Në këtë këndvështim, gjatë historisë së tij, funksionet e dënimit penal kanë qënë të ndryshme, si frikësimi kolektiv dhe individual, ndalimi i veprimtarisë së mëtejshme kriminale, shpagimi, shpërblimi i asaj që personi ka bërë, risocializimi. Pavarësisht nga kjo. Gjithnjë është mbajtur parasysh interesi i shoqërisë për të luftuar krimin dhe shkalla e zhvillimit të saj.Objekti i politikës kriminale ka ardhur duke u rritur dhe për shkak të faktit se procesi i inkriminimit zhvillohet dhe ndryshon, pavarësisht se në legjislacionet penale të vendeve të ndryshme ka një numër të madh veprimesh dhe mos veprimesh që konsiderohen penale. Jo të gjitha kanë të njejtën peshë dhe rëndësi. Në çdo kohë ekzistojnë përparësi të cilat nuk janë vështirë të kuptohen në ligj dhe në veprimtarinë e përditshme të institucioneve të ngarkuara me luftën kundër krimit dhe kriminalitetit. Kështu, në ligjet penale, përparësitë e politikës së inkriminimit vihen re në llojin e veprave penale që përfshihen dhe në llojin e veprave penale që përfshihen dhe në llojet dhe masat e dënimit që zbatohen për to. Ndërsa, për sa u përket institucioneve që zbatojnë ligjin, mjafton të analizosh në cilët drejtime ato zhvillohen dhe në cilat drejtime politika kriminale orientohet. Le ta ilistrujmë këtë zhvillim të politikës kriminale me ndikime të mëdha në objektin e saj me përvojën ndërkombëtëre dhe atë shqiptare.Politika kriminale ka qenë në qendër të vëmendjes së shumë organizmave ndërkombëtare. Pas viteve 50 të shekullit që sapo lamë pas, Këshilli i Europës, u ka kushtuar kujdes të madh aspekteve të veçantë të sistemit të drejtësisë penale, më konkretisht të drejtave të njeriut dhe trajtimit të autorëve të veprave penale. Në të kaluarën, çështja e trajtimit të viktimave dhe parandalimi i krimit ka qenë injoruar ose është keqkuptuar, madje edhe sot e kësaj dite nuk arrihet të kuptohet se të ndihmosh viktimën do të thotë të zbutësh dhembjen dhe vuajtjen e saj, por edhe të rritësh mundësinë e dënimit të fajtorit. Sipas Christopher Nuttall, viktimat e trajtuara me ndershmëri dhe me respekt janë dëshmitarët më të mirë dhe rrisin mundësinë që fajtorët të kapen dhe të dënohen.Gjatë viteve të fundit, vihen re ndryshime dhe prirje të reja të legjislacionit, të politikave të procedimit dhe të dënimit. Për më tepër, ndryshime vihen re edhe në mënyrën e trajtimit të personave të dënuar dhe në sistemet e ekzekutimit të dënimeve penale, duke u dhënë rëndësi alternativave të tjera, të ndryshme nga dënimi me burgim. Kjo ka çuar në ndërtimin e institucioneve dhe të shërbimeve të ndryshme sociale. Nga ana tjetër krimi i organizuar dhe tendencat në rritje të tij sollën zhvillimin e shpejtë të procesit të inkriminimit në të gjitha vendet e Europës dhe më gjërë, por edhe të ndërtimit të strategjive dhe të strukturave të specializuara për parandalimin dhe luftimin e tij. Pas ngjarjeve të 11 shtatorit 2001, në plan të parë ka dalë siguria dhe rreziku i cënimit të saj për shkak të akteve terrriste. Krahas këtyre tendencave, vihen re edhe prirje për të braktisur ato që quhen masa, mjete ose institucione penale. Kjo lëvizje ka lindur rreth viteve ?60 dhe në fillimet e viteve 70 të shekullit të XX. Shprehje e saj janë dekriminalizimi dhe depenalizimi dhe autorë të tjerë shkojnë më tej, në heqjen e së drejtës penale. Një nga zhvillimet më të shpeshta të politikës kriminale në shumë vende është zbutja e dënimit me burgim ose parashikimi I tij krahas një dënimi tjetër alternative jo penal. Ndërsa quot; kriminalizimiquot; është një aspekt më I thellë I politikës kriminale, pasi një lloj I caktuar vepre penale, e trajtuar më parë si e tillë nga sistemi I drejtësisë penale, nuk trajtohet më si vepër penale, por mund të trajtohet si shkelje administrative, civile.Nëse I referohemi zhvillimit të politikës kriminale në plan të brendshëm, lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit janë objektivat parësose të politikës kriminale në fillimet e shekullit të XXI. Këto përparësi vihen re qartë në reformën e legjislacionit penal, në ngritjen dhe forcimin e institucioneve të specializuara, në hartimin e strategjive dhe politikave të veçanta. Gjithashtu, analiza e institutit të dënimit, ashpërsia e dënimit dhe politika e zbatimit të tyre në rastet e krimeve të organizuara janë tregues të përparësisë së politikës kriminale në Shqipëri.Pasja e objektivave të qarta të politikës kriminale nuk është e mjaftueshme. Rëndësi kanë edhe instrumentet që përdor politika kriminale për realizimin e objektivave të saj. Ndër këto instrumente, me rëndësi janë instituti I përgjegjësisë penale dhe funksionet e dënimit.Legjislacionet penale të vendeve të ndryshme përcaktojnë kritere për përgjegjësinë penale. Përsa I përket dënimit dhe funksioneve të tij, në politikën kriminale bashkëkohore vihet re një kombinim I llojeve të ndryshme të dënimeve, por edhe dënimet kanë funksione të reja. Nëse duam të vlerësojmë vlerat shkencore të politikës kriminale në një vend të caktuar, para së gjithash duhet të vlerësojmë funksionet tradicionale të dënimeve dhe funksionet moderne të tyre. Funksioni më I vjetër I dënimit: frikësimi kolektiv, paravësisht nga dëbësimi I tij, mbetet ende një funksion I dënimit. Ndikimi I dënimit me vdekje në nivelin e kriminalitetit në një vend është nga debatet më të shpeshta. Partizanët e këtij dënimi mbështesin idenë se dënimi me vdekje ndikon në uljen e kriminalitetit, ndërsa kundërshtarët e tij nuk shohin ndonjë ndikim pozitiv të këtij dënimi. Në Shqipëri dënimi me vdekje është hequr në vitin 1999.Nga ana tjetër, studime kryhen edhe lidhur me ashpërsinë e dënimit me burgim dhe ndikimin e tij në krim. Duke besuar në këtë lidhje, edhe në praktikën shqiptare ka pasur momente kur politikbërësit kanë propozuar dënime të ashpra me burgim, madje dënime fikse, pa marrë parasysh rrezikshmërinë e veprës dhe të personit.Parandalimi I veçantë I krimit nëpërmjet frikësimit individual përbën një funksion tjetër tradicional të dënimit, I cili shihet si mjet efektiv për parandalimin e recidivizmit. Lidhur me vlerën shkencore të këtij funksioni studiueisit janë skeptikë dhe studimet kanë treguar, se pavarësisht nga dënimet, niveli I recidivizmit është I lartë, duke vënë theksin tek ndikimi negativ I vendeve të vuajtjes së dënimit dhe stigmatizimi I shoqërisë ndaj këtij personi.Funksioni neutralizues I dënimit është trajtuar si një funksion I dobishëm I tij dhe konsiston në formën më të skajshme me dënimin me vdekje dhe me forma më të zbutura dënimi me burgim. Qëndrimet rreth vlerës së këtij funksioni variojnë: disa mendojnë se ky dënim realizon funksionin e tij më mirë kur ai jepet në përputhje me rrezikshmërinë e veprës, ndërsa të tjerë mendojnë se ky funksion përmbushet kur dënimi jepet në bazë të rrezikshmërisë së personit, çka nënkupton se mund të zbatohen dënime të tjera të ndryshme nga dënimi me burgim kur rrezikshmëria e personit është e vogël. Historikisht, shpagimi është konsideruar si një nga funksionet e dënimit. Ky funksion ka arrdhur duke u rikoncepruar në drejtim të proporcionalitetit të dënimit me rrezikshmërinë e veprës penale.Duke filluar nga shekulli I XIX, dënimi ka njohur edhe funksione të reja, si riadaptimi shoqëror ose risocializimi. Ky funksion ka reflektuar në politikën kriminale të vendeve që e kanë këtë funksion si qendër të filozofisë së dënimit. Kështu, realizimi I këtij funksioni ka diktuar: nevojen e individualizimit të dënimit, trajtimin e autorit me qëllim përshtatjes e tij me pjesën tjetër të shoqërisë, mundësi më të mëdha për organet që zbatojnë sanksione, të zgjedhin një masë të përshtatshme, të kenë mundësi ta kontrollojnë atë, dhe në rast nevoje, ta ndryshojnë, të marrin, masa të tilla ndaj autorit që të jenë në përputhje edhe me nevojat e shoqërisë dhe të studiojnë rezultatet e zbatimit të kësaj mase.Vlerat shkencore të politikës kriminale përcaktohen edhe nga teknikat që përdor ligjvënësi për t?I evituar ato. Kështu, e drejta penale dhe institutet e saj, si. Vepra penale, përgjegjësia dhe dënimi, janë tegues të rëndësishëm për të përcaktuar vlerat shkencore të politikës kriminale. Gjithahtu, vlerat e kësaj të fundit përcaktohen edhe nga vlerat shkencore të procedurës penale, sidomos mundësitë që jep ligji për të zbatuar procedura të tjera jashtëgjyqësore, si: ndërmjetësimin, dëmshpërblimin etj. Pozicioni I viktimës në precesin penal, trajtimi I grupeve të veçanta, si të miturit dhe personat e sëmurë.1.5 POLITIKA KRIMINALE DHE LIDHJET E SAJ ME SHKENCAT E TJERAPolitika kriminale ka lidhje të ngushtë me disa shkenca, veçanërisht me ato penale. Lidhjet më të forta janë me të drejtën penale, kriminologjinë, penologjinë, psikologjinë, pedagogjinë, kriminalistikën etj. Le të trajtojmë shkurtimisht lidhjet që ekzistojnë ndërmjet këtyre disiplinave.Politika kriminale dhe e drejta penale.Siç dihet, e drejta penale është një shkencë teoriko-praktike e cila studion veprimet dhe mosveprimet e konsideruara nga shoqëria si të kundërligjshme dhe të rrezikshme. Qëllimi i saj është përcaktuar që në nenin 1 të Kodit Penal ku thuhet se: quot; Ligji penal përcakton veprat penale, dënimet dhe masat e tjera që merren ndaj autorëve të tyrequot; . Në paragrafin e dytë të nenit 2 të Kodit Penal thuhet gjithashtu, se quot; Askush nuk mund të dënohet me një lloj dhe masë dënimi të paparashikuar në ligjquot; . Ky kod përcakton sanksionet penale që mund të zbatohen ndaj një personi që ka kryer një vepër penale, përcakton rrethanat lehtësuese dhe rënduese që duhet të mbahen parasysh gjatë caktimit të llojit dhe masës së dënimit.Ndonëse ligji penal përcakton dënimet dhe masat e tjera, politika kriminale në një periudhë kohe të caktuar kushtëzohet edhe nga gjendja e kriminalitetit dhe format e shfaqjes së tij. Ashpërsia e dënimit të një krimi nuk është e njejtë, si kur kriminaliteti njeh rritje, ashtu edhe në ato kohë kur tendencat e tij janë drejt uljes. E drejta penale përcakton zhvillimin e politikës kriminale dhe kjo e fundit e orienton të drejtën penale drejt përsosjes dhe mjeteve të tjera të luftës kundër krimit. Vlerat e politikës kriminale duken në vetë ligjin dhe parimet në të cilat është ndërtuar ai.Politika kriminale dhe kriminologjia.Lidhjet ndërmjet këtyre disiplinave janë të forta. Nga vetë objekti i kriminologjisë del e qartë se politika kriminale është një mjet që synon të realizojë objektivat që ka kriminologjia. Një politikë, efektive ose jo, ndikon drejtpërdrejt në parandalimin ose jo të kriminalitetit. Parandalimi i krimit nuk mund të arrihet pa njohur format, shkaqet dhe faktorët e tjerë kriminologjikë. Politika kriminale që ndiqet, duhet të mbështetet në një infomacion të hollësishëm rreth shkaqeve, vëllimit, strukturës dhe shkallës së përhapjes së kriminalitetit. Vetëm kështu ajo do të jetë efektive dhe do të evidentojë vlerat shkencore të saj.Pra, për politikën kriminale, kriminalogjia përbën një burim informimi dhe zhvillimi dhe, nga ana tjetër, mundësitë që ofron politika kriminale përcaktojnë luftimin me sukses ose jo të kriminalitetit.Nga ana tjetër, politika kriminale, konkretisht: legjislacioni penal, sistemi gjyqësor dhe organet e tjera që lidhen me të, dënimi dhe zbatimi I tij, ndikojnë në parandalimin e kriminalitetit. <br />